LUSTRACION DHE MËDYSHJE

Vështirësitë e mëdha për të pajisur vendin me një ligj të lustracionit, që së fundi do t’i hapte rrugën procesit të nxjerrjes në anë të jetës politike e publike të   një pjesë të përfaqësuesve më emblematikë të aparatit të dhunës së regjimit komunist, ka përbërë në vështrimin tim një nga ngjarjet më të pabesueshme që mund të ndodhte në një vend si Shqipëria, i njohur si vendi më i traumatizuar nga pasojat e diktaturës komuniste.

Dihet se për të qëruar hesapet me të kaluarën është folur shumë, por një ligj i vërtetë, ai i njohur si Ligji nr. 10034, “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, u përgatit nga Qeveria shqiptare dhe kaloi në parlament diku nga fundi i vitit 2008 (saktësisht më dt.22.12.2008 ) për tu pezulluar rreth dy muaj më vonë (më 16 shkurt 2009) nga Gjykatat Kushtetuese, si pasojë e një numri relativisht të madh ankimesh. Fillimisht Ligji u kundërshtua nga 36 deputetë të opozitës (plus dy aleatë të shumicës, që e panë atë si Kuti të Padorës), pastaj kundër tij në Gjykatën Kushtetuese ankimoi Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorëve dhe së fundi edhe Komiteti i Helsinkit. Ligji në fjalë u cilësua jo në përputhje me Kushtetutën e vendit edhe nga diplomatë e përfaqësues të rëndësishëm të vendeve perëndimore si edhe nga Komisioni i Venecias, një organi konsultativ i Këshillit të Evropës për çështje konstitucionale. (Shpresoj se juristi im i parapëlqyer në këtë listë, Nga halli, do të më korrigjojë në pasaktësitë e rastit).

Pranë Gjykatës Kushtetuese PS gjente jo më pak se 28 nenet të Kushtetutës që keqtrajtoheshin nga ligji në fjalë. Është e kuptueshme ndjeshmëria e madhe me të cilën reagoi edhe Shoqata e Prokurorëve ndaj një ligji të tillë. Një pjesë e madhe e antarve të saj mund të prekej drejtpërdrejt. Natyrisht, gjërat u thanë pak më ndryshe. U tha se kundër këtij ligji ata kishin gjashtë argumente të forta, por mbi të gjitha ai binte ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë (edhe pse në ligjin e dosjeve në asnjë rast nuk kërkohej dënimi i cilitdoqoftë që përfshihej i në nenet e tij). Prokurorët theksuan edhe se ligji i dosjeve nuk mund të prevalojë mbi ligjin “Për prokurorinë” dhe mbi Kushtetutën, të cilat sqarojnë se një prokuror shkarkohet në rastet kur është dënuar me vendim të formës së prerë, kur është i paaftë për detyrën, etj. Pra për gjithçka por jo sepse ka akuzuar, dënuar e mbase edhe pushkatuar njerëz të pafajshëm.

Pika e fundit e argumenteve të padisë së prokurorëve, thekson se ligji i dosjeve cenon të drejtën për të kandiduar, për t’u zgjedhur apo për të konkurruar për ata prokurorë që preken nga ligji, gjë që në fakt ligji jo vetëm nuk e fsheh, por shpreh hapur se aty qëndron qëllimi thelbësor i tij.

Për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ligji i lustracionit “bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me disa ligje në fuqi”. Presidenti nga ana e tij zgjodhi rrugën e mosshprehjes për këtë ligj.

Ndërkohë një numër gazetash akuzoi qeverinë se nëpërmjet një ligji të tillë ajo kërkonte të largonte nga skena prokurorë të cilët akuzonin drejtpërdrejtë anëtarë të qeverisë si të ngatërruar në tragjedinë e Gërdecit. Akuzës për qërim hesapesh kreu i qeverisë iu përgjigj se një ligj të tillë ai e kishte hartuar dhe paraqitur së pari që në vitin 1995, sipas modelit çek. Por duket se diçka duhet të ketë ndodhur gjatë këtyre 15 vjetëve që kanë kaluar sepse përfaqësuesja e Çekisë, si drejtuese e Ke-së gjatë vitit që shkoi, nuk shprehu mendim pozitiv për ligjin dhe përsëriti kundërshtimin që gjente ai brenda kushtetutës shqiptare. U fol se kur Çekia kaloi ligjin e saj ende nuk parashikohej që ligjet e secilit vend të kalonin në një sitë organizmash ndërkombëtare.

U vërejt po ashtu edhe vaktësia e shoqatave të të ish përndjekurve politikë. Doli që shoqata të tilla dinë të mobilizohen në mënyrë të shkëlqyer kur është fjala për të kërkuar dëmshpërblime në të holla por nuk u vërejt ndonjë përçapje pranë organizmave ndërkombëtare për të mbështetur idenë e rimëkëmbjes së dinjitetit të tyre për gati gjysmë shekulli. Ky është një akt shumë domethënës, që në mënyrën e vet shtron seriozisht pyetjen nëse ka patur vërtet njerëz të ndëshkuar politikisht nga diktatura. Se po të kishte, diku do të bëheshin gjallë!

Por mbase nuk është ky shpjegimi i vetëm. Ngjarja e mësipërme prej kohësh më sjell i ndërmend një lloj testi të njohur me emrin Mëdyshja e të burgosurit, që nuk ka herë që të mos na e japin për zgjidhje a diskutim gjatë atyre ditëve që quhen formacion i vazhdueshëm, me të cilat çdo fund muaji synohet një lloj up to date me të rejat në profesionin që ushtroj, por në thelb testi sot ka marrë natyrë universale dhe e shoh përdoret në fusha nga më të ndryshmet., nga investimet e deri te gjeopolitika etj.

Përvoja e parë e kësaj mëdyshjeje (dileme) u bë diku nga viti 1950 nga M. Dresher dhe M. Flood, ndërkohë që për ne të tjerët, që nuk e kemi atë si instrument të përditshëm apo si bazë të një teorie të caktuar, Mëdyshja e të burgosurit na paraqitet në trajtën e një historie, ashtu siç e ka përpunuar diçka më pas Albert Tucker.

Në thelb kemi dy persona të arrestuar nga policia për një faj të përbashkët, por kjo e fundit nuk ka prova të mjaftueshme për t’i akuzuar. Në këto kushte ata merren në pyetje veç e veç dhe pak a shumë në thelb u thuhet se nëse njëri denoncon bashkëfajtorin dhe tjetri nuk bën denoncim, i pari do të lihet i lirë ndërsa i dyti do të marra nja dhjetë vjet burg. Nëse si i pari ashtu edhe i dyti do të denoncojnë njëri tjetrin, secili prej tyre do të marrë nga pesë vjet burg. Së fundi, nëse asnjëri nuk bën denoncim për tjetrin, ata të dy do të marrin nga gjashtë muaj burg.

Duke u kthyer te problemi ynë, nuk e fsheh se që në fillim kisha menduar se si pozita ashtu edhe opozita në Shqipëri do të zgjidhnin versionin më oportunist. Thënë ndryshe, do të bashkëpunonin për ligjin e lustracionit e do të vetëndëshkoheshin në mënyrë racionalist të barabartë. Do të shqiptonin me zë të ulët para publikut një mea culpa, do të largonin në heshtje njerëzit e prekur nga ligji (se askush nuk kishte interes të bënte zhurmë) dhe shoqëria shqiptare më fort do të fitonte se sa do të humbiste.

Por përshkrimi i mësipërm i kronologjisë së këtij ligji tregon se dikur Berisha ta ketë qenë joshur të luajë versionin e parë të Dilemës së të burgosurit, pra të denoncojë opozitën i pari dhe ta ndëshkojë atë maksimalisht si çerdhe spiunësh dhe individësh që kanë duart me gjak, gjë që do ti jepte atij edhe një përparësi të dukshme në zgjedhjet e viti 1966 që po afronin. Gjithsesi, megjithë kontekstin e pafavorshëm, ky fakt, po qe se është i vërtetë siç thotë ai (dhe meqë nuk e bëri para tij F. Nano apo qeveri të tjera se ajo e Y. Bufit apo Ahmetit), është edhe një lloj shenje që e bën atë të vetmin politikan shqiptar, ku herë pas herë shfaqen shenja të një burri shteti.

Kjo nuk më pengon edhe të mendoj se varianti tij i parë nuk ishte varianti më i mirë, sepse dyshoj se do të qe formuluar per të larguarr kryesisht të implikuarit e një krahu, por në perspektivë kohore, Berisha nuk do të kishte mundësi të mataronte veprimin e tij. Pra në ardhjen e radhës në pushtet të opozitës së asaj kohe, i njëjti ligj mund të thyente shume brinjë në aradhat e militantëve të PD-së dhe aleatëve të saj. Në një farë mënyrë ligji përsëri do ta luante rolin e tij, pastrimin e administratës dhe forumeve të larta nga individë të papërshtatshëm.

Versioni 2008 është vetëm një përsëritje në madhësi natyrore i versionin-projekt të vitit 1995, por është interesante trajta e vajtueshme që ai mori. Vala e kundërshtimeve ndaj tij duket se synon që ligji në fjalë të zbrazet nga esenca e tij si ligj lustracioni, si ligj që synon t’i rikthejë një farë dinjiteti shoqërisë së çatrafiluar shqiptare.

Natyrisht disave do t’u shkaktonte dhimbje, por nuk ka asnjë arsye që drejtësia të cilësohet si hakmarrje. Për të mos mbërritur aty personat që preken prej tij duhej të kishin menduar që atëherë kur firmosnin varjen e poetëve në shesh të qytetit etj.

Shkurt, nga të gjitha anët u lëvizën të gjithë gurët që ligjit ekzistues t’i hiqet seksi, të pajiset korpusi ligjor me një ligj deledash, që të mos prekë asgjë, që të mos lëndojë asnjë, të mos ndryshojë asgjë, shkurt me një entitet hermafrodit.

Në heshtje një gjëje te tille iu nenshtrua  edhe shumica në pushtet, e cila jo vetëm nuk u mobilizua në formën e duhur për të krijuar një opinion të fuqishëm e aktiv në mbështetje të ligjit (mbase edhe duke ndryshuar çka mund të ndryshohej), por më bën përshtypje fakti se ajo në asnjë rast  nuk ngriti (të paktën unë nuk kam lexuar gjëkundi) Autoritetin e pajisur me fuqi të tillë ligjore që do të fillonte punën me verifikimin e të kaluarës së figurave të ndryshme të jetës publike në vend.

Pra, në një farë mënyre, duke iu kthyer edhe një herë Mëdyshjes së të burgosurit,të dy palët vendosën të heshtin, të zgjedhin versionin e tretë, duke siguruar kështu ndëshkimin minimal për vetvetes, por ndëshkimin maksimal ndaj vendit.

Duke zgjedhur këtë variant dhe mos shkulur një infeksion të tillë nga trupi saj, Shqipëria pa dyshim që e përcakton veten si i vetmi vend ish komunist që haptas nolens volens lë në fuqi të gjitha barbaritë që ndodhën nën komunizëm.

Nuk ka komente

  1. Koinçidence e çuditeshme; Ne nje analize trash te Kiço Blushit te Gazeta Shqiptare e djeshme, gjykatesi Avdia qe firmosi per varjen e poetit Nela, krahasohet me gjykatesin e famshem Di Pietro per Italine!
    Mu kujtua edhe se kam degjuar se dikur, ne kohen e komunizmit, Blushi ka shkruar edhe ai poezi!

  2. “””Gjithsesi, megjithë kontekstin e pafavorshëm, ky fakt, po qe se është i vërtetë siç thotë ai (dhe meqë nuk e bëri para tij F. Nano apo qeveri të tjera se ajo e Y. Bufit apo Ahmetit), është edhe një lloj shenje që e bën atë të vetmin politikan shqiptar, ku herë pas herë shfaqen shenja të një burri shteti.”””

    Ky paragraf ka kaq shumë aludime brenda sa do të ishte i vlefshëm për një paralelizim të llojit: Po qe se Berisha do të kishte dinjitet, ai do të ishte burrë dinjitoz.

    Për më shumë që më rezulton krejtësisht i pasaktë ai pohim i Berishës, dhe po shtoj çfarë kisha shkruar në një temë të ngjashme pak kohë më parë: Ligji për lustracionin është propozuar së pari në fillimvitet 90′ dhe një nga kundërshtuesit e tij, ka qënë Azem Hajdari me argumentin se ligji penalizonte më shumë të djathtën. E majta i njihte dhe i kishte pastruar rradhët e veta.

    1. Kjo qe thua ti J. ne fund fare mund te jete e vertete dhe eshte permendur shpesh edhe ketu, por kundershtohet nga fakti se edhe kesaj radhe nisma per ligjin ne fjale u ndermor nga shumica e djathte. Nuk mendoj se kreu i saj nuk eshte ne dijeni te dispozitivit njerezor qe ka nen vete, prandaj ky argumentim nuk me duket se qendron. Qofte edhe per faktin se pastertia e figures, apo lustracioni ka nje standard limit ku vepron; ai qemton te shkuaren e personit nese ky pretendon ende te jete funksionar i larte i Administrates apo kerkon te kandidoje.
      Ne fakt me sa di une ky eshte versioni i trete i nje ligji per lustrimin. Duke nisur me Komisionin Mezini e mandej ate Bezhani, politika ne te vertete i ka lare duart me te shkuaren – ne kuptimin juridik.
      Nderkohe kushtetueshmeria e tij eshte shume e dyshimte, pse jo vetem kete e certifikuan shume organizma, por edhe pse me dispozitat e veta ai interferonte ne kuadrin kushtetues. Natyrisht kjo nuk e ben kete nisme jodinjitoze ne qellim, por ndoshta inkoherenca e saj me Kushtetuten dhe mungesa e vullnetit per te bere disa ndryshime e paraqet ate si jo serioze. Aq me shume qe eshte faktuar se lustracioni nuk mund te kryhet nga nje force e vetme politike.

      Sa per ilustrim vlen te permendet loja mediatike qe shumica e majte zhvilloi permes punes se Komisionit te Verifikimit te Figures me nje jurist dhe gjyqtar shume te njohur ne Shqiperi – dikur edhe kryetar i nje prej Gjykatave kryesore. Iu publikua dosja ne media, madje u shkua deri aty sa Bezhani ta perfshinte juristin ne fjale si personazh kryesor te triologjise se tij “Mekataret”. Faktet dukeshin te pakundershtueshme, por me te ardhur ne pushtet e djathta, natyrisht qe nuk harroi te riintegronte personin ne fjale. Prandaj nje lustarcion i kontestuar nuk mund te quhet i tille.

      Une nuk e kam te qarte ate qe thote autori per zgjedhjet e vitit 1996 (duhet korrigjuar ndoshta aty data?), pasi me sa kujtoj ne ate kohe veproi ligji i shumeperfolur i Genocidit qe perjashtoi nga e drejta e kandidimit nje kategori shume te madhe njerezish. E ketu nuk duhet te harrohet as ligji i njohur 24/1 i vfillimet te viteve ’90, qe pa asnje politike sociale largoi nga puna nje kategori po kaq te madhe njerezish. Nuk duhet harruar se kategori sociale te tilla me masat qe u moren, sidomos ne drejtim te punesimit ishin bazamenti opozitar ndaj te djathtes, e cila ne periudhen e pare te qeverisjes e saj me menyren e vet mbolli shume keqkuptime me pasoja dramatike.

      1. Po halli vetë është pikërisht te kreu, theollogos. Në biografinë e kreut regjistrohen 20 vjet anëtarësim në partinë komuniste dhe katapultim politik nëpërmjet ish kreut të saj – Ramiz Alisë.

        Llogjikisht, kreu do të formonte një grup partiak me të ngjashmit e vet. Të mos harrojmë se e djathta e atëhershme u formua në periudhë trazirash dhe tranzicioni. Duke vlerësuar elektoratin të cilit i drejtohej, një figurë e djegur prej të djathtës, vlente sa 10 nga e majta, sepse në fund të fundit prej të majtës opinioni i përgjithshëm këtë e priste.

        Çfarë të duket llogjike më pas, e djathta gjatë periudhës tranzicionale, ka dhjetë vjet në pushtet. Kaq të pamundur e ka patur të bëjë një ligj të respektueshëm lustracioni për të gjithë? Përse nuk është bërë?

        1. Perse nuk e ka bere ? Sepse nje ligj lustracioni i respektueshem per te gjithe dhe i zbatueshem ne menyre korrekte eshte i pamundur edhe per Saliun. Pse ? Sepse te gjithe kane qene te punesuar te atij sistemi dhe eshte e natyrshme qe ne kohen e tranzicionit instikti i mbijeteses dhe njohja e mekanizmave te pushtetit, u ka krijuar vend per sherbime te metejshme shumekujt qe e ka mizen nen kesule. Por me shume se kaq; nje kategori e ketille eshte gjithnje e cmuar per pushtetin.
          Nga ana tjeter shume nga figurat publike qe jane marre me kete ceshtje kane aplikuar ate qe mund te quhet mbjellja e frikes per destabilizim. Kjo konsiston ne mistifikimin e metejshem te dosjeve te bashkepuntoreve te Sigurimit, hapja e te cilave do te sillte nje moment traumatik jo vetem per personazhet e goditura, por edhe per shoqerine. Qofte per faktin se zbulohet ai qe dje te ka bere gropen, qofte se shume figura qe sot njihen si te pastra do te njolloseshin. Ky eshte aludimi.
          Ajo qe dua te nenvizoj eshte fakti se per sa i perket nje ligji te tille, ai ka si parakusht jo vetem nje konsensus politik, por edhe nje dispozicion pozitiv te te gjithe shoqerise. Kjo nuk duket ende.

          P.sh nisma e rrezuar se fundmi, parashikonte penalizim edhe per disa figura shume te njohura te PS, qe kane qene ne poste te larta politike ne periudhen e fundit te Diktatures. Nese ligji miratohej atehere ketij kontigjenti do i ndalohej kandidimi per deputet. Nderkohe kete marredhenie te tyre me regjimin e dine te gjithe shqiptaret, e serish ata votojne e votojne pro emrave qe supozohen se penalizohen. Pra si te thuash nje hapje e ketille nuk harmonizohet mire me moralin e shoqerise, e cila ne nje pjese te madhe eshte bere skeptike edhe nga perdorimi demagogjik i nismave te tilla.
          Kur vjen puna per te perndjekurit politike ketu puna eshte edhe me keq, sepse ka qene ne metodiken e punes qe terheqja ne bashkepunim per informacione qe lidheshin me Agjitacion – Propaganden, apo edhe shfaqje te tjera me karakter politik, te behej brenda vete te denuarve.
          Por edhe nese ky ligj do te ishte miratuar, pra ai do konsiderohej kushtetues eshte per t’u nenvizuar se ai neglizhonte kategorine e njerezve qe kishin dosje nga Sigurimi per veprimtari agjenturore me sherbimet e huaja. Kjo eshte absurde ta mendosh.

      2. J. më mbushet me emocion te veçante kur shkruani: E majta i njihte dhe i kishte pastruar radhet e veta.

        Ketu e ke fjalen per Gramoz Ruçin apo per Avdine qe per merita te veçanta te lyerjes se litarit me sapun e propozoi per ne Kushtetuese?

  3. “U vërejt po ashtu edhe vaktësia e shoqatave të të ish përndjekurve politikë. Doli që shoqata të tilla dinë të mobilizohen në mënyrë të shkëlqyer kur është fjala për të kërkuar dëmshpërblime në të holla por nuk u vërejt ndonjë përçapje pranë organizmave ndërkombëtare për të mbështetur idenë e rimëkëmbjes së dinjitetit të tyre për gati gjysmë shekulli. Ky është një akt shumë domethënës, që në mënyrën e vet shtron seriozisht pyetjen nëse ka patur vërtet njerëz të ndëshkuar politikisht nga diktatura. Se po të kishte, diku do të bëheshin gjallë”

    Ky paragraf ka njefare te drejte persa i perket ish te perndjekurve politike. Qe nga fillimi i pushtetit komunist ne Shqiperi e deri ne fundin e tij, shumica e te denuarve ishin anetare partie e ne nje menyre apo tjeter i kishin sherbyer PPSH-se. Denimi ishte me shume si pasoje e paranojes e manise se pushtetit e Enver Hoxhes e jo ne baze te pikpamjeve politike. Gjithashtu edhe ata pak te burgosur politike ose u denuan me vdekje ose nuk rrojne me sot. Shembulli me i mire i nje te burgosuri politik qe mund te sjell eshte Zef Mala.

    1. Vertet? Po s’ka fare vend per mundesine qe ata ish-te perndjekur POLITIKE qe nuk kishin fare lidhje me PPSH-ne dhe qe perfunduan burgjeve, dolen qe andej ose ne qivur, ose te paparsimuar, te pasofistikuar, te frikesuar, te plakur, te rrjedhur, ta paafte qe te artikulojne nevojat dhe te drejtat e tyre?
      Po per mundesine qe kur vjen puna per demshperblimet dhe kompensimet, ata qe bertasin ne rruge nuk jane vete ish-te perndjekurit por te afermit e tyre, duke luajtur rolin e aktorit racional ekonomik, qe ka dicka materiale per te fituar nga nje akt i caktuar, ka vend?
      Po per mundesine qe ajo qe thote Lyss, (se ish-te perndjekurit dine te mobilizohen ne menyre te shkelqyer kur vjen puna per demshperblime) te jete jo tamam e sakte? Se as per demshperblime e prona ata nuk kane qene asnjehere ne gjendje vertet te bejne nje perpjekje serioze e te organizuar. Nje mobilizim i vertete, per shembull, do te ishte nje “class action” ne Strasbourg, qe do te kishte shume me teper shanse sesa ceshtjet individuale te menaxhuara me avokate te paafte.
      Lustracioni eshte nje politike idiote ne kete moment ne kohe. Berisha nuk humbet asgje qe mbeshtet nisma te tilla sepse kur ato deshtojne (dhe natyrisht qe do te deshtojne per papajtueshmeri kushtetuese, sidomos ashtu sic eshte shkruar ai ligj, aq shkel e shko) Berisha s’humbet gje, por thjesht fiton ca pike prej anti-komunisti te betuar te cilit gjoja s’po i ndez ngaqe gjykata kushtetuese ka akoma gjykates komuniste ne rradhet e saj.
      Berisha dhe PD e kishin nje shans me ligjin e 1995-es qe te “lustronin” administraten, por ata vendosen qe ta perdorin ligjin vetem per te skualifikuar 135 deputete socialise nga zgjedhjet e 1996-tes e pastaj e lane ate ligj qe te ishte “dead letter.” Perdorimi i lustracionit per nevojat politike imediate eshte nje nga politikat me te neveritshme te PD.
      Berisha dhe PD nuk jane proponentet por sabotatoret e vertete te lustracionit ne Shqiperi.
      Ne kete moment ne kohe, nje zgjidhje per te bere paqe me te kaluaren komuniste, nje zgjidhje qe komporton me nevojen e te persekutuareve per te ditur identitetin e persekutoreve te tyre, nje zgjidhje qe iu siguron brezave qe vijne ca faqe historie sadopak te besueshme nga diktatura gjysmeshekullore, do te ishte qe te krijoheshin Komisionet e se Vertetes (Truth Commissions), te cilat te vishen me fuqine per t’iu dhene aministine perfundimisht te gjithe persekutoreve komuniste me kushtin qe ata te rrefejne viktimat dhe aktet e tyre. Nje e tille strategji u ndoq ne Afriken e Jugut dhe ishte mjaft e suksesshme. Perndryshe, koha qe kalon e hedh pluhur mbi tmerret komuniste do te jete i vetmi sherim per te persekutuarit.

      1. Te me falesh nese jam keqkuptuar por prandaj thashe “njefare” sepse mendoj se nuk mund te futen ne nje kategori dhe te perkufizohen si “politike” te gjithe te denuarit ne kohen e komunizmit. Ishte thjesht nje koment per paragrafin ne vecanti e jo per shkrimin ne pergjithesi. Ata te perndjekur qe akoma mbijetojne e dijne shume mire se kush ishte e se kush eshte akoma ne pushtet keshtu qe ju mbetet vetem te kerkojne demshperblim financiar.

        Gjeja e pare qe duhet te kishte ndodhur ne Shqiperi pas renies se komunizmit ishte nje rishkrim i historise per te nxjerre ne pah historine e vertete te viteve 1924-1990. Eshte e pafalshme (por mbase e kuptueshme) qe kjo gje akoma nuk ka ndodhur e qe akoma gazetaret perdorin veprat e Enverit kur citojne episode te asaj kohe. Eshte kjo histori qe duhet te kishte hedhur bazat per paqen me te kaluaren e ne baze te keasj historie te pergatiteshe dhe nje ligj lustracioni

        Tani qe kane kaluar 20 vjet eshte veshtire te cmpleksen lidhjet qe e djathta ka (ose trasheguar) me te majten me allleshverishet qe kane bere. Nje ligj lustracioni per ‘peshqit e medhenj” (qe fundja te tere shqiptaret i dine e pa ligj) do deshtonte per kete arsye. Nje ligj per hapjen e dosjeve te bashkpunuesve te sigurimit do sillte me shum dem se qetesim te masave, sepse 1) do nxirrte qe shqipteret spiunuan njeri tjetrin 2) ata qe kishin vuajtur per shkak te nje denoncimi te mirrfillte do hakmerreshin alla “shqiptarce”.

        P.S: Une nuk e di nese gjykata e Strasburgut mund te jape vendime per demshperblimin e ish te perndjekurve. E di qe ka dhene vendime pozitive per ata pak ish pronare qe i jane drejtuar, dhe do desha te di nese shteti shqiptar vetet i ka kompesuar me shumen e vendimit te gjykates

  4. J. ka kaluar shume qe atehere dhe ç’eshte e verteta as google nuk ndihmon shume per te rifreskuar ate çka thoni ju, por me sa me kujtohet atehere u fol per te hapur dosjet e bashkepuntorve te sigurimit. Shyqyr qe nuk u be se gjithçka do te mbyllej me aq. Faji do tu varej ne qafe spiuneve te vegjel, nganjehere edhe te detyruar te spiunonin. Perkundrazi, ligji i Lustracionit, per te cilin flitet ketu, synonte te kishte nje vizion me te gjere, te prekte e t’u vinte nje gardh hallkave me peshe ekzekutuese te diktatures se asaj kohe.

  5. Nje lutje per sqarim nga autori, Lyss, ne se ka mundesi?
    Per mendimin tim jo cdo situate shpjegohet me Game Theory. Jane perpjekur ta bejne shume studiues te lustracionit, sidomos per shkak te obsesit te cuditshem te shkencave politike me Game Theory, por studimet e tyre tingellojne si ca lojera intelektualeske, teper fancy, qe me shume krijojne konfuzion sesa shpjegojne nje situate te caktuar.

    Vecanerisht nuk kuptoj se cfare aplikimi ka Dilema e te Burgosurit ne rastin e pozicionimit te paleve politike shqiptare ndaj lustracionit.

    Dilema e te Burgosurit ne vecanti nenvizon pamundesine e bashkepunimit te paleve ne mungese totale te kontaktit midis tyre. Kjo premise eshte e papranishme ne rastin ne fjale. Se dyti, Dilema e te Burgosurit, ka nje premise tjeter kryesore, simetrine e denimit, joshjes per te denoncuar, ose te perfitimit nga zgjedhjet qe bejne. Pra denimi e perfitimi per sejcilen pale jane identike kur ato sillen identikisht. Ne rastin e lustracionit nuk ka te tille simetri: penalizimi apo perfitimi politik i partive nuk ishte aspak i njejte, as ne 1995-en, dhe as ne 2008-ten.

    A jam duke mbishikuar ndonje gje ne teorine tuaj te lustracionit apo ne te kuptuarit e Dilemes se te Burgosurit?

    1. Flmd per qellimin ne shenje. Prisoner’s dilemma perdoret shume ne shkencat ekonomike te cilat operojne nen ‘pershtypjen’ (assumption) qe njerzit jane racionale. Shkencat juridike operojne nen nje pershtypje tjeter.

  6. Citoj si meposhte, Lyss shkruan:

    “U vërejt po ashtu edhe vaktësia e shoqatave të të ish përndjekurve politikë. Doli që shoqata të tilla dinë të mobilizohen në mënyrë të shkëlqyer kur është fjala për të kërkuar dëmshpërblime në të holla por nuk u vërejt ndonjë përçapje pranë organizmave ndërkombëtare për të mbështetur idenë e rimëkëmbjes së dinjitetit të tyre për gati gjysmë shekulli. Ky është një akt shumë domethënës, që në mënyrën e vet shtron seriozisht pyetjen nëse ka patur vërtet njerëz të ndëshkuar politikisht nga diktatura. Se po të kishte, diku do të bëheshin gjallë!”

    Eshte njelloj si te themi se: S’kish te persekutuar as edhe persekutues, por thjesht probleme, veshtiresi te nje shoqerie normale, qe pastron vetveten. Nuk mendoj se mungojne te persekutuarit vetem se nuk degjohet zeri i tyre, se filtrat e shurdhimit te zerave te tyre (persekutuareve) jane i vetmi instalim ne skenen shoqerore te vendit. Prandaj, deshiroj te shkruaj mendimin kete rast per te theksuar se privilegji i te distancuarit nga gjykime nenvleftesuese vjen vetem kur paanshmerine si kriter gjykimi perdor ne analizen e faktoreve ndikues te dinamikave ne jeten politike.

    Vazhdon, Lyss te shkruaj:

    “…Gjithsesi, megjithë kontekstin e pafavorshëm, ky fakt, po qe se është i vërtetë siç thotë ai (dhe meqë nuk e bëri para tij F. Nano apo qeveri të tjera se ajo e Y. Bufit apo Ahmetit), është edhe një lloj shenje që e bën atë të vetmin politikan shqiptar, ku herë pas herë shfaqen shenja të një burri shteti.

    Ky ( Sali B.) mund te jet shume gjera, para se te jete burre shteti, sidomos per te mohuar egzistencen e persekutimit qe vet ate zgjodhi, per merit te vecant ne ate fushe persekutuese, por natyrisht ky si individ i shume lakuar, me i “afte” se te persekutuarit ne demaskimin e komunizmit te tij, si njohes nga brenda i vetes se tij (kampit te tij), dhe gjithnji jo pa infeksion qe nuk shqitet nga ideologjia e jetes politike dhe sociale ne ate shoqeri, po nuk iu dha ze asaj qe ka ndodhur, se akoma po ndodh.

    Vjen nje dite qe seleksionimi tregon se rrjedha nuk ndalet, edhe pse s’eshte po aq e paster si ne burim, te ujit ose te mut*t.

  7. era18:

    Perdorimi i lustracionit per nevojat politike imediate eshte nje nga politikat me te neveritshme te PD.Berisha dhe PD nuk jane proponentet por sabotatoret e vertete te lustracionit ne Shqiperi…..

    ….Ne kete moment ne kohe, nje zgjidhje per te bere paqe me te kaluaren komuniste, nje zgjidhje qe komporton me nevojen e te persekutuareve per te ditur identitetin e persekutoreve te tyre, nje zgjidhje qe iu siguron brezave qe vijne ca faqe historie sadopak te besueshme nga diktatura gjysmeshekullore, do te ishte qe te krijoheshin Komisionet e se Vertetes (Truth Commissions), te cilat te vishen me fuqine per t’iu dhene aministine perfundimisht te gjithe persekutoreve komuniste me kushtin qe ata te rrefejne viktimat dhe aktet e tyre. Nje e tille strategji u ndoq ne Afriken e Jugut dhe ishte mjaft e suksesshme. Perndryshe, koha qe kalon e hedh pluhur mbi tmerret komuniste do te jete i vetmi sherim per te persekutuarit.

    Berisha e ka propozuar ne Prill te 2008 krijimin e nje Komisioni shteteror per krimet e diktatures nen modelin Cek (i ngjashem me truth commissions te Afrikes se Jugut).Prandaj edhe perfundimi ku dilni calon. Eshte e sigurte qe Berisha e perdor per te perfocuar poziten e tij politike me shtresat anti-komuniste por kjo nuk mjafton per te argumentuar se ai eshte armiku kryesor i lustracionit. Sic e thoshte edhe Lyss, ka nje konflikt thelbesor interesi midis shume prej aktoreve kryesore te parive juridike dhe politike dhe per kete arsye ka pak gjasa qe ligji te te kryeje ndonje funksion. Per mendimin tim kjo amalgame interesash te ish-funksionareve ku per fat te keq eshte perlyer i madh e i vogel, me politike te vjeter e te re nuk e le jashte Berishen por as e vendos ate ne qender te saj.

    1. Perfundimi ne te cilin dal nuk calon aspak ngaqe Berisha paska propozuar krijimin e nje komisioni qe eshte i ngjashem ne emer me nje “Truth Commission”, por i veshjes se ketij komisioni me atributin kryesor te tij qe e ben ate efektiv ne misionin e tij per gjetjen e te vertetes dhe per ruajtjen e harmonise sociale: autoritet per t’iu premtuar amnistine e plote te cdo personi qe deshmon fakte, indentifikon viktima e xhelate, dhe sikur deshmia e ketyre personave t’i inkriminonte ata vete.
      Berisha mund te propozoje sa komisione t’i doje qejfi, por e gjithe fryma e ligjit te lustracionit (te cilin e kam lexuar dhe analizuar klauzole per klauzole) eshte nje fryme retributive, me masa ndeshkimore qe bien ndesh me te drejtat e njeriut. Po qe se marrim ne shqyrtim ato precedente te gjykates se Strasburgut mbi lustracionin (qe jane bere goxha ne numer deri tani), ai ligj, as prima facie, as i aplikuar per persona te caktuar, nuk kishte shanse qe ne fillim te rrinte ne kembe, dhe nuk ishte vecse nje “exercise in futility”, humbje kohe dhe resursesh, ose me cinikisht akoma, devijim vemendjeje nga Gerdeci dhe nga akuzat ne nje seri ceshtjesh gjyqesore ku Berisha vete ishte dhe eshte i pandehur.

      1. Fjalia e pare e komentit tim eshte lemsh, sepse duhet te kem fshire padashur dicka. Doja te thosha se
        “Problemi nuk eshte te krijosh nje komision qe ngjan ne emer me nje Komision te te Vertetes, por i veshjes se ketij komisioni me atributin kryesor te tij qe e ben ate efektiv ne misionin e tij…”

      2. era 18:Perfundimi ne te cilin dal nuk calon aspak ngaqe Berisha paska propozuar krijimin e nje komisioni qe eshte i ngjashem ne emer me nje “Truth Commission”, por i veshjes se ketij komisioni me atributin kryesor te tij qe e ben ate efektiv ne misionin e tij per gjetjen e te vertetes dhe per ruajtjen e harmonise sociale: autoritet per t’iu premtuar amnistine e plote te cdo personi qe deshmon fakte, indentifikon viktima e xhelate, dhe sikur deshmia e ketyre personave t’i inkriminonte ata vete.

        Perpara se te gjykoni mbi atributet e komisionit do tju duhet te lexoni dhe analizoni nen per nen edhe projekt ligjin per komisionin, apo jo? Perndryshe po gjykoni bazuar mbi nje paragjykim tuajin mbi Berishen dhe “ligjet qe ben ai shkel e shko”. Edhe nese ligji per lustracionin calon nga ana juridike apo e mbrojtjes se te drejtave te njeriut( e diskutueshme) nuk do te thote qe komisioni ka probleme te njejta apo te ngjashme. Ne fakt mua me rezulton se propozimi i ka shume nga atributet qe kerkoni.

        Se dyti, duke patur besim ne analizen tuaj juridike, kam frike se nuk e kuptoj kritiken tuaj ndaj ligjit te lustracionit. Kur thoni qe ligji duhet te kontribuoje ne gjetjen e te vertetes dhe te mos jete ndeshkimor, ne cilen doktrine ligjore apo analogji me vendet e tjera te ngjashme (dmth Europa lindore e jo Afrika e Jugut) e bazoni kete gjykim? Une do te thoja qe qellimi i nje ligji lustracioni logjikisht nuk mund te mos jete retributiv-nese per retribucion konceptohet heqja e mundesise per te sherbyer ne administraten publike apo organe juridike shteterore-sepse qellimi i ligjit eshte ne fakt retribucioni ligjor dhe jo rivendosja e drejtesise ( per kete do te duheshin komisionet apo institutet). Me fjale te tjera, qellimi i ligjit nuk eshte te zhbehen padrejtesite qe kane bere ish funksionaret, por te mos lejohen po keta te bejne te tjera(qe ju e quani fryme ndeshkimore me plot te drejte). Pse duhet qe fryma e ligjit te jete pajtimore? Eshte sikur tu thonim hebrenjve qe te krijojne komision te vertetash per tu ripajtuar me ata qe i piqnin neper furra, sepse tani ish nazistet jane ricikluar si prokurore apo deputete.

        1. Ve re se e kam implantuar vetveten, (ne menyre paksa impulsive e te nxituar do te thosha), ne nje diskutim i cili eshte rrahur mbare e prape, ne periudhen 1999-2008 ne alb-club. Me rrezikun qe do te perseris ndofta ato c’kam thene gjetke, do te tentoj t’i pergjigjem komenteve tuaja.

          Pika kyc e konfliktit ne debatin e lustracionit eshte artikulimi i nevojes per lustracion. Lustracioni mund te shihet si i motivuar ne nocione te drejtesise retroaktive, ne nje logjike kanunore, si shprehje legale te deshires per hakmarrje dhe per te ndeshkuar vepra te se kaluares thjesht per hir te ndeshkimit; por mund te shihet dhe si i motivuar nga shqetesimi per te tashmen e te ardhmen, deshira per te evituar rrezikun e sabotazhit qe rrjetet e ish-nomenklatures paraqesin per konsolidimin e nje democracie ne periudhen tranzicionale.[e diskutueshme, pa dyshim] Ky ne thelb eshte tensioni midis konceptit te te drejtes natyrore/zakonore, e cila gjeneron deshiren per drejtesi (ne kuptimin ideal e historik te fjales), dhe te drejtes moderne, e cila ka si funksion social ndertimin e shtetit te se drejtes, sigurimin e rregullit, stabilitetit, dhe efikasitetit pragmatik.
          Ngaqe e drejta nuk eshte vecse nuance dhe balance, se ne c’pike ndihem une rehat ne kete spekter retroaktiv-proaktiv (apo e drejte natyrore-e drejte moderne) eshte e pamundur per t’u artikuluar ne nje koment ne kete blog. Por eshte njekohesisht dhe e parendesishme.
          Legjislacioni retributiv, perfshi ketu dhe lustracionin, paraqet disa probleme, dhe do te me duhej me shume kohe sesa disponoj sot qofte dhe per nje ekspoze te tyre. Megjithate, ne lidhje me lustracionin do te rendisja problemet konstitucionale:
          1) Atribuim faji kolektiv (per pjesemarrje ne pushtet si funksionar i PPSH ose si spiun i Sigurimit) perkundrejt hetimit te pergjegjesise personale. Faji kolektiv (“guilt by association”) kthen kokeposhte barren e proves (“burden of proof”), e cila keshtu i kalon ‘te akuzuarit’ ne vend qe ta kete ‘akuzuesi’.
          2) Legjislacion retroaktiv: Persa kohe kodi penal i 77-tes nuk i denonte veprimet e pushtetareve komuniste, nje ligj i fuqizuar retroaktivisht tani per t’i denuar ata per ate cka bene atehere, bie ndesh me nje parim qe konsiderohet si i drejte nga cdo shoqeri demokratike qe prej 2,500 vjetesh, “nulla poena sine lege”, ose, shqip “s’ka ndeshkim pa pasur nje ligj te shkruar qe e denonte aktin ne fjale ne kohen qe ai kryhej”.
          3) Parashkrimi, si kufiri ke thana (proceduralisht) per ato vepra kriminale/civile qe kane ndodhur ne te kaluaren. (Periudha kohore eshte e parashikuar ne kod). Pra dhe ato vepra qe mund te paditeshin si kriminale me nje interpretim vertet imagjinativ te kodit penal te 77-tes, nuk mund te paditen me e jane kufome qe ne gjeneze persa kohe padia s’u soll kurre brenda afatit.
          4) Lustracioni legjitimon dosjet e Sigurimit, institucionit me te urryer enverist, duke i konsideruar ato si adekuate per t’u pranuar si prove materiale. Kjo eshte problematike po te mendosh se disa nga apartchiket qe po binin nga fiku kishin jo vetem motivimin por dhe aksesin e duhur qe t’i manipulonin arkivat e te mbulonin rolin e tyre specifik ne maqinerine represive.
          5) Qe te mbeshtetesh tani, ne vitin 2010-te, mbi arkivat shteterore aq pa kredibilitet te periudhes komuniste per te provuar rolin specifik te pushtetareve apo bashkepunetoreve te regjimit komunist, do te minonte dy nga synimet kryesore normative te ligjit: evitimin me cdo kusht te dhenies se ndeshkimeve te pamerituara dhe evitimin me cdo kusht te dhenies se pafajesise se pamerituar. Dhe kjo do te ishte tragjike per “drejtesine”.

          Me kerkoni qe analogjite t’i bej me Evropen Lindore dhe jo me Afriken e Jugut. Vetem se si mund te krahasoj, per shembull, ligjin cek te 1991 me ligjin shqiptar te 2008-tes? Analogjine mund ta beja me rehat me ligjin shqiptar te 1995-es, por jo te 2008-s.
          Te gjitha problemet kushtetuese te renditura me siper ishin te pranishme ne kohen e fuqizmit te ligjin cek te 1991-shit, por me nje ndryshim thelbesor: ishte viti 1991! Trupat sovietike ishin akoma te stacionuara ne Evropen Lindore. Grushti i shtetit kunder Gorbacovit ne veren e 1991 e beri vertet te prekshme friken per nje rikthim te komunisteve ne pushtet dhe i dha shtytjen kryesore parlamentit cek per ta futur ligjin ne fuqi.
          Karakteri retributiv i ligjit cek u ekslipsua krejtesisht nga motivacioni i tij pragmatik: ta shpetojme demokracine e re ceke nga nje rikthim i diktatures komuniste! Ligji cek ishte ndoshta nga legjislacionet e para qe parlamenti demokratik cek fuqizoi menjehere pas renies se komunizmit.

          Pse eshte kjo e rendesishme? Sepse drejtesia, thone, o vjen shpejt, o nuk vjen fare. Sot, ne vitin 2010, ata spiune apo ish-funksionare komuniste, ne Shqiperi dhe gjetke, te cilet kane arritur te sigurojne poste publike pas 1991-shit, e kane rilegjitimuar vetveten. Ajo cka ke bere ne periudhen 19-vjecare qe pasoi renien e komunizmit eshte me domethenese ne jeten e nje njeriu qe deshiron akoma te kandidoje per post publik, sesa ajo cka ke bere ne periudhen qe parapriu renien e komunizmit. Dmth, pavaresisht se eshte tmerresisht acaruese, Fehmi Abdiu, i cili ishte gjykatesi qe dergonte ne trekembesh poete ne vitin 1988, deri vjet ishte Kryetar i Gjykates Kushtetuese. Eshte e veshtire qe te mbash larg posteve publike (dhe ta besh kete gje konstitucionalisht) nje njeri i cili definohet me mire nga karriera e tij post-1991.

          Sa per dyshimin tuaj se une jam e paragjykuar mbi rolin e Kryeministrit Berisha ne kete mesele, me duhet te sqaroj (e le te mos ju bind) se pozicionimin e tij karshi lustracionit jam perpjekur ta ndjek sistematikisht.
          Qeveria Berisha la menjane cdo konsiderate normative dhe etike, dhe u tall me procesin e ‘pastrimit te figures’. Ne 1993 fuqizoi nje ligj per ‘pastertine’ e juristeve, i cili u deklarua si jokushtetues. Ne 1995 fuqizoi ligjin nr. 8043 per pastertine e figures publike me ane te te cilit skualifikoi rreth 135 kandidate te partise socialiste per zgjedhjet e 1996-tes. Nje nga nenet i deklaronte dosjet e Sigurimit te vulosura per publikun e gjere deri ne vitin 2025. 8043-shi u la te skadoje, pa u perdorur kurre me, sepse e kreu detyren qe kishte (ia fitoi zgjedhjet PD-se ne 1996-ten.) Pastaj Socialistet erdhen ne fuqi per tete vjet, dhe meqenese ata do te prekeshin disproporcionalisht nga cdo lloj ligji per “pastrimin e figures”, kjo teme u la ne harrese, nga pozita, nga opozita, nga media dhe nga viktimat vete. Me tej parlamenti votoi per nje rezolute dhe ate cka u be ligji i 2008-tes. Avokati me i zjarrte per perpjekjen lustrative nr.3 ishte dora vete zoti Berisha. Kete ndryshim kaq drastik nga pozicioni i atij qe ne 1995 kembengul qe dosjet te jene te mbyllura deri me 2025-en, ne pozicionin e atij qe i do te hapura urgjentisht, ne nje interviste e justifikoi me bindjen e tij te patundur se shume bashkepuntore te Sigurimit gelojne ende ne rradhet e Socialisteve. Dhe natyrisht, ne menyren me te parashikueshme te mundeshme, Ligji i 2008-tes, kjo iniciative e fundit per t’iu leshuar fantazmat e arkivave te ish-Sigurimit kundershtareve politike, ishte vec pak muaj larg zgjedhjeve te Qershorit 2009.
          Mund te tingelloje irracionale, por sinqerisht e kam te pamundur te besoj cdo deklarate, cdo inisiative, cdolloj justifikimi qe Berisha ka per te ofruar cdo here qe fton shqiptaret te luajne gjueti shtrigash.

          1. Duke ju kerkuar falje paraprakisht per kohen qe mund te shpenzoni duke lexuar persiatjet e mia dhe duke ju cliruar nga cilido obligim i mundshem per te kthyer pergjigje nese ato qe them jane pa interes dua te replikoj pike per pike per ato qe thoni.
            thoni:1) Atribuim faji kolektiv (per pjesemarrje ne pushtet si funksionar i PPSH ose si spiun i Sigurimit) perkundrejt hetimit te pergjegjesise personale. Faji kolektiv (“guilt by association”) kthen kokeposhte barren e proves (“burden of proof”), e cila keshtu i kalon ‘te akuzuarit’ ne vend qe ta kete ‘akuzuesi’.
            Nuk ka aspak faj kolektiv, por faj individual per cilindo qe ka kryer detyra shteterore te larta ne nje regjim qe konsiderohet gjeresisht diktatorial dhe i padrejte. Pra gjithsecili nga funksionaret nuk denohet ne kolektiv , por i hiqet e drejta per te marra pjese ne jeten publike individualisht si pjesemarres ne krime shteterore. Per shembull, meqe e permendet, Abdiu ka denuar Havzi Nelen, nuk mund te futet ne burg se ka zbatuar ligjin por as nuk mund te sherbeje me si gjykates. Nuk denohet se ka qene edhe anetar i kuvendit popullor apo anetar i PPSH-se.

            thoni:2) Legjislacion retroaktiv: Persa kohe kodi penal i 77-tes nuk i denonte veprimet e pushtetareve komuniste, nje ligj i fuqizuar retroaktivisht tani per t’i denuar ata per ate cka bene atehere, bie ndesh me nje parim qe konsiderohet si i drejte nga cdo shoqeri demokratike qe prej 2,500 vjetesh, “nulla poena sine lege”, ose, shqip “s’ka ndeshkim pa pasur nje ligj te shkruar qe e denonte aktin ne fjale ne kohen qe ai kryhej”.
            Dakord me parimin fillestar, por ka nje parim po aq themelor i cili eshte -te me falni qe nuk mundem t’ua shkruaj ne latinisht- cdo ligj duhet te pranohet nga qytetaret perndryshe humbet kuptimin dhe dalengadale shnderrohet ne nje cope leter pa vlere reale juridike. Si shembull, sodomia ne SHBA edhe pse egziston ne leter nuk ndiqet penalisht qe prej shume vitesh. Sikunder, gjenocidi dhe vrasjet arbitrare nuk mund te justifikohen me ligjet ne fuqi. Edhe ne kohen e Gjermanise naziste ligjet parashikonin qe nje hebre ishte qytetar i dores se dyte etj., por kjo nuk pengoi njeri te ndjeke edhe ushtarin me te humbur te kampeve. Ne fakt gjyqi i fundit per te cilin kam dijeni ishte para disa muajsh ne Gjermani ku u denua nje 90 vjecar i cili kishte me se 50 vjet jete te paqme ne SHBA.
            3) Parashkrimi, si kufiri ke thana (proceduralisht) per ato vepra kriminale/civile qe kane ndodhur ne te kaluaren. (Periudha kohore eshte e parashikuar ne kod). Pra dhe ato vepra qe mund te paditeshin si kriminale me nje interpretim vertet imagjinativ te kodit penal te 77-tes, nuk mund te paditen me e jane kufome qe ne gjeneze persa kohe padia s’u soll kurre brenda afatit.
            E vleresoj leksionin elementar te se drejtes penale, por ka krime per te cilat nuk ka kufi te thana e as te molla. Vrasja eshte nje nga keto, me sa di une. Por edhe krimet kunder njerezimit e disa te tjera. Se dyti, nese argumenti kunder lustracionit eshte procedurial debati shtrohet ndryshe, por GJK e ka kundershtuar ne substance.
            4) Lustracioni legjitimon dosjet e Sigurimit, institucionit me te urryer enverist, duke i konsideruar ato si adekuate per t’u pranuar si prove materiale. Kjo eshte problematike po te mendosh se disa nga apartchiket qe po binin nga fiku kishin jo vetem motivimin por dhe aksesin e duhur qe t’i manipulonin arkivat e te mbulonin rolin e tyre specifik ne maqinerine represive.
            Lustracioni nuk legjitimon asgje. Ato dosje jane dokumenta ligjore sepse (sic thate edhe ju) perbenin dokumenta te vlefshem juridikisht per kodin e 1977-tes. Per sa i perket transformimit, jam dakord qe ka patur zhdukje te tyre, por kjo nuk duhet dhe nuk mund te ndaloje nje proces ne thelb pastrues. Per sa i perket aparatcikeve te cilet ne ikje e siper kane nderhyre eshte argument i dobet per vete sasine e dosjeve dhe per vete natyren e aparatcikut qe ka besuar se vetem po e leshon perkohesisht pushtetin.Nuk duhet harruar gjithashtu se ketu nuk behet fjale per ndjekje penale te ketyre individeve, por per kufizim te se drejtes per te sherbyer shtetin. Ka edhe nje argument tjeter i cili do ishte besueshmeria e tyre, edhe pse kane 19 vjet qe po sillen mire. Fehmi Abdiu, ne gjykimin tim, nuk ka reshtur se beri zullume juridike nen petkun e mbartesit te drejtesise. Per shembull zgjedhjet e 2001, ne te cilat u vodhen vota e u rrahen komisionere lart e poshte, u legjitimuan nga ky njeri. Si mundet nje shoqeri tja besoje kushtetuten (gjene me te vlershme te nje shoqerie te brishte e cila sapo ka provuar lirine) nje recidivi te tille?
            thoni: Qe te mbeshtetesh tani, ne vitin 2010-te, mbi arkivat shteterore aq pa kredibilitet te periudhes komuniste per te provuar rolin specifik te pushtetareve apo bashkepunetoreve te regjimit komunist, do te minonte dy nga synimet kryesore normative te ligjit: evitimin me cdo kusht te dhenies se ndeshkimeve te pamerituara dhe evitimin me cdo kusht te dhenies se pafajesise se pamerituar. Dhe kjo do te ishte tragjike per “drejtesine”.
            une e kuptoj parimin themelor te ligjit “first do no harm”. Por kjo nuk e ndalon drejtesine amerikane te jape denime me vdekje edhe pse jo rrallehere keto vertetohen si te padrejta, apo denime me burg te gjate edhe pse vite me vone keto vertetohen te paprovuara. GJithashtu e kuptoj se ne keto raste qellimi i ligjit eshte te jape drejtesi dhe calon vetem zbatimi i tij ne hallka te ndryshme, gje e cila prodhon perfundimin e padrejte. Por ne rastin e lustracionit, padrejtesia ka ndodhur dhe ligji vecse u ndalon ketyre njerezve qe te kene privilegje te cilat i kane gezuar njehere dhe i kane abuzuar. Nuk ka denim te pamerituar sepse ne fund eshte gjykata qe vendos nese vendimi fillestar eshte i drejte dhe nuk ka sesi te kete pafajesi te pamerituar sepse keta e kane tani pafajesine e pamerituar sepse nuk i gjykon ligji.
            Eshte dhe do te vazhdoje me gjase te jete tragjike qe nje shoqeri si e jona nuk arrin te denoje as 100 ish funksionare me mospjesmarrje ne jeten publike te vendit dhe rrjedhimisht zbeh permasat e krimeve apo heshjes se tyre.

            Ne fund, shembulli i Cekise ne 1991-in. Varianti qe paraqisni eshte shume plauzibel dhe deshmon aftesite juridike te argumentuesit, por vetem kaq. Ka disa variante te tjera te mundshme si psh Cekia kerkonte ti mbyllte hesapet me te kaluaren komuniste njehere e pergjithmone dhe te vazhdonte rrugen drejt rekuperimit ne Europe, apo Cekia nuk e vendosi prerogativen kryesore tek te drejtat e njeriut te te lustruarve (garantizmi ligjor) por tek kapitali politik qe parite do te fitonin me kete veprim, apo Cekia perballej me nje reperkusion te dhunshem nese nuk bente nje ligj kunder xhelateve. Ne 1991 Rusia ishte vecse nje tiger letre, dhe te argumentosh qe ceket nuk e dinin apo nuk e besonin kete kerkon mundim te madh.

            1. Mbase une duhet te isha kujdesur qe, perpara se te perdorja ndonje term juridik apo “term of art” ne komentet e mia, t’i kisha perkufizuar ato, ne menyre qe te mos kisha krijuar keqkuptimet qe ve re se kam krijuar tek juve.

              Se pari, me faj kolektiv nuk nenkuptoj fare ate qe keni kuptuar ju, se faji kolektiv con ne denim kolektiv. Absolutisht jo. Me “faj kolektiv” (nje tentative nga ana ime, e pasuksesshme me sa duket, per te shqiperuar nocionin “guilt by association”) une kam parasysh dicka tjeter. Mbase me mire se sa te perkufizoj nocionin, duhet te le shembullin e Ligjit te Lustracionit 2008 (Ligji No. 10034) qe ta ilustroj me mire.

              Neni 2 i Ligjit rradhit nje sere institucionesh komuniste, si Sigurimi i Shtetit apo PPSH si institucione kriminele. Shfaqja e emrit te dikujt –dhe VETEM shfaqja e emrit– ne regjistrat apo ne listen e punonjesve dhe anetareve bejne qe nje person te prezumohet fajtor a priori. Ne rastin e rralle (apo jo dhe aq te rralle) qe nje individ ne fjale vetem se ka qene anetar, apo qofte dhe nje nenpunes i thjeshte i Sigurimit, pa ndonje rol specifik ne persekucionin politik, atij individi i bie barra qe te provoje qe nuk ka kryer asnje akt te denueshem edhe pse e ka emrin te asociuar me keto organe represive te diktatures (se ky do te ishte “guilt by association”). Barren e proves, ne vend qe ta kete prokurori psh, sic e ka rendom kur i duhet te provoje cdo element te nje figure penale apo civile te zakonshme, i kalon te akuzuarit qe te provoje dicka negative, pra qe NUK ka dore fare ne ate akt per te cilin akuzohet. Vereni pak veten ne rolin e ketij sigurimsi hipotetik te paperlyer, dhe mendoni se si do ta provonit dicka te tille. (Nje kthim i tille kokeposhte i barres se proves mund ta bente nje konstitucionalist te shkulte qimet e kokes.) Vereni se ketu s’po flasim akoma per cilesine dhe besueshmerine e provave (e cila, sic thashe, eshte e dyshimte), por po flasim per nje gje preliminare (“threshhold matter”): kujt, ciles pale, i bie qe provoje ose te cprovoje nje akt specifik? Sepse ne shumicen e rasteve, pergjigja ndaj kesaj pyetjeje ka me vete dhe konkluzionin e ceshtjes, pra se cila pale do ta fitoje davane. Une nuk di se si ta theksoj kete sa duhet.

              Disa vende europiano-lindore e kane anashkaluar kete problem duke i detyruar te gjithe kandidatet zgjedhore, te gjithe pa perjashtim, qe te firmosin nje deklarate se ata nuk kane pasur gisht ne perskucionin komunist. Kjo e sheshon pakez terrenin per te gjithe dhe le pak vend per spekulime se cilet prej tyre mund te jene ish-spiune. Komisionet e Lustracionit i shqyrtojne deklaratat, dhe kur gjejne mosperputhje (implikim substancial me rregjimin e meparshem), dhe vetem atehere, i japin kandidateve opsionin ose te terhiqen nga zgjedhjet dhe gjithcka te mbetet ne heshtje, ose ta bejne publike rolin e kandidatit gjate diktatures dhe ta lene ate te vuaje kosto reputacionale dhe elektorale. Por vendet ne fjale (Hungaria, Polonia, Slovakia) nuk i privojne keta njerez nga e drejta per t’u zgjedhur ne zgjedhje demokratike. Ligji yne i 1995-es iu hiqte te implikuarve te drejten e kandidimit per 5 vjet. Ligji i 2008-tes i skualifikonte perjetesisht, edhe pse te gjithe keshilltaret legjislative te Keshillit te Europes keshilluan kunder sanksioneve kaq te renda e te pakuptimta duke paraqitur argumenta shume te elaboruara juridike dhe logjike. Atehere me thoni, ju duket e sinqerte insiativa lustrative berishiste per te bere paqe me te kaluaren kur dihej qe ne fillim qe ky ligj do te deshtonte qe ne veze?

              Argumentat tuaja te metejshme jane shume te mira per nje artikull ne gazete qe meton te binde nje opinion publik. Nuk jane argumenta juridike. Jo se ka nevoje qe te jene te tille, por une po dua te saktesoj planin ne te cilin po rrime te dy dhe po marrim e japim me njeri tjetrin. Se sa shkel e shko e ben punen Fehmi Abdiu pas 1991, ne gjykimin tuaj apo te publikut, eshte krejt e parendesishme persa kohe heqja e tij nga Gjykata Kushtetuese ne bazen e ligjit te Lustracionit nuk do te behet per paaftesine e tij post-1991, por per asociimin e tij me nje sistem diktatorial. Le te marrim rastin hipotetik kur ka nje ligj gjakatar dhe irracional qe thote se te gjithe ata qe i mbajne floket e gjata perfundojne ne litar, dhe ka dhe nje ligj tjeter i cili parashikon sanksione te renda per cilindo gjykates qe nuk e zbaton kete ligj rreptesisht. Atehere cfare do te duhej te bente gjykatesi hipotetik (dhe jo Fehmi Abdiu) ne nje rast te tille? Ai mund te refuzonte ta zbatonte ligjin dhe te vuante koston e ketij rrebelimi. Ai mund te merrte nje pozicion ala-Emile Zola dhe te bertiste me te madhe: “J’accuse!”. Por heroizmi nuk eshte i detyrueshem. Eshte i admirueshem, tmerresisht i nevojshem (dhe Shqiperia eshte e etur per heronj sepse ka aq pak, ne mos fare), por jo tamam i detyrueshem. Heronjte jane te rralle, nderkohe qe te mos qenit hero nuk eshte nje akt i denueshem me ligj ex post facto. Si do te duhet ta zgjidhte nje shoqeri post-totalitare problemin e ketyre jo heronjve qe ne fakt edhe shkaktuan deme te pallogaritshme edhe pse duke vepruar brenda kufijve te ligjit te kohes? Eshte pyetje e veshtire, por zgjidhja zor se mund te gjendet tek legjislacioni. Kostot reputacionale per keta njerez duhet te ishin te larta, te tilla qe ata vete ta mendonin njeqind here perpara se te kandidonin per nje post publik. Presidenti qe propozon kryetarin e Gjykates se Larte per shembull, apo Kuvendi qe e miraton, po ashtu duhet te mendonin per koston e tyre reputacionale dhe elektorale perpara se te caktonin per keto poste persona me nje te kaluar te dyshimte. Nese keto kosto reputacionale dhe politike nuk i kane mbajtur larg bashkepuntoret e Sigurimit apo ish-komunistet, atehere ato kosto me siguri nuk egzistojne, ose jane fiktive, ose dicka eshte tmerresisht gabim me ndergjegjen politike te publikut shqiptar.

            2. Fajin kolektiv ose nocionin “guilt by association” e kam kuptuar qe nga koha e hershme kur lexoja nje traktat mbi nocionin e ligjit nga E.L. Hart, pra edhe pse mund te jem shprehur shkel e shko (e kam edhe une kete problem me kohen) nuk desha te argumentoj ne ate drejtim. Ju thoni qe Neni 2 i shpall institucionet “kriminale” dhe per rrjedhoje cdokend qe ka qene anetar i tyre me ane te guilt by association padrejtesisht fajtor, e ne vazhdim i ve nje barre te pakapercyeshme qe te provoje pafajesine e tij nderkohe qe kjo barre duhet ti takoje akuzuesit. Plotesisht dakord ne qofte se keto jane institucione te pranuara si pergjithesisht legjitime si PPSh-ne fakt pa e patur me ligjin parasysh nuk me kujtohet qe te jete ky perkufizim sepse do te skualifikonte te parin Sali Berishen- por nuk eshte aspak e jo zakonte qe principi i ex post facto te anashkalohet ne rastet kur institucioni ka qene i gjithi ne sherbim te nje sistemi krim-prodhues. Per shembull, te gjithe anetaret e SS-ve naziste perndiqen ne cdo cep te botes sepse struktura e SS gjate asaj periudhe ishte e tille qe nuk lejonte qe ndonje prej tyre te mos zbatonte urdhra qe kishin te benin me qellimin kryesor te organizates. Sigurisht qe ka nje mundesi qe ligji te amendohet dhe te thuhet qe kur ka denoncime mbi funksionarin(si paranteze une jam shume i ndergjegjshem qe teknika e ligj-shkruarjes ne institucionet shqiptare eshte ne nivele qesharake dhe shume prej ligjeve qe nisen me mend perfundojne pa kembe e pa duar, por ketu nuk po diskutojme kete ceshtje). Pa pretenduar qe jam ekspert besoj se ky argument qendron juridikisht.
              Mbi shembullin e Abdiut, nuk kerkohet aspak heroizmi i tij sepse nuk jam naiv, ai mban pergjegjesi morale (pa shtysen e te cilit ligji nuk eshte vecse nje cope leter) per veprime jo humane, e per rrjedhoje nuk ngjall besim si ligjvenes e as si ligj-zbatues. Ky mund te jete argument politik dhe jo rigoroz ne terma ligjore, por mungesa e legjitimitetit sic e thashe e zhvelereson ligjin ne nje menyre qe nuk mund te jete e neglizhueshme per juristin. Pra ne kete pike kerkoj nje pergjigje nga ana juaj, si ti dalim perpara ketij problemi i cili rrjdh nga ndjekja strikte (guxoj te them jo elastike) e koncepteve juridike. Me sa di une elasticiteti eshte edhe ai parim themelor i te drejtes, me korrigjoni nese e kam gabim.

              Ne fund pergjigja ndaj pyetjes mbi autenticitetin e Berishes. Sic ka thene edhe Frojdi eshte humbje kohe te kerkojme te hyjme ne koken e njerezve dhe te bejme sikur i kuptojme motivacionet e veprimeve te tyre, dhe une nuk tentoj ta bej kete me Berishen. Eshte e vertete qe Berisha vlereson mbi te gjitha pragmatizmin, dhe ndofta (jo me siguri) nuk e ka fort per zemer kete punen e lustracionit. Megjithate, mua me intereson pak Makiavelizmi i tij ( ji i dashur ne publik, behu pameshirshmerisht i urryeshem frikengjalles ne relacionet private te pushtetit) por ringjallja e nje kombi. Duke ju njohur nuk ju akuzoj per nostalgji ndaj ish sistemit, por ne eksperiencen time kame dalluar njefare nostalgjie te fshehur apo apoligjizmi here te ndergjegjshem e here te pandergjegjshem i cili eshte fare i dallueshem ne shume njerez te shkolluar e jo injorante. Se nga vjen, ja vlen te diskutohem vecmas, por eshte real. Pra mua me intereson qe shoqeria shqiptare te pranoje pamedyshmerisht se krimet e komunizmit dhe xhelatet djeshem nuk mund te kene vend me ne shoqerine tone jo per te ndertuar nje shoqeri klanore ku mbizoteron ligji natyror, por pikerisht per te kunderten qe te ndertojm baza solide te shtetit te se drejtes. Edhe nese e argumentoni juridikisht se shteti i te drejtes duhet pashmangshmerisht te mbeshtetet ne keta ish xhelate (gje qe nuk e keni bere por qe besoj se eshte e argumentueshme) kjo do te prodhoje pikerisht ate ndjesi padrejtesie e cila do ta minoje ne krye te heres kete shtet.

  8. Ju ndjej pak të acaruar dhe ju kërkoj ndjesë po qe se në origjinë të kësaj është mesazhi im i fundit. Natyrisht nuk marr përsipër të bëj këtu apologjinë e Game Theory. Për to ju mund të ruani mendimin si lojëra intelektualeske, siç shpreheni, por më lejoni mua t’i vlerësoj si module logjike që mund të përdoren në rrethana të caktuara, për të parë më qartë në brendësi të problemeve të ndryshme.

    Përgjithësisht puna ma do që ti përdor ato në rrethana individësh me probleme sociale, por në ndonjë rast më kanë ndihmuar t’i afrohem të vërtetës në çështje tepër delikatë e të diskutueshme, madje në nivel më të gjerë se në një shoqëri të dhënë.
    Fjala vjen vite me pare jam “torturuar” një sërë refleksionesh personale për të kuptuar se deri në ç’masë mund të akuzohen si kriminele te mirefillte ekzekutorët e administratës së lartë të regjimit komunist. Në këtë pikë gjithnjë përplasesha me teorinë e Hannah Arendt, e cila pasi ndoqi në Jerusalem procesin e Eichmannit, për llogari të një gazete amerikane, foli për banalizimin e së keqes dhe i pa ekzekutorët e diktaturës thjesht si zbatues të verbër të urdhrave që vinin nga lart.

    Për vite të tëra nuk më bindte një teori e tillë, deri sa u njoha me atë që shihet si përvoja e Stanley Milgramit, një Game theory që u realizua më 1974, në të cilën një pjesë lojtarësh të zgjedhur duhej të lëshonin një shkarkesë të caktuar elektrike, mbi disa lojtarë të tjere. Përfundimisht u pa se deri në ç’pikë të papërfytyrueshme arrinte sadizmi te ata njerëz që kishin bindjen se po zbatonin një urdhër. (Po të ndihesha më i inkurajuar, mbase atë artikull mund të sillja një ditë në këtë sit, madje edhe pa kërkuar garanci se nuk do të qëllohem me domate:-))

    Gjithsesi në asnjë mënyrë nuk e solla këtë mënyrë time vetjake për të kuptuar botën që të ndryshoj imazhin qe keni ju për Game Theory.

    Edhe për Mëdyshjen e të burgosurit, jam i shtrënguar te them se kam një vështrim krejt tjetër nga ai i juaji.

    Përngjashmëria nuk mund t’i shpëtojë as edhe një syri të pavëmendshëm: Kemi një numër jo te vogël politikanesh te te dy palëve që janë të “kapur” nga e kaluara (fajtorë), shoh një opinion publik jo te papërfillshëm qe kërkon te dije te vërtetën (hetuesi, po me lejuat te përdor ketë term), shoh një mungese te plote moskomunikimi midis faktorëve politike për të bashkëpunuar për ketë çështje delikate, pra secili bubërron në a parte (qelinë e tij) dhe mbi te gjitha këto dy dhjetëvjeçarë shoh një loje te pandershme goditjesh nga poshtë, si shprehje e qarte e dëshirës për te fituar politikisht duke denoncuar tjetrin.

    Këtë mendim ma përforconi edhe ju kur konstatoni në mesazhin tuaj se Berisha s’humbet gjë, por thjesht fiton ca pike prej anti-komunisti te betuar te cilit gjoja s’po i ndez etj…
    Pra moduli përputhet në një formë më se të pranueshme për t’u aplikuar në problemin aq ulçeroz të lustracionit në Shqipëri.

    Së fundi nuk jemi fort të gabuar po qe se themi se ato, palet ne tave, zgjodhën variantin e tretë: pra të dalin lugë e larë duke mos denoncuar as njëri e as tjetri.

    Së fundi dua të them se besoj se e keni po aq të qartë sa unë se as që do të kishte dalë nevoja e diskutimit të këtij moduli, po qe se problemi do të qe zgjidhur me kohë. Atëherë mua më mbetej veçse të kërkoja falje që po komplikoja një problem që tashmë shoqëria shqiptare e ka zgjidhur më së miri.

    Nëse mendoni se kjo nuk ka ndodhur atëherë më lejoni edhe mua të bëj një arsyetim për të kuptuar diçka më shumë,sipas mënyrës sime, sikundër edhe veprova duke sjellë mesazhin e sotëm.

    Nuk ka kuptim të godasësh e të thyesh termometrin, për të besuar se ethet nuk ekzistojnë më.

    1. Me vjen keq nese ju kam tingelluar e acaruar. Kur njeriu shkruan ne ato pak dritareza kohe te lire qe gjen gjate dites, jo gjithmone ka kohe per nje lexim te dyte te atyre qe shkruan ne menyre qe te korrigjoje drejtshkrimin, gjysma-anglishten aty-kety, apo tonin. Zor se ka ndonje aresye nga ana ime per t’u acaruar, sinqerisht. Qellimi ishte te beja nje pyetje dhe nje koment.
      Nuk ve ne dyshim aspak dobine e teorise se lojrave si mjet analitik brilant, por vetem kur nje rrethane e caktuar te pakten ofron premisat qe lojerat ne fjale i kerkojne si kusht fillestar.
      Nuk mund t’i heq asnje presje komenteve tuaja per dobine e teorise se Arendt per ordinaritetin e se keqes; gjenia e asaj teorie, provuar aq bindshem me eksperimentin Milgram, enkapsulojne eksperiencen e cdo vendi qe ka kaluar nga nje diktature ku qytetaret katandisen ne opresore.
      Por vazhdoj te mendoj se Dilema e te Burgosurit nuk eshte nje mjet analitik i pershatshem per lustracionin ne Shqiperi, dhe ketu vetem do te perserisja rezervat qe shpreha me lart.
      Ju faleminderit per pergjigjen. E vleresoj pa mase kohen qe shpenzuat per sqarimin.

  9. Si fillim, dëshiroj të theksoj se artikullin e Lyss-it e lexova fill pas atij të Gjergj Erebarës, botuar sot në gazetën Shqip.

    Artikulli i Erebarës flet për përpjekjet e një shqiptari si ne, i cili duke kërkuar eshtrat e babait të tij të ekzekutuar nga diktatura, kish gjetur një varr sekret e masiv viktimash në zonën e Repartit 313, pranë Shishtufinës.

    E rekomandoj për lexim këtë artikull, sidomos për ata që pretendojnë se diktaturën sadiste e mbajtën në këmbë vetëm kriminelët supremë të shtetit diktatorial.

    Detajet e historisë së këtij shqiptari si ne, që kërkon prej 15 vitesh eshtrat e babait, rrëfejnë mjaftueshëm për kënaqësitë sadiste të kriminelëve të vegjël që coptonin me lopatë trupat pa jetë të armiqve.

    Atyre që u ka rënë rasti të kërkojnë eshtra familiarësh, sikundër familjes sime që vazhdon ende të kërkojë eshtrat e të paktën pesë anëtarëve të tjerë – një prej të cilëve nënshkrues i deklaratës së pavarësisë – u rekomandoj të mos e lexojnë artikullin e Erebarës.

    Sakaq, Lyss-i ka të drejtë të indinjohet me shoqatën e përndjekurve.

    Sigurisht që, në një botë ideale, me të përndjekur politikë idealë dhe përndjekës politikë idealë, shoqata e të përndjekurve politikë duhet të kish luksin të reagonte parimisht dhe institucionalisht për çështje dhe debate të një rëndësie të tillë.

    Gjithë çështja është se shumica dërrmuese e të përndjekurve politikë në Shqipëri, nuk janë vetëm të përndjekur politikë.

    Të përndjekurit tanë janë edhe ish pronarë të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël pasurish të tundshme dhe patundshme, të cilët, përpos eshtrave të familiarëve të vrarë, kërkojnë edhe të drejtën legjitime për të rimarrë pronësinë që u kanë vjedhur dhe shfrytëzuar prej 65 vjetësh.

    Me fjalë të tjera, të përndjekurit tanë politikë janë një grup i mërzitshëm njerëzish me lloj lloj kërkesash – shpesh të shëmtuar dhe të pashkolluar në akademitë e teritalta të diktaturës e për pasojë nuk dinë ta përdorin mirë formulën civilizuese ‘già’ – që vetëm i qahen e ankohen një shoqërie që i konsideron pa legjitimimet dhe refuzon t’i qasë në metropolin e ri të aromës së fundit sintetike të Gucci-t.

    Për mirë apo për keq, marr kurajon t’i përgëzoj për faktin që nuk kanë reaguar kundrejt këtij ligji lustracioni.

    Fillimisht, sepse i kanë kursyer plehut metropolitan kënaqësinë për t’u tallur sërish me vuajtjet e tyre të keqartikuluara.

    Në vazhdim, sepse nuk kanë rënë pré e provokimit të rradhës dhe duket se e kanë kuptuar se shteti dhe ndërkombëtarët tallen, nëpërkëmbin dhe përdorin dinjitetin e mjerimit të tyre me këtë ligj të tupshësm sikundër me shumicën e ligjeve të tjerë përpara tij.

    Përfundimisht, uroj sinqerisht ta kenë kuptuar se e gjithë kjo situatë lirie nuk u krijua për ta.

  10. Po sikur Shqiperia te kish pasur nje Ten Hsiao Pin?

    Mua me vjen sinqerisht keq per ata qe kane vuajtur.
    Sekush ne formen e vet e ka pasur barren e atyre viteve ne kurriz, qofte edhe ata qe strehoheshin brenda “kalase se bllokut” (nuk eshte kollaj te zgjedhesh midis fundit te tmerrshem apo tmerrit pa fund), qofte ata qe humben jeten, ata qe humben pasuri e katandi, qofte ata qe humber vitet , e me to enderrat e tyre, qofte edhe ata qe s`e mbushnin dot barkun me buke.

    Por cfare me vjen keq me teper, eshte per gjithe ate popull, qe s`ia kishte borxh kujt te behesh, pa dashur vete, pjese e nje eksperimenti social nga me te ndyret qe mund te me kene pare syte ne histori. Vetem djalli vete mund ta kish ngritur ne kembe. Ose femijet e tij.

    Sa per rivendikimet, at duhen harruar. Duke e njohur natyren tone, asgje e mire nuk vjen prej saj. Nje grusht toke e nje grusht njerez jane. Gjerat i duhen lene kohes, si ilaci me i mire, qe sheron gjithshka.

  11. idashur thote: “Por cfare me vjen keq me teper, eshte per gjithe ate popull, qe s`ia kishte borxh kujt te behesh, pa dashur vete, pjese e nje eksperimenti social nga me te ndyret qe mund te me kene pare syte ne histori.”

    E kuptoj shpirtmadhesine tende idashur, dhe i bashkohem. Popujt feminore duhen dashur dhe meshiruar, sikunder femijet…. Edhe kur nuk eshte i yti, te keputet zemra kur e sheh te rrezohet e te vritet, apo kur i rrjedhin lotet sumbull… Pale kur eshte…

    Dhe po per te njejtin subjekt, ish-femije, tashme te rritur, mund te mos ndjesh asnje keqardhje ndersa e denon, natyrisht per faj te tij.

    Po pse, a mund te kene faj popujt? E pse jo, ne fund te fundit, a nuk jane vecse nje bashkesi ish-femijesh, tashme te rritur?!

    Te rritur vec nga trupi ama; mjaftueshem sa per te mos u mbuluar nga permbytja, dhe qe, me ujin deri ne brez, te kene mundesi ta vendosin doren mbi gjoks, dhe te thone me te njejtet sy, plot lot, “Falemnders …. qe na u gjet n’kto dit t’vshtina”.

  12. Sot ne Tirane, mes loteve dhe dridhjes se zerit, perpara varrit masiv te gjetur ne periferite e saj, perfaqesues te se djathtes zyrtare deklaruan se per ligjin e lustracionit do te kerkohet nje referendum. Me mire keshtu, tamam zgjidhje alla shqiptare, vetem se mendoj qe fjala lustracion te mos renditet ne formularin – vote se do ngaterroje njerezit. Dikush mund te mendoje se po tregohem cinik. Pune e madhe se lind edhe nje keqkuptim i ri. Po a ka valle cinizem me te madh se teatraliteti i disa milionereve perpara nje varri ish – komunistesh te ekzekutuar ? (gazetat njoftuan se behet fjale per pjestare te spastrimeve ne nafte). Ketu lind edhe nje pyetje tjeter qe duhet sqaruar, per arsyen madhore te ruajtjes se memories kolektive per ate periudhe. Te mos nakatosim edhe me moralin me hipokrizi si i thone.
    Flitet per te perndjekur dhe shpesh – si ne media, ashtu edhe nga institucionet e shtetit, evidentohen si te tille edhe ish-pjestare te levizjes komuniste, pse jo eksponente te saj. A jane keta te perndjekur politike valle, apo thjesht viktima te nje lufte per pushtet ? Epiriot ketu me siper na thote se ka 5 anetare qe ende i kerkon. Nje goditje e tille presupozon natyrshem se kemi te bejme me oponente te vijes se pare ndaj Levizjes Komuniste e mandej shtetit komunist ? Kete kategori une e mirekuptoj qe te klasifikohet si Te Perndjekur. Por a jane valle te perndjekur familjaret e Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, Gjin Markut etj ?
    A eshte e pranueshme per drejtesine e nje demokracie qe te njohe si legjitim pushkatimin e tyre (pa Mehmetin), kur ne e dime vetem se jane eleminuar ne saje te nje rregulli qe ata e kishin pranuar edhe vete ? A mund te rehabilitohen p.sh ne Shqiperi figura te tilla si Ali Kelcyra, apo bashkepuntore te tjere te fashizmit, i cili ne mbare Evropen eshte denuar gjeresisht ? Ne fakt kjo gje po ndodh ne Shqiperi dhe ajo thjesht edhe njehere po krijon kushtet per nje minimizim te rolit qe ka memoria jone kolektive dhe qendrimi parimor ndaj ketyre ceshtjeve. Ironia vazhdon edhe me tutje, kur ne nje vend te ndare ne mes, kur vjen puna per figura te kesaj natyre aplikohet formalisht edhe titulli Nderi i Kombit.
    Nuk mund te kete rehabilitim te njeanshem me vendime te imponuara politike. Ndaj edhe lustracioni referendar do imitoje Kushtetuten e 1994, te cilen e fitojne apo e humbasin te njejtet njerez.

  13. Pyetja janë apo s’janë të persekutuar politikë familiarët e shokëve Mehmet, Kadri, Todi dhe Kiço është, për mendimin tim modest, kretësisht cinike.

    Për të qartësuar dilemat, ndoshta do të ish me vend të sqaroja se dy prej atyre anëtarëve të familjes sime mbetur pa varr, janë viktima të dorës së Mehmet Sheut.

    Njëri prej tyre, i kish shpëtuar babanë nga litari shokut Mehmet më 1915, edhe pse babai i shokut Mehmet i kish shkatërruar dhe vjedhur katandinë e pasurinë.

    Shoku Mehmet, me zemërgjerësinë që karakterizon katilin, e shpërbleu duke e vrarë me gjithë të birin faqe pa dirsur më 1946.

    Deri përpara ardhjes së kriminelëve të kuq në pushtet, as ish parë e as ish dëgjuar në këto anë se kriminelëve apo atyre që pretendoheshin se ishin të tillë, u shpartallohej familja, soji, sorrollopi, pasuria e katandia.

    Unë pra, theollogos, mendoj, dhe uroj të mos jem i vetëm, se fajin nuk ma pati as Skënder Shehu që futi duart në korrent në moshë të re, as Bashkim Shehu i pafajshëm që e kaloi rinë e tij nëpër burgje, por as Fatos e Agim Lubonja, dhe as Spartak e as Sokol Ngjela.

    Unë, theollogos, mendoj se këta njerëz janë viktima politike të një regjimi sadist, të cilin ndryshe nga baballarët e tyre, ata e vuajtën.

    Të njëjtën gje do të them edhe për bashkëpunëtorët e fashizmit, për të cilët nuk preferoj të citoj emra përpara se aktiviteti i secilit të studiohet seriozisht.

    Por një aksh bashkëpunëtor i fashizmit, ashtu sikurse një aksh bashkëpunëtor i komunizmit, kanë emra dhe mbiemra dhe jo vetëm mbiemra.

    Kriminelët nuk rehabilitohen, ata denoncohen dhe dënohen së bashku me krimet e tyre. Por familjet e tyre dhe pronat e vëna me nder absolutisht që po!

    Kjo praktikë sadiste e fajësimit të fisit, sojit, sorrollopit, prokopisë e katandisë lipset të sosë ndër shqiptarë.

    1. Ti Epiriot mendon keshtu pra, por jo shumica e te tjereve qe flasin pubklikisht. Ti mendon se nuk ta pati fajin Bashkim Shehu, ti mendon se kriminelet kane emer dhe mbiemer, ti mendon se kriminelet nuk rehabilitohen, ndersa familja nuk preket. Por ti je nje pakice e pafuqishme ne vendimmarrje zoteri edhe pse moralisht mund te shfaqesh shume fisnik.

      Jetojme ne Shqiperi ku edhe ne vitin 2010 Edvin Kristaq Rama, apo Ditmir Sul Bushati, apo edhe niperit e Bllokut po ia nxijne faqen Shqiperise. Po e mbajne peng ate.

      Prandaj i nderuar, me gjithe respektin qe kam, pyetjen qe shtrova e mora nga nje realitet sundues politik ne vendin tone dhe jo nga ndonje gjetje e momentit per kenaqesi cinike. Dhe kete ua them shume sinqerisht. Nese ju kerkoni pak drejtesi, une rithem edhe njehere se jam shume dakord, pavaresisht se secili vetem fjalen ka.

      Por te shpresosh drejtesi pas nje teatri politik, apo duke legjitimuar nje veprimtari qe edhe pse ne terma moderatore, ne nje shumice receptohet si revansh, nuk ben as me shume dhe as me pak se nje gabim qe nuk e integron Mbiemrin mes shqiptaresh ne ato vlera qe meriton, por vetem sa e ekspozon edhe me si instrument te nje politike qe ben pis kedo tashme.

      Dhe une sinqerisht po te pyes nese mund te pergjigjesh: Nese te gjithe keta qe permende u denuan padrejtesisht, per arsye politike, atehere cfare t’i quajme? Sepse fjala viktime eshte shume e pergjithshme.

      Ata nuk pergjigjen per krimet e bababllareve te tyre, vetem deri ne momentin qe kane zgjedhur mencurisht te qendrojne jashte politikes. Por sapo ata, apo ndonje sternip i tyre do te ngreje pak koken, si qytetar me te drejta te garantuara nga Shteti Demokratik, sic edhe e shohim akuza eshte gati ne sirtar.

      Prandaj eshte mire mendoj edhe une modestisht, qe perpara se nje shoqeri te kerkoje te ballafaqohet me te shkuaren e vet, nuk mjafton vetem nje ligj, apo nje vendim, as ndonje titull qe eshte bere tashme qesharak dhe vetem sa fyen vepren e dikujt. Une mendoj se kerkohet pak emancipim ne menyre qe kur te perballemi me veten te jemi ne gjendje qe te tregohemi te sinqerte te gjithe me njeri-tjetrin.

  14. E mirëkuptoj qëndrimin tend, por përgjigjet e mia për pyetjet që më drejtohen janë të integruara në tekstin e mësipërm.

    Megjithatë, po i rikthehem edhe një herë shkurtimisht disa momenteve:

    1. Të persekutuarit dhe viktimat politike të diktaturës komuniste janë ata që e paguan me jetën dhe pasurinë e tyre diktaturën sadiste.

    Në këtë prizëm, dhe jo vetëm për mua, kriminelët dhe viktimat janë dy gjëra të ndryshme.

    2. Kriminelët kanë emra dhe mbiemra, gjithë sikurse viktimat e tyre. Krimet e tyre janë të identifikueshme.

    Fakti që Bashkim Shehu është djali dhe nipi i një krimineli, nuk e bën atë automatikisht kriminel.

    Nëse Bashkim Shehu zgjedh, e përsëris, zgjedh të bëjë krime të cilësdo natyre, duke përfshirë edhe mbrojtjen dhe njësimin me krimet e babait apo gjyshit të tij, sigurisht që po.

    E njejta logjikë vlen edhe për shembujt e politikanëve që ke rreshtuar më sipër. Edhe pse të sipërpërmendurit nuk janë persekutuar ndonjëherë prej askujt, përkundrazi.

    Ndërkaq, dallimi midis emrave të cituar prej meje dhe atyre të rreshtuar prej teje, është i madh.

    Ndërsa një palë e ka denoncuar dhe dënuar diktaturën kriminele, pala tjetër jo vetëm nuk e ka dënuar, por as është distancuar prej saj.

    Përkundrazi, është rreshtuar si vashdimësi e arritjeve të diktaturës kriminele dhe si trashëgimtare legjitime e saj.

    Në momentin që pëballemi politikisht me njerëz të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë dhe njësohen me krimet e diktaturës, dhe si trashëgimtarë të vetëdeklaruar legjitimë të saj kryejnë krime të reja mbi të vjerat, unë jam i detyruar t’i njoh publikisht sikurse dëshirojnë të njihen.

    3. Askush nuk mund të ndalojë asnjë bir krimineli të integrohet aktivisht ose jo në politikë apo në sferën publike.

    Personalisht, do të kisha preferuar që bijtë e kriminelëve të mirënjohur si të tillë prej shumëkujt, të ruanin profil disktret për respekt të viktimave që u shpartalluan baballarët, të paktën për sa kohë viktimat janë ende gjallë.

    Por në një vend si Shqipëria kur presidenti i republikës dekoron me urdhër shteti kriminelë të mirënjohur të gjyqeve politike, është e vështrië të pretendosh disktrecion prej bijve të sadistëve.

    1. Falemnderit per pergjigjen. I gjithe ky parashtrim vetem sa me konfirmon edhe njehere parandjenjen se lustracioni i vertete eshte larg. Per sa kohe qe historia ben politike, atehere eshte e qarte dhe e pritshme se ne raport me kategorine e te perndjekurve – atyre te verteteve – realiteti politik vetem sa aktualizon kurthe te rinj.

      “Ndërsa një palë e ka denoncuar dhe dënuar diktaturën kriminele, pala tjetër jo vetëm nuk e ka dënuar, por as është distancuar prej saj”.

      Personalisht jam shume dakord. Por edhe te mos isha dakord, flet vete realiteti. Vetem se problemi nuk qendron te kjo pale ne vetvete, si ekip, e cila shfaqet ne aparence si me e emancipuar; ajo p.sh nuk eshte akuzuar kurre, ne asnje vend dhe hapesire per gjuhe te keqe, as per qendrime jodemokratike, ajo si te thuash eshte konformuar me mire verbalisht me Demokracine, apo imagjinaren e saj ne Shqiperi. Problemi qendron se pas kesaj pale delegohet vota e gjysmes se vendit, e cila ka vetedijen e faktit historik. Une druhem se mos ky plebishit qe shitet sot si i majte, qendron me vetedijen historike i patundur ne pozicionin e vet, duke iu nenshtruar nje hierarkie te permbysur vlerash qe nxitet nga vesi yne per te harruar te shkuaren. Anarkia dhe padrejtesite sociale te pas ’90, apo edhe interesat ekonomike, si regjister memorieje dhe katalizator politik, po prevalojne mbi krimin komunist, duke sjelle keshtu ne skene nje raport qe teksa ka perjashtuar te rinjte, mbahet nga protagonizmi i atyre qe armiqesine e vjeter e kane projektuar ne skenografine e pluralizmit. Problemi ketu eshte ajo qe ceket ne nje artikull te meparshem tuajin e qe ka te beje me kompaktesine e klases politike kur vjen puna per trashegimine e pushtetit. Nese eshte keshtu – une e besoj – nga te dyja palet, atehere c’ka thuhet verbalisht nuk ka pse t’i interesoje shume dikujt, pse me nje demagogji te tille nuk mund te vijohet me.

  15. ””Neni 2 i Ligjit rradhit nje sere institucionesh komuniste, si Sigurimi i Shtetit apo PPSH si institucione kriminele. Shfaqja e emrit te dikujt –dhe VETEM shfaqja e emrit– ne regjistrat apo ne listen e punonjesve dhe anetareve bejne qe nje person te prezumohet fajtor a priori.””

    Mua me duket se personi eshte fajtor si pasoje e deduktimit logjik, sepse a priori eshte vendosur institucioni si kriminel.

    ””’Vereni pak veten ne rolin e ketij sigurimsi hipotetik te paperlyer, dhe mendoni se si do ta provonit dicka te tille.””’

    Sigurims i paperlyer eshte kunderthenie ne terma, eshte njesoj si te thuash pirat paqesor.
    Per tu bere sigurims duhet te perlyheshe, perndryshe Sigurimi na del si shoqata e Nene Terezes.

    ””Nje kthim i tille kokeposhte i barres se proves mund ta bente nje konstitucionalist te shkulte qimet e kokes”’

    Kjo eshte e vertete, prandaj ndihet nevoja e nje procedure te posacme, qe te marre parasysh se s’kemi te bejme me individe apo grupe kriminale, por me nje teresi individesh te lidhur ne menyre ‘intriseke’ me krimet e sistemit.
    Nese nuk i shohim te lidhur ne menyre ‘intriseke’, atehere kot sa te merremi me kete ceshtje.

    Me thene te drejten s’me pelqen te merrem fare me nje ceshtje ku spekullohet me viktimat e komunizmit, meqe i sherben vetem politikes, po nese do ishte ceshtje serioze, do isha dakort te pezulloheshin nga postet te gjithe ata qe ndodhen me emer ne listat e Sigurimit, jo vetem per anen procedurale sdo pyesja por as per lirite e tyre themelore.
    Nese drejtesia bazohet ne nje sistem, ku del palagur nje sigurims atehere e drejta kerkon nje sistem tjeter, jo une apo tjetri, vete e drejta kerkon te dale nga formalizmi aktual, sepse paraqet nje permbajtje krejt tjeter.

    p.s trajtoma pak me mire shqipen.

  16. Diskutimi më lart më duket i nivelit të lartë dhe shumë i vyer për të gjithë ne të tjerët, që duam të dimë dhe të mësojmë.

    Le të mos e prishim kot me këto “nuk kam shumë kohë”. Për fat të keq, dikush që thotë se nuk ka kohë, lë të kuptojë jo vetëm se po të kishte më shumë kohë do ta organizonte mendimin më mirë, por edhe se të tjerët kanë kohë të bollshme në dispozicion ose janë të ngeshëm (qoftë edhe për t’i lexuar).

    Kam edhe unë një sugjerim të drojtur: le të supozojmë, tash e tutje, se askush prej nesh këtu në PTF nuk ka kohë. Ashtu ndoshta do të diskutojmë më me nge, për çështje me interes publik.

  17. Hyllin shkruan: “Mua me duket se personi eshte fajtor si pasoje e deduktimit logjik, sepse a priori eshte vendosur institucioni si kriminel.”
    Nuk jam tamam e qarte se cfare doni te thoni me kete, por me lini megjithate t’ju kujtoj se logjika deduktive ka qene dhe eshte mjeti kryesor i manipulimeve logjike ne ligjerim dhe prodhon sofizma dhe falsitete logjike nga me flagrantet. Sidomos kur premisat ku bazohet perfundimi logjik jane te tilla qe kane nevoje urgjente per t’ua analizuar vertetesine ne menyre te pavarur. Nese ju gjeni nje logjike te patundur ne deduksionin: “Sigurimi i Shtetit eshte institucion kriminel. X eshte sigurims. Si rrjedhim, X eshte kriminel,” une per hir te argumentit me duhet t’ju ve ne dukje se ato dy premisa aq te thjeshta qe paraprijne konkluzionin jane teper te dyshimta. “Sigurimi i Shtetit” dhe “sigurims” jane te dyja nocione abstrakte edhe pse mund te duket sikur jane te qarta kristal ne mendjen tuaj. Cfare eshte Sigurimi i Shtetit? E me tej, c’do te thote “sigurims”? A perfshin ky nocion daktilografisten? Po pastruesen? [Patjeter qe po, po t’i referohemi Nenit 4(c) te Ligjit te Lustracionit 2008 i cili thote se “cdo person i punesuar nga Sigurimi i Shtetit” do te konsiderohet si nje person qe ka mbajtur nje pozicion “te papajtueshem me pastertine e figures morale te nje funksionari te administrates publike ne nje shtet demokratik.”]
    Per te mos dale pastaj ne pergjithesimin tuaj me poshte i cili shperfaq nje menyre aq tragjikisht bardhezi te parjes se gjerave.
    Me thoni: “Sigurims i paperlyer eshte kunderthenie ne terma, eshte njesoj si te thuash pirat paqesor. Per tu bere sigurims duhet te perlyheshe…”
    Ka disa menyra perlyerje, akoma dhe per ata qe jane te sigurt se po e jetojne jeten e tyre ne nje higjiene te perkryer morale. Ka ca kova plehu e bajgash qe nganjehere, dhe pse ti je duke shkuar thjesht ne punen tende, jeta t’i hedh krejt papritur mu ne koke.
    Nuk di a keni dijeni ju per menyren se si Sigurimi i rekrutonte nje pjese te madhe te spiuneve. Nuk di a e dini se sa shume spiune rekutoheshin nga rradhet e te burgosurve politike vete, apo nder te afermit e atyre qe kishin nje vella a baba ne burg, dhe kjo beheshe ne kembim te nje trajtimi paksa me njerezor per te burgosurit. Ai regjim, i cili e transformoi te spiunuarit e kusheririt apo te mikut ne nje monedhe mbijetese, i testonte njerezit ne ca skuta teper gri te ndergjegjes, e i detyronte forcerisht te benin kompromise te dhimbshme.
    Ne disa intervista me sigurimsa safi (nga ata me bindje dhe te papenduar) qe une arrita te siguroj ne janar te 2009-tes (pasi futa shume miq e dhashe shume garancira anonimiteti), mesova shume raste specifike rekrutimesh qe hyjne ne kategorine e “te perlyerve” forcerisht si ata me lart, raste kur te intervistuarit kishin qene jo te rekrutuarit por rekrutuesit vete, pra nuk kishin ndonje nevoje te me genjenin se e kishin kryer nje akt kaq te turpshem. Mesova se si Sigurimi kishte ngritur nje sistem shume efikas te te mbajturit te dosjeve, pjese integrale e te cilit ishte inkurajimi implicit i “fryrjes se dosjeve” (lexo: fabrikim informacioni, apo raportim gjysme-te vertetash). Sasia e raporteve qe nje agjent dergonte ne qender, numri i subjekteve qe ai ndiqte, beheshin vetvetiu nje nga treguesit se agjenti po bente nje pune te mire. Per hir te zotit, vete promovimet brenda per brenda institucionit bazoheshin mbi keta tregues. Mesova se here pas here, kur agjentet nuk kishin se c’te raportonin, ata i atribuonin deklarata anti-pushtet personave qe nuk bashkepunonin ose qe ishin thjesht “te veshtire.” Mesova dhe se i gjithe sistemi i informacionit ishte i modeluar si nje rrjete merimange qe, sipas njerit nga agjentet qe ma shpjegoi kete, ishte nje garanci se dosjet nuk mund te zhduken kaq lehte, as te manipulohen nepermjet shtesave te mevoneshme per te demtuar kundershtare politike. U ndala goxha ne kete pike me te, sepse per mua, manipulimi i dosjeve kaq qene njera nga aresyet kryesore qe e bente perdorimin e tyre te dyshimte, sidomos si prove per te provuar fajesine apo pafajesine e dikujt. Une ne fakt, do te vazhdoj te dyshoj per kete, sidomos pas akuzave ne media se Gramoz Ruci urdheroi djegien selektive te dhjetra dosjeve kur ishte Minister i Brendshem, por ai kembengulte se manipulimi ishte i pamundur. Me shpjegonte se ne momentin qe nje informator sillte nje informacion mbi nje incident te caktuar per X person, atehere hapeshin menjehere tre dosje: nje per informatorin, nje per X, dhe nje per agjentin qe caktohej me detyre te ndiqte X. Nese incidenti implikonte me shume se nje person, atehere do te hapej nga nje dosje per cdo person te implikuar dhe do te caktoheshin agjente te ndryshem per te gjithe individet e permendur ne raportin fillestar te informatorit. Nese ne dosjen e X, kishte nje konfirmim dhe nga agjenti per nje incident tjeter te ngjashem (zakonisht agjitacion-propagande) atehere hapeshin dosje per kedo qe permendej ne incidentin e dyte, duplikoheshin dhe te dhenat e incidentit te pare, e keshtu me rradhe, sendertohej ngadale hidra me njeqind koke qe me pas i hante jeten fatkeqeve qe kishin thene nje fjale me shume.

    Por nje histori me “sigurimsa” te rekrutuar forcerisht do te ishte e manget, e shperfytyruar, nese nuk do te permendej te pakten nje nga rastet e atyre qe refuzonin te rekrutoheshin kesisoj.

    Nysret Kalaja*, daja i tim eti, e ka kaluar gjithe jeten burgjeve. Denimin e pare, 12 vjet heqje lirie, e mori kush ishte vetem 17 vjec. Aresyeja: Tre vellezer te arratisur.
    Pasi kishte vuajtur vetem nje pjese te denimit, Fecorr Shehut, ish-ministrit te brendshem komunist, i bie rruga nga burgu i Bulqizes ku ai vuante denimin dhe e therret ne zyren e drejtorit te burgut dhe i bën një propozim: Fecorr Shehu vetë mund ta ndihmonte qe ai të arratiset tek i vëllai në Gjermani, me kushtin që të bëhet informator. Në fakt, nuk është me sekret se kjo ishte nje praktikë e zakonshme e qeverisë komuniste shqiptare. Një pjesë e madhe e ambasdave dhe e misioneve diplomatike shqiptare, krejtësisht të pafuqishme sic ishin që të ndikonin sadopak në mënyrën se si shteti komunist shqiptar zhvillonte marrdhëniet diplomatike në atë kohë, e kishin reduktuar veprimtarinë e tyre në spiunazh safi, duke monitoruar levizjet dhe veprimtarinë e të arratisurve qe “minonin” nga larg sovranitetin e shtetit shqiptar.
    Nysret Kalaja nuk pranon qe te behet spiun. Për mua mbetet mister aftësia e ca njerëzve si ai, qe kanë kaluar pjesen me te mire te rinise se tyre, idealiste e enderrimtare, nen poshterimet e perditshme te nje burgu komunist, për të gjetur brenda skutave të shpirtit e ndërgjegjes së tyre gjithe c’kane mbetur fije qëndrese, e per t’i ngjizur pastaj në dicka që ngjan si karakter, si dinjitet, si heroizëm.
    Natyrisht, Shokut Fecorr Shehu nuk i pelqeu fare ky refuzim, dhe i bere bishë, i jep Nysret Kalase “fjalen e burrit” se këtej e tutje ai zor se do ta shohë ndonjëherë lirinë! Dhe sikur te dale nga burgu kur te mbaronte 12 vjetët e dënimit, do të hynte prapë, dhe le ta vinte këtë fjalë “vath ne vesh”! Shehu beri si beri, dhe e mbajti fjalen. Nysret Kalaja vertet e kaloi gjithe jetën në burg. Dilte here pas here kur i mbaronte afati i denimit per “krimin” e rradhes. (Asnje krim s’kishte kryer, natyrisht, por kjo s’e pengonte te klasifikohej si kriminel politik ngaqe dilte gjithmone, per cudi, ndonje deshmitar i rreme qe “deshmonte” se ai kishte thene qe “ketu tek ne s’gjen mish”, per shembull).
    Në ato pauza të shkurtra lirie, vinte e rrinte ca ditë tek shtëpia e gjyshes. Unë dhe im vëlla (qe ishim shume te vegjel atehere) e tallnim fshehurazi për menyren se si fliste, si hante, si na puthte te gjitheve nga tete here, apo si gerhiste… E tallnim! Kurse tani me dhemb aq shume qe ne ate moshë s’mundja dot të kuptoja, apo të vleresoja sadopak dimensionin e tmerrit qe ai kishte parë me sy, dimensionin e vuajtjes që ai sillte prej ferrit.

    Pyetja eshte, a ia vlente te refuzoje qe te bashkepunoje kur alternativa ishte aq e frikshme? Do te refuzonit ju? Une jo, njeqind here jo! Do isha genjeshtare po te shprehja dhe dyzimin me te vogel ne kete pike.
    Nga ana tjeter, e kam menduar se mund te jete turp, tradheti ndaj tij dhe gjithe viktimave, qe gishtat e mi levizin ne tastiere per t’u shprehur kunder lustracionit, qofte ky lustracion dhe i vonuar.
    Por jeta na perball nganjehere me shijen e saj per ca ironi ekstreme. Tek zevendesoja nje mikun tim perkthyes qe e kishte te pamundur te perkthente ne gjyqin e nje azil-kerkueseje ne SHBA, e gjej veten duke perkthyer per nje ish-nenpunese te Sigurimit qe e kishte te bazuar te gjithe ceshtjen e saj te persekutimit mbi ligjin e lustracionit te 1995-es. “This case is slam-dunk, your Honor!” – keshtu e nisi paraqitjen e ceshtjes avokati i saj. Zonja ishte nenpunese e Sigurimit; Ligji i 1995-es parashikon denim ex-post facto dhe i aplikueshem vetem kunder klases se njerezve ku ajo ben pjese; Ligji vete shkel nje sere te drejtash, themelore dhe civile; si rrjedhim, azil politik! Gjyq me te shkurter dhe me te lehte per nje cesthje azili nuk me kane zene syte. Perzierje me te tmerrshme ne stomak nuk kam ndjere kurre! Perzierje ngaqe fati me hedh pikerisht mua, nga te gjithe perkthyesit shqiptare ne bote, me gjen pikerisht mua qe te perkthej ne ate gjyq te neveritshem.

    Ironia tjeter, ajo me e bukura fare, eshte qe te gjithe keta njerez, ish-byroiste, ish-spiune, ish-persekutore, kerkojne te gjejne strehe nen ato liri themelore te cilat shpenzuan nje jete te tere duke ua mohuar, neperkembur, e shkelur gjakesisht te tjereve.
    Por kjo nuk ka rendesi. Ne ate konstelacion, apo mishmash, te perlyerish me vullnet e bindje, te perlyerish me force, e te paperlyerish qe iu eshte futur emri pa te drejte neper regjistrat e Sigurimit te Shtetit, nuk konceptoj dot asnjelloj legjislacioni qe mund te sherbeje si filter per te ndare te pastrit nga te ndohturit. Komunizmi e penetroi aq thelle shoqerine shqiptare, dhe e sodomizoi aq kriminalisht, sa e vetmja gje qe mbetet eshte te lesh kohen te beje ate qe ben me mire: t’u vere melhem plageve.

    * Fillimisht Nysret Kalase iu referove si NK, por pastaj e ndryshova sepse m’u duk e pahijshme. Nuk munda ta bej per nje njeri qe pervecse neper regjistrat e burgjeve, emri s’i figuron askund, nderkohe qe ai per mua eshte kthyer ne sinonimin e nje viktime te komunizmit.

  18. Mesazhi i fundit eshte mjaft i sakte e sintetizon idene e Eres per kete problem. Por nuk te besohet se perfundimi vjen prej saj.

    Pasi sjell te gjalle ne syte tone dy perfaqsues tipike te problemit qe shtrohet, pra Feçorr Shehun e Sigurimit dhe N. Kalane si perfaqsuesin me te paster e idealist (se nuk jane te gjithe keshtu) te te persekutuarve ajo arrin ne perfundimin e pamundur se keto plage (qe ende kullojne gjak e qel)b duhet ‘tia leme kohes ti sheroje!

    Sinqerisht nuk e kuptoj cfare e pengon qe te thuhet nje fjale per Sigurimin si institucion kriminel, po te hallaktemi ne lloj-lloj arsyetimesh koti mbi daktilografistet e sigurimit?

  19. ””’Nese ju gjeni nje logjike te patundur ne deduksionin: “Sigurimi i Shtetit eshte institucion kriminel. X eshte sigurims. Si rrjedhim, X eshte kriminel,” une per hir te argumentit me duhet t’ju ve ne dukje se ato dy premisa aq te thjeshta qe paraprijne konkluzionin jane teper te dyshimta””’

    Sigurisht qe perfundimi eshte logjik dhe i patundur. Ajo qe ti s’paske kuptuar eshte se nuk mund te vesh ne dyshim fajin nese instutucioni eshte a priori kriminel. Ti mund te vesh ne dyshim a eshte institucioni kriminel por jo te thuash se nje funksionar del fajtor a priori, pasi nuk eshte ashtu.
    Tani e kape me ate qe duhet, me institucionin, a eshte vertet kriminel. Kjo eshte dobia e deduktimit.

    ””Sigurimi i Shtetit” dhe “sigurims” jane te dyja nocione abstrakte edhe pse mund te duket sikur jane te qarta kristal ne mendjen tuaj. Cfare eshte Sigurimi i Shtetit? E me tej, c’do te thote “sigurims”? A perfshin ky nocion daktilografisten? Po pastruesen? ””

    Tani nese do te me japesh ndonje leksion mbi c’eshte Sigurimi dhe sigurimsi une jam i hapur. Ne fund te fundit ne s’njohim as veten.

    ”””cdo person i punesuar nga Sigurimi i Shtetit” do te konsiderohet si nje person qe ka mbajtur nje pozicion “te papajtueshem me pastertine e figures morale te nje funksionari te administrates publike ne nje shtet demokratik.””

    Tani une nuk e di se c’perfshin ligji dhe a eshte e gjitha ketu, po pastrueset nuk jane te lidhura ne menyre instriseke me funksionet e institucionit qe kane mundesuar krimet, keshtu qe perjashtohen.
    Cka me ben pershtypje eshte se ti kap te jashtezakoshmen per te verifikuar tezen tende.
    Nuk ka pastruesja lidhje me dinamikat e institucionit, por nese ka prova ku perfshihen edhe pastruese te ndryshme, atehere…..

    ””’Ka disa menyra perlyerje, akoma dhe per ata qe jane te sigurt se po e jetojne jeten e tyre ne nje higjiene te perkryer morale. Ka ca kova plehu e bajgash qe nganjehere, dhe pse ti je duke shkuar thjesht ne punen tende, jeta t’i hedh krejt papritur mu ne koke””’

    Po te hec me kete logjike une, me vjen gjynah edhe per Enver Hoxhen.
    Si tha Krishti; kush eshte pa mekate le te hedhe gurin e pare.

    ””’Nuk di a keni dijeni ju per menyren se si Sigurimi i rekrutonte nje pjese te madhe te spiuneve. Nuk di a e dini se sa shume spiune rekutoheshin nga rradhet e te burgosurve politike vete, apo nder te afermit e atyre qe kishin nje vella a baba ne burg, dhe kjo beheshe ne kembim te nje trajtimi paksa me njerezor per te burgosurit.””’

    Tani edhe kete me duket se e di, por fakti qe ti rekrutohesh nga halli dhe perfshihesh ne krime, nuk te ben me pak kriminel. Sigurisht qe do kete lehtesira ne trajtim por nuk te ben te paperlyer, pse ti je bere sigurims per te lehtesuar jeten e nje familjari.

    Une nuk mund ta zeme, te vras nje te pafajshem per te shpetuar nje njeriun tim e te them jam i pafajshem se e bera nga halli.

    ”””Komunizmi e penetroi aq thelle shoqerine shqiptare, dhe e sodomizoi aq kriminalisht, sa e vetmja gje qe mbetet eshte te lesh kohen te beje ate qe ben me mire: t’u vere melhem plageve.””’

    Po ti cmerresh kot me ligjin, ti je a priori kunder cdo ligji pastrimi, kush e hengri e hengri, kush shpetoi shpetoi, kush beri krime i beri, hajt te rrojne te gjallet.

    Kendveshtrim legjitim eshte edhe ky, sidomos nga ana e atij qe mund te humbase nga ligje te tilla.

  20. Një nga arsyet pse e quajta këtë ligj lustracioni të turpshëm dhe preferova të mos ndalem për ta diskutuar detajet e tij, është pikërisht problemi mbi të cilin vë gishtin era18.

    Është krejtësisht e vërtetë që një pjesë e mirë e agjentëve të sigurimit janë rekrutuar në shtresën e të përmbysurve, më përgjithësisht në shtresën e të përndjekurve politikë tek të cilët nuk kanë bërë pjesë vetëm anëtarët e shtresës së të përmbysurve.

    Cilido nga anëtarët e këtyre shtresave e njeh jo vetëm shumë mirë këtë realitet, por është krejtëisht i vetëdijshëm që kjo praktikë ishte mjet dhe vazhdim i persekutimit të tyre në formën ndoshta më perverse.

    Me pak fjalë, sot, në gjirin e familjeve të të persekutuarve politikë, është e vështirë të gjesh një familje, të cilës në një mënyrë ose një tjetër, nuk i është shtrenguar dora për të shërbyer si informator.

    Ndërkaq është e pangjashme që informatorëve të cilëve u është shtrënguar dora të lëshojnë informacione, u është mundësuar ndonjë karrierë e spikatur në gjirin e kriminelëve të sigurimit të shtetit.

    Ky ligj është perves pikërisht për arsyen se nuk bën dallime. Pra, sepse rrezikon të persekutojë njerëz të cilët janë persekutuar edhe nëpërmjet kësaj forme perverse, duke u detyruar të shërbejnë si informatorë.

    Megjitatë, në një pikë të caktuar të diskutimit rreth ligjeve të lustracioneve nuk mundem të pajtohem.

    Pika me të cilën nuk pajtohem është pamundësia e të bërit një ligj sa më dinjitoz dhe të drejtë lustracioni.

    Them sa më dinjitoz, duke pranuar me ndërgjegje të plotë se perfeksioni ndër njerëz është një atribut i pamundur.

    Nëse do të ekzistonte një vullnet i qartë dhe i sinqertë politik për të dënuar të shkuarën tonë kriminale dhe për t’i ofruar shoqërisë shqiptare paqen e dëshiruar sociale që prej 65 vitesh, sigurisht që ekziston një mënyrë për të dalë nga ky makth shkatërrimtar.

    Gjithë problemi është se në vend nuk ekziston një vullnet dhe dëshirë e qartë dhe e sinqërtë politike për ta kryer këtë operacion jetik.

    Më vjen sinqerisht shumë keq teksa lexoj njerëz të mirë dhe të përgatitur që debatojnë për ligje lustracioni të cilët janë ndërtuar pikërisht në mënyrë që të mos zbatohen kurrë ose të zbatohen sipas interesave politike të klasës në pushtet.

    Po mundohem të shpjegojem për të qartësuar:

    Spektri politik shqiptar sot, përbëhet nga dy parti politike. Njëra, trashëgimtare e shpallur legjitime e trashëgimisë diktatoriale.

    Tjera, një grupim politik i ndërtuar mbi dënimin e krimeve të diktaturës, por i konceptuar dhe zhvilluar nga pjesëmarrës aktivë dhe të shquar në të gjitha strukturat mesme apo më pak të larta të diktaturës.

    Një vrojtonjës i ftohtë që vëzhgon këtë klase politike e cila ka marrë në dorë fatet e shoqërisë dhe shtetit shqiptar, është krejtëisht i qartë për faktin se askush në gjirin e kësaj klase politike, trashëgimtare e shpallur apo e mohuar e diktaturës, nuk është sinqërisht i intresuar të dënojë krimet e diktaturës.

    Për njërën palë, krimet kanë qenë dhe mbeten të domosdoshme për të legjitimuar trashëgiminë e tyre politike dhe ekonomike.

    Ndërkaq, zbardhja e krimeve do ta nxirrte këtë palë aq monstruoze sa gjithë përpjekjet 20 vjeçare të kësaj partie për të mbuluar imazhin e monstruzitetit që fshihet pas lustrës së përciptë metropolitane, do të hidheshin në erë në çast.

    Për palën tjerër, krimet e zbardhura rrezikojnë të hedhin në erë degën ku janë ulur: legjitimitetin e kësaj partie, ndërtuar mbi denoncimin e krimit, në kryerjen e të cilit krim kanë qenë pjesëmarrës.

    Në këto kushte, pretendimi për një ligj lustracioni dinjitoz dhe të drejtë, është naivitet.

    Në këto kushte, ligjet e lustracionit nuk munden të jenë vetëm se ligje që i shërbejnë një pale për të asgjesuar palën tjetër, dikur aleate, sot klan rival në luftën për pushtet, por kurrësesi klan armik, përkundrazi.

    Klasën e sotme politike shqiptare, trashëgimatare e shpallur legjitime apo e mohuar e klasës kriminale së diktaturës, por në të gjitha rastet trashëgimtare e saj, e bashkon pikërisht krimi i organizuar i diktaturës dhe periudhës pas saj.

    Nëse nuk kuptohet kjo, nuk mund të kuptohet as sa më poshtë vijon:

    1. Përshpejtimi në shfuqizimin e ligjit për dënimin kapital.

    2. Mungesa e një gjyqi dinjitoz për krimet dhe kriminelët kryesorë të diktaturës.

    3. Prezanca e kriminelëve kryesorë në të gjitha debatet dhe çështjet e rëndësishme kombëtare, çka nënkupton legjitimitet.

    4. Përshpejtimi në ligjin e pronësisë, i cili mbivendosi si pronarë – mbi pronarët legjitimë – shtresën sociale më të besueshme mbi të cilën u mbështet diktatura, duke e transferuar kështu konfliktin politik dhe ekonomik të diktaturës edhe në demokraci midis shtresës së përndjekur dhe përdjekëse.

    5. Vullnetin politik për të mos i kthyer pronarit të vërtetë dhe legjitim pronën, i cili mbështetet në dy legjenda:

    a) shteti do varfërohej sepse pronarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, posedojnë së bashku gjithë vendin.

    Ndërkaq që shteti shqiptar që në fillimet e tij ka qenë dhe vazhdon të jetë detentori më i madh i pronës në vend me mbi 55%.

    b) pronat e pronarëve të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, janë pronat që u akordoi sulltani.

    Ndërkaq, domethënia politke e kësaj aksiome që është përsëitur shpesh nënkupton se:

    i) shteti shqiptar i krijuar dhe i udhëhequr nga shtresa e vjetër politike nuk është legjitim

    ii) tapitë që ka lëshuar shteti shqiptar, për pasojë nuk janë legjitime

    iii) legjitimiteti i shtetit shqiptar fillon dhe mbaron më 1945.

    Sikur vetëm pikat e sipërpërmendura, të cilat janë në fakt konfliktet kyçe të shoqërisë shqiptare prej 65 vjetësh, do të mjafton për të kuptuar pse edhe ky ligj lustracioni nuk është vetëm se shtresëzimi i rradhës në konfliktet ndërkaq ekzistuese.

  21. E shoh te nevojshme te nderhyj dhe njehere ne kete teme (edhe pse ndoshta duke e kaluar masen tashme) dhe te sqaroj dicka e lidhje me ligjin e Lustracionit 2008, e me konkretisht ne lidhje me gjuhen e perdorur ne Nenin 4, pika c, qe parashikon kategorine e personave qe jane ne shenjester te ketij ligji. Kjo kategori ne ligj perkufizohet si “cdo person i punesuar ne organet e Sigurimit te Shtetit”. Permendja nga ana ime e daktilografistes dhe pastrueses, te cilet une i mora si shembull per te ilustruar nje nga problemet kryesore te ligjit, ashpersine dhe si rezultat jo-kushtetuetshmerine e tij, duket sikur i kane rene rende te pakten dy personave ketu:
    Ela: “Sinqerisht nuk e kuptoj cfare e pengon qe te thuhet nje fjale per Sigurimin si institucion kriminel, po te hallaktemi ne lloj-lloj arsyetimesh koti mbi daktilografistet e sigurimit?”
    Hyllin: “Cka me ben pershtypje eshte se ti kap te jashtezakoshmen per te verifikuar tezen tende.”

    A do te kishit miresine qe te vini re qe te dy se une nuk jam duke i marre shembujt ekstreme ne kunderpergjigje te nje fjale te shkruar me shpejtesi nga nje person i caktuar (ne nje koment te shkruar per nje blog pershembull) thjesht qe te fitoj ndonje pike ne argument? Une po perpiqesha te bej nje analize tekstuale te nje LIGJI, nje analize qe fillon gjithmone duke aplikuar ekstremet, sepse jete njerezish varen nga prezenca e peremrit “CDO” ne gjuhen e nje neni. Nuk ka analize tekstuale e cila nuk fillon me pare duke nenvizuar me te kuqe te gjitha termat absolute si “cdo”, “asnje”, “asnjehere” “pergjithmone”, e me the te thashe.

    Sa per ilustrim, gjuhe te ngjashme, dhe pse pakez me te bute e me specifike, permbante dhe neni 4 i Ligjit te Lustracionit te 1995, i cili e perkufizonte kategorine e prekur nga ligji si “cdo bashkepuntor me Sigurimin e Shtetit” E vetmja menyre se si ligji arriti ta mbijetoje sfiden konstitucionale ne Gjykaten Kushtetuese dhe te deklarohet si i pajtueshem me kushtetuten ishte qe te korrigjonte gjuhen absolute me nje amendament (me ane te Ligjit No. 8220, Maj 1997) dhe te ngushtonte kategorine ne “cdo person qe ka bashkepunuar ne gjyqet politike.”

    Ela, nese te eshte dukur se konkluzioni im nuk ishte nje perfundim logjik i narratives qe e paraprinte, atehere kupto se ne ate mesazh tentova te plotesoja ato cka kisha thene ne te pakten nje gjysme-duzine komentesh te shkruara mbi kete teme dy ditet e fundit.
    Nese te eshte dukur se ne komentin tim te fundit nuk thuhej asnje fjale per sigurimin si institucion kriminel, kur ne fakt komenti ate ben ne 3/4-tat e tij, eshte me siguri faji i stilit tim te te shkruarit. Mos e vrit mendjen me ato cka shkruaj une te lutem. Nuk humbet gje.

    Epiriot: “Pika me të cilën nuk pajtohem është pamundësia e të bërit një ligj sa më dinjitoz dhe të drejtë lustracioni.”
    Ka nje menyre se si mund te behet nje ligj i drejte lustracioni, nje menyre per te cilen hartuesit e projekt-ligjit kane qene ne dijeni prej kohesh, por nuk iu vinte permbare sepse legjislacioni rezultant do te ishte teper i bute. Ja dhe citimi:
    Eur. Parl. Ass. Deb. 22nd Sess. 7568 (27 Jun. 1996) , “Guidelines to ensure that lustration laws and similar administrative measures comply with the requirements of a state based on the rule of law”, available at: http://assembly.coe.int/Documents/AdoptedText/ta96/ERES1096.HTM

    1. era18!

      Jam dakord me aspektin qe ju cekni ne komentet tuaja e qe kane te bejne me momentin kushtetues te projektligjit te vitit 2008. Pervec nenit 4 qe ju permendni, drafti merr nder te tjera persiper edhe atribute kushtetuese qe kane te bejne me emerimin apo shkarkimin e gjyqtareve, duke bere madje nje parakalim flagrant; ai i mbivendoset ne fuqi zbatuese ligjit themeltar. (Sa vlere ka te kujtohet ketu se Saliu nuk e ka njohur pubklikisht Kushtetuten, ndaj se ciles beri thirrje per bojkot. Sot krizen po kerkon ta zgjidhe vetem konform Kushtetutes).
      Une respektoj ne fakt edhe aftesine tuaj per te ndare emocionet nga detyra dhe ketu i referohem rastit familjar qe sollet per shembull. Por dua te nenvizoj dicka – qofte ne forme pyetese – qe ka te beje me shembullin qe ju ofroni si mundesi optimale lustrimi ne Shqiperi, e qe ka te beje pikerisht me rezoluten e Asamblese se Keshillit te Evropes, e debatuar ne 27 qershor 1996. Me sa di une, kjo rezolute nuk u be shtyse per draftin e 2008, pse ne vitin 2006, pikerisht ne 25 janar, KE miraton nje rezolute te re qe mban firmen e Goran Lindbald. Tani ky dokument i ri – http://assembly.coe.int/Mainf.asp?link=/Documents/AdoptedText/ta06/Eres1481.htm – sidomos pika 5 e tij ka provokuar nje debat shume te forte, ku si oponente me e flakte u shfaq Russia. E them kete per arsye se ndoshta ajo rezoluta e vitit 1996 qe sipas jush eshte me e bute ne termat penalizues dhe rrjedhimisht me e pranueshme ne formulimin e legjislacionit zbatues presupozon ne fakt nje vullnet te sinqerte per te bere lustrimin. Po sipas te njejtes logjike heshtja ndaj saj nenkupton se do te duhej nje dokument i ri qe te perligjte nje lustracion efektivisht me te thelle. Dhe rezoluta e 2006 na e ofron kete mundesi edhe pse personalisht mendoj se ajo ne terma te pergjithshem thjesht sa rikthen nje konflikt civil ne Evrope, projektimi i te cilit ne Shqiperi e thellon edhe me ndarjen, apo me sakte ; e ben ate reale. Pra lustracioni ne asnje rrethane ne Shqiperi nuk eshte praktikisht i mundur si nje nisme e njeanshme, aq me shume kur nismetare nderkombetare e saj u be e djathta evropiane. Kerkesa qe parashtrohet ne rezoluten e re per nje gjykim nderkombetar te Krimeve te Komunizmit duke e barazuar tekstualisht ate me Nazizmin, vetem sa provokon, me shume sesa ofron zgjidhje te problemit. Te thuash sot ne Shqiperi apo ne Lindje se Nazizmi = Komunizem, kjo nenkupton vetem nje permbysje te plote te shikimit qe ne kemi ndaj historise se afert, si politike, por edhe njerezore. (shumica). Ajo provokon nder te tjera edhe nje krize politike radikalisht te papermbajtshme.

      Prandaj eshte mire qe aspekti moral te ndahet nga ai ligjor. Rrezimi qe organizmat evropiane i bene draftit te 2008, pikerisht per shkelje te te drejtave te njeriut, vetem sa na jep edhe njehere te kuptojme se ne jemi pergjegjesi e dikujt tjeter, pse vete na ka marre peropia.
      Shakaja me trashanike dhe cinike qe edhe provokon, por edhe tallet me te perndjekurit ishte propozimi i nje me nder jush Deputeti, i cili propozoi qe data 29 nentor te kthehet ne nje dite perkujtimi pikerisht per krimet e komunizmit.
      Data, tituj, dekorata, perkujtesa, ca tufa lulesh dhe aktrimi politik ka keshtu skenografine e vet.

      Epiriot thote se njera pale eshte distancuar nga krimet e komunizmit, kurse tjetra jo. Por sa vlere ka kjo, kur me poshte rreshtohet se te dyja vetem sa grabisin pronen e cdo shqiptari, duke ia kaluar edhe Diktatures me ligjin. 7501, i cili ne vend te barazise sociale thjesht sa i ben edhe njehere shqiptaret fryme te nje kopeje njerezore ? Aq me shume qe alibia e njeres eshte pikerisht shantazhi ndaj kundershtarit me krime qe jane konsumuar te nje pale te trete qe nuk e gjen veten gjekundi.
      Ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti – mendoj une – se te kundershtosh nje ligj lustracioni nuk nenkupton te besh medoemos avokatine e Krimit. Por ama ne nje Demokraci Krimineli ka te drejte per Avokat.

  22. Era nuk e kuptoj se ku e sheh ti qe une kam mbeshtetur kete ‘ligj’ qe me flet me hollesi per ligjin. Me bene pershtypje nja dy gjera qe nuk qendronin ne analizat e tua, nga ana parimore e kam fjalen.

    Fakti qe ligji mund te perfshije pastrueset nuk e ben te pavlefshem parimin se te punesuarit ne nje institucion kriminel jane fajtore.
    I vetmi problem eshte se duhet percaktuar qarte se me te punesuar nenkuptohen ata qe me punen e tyre jane lidhur kerthizisht me aktivitetin kriminal te institucionit.
    Po nuk besoj se njerezia kete nuk e kupton, eshte thjesht nje problem terminologjik , nje formalitet i nevojshem sigurisht, po jo me shume se kaq.
    Eh sikur te ishin te gjitha problemet e ketij lloji.

    Nese e marr fjale per fjale institucion kriminal me duhet ta hedh ne ere edhe ndertesen se instutucion shteteror pa ndertese skam pare ndonjehere.

    Po ja u cenua kushtetueshmeria per kete gje e te drejtat e njeriut e me the e te thashe, fare mire behet nje klauzole qe heq pastrueset dhe ja jemi ne rregull, ligji behet i persosur.

    Ti tani thua ;
    ””’Nese te eshte dukur se ne komentin tim te fundit nuk thuhej asnje fjale per sigurimin si institucion kriminel, kur ne fakt komenti ate ben ne 3/4-tat e tij, eshte me siguri faji i stilit tim te te shkruarit.””’

    Po si mund te perputhet kjo me :
    ”” me duhet t’ju ve ne dukje se ato dy premisa aq te thjeshta qe paraprijne konkluzionin jane teper te dyshimta””’

    Si mund te thuash qe premisa : Sigurimi eshte institucion kriminel, nga njera ane eshte ””’teper e dyshimte”’ dhe nga ana tjeter se komenti ne 3/4 thote qe sigurimi ishte institucion kriminel.

    E hap komentin duke thene se eshte teper e dyshimte dhe pastaj me 3/4 verteton qe cka the ne hapje nuk eshte e vertete.

    Nuk eshte se dua te meshoj me qellim ne kete pike, po gjithe ligji bazohet ne parimin se institucioni eshte kriminel, pa kete parim do ishte gjithcka mish-mash.

    ””Mos e vrit mendjen me ato cka shkruaj une te lutem. Nuk humbet gje””’

    Jo me jo, se e di une qe s’humbas gje, po kot sa per te shtyre kohen….

    1. “Era nuk e kuptoj se ku e sheh ti qe une kam mbeshtetur kete ‘ligj’ qe me flet me hollesi per ligjin.”
      Kujt po i behet vone se c’ke mbeshtetur apo mosmbeshtetur ti? Seriozisht dmth, ty te genjen mendja se replikat, ne dukje midis dy njerezve, qe shkruajne publikisht behen per te bindur vetem personin te cilit i drejtohen? Kush ne djall je ti njehere qe une u dashka te ulem e te shkruaj per ty? Une marr shkas nga nje batute e jotja apo e dikujt tjeter ketu per te thene ato qe kam une per te thene per ligjin, ate qe shoh une si kenaqesi apo detyre timen, jo per te te bindur ty personalisht.
      Ti kishe nje barre me budallelleqe ne mesazhin tend te meparshem, qe nga keshillat qe te mos merrem me ligjin sepse qenkam e paragjykuar, e deri tek deduksionet idiote logjike.
      Por dhe pse une s’u mora me to dhe u mora vetem me sqarimin per nenin 4(c) (sepse ajo gje me interesonte, dhe vetem ajo), kjo s’te pengoi qe te citosh edhe ato fjale te miat te cilat une ia drejtoja dikujt tjeter dhe jo ty. Te lutem mos e bej kete me komentet e mia, nese do te kishte mundesi. Je i bezdisur dhe i ceket dhe mund te ma zvjerdhesh menjehere cdo deshire per te shkruar ne te ardhmen ne kete blog kaq te admirueshem.
      Te me falin te tjeret per gjuhen e ketij komenti.

      1. Era,
        meqë i ke hyrë kësaj punë më mirë se shumëkush dhe në një farë mënyre me themel, di gjë ti se pse nuk është parë asnjëherë seriozisht opsioni i hapjes së dosjes apo i zbardhjes së realiteteve administrative të karakterit veçanërisht represiv të diktaturës komuniste pa e shoqëruar këtë proces – të mbetur fatalisht e dashakeqësisht gjithnjë në një fazë projektues – detyrimisht edhe me një paletë sanksionesh për personat përgjegjës?

        Për mendimin tim në të gjitha përpjekjet për trajtimin e diktaturës së udhëheqjes së Partisë së Punës dhe të gjithë strukturave të Sigurimit të Shtetit me instrumentet e lustracionit kanë dështuar pikërisht për faktin se njëkohësisht me zbardhjen janë parashikuar edhe sanksionet për një kategori keqbërësish potencialë apo realë. Mirëpo këto janë dy gjëra të ndryshme. Njëra gjë është e vërteta objektive e diktaturës, të cilën Republika e Shqipërisë, çelësat e të cilët i kanë Berisha, Topalli, dhe sa për dukje edhe Topi, pra e djathta me demek anti-komuniste, duhet ta zbardhë, ta nxjerrë në dritë, ta lërë në dispozicion të popullit, dhe më këtë të fundit nuk kam parasysh gjë patetikisht sovranin por pikërisht popullin e zakonshëm profan, pra atë të zakonshmin, banalin.

        Nëse krimet e komunizmit karshi shoqërisë shqiptare u kryen nga shteti shqiptar ajo e para është viktima dhe ky i dyti është keqbërësi. Në këto rrethana shteti nuk ka asnjë të drejtë ta komplikojë punë për t’u shprehur botërisht për fajësinë e tij e ca më pak të vendosë ai vetë se në çmasë është i gatshëm të informojë viktimën për dëmin e kryer apo dashakeqësinë e vet potenciale. Në momentin e parë që shteti hap dosjet dhe nuk bën asgjë as më shumë e as më pak se kjo, nuk i ka kryer asnjë nder askujt por thjeshtë i kthen dot vetëm një pjesë të borxhit shoqërisë, të cilin kurrë nuk do të jetë në gjendje ta paguajë të gjithin. Pra ideja themelore e ligjit të lustracionit nuk është ndëshkimi por publikimi i të vërtetës dhe kjo është ideja e vetme në thelb të të gjithë çështjes.

        Në një fazë të dytë, e cila nuk iniciohet më nga shteti por nga shoqëria civile vijon një përpunim i të kaluarës staliniste. Do të duhej të ishte shoqëria civile ajo që do t’i shmangte ish bashkëpunëtorët nga jeta politike, se në fund të fundit kush parti politike do të guxonte të fuste në listën e kandidatëve për deputetë ndokënd, i cili paska qenë kriminel zyrtar i asaj kohe.

        Republika e Shqipërisë nuk është e aftë t’i ndëshkojë krimet e komunizmit dhe për më tepër akoma nuk e ka gjë tagrin për këtë. Republika e Shqipërisë është vijuesja administrative e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe në këtë funksion ajo nuk mund të vendosë mbi fajësinë e vet; pra nuk mund të bëhet dot as prokurore e as gjykatëse e vetes.

        Mendimi im në këtë pikë është se klasa politike shqiptare është duke e sabotuar procesin e përpunimit të të kaluarës komuniste duke e ndërlikuar procesin e sqarimit në rrugë procedurale.

        Meqë jemi në këtë pikë ndoshta do të më duhet të përsëris veten por ma bëj kabull të lutem, mendimi im i të paktën pej 15 vjetësh është, se – nëse do të jetë e nevojshme të përpunohet e kaluara komuniste e Shqipërisë në rrugë ligjore, pra me me instrumentet e të drejtës penale apo asaj civile – nuk ka asnjë mundësi tjetër vetëm se me ligjet e kohës se diktaturës vetë, të cilat ishin vërtetë tepër të politizuara nëpër preamblat e tyre, por që gjithnjë të ofrojnë të gjitha instrumentet e duhura për të ndëshkuar diktaturën vetë.

        Legjislacioni i periudhës së Partisë Punës nuk e parashikonte dhunën e organeve të diktaturës në formën në të cilën ajo u ushtrua. Unë nuk e kuptoj se ç’është kjo mani e shqiptarëve për t’i vënë kazmën çdo gjëje të asaj kohe, që gjendet diku midis një stalle kooperative bujqësore dhe Kodit Penal të vitit 1977. Jo vetëm për shkaqe madhore teorike (që vetëm në bazë të atij kodi mund të gjykojmë vepra të asaj kohe) por edhe nga ana profesionale e teknike, pra në kuptimin e të drejtës materiale, ai ligj i mbulon mjaftueshëm nevojat e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në rastin më të butë si shpërdorim detyre.

        Dhe meqë jemi në këtë diskutim, me lër të bëj edhe një sparkadë kozmike gjigante por duke mbetur në galaktikën e kësaj teme, nëse vërtetë do të arrihet një ligj lustracionit me ndëshkimet përkatëse për bashkëpunëtorët e organeve të Sigurimit të Shtetit pse nuk do të duhej të aplikohej ky ligj në mënyrë analoge edhe për kuadrin drejtues të Parisë së Punës së Shqipërisë, pra që ish-komunistë si Sali Berisha të mos lejoheshin të ndërmerrnin funksione drejtuese në shtet.

  23. Ajo historia e Nysret Kalase eshte vertet e dhimbshme, dhe pikerisht per hir te “heroizmit te patrasheguar” te tij besoj se duhet ligji i lustracionit.

    une e kuptoj qe Era18 flet per korrektime thjesht tekniko-ligjore dhe nuk eshte se nuk ka te drejte ne ate pike. Por kur e ngaterron pastaj me studimi qe ka bere per Sigurimin e shtetit, ben detyrimisht nje argument politik. Si i tille, ai mund te diskutohet politikisht. Edhe mua me ka rene rasti te bisetoj (citimi i qellimshem) me disa prej tyre te vjeter e te rinj edhe pse jo ne kontekst studimor. Mund t’ju them qe nga ana e teknikes se inteligjences (intelligence) ata jane dhe kane qene teper te sofistikuar dhe rrjedhimisht shume te suksesshem. Teknikat e mesuara nga shkolla sovietike jane kaluar me fanatizem nga brezi ne brez dhe jane permiresuar me shtimin e eksperiences. Pikerisht per kete arsye, nuk kam asnje iluzion se ato qe me thone tani qe jane pleq, mund te reflektojne realitetin. Keta njerez jane mesuar ta krijojne e ta perthyejne realitetin ne aq shume pala sa eshte e pamundur fizikisht te gjesh cifla te vertete.

    Per sa i perket udhezimeve te Strasburgut, une besoj se cdo shoqeri e ka te mbrujtur (ose jo) nevojen per vetepastrim dhe cdo (term i zgjedhur qellimisht) udhezim i thate ligjor, qe synon te arrije balanca teorike dhe nuk perfaqeson opinionin e pergjithshem te popullates eshte shterp. Te imagjinojme se e beme nje ligj te tille sipas udhezimeve, por ky ligj ka pak ose aspak efekt real ne shoqeri. Cfare kemi bere pervecse nje verre ne uje e cila eshte e pasulmueshme juridikisht? Per hir te Nysret Kalase e Musa Gjylbegut etj. por edhe te sterniperve e stermbesave te tyre, te shpresojme qe kjo te mos ndodhe.

  24. Theollogos:Shakaja me trashanike dhe cinike qe edhe provokon, por edhe tallet me te perndjekurit ishte propozimi i nje me nder jush Deputeti, i cili propozoi qe data 29 nentor te kthehet ne nje dite perkujtimi pikerisht per krimet e komunizmit.
    Data, tituj, dekorata, perkujtesa, ca tufa lulesh dhe aktrimi politik ka keshtu skenografine e vet.

    Nuk besoj se eshte etike te pergojosh dike qe nuk eshte prezent e nuk mund te replikoje. Ai qe ti THeollogos quan “me nder jush” deputet, e ka emrin Gent Strazimiri me profesion jurist, ka qene nje nga zv Ministrat me te afte te qeverise (vleresime te ICITAP-it dhe EURALIUS-it), une kam nder qe e kam mik, vjen nga nje familje e persekutuar, me gjyshe dhe nene austriake dhe e ka provuar ne kurriz cdo te thote te te vrasin dike te aferm dhe te mos dish ku e kane varrosur. U zgjodh deputet ne fshatrat e Tiranes ku megjithe parane e madhe te shpenzuar nga familja Qefalia per blerje masive komisioneresh, ne fund doli me disa qindra vota siper ne krahasim me PS-ne. “Faji” i vetem qe ka eshte se kerkon drejtesi per krimet e komunisteve dhe eshte anti-komunist. Ne librin tim kjo nuk perben degradim moral perkundrazi. I kerkoj falje te tjereve per kete note personale por besoj se meqe u permend personalisht duhet qartesuar e verteta.
    Per sa i perket propozimit te tij eshte vertet provokues dhe ndoshta utopik. Por ne kete katrahure ku eshte katandisur historia shqiptare, ne kete derexhe ku kane perfunduar “me nder jush” historianet tane, ndofta eshte provokimi i duhur. Ti duhet ta dish se c’pacavure u serviret sot shqiptareve ne libra shkollore dhe ne media. Ti e di qe pjesa me e madhe e adoleshenteve as ja kane idene historise se vertete te Shqiperise (ne se egziston nje koncept i tille) por japin e marrin me shabllone te mbetura nga Historia e lavdishme e kohes s e PPSH-se. Ti e di qe Ramiz Alia eshte ende personazh “shume interesant” (sic do thoshte Fevzoja nacional) per median dhe jo per te mesuar per tmerret dhe paaftesine qe karakterizonte kohen e tij por per te bere nje apologji te ndyre e te fshehte te regjimit. Intervista e tij e fundit ne kanalin me te shikuar shqiptar, nga nje “me nder jush” gazetar i deklaruar i djathte ishte fyese per kedo qe di te lexoje. Sigurisht, shumicen e analisteve gjithologe sot i ze libri, po te siguroj jo Gent Strazimirin.
    Kritika qe mund t’i behet objektivisht propozimit te Strazimirit eshte me dy kahje: 1) eshte propozim zjarrndezes dhe nuk i sherben paqtimit te kombit dhe 2) pse nuk merr guximin individual qe te propozoje deputeti i Kuvendit te SHqiperise nje projekt ligj per kete ceshtje. Kjo e dyta do ishte vetevrasje politike ne kushtet e sotme te politikes, dhe une i pari nuk do ja sugjeroja mikut tim. Por kritika do ishte objektive.
    Dhe ne fund per ate ceshtjen e talljes me te persekutuarit. Nje nga njerezit me te cmuar qe kam njohur gjate ketyre viteve te fundit ka qene Gezim Peshkepia, te cilin ma ka prezantuar deputeti i nderuar i Kuvendit te Shqiperise Gent Strazimiri. Peshkepia ka kaluar mbi njezet vjet ne burgjet e diktatures, ruan nje mendje te kthjellet dhe dinjitet njerezor po aq te admirueshem sa i ndjeri Nysret Kalaja. Eshte emigrant ne Gjermani dhe nuk ka marre asgje nga shteti shqiptar, dhe as kerkon asgje, as hakmarrje e as gjak per vitet e humbura te rinise. Ka rezistuar me kokefortesi cdo tentative per tu instrumentalizuar nga cdokush. Por, kur vjen puna per te demaskuar nje prokuror i cili e kish rrahur per qejf ne kohe te burgut – i cili vazhdon te gjykoje njerez sot per hir te sofistikimit teknik te ligjit dhe te mbrojtjes se te drejtave te njeriut- ngrihet nga apartamenti i tij modest ne Gjermani, udheton me nje Fiat Punto te vjeter rreth 12 ore, merr tragetin nga Bari per ne Durres, dhe megjithe nje lodhje cnjerezore per nje 78 vjecar me barrat e tij, hyn ne studion e TV Klan vetem njezet minuta pasi kishte shkelur token shqiptare.
    E perseris, ketij njeriu Sali Berisha jo vetem qe si ka dhene gje, por perkundrazi mund ti kete mohuar disa te drejta monetare gjate viteve( me keqardhje te njoftoj se me gjithe perpjekjet titanike te nje zv ministri te brendshem dhe nje keshilltari te Kryeministrit, here me te uleritur e here me shfrytezim miqesish nuk ka burre nene qe ta caje burokracine shqiptare kur vjen puna per tu dhene ish te persekutuareve ate qe u takon me ligj). Te jesh i bindur qe nuk tallet Gent Strazimiri me gjakun e Gezim Peshkepise!

    1. Politicus, ky eshte koment mbi ceshtjen e lustracionit, riprodhim i fjales ne debate televizive te imagjinuara, apo ndonje sekuence e shkeputur nga ato gjyqet per azil politik, te cilat dikur i merrje me ligjin e 1995 te shokut Sali e me pas me ndonje artikull te ndonje gazete te djathte me stil bjellogardist ?

      Kush eshte ky qe po pergojoj une dhe qe nuk eshte prezent e per pasoje nuk mund te replikoje. Si njeri i afert me qeveritaret (sipas atyre qe thua ketu) di gje se mos valle qeveria jone ka ndermend te perafroje legjislacionin per internetin me modelin kinez ? Sepse une shkruaj nga Tirana, te lexoj ty ndonjehere, komentuesit e tjere, mandej pergjigjem apo komentoj sipas asaj qe di. Prandaj, pavaresisht apologjise tende – qe ndoshta te duhet, pse Genti i ka forcuar pozitat – te gjithe mund te ulen dhe te shkruajne ketu. Me aq sa kam kuptuar une nga pervoja ime 4 mujore ne kete blog, nuk shoh qe te kete mungese sinjali ne Shqiperi, apo censure te forte nga ana e moderatoreve.
      Pastaj, ti duket qe ke shume per te thene, vetem se me duket vuan nga simptoma e Saliut. Nuk koordinon mire ate qe thua me ate qe mendon, ngaqe mendon shume shpejt ndoshta.
      Akuzon mua per pergojimin e nje personi dhe vete pergojon nje familje te tere. Madje jo vetem e pergojon, por e akuzon per korrupsion masiv. (Une fundja shpreha nje konsiderate personale qe identifikon raportin e asaj qe themi me pergjegjesine e detyres). Prandaj, ato moralizmat e tua, ne sfondin e ngjyres se bardhe te fushes se komenteve, nuk duken dhe aq mire. Jo se bejne njeri te skuqet, me kupto drejt.

      Nga ana tjeter ti vete pohon ate qe une permenda ne komentin e meparshem. Nese une them qe propozimi i filanit eshte nje shaka trashanike dhe cinike, nuk bej gje tjeter vecse te jap ty mundesine qe me elegancen e nje qyetari me sens vetekritik te thuash se ky Propozim I VE ZJARRIN SHQIPERISE.

      Nje deputet, jurist profesionist, zv.minister i shkelqyer (sipas teje dhe atyre izmave te Evropes) qe ben nje propozim zjarrvenes, me fal i dashur Politicus, por per mua mbetet me fjalet e tua, serish vetem nje “me nder jush” deputet. Gabimi ne politike eshte nje njolle me e madhe se faji. Keshtu qe… e kupton vete ti. Edhe njehere them Deputet dhe mos me bej ketu sofizma. Kjo nuk e ben djale te keq zoterine ne fjale. Prandaj historia e z. Peshkepia eshte e pavend.

      Nuk ka ngelur lustracioni ne dore te z. Strazimiri, se ustai eshte gjalle dhe ngjit e zbret Murin Kinez.
      Sot gazetat njoftonin qe varri masiv ne Tirane ishte nje fakt i njohur per te gjitha qeverite dhe aq me shume per Ministrine e Brendshme. Veteranet u shprehen se ka edhe eshtra partizanesh te humbura, shoku Ramiz paska thene qe “mos ja fusni kot tani, se ne Malin me Gropa ka vetem Gropa”. Ky eshte i gjithi nje teater i shemtuar, i shpifur fare edhe pse profesionalisht shume i arritur. Saliu i di shume mire ata qe kane dosje. Edhe ti e di qe ai e di. I ka patur dhe i ka ne parti, ne Grup parlamentar, ne Ekzekutiv, kudo. Madje ne keto 20 vjet jane krijuar dosje te tjera; kohe te reja vese te vjetra.

      Me permend historine. Politicus, sa te pelqen demagogjia.

      “12 dhjetor 2009. Papa Bendikti XVI fton ne Seline e Shenjte kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha. Ashtu si 6.. vjet me pare kur Skenderbeu ftohej ne Vatikan edhe sot… “, e te tjera pallavra idiote, kopace te trasha.

      Kjo eshte nje kronike e pergatitur ne Kryeministri dhe e transmetuar nga dritaret e informacionit ne Tirane. Mund te hyje ne Historine e Rishikuar. Si mendon ti ?

      1. Theollogos,
        Se pari dua te te sqaroj qe kam gabuar qe u mundova te te tregoj se c’eshte edukata qytetare, ajo merret ne vegjeli. Se dyti, mos u tremb, nuk ke pune as me qeverine shqiptare e as me ate kineze, per sa kohe qe kjo e fundit nuk zhbirilon teknikisht blogun ( per kete drejtoju Xh2-shit). Se treti, arroganca qe tregon tradhton dobesi dhe cekuilibrim, ndaj mundohu te qetesohesh se nuk ta ka njeri per borxh.

        Tani po i kthehem me nder argumentave qe perdor.
        Se pari, si ndonje thashethemaxhi i regjur tenton te mbrohesh duke na kujtuar se standarti i internetit eshte i hapur pra kushdo mund te pergjigjet. Lerma te ta shpjegoj edhe nje here me qe nuk e paskerke kuptuar. Kur flet nje deputet ne media ai e ben kete ne cilesine e personit publik, pra fshehja e emrit te tij ne citimin tend ne blog dhe zevendesimi me “me nder jush” eshte nje teknike nga ato te perdalat te cilat i perdorin ata ustallaret qe permend. Propozimi i nje deputeti mund te mos i pelqeje zoterise tende por nuk mund ta kritikosh sepse vjen nga nje “me nder jush” deputet. Une te shpjegova ty dhe te tjereve qe nuk e njohin se ai nuk eshte nje me nder deputet por nje politikan nga me te ndershmit i cili pikerisht kete ceshtje e ka me shume pasion. Ky lloj argumentimi ad personam te ben ty nje me nder komentues, gje qe e perforcon me mesazhin e pergjigjes.
        Se dyti, ti si thashethemaxhi i regjur e hodhe poshte argumentin e tij duke i lexuar psiken dhe duke na thene se ai manipuluakerkesh me kete propozim(ndryshe nga Epiriot i cili dha argumenta per arsyet pse nuk eshte dakord per shembull). Une me shume edukate te shpjegova ty dhe te tjereve qe nuk e njohin sepse ti i mohove edhe te drejten e te pasurit nje emer e mbiemer, qe ai jo vetem qe nuk manipulon por me shume gjase e ka bere pa marre miratim nga njeri. Ketu hyn edhe historia e z Peshkepia, historia e te cilit eshte objekt publik sepse i referohet nje periudhe te tere historike.

        Se treti, si thashethemaxhi i regjur ti manipulon deklarimin tim qe propozimit te Strazimirit “mund ti behen kritika nga pozita objektive” ( e jo pozita prej palacoje cirku qe merr ti ne ate mesazh). Mund ti behen nuk do me thene domosdoshmerisht qe une jam dakord me kritiken apo qe une po e propozoj, ishte nje menyre disi naive nga ana ime per te prezumuar qe zotrote e ke nga padija. Ne fakt, duke e rilexuar komentin tim gjej fjalet ” une nuk do tja keshilloja kete mikut tim” qe nuk le shteg per te keqinterpretuar ate qe kam shkruar dy rreshta me pare. qe te mos te te le ne keqkuptim, une jam dakord me propozimin por jo me menyren ne te cilen u shpalos, por kurrsesi nuk ve ne dyshim good faith te mikut tim.

        Se katerti, ti si thashethemaxhi i regjur tenton te deduktosh se mbrojtja me argumenta qe une i bej nje miku ka te beje me hope te karrieres sime te ardhshme politike. Te them, jo te gjithe mendojne si ti, dhe fale zotit qe jo se perndryshe do ngeleshim pa miq. Une jam i afert me shume njerez, ca qeveritare te sotem e opozitare te djeshem, e ca opozitare te sotem e qeveritare te djeshem. Kjo as mi kufizon mendimet e as lirine e te shprehurit dhe cdo gje qe them e besoj te pakten ne momentin ne te cilin e them. Te tjere jane spekulantet.

        Se pesti, ti si thashethemaxhi i regjur, ben aludime te herepashershme per vende te Azise se larget.Meqe hiqesh se e ke per zemer historine, lexo ca me shume per rajonin se ndoshta ndricohesh. Kjo eshte per ty e jo per mua i dashur, se une nuk kam asnje kompleks te ketij lloji, perkundrazi.
        Se gjashti, si thashethemaxhi i regjur ti meton te na tregosh se une paskerkam pergojuar nje familje te tere. Te tregova pak nga historia familjare e nje personi publik (dmth e njohur deridiku nga publiku sepse ai deputeti ka nja 13 vjet ne politike) per te te treguar qe vjen nga origjine me tradite te pasur qytetare dhe kulturore dhe nuk eshte njesoj me djemte e niperit e atyre qe zbriten me nje gjysem opinge nga mali me 1944-en te cilet mbushin parlamentin shqiptar nga 1997-ta e ketej.
        Jane pikerisht keta, e tani po hyj ne piken e fundit e cila eshte historia, qe nuk kane deshire te degjojne se baballaret e tyre e kane bere mishmash historine dhe duan me cdo kusht ose te njesojne thagmat qe behen ne kohet moderne me ato qe bene baballaret e tyre me idene se “tutto il mondo e` paese”, ose te riprovojne copeza nga thagmat e baballareve te tyre duke i rishkruar dhe riprodhuar si te verteta. Une mendova (perseri naivisht) qe do me kishe dhene mirekuptim per nje vleresim i cili eshte aq i ri sa uji i nxehte. Duket se paskam rene ne nje nga keta djemta a niperit e pareformuar.

        Sa per ate qe kam shume per te thene, me lejo te te them se genjen katerciperisht. Gjithologjia eshte shkence te cilen e injoroj me deshire. Une ketu shkruaj vetem per ceshtje ku mendoj se kam per te thene, te cilat zakonisht kufizohen me politiken ne pergjithesi e me ate shqiptare ne vecanti. Mund edhe tja fus kot ndonjehere se helbete njerez te zotit jemi por fushen e kufizoj. Ti nga ana tjeter……. po e le me kaq se ajo qe shkruhet mbetet dhe cilido ka menyre per ta provuar.

        1. “U zgjodh deputet ne fshatrat e Tiranes ku megjithe parane e madhe te shpenzuar nga familja Qefalia per blerje masive komisioneresh, ne fund doli me disa qindra vota siper ne krahasim me PS-ne”.

          Kete e ke shkruajtur ti me duket apo jo? Tani kush eshte thashetemexhi ketu ?: Une nuk thashe qe Gent Strazimiri ta zeme ka vjedhur kur ka qene zv.minister dhe me keto para fitoi si deputet. Une thashe se nga pozicioni i nje deputeti, kur flet me nje papergjegjshmeri te tille, per mua nuk je me deputet, por nje “me nder deputet”. Dhe shtova se te besh gabime ne politike eshte me keq se nje faj, por kjo nuk e ben personin negativ.

          Thua ne komentin e pare:

          “Kritika qe mund t’i behet objektivisht propozimit te Strazimirit eshte me dy kahje: 1) eshte propozim zjarrndezes dhe nuk i sherben paqtimit te kombit”.

          Thua ne komentin e dyte:

          “qe te mos te te le ne keqkuptim, une jam dakord me propozimin por jo me menyren ne te cilen u shpalos, por kurrsesi nuk ve ne dyshim good faith te mikut tim”.

          Tani une mund te jem thashethemexhi me patente, por ti si dredharak je shume i dobet. Si te ta them: nje karafil, por edhe nje njeri qe nese nuk ben karriere politike, ne Cirk i ka ta hapura dyert. Lexoji vete te dyja keto dhe Zoti ndihte ate qe spekullon.

          thua :

          “Kur flet nje deputet ne media ai e ben kete ne cilesine e personit publik, pra fshehja e emrit te tij ne citimin tend ne blog dhe zevendesimi me “me nder jush” eshte nje teknike nga ato te perdalat te cilat i perdorin ata ustallaret qe permend”.

          Se pari deklarata e tij ne media ishte publike, prandaj shumekush ketu eshte i informuar se kujt i referohet ajo qe them une. Se dyti, eshte e drejta ime qe ne komentin tim te theksoj ose jo emrin e personit, pra kjo nuk eshte teknike, por nje e drejte, aq me shume qe nuk po perdor ketu nje informacion konfidencial. Ti per famijlen Qefalia p.sh perdor nje teknike qe me jep te drejten mua qe te mund te simetrizoj debatin, duke dhene gjithfarelloj thashethemesh si keto qe sjell ti ketu.

          “Se pesti, ti si thashethemaxhi i regjur, ben aludime te herepashershme per vende te Azise se larget.Meqe hiqesh se e ke per zemer historine, lexo ca me shume per rajonin se ndoshta ndricohesh. Kjo eshte per ty e jo per mua i dashur, se une nuk kam asnje kompleks te ketij lloji, perkundraz”.

          Kjo tregon qe me lexon shpesh – dhe per kete me rruaç; se dyti duhet te me shpjegosh dicka. Te interesohesh per historine e Azise do te thote te kategorizohesh si thashethemexhi.
          Per njohurite historike eshte e lehte te prangosesh tjetrin se flasin faktet qe dikush i di gabim, ose mire. Prandaj ate “hiqesh sikur” po ta le ty ta shpjegosh.

          E ke permendur kete Thashethemexhi i regjur gjate te gjithe paragrafeve. “Perserit dhe thjeshto” eshte nje moto propagande dhe jo mendimi qe mbase te kujtohet se kush e ka formuluar. Jo per mua, sinqerisht, por e ke si shprehi.
          Ne fund fare sesi shkruaj une kete nuk mbete ti qe ta percaktosh, sepse blogu ka moderator. Nuk besoj se nje thashethemexhi 100% apo edhe 50% do miratohej ketu – te pakten gjithnje.
          Nga ana tjeter ketu eshte aluduar dhe folur me tone therese per shume figura publike, disa prej te cileve ose dike edhe une mund ta kem pasur mik. Por kjo nuk do te thote qe une te flas ketu ne cilesine e nje miku qe u qan hallin komentuesve.

          1. Theollogos:Une thashe se nga pozicioni i nje deputeti, kur flet me nje papergjegjshmeri te tille, per mua nuk je me deputet, por nje “me nder deputet”. Dhe shtova se te besh gabime ne politike eshte me keq se nje faj, por kjo nuk e ben personin negativ.

            Per fat te keq apo te mire nuk e vendos dot ti se si funksionon politika apo se cfare eshte e papergjegjshme. Kur ju referove nje deputeti me percmim vetem sepse propozon dicka qe te prek ty shpalose ate edukate te munguar qe te permenda ne fillim te mesazhit tjeter. Ai eshte deputet i zgjedhur me votat e shqiptareve, ti ke marre (ndofta) voten e shoqates se berbereve te rruges se Kavajes(eshte metafore se e di qe s’je ne politike).

            THeollogos per mua:Thua ne komentin e pare:

            “Kritika qe mund t’i behet objektivisht propozimit te Strazimirit eshte me dy kahje: 1) eshte propozim zjarrndezes dhe nuk i sherben paqtimit te kombit”.

            Thua ne komentin e dyte:

            “qe te mos te te le ne keqkuptim, une jam dakord me propozimin por jo me menyren ne te cilen u shpalos, por kurrsesi nuk ve ne dyshim good faith te mikut tim”.

            Edhe tek citimi qe ke dhene( i cunget sepse mungon pjesa e dyte e citimit te pare) del qarte fjala MUND- e cila ne shqip nuk perkthehet DUHET por as ne ndonje gjuhe tjeter qe une njoh. Nuk kam nevoje te te dredhoj as ty e askurrkujt tjeter sepse jam i kenaqur me veten, pastaj edhe njehere mos projekto vetveten tek te tjeret. Karafil eshte fjale e madhe, kam nuk jam do te thoja une. Po ti?

            Theollogos:Kjo tregon qe me lexon shpesh – dhe per kete me rruaç; se dyti duhet te me shpjegosh dicka. Te interesohesh per historine e Azise do te thote te kategorizohesh si thashethemexhi.

            Se pari, do te te rruaja po kam frike se do te dal huq. Se dyti une nuk kam detyrim te shpraz timen e te mbush tenden. Po te dish te lexosh e kupton se ku e kisha fjalen. Vetem mos dredho dhe e gjen kollaj.

            Theollogos:E ke permendur kete Thashethemexhi i regjur gjate te gjithe paragrafeve. “Perserit dhe thjeshto” eshte nje moto propagande dhe jo mendimi qe mbase te kujtohet se kush e ka formuluar. Jo per mua, sinqerisht, por e ke si shprehi.

            Po mos o i uruar se edhe kllounet e cirkut dine te lexojne. Kush ka sy e sheh qe kete “shprehi” e kam perdorur vetem ne mesazhin qe te kam derguar ty kete here. Dhe perseri tregon qe nuk di te lexosh mire shqip, gjynah se jeton edhe ne Shqiperi. Te thuash “si thashethemexhi i regjur” nuk do te thote je thashethemexhi i regjur, vetem qe kete here apo ndonjehere sillesh si i tille. Duke mos te njohur nuk kam se si te te etiketoj ne pergjithesi, vetem per ato cka shkruan ketu. Sjell shembuj te “thashethemeve” te mia: edhe nese e vertete kjo nuk te ben ty me pak thashethemexhi. Pra kam frike se po perforcon sjelljen prej thashethemexhiu duke me akuzuar mua. Per ty e kam, se une per vete jam i qete.

            Dhe per ta mbyllur per sa me perket se u be terkuze e padurueshme kam frike: ketu nuk eshte vendi e as kuvendi per te gjetur se cili nga ne te dy eshte berber me i afte, ka me shume lesh, e ka stapin( shkop ku mbeshtetesh per te ecur) me te gjate e gjera te tjera te ketij lloji edhe pse e marr me mend qe mund te ishte interesante per ty. As nderhyra thjesht per te mbrojtur nje mik, sepse ai miku eshte mire aty ku eshte, i qete me veten dhe as nuk e merr mundimin te shqetesohet per komentet e tua. Per te te sqaruar nese do e kishe kundershtuar Strazimirin si nje nga deputet qe votoi ligjin iks edhe pse ky ligj bie ndesh me programin zgjedhor te PD-se ku ai aderon apo thyen principet qendrore te asaj qe konsiderohet e djathta shqiptare do kishe patur heshtjen apo repliken mbi argumentin.
            Nderhyra per te vene ne vend nje palacollek te ulet, nje ekses cinizmi, te cilin ne fillim e pashe si nje ” mistrecllek pa te keq” por qe fatkeqesisht duall palacollek i vertete. E une per fat nuk e mbaj dot palacollekun, me sa duket nuk jam per politike.

            1. Une nuk kam pergojuar asgje personale per dike ne komentin tim dhe rrjedhimisht kjo nuk mund te me beje thashethemexhi. Kembengulja jote e paargumentuar per te me quajtur te tille – ne nje kohe qe ti me “familjen qe korrupton komisionere” sjell te gjalle kovacanen politike prej nga vjen (metafore) – nuk perputhet me perkufizimin e thashethemexhiut, modeli i te cilit te pakten ne kete diskutim je ti.
              (ky eshte mendimi im i pare per TY. Deri tani kam folur per ato qe ti thua).

              Ne dialektin jugor (jugperendimor) kur i thua dikujt “me rruaç”, nenkupton “rrofsh – jetofsh” dhe jo sic e merr ti me aq deshire aty. Ne mos nga njohja e cunget e shqipes, apo dialekteve te saj, reagimi instiktiv qe te coi ty deri te shoqata e Berbereve te Rr. Kavajes mendoj se tradhton nje perfytyrim te hershem qe ti ne vegjeli ke patur per veten dhe qe nuk do t’ia pranosh tani. Prandaj kete paragrafin :
              “E une per fat nuk e mbaj dot palacollekun, me sa duket nuk jam per politike”, une po e shpjegoj se ti ke braktisur ambiciet politike, nuk pelqen as cirkun. Prandaj sado te besh ti mbetet vetem hipoteza e Berberit.

              Nga ana tjeter, keta qe jane ne politike, perfshire ate mikun tend, qe une e quaj “me nder deputet”, mos jane je valle palaco ? PO THEKSOJ SE JANE FJALET E TUA.

              Merre veten me humor se eshte parakusht i zanatit tend natyral.

  25. Politicus,

    Ra ky mort e u pamë!

    Gent Strazimiri është djalë flori. Por çështja nuk është në dorë të Gent Strazimirit apo ndonjë tjetri.

    Më lejo të të kujtoj se partia ku sot aderon Gent Strazimiri nuk ka vujatuar ndonjëherë për burra të kësaj linje.

    Nuk dua t’i përmend me emra sepse një pjesë e tyre nuk janë më të kësaj bote dhe pjesa tjetër ka vendosur të harrohet, por dua të kujtoj se, gjithë sikurse të parët e kësaj linje që nuk ishin lepurusha, edhe të dytët po përdoren egërsisht për të legjitimuar një parti që nuk ka dalë në skenë të vendosë paqe sociale.

    Me gjithë respektin e sinqertë për Strazimirin, duhet të kish qenë më largpamës dhe të mos e kish lënë veten të përdorej me deklarata të tilla përçarëse.

    Anti-komunizmi nuk është virtyt. Largpamësia po.

    Shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të shëhohet dhe sidomos të bashkohet.

    Asnjëra nga këto nuk bëhet me vizionet e improvizuara dhe përdhese të kësaj klase politike.

    1. Epiriot, duke shpresuar ne mirekuptimin e Xh2 po i le fjalet e pergjigjes se Strazimirit te paprekura.

      Strazimiri:Propozimi Im eshte I bazuar mbi nje simbolike te forte qe shqiptaret I bashkon.29 nentori ngjall debate dhe ndan nese eshte data e clirimit apo jo,dhe kjo eshte ceshtje faktesh historike te imta, por askush nuk mund te jete kunder faktit qe ishte dita e pare e regjimit komunist, te cilin sot te gjithe pa perjashtim e denojne, madje edhe PS zyrtare…
      Nese dikush gjen nje simbolike tjeter me te forte, bujrum, eshte I mirepritur! E rendesishme eshte qe te kemi nje date ku vertete te meditojme mbi c’ndodhi per 45 vjet. Ata qe sigurisht provokohen nga ky propozim, jane vetem ata qe cdo 16 tetor dhe 11 prill, nderojne me grusht tek varri I Enver Hoxhes, por gjithesesi ata te provokuar do ndjehen me cdo date, dhe ky nuk eshte aspak shqetesimi Im!
      Perkundrazi!

      Korrigjime te fakteve te paraqitura nga une(Politicus) ne mesazhin e meparshem per te cilat mbaj pergjegjesi te plote- Strazimiri: Gezimi nuk ka bere 20 por 8 vjet burg, gjthsesi ka qene I internuar qe femije se I pushkatuan babane ne ’51 pa asnje faj dhe pa gjyq! Une per fat nuk kam patur asnje te burgosur ne rrethin familjar e as mund te quhem I persekutuar. Ajo qe na dallon nga kafsha ne fakt, eshte qe revoltohemi jo vetem kur menxyra bie mbi kurrizin tone, por thjesht nese menxyra ndodh…

  26. pifto: “di gjë ti se pse nuk është parë asnjëherë seriozisht opsioni i hapjes së dosjes apo i zbardhjes së realiteteve administrative të karakterit veçanërisht represiv të diktaturës komuniste pa e shoqëruar këtë proces – të mbetur fatalisht e dashakeqësisht gjithnjë në një fazë projektues – detyrimisht edhe me një paletë sanksionesh për personat përgjegjës?”

    Pergjigja e shkurter: Nuk e di.

    Pergjigja spekulative: Ndoshta ngaqe dosjet jane nje instrument shantazhi politik, nje instrument per “lustracion xhungle”, me cka nenkuptoj nje lustracion privat selektiv ne te cilin mediat angazhohen here pas here qe te demtojne ata qe s’iu pelqejne duke botuar lista jozyrtare spiunesh te shtena ne dore ne menyre jo-ligjore. (Per shembull, sjell ndermend nje artikull te Ben Andonit, “Spiunet shqiptare mbeten jetime” te botuar ne revisten MAPO ne 2004-ten.) Ne momentin qe dosjen jane te hapura, e humbasin kete karakter si instrument i fuqishem shantazhi po qe se nuk shoqerohen me sanksionet per te “qerruar” nje here e mire nga administrata te implikuarit. Problemi me i thelle eshte se, duke mos u hapur qe ne fillim, qeverite (teknikisht) demokratike shqiptare te pas-1991-shit, neglizhuan korruptueshmerine e personave qe kane te palara neper dosje. Nuk di ne c’perqindje korrupsioni qe egziston ne administrate i atribuohet edhe ketij fenomeni.

    Argumenti tentativ juridik (lexo: i merzitshem): Kushtetuta garanton te drejten civile te informimit te qytetareve me nenin 23, pika 1. Pala pro hapjes se dosjeve e ka perdorur kete argument. Sot, pala kunder, mund t’i pergjigjet flake per flake se ne kete rast aplikohet perjashtimin nga rregulli, e ky eshte neni 17: “Kufizime e të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen … për një *interes publik* ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.” Pala kunder pra mund te sjelle nje argument interesi publik , nje tjeter nocion i mrekullueshem abstrakt, qe le vend per njeqind argumente pro dhe kunder. Interesi publik, mund te thone, do te cenohej ngaqe informacioni permbajtur ne dojse ka gjasa te coje ne percarje e vellavrasje. Qe te besh te vlefshem perjashtimin nga rregulli ka nevoje per oratori e sofistikim natyrisht, per aresye se “interesi publik” eshte nje pendul qe shkon nga te dy krahet. Kunderargumenti (ai me i thjeshti qe na shkon i pari ne mend te gjitheve) do te ishte qe “interesi publik” ne fakt e do qe e verteta te publikohet, se hapja e dosjeve eshte kathartike, etj, etj. Meqenese kushtetuta vete te le ne mes te rruges (ne sensin qe nuk jep nje pergjigje te qarte) atehere ka nevoje per nje legjislacion te posacem. Ligji i 1995 i deklaroi te mbyllura deri ne 2025 me nenin 16, i vetmi nen i cili eshte ende ne fuqi dhe pasi ligji vete skadoi ne 2001.

    Ka dhe nje problem tjeter, gjitheaq “juridik” . Nese objektiva duhet te ishte “publikimi i të vërtetës dhe kjo është ideja e vetme në thelb të të gjithë çështjes”, pyetja eshte, a realizohet dot nje objektive e tille nese aksesi i vetem i lejueshem eshte ai i cdo personi ne dosjen e tij private vetem? Sepse nese aksesi i dosjeve do te ishte i pergjithshem, gjithkush mund te shohe dosjen e gjithkujt, atehere do te kishte nje sere konfliktesh me te drejten per privatesi te personit. Konventa e te Drejtave te Njeriut e njeh kete te drejte (Neni 8 i Konventes), dhe Shqiperia si anetare e Konventes, qe per me teper e ka ratifikuar ate (dhe madje pa te ashtuquajturat “rezerva” per nene te vecante), e adopton automatikisht kete te drejte per privatesi. Per historianet dhe hulumtuesit, sado qe ata mund te siguronin privilegje speciale, aksesi ne dosjet do te ishte prape i kufizuar per te njejten aresye. Dmth ata do te ishin ne gjendje qe vetem te lexonin kopje te permbajtjes se dosjeve, por me emra te fshire. Kjo eshte gjithsesi me mire se sa hic, por nuk do te conte automatikisht ne ate qe sugjeron ti per fazen kur dosjet do te ishin te hapura, pra qe “shoqëria civile… do t’i shmangte ish bashkëpunëtorët nga jeta politike, se në fund të fundit kush parti politike do të guxonte të fuste në listën e kandidatëve për deputetë ndokënd, i cili paska qenë kriminel zyrtar i asaj kohe.”

    Argumenti pragmatik: Kur vjen puna tek misioni i gjetjes se te vertetes, do te perseris vetveten po te permend prape se integriteti i dosjeve eshte shume i dyshimte. Se pari, gjate periudhes se komunizmit, e duke filluar andej nga vitet 70-te, fjala eshte qe Komiteti Qendror urdheronte zhdukjen e te gjitha dosjeve te atyre informatoreve ose bashkepunetoreve qe me pas ngriheshin ne pergjegjesi dhe beheshin funksionare te PPSH, ne qender apo ne rrethe. Ky nuk eshte shume problem per te mesurit e identitetit te tyre si informatore apo bashkepuntore, por eshte problem per te zbuluar identitetin e viktimave. Se dyti administrata e Ramiz Alise kishte plot kohe te manipulonte dosjet ne periudhen 1990-1992 kur gjerat benin “muu” se po ndryshonin me shpejtesi marramendese. Se treti, sic ndoshta e permenda, ish kreu i SHIK-ut gjate viteve 92-97, gjate nje interviste te tij akuzoi Gramoz Rucin se me firmen e tij gjate kohes qe ka qene minister i brendshem, ka asgjesuar perafersisht 10 mije dosje te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Persa kohe Gramoz Ruci ka ndenjur ne heshtje per keto akuza publike, e sidomos te bera nga nje person fjala e te cilit kishte peshe vetem per faktin se ishte ne menyre intime i lidhur me kete ceshtje, perfundimi se dicka e tille eshte e vertete nuk eshte dhe aq i cmendur. Dmth, te heshtesh kur e ke per detyre te flasesh eshte ne fakt te pranosh akuzat.

    Shifrat jozyrtare deshmojne se ka dosje per rreth 400 mije shqiptare, rreth 1/3-ta e popullsise aktive. (qe do te thote shume njerez te prekur, shume konflikte potenciale, shume procese gjyqesore per njerez me reputacion te demtuar.) Ne te njejten kohe, ka disa faktore qe destabilizimin qe mund te sjelle hapja e dosjeve e bejne nje mundesi te prekshme. Me i rendesishmi eshte se hasmerite kanunore kane arritur “permasa epidemike” sipas raporteve te organizmave te ndryshem europiane. Nje shoqeri qe ka probleme te tilla akoma sot, ne vitin 2010, eshte nje shoqeri qe akoma s’e ka krijuar besimin se ligji mund t’i ofroje ndihme per zgjidhjen e konflikteve. ( Ketu ne ndahemi me gjermanet dhe eksperiencen e tyre me arkivat e Stasit, per shembull. Po asthu ndahemi dhe me Polaket e Rumunet) Nese hapen dosjet dhe nderkohe hiqen sanksionet, mua s’me duket shume e pamundur qe kjo do te gjeneroje nje vale te re konfliktesh te zgjidhura jashte-gjyqesisht, gje qe do t’i kercenonte vertet shume shanset e Shqiperise per anetaresim ne BE.

    Pra packa se ne parim jam krejtesisht per t’i hapur dosjet, arkivate e PPSH, dhe gjithe c’dokumenta arkivale– ne fakt po vdes te mundem te shtie ne dore sikur vetem nje prej tyre–kam pershtypjen se Shqiperia vertet nuk ka kellqe per ta bere dicka te tille.
    Tek sugjeroja eksperiencen e Afrikes se Jugut para ca ditesh, nenkuptoja pikerisht kete, nje strategji, pavaresisht nga forma, qe lejon qe dikur te hidhet drite mbi te gjitha ingranazhet specifike te asaj maqinerie ferri. Dhe le te fillohet me publikimin online dhe ne shtyp, te “Platformes Operative te Sigurimit te Shtetit” dreqi ta haje, se akoma s’e kuptoj pse dikush duhet te qerase dhjete vete me kafe ne Tirane qe te shtjere ne dore edhe kaq gje.

    pifto (per Kodin Penal te vitit 1977): “ai ligj i mbulon mjaftueshëm nevojat e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në rastin më të butë si shpërdorim detyre.”

    Nese “shperdorimi i detyres” eshte vertet nje figure penale ne kodin e 1977-tes, dhe jo thjesht nje kundravajtje e zakonshme civile, zgjidhja jote mund te jete imagjinative, por ka efektin dytesor te krijimit te ca problemeve te tmerrshme te natyres etike. Nese objektiva eshte qe shteti shqiptar te denoje veteveten e keshtu te laje borxhin ndaj shoqerise shqiptare dhe ndaj viktimave te komunizmit, atehere cilat trauma do te sheronte dot denimi per shperdorim detyre, dhe per me teper per shperdorim detyre gjate komunizmit? Kjo do te ishte katastrofike, nje tallje po aq sa c’eshte tallje te denosh Nexhmije Hoxhen ngaqe ka shperdorurar postin thjesht per te vjedhur kafe! Problemi teknik/procedural pastaj (ajo pjesa qe ju ngre nervat te gjitheve) eshte natyrisht parashkrimi, sepse te akuzuarit s’mbrohen dot per shkelje te tilla pas kaq vjetesh ngaqe iu mungojne deshmitaret, materialet dokumentare, e me the te thashe. Dhe une te siguroj qe, ne mos gjykatat shqiptare, atehere Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka juridiksion te plote te shqyrtoje nje ceshtje ku akuzohet shteti shqiptar per shkelje te “due process” (e te drejtes per t’u mbrojtur ne menyre adekuate.)

  27. ””’Seriozisht dmth, ty te genjen mendja se replikat, ne dukje midis dy njerezve, qe shkruajne publikisht behen per te bindur vetem personin te cilit i drejtohen?””’

    Waw, ti me drejtohesh mua per ti folur te tjereve. Qenke interesante, dmth ti kur flet me mua, ke parasysh cfare do i thuash ta zeme politicus. Gjeniale!

    ””Kush ne djall je ti njehere qe une u dashka te ulem e te shkruaj per ty?””

    Hajde kulture komunikimi hajde, duhet te jesh gazetare me profesion, se vetem ata se dine c’eshte dialogu.

    ””Ti kishe nje barre me budallelleqe ne mesazhin tend te meparshem, qe nga keshillat qe te mos merrem me ligjin sepse qenkam e paragjykuar, e deri tek deduksionet idiote logjike.””

    Ke te drejte, c’dua une qe kerkoj koherence mendimi tek nje qe s’di cfare shkruan.

    ””Je i bezdisur dhe i ceket dhe mund te ma zvjerdhesh menjehere cdo deshire per te shkruar ne te ardhmen ne kete blog kaq te admirueshem.””

    Ah cme gjeti mua, po ti meso njehere te shkruash ate qe do te shkruash, ke probleme me semantiken e dashur.
    Nga ana tjeter llafet ste mungojne, vetem se per to mban te njejten pergjegjesi qe mbahet me thashethemet.
    Shkruaj mos ki merak, nuk te ngacmoj me, e mora ate qe desha prej teje…

    1. Hyllin,
      ato që shkruan Era janë gjëra shumë të mençura dhe të studiuara. Ti, që nuk dukesh të kesh ndonjë shkollim në asgjë, bën mirë edhe të dëgjosh ndonjëherë nga dikush që i ka hyrë gjërave më me themel.
      Pas deklarimit tënd se gratë në perëndim janë të përdala, nuk mund të pritet asgjë e mençur prej teje dhe ca kohë që sikur të zuri turpi dhe u zhduke, bëre një punë shumë të mirë. Tani që u ktheve bën mirë që ca herë edhe të heshtësh.

  28. Po mirë, tha, po si mund ta shqipërojmë fjalën “lustracion”? Nuk e di se pse kjo fjalë më kujton shprehjen “Hajde llustra”, dikur të thirrur nëpër rrugët e Tiranës sikurse shoqja e saj “Hajde dru me pre”…

  29. Me lejen e zotit të shtëpisë dhe të ftuarve, po e përdor këtë hapësirë për t’i nisur një letër nga populli një deputeti të parlamentit shqiptar për një çëshje të cilën e gjykoj delikate për gjithë shoqërinë.

    Politicus, lutem t’i thuash Strazimirit se, për sa kohë data 29 Nëntor mbetet një datë e kontestueshme për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, propozimi për t’i mbivendosur kësaj date përkujtimin e viktimave të komunizmit është i pavend për më shumë se një arsye.

    Shpjegohem:

    1. 29 Nëtori nuk shënon fillimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri.

    Lufta e tmerrshme civile që u zhvillua sidomos në jug gjatë viteve të fundit të pushtimit flet gjatë për sadizmin e komunistëve edhe përpara marrjes së pushtetit.

    2. Forca politike që përfaqëson Strazimiri nuk pati sukses në kontestimin e vërtetësisë së kësaj date.

    Me debatet e vona që hapi përmes këtij kontestimi, i mveshi kësaj date, përpos simbolikës që bartte, edhe simbolikën e rezistencës së kampit që rreshtohet pas trashëgimisë së krimeve të diktaturës.

    3. Data 29 Nëntor pra – e vërtetë ose jo si datë çlirimi, por e shndërruar në simbolikën më të fortë të legjitimitetit dhe rezistencës për ta ruajtur këtë legjitimitet – do të vazhdojë të kremtohet nga kampi në fjalë si data zyrtare e çlirimit të Shqipërisë dhe data e legjitimitetit të diktaturës dhe veprave të saj, sa herë që PS do të jetë në pushtet.

    Ndërkaq, kampi që e konteston vërtetësinë e kësaj date, i rreshtuar si denoncues dhe dënues i krimeve të diktaturës, shpall ambicjen që pikërisht në këtë datë të kremtojë krimet e komunizmit.

    Nëse ky propozim kthehet në realitet, panorama me të cilën do të përballemi është e qartë:

    Njëra palë do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve të LB II; pala tjetër, në përmendoren e dëshmorëve të krimeve të komunizmit. Varrezat e martirëve të komunizmit janë ende një luks që kjo forcë politike nuk ia ka lejuar vetes.

    Gjithë çëshja është se koston e kësaj simbolike konfliktuale do ta paguajë shoqëria shqiptare që do të mbetet e përçarë.

    4. ‘Armiqtë e popullit’, ata që e kanë paguar me gjak, jetë dhe prona diktaturën dhe tranzicionin në dobi të shumëkujt, duan ta mbyllin këtë kapitull përçarës të shoqërisë shqiptare.

    Të gjendet një datë simbolike për të vrarët e tyre, në të cilën datë të detyrohet, e përsëris, të detyrohet kampi politik trashëgimtar i diktaturës që të shkojë për homazhe në varrezën e martirëve të komunizmit.

    Do të ishte fatale që trashëgimtarët e hipotekave të komunizmit ta abandonojnë, qoftë edhe simbolikisht, përkujtimin e kësaj date me preteksin se do të nderojnë të ‘vrarët e tyre’.

    5. Dëshmorët e luftës kundër pushtimit nazi-fashist, mbeten në rradhë të parë dëshmorë të luftës për lirinë e vendit nga dy regjime antinjerëzore dhe pushtuese.

    Dëshmorët e luftës për lirinë e vendit nuk duhen lejuar të bëhen pronë e asnjë kampi politik, aq më tepër që jo të gjithë kanë qenë komunistë apo simpatizantë.

    Është e patolerueshme që shoqëria shqiptare të përkujtojë sakrificën e tyre në dy data të ndryshme, sikurse është e patolerueshme që të përdoret dhe instrumentalizohet martirizimi i tyre apo i kujtdo tjetër.

    6. Në vazhdim, ironia më e madhe e kësaj situate që ravijëzohet është se, shteti shqiptar, me propozim të forcës politike që paraqet Strazimiri, ka vendosur të përkujtojë, më parë se martirët e diktaturës, martirët e Holokaustit.

    Ndërkaq, në Shqipëri, Holokausti është ndër të paktët krime sadiste që nuk është praktikuar, përkundrazi.

    Shoqëria shqiptare pra, detyrohet të përkujtojë një krim që nuk e ka kryer, ndërkaq që i propozohet që martirët e krimeve të pushtimit nazi-fashist dhe sadizmit komunist të përmblidhen në një datë të vetme për t’i përcjellë këto detyrime shoqërore të memorjes sa më shpejt.

    7. Një propozim përbashkues do të ishte data 10 Tetor, simbolikisht 10/10, data e ekzekutimit të deputetëve të parlamentit të parë shqiptar të pasluftës.

    Pas gjyqit të tyre politik, më masivi i komunizmit, u vranë, jo thjesht disa deputetë demokratë, por deputetë që e kishin luftuar dhe financuar luftën anti-fashiste.

    Komunistët me plumb pas shpine, me apo pa gjyq, përpara apo pas çlirimit të vendit, kanë vrarë shume njerëz.

    Por kjo datë shënon vullnetin terrorist institucional të një klani kriminel që kish për qëllim shkatërrimin e shumçkaje për të ruajtuar pushtet të pakufijshëm.

    8. Përfundimisht, sigurisht që simbolikisht edhe 29 Nëntori paraqitet interesant për të përkujtuar martirët e një diktature sadiste, e cila nisi zyrtarisht në këtë datë.

    Por më parë, palët të bien dakort se kur shqoqëria shqiptare do të përkujtojë së bashku çlirimin nga pushtimi nazi-fashist.

  30. “…mos shkulur një infeksion të tillë nga trupi saj, Shqipëria pa dyshim që e përcakton veten si i vetmi vend ish komunist që haptas nolens volens lë në fuqi të gjitha barbaritë që ndodhën nën komunizëm”

    Dhe per kete e kane fajin “perseri” te persekutuarit? Apo kjo eshte nje menyre e re per ti fajsuar akoma?

    Padyshim dhe sinqerisht dua ta quaj kete blog bekim te plote per te gjithe ne, jo vetem per faktin qe na jep mundesine per te shprehur veteveten e ne disa minuta jemi “te njohur” — ndjenje e cila eshte kaaaq e domosdoshme nuk di pse —, por , — dhe kjo eshte me rendesishme — ky blog eshte kthyer ne nje psikoterapi kolektive, e cila mbase eshte e vetmja menyre per te na “sheruar” nga inferioriteti kolektiv i mospasjes, inatit kokbosh ne diskutim, egoizmit material , dhe te rendomte deri ne ate pike saqe te kemi frike nga njeritjetri, akuzes se vazhdueshme qe faji eshte gjithmone i te persekutuareve , nga mosdija e te jetuarit pervec ne kolektiv dhe me se fundmi ne facebook etj,.

    “U vërejt..”
    Nga kush u verejt? Nga ish komuniste si Sala me shoke, apo nga Jozefina ish e persekutuar dhe e blere nga keta ish komuniste qe ne vend te gatuaje ne kuzhine krekoset si kaposh ne mes te kuvendit te burrave, duke perdorur nje fjalor qe fyen jo vetem gjinine femerore por edhe pozicionin te cilin ajo perfaqson. Ta quash komedi, tragjedi, indiferentizem, injorance apo ..?

    “…nëse ka patur vërtet njerëz të ndëshkuar politikisht nga diktatura. Se po të kishte, diku do të bëheshin gjallë…”

    Njerez te ndeshkuar politikisht sigurisht qe ka, dhe ky nuk eshte nje hamendesim apo shpifje por realitet, dhe eshte vetem e arsyeshme te mendosh qe te arrish deri ne ate pike sa te flasesh per ndeshkimin personal eshte tejmase private, dhe mese normale qe nuk do duash ta ndash me te gjithe, aq me teper me ata qe nuk jane ne gjendje te kuptojne ndeshkimin komunist .

    Te kerkosh, e jo vetem kaq, por ti besh me faj te persekutuarit, pse nuk po flasin per ndeshkimin qe pat kaluar familja e tyre mbase qe ne 1944 e ne vazhdim, do te thote ose te jesh i paturp, ose te kerkosh fitosh materialisht me publikimin e e historise se tyre, ose te kesh ne vetevete nje konfidence prej budallai qe une zakonisht e kam vene re tek komunistet, nazistet dhe nacionalistet; ketij grupi njerzish kete konfidence ja justifikon “ideali” , qe mbasi e kane gjetur, jane varur pas tij si njerez te mbytur e pa shpetim. Por ky “ideal” nuk u justifikon vetem konfidencen , sepse kjo do te ish e keqja me e vogel, por gjithashtu edhe krimet qe kryen ne menyre histerike, njesoj si ato semundjet histerike qe jane permendur kohe me pare ne kete blog.

    Por te quash jomorale qe ish pronaret kerkojne te drejten per pronat, kjo me duket absurditet. Pasi e pandershme eshte vjedhesh jo te kerkosh ate qe te perket .
    Sigurisht qe te “ndeshkuarit” do te kerkojne pronat fillimisht. Eshte hapi i pare i te qenit “praktik” apo jo?; dhe pasi te jene siguruar materialisht do te vazhdojne te jene idealiste e dinjitoze.
    Une kam marre toka e shtepi te gjysherve, per jeten e te cileve nuk kam as deshiren me te vogel ta ndaj me askend sepse vuajtjet e tyre jane nje thesar qe me perkasin vetem mua, por pasurine e tyre po e shes cope cope duke u krijuar femijve te mij shansin te jetojne ate qe gjysherit e mij kishin parashikuar per mua. Mund te me quajne territorial apo mund te me akuzojne qe nuk ndaj historine qe ti behet shembull se ardhmes. Por kush tha qe une jam nje njeri kaq i mire sa te vetsakrifikohem? Une qe u rrita nen frymen e partise!

    Dhe tani po duan te mohojne ekzistencen e e familjeve te ndeshkuara. Ju siguroj zoterinj qe ekzistojne, pasi une vete vij nga nje familje te tille, qe kalvarin e vuajtjeve e filloi ne 29 nentor 1944. Dhe i lumte zotit Strazimiri qe e ka inteligjencen dhe kurajon te kerkoje drejtesi. Dhe qe perkrah Gezimin me jep shprese, sepse me se fundi po dalin drita jeshile here pas here qe po fillojne te jene te ndergjegjshem.

    Vuajtje, histori te cilat i trashegon familja ime, une i konsideroj pasuri, dhe mbase kjo eshte edhe arsyeja e te gjithe te persekutuareve qe refuzojne te flasin; eshte e vetmja “hakmarrje” e vogel, ndaj atyre qe nuk po jane ne gjendje te dalin nga llumi qe kane krijuar. Nuk meritojne ata “te dine” historine, duhet ta fitoje dikush dijen e te jetuarit jo ta marre llokum ne goje.
    Me mire le te degjojme se’cthote Enveri, Mehmeti e Nexhmija ne ballkonin e shtepise se vockel brenda bllokut rrethuar me ushtare! Ja pse kemi Shekullin e me rradhe.

  31. epiriot:Përfundimisht, sigurisht që simbolikisht edhe 29 Nëntori paraqitet interesant për të përkujtuar martirët e një diktature sadiste, e cila nisi zyrtarisht në këtë datë.

    Jo me ne emer te dikujt tjeter, ky perfundim besoj se legjitimon propozimin e Strazimirit. Nese 29 ta eshte fillimi zyrtar i diktatures pse te mos jete nje date simbolike per te perkujtuar tmerret e saj? Pak rendesi ka kur nisi lufta civile e si u zhvillua ajo, regjimi i Enver Hoxhes fillon me 29 Nentor 1944, me perpara kishte qeveri tjeter. Le te mos harrojme qe logjika e propozimit bazohet ne premisen se ne denimin e komunizmit jemi te gjithe bashke. Per hir te ca xhaxhove qe nderojne ende kujtimin e Hoxhes a ja vlen te kompromentojme edhe me tutje pastertine e shoqerise tone e cila nuk ka me asnje lidhje me ate qe perkujtojne xhaxhot? Une mendoj se jo por duhet gjetur nje menyre me e ftohte dhe racionale sepse per fat te keq shoqeria shqiptare ende vuan nga apologjizmi dhe harresa.
    Perndryshe argumentat e tjera qe shtron jane racionale por te debatueshem.

  32. …”Por kjo datë shënon vullnetin terrorist institucional të një klani kriminel që kish për qëllim shkatërrimin e shumçkaje për të ruajtuar pushtet të pakufijshëm…”

    …vullnetin terrorist institucional …
    …klani kriminel…
    …pushtet i paufijshem….

    Me duket pertaci intelektuale perdorim i termave te mesiperme per spjegimin e nje situate sociale tejet komplekse, krejt origjinale, pa asnje paraardhes apo pasardhes.

    Me sa di, komunistet kane patur nje mbeshtetje te madhe ne masen e popullit deri vone, dhe vetem frika nuk mjafton per ta spjeguar ate.

  33. Nga viti 1992 e deri ne 1997 e djathta kishte si karte sulmi verbal ndaj te majtes dhe veprimeve te saj te supozuara si parapolitike, Sigurimin e Shtetit. Jane te pafundem mitingjet e Saliut qe i meshojne kesaj ideje. Hakmarrja per Drejtesi, ishte nje organizate deri me sot fantazme, qe ne pikepamje politike, sipas versioneve te akuzes zyrtare eshte nje zgjatim mafioz i strukturave te Sigurimit te Shtetit. Edhe vrasja e Azem Hajdarit u fut nga e djathta ne hullite e nje imagjinate ku Sigurimi serish goditi. Por edhe vrasja profesionale e Ahmet Krasniqit ne Tirane, u interpretua politikisht me nje fajtor te vetem; Sigurimin e Shtetit dhe padronen e supozuar te tij, UDB.
    Edhe incidentet e zgjedhjeve 2009 ne Fier, Saliu serish u kujtua qe t’ia faturonte Sigurimit dhe njerezve qe kane aderuar ne te, meqe protagonist i kesaj ngjarjeje ishte kandidati socialist i zones, Gramoz Ruci. Ne nje shtrirje kohore prej gati 20 vjetesh, Sigurimi i Shtetit mbetet ne propaganden e se djathtes emri magjik qe frymezon mobilizimin e masave, apo edhe fortifikimin e Saliut ne pozicione difensive kur e she keq veten.

    Ne vitin 1992 PD fiton ne zgjedhje me nje rezultat te thelle. Ne 1997 historia perseritet me koke poshte. Me numer votash perkthimi i ketyre rezultateve percjell nje barazi gati te plote. Si PD ashtu edhe PS llogarisin si vota maksimale shifren prej afersisht 600 000.

    I them keto, pasi nismat e fundit qe mbijne si nga dheu, qe ne thelb kane ngjashmeri me ato te meparshmet, po krijojne nje acarim per shkak te gjuhes qe perdoret. Te gjithe kane nga nje histori per te treguar, kane familje, kane gabime dhe merita.
    Koha na provon se edhe 1997 erdhi edhe si pasoje e nje arbitrariteti shteteror, nje revanshi deri diku te natyrshem, por qe ne fund e vendosi te djathten dhe kreun e saj para nje paradoksi. Nese vijojme 7 vjet te bertasim Sigurimi, Sigurimi, Nomenklatura, etj, atehere si ka mundesi qe jemi kaq syleshe sa te na shpertheje mina ne duar ? Dhe gjate ketij kursi te marre pati viktima rastesore- nga plumba qorr por edhe viktima, e pse jo masakra qe mbajne vulen e autoriteteve shteterore. 9 te vraret e Permetit jane nje fature qe duhet zbardhur; hartimi i operacioneve drejt Jugut, nxjerrja jashte loje e Ushtrise dhe perqendrimi i pushtetit ne SHIK, flasin me shume se cdo koment. Nje dezinetegrim total i shtetit, ne nje kohe kur Armiku (Sigurimi) ishte zbuluar qe ne vitin 1992. (Per krahasim p.sh, ne nje deklarate te para disa diteve ministri i Brendshem do t’i pergjigje pyetjes se perse ka kaq shume vrasje ne Shqiperi me kete pergjigje: Ne kemi nje force zbulueshmerie 98%).

    Te ndjekesh kete lloj politike minimumi e ben karabushllekun nje dukuri recidiviste brenda nje komuniteti politik qe meriton te plotesoje ate vakuum qe la pas Diktatura.
    Eshte shume e qarte se sot edhe keshtu sic eshte, Shqiperia nuk eshte me ne kuptimin tradicional, nje Atdhe, apo nje vend ku te gjithe ne shqiptaret “kapitalizojme vlerat tona”, sa per te perdorur shprehjen e nje deputeteje – artiste te majte. Shqiperia tashme eshte nje Shoqeri Aksionere, ku moralizimet apo trumbetimet tradicionale kane humbur kuptimin. Por serish, meqe paradoksi eshte ligjesia e ketij vendi, eshte iluzion, kur cupelina apo djelmosha nga te kater anet bertasin Eureka. Ne fund te fundit, Fjala u degjohet Xhaxhove.

    1. “”””Eshte shume e qarte se sot edhe keshtu sic eshte, Shqiperia nuk eshte me ne kuptimin tradicional, nje Atdhe, apo nje vend ku te gjithe ne shqiptaret “kapitalizojme vlerat tona”, sa per te perdorur shprehjen e nje deputeteje – artiste te majte. Shqiperia tashme eshte nje Shoqeri Aksionere, ku moralizimet apo trumbetimet tradicionale kane humbur kuptimin.””””

      I ke vënë vulën.

  34. ””Hyllin,
    ato që shkruan Era janë gjëra shumë të mençura dhe të studiuara. Ti, që nuk dukesh të kesh ndonjë shkollim në asgjë, bën mirë edhe të dëgjosh ndonjëherë nga dikush që i ka hyrë gjërave më me themel.
    Pas deklarimit tënd se gratë në perëndim janë të përdala, nuk mund të pritet asgjë e mençur prej teje dhe ca kohë që sikur të zuri turpi dhe u zhduke, bëre një punë shumë të mirë. Tani që u ktheve bën mirë që ca herë edhe të heshtësh.””

    E prisja ti dilje si kavalier, se ngjani, njeri me histerik se tjetri, dhe sigurisht njeri me papagall se tjetri.
    Mua sme ze turpi, irritohem ndonjehere nga te pagdhendurit, ose idiotet e ndricuar.

    Ato qe shkruan Era jane bullshit politike, propagande e rendomte e bazuar ne nje keqinterpretim te ligjit dhe me e keqja kane nje tis kompetence qe mund te genjeje ‘terbaciotet’ e shumte qe la pas regjimi andej nga e majta sidomos, apo Njeriun e Ri te lene pergjysme, te ngel pa baba shpirteror.

    Kane vershuar si grethat me pseudo-argumente per te mbrojtur menderen e tyre a te atyre qe kap ligji.

    Ti pifto po te kishe 2 pare mend (jo me shume, se ste duhen) do e shihje fare mire se lumi i fjaleve te eres nuk ka as lidhje logjike dhe as mbeshtet apo shtjellon ndonje argument.

    Se pari , cdo ligj pastrimi synon c’eshte e drejte dhe jo c’eshte e ligjshme, prandaj te flasesh per retroaktivitetin e ligjit eshte retorike, sepse vete koncepti qe percjell ligji i pastrimit eshte ligj ‘a posteriori’ krimit dhe qe ndeshkon jo ne baze te asaj qe eshte e ligjshme po ne baze te asaj qe eshte e drejte.

    Per te nxjerre c’eshte e drejte, logjikisht nuk mund te bazohet tek c’eshte e ligjshme, por tek c’eshte e vertete.

    Eshte vertetesia qe duhet te synohet, edhe ne kete teme, jo legaliteti.

    Kur nje gjykates e deklaron nje kriminel te pafajshem se provat qe provojne fajesine jane marre ne menyre te paligjshme, ai gjyq nuk ka te nxjerre as te verteten dhe as te drejten , por te ligjshmen.

    Sepse ky eshte qellimi i organeve te drejtesise , te nxjerrin te ligjshmen, jo te verteten apo te drejten.

    Mirepo cme duhen mua kodet e ’77, ’23, ’95 apo shek 5 p.l.k. Per kete ligj qe ndaj krimit eshte ‘a posteriori’, duhet vetem e verteta, perndryshe krimi s’ndeshkohet kurre.

    Per ty qe je cik i vonuar, po ta jap te thjeshtuar hierarkine:
    1- E verteta
    2- E drejta
    3- E ligjshmja

    Perderisa e ligjshmja nuk na jep te drejten, na e ndalon gjetjen e se drejtes, do bazohemi tek e verteta.

    E verteta ka disa menyra, kryesoret, menyra deduktuese dhe menyra induktuese. Politicus parapelqen vertetimin per analogji, ndikim anglosakson, nderkaq mund te zbatohet edhe metoda dialektike, me demostrimin per absurd.

    Menyra induktuese, thote qe Sigurimi ishte institucion kriminel, dhe ka aq te vdekur, te burgosur e te perndjekur, saqe provat empirike shembin raftet nga pesha.

    Ne kete pike qe te mos hallakatemi me provat qe duan 75 vjet studim, dhe nuk eshte se do denohet kush me vdekje, behet fjale vetem per pastrim nga institucionet shteterore, behet nje sillogjizem i thjeshte, dmth menyra deduktuese, Sigurimi eshte inst. kriminel, filan fisteku punonte per Sigurimin, filan fisteku eshte fajtor.

    Keshtu arritem tek e verteta. Po mund te arrinim edhe me metoden dialektike ne vend te asaj induktuese.
    Nese sigurimi nuk eshte inst. kriminel, atehere nuk kemi krime, cka eshte absurde sepse vrasjet, burgosjet e perndjekjet i quajme krime. Rrjedhimisht sigurimi eshte institucion kriminel.

    Mund te arrihet edhe me analogji, sikunder ben Politicus, Gestapoja psh, po analogjia eshte e padobishme, aty ku kemi induktimin, deduktimin dhe dialektiken. Analogjia ne prani te fakteve konkrete eshte shenje pertacie dhe rrezikon per shkak te nje komponenti subjektiv qe mban, ta beje te verteten te dyshimte.

    Nga ana tjeter, kur si dilet dot kunder te vertetes e te drejtes, perdoret argumenti pragmatik, c’eshte e drejte ne kete rast nuk rezulton te jete e dobishme.

    Mirepo shifra 400 000 pervecse qe eshte subjektive, vuan edhe nga tendecioziteti.
    Sepse 20 vjet pas, nje pjese kane vdekur, pjesa me e madhe jane pensioniste ose afer pensionit dhe nje pjese ka emigruar. Pra ajo shifer tkurret mjaft ndjeshem.

    Nga ana tjeter hakmarrja qe do beje kerdine, eshte spekullim i paster, sepse kane kaluar 20 vjet, dhe hakmarrja nuk ka kapur ndonje dergues te njohur moral a ligjor te krimeve te diktatures, gjithe ish-nomenklatura eshte shendoshe si kokrra e molles, biles femijet e tyre kane zene shtetin. Edhe nese do kishte hakmarrje eshte me logjike qe te jete e paperfillshme sesa per tu shqetesuar apo me keq, katastrofale.

    Pra edhe argumenti pragmatik eshte ne vetvete nje pseudo-argument, shashke spekulative.

    I vetmi argument i Eres eshte ai politik, po edhe aty duket qe s’merr vesh, duhet te ndjeke metoden e Politicus, pra te ruaje koherencen dhe te kujdeset per fjalet qe nxjerr.

    Si perfundim, tu thuash gjera te mencura, atyre qe s’vlejne nje grosh, qe ne ceshtje jane thjeshte shashka e plumba manovre, do te thote, o te jesh gdhe o te jesh i genjyer.
    Une besoj qe vete era eshte e genjyer, ndersa ti se besoj te jesh i genjyer.

    Falemnderit per mirekuptimin.

  35. Pak si me vonese por se fundi edhe shoqatat e te Persekutuarve te periudhes se dikatatures po hyjne ne kronikat e shtypit te perditshem per diçka qe nuk ka te beje me demshperblimin e tyre. Njoftohet se ato kane kerkuar largimin e Avdiut nga funksionet qe mban dhe venien ne jete te ligjit per hapjen e dosjeve.

    Thuhet se do te fillojne nje proteste masive me 16 shkurt dhe nuk do ta nderpresin deri sa te largohen funksionaret e njohur si te perlyer me dhunen e ushtruar nga regjimi komunist.

    Shoqata ne fjale ka kritikuar ashper edhe PS per mos miratimin e Ligjit te Lustracionit.

    Mbase nuk eshte ketu rasti te shtrohet pyetja perse nuk e bene nje gje te tille ne çastin qe po luftohej per mbrojtjen e ketij ligji, por kjo qe po ndodh, tingellon si ogur i mire.

    Per mendimin tim kete ligj duhej ta kishin hartuar dhe paraqitur ato vete ne parlamentin shqiptar!

    Ja linku:
    http://lajme.shqiperia.com/media/artikull/iden/408422/titulli/Ishte-perndjekurit-Proteste-para-Kushtetueses-te-largohet-Abdiu?utm_source=feedburner&utm_medium=email&utm_campaign=Feed%3A+lajmetshtypidites+%28Lajmet+e+Shqiperia.com+-+Lajmet+e+fundit%29

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin