ROLANDI NË EPIR

chanson 1Epi i Këngës së Rolandit (Chanson de Roland) mbahet si vepra më e vjetër e letërsisë frënge dhe njëkohësisht shembulli i parë dhe më i shquar i një forme letrare të quajtur chanson de geste, e cila kremtonte bëmat legjendare të një heroi.

Historia e rrëfyer në poemë ka të bëjë me një incident relativisht të vogël, betejën e Qafës Roncevaux, në 15 gusht të vitit 778, kur prapavija e ushtrisë franke të Charlemagne-it u sulmua prej Baskëve dhe u masakrua krejt. Rolandi i poemës ishte një prej prijësve frankë që ranë në atë pusi.

Ka të dhëna se këngë për Rolandin iu kënduan trupave normane para të famshmes betejë të Hastings-it, në 1066, çka konfirmohet, tërthorazi, edhe nga gjuha e përdorur në variantin më të plotë të poemës, që është frëngjishtja anglo-normane.

Megjithatë, sikurse ndodh rëndom me versionet legjendare të ngjarjeve historike, poema në formën e vet që njihet edhe sot i është larguar mjaft betejës në Roncevaux – Rolandi i poemës është nip i Charlemagne-it; baskët shndërrohen në saraçenë myslimanë dhe vetë Charlemagne-i kthehet në Spanjë, për t’u hakmarrë për masakrën që iu bë kalorësve të tij.

Gjenden nëntë dorëshkrime të Këngës së Rolandit në frëngjishten e vjetër, nga të cilët më i vjetri është datuar si i viteve 1140-1170. Studiuesit mendojnë se poema ka përfunduar së shkruari midis viteve 1040 dhe 1115 përafërsisht.

Filologët dhe historianët prej kohësh janë përpjekur të lokalizojnë, me saktësi, ngjarjet që përshkruhen në poemë dhe personazhet që përmenden aty; një numër syresh mendon se në poemë përmenden fakte, ngjarje, personazhe dhe vende të Kryqëzatës I.

Megjithatë, të tjerë dijetarë mendojnë se në poemë janë përfshirë këngë epike me burime të ndryshme, të cilat u referohen shtegtimeve, aventurave dhe luftërave të normanëve anembanë Europës.

Aradhet enigmatike

Me interes të veçantë për albanologjinë është një hipotezë e mbrojtur, në fund të viteve 1930, nga bizantinologu belg Henri Grégoire, sipas të cilit një nga pikat kulmore të poemës, ose beteja midis frankëve të udhëhequr nga Charlemagne-i dhe saracenëve, të mbështetur nga Baligant-i, ose emiri i Babilonit, u referohet ekspeditave normane në trojet e Arbërit, ose atë çka është quajtur “para-kryqëzata” e Robert Guiscard-it në 1081 dhe përplasja e tij me perandorin bizantin Aleks Komnenin afër Durrësit, si dhe përgjatë bregdetit arbëror më në jug deri në Korfuz e në Qefaloni nga njëra anë, dhe më thellë në Ballkan nga ana tjetër.

Në vijim do të sjell atë pjesë të poemës që përmban më shumë referenca (hipotetike) ndaj bregdetit arbëror dhe Ballkanit, më parë në origjinalin në frëngjishte të vjetër, pastaj të përkthyer, për lehtësi të lexuesit [riprodhuar që këtej; referencat janë në shkronja korsive].

Është fjala për vargjet ku përshkruhen aradhet e ushtrisë së emirit të Babilonit, admiralit Baligant, para betejës vendimtare me frankët e Charlemagne-it (përkthimi është bërë nga anglishtja, duke pasur edhe tekstin frëngjisht përpara; numrat në kolonën e parë majtas i referohen numërimit standard të vargjeve të poemës; disa luhatje në përkthim kanë të bëjnë me motërzimet e tekstit origjinal).

Li amiraill chevalchet par cez oz. Admirali kalëron mes ushtrisë së vet,
3215 Sis filz le siut, ki mult ad grant le cors.
Li reis Torleus e li reis Dapamort
.XXX. escheles establissent mult tost:
Chevalers unt a merveillus esforz;
En la menur .L. milie en out.
I ndjekur nga i biri trupmadh,
Mbreti Torleus dhe mbreti Dapamort;
Formojnë me ngut tridhjetë aradhe.
Kanë kalorës me shumicë të madhe;
Pesëdhjetë mijë numëron aradhja më e vogël.
3220 La premere est de cels de Butentrot,
E l’altre apres de Micenes as chefs gros;
Sur les eschines qu’il unt en mi les dos
Cil sunt seiet ensement cume porc.
E la t(er)erce est de Nubles e de Blos,
E para me burra nga Butentrot,
Tjetra pas saj, nga Micenes, që i kanë kokat të mëdha;
Dhe në shpina, përgjatë shtyllës kurrizore,
U rriten qime të trasha, si të derrit.
E treta përmban Nubles dhe Blos;
3225 E la quarte est de Bruns e d’Esclavoz,
E la quinte est de Sorbres e de Sorz,
E la siste est d’Ermines e de Mors,
E la sedme est de cels de Jericho,
E l’oitme est de Nigres e la noefme de Gros,
E katërta Bruns dhe Esclavoz;
E pesta Sorbres dhe Sorz;
E gjashta përmban Ermines dhe Mors;
E shtata burra nga Jericho;
Negër përmban e teta; e nënta burra nga Gros;
3230 E la disme est de Baile et de Gloz*:
Ço est une gent ki unches ben ne volt.
Li amiralz en juret quanqu’il poet
De Mahumet les vertuz e le cors:
«Karles de France chevalchet cume fols.
E dhjeta vjen nga Baile e nga Gloz,
Një fis që nuk ka pasur kurrë besë.
Admirali u betua, ashtu siç din,
Për Muhametin, virtytet e tij dhe eshtrat:
“Charles nga Franca është i marrë që kalëron kështu;
3235 Bataille i ert, se il ne s’en destolt;
Jamais n’avrat el chef corone d’or.»
Dis escheles establisent apres.
La premere est des Canelius les laiz,
De Val Fuit sun venuz en traver.
Do t’i jap betejë, po të mos heqë dorë;
Nuk ka për ta mbajtur më në kokë kurorën e florinjtë.”
Pastaj paganët formojnë dhjetë aradhe të mëdha,
Me Canelius të shëmtuar është e para,
Që erdhën përmes Val-Fuit;
3240 L’altre est de Turcs e la terce de Pers,
E la quarte est de Pinceneis despers,
E la quinte est de Solteras e d’Avers,
E la siste est d’Ormaleus e d’Eugiez,
E la sedme est de la gent Samuel,
Tjetra me turq, persianë ka e treta;
E katërta me Pinceneis të dëshpëruar,
E pesta me Soltras dhe Avers;
E gjashta me Ormaleus dhe Eugez;
E shtata është fisi i Samuelit;
3245 L’oidme est de Bruise e la noefme de Clavers,
E la disme est d’Occian le desert:
Ço est une gent ki Damnedeu ne sert;
De plus feluns n’orrez parler jamais.
Durs unt les quirs ensement cume fer:
Pur ço n’unt soign de elme ne d’osberc;
En la bataille sunt felun e engres.
Li amiralz .X. escheles ad justedes:
La premere est des jaianz de Malprese,
L’altre est de Huns e la terce de Hungres,
E teta është me Bruise; e nënta me Clavers;
E dhjeta nga Occiant, shkretëtira,
Një fis që nuk e nderon Zotin,
Të tillë maskarenj nuk janë parë ndonjëherë;
E kanë lëkurën të trashë, si prej hekuri
Nuk përdorin as helmeta, as parzmore;
Në betejë janë vrasës të pamëshirshëm.
Admirali formon dhjetë aradhe të tjera;
E para përmban Gjigantë nga Malprese;
Tjetra Hunë; e treta Hungarë;
3255 E la quarte est de Baldise la lunge
E la quinte est de cels de Val Penuse
E la siste est de […] Maruse,
E la sedme est de Leus e d’Astrimónies;
L’oidme est d’Argoilles e la noefme de Clarbone,
E katërta nga Baldise la Lunge;
E pesta janë burra nga Val-Penuse;
E gjashta janë fise nga Maruse;
E shtata Leus dhe Astrimonies;
E teta nga Argoilles; e nënta nga Clarbone;
3260 E la disme est des barbez de Fronde:
Ço est une gent ki Deu nen amat unkes.
E dhjeta nga mjekroshë nga Fronde,
Një fis që nuk e njohu kurrë dashurinë e Zotit.
Li amiralz est mult de grant saveir; Admirali është i ditur fort,
3280 A sei apelet sis filz e les dous reis:
«Seignurs barons, devant chevalchereiz,
Mes escheles tutes les guiereiz;
Mais des meillors voeill jo retenir treis:
L’un ert de Turcs e l’altre d’Ormaleis,
Thërret pranë vetes të birin dhe dy mbretërit:
Zotërinj baronë, ju do t’i prini kësaj ushtrie,
Duhet të udhëhiqni të gjitha aradhet e mia,
Por tre më të mirat e tyre do t’i mbaj për vete:
Njëra e Turqve; tjetra e Ormaleis;
3285 E la terce est des jaianz de Malpreis.
Cil d’Ociant ierent e[n]sembl’ot mei,
Si justerunt a Charles e a Franceis.
Dhe e treta e Gjigantëve të Malpreis.
Dhe ata të Occiant-it, do të rrinë me mua,
Për të sulmuar Charles dhe Frankët.

Pyetja që filologët kanë shtruar prej kohësh, është se cilës gjeografi i referohen këta emra të shumtë vendesh, fisesh dhe popujsh, të cilët në përgjithësi pranohet se nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën; gjithashtu, si ka ndodhur që këta emra kanë përfunduar në një poemë të vendosur në Spanjë.

Pyetjes së dytë është më e lehtë t’i përgjigjesh – Kënga e Rolandit, e përcjellë gojë pas goje, në vende të ndryshme të shkelura prej normanëve, ka trupëzuar në vetvete fragmente nga bëmat e këtyre kalorësve anembanë Europës dhe Mesdheut, duke përfshirë edhe historinë e tyre në Italinë e Jugut dhe bregdetin bizantin të Adriatikut, në Ballkan.

Megjithatë, kjo nuk e sqaron vetvetiu çështjen e parë, ose të interpretimit e të etimologjizimit të emrave; e cila ndërlikohet edhe më tej, ngaqë është në vetë natyrën e poezisë epike që emrat e përveçëm, sidomos të palës “tjetër” ose armike, t’i ekzotizojë duke i përçudnuar deri atje sa të mos njihen më; ose, përkundrazi, t’i ri-etimologjizojë, duke i shtrembëruar që t’ua afrojë formave më të pranueshme për frëngjishten normane. E kotë të shtoj se në këtë lëmë mbretëron licensa poetike e narrativës epike, ndërsa ligjësitë e fonetikës historike nuk veprojnë më.

Gjurmët e Epirit

Tani, të tjerë filologë shumë kohë para Grégoire e kishin vënë re se emri Butentrot, me të gjitha variantet në motërzimet e këngës, i referohej vetiu qytetit të njohur epirot të Butrintit (Buthrotum për latinët, Bouthroton për grekët e lashtë); ku kishte ndodhur edhe “kontakti i parë i normanëve të Italisë me Bizantin.” Te studiuesi belg lexoj edhe se më pas kjo referencë ballkanike e këngës u la mënjanë, në favor të një toponimi të ngjashëm, në Azinë e Vogël – në kuadrin e atij interpretimi që gjente në Chanson de Roland gjurmët e aventurave të kryqtarëve normanë në Lindjen e Afërme e më tej.

Mirëpo interpretimi epirot i Butentrot gjen mbështetje në kontekstin e emërtimeve të tjera të vendeve dhe të fiseve në poemë; dhe në këtë pikë analiza e Grégoire tingëllon mjaft bindëse.

I nisur nga fakti i njohur historik se biri i Robertit, Bohémond, kishte zbarkuar ndërkohë në Vlorë, për të pushtuar qytezat e Kaninës dhe të Orikumit, Grégoire gjen një referencë ndaj kësaj të dytës në aradhen e shtatë:

E shtata burra nga Jericho;

Ku Jericho, me gjithë konotacionet biblike të pashmangshme, duket se i referohet qytezës në gjirin e Vlorës; siç e dëshmon edhe ky pasazh i Aleksiadës të Anna Komnenës: “Qëkur mbërriti atje, me një zell të papërmbajtshëm, Bohémond-i ra si rrufeja mbi Kaninë, Jericho dhe Vlorë.”

Në atë rast, emërtimi Canelius, sipas Grégoire, mund t’i referohet pikërisht Kaninës dhe banorëve të saj, po të kihet parasysh se në një motërzim të Chanson de Roland, ky emërtim del si Chanineis; çka i afrohet bukur toponimit përkatës në zonën e gjirit të Vlorës.

Çuditërisht, në atë gji gjejmë edhe Jericho-n, edhe Canaan-in, si të ishte fjala për një reflektim magjik të toponimisë së Lindjes së Mesme, të cilit nuk i mungon as gojëdhëna për vendlindjen e Judës në Korfuz!

Skenimi gjeografik i poemës në trojet e Shqipërisë së sotme gjen konfirmim edhe në emërtime të tjera thjesht gjeografike, që ka identifikuar aty Grégoire. Sipas këtij autori, disa toponime si Baile, Balie dhe Gloz në poemë (*vargu 3230 i cili më lart është dhënë në formën së cilës i referohet dijetari belg; jo në atë të versionit të poemës të riprodhuar – për lehtësi të argumentit), u përgjigjen toponimeve të njohura të (kepit të) Pallës dhe (kepit të) Gjuhës, të cilat përmenden edhe në Aleksiadën e Komnenës (III, 12, 4); ku Palla lokalizohet në veri të Durrësit, ndërsa Gjuha i përgjigjet Karaburunit të sotëm. Më në fund, në vargun 3995 të poemës, përmendet një “terre de Bire”, e cila, gjithnjë sipas Grégoire, mund të lexohet edhe si “Terre d’Épire”, ose si dëshmi e emrit gjeografik të Epirit.

Ushtria e Baligant-it ose gjeneralit bizantin Gjergj Paleologut, gjithnjë sipas Grégoire, paraqitet kështu si një mozaik popujsh: Peçenegë turkikë (Pinceneis), Gjermanë të gardës së Aleks Komnenit (Micenes = Nemices), Serbë (Sorz), Sllavë (Esclavons), Bullgarë të Samuelit (la gent Samuel), Avarë (Avers), Paulicianë (Nubles = Publes = Publicani) të ardhur nga Lindja dhe të vendosur në Filippopoli të Maqedonisë (po këta paulicianë të cilëve më pas do t’u faturohej herezia bogomile), hungarezët (Hungres), Hunët (Huns), Vllehët (Blos), Armenët (Ermines), Grekët (Gros), rekrutë nga tema e Strimonit në Maqedoni (Astrimonies), e të tjerë të paidentifikuar e të paidentifikueshëm.

Po vetë arbrit?

chanson_de_rolandÇfarë mungon në këtë panair multikulturor janë pikërisht arbrit, të cilët në Aleksiadë të Ana Komnenës, përkundrazi, përmenden më se një herë; së bashku me qytetin dhe portin e madh bizantin të Durrësit, i cili ishte ndër objektivat kryesorë të fushatës normane në Ballkan. Grégoire e arsyeton mirë heshtjen e epikës franke për Durrësin dhe rrethimin epik të këtij qyteti, duke vërejtur se prania e Durrësit në një këngë që fliste për ngjarje përreth qytetit spanjoll të Zaragoza-s do të kishte përfaqësuar, edhe në kontekstin mesjetar ku konsumohej poema, një anakronizëm të papranueshëm. Sipas këtij arsyetimi të drejtë, i cili vlen deri diku edhe për Vlorën (Aulona), anakronizmat e tjerë të shumtë, që kanë të bëjnë me shartimin e një cope të madhe të Epirit në Iberi, pranoheshin sa kohë që këto zor ta shqetësonin audiencën e poemës; por me Durrësin ku mekanizëm nuk mund të vepronte, meqë Durrësi ishte qytet dhe port i rëndësishëm në Europë.

Sa për arbrit, mungesa e tyre në një poemë që përmend deri edhe armenët dhe avarët, për të mos thënë vllehët dhe bullgarët, duhet shpjeguar; çka Grégoire nuk duket ta ka bërë dot; edhe pse mungesa e arbërve në hipotezën e tij, përndryshe krejt të admirueshme, për skenimin ballkanik të kësaj pjese të poemës e vë hipotezën vetë në pikëpyetje.

Duke iu qasur këtij problemi, si të thuash, nga jashtë, mund të përafrohej emri Leus me qytetin Lissus/Lesh (jo me fisin sllav të Leutis, siç thotë Grégoire); dhe Argoilles me toponimin e lashtë shqip Ergjëri, të cilin e kanë afruar, në kontekste të tjera, me Gjirokastrën. Po ashtu, les jaianz de Malpreis janë identifikuar, nga Grégoire, si një tribu që vinte nga Mala Prespa (emri sllav i Prespës së Vogël), me ç’rast “gjigantët” (jaianz) mund të ishin edhe një shtrembërim i njohur i etnonimit arbër geg (gigantes).

Megjithatë, ka edhe dy emërtime të tjera që, gjithnjë duke zbatuar metodën përafruese të Grégoire, mund të merren si shndërrime paretimologjike të rrënjës arb-; kështu, thuhet në poemë se aradhja e pestë e Baligantit përbëhej nga Sorbres dhe Sorz, të cilët popuj identifikohen me serbët; çka tingëllon e besueshme, edhe pse jo për të dy emrat njëherësh. Në këtë rast, mund të mendohet se serbëve u referohet emërtimi i dytë, Sorz, ndërsa te Sorbres të dyshohet për një kontaminim të rrënjës arb, me s-në fundore të nyjes shquese të shumësit të frëngjishtes: les arbres -> le s-arbres -> Sarbres/Sorbres, në kontaminim edhe me sorabët gjermanikë. Fonetikisht, një shndërrim i tillë nuk ka të qortuar, por vështirësitë kanë të bëjnë me rrënjën vetë, arbres, e cila nuk gjendet gjëkundi e dëshmuar si etnonim i arbërve në dokumentet e asaj kohe.

Një tjetër emërtim vendi/qyteti që të sjell ndërmend emrin mesjetar të shqiptarëve, është Clarbone, për të cilin Grégoire refuzon të marrë pozicion të qartë, por që mund të interpretohet si kontaminim i rrënjës arban me toponimet e shumta me Cl- nistore, që ndeshen në Francë dhe gjetiu në Europën perëndimore, si dhe me toponimet e tjera, njëlloj të shumta, të tipit Narbonne. Nëse është kështu, atëherë në vargjet 3258-3259 do të gjenim të përmendura Lezhën, Ergjërinë dhe Arbanonin, siç edhe do të pritej nga lokalizimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor bizantin.

Histori dhe filologji

Duhet pasur parasysh se studimet e Grégoire kanë natyrë historike-filologjike, dhe kanë për qëllim të sqarojnë detaje të kontekstit historik ku u përftua Kënga e Rolandit; ndërsa qëmtimet e mia, më modeste, nuk duan të merren me çështje të filologjisë së poemës, as të kontekstit të saj historik; por vetëm t’i përdorin interpretimet e Grégoire për të hedhur sado pak dritë në një periudhë përgjithësisht të errët të historisë së Arbrit.

Natyrisht, këtë vepër themelore të letërsisë frënge dhe më tej europiano-perëndimore e kanë studiuar me mijëra dijetarë, anembanë botës, specialistë të filologjisë romane dhe të historisë mesjetare; dhe interpretimet që u janë dhënë toponimeve, etnonimeve dhe antroponimeve në tekst janë të shumta. Për fat të keq, është vetë natyra e emrit të përveçëm që lë shteg për interpretime të ndryshme, meqë emri i përveçëm shpesh funksionon në gjuhë si fjalë e huaj, megjithë makijazhin fonetik dhe gramatikor që i duhet të bëjë. Vetë ekzistenca e varianteve të shumta në emrat e përdorur në Chanson de Roland duket se e vërteton këtë pa pikë dyshimi.

Në këto rrethana, etimologjia e një emri të vetëm, të themi identifikimi i Butentrot me Butrintin e Epirit nuk ka ndonjë domethënie në vetvete; sikurse nuk ka domethënie identifikimi, që kanë bërë autorë të tjerë, i këtij emri me toponime të ndryshme në Spanjë, në Azi të Vogël dhe në Lindjen e Mesme. Rëndësia e interpretimeve të tilla është në përpjesëtim të drejtë me karakterin e tyre sistematik; çka do të thotë se lokalizimi i Butentrot-it në Epir ka vlerë në atë masë që edhe toponime, etnonime dhe antroponime të tjera në poemë i referohen asaj krahine gjeografike. Një gjë është të spekulosh me një fjalë të vetme, dhe një gjë tjetër të gjesh, në tekstin e poemës, toponime të tilla si Butrint, Kaninë, Jeriko, Palla, Glosa (Gjuhëza) etj., të cilat krijojnë, të gjitha së bashku, një tablo gjeografike koherente.

Hipoteza e Grégoire, se në Këngën e Rolandit është trupëzuar një fragment që u referohet betejave të normanëve me bizantinët, në trojet e Epirit, duket e mbështetur megjithë kritikat që i janë bërë më pas; dhe autori është treguar sa i palodhur, aq edhe erudit në përpjekjet e veta për ta mbështetur me referenca historike, shumë prej të cilave me interes të madh në vetvete. Nga ajo punë unë kam shfrytëzuar aq sa ç’më është dashur për qëllimet e mia; që nuk është doemos edhe pjesa më e frytshme, ose më gjeniale, e gjakimit të autorit belg.

Lexoni vazhdimin këtu: Rolandi në Arbëri.

Bibliografi minimale

1. GRÉGOIRE, Henri, “La Chanson de Roland de l’an 1085”, Bulletin de la Classe des Lettres de l’Académie Royale de Belgique, XXV, 1939, ff. 211-273.

2. GRÉGOIRE, Henri; KEYSER, Raoul de, “La Chanson de Roland et Byzance”, Byzantion, XIV (1939) ff. 265-316.

3. KOMNENA, Anna, The Alexiad.

4. Historia e popullit shqiptar, I, Botimet Toena, Tiranë 2002, f. 224-227.

32 Komente

  1. Arsyeja e ketij shkrimi cila eshte ? Qe ne Epir nuk ka patur arber? Kete doni te vertetoni? C’kuptim ka e gjithe kjo perpjekje, apo per te na kujtuar se jemi rishtare ne kete toke
    ? Nese kjo do te ishte vetem nje zbulim historiografik, athere ne rregull, por po duket si vije politike. Dicka alla ardian klosi online, por nejse. Edhe nese arberit jane te ardhur ne Epir, atehere edhe greket e sotem jane me te njetjtin status. Po keshtu edhe Bohemundi me kusherinjte e vet. Pra ku doni te dilni me kete manine tuaj per te qemtuar cdo dokument qe verteton se ne jemi rishtare, apo thjesht ekzigjence shkencore?

    1. Nuk di nëse ka më kuptim të merrem me njerëz si ty, Kurioz, që janë gjithnjë në kërkim të armikut.

      Me këtë koment, ti zotëri më tregon se ose je dashakeq, ose je futur kot në këtë muhabet dhe nuk e ke kuptuar se shkrimi më lart nuk mëton të jetë ndonjë manifest pellazgjik, por vetëm një qëmtim i thjeshtë historik dhe filologjik.

      Që ka pasur Arbër në Epir në atë kohë, madje afër Durrësit, kjo është e provuar – edhe ngaqë i përmend Anna Komnena në Aleksiadë. Këtë të vërtetë të mirënjohur do ta gjesh të përmendur edhe në shkrimin më lart, të cilin ti nuk ke ditur ose nuk ke dashur ta lexosh.

      Vetë jam përpjekur, me aq sa kam mundur, të gjej ndonjë gjurmë të arbërve në përbërjen groteske të ushtrive të Baligantit. Këto çështje janë të hapura për sa i përket Këngës së Rolandit.

      Përndryshe, në poemë nuk përmendet as Durrësi as Vlora, por kjo nuk mund të përdoret si provë se Durrësi nuk ka ekzistuar!

      Me fjalë të tjera, fragmenti i mësipërm i Këngës së Rolandit mund të vlejë si dokument i çmuar i historisë së Epirit dhe të Arbërisë, me kusht që interpretimi i Grégoire t’i qëndrojë kritikës; përndryshe, asgjë nuk ndodh – miti yt mbetet i paprekur.

      Ty, Kurioz, pavarësisht nga emri që ke zgjedhur për veten, të mungon vetia themelore e dikujt që kërkon të dijë – kurioziteti.

      Shënim i pakmëvonshëm: te Çabej lexoj se arbërit në Mesjetë më rezultojnë të jenë përmendur për herë të parë nga kronisti bizantin Mihail Ataliates, në vitin 1072, si Arvanites (Historia e Shqipërisë e daton përmendjen nga Ataliates në 1040; shpresoj që ndonjë koleg më i informuar mund të ma sqarojë këtë mospërkim, edhe pse unë prirem t’i besoj Çabejt). Ana Komnena do t’i përmendte edhe ajo pak vite më vonë. Gjithsesi, deri në shek. XII arbrit përmenden kaq pak e kaq rrallë në burimet, për Arbanonin, Epirin ose çfarëdo rajon tjetër në Ballkan, saqë çdo burim i ri, i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, do të ishte i mirëpritur për historianin. Më ke lënë gojëhapur, Kurioz, që orvatjen time për të ndihmuar sadopak në këtë drejtim ma stigmatizon si “vijë politike” për të mbështetur të kundërtën.

      1. “Ty, Kurioz, pavarësisht nga emri që ke zgjedhur për veten, të mungon vetia themelore e dikujt që kërkon të dijë – kurioziteti”.

        Thone se Linkoln (?)pa dikur duke hyre ne Pallatin e Drejtesise nje pllakat qe prezantonte dy duar qe shtrengonin njera-tjetren. Pyeti: “Cfare duan te thone ato?” – Pergjigja: “Takohet Drejtesia me te Drejten”. Replika: “Po thote, pershendeten se nuk takohen me kurre”.

        Domethenia e ketij “eksesi” politik ne Pallatin e Drejtesise – jo detyrimisht prirje per Korrupsion ne kete hapsire – eshte per mua se Drejtesia me Te Drejten nuk perbejne gjithnje Tautologji.

        Keshtu edhe kuriozi me Kuriozitetin, c’ka duke vleresuar te dyja perpjekjet e tua me Rolandin – kete vdekatar historik – risjell ne vetvete se kurioziteti juaj zoteri dukshem priret nga nje qasje politike qe mund te gjeje vend ne ate qe sot njihet si rubrika “Identiteti Ndryshe”.
        Kur ju shtroj pyetjen qe ju ka lene gojehapur, nuk bej gje tjeter vecse nenkuptoj se perpjekja juaj ne vetvete udhehiqet nga kjo kredo, pra ajo ne te vertete nuk qemton te verteten, por kerkon te vertetoje te kunderten e asaj se cfare eshte mesuar deri me tani ne Shqiperi. Sic e shihni, Epiri por edhe Arberia, rezulton nje kategori historike qe sfidon cdo perpjekje, qe shperfill cdo norme te Arsyes se Paster me te cilin brezi juaj ka rene ne dashuri.
        Kjo eshte sfide qe vjen nga Miti i asaj krahine, dyert hermetike dhe misterioze te te cilit nuk ka per t’i deshifruar dot kush, as edhe “zbulimet” e dikujt tjeter ketu ne kete blog.

        Pyesni nese a ja vlen te merreni me njerez si puna ime qe kerkoj armikun kudo.

        Une po nenvizoj se perpjekja juaj me prapavije intelektuale po shkon kot. (Merre kete si nje verejtje te pavend te bere nga poshte fare, nga populli apo gjindja qe te lexon).

        Dhe pergjigjen numer dy, por me te qendrueshme te pyetjes qe ngre per kategorine e njerezve si puna ime, zoteri i nderuar TI e jep VETE.

        Ku? Ja ketu: http://xhaxhai.wordpress.com/obobo/mit-pas-miti/.

        Rrofsh e qofsh!

        1. Kurioz, ke vënë para gjyqit qëllimet e mia – çka nuk është e hijshme, dhe ndoshta nuk të ka hije.

          Thua: “perpjekja juaj ne vetvete udhehiqet […], pra ajo ne te vertete nuk qemton te verteten, por kerkon te vertetoje te kunderten”.

          Thua: “kurioziteti juaj zoteri dukshem priret nga nje qasje politike qe mund te gjeje vend ne […].

          Dukshëm? Vërtet dukshëm? Po ku vallë? Kur e merr mundimin të më akuzosh, pse nuk tregohesh së paku konsekuent me veten dhe të ulesh e t’i mbështetësh akuzat me argumente, jo me flakëhedhëse?

          Kjo është gjuhë prokurori, Kurioz.

          Dihet se ligjërimi publik, në çdo kulturë, i ka rrënjët në sallat e gjyqeve – ose në ligjërimin juridik. Por ky yni, i arbërishtes, i paska rrënjët në sallat e gjyqeve popullore të Enverit. Dikur, pas akuzave si këto që lëshon ti, të dërgonin kamionin. Sot gjërat kanë ndryshuar, tragjedia është kthyer në farsë, proceset e vjetra përsëriten, në formë deliri, blogjeve.

          Dje Tyrannosaurus Rex, sot zhapinj muresh.

  2. Kurioz, e ke kuptuar gabim. Kjo eshte shkence dhe ketu nuk ka synime politike, si fillese. Mandej, ndoshta, perfundimet e shkences shfrytezohen ne te kunderten e objektivit te vet, por vete analiza dhe perfundimi shkencor mbetet, kur arrin t’i qendroje kritikes.

  3. Arberit per here te pare jane permendur ne defterin e Car Samuelit i cili ka rruar gjate dhe mbreteruar i vetem nga 997-1014, keshtu qe mund te themi diku rreth vitit 1000….

  4. http://www.albanianhistory.net/texts15/AH1000.html

    It can be seen that there are various languages on earth. Of them, there are five Orthodox languages: Bulgarian, Greek, Syrian, Iberian (Georgian) and Russian. Three of these have Orthodox alphabets: Greek, Bulgarian and Iberian. There are twelve languages of half-believers: Alamanians, Franks, Magyars (Hungarians), Indians, Jacobites, Armenians, Saxons, Lechs (Poles), Arbanasi (Albanians), Croatians, Hizi, Germans.

    Arberit futen tek gjysem-besimtaret, cka eshte mjaft kurioze meqe perfshihen si te tille bashke me ‘katoliket’/papistet e Europes.
    Si e thote autori, serbet pavaresisht se gjuhe ndryshe nga bullgaret (te njejte me kroatet qe ndodhen ne liste) nuk permenden, sipas gjasave te perfshire tek bullgaret.
    Po ashtu besoj se arberit ortodokse te jene perfshire sa tek bullgaret aq tek greket.
    Vllehet nuk permenden, edhe ata mesa duket te perfshire tek greket e/ose bullgaret.

    Gjithsesi bashkesia ‘arbanase’ si ‘katoliko-gjuhesore’ na tregon se keta arbanas’ ndodhen diku afer Tivarit, Lezhes e Shkodres, meqe ne Tivar ishte Arkipeshkvia papale.

    Po ashtu rumunet nuk permenden, te perfshire mesa duket tek hungaret dhe bullgaret, sipas fese.

    Permendja e magjareve/ hungareve si katolike tregon qe kemi te bejme me dokument te pas vitit 1000, meqe ne ate vit u be pagezimi i hungareve si katolike/papiste.

    Po ashtu permendja e arberve ne kete dokument me numer te tkurrur popujsh(ne Ballkan mungojne sllovene, serbe,vllehe e rumune) , deshmon edhe per njohjen prej kohesh te arberve prej bullgareve, por kuti fetar i kohes nuk lejon njohjen e shperndarjes gjeografike.

    Ky moslejim i njohjes se shperndarjes gjeografike apo mbulimit te territorit prej nje etnie te caktuar, i kthen hipotezat e ndyshme, pro o kunder ne joshkencore.

    Fakt i patundshem eshte prania e arberve rreth vitit 1000; tek dokumentet bullgare qe i kane mbijetuar kohes mund te gjendet dicka mbi fatin e arberve deri ne shek 9.

  5. Po tek Elsie mbi kryengritjen e Gjergj Maniakesit, 1042 :

    ””’Unfortunately, the people who had once been our allies and who possessed the same rights as citizens and the same religion, i.e. the Albanians””’

    Ketu dalim ortodokse, me shtetesi bizantine por edhe ‘aleate’, kjo e fundit duket me qarte poshte:

    ””’began an uprising in the Italian part of the Empire with Byzantine and Albanian soldiers there””’

    ””’Once he had ensured that he had indeed assembled a large army and forces fit for action, composed of Byzantine Greeks, Bulgarians and Albanians and of his own soldiers,””

    Ne te dyja fragmentet, shqiptaret dalin si njesi ushtarake e vecante, jo si njesi te rregullta te ushtrise bizantine, cka perforcohet nga prania e kryengritesve bullgareve.

    Ne fragmentin e pare shqiptaret dalin si njesi shtese e ushtrise perandorake bizantine, ne te dytin si njesi e vecante e ushtrise puciste te Maniakesit.

    Keta shqiptare, ortodokse e nenshtetas, duhet te jene ‘mercenaret e beses’ e ketu mund te flasim me siguri se kemi te bejme me Gegerine malore.

    Por 30-40 vjet me pare arbanaset e Car Samuelit ishin katolike/papiste, nderkaq zevendesimi me 1018 i bullgareve me bizantinet nuk solli ndryshim themelor fetar, dmth kemi ortodoksi per ortodoksi…
    Me 1190, Progoni i Arberit ishte ortodoks.

    Atehere shtrohet pyetja, a jane te njejtit arber, katoliket e dokumentit bullgar me ortodokset e atij bizantin, apo kemi te bejme me arber katolike e arber ortodokse?

    Meqe kisha e Romes ka qene perhere e pranishme ne veriperendim, duhet pranuar se kemi te bejme me arber me fe te ndryshme, dhe se ata te dokumentit bullgar duhet te jene te tjere nga ata te dokumentit bizantin.

    Nese do ishte ndryshe, atehere duhet pranuar se arberit e zones ne fjale ne shek 10 ishin katolike/papiste e po ashtu edhe ata te shek 9 e me pare akoma.

    Mungesa e kohes se pagezimit te arberve nga pagane ne katolike/papiste, do deshmonte ne kete rast se arberit e asaj zone kane qene per jurisprudencen kishtare, perhere kristiane.

  6. XhaXha, sapo të mundem do të të nis një material që mbase nuk e ke, via email, ku trajtohet toponimia e Këngës së Rolandit nga ana e historiografisë shqiptare. E kam fjalën për kumtesën që ka mbajtur Kolë Luka në Konferencën e II të Studimeve Albanologjike “Emni Albeinje-Albani dhe shtrirja e Arbërit në shekullin e XI – fillimi i të XX-tit”, v. II, botim i UT, Tiranë 1969, ff. 155-160.

    1. Falemnderit! Nuk e kisha parë këtë material – por mos u mundo ta fotokopjosh, meqë e paskan në bibliotekën publike të NY.

  7. Komentova vetem dicka nga ‘shenimi i pakmevonshem’, meqe edhe ‘arsyet’ e shkrimit dalin me kthjellet, ndersa shkrimi ne vetvete eshte me shume me interes per gjuhesine sesa historine, meqe kjo e fundit veshtire se mund te nxjerre ndonje element shkencor me pervetesu’.

    Pasgjasat e ndryshme me shume duken si pakgjasa, meqe me kete ‘sport’ te zberthimit filologjiko-historik te legjendave kam mjaft kohe qe merrem.
    Po me befason qe ky ‘sport’ dikur i perbuzur nga autori i blogut ka ca kohe qe po ze vend ne blog.

    Vecoria qe i ka rene ne sy edhe kuriozit eshte se ne ndryshim nga amatore e profesioniste qe jane marre deri me tash, vargu i temave ne kete blog vetem fale dashamiresise mund te cilesohet i paanshem, keqdashesit dhe/apo kalimtarit mund ti duket edhe si armiqesore. Pse?

    Sepse historiografia shqiptare ne kete drejtim ka material te mjaftueshem dhe eshte mjaft cilesore, aq sa keqdashesit dhe/ose kalimtarit, vete shtrimi i caktuar i disa pyetjeve/ceshtjeve perben provokim.

    Kultura e Komanit, krejtesisht e vecante ne Ballkan, e perhapur edhe ne jug te Shqiperise me qendren pikerisht ne zonen ku pothuaj nuk ka fare emertime vendesh sllave, greke e biles as romake e ku shfaqen per here te pare ne burimet e shkruara arberit, mjafton shkencerisht per te shtyre pranine e arberve ne zonat e asaj kulture deri ne fillimet e saj.

    Pika e vertete me njolla te erreta eshte vijueshmeria iliro-arberore, jo prania e arberve ne jugun e Shqiperise, prani qe vertetohet nga varret e kultures se Komanit.

    Gjithsesi, deri diku eshte faji i internetit, ku pergjithesisht pasgjasat e ngritura nga autore ‘alternative’ ngadhnjejne mbi ‘zyrtaret’,e cka perfitojme nga antikiteti e humbasim ne mesjete.

    1. PPB:

      [H]istoriografia shqiptare ne kete drejtim ka material te mjaftueshem dhe eshte mjaft cilesore, aq sa keqdashesit dhe/ose kalimtarit, vete shtrimi i caktuar i disa pyetjeve/ceshtjeve perben provokim.
      Kultura e Komanit, krejtesisht e vecante ne Ballkan, e perhapur edhe ne jug te Shqiperise me qendren pikerisht ne zonen ku pothuaj nuk ka fare emertime vendesh sllave, greke e biles as romake e ku shfaqen per here te pare ne burimet e shkruara arberit, mjafton shkencerisht per te shtyre pranine e arberve ne zonat e asaj kulture deri ne fillimet e saj.

      Kultura e Komanit ende nuk ka dalë nga shpërngënjtë e arkeologjisë (vetë identifikimi i saj si arbërore mbetet spekulativ në masë të madhe). Historiografia shqiptare, sikurse historiografia në përgjithësi, i kanë shumë të pakta e të varfra dëshmitë për arbërit gjatë shekujve V-XII. Le të mos i mbushim boshllëqet me përralla kombëtariste – së paku jo midis nesh.

      1. Shperngenjte e arkelogjise nuk jane antishkencore. Madje spekulimi linguistik Zoti Autor eshte ku e ku me problematik sesa qemtimi i kultures materiale.

        Lidhur me kete argument, ju keni shkruar nje paragraf ne artikullin tuaj “Arber dhe Kumane”. Por edhe ky artikull, ku ju sillni si reference Edit Durham eshte kryekeput nje spekullim. Ne Shqiperi kane kaluar edhe gote, madje kane qendruar, por nuk do te thote se ndikimi i tyre apo i homologeve te tyre barbare ka qene qenesor ne krijimin e nje kulture te qendrueshme, edhe pse keto dyndje i dhane nje shtyse vendimtare transformimit te Ballkanit.

        Nese shpërngënjtë e arkelogjise nuk bindin, atehere eshte etnografia dhe sidomos kostumografia e cila gjithesesi nuk mund te quhet nje perralle kombetariste.

        Gjithashtu ne kete blog ka nje artikull tjeter tuajin lidhur me te ashtuquajturin atlas te popullsise se botuar nga nje e perditshme zvicerane. Natyrisht ju nxituat qe ate botim – huazuar nga gazeta “Express”, ta rimerrnit si nje argument me shume per te mbeshtur idene tuaj (idene – bindjen – intuitien – kerkesen per te verteten, quaje si te duash pa keqkuptim) se bindja e pergjithshme per lashtesi, pasterti rrace e gjuhe nuk qendron. Dhe ne fakt nuk qendron ne kuptim te romanticizmit qe karakterizon bindjen e pergjithshme shqiptare. Por ajo qendron ne shtyllat e veta kryesore. Dhe me sa kam pare pergjigjen perfundimtare ndaj shtjellimit tuaj e ka dhene nje komentues tjeter, te cilin ju edhe e falenderonit, pavaresisht se interpretimi i tij i jep te drejte perrales komebtariste, apo ndoshta argumentit qe ushqen kete perralle.

          1. Do ishte me mire t’i sherbente NJOHJES, sesa ideve. Se keto te fundit percellojne permes keqkuptimit. Shkruan per shkence – qemto te verteten. Une e di se nisemi nga fakti apo nga e dhena dhe jo nga Idea. Aq me teper qe ky kerkim me baze Arsyen dhe largimin e perdes erresuese te mitit eshte kaq Sokratik. Perndryshe imperativi i largimit te fytyres nga blogu, apo reduktimi emocional retrograd i Tyrannosaurus Rex – zhapinj muresh kuptohet se nuk qendron, vetem nese mekati i imagjinuar permes akuzes te jete proporcionalisht i barbarte. Kamioni i penalizoi te dy palet edhe kur keto jane imagjinare.

            Faleminderit.

            1. Kurioz, orientimin e këtij blogu e vendosin autorët. Lexuesit, përkundrazi, kontribuojnë me vizita dhe, kur munden, edhe me komente.

              E përsëris, shpresoj për herë të fundit, që prirjes për t’i shndërruar komentet në procese gjyqësore kundër autorëve i duhet dhënë fund. Nuk të pëlqen blogu? Shko diku tjetër, hap blogun tënd, zhvillo një hobby…

              E përsëris – deri tani më shumë ke ndërhyrë për ta prishur diskutimin, për t’ia ndërruar natyrën, për ta devijuar në hulli të tjera. Nuk mund ta lejoj këtë që të ndodhë. E konsideroj si sulm ndaj blogut dhe duhet të reagoj, qoftë edhe duke të flakur jashtë.

              Këtu nuk jam për t’i dhënë kujt llogari, as kam ndonjë detyrim mirësjelljeje ndaj pseudonimesh anonime. Nuk kam as kohë, as nerva për procese të tilla ad hominem. Ftesa që të bëra dje për të mos ardhur më këtu ishte një mesazh më tepër privat; prandaj edhe e fshiva më pas. Tani shoh se e ke risjellë – atëherë po ta përsërit edhe unë: të lutem, largohu. Nuk je i mirëpritur, sepse nuk vjen këtu për të diskutuar, por për të ngrënë kunjë me autorin. Kjo vijë diskutimi mbyllet këtu, meqë boll e ka ndyrë blogun; komentet vijuese do të fshihen pa paralajmërim.

  8. ”””Kultura e Komanit ende nuk ka dalë nga shpërngënjtë e arkeologjisë (vetë identifikimi i saj si arbërore mbetet spekulativ në masë të madhe). Historiografia shqiptare, sikurse historiografia në përgjithësi, i kanë shumë të pakta e të varfra dëshmitë për arbërit gjatë shekujve V-XII. Le të mos i mbushim boshllëqet me përralla kombëtariste – së paku jo midis nesh.””’

    Kultura e Komanit ka material te mjaftueshem arkeologjik, per tu percaktuar ‘kulture me vete’, dmth qe i perket nje populli ballkanik qe nuk eshte eshte sllav, gjermanik, hun-avar etj.
    Ne bashkepunim me burime te tjera, ajo del ”’padyshim”’ arberore.
    Fakti qe gjuhesia nuk eshte vendimtare por pjesemarrese meqe ndihmon ne pjesen e toponimise, nuk ben asgje spekulative.
    Perplasjet shumevjecare arkeologji-gjuhesi ne albanologji, te cilat rregullisht ti i sjell edhe ne blog, nuk jane te dobishme as per albanologjine e mendoj as per lexuesit.
    Albanologjise nuk i intereson cila dege/shkence eshte ‘burrnesha’.

    Nga ana tjeter me lejo edhe te them, se gjuhesia shqiptare ne albanologji, nuk ka arritur ndonje sukses te atille qe te krahasohet me sukseset e arkeologjise shqiptare.
    Kjo vjen edhe nga fakti qe gjuhesia shqiptare nuk arriti te shkoje dot pertej perfundimeve te albanologeve te huaj te meparshem, per paaftesi a pikengopjeje nuk e di, por faktet flasin qarte… Historia shqiptare bazohet fuqimisht ne arkeologjine shqiptare.

    1. Për Kulturën e Komanit unë kam lexuar kryesisht ç’kanë thënë arkeologët shqiptarë; meqë ti, PPB, dukesh mjaft i informuar për këtë çështje, mund të më referosh te ndonjë autor i huaj bashkëkohor që i ka pranuar rezultatet e arkeologëve tanë? Vetëm para pak ditësh, duke kërkuar në Internet të dhëna për diçka pa lidhje, ndesha në përmbledhjen e një disertacioni ose doktorature – tani nuk më kujtohet – që e trajtonte kulturën e Komanit si shembull të një kulture “mbijetese”, ose si produkt të një përzierjeje popujsh që kishin përfunduar aty për t’u shpëtuar katastrofave. Dihet edhe se historianët fqinjë (serbë), të cilët për nga “patriotizmi” ua kalojnë tanëve, e konsiderojnë kulturën e Komanit si shembull ose të një kulture krejtësisht të përzier, ose si provë të një kulture të ardhurish rishtas. Unë e kuptoj që arkeologët shqiptarë në një farë mënyre kanë kërkuar të gjejnë dhe të përshkruajnë një vijueshmëri ilirë-arbër, për të mbështetur edhe tezën zyrtare të autoktonisë; por dëshira e mirë, në këto raste, nuk mjafton. Prandaj do të dëshiroja të dija diçka më tepër – dhe pikërisht ndonjë burim më autoritar, në Perëndim, në qoftë se ka të tillë (por jo Edwin Jacques, të lutem).

  9. Ky eshte perfundim i arkeologjise shqiptare, te cilit ska pse mos ti besoj. Ka pasur shume germime shqiptare per te cilat nuk gjen dot literature te huaj, ose e gjen me veshtiresi.

    Nuk mund te jete kulture mbijetese ‘popujsh’ qe kane perfunduar aty, se ‘aty’ perfshin edhe Shqiperine e Jugut ku jane gjetur varre te asaj kulture.
    Pastaj se c’mendojne arkeologet serbe e jogosllave ne pergjithesi mua sme ka hyre ndonjehere ne xhep.
    Fakti qe per ta nuk qenka sllave, ne nje kohe qe i perket periudhes sllave, jugu psh ka qene i pushtuar nga fisi i Zagorianeve, perkundrazi deshmon se skane si ta kundershtojne teorine shqiptare.

    Eshte shume e thjeshte te flasesh ne teori per nje kulture ‘popujsh’ disa shekullore, ceshtja eshte se ne praktike nuk ka ekzistuar ndonjehere nje kulture ‘popujsh’, biles as per greqine ku banonin pellazge ende ne kohen e Herodotit, nuk flet kush per kulture popujsh.

    Po gjithsesi eshte pasuruar fjalori arkeologjik me nje shprehje te re, fale serbeve.

    1. Jo vetëm e tore gjatë, PPB, por edhe e kripose pak me patetikë kombëtariste; mund të më thoje thjesht se nuk më sillje dot asnjë autor të huaj. Nuk është turp të mos dish, por është e pahijshme ta mbulosh mosdijen me retorikë profkatare.

      Përkundrazi, besoj se e di që Kultura e Komanit nuk është zbuluar prej shqiptarëve gërmues. Besoj se e di, gjithashtu, se një arkeolog gjerman, H. Bulle, para luftës II botërore, zbuloi në fshatin Afjona, në Korfuz, një varrezë me objekte të kësaj kulture; të cilat i shpjegoi me prejardhjen e përbashkët nga Bosnja. Kështu më thotë një arkeolog shqiptar, Neritan Ceka (Ilirët, Tiranë 2005, f. 328). Ilirë edhe në Korfuz?

      Nuk është trill imi, por nevojë e dijes – cili arkeolog ose historian i huaj (jo ballkanas) e ka pranuar tezën e arkeologjisë shqiptare se kultura e Komanit është dëshmi e vijueshmërisë iliro-shqiptare? Nuk pyes me dashakeqësi as me ironi, jam vërtet i interesuar të di.

  10. Sigurisht qe nuk te sjell dot, sepse as e kam vene ndonjehere ne dyshim Kulturen e Komanit.

    Vertet zbulimi u be ne fundshk 19, po vetem nen shtetin shqiptar u kompletua gjitcka fale edhe gjetjeve ne jug te Shqiperise, ku thone se po vazhdojne germimet.

    Nuk di te kete teza shqiptare kundershtues e mbi cfare mbeshteten keto kundershtime,sepse nuk kam qene i interesuar. Ti solle zerin serb, qe ishte e lavderushme vetem per pasurimin e fjalorit, tani meqe e ve ne dyshim duhet te kesh edhe nje sere arkeologesh te huaj, te cilet kane studiuar materialin dhe kane vene ne dyshim psh simboliken ilire .

    Po pres me kersheri kete lume arkeologesh te huaj qe kane studiuar materialin dhe nuk jane dakort me perfundimet e arkeologeve shqiptare, si dhe sigurisht motivet.
    Shpresoj te mos jene pasgjasa teoriko-logjike.

    1. Shumë e mjeruar, e gjithë kjo linjë arsyetimi PPB; dhe e gjitha ngaqë nuk u del dot zot gjërave që merr përsipër. Arkeologjinë e përmende ti, jo unë. Mua më mjafton gjuhësia. Po të më pyesësh cilët gjuhëtarë madhorë e mbështetin tezën e birësisë ilire (ose trake, ose dako-mize) të shqipes, unë t’i them, pa marrë poza groteske. Serbët unë t’i përmenda si kundërfigura të tanëve – por qëndrimi yt, që thua se “c’mendojne arkeologet serbe e jogosllave ne pergjithesi mua sme ka hyre ndonjehere ne xhep” është qesharak, primitiv dhe ndoshta i kalkuluar për të ngjallur simpati kombëtariste. Mos prit më vëmendje prej meje.

  11. Serbet i permende se ske tjeter, po te kishe do i kishe permendur. Asnje arkeolog i hajrit sdo guxonte te perdorte shprehjen kulture popujsh (shekullore), aq me teper per nje territor malor.
    Nese te mjafton gjuhesia ske pse hedh krimbin e dyshimit mbi nje kulture te njohur vetem arkeologjikisht, meqe mungojne si burimet e shkruara (historike) ashtu edhe dokumentacioni gjuhesor.

    Mua sme ka hyre asnjehere ne xhep se cmendojne serbet e greket, kam pasur mundesi te lexoj vepra te tyret po nuk kam dashur te humbas neurone. Ka boll material perendimor aty ku kerkoj une per te perfunduar tek serbet e greket.

    Mbase eshte qesharak e primitiv, po ja qe me mbroka neuronet….

    p.s vemendje ? Nese dikush nuk eshte ne gjendje te mbroje argumentet e veta mund te heshte, nuk eshte e thene t’ja kepusim gjithmone plot.

    1. Për një minimum respekti ndaj lexuesve, PPB (DI) mos e ndërro pseudonimin në mes të debatit. Apo e bën për t’u dukur sikur ka një shumicë demokratike komentuesish që po i kundërvihen autorit?

  12. Ne shtepi kish ngelur Dies Irae, mund ta verifikoje nga IP-ja.
    Sidoqofte, nuk me ha meraku per shumicen meqe shumica eshte term me vlere reale vetem ne politike dhe dijen akademike.

    1. Punë pa bereqet shkroi në 12:28 pm:

      Pastaj se c’mendojne arkeologet serbe e jogosllave ne pergjithesi mua sme ka hyre ndonjehere ne xhep.

      Dies Irae shkroi në 5:33 pm:

      Mua sme ka hyre asnjehere ne xhep se cmendojne serbet e greket, kam pasur mundesi te lexoj vepra te tyret po nuk kam dashur te humbas neurone.

      Tani e kam fajin unë që ju ngatërroj ju të dyve, apo je ti që tallesh me mua dhe me lexuesit e tjerë?

      Ç’është kjo mani për të shkruar me pseudonime të ndryshme? Jo se më bëhet shumë vonë, por nuk më duket se i shërben debatit sado pak.

  13. I nderuar Xha Xha,

    Ka një të drejtë fjale por nuk ka asnjë të drejtë themelore për të thënë në çdo moment marrëzinë e parë që të shkon ndër mend. Atëherë bëji një nder vetes si dhe lexuesit serioz e të vëmendshëm të këtij bllogu dhe mos i lër më këta njerëz të shkruajnë në këtë faqe. Shkrimet e tua janë shumë të vlefshme për t’i banalizuar pastaj në një diskutim i cili është injorant dhe destruktiv. Nxirri këta njerëz jashtë, sepse sinqerisht askush nuk është i interesuar të ndjekë një diskutimin midis vullnetit tënd të mirë e bujar dhe një turme kokëtrashësh, qëllimi i vetëm i të cilëve duket të jetë, që kur nuk luan Shqipëria futboll apo kur nuk hyn gjë në NATO, ta simulojnë histerinë nacionaliste të rasteve të tilla në këtë faqe. Ti je njeri i mençur dhe i ditur si dhe ke një eksperiencë të madhe në botën e virtuale shqiptare të Internetit. Atë që vjen për të prishur punë në këtë faqe lëre thjeshtë jashtë, në rrugë, në trotuar, të hajë fara lule dielli apo të këndojë këngë patriotike, apo t’i bjerë damllaja nga dielli në kokë, apo ta rrëmbejnë kushedi se çfarë jashtëtokësorësh dhe të bëjnë me ta eksperimente mjekësore në një hapësirë katërdimensionale. Duket ai që vjen këtu për të prishur punë sepse e shkruan këtë që në fillim. O më tonin llogarikërkues, – që një dreq e di se pse njerëz të rritur në një periudhë kaq të lirë si e kjo e sotmja përsa i përket mendimit janë të standartizuar kaq kinezërisht, kulturrevolucinarischt e puntorkontrollisht -, o me argumente të thjeshtë fare, naivë e mediokër, prej “çunash të mirë”, që përsëri le të rrinë në një rrugica lagjeje të Face-Book-ut. Këta njerëz le të bëjnë më mirë atë që kanë bërë gjithnjë diku tjetër, pra të hanë një copë bukë gruri me sheqer dhe me vaj, apo të luajnë futboll tek-e-tek, pra bëji një nder vetes, ne të tjerëve dhe atdheut ua vër sinorin diku larg prej kësaj faqe. Shkrimet e tua dhe të kolegëve të tu në këtë faqe janë shumë të rëndësishme për t’u keqpërfolur dashakeqësisht nga kaq pranë, prej tyre mësohet shumë, mësohet si përmbajtja konkrete e temave të hapura por edhe metoda analitike e qasjes së fenomeneve, ndershmëria shkencore në sistemimin e argumenteve, mësohet ruajtja e një distance të shëndetshme midis pasionit dhe të vërtetës. Është vërtetë gjynah që menjëherë pas një shkrimi të tillë të lexohet një çarçaf me gjithfarë pseudoargumetash, të cilat në shumicën e rasteve janë aq injorantë.
    Edhe një herë faleminderit për kënaqësinë intelektuale që ndërmjetësojë shkrimet e kësaj faqeje.

  14. I nderuar Pifto,

    Me kot i drejtohesh Xha Xhait. C’t’i kerkojme edhe atij? Te beje punen e xhelatit e t’u kepuse koken te gjithe gjelave qe na krekosen ne kotec? S’e kane fajin Kuriozi & Co. qe te bezdisin. Jane ato pa jemi dhe ne!

    Po ku jemi ne? Ne lexojme. Ne heshtim ne seriozitet. Here-here lexojme dhe me ze te larte. Qeshim e trishtohemi sipas rastit. Ndihemi mire kur na konfirmohen bindjet. Ndihemi akoma me mire kur lexojme ndonje gje te arsyetuar bukur, me stil e me elegance. Bejme tifozllek per llogjiken, dijen dhe te verteten sa here qe eshte Xha Xhai ai qe futet ne dyluftim.

    Nuk di te jesh nje prej atyre qe u rri larg ballafaqimeve por ti, une, e shume te tjere sikur ia kemi lene Xha Xhait detyren qe te qeroje orizin me doreza boksi. C’vlere ka te respektosh lexuesin serioz duke ia zbukuruar peizazhet, nese ai nuk ka aq respekt sa ta beje kete vete duke e ngritur zerin me lart (s’po them te bertasim) se anonimi i radhes qe futet ne blog me fishkellima? Kaq arrogante i kemi lexuesit valle? Ku eshte serioziteti i ketij lexuesi qe pranon te jete vetem lexues e jo bashkebisedues? Heshtja akoma ka potencial te flase, por jo per kete lexues serioz qe nuk i del zot te drejtes se tij per heshtje.

    Kam krijuar pershtypjen se ky blog ndiqet nga nje dore e mire njerezish per te cilet leximi eshte teper vetjak dhe kurre nuk do te kaperceje kufirin e te qenurit nje perpjekje per te bashkebiseduar. Nese blogu nje dite do te shteroje, nuk do te jete per faj te rrugaceve, por per faj te lexuesve serioze qe nuk e vleresuan aq sa duhej.

    Po u hedh nje sy komenteve te fundit dhe shoh qe shpesh here eshte Xha Xha i vetmi qe nuk perton t’u pergjigjet edhe akuzave e spekulimeve me absurde. Fare mire edhe ai mund t’i injoroje, por s’e ben kete pasi akoma nuk i ka humbur besimi ne fuqine e bashkebisedimit per te dale ne ane te se vertetes.

    Po ne? Kur nuk kemi gje per te thene per temen (ja une s’ja them fare nga historia per shembull) akoma kemi dicka per te thene per menyren e argumentimit nga kampet e ndryshme, sidomos kur ca prej ketyre jane akoma ne nivelin e klases se peste – te pakten t’u tregojme qe jemi edhe ne, qe i mendojme punet ndryshe dhe qe na ka ardhur ne maje te hundes nga krekosja e tyre morale, thuase ketyre ua ka besuar kush te ruajne flamurin.

    Nuk uroj te ikin ato qe mendojne ndryshe e qe nuk bien dakort me ne (as ne kurre nuk mund te jemi nje grup homogjen). Uroj vetem qe komentet te jene me te balancuara. Ti nuk je as lexues i thjeshte, por autor ne kete blog e keshtu shpresoj qe te ndihesh akoma me i pergjegjshem se une qe po t’i shkruaj keto.

    Fjala ime ne vesh te lexuesve serioze.

    1. T’i varesh vetes etiketen e lexuesit serioz nuk do te thote vetvetiu se e gezon kete cilesi. Edhe pse juve flisni si dikush qe thote fjalen e fundit.

      Per bashkebisedimin.

      Lidhur me kete artikull, ku ti nuk pranon prononcimin permes kat’harsisit moral ne debat e siper “se une nuk ja them fare e histori”, ne nje fare menyre pranon se thjesht ja fut kot. Por pranoj te “perulem” ndaj bashkebisedimit, te cilin ju tani po e standardizoni ne terma dhe ne vlere dhe po pranoj per nje moment gabimin tim qe artikulohet permes sulmit dhe paragjykimit ndaj perpjekjes se autorit.

      Autori – sikurse e ka bere disa here – ne menyren me te thjeshte nuk miraton komentin per arsye profesionale dhe etike. Nga ana tjeter, nese ngre akuzen ashtu sikurse Pifto per koketrashesi, rrugaceri; kur percakton statuse te diferencuara te huazuara me nje humor cinik te dale boje nga sh. Enver si fraza “jemi ne pa jane ata” atehere pikerisht nga kjo lartesi morale dhe intelektuale ku i sugjeron blogut se ngrihesh bie vete poshte, ja ketu mes nesh. Sepse ti ke dhe heshtjen gjithe potencial qe tani qe e kuptova se c’vlere ka mund edhe te me kthehet ne nje gjyq te brendshem moral.

      Por ne fund te fundit autori ne repliken e personalizuar e ktheu vete pergjigjen e tij dhe ai shume mire mund ta fshinte fare ate – pra komentet e mia ; pike se pari se as qe ja vlejne fare, pike se dyti sepse cenojne standardin e blogut dhe e trazojne shume Peizazhin e tij edhe keshtu Jo te Qete. Se fundmi ai mund te me fshije te gjitha komentet qe une nis deri sa te me beje te kuptoj se Nuk Je i Mirepritur a priori.

      Une nuk akuzova dhe nuk bej procese gjyqesore – ne ate kuptim shqetesues qe ngre Autori. (Dhe tani po flas me te me shume).

      Duke i kerkuar falje vetem per komentin e pare fare (per te cilin ka arsye qe po i quaj meksikane, sipas markes se fermentimit) per te tjerat nuk marr ne konsiderate dhe aq pergjgjesi. Pse? Sepse te gjithe i foirmulojme komentet permes intepretimit te asaj qe shkruajme. Ne fund te fundit kjo qasje e Autorit tenton pa argumente shteruese qe te hedhe drite mbi nje fenomen historik qe lidhet ngushte me identitetin tone. Por e le ate ne mes te rruges, ngre kritika mbi shkencen shqiptare dhe nuk e ploteson kete te fundit me ndonje argument shtese. Formulon shqetesimin per mashtrim historik dhe sjell ketu nje material fragmentar, qe mjaftohet te ece mbi argumentet negative te tipit ; ja keqintepretimi i tyre, ja genjeshtra ne fund mendoni ca te doni. Nga ana tjeter, autori qe eshte pjese e shkences shqiptare – relativisht – hedh kritika dhe akuza edhe mbi qellimet e kesaj shkence ne vite dhe mandej refuzon te pranoje nje kritike te kesaj natyre. Me sill nje argument thote te nje arkeologu te huaj – duke nenkuptuar hapur keshtu nje perceptim nihilist mbi te gjithe kontributin shkencor te arkeologjise shqiptare. Ne fund te fundit qendrimet e shkences shqiptare per sa i perket historise sone – flas ne thelbin e saj – nuk di qe t’i kete rrezuar kurrkush a priori. Ato i jane nenshtruar kritikes dhe perbejne nje ndihmese ne nje nga kampet e mendimit rreth kesaj fushe.

      Dhe se fundmi fare. Blogu trajton tematika qe na perkasin te gjitheve ne, shqipefolesve.

      Si filolog mos gaboj, Autori e di mire fatin e vepres, pse i tille eshte cdo artikull i tij, nje veper e cila sapo publikohet e humbet pronesine absolute per te hyre ne veshtrimin dhe dominimin e gjithkujt.

      “Une jam monarku i fjaleve te mia”, thoshte Foucault. Do te thosha nje monark me mbreteri shume te ngushte dhe koheshkurter.

      1. Kurioz, komenti yt i mëparshëm u censurua, kryesisht sepse ngrihej mbi një keqkuptim – ti ndoshta nuk e dije se Pifto ka statusin e autorit në këtë blog.

  15. E pashe sapo nisa komentin tim ne fakt. Edhe pse statusi i autorit nuk nenkupton qe te kthehesh ne “krahun e armatosur” te blogut, ku shan te tjeret per rrugaceri, cepaxhi facebook, qe edhe si te tilla nuk ka pse te paragjykohen.

    “Këta njerëz le të bëjnë më mirë atë që kanë bërë gjithnjë diku tjetër, pra të hanë një copë bukë gruri me sheqer dhe me vaj, apo të luajnë futboll tek-e-tek, pra bëji një nder vetes, ne të tjerëve dhe atdheut ua vër sinorin diku larg prej kësaj faqe”.

    Me thuaj te lutem shume, ne perpjekjen tende maksimale te sinqeritetit se si ta kuptoj kete?
    Une ne stadium shkoj per te degjuar “te fortat e fundit” dhe mund t’i riprodhoj ne furine anti – Pifto, por nuk ja vlen dhe aq. Se po i gjej ketu natyrshem.

    A mos eshte valle kjo reminishence dramatike luftes se klasave, apo e pjeses se saj te revolucionit kulturor, ku nje intelektual si pifto mund te degdisej fushave ? Sec ka patur edhe nje emer, jo qarkullim kuadri, nuk e mbaj mend.

  16. Në fakt, Pifto ngre një çështje me rëndësi për blogun, në komentin e vet; që ka të bëjë me natyrën e komenteve.

    Çfarë e shtyn komentuesin tipik në PTF për t’u ulur dhe për të komentuar rreth një shkrimi?

    Natyrisht, kjo varet nga dëshira dhe koha dhe qasja e çdo komentuesi, por edhe autorët e blogut kanë dëshirën e tyre për hapësirën e komenteve, meqë tek e fundit blogu ka “zot”, nëse mund të shprehem kështu.

    Unë e kam thënë disa herë, që idealisht hapësira e komenteve nuk u ofrohet lexuesve për të gjykuar shkrimet dhe për të gjetur atje gabime (nitpicking). Shkrimet në blog nuk mund të gjykohen me standardet e një artikulli që botohet në një revistë ose të një kapitulli në një libër, meqë nga vetë natyra e tyre janë të shpejta dhe nuk u nënshtrohen proceseve normale të rishikimit dhe të korrigjimit nga autorët.

    Për fat të keq, ka shumë komentues në PTF që e kanë bërë të vetën këtë qasje që, për mua, është e sëmurë që në thelb – duke komentuar kryesisht rreth gabimeve, ose zakonisht “gabimeve” të shkrimit kryesor; madje, çka është edhe më keq akoma dhe krejt e papranueshme, qëllimeve të autorit.

    Unë jam përpjekur shumë që ta ndal këtë flamë, sepse ajo nuk i shërben diskutimit; dhe, për ta thënë haptazi, nuk më shërben mua fare (sa u takon shkrimeve të mia, që zënë vend të madh në blog). Unë mirëpres diskutime, jo oponenca. Zakonisht, vërej që njerëz që janë më të përgatitur se unë në fushat përkatëse, janë edhe më të hapur ndaj diskutimit; ndërsa të paditurit dhe fodullët ngulin këmbë me denoncime, gjyqe të qëllimeve, thirrje patriotike dhe të tjera rrugaçëri që e ndotin blogun.

    Lexuesi serioz ka prekur një çështje me rëndësi gjithashtu – pikërisht heshtjen e komentuesve të tjerë. Muajt e fundit blogu ka pasur mesatarisht 700-800 vizita çdo ditë – që nuk është pak. Që ka kaq pak komente, kjo nuk mund të shpjegohet me mefshtësinë e vizitorëve, por me faktin, e pakëndshëm për mua, se një takëm komentuesish kanë krijuar një model komentimi, ose një pattern, i cili ua zë frymën të tjerëve që duan të komentojnë, por që nuk duan të harxhojnë kohën kot duke qëmtuar “gabime” ose “mangësi” në shkrimet kryesore.

    Nga ana tjetër, gjithnjë i kam ftuar komentuesit haptazi armiqësorë ndaj blogut që të mos shkruajnë më këtu; edhe pse deri tani kam dëbuar prej blogut vetëm dy vetë, të cilët më irritonin veçanërisht. Është e drejta ime t’u mbyll të panjohurve dhe kalimtarëve derën e shtëpisë sime, sepse armiqësia sistematike në komentet e dëmton jo vetëm atmosferën në blog, por edhe qasjen time ndaj problemeve për të cilat dua të shkruaj; meqë armiqësia e tjetrit gjithnjë të egërson.

    Për fat të keq, sa më popullor bëhet blogu, aq më shumë shtohen edhe këta komentues armiqësorë, të cilët kujtojnë se hapësira publike u ofrohet vetëm e vetëm që këta t’i gjejnë një përdorim baltës që kanë në duar – për ta thënë me një eufemizëm.

    E kuptoj edhe se hapësirat virtuale, që nga faqet e komenteve në gazeta kryesore si “Shekulli”, e deri te forume popullore si “Peshku pa ujë”, po luajnë rol tepër negativ në edukimin e komentuesve me një lloj fryme të keqe, të mbështetur në indinjatën dhe të drejtat e shkelura, ose në patriotizmin hipokrit të kujt pandeh se shpallja (ose më mirë pallja) e besnikërisë ndaj atdheut dhe flamurit i jep të drejtën morale të akuzojë ose përbaltë të tjerët.

    Ende kam shpresë se, duke e ngritur nivelin e diskutimeve në blog, do t’i mbaj larg rrugaçët dhe harbutët e rëndomtë të forumeve; sa për kritikët dhe të gjithë ata që nuk e duan as blogun, as çfarë kërkon të arrijë blogu, ende nuk kam gjetur ndonjë zgjidhje që shkon përtej censurimit; por kjo nuk do të thotë se jam dorëzuar.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin