SHEMBËLLTYRA, IDHUJ, LLAFE

Ditën e nesërme e paskan shpallur anembanë Perëndimit si “Dita e karikaturave të Muhametit” – profetit të fesë islame. Një kërkim në Google, për “Draw Muhammad Day” si frazë më kthen gati 2 milion hite; iniciativa ka ngjallur interes dhe debat të madh, siç mund të merret me mend.

Pse është zgjedhur pikërisht karikaturimi i Muhametit si emblemë e fjalës së lirë, kjo i referohet, natyrisht, një historie të viteve të shkuara, për disa karikatura të profetit, të botuara në gazetën daneze Jyllands-Posten, kundër të cilave komunitetet myslimane protestuan me forcë.

Me karikaturimin e profetit Muhamet lidhen një sërë problemesh kyçe të aktualitetit: marrëdhëniet e Islamit me Perëndimin, terrorizmi, modernizimi i komuniteteve islamike në Perëndim, e drejta e fjalës, vetëcensura dhe ndjeshmëria multikulturore. Gjithsekush prej nesh do ta shohë debatin sipas këndit që i intereson më shumë.

Freedom of Press

Pyetjes nëse një qytetar çfarëdo, në një vend perëndimor, mund të bëjë dhe të botojë një karikaturë të profetit Muhamet unë do t’i përgjigjesha “po” pa ngurrim; edhe pse një veprim të tillë do ta konsideroja, përsëri pa ngurrim, si abuzim të shëmtuar, ose përdhosje me të drejtën e fjalës si të drejtë civile universale. Megjithatë, kur ky karikaturist i profetit kërcënohet me vdekje, dhe zyrat e gazetës që ia ka botuar karikaturat me djegie dhe shteti përkatës me bojkotim ose reagime të tjera të shpërpjesëtuara, do të rreshtohesha pa dyshim përkrah tyre; sepse edhe keqpërdorimi i lirisë së shprehjes nuk e përligj dot imponimin e censurës forcërisht. Ashtu, unë ndihem gjithnjë solidar me Salman Rushdie, autorin e Vargjeve Satanike, që u dënua me vdekje nga Ajatollah Khomenei për çfarë kishte shkruar në libër; edhe pse nuk kam ndonjë simpati për atë vetë si shkrimtar dhe si qytetar. “Nëse nuk besojmë në lirinë e shprehjes për njerëz që përçmojmë, atëherë nuk besojmë fare në lirinë e shprehjes,” ka shkruar Chomsky.

Natyrisht, e njëjta pyetje mund të shtrohet edhe për një qytetar çfarëdo të një vendi islamik – a mundet një iranian, një afgan, ose një nënshtetas i Emirateve, të karikaturojë lirisht Muhametin në publik? Jo, nuk mundet, sepse koncepti i atjeshëm për të drejtën e shprehjes nuk shtrihet derisa të mbulojë edhe të drejtën për të satirizuar profetin.

Mirëpo debati, si në rastin e gazetës daneze ashtu edhe këto ditë, ka të bëjë me të drejtën për t’u shprehur publikisht për Muhametin dhe Islamin në Perëndim; e drejtë që, për disa, po kufizohet nga të paktën dy drejtime: skrupujt multikulturorë të post-modernitetit, ose vullneti për të mos lënduar identitetin islamik të disa qytetarëve në Perëndim; kërcënimet për raprezalje, vetë raprezaljet dhe kërcënime të tjera, deri edhe me vdekje, që u kanë ardhur karikaturistëve të Muhametit dhe botuesve të tyre nga grupe të caktuara interesash të lidhura me Islamin.

Karikatura politike, për vetë natyrën e vet, ose është kontroversiale ose është irrelevante; nëse nuk fyen dikë, nuk e ka arritur qëllimin. Megjithatë, ky pohim i vërtetë brenda hapësirës kulturore perëndimore, mund të mos ketë të njëjtën vlerë në hapësirën kulturore islamike, ku komunikimi publik dhe satira artikulohen ndryshe. Në rrethanat e sotme, kur kulturat e ndryshme dhe fetë e ndryshme janë praktikisht të detyruara të jetojnë krah për krah, paqja mes këtyre kulturave nuk mund të ekzistojë veçse nëpërmjet tolerancës ose relativitetit moral, të tipit “ne jua durojmë gratë e mbuluara me perçe, ju do të na i duroni gratë lakuriqe në vetrinat”. Për këtë arsye, politikanët në Perëndim, ose në një atmosferë të sunduar nga manipulimi i imazhit, hidhen përpjetë nga gëzimi kur e shohin veten të karikaturuar në gazetë, meqë ashtu u shtohet, njëfarësoj, popullariteti; në një kohë që në një kulturë të sunduar nga sheriati, çdo lloj paraqitjeje ikonike (piktoriale) e Muhametit konsiderohet zakonisht si formë e idhujtarisë; pa përmendur pastaj që çdo sulm ndaj profetëve (Moisiut, Jezuit, Muhametit), qoftë edhe satirik, mbahet si krim i rëndë.

Në këto rrethana, dita e karikaturimit të Muhametit nuk bën veçse inkurajon nga njëra anë provokatorët e cekët në kërkim të publicitetit, nga ana tjetër fanatikët ekstremistë që duan ta bëjnë zap tjetrin duke e trembur me dhunë. Nuk është ditë për të kremtuar lirinë e shprehjes, por ditë për të vajtuar që liria e shprehjes, kjo arritje kaq e madhe e kulturës njerëzore, është katandisur në liri për t’u tallur me Tjetrin dhe profetët e tij.

Dikur, në vitet e Luftës së Ftohtë, u takuan një rus dhe një amerikan dhe nisën të bisedojnë për lirinë e shprehjes. Tek ne, tha amerikani, kushdo mund të dalë përpara Shtëpisë së Bardhë në D.C. dhe të shpallë botërisht se presidenti Nixon është hajvan. Edhe tek ne, iu përgjigj rusi, njëlloj është: kushto mund të dalë te Sheshi i Kuq dhe të shpallë botërisht se presidenti Nixon është hajvan.

Kjo anekdotë më duket se ilustron më së miri maninë e tanishme për të karikaturuar Muhametin. Islami me profetët e tij luajnë rol margjinal në kulturat perëndimore; kujdesi për të mos i lënduar lidhet, kryesisht, me preokupimet multikulturore dhe për korrektesë politike, shpesh hipokrite ose oportuniste, gjatë këtyre 10-15 vjetëve të fundit. Në thelb, nuk ka ndonjë arsye madhore për ta shpallur satirën ndaj Muhametit si emblemë të fjalës së lirë dhe si refuzim të vetëcensurës; meqë pushteti real i Islamit dhe i Muhametit në Perëndim është, praktikisht, i papërfillshëm.

Çdo diskutim për censurën, vetëcensurën dhe lirinë e shprehjes në Perëndim duhet të kërkojë, para së gjithash, të identifikojë tabutë, ose ato tema të cilat nuk mund të ceken pa u ekspozuar autorët ndaj fushatave diskredituese, kërcënimeve, bojkotimeve, ndonjëherë edhe burgut. Karikaturistët që duan të ngrihen kundër këtyre tabuve meritojnë gjithë përkrahjen e mundshme nga shoqëria civile dhe publiku; sepse edhe në Perëndim rebelimi kundër pushteteve të padukshme vjen me kosto njerëzore të larta, ndonjëherë të papërballueshme. Por është qesharake dhe manipulative, për mendimin tim, që të futësh në këtë kategori edhe vizatuesit e Muhametit dhe të gjithë ata ikonoklastë që sulmojnë tabutë e Tjetrit.

Nuk ka komente

  1. Te kerkosh liri te shprehjes duke ofenduar me fjal apo vizatime nje te derguar te Zotit gje qe eshte e ndaluar dhe pastaj te ankohesh se nuk je i lir te shprehesh eshte marrija me e madhe qe mund te ket diku.

    1. Diellza,

      E kam të vështirë ta besoj se mund të të kenë shpëtuar zhvillimet antifetare në kulturën Evropiane që prej epokës së Ringjalljes, të cilat morën, pak a shumë, formën e sotme në epokën e Iluminizmit.

      Shkëputja e Evropës nga tradita fetare e krishterë, cilësuar e dhunshme, asfiksuese dhe regresiste nga vetë elitat shoqërore dhe kulturore evropiane, ishte dhe vazhdon të jetë po aq e dhunshme sa edhe cilësimet që ruajnë elitat evropiane për fenë e krishterë.

      Si pjesë e kësaj shkëputjeje të dhunshme nga kultura dhe tradita fetare e krishterë në Evropë, u shfaqën dhe vazhdojnë të shfaqen rregullisht e rëndom mori vlerësimesh, komentesh e botimesh, të cilat prej beismtarëve të krishterë evropianë përjetohen si fyerje dhe blasfemi.

      Jesuzi, të cilin Krishtërimi e njeh për birin e Zotit apo vetë Zotin, ndërkaq që Islami e njeh si profetin Isa, parë nga këndvëshrimi fetar është blasfemuar dhe anatemuar rregullisht në të gjitha format e mënyrat dhe bashkë me të, gjithë simbolet që përmban feja e krishterë, të cilat vazhdojnë të mbeten të shenjta për ata pak besimtarë të krishterë që ka ende në Evropë.

      Duke ditur që anatemimi i fesë së krishterë është një ndërmarrje e rëndomtë dhe e zakonshme, më saktë, pjesë përbërëse e identitetit të sotëm evropian, elitat kulturore dhe shoqërore evropiane, të ushtruara tashmë në paktika të tilla që ruhen dhe mbrohen me një fanatizëm të përngjashëm vetëm me atë fetar, e konsiderojnë të shenjtë të drejtën për të blasfemuar dhe anatemuar jo vetëm fenë e krishterë, por të gjitha fetë, shfaqet dhe simbolet fetare në totalitet.

      Të qartë për faktin se tashmë publiku evropian është mësuar dhe desensibilizuar pothuaj totalisht prej fushatave anatemuese dhe blasfemuese kundrejt Krishtërimit, të cilat edhe pse të kudondodhura nuk habisin me askënd, dhe po aq të qartë se, Islami nuk është shkëputur asnjëherë dhunshëm nga kultura dhe përditshëmria e popujve që i përkasin këtij qyteterimi, elitat kulturore dhe shoqërore evropiane e konsiderojnë anatemimin dhe blasfeminë ndaj simboleve të Islamit si detyrë të shenjtë qytetëruese.

      Duke i cilësuar myslimanët në përgjithësi të mangët dhe të vonuar në civilizimin e mungesës pothuaj totale të fesë sepse të burgosur në koncepte dhe praktika fetare të tejkaluara ndërkaq prej kohësh prej evropianëve pikërisht sepse cilësuar prej tyre si të prapambetura, debilizuese dhe regresiste, elitat evropiane e kanë marrë prej kohësh përnjëmend seriozisht misionin cilivilizues antifetar të myslimanëve.

      Ndërkaq, blasfemia dhe anatemimi i simboleve të fesë islame, ofron gjithashtu një mjet apo territor pjellor që u shërben elitave evropiane për të terhequr maksimalisht vëmëndjen tek marrëzia e pranisë së fesë si koncept dhe praktikë në qytetërimin perëndimor, leksion ky i vlefshëm edhe për shoqërinë perëndimore përgjithësisht, në rast dyshimesh apo mëdyshjesh në kohëra krizash identitare si të sotmet.

      Këto janë disa nga arsyet kryesore që shpjegojnë modën e fundit të asaj çka përjetohet prej myslimanëve evropianë, por jo vetëm, si blasfemi dhe anatemim i profetit Muhamed ndër qarqe të caktuar evropianë, e cila mode, si çdo e tillë që e respekton institucionin tek vetja, është ciklike, dmth e përsëritshme, çka tregon se fushata të tilla as kanë nisur sot e as duket se mund të përfundojnë nesër.

      E megjithatë, ndryshe nga përpjekjet e sforcuara të segmentëve të caktuar evropianë për ta paraqitur Islamin në Evropë apo Perëndim si “fe të huaj”, konfliktet ciklike të tipit të tillë, qoftshin këto edhe të dhunshme, vetëm evidentojnë dhe konfirmojnë ndërveprim kulturor, shoqëror dhe politik.

      Aq i vërtetë është ky ndërveprim sa – përpos shembujve të shumtë dhe të mirënjohur të bashkëjetesës dhe ndërveprimit kulturor dhe intelektual midis qytetërimit islam dhe atij perëndimor – edhe shfaqjet dhe diskurset gjithnjë e më pak të shurdhra për identitetin apo thelbin e krishterë të Evropës, kanë nisur të gjallërohen si pasojë e këtij kontakti dhe ndërveprimi me Islamin dhe me besimin dhe respektin përgjithsisht të fortë që gëzon feja e tyre ndër myslimanët evropianë.

      Janë pikërisht këto ndërveprime të cilat kanë mundësuar sot ndër të tjera në Evropë, ravijëzimin e alencacave të pashenjta midis të krishterëve dhe sekularistëve, myslimanëve dhe sekularistëve dhe të krishterëve e myslimanëve, të cilat ndërveprojnë dhe bashkërendisin veprimin e tyre sipas interesave të përbashkëta të segmenteve shoqërore dhe kulturore që përfaqësojnë.

      Mbetet pra për të shpresuar fort se ndërveprimet në fjalë do të mund të provokojnë në menyrë kapilare një klimë paqësore dhe të shëndetshme, larg fushatave të dhunës ideologjike antifetare që ushtrohen mbi të gjithë segmentet e shoqërive evropiane nga fundamentalistët sekularë për të ruajtuar supremacinë gati dyqind vjeçare.

  2. Perendimi ka frike. Me shume sesa kjo dite, e tregon ndalimi i perces ne Belgjike dhe France. Eshte e qarte qe perendimi ka frike dhe ben mire qe ka frike.
    Argumentet e lirise se shprehjes dhe dinjitetit te femres, jane si kepuca e ngrene prej perdorimit. As vete perendimoret si besojne me ketyre argumenteve, po u nevojiten per te mbuluar friken qe i ka kapluar.
    Su besojne me, sepse njeriu perendimor nuk beson me ne asgje, ndoshta beson tek asgjeja.

    Ti xha xha thua:

    ”’meqë pushteti real i Islamit dhe i Muhametit në Perëndim është, praktikisht, i papërfillshëm.”’

    Kjo per mendimin tim eshte e gabuar; Islami shtie frike dhe cfare shtie frike zoteron pushtetin me real qe ekziston.
    Ngadale njerezia po bindet se ‘multikulturalizmi’ ka kuptim vetem kur i bashkangjitet koncepti i ‘getos’, ai hebraik i djeshem, nenbashkite kineze sot apo periferite kryesisht islamike.

    Nese do e merrnim per te vertete konceptin e ‘animal metaphysicum’- shtaze metafizike, do shikonim se getot kane perfaqesuar historikisht deri edhe sot metafizika te ndryshme.
    Te krishteret e pare kishin edhe ata getot e tyre.

    Forca e Islamit eshte e madhe, Diellza e perfundon nderhyrjen e saj me ”’eshte marrija me e madhe qe mund te ket diku.””

    Fuqia nuk arsyeton gjate, nuk e njeh relativizmin moral, sepse s’ka nevoje, vlerat i cakton Ajo.
    Ndalimi i minareteve ne Zvicer eshte shenje e qarte e fuqise se kulluar, s’kish nevoje te arsyetonte gjate.

    Shpesh perzihet me paditurine, po fuqia zanafillore eshte edhe e sidomos ne doren e Shtetit, dmth mund te perzihet me paditurine po aq sa edhe me diturine.

    A nuk eshte shteti (zvicerian, freng, belg) ne perendim qe me force po mbron te Verteten ?

    Toleranca ka kuptim kur ai qe e ka tager me qene tolerant nuk ka frike, kur toleranti te Verteten e mbron pa nevojen e forces .

    Duke qene se kjo e Vertete eshte gjithsesi etiko-morale-filozofiko-metafizike, dmth s’ka asgje shkencore ne kete mes, atehere ne perplasjen e te vertetave fiton ai qe ‘ka besim’ ne te Verteten qe mbron, jo ai qe e perdor per te fshehur friken.

    Nje qyteterim (apo kulture) per mua eshte superior kur zoteron me shume te Verteta se te tjeret, por mbrojtja e ketyre te vertetave eshte po aq jetike sa edhe zbulimi i tyre. Mbrojtja e ketyre te vertetave ka nevoje per besim te patundur tek to, prandaj edhe Islami me del me i forte.
    Po nuk besoj se jam i vetmi qe ve bast per Islamin, vetem se do kohe, krishterimit iu deshen 3 shekuj.

    1. Islami vërtet mund të shtjerë frikë, siç thua ti Hyllin; por qytetërimi perëndimor ka frikë edhe nga hija e vet: frikë nga ngrohja e klimës, frikë nga hiri i vullkanit, frikë nga gripi i derrit, frikë nga terrori islamik, frikë nga emigrantët, frikë nga pleqëria, frikë nga vdekja, frikë nga bebet, frikë nga martesa, frikë nga marijuana, frikë nga analgjezikët, frikë nga kolesteroli, frikë nga era e gojës… kjo listë nuk mbaron ndonjëherë. Është një qytetërim që po vetëpërkufizohet nëpërmjet fobive; dhe unë këtu fut edhe fobitë ndaj dominimit islamik dhe sheriatit. Tani, nëse ti nuk ke dëshirë që të shohësh nëpër rrugë myslimanë, atëherë mbylli kufijtë dhe kavërdisu me dhjamin tënd; unë nuk kam ndonjë gjë kundër kësaj, edhe pse më duket po aq kundërprodhuese sa edhe lufta kundër infeksioneve nëpërmjet asepsisë totale. Por nëse i thërret këta njerëz, që të bëjnë punët të cilat ti nuk i bën dot sepse nuk ke fuqi punëtore, ose nuk dëshiron t’i bësh sepse të mban shteti me bukë dhe kur nuk ke punë, atëherë këta do të sjellin me vete edhe qytetërimin e tyre, jetën e tyre morale, fenë e tyre; dhe do ta sjellin jo për të shkatërruar qytetërimin tënd, por sepse vetëm ashtu mund të jetojnë dot; dhe se alternativa është mafia, si e kanë dëshmuar me kohë tanët. Prandaj politika për t’ia hapur dyert imigracionit, por për t’u kujtuar njëkohësisht imigrantëve se këta janë gjithnjë qytetarë të dorës së dytë ose helotë (skllevër që kanë pronar shtetin) më duket kontradiktore dhe e tillë që të përftojë vetëm konflikte.

  3. nuk ka ndonjë arsye madhore për ta shpallur satirën ndaj Muhametit si emblemë të fjalës së lirë dhe si refuzim të vetëcensurës; meqë pushteti real i Islamit dhe i Muhametit në Perëndim është, praktikisht, i papërfillshëm.

    Pushteti real i Islamit ne Perendim eshte shume i perfillshem pasi botekuptimi islamik (dhe hebraik) ka zevendesuar betejen ideologjike mes kapitalizmit dhe komunizmit.

    Dalja ne pah e ideologjise komuniste ishte nje fare ‘holiday from history’ per mendimin tim. Historia tashme eshte kthyer ne brazden e saj 2 mije vjecare (te pakten per arealin jashte Murit te Madh Kinez). A do fitoje ‘bukuria e shenjterise’ (botekuptimi semitik) apo ‘shenjteria e bukurise” (botekuptimi grek)

    1. Kontrasti midis bukurisë së shenjtërisë dhe shenjtërisë së bukurisë më intrigon shumë, por unë kur shoh Perëndimin, shoh një qytetërim dhe një kulturë gjithnjë e më të skllavëruar prej imazhit (dhe idhujve të rremë).

      1. kur shoh Perëndimin, shoh një qytetërim dhe një kulturë gjithnjë e më të skllavëruar prej imazhit

        Pikerisht! Jemi pak-a-shume atje ku ishim para 2,000 vjetesh, kur ideologjia semitike (bukuria e shenjterise), doli ngadhnjimtare mbi rrenojat e ideolgjise (shenjteri e bukurise) heleno-romake.

        Njerezit athere, ashtu si sot, po votonin me kembet e tyre..dmth shkonin ne sinagoga packa se nuk ishin hebrej. Keta njerez, te quajtur skripturalisht ‘the God fearers’, ashtu si ti shihnin nje kulture te skllaveruar prej imazhit dhe pesuan nje ‘paradigm shift’ kur u ballafaquan me Diasporen semitike te transplantuar kudo prej Aleksandrit te Madh.

    2. “Bukuria e shenjtërisë” apo “shenjtëria e bukurisë” ?
      Më e rëndësishme se vetë “dilema”, sipas mendimit tim, është “mundësia” për të zgjedhë. Pra, sistemi. Këtu dallojnë sistemi demokratik nga totalitarizmi.

  4. “Forca e Islamit eshte e madhe, Diellza e perfundon nderhyrjen e saj me ”’eshte marrija me e madhe qe mund te ket diku.”

    Nuk i ke treguar te gjitha fjalet qka kam thene dhe per cfare e kam thene ate ti Hyll.Marrija me a madhe eshte te paraqesesh karikatura te profetit Muhamet kur kjo gje eshte e ndaluar me fen islame dhe pastaj te ankohesh kur te tjeret te kritikojne dhe te qortojn dhe ne fund te thuash nuk kemi liri te shprehjes “KJO ESHTE MARRIJA ME E MADHE”

    E sa per ate se a besojne ata apo jo ne argumentet e lirise se shprehjes dhe dinjiteti te femres nuk eshte problem i neve muslimaneve aspak ashtu siq nuk eshte edhe frika e tyre.
    Islami nuk ka shtier asnjeher frike per ata qe kan dashur ti besojne dhe ata qe nuk besojne ne te ne skemi qtu bejme eshte problem i tyre

    1. Marrija me a madhe eshte te paraqesesh karikatura te profetit Muhamet kur kjo gje eshte e ndaluar me fen islame

      Eshte e ndaluar per myslimanet, jo per qafirat.

      1. qafir , duhet te dish diçka :
        jo te gjithe jomuslimanet thirren qafire.
        Shumica e jomuslimaneve perkufizohen si Xhahile qe do te thote Injorante term i cili ne kontekstin fetar Islam shenjon ata jomuslimane qe nuk e njohin teresisht Islamin. Ndersa
        termi qafir u dedikohet atyre individeve te cileve i prezantohet i plote Islami dhe per nje arsye apo tjeter tregohen te pavullnetshem per ta pranuar apo perqafuar. Fjala ” qafir” e ka prejardhjen nga fjala arabe “kfr” qe do te thote ” mbuloj ” te Verteten qellimshem. 🙂

        1. Ne Shqiperi, per shkak sidomos te perdorimit besoj ne kinematografi ne kohen e komunizmit, megjithe kuptimin negativ, fjala ka marre edhe nje hije disi humoristike ne perdorimet popullore, gjithnje sipas rrethanave.

          Po mund te shkaktoje nje perplasje kulturore nese e perdor ne mjedise ku mbizoteron kuptimet origjinale te saj.

          Une do ta keshilloja kedo qe te mos e cilesonte veten kafir ne pranine e nje arabi fetar. Eshte e tepert. Dhe duke u nisur nga pershkrimi i Bim-Bashit eshte shpesh e pasakte. A je i sigurte se Islami te eshte prezantuar i plote? Ti mund te jesh thjesht xhahil dhe duke mos e ditur mendon se je nje kafir.

          Po sic e thashe, shpesh e shoh qe perqafohet nga njerez qe thjesh u ka ardhur ne maje te hundes esktremizmi fetar i disa muslimaneve dhe duan ta theksojne nje lloj ngopje te tyre me tema te kesaj feje e mbase edhe me vete fene ne pergjithesi.

          1. Ti mund te jesh thjesht xhahil dhe duke mos e ditur mendon se je nje kafir.

            Ne rastin tim jam qafir. Sidoqofte, subjekti mbetet skllaverimi i homo sapiensave nga imazhi, dhe renia zotave te perendimit (tregu, demokracia etj). Islami nuk eshte i paperfillshem ne kete mes. Duhet marre seriozisht si kercenim ideologjik..Mund te thonim te njejten gje per Judaizmin, por rabinet tashme i kane nxjerre leksionet e historise, dhe histerine ja lene te tjereve.(puna sidoqofte behet)

        2. Fjala ” qafir” e ka prejardhjen nga fjala arabe “kfr” qe do te thote ” mbuloj ” te Verteten qellimshem.

          Faleminderit, por kam qene gjithmone ne dijeni te sa thoni me siper. Interesantja eshte qe per gjuhet semite mungesa e zanoreve ne shkrim le vend per interpretim. Zakonisht ne arabisht nje fjale ka te pakten 4 kuptime, njeri prej te cileve zakonisht ka te beje me gamilen. Tani qe i dime 2 prej kuptimeve te KFR-se, di gje cilat jane 2 te tjerat?

          1. Po t’i njihnit gjuhet semite do ta kuptonit se konteksti sin-taktik e pamundeson deri ne shterje mundesine per kaq shume kuptime te nje rrjete te njejte bashketingelloresh.

            Ky muhabeti i gamiles tek arabet dhe i bores tek eskimezet eshte konsumuar si barcalete prej kohesh; vetem nje historian me emer bluxhinsesh, shume i perkthyer dhe preferuar tek elita nga Selita e Tiranes, ende qesh me keto cilimilleqe.

            Arabishtja ofron falas nje luks te papare per dashnoret e etimologjise. Po te keni parasysh hardhucat e shtepise (ja ku i ikem edhe gamiles me duket), ato te vocklat si prej uji, gati te tejdukshmet, dallon qarte ne te zemren e vockel, mushkerite, fijezat e eneve te gjakut, skeletin si hala me e imet.

            Mu keshtu 99% e kompozitave te arabishtes, a mos me shume, ta japin mundesine t’i hetosh me sy te lire e te spekulosh mbi to, mbi metaforat qe jane shtresezuar mbi nje rrenje parake per te mberritur ne koncepte e objekte te nderlikuara.

            Keshtu fjala gjenerike “gamile”, qe eshte transportuar me g-ne e dialektit egjiptian, ne arabishten klasike eshte “xhemel” dhe rrenja e saj jep edhe “xhemile” qe do te thote “e bukur” (kete nuk e kam nga pervoja) por edhe “xhumle” qe do te thohte “permbledhje”, e se kendejmi “fjali” e nuk mbaron kjo pune me “ixhmaal”, “texhemmul”,”muxhaamele” etj.

            Nje oficer i Tsahalit, ne tekstin e tij programatik mbi “mendjen arabe” qe shpaloset me “Power Point” ne pragbetejat e qyteterimit – per te kuptuar strategjite e guerriljes ne Falluxha, kush e di sa gjera me mend ka shkruar per keto anomali.

            Puna eshte se arabet vertet kane nje pafundesi fjalesh per “gamilen”, (naka, ibl, humr, etj.) ama gati po aq kane edhe per luanin (esed, usame, hajdar, etj.) etj; ja qe ketij populli primitiv, mu si lekurekuqeve, i kane pase pelqyer fort metaforat, dhe nuk mund ta njihte me togfjalesha luanin e kuq nga i bardhi, luanin e mitur nga dhembereni, njeringrenesin nga fisniku i perralles, dhe ja ku i emertonte tek me metonimira e si keto, nisur nga ndonje virtyt apo cep fizionomik apo rrethane.

            Fjala arabe ‘tarife” apo “dogane” apo “admiral”, qe perdorin sot popuj qe nuk perdorin gamile, tregon ne nje fare menyre se ka edhe fjale nga arbishtja qe nuk lidhen me gamile. Nje nga keto, pa gjenealogji gamilesh eshte edhe “kafir”, qe do te thote “mbulues”, e sipas vendit dhe kuvendi, “bujk” (mbulues i fares, sot e paperdorshme) apo “mohues” (mbulues i te vertetes).

            Nuk do kishte bir nene ta mbulonte gungen etimologjike te gamiles ne kete rast, pra le te qetesohemi e te zbulojme se ne asnje rast emri “qafir” nuk meton ndonje reduktim te “Tjetrit” (tjeter fjale e preferuar kjo ne Tirane) ne kafshe, qofte kjo edhe e nje rendesie kaq te madhe gjeopolitike. “Qafir” meton per nje agjensi te forte dallimi e vullneti dhe tenton ta paraqese Tjetrin ne menyre sa me komplekse, por perhere humane.

            Ndonje oficer tjeter i Tsahalit ama, nga ata me dokumente te falsifikuara ne rabinatet e Ukraines, mund te hamendesonte ne librin e tij te ardhshem se, gjuha e nje populli blegtor do ta gjente si absolutisht te kuptueshem evoluimin prej konceptit “bujk” ne “mohues”, mbi territorin linguistik prej gurishtesh te nxehta te Arabia Petraea-s.

            1. le te qetesohemi e te zbulojme se ne asnje rast emri “qafir” nuk meton ndonje reduktim te “Tjetrit” (tjeter fjale e preferuar kjo ne Tirane) ne kafshe

              Une kam qene gjithmone d’accord me licencen qe jep Shem-iti per reduktimin e njeriut ne kafshe. (ose me sakt ‘gje-kafshe’). Tradita, ligji jepen nga lart qe te lartesojne ata poshte. Tjetri eshte kafshe natyralisht. Nqs e refuzon ligjin je kafshe (te pakten per ate qe pretendon ta posedoje ata).

              Prandaj nuk u habita kur pashe ne nje TV francez nje montazh me kamera te fshehte, ku Shemiti bente xhiro verdalle Parisit dhe i thoshte hafijes qe kishte ne makine: “ja i sheh keta..kafshe jane. Pune e madhe se vdiqen”.

              Rabinet i kane dhene zgjidhje me kohe ketij problemi makut..ju ku jeni ne kete lem?

            2. Pak dite me pare, ne nje konference ne Konektikat, ku hebrenjve lokale po u shpalosej shpetimi mitik i sivellezerve te tyre gjate Luftes se Dyte ne Shqiperi – kjo ekspoze sigurisht bashkerendohej me perpjekjet e shtetit shqiptar per integrim ne Evrope – nga te pranishmit hebrenj, u ngrit nje shqetesim ne dukje i cuditshem: po a nuk eshte ky integrim nje rrezik qe edhe Shqiperia te behet pasketaj antisemite?

              Te pranishmit e tjere josemite, me tregojne se mezi e kishin ruajtur gjakftohtesine apo te qeshurin me gishta ne vesh perballe ketij kriminalizmi naiv, egoist e parrokial te integrimit tone te shumepritur.

              Po une, qe si shqiptar nga ata te perndjekurit prej tokave origjines, e qe nuk e di pse identifikohem ca si shume me keta semitet – here me hagarenet e here me saracenet (sic) – nuk e ndava fare deshiren per te qeshur me tregimtaret e kesaj ndodhise.

              Ne rrethin tim shoqeror, kam te aferm miqsh hebrenj, ku me ekstremistet refuzojne te shkelin ne Europe, e ca te tjere me liberale, mjaftohen me evitimin e GjermaniseAustrise nga itineraret.

              Ne Europen josemite dhe humaniste ka ende katedrale e bazilika qe brenda e jashte zbukurohen me skulptura krijesash me callma e me bisht kafshe: sic shpjegojne manuale e studime josekrete, jane muslimanet, jane po ata qe pastrojne kokeulur plehrat para katedrales.

              Nuk eshte fare cudi qe ndonjeri nga ata, qe ka ngritur koken tashme, te jete ai tipi ne taksi i cili kafsheron me ze te ulet gjindjen rreth tij.

              Luksi per te perfshire kanonikisht ne gjykimet permbi “mendjen josemite”, regjistrime ulerimash stadiumi apo kengesh mejhaneje (keta i thone pub), nuk te jepet kollaj.

              Po ashtu nuk jepet luksi per t’i gjykuar nepermjet teksteve koloniale apo imazherive fashiste te vetem pak dekadave me pare, lere me permjet klerikalizmit parailuminist.

              Po ashtu nuk duhen gjykuar as permes turbo-fondamentalizmit serb, qe ende i konsideron si pertej humanitetit jo me shqiptaret, po edhe sllavet muslimane te nje gjaku.

              Vetem semitet hagarene duhen gjykuar ne baze te retorikes prodhuar ne mesjete, shfrimeve bolshevike neper taksi apo vjersherise luftarake te grupeve terroriste.

              Sa per rabinet kolektivisht humaniste, jam i sigurte qe e njihni retoriken e kryerabinit qe frymezon Shas-in ne Eretz: sipas shtypit, per te, palestinezet (megjithese shume prej ketyre jane ne fakt sternipa hebrenjsh) jane buburreca apo kafsheza te tjera, te cilat hiresia, ia le t’i shtypin me tanke te tjereve – sa kohe e dihet se ndjekesit e tij te afert, “fetaret” e jeshivave, jane perjshtuar nga sherbimi ushtarak.

              Po i referohem sigurisht kujteses se afert, dhe nuk po e coj muhabetin me larg se konfliktet e fundit ne Gaza. Perndryshe nuk e mbyll dot kaq shkurt traditen per kafsherim te vellait qe detekton shtypi ne Izrael.

              Une nuk jam “d’accord” dot me licencen e supozuar qe paska Shemi per t’i trajtuar te tjeret si kafshe. Dua te them se nuk i besoj dot Testamentit te Vjeter.

              Une i besoj atij variantit tjeter, qe ka mundesuar prej me shume se njemije vjetesh, qe Kisha e Ringjalljes te vazhdoje te lartohet e te pelegrinohet thuajse papra ne nje toke te qeverisur nga Sheriati i frikshem, apo qe baballaret e shenjtoreve te Kishes, te jene vezire kalifesh, dhe semitet e perzene me zjarr te strehohen nga sulltanet xhihadiste.

              Tani, une jam i sigurte se meqe keni zgjedhur nje identitet opozicional, apofatik, pra perkufizoheni krenarisht duke u pohuar permes nje kundershtimi, do ta ndjeni me tej kompulsionin per te gjetur ne ndonje blog apo taksi tjeter, dicka vezulluese dhe provokative per ta vazhduar diskutimin. Por nuk e di sa interesante do te ishte kjo per temen qe na propozoi PTF.

              Qe te perpiqem ta mbyll vete kete diskutim, po jap vullnetarisht ca argumente kunder vetes:

              Nuk eshte e vertete qe pelegrinazhi ne Token e Shenjte ka qene perhere i hapur – kalifi nga Kajro e bllokoi ca kohe.

              Nuk eshte e vertete qe gjithe shenjtoret e kane pasur babin minister – pastaj dihet qe ministrat e kane pasur jeten te rrezikuar perhere nen sulltanet.

              Hebrenjte qe u strehuan ne sulltanat pas perzenies europiane, ne dallim me Arabet sot ne Izrael, ishin qytetare te dores se dyte etj.

            3. “””Qe te perpiqem ta mbyll vete kete diskutim, po jap vullnetarisht ca argumente kunder vetes”””

              Mos ia prish vetes bukurinë.

              Përfytyrimi i Joanit të Damaskut si “çun blloku”, ka qënë një nga perlat më fantastike që kam lexuar ndonjëherë këtu vërdallë.

  5. Pa marr parasysh a eshte musliman apo i i ndonje feje tjeter secili nga ne duhet te kemi ndergjegje dhe respekt per te tjeret dhe fen e te tjereve dhe ne momentin qe e dim se e kan te ndaluar siq eshte ne rastin ton paraqitja e pamjes se Profetit Muhamed pse duhet ata patjeter ta bejne ate,nuk kan fare respekt ata per te tjeret?

    1. Diellza. Vizatimi i Muhamedit nuk eshte i ndaluar. Edhe po te ishte, do te ishte per muslimanet, jo per te tjeret.

      Te tjeret kane te drejte te hane mish derri, te pine raki, te shkojne ne kishe e sinagoge, ose ne bibloteken kombetare. Kane te drejte te adhurojne nje lope, ose nje mjedis qe nuk ka shkelur kemba e njeriut. Te tjeret jane te lire.

      Per kete, muslimanet do te shkone ne xhenet. Te tjeret ne xhenem.

      Pse ofendohen muslimanet?! A do te marrin vizatuesit denimin e xhenemit? Atehere le te lejohen te gezojne deri sa t’u vije dita. Le te vizatojne c’te duan, te hane c’te duan.

  6. Perendimit po i vjen fundi si civilizim. Dalengadale po zhduket numerikisht, fuqia e tij ekonomike dhe ushtarake po venitet.

    Sigurisht ne zemer te kesaj qendron edhe “marrija” per te respektuar ata qe nuk e respektojne. Liria e fjales eshte shume me e shenjte se miti i nje feje te dikujt tjeter.

    Qe Muhameti nuk duhet vizatuar kjo eshte nje mit. Allahu nuk ua ka kerkuar nje gje te tille. Shume muslimane sot besojne Profetin dhe jo Ate qe e dergoi. Kjo eshte ironia e fese.

  7. “Te gjithe te vizatojme Muhametin” eshte nje ide te cilen ne fakt e propozoi Hirsi Ali, nje politikane muslimane hollandeze, e cila u gjymtua seksualisht ne lindje nga prinderit e saj sipas nje tradite pseudomuslimane e perhapur sidomos ne Afrike.

    Kur nje artist ben nje karikature te Muhametit ai vihet ne shenjestren e hakmarrjes esktremiste. Po nese fillojme ta vizatojme te gjithe, Çfare do te bejne? Mbase do te leshohen te vrasin kete mundin po nje gje eshte e sigurte: vizatimi i Muhametit nuik do t’i trondise me. Nuk do te jete me dicka qe ben buje. Do te jete nje merzi, nje rutine, dicka qe te gjithe e bejne herepashere. Kjo ishte me pak fjale ideja e saj.

  8. Hm.. eshte mendimit yt dhe e respektoj por nuk pajtohem aspak sidomos per at se vizatimi i Muhamedit eshte mit sepe vet feja islame ne pergjithesi eshte kunder vizatimeve e sidomos portreteve dhe prej kesaj edhe ka lindur “miti” kunder vizatimit te Profetit.Por okej nuk jam un ajo qe mund te vendos diqka por thjesht po e shreh mendimin tim dhe nuk do pajtohem asnjeher se kjo mund te jete menyra per te fituar te drejten e shprehjes se lire sepe ne vend qe te merren me kete ka mijra arsye te tjera siq eshte udheheqja e shtetit ose diqka e tille qe ndoshta dhe do te perfitonin nga kjo por nuk e kane guximin te perballen me te tilla gjera dhe sigurisht duhet te meren me diqka.

      1. Duhet te mendosh ‘semitikisht’. “Ligji” (me L te madhe), rrethohet nga ligji (me ‘l’ te vogel) qe te mos cenohet. Ka precedente penale ne lex semiticus (po e quaj une) per kete. Ne Dhjaten e Vjeter nje qyqar qe mbante Arken e Beselidhjes vdiq ne vend kur e preku aksidentalisht.

        Kjo puna legale e vizatimit te Profetit eshte me teper mase parandaluese, dhe rrjedhimisht nuk ka pse te jete permendur specifikisht ne Kuran.

        Gjithe ceshtja eshte: a duhet te mendojne te gjithe si Djemt e Shemi-it. Semitet thone po. Ne te tjeret cte themi? Keta duket sikur ne intervale te shpeshta kohore dalin fitimtare kundrejt materializmit.

  9. ”’Është një qytetërim që po vetëpërkufizohet nëpërmjet fobive; dhe unë këtu fut edhe fobitë ndaj dominimit islamik dhe sheriatit.””

    Jam i nje-mendjeje, vetem se ne kendveshtrimin teresor frika prej islamit duhet veçuar.
    Perendimi i kerkoi emigrantet dhe i gjeti me lehtesi te madhe, por nuk i nevojitej multikulturalizmi (ai i permbajtjes jo ai i llafeve) . U parashikua se emigrantet do vinin e do shngjasoheshin kur te shihnin dritat e bukura dhe provonin njefare rehatie ekonomike.

    Nuk e ka me emigrantet si kategori, perkundrazi luftoi e lufton racizmin dhe nacionalizmin zanafillor, qe jane pengesat kryesore ndaj perfshirjes se te huajve, por me kulturat e emigranteve. E thene ndryshe, lenda njerezore nuk perben me dicka thelbesore, keshtu qe gjithe vemendja perqendrohet tek kulturorja. Aty per Perendimin nuk duket te kete shume vend per te toleruar.

    Ka nje rryme te vjeter mendimi, qe pershkon gjithe qyteterimin perendimor qysh prej fillesave, e cila mbeshtet idene se ‘kultura superiore’ eshte plotesisht e pavarur prej lendes njerezore dhe realitetit shqisor, cka shquhet per here te pare ne praktike, gjate fazes helenistike.

    Qe edhe sot e kesaj dite, pavaresisht provave te njepasnjeshme qe deshmojne te kunderten (zonat helenistike pas ca shekujsh s’ishin me te tilla), kjo rryme vazhdon te gjalloje ne Perendim.

    Kjo frike e sotme qe vjen nga parashikimi i gabuar, se emigrantet do shngjasohesin fale ‘kultures superiore’, ende nuk eshte ne gjendje ti beje perendimoret te rishikojne bindjen e mocme se ‘kultura superiore’ eshte e pavarur prej lendes njerezore.

    Njeriu si lende njerezore, mbart disa instikte e kontradikta qe duhen marre parasysh, sidomos instikti i konservimit te fuqise dhe i vlerave qe mundesojne kete konservim. Ky instikt eshte edhe pjese e kontradiktes, ku ana tjeter e medaljes eshte kerkimi i risise, aventures, rrezikut.

    Fjala kyc eshte siguria, ajo e jetes ne radhe te pare, ajo ekonomike dhe ajo e se ardhmes. Perendimi si cdo qyteterim kerkon sigurine, keshtu qe Islamin e sheh si rrezik te sigurise, sidomos te se ardhmes se sigurte.

    E ardhmja e sigurte bazohet ne disa parashtimore, ku me kryesori eshte ai i vlerave te domosdoshme qe duhen percjelle. Keto vlera jane pjelle e instiktit te konservimit, si ne rrafshin familjar(prindi i percjell femijes) ashtu edhe ne ate te qyteterimit (brezi i percjell brezit).

    Islami duke qene se po behet perhere e me teper i pranishem numerikisht, ka krijuar peshtjellim, pasi ky mekanizem mund te ngece, keshtu edhe e ardhmja e sigurte (qe nga shume kendveshtrime te tjera po behet e pasigurte), edhe ne kete pike thelbesore po behet perhere e me teper e pasigurte.

    Ky qyteterim duket se nuk po gjen me aftesine per ti dhene njeriut perendimor sigurine.
    Ai islamik perkundrazi duket se te veteve u jep siguri dhe me tepri, cka perben edhe perparesine e tij, piken e forte.

    Ne pamje te pare duket paradoksale qe nje qyteterim i pasur, i zhvilluar nga te gjitha anet, tu jape te veteve me pak siguri se cu jep te veteve nje qyteterim i prapambetur, por kjo tregon vetem se koncepti i sigurise nuk eshte pare me objektivitet ne Perendim , ose me sakte ndryshimet e ndodhura gjate dhjetevjecareve te fundit e kane gerryer sigurine e njeriut perendimor.

    Raporti konfliktual ka nje te mire, deshmon e ne c’eshte e gerryer ka fuqi te brendshme per tu sheruar apo i ka ardhur fundi. Ne Perendimi nuk eshte i afte t’i [shohe] si helote emigrantet qe sduan te jetojne si perendimore, atehere vertet i ka ardhur fundi.

    1. Nje pershkrim shume i padrejte per Perendimin.

      Ndoshta kjo eshte e vetmja shoqeri ne te cilen ka emigruar ne mase shqiptari modern. Ndaj edhe mund te krijohet pershtypja qe ke pershkruar.

      Te gjitha kulturat mbizoteruese ne bote e supozojne veten te jene superiore. A kujton vertet valle se arabet mendojne se kultura e tyre nuk eshte superiore?! Flit me ta, lexo shtypin e tyre dhe do te marresh leksion mbas leksioni.

      Sidomos ne rastin konkret, nuk jane Perendimoret ata qe po u kerkojne muslimaneve te bejne dicka. Askush nuk u thote muslimaneve: Vizatoni Muhamedin! Jane muslimanet ata qe po perpiqen t’ua imponojne dicka perendimoreve ne shtepine e tyre.

    2. Nuk e di nese ke njohuri per punen e emigranteve ne Arabine Saudite. Ajo eshte e mbushur me te tille. Shumica nga Azia juglindore.

      Nese ndonje prej tyre vdes. Ai mbetet ne morg, deri sa familja apo shteti nga vjen, paguan qe te marre persiper transportimin e trupit. Nese nuk je musliman nuk mund te varrosesh ne Arabine Saudite.

      Perendimi sigurisht ka historite e tilla te pafundme te arrogances e te keqtrajtimit te emigranteve, po askund nuk kam gjetur nje shembull kaq te skajshem. Kulture superiore? Imagjino qe nuk je i denje as qe te te hane krimbat e tokes arabe nese nuk je musliman.

  10. Sigurisht qe ne Kur’an shkruan dhe eshte e cekur mire per ndalimin e portretizimit.

    Sipas jush feja islame qenka tmerri vet ajo qe u fut friken te gjithve,ajo qe nuk u jep liri te tjerve per asgje,ajo qe ua cenon te drejtat e Perendimoreve etj. etj. Por a mund dikush te me jap te pakten nje arsye pse qenka e till sepse un per vete nuk pash asnje arsye konkrete.Pse feja islame cenka frike dhe ata ne qdo menyre duan ta eleminojne.A thua ne në cfare menyre kemi lindur apo jetojme,apo ndoshta shkencetaret na kan bere neve?

    Dhe a nuk eshte feja islame qe permes Kur’an-it u ka ndihmuar shkencetareve te bejne zbulime shum te rendesishme dhe te nevojshme per jete?Pse at’here qenka frikee.Kete asesi nuk po mund ta kuptoj.

  11. Ka diçka që nuk e kuptoj mirë, në lidhje me ndalimin, nga ana e Islamit, për të vizatuar profetin Muhamet.

    Natyrisht, askush nuk e di ç’pamje kishte Muhameti real, as ekziston ndonjë traditë e paraqitjes së tij në pikturë, siç ekziston, bie fjala, për Krishtin.

    Kështu, çfarë shihet në imazhet e shumta të profetit, që kanë qarkulluar dhe qarkullojnë në Perëndim për arsye ilustruese në vepra të historisë, ose në piktura dhe grafika të ndryshme, nuk është veçse një figurë konvencionale e një orientali, të parë nga syri oksidental.

    Që këto janë imazhe të Muhametit, kjo përcaktohet vetëm ngaqë autori i imazhit i ka quajtur ashtu.

    Po a mjafton vallë titulli i vënë nga autori, për ta identifikuar imazhin si të tillë?

    Që imazhi i pretenduar i profetit Muhamet të jetë vërtet imazh i profetit Muhamet, vallë nuk duhet diçka më tepër, një arsye më e fortë, ose të paktën më bindëse?

    Nëse unë nesër marr një copë qelqi dhe dua t’ia shes një argjendari si gur të çmuar, vallë do të mjaftonte fjala ime që ky të më paguante mijëra shekel?

    Natyrisht jo. Argjendari do ta verifikonte pretendimin tim me mënyrat e veta profesionale, p.sh. duke e parë gurin tim të çmuar me lente, ose duke ia bërë një radiografi, ose nuk di çfarë teknike tjetër.

    Gjithsesi, vetëm pretendimi im nuk mjafton.

    Nëse unë nesër marr, bie fjala, fotografinë e aktorit Vasillaq Vangjeli, e vë në kornizë, dhe e quaj si portret të artistes Margarita Xhepa, ky gjest do të flasë shumë për mua autorin, por portretin vetë nuk do të besojë kush.

    Në lëmin e artit religjioz, nëse dikush merr një majmun, e gozhdon në kryq, dhe e paraqit këtë si instalacion ose skulpturë të Jezu Krishtit të kryqëzuar, shumë të krishterë do të ndiheshin të lënduar; por jo nga imazhi ose nga objekti, sesa nga gjesti i emërtimit.

    Krijimi i imazhit është një gjë, emërtimi një gjë tjetër.

    Në qoftë se unë marr një copë letër, shkruaj aty “$10,000” dhe pastaj përpiqem ta përdor këtë sajesë timen për të blerë një Rolex në Dubai, vallë do të ma pranojë marifetin shitësi, mysliman i devotshëm, që përndryshe e dënon me forcë paraqitjen vizuale të profetit Muhamet?

    Islami ndalon paraqitjen grafike të profetit; ndoshta ndalon edhe emërtimin e një objekti çfarëdo si paraqitje (representation) të profetit – por këto dy ndalime janë të dallueshme mes tyre.

    Për të krishterët, identifikimi i një imazhi si i Jezu Krishtit mbështetet në traditën; nëse një pikturë paraqet të gozhduar në kryq një grua zezake me barrë ose një kalorës të veshur në hekur, atëherë protestuesit nuk do të thonë: pse e keni paraqitur Krishtin si grua zezake me barrë, ose si kalorës të veshur me hekur; por do të thonë: ky nuk është Krishti, por diçka tjetër.

    Do të denoncojnë emërtimin, ose qëllimin e autorit – jo imazhin vetë.

    Siç e thashë, kjo vjen ngaqë brenda artit të krishterë ekziston një traditë për ta paraqitur imazhin e Krishtit.

    Tani, në Islam, një traditë e tillë nuk ekziston. Autoritetet e Islamit, që interpretojnë Kuranin dhe shpjegojnë se feja e tyre e ndalon paraqitjen vizuale të profetit Muhamet, duhet edhe të vendosin nëse një imazh çfarëdo është apo jo imazh i profetit.

    Po a do të mjaftonte fjala e autorit piktor, skulptor ose vizatues, për ta identifikuar imazhin si të profetit?

    Kurani dhe kultura islame ndalojnë imazhimin e profetit, apo emërtimin e imazheve si të profetit?

    Përndryshe, nëse ka autoritete që i japin vetes të drejtën të vendosin nëse një imazh i pretenduar si i profetit është vërtet i profetit, atëherë mbi ç’bazë e marrin këto autoritete vendimin e tyre, në një kohë kur, me përkufizim, imazhe të profetit nuk ekzistojnë?

    1. I dashur xhaxha , ne Islam eshte kategorikisht i ndaluar kthimi ne imazh i krijesave organike me origjine shtazore, qofshin kafshe ose njerez. Gjykimi eshte mjaft i ashper per skulpturen dhe nje grade me pak per pikturen( ndersa fotografimi eshte çeshtje tjeter, lejohet nese ska qellime manipulimi) Per kete ka argumente te pakontestueshme si ne Kuran ashtu eshe ne traditen Profetike( ketu perfshihen te gjithe profetet). Arti Islam duke u nisur nga keto premisa zhvilloi ne mase marramendese kombinimet gjeometrike, kaligrafine dhe simetrine http://www.erasmusi.org/afisho_temat.php?f=130&PHPSESSID=26494cde07d93289a0f64e30daf8e228
      Pra ne kontestimin e imazhi te profetit nuk kemi te bejme me pretendime apo zhvelesime te autencitet pasi imazhi ne themel eshte tjetersim i qenies dhe per pasoje asesi nuk eshte vete Qenia.
      Moslejimi i imazhit eshte SOPATA e madhe e cila i pret rrugen idhujtarise; mekatit fatal ne te cilin rane pasuesit e larget te profeteve te meparshem .
      Kjo ishte thjeshte nje perpjekje modeste per te shpjeguar thelbin e çeshtjes pasi per kete argument jane shkruar vellime te tera.
      Ndersa nje studim mjaft interesant te artit me imazhe dhe fotografise ka bere edhe Walter Benjamin tek kryevepra e tij “Iluminations” ( jam i sigurte qe e keni lexuar).

      1. Bimbash, më duket se po diskutojmë për dy çështje të ndryshme:

        1. Islami e ndalon (ri)prodhimin e imazhit të qenieve të gjalla.

        2. Myslimanët anembanë botës indinjohen nga karikaturat që ia bëjnë disa profetit Muhamet.

        Teza ime është se lidhja midis këtyre dy çështjeve është shumë më e zbehtë se ç’po e paraqitin mediat.

        Të dyja pohimet më lart, veç e veç, janë të vërteta; në komentin tim unë vë në diskutim vetëm lidhjen mes tyre.

        Myslimanët, besoj unë, nuk indinjohen përballë imazheve të Muhametit sepse feja e tyre e ndalon (ri)prodhimin e imazhit të qenieve të gjalla; por sepse kujtojnë që ato imazhe e dhunojnë shenjtërinë e profetit duke e përqeshur (satirizuar). Kjo s’ka të bëjë me imazhin dhe trajtimin e tij nga Islami, besoj unë.

  12. Xhaxha,

    Pyetja juaj mbi pse-te e reagimit te muslimaneve ndaj “hagjiografive” te dites, m’u duk se ishte me elokuente se nje pyetje; kjo m’u qartesua sidomos pas komunikimit tuaj me Bim-Bashin (origjinali johumoristik do te qe Binbashi: “bin”, pra “1000”, dhe “bash-i” “krye” – ai qe komandon nje mijeshe ushtaresh, besoj).

    Pergjigjen e mundshme e keni dendesuar fort ketu: “Në lëmin e artit religjioz, nëse dikush merr një majmun, e gozhdon në kryq, dhe e paraqit këtë si instalacion ose skulpturë të Jezu Krishtit të kryqëzuar, shumë të krishterë do të ndiheshin të lënduar; por jo nga imazhi ose nga objekti, sesa nga gjesti i emërtimit.”

    Kam pershtypjen se kjo eshte pergjigja qe teorikisht mund te jepnin muslimanet edhe per kete rast, po sidomos per rastin e karikaturave. Nese eshte e vlefshme kjo pergjigje edhe jashte perimetrit emocional te muslimaneve, ne hapesirat ne iluminim te pandalshem e siper te Perendimit, kjo eshte pune tjeter.

    Deri me sot, edhe nese ka pasur ndonje proteste per figurimet standarte te profetit te Islamit neper libra historie apo vepra arti, te pakten nuk ka arritur te behet problematike deri sa te mund te kishte peshen e popullizmave qe prodhuan karikaturat daneze apo nismat virale te Facebook-ut .

    (Perjashto ketu nje rast ne kontroversine qe “u zbulua” ne nje bazilike bolonjeze te pararilindjes, afresket e te ciles paraqesin Profetin si djall; disa zedhenes muslimane i meshuan pikerisht argumentit se demoni i pikturuar dhe i emertuar aty, nuk ka asnje arsye objektive te pranohet sic sugjerojne diciturat. Mund te shtohej se, edhe demonet qe shqetesojne artin kishtar ne fakt, me teper tregojne per hasmerite rrethanore te artisteve sesa per gjekafshe tjeter.)

    Ne Perendim, por jo vetem, vazhdojne normalisht te botohen albume arti oriental, kataloge doreshkrimesh, libra historie e teologjie me prezantime piktorike te hamendesura te profetit Muhamed, ekzekutuar prej artistesh muslimane e jomuslimane dhe nuk eshte degjuar deri me tash ndonje proteste, qofte edhe nga Irani zyrtar, qe merr autoritet te denoje edhe ato qe i kupton si fyerje te Krishtit bile.

    (Protestat e muslimaneve kunder fyerjeve te figures se Krishtit, njohur si profeti Isa ne Islam, nuk marrin shume publicitet, por gjithkush mund t’i dokumentoje lehtesisht, ne kronika qe shtrihen nga Europa deri ne Australi.)

    Duket se protestat marrin kuptim vetem kur ka nje sfond te kerkuar, pra artificial, karshilleku: sa here qe dikush shpall se kerkon te provokoje, ata qe shtypi i shpall si “Muslimanet”, ia dalin te provokohen.

    “Në qoftë se unë marr një copë letër, shkruaj aty “$10,000” dhe pastaj përpiqem ta përdor këtë sajesë timen për të blerë një Rolex në Dubai, vallë do të ma pranojë marifetin shitësi, mysliman i devotshëm, që përndryshe e dënon me forcë paraqitjen vizuale të profetit Muhamet?”

    Kam pershtypjen se ajo cka denon muslimani i devotshem, nuk eshte copa e letres, por pikerisht ai ku kembengulet, gjesti provokues, i gjykuar si i qellimshem, me te drejte a jo.

    Njelloj si ne rastin e karikatures se parase, askush nuk do te revoltohet me menyren e padenje qe eshte skicuar Xhorxh Vashingtoni aty, por me pruresin, i cili pavaresisht nga “ligja”, propozon pezullimin e komunikimit me nje bilete “one way”.

    Ndonje shites dubaiot, te cilit i eshte prishur kondicioneri, mund ta merrte deri si ftese per duel pseudobileten 10 000 dollareshe; ndonje tjeter, disi me naiv, mund te thote se nuk ka pare ndonjehere kartmonedha me prerje dhjetemije-dollareshe, dhe do t’i telefononte direkt drejtorit indian; nje esnaf – po ata jane rralluar – mund ta pranonte me buzeqeshje copen e letres, duke ofruar ne kembim menjehere kartviziten e dyqanit: “ja dhe Roleksi juaj zoteri”…

    Kam pershtypjen se reagimet e supozuara me lart u perngjajne disa prej formave te shumta me te cilat reagojne per rastin e pikturave/karikaturave qindra milione muslimane te planetit, te cilet, pertej sintagmes mediatike dhe deshires se te tjereve per t’i perbashkuar, bile edhe pertej deshires se vet, nuk jane nje trup i vetem e nuk reagojne njelloj.

    Shembulli i parase me kujtoi nje kronike nga nje reporter lufte, i cili pershkruante bllokimin e tij neper tregjet e “nje vendi te Botes se Trete”, me parate lokale te sapozhvleftesuara nga renia e qeverise dhe hyrja e trupave pushtuese. Ne dyqanin ku sapo i ishte refuzuar sherbimi me parane lokale, ia beh nje xhip me rebele te armatosur, te cilet, me te njejtat para pavlere, blejne cka u do zemra, per t’u zhdukur pastaj serish neper xhungel. Reporteri i nxehur nis i bertet shitesit pse ky disave ua pranon parane e disave jo. “Dallimi eshte se ti nuk ke kallashnikov, zoteri”, i pergjigjet me buzeqeshje shitesi.

    Dua te them se, gjithsesi nuk duhet harruar se keto debatet perendimore me piktura e karikatura po ndodhin ne nje kohe lufte si zgjatime te nje fronti ku njerezit e vrasin njeri-tjetrin prej verteti. Pa armet ne sfond, po sidomos pa gjakun, mbase letrat me piktura do kishin vlera te tjera.

    Debatet e shkollave te Islamit mbi nivelet e imazhit dhe ikones, apo ato Perendimit mbi menyrat e lirise se shprehjes, mund t’i linim pak menjane, per te kaluar pertej limitit fiksional dhe njekohesisht personal qe ofron prezantimi karikaturesk i profetit te Islamit per ne nje territor jetesor dhe kolektiv.

    (Vihet re se edhe ne karnavalin e fundit “te lirise se shprehjes”, serish imazhet e ofruara kane qene masivisht karikatura).

    Fill pas masakres se Xheninit, ne Palestine, diku ne shtypin perendimor u shfaq nje karikature e Ariel Sharonit duke ngrene femije arabe. Ushtaraku Ariel Sharon nuk eshte as rabin e as profet i Judaizmit, e megjithate, karikatura u denua me buje si antisemite – mbase me te drejte – sepse u cilesua se riciklonte legjendat mesjetare me cifutet qe gatuajne pite rituale me gjak foshnjash te krishtera.

    Po keshtu ne France, e njejta reviste qe botoi karikaturat daneze ne emer te militances per lirine e shprehjes, largoi nga faqet e veta si “antisemit” nje humorist veteran. Krimi i tij: kishte ironizuar zerat per konvertimin ne Judaizem te djalit te Sarkozise, me rastin e martese se tij me trashegimtaren e nje miliarderi hebre, me fjalet: “Do beje perpara ky djale…”. Antisemitizmi i humoristit perbehej, sipas akuzes, nga bashkeshoqerimi i “te ecurit perpara” ne jete, me “doren” e cifuteve qe kontrollojne parane – nje skeme qe del nga “Protokollet…” a nga te tjera legjenda te zeza.

    Ne anen tjeter, karikaturimi i profetit Muhamed, me vijimesi stilistikore nga antropologjia didaktike e Reich-ut, me ato theksimet e njohura te nazales semite, nuk merr persiper asnje lloj pergjegjesie per ndonje gjithperfshirje demonizuese qe mund te dilte edhe jashte personazhit. Kur konstruktohet imazhi konsensual i nje “orientali”, i cili mund te jete kushdo lekurezeshket, dhe kur ky personazh jo thjesht karikaturohet, por kriminalizohet me bomba ne turban, kriminalizimi gjitheperfshin nje komunitet te tere, me shume racial se fetar, te cilit i mvishet automatikisht aderimi ne idete dhe besimet dhe bombat e nje personazhi, supozuar popullorce si unifikues i identitetit te tyre kulturor.

    Bombat shpethejne sot dhe reagimi per shperthimet e bombes se karikatures, i adresohet kujtdo qe i mendohet se i beson apo i ngjan personazhit akretipal ne karikature. Kujtojme se pas atentateve te terroristeve muslimane ne Nju Jork e Londer, ata qe pesuan raprezalje hakmarrese neper cepa te erret rrugesh nuk ishin vetem muslimane. Kronikat shenojne midis te vrareve e te plagosurve nje te krishtere ezmer egjiptian, por edhe shume sikhe me mjekra e turbane, te cilet perputhen ne me shume cepa me karikaturimet.

    Ka njerez qe nuk duan ta njohin si te barazvlefshem antisemitizmin me islamofobine, meqe me njeren ane paskemi te bejme thjesht me racizem, e me tjetren thjesht me nje refuzim teorik te botes se ideve, si antikomunizmi a antiklerikalizmi.

    Keto dallime funksionojne vetem per boten e akademise dhe kopshtijet rreth saj, se sikhet me turbane, te vrare jometaforikisht ne vend te muslimaneve, deshmojne per krejt te kunderten. Duan apo nuk duan teoricienet, duan apo nuk duan nje grusht muslimanesh me sy blu, Islami ne Perendim perkufizohet me ngjyrat e minoritetit dhe termat e races: kontrolli kreativ mbi nje imazh arketipal, hamendesuar si tharmi nderetnik ku eshte themeluar “pseudoraca muslimane”, investimi i ketij imazhi me anakronizma si bomba, motivon unifikimin e shenjestres per diskriminim te metejshem; funksioni i ketij imazhi behet i ngjashem (por me i frikshem, se i verber e tejperfshires) me shortin e 52 letrave “Wanted” shperndare ne Irakun pas pushtimit.

    1. OVH, historinë e karikaturistit francez Maurice Sinet (i njohur si Siné) e kam rrëfyer këtu në blog një vit e gjysmë më parë.

      Sikurse shumë histori të tjera të ngjashme, ajo vetëm sa konfirmon se zhurma shurdhuese që e vë lirinë e fjalës në lidhje të drejtpërdrejtë me karikaturimin e Muhametit shpesh nuk është veçse reagim histerik në thelb racist prej një kategorie bigotësh që duan t’i provokojnë komunitetet myslimane deri në atë shkallë, sa këto të dalin mendsh dhe të “përmbushin” profecitë përkatëse.

      Komenti im më lart kishte kryesisht për qëllim të provonte se indinjata e komuniteteve islamike, por edhe e shumë të tjerëve, kundër karikaturizimit të dikujt që një grup i madh njerëzish e mbajnë për profet dhe njeri të shenjtë, nuk lidhet me ndonjë karakteristikë radikale të fesë islame, por është reagim njerëzor dhe i kuptueshëm jashtë filologjisë dhe teologjisë.

      Sfiduesit e tabuve bëjnë mirë që, para se të nisin sfidat, të identifikojnë tabutë.

      Jashtë teme, kur shkruan për afresket e asaj bazilikës në Bologna ku profeti paraqitet si djall, m’u kujtua të kem lexuar, në një libër për raportet e hershme të krishterimit me Islamin, se në kohën kur erdhën në kontakt këto dy fe, të krishterët, duke përfshirë teologët e tyre, nuk ishin në gjendje ta përfytyronin Islamin si fe tjetër; por vetëm e mendonin si herezi, që këtej edhe paraqitja negative e Muhametit jo vetëm në pikturat që ti përmend, por edhe në këngën e 28-të të Ferrit të Dantes, ku Muhameti gjendet në gropën e nëntë të rrethit të tetë, së bashku me skizmatikë dhe heretikë të tjerë.

    2. Ka njerez qe nuk duan ta njohin si te barazvlefshem antisemitizmin me islamofobine, meqe me njeren ane paskemi te bejme thjesht me racizem, e me tjetren thjesht me nje refuzim teorik te botes se ideve, si antikomunizmi a antiklerikalizmi.

      Ka edhe njerez qe e shohin, si ky gazetari Kanadez me poshte.

      http://www.theglobeandmail.com/news/opinions/the-scary-world-of-geert-wilders/article1491766/

      Interesantja eshte qe nje mjet qe i sherben ‘shenjterise te bukurise’, sapuni, u perdor per te sublimuar ‘bukurine e shenjterise’ ne Auschwitz. Per rastin shemiteve te rinj qe duan te ballafaqohen me kulturen e imazhit, mund te ve bast qe e njejta histori do te perseritet shume shpejt.

  13. Me sa di, as Gjon Damaskeni, mbase kritiku i pare “akademik” i Islamit, megjithese u rrit ne oborrin kalifal emevit, bir i nje nepunesi te larte te divanit, shok aventurash rinore – parashenjtore – me kalifin e ardhshem, nuk dalloi asgje me teper se nje herezi te krishtere ne fene e re.

    Edhe ne tekstet kanonike te Islamit ne fakt, pavaresisht se perdoret ndaras termi “fe”, serish haptas kembengulet se kjo nuk eshte nje fe e re.

    Nje nevizim shqip lidhur me Danten: ne esene per te, Kadareja, te vetmin moment gati-kritik, ia ka kushtuar detajit qe permendnit.

    Mendoj se tradita mesjetare e karikaturimit te profetit te Islamit, nje permbushje e parathenieve per Anti-Krishtin e pritshem – deri sa ky te behej Luteri a Napoleoni e me rradhe – zgjerohet edhe mbi boshin qe ka lene penalizmi i antisemitizmit, me te njejtat mjete.

    Me pas, ndezja e fronteve luftarake te rradhes permbi piketat e vjetra koloniale, thjesht sa e fut karikaturen ne permasen e luftes psikologjike, por me teper ne joshjen per shfrimit simbolik permbi shenjen anonime gjitheperfshirese, qe besohet se transmetohet keshtu tek grupi i bashkeshenjuar prej saj.

    1. Sigurisht qe nuk eshte ‘fe’ e re, dhe Damaskini ka te drejte. Kam takuar nje teolog anetar i zulmemadhit (ose famekeqit ne varesi te ke pyet) “The Jesus Seminar”, i cili me tha qe ka shume shenja qe tregojne se Muhameti ka mesuar shume nga hebrejte e krishtere te Petras.

  14. O qafir xhahil!
    Ta zeme se Muhamedi na paska mesuar shume prej “hebrenjve te krishtere” kjo pasi atij i ishte neveritur aq shume adhurimi idiot i statujave prej guri qe benin paganet arabe saqe nje pjese te mire te kohes perveç veçimit ne shpellen Hira e kalonte edhe nen shoqerine e hebrenjve dhe te krishtereve(monoteiste).
    Asnjera fe qe pretendon orgjinen Hyjnore ne thelb nuk eshte “e re”Te gjitha i bejne jehone parimeve adamite . Profetesite kane qene thjesht rifreskim i permbajtjes dhe adaptim formash( pra kane ngelur te pandryshyara adhurimi, agjerimi, bamiresia etj vetm se ne perputhje me rrethana te ndryshme i eshte pershtatur forma adekuate) . Togefjaleshi qe ti perdor ” hebrenj te krishtere” te mberthen me gozhde.

  15. Simbas te leciturve, iniciuesi i Mohametit ne te fshehtat e Zotit eshe nje prift nestorian, Bahari (sp?).
    Dhe po simbas te leciturve struktura e Kuranit ngjan me ate ate te scirpturave te vjetra hebreje.
    Jo ne konstrust me teper se sa ne rol;ai ka luajtur rolin e nje kodi civil, moral dhe religios per popujt qe qeveris(te), dhe ata qe e vinin ne praktike percepted apo detyrimet e lindura ishin vecse hoxhallaraet (njelloj si rabinet).
    Shto ketu edhe sakrificat, me derdhjen e gjakut te kafsheve… njesoj si kisha ortodokse apo hebraizmi, apo edhe paganizmi i vjeter…

  16. Simbas te leciturve, iniciuesi i Mohametit ne te fshehtat e Zotit eshe nje prift nestorian, Bahari (sp?).
    Dhe po simbas te leciturve struktura e Kuranit ngjan me ate ate te scirpturave te vjetra hebreje.

    Eshte judaizem 100%. I vetmi vend i lejueshem per tu lutur per nje hebre religjioz eshte xhamia. Muhameti fillimisht pati urdheruar drejtimin e ‘qibles’ nga Jeruzalemi, por me refuzimin kategorik qe i bene pretendimit te tij per profet cifutet e Medines (dhe te tjere), e nderroi drejt Mekes.

    1. MATEU 5:20
      Qëndrimi i Jezusit ndaj Besëlidhjes së Vjetër

      17 “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej.

      18 Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha.

      19 Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit.

      20 Sepse, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.”

      Tani vijojme me Kuranin

      3:77-84

      77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.

      78. Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.

      79. S’është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t’u thotë njerëzve:”Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):”Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.

      80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt , as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëoi ai juve mosbesimin pasiqë ju jeni muslimanë?

      81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):”A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? “Ata thanë:”Ne e pranuam!”Tha (All-llahu):”Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!”

      82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë
      respektit ndaj All-llahut.

      83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen.

      84. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.

      1. 84. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit

        Pikerisht tek Ismaili gjendet problemi i Muslimanit. Ai dhe nena e tij me duken shume te zemeruar, dhe kjo zemerate qe sot pershkon 1.5 miliarde shpirtra eshte epidemike. Lufta kunder imazhit behet pikerisht ne emer te djalit te bere lanet, i cili kerkon t’ja kaloje babes ne ‘righteousness’. Le te kujtome gjendjen e mjeruar psikologjike te cunave te magjypes Hagar, te misheruar ne historine e Hanifeve. Nje behet Cifut, tjetri behet i Krishter, e i fundit mban istikamin duke pritur me se fundi qe baba ti japi ate pjese te trashegimise qe kishte mijera vjet qe e pretendonte.

        Mua thjesht nuk me duket sikur cunat e Hagarit jane instrumenti i duhur qe sjell rezultatin e kerkuar(prandaj me quaj KFR e jo xhahil). Gjella me krype e krypa me karar tha. Hebrejte quajn veten si ‘krypa e tokes’…dihet qe ku ka shume kripe chorba nuk kaperdihet…1.5 miliarde shpirtra te infektuar me pezmin e Hagarit me duket shume kripe.

  17. Citim nga lart:
    “Interesantja eshte qe nje mjet qe i sherben ‘shenjterise te bukurise’, sapuni, u perdor per te sublimuar ‘bukurine e shenjterise’ ne Auschwitz. Per rastin shemiteve te rinj qe duan te ballafaqohen me kulturen e imazhit, mund te ve bast qe e njejta histori do te perseritet shume shpejt”.

    Ne fakt, per “semitet”, te cilet e kane ritualizuar larjen, parfumosjen e si keto, sapuni i sherben te dyjave: edhe shenjterimit, edhe zbukurimit, apo kombinacioneve te metejshme te tyre. Problemi i manikeizmit iranian – arian, eshte se nuk toleron dot hibridizimin, shkartisjen e gjerave – shenjterise me bukurine, ligjit me shpirteroren, shkronjes me kuptimin. Mbase kjo lidhet me nje terror te vogel psikologjik qe ngerthen impotenca e te bardhes para provokimit infektues te ngjyrave.

    “Semitet” kam pershtypjen se besojne ne te bardhen si drite per t’iu afruar permes pastrimit ngulmues, qe asnjehere nuk do te perfundoje, ndersa “arianet” qe e impersonojne dermatologjikisht te bardhen, preokupohen per te ndryshe (“limpieza de sangre”). Por e ardhmja, …reduktueshem duket se i perket ngjyrosjes.

    Nuk e di nese Obama eshte Papa i Zi i Nostradamusit, por pervec alarmizmit te pergjithshem per plakje te kontinentit, i cili furnizon tregun me krah te zi pune, kemi nje simbol ndryshimi “piramidal” ngjyrash, ne statistikat alarmante per renien prag shterimit te vokacioneve prifterore ne Europe: ato po risjellin fuqishem Afriken si furnizuese me kler te kontinentit tone – nje revolucion i heshtur qe te kujton Kopernikun.

    Ne kete kontekst shumeplanesh vershimi ngjyrash, edhe pas berjes se shumepritur sapun te semiteve te rradhes, serish ankthi hitlerian i se bardhes se paperlyeme nuk do te perfundoje dot. Nese deshton sprova per te riprodhuar ndaras racen e bardhe sintetikisht, krematoriumet do te duhet te vihen ne pune nga genocidiare profesioniste afrikane te nenpaguar, te vetmit qe kane ende zemer per kesi punesh.

    Nga historia e dime se perandorite ne dekadence (faza me gromesima gjate ripertypjes), nuk kane pasur kurre luksin te mesojne nga paraardheset, por perhere jane mbeshtetur ja tek “barbaret”, ja tek mercenaret, per te zezen (!) e vet. Ne rastin tone, shpetimi i pritur per ruajtjen e “shenjterise se bukurise”, te asaj gjese se bardhe pra, vjen ose nga Frankenshtajnet e teknologjise ose bio – meqe eshte edhe moda – nga Afrika.

    Pastaj kjo aspirata per te ri-prodhuar sapun “kosher” (nga produkte te ushqyera pa derr) dhe per t’u pastruar me te, me kujton nje deshire te fshehur shelbimi sekularist, per te pastruar nuk e di cfare mekatesh te tjera kongjenitale: apo mos eshte deshira e kurdohershme e revolucionareve per te zhdukur me cdo kusht deshmitaret e Ligjit te Vjeter, sepse makthi i ilegalitetit apo mbretvrasjes nietscheane te trazojne gjumin (pra gjithe ekzistencen) ? Jane vetem supozime joprofesionale.

    Nje link i ofruar ketu, qe nuk shoh te kete lidhje me temen, gjithsesi paraqet vizionet e pushtimit nga perbrenda te Europes me ane te ushtrimit te koncertuar, mekanik e ideologjik, te lindshmerise nga “muhaxhiret” semite. “Hixhra” zbrazet nga kuptimi klasik, dhe armatoset me koncepte maltusiane. Figures semite te “njeriut-bombe” i shtohet edhe “bomba demografike”. Se keshtu ka thene edhe Kadafi.

    Deri ne nje epoke pabesueshmerisht jo te larget, me fillim nga mesjeta, “arianet” besonin te tjera legjenda alarmi demografik. “Semitet” jo vetem shtoheshin si dine vetem ata (referoju ketu metaforave te pasura serbe mbi kosovaret), por u krasisnin filizat dhe te tjereve: ata rrembekeshin femije “ariane” per t’i sakrifikuar e per t’i ngrene ne te kremtet e tyre.

    “Arianet” e njihnin mire Ligjin, dhe e dinin se ndjekesit e tij nuk mund ta benin kurren e kurres kete hata, po gjithsesi , akuzat e gjyqet vazhdonin. Ne XIX, te akuzuarit ne Europe paraqisnin si evidence mbrojtjeje teorike kunder akuzave, ekspertizen perandorake te fermaneve te Stambollit, ku kembengulej se gjithe rastet e hetuara dhe gjithe tekstet e shqyrtuara, konkludojne se legjenda e femijengrenies rituale eshte “abes” (“absurde”).

    Sot legjenda demografike eshte modifikuar. Pretendohet se pjelloria semite, gershetuar me terrorizmin, do ta shteroje te bardhen nga kontinenti i vjeter. Sipas Falacit e Gert Vildersit me shoqe, “hixhra” (po a eshte “hixhra” cdo emigracion?) qenka nje konspiracion semitik per te delokalizuar pjellorine e per te permbysur keshtu balancat fetare. Pra te deshperuarit qe permbysin gomonet neper Mesdhe ne kerkim te bukes se gojes, jane diversante te vullnetshem te imperializmit semitik.

    Ne fakt, statistikat tregojne se me t’u stabilizuar ne Europe, emigrantet, po sidomos bijte e tyre, nisin e perbrendesojne me sa kane mundesi sjellje sociale nga te vendit. Se kendejmi, kushtet, me teper se asgje tjeter, i kanalizojne rreth krijimit te familjeve te vogla, me nje numer femijesh gjithnje e me te ngjashem me ate te vendasve.

    Verdiktet afro-diziake te Kadafit per t’u shumezuar pafund (do it for the cause! NOW!) nuk duket se kane ndonje peshe ne llogarite qe bejne me lekun, strehimin dhe arsimimin e femijeve banoret e rinj te Europes. Pastaj ky molestator gazetarkash, Kadafi i Bollivudit qe citojne demografet e konspiracionit, nga u kthye ne autoritet rabinik kaq shpejt?
    E po ashtu “hixhra”, nje shperngulje per te jetuar ne liri fetare, nga u kthye ne nje strategji kolektive per t’u bere disident fetar, me i diskriminuar edhe se katoliket ne Francen sekulariste?

    Evropa ka nje histori te respektuar perdorimi si mish per top te njerezve me ngjyre. Mjafton te shohesh perqindjet e gjysemhenave ne varrezat ushtarake te te dy lufterave boterore, te cilat profanohen regullisht ne kontinent.
    Problemet e identitare te se majtes europiane dekadat e fundit, jane pernjemend te tilla, sepse proletariati semit, ende nuk po guxon te klasifikohet ne retoriken politike te saj, ashtu si do kerkonin mbase parametrat e qitapeve marksiste. Ne vend te se majtes, si mish per top ata po i perdor amalgama e te djathtave provincialiste, qe ne kete menyre po ua propozon si armik kete “proletariat”, shtresave gati paralele me te; armik qe gllaberon vendet e punes dhe fondet sociale, por do te na gllaberoje edhe Lirine (ketu masivisht nderhyn si fanepsje dekolteja e saj epifanike, mbi barrikada).

    Kombinimi i argumentit kulturor me ate racial, ne sfond krizash ekonomike, perputhet ne shenjeser, duke permbyllur cikliken semite, me qe po keshtu paraqiteshin, ndryshem me kulture e gjithesej edhe ata te viteve ’30, kancer per ekonomine, e keshtu per lirine.

    Perqasja e hapet midis fatit te dy semitizmave ka hyre ne dekaden e e vet te dyte ne Europe. Ndonese per lexuesin e vemendshem ajo eshte bere gati bajate, sepse repetitive dhe e pafrytshme, per shume ajo ende shokon – sakrilegj per te mbijetuarit e Holokaustit, hata intelektuale e politike per mirembajtesit e fjaloreve, bashkepunim “idiotesh te dobishem” me armikun, meqe ketij i jepet luksi per te figuruar viktimen. Nuk dihet sa llogaritet efekti psikologjik i kesaj paraleleje me pragholokaustin – qe here pronesohet ne forme kercenimi apo deshire – tek te provokuarit e vertete prej saj, tek te gjallet.

    Metaforat sanitare me sapun apo me “zorra uji” herkuliane, me te cilat i pari i frengjve (nje nip i Selanikut semit) kercenoi se do te spastronte plehun njerezor te rrethinave me ngjyre, jane ende aq sa jane per t’i marre seriozisht; por sido qe te shkojne punet, sado keq, dialektika e ngjyrave do beje te veten. Semite e josemite e te tjere, qofte edhe me ndonje rreshqitje te vogel rruges, do ta kapercejne sapunin apo ylberet e shkumes se sapunit, dhe do te shkartisen, se s’kane nga ia mbajne.

  18. Mbas 3-4 mije vjeteve, Baal-i, qe s`pati e s`pati cfare tu beje Arianeve pa hije , tashti po kerkon ta ndryshoje boten me ane te ngjyres…?

    Ta shohim se si do shkoje kjo pune.
    Por nese historia do perdorur si harte, nuk do varur shume shpresa e besuar ne (mbi) fuqite e Baal-it.

    Por gjithe kenaqesia e shpallur, kur flasin per super aftesite e vetedeklaruara apo pazevendesueshmerine e tyre (have you ever read words from a certain Dana Miliband), gjithnje me kujton historine e El Khudr, tek i pergjigjet Moisiut: “Verily thou canst not bear with me, for how canst thou patiently suffer those things the knowledge whereof thou dost not comprehend?”

    A ka ndryshuar gje?
    Me duket se jo… tha.

    1. Por gjithe kenaqesia e shpallur, kur flasin per super aftesite e vetedeklaruara apo pazevendesueshmerine e tyre (have you ever read words from a certain Dana Miliband), gjithnje me kujton historine e El Khudr

      Ky Hidri qenka personazh interesant. Ka pas qene dikur nje ‘pest’ Shqiptar qe me ngacmonte me kete mbiemer. Pune skuadrash futbolli (‘ti je me kundershtarin’). Tani jam kurioz a e ka nderru mbiemrin ne Hidri ky pest-i apo e ka pas vertet ashtu?

  19. idashur

    Vetem dy korrektura te vockla: Bahar-i qe takon profetin e ardhshem te Islamit, me sakte quhet Behira.

    Po ashtu personazhi me dijet ezoterike qe takon profetin Moisi, mbase ne ndonje fonetizim alternativ gjate perkthimeve, shkruhet el Khudr, por mendoj se quhet vetem “el Khidr”.

    Ne shprehjet tona te vjetra popullore ka hyre si “Hizer” (shume “d” qiellezore e “dh” te termave/emrave arabisht, kane hyre me “z” prej ngercit qe ka turqishtja percjellese ne keto bashketingellore). Nuk di a te ka rene rasti te degjosh pleqte kur thone per dike qe eshte i mencur deri ne kufinjte e te frikshmes: “A c’eshte nje hizer ai filani!”; apo per dike qe proftas tinez a papandyer: “erdhi si hizer”.

    Te dyja perdorimet reflektojne sa vecorine e dijes “paralele”, e po aq besimin popullor/mistik se Hidri eshte i pavdekshem dhe e hasin njerez ne epoka te ndryshme.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin