LETRA, KRYEVEPRA, PAÇAVURE

Shekulli boton sot dy letra proteste të Ismail Kadaresë, prej të cilave njëra i drejtohet gazetës FAZ, e cila ka botuar një artikull të një Michael Martens, ku Kadareja cilësohet si një nga promotorët e “furisë nacionaliste” në Shqipëri kundër librit të historianit zviceran Schmitt për Skënderbeun; ndërsa tjetra i drejtohet gazetës Shekulli vetë, për ta qortuar që u hap vend akuzave të tilla në faqet e veta, duke i përcjellë fjalët e Martens-it dhe të FAZ nëpërmjet një artikulli të përkthyesit të Schmitt-it (A. Klosi) pa i verifikuar.

Në letrën e vet Shekullit Kadareja lë të kuptohet se kjo gazetë e ka botuar vetë artikullin e Martens-it (shkruan Kadareja: “Në gazetën tuaj të datës 9 mars lexova, jo pa habi, një shkrim të një gazetari gjerman me emrin Michael Martens…”), në një kohë që në përgjigjen e vet, drejtori i Shekullit shpjegon se Martens-i përmendet vetëm brenda shkrimit të Klosit. Meqë edhe mua nuk më rezulton që Shekulli të ketë botuar artikullin e FAZ, atëherë rrjedh se Kadareja, kur i shkruan Shekullit, proteston në të vërtetë për citimin që ia ka bërë Klosi Martens-it; edhe pse në këtë rast nuk është përgjegjësi e Shekullit që të vërtetojë nëse kritikat e Martens-it janë të bazuara apo jo.

Këtu nuk dua t’i kthehem çështjes së shumëdebatuar të Schmitt-it, Skënderbeut, Kadaresë dhe Klosit; e kemi trajtuar gjerë e gjatë në kohën e vet dhe unë u mbetem atyre që kam shkruar atëherë.

Megjithatë, letra e Kadaresë po më shërben për të tërhequr vëmendjen për një dukuri që do ta quaja të shëmtuar në mediat tona të shkruara; dhe pikërisht maninë për të përkthyer dhe botuar çdo paçavure që shkruhet në botë për Shqipërinë dhe personalitetet shqiptare.

Këtu nuk hyn, natyrisht, artikulli i Klosit, i cili artikullin e Martens-it e pat cituar në kontekstin e një mbrojtjeje që ai ka të drejtë t’ia bëjë, si përkthyes dhe promotor i monografisë të Schmitt-it për Skënderbeun, kritikave ndonjëherë jashtëzakonisht të ashpra që i janë bërë në mediat shqiptare.

Por letra e Kadaresë më kujton se ky shkrimtar yni është protagonist i një numri të madh shkrimesh në mediat e huaja, zakonisht lavdëruese ose pozitive, por që në përgjithësi përmbajnë banalitete ose edhe pasaktësi të mëdha.

Për shembull, vetëm pak ditë më parë, Panorama botoi një intervistë (ose anketë) marrë kadaresë nga Jacques Paugam (origjinali gjendet këtu), ku ndër të tjera shkrimtarit tonë i viheshin në gojë thënie si këto më poshtë:

Duhet të kujtojmë që Shqipëria nuk kishte asnjë marrëdhënie diplomatike me vendet perëndimore, me ndonjë përjashtim të rrallë”. […]

Një vend i habitshëm Shqipëria: që ka një alfabet me germa të katër alfabeteve të ndryshme. I ftuari ynë jep arsyet historike dhe kulturore për këtë variete që ai e quan normale: gërma greke, cirilike të sllavëve, latine dhe shqipe.[…]

Në vitin 1967, maoizmi u instalua me forcë dhe Ismail Kadare tregon situatën: diktatori shqiptar, Enver Hoxha, i hidhëruar me rusët, për arsye personale, u afrua me kinezët.[…]

Komunizmi ra në vitin 1990 (dhe jo në vitin 1989 si në vendet e tjera të Evropës Qendrore e Lindore). Deri sa diktatori Hoxha ishte gjallë, diktatura nuk mund të binte.[…]

“Letërsia shqiptare”? Ishte një revistë që dilte në frëngjisht. Hoxha që kishte studiuar në Francë dëshironte të jepte përshtypjen që ai ishte një intelektual liberal. Aspekti pozitiv i kësaj ishte që ai ishte i detyruar të luante këtë rol, për shembull të mos fuste në burg shkrimtarët e njohur të ish-borgjezisë.[…]

Të zgjidhej në vitin 1989 në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike ishte për të një mënyrë për të qenë i mbrojtur. Pushtetarët e Tiranës e lanë të shkojë në Paris “pasi sipas thashethemeve unë kisha marrë shumë ftesa, të cilave pushteti nuk më linte tu përgjigjesha, dhe pushteti burokratik, naiv dhe i verbër i besonte këto zëra.[…]

Të gjitha këto deklarata të supozuara të Kadaresë përmbajnë të pavërteta flagrante; aq sa unë nuk mund ta besoj që yni t’i ketë thënë vërtet. Kështu Shqipëria, në kohët totalitare, ka pasur marrëdhënie diplomatike me shumë vende perëndimore (duke filluar nga Franca); alfabeti shqip është latin dhe nuk përmban asnjë shkronjë alfabetesh të tjera; maoizmi në Shqipëri nuk është “instaluar” ndonjëherë; Hoxha ka futur në burg një numër të madh shkrimtarësh të njohur të ish-borgjezisë, etj.

Ironik është edhe fakti që Kadareja, pasi është revoltuar me të drejtë që Schmitt-i e shpjegon revoltën e Skënderbeut kundër turqve me arsye personale të hakmarrjes, nuk ngurron të thotë se Enver Hoxha u afrua me kinezët meqë qenkësh “hidhëruar me rusët për arsye personale”…

Por çfarë më bën përshtypje të veçantë, në këtë kontekst, është se unë nuk kam dëgjuar që shkrimtari ynë t’i dërgojë radios Canal Académie ose edhe gazetës Panorama ndonjë letër të ashpër proteste, për pasaktësitë dhe gafat që kanë kaluar, në faqet e tyre, në prezantimin që i bëhet historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare.

Nuk e bëj me faj Kadarenë; sepse ky s’mund të rrijë e t’u shkruajë letra të gjitha radiove dhe gazetave dhe faqeve të Internetit që botojnë gjepura për të, për Shqipërinë, dhe për raportet e tij me totalitarizmin dhe kulturën shqiptare.

Prandaj, në këtë kontekst, letra që ai i dërgon Shekullit nuk kapërdihet dot; dhe nuk kapërdihet sepse në të vërtetë Kadareja u përfshi në debatet kundër Schmitt-it, dhe kur një personalitet i këtij kalibri përfshihet në debate kulturore, atëherë nuk ka pse të habitet që të tjerët ta shohin dhe ta trajtojnë si zë autoritativ në debat, në përkatësi me tezat që mbron dhe argumentet që sjell.

Prandaj, çfarë dua të theksoj këtu, është se mediat shqiptare duhet ta rivështrojnë seriozisht praktikën që kanë ndjekur deri më sot, për të botuar çdo artikull dhe shkrim, anembanë botës, ku përmendet Kadareja; dhe unë do ta mirëprisja sinqerisht një letër të shkrimtarit, që të kërkonte t’i jepet fund kësaj praktike. Publiku shqiptar nuk ka më nevojë që t’i thuhet, një ditë po një ditë jo, se çfarë ka shkruar një gazetë islandeze apo një revistë libaneze, një faqe Interneti nga Tennessee apo një blog i një balerine rumune për Kadarenë. Këto media u shërbejnë kulturave të tyre dhe informojnë publikun e tyre; por lexuesit shqiptarë vërtet nuk kanë nevojë, as meritojnë të lexojnë se “En 1967, le maoïsme est installé au pouvoir et Ismaïl Kadaré rappelle la situation : le dictateur albanais, Enver Hoxha, fâché avec les Russes pour des raisons personnelles, s’est rapproché des Chinois” …

Nuk ka komente

  1. Xha xhai, ca eshte kjo, dump on Kadare day, me rastin e letrave?

    Po perpiqem te gjej llogjiken e arsyes, si rrjedh arsyeja e ketij artikulli.
    Dmth: Mediat tona publikojne cdo gje qe thone mediat e huaja, Kadareja kritikoi Shmidit, tani ai i beri leter Shekullit pse permendet nga Klosi, po kjo leter e Kadarese s’mund te kaperzehet sepse ai vete eshte prononcuar per keto gjera, dhe pra media s’duhet te botoje cdo gje qe shkruajne mediat e huaja.

    Gjithashtu s’e kuptoj llogjiken ku masni disa prononcime te Kadarese–shkrimtarit– ne nje interviste radio me kutin e historianit (qe gjithsesi ketu varet dhe c’ka nenkuptoni juve me ‘mardhenie diplomatike’, kater muret e nje ambasade, apo marrje-dhenie midis dy shteteve, dhe ne ca nivele, etj).

    Kadareja vertet e ka pozicionuar veten ne pararoje te kauzave kombetare, dhe per mua meriton pergezim per kete, shume! Jo se eshte njeriu me i zgjuar ne bote a ne Shqiperi, po se ai eshte i vetedijshem per faktorin ‘celebrity’ dhe e perdor kete per keto kauza.

    Po s’e kuptoj llogjiken tuaj ne kete artikull nisur nga kjo gje. Mbase i kthehem me vone kur te lexoj letrat ne fjale dhe kuptoj dicka me shume…

    1. Xhib, gjërat lexuesi i kupton sipas mundësive që ka.

      Një herë, kur e akuzuan një komik estrade se kishte treguar një barceletë me përmbajtje të ndyrë, ky tha pak a shumë këtë: fajin s’e kam unë që e tregova, fajin e kanë ata që qeshën, se po të ishin aq të pafajshëm, nuk do ta kishin kuptuar fare barceletën.

      Kështu edhe unë, nuk e di se si i lexon ti këto që shkruaj unë, as kam të drejtë të tregoj si t’i lexosh. Megjithatë, habitem pak kur shoh që ti e ke marrë këtë shkrim tani si “kundër Kadaresë”; kam frikë se këtu luan rol edhe ndonjë farë pigeonholing që më bën, i nisur nga supozimi se unë e kam mbështetur Klosin në të shkuarën, ose kundërshtuar Kadarenë në polemikat për Schmitt-in.

      Në fakt, unë nuk e kam me Kadarenë këtu, sepse unë ende nuk e besoj që Kadareja të jetë shprehur, në atë intervistën te frëngu, në atë mënyrë; do të jenë pasaktësi të kujtdo që e ka zbardhur intervistën (po ndonjë që ka durim dhe e dëgjon origjinalin në frëngjisht, është i mirëpritur të më korrigjojë).

      Prandaj unë them pikërisht se mediat shkruajnë lloj-lloj pasaktësish, madje edhe për Kadarenë vetë; si p.sh. kur duan ta pikturojnë si disidentin e madh të Shqipërisë – çka nuk është e vërtetë, dhe Kadareja vetë e ka shpjeguar se nuk është e vërtetë, por nuk kam parë as kam dëgjuar që të dërgojë letra proteste për këto punë; dhe në fakt nuk ka pse, meqë mediat thonë turli lloj gjërash, ndonjëherë për t’ia bërë qejfin publikut sylesh.

      Çfarë më shtyu të shkruaja sa më lart, është pikërisht praktika – e pahijshme – për të botuar në shtypin e Tiranës gjithçka shkruhet për Shqipërinë anembanë botës, duke filluar nga “ky vend i vogël i lagur nga Adriatiku dhe Joni…” dhe të tjera si këto, që vlejnë për një lexues në Samoa ose në Nepal, por përndryshe nuk i vlejnë kujt; dhe rasti i artikullit të FAZ m’u duk i mirë edhe për ta theksuar këtë pozicion timin në lidhje me mediat; meqë e kanë tepruar vërtet me shkrime të kota si këto, pa lënë jashtë këtu edhe parathëniet që u bëhen botimeve të veprave (të domosdoshme, për publikun bie fjala në Mongoli ose në Paraguaj, por krejt të panevojshme për tonin).

      1. Xha xhai, s’e kisha fare me cfare mund te keni thene juve per librin e Shmidit apo shkrimet e Klosit, ne fakt s’me kujtohen, sinqerisht; vetem se fundmi e ndjek rregullisht blogun tuaj.

        Fundja cdo njeri ka te drejte te mendoje dhe shkruaje opinionin e tij, sa kohe qe botohet, ne blogje e ne media, ndac Kadareja, juve, Klosi, e kushdo, ndac per Skenderbeun, Kosoven, politiken, BB, Klodin e gjithshka. Kjo eshte demokracia apo jo? S’mund te bejme (dmth s’duhet te bejme) gjueti shtrigash per opinione e qendrime te ndryshme, mundemi thjesht te debatojme e diskutojme.

        Une e kisha me lidhjen qe i beni juve disa elementeve te artikullit tuaj, p.sh. “pacavureve qe boton media shqiptare” me intervisten e Kadarese: Kjo s’eshte pacavure. Kur nje shkrimtar aq i njohur shqiptar sa Kadareja jep nje interviste ne nje media te huaj, do ishte cudi nese te pakten nje nga mediat tona s’do ta reflektonin, kur sic thote Edrus me poshte ato i mbushin faqet me lloj-lloj banalitetesh e kotesirash.

        Ku qendron pacavurlleku ketu?

        Pastaj juve nderkohe qe thoni “Në fakt, unë nuk e kam me Kadarenë këtu” e keni mbushur gjysmen e artikullit tuaj, ne mos me shume, me gjera nga dhe per Kadarene, midis te cilave sipas jush nje sere pasaktesisht qe Kadareja paska thene tek intervista qe botoi Panorama; keto jane interpretime tuajat nese jane pasaktesi apo jo, pasi s’behet fjale per data a gjera fikse, po interpretime historike si perndjekja e shkrimtareve, lidhjet me te huajt etj. Njeheresh aludimi qe e ka fajin perkthyesi eshte thjesht hamendesi e juaja, dhe mbase dhe padashje nje karshillek tip “s’mundet Kadareja te thote hajvalleqe te tilla”, dmth ato qe thote jane gafa te renda.

        Te njejten gje ka bere dhe Klosi ne artikullin ku citon Martens; rreth 1/3 e artikullit te tij jane citate nga shkrimi i Martens, e po ti heqesh ato ha debat nese shkrimi qendron apo jo. Do ishte me e sinqerte nese Klosi thjesht do e kishte perkthyer dhe botuar ate artikull tek Shekulli. Megjithate nuk shikoj ndonje problem te madh ketu, pervec gjerave etike (si p.sh. nese une botoj nje artikull ku 1/3 eshte nje citat nga ty s’mendoj se qendron ta quaj artikullin tim, po kjo i ngelet Shekullit per gjykim) dhe fundja dhe Klosi mund te botoje c’te doje, dhe ne kete kontekst letra e Kadarese ndaj Shekullit me duket e egzagjeruar ne reagim, fundja edhe sikur Shekulli te kishte botuar direkt shkrimin e Martens, packa se e kuptoj qe akuza ne shkrimin e Martens nuk eshte sic thoni juve per te qenit pararoje, po per nacionalizem.

        Ashtu sic me duket mungese e theksuar etike e drejtorit te Shekullit, ku nga pozita e agallarit i drejtohet Kadarese me “Ismail” dhe jo “Kadare” dhe ne fund i fut nje “perqafime” sikur e ka shok a nip. Po prap s’mund te them sic thoni juve per letren e Kadarese, qe keto qe ben Klosi e drejtori i Shekullit jane te pakaperdishme; secili shpreh veten.

        Nejse, ky eshte interpretimi juaj, keni te drejte ta beni kete per letren e Kadarese ndaj Shekullit. Vecse sic thashe s’e shikoj lidhjen midis pacavureve qe ben media jone dhe intervistes se Kadarese botuar nga Panorama dhe shume gjerave te tjera qe juve shkruani ne artikull dhe paralelizmat qe beni midis tyre, direkt e indirekt.

        Nese artikulli do ishte nje kritike ndaj Kadarese, dhe ai ka plot gjera per te kritikuar padyshim, s’do shikoja asnje problem.

        Thjesht s’po gjeja lidhje midis argumentave dhe elementeve te ndryshem te shkrimit tuaj.

        Ashtu si p.sh. s’gjej dot paralelizem midis kritikes se Kadarese per interpretimet qe Shmidi i ben kryengritjes se Skenderbeut dhe interpretimeve qe Kadareja i ben Enver Hoxhes ne prishjen e mardhenieve me BS; edhe sikur kjo qe thoni juve te qendroje per nga permasa e moskorrekteses (i.e. nese jane te dyja 100% apo gabim) njeri nga keta personazhe historike eshte heroi kombetar dhe flitet per luften 25 vjecare kunder Turqise, e tjetri shte diktatori e flitet per terci-vercit e tij me Rusine gjate regjimit te tij.

        Shpresoj ta kuptoni ku ishte fjala; nuk mu duken se qendronin ‘tullat’ e artikullit ashtu si i keni vendosur juve njera mbi tjetren.

        1. Kur doli vjet Schmitt-i në mediat, për të njoftuar, ndër të tjera, se e kishte zbuluar më në fund motivin fillestar, në mos themelor, të skënderbejadës – në dëshirën për të marrë hak ndaj Sulltanit – pati shumë që e kritikuan; dhe ata që e kritikuan nuk është se “e dinin” se ç’e kishte shtyrë Skënderbeun të ngrinte krye (këtë askush nuk e di), por me argumentin se një ndërmarrje aq madhore, aq dramatike, aq heroike dhe aq historike sa ajo e Skënderbeut nuk mund të motivohej në mënyrë aq banale.

          Çështja i shkon në rrënjë filozofisë së historisë; dhe as fillon as mbaron me Skënderbeun. Disa autorë e trajtojnë si ‘fallacy’; sepse një gjest ose ngjarje historike mund të ketë pasoja madhështore, dhe megjithatë të jetë motivuar nga diçka personale, private ose banale. Kështu, ka studime serioze që disfatën e Napoleonit në Waterloo ua atribuojnë hemorroideve shumë të acaruara të perandorit, që ia kishin marrë shpirtin prej ditësh.

          Tani, Kadareja, në letrën e sotme, thotë si vijon:

          Teza kryesore e z. Schmitt që shkaktoi acarim, ishte motivi i kryengritjes 25-vjeçare të liderit shqiptar. Sipas mendimit të historianit zviceran, motivi i aksionit nuk ishte idea e lirisë, por thjesht një gjakmarrje vetjake e Skënderbeut.

          Në një nga ndërhyrjet e rralla të mija, e kam cilësuar këtë si fyerje jo vetëm për personazhin, por edhe për popullin shqiptar, si popull për të cilin ide të tilla të epërme si liria janë, sipas Schmitt-it, të panjohura.

          pra jo vetëm duke e kundërshtuar hipotezën e Schmitt-it (e cila është në fakt e kundërshtueshme; dhe unë vetë nuk e besoj); por edhe duke e konsideruar si fyerje për të gjithë shqiptarët, meqë Schmitt-i, duke u shprehur kështu, ua ka mohuar këtyre aftësinë për të luftuar për ideale të epërme.

          Më qartë se kaq nuk bëhet. Yni e kundërshton hipotezën e historianit zviceran me argument të natyrës etike dhe ndoshta filozofike; duke u rreshtuar në kampin e atyre historianëve dhe mendimtarëve që besojnë se gjestet sublime, në histori, kanë edhe motivime sublime.

          Tani të vijmë te prishja shqiptaro-sovjetike e fillimviteve 1960. A mund t’u faturohet kjo motiveve private të Hoxhës? Natyrisht; dhe unë do të shtoja, po aq natyrisht sa edhe mund t’u faturohet skënderbejada motiveve private të Skënderbeut. Interpretimi varet nga filozofia e historisë që ndjek interpretuesi.

          Por një mendimtar si Kadareja bie në kontradiktë, më duket mua, kur thotë më një anë se hipoteza e Schmitt-it për motivet e skënderbejadës është fyerje për popullin shqiptar, dhe më anë tjetër se Hoxha u prish me sovjetikët për arsye vetjake.

          Po sikur të ngrihet nesër një historian maoist, bie fjala, dhe të thotë se kjo që thotë Kadareja është fyerje për popullin shqiptar, sepse ia mohon këtij mundësinë për të luftuar për ideale të epërme, siç do të ishte, për shembull, pavarësia e plotë nga diktati i Moskës dhe arbitrariteti i Hrushovit?

          Ç’do t’i thoshnim ne këtij maoistit, pa rënë në konflikt me Kadarenë vetë?

          1. Xha xhai, shikoj pak, per te mos thene aspak lidhje, ne kete koment tuajin me repliken time, apo dhe me vete artikullin tuaj.

            Megjithate, nuk se mund te detyrojme njeri-tjetrin ti pergjigjen argumentave pararendes.

            Tani duke ju pergjigjur ketij komenti tuaj, cka shkruani ketu, sic e ceka dhe me lart, eshte teper kurioze kjo paralelizme qe beni juve midis interpretimit te Shmidit per luften e Skenderbeut dhe interpretimit te Kadarese per prishjen e Enverit me ruset (akoma s’kam degjuar fundin e kesaj kritike, dmth cila mendoni juve ishte arsyeja qe Enveri u prish me ruset dhe pse eshte gabim interpretimi i Kadarese).

            Qe te mos me keqkuptosh, me “kurioze” nuk kuptoj ketu ndonje herezi, etj, aspak. Per mua s’ka tabu, as Skenderbeu, as zoti, askush s’eshte tabu per tu diskutuar, sidomos figurat historike s’jane tabu per tu diskutuar.

            Por e kam fjalen tek persiatja per te shpjeguar motivacionet e secilit ne skenarin perkates (ku bazohemi ne per te kuptuar motivacionet e nje individi, i cili s’eshte gjalle?) dhe paralelizmit, te cilit akoma s’e kuptoj ku qendron ne krahasimin e ketyre dy rasteve nga juve. Ku qendron paralelizmi i shembujve, tek personaliteti i secilit, kauzes se secilit, temperamentit te tyre, lidhjeve te tyre me shqiptaret dhe veprave te tyre, ku eshte paralelizmi ne kete shtjellim, dhe pse nuk e krahasojme p.sh. me motivacionet e Klodit te BB per te deklaruar ne show qe eshte gay, ose me motivacionet e ndonje individi/rasti tjeter historik ose jo?

            Kjo nga ana tjeter, persiatja per te kuptuar/shpjeguar motivacionet, qofte per heroin kombetar, Skenderbeun, qofte per diktatorin kombetar, Enverin (te pakten keshtu perceptohen secili nga shumica shqiptare, besoj), eshte teme interesante, me vete (dmth pa lidhje me artikullin tuaj) dhe them se ja vlen te debatohet… s’e di nese keni shkruar per kete me pare ose jo.

            Po tani per tani po pres, nese juve mund te shtjelloni, korigjimin e interpretimit te Kadarese per lidhjet Hoxha-BS dhe variantin korrekt, sipas jush te motivacioneve te Hoxhes per prishjen me BS.

            1. Në fakt, unë mendoj se asnjë prej interpretimeve, në vetvete, nuk është i gabuar; por të dyja së bashku, njëkohësisht, nuk mund të qëndrojnë.

            2. Prap s’kuptova gje.

              Juve sapo kritikuat nja dy here interpretimin e Kadarese per prishjen e Hoxhes me ruset si dicka inkorekte. Si e kuptuat qe ishte inkorekt ai interpretim/variant, pa patur ne mendje ndonje fakt a varian tuajin per versionin korekt?

              Me duket si nje ardhje perqark nga juve per te qene “safe” (pa te keq e them), keshtu qe s’me ngelet gje vec te terhiqem, se diskutimi eshte si puna e ping-pongut, duhet ta ktheje gjuajtjen tjetri brenda fushes qe te vazhdoje loja. 🙂

  2. Qenka bere edhe Kadareja si gazetaret shqiptare – flas per ato qe leshoka lart e poshte, se kur vjen puna te letrat i ngjan me shume Edi Rames. Brenda ketij leximi une perpiqem te kuptoj edhe Titullin e shkrimit te mesiperm. Sa per apelin qe i beni publikut z. Autor, ju siguroj se edhe per shekullin 21 Panorama do mbetet gazeta me e shitur ne Shqiperi. Mund te me thoni edhe cfare pastaj ? Ju them se publiku i deshiron keto gjera per sa kohe nuk refuzon asgje; madje me numrin e shitjeve nxit kete lloj tregu. Si thone ata te gazetes “The Sun” : “8 milion people can not be wrong”, – meqe kaq i ka shitjet tabloidi ne fjale. Me sa kuptoj gazetaria shqiptare po redukton cdo ceshtje ne tabloid, meqe ne perpjekjen per te qene ne mendjen e lexuesit aktiv e mesatarizon rendesine jo vetem te lajmit, por edhe te Informacionit te vertet. “Si ta shesim lajmin”, – kjo eshte motoja, edhe pse une e them gjithmone: Do te shikosh se kush gazete shitet? -Shko te berberi, i cilido rruge qofte ky.
    Sa per ceshtjet me rendesi sic eshte edhe sjellja e autoriteteve me ze apo e debateve zulmemedha si ai per identitetin e shqiptareve, qe u privatizua nga Qosja dhe Kadareja, a thua mu shtua nje rrudhe nga mendimet e tyre, une jam i mendimit se nuk mund te fajesohet dhe aq media. Debate te ketilla mbahen te hapura kryesisht nga deshira per protagonizem e ketyre autoriteteve, te cilet e shohin intereferimin ideologjik dhe aspak teorik, ne komunikimin me opinionin si mjet per te influencuar mbi te, kuptohet pa paragjykuar premisat nga nisen. Ky moral dhe kjo menyre qe po e nxjerr jashte loje (hiq ketu Kristo Frasherin) rrugen e vetme serioze; ate te punimeve shkencore apo edhe monografive qe ne fund te fundit mbeten si vepra qe e nyjetojne me mire debatin, pa dashur e ka orientuar median ta shohe si Biznes thirrjen ne skene te emrave te ketille. Sa mund te jete kjo nje marreveshje e heshtur dhe e pranuar reciprokisht ?
    Gatishmeria e te gjitheve per te folur per cdo gje dhe ne cdo kohe, e zbeh peshen pergjegjesise se medias, e cila ne fund te fundit do te duhet ta themi se ka realizuar nje mision qofte edhe pa e kuptuar; Ajo i ka dhene mundesi opinionit te njohe eliten e vet, ate qe eshte shpallur e tille ne rrethana qe nuk justifikojne me thirrjen e saj si te tille. Nga ana tjeter dua te nenvizoj ketu nje tjeter problem (me fal se e zgjata); une e rithem dhe do e perseris se ka nje kontradikte qe buron nga dobesia e njerezve qe mund te japin kontribute realisht, por qe nuk po orientohen mire dhe qe nuk po gjejne dot piken e kohezionit (Sado kunder te jem me idete, Saktivista eshte nje hap i ri); teksa flitet dhe pohoet realiteti i nje media te rreckosur dhe diskretituar, serish shumekush e sheh ate si dritaren kryesore te komunikimit. Tani, ketu ose distancohesh nga ky ekran qe te ben pis, ose do te duhet qe te nxisesh nje debat te gjere qe te synoje korrigjimin e tij. Perndryshe, sado te shkruash ti ketu, shpesh do shohim intervista tuajat apo edhe artikuj te Shekulli qe i shpetojne vulosjes vetem e vetem se do vini emrin persiper dhe sidomos se e shmangeni futjes ne debatet e dites. E ritheksoj se per mendimin tim, edhe debati i fundit i mbajtur gjalle prej Jush dhe Hamzes eshte dobiprures – dhe nuk i bej qejfin askujt se nuk jemi ketu per kete gje – pse ai jo vetem hap nje mundesi per komunikim ne rrafsh teorik, por sinjalizon se koha e monopolit te debatit nga Media po i afron ndryshimeve te medha. Ai qe ka per te thene dicka, do e gjeje vendin me te mire ku ta thote qe ta kuptojne dhe te mesoje ndonje gje, se nuk do vdesim nga nervat.

    Se fundmi nje mendim personal; Kadare eshte padiskutim nje emer dhe nje autoritet, por ai tani eshte Histori, qofte edhe ne perpunimin e mendimit shqiptar. Ngadale letersia shqiptare po del nga vdekja klinike e tranzicionit – mendoj une- qofte edhe permes ofrimit te nje menyre te re te shkruari, me te fresket dhe me te gjalle te shqipes dhe cmimet e fundit ku edhe Ju e moret nje medalje (ta kesh se ku i dihet) per mendimin tim modest jane nje moment qe flet vete.

  3. dmth Klosi ka të drejtën që t’i replikojë artikujve të gazetave të Filifistunit (sepse e kanë sharë nga Shmiti) dhe Kadaresë nuk i lejohet të shkruajë për vehten e tij?!

    Kur gazetat çahen duke folur për Çiljetën e Adelaidën, për Klodin e Klajdin… kur ngelet ndonjë rrjesht bosh n’mes kutive, ato të shkretat, nuk mund të rrijnë pa përfituar nga citimet që mediat e huaja i bëjnë Shqipërisë apo shqiptarëve…

    Jam komplet dakord me neverinë që të ngjallin disa lloj mediash nihiliste, që nuk lënë artikull për shqiptarët të publikuar në gazetat e huaja pa e sjellë në gazetat shqiptare… sidomos kur ka agjenci të “specializuara” në këtë drejtim (Veliupress p.sh)

    1. Edrus, mua letra e Kadaresë Shekullit më duket pa vend, sepse Shekulli nuk ka shkelur asnjë lloj etike gazetarie, kur ka botuar një artikull të Klosit, i cili nga ana e vet e citon dhe e përkthen saktë Michael Martens-in nga FAZ. Për këtë po sjell edhe origjinalin gjermanisht këtu:

      “Das Erscheinen seines Buches in Albanien entfachte einen nationalistischen Furor, bei dem Ministerpräsident Sali Berisha und der Schriftsteller Ismail Kadare eine unrühmliche Rolle spielten.”

      Çfarë paska bërë Shekulli këtu xhanëm, që t’i meritojë rrufetë e Kadaresë? Pse vallë, mos i takon Shekullit ose autorit Klosi, t’ia verifikojë “faktet” artikullit të FAZ?

      Megjithatë, nëse Kadareja ka vendosur të vërë në vend shtrembërimet që ia bëjnë mendimeve të tij mediat, unë nuk mund veçse ta përshëndes iniciativën e tij, dhe t’i sugjeroj që së paku herën e ardhshme t’ia drejtojë grykat e topave “Panoramës” ose Canal Académie, të cilat e kanë vënë shkrimtarin tonë të thotë gjëra që nuk i përgjigjen realitetit.

  4. Pasazhi i mëposhtëm është shkëpuar nga fjala e Kadaresë gjatë ceremonisë së çmimit Princi i Asturias:

    “Shqipëria, vendi im, dhe Spanja e juaj, përveç një miqësije të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë patur kurrë asnjë lidhje. Ndërprerja e plotë u bë në shekullin e kaluar, kur vendi im komunist, i shquar për prerje marrëdhëniesh, (ky ka qenë, si të thuash, specialiteti i tij), preu çdo lidhje me Spanjën”.

    Pasazheve që ka renditur Xha Xhai, për të cilët dyshohet se i atribuohen Kadaresë, gjykova t’i shtoj shembullin e mësipërm, autorësia e të cilit nuk është e dyshimtë.

    Gati askujt nuk i beri përshtypje ky pasazh, në dukje krejt pa zarar. Ndërkaq që, në të vërtetë, pasazhi mbetet krejtësisht fyes për cilindo shqiptar, qoftë ai edhe me njohuri modeste në lëmin e historisë.

    Është e pafalshme për një shkrimar që ruan ambicje për t’u pozicionuar si babai i kombit, të mohojë pjesëmarrjen e sa e sa shqiptarëve në Brigadat Internacionaliste gjatë Luftës Civile në Spanjë.

    Është një fakt historik i pamohueshëm që shqiptarë, kolegë të Kadaresë, si Skënder Luarasi apo Petro Marko kanë nderuar vendin e tyre, Spanjën dhe njerëzimin me pjesëmarrjen e tyre në një luftë të drejtë.

    Përmendja e këtij fakti të pamohueshëm do të kish qenë më se e natyrshme gjatë fjalimit të tij, qoftë kjo për të dëshmuar edhe një herë se historia e shqiptarëve nuk mund të përmblidhet vetëm me diktaturën e shëmtuar dhe se kontributi krenar i shqiptarëve krahas lirisë dhe njerëzimit në kontinet është më se prezent.

    Përmendja do të kishte qenë më se e logjikshme ndërkaq që afiliacionet majtiste të derës mbretërore të Spanjës, e cila e nderoi Kadarenë me çmimin në fjalë, nuk janë të fshehta për askënd.

    Po aq fyes gjykoj edhe mohimin e një tjetër fakti historik gjatë këtj fjalimi. Atë të strehimit të popullit të masakruar spanjoll në Vlorë, qytet i cili priti qindra familjeve me origjinë hebraike, përzënë e persekutuar padrejtesisht, në emër të puritetit fetar, nga inkuizicioni makabër i Spanjës së Rekonkuistës.

    Ndërkaq, përmendja e këtyre fakteve historikë do të kish qenë edhe taktike.

    Në një kohë kur shteti spanjoll refuzon ta njohë Kosovën, Kadareja, si figurë me ambicje të qarta prindi kombëtar, nuk duhej të ish stepur t’u kujtonte spanjollëve kontributet e shqiptarëve në ruajtjen e dinjitetit njerëzor në historinë e vendit të tyre.

    Është e pafalshme që një shkrimtar, i paragjykuar si humanist, të mohojë kontributet humaniste të popujve, aq më shumë të popullit te tij.

    Nuk gjej arsye tjetër për mospërmendjen e ketyre fakteve, përpos papërgjegjëshmërisë intelektuale.

    Nuk është pra, aspak e habitshme që Kadareja të jetë shprehur vërtet në termat e mësipërm, përkthyer saktë prej Xha Xhait.

    Duke supozuar që z. Jacques Paugam mundet të jetë koklavitur për çështjen e alfabetëve me të cilët është shkuar shqipja në histori, mbetet sakaq e paimagjinueshme që zotëria në fjalë të ketë trilluar thënien: “diktatori shqiptar, Enver Hoxha, i zemëruar me rusët për arsye personale, u afrua me kinezët”.

    Megjithatë, ne të tjerët që s’kemi qenë nënkryetarë Fronti, mbase nuk i dimë mirë ca gjëra.

    1. Epirot, vertet Kadareja ka nje fare moshe por nuk eshte e drejte te mendojme se ai ka rrjedhur qe te fliste per vullnetaret shqiptare te Luftes se Spanjes perpara familjes mbreterore spanjolle. Çfare tu thoshte? Qe ne derguam ca burra, qe te mbeshtetnin e mbanin ne pushtet ata qe zbriten nga froni gjyshin tuaj Alfonsin XII-te?
      (dikur kur jam marre me kete pune mua me dilnin 24 vullnetare, duke perfshire edhe dike, qe u mbyt pa arritur ne brigjet spanjolle si pasoje e bombardimit te anijes nga aeroplane gjermane)

      Ju permendni koleget e Kadarese si S. Luarasin dhe P. Markon qe… nderuan vendin, Spanjen e njerzimin… etj. Nuk me duket te jete tamam keshtu.

      Ata atje shkuan, me nje fare romantizmi (te pakten flas per njerez te familjes sime qe nuk ishin komuniste) te mbrojne republiken, pa qene fort te informuar se po mbronin komunizmin qe po shtrinte pushtetin ne Spanje dhe kete e bene me kerkesen e Kominterint, nen hyqmin e Stalinit, i cili me pas i sabotoi keq, kur pa se ne pushtetin lokal, po dominonin trockistet.

      Kur thua se Kadareja mund te permendete spanjollet qe u strehuan ne Vlore, per ke e ke fjalen? Une nuk njoh te tille. Njoh vetem çifute sefarade (ata qe nuk pranuan te konvertohen, por edhe ata qe u konvertuan, se nuk i cilesonin te sinqerte, por kriptoçifute nga ku Berisha huazoi termmin per te thene kriptokomuniste:-)), qe iken te llahtarisur sepse stergjyshja e atyre qe i dhane çmimin Kadarese, Elisabeta katolike, i masakroi ne ate fare feje sa bente xheloz edhe A. Eichmann-in gjate LIIB.

      E pashe edhe nje here fjalimin dhe me duket interesant per nga perzgjedhja e termave te perdoruara.

      1. Lyss, si gjithë shqiptarët e tjerë, personalisht jam vetëm në dijeni të faktit që Kadareja u shpërblye me çmimin Princi i Asturias për veprimtarinë e tij në fushën e letërsisë.

        Nëse motivacioni i fshehtë për çmimin e letërsisë ka konsituar në fakt në shpërblimin e aktivizmit katolik të Kadaresë, për llogari të shtëpisë mbretëre spanjolle, unë këtë nuk mundem ta di sepse ky informacion nuk është bërë publik.

        Në rast se është kështu, atëherë mirëkuptohet plotësisht pse Kadareja është shprehur se shqiptarët dhe spanjollët “përveç një miqësije të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë patur kurrë asnjë lidhje”.

        Në këndvështrimin katolik, është më se e vërtetë se marrëdhënet shqiptaro-spanjolle nuk kanë mundur dot të depërtojnë përtej shembullit të ofruar gjatë fjalimit kadarejan.

        Megjithatë, publikisht, Kadareja e ka pranuar këtë çmim letërsie si letrar shqiptar, jo si një katolik aktivist që mëton për llogari të shtëpisë mbretërore spanjolle.

        Si letrar shqiptar, është e pafalshme që të mohojë realitetin e marrëdhënieve shqiptaro-spanjolle, të cilësdo natyre qofshin këto marrëdhënie.

        Nëse nga Shqipëria e vogël me 800 000 banorë qenë nisur 20 djem romantikë për të luftuar përkrah disa djemve të tjerë romantikë evropianë kundër perspektivës së errët nazi-fashiste spanjolle, kjo vlen të përshëndetet, jo të mohohet.

        Akti i këtyre djemve romantikë, pavarësisht ngjyrave dhe përthyerjeve ideologjike, është një akt kurajoz dhe frymëzues dhe aspak i turpshëm, përkundrazi.

        Në kushte kur shqiptarët janë përfshirë në dilema të vërteta identitare, kur identifikohen me mafiozë dhe banditë dhe kur modelet qytetare të shembullit të mirë shterohen dita ditës, është me vlerë t’u përkujtosh auditorëve nga lartësitë e humanizmit se shqiptarët nuk kanë qenë gjithnjë një komb hajdutësh, kriminelësh dhe mafiozësh.

        Afiliacionet majtise të Juan Carlos-it nuk di të jenë të fshehta. Gjithë sikurse nuk është aspak i fshehtë kontributi i tij personal në rrëzimin e diktaturës frankiste spanjolle.

        Në këto kushte, perspektiva e ndonjë incidenti diplomatik në lidhje me përmendjen e luftëtarëve shqiptarë në Brigadat Internacionaliste të Luftës Civile më duket e ekzagjeruar.

        Megjithatë, askush nuk e detyron Kadarenë, apo cilindo tjetër, të krenohet, të identifikohet, t’i lavdërojë apo edhe t’i përmendë këta djem romantikë shqiptarë dhe shembullin e tyre kurajoz kundër shëmtisë.

        E vetmja që që i kërkohet, është të mos mohojë kronikën dhe kronologjinë e marrëdhenieve shqiptaro-spanjolle.

        Sa për çifitutët sefaradë, të cilët u strehuan disa vite të gjata në Vlorë përpara se të shpërndaheshin në trevat e tjera të Perandorisë Osmane, ndoshta do të ishte me vlerë të shënohej këtu fakti se, fjala ‘sefarad’, nuk fsheh asnjë kuptim tjetër përveç se atij ‘spanjoll’.

        Qoftë historia e spanjollëve hebrenj, qoftë ajo e Cervantes-it dhe Arnaut Mamit (rrëfyer që në vogëli nga Moikom Zeqo), e qoftë ajo e romantikëve shqiptarë që luftuan gjatë Luftës Civile në Spanjë, përbëjnë gjithçka përveç se shkëputje marrëdhëniesh që nga shekulli XV.

        Shkrimtari është mjeshtër i fjalës dhe i fantazisë. Si i tillë, asgjë nuk e pengon të zhvillojë një fantazi letrare për Cervantes – Arnaut – Don Kishot – Petro Marko dhe orkestër e të habisë gjithë auditorin me një fjalim memorabël.

        Mohimi i gjithë kronikës shqiptaro-spanjolle, për të krijuar efektin e rremë se marrëdhëniet, jo vetëm midis këtyre dy popujve, por edhe midis Shqipërisë dhe Evropës, reduktohen tek Skënderbeu dhe Kadareja, sinqerisht, tingëllon i vrazhdë.

        Nesë Kadaresë i pëlqen t’i mohojë gjithë këta shembuj, sikurse edhe të tjerë, pikërisht sepse i quan të turpshëm, ç’lipset të thotë një gjerman nëse Izraeli një ditë prej ditësh vendos ta nderojë me një çmim kombëtar letërsie?

        1. Epirot, nuk eshte rasti te kerkojme motivacione te fshehta. Kadareja nuk mund t’i lejonte vetes te fliste per litar ne shtepine e nje te varuri.

  5. “Shqipëria, vendi im, dhe Spanja e juaj, përveç një miqësije të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë patur kurrë asnjë lidhje. Ndërprerja e plotë u bë në shekullin e kaluar, kur vendi im komunist, i shquar për prerje marrëdhëniesh, (ky ka qenë, si të thuash, specialiteti i tij), preu çdo lidhje me Spanjën”.

    Tek faqja zyrtare e cmimit te Asturias eshte fjalimi i Kadarese, ne anglisht: http://www.fpa.es/en/awards/2009/ismail-kadare-1/speech/

    Ndryshimi nga anglisht ne versionin shqip te cituar nga juve s’eshte shume i madh, megjithate per krahasim, ne anglisht nuk eshte “nuk kane patur kurre asnje lidhje”; thote ‘mbajtur’ jo ‘patur’ (maintained) dhe ‘mardhenie’ jo ‘lidhje’ (relations).

    Ne c’gjuhe e ka mbajtur fjalimin ne origjinal s’e di, po varianti anglisht ka kuptim me shume per cka pason ne paragraf dhe ne variantin shqip, se te thuash qe s’kane patur kurre lidhje dhe me pas te shtosh ‘i nderprene fare mardheniet’ s’ka kuptim: Cfare nderprene persa s’kishin fare lidhje?

    Gjithsesi, tek thelbi i komentit tuaj tani…

    Juve thoni se eshte e pafalshme, fyese, etj, fakti qe Kadareja s’permendi pjesmarrjen e shqiptareve ne luften civile te Spanjes.

    Personalisht jam dakort qe do ishte me mire sikur ta kishte permendur, por si te pafalshme s’e vleresoj dot. Sepse, se pari, ky ishte nje cmim per letersine dhe fjalimi ishte mbi letersine dhe artet, ishte fjalimi i nje shkrimtari, jo fjalimi i nje diplomati shqiptar.

    Sic duket ne fjalim, ky paragraf i cituar nga juve, ishte paranteze per cka tha me pas Kadareja ne fjalim, ku flet per popullaritetin e “Don Kishotit” ne Shqiperi, dhe pra ne kete menyre i ben elozhe nje nga veprave letrare (dhe autoreve) me te njohura te Spanjes.

    Nuk e di sa shqiptare morren pjese ne luften civile te Spanjes. Pas nje kerkimi te shpejte ne Google gjeta kete reference qe permend numrin e shqiptareve ne kete lufte: http://encyclopedia.stateuniversity.com/pages/10638/International-Brigades.html

    Nationalities
    Scandinavians 10,000 French 10,000 Germans 5,000 Poles 5,000 Italians 3,350 Americans 2,800 British 2,000 Canadians 2,000 Czechoslovakians 1,500 Yugoslavs 1,500 Hungarians 1,000 Mexicans 1,000 Irish 250 Chinese 100 Australians c.60 New Zealanders c.12 Albanians 27

    Pra sipas ketij burimi, 27 shqiptare.

    Nese kjo s’eshte korrekte, mund te sillni ndonje burim tjeter.

    Nese eshte kaq, sipas jush, ne kete fjalim ne marrjen e nje cmimi per letersine Kadareja duhet ti bente elozhe Spanjes me permendjen e 27 shqiptareve ne luften civile te Spanjes, apo me permendjen e romanit te Don Kishotit?

    S’e di, ca mendoni, po gjithsesi me ben pershtypje nxjerrja nga konteksti i paragrafit dhe insistimi per te gjetur arsye ne “dump on Kadare day” sic e quajta.

    Dhe persa korigjini Kadarene ne ate gjene tjeter “flagrante” ne intervisten e tij dhe si e interpreton ai arsyen pse Hoxha u prish me ruset, pse nuk e coni kete kritike deri ne fund? Ky interpretim (sipas jush) eshte gabim, se ne fakt arsyeja e prishjes te mardhenieve ishte …. ?

    Dhe me pas, hajde i gjejme lidhjen ketyre detajeve (pse jo dhe nenkryetaresive te frontit te Kadarese dhe poezive te tij per Partine) me artikullin per mediat shqitare dhe pacavuret qe ato botojne here pas here, se kjo me duket ishte tema e artikullit, te pakten kete kuptova nga xha xhai, megjths si shembull pacavuresh te mediave shqiptare u soll deri tani vetem intervista e Kadarese tek ajo radioja. Te presim mbase ka shembuj te tjere te pacavurllekut te mediave shqiptare…

    1. a) Kadarenë e kam dëgjuar të flasë shqip gjatë ceremonisë.

      Por, e zëmë se Kadareja foli japonisht; çfarë ndryshon kjo në thelbin e pohimit të tij teksa shprehet se, “Shqipëria, vendi im, dhe Spanja e juaj, përveç një miqësije të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë patur (kurrë) asnjë lidhje”?

      b) Nuk ka asnjë rëndësi se sa shqiptarë janë vrarë dhe kanë luftuar në Spanjë gjatë Luftës Civile.

      Për sa më takon edhe 7 syresh të ishin, kjo nuk përkthehet në mungesë totale marrëdhëniesh me Spanjën, “përveç një miqësije të shkurtër në shekullin XV”.

      c) Ku humbi argumenti tjetër qe jap, ai i pritjes së popullatave hebraike spanjolle në Vlorë?

      Një klikim tjetër në Google e tregon se kjo ndodhi nuk ka ngjarë gjatë miqësisë “së shkurtër të shekulli XV”.

      ç) Kadareja, po t’i ishte përmbajtur Don Kishotit dhe letërsisë gjatë këtij fjalimi – çka do të kish qenë shumë mirë – do t’i kish shpëtuar vetes bregën e të rënit në papërgjegjësi intelektuale.

      1. Meqë flasim për lidhjet shqiptaro-spanjolle nga këndvështrimi kadarejan, të mos lëmë jashtë as famëkeqin Arnaut Mami nga Ulqini, komandantin e piratëve që kapën rob Cervantes-in e madh, në 1575, teksa ky udhëtonte nga Napoli drejt Spanjës. Citoj nga një artikull i Ferdinand Dervishit:

        [G]jatë një fjalimi të improvizuar në gjuhën frënge në një konferencë në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng jo në Algjeri, por në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (nënkuptohet Ulqini) dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që ta lironin nga burgu, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.

      2. Epirot, eshte e kote ta vazhdojme, juve beni sikur s’kuptoni nderkohe qe peshkoni per qime dhe cimka qe justifikojne Kadare-kritiken.

        Sic thashe, fjalimi ishte mbi letersine dhe artet, mjafton te lexohet dhe kjo duket.

        Nese juve e interpretoni si fjalim mbi mardheniet diplomatike te shteteve duke nenkutpuar ne kete rast te 27 komunisteve qe luftuan ne Spanje apo te ndonje cifuti spanjoll (per te cilet s’di gje) qe jane pritur nga ne, apo te 10 tregetareve shqiptare qe mund te kene vajtur ne Spanje a ndonje martese me mbleseri me ndonje femer me origjine cerek spanjolle, kjo pastaj duket qe shkon ne absurd, ashtu si terkuzimi i argumentave tuaja.

        Per mua, dhe po shprehem pak me direkt, dhe me pak politikisht-korrekt, kjo qe beri Klosi, po dhe kjo qe beni disa nga juve ketu e gjetke, eshte burracakllek.

        Pse?

        Se Klosi, sic thote Hyllin me poshte, eshte nje plesht para Kadarese, si fame, po dhe si vlera s’eshte me shume se nje mize.

        E keshtu Klosi don te qendrojne ne mendjen e njerzve dhe perpiqet te jete relevant duke u ngjyer lugen tek ‘corba’ e Kadarese. Shekulli per arsye ndac fitimi gazete (gjurulldia dmth me shume lexues) po sidomos per arsye Kokedhima –> Rama –> Klosi normal qe do botonte cdo artikull qe do i conte Klosi.

        Ne fakt teknikisht Shekulli mund te botoje c’te doje, ndac dhe gjera hapur antishqiptare, ndac dhe ndonje fjalim te kryeministrit serb etj. Etika e morali eshte tjeter gje.

        Mgjths sic thashe artikulli i Klosit eshte burracak, se do ishte me i ndershem ta perkthente ate artikullin e Martens dhe botonte si perkthim tek Shekulli, ose me mire te bente vete nje ese kritikuese per Kadarene, sesa te bente gjoja sikur shkroi nje artikull vetem per te botuar pjeset me kritike te cka shkroi Martens per Kadarene, te cilat jane 1/3 e artikullit te tij, dhe po ti heqesh ato s’qendron artikulli.

        Ashtu si dhe letra e Kadarese ndaj Shekullit ishte e teperuar, se ai i apelon Shekullit nga ana morale dhe estetike, nderkohe qe ti apelosh Kokedhimes e Shekullit ne ate aspekt (njesoj dhe me shumicen e mediave te tjera shqiptare) eshte si ti apelosh nje prostitute per etike seksi.

        Keshtu qe e gjithe kjo s’ishte ndonje big deal; Klosi arriti ate qe deshtje, qendroji dhe nje here relevant duke u kapur pas bishtave te te tjereve, dikur pas bishtit te Shmidit, tani pas bishtit te Martins, e keshtu do vazhdoje, mesa duket.

        Juve tani po kapeni pas bishtit te Klosit, me lloj-lloj preteksesh, meqenese …. etj.

        Por, si formulimi i ketij artikulli ketu, si shume komente, jane vertet mjerane ne thelb, me keqardhje e them. Pasi juve dhe keni komplekse ta kritikoni Kadarene apo te shkruani dicka kritike per te, a thua se ai eshte Zeusi dhe juve jeni greket e lashte, dhe nga ana tjeter shfrytezoni cdo rast ku permendet ai, dhe pavaresisht sa pa lidhje, mundoheni te beni argumenta merimangash, jo lufta ne Spanje, jo ka qene kryetar fronti, jo dikur ka thene “terci”, jo nje here tejter tha “verci” po ja perkthyen si “terci”, etj.

        Besoj eshte e qarte kjo nga te gjithe, si juve qe beni sikur s’eshte ashtu, si ne qe perpiqemi te debatojme brenda kornizes se argumentave me ju, vetem per te arritur ne nje cak akoma me absurd kur vazhdojne keto, ku me shume ka lidhje Kadareja me uftot sesa me argumentat tuaja.

        Shkruani e botoni c’te doni kundra Kadarese, shqyr s’jemi ne monizem dhe s’te persekuton njeri. Po ashtu te pakten ka nje fare integriteti letrar dhe ndershmerie ne argumenta, jo kshu duke pritur rreze kodres se shtypit per ndonje permendje te rastesishme te fjales “kadare” dhe fap, si kacaket beheni grup dhe e gjuani me argumenta kashte e topa absurditeti.

        1. Unë kujtova, Xhib, se kur ti shkrove që nuk po kuptoje gjë nga ky diskutim, e kishe më tepër si teknikë retorike për t’u futur në muhabet, por tani po më lindin disa dyshime.

          Shkrimi im merrte shkas nga incidenti i fundit me Kadarenë, Schmitt-in dhe Klosin, për të vazhduar më tej një diskutim për mediat, autoritetet dhe turmën, të cilin unë kam vite që e mbaj të hapur.

          Në letrat e Kadaresë shoh një shqetësim të pajustifikuar; sepse as artikulli i FAZ-it, as ai i Klosit, nuk e meritojnë atë reagim publik. E kam thënë edhe haptazi në shtyp, para disa vjetësh, që Kadaresë i duhet një agjent letrar, që ta udhëzojë në public relations.

          Ti shqetësohesh që merremi me fjalë; por fjala është puna jonë, duke përfshirë këtu edhe Kadarenë vetë, i cili kështjellat i ka ngritur me fjalë (madje edhe ato që i po i zhbën tani, sërish me fjalë).

          Disa media të Tiranës kanë abuzuar shumë me famën e Kadaresë dhe autoritetin e tij si shkrimtar, për të mbushur faqet me gjithfarë lavdërimesh dhe gjepurash. Unë solla si shembull të parin shkrim që më zuri dora, intervistën e “Panoramës”, por të tillë gjen nga të gjitha anët.

          Disa media e trajtojnë shkrimtarin sikur të ishte një farë super-boksieri, ose shpresa e vetme e sportit tonë në ringjet ndërkombëtare. Askujt nuk i bëhet vonë për ta mbrojtur këtë figurë nga banaliteti, sa kohë që ajo i ofrohet gjithfarë abuzimeve, në vetvete gjithashtu banale.

          Unë jam i bindur se këta që i venë sot nga pas Kadaresë, që e duartrokasin, e mbulojnë me lavde dhe i japin zemër për ta shndërruar në Mic Sokol të kulturës shqiptare, janë ndër armiqtë më të mëdhenj të Kadaresë dhe të vetë kulturës shqiptare.

          1. Ti shqetësohesh që merremi me fjalë; por fjala është puna jonë, duke përfshirë këtu edhe Kadarenë vetë…

            Gjithashtu fjala eshte qeliza baze e komunikimit midis njerezve, te cilet ndryshe nga kafshet shprehen kryesisht me fjale….

            Kjo pra xha xhai eshte loje fjalesh. 🙂

            Une besoj u shpreha qarte ne te gjitha komentet e mia, dhe nuk ishte ceshtje shqetesimi (c’interes me prekt mua te shqetsohem, per cfare?), po thjesht replike e argumentash, ashtu sic thashe qe nje kritike ndaj Kadarese do ishte e mirepritur (nga une te pakten) se ka vend mjaft per kritika, kurse keto reagimet kacakshe me spond pas bishtave te letrave te Klosit e Kadarese me duken te pahijshme pasi nuk se kane ndonje koherence argumentash, sic duket (sipas meje) qofte tek artikulli juaj, qofte tek komentet.

            Juve tani me duket se po beni loje fjalesh per te vazhduar kapjen me pro dhe kunder kadareizmat, etj-izmat, gjithmone me shigjeta drejtuar per nga Kadareja, por askush tjeter, ne kete persiatje e debat per mediat, autoritetet e turmen, sipas jush.

            Preteksi, per sa flisni per te tille, mua mu duk se e gjetet juve dhe e vura ne dukje se, sipas meje, tullat e argumentave tuaja s’qendronin aspak se kaperzehej dege me dege, ashtu si nese dikush do ta lexoje kete artikull, po dhe disa komente qe pasojne, nuk mendoj se do arrinte ne perfundimin qe tema e diskutimit eshte mbi “mediat, autoritetet dhe turmën” sic thoni me siper.

            Megjithate, e shoh te tepert ta zgjas me tutje; sic thashe ping-pongu nuk vazhdohet kur jeri e gjuan topin ne tavoline e tjetri e ne kosh te basketbollit. 🙂

  6. Xha xha, nuk e kuptoj se pse duhet te imagjinosh qe Kadare nuk i ka thene keto gjera, kur ne fakt mund ta degjosh intervisten dhe ta verifikosh qe ai nuk i ka thene keto gjera.
    P.sh. ai thote qe Ballkani ka 4 alfabete dhe alfabeti i shqipes eshte alfabeti latin. Ne fakt eshte intervistuesi qe sugjeron qe Ballkani ka 4 alfabete, sepse Kadare kur i numeron i dalin 3 (grek, cirilik, latin).
    Nuk thote qe maoizmi u instalua ne Shqiperi por qe ne u lidhem me Kinen. Thote qe arsyet e prishjes me BS ishin personale sepse Hrushovi po hiqte udheheqesit e vendeve komuniste dhe Enveri kishte frike se do hiqej edhe ai.
    Thote qe kishim marrdhenie diplomatike me 3-4 vende perendimore, por jo me USA, Angline, Gjermanine, Spanjen.
    Nuk thote qe Enveri la jashte burgut gjithe shkrimtaret borgjeze por la jashte burgut ca shkrimtare borgjeze.
    Edhe ate punen e thashemeve per ftesat Kadare e sqaron gjere e gjate dhe bile jep si shembull qe heren e pare kur shkoi ne Paris ne fakt nuk kishte asnje ftese nga Franca. Sipas Kadarese, cdo zyre shteterore ne Shqiperi qe merrej me keto pune besonte se zyra tjeter e kishte ftesen, dhe bile edhe ambasadori shqiptar ne France kujtonte se Kadare kishte ftese.

    Ne pergjithesi intervista mu duk me shume vlere per t’u degjuar. Transkriptimi qe i eshte bere ne faqen Internet te radios eshte teper i cunguar dhe, sic shihet, me gabime te shumta.

    1. Arti, të falënderoj që e ke dëgjuar intervistën; unë në fakt sot e zbulova origjinalin dhe nuk pata mundësi ta dëgjoj.

      Megjithatë, siç pata rast ta them disa herë, unë isha i bindur se disa prej atyre gjërave më lart nuk mund të kishin dalë prej Kadaresë, por prej një personi inkompetent; ndoshta një zbardhës çfarëdo i intervistës që nuk e ka idenë as për historinë e Shqipërisë, as për jetën e Kadaresë vetë.

      Vërejtja jote tani ma konfirmon bindjen.

      Mirëpo intervista në fjalë, e botuar nga Panorama dhe e rimarrë nga nuk di ç’gazetë tjetër në Tiranë (sipas një zakoni të shëmtuar që është përhapur së fundi) vazhdon të qarkullojë si autentike e Kadaresë.

      Prandaj edhe shkrova, por po e përsërit sepse kur shkruhet për këtë temë lexuesit kanë një prirje të habitshme për të keqkuptuar, se ky do të ishte një rast i mirë, për Kadarenë vetë, që të protestonte, qoftë edhe duke i shkruar një letër gazetës; sepse intervista e botuar në “Panorama” ia ka shtrembëruar dhe gjymtuar mendimin, duke e prezantuar keq para lexuesit dhe duke ia vënë në gojë budallallëqe.

      Shumica e lexuesve shqip të Kadaresë as dinë frëngjisht, as kanë kohë të shkojnë e të dëgjojnë një intervistë në një sajt Interneti; por “Panoramën” e lexojnë, sepse kjo është edhe gazeta më e shitur në Shqipëri, siç tha Theollogosi.

      Në rrethana normale, kjo që ka ndodhur me intervistën e tonit me Canal Académie do të trajtohej si skandal i mirëfilltë; por Shqipëria e mediave nuk është normale, dhe për këtë anormalitet, për fat të keq, kontribuon edhe Kadareja vetë, i cili proteston me të madhe kundër gazetës Shekulli për një opinion të një gazetari gjerman, në një kohë që shpërfill gabimet qesharake që ia kanë vënë në gojë gjetiu.

      1. Po i shperfill o i shperfill ai se e di mire parimin qe ; varja se gazetat e Shqiperise jane, nuk i merr njeri seriozisht. E di mire ai se eshte nuk eshte kot nga Gjirokastra; tall bythen edhe kur jep intervista televizive. Lajkat po i ka aq shume sa t’i sjellin zorret ne gryke. Keshtu qe, suksese ti ne kerkimin tend.

  7. I shperfill, thote theollogos, dhe ka te drejte.

    Sepse ne kendveshtrimin e Kadarese ‘briret’ ne ate reagim eshte togfjaleshi “furia nacionaliste shqiptare” kurse te tjerat me gazeta, martinsa, klosa,shtremberime, pergenjeshtrime … jane vetem ‘bishti’.

    Te ngresh, per me teper ne te mirenjohuren gjermane, nje ceshtje te ‘furise nacionaliste shqiptare’ ne aktualitetin ballkanik nuk eshte vecse me pasoja negative.
    Kete nuk kuptojne miopet e Shekullit sic duket edhe nga pergjigja melodramatike gjithe perbetime dashurie per Kadarene.

    Pacavure ne kete mes eshte artikulli i Klosit qe kerkon te gjeje mbrojtje nderkombetare per kauzen e vet kunder ‘injoranteve kombetariste’.
    Po kush eshte ky Martins ,( ndonje figure e shquar e historise mesjetare ?), konkluzionet e te cilit u dashkan te perbejne arbitrin. Apo meqe qe eshte i huaj duhet te impresionoje publikun shqiptar. Ai ka bere nje recension medioker te Shmitit dhe aq. Dhe nuk ka asnje justifikim as Shekulli e as vete Klosi t’ja sjelle publikut shqiptar.

    Sa per “Skenderbeun ” e Shmitit mund ta lexosh si nje veper historike deri ne faqet ku pershkruhet arsyeja e hakmarrjes ; pas kesaj ,pasi humbet cdo besueshmeri, mund ta vazhdosh vetem si nje roman historik.

  8. ””sepse një gjest ose ngjarje historike mund të ketë pasoja madhështore, dhe megjithatë të jetë motivuar nga diçka personale, private ose banale.””

    Nga shkaqe te vogla nuk mund te kete pasoja ‘madheshtore’, aq me pak ne histori. Ata qe gjejne kesi gjerash jane per tu cuar ne ndonje kurs logjike, se metologjia shkencore pa koherencen e logjikes ska asnje vlere. As ne metafizike, nuk guxohen gjera te tilla, aq me pak duhet te guxohen ne shkence.

    Storiografia ne ndryshim nga filozofia e historise, as qe duhet te merret fare me shkaqet ‘e brendshme’ te individit historik, se me shkaqet e brendshme merret psikologjia, ontologjia,metafizika, te cilat jane troje te rreshqitshem ku mund te lajthisesh fare lehte dhe te shesesh sapunin per djathe.
    Vetem filozofia e historise mund te merret me shkaqet e brendshme te individit historik, por edhe ato brenda nje finaliteti te caktuar te percaktuar nga Fryma e Kohes.

    Kjo pune eshte njesoj si bindja e shqiptareve se vdekja e Skenderbeut (gje e vogel, shkak i vogel) solli pushtimin turk shekullor (pasoje e stermadhe).

    Nuk ka asgje historike ne kete mes dhe asnje historian serioz nuk duhet te merret me kesi punesh. Me kete pune mund te merret politikani apo atij qe i duhet gjykimi moral.

    Gjykimi moral dhe gjykimi historik duhen dalluar, shkenca e historise nuk behet me gjykime morale, historia ne kuptimin joshkencor po.

    Idea e lirise gjendet vetem ne frymen e nje populli, heroi eshte ai qe kap frymen e kohes. Nese Skenderbeu do kish rastisur aty nga shek 17, do ish pleqeruar ne Turqi.

    Sa per Klosin e Kadarene, njeri prej te dyve nuk ekziston.

    Kadareja ka te drejte 100 here ta kape edhe me Shekullin

    -Ju keni botuar një trillim fund e krye.

  9. ””’Çfarë paska bërë Shekulli këtu xhanëm, që t’i meritojë rrufetë e Kadaresë? Pse vallë, mos i takon Shekullit ose autorit Klosi, t’ia verifikojë “faktet” artikullit të FAZ? ””

    Me vjen keq po nuk ma ha mendja se mund te kaperdihet dicka e tille.
    Si i thone, nga miu s’del luan, miu mi do pjelle. Nuk dua te them qe nga nje shkak i vogel del nje pasoje e vogel, por se dihet kunja e Klosit ndaj Kadarese dhe Shekulli e din shume mire, keshtu qe te mos kemi serisht shkak-pasoje, fyerje klosiane , e pasoje reagim kadarejan, Shekulli duhet ti kish marre masat me kohe e vakt.

    Po Shekulli e kerkon vete per arsye tregtare dhe don te loze me Kadarene, Klosit i duhet te ngelet i dukshem dhe ‘qan’ qe smund te spekulloje me (na mbaroi epoka e cmitizimeve, me ca do merret tani qe te duket) , se si ha me njeri dokrrat e tij, keshtu qe edhe atij i duhet ‘te kruhet’ me Kadarene, ndjeshmeria e te cilit eshte mese e njohur.

    Po ky Klosi me ca merret xhanem, ska ndonje pune tjeter, po e gjejme perhere duke u kacavjerre njehere mbi historine shqiptare e heren tjeter mbi Kadarene.
    A nuk eshte perkthyes ky? A nuk merret eshte qe eshte me perkthimin e Qenia dhe Koha te Hajdegerit meqe gjermanishten e than, ose Logjiken e Hegelit, meqe eshte tekst i veshtire.

  10. Intervista e Kadaresë në emisionin radiofonik është shumë e mirë, edhe pse transkriptimi çalon së tepërmi, madje nuk mund të quhet fare transkriptim. Në këtë rast, nuk besoj se përbën ndofarë skandali, pasi gjithsekush mund ta dëgjojë intervistën të plotë, pra burimi ekziston përbri gjysëm-transkriptimit.
    Skandal, nga ana tjetër, përbën shkrimi i analistit politik të FAZ me qendër në Beograd, Martens, apo recensioni i tij krejt i vakët i librit të Schmittit. Zakonisht, recensione të tilla u jepen njerëzve me njohuri të pranueshme për subjektin në fjalë. Martens nuk është as historian, dhe as specialist i Ballkanit apo i Shqipërisë. Ai është thjesht një gazetar i rëndomtë gjerman me njëfarë përvoje për Azinë Qëndrore (shiko profilin e tij në faqen e FAZ).
    Eshtë e papranueshme për Frankfurter Allgemaine Zeitung një gafë e tillë gazetareske ku publikut serioz gjerman i serviren broçkulla të tilla.
    Me shumë të drejtë Kadareja reagon ndaj racizmit të tërthortë ndaj shqiptarëve, i shfaqur në Evropën e Bashkuar të idealeve të mëdha edhe me karantinën e vizave që i imponohet “myslimanëve” të Shqipërisë dhe Bosnjes, edhe pse mbulohet me standarde të pafund.
    Mendoj se shqiptarët e kultivuar duhet të fillojnë të mëshojnë më shumë përballjes me racizmin e tërthortë evropian, se sa “kombëtarizmit” të kombit “patriarkal” dhe ende të pagdhendur shqiptar…

    1. Intervistën e Kadaresë në emisionin radiofonik publiku shqiptar nuk mundi ta ndjekë drejtpërdrejt, por vetëm nëpërmjet përkthimit që ia bëri “Panorama” transkriptimit të keq. Se çfarë ka thënë tamam Yni në intervistë, këtë e dinë vetëm dëgjuesit e asaj radioje në Internet (sa ka të tillë në Shqipëri?).

  11. Edhe diçka tjetër nga letrat e Kadaresë, që më tërhoqi vëmendjen.

    Shkruan Yni [theksimi im, 2Xh]:

    [FAZ-it] Është e vërtetë se në Shqipëri u ngrit një furtunë e vërtetë kundër librit të Schmitt-it, por të thuash se atë e nxiti shkrimtari I.K., është një trillim i pastër.

    [Shekullit] Ju jeni në mes të Tiranës dhe ju e dini se nuk kam udhëhequr kurrfarë fushate nacionaliste të lavdishme apo të palavdishme, për arsyen e thjeshtë se, për të mbrojtur Gjergj Kastriotin, lavdi Zotit, gjer më sot nuk ka pasur dhe shpresoj se nuk do të ketë kurrë nevojë për fushatë të udhëhequr nga dikush.

    Në të vërtetë, unë nuk pashë gjëkundi që Kadareja të akuzohet se “e ka nxitur” fushatën, as e ka “udhëhequr”; Martens, në shkrimin e vet, thotë se Kadareja luajti rol të palavdishëm në këtë fushatë, por nuk shtyhet më tej (“eine unrühmliche Rolle“).

    Askush nuk mund ta mohojë se Kadareja u përfshi hapur në debatet për librin. Sa kohë që u përfshi në këto debate, e luajti një rol aty. Ky rol, gazetarit gjerman, i është dukur “i palavdishëm”. Po ky është thjesht opinion i gjermanit, nuk ia kundërshtojmë dot, as ia hedhim poshtë dot, sa kohë që pjesëmarrja e Kadaresë në debat është fakt i padiskutueshëm.

    Përkundrazi, më duket se kapërcimi nga “rol i palavdishëm” në “rol udhëheqës ose nxitës” duhet shpjeguar më mirë. Kur ndodhi kjo? Kush e akuzoi shkrimtarin për këtë dhe ku?

  12. Epirot, kuptoj se kemi vizione te ndryshme te historise kur ju thoni:

    Nëse nga Shqipëria e vogël me 800 000 banorë qenë nisur 20 djem romantikë për të luftuar përkrah disa djemve të tjerë romantikë evropianë kundër perspektivës së errët nazi-fashiste spanjolle, kjo vlen të përshëndetet, jo të mohohet.

    Ata djem romantike dhe disa mijra romantike te tjere ishin krejtesisht fatkeqe e te manipuluar politikisht. Edhe pse kjo nuk prek natyren e tytre te brendeshme, nje fitore e mundeshme e tyre nuk do te kishte pasoje tjeter pervec instalimit te nje republike sovjetike ne Spanje. Aktualisht ne ate kohe ne Spanje kishte edhe disa mijra specialiste sovjetike, qe po punonin ne struktura te ndryshme te pushtetit te Frontit qe kishte ardhur aty ne fuqi dhe nderkohe kishin derguar ne Moske me mijra femije, qe do te pergatiteshin si drejtues te ardhshem. Sot kjo perben nje faqe tragjike te historise spanjolle.

    Fitorja e Frankos, sado e dhimbeshme, e shpetoi Spanjen nga dy te keqija te tmerreshme, nga komunizmi dhe nga tmerret e luftes se Dyte Boterore. Ne saje te Frankos, Spanja mbeti i vetmi vend evropian ku çifutet ndiheshin si peshku ne uje dhe pajiseshin menjehere me dokumente kur shprehnin deshiren te shkonin te punonin ne kibucet e anes tjeter te Mesdheut.

    Ishte Franko ai jo vetem e mbajti vendin e tij larg lemerivete L2B, por edhe qe nuk lejoi Hitlerin te kalonte trupat permes Spanjes qe te godiste instalimet angleze ne enklaven e Gjibraltarit.

    Nejse, kjo e gjitha jo per te filluar nje debat te kote me ju, por per te treguar se nuk ndajme te njejtat pikepamje politike. Per pasoje nuk mund te kemi te njejtin mendim per fjalimin e Kadarese ne Spanje, se ketu nisi puna, jo per t’i bere histori njeri tjetrit.

  13. Xha Xha,

    Meqënëse gjeta pak kohë të lirë dhe u bëra kurioz për fjalët vërteta të Kadaresë gjatë intervistës, mora mundimin të nis dëgjimin.

    Ajo që konstatova është se Kadareja i ka thënë vërtet fjalët e transkriptuara me besnikëri në faqen përkatëse.

    Saktësisht, frengjishtfolësit, munden të konstatojnë lirisht, duke filluar nga minuta e 11:00, edhe pyetjen që i drejtohet Kadaresë nga Jacques Paugam edhe përgjiegjen e të intervistuarit.

    Transkriptoj në frengjisht me besnikëri, duke përfshirë edhe gabimet gramatikore, frazën e Kadaresë:

    “Il a été fâché avec les Russes pour les causes personnelles”.

    Edhe pse nuk pata kohë ta dëgjoj të plotë intervistën, mendova gjithsesi se ky saktësim, mund t’i shërbejë kolegëve gjatë debatit.

  14. Dhe pastaj thonë se nuk ka të drejtë Kadareja kur kritikon racizmin e tërthortë anti-shqiptar…

    Në një Kishë të Grosseto-s në Itali është hapur këto ditë një ekspozitë e arkeologjisë shqiptare. Bukur mirë, tha.

    Aty flitet dhe paraqiten Butrinti, Gjirokastra, Berati, etj. Dhe sigurisht, gjithshka me vlerë në trojet e atyre njerëzve të pagdhendur, shpellarë primitivë e kombëtarista sikurse janë shqiptarët, nuk është e nuk mund të jetë e tyre, assesi.

    Gjërat me vlerë të arkeologjisë përtej-Adriatikase, që ekspozohen në Itali, i përkasin në fakt kulturave “romake, helenike, bizantine, veneciane dhe otomane”….
    [testimonianze di un passato che affonda le sue radici nel mondo ellenistico, romano, bizantino, veneziano e ottomano].

    Mesazhi është i qartë: Këta kombëtarisë patriarkalë, shpellarë të pagdhendur nuk kanë vend në Evropë, dhe as kanë pasur ndonjë herë.

    Dhe tani kanë guximin e dalin në protesta në Lezhë kundër….

    Ja edhe lidhja e ekspozitës së Grosseto-s. Pêr më tepër, gjykoni vetë…

    http://www.sienafree.it/index.php?option=com_content&view=article&id=8646:archeologia-una-mostra-per-scoprire-le-meraviglie-delle-citta-di-pietra-dellalbania&catid=157:arte-e-cultura&Itemid=435

    1. Sa çudi, megjithatë, që edhe kjo ekspozitë kaq konvencionale, sipas jush deri edhe raciste anti-shqiptare, e përdor titullin e romanit të Ismail Kadaresë (Città di pietra) si gjethe fiku…

      Përndryshe, arkeologët jo vetëm do të kërkojnë, por edhe do të gjejnë atë për çka janë ekspertë. Arkeologët klasikë do të gjejnë gjurmë të qytetërimit greko-romak. Hebrenjtë do të gjejnë sinagogat – e kështu me radhë.

      Arkeologjia në bregdetin shqiptar mund t’u interesojë më shumë universiteteve europiane, sesa albanistikës, meqë bregdeti, me përkufizim, shërben si interface qytetërimesh; dhe në rastin e shqiptarëve dhe të të parëve të tyre, si vend asimilimi masiv.

      Por nuk më duket se muzeu lëshon mesazh të qartë, se “shqiptarët s’kanë vend në Europë”, siç thoni ju. Le të mos i dramatizojmë gjërat.

      Kjo ekspozitë i drejtohet publikut italian, dhe flet një gjuhë specifike, që ta marrë vesh ky publik, i cili zakonisht nuk ka koncept tjetër për lashtësinë, veç imazheve që ia ofron me bollëk bota klasike, siç ka mbijetuar në trojet e gadishullit.

      Përndryshe, mbaj mend mirë një nga pyetjet që u bëhej rëndom kolegëve dhe miqve të mi italianë, kur këta ktheheshin nga pushimet në Greqi: “Che avete mangiato in Grecia?”

    2. Arberesh,
      bej nje xhiro nga Turqia, shko ne Ankarà, dhe udhero mbylljen e Muzeut arkeologjik te Kultures Hittite. Pastaj dil nga bregu perendimor turk, e po ashtu urdhero mbylljen e muzeve arkeologjike te kulturave helene atje (ne Troje, Milet, Pergamon…). Per te shpetuar nje here e mire kombin turk (se mire qe ate shqiptar e shpetove permes mesazhit tend !).

  15. Eh more Stalker. Se ku e ke lexuar “urdhërin” tim për “mbylljen e muzeve arkeologjike” ti vetë e di…
    Meqë jemi tek Turqia, duhet të të japë të drejtë që në Siujdhesën e Anadollit i gjen të tëra kulturat që paraprinë osmanët, madje të ruajtura me xhelozi nga qeveria turke. Mirëpo gjen edhe kulturën vijuese osmane dhe turke moderne, apo jo???
    Kurse në mesazhin tim unë thjesht vëreja se, kur përmendet romakja, helenistikja, bizantinja, veneciania dhe ajo osmane, po ajo vendasja vallë, ku vajti?
    Apo mos vallë shqiptarët, sikurse turqit në Anadoll, erdhën në trojet e tyre vonë, d.m.th. pas venedikasve dhe osmanëve?
    Sepse të nënkuptosh se Gjirokastrën, apo Beratin e kanë ndërtuar të gjithë të tjerët, përveç vendasve, kjo besoj se ti bie dakord me mua që tingëllon pak si absurde, apo jo? Dhe këtu e kam fjalën për qytete në prapatokë, dhe jo detyrimisht në bregdetin e Shqipërisë, çka përmend xha xhai në komentin tjetër.
    Këtu, mandej, nuk është fjala thjesht për një ekspozitë konvencionale në një kishë të çfarëdoshme të Italisë, por për prirjet e disa arkeologëve të tipit të Hodges – që meqë përmende Turqinë ti, kjo e fundit ia ka ndaluar këtij të fundit të gërmojë atje – që e gjejnë të modës të vlerësojnë gjithshka përveç kulturës, trashëgimisë apo arkeologjisë vendase iliro-shqiptare.
    Shkurt, sipas tyre, gjithshka e mirë e mbetur në atë tokë që sot është e Shqipërisë, është bërë nga të gjithë të tjerët, përveç shqiptarëve.
    Sa për lidhjen iliro-shqiptare, kjo nuk është veç një përrallë kombëtariste…apo jo?
    Meqë e pate fjalën tek turizmi kulturor, po të them se kam shëtitur ca muzeume në Athinë dhe Janinë, dhe ato që ti nuk i ke gjetur në Turqi, d.m.th. mbylljen apo eliminimin e trashëgimisë jo-turke, unë e kam parë haptazi në Greqi.
    Gennadiusi apo të tjera muzeume në Athinë nuk të shpjegojnë aspak se eksponate apo piktura të caktuara kanë të bëjnë me trashëgimi jo-helenistike, apo – larg e tutje – arbërore…
    Më e forta qe në muzeun “epirjot” të Janinës, ku edhe këngët labërishte ishin kthyer në gërqishte…
    Dhe vërtet, mos vallë mendon ti se ata lebërit e pagdhendur, qëmoti hajdutë dhensh, e meritokan t’u njihet si e tyrja kënga shumëzanore apo vallja tradicionale?
    Eh, more Stalker, ç’të të them. Deridiku ke të drejtë, dhe të falenderoj, vetëm se ke qëlluar jo në shenjë…
    Duke vlerësuar opinionin tënd ndryshe, megjithatë, mua edhe këto më duken tjetër shenjë e racizmit të tërthortë që ngre Kadareja tek vërejtja ndaj recensionit të gazetës gjermane.

  16. Xha Xhai – dukuri që do ta quaja të shëmtuar në mediat tona të shkruara
    A. Klosi – Që këtu kemi të bëjmë me një debat të shpifur…

    Arme e re ndeshje e vjeter.

    Sa bukur!

  17. Per te sqaruar disa pasaktesi apo shtremberime po ju ofroj materialin e meposhtem:

    Petro S. Luarasi

    Vullnetarët shqiptarë në Brigadat Ndërkombëtare në Spanjë

    ”Të mbrosh lirinë e tjetrit, do të thotë; të mos pranosh pushtimin tënd.”

    Marrëdhënie historike

    Në marrëdhëniet historike të popullit spanjoll e atij shqiptar dallohen dy periudha me rëndësi të madhe edhe për vlerat ndërkombëtare. Së pari, vlerësohet bashkëpunimi i hershëm i mbretit spanjoll Alfonsi V (1396-1458) me Princin e Epirit Gjergj Arianitin dhe më pas me Gjergj Kastrioti-Skënderbeun (1405-1468) në luftën e tyre kundër pushtuesit osman gjatë mesit të shekullin XV. Historianë shqiptarë e të huaj kanë vlerësuar lart kontributin e Alfonsit V me drithë, municion dhe qindra ushtarë, shumë prej të cilëve ranë heroikisht krah shqiptarëve në mbrojtje të Krujës dhe në betejën e Beratit. Studjuesi Fan S. Noli ka theksuar se Alfonsi V ‘‘ishte miku më i ngushtë dhe mbrojtësi më besnik (i Skënderbeut), të cilin e kishte ndihmuar me dorë të hapur në disa raste kritike’’.

    Ndërsa Skënderbeu e ndihmoi të birin e Alfonsit XV, Ferdinandin, në momente tepër të vështira, që të ruante kurorën atërore të Mbretërisë së Napolit dhe ‘‘ai i qëndroi mirënjohës tërë jetën Skënderbeut’’ duke e quajtur si ‘‘baba’’.

    Vëllazërimi i popujve në Spanjë. Periudha e dytë e kontakteve historike midis dy popujve i takon pragut të Luftës së Dytë Botërore kur koalicioni nazi-fashist, pasi kreu puçin ushtarak në Marokun spanjoll, më 18 korrik 1936, nisi agresionin ushtarak kundër qeverisë legjitime spanjolle duke shkaktuar tragjedinë kombëtare, luftën e përgjakshme civile.

    Thirrjes së Spanjës: ‘‘Popuj të botës, ndihmomëni! Fashizmi po më mbyt!’’ iu përgjegjën: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistët) Nuk do të kalojnë!’’ të gjitha shtresat përparimtare të popujve anembanë botës.

    Krahas vullnetarëve nga 53 vende, dhjetra antifashistë shqiptarë shtrënguan duart e zemrat në ‘‘Vatrën e vëllazërimit të popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’ Për herë të parë në historinë e njerëzimit popujt nga e tërë bota, u solidarizuan në luftën kundër rrezikut të përbashkët fashist.

    Gazeta ‘‘Përpara’’ e Korçës, në tetor 1938, shkruante: ‘‘Shumë djem të popullit lanë vëllezër e motra, prindër e fëmijë, i lanë nën terrorin e regjimit të urisë dhe ikën plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhën këtu në truallin e përpjekjeve për lirinë e Spanjës dhe të botës nga rreziku i fashizmit ndërkombëtar’’.

    Krijimi i Brigadave Ndërkombëtare

    Tre muaj pas fillimit të rebelionit fashist, një delegacion vullnetarësh të huaj i përfaqësuar nga italiani Luigji Longo (Gallo), polaku Stefan Wisniewski dhe francezi Pierre Rebier, i ofruan qeverisë spanjolle ndihmë pa kushte dhe deklaruan: ‘‘Dëshërojmë vetëm që Brigadat Internacionale të konsiderohen si njësi të varura nga qeveria dhe autoritetet ushtarake spanjolle.’’ Më 22 tetor 1936, qeveria e Republikës Spanjolle vendosi të miratonte krijimin e brigadave ndërkombëtare. Në deklaratë çdo pjesëtar i tyre shprehej: ‘‘Gjendem këtu se jam një vullnetar për të dhënë dhe pikën e fundit të gjakut tim, për mbrojtjen e Spanjës, Lirisë dhe Botës mbarë!’’ Më 27 tetor 1936 batalioni i parë ndërkombëtar ‘‘Edgar Andre’’ niset nga Albacete në frontin për mbrojtjen e Madridit. Pas disa ditësh atij iu gjend në krah batalioni francez ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe batalioni polak ‘‘Dombrovski’’. Kështu u formua e para brigadë ndërkombëtare (e emërtuar Brigada XI) me komandant gjeneralin Kleber dhe komisar Hans Beimler që u pasua shpejt nga të tjera batalione e brigada si ‘‘Telman’’,’’ Marsejeze’’, ‘‘Garibaldi’’, ‘‘Linkoln’’ etj. Kur Gjenerali Lukash, i paraqiti popullit të Madridit, Brigadën e Dytë deklaroi: ‘‘Kjo Brigadë do ta mbrojë qytetin tuaj sikur të ishte qyteti i lindjes së cilitdo vullnetari të saj. Nderi juaj është nderi ynë! Lufta juaj është lufta jonë! Salud Camaradas!’’

    Vullnetarët shqiptarë

    Kombi shqiptar u përfaqësua që në muajt e parë në këtë ‘‘vatër të vëllazërimit të popujve’’ me ushtarakë, infermierë, gazetarë e intelektualë, dhe, mbi të gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente në krah të ‘‘doktorit të tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Edhe poeti i ri Petro Marko do të nxitonte drejt Madridit të Lirisë, të cilit do t’i thurrte vargjet ‘‘Salud Madrid’’:

    ‘‘‘Madrid, o varr i tiranisë,

    Madrid, o kulm i therorisë,

    Madrid, llogore e vegjëlisë,

    Madrid, kambana e Lirisë!’’

    Në luftën antifashiste të Spanjës u bashkuan tërë ‘‘copëzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, çami, arvanitasi dhe bashkëkombasi emigrant nga diaspora.

    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqërore e niveli arsimor apo ekonomik: punëtorë, fshatarë, tregëtarë, ushtarakë e intelektualë, me diversitete në bindjet politike: anarkistë, sindikalistë, komunistë, socialistë, socialdemokratë, patriotë nacionalistë dhe pa parti, gjithë ata që i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerëzor.

    Vullnetarët shqiptar në Luftën e Spanjës qenë njerëz të pjekur, objektivë në botëkuptimin e tyre politik, atdhetarë e humanë dhe nuk qenë aspak ‘‘mercenarë aventurë” apo ‘‘idealistë romantikë’’. Disa nga ata kishin braktisur arsimimin ndër shkolla e punën që u siguronte jetesën, kishin në ankth familjet: prindër, vëllezër e motra, disa kishin ‘‘braktisur’’ gratë e fëmijët duke lënë peng të fatit, vetë jetën e tyre, për një qëllim të shenjtë: të dërmonin fashizmin në ‘‘tokën e Don Kishotit’’, të ndërgjegjshëm se kështu shpëtonte edhe vendi i tyre nga pushtimi fashist.

    Këto ndjenja i shpreh bukur vullnetari Mehmet Shehu në poemën ‘‘Adelante kamaradas!’’ (Përpara shokë!) e shkruajtur spanjisht më 1938, prej së cilës po shkëpusim strofën:

    ‘‘Këtu tek pragu betohem se jetën e bëj kurban

    Për të mbrojtur ty, o Spanjë, për liri e për vatan’

    Dhe nga plumbi n’u friksofsha ‘ mos i vafsha nënës gjallë:

    Po u vrava, kërkomë plagën, jo në shpinë, po në ballë ‘‘

    Ndërsa vullnetari Skënder Luarasi do të theksonte: ‘‘‘Asnjë popull tjetër nuk e ka kokën e tij më afër hanxharit të fashizmit se sa e ka populli shqiptar’Duke luftuar në frontin e Madridit, luftohet edhe në të gjithë frontin e Shqipërisë sonë. Aty po i përgatitet varri fashizmit italian, i cili është edhe kuçedra e popullit të Shqipërisë’’

    Por këto pikëpamje ai i shpreh më qartë, si përgjegjësi i vullnetarëve shqiptarë, në artikullin programatik ‘‘25-vjet indipendencë’’ në revistën ‘‘Vullnetari i Lirisë’’, në nëntor 1937:

    ‘‘Përsëri po shkojmë drejt humbjes së plotë të pavarësisë së Kombit tonë; përsëri po ngrysemi në natën e robërisë e në ankthin e kohëve të errëta që ia ka përgaitur botës fashizmi barbar. Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhën e penetracionit romak në Ballkan. Shqipëria është në kthetrat e kuçedrës fashiste.’’

    Ky parashikim vërtetonte atë që Konti Ciano do të shkruante në ditarin e tij rreth dy vjet më vonë:

    ‘‘14 shkurt 1939:’’’Duçja thotë se për Shqipërinë ( pushtimin e saj) duhet të priten dy ngjarje: mbyllja e çështjes spanjolle dhe nënshkrimi i aleancës me Gjermaninë’’.

    ‘‘28 mars 1939’Manifestime në Piazza Venezia për rënien e Madridit: Duçja shkëlqen. Duke treguar atlasin gjeografik të hapur në faqen e Spanjës, thotë: ‘‘Ka mbetur hapur për afro tre vjet, tani mjaft! Tani duhet hapur në një faqe tjetër’’. Ka në zemër Shqipërinë.’’

    Frontit Popullor

    Këta luftëtarë të lirisë e të progresit synonin që me përvojën e fituar në Spanjë, të krijonin frontin popullor antifashist edhe në Shqipëri ku të merrnin pjesë tërë forcat progresive pa dallim feje, krahine, ideje dhe gjendje ekonomike e sociale dhe të ndërtonin një shteti social për masat.

    Në artikullin programatik ‘‘25 vjet indipendencë’’ shkruhet: ‘‘ ‘shtë ideja që të ngjallim Frontin Popullor edhe në Shqipëri. ‘ dhe të sigurojmë bashkimin në themel të nevojave demokratike dhe të zhvillimit nacional’ Përmes kësaj udhe duhet të kalojnë të gjitha fuqitë progresive të popullit,të gjithë patriotët dhe veteranët e kombit, e gjithë klasa e aristokratisë së rënë poshtë nga dynjallëku, të gjithë tregëtarët e dorës së mesme doemos të gjithë bujqtë e punëtorët,të gjithë, qofshin katolikë ose muhamedanë ose orthodhoksë’, dhe pa as më të voglën mungesë, e gjithë djalëria kombëtare përparimdashëse e Shqipërisë’Në këtë mes e me këtë qëllim s’ka asnjë shkak të na ndajë ne bijt e popullit; përkundrazi, mijra arsye na shtrëngojnë të bashkohemi dhe t’i japim dorën njëri-tjetrit’’’

    Vullnetarët shqiptarët kishin edhe një synim madhor kombëtar. Ata shpresonin se po të fitonte Fronti Popullor dhe zgjidhja e drejtë e çështjeve nacionale në Spanjë, kjo do të shërbente si orientim edhe për zgjidhjen e çështjeve nacionale në Ballkan. Kështu ‘‘e drejta e vetvendosjes së kombësive, për autonomi deri në shkëputje’’ nuk do të mbetej thjesht një propagandë politike konjukturale.

    Këtë qëndrim e kishte deklaruar edhe ‘‘L’Apasionarja’’, Dolores Ibarruri (me kombësi Baske) në qershor 1937.

    ‘‘Ne luftojmë për një republikë demokratike parlamentare të një tipi të ri, në të cilën tërë popujt e Spanjës të gëzojnë një liri të gjerë dhe të drejtën e vendimit për fatin e tyre’’’

    Martirët e parë shqiptarë

    Vullnetarët shqiptarë, me pjesëmarrje të gjerë në lidhje me përqindjen e popullsisë së Shqipërisë (prej rreth 800.000 banorë) u dallua për moralin e lartë dhe sakrificat.

    Ata qenë ndër të parët që u përballën me armikun dhe u martirizuan që në korrik 1936, si p.sh oficerët Hamdi Kaja- Zagari dhe Feim (Nevruz) Veli Zagari nga Kolonja që qenë në shërbim të ushtrisë spanjolle. Ditën e plasjes së rebelimit, fashistët i kapën në rrethinat e Ceutës dhe së bashku me dy shokë bullgarë dhe disa oficerë të tjerë spanjpollë i pushkatuan meqë kundërshtuan t’iu bashkoheshin. Hamdiu la në Shqipëri gruan dhe dy fëmijë jetim, për idealin e tij, për shpëtimin e të gjithë fëmijëve të popujve. Shqiptarët qenë ndër të parët që u rradhitën në Brigadat Ndërkombëtare , si p.sh Zef Hoti, Kosta Dhimitri, Xhelal Cami, Ramiz Varvarica, Urfi Agolli që sapo erdhën nga Franca u radhitën disa në trupën franceze ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe disa në kolonën italiane ‘‘Roselli’’. Më pas, nën shembullin e Xhemal Kadës , edhe pesë oficerë të tjerë shqiptarë , braktisën Akademinë Ushtarake të Torinos dhe nga mesi i janarit 1937, arritën në frontin e Lirisë. Që në përballjet e para me armikun u vra Zef Hoti, i pari dëshmor në radhët e Brigadës Garibaldi. Trimëria dhe heroizmi shqiptar, sidomos e martirit Asim Vokshi, la mbresa të pashlyeshme ndër kuadrot më të lartë të Brigadave Ndërkombëtare.

    Revista ‘‘Vullnetari i Lirisë’’

    Vlerësimi më i madh ndaj tyre qe dhënia e lejes për botimin e revistës ‘‘Vullnetari i Lirisë’’ në gjuhën shqip, me tirazh 5000 kopje, krahas pesë gjuhëve më të rëndësishme ndërkombëtare. (Për këtë ndihmoi puna profesionale e palodhur e kryeredaktorit Skënder Luarasit dhe e ndihmësit të tij Petro Marko dhe interesimi i hershëm i Asim Vokshit dhe Emrush Myftarit). Duhet pasur parasysh se për shkak të gjendjes materialo-teknike të diktuar nga kushtet e luftës shumë kombe me pjesëmarrje më të gjerë nuk e gëzonin këtë privilegj.

    Botuesi i ‘‘Vullnetarit të Lirisë’’, S. Luarasi do të shkruante: ‘‘Revista u pregatit në një kthinë gjysmë të shkatërruar nga predhat e fashistëve dhe tipografia në të cilën u shtyp revista s’qe veçse nja dyqind hapa larg llogoreve prej nga fashistët i vërsuleshin Madridit’Ajo u shkruajt në dritën e raketave e të prozhektorëve dhe nën breshërinë e junkerëve e të kapronëve.’’

    Komisari i Brigadave Internacionale, Luigji Longo – Galo, në përshëndetjen e tij për daljen e revistës do të theksonte: ‘‘Përpara, pas shëmbullit të shokut tuaj dhe tonit, togerit Asim Vokshi, i cili ra hero në Spanjë, në radhën e Brigadës Garibaldi!’’

    Ai do të theksonte : ‘‘Edhe nga Shqipëria e vogël në tokë, por e madhe në histori për fisnikërinë e bijve e për luftëtat e bëra kundër shkelësve të huaj, kanë ardhur në Spanjë me duzina e me duzina luftëtarë që të pohojnë rishtazi me heroizmin e me gjakun e tyre dashurinë shekullore të popullit shqiptar për lirinë e pavarësinë e kombeve’Ata përtërijnë traditat e lavdishme të epopesë garibaldine kur shqiptarët nën flamurin e Garibaldit luftuan kundër uzurpatorëve të huaj dhe për bashkimin e indipendencën e Italisë’’

    Një dokument i Ministrisë së Punëve të BrendshmeShqiptare njofton : ‘‘ ‘fletorja që botohet në gjuhën shqipe në Barcelonë dhe që drejtohet prej Skënder Luarasit, quhet ‘‘Vullnetari i Lirisë’’’ Luarasi po përpiqet me të gjitha mënyrat që të hyjë në Shqipëriu kjo fletore e kuqe’’’ . ( A.Q.SH, F.33-34, datë 24 Fruer 1938,2.3.1938, NR.214/III )

    Në vijim, Ministria e Punëve të Brendëshme urdhëronte të gjitha prefekturat për të marrë të gjitha masat që kjo fletore të mos hynte në Shqipëri. Por megjithatë, me forma të ndryshme ajo hyri dhe u lexua ndër masat progresive shqiptare, brenda e jashtë vendit.

    Kështu në një raport të Ali Kelmendit të titulluar: ‘‘Shokët qi janë në Spanjë dhe rivista ‘‘Vullnetari i Lirisë’’, ai shkruan:

    ‘‘Ka dy javë e ma qi rivista V. i L. (Vullnetari i Lirisë) na erdhi nga Spanja’

    Dy copë të rivistës V. i L. u a kam dërgue.. Deri më tash kanë shkue në Spanjë nja 30 shqiptarë shokë e simpathizonjës.’’

    (Shënojmë se burime të tjera dëshmojnë që pjesa më e madhe e vullnetarëve shqiptarë patën ardhur me dëshirën e tyre në Spanjë, shumica qenë të pavarur nga grupimet politike dhe numri i tyre varion nga 37 deri mbi në mbi 60).

    Emisionet radiofonike në gjuhën shqipe.

    Ngjarje e rëndësishme janë edhe transmetimet nga radio ndërkombëtare në gjuhën shqip. Që në janar 1937 pati nisur të përhapej nga Spanja zëri i lirisë dhe i së vërtetës në gjuhën tonë amtare. (Emisionet me tekst e zë u përgatitën nga Skënder Luarasi ) (Revista ‘‘Vullnetari i Lirisë’’ informonte se disa emisione shqip u dhanë nga Valencia e Barcelona, disa u bënë edhe nga radioja e Madridit.

    Organi ‘‘Vullnetari i Lirisë’’ dhe emisionet radiofonike në shqip përmbushnin një mision tepër të rëndësishëm: sqaronin shqiptarët kudo në botë për luftën antifashiste në Spanjë, për rrezikun fashist që po i kërcënohej Shqipërisë, po dhe për programin dhe rolin e shqiptarëve përkundër propagandës fashiste që i cilësonte ‘‘aventurierë të kuq’’.

    Parada e Barcelonës

    Më 28 tetor 1938, tetëmijë vullnetarë të Brigadave Ndërkombëtare, u përshëndetën për të fundit herë me popullin spanjoll në Barcelonë, në një paradë madhështore ku morën pjesë edhe vullnetarët shqiptarë. Atje mungonin edhe shumë nga shokëve më të mirë që preheshin në tokën e Spanjës, të cilën e deshën sa vetë jetën. Mes tyre mungonin Zef Hoti, Urfi Agolli, Teni Konomi, Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Thimjo Gogozoto, Xhemal Kada, Daut Muço Podgorani, Xhelal Abaz Bajrami, (që tok me Hamdi e Fehmi Kolonjën, Kosta Dhimitër Liton, Ymer Pukën e të tjerë heronj të heshtur, u bënë kurbani që Shqipëria jonë i dha altarit të lirisë së kombeve në Spanjë.

    Gjithë populli kishter dalë t’i përshëndeste me në krye përfaqësuesit e tij Presidentin e Republikës dhe L’Apasionarjan (Dolores Ibarrurin). Kur luftëtarët e lirisë marshuan atë ditë në Barcelonë, bulevardet e saj u shtruan me lule dhe sytë e popullit u mbushën me lot. Tok me marshet luftarake buçiti dhe muza e poetit Petro Marko:

    ‘‘Eshtë Bir i Popujve që zbret

    Në Spanjën varr të robërisë,

    Sulmon, këndon, dërrmon , buçet:

    -Jam Vullnetari i Lirisë!’’

    Në paradën madhështore buçiti ligjërimi i ‘‘Apasionaries’’:

    ‘‘Shokë të Brigadave Ndërkombëtare! Arësye politike dhe shtetërore, për të mirën e së njëjtës çështje për të cilën ju ofruat gjakun tuaj me bujari të pakufishme, na shtrëngojnë të kthejmë disa prej jush në vendet tuaja dhe në emigrim të detyruar’

    Ju jeni historia. Ju jeni legjenda. Ju jeni shembulli heroik i solidaritetit dhe demokracisë në botë’O flamuj të Spanjës! I përshëndetni gjithë këta heronj! Përuluni para kaqë martirëve!’

    Ne kurrë nuk do t’ju harrojmë. Dhe kur ulliri i paqes do të blerojë i gërshetuar me dafinat e Fitores, atëhere, kthehuni! Kthehuni tek ne dhe këtu do të gjeni atdheun’

    Nata e fundit në Spanjë.

    Grupi i fundit i vullnetarëve shqiptarë: (Skënder Luarasi, Mehmet Shehu, Mane Nishova, Zef Prela, Iliaz Pashaj e ndonjë tjetër), u largua nga Spanja në mesnatën e 12 shkurtit 1939. Në mes të dëborës në grykën e Perthusit, ndënjën bashkë dhe kuvenduan. Të trishtuar vunë re se kur qenë nisur vullnetarë për në Spanjën patën ikur prej atdheut veç e veç, ndërsa tani, qenë tok e kishin bërë një shkollë dy-tre vjeçare në luftë, kishin fituar eksperiencë dhe qenë të bindur se luftën finale do ta fitonin. Atë natë panë si në një vegim të bukur lëvizjen nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

    Spanja nuk mund t’u shlyehej më kurrë nga mendja se u qe rënjosur me gjakun e derdhur për liri në llogoret Kasa del Kampo, El Prado, Manzanares, Madrid, Jarama, Terueli, Blekhite, Kaspoe, Fuente del Ebro ku qenë martirizuar edhe bijtë më të shtrenjtë të Shqipërisë dhe popujve të botës mbarë, më të dashurit e më të mirët shokë, më trimat e më besnikët. Ata u thërrisnin brezave nga thelbi i zemrës: ‘‘Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh përherë i gjunjëzuar’’.

    Ndërkohë u provua se ‘‘Çdo grusht që merrte demokracia spanjolle shoqërohej në Europë me fitore të tjera të fashizmit. Mbas thyerjes së frontit të Aragonës erdhi okupacioni i Austrisë, mbas ndarjes në dy pjesë të Spanjës së lirë, erdhi aneksimi i Sudeteve, mbas rënies së Madridit marshimi mbi Pragë dhe okupacioni i Shqipërisë’’

    Në luftën antifashiste të popullit shqiptar u shquan si drejtues ushtarakë dhe kuadro të shtetit mjaft nga luftëtarët e Spanjës si Mehmet Shehu, Hulusi Spahiu, Mane Nishova, Veli Dedi etj. Tashmë emri dhe vepra e ‘‘Bijve të Lirisë’’ qëndron në krye të historisë së antifashizmit shqiptar ku ndrijnë , krahas emrave të 15 dëshmorëve ‘‘Heronjtë e Popullit’’ Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Xhemal Kada.

    Përbyllje

    Dëshëroj t’i mbyll këto shënime modeste për ‘‘Bijtë e Lirisë’’ me fjalët e Skënder Luarasit:

    ‘‘Për shërbimin që i solli populli spanjoll çështjes së pavarësisë së kombeve; për mësimin që u dha Spanja vullnetarëve të lirisë për të shpëtuar më vonë popujt e tyre nga zgjedha fashiste; për ndihmën që u dhanë spanjollët demokracive për të fituar luftën kundër fashizmit ndërkombëtar; për këto dhe për shumë shkaqe të tjera duhet t’i jemi borxhlinj. Spanja kryelartë i flet heshtur ndërgjegjes së popujve, u flet atyre që kthehen prej kampeve të vdekjes, atyre që sapo kanë zbritur prej maleve me flamurin e lirisë në dorë; na flet të gjithë neve që e kemi fituar tani indipendencën, që t’i jemi mirënjohës edhe Spanjës në vatrën e së cilës lindi vëllazërimi i popujve ‘Të moçmit dikur mburreshin duke thënë: ‘‘Et in Arkadia ego!’’( ‘‘Unë kam qenë në Arkadia!’’) Të sotmit krenohen: ‘‘Edhe unë qeshë në Brigadat Internacionale!’’(*)

    Petro Skënder Luarasi

    (*) Referat i mbajtur në seminarin Petro Marko, ‘‘Hasta la Vista’’ dhe ‘‘Brigadistët shqiptarë në Luftën Civile të Spanjës’’, i organizuar më 9.11.2007 nën kujdesin e Ambasadës Spanjolle.

    Vullnetarët antifashistë shqiptarë
    Asim Vokshi
    Daut Muço Podgorani
    Emrush Myftari
    Emin Agolli (Ruzhdi Emini)
    Fehmi Muço
    Faik Dardha
    Hamdi Zagari – Kolonja
    Hulusi Spahiu
    Ibrahim Kurani
    Iljas Pashaj
    Justina Shkupi
    Kosta Dhimitri
    Kosta Kollumbi
    Mane Nishova
    Mehmet Shehu
    Musa Fratari
    Nevruz (Feim) Zagari
    Petro Marko
    Qamil Sherifi
    Ramiz Varvarica
    Sabri Lumani
    Skënder Luarasi
    Stevens Thanasi (Thanas Janketa- Stevenson) nga Greqia
    Stefan Duni
    Shaban Basha
    Teni Konomi
    Thoma Rushano (Tom Russiano)
    Thimio Gogozoto
    Urfi Agolli
    Veli Dedi
    Xhafer Miraku
    Xhelal Bajrami -Çami
    Xhemal Kada
    Omer Puka
    Zef Hoti
    Zef Prela
    Zihni Murati
    George Raisis arbëresh nga Greqia
    Niko Plaku etj.
    ‘’Christian’’ , (komisari politik i kompanisë 12 i Batalionit10, Brigada XIV)
    Listë e dokumentuar nga një Relacion i Skënder Luarasit më 3.11.1938.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin