INTERNIMI

Mesnata duhej të kishte kaluar me kohë, kur poshtë dritares nisi të gjëmonte zhurma e motorit të një kamioni. Ai tërhoqi batanijen mbi kokë, por kalimthi mundi të shohë siluetën e së ëmës, që kaloi me nxitim përmes dhomës së tij dhe shkoi drejt e te dritarja,duke shtrënguar lidhësen e rrobës së natës. Ishte e vetmja dritare e apartamentit të tyre që shihte nga oborri i pallatit. Foli diçka si përgjumësh dhe u kthye në anën tjetër.

– Po i marrin, – dëgjoi të ëmën, që kishte hapur një cep të perdes dhe po vështronte poshtë.

Ai flaku tutje batanijen dhe kërceu te dritarja. Zhurma e motorit u shua. Dy-tre burra po nxitonin të hidhnin në një kamion të vjetër kinez grumbuj rrobash të mbledhura shpejt e shpejt, që dikush i kishte nxjerrë me kohë para hyrjes së pallatit. Disa të tjerë me uniformë qëndronin pak më larg dhe vështronin nëpër fasadat e pallateve rrotull, ku qëllonte të ndizej ndonjë dritë, që fikej, sakaq.

Vetëm pasi iu mësuan sytë, ata mundën të shquajnë aty poshtë Shpresën dhe dy vajzat e saj, që një polic shtatshkurtër po i shoqëronte tek dilnin nga shkalla. Ato ndaluan aty ku u thanë, në anë të rrotave të kamionit. Shpresa uli te këmbët një valixhe.

Ani e vogël, vështronte njerëzit e huaj, që bartnin sendet e tyre dhe futi kokën nën krahun e së ëmës, ndërsa Ela, që ishte disa vjet më e madhe, qëndroi diçka më pas dhe nuk ia ndante sytë Shpresës, sikur kishte frikë mos do të rrëzohej së prapi.

Në një çast, Ela ngriti kokën lart dhe pa lart nga dritarja e tyre. Ai u tërhoq në brendësi të dhomës, por pastaj ndjeu t’i vinte turp. U afrua përsëri aty, por Ela nuk po shihte më andej. Ishin të dy në vitin e fundit të tetëvjeçares. Kishte ditë, që kur ktheheshin nga shkolla ajo i thoshte se kishte frikë. Ai nuk e kishte pyetur përse. E dinte mirë se ajo do t’i thoshte se kishte frikë se do t’i internonin. Kur ishin ndarë atë mesditë, kishte dashur t’i thoshte se po të ndodhte gjësendi ajo mund të vinte e të rrinte te ata. Pastaj kishte ulur kokën. E dinte se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë. Edhe ai ndjente frikë po aq sa ajo. Kudo shihte njerëz që ndjenin frikë. Një ditë, duke parë nga Ela, mësuesja e historisë u kishte thënë se armiqtë qëndrojnë të fshehur dhe mezi prisnin rastin të goditnin partinë pas shpine.

Babai i Elës ishte arrestuar para tre muajsh. Familjes nuk i ishte dhënë asnjë shpjegim, dhe siç ndodhte me të gjithë, në vend që të mendonin më të keqen, të afërmit e tij prisnin dita ditës që ai të lirohej. Diku do të kishte ndodhur ndonjë gabim thonin edhe disa nga fqinjët, por ndokush nën zë shprehej se prej kohësh e kishte kuptuar se kishte diçka të mefshtë që nuk i pëlqente te ai njeri. Ishte shumë i sjellshëm e i kujdesshëm me të gjithë, për të qenë aq i sinqertë sa donte të hiqej.

Kur kaluan javët e para dhe ai nuk po kthehej në shtëpi, nisën të bëhen gjithnjë e më të rrallë ata që e pyesnin Shpresën se çfarë po ndodhte me të shoqin.

Disa filluan të shmangnin rrugën kur e ndeshnin përballë, ndonjë ulte kokën dhe bënte sikur rrëmonte thellë çantës që mbante në dorë, i frikësuar se një sy i keq mund ta shikonte përtej ndonjë vrime dere, por kishte edhe nga ata që tamam atë çast kujtoheshin për diçka që kishin harruar në apartamentin e tyre dhe menjëherë u ktheheshin shkallëve mbrapsht, duke rendur. Kjo më fort i linte mbresa Anit të vogël. Sapo e shihte se komshinjtë që kishin qenë gjithnjë aq të dashur me të, tani kalonin pa i përkëdhelur kokën, ajo ndalonte dhe u thoshte nga pas se babai do të vinte shumë shpejt në shtëpi . Mamaja ishte e sigurt për këtë. Ndokush edhe i buzëqeshte kalimthi, por ishin të shumtë ata që e dinin se tashmë vetë Shpresa mbante pranë shtratit një valixhe me gjërat më të domosdoshme.

– Po ku do t’i çojnë? – pyeti ai, duke besuar se kishte filluar të dridhej nga të ftohtit.

E zemëruar e ëma u kthye të gjejë sytë e të birit në errësirë.

– Kaq gomar, je? – i tha- Nuk e kupton se do t’i sikterisin nga Tirana ?

Atij i shpëtoi një klithmë dhe pak ia vuri veshin fyerjeve të së ëmës. Ajo gjithnjë ashtu fliste. Ky gomari tha kështu, ai gomari nuk ka mësuar të ecë në fushë, sot në televizor ka një film me atë gomarin.

– Do të ikë pa marrë edhe atë si mish gomari, që na japin një herë në javë, – foli përsëri e ëma.

Aty poshtë Ela sikur u kujtua për diçka dhe deshi t’u ngjitej shkallëve, por ai burri i shkurtër i bëri shenjë të mos lëvizte nga vendi. Ajo nuk mund të merrte më asgjë në atë apartamenti. As që mund të ngjitej më atje. Ai nuk ishte më i saji.

Të tjerët, nxituan të ngarkonin edhe ato pak gjëra që kishin mbetur. Në fund ngjitën në karroceri edhe Shpresën dhe dy vajzat.

Aty, pas dritares, ai nisi të lutej me vete që Ela ta kthente edhe një herë kokën lart. Do t’i bënte ndonjë shenjë, do t’i thoshte se nuk do ta harronte. Por përsëri nuk ishte aq i sigurt, nuk i besonte më vetes. Mori frymë thellë dhe mendoi se po të ndodhte përsëri që ajo të ngrinte kokën edhe një here, të paktën ai nuk do të lëvizte nga dritarja.

Pastroi xhamin, i torturuar nga pazotësia për të ftilluar mendimet e veta dhe as që vuri re të ëmën që doli në korridor. Nuk e pa as kur ajo hodhi pallton e të atit mbi rrobën e gjumit dhe doli duke marrë shishet e qumështit, që ndodheshin gjithnjë pas derës, në një trastë linoleumi. Ai e pa përsëri vetëm kur ajo u shfaq poshtë, në të dalë të shkallës së pallatit.

Për çudi e ëma nuk mori rrugën drejt dyqanit të qumështit. Iu afrua Shpresës dhe i zgjati një pako, që ai prej kohësh e kishte parë të dergjej i mbuluar nga një cipë akulli në frigoriferin e tyre të vogël, në pritje të vizitës së ndonjë miku të rrallë. Shpresa ngurroi një çast, duke parë rrotull pastaj zgjati duart të marrë pakon.

– Ti, ndalo aty! Çfarë do t’i japësh? – bërtiti ai burri i shkurtër.

– Asgjë, – dëgjoi ai të ëmën të flasë, – një pulë që i kisha marrë borxh. Nuk e gjeta në shtëpi dhe po ia jap këtu.

– Gjithmonë në mesnatë i kthen pulat ti?

-Po, – i tha e ëma, – se mos e di pula sa është ora.

Ajo ia tërhoqi krahun me forcë Shpresës dhe i ngjeshi pulën në dorë. Pastaj mbërtheu pallton e saj dhe iku tutje, andej nga ishte blloku i dyqaneve. Një nga burrat e tjerë u afrua te karroceria e kamionit të shihte se ishte fjala vërtet për një pulë të ngrirë.

Ajo që ndodhi pastaj ai nuk mundi ta shihte deri në fund veçse duke fërkuar sytë pareshtur. Nja grua tjetër, me të dalë nga shkalla, ndaloi sa për t’i lënë Shpresës një pako makarona në dorë dhe çau e iku edhe ajo tutje andej nga kishte shkuar e ëma e tij, duke lënë pas tingëllimën e përjetëshme të shisheve të qumështit.

– Ia kisha marrë borxh, – i tha atij burrit, që u afrua menjëherë të shihte se çfarë po ndodhte.

Më tej ishte një plakë e kërrusur, si gremç, që ai nuk e kishte parë kurrë të dilte nga shtëpia e saj. Ajo, duke mbajtur njërën dorë te kryqet, iu afrua Shpresës çalë-çalë dhe i la te këmbët një shishe vaji.

-Borxh, – i tha policit me rroba civile, që nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte – Nuk i lan borxhet, ti ?

Në pallatet rrotull dritat ndizeshin përsëri, por nuk fikeshin më. Burri i shkurtër, u bëri shenjë të tjerëve të ngrinin kapakët e karrocerisë dhe shkoi të ulet në kabinën e shoferit. U dëgjua të gjëmonte përsëri motori i atij kamioni të vjetër kinez dhe policët me uniformë nxituan të ngjitën në karroceri, duke vënë në mes Shpresën dhe dy vajzat.

Aty te dritarja, atij i dukej sikur kishte zhytur kokën në ujë dhe gjithçka që shihte lëkundej e ndryshonte formë, si të qe në fund të një pellgu. Fshiu avullin që kishte veshur xhamin e dritares, por kjo nuk ndryshoi asgjë.

Para se kamioni t’i zhdukej nga sytë u hodh në shtratin e tij dhe mbuloi kokën me batanije. Pastaj nisi të qajë, i tmerruar që kishte zbuluar aq shumë frikë të fshehur brenda vetes.

Nuk ka komente

  1. Prekese..
    Nuk e dija se duke lexuar te tille tregime, do perlotesha, edhe ne kete moshe qe jam sot e pas kaq shume viteve! Mu kujtuan komshinjte e mi, te cilet u internuan nje mengjes te heret, njesoj si Lyss e ka pershkruar ketu, mu kujtua shoqja e klases dhe vetja ime, qe mesuesja e historise (koincidence fantastike), nje besnike e partise, na trajtoi njesoj si “Elen, duke thënë se armiqtë qëndrojnë të fshehur dhe mezi prisnin rastin të goditnin partinë pas shpine”, dhe ne ishim atehere vetem ne vit te dyte te shkolles se mesme… e ne fund, drama e tim eti dhe e gjithe familjes, kur me ankth, per jave te tera, prisnim te na vinte nje “kamion kinez”, per te na shoqeruar edhe ne diku, jashte apo larg Tiranes. Nuk ndodhi kjo e fundit; akoma nuk e di se perse nuk ndodhi por sot, falenderoj Zotin, ndoshta edhe ndokend tjeter, qe nuk e di se kush mund te kete qene e qe gjithsesi, ka ndihmuar te shpetohen (edhe pse pergjysem) nga shkaterrimi, disa shpirtera…

  2. Se pari, I dashur Lyss, asgje personale, thjesht per “te miren e punes”:).

    E dyta, ky eshte nje tregim i mire ne vetvete, apo sepse rimerr nje ngjarje (qofte edhe te pajetuar nga autori) nga periudha e dikatures; prej ketej pyetja: cdo produkt artistik me teme nga diktatura eshte i mire by definition (sikunder edhe per arsyen se nuk guxon kush ta kritikoje sepse do t’ia lexojne kritiken si “proishsistem”)?

    E treta, me demek, populli vazhduakerkersh te jete trim e liridashes (punetor serish nuk me rezulton), por fajin e ka sistemi?! Djallo pune, si nuk gaboi njere ki popull mo?!

    E katerta, D. qafime.

  3. I dashur Nga halli, të paralajmëroj se e humbas menjëherë natyrën time tolerante, kur më prekin te populli. Aty nuk mbaj!
    Seriozisht. Gjithçka është çështje pikëpamjeje. Po të ishe i vëmendshëm mund të vëreje një lloj rezistence edhe nën diktaturë.
    Ja edhe prova, se e njoh vesin tënd si jurist:
    Dikush nga familja ime ka qene e pranishme te dyqani i ushqimeve i lagjes, diku nga mesi i viteve ’70, kur aty hyri nëna e Kujtim Spahivoglit, një grua e moshuar fantastique tiranase që ruante një dinjitet të pashembullt edhe kur i biri i saj (që brezi im e adhuronte si poet e regjisor) ishte i internuar (pas Plenumit 4). Kjo grua ( që gjate L2B kishte ushqyer me duart e saj ata që i kishin internuar të birin), kjo grua pra, hyri në dyqan dhe pyeti nëse kishte oriz vendi (që megjithëse rritej nën diktaturë ishte i cilësisë së mirë).
    – Jo i tha shitësja, kemi vetëm oriz kinez.
    – Faleminderit, i tha ajo dhe mori të dalë, pa blerë asgje.
    Atë çast, një oficer që po ndiqte ketë skenë, i shkoi asaj nga pas, duke i thene:
    – Nëné, nuk të pëlqen orizi i popullit vëlla kinez, ty ?
    – Po zotnisë sate, nuk i pëlqen orizi i popllit shqiptar, – iu përgjigj ajo.

    Pelqej te ve ne dukje fakte te tilla, se shpirti i viktimizimit ne rrefimet per diktaturen, jep vetem nje pamje te te vertetes, te pakten dy, por jo te treten, qe ploteson realitetin.

    Noname, faleminderit juve se me këta të rinjtë eshte e vështirë të merrem vesh. Është e vërtetë ajo që thoni ju. Ngjarja nuk më ka ndodhur mua por e kam parë të gjithën, tamam ashtu siç është përshkruar më sipër.

    Mund të ketë qenë fillimi fare i vitit 1980 kur na ngritën një mesnatë në alarm (zbor) dhe u nisëm për një lojë ushtarake. Para se të merrnim rrugën e Tufinës me këmbë (autobuzët nuk kishin filluar ende punë) ndalova të therras edhe një mikun tim, që banonte te ato kullat, ku kryqëzohet unaza me rrugën e Dibrës.

    Në oborrin midis tyre pashë krejt skenën e mësipërme. Natyrisht, m’u deshte një pikë vështrimi, dhe krijova personazhin e atij djalit. Ato gratë që linin diçka te këmbët e gruas që kishin ngjitur në kamion e iknin te rralla e qumeshtit, ato i kam kërkuar më vonë, por kjo është histori tjetër.

  4. Shkrim interesant , ne te kaluaren ky popull paska jetuar vertet ,ajo e kaluara paska vertet percka te frymezohesh te shkruash ndryshe nga e tashmja dhe e e ardhmja e cila nuk eziston per ket popull.

    1. I dashur anonimus, shprehja juaj: ne te kaluaren ky popull paska jetuar vertet, me shqetësoi shumë.

      Do te kete ndodhur ndonjë keqkuptim. Me thoni ju lutem çfarë duhet te heq a shtoj ne tregimin tim qe të ndryshoni mendim, se dyshoj se ju kam shtyrë te mendoni në të kundertën e asaj qe kam dashur te them.

  5. Eshte i kuptueshem skepticizmi, ne fund te fundit ngjarje te tilla edhe kur kane ndodhur rralle, s’kishte si te benin buje.

    Nga ana tjeter, nje tregim/rrefim i tille qe sipas Lyss-it eshte ngjarje e vertete, dhe s’kam asnje arsye ta dyshoj, normalisht apo humanisht duhej te merrte vleresime me te larta.

    Nje akt per t’u admiruar, sidomos i vene ne kontekst.

    1. Përse duhet admiruar dhe vlerësuar?!

      Për ata që s’shifnin me syze as atëhere dhe s’kanë nevojë as tani, dmth, ata që shkonin në zbor si gjithë të tjerët, e DININ mjaft mirë që, një nga mënyrat (e egër,krudele, shtazore, quajeni si të doni) më efikase (dhe këtu nuk mund të gjykoni dot efikasitetin e saj), ishte ajo që: Dënohej njëri që të zinin mënd të tjerët.

      Këta që u mallëngjyen kaq shumë me historinë, do fillojnë të protestojnë: “Po ç’faj kishte Shpresa me dy kërthija që të degdisej në ndonjë vënd të humbur?”… mjaft e drejtë të mendosh ashtu SOT (kur dhe po të vrasësh 3 policë në mes të qytetit nuk të hyn gjemb në këmbë), por atëhere, ata që fshiheshin pas perdeve, e dinin se ishte mjaft kollaj që të digjej dhe i njomi me të thatin…

      1. Ed, une e ndava rrefimin kur e lexova. Nuk po e krahasoj, relativizoj me sot, apo me neser. Eshte e mundur te flitet per ate periudhe, pa e vene ne nje peshore me 20 vjet katrahure.

        Kur thua vete, qe “e dinin se ishte mjaft kollaj qe te digjej dhe i njomi me te thatin” atehere ty s’te ben fare pershtypje qe per nje kaprico keta komshinjte qe po “lanin borxhet” mund te digjeshin, e megjithate zgjodhen ate menyre qe zgjodhen per ta percjelle Shpresen drejt ferrit? Prandaj thashe, i vene ne kontekst (i njomi/i thati) akti eshte per t’u admiruar.

        Flitet shume per mungesen e “disidences” ne Shqiperi gjate diktatures. Kete veprim ndoshta s’do shkoja aq larg sa ta quaja disidence, por ne nje fare menyre, “rezistence” humane.

        1. Monda, ndoshta shikoj shumë Tv unë, por, nëse më është ngjethur mishi me të vërtetë, më është ngjethur kur kam parë se si banonte Nënë Shpresa… e kthyer nga internimi, banonte në një dhomë në bodrumet e ish-shkollës së partisë.
          Ironi e fatit, apo tragjedi në tragjedi, kjo Nënë Shpresa, kur fliste se si jetonte, pa ju dridhur syri thoshte: Isha më mirë kur jetoja në internim…

          Mund të bëjmë hartime dhe “akademi të lartë” (se kështu ndoshta i pëlqen ndokujt), por përderisa qindra Nënë Shpresa jetojnë ashtu… dhe ish të burgosurit e Spaçit flenë në stolat e lulishteve, atëhere ËSHTË E KOTË që derdhni lot krokodili për ç’ka shkuar… Sepse, NËSE DONI TË NGRINI ZËRIN të fyer në ndjenjën tuaj qytetare, bëjeni për se si janë e jetojnë tani ata të shkretë.

        2. Ed, nuk e di pse “e perdredh” diskutimin ne kohe, kur une e bera te qarte poziten nga ku e lexova.

          Tani, njehere flet per:

          “Këta që u mallëngjyen kaq shumë me historinë, do fillojnë të protestojnë: “Po ç’faj kishte Shpresa me dy kërthija që të degdisej në ndonjë vënd të humbur?”…”

          Dhe efikacitetin e pagjykueshem te kohes, e pastaj me flet per tragjedine e Nene Shpreses sot.

          Lere Shpresen. Nuk po i futem fare tragjedise, tmerrit te saj si dje, si sot, percundimit shpirteror te cilin permendi noname. Une e lexova dhe po marr nga ky rrefim aktin e komshijve.

  6. Lyss, urime per kete shkrim.
    Dhe mos prit qe ata qe nuk shihnin atehere me sy hapur, te shohin sot me syze.
    Respekte.

  7. Ky rast leximi, i ketij tregimi te shkurter, me thote, se mund te shihen disa ngjarje te jetuara ne format ditari/biografik, se sa i treguar ne veten e trete, vetem per te bere disa nderhyrje me interes per pikpamjen e autorit, qe nuk privohet per to ne trgim drejtperdrejt si deshmimtare.

    Do thoja se, si shokimi, pesuar nga deshmia ne ngjarje, e autorit, perfundon pa zgjidhje, per vet femijen deshmimtar, po ashtu edhe pa fuqia e perjetimit treguar nga autori deshmimtar.

    Tani, qellimisht po e teproj, te shkruaj se: ‘Deshmimtaret me te mire te keqtrajtimit ne nje te menduar jashte zkonisht te gabuar qeverises prej rregjimit te asaj kohe ishin vet sherbyesit e tij, si rrjedhoj, ata, pritet qe te veprojne te paret per korrektimin e tij, por kjo nuk ndodh, se ata donin te benin hatan ne te mire, prandaj, si rrezultat, ishin jo te mire. Po ashtu edhe me tregimin, nuk duhej te medohej se deshmia do dukej me mire si tregim i fantazuar.

    Simpatizohem me informacionin e marre nga tregimi, edhe nga postimet suplementare te mepasme te autorit, edhe pse nuk eshte perdorur formati i zgjedhur efektivisht per ngjarjen e deshmuar.


  8. Çome – pa më thuaj të lutem, cili ishte ai që i besonte, që nuk kuptonte ? …Ju vetë, për shembull; sa kohë i keni besuar ? Sa kohë ju desh për ta marë vesh, për të kuptuar ? Hajde, të mos llogarisim fëmijët. Por të tjerët… të pranosh që brenda ditës, shpirti i njeriut të rrugës u shëndrrua në baltë, jo ! Kjo nuk mund të gëlltitet. Dikur, beu mbi shkallare mund të dërdëlliste çka i donte shpirti dhe fshatarët përballë dëgjonin, bile edhe talleshin me të pas shpine. Por ama, beu nuk ishte idiot dhe aq më pak qehajai i tij. Ata e merrnin vesh që çke me të, por bënin sikur s’merrnin vesh. Dhe ja, në momentin kur ata linin shëndenë, fshatarët tanë ju bënin një temena të thellë « si një njeri i vetëm ». Dhe ju më thoni se ata e bënin pasi kishin besim tek beu i tyre ? Çfarë njeriu duhet të jesh për ta ngrënë këtë ? … dhe hop, përnjëherësh, të gjithë profesorët, të gjithë inxhinjerët na dolën sabotatorë, dhe ai njeriu juaj e beson këtë ? të gjithë gjeneralët më të mirë, heronjtë e Luftës na dolën spiunë dhe agjentë dhe ai, vazhdon ta besojë ? të gjithë shokët e Udhëheqësit u shëndrruan në rrenegatë dhe tradhëtarë të tërbuar dhe ai, ende i beson ? të gjithë shokët dhe miqtë e atij vetë u quajtën armiq të popullit dhe ai, i ze besë ? me qindra ushtarakë dolën se ishin gati të shisnin Atdheun e tyre dhe ai, vazhdon ta hajë ? populli i tërë kositet, që nga pleqtë deri tek foshnjat, dhe ai ende vazhdon të besojë ? Atëhere, të lutem, kush është ky njeri, sa i vlen atij lëkura ? një idiot? Do më thuash ndoshta që i gjithë populli ishte idiot ? Të lutem fort. Populli nuk është kafshë, as edhe i metë, por ai kërkon thjesht të jetojë. Dhe që të gjithë popujt i nënështrohen të njejtit ligj : të mbijetojnë me çdo kusht dhe të qëndrojnë më këmbë. Dhe atëhere, kur për sejcilin prej nesh, Historia do të pyesë mbi varr : kush ishte vallë ky njeri ? Mbetet një zgjedhje, sipas Pushkinit : « Në këtë shekullin tonë, të fëlliqësisë ; Gjithkund, në të gjitha elementët ; Njeriu është ose tiran, ose tradhëtar ose viktimë ». .. Hajvani nuk ka gjetur vend në këto vargje. Megjithëse poeti e dinte mirë se edhe hajvanët egzistonin. Jo, na mbetet të zgjedhim vetëm mes këtyre varianteve. Dhe nga momenti kur më kujtohet se nuk kam bërë burg, nga momenti kur e di fort mirë që nuk kam qenë një tiran, kjo don të thotë se… Kjo don të thotë… gjithë jetën e kam shkuar me frikë në zemër. .

    Kosta – jo Çome, po merrni kot. Ju gjykoni disi fort ashpër. Për mua, tradhëtarët janë ata që bënin spiunllëqe, që shkruanin letra, që dëshmonin. Vetëm nga ky lloj ka me qindra mijra. Mund të llogarisim në çdo dy veta një spiun, hajde pra, një hafije për çdo tre veta të arrestuar dhe të dënuar. Por që të quhen të gjithë të tjerët hafije, është pak si tepër. Pushkini ja ka futur si ka mundur. Stuhia thyen pemët dhe përkul barin por a mund të thuhet se bari tradhëtoi pemët ? Sejcili jetën e vet. Ju vetë e thatë : mbijetesë, ky është ligji i jetës të një populli.

    Çome – ndoshta, por nuk arrij gjithmonë të spjegoj se në ç’mënyrë, brenda disa vjetësh, energjia kolektive shuhet kështu, si ka mundësi që impulset heroike të shëndrrohen në impulse të frikës ? Dhe unë jam një komunist nga ata të parët, të themelimit. Kam bërë luftën dhe kushesa herë e kam vënë jetën në rrezik, dy gisht larg vdekjes. Si u shëndrruam në këtë mënyrë, ne që shpresonim dhe ëndërronim të jepnim edhe jetën për diçka të lartë ? Si mundëm të nënështroheshim ? Dhe kujt, në rradhë të parë ? Frikës ? Idhujve ? Hajde mo, unë jam një dikush pa rëndësi, i vogël dhe fjala ime nuk peshon. Po ata të tjerët, Beharët, Babë Lymët apo Haxhinjtë, Dishnicat dhe Sejfullatë e më the të thashë…E pra ata, nuk merrnin vesh ata apo nuk kuptonin ? Përse ata nuk ngritën zërin publikisht, që në fillim ? A e kupton se sa vlerë do të kishte për të gjithë ne sikur ata të kishin folur hapur ? Ndoshta ata do të kishin shkuar për lesh – sikundër edhe shkoi shumica e tyre, por ndoshta ne do të kishim ndryshuar, do të ishim ngritur krye dhe gjërat nuk do të kishin shkuar aq larg.. Jo, jo, ata preferuan të largoheshin nga skena, preferuan të vetëvriteshin ose të zhdukeshin në rrethana misterioze. Është kurajo kjo ?

    Një spektator nga salla – Po ata të tjerët, shkrimtarët dhe mendimtarët e mëtejshëm – Agollët dhe Kadaretë – përse nuk luajtën vendit ? Nuk kuptonin vallë realitetin apo i besonin atij ? Kush i pengoi të merrnin fjalën publikisht kundër rregjimit, qoftë edhe një herë të vetme – për të mos thënë më tej, cili element i ndërgjegjes së tyre intelektuale i shtyu t’i thurrnin lavde atij rregjimi, në vend që të heshtnin, të mbyllnin gojën, të mbijetonin si memecë – sikundër plot të tjerë, po aq – në mos edhe më të talentuar se ata ?

    1. Xixa, të lutem m’a thuaj me fjalë më të thjeshta çfarë zarari kam bërë, që të kërkoj falje, se kështu nuk po marr vesh asgjë.

  9. Tregim i bukur Lyss. Me pelqen si i ke shtjelluar ndjenjat (dhe nga perspektiva e) atij cunit. Po dhe sensi i humorit me ato fjalite e gomar-izuara.

    P.S. Juve qe keni objeksione apo sugjerime, dhe te tjera “mosperputhje karakteri” me fabulen e tregimit, do ju sugjeroja te mos harroni qe eshte tregim letrar, jo antologjia e persekutimeve komuniste. Ose te pakten ndajini komentet per tregimin nga ato per historine. 🙂

  10. Kur silueta e mëmë Pendës kalonte me nxitim nëpër fletën e bardhë, ti Lyss tërhoqe batanijen mbi kokë; dhe kur kamioni është zhdukur nga sytë ti mbulon kokën me batanije.
    Ti shkruan për internimin e Shpresës duke harruar internimin e shpresës. Në këtë shkrimin tënd, tek i cili nuk ndryshon gjë fakti se si do ta quajmë, sapo janë internuar Ngjarja me fëmijët e saj, – pa e bërë familjen tipike socrealiste me dy fëmijë- Tregimi, Vërteta, Bukuria, (Pendimi shpëtoi se e kishin marrë gjyshërit ta rrisin), Mëfali në pelena dhe… mos është gjë shtatzanë? Parë kështu, do apo s’do, ti je vetë personazhi që ke shkruar.
    Ndryshe nga dje, kur mbulohej koka me batanije, sot për fat kemi njerëz që i flakin batanijet me pesë yje të Shfajsim – Sh.P.K.; e nuk flas vetëm për këta këtu që çuditesh pse të dalin kundër në virtualitet, por kryesisht për ata të tjerët atje, në realitet: nga Myslym Pasha tek Virion Graçi, për të përfshirë çështje sa të përbashkëta aq edhe individuale, të cilët me kurajo për tu admiruar e pasuar i kthejnë Shpresës qytetarinë.
    Por prej heroizmave individuale nuk rrjedh shfajësimi kolektiv. Kjo është gënjeshtër e përpunuar dhe e amplifikuar me të gjitha mënyrat, që do të nxjerrë edhe Nexhmijen qelibar – kjo ka takuar Mit’hat Frashërin është lajmi më i fundit. Këtë lloj rryme, të kritikueshme edhe këtu tek PTF, përcjell mesazhi yt.
    Ne që nuk i jetuam burgosjen dhe internimin drejtpërdrejt, duhet të themi secili MË FAL. Nëse do të shkruajmë për atë periudhë ky duhet të jetë mesazhi ynë- nëse gjykojmë se duhet të japim një të tillë. Për mua ka shumë shumë herë më tepër vlerë sjellja prej teje e ndodhisë së nënës së Kujtim Spahivoglit në shirit se përpunimi dixhital i asaj që ka ndodhur.
    Por a duhet që ne të shkruajmë, apo t’ja lemë shkrimin e asaj kohe të përsekutuarëve si Fatos Lubonja psh.? Po, në kemi të reja për të thënë e në mundemi (të pakët si i shihnim ne ata). Po, në përpjekja jonë do të garojë me Fatos Kongolin për nga letërsia dhe Zef Pllumin për nga dokumentimi.
    Ti mund ta bësh këtë shkrim tregim, duke e shthurur të gjithin si trikot dikur, e rithurur nga këndvështrimi prej ku vërtet e ke parë ngjarjen, duke e konsideruar të gjithën këtë veçse hyrje, e duke vazhduar të zbulosh frikën dhe tmerrin e personazhit tënd. Për këtë të fundit po të nguc me dy-tre fjali: Po babi ku është sonte? Ç’janë ato punët e çuditëshme që e ngrenë në mes të natës, për të cilat mamaja thotë “s’ka ç’të duhen ty”. Pse ajo s’u thotë kurrë “gomerë” atyre?
    Kështu mund ta ngresh tregimin deri në atë pikën e dhimbshme ku lexuesit i ngjedhet mishi si i pulës, por jo duke ja lënë pulën e TËRË në dorë si pako.
    Tragjedia kthehet në komedi, ne në marioneta që dhe kur qajmë duket sikur qeshim; fabula: ne kemi kaluar vijën me shkumës që na kishte bërë e keqja kur kjo na … por prej këtej nuk del moral.

    1. DC çfare ju ka pickuar sot?
      Behu me modest kur merr persiper te mesosh dike si duhet te shkruaje, nderkohe qe je ne te drejten tende te mos e pelqesh tregimin e Lyssit.

      Une iu ktheva per here te dyte atij, pasi te lexova ty dhe me te vertete qe fabula e tregimit rreh shume larg asaj qe kujton ti. Flet per diçka te perjeteshme te shpirtit te ketij populli qe asnje diktature nuk mundi t’a sakatoje, siç do te donte. Kjo kam pershtypjen se nuk eshte thene ndonjehere qarte e kaq thjesht. Te luash delen qe e çojne te kasapi eshte e lehte.

      Ne dy faqe gje ai tregim i ngjan nje makthi qe fillon kur nje femije zgjohet i trembur dhe perfundon kur mbulon perseri koken, por vraga e se keqes te ndjek nga pas.

      Mbase te nesermen kur te zgjohet ai personazh ende femije do te mendohet nese ka pare nje enderr e keqe apo diçka ka ndodhur me te vertete. Dhe kjo deri sa te hyje ne klase e te shohe banken bosh te shoqes se tij…

      Ne ç’menyre tjeter mund ta percjellesh traumatizmin e nje kombi, pa folur fare per hekura, trekembesha, litare, pranga, koka te varura ne çengela, njerez te varrosur te gjalle… madje edhe pa aty pyetjen tende te çuditeshme: Po babai ku eshte?

      1. O jemi o s’jemi modeste. S’ka mase qe te na beje me modeste. A, ne mendon se s’jam i tille vetem se nuk shtoj klishene “per mendimin tim modest”, mendoje me thjesht, mendoje se ajo nenkuptohet, ndonese kur marrim persiper te bejme kritike modestine e kemi lene menjane. Une nuk e mesoj Lyssin. Apo ke dashur te shkruash “te mesosh”? Une e kritikoj ate per nje gje konkrete, qe eshte se paraqitje e tille eshte shfajsim, eshte si borxhi i minutes se fundit qe lajne ato grate.
        Mua me duket se te gjithe ketu jemi ne nje varke, por s’biem dakort nga fryn era.
        Tek pretenciozi “Internim” kemi vetem percjelljen per ne internim te familjes se dikujt qe nuk na thuhet cfare ka bere, dhe autori ne nje koment me poshte na sqaron se “Ato gratë që linin diçka te këmbët e gruas që kishin ngjitur në kamion e iknin te rralla [sic] e qumeshtit, ato i kam kërkuar më vonë, por kjo është histori tjetër.”
        Si eshte e mundur qe populli yne kreshnik jetoi ne simbioze me me te keqen e te keqijave per dhjetra vjet? Pergjigjia eshte e rende, por dhe mohimi i simbiozes, me gjetje ireale nuk eshte i lehte. Kjo dhe mund te axhustohej, ne autori do ta kishte vene personazhin e tij ne ethe e temperature, qe s’dihet ne vertet shihte c’ngjante a perfytyronte ne kllapi ato qe deshironte te ngjanin,- ne do flitej ne po ate kohe; apo te kishin ngjare, – ne do kishim dy kohe. Aty s’ka halucinacione as kapercime ne kohe pervec deshires se mire te autorit dhe lexuesve te tij per ti lexuar ngjarjet sic jane pershkruar, ndryshe nga si mund te kene ndodhur vertet.
        Ndersa ate tezen me “dicka te perjeteshme te shpirtit te ketij populli” nese vertet autori ka dashur sipas teje ta fokusoje, do ti ishte dashur qe Shpresen te mos e portretizonte si fataliste, t’emen e ketij djalit si gomarice; sipas shembullit qe ai sjell tek komenti Shpresa duhet te kishte hapur gojen, mbase te theshte: “(per pulen) nuk e dua, s’kam uje qe ta zjej. Me jane thare lotet.” E normalisht kjo mamaja do kthehej ne shtepi per te thene: Gomarica!
        Autori nuk i jep ato qe sugjeron ti, ndersa shoh qe dhe pyetjen duhet t’ja besh atij qe i ka dale per zot jo mua. Per pyetjen time te cuditeshme po te jap disa pergjigje normale, si:
        a) babai po fle (per shtate pale qejfe)
        b) babain e thirren ne zbor (eshte mesues gjimnazi)
        c) babai po shikon TV (Electric Blue)
        d) babai po punon (truni i trete)
        e) babain e thirren me sherbim (ata te drejtorise X)
        f) babai po nderton hidrocentralin (Drita e Partise)

        E pra Qato, faleminderit per interesimin qe tregon per shendetin tim dhe per lejen qe me jep per te mos u shprehur.

  11. I Nderuar _ Lyss, tregimi juaj eshte i mrekullushem nga pikpamja letrare , me fal qe ne komentin e pare shkruar rrembyshem per sjkak kohe ,nuk shpreha kete mendim ,pra kritik pozitive do thosha mbi shkrimin.
    Lyss gjithmon i nderuar , do te kerkoja qe komentin tim te m,e siperm ,mos ta merrnit personalisht ,(sepse nuk ju jam drejtuar direkt juve ,ne ate koment) por erdhi si rrezultat i shume shkrimeve qe lexojme ne faqet shqiptare te internetit, te cilat “cuditesrish” i referohen aq shume te kaluares ,e pothuaj aspak te Tashmes e te Ardhmes , te cilat mendoj un jan aq shume te rendesishme per shqiptaret .
    Nji njeri i talentuar i letrave / penes si ju (qe un ju vleresoj shume ate stil tuajin ne tregimin e shkruar ketu ) do duhej ti kushtonte mendoj un rendesi edhe te Tashmes apo te Ardhmes e cila do te thote shume sipas meje per nji popull i ndodhur ne te tilla situacione aspak premtuse e te pakendeshme si sot .
    Shpresoj te jem shprehur kuptushem edhe pse asnji ne ket bote mundet me qen ne cdo rast i tille .
    Te pershendes duke te uruar shkrime te tjera po aq te bukura , pa u influencuar aspak nga kritika ime .Cdo letrar e gjen vehten ke ajo qe e frymezon per momentin e asnjiher nuk mendoj se do duhej frenuar ,edhe komenti im i pare godiste ate ndjenj te trishtushme te politikave e gjendjes ne ate vend ,qe te gjithve na dhemb sado pak ..

    1. Nji njeri i talentuar i letrave / penes si ju (qe un ju vleresoj shume ate stil tuajin ne tregimin e shkruar ketu ) do duhej ti kushtonte mendoj un rendesi edhe te Tashmes apo te Ardhmes e cila do te thote shume sipas meje per nji popull i ndodhur ne te tilla situacione aspak premtuse e te pakendeshme si sot .

      M’fal qe po te replikoj kshu ne kete forme; fundja s’te njoh as ty as Lyss-in, po ngaqe dhe ky tregimi flet per kohen e monizmit, keto keshillat e tua duke i thene dikujt se per ca duhet te shkruaje me shume e me pak tregime letrare, me ngjane bash si ato te sekretareve bashibozuke te partise drejtuar shkrimtareve qemoti.

      Shpresoj te jesh ne gjendje ta ‘degjosh’ si tingellon kjo keshilla e jote.

      Kaq persa tregimit, se per shkrime e trajtime problemesh ne pergjithesi eshte akoma me absurde per mendimin tim qe sa here qe dikush trajton te shkuaren ti qitesh tabelen kundravajtese te se tashmes, sipas (a)llogjike se ciles i bie qe te mos shkruhej e flitej kurre per historine, se e tashmja gjithmone ka qene dhe eshte problematike, edhe ne koherat me te mira, edhe ne shtetet me te perparuara apo me sociale.

  12. Edrus shkruan: “përderisa qindra Nënë Shpresa jetojnë ashtu… dhe ish të burgosurit e Spaçit flenë në stolat e lulishteve, atëhere ËSHTË E KOTË që derdhni lot krokodili për ç’ka shkuar… Sepse, NËSE DONI TË NGRINI ZËRIN të fyer në ndjenjën tuaj qytetare, bëjeni për se si janë e jetojnë tani ata të shkretë.”

    Lyss u ul dhe shkroi nje rrefim/tregim, per te na kujtuar neve bashkekohesve, dhe per t’ju mesuar atyre qe s’munden, s’duan ose s’dine te mesojne, se si ndodhi qe ajo Nene Shpresa u nxorr me dhune nga shtepia bashke me femijet ne mes te nates.

    Lyss dhe ne te tjeret qe e pelqyem shkrimin e po diskutojme ketu, po te tregojme se si filloi e keqja, se si mbeti pa shtepi ajo Nene Shpresa, qe kur u kthye nga internimi te mallengjeu ty nga bodrumi i Shkolles Partise.

    Ajo kishte shtepi, si gjithe ata te tjeret qe flene stolave sot, dhe ja MOREN. Ja moren asaj dhe ja dhane atij oficerit qe u transferua nga Rrushbulli ne Tirane. Dhe ai oficeri, jo vetem e privatizoi shtepine, por u be edhe deputet, shkolloi edhe djalin jashte shtetit…..i cili shkruan ne blog se sa shume i dhimbsen ish te perndjekurit dhe sa e keqe eshte kjo qeveria gjoja demokratike qe i ka lene ata rrugeve, jo si ajo e diktatures qe te pakten ju bente vend neper koceke ne internim.

    As Lyss as ne te tjeret nuk kemi gje ne dore te ndihmojme njeri. Ne fjalen kemi…. dhe lotet. Dhe lotet tane kane qene te vertete atehere e jane te vertete edhe sot.

    1. “Ne fjalët kemi… dhe lotët”
      LG Mund të pajtohem me pafuqishmërinë tënde/timen e të gjithë atyre që nuk mund të bëjnë dot gjë (përveçse të flasin dhe të qajnë?!!), por, për t’i ndenjur shembullit të sjellë nga Xixa, nuk shikoj se pse “bari” duhet t’i kërkojë të falur degës së thyer…
      Mirë bëri At Zef Pllumbi e Kongoli që shkruajtën për ta sjellë atë pjesë të nxirë të asaj periudhe… mirë bën edhe Lysi, Maksi apo A.Tufa (deri sa nuk ta mërzisin duke shkruajtur vetëm atë refren 😛 ), por, fakti që ne “barishtet” e dimë që ajo copë dege e këputur, po të ngulej diku në një copë vënd nga një kopshtar i kujdesshëm (shteti demokratik, të themi), atëhere dega do të kishte mundësi të lulëzonte.

      Kto qarravitjet, me ja se ç’ka hequr “dega e thyer”, përveçse dëshmojnë një hipokrizi të atyre që e kanë përjetuar atë periudhë (sepse, i gjithë populli ishte ushtar në mbrojtje të sukseseve të partisë… dhe qoftlarg, sado të prekeshin, askujt nuk do ja mbante që të MENDONTE që të mos shkonte në zbor… apo jo? 😛 )

      Shkurt muhabeti: Këto lotë e fjalë, jo vetëm që nuk do ta bënin të ndihej më e lehtësuar “dega”, por ja shtojnë më shumë helmimin në pafuqinë, shumë më të madhe se pafuqishmëria jonë, për të mundur të hedhin rrënjë gjëkundi.

      P.s: Ah, nëse këto tregime janë në vazhdën e nxirjes së gjithçka që quhej komuniste (pasi t’i tregoni me bisht apo që hanë kalamaj, e dini se nuk ju besojnë as në Amerikë), atëhere, siç thotë një shoqe këtu… PP se Liroheni… sepse nëse doni të fshihni hipokrizinë e 99%, tregoni se preferoni budallallëkun e 50% (që akoma besojnë se 50% e popullit ka qënë e internuar apo në burgje 😛 )

  13. Cdo koincidim me persona reale eshte krejt i pafajshem :).

    …”Politika, lufta e klasave. Armiqte dhe miqte. Dhe tufa e bagetive.
    Me politiken ne Shqiperi jam marre pak. Per te kam ditur jo pak, si ne menyre te terthorte ashtu edhe te drejteperdrejte.
    Sa me teper qe kalojne vitet, aq me te madh e ndjej inatin brenda vetes. Po jo me politike, te shkuaren e saj, te tashmen, apo te ardhment. As me viktimat apo fitimtaret e rastit. Ne fund te fundit, per te qene i sinqerte, nuk eshte se kam ndonje interes per ata qe vuajten, menyra se si ata vuajten. Nuk ka pasur asnjehere nje lidhje te drejteperdrejte me mua. As nuk dua te ndez llampen ne gryke te shpelles se “pse”-ve. Nuk me intereson as menyra, as metoda, as pesha e vuajtjes. Keto jane kaq larg meje ne kohe dhe hapesire. Kaq abstrakte dhe pa konsekuence sa qe cdo perpjekje ne krah te kundert me duket ose e shtire ose imorale. Inatin me te madh brenda vetes e kam me fatin tim. Me nje fat te mjere e te poshter. Nga ato qe i trajton njerezit ne nje menyre te atille sa me se fundit i kthen ata ne misantrope te pa koriogjueshem, te pashpetushem, e te pashprese.
    Pse duhet te me vije keq per kundershtaret e regjimit? Cfare s`paten ata qe e pata une? Ne shkalle te gjerave, nuk ka se si te ndjesh me teper per te panjohuren, cfaredo qofte ajo, njeri, send apo ide, dhe te mos ndjesh e kujdesesh ne radhe te pare per veten, familjen time, njerezit e mij? Vuajtja eshte vetem personale. Une kam nevoje t`i gjej interesat e mija te pasqyruara ne shoqeri, dhe jo e anasjellta.

    Nje femijeri te grisur e te pabuke? Edhe une e pata te tille. Shija me e mire qe mbaj mend nga ajo kohe eshte copa e bukes se mbulua me sheqer e me vaj ulliri. Ne mungese te kesaj te fundit, mjaftoheshim edhe me uje, ose thate.
    Nje shtepi te ftohte me eren qe hynte nga cdo ane? Edhe une e pata nje dhome te vetme te tille. Aq e ftohte ishte sa macja rrinte ne njeren ane. Kurse mijte, me ata syte qe u shndrisin naten, e kishin bere vrimen dhe dilnin nga ana tjeter, mu afer kokes, tek perpiqesha te flija gjume. Kurse drunjte, kur mbaroheshin latat, duhesh shkuar e marre ne buze te lumit te dale nga shtrati, i cili me furine e tij sillte dhe linte shkarpa, dege apo trungje gjigante ne vrullin e zhurmshem te vet. Ashtu te lagura, te renda, te medha. Me te medha se sa une. Te cilat asnjehere s’benin flaken tamam, por digjeshin vetem me tym te lagesht e te athet qe te diqte syte, fytin dhe i jipte ere cdo gjeje apo njeriu qe prekte.
    Nje rini te rende, te izoluar, pa horizont e shprese? Pak a shume te tille e pata dhe une.

    Oh. Ka me. Por me duhen vite per te folur… E ato s`i kam…”

  14. Cyprindon, po e lexoj me mjaft interes repliken tuaj me Qaton, veçanerisht per pyetjen: ku eshte babai? Ne fakt une as qe e kam menduar nje gje te tille, sepse, ka te ngjare qe nena e ka lene ate te dhoma tjeter, ku ai po fle per shtate pale qejfe, pa dashur t’ja dije per asgje cfare po ndodh. E keqja ishte bere nostro pane quotidiano, tha.

    Tani ju beheni fajtor sepse me vute fantazine ne pune. Une desha te jap nje çast, nje imazh. Ju me shtyni te perfytyroj nje skene.

    … aty te dritarja, befas nene e bir shohin te tmerruar se babai eshte poshte, me ekipin qe ka organizuar internimin, (ai mund te jete denoncuesi apo dikush i policise se fshehte a çfare te duash) dhe ne kete rast po internon shoqen e ngushte te djalit te tij dhe familjen e saj…

    Dramatike. Me detaje te tilla mund ta ngresh ne qiell tensionin dhe fare pa abuzuar mund ta japesh te gjalle egersine e diktatures!

    Pervecse kjo skene do t’i ngjante pak drames Frike dhe tmerr ne Rajhun e trete, te Brehtit, e verteta eshte se qellimi im nuk ka qene ky.

    Mos mbase origjina e keqkuptimit del ne drite kur ju thoni: … borxhi i minutes se fundit qe lajne ato grate.

    Kjo me le te kuptoj se une nuk kam qene mjaftushmerish i qarte per te dhene te kuptoj se ato grate ne asnje menyre nuk po lajne nje borxh qe i kane marre Shpreses. Ato vetem se gjejne nje arsye t’i japin diçka asaj gruaje sepse njohim mire pafuqishmerine shkaterruese para urise se femijeve te saj, qe ate e pret atje ku do te shkoje.

    Ne nje terren urije, vuajtjen e ndjejne njelloj si ata me biografi te mire ashtu edhe ata me biografi te keqe. Shkurt perballe nevojave bazike jetike ka nje zhveshje nga zhgulli i sforcuar ideologjik, por edhe nga nje lloj frike.

    Kete çast kam dashur te shpreh dhe asgje tjeter. Aq me pak nje tragjedi kombetare.

    Gjithsesi mbetem i mendimit se nese ju nuk e keni kuptuar kete, faji eshte i imi.

    Se fundi, faleminderit qe me kujtoni qe nuk kam mundur te shkruaj me aq bukuri sikunder shkrimtare te nderuar si Graçi, Kongoli, atë Pllumbi etj. Eshte gjithmone interesante kur ndihesh i rrethuar nga konkurente te forte, edhe pse nuk e ke kerkuar nje gje te tille dhe vetem se ke perfituar nga nje gjysme ore e lire per te shkruar diçka ne anonimitet te plote, per sitin e xha xhait.

  15. Shkruaje Lyss, shkruaje sic e ke pare, por kujdes kur perfytyron se ate ben dhe lexuesi. E, atij mund ti dale e pamundur te shohe e degjoje te gjithe sa tregohen nga dritarja (e cilit kat) e te njejtit pallat dhe jo nga ballkoni.
    Police, si atehere dhe tani, rekrutohet individe me gjatesi mbi mesataren, diku tek 10-15 cm me shume se ajo me te cilen rekrutohen ushtaret. Kushtin e gjatesise per polic e kaloj por ate te mos apo keqkuptimit te borxhit jo. Ti leme shakate edhe pse sipas Flobertit kur i shkruante Mjeshtrit te tij “Mais le comique est la seule consolation de la vertu.” Ti e ke shkruar qarte, e nuk pengon leximi, pengon teperimi. Nje grua, dy, gra, tre gra solidare ne i shohim nderkohe qe duhet te mendojme se po zbresin te tjera. Nuk ka qene keshtu. Lexuesit te kane sjelle shembuj interesante e te vertete, sipas te cileve: dikush mund te thoshte larg deres sime, dikush (kjo e pules) po ta pyesnin do tu theshte “ja dhashe ta zinte robeola – besoj ju kujtohet se ka rene), dikush tjeter do shihte hallin e vet, e dikush po ai karakteri mama sic e ke ndertuar nuk mund te thote tjeter vecse: Gomarica! Si nuk e ndau.
    Veshtire qe skema te mos i ngjaje paraardheseve, si e ke sjelle ti anon nga Kongoli, keto qe sjell une ketu me c’bejne baballaret e pallatit, apo dikushet jane sipas Sartre-it tek Le sursis. Per mua keto kane fare pak rendesi para asaj qe thua e le te kuptohet, pra qe ne kemi qene solidare, kemi bere heroizma te vogla apo rezistence. Keto jane ai 0.01% qe mbetet nga 99.99% me te cilat Fronti Demokratik fitonte zgjedhjet – per pasoje jane te vdekura. Une jam kunder dhenies se nje mesazhi te tille, ndersa jam per ME FALIN; jam sepse nuk besoj qe nje shoqeri e cila nuk ben dot katharsis ne literature ku personazhet e ngjarjet trillohen lirisht, te mund te beje ne jete.

    Kur shkrova se policet e atehershem ishin mbi mesataren kjo nuk do te thote se te them qe ta nderrosh policin shtatshkurter me nje shtatgjate a qe dukej shtatshkurter prej nga lart; po keshtu kur te shkrova se (dal ta kopjoj): “Po, në përpjekja jonë do të garojë me Fatos Kongolin për nga letërsia dhe Zef Pllumin për nga dokumentimi.” Kjo nuk duhet te te lere te mendosh se ta kam thene per te te kujtuar ne shkruan me aq apo kaq bukuri – une kesaj, artistry-ut, cilesive artisike te sa ke shkruar, kam refuzuar dhe refuzoj tu drejtohem.
    Zef Pllumi, Fatos Kongoli dhe Lyss kane shkruar per nje nga gropat me te frikshme te rrugetimit tone te mbrame, qe ka marre jete njerezish. Ati e pershkruan me hollesi brendine, ai hyn ne te sikur ne ferr, Kongoli, ne lartesine e nivelit te gropes, sheh sa poshte dhe lart, ferri nuk eshte vetem poshte, Lyssi castin kur shpresa bie ne grope. Eshte subjekti i njejte, kthimi i “Rrno per me tregue” ne moto, perngjasimet qe nga ndjenjat e brishta deri tek shishet e qumeshtit midis Kongol-Lyssit, dhe kujtesa qe mban mend e nxjerr ato qe i gdhenden me thelle, qe e fusin perpjekjen dhe jo Lyssin ne gare.
    Shpresa bie ne puseten para pallatit. Ti na jep tre gra qe njera pas tjetres zgjatin me vonese duart ta shpetojne, – kuptohet pa mundur. Kur kjo pusete gjendej atje, kur nje nga po keta njerez e ka hapur. A jane te mjaftueshme nje ah! dhe dhenia e nje shamie per tu marre ne konsiderate? Nese jane, ne keto kushte, a nuk eshte kjo larje duarsh?

  16. Tani jam më i qartë. Se edhe ju ishit i qarte, duke më lënë të kuptoj se nuk e kam aq të zhvilluar ndjenjën e urrejtjes klasore. Po si i thonë, aty ka mirëkuptim edhe zgjidhja gjendet.
    Në këto kushte varianti ri do të jete :

    1. Pak para se kamioni të niset, ai polici (tani i gjatë, me thonj të gjatë e hundë të palarë dhe që i mban goja erë qepë) del nga kabina dhe i bën shenjë Shpresës qe të vijë të ulet aty përpara (midis tij dhe shoferit gojëkyçur). Shpresa nuk e kupton mirë këtë rrethanë të re, por nuk është e interesuar të hyjë në konflikt me policin gjatosh. Zbret nga karroceria dhe bën atë që i thonë, duke u premtuar fëmijëve se do të kthehet menjherë.

    2. Sapo kamioni del në periferi të qytetit polici nis e i shtin duart, sa rrezikon t’i këpusë ushkurin e të mbathurave. Me këtë mënyrë kaq delikate, ai kërkon t’i lërë të kuptojë Shpresës (ashtu larg e larg) se çfarë kërkon prej saj. Në fillim Shpresa nuk kupton asgjë,kaq subtile ishin mjetet shprehëse të policit, por kur e kupton më së fundi, nis e kundërshton, duke ia bere te qarte se burrin e jap, por jo nderin.

    3. (Në fillim kulaçi) Polici ka ende durim dhe i thotë se po të tregojë mirëkuptim ndaj dëshirës së tij, ai do t’i ndryshojë pak ato shkresat dhe vendimet zyrtare që ka në çantë (këtu ai i shkel syrin shoferit) dhe do t a internojë atë dhe fëmijët e saj në një vend të mirë (si me thonë në një qoshe të ngrohtë) në mos…
    – Çfarë ? ulërin Shpresa.

    4. (radha e kërbaçit) Ai i bën me shenjë të shohë pas nga xhami i kabinës. E llahtarisur Shpresa vështron se një nga ata policët aty pas e ka kapur Anin e vogël nga qafa dhe e ka varur fare jashtë karrocerisë, gati ta lëshojë. Shpresa nxiton dhe zgjidh menjëherë ushkurin. Shfaqja kënaq edhe shoferin, por shkakton edhe disa përplasje majtas e djathtas të kamionit, nëpër pemët e rrugës. Si pasojë, ai polici pas te kabina, do të mbahet për vete dhe e lëshon Anin të bjerë poshtë në rrugë, në shpejtësi e sipër.

    5. Në fund shumë i kënaqur polici i kabinës fshin duart me flokët e Shpresës dhe nis të fërshëllejë. Shpresa që çlirohet nga krahët e tij, ngrihet të shohë pas. Befas dëgjohet një ulërimë. Ani i vogël nuk është më aty.

    5. Polici shtatgjatë, i bezdisur nga lotët dhe qyrrat e Shpresës, hap derën e kabinës dhe e flak edhe atë përjashta, ndërkohë që kamioni është gjithnjë duke ecur me shpejtësi.

    Prit. Nuk ka mbaruar gjithçka

    7. Polici (personazh negativ, kuptohet) mbyll derën e kabinës dhe kthen kokën edhe një herë nga xhami saj i pasmë dhe me një kërcitje të gishtave, u lë të kuptojnë atyre dy policëve në karroceri se Ela është racioni i tyre, por me kusht që të mbarojnë punë shpejt e të hedhin edhe atë jashtë nga karroceria.

    7. Me të mbaruar edhe ky akt, ai i jep urdhër shoferit të kthehet mbrapsht. Vetë ndez një cigare dhe nxjerr nga xhepi një liste për të mësuar se cila është adresa e re ku duhet të shkojnë të trokasin.
    Partia nuk mund të harxhojë aq shumë naftë për transportuar kushedi se ku familjet e armiqve të saj.

    (Kjo e vërtetë që po e zbuloj unë për herë të parë shpjegon pse aq shumë familje fatkeqësh mungonin në apelin e lirisë më 28 -29 nanduer 1990, edhe pse komshinjte i kishin pare nje dite teniseshin me kamion ne internim)

    Se ku shkoi pastaj te trokase ekipi yne i kamionit, unë nuk e di.
    Ndërkohë kisha arritur në pikën e hapjes dhe siç më ndodhte zakonisht, sapo vesha uniformën ushtarake dhe vura helmetën në kokë, nuk mendoja gjë tjetër veçse të flija gjumë dhe shtrihesha përdhé ku të mundja, sapo komandanti kthente pak kokën nga ana tjetër.

  17. M’u kujtua nje enderr qe e mbaj mend shume te gjalle sot pas 30 vjetesh. Asokohe kam qene rreth tre vjec. Arsyeja pse e mbaj mend moshen eshte se kete enderr e kam pare pak kohe pas arrestimit te xhaxhait tim. Ishte djale i ri, i vogli i nenes se vet. Mua me thane se ka ikur te ndertoje nje ure. I vetmi detaj real qe kujtoj eshte kur dy hallat dhe gjyshja qanin ne dhome dhe im ate i kercenonte qe te mbanin veten dhe te ulnin zerin. Une nuk e kuptoja pse ishte aq i nevrikosur dhe po me kallte daten. Derisa halla ime e madhe ia ktheu “epo e kemi vella e na dhemb”.

    Qe t’i kthehem endrres per te cilen fola pak me pare. Nje pasdite u zgjova nga gjumi i drekes uje ne djerse dhe me nje ndjenje te forte ankthi ne bark e i tregoj tim eti qe isha trembur shume pasi pashe ne enderr sikur erdhi burgu e na mori. Burgu ne endrren time ishte nje kamion dhe nje grumbull burrash me arme te drejtuara kunder nesh (mua dhe familjes sime). Ai m’u pergjigj “c’eshte ky burg mor bab, nuk ka burg ketu”. U krijua ajo situta kur une femija e dija qe kjo bisede nuk duhet bere me kurre me askend.

    Pas shume vjetesh e kam pyetur tim ate nese i kujtohet kjo ngjarje, por ai nuk e kujton kerrkund. Ma do mendja se gjera te tjera ka qene duke bluar ne koke atyre diteve…

  18. Paemer, ëndrra juaj është interesante dhe mua me vjen keq që prej vitesh nuk jam marë me interpretimin e tyre. Dhe kjo thjesht sepse teoria e Frojdit mbi interpretimin e ëndrrave nuk më rezultonte mjaft koherente, nderkohe qe “metoda” tradicionale me dukej pak si shume spekulative, edhe pse admiroja fjalorin, xhestet, plastike, zerin misterioz dhe besim e madh qe enderrshpjeguesit kishin te vetja dhe aftesine per te bindur te tjeret te besonin ne fjalet e tyre. Megjithatë, në rastin tuaj do të them vetëm dy fjalë. Dihet se ndryshe nga sa kishte ndodhur shumë shekuj para tij, Frojdi ishte i pari që hodhi idenë se ëndrra nuk ka karakter premonitor, parafolës, parathënës, pra që në nuk duhen kërkuar elementë që përcaktojnë të ardhmen. Në teorinë e tij ëndrra është shprehje e një dëshirë të caktuar.

    Duket pak absurde të thuash një gjë të tillë në rastin e ëndrrës suaj, por jo edhe aq. Natyrisht kur them se në ëndrrën tuaj është fshehur një dëshirë, nuk kam parasysh që ju mezi prisnit që ta kthenit shtëpinë e prindërve tuaj në burg.

    Unë nuk shoh aty as elementë premonitorë të interpretimit klasik, pra që ëndrra juaj simbolikisht shpreh idenë që nga ai çast jeta e familjes suaj do të qe një burg i vërtetë, që ju do të “fitonit” statusin e të prekurit politik, me pasojat e tij të njohura, vështirësi për punë, shkollë duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një internimi të mundshëm.

    Në të vërtetë në të ka elementë që i japin të drejtë Frojdit të mendojë se aty është fshehur një dëshirë. Dhe dëshira ka në origjinë faktin se ju edhe mund të mos keni asistuar në arrestimin e xhaxhait tuaj, por vetëm se do të keni dëgjuar se ai tashmë është në burg. Kjo është një gjendje e padurueshme për trurin tuaj në formim e sipër. Ka në këtë rrethanë një element enigmatik shtypës, mundues e ankthsjelles . Për këtë flet edhe djersitja dhe shqetësimi që keni ndjerë edhe pasi jeni zgjuar. Por çfarë është ky burg ku kanë mbyllur xhaxhain?

    Pikërisht këtë enigmë përpiqet të çajë truri juaj. Ai është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk mund të bashkëjetojë me misterin (këtu është arsyeja që para se të vinte shpjegimi shkencor, njeriu u kishte dhënë shpjegimin e tij primitiv mjaft fenomeneve) që ka prekur aq rëndë familjen tuaj. Nga ana tjetër juve askush nuk ju ka marrë veçmas t’ju shpjegojë se çfarë ka ngjarë.

    Me elementët e pakët që ka në dispozicion (bisedat e ndryshme, makinat e burgut, qe ishin aq te shpeshta ne rrugët tona) truri juaj përpiqen të zbusë ankthin tuaj dhe parandalojë shkatërrimin e vetvetes (si element) duke ndërtuar një version që përkohësisht do të kënaqë kërkesën tuaj të pavetëdijshme. Dhe ky version është burgu që ju është shfaqur në simbolin e makinës.

    Problemi është se stafetën duhet ta merrte babai juaj, duke ju folur dhe shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është burgu. Siç ndodh me të gjithë, edhe ai ka parapëlqyer të mbajë larg fëmijën e tij nga ajo fatkeqësi që ka rënë mbi familjen. Natyrisht kjo nuk ishte zgjidhja më e mirë, por nuk di të tjerë që i zgjidhnin ndryshe këto punë. Fëmijë ende cilësohej me të vërtetë fëmijë.

  19. Analize interesante Lyss. Une e kisha shpjeguar pak me thjesht, pa i hyre ndjekjes se deshire-plotesimit nepermjet endrrave. Mendoj se truri, i gjendur ne situate krize, me terhoqi vemendjen ne menyre te artikuluar qarte, se dicka me shqetesonte ne pavetedije, me te cilen duhej te merresha, ose te kerkoja ndihme tek te medhenjte, te cilet duhej, edhe ne pamundesi te shpjegimit te cfare ka ndodhur, te me restauronin ndjenjen e sigurise e te me bindin se gjithcka do shkoje mire. Mahnitem me aftesine e nje truri te mitur per t’u vetembrojtur, ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse e kujtoj kaq qarte kete episod.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: