GEGË, TOSKË DHE KATUNDARË

A ishte periudha totalitare në Shqipëri edhe sundim i Veriut nga Jugu ose i gegëve nga toskët? A ka bazë të thuhet, siç po dëgjojmë, se prapambetja ekonomike, sociale dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë i detyrohet indiferencës, ose shpërfilljes së atyre zonave prej elitave toske që kishin pushtetin në Tiranë, gjatë gjysmë shekulli komunizëm?

Ky mem ka kohë që qarkullon ndër shqiptarë, sidomos në forume të Internetit; por tashmë po nis të nxjerrë kokë edhe në faqet konvencionale të gazetave, në shkrime autorësh konvencionalë; çka përbën, besoj unë, arsye për t’u shqetësuar.

E gjej, bie fjala, në një editorial të sotëm të Enver Robellit, në gazetën “Tema”, ku autori, duke iu referuar Kukësit dhe zonave përreth, shkruan:

Ky rajon ishte lënë pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanëve të jugut të Shqipërisë.

Në sytë e tyre veriu ishte i dyshimtë, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, sepse nuk e kishte përqafuar ideologjinë komuniste, sepse nuk pranonte të shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë, me Shkodrën si qendër. Kur u rrëzua diktatura, mijëra shqiptarë veriorë u vërsulën drejt Tiranës, ndërtuan kasolle në periferi e në qendër të kryeqytetit, liria absolute u shndërrua në keqpërdorim absolut. Ishte një lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe përbuzjes. Një hakmarrje në kohë të gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetëm për shkak të këtyre sjelljeve shqiptarët veriorë nga qytetarët e Tiranës, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakë nga jugu, filluan të etiketohen si “çeçenë”.

A ka ndonjë bazë historike ky pretendim, që vende-vende po merr përmasa histerike?

Edhe ka, edhe s’ka.

Është pa dyshim e vërtetë se regjimi komunist praktikisht ia zhduku Shqipërisë veriore elitat, krerët, bajraktarët dhe priftërinjtë; me pretekstin se këta kishin bashkëpunuar me pushtuesin (italian dhe gjerman), ose kishin refuzuar të pranonin udhëheqësinë e Frontit Nacional-Çlirimtar. Kjo luftë klasash, shpesh e përgjakshme, u ndez ndonjëherë fshat më fshat, nuk la fis e familje pa prekur dhe e gjakosi keq Veriun.

Njëlloj është e vërtetë se regjimi komunist bëri çmos për t’i shkatërruar strukturat sociale në Veri të Shqipërisë, në emër të luftës kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit; por pa arritur dot t’i zëvendësonte me diçka të barasvlershme.

Por unë nuk besoj se faji për prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë mund t’i lihet i tëri komunizmit; sikurse nuk besoj se regjimi i Tiranës, në vetvete, synonte ta linte Veriun të pazhvilluar e të pagojë.

Argumenti që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske, prandaj edhe nuk e dëshironin zhvillimin e Veriut, është argument i tipit pasiv-agresiv, pjellë mendjesh thellësisht provinciale.

Nuk ka dyshim që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske; por këto elita e konsideronin krejt Shqipërinë si pronën e tyre, si çifligun e tyre, me të cilin mund të bënin ç’të donin.

Prandaj, ka më shumë gjasa që prapambetja e sotme e Veriut të Shqipërisë të jetë trashëguar nga një kohë shumë e hershme se komunizmi; meqë zonat veriore dhe veçanërisht malësia, kanë qenë tradicionalisht të prapambetura, të izoluara dhe të kapura peng të strukturave që u siguronin mbijetesën.

Kur them kohë shumë e hershme, kam parasysh periudhën osmane; kur malësia veriore ia kish siguruar vetes njëfarë autonomie, por me çmimin e lartë të izolimit nga fusha. Gegët e veriut të Shqipërisë nuk e njohën atë hapje ndaj botës dhe atë zhvillim ekonomik dhe kulturor që njohu Toskëria, gjatë shekullit XIX, si pasojë edhe e emigracionit.

Në shekullin XX, faktori kryesor që e pengoi zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Veriut ishte gjymtimi i trojeve shqiptare pas vitit 1912; dhe mbetja e Kosovës jashtë territorit të shtetit të ri shqiptar, që u shoqërua me ndërprerje të komunikimit njerëzor dhe të mallrave, të shkëmbimeve kulturore dhe të vetëdijes kombëtare si vetëdije praktike (përtej identifikimit me flamurin).

Një tjetër faktor që kontribuoi në këtë pellgëzim ishte mungesa e qyteteve; me përjashtim të Shkodrës, Veriu i Shqipërisë mbeti pa qytete, që t’i shërbenin si pika referimi kulturore, përveçse si qendra të zhvillimit tregtar, industrial dhe arsimor. Kjo gjendje, në një formë ose në një tjetër, vazhdon sot e kësaj dite.

Megjithatë, Shkodra katolike e viteve 1920-1944 njohu një zhvillim kulturor të pashembullt, i cili mbetet i admirueshëm për nga thellësia dhe larmia e kontributeve. Regjimi komunist arriti ta shkatërrojë këtë kulturë dhe këtë traditë, duke ia shpërndarë institucionet, burgosur e pushkatuar e internuar eksponentët dhe damkosur si armiqësore fenë katolike që i shërbente si nënshtrat. Arsyeja kryesore e këtij egërsimi ishte, besoj unë, armiqësia e betuar e komunizmit me fenë katolike, jo e toskëve komunistë me gegët katolikë.

Mirëpo shkëlqimi i Shkodrës katolike dhe i produkteve të saj kulturore nuk duhen ngatërruar me prapambetjen e Veriut geg; dhe veçanërisht të zonave verilindore të Shqipërisë, të cilët nga Shkodra merrnin shumë pak – tek-tuk ndonjë prift ose mësues. Para 1944-ës, gjendja ekonomike dhe sociale e atyre zonave ishte e mjeruar në shumë pikëpamje; dhe rrezatimi i Shkodrës, sado i vyer, zor se arrinte dot, bie fjala, deri në Kukës.

Pavarësisht nga ç’mund të shkruajë sot Enver Robelli, gjendja e djeshme dhe e sotme e zonave të Kukësit, Pukës, Mirditës, Matit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Tropojës nuk vihet dot në lidhje me “kulturën dhe historinë e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë” – sepse këta intelektualë i përkisnin një sistemi jashtëzakonisht të brishtë, emergjent dhe të kufizuar kryesisht në Shkodër dhe në Tiranë.

Regjimi totalitar, që në fillim, u përpoq “ta shtrojë” Veriun; çka nënkupton jo vetëm dhunë, luftë klasash dhe përndjekje të elitave anti-komuniste ose jokomuniste, por edhe investime në infrastrukturë: shkolla, rrugë, hapje tokash të reja, plehra kimike, elektrifikim, sharra, dele, vatra kulture, librari, agroteknikë, shëndetësi publike, vaksinime të fëmijëve, konsultore për gratë shtatzëna, ulje të vdekshmërisë foshnjore, bonifikime dhe vepra industriale madhore – hidrocentrale, miniera – të cilat ua shtuan të ardhurat familjeve që jetonin në ato zona.

Nuk duhet harruar që, për një kohë të gjatë, banorët e Veriut favorizoheshin në të drejta studimi; dhe se në degët më të preferuara (p.sh. mjekësi), shpesh mbeteshin vende të hapura pasi këto zona nuk arrinin të dërgonin studentë për t’i mbushur. E gjithë kjo ngjante, në shumë pika, me famëkeqin affirmative action që ndeshet sot në SHBA, në politikat parapëlqyese ndaj minoriteteve të ndryshme.

Çfarë e pengoi Veriun e Shqipërisë që të zhvillohej më shpejt e të dilte nga prapambetja ishte, më tepër sesa dhuna ideologjike dhe policore, mungesa e qyteteve me tradita. Kukësi dhe Puka nuk mund të krahasohen, për nga rrezatimi dhe prestigji, me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Qytetet e reja si Laçi, Rrësheni, Rubiku, Fushë-Arrësi, Bulqiza nuk arritën dot të krijonin identitet të vetin të mjaftueshëm, as t’i imponoheshin rrethinave përreth me kulturën e tyre. Në fakt, arsimi dhe kultura Veriut të Shqipërisë i shkonte nga Jugu; dhe jo vetëm tërthorazi, nëpërmjet produkteve, por edhe drejtpërdrejt, nëpërmjet kuadrove, duke filluar që nga mësuesit dhe mësueset, të cilat çoheshin për të punuar në Veri forcërisht.

Në rrethana të tjera, sikur Shkodra të mos ishte plagosur për vdekje nga dhuna e regjimit dhe, sidomos, sikur Kosova të kishte mbetur brenda trojeve shqiptare, Veriu do t’i kishte pasur pikat e veta të referimit po aq vitale dhe produktive sa edhe Jugu – Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do t’i “kundërviheshin” Shkodra, Prizreni, Prishtina, Gjakova… ndoshta Dibra dhe Manastiri.

Dëgjon ndonjëherë edhe argumentin e çuditshëm se Shqipëria komuniste e veçanërisht elitat toske, u majmën me pasuritë e Veriut: kromin, bakrin, energjinë elektrike të hidrocentraleve të Drinit… i cili argument mbështetet në premisën njëlloj të çuditshme, se banorëve e zonave veriore me pasuri hidrike ose minerare u është bërë padrejtësi, sa kohë që këto pasuri janë shfrytëzuar prej “të tjerëve”. Përsëri kemi të bëjmë me këndvështrim provincial, tipik katundar; meqë një banor i Mirditës nuk mund të ketë pasur kurrfarë pretendimi të shtuar ndaj të ardhurave të siguruara prej minierave të bakrit, në krahasim me, bie fjala, një banor të Përmetit; sa kohë që të dy kanë qenë qytetarë të të njëjtit shtet sovran – Shqipërisë. Thashë më lart katundar, sepse mendësia katundare nuk e rrok dot konceptin e sovranitetit, përtej katundit të vet, oborrit të vet, fisit të vet, bajrakut të vet.

Ka diçka të ndyrë dhe tejet përçarëse, në argumentin se sundimi komunist në Shqipëri ishte sundim i toskëve mbi gegët, ose i Jugut mbi Veriun e vendit; diçka që duhet denoncuar dhe luftuar, për të mos lejuar që të kthehet në premisë të pranuar arsyetimesh, si ai i Enver Robellit që citova në krye të këtij shkrimi. Malësitë e Veriut vërtet kanë qenë të prapambetura gjatë viteve të sundimit komunist; por a nuk kanë qenë njëlloj të prapambetura edhe malësitë e Jugut? Kush e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1970-1980, vallë nuk ka ndeshur në të njëjtin mjerim e dëshpërim, si në Rubik ashtu edhe në Çervenakë, si në Pukë ashtu edhe në Librazhd, si në Kukës ashtu edhe në Delvinë, si në Fushë-Arrës ashtu edhe në Mokër? Ky ishte mjerim ekonomik dhe shpirtëror, pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht i shkaktuar nga politikat ekonomike dhe sociale fund e krye të gabuara të Tiranës; të cilat nuk dallonin mes Veriut dhe Jugut, as midis gegëve dhe toskëve.

Pavarësisht nga format që merr dhe pozimet që bën para kamerave, katundaria nuk është funksion i gjeografisë, por më tepër një gjendje e mendjes, ose produkt i paaftësisë për të menduar në mënyrë qytetare, ose për të kapërcyer barrierat artificiale që ekzistojnë për shkak të varfërisë, padijes dhe frikës ndaj modernitetit. Teza e hedhur poshtë e lart, që e shpjegon prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë me prejardhjen toske të elitave komuniste gjatë viteve 1945-1990 është tezë tipike e këtij të menduari katundar, që ka nisur të dalë tashmë në sipërfaqe të komunikimit publik si ujë i vjetër gjirizesh të bllokuara nga gjithfarë kompleksesh inferioriteti dhe planesh revanshiste të keq-orientuara.

56 Komente

  1. Mundem vetem qe te mbeshtes te gjitha tezat e Xhaxhait.
    Keqardhja me rritet kur kujtoj se teza e pergjegjesise se komunizmit per prapambetjen dhe menjanimin e veriut u perdor si flamur gjate dhe menjehere pas renies se komunizmit: qendrimi me i skajshem u vu re nga ana e nje pjese te te interesuarve qe pretendonin trajtim te veçante, si dikur pinjollet e “familjeve te luftes”.
    per me teper, fale qendrimit katundar te nje pjese te mire te shoqerise, te reflektuar ne organet e pushtetit, ku nxirrte krye edhe nje si ndjenje faji, u lejuan dukuri me pasoja katastrofike, si psh levizja e brendeshme e popullsise (e drejte legjitime) dhe vendosja ne zona ku trualli u zu dhe u keqperdor ne menyre te paligjshme, jashte çdo plani urbanistik, pa garancite e domosdoshme per ndertimin e banesave, etj; Ndodhi ne shkalle me te gjere ajo qe veme re ne rrugicat e Tiranes, ku shpeshehere cepat e pallatave dhjetekatesh dhe ballkonet e vilave te improvizuara nuk lejojne as kalimin e makinave te zjarrfikesve; nuk po flas per autoambulancat, sepse, sot per sot, meqe synohet vetem tek fitimi, jeta dhe shendeti nuk llogariten pothuajse fare;
    perseri duke u nisur nga veriu dhe jugu: dukuri te dhimbshme qe u zbatuan sipas parimit “une kam pesuar padrejtesi, tani bej ç’te dua”, gje qe u zbatua fare keqas ne shume raste per te persekutuarit politike dhe familjaret e tyre: u khtyem 50 vite prapa, si ne perfundim te luftes se dyte boterore: une luftova fashizmin, do te banoj ne qytet, im bir dhe im nip do te behen oficera, profesore, drejtore, sternipat do te marrin te drejtat e studimit….
    dhe keto gjera i ve re fare mire kur nuk ke pasur deshmore-partizane gjate luftes na çl, kur nuk ke qene i denuar politik gjate komunizmit, kur nuk je as nga Vlora e Partise dhe as nga Shkodra e antikomunizmit, por thjesht “nji shqiptar”;
    Nipi

  2. Katundar biles MALOK është edhe kush nuk lë rast t’i shpëtojë pa e quajtur Salë Berishën ‘tropojani’ dhe Ilir Metën tani vonë ‘skraparlliu’.

  3. Diku nga fundi i viteve 70′, gjate nje aksioni ne ndihme te bujqesise ne kooperativen e Mulletit, dhe pikerisht ne Fikas, na qelloj qe pas punes te shkojme ne shtepine ne nje fsahtari. Me ka ngelur sot e kesaj dite e ngulitur ne mendje se si ka mundesi qe banoret e asaj shtepie te jetonin ne ate fare varferie. Kasollja ishte me thupra dhe suvatuar me balte; ndersa sheshi i kasolles ishte direkt ne dhe’. Ne nje cep, nje vater qe nxirte nje tym shume te dobet. Varferi e tejskajshme.

    Kujtoj qe Fikasi eshte fshat qe duket nga rruga kombetare Tirane-Elbasan. Nese do me lidhin syte dhe te sajonin nje udhetim (si te atyre qe rrembejne njerez per para) dhe te me pyesin se ku jam, nuk do me shkonte ne mend kurre qe jam vetem dhjete minuta larg shtepise.

    Ne Shqiperine e atyre viteve, fshatrave dhe qyteteve tona ju ndryshonte vetem pozicioni gjeografik dhe terreni; por jo varferia.

    Per te dalluar ndryshimet ne varferine midis zonave te ndryshme, duhej syri i stervitur i vullnetarit te ndihmave nderkombetare qe shkojne ne vendet afrikane.

    Duhet te jesh vertet katundar, dhe i pa ndreqshem, qe te shtremberosh nje te vertete dhe qe arsyet e verteta te prampambetjes i jep me siper bindshem Xhaxhai.

    1. Një sqarim i vogël nga “syri i stërvitur i vullnetarit të ndihmave humanitare”.

      Në vitin e largët 1992, koordinoja një aktivitet humanitar ndërkombëtar, me përmasa aspak të vogla, në zonat veriore dhe jugore të vendit, i cili konsistonte kryesisht në shpërndarje ushqimesh, aq të nevoshjme përgjatë fillimeve të këtij viti të uritur. Kjo përben edhe arsyen pse m’u lips të udhëtoj vetë në disa zona të vendit; të konstatoja abuzimet, herë të turpshme e herë të kuptueshme, gjatë shpërndarjes së tyre.

      Udhëtova sakaq jo pak në jugun tosk të vendit tonë të mjerë dhe sigurisht që u preka tej mase nga varfëria e skajshme që mbretëronte sidomos në zonat e “begata” të Myzeqesë e deri poshtë në Skrapar, Mallakastër e Tepelenë.

      Ndërkaq, pikërisht sepse veriun e vendit e njihja keq, me përjashtim të Dibrës dhe Shkodrës, vendosa që një pjesë të operacionit humanitar në veri ta shoqëroja personalisht. Gjatë këtij udhëtimi, kam shkelur zonat e Kukësit, Pukës, Krumës, Hasit e Mirëditës. Sot e kësaj dite nuk gjej fjalë për të përshkruar llahtarin që kam parë me sy gjatë atyre ditëve, të cilat i përjetova si muaj.

      Turzimi i Kukësit, ku fjetëm disa netë, nuk kish parë ujë me sy për muaj të tërë. Laheshim me pecetat e lagura të restoranteve të peshkut, të cilat i kish parapregatitur mençurisht kolegia ime austriake me eksperiencë të gjatë në Afrikë. Ky ish në fakt vetëm preludi i tmerrit me të cilin do të përballesha në Has dhe Krumë, vende në të cilat populli ushqehej – me gjethe. Vetëm gurë dhe gjethe ushqyese pashë në këto treva, pa llogaritur njerëzit që dukeshin sikur sapo kishin dalë nga kampet e përqëndrimit.

      Kujtoj se gjatë rrugës për t’u futur në Krumë, nëse s’gaboj, kamionet që bartnin ndihmat me ushqime nuk hynin dot në rruge, edhe pse ishin përzgjedhur posaçërisht për to. “Rruga” ndërkaq, qe thjesht një monopat dhish.

      Ekipi i huaj, sakaq i stërlodhur dhe i tmerruar nga gjendja e rrugës, më kërkoi të ktheshim mbrapsht, pikërisht sepse rrezikohej jeta e shoferëve dhe e materialeve. Mbaj mend të kem shkaktuar një nga skandalet më domethënës të gjithë jetës sime në atë moment, evitimi i të cilit edhe sot më duket i pashmangshëm. Falë insistimit tim skandaloz për t’u futur në “qytet” – i cili më kushtoi edhe pyetjen “mos është gjë fshati i presidentit tuaj ky?” – ata njerëz që rronin në ato zona nuk do takishin shijuar kurrë çokollatën e parë në jetë më 1992, por një Zot e di se kur. Kjo për të mos përmendur miellin e grurit, sheqerin e kafen.

      Jam prekur shpesh në jetë nga pamja e padrejtësisë, ama dëshmoj këtu, në këtë mejdan të nderuar burrash, se skamja e skajshme që kam parë në zonat e veriut të Shqipërisë, mbetej po aq reale dhe e dhimbshme me atë të viteve 70-80, rrëfyer nga të afërmit e mi që realizonin filma për llogari të Kinostudios në ato zona, të cilët më tregonin për menune e tyre të përditëshme me gjethe dhe në rast festash, bukë misri me bukë gruri teksa jugu arrinte të paktën të hante pak bukë gruri me djathë ose bukë gruri me verë.

      1. me duket paksa i ekzagjeruar ky pershkrim. une kam jetuar per tre muaj ne Kukes ku kam bere zborin mbas mbarimit te studimeve ne 1986. nuk kam pare njerez qe hanin gjethe sepse kishte plot molle ne peme. kishte edhe buke misri shume te mire, sidomos kur ishte e ngrohte. neper klube, apo ushqimore, ne blenim konjak dhe llokume. ndonjehere (tek turizmi) gjenim edhe cokollata. gjalpi dhe djathi gjendeshim me kollaj. desha vetem te them qe, te pakten te rriturit, duhet te kishin provuar cokollata, sheqer dhe kafe. po ashtu, kishte nga ata qe kishin lidhje me Prizrenin ku kishte edhe me shume mallra dhe ushqime. nuk e mohoj qe kishte varferi, por jo te ketille. sa per Krumen, atje shkonte dhe vinte autobuzi sepse tek stacioni rrinim dhe ngacmonim mesueset e reja qe vinin nga Tirana dhe Durresi. Ato nga Shkodra shkonin ne fshatrat e Pukes.

  4. Duke qene 150% dakort (germe per germe) me Xhaxhain si dhe me nipin, do te doja qe te shtoja dhe nje mendim timin (jashtezakonisht modest per shkak te moshes) ne lidhje me prapambetjen reale te Veriut te Shqiperise. Kam pershtypjen se e gjithe kjo vjen nga nje difekt ne kodin gjenetik. Nuk mund ta provoj shkencerisht sepse metodat jane shume te shtrenjta dhe ne Shqiperi eshte e pamundur sepse NUK behen.
    Mosha ime studentore besoj do te me lejoje te them dicka ne lidhje me rutinen e perditshme te shkolles time, sepse aty ka nisur dyshimi im ne lidhje me te ashtuquajturit “gege”. Kur une fillova fakultetin te majtet ishin ende ne vitin e tyre te fundit ne pushtet. Edhe pse atyre qe jetojne jashte mund t’u duket e cuditshme, ne Shqiperine e mijevjecarit te trete 90% e studenteve (te pakten te shkolla ime) merren drejtperdrejt me politike (pra jo vetem duke mbeshtetur paqesisht idealet e nje partie, grupimi apo koalicioni) dhe kjo perqindje eshte shtuar me kalimin e viteve. Normalisht ne te gjithe duhet te merremi me studimet e materialeve te cilat do t’i japim provim ne fund, por duke qene se brezi im “rrofte youtube, facebook dhe pornografia www” nuk e sheh me te arsyeshme leximin e nje faqe te te pazevendesueshmit liber, ne kohen kur ikin dritat, e vetmja menyre per ta vrare ate (kohen) eshte militantizmi politik. Me vjen keq qe po zgjatem, por tani do te dal ne teme. Gjate vitit tim te pare adult ne fakultet, njoha shume studente te cilet ishin militante si te majte, po ashtu dhe te djathte, kryesisht me partite e medha dhe para zgjedhjeve te 3 korrikut 2005 dolen dhe disa mikrocefale me te ashtuquajturin “aktor i trete” politik. Kishte dicka interesante qe me bente pershtypje ne lidhje me ta. Kishin marredhenie shume te mire me njeri tjetrin dhe kur mblidheshin bashke, ishin shume te gatshem t’i tregonin njeri tjetrit se c’ndodhte neper partite e tyre. Ne pamje te pare nuk dukeshin si militante, te pakten deri diten kur fillonte fushata elektorale, me pas ujerat trazoheshin disi. Te majtet ishin shume te urte, edhe pse ishin ne pushtet ne ate kohe dhe kryesisht perfaqesoheshin nga studente Tiranas ose nga jugu, tek tuk ndonje nga veriu. Ndersa te djathtet ishin diskrete (por jo te urte) dhe krysisht ishin nga veriu, me perjashtim te ndonje jug-lindori (e merrni me mend vete se per ke qytet te madh flas). Zgjedhjet e 3 korrikut prune ndryshime kolosale ne pushtet, kryesisht nga dy faktore: fushata e mireorganizuar nga te djathtet dhe ndarja e te majtes. Ndersa ndryshimet qe ndodhen ne shkollen time ishin me shume te dukshme. Gjate fillimit te vitit te dyte, perkrahesit e majte u zhduken nga qarkullimi, per arsye se krahu i djathte ishte jashtezakonisht i fryre e i rrezikshem. Militantet (sidomos veriore) ishin derguar me nje mision te qarte, te rekrutonin sa me shume studente me parimin “mjeti justifikon qellimin”. Nga ana tjeter, duke qene se perqindja me e madhe ne shkollen time jane studente te dobet (ky eshte turpi i madh i saj), pra me mesatare te ulet, filluan te benin disa “reforma” te cilat ishin regresiste, te pakten per studentet me mesatare me te larte se 7,5. U be e pamundur te merrej me ta, keshtu qe dekanati vendoste gjithmone rrugen me diplomatike: plotesimi i deshirave. Kur takoje ndonje nga keta studentet veriore, te cilet te vetmen gje mangut kishin logon e partise tatuazh ne lule te ballit, u dallohej inati dhe meria qe kishin me te majtet. Por jo vetem kaq. Mund te arrinin deri ne premtime pa piken e themelit vetem per te te rekrutuar ne parti. Per shembull, kur i takoja me thonin te gjithe te njejten fraze “kur te behem une me zyre” ose “kur te behem une minister”. Me vjen keq qe e them sepse une kam nje origjine veriore.
    Ishin jashtezakonisht patriarkale, me mendime te prapambetura dhe me e keqja, ishin regresiste. Pra edhe pse u zgjata tej mase dhe ju kerkoj ndjese per kete, do te doja te thoja qe per mendimin tim medioker e modest i cili bazohet ndoshta ne nje rast banal jete studentore, ajo prapambetje i perket kodit gjenetik te tyre dhe jo 50 e kusur viteve nen hyqmin e klanit jugor totalitarist. Mund te jesh injorant, i neperkembur, i lene pasdore dhe per kete arsye mbetesh konservator, difident, i veshtire, sepse ajo eshte menyra e vetme per te mbijetuar, por kurre nuk mund te behesh regresist sepse kjo bie ne kundershti me parimin e luftes per mbijetese. Ketu bazohet dhe hipoteza ime ne lidhje me prapambetjen qe fatkeqsisht ka veriu i Shqiperise, e cila vjen si pasoje e nje historie te dhimbshme shekullore dhe jo 50 e kusur viteve komunizem. Per te ndryshuar nje tipar karakterial te nje popullate, i cili perfaqesohet nga nje gen ne 46 kromozomet qe njeriu ka ne qelize, duhet shume kohe, madje dhe me shume se nje mijevjecar, por kurre 50 e kusur vjet…

    Faleminderit per mundesine e komentimit

    1. Eshte e habitshme menyra se si njerezit e nxjerrin ne pah perkatesine e tyre edhe kur shiten si ”shqiptare nji-sha asnjeanes”.

      Fakti qe gjate nje teme kaq delikate sa kjo, ne te cilen evidentohen disa probleme qe e percarjne shoqerine, gjejne vend te japin mendimin e tyre ”asnjeanes” per te persekutuarit politike edhe ”nji-shat”.

      I kujtoj ”nji-shit” te bezdisur nga te persekutuarit dhe problemet e tyre demode se, perpos padrejtesise me te shemtuar barabare qe iu be nje pjese te shoqerise shqiptare ne baza klasore dhe botekuptimore, nje pjese e mire e te persekutuareve jane pronaret e vertete te ketij vendit tone te vogel, te cileve vazhdon t’u vidhet prona ne kurriz te se ciles prefitojne edhe ”nji-shat asnjeanes”, te ngeshem dhe pa probleme mbijetese perderisa metojne ketu lirshem kunder tyre.

      Hasen shpesh njerezit qe pretendojne te kene qene shqiptare te zakonshem dhe asnjeanes gjate njerit prej regjimeve me mizore qe ka njohur njerezimi ne nje territor te vogel sa dhe ky i yni. Do te ishte lajm fenomenal, per faqe te para gazetash, nese do ishte vertet keshtu. Nje rregjim i tille kaq mizor dhe barbar, nuk la dot vend per shqiptare asnjeanes.

      Esenca, e cila harrohet shpesh, eshte se, edhe duke mos qene familje komuniste me teser te kuqe ne xhep apo familje e lavdishme deshmori, kur pretendon se ke qene shqiptar asnjeanes dhe bezdisesh nga pronaret e persekutuar demode qe evidentojne thelbin e pardrejtesise mbi te cilen eshte ndertuar gjithe ky sistem nacional-komunist ne mutacion perpetual, nuk e fsheh dot perkatesine klanore me perfaqesi te lavdishme qe te ka mundesuar te qenit ”nji-sh asnjeanes” ne barbari.

  5. Personalisht mendoj se edhe me te demshme sesa analizat e bazuara tek politika dhe pushteti ( komunist apo cfaredo qofte ), jane pikerisht keto mikroteza te tipit te Aenemes. Sepse nuk eshte i vetem ; me ka qelluar shpesh te has te tille menyre te menduari.

    Une mendoj se mbi te gjitha, i tille diferencim vjen si pasoje e kushteve ekonomike dhe hapjes ndaj botes ( emigracioni dhe shkembimet )
    Per me teper mund te them se nuk kemi perse te shkojme shume larg, mjafton shembulli i fqinjit tone Italian ku ekziston kjo ndarje ekonomike e si pasoje edhe zhvillimi i kultures.
    Miq te mi student ne Itali, me thone se gjate rruges me tren nga Bari per ne Milano, Torino apo gjetke ne veri, ju qellon shpesh te kene bashkeudhetare nga jugu i Italise te cilet sipas tyre nuk bejne asnje dallim nga fshataret me floke te djegura si kashte dhe veshjet mesjetare te Cakranit psh.

    Aenema edhe mund te me thoje qe kjo vjen si pasoje mesymjes se arberesheve ne ate pjese te Italise dhe “infektimit” gjenetik qe keta u paskan bere italianeve.
    Jam i bindur qe edhe mund ta beje !

  6. “Me vjen keq qe e them sepse une kam nje origjine veriore.”

    “Per te ndryshuar nje tipar karakterial te nje popullate, i cili perfaqesohet nga nje gen ne 46 kromozomet qe njeriu ka ne qelize, duhet shume kohe, madje dhe me shume se nje mijevjecar, por kurre 50 e kusur vjet… ”
    ————————————————————————-

    Aenema,
    po me ben vertet kurioze; po ti si ia arrite ta perpunosh kaq shpejt kodin tend gjenetik?

    1. Po tek une e dashur nuk eshte shfaqur ky gen, sepse mund te mos jete aktiv dhe RNA mesazhere nuk shkon asnjehere sepse eshte e zene me pjesen tjeter e cila eshte me aktive, ose me keq akoma, ky gen tek une eshte i mbuluar nga ekzone (pjese inaktive te nje geni) ndersa tek ata ku eshte i shprehur mbizoterojne intronet (pjeset aktive) sepse e kam specifikuar me siper qe nje origjine e imja eshte veriore. Shpresoj qe shpjegimi im te te kete sherbyer sado pak. Nuk dua te bej polemike

      1. Qofshin me alele te tulatura dhe pasardhesit e tu, Aenema!
        Per keto gjera shate breza s’mjaftojne, thote populli. 😉

        Gjithesesi, me vjen keq per ty. Te urresh kaq sh nje pjese te vetes tende, gjynah!

      2. Bobo Aenema, ti paske probleme injorance jo gjenetike. Qe introni qenka pjesa aktive e mARN tani po e degjoj. Je i/e sigurte per kete se une merrem cdo dite me kete pune por nuk me rezulton fare keshtu dhe ajo qe ke shkruar eshte nje mal me budallalleqe. Mbase kjo vjen si pasoje e fakultetit tend me mesatare te ulet. Te keshilloj te ulesh te mesosh mire mesimet e tua dhe te mos merresh me gjerat e te medhenjve.

        1. Haha mesimet e mia e kam mesuar mire, ju lexoni mire ato qe shkruaj une, mARN nuk ka introne dhe ekzone, ato ekzistojne tek geni. Per sa i perket te medhenjve do t’jua le me gjithe qejf. Ndersa mesataren time ju e shikoni ne enderr. Dhe shoh dhe nje gje tjeter tek te gjithe. Me drejtoheni te gjithe ne veten e dyte njejes, ndersa une ne veten e dyte shumes. Kjo tregon gjithashtu injorance nga ana juaj… Sic thote dhe shkrimi i pare i kesaj faqeje “gege, toske dhe katunare” (d mungon me qellim).

  7. ””Kam pershtypjen se e gjithe kjo vjen nga nje difekt ne kodin gjenetik. Nuk mund ta provoj shkencerisht sepse metodat jane shume te shtrenjta dhe ne Shqiperi eshte e pamundur sepse NUK behen.””’

    Per difektin ne kodin gjenetik te gegeve, nuk di cte them, po qe ti ke difekt ne tru, kjo me duket e qarte.
    Ky difekti ne tru ndeshet cuditerisht me shpesh tek tosket e Tiranes.
    Ndersa tosket e Toskerise, kane pasur perhere rivalitet allashqiptarce me geget dhe anasjelltas geget me tosket, tosket e Gegerise (Tirane e Durres kryesisht) me duken perhere e me teper te stresuar ne lidhje me raportin gege-toske.

    Persa i perket temes, nuk e mohoj dot, se perceptimi i pushtetit komunist si i jugut mbi veriun, eshte krijuar duke filluar nga 1945 e jo nga 1990.
    Megjithate duke pare zhvillimet e 1939-1945, edhe ne rast se nuk fitonin komunistet por ballistet, perseri do kishte ne arenen politike e ne pushtet me shume toske se gege.

    Pike se pari, popullsia toske ne Shqiperine e 1913 ishte me e madhe se ajo gege.
    Se dyti, lufta u zhvilluar e gjitha ne jug.
    Se treti, njerezit e pergatitur gjendeshin me shume ne jug, meqe emigracioni i jugut ka qene masiv, sidomos Korce – Gjirokaster.

    Po ashtu nuk duhet harruar qe prej 1913-1939, procesi i politizimit te shoqerise , ka ndodhur me ritme shume me te larta ne jug e jo rastesisht revolucioni demokratiko – borgjez i 1924 perfshiu jugun apo protestat punetore ne Kucove e rebelimi i papjekur i Fierit gjate viteve ’30.

    Depolitizimi i periudhes mbreterore 1928-1939, me pushtimin fashist u zevendesua me ripolitizimin e me 1939 u krijua levizja e pare politike post-zogiste, Balli Kombetar.

    Po fale jugut e jugosllaveve u krijua ne 1941 edhe rivalja politike e Ballit, Partia Komuniste.

    Gjithe perballja politike nga 1941-1945 ka ndodhur ne jug;po ashtu veprimtaret balliste me me emer ishin nga jugu, si psh Abaz Ermenji ishte nga Skrapari, Hysni Lepenica, komandant i madh ballist qe theu italianet rregullisht midis Laberise e Skraparit, ishte nga Laberia.

    Edhe kur komunistet , me urdher nga jugosllavet, prene Ballin ne bese e prishen konferencen e Mukjes, duke i dhene jete luftes civile, perseri kemi pergjakjen ne jug.

    Pra sido qe mbaronte lufta politiko-ushtarake apo civile mes Ballit dhe komunisteve, ne 1945, pushtetin do e merrnin njesoj ata qe e kishin bere luften, si kunder italianit e gjermanit ashtu edhe kunder njeri-tjetrit, pra njesoj pushteti do u kishte kaluar toskeve.

    Pra, nuk ka te beje pushteti i toskeve, me komunizmin me shume sesa me parine politike qe do fitonte pushtetin, pra paria komuniste apo ajo balliste, te dyja kryesisht te jugut.

    Per mendimin tim, faktori kyc i peshes me te madhe toske , lidhet me politizimin me te madh te popullsise toske gjate periudhes 1913-1945.

    Ky politizim vazhdoi edhe me periudhen komuniste, kur komunistet ne jug, krijuan elektoratin e tyre, elektoratin e pare te majte ne Shqiperi, ku pjesa me besnike, vazhdon edhe sot te votoje per PS.

    20 vjetet e fundit, kemi politizimin masiv edhe te gegeve, cka nuk u shkon per mbare mesa duket toskeve, te cilet pikerisht tek faktori politizim masiv bazonin supremacine e tyre politike.
    Ky politizim masiv duket edhe tek perqindja e larte e votuesve nga geget malore ne zgjedhjet e fundit( 60% kundrejt Vlores e gjirokastres me 35 %).

    Mirepo une mendoj se ky politizim masiv i gegeve, eshte ne favor te Shqiperise, pasi mireqenia shpirterore e kombit, varet nga ekuilibri gege-toske, ekuiliber qe ndonje i lajthitur si ky Aenema apo ai Migjen kungulli nga Kosova, kerkon te prishe.

    1. Po une prandaj e bera ate koment sepse eksperienca personale qe kam patur me ka lajthitur, pak sa, pasi nje person shume i afert i imi e pesoi tre vjet (dhe ende vazhdon) ngacmimin “ne grup” (por te udhehequr nga i interesuari per te) te ketyre njerezve. Kam nje zakon te keq qe u kerkoj ndjese njerezve sepse nuk dua t’i fyej ne thellesi (sic beni ju i/e dashur) dhe kete here do t’ju kerkoj ndjese nese mendimet e nje studenti, paskan gjeneruar nje pergjigje te ashper tuajen ne drejtimin tim. Megjithate nuk do t’jua uroja kurre nje eksperience te tille, sepse kam pershtypjen se do ta vuanit me shume se une. Megjithate ju falenderoj per komentin tuaj, sepse me sherben per te mesuar dhe une ndonjehere kur bej ndonje gabim, ose me sakte shprehem gabim, ose ofendoj dike… dhe per sa i perket ekuilibrit gege-toske, jua garantoj une qe fjala ime nuk e prish, sepse eshte thjeshte nje pikogram kripe ne oqean.

  8. Xha xha, mund ta thuash me plot gojën se për gati 50 vjet, Toskët e kanë sunduar pjesën tjetër të Shqipërisë. Kjo i detyrohet faktit se edhe komunizmi shqiptar që në fillesat e tij ka pasur një komponent në masë të madhe toskë. Jugosllavët i kishin bërë mirë llogaritë, pasi një Parti Komuniste me bazë të gjerë gege do ishte më e prirur që çështjen e Kosovës ta zgjidhte jashtë suazave të Jugosllavisë. Gegët janë luftuar që në fillim. Përmend këtu Anastas Lulën (Tiranë) me shokë, që u-mënjanua dhe u-luftuan që në fillim të lëvizjeve komuniste. Nuk ndodhi kështu me gogët (vllehët, çobenët). Gjithë ata udhëheqës të lartë të Partisë, meshkuj me emra femrash (Rita Marko & Co.) ishin me origjinë vllahe. Përveç Ramiz Alisë, theksi i të cilit ka ndryshuar në mënyrë drastike nga ai i hershmi (shkodran), nuk më vjen ndër mend ndonjë byroist që të ketë qenë nga Veriu.
    Fillesave të komunizmit shqiptar unë po u-kushtoj një shkrim të ndarë në tri pjesë, në blogun tim. Mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

  9. Xha xha, mund ta thuash me plot gojën se komunizmi shqiptar ka qenë një fenomen tosk (me përjashtim të Ramiz Alisë, madje edhe ai ka një theks nga Libohova). Kjo i mvishet faktit që jugosllavët afruan toskët për krijimin e Partisë Komuniste. Gegët, me shumë mundësi do t’u hapnin probleme për çështjen e Kosovës. Unë kam shkruar diçka për fillesat e komunizmit në Shqipëri. Mund ta lexoni KËTU

  10. Nuk para m’pelqejne temat qe duan te sjellin artificialisht nje ndarje si ajo p.sh-midis te bardheve dhe zezakeve,gegeve e toskeve,Shqiptareve-grekerve-italianeve-serbeve-gjermaneve..Nuk e di se si eshte mbjelle kjo,gjenitikisht,apo artificialisht.nga feja apo nga evolucioni,nga kishat apo nga shtetet,nga sistemet politike apo nga shkollat e njeanshme poltike-fetare-kombetare-nacionaliste-“shkencore”.Kafsherimi i moderuar ose i shkolluar nuk ndryshon nga ai i virgjer maje maleve.Hitleri me arsimin te avancuar,bile edhe ne artitekture,nuk ndryshon nga “maloku” qe vret per Gjak,apo nga nje pilot terrorist apo jo terrorist qe vret njerez.Ngadonjehere eshte me mire te ngelesh i paditur si “katundaret” e fshatrave te malesise dhe mos te ndyhesh me djallezit dhe karakteret e ulta,edhe pse me shkolle,te botes se qytet-teruar edhe “moderne’.Njerezit nuk ndryshojne aspak,nese jane gege apo toske,apo italiane ose shqiptare.Njerezeve pak ndryshim u sjell shkollimi.Ne shkolle mesojne formula,te cilat po nuk u perdoren harrohen pas disa vitesh,perjashto vetem 1% e arsimimit te larte.Ne shkolle mesohet cdo gje,me perjashtim se si te jetohet jeta.Te pakten ata ne maje te maleve e sigurojne vete ushqimin duke punuar ne pronen e tyre dhe nuk jetojne me streset vrasese te shtypit,televizionit,filmave horror e jo horror,qerave,interesave te kredive ..ne mes te CO2 kanceroz te rruges dhe te kondicionerve helmatises brenda “burgut” qe quhet Shtepi.
    Komunizmi nuk diskutohet qe mbajti njerin krahe ashtu sic ishte i ndertuar bazeshmerist.Dhe nuk diskutohet qe ishte nji gabim i rende.Por ai ishte nje sistem i gabuar qe sjell zinxhir gabimet ne vijueshmeri.Problem per kohet moderne eshte sesi te kemi njerez qe t,jetojne e punojne ne ferme dhe jo ti ngjeshim ne qytetin e Meksikos.Shikon fshatrat e Greqise(qe deri ne 1944 pati te njeten strukture me ne) jane boshatisur.vetem pleq te mjere qe shtyjne vitete e fundit te jetes se tyre.Po keshtu edhe ne vendet e tjera perendimore.Kapitalizmi ka nevoje per Meksikoqytete dhe njerez me arsim aq sa duhet qe te perdorin teknollogjine e skllavopronareve te rinj.Shqiptari ka ndejt ne fshat dhe ne male nder shekuj(te pakten 1000 vjetet e fundit)si te vetmen gjetjezgjidhje per te mos pranuar komanden nga pushtuesi,dhe ketu nuk perjashtohet as i fandaksuri komunizem.Kjo ka cuar pak,mendoj une,ne nje ndryshim te vogel gjenetik;Shqiptari nuk pranon te komandohet,ku geget shquhen ne kete drejtim pak me shume se Tosket.Injoranca eshte gje tjeter.Ajo me pak investime ,nga qeveri jo te korruptuara, dhe nder nje kohe te shkurter mund t’eleminohet.Per mua eshte e rendesishme te barazimi i toskeve me geget si koncept kombetar dhe mosndarja e tyre artficiale e metejshme.Te mos te behet i njeti gabim qe beri Enver “Gjirokastriti”.Nuk i donte tzamet dhe Geget sepse ishin te hapur dhe nuk duronin tiranine e tij.Tiranine e injorantit te indroktinuar me kafshen komunizme dhe i infektuar nga nje arsim i gjysmuar ne Universitetet e Frances.

  11. Dikush ketu me siper eshte 150% dakord me Xhaxhain. Une jam thjeshte 100%. Dmth jam dakord vetem me analizen e tij shteruese dhe jo me ato cka mund te keqkuptohen nga kjo analize, pra me lexime te paqena midis rreshtave. Se pershembull dikush ka futur ne perdorim genetiken ketu per te treguar paperputhshmerine e kromozomeve gege me zhvillimin dhe progresin ne pergjithesi. Kam deshire qe pas disa dekadash, (jo shekujsh) te behen serisht krahasime antropologjike midis nje ish-kuksiani cfaredo te Tiranes e Durresit dhe nje banori cfaredo te ndonje fshati malor te Jugut a Veriut dhe le te perpiqemi pastaj te fusim ne pune genetiken per te perkthyer rezultatet e vezhgimit.

    Sado kontraversiale apo revanshiste qe te ngjaje, nuk mund te fshihet dot teza se gjate diktatures “Jugu” (cili Jug? cilet jugore?sa prej tyre?) ka pasur nje fare dominance te natyrshme mbi “Veriun”. Raporti i pabarabarte midis dy zonave mund te quhet i natyrshem: zona me e urbanizuar/globalizuar vs zona me tribale/autarkike, zona cliruese/ mbeshtetese e Aleateve vs zona e cliruar/mbeshtetese e status quo-se dhe Boshtit etj. Por ketu nuk mund te absolutizohet panevojshmerisht, dhe kete e ben edhe Xhaxhai kur thote se analiza thjeshtezuese e Robellit ka te vertetat dhe te pavertetat e veta.

    Pse ka te paverteta? Per gjithe arsyet historike te regresit kulturor-ekonomik te Veriut te thelle, te trasheguara nga periudha parakomuniste, pra te pashkaktuara qellimshem nga regjimi komunist, i cili perkundrazi nderfuti i pari elementet e modernitetit ne keto zona.

    Pse ka te verteta? Per faktin e thjeshte se megjithese Korca, Berati e Gjirokastra jane qytete te mirefillta, e nuk permbushin normen kategorike per tú krahasuar as me Kukesin e as me Rreshenin, kuadrot drejtuese dhe elementet qe perbene strukturat e pushtetit ne Shqiperine komuniste, nuk eshte se vinin sipas ndonje parimi meritokratik prej qendrave te ndricuara jugore qe permendem, sa vinin mos me shume prej nje mekanizmi tribal, sektar-revolucionar, prej zonave gati barazisht te pazhvilluara e malore te Jugut si Laberia e thelle, Skrapari, Mallakastra. Perqindja e urbanizimit ambulant, te komanduar te banoreve te ketyre zonave, (migrimi i organizuar drejt qendres, shkollimi preferencial ne BS e gjetke ne bllokun socialist etj) perkthehej me perqindjen e kontributit luftarak qe keto dhane gjate luftes, dhe jo me perqindjen e treguesve “joluftarake” te qyteterimit qe kishin demonstruar keto zona me pare.

    Teknika revolucionare e qeverisjes se vendit prej komunisteve, filloi me goditjen totale te elitave te vjetra (jugore a veriore qofshin) dhe perdori hierarkine e gatshme te reparteve luftarake per te zevendesuar strukturat tradicionale te shtetit, po edhe shoqerise civile, te cilat ishin kompromentuar me mbeshtetje apo pasivitet ne raport me pushtuesit. Kush ka ende mundesi te mbaje mend dicka nga Shqiperia socialiste, sidomos Tirana, do kete rast te vereje sesi prej nje ish-partizani, jo rralle te alfabetizuar ne moshe madhore, rridhte nje pinjoll i punesuar ne institucione te rendesishme shteterore. Eshte mbase ky pinjoll sot qe shfryn kunder “ceceneve”, ekuivalenteve kulturore po edhe politike te asaj cka perfaqesonte dikur prindi i vet.

    VEc historise e gjeografise se relievit, vec zgjedhjes se gabuar, shpesh te detyruar, te kampit ne Luften e Dyte, vec amputimit prej qendrave urbane te Shqiperise nen Jugosllavi, arsye te rreshtuara mire e bukur nga Xhaxhai me siper, ajo cka penalizoi ndjeshem Veriun ishte edhe gjuha letrare, prestigji i zoterimit te se ciles ishte krejt i natyrshem tek shqiptaret e Jugut. I njejti fatalitet do te kish penalizuar edhe jugoret nese nje forme e dallueshme gegerishteje do ishte zgjedhur per te zyrtarizuar aksesin ne pushtet, kulture e te tjera transaksione te rendesishme a me pak te rendesishme te perditshmerise shoqerore. Perceptimi si i paqyteteruar dhe stigma qe e shoqeron kete perceptim, ka me teper gjase te jete funksionale ne rastin e nje veriori te paformuar sesa ne ekuivalentin e tij po aq te paformuar jugor. Perqendrimi i stigmes kulturore ne individe qe vijne nga te njejtat zona, qofte edhe i paperforcuar me te tjere mekanizma tribalo-politike te skenes shqiptare, ka tendencen te marre forma klasore deri edhe raciste. Shtuar argumentit objektiv historik te regresit te ketyre zonave, perceptimet kolektive te mesiperme vetem se e pamundesojne me tej perparimin e individit qe vjen prej andej.
    Megjithate duhet te shohim se vec arsyeve te jetuara, objektive ose jo, te josimetrise ne vuajtje te banorit verior te RPSSH-se, nje pjese jo e vogel e arsyeve per tú viktimizuar qe sot shfaqen neper filiza te Gegerise, jane direkt te parafabrikuara nga mediat.
    Kthimi ne “cause celebre” i rivleresimit te kontributeve dhe vuajtjeve te klerit katolik verior, dhe perqafimi i saj per arsye shpesh jo vetem humaniste, por oportuniste nga shumica e establishmentit kulturor, ka pasur si efekt anesor thjeshtezimin me tej te shpjegimit te historise se diktatures, si nje perplasje Jug-Veri. Harrohet se Lufta e Dyte ne Shqiperi u zhvillua kryesisht ne Jug, duke marre aty forma te luftes civile, dhe po aty u shenuan viktimat e para dhe mbase me te medha te terrorit komunist. Portretizimi i plojes mbi klerin katolik shpesh u permblodh si urrejtje toskesh injorante bizantoosmane kunder gegesh te ditur romane-perendimore, duke harruar shkaqet madhore politike te luajalitetit kanonik te katolikeve me Vatikanin, (kusht sine qua non per tú quajtur katolik), luajalitet “subversiv” te cilin komunistet e kesaj ane te Perdes se Hekurt nuk mund ta toleronin. Gjithsesi, banalizimi i kesaj tragjedie, si edhe perfaqesimi i saj publik nga figura dhe organe shtypi ekslzuziviste dhe ektremiste, por te mbrojtura nga simbolika e toges romake te integrimit europian, vetem i ka ndihmuar edhe me tej pergjithesimeve amatore dhe emocionale mbi padrejtesite e supozuara te Jugut ndaj gjithe Veriut.

    Prej ketu, pas nje historie pesimesh reale e perceptimesh virtuale, vijme tek mentaliteti i te persekutuarit qe mobilizon shpesh te ardhurit dhe te mbeturit e zonave veriore, dhe qe perdoret rregullisht nga sektore te politikes.

    Shantazhit moral me nje “te kaluar te arte” dhe veteviktimizimit konspiracionist e revanshist te disa verioreve, i rri perballe nje krenari elitare-fasade, shpesh thjeshte drejtshkrimore, apo nje siguri mainstream-i e supremacie me burim nga filmat e Kinostudios i disa jugoreve te tjere, e keto jane problemet me te cilat duhet te ballafaqohet individi shqiptar sot, duke luftuar me mekanizmat mediatike e parapolitike qe rrekin ta damkosin automatikisht me nje prej shenjave tribale.

  12. Xha Xha,

    Ndonëse bie dakort me zgjedhjen e një përqasje qytetatre si koncept, përkundër përqasjeve krahinore apo fisnore (përçarëse), që duhet të kenë shqyrtimet (analizat), sidomos ato që shqetësojnë të ardhmen, më duhet të pohoj se: shqyrtimet që i bëhen të shkuarës nuk mund të maten me kandarin e të sotmes, por me kushtet e së djeshmes. Pa t’i mohuar dot argumentat, mund të them gjithësesi se edhe brenda një çifligu, siç e quani ju Shqipërinë e dominuar nga komunistët, bëhën padrejtësi dhe mund të mbizotërojë psikologjia klanore. Besoj se njohja e padrejtësive ndaj bashkëqytetarëve është shënjë qytetërimi dhe jo katundarllëk. (Për ilustrim, lexo nipin që e shtrin arsyetimin tuaj edhe tek të persekutuarit). Nuk ka asgjë të keqe të pohojmë një të vërtetë se: në emër, qoftë të progresit apo edhe të një mentaliteti klanor, një pjese të popullsisë i është imponuar sistemi politik, ekonomik, mënyra e jetesës, i është përçudnuar kultura dhe i është imponuar deri edhe modeli gjuhësor. Kjo besoj na bën jo vetëm më të qytetëruar por edhe më njerëzor.

  13. Babai me numero tek lista e Ballit ne Mukje geget:

    1. Hasan Dosti
    2. Mit’hat Frashëri
    3. Thoma Orollogaj
    4. Skender Muço
    5. Hysni Lepenica
    6. Jusuf Luzaj
    7. Kadri Cakrani
    8. Major Raif Fratari
    9. Nexhat Peshkëpija
    10. Halil Mëniku
    11. Ismail Petrela
    12. Vasil Andoni

    Tani tek Fronti NC:

    1. N.Kolonel Jahja Çaçi
    2. Myslim Peza
    3. Abaz Kupi
    4. Ymer Dishnica
    5. Mustafa Gjinishi
    6. Omer Nishani
    7. Sulo Bogdo
    8. Shefqet Beja
    9. Medar Shtylla
    10. Stefan ?
    11. Haki Stërmilli
    12. Gogo Nushi

    Shkodra perfaqesohet gjate luftes nga Qemal Stafa e Ramiz Alia, figurat e tjera ishin dytesore.

    Jo vetem komunizmi ishte fenomen tosk, por edhe nacionalizmi politik ishte fenomen tosk.

    Veriu ne ndryshim nga periudha parambreterore, kur furnizoi nacionalizmin shqiptar me figura madhore, gjate luftes u struk ne vetvete, derisa ne 1944, arriten te kuptojne se te strukur ne vetvete nuk do i benin dot balle komunisteve. Por atehere ishte vone dhe komunizmi u tregua i pameshirshem me ta, ashtu sikunder u tregua me ballistet ne jug.

    Marreveshja e Mukjes u prish nga komunistet me urdher te jugosllaveve sepse pika 2 fliste per Shqiperine etnike.

    Nese geget do ishin perfshire ne lufte, patjeter do bashkoheshin me Ballin, e me siguri komunizmi sdo kishte pare dite te bardhe.

    Ishte indiferenca e tyre politike, qe ne castin e pare i mbajti larg shkaterrimeve masive te luftes qe pesoi jugu, po qe ne fund i beri pre te masakrave komuniste.

    Nje pjese faji per triumfin e komunisteve e ka edhe moskokecarja e gegeve si per fatet e luftes , ashtu edhe per fatet e pasluftes.

    Edhe sot, tosket e djathte mund te pretendojne fare mire origjinen nacionaliste te mendimit e veprimit te tyre politik, qe prej Rilindasve e borgjezise nacionaliste, ndersa geget e djathte, hiq katoliket fishtjano-gurakuqas, origjinen e djathte te mendimit e veprimit politik nuk mund ta cojne dot pertej Sali Berishes.

    Sic e thashe tek postimi me lart, kjo lidhet me procesin e politizimit qe eshte kaq i vonshem ne pjesen me te madhe te Gegerise malore sa mund te quhet fare mire i diteve te sotme.

    Sa per jugosllavet, mos u shqeteso shume, se merrnin vesh aq nga politika sa te kuptonin qe vetem ne jug, kishte elektorat politik e me siguri nuk do afronin me ballin kombetar.

  14. Një tjetër faktor që e rëndoi mjerimin e Veriut gjatë viteve 1945-1990 ishte politika e “pasaportizimit” që ndoqi regjimi – ose pamundësia e banorëve për të migruar së brendshmi, ose edhe jashtë Shqipërisë.

    Të mos harrojmë që një pjesë e mirë e vendbanimeve në Veri gjenden aty ku gjenden për arsye strategjike – për t’u mbrojtur nga armiku ose, jo rrallë, nga pushteti qendror. Veç kësaj, nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të nxjerrë përfundimin se fshatrat në Veri nuk arrijnë dot të sigurojnë një nivel jetese të kënaqshëm për banorët; meqë toka mungon ose është e varfër, etj. Logjika e të banuarit në majë të malit është logjikë mbijetese, që nuk i përshtatet më kushteve të sotme të komunikimit dhe të sipërmarrjes (duke përfshirë tregun).

    Natyrisht Veriu ka pasuritë hidrike dhe minerare (madje edhe turistike), por këto nuk mund të shfrytëzohen lokalisht, kërkojnë investime, të cilat pastaj i kanalizojnë edhe fitimet gjetiu.

    Regjimi i Hoxhës i mbante veriorët të ngulitur në zonat e tyre – të varfëruara dhe relativisht të mbipopulluara; meqë shqiptarët atje tradicionalisht kanë bërë shumë fëmijë, por edhe sidomos meqë kujdesi i shtuar për higjienën dhe kujdesin për nënat dhe fëmijët (vaksinimet etj.) bëri që të ulej vdekshmëria foshnjore (tradicionalisht po aq e lartë sa edhe pjellshmëria), çka u shoqërua me një shpërthim demografik që, në terma të tjera, ua shtoi edhe më keq veriorëve mjerimin.

    Tani politika e pasaportizimit njëlloj zbatohej për gjithë Shqipërinë; dhe zona të ngjashme me ato të Veriut, si Librazhdi, Gramshi, etj. nuk është se i shpëtuan problemeve të shtimit të popullsisë – por megjithatë, në vija të trasha, Jugu i përjetoi këto probleme disi më lehtë, edhe pse në Veri u bënë shumë investime dhe u hapën shumë vende pune, të cilat, në parim, duhej t’i kishin shtuar disi të ardhurat (kantiere hidrocentralesh, miniera, fabrika pasurimi mineralesh).

    Nuk di nëse janë kryer studime të detajuara të shtimit të popullsisë, në Shqipëri, sipas krahinave, gjatë viteve 1912-1990; krahas me të dhëna për emigrimin e brendshëm, këto do të ndihmonin për të kuptuar se ç’ka ndodhur me shqiptarët gjatë shek. XX, nga pikëpamja demografike. Dëgjon rëndom të thuhet se, pas 1944-ës, Tirana u mbush me lebër dhe skraparllinj, të cilët erdhën aty si fitimtarë të Luftës; por sa mbështetet kjo me shifra? Kur filloi të zbatohej politika e rreptë e pasaportizimit në Shqipëri?

    Për t’u kthyer te çështja që ceka në krye, unë besoj se Veriu i Shqipërisë, po të lihej të zhvillohej ekonomikisht dhe demografikisht në mënyrë të vetvetishme, ose pa ndërhyrje nga lart, do të ishte shpopulluar tashmë (siç është shpopulluar, bie fjala, Italia e Jugut). Në shumë zona të thella të Veriut nuk mund të jetohet normalisht: nuk ka tokë të mjaftueshme, nuk ka bagëti, dimri është shumë i ashpër, etj. Edhe traditat e sipërmarrjes janë të pamjaftueshme. Për fat të keq, Veriut i mungojnë edhe qytetet që t’ia tërheqin sot tepricën e popullsisë nga fshati; prandaj të gjithë përfundojnë në Tiranë; aq më tepër që Shkodrës nuk i ka mbetur as hija e prestigjit të dikurshëm.

  15. pa permendur emrat e diskutuesve:
    1. ate punen e dallimit “gjenetik” truri im i vogel nuk do ta pranoje;
    2.kalimin tek temat historike: komunizmi, Kosova, lufta e dyte boterore; nuk mund te zgjatem, sepse nuk jam historian, por do te me pelqente te ishja: jane tema themeltare qe duhen pare ne 360 grade;
    vetem dua te pyes (dhe per kete i bej pyetje edhe vetes):
    me te vertete kaq titanike paskan qene komunistet qe ia dolen mbare te bejne gjithe keto te pabera? (edhe pse mendoj se qe te besh keq te duhet pak mundim nganjehere, te ndreqesh pune duhet teper mund);
    ndikimin e komunizmit ne shoqerine e prapambetur shqiptare duhet te fillojne ta vleresojne historianet, ekonomistet, sociologet, etj, dhe per kete do te duhet kohe, tani jemi ende ne fazen e “revizionizmit” te ashper, here emocional, here , fatkeqesisht edhe antishkencor;
    psh: E. Hoxha kriminel!= ok, se çoi ne pushkatim edhe te kunatin qe i kishte shpetuar koken; por edhe ne Itali ne anarkine e pasluftes partizanet e majte pushkatuan pa gjyq shume ish-fashiste;
    Kosova= u braktis nga komunistet. ne ç’menyre?
    me te vertete kishte kaq peshe “ushtria e lavdishme na çl” sa te mund te ngulej ne Kosove ku kaloi ndoshta, e te mos levizte pa e “rregulluar” kufirin; kam frike se as e pyesnin fare Shqiperine per kufijte;
    u persekutuan ata qe e humben luften: po: edhe ata qe humben luften per pushtet (luften civile, “triumfi i revolucionit popullor”) edhe ata qe humben luften se u rradhiten krahas nazifashizmit; ishte me se e natyrshme: kunder Hitlerit luftoi e gjithe bota, qe nga zelanda e re e deri ne Suedi: prandaj, me falni nqs e teproj e blasfemoj, por ne logjiken e zgjedhjes se çeshtjeve ishte “normale” te “denohej” Anton Harapi e Ernest Koliqi;
    3. persa i perket gjuhes, eshte nje çeshtje e gjate, dhe s’po e prek fare, por uroj qe te mos filloje çensura kunder gjuhes letrare, me paradokse te perbindeshme, dhe aq sa te kerkohet perkthimi i Dimrit te madh, (te ripunuar) ne gegnishte;
    4.sidoqofte, ne shqiptaret jemi nje popull si gjithe te tjeret, me veset tona te tepruara, po ashtu edhe me virtytet tona, edhe me te tepruara; pra jemi te detyruar t’u neshtrohemi ligjeve te zhvillimit shoqeror;
    si perfundim, s’kemi pse te habitemi kur totalitarizmi komunist nxirrte xhevahire te papara “si shteti i vetem ateist ne bote” ne kohen kur Partite komuniste ne perendim merrnin fonde nga Moska dhe kur Amerika e kishte njohur me kohe Makartizmin; e gjitha pune relativiteti…
    Nipi

    1. Nipi,

      Për ty ndoshta vrasjet dhe persekutimet mund të jenë një e çështje relative – që nuk e shqetësojnë katundin tënd, do thoshte Xha Xhai – porse për ata që i kanë hequr mbi kurriz është një e vërtet absolute.

  16. Nuk do te doja te zgjatesha.Po i futem pak me shume me terma popullore.
    Gjate atij sistemi u ngriten psikoza kolektive percudnuese jashte cdo imagjinate kunder grupit ne fjale.Pervec termave “Cami i Mutit”,”Cami me mire te varet ne shesh te flamurit” qe i perkisnin nje grupi te TOSKEVE,kishim edhe “malok i Mutit”,”malok i trashe”,thjesht “malok”.Sistemi nuk mund te ekzistonte pa poshetruar disa dhe ngritur ne qiell disa te tjere.Ai ishte nje tsunami ne jeten politike-kulturoe-shoqerore te shqiptareve.Pasi bere fije fije klasen e pasur,vazhdoj me “kleriket katolike” e 1945,me vone me “hoxhallaret” dhe “ortodokset” me 1967,me inetelektualet pas 1970,duke perfunduar me vrasjet e spiuneve dhe “armiqve antiparti”.Ne fund ngeli vetvrasja e gjithe sistemit.
    Pashaportizimi?
    Ishte njesoj per te dy palet,toske e gege.
    Vuajtja ekonomike?
    Ishte e njejte per dy palet.Njerezit e thjeshte si ne nje fshat te jugut ashtu dhe ne nje fshat te veriut vuanin njesoj.Njesoj nuk lejoheshin,pikerisht ata qe e prodhonin,te hanin gjate gjithe vitit buke gruri.
    Shtimi i popullsise?
    Sistemi megalloman ekonomik planifikonte dhe stimulonte ne menyre megallomane dhe rritjen e popullsise.
    Ngritja e qyteteve te medha?
    Komunizmi shqipatar ne bujqesi zbatonte nje rruge te tij,primitive,i palidhur fare me te dhenat dhe suksest e tekonollogjise ne ritjen e rendimentit bujqesor.Rruga shqiptare kerkonte prezence te madhe njerezore ne fshat.Ishte nje inversitetet,pasoje e shperfyterimit mendor te diktatorit.
    Ku rendoheshin me shume veriorit?
    Pikerisht ne cenimin e krenarise se tyre te natyrsheme.Verioret nuk vene asnjigje perpara denjitetit.
    Ne shtypjen e asaj synoi ai system.Ne krijimin e njerezve vemje,pa te drejta.Kuptohet atij qe do ti dhembte me shume ne kete drejtim do ti dilte me shume ne pah emri si i pavorizuar i sistemit.Kultura e avancuar e nje qyeteti te vjeter si ai i Shkodres do te binte ne kundershtim me kete monster gjate gjithe kohes.
    Zakonisht te favorizuarit e sistemit,drejtues e zbatues,e bene kete per arsye te mungeses se kultures,karakterit dhe dinjitetit njerezor.Kjo elite e “pushkes”, e pashkolluar Toske,bije e njerezve te paedukuar,me arsimim te pamjaftueshemjshme solli nje mbjellje psikologjike negative ndarese e percmuese,e cila kerkon kohe dhe pune te largohet nga bijte dhe niperit e tyre.
    Ishte nje permbysje tsunami me nje dem te jashtezakonshem psikologjik,ekonomik,kombetar.Krijoi nje inversitet te habitshem.
    Verioret ishin nje pjese e vogel e ketij persekutimi brenda grupit.

    1. Ky koment kaq konciz vjen nga e njëjta adresë IP prej së cilës një koleg tjetër, më lart, ka shkruar komente shumë më të arsyetuara dhe me frymë të ndryshme. Meqë e njëjta gjë më ndodhi dje me një koment të ngjashëm, dua t’ju kujtoj për mundësinë që disa prej komenteve më “të zjarrta” në këtë fill të jenë veç provokime, po të kemi parasysh se tema është vetvetiu e nxehtë.

  17. per Epiriot-in,
    nga Nipi,
    Veçse nje tentative per sqarim (keqkuptimi?)
    A. Ne komentin tim per shkrimin e Xhaxhait nuk pretendoj te jem asnjeanes, por te shpreh mendimin tim, subjektiv, por sa me objektiv qe te jete e mundur,
    b. te persekutuarit politike:
    1.i respektoj si qytetare te republikes shqiptare: qe duhet te demshperblehen per ato qe kane pesuar (dhe fatkeqeisht nganjehere kjo eshte e pamundur qysh ne nisje, sepse disa gjera nuk mund te ndreqen, te persekutuarve u ka ikur nje pjese e jetes, vitet, e lere me pastaj pronat), pra, nuk jam dhe nuk ndjehem aspak i besdisur nga ta dhe nga problemet e tyre,
    2.”nje pjese e te persekutuarve jane pronaret e vertete te ketij vendi”: mos, ndoshta, do te tuash “pronare te pronave te tyre”, se “vendi” eshte shume pergjithesues,
    3.me sa me rezulton deri tani, te pakten ne republiken e Shqiperise, nuk ia kam vjedhur dikujt pronen, perkundrazi nja dy kodra qe m’i kane lene gjysherit po ia fal shtetit (shqiptar);
    4.nuk pretendoj te kem qene shqiptar i zakonshem dhe asnjeanes;
    5.keshille plot dashamiresi: boll me veteviktimizimin dhe deshiren per te pasur “njerin prej regjimeve me mizore”: ishte nje regjim komunist si te gjithe te tjeret, sigurisht me veçorite e veta, s’kemi pse te pretendojme ndonje rekord edhe per kete;
    C.per paragrafin e fundit
    “Esenca, e cila harrohet shpesh, eshte se, edhe duke mos qene familje komuniste me teser te kuqe ne xhep apo familje e lavdishme deshmori, kur pretendon se ke qene shqiptar asnjeanes dhe bezdisesh nga pronaret e persekutuar demode qe evidentojne thelbin e pardrejtesise mbi te cilen eshte ndertuar gjithe ky sistem nacional-komunist ne mutacion perpetual, nuk e fsheh dot perkatesine klanore me perfaqesi te lavdishme qe te ka mundesuar te qenit ”nji-sh asnjeanes” ne barbari. ”
    Po e shkruaj perseri, nuk pretendoj te jem asnjeanes, dhe nuk bezdisem nga pronaret e persekutuar;
    pra,prape po e shkruaj: ish-pronaret e persekutuar duhet te marrin pronat e tyre, meqe prona private, e bere me pune, etj, dhe e trasheguar, eshte nje e drejte e garantuar me ligj;
    pra nuk mund te shoh ketu, edhe duke pranuar barbarine qe me rrethon, as pretendim qe te jem asnjeanes, dhe as tentativen qe te fsheh perkatesine time klanore (te cilen e konsideroj mesjetare);
    D. mendimi im eshte se te gjithe shtetasit (apo qytetaret) duhet te kene te garantuara nga ligji, nga shteti, nga bashkesia, te njejtat mundesi: te drejten per jeten, shendetin, arsimimin, pjesemarrjen ne jeten politike, ekonomike,etj.
    dhe, duke u mbeshtetur ne kete qe po shkruaj, siç nuk pranoj per dje “bursat” e studimit, vendet e zgjedhura te punes, shkurt, privilegjet per “fituesit e luftes dhe te revolucionit popullor”, keshtu nuk pranoj sot kuotat e bursave vetem per te persekutuarit, futjen ne pune ne sektorin publik pa pasur kriteret profesionale, pra shkeljen e ligjeve dhe rregulloreve te jetes se nje bashkesie qytetare per te cilen te gjithe jemi dakord;
    Nji shqiptar

    1. siç nuk pranoj per dje “bursat” e studimit, vendet e zgjedhura te punes, shkurt, privilegjet per “fituesit e luftes dhe te revolucionit popullor”, keshtu nuk pranoj sot kuotat e bursave vetem per te persekutuarit, futjen ne pune ne sektorin publik pa pasur kriteret profesionale, pra shkeljen e ligjeve dhe rregulloreve te jetes se nje bashkesie qytetare per te cilen te gjithe jemi dakord;

      Në fakt kjo që thoni ju do ishte e plotë nëse ti do kishe thënë ndonjë gjë kundër vrasjeve, persekutimit, punës së detyruar dhe dhunës të ushtruar ndaj këtyre njerëzve në atë kohë – që ndoshta të ka lejuar ty të sigurosh edhe ndonjë të mire materiale apo edhe qetësi shpirtërore nën regjimin që nuk na paskësh qënë edhe aq i egër. Por zor se e keni bërë këtë po të konsiderosh se edhe sot e ke shumë të zorshme që të pranosh t’u japësh ndonjë cope burse apo vend pune në administratën tone të shkëlqyer.

      1. Meqë përkatësia e “nji-shit asnjëanës” nuk lë më vend për dyshime, dëshiroj të lë këtu një shembull shumë të vogël, por domethënës, në lidhje me bursat për të persekutuarit politikë.

        Në Gusht 1993, është nisur nga Porti i Durrësit në drjetim të atij të Barit, një grup me rreth 20 studentë të sapo maturuar në Tiranë, për të studiuar në Universitetin e Kozecës me bursat që kish akorduar shteti Italian për të persekutuarit politikë në Shqipëri.

        Qëllon që njoh pjesën dërrmuese të këtyre studentëve, ndër të cilët bënte pjesë edhe mbesa e ish gjeneralit të lavdishëm Ndreko Rino, për thagmat e të cilit gjatë regjimit jo dhe aq të egër komunist, Xha Xhai ose ndonjë tjetër, mundet ndoshta të flasë më mirë se unë.

        Askush, e përsëris, askush nga ky kontigjent studentësh, ndër të parët që përfituan nga bursat për të persekutuarit politikë, nuk ish i persekutuar. Gati të gjithë ndanin po atë përkatësi të lavdishme sekretarësh të denjë partie e dëshmorësh të flijuar për idealin, sikurse dhe shembulli që dhashë më sipër, me përjashtim të 2-3 “nji-shave asnjëanës” njëherësh bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.

        Ky shembull, jo vetëm është lehtësisht i verifikueshëm, por siguroj që nuk ka qënë i vetmi.

  18. Aenema ne qofte se e keni seriozisht teorine e difektit ne kodin gjenetik do t’iu lutesha te me pergjigjeshit per disa pyetje.
    1. C’kuptoni me regres , progres dhe mbijetese ?
    2. Nqs mbijetesa eshte progres, banoret e Veriut jane shume me progresiste se te Jugut sepse kane mbijetuar ne kushte shume te veshtira.
    3. Ku mund te gjej literature mbi lidhjen midis regresit qe shfaq nje shoqeri apo individ dhe nje gjeni te dhene, apo nje grup gjenesh, apo nje strukture qelizore, etj ?
    Shoqerite njerezore nuk progresojne gjithnje. Kush e ka thene kete ? Madje as shtazoret, por meqe njerezimi kenaqet me happy end, perqafojme Darwinizmin. Ne vuajme nga bakteriet qe prishin dhembet, nderkohe qe pitoni i Australise, nuk lan kurre dhembet, as nuk shkon tek dentisti dhe ka peshtyme e kavitet bukal steril. Regres apo progres perben perberja e kavitetit tone bukal?
    Jug e Veri, ne shqiptaret nuk kemi ndonje grafik progresi qe te le pa mend, Jugu mund ta ndjente veten keq, por gfjendet mes qorrash me nje sy dhe kaq. Primo Levi ka nje tregim te bukur mbi nje fis qe kishte humbur eksperiencen dhe njohurine mbi ndezjen e zjarrit dhe ishte rikthyer ne nje primitivizem absolut. Nderkohe qe njihej historikisht se i kishin pasur njohurite me pare se te tjeret. Une do te pretendoja se Veriu ka perqafuar nje faze regresi per arsye qe s’i njoh. Aresyet qe jep Xha Xhai jane te jashtme, dhe qendrojne, por pyes veten se c’behet me viktimen vete ? Si reagon ajo dhe kur do te vendose te marre veten ne dore? Dhe pse dreqi ta haje nuk reagon po ha gjethe!

    1. Nuk e di dhe une pse e kane perqafuar ate lloj regresi, por me menyren time ndoshta te gabuar, kam dashur te tregoj qe edhe ne brezin tim (te pandikuar nga regjimi i DHIER totalitarist shqiptar) ka shenja, te cilat me bejne te mendoj qe regresi i tyre nuk eshte VETEM nga regjimi. As une nuk e di pse nuk reagon, por ha gjethe dhe as une nuk i njoh arsyet perse ata e kane perqafuar kete regres. Megjithate komenti im (ja kam thene dhe te tjereve qe me kane sulmuar ne nje fare menyre, e cila e ben komentin tuaj nje jave pushim ne Maldive) eshte i ndikuar nga nje eksperience personale.

  19. Xha xha ke te drejte kur flet per pamundesine e emigrimit te brendshem, gjate regjimit komunist, por pamundesia nuk vinte vetem si pasoje e mbajtjes ne Veri te sa me shume banoreve per arsye mobilizimi ne rast lufte, por edhe per te ruajtur Tiranen per ata qe vinin nga Jugu.

    Shkodra ne 1990 ka pasur 80 mije banore, po te lejonte xhaxhi qe te rritej me tej me banore te zonave verilindore, mund te shkonte deri ne 150 mije e do ishte qytet me i rrezikshem, po ta krahasojme me Tiranen e asokohe qe kish 250 mije banore.
    Pervec kesaj Shkodra nuk kish si ti mbante kaq shume banore, pasi si qytet kufitar nuk duhej te kishte shume industri (te njejten llogjike vuajti Korca e Gjirokastra).

    Nderkaq, po te shikojme se Kolonja si rreth kish dendesi 20 banore /km2, Permeti 30 ban/km2, Gjirokastra 50 ban/km, Saranda 50 ban/km2 , Tepelena 40 ban/km2, kuptohet lehte se ne keto rajone jo vetem ska shkuar kush, por jane larguar shume.

    Po ashtu po ti krahasojme me Kukesin( dhe Hasin) te cilin permendte shkrimi hapes kuptohet me lehte mbipopullimi i ketij rrethi. Kukesi i 1990 (bashke me Hasin) kishte dendesi 67-70 ban/km2, pra me te larte se Saranda (+delvina) qe eshte fushe dhe 3 here me te larte se Kolonja.

    Largimi masiv pas 1990 , nga ato zona drejt Tiranes e Durresit ishte nevoje fiziologjike e zones.

    Nga 1945 – 1990 popullsia u trefishua nga 1,1 milione – 3,2 milione, tokat bujqesore kaluan nga 300 mije ha ne 700 mije ha, por ndersa shumefishimi i tokave bujqesore ne ultesiren perendimore shkoi krahperkrah me shumefishimin e popullsise ne zonat malore cdo rritje e popullsise shoqerohej me ulje te mireqenies (ligji i Malthusit), pasi atje tokat e reja ishin te pakta dhe me rendiment te ulet.

    Pasurite minerare ne veri i ka vetem Mirdita e Mati, zonat e tjera skane asgje, prandaj eshte e kote te behet pergjithesimi , ‘pasurite minerare te veriut’. Ka krom e baker, qe jane minerale dytesore, mineralet paresore; qymyr, hekur-nikel, bitum, nafte e gaz, ndodhen poshte Shkumbinit.

    Lumi Drin , nuk ofron dot rruge natyrore si ofron Vjosa, pra nuk eshte ndihmese per komunikimin.

    Rruga e vetme e zhvillimit per veriun eshte roli ndermjetes midis Kosoves e Ultesires Perendimore. Tropoja, Hasi e Kukesi te integrohen me Pejen, Gjakoven e Prizrenin, Malesi e madhe e Puke me Shkodren, Mirdite e Mat me Lezhen e Tiranen, Dibra ngelet jashte. Dibres i duhet Tetova e Gostivari.

    Pa nje shtet te bashkuar pjesa me e madhe e Veriut, ka per te ngelur ekonomikisht per ibret e per faqe te zeze.

    Midis psh ndertimit te autostrades Fier- Vlore dhe nje autostrade qe lidh Bajram-Currin me Puken, duhet te jesh analfabet me zgjedh’ ndertimin e kesaj te dytes.

    Pra, veriu per arsye te racionalizmit ekonomik ka per te ngelur zona e fundit per investime ne Shqiperine me 28 748 km2.
    Ndryshe do ish po te kishte nje ekonomi kombetare, ku nevoja per te lidhe psh Shkodren me Gjakoven e Pejen, do lejonte nje autostrade permes Pukes e Tropojes.

    1. Hyllin,

      Vetëm nacionalizma që shfaqet në këto rradhë të mirëartikuluara e hap natyrshëm derën e mirëkuptimit të gjërë sepse nuk shpalos tendeca përçarëse.

      Asnjë nga teoritë e tjera romantike artikuluar më parë nuk rivalizon dot me pragmatikën e kësaj.

      Urime.

  20. ””Megjithate nuk do t’jua uroja kurre nje eksperience te tille, sepse kam pershtypjen se do ta vuanit me shume se une. ””’

    Nuk e marr vesh me saktesi per cngacmim ne grup behet fjale, po di te them qe cdo homo sapiens sapiens, lind me nje ujk brenda trurit; ka qe ua vret edukimi, ka qe e vrasin vete, mua edukimi sma ka vrare, nderkaq edhe pse e mbaj ne hekura, e ushqej se mund te me duhet , si psh ne rastin qe permend ti.
    Ketu eshte permendur shpesh shprehja ‘behu i ditur qe te jesh i lire’ e cila per mua ka te njejten vlere me parimin ‘dy duar per nje koke jane’. Deri tani e kam nxjerre vete gomarin nga balta, te ardhmes nuk i dihet.

    ”””per sa i perket ekuilibrit gege-toske, jua garantoj une qe fjala ime nuk e prish, sepse eshte thjeshte nje pikogram kripe ne oqean.”’

    Shprehja jote eshte si puna e katalizatorit, sepse, do provokoje ndonje geg qe do ja filloje si puna jote, me te gjithe tosket, pastaj nxehet gjaku e ja fillohet allashqiptarce me nene e moter.
    Behet si puna e partive, do marresh se sben pozicion majtas apo djathtas.

    Ku ka krisje nuk vihet peshe siper.

    1. Ok me sa duket qenkemi keqkuptuar dhe une thjesht kam vene nje mllef idiot perpara arsyetimit, te ndikuar nga nje eksperience personale. Sidoqofte, jam totalisht dakort me filozofine tuaj te drejtimeve. Nuk ka kompromise. O majtas o djathtas sipas sistemit partiak. Nese me lejoni dua ta mbaj sekret drejtimin tim. Megjithate ajo qe une (ose pjesa ime mikroskopike racionale) kam dashur te them, eshte se jam dakort me Xhaxhain qe nuk eshte thjesht 56 vjet komunizem (edhe pse mosha ime nuk me lejon qe te flas per keto vite, pasi une kam degjuar, lexuar dhe pare neper filmime per to, por nuk kam jetuar, te pakten ne moshe arsyetimi), por me shume se aq. Nuk e di nese ne kete pike jeni dakort me mua, por ne fund te fundit, pyetja eshte “a i japet (ose japim) dot zgjidhje ketij problemi?”. Une mendoj se jo, te pakten ne nuk mundemi…

  21. Nga Nipi,
    per Ujkun e zi,
    1.edhe pse vrasjet dhe persekutimet jane relative, nuk eshte e vertete qe nuk e shqetesojne qytetin tim;
    2.a.ne fillim, po te pyes vetem per nje gje te vogel fare fare:
    pse me rendon me vleresime tejet te renda?; mirepres kritiken per ate qe them,por jo per ato qe s’paskam thene e duhet te thosha: me duket pas absurd si pretendim;
    b. “per te mirat materiale dhe shpirterore”, etj, etj; une, si edhe dy milione shqiptare, sigurisht, qe kemi pasur pergjegjesine kolektive; kete duhet ta pranojme te gjithe, edhe pse une kur ra komunizmi isha teper i ri, nje “ushtar i ri i revolucionit” qe nuk e dha dot ndihmesen e vet per triumfin e socializmit dhe fazes me te larte te tij, komunizmit;
    c. “regjimi nuk paskesh qene kaq i eger”: ku e kam shkruar? (perkundrazi mendoj te kunderten);
    lejomeni sqarimin: une po perpiqem te perdor karshi te njejtes dukuri, ne kohe te ndryshme, te njejtin kriter dhe te njejten njesi matese;
    d. prandaj, ne vazhdim te pikes 2.c., po te pranoj “ndonje cope burse apo vend pune ne administraten tone te shkelqyer”, do te me duhet t’u jap te drejte edhe komunisteve, qe pas luftes se dyte futen neper zyra analfabetet vetem se kishin luftuar fashizmin.
    Ju kerkoj ndjese, por, siç e lexoni, nuk mund te skajezohem dot,
    Nipi

  22. Gjeja me e bukur qe kane keto tema, eshte se pozicionimi i gjithkuj kundrejt temes rezikon te mos jete vullnetar dhe intelektual, por skllaveror dhe ushtarak, i thirrur nga lexime paramoderne te luajalitetit dhe perkatesise. Anonimati ne emertim i diskutanteve nuk mund te sherbeje dot si kurore filozofike dafinash, por si kamuflazh i keq shelgu lotonjes per nje mision diversioni ne kampin armik. harrohet se basti ketu nuk eshte te rreshtuarit e sa me teper argumenteve ne forme golash nje kah te tabeles me drita te derbit per Kupen e Republikes, por me shume se kaq, mbijetesa e vete Republikes. Prandaj, ju lutem, me kamuflazh se me kamuflazh jemi, hajde te bejme ndonje autogol tek porta e tribuse vetjake. jo per hir te korrektesise politike,po per hir te asja cka njohim per te vertete.

    Suksese!

  23. Per xha xhain qe me eshte pergjigjur me lart :

    – Nuk e kam zgjatur shume sepse vertete shkrimi eshte i ndyre, i peshtire dhe i neveritshem.

    – Por po e zgjas pak sa per te thene se zakonet e sigurimsave per hetimin e IP-ve te komentuesve tregojne me se miri qe kam plotesisht te drejte.

    – Dhe se atij katundarit malok qe te ka ngrene buken ty, nuk i mungon dicka qe i mungon shumekujt si puna e artikullshkruesit :

    FISNIKERIA.

    Kaq. Kaluan dy sekonda e gjysme.

    1. Dy sekonda, unë gjithnjë kujdesem që ta mbaj blogun të pastër nga plehrat, veçanërisht hapësirën e komenteve. Ndonjëherë mjafton një provokacion në komentet për ta nxjerrë diskutimin nga binarët; çka duhet shmangur. Gjithashtu unë jam i vendosur të bllokoj çdo përpjekje për të luajtur me komentet – kur dikush hedh një tezë kontroversiale nga një pseudonim, për t’iu kundërvënë nga një pseudonim tjetër.

      Sa për adresat IP, këto ia jep vetë WordPress administratorit të blogut, dhe shërbejnë si mënyrë më serioze për të identifikuar njerëz që hyjnë e dalin në diskutimet ndonjëherë edhe duke sajuar nga një pseudonim për ndërhyrje. Është e drejta e tyre, tek e fundit edhe unë mund t’ua fshij komentet me një klik të vetëm, po të më duket se e tepruan.

      Kështu, adresa IP është si syri magjik i derës, me anë të të cilit krijon një ide se kush po të troket. Adresat IP nuk i sajon dot aq lehtë sa pseudonimet; madje po të kesh aq tru sa t’i sajosh, e kupton edhe që nuk ia vlen t’i sajosh, sepse jeta është e shkurtër.

      Zakonisht, komente si të tuat, të tipit “ky shkrim është i ndyrë” unë nuk i lë të kalojnë; sepse askujt nuk i intereson reagimi emocional i një anonimi ndaj një shkrimi në blog. Mirë do të ishte që kritikën ta shprehje me argumente, meqë nuk të pengon kush të arsyetosh, përveç gardheve që ia vë ti vetes.

      Thashë ‘zakonisht’; sepse në rastin tënd bëra një përjashtim, meqë gjykova se, komente si yti, mbështetin tezën time kryesore në shkrimin më lart; dhe pikërisht atë që kompleksi i inferioritetit prodhon jo vetëm mendje të kategorisë së dytë, por edhe shëmti sociale. Me fjalë të tjera, ta gëzosh kafaz-katundin nga ku nuk del dot, edhe sikur të kesh gjithë sekondat e universit në dispozicion.

      1. Po te perpiqesh ta ruash te paster blogun tend, ti nuk rri te shkruash gjepura te tilla. Ti e di fjalen : “fillo pastro me pare perpara shtepise tende”. Shkurt : ndotja me e madhe e blogut tend jane shkrimet e tua”.

  24. Ajo që sidomos harrohet është se drejtësia është e shenjtë.

    Ai që ka pësuar hatanë do nuk do pushojë së këruari hakun ndërkaq, hiletë e zullumqarit vetëm do shtohen. Gjatë kësaj kohe paqja, vetëm do vuajë. Pa paqe, vatani rrezikohet seriozisht.

    Drejtësia na është e shenjtë, sepse na qetëson ngërçe dhe na siguron paqe.

  25. ///Gjeja me e bukur qe kane keto tema, eshte se pozicionimi i gjithkuj kundrejt temes rezikon te mos jete vullnetar dhe intelektual, por skllaveror dhe ushtarak, i thirrur nga lexime paramoderne te luajalitetit dhe perkatesise. Anonimati ne emertim i diskutanteve nuk mund te sherbeje dot si kurore filozofike dafinash, por si kamuflazh i keq shelgu lotonjes per nje mision diversioni ne kampin armik. harrohet se basti ketu nuk eshte te rreshtuarit e sa me teper argumenteve ne forme golash nje kah te tabeles me drita te derbit per Kupen e Republikes, por me shume se kaq, mbijetesa e vete Republikes. Prandaj, ju lutem, me kamuflazh se me kamuflazh jemi, hajde te bejme ndonje autogol tek porta e tribuse vetjake. jo per hir te korrektesise politike,po per hir te asja cka njohim per te vertete./////
    Po.I je afruar shume afer parimit te ndertimit,pa pasur murezim fizik te ndonjer-it-es.
    Para se gjithash qe te marresh pjese ne nje grup filozofik,arti,inxhinjerie duhet repsektuar disa parime bashkimiteti.Jo vetem respekt ne kuptimin e ngritjes se kapeles,por respekt ne parimet unversale te trajtimit te mendimeve te gjithesejcilit.Ka disa shtylla te mendimit qe nuk kane ndryshuar qe prej Aristotelit.Jane zenvendesuar qerret me Toyota e Honda,por nuk ka ndryshuar se cili eshte kali-motori me i fuqishem,ose karroca-car me e shpejte-e larte-e forte-bollsheme-e sigurte nuk besoj se ka ndryshuar aq sa dikush beson se ka ndryshuar.Po keshktu edhe para Arstitolet,karoca ka ekzistuar edhe pa u shpikur karroca me kuaj.
    Ne duhet ti bindemi nje autoriteti suprem sic eshte arsyetimi.Pse ka shume pohime resht reth nji artikulli,kjo nuk do te thote qe ai eshte i gabuar.Ose,nese ka kundershtime resht,pa ndonje pohim mbeshtetes.Ky ndikim i sfondit te ngjyres se murit nuk ja shton ose pakeson vlerat piktures.Biles,ajo zbukurohet kur i vendosen piktura te njejtes zaner,siper,poshte,lart saj,ku nje nder to eshte edhe posti juaj.Me duket se eshte anesore.
    Rendesi ka te diskutojme drejtesisht dhe sinqerisht reth asaj qe na ngacmon nga hedhja e nje lende te pare per te shoshitur.

  26. Kjo puna e anonimatit dhe e sinqeritetit neper blogosfere i ngjan ketij lajmit qe pashe sot tek “Shekulli”

    “Një mbikëqyrje e fundit që u është bërë pishinave, sigurisht që do t’u bëjë të mendoheni 2 herë para se të futeni në to. Për sa i përket pishinës, të paktën gjysma e atyre që futen për të notuar pranojnë që urinojnë në të. Këtë gjë, sigurisht do e keni menduar dhe ju, pasi 84 % e të pyeturve mendojnë që pishinat nuk janë fare higjienike. ”

    http://www.shekulli.com.al/2009/07/10/pishinat-dhe-pipi-ja.html

    Ashtu si ata qe lahen ne pishine, edhe ne duke i maskuar shenjat identitare nen rrobabanjet e pseudonimeve anonime, perpiqemi te kemi te njejten mimike dinjitoze, si ata qe permbahen, ashtu si ata qe permirren.

    Po nejse. Gjithkujt i ndodh nje here.

  27. ””’pozicionimi i gjithkuj kundrejt temes rezikon te mos jete vullnetar dhe intelektual, por skllaveror dhe ushtarak, i thirrur nga lexime paramoderne te luajalitetit dhe perkatesise.””’

    Nuk eshte e veshtire te kritikosh shqiptaret, e veshtire eshte te hedhesh ndonje ide ne qarkullim apo edhe te mbeshtetesh me dicka te re apo pak te njohur, idete e vjetra.

    Keto lloj qendrimesh, ne shqipen e shkruar jane ne mode te pakten qe prej Konices e keto 20 vjetet e fundit po korrin suksese te papara.

    E meta e Konices dhe e shume prej publicisteve te sotem ne punet e shqiptareve eshte nxitimi, rrembyerja, momenti emotiv i maskuar si racionalizem i kulluar. Ky moment emotiv buron nga pritshmerite vegimtare dhe mjegullon ne menyre te cuditshme vete analizat qe kane bere me pare.

    Nese paraprakisht do ishte shtruar pyetja: a ka mundesi nder shqiptare, trajtimi i shtruar (vullnetar e intelektual) i nje ceshtje kaq te gjere e delikate apo duhet te pajtohemi me idene se per arsye te kuptueshme do kete edhe ferkime ?- atehere ai perfundim do ngjante me nje shashke mediatike.

    Mund ta kuptoj nje shushke qe hedh nje shashke, por mendja ime nuk e rrok dot, hedhjen nga te tjeret.

    Nje realitet i deshiruar do ndertohet perhere mbi nje realitet te meparshem, keshtu qe edhe deshira do kete caqet e rastit.

    Tani ne rastin tone, ferkimet futen paraprakisht ne llogari; ne vetem mund te verejme nese ka rritje apo ulje te ferkimeve duke bere nje krahasim kohor.
    Nese ka ulje jemi ne rrugen e duhur, shihen faktoret qe cuan ne kete ulje dhe shtrohet si ceshtje paresore, fuqizimi i ketyre faktoreve.
    Nese ka rritje, shtrohet si ceshtje paresore, goditja e faktoreve te rritjes.

    Kushdo mund ta beje nje analize historike e jam i sigurte qe askush nuk mund te nxjerre dot perfundimin se ka rritje te ferkimit.

    Atehere ckuptim ka nderhyrja stigmatizuese ne nje proces pozitiv? Mund te kritikohet ritmi, jam i nje mendjeje, por ska vend edhe ne kete kritike, fryma pesimiste apo pritshmeria e larte pasi te dyja i vene procesit shkopinj ne rrota.

    Vetem ne politiken e brendshme lejohet stigmatizimi i nje procesi ne vetvete pozitiv, sepse gjuhen votat, por ku pretendohet se ‘mendja e klasit te pare’ sundon mbi ‘mendjet e klasit te katert’ , aty humbet kuptimi, te pakten teorikisht se ne praktike, po ngopemi jo vetem me gjahtare prestigji por edhe me matrapaze e trafikante prestigji, biles edhe nder anonime.

  28. Eshte kollaj shume te thuash sot se edhe Vlora e Partise he Shkodra antikomuniste jane shqiptare….Ma kadal Zoterinj…Nuk eshte krejt ashtu.Ku ishe ti Adam…Non c’è pace senza giustizia-thoshte i ndjeri Papa i shkuar …Pe gjithe ato vuajtje ,deme te pallogaritshme medio e lungo termine kush do paguaje…Jeta e te pakten 2 brezash…Alternativa te munguara,jete te cunguara,tradita te fshira…Askush nuk po thote komunistet ne litar…ç’ne..Shoqeria e jone nuk eshte ende ne gjendje te beje nje rezolute parlamentare per denimin e krimeve te komunizmit…Nuk qenka e drejte se kush ka pesuar persekucion kostant te kete diçka me shume se ti vlonjati i urte i PPSH.Jo ,thua ti…Ligji…Prit pak….

    1. Nga Nipi (qe nuk eshte vlonjat, as i urte, as i PPSH-se),
      per Zane-n,
      qe te mos i bie shume gjate:
      1.komunizmi u denua qe kur u terhoq zvarre busti i E. Hoxhes,
      2. komunizmi e rrezoi veten edhe vete duke filluar nga shtypja politike dhe mishi me tollona;
      3.e quaj ne kete pike detyre qytetare ta perseris: ai qe eshte persekutuar duhet te demshperblehet (edhe pse kjo fatkeqesisht shpesh nuk eshte e mundur) por çfare duhet te kete me teper, dhe pse ta kete ne krahasim me ate “Vlonjatin e urte te PPSH-se”: sipas meje, po nuk pranuam kete parim, pra garantimin e mundesive te barabarta per te gjithe, dhe pastaj me i afti, me i miri te ece para per te miren e tij dhe te bashkesise, nuk e kemi punen ne vije! A duam te behemi si Amerika, dhe si Evropa, apo jo?
      4. lutje gjuhesore: pse kjo perzierje e italishtes me shqipen, si ai personazhi i perçudnuar i U. Ekos, tek Emri i trandafilit?
      Nipi

    2. “Eshte kollaj shume te thuash sot se edhe Vlora e Partise he Shkodra antikomuniste jane shqiptare….Ma kadal Zoterinj…Nuk eshte krejt ashtu.Ku ishe ti Adam…Non c’è pace senza giustizia-thoshte i ndjeri Papa i shkuar”

      “Non c’e pace senza giustizia” ose me mire ne origjinal “Ńietz Łze miŕ žin svobodziat”, ose dicka e perafert, se Papa nuk ishte italian. Nje parim i thjeshte e shume me i vjeter se edhe gjuha italiane vete .

      Nese nuk ka paqe pa drejtesi, cfare aplikimi juridik ka ky parim me “Vloren e Partise” me “Shkodren antikomuniste” te grupit te pare komunist ne Shqiperi? Cfare duhet te pesoje Vlora qe te kompensoje Shkodren? Vete termi “Vlora e Partise” eshte fyes per gjithe ato viktima vlonjate e labe e himariote te terrorit komunist, duke nisur qe nga masakrat nderpartizane kunder “pucisteve trockiste” e deri tek fshatra te djegur per shkak te perkrahjes se Ballit Kombetar e deri tek votat gati unanime kunder Frontit qe dha Himara gjate zgjedhjeve te para te pasluftes.

      Me vjen shume keq, po te tilla banalizmime pergjithesuese , demtojne aq sa mundin si kujtesen kolektive permbi ate cka ndodhi realisht nen komunizem, ashtu si edhe perceptimet popullore mbi legjitimitetin, sipas meje te padyshimte, te kerkesave te shtreses se te persekutuarve politike.

      Persekutoret dhe te persekutuarit e komunizmit kane emra e mbiemra, dhe jo iniciale targash automobilistike.

  29. Eshte e pakuptueshme si mund te anashkalohet fakti qe gjuha eshte arma kryesore ne cdo shoqeri. Kur nje rajoni i imponohet nje dialekt tjeter–nje rajon i prapambetur dhe i varfer madje–ai eshte i destinuar per deshperim. Kur nuk zotron dot gjuhen standarte nuk mund te zotrosh asgje e jo me te perparosh. Pastaj mos flasim per anen psikologjike te imponimit te nje dialekti tjeter. Pasojat psikologjike, inferioritetin qe krijojn. Psikologet do tua pershkruanin si “Dhune mendore”. Pervec gjuhes, eshte fakt qe pak, shume pak nga zonat veriore kan qene antar te PSSH, dhe kjo eshte shume domethenese. Gjuhe te imponuar, dhe perfaqesues ne numer te paket. Ka dhe arsye tjera plot, si organizimi social, gjeografia, por te lartpermendurat nuk ka si te anashkalohen e te quhen arsyetim katundar. Aspak. Eshte realitet. Jo vetem ne Shqiperi por gjithandej ku nje rajon mbizoteron mbi tjetrin.

  30. BRISKU I BERBERIT

    ..duke zhytur furçën e rrojës thellë e më thellë, ai filloi të përgatisë shkumën. Shkumën aromëmirë të rrojës. Shkumën që rrafshon gjer në rrëzë të mishit, qimet që harbohen cipës së fytyrave tona. Shkumën që i paraprin briskut që, shpërfaq hapësirën e të sipërfaqshmes. Briskut të berberit. Briskut që i paraprin pamjes së qashtër të mishit, në fytyrën tonë ;
    ..e kryente këtë veprim, me krahun e vet hollak si shkop violine, të qarkuar subjektivisht me delikatesë rreth objektit. Një tas alumini në formë opake. E kryente veprimin si të ishte duke ekzekutuar muzikë. Muzikë të prodhuar nga një shkop violine, fijet e të cilit ishin shkëputur nga krifat e qafës të kushedi se kujt kali?, po aq të hasdisur në Rënien e tij, thellë e më thellë, drejt zhytjes së furçës me qime të gjata, edhe ato të mara prej jeleve të Rënies, të një tjetër kali, ndoshta vëllait të atij që pati qenë më me fat, pasi kishte lënë një pjesë të vetvetes në një shkop violine të fatëzuar për të prodhuar muzikë, dhe jo në qimet e një furçe përjetësisht të fatëzuar për të prodhuar dhe shpërhapur mbi fytyrën njerëzore veç shkumë-rrojën e berberit ;
    ..nga qafa e kafshës drejt – tasit me shkumë – berberi qarkonte ndër gishta shkumën, si të ishte duke rrahur një të bardhë vezësh, produktin me të cilin filloi të mbushë me furçë mandej hapësirën e fytyrës dhe gushës time. Një dorë e lehtë – pupël – përhapej mbi faqe dhe zbriste nën gushë. Nuk do ta besoja se pikërisht ishte një dorë njeriu ajo që e kishte përhapur aq lehtë shkumën e bardhë mbi çdo segment në veçanti. Tepër delikate. Si tingull violine. Si era që lehtësisht shkund nga pema dhe shoqëron Rënien e gjethes mbi tokë. Si era që shpërndan pjalmin e luleve. Nga veshët gjer tek mustaqet mbi buzë. Si një Maskë e bardhë. Përtej së cilës dy sy të habitur ia kishin ngulur sytë – syve të pasqyrës që pasqyronin vështrimin – drejt syve të mi. Ky lloj kryqëzimi ku sytë vështroheshin mes-vetì, ku sytë miqësoheshin me njëri-tjetrin, duke pasqyruar vetveten tek njëri-tjetri, sy-ndër-sy, nuk zgjati shumë, sepse diçka e shndritshme vizgëlliu në një fraksion fragmenti mu në zonën e ndërthurjes së vështrimeve. Berberi prej një pakete nxori një brisk «Astra». E ndau më dysh. Njërën nga anët e mprehta e fiksoi në mekanizmin e rrojës. E hapi dhe e shtriu përsëri plot elegancë krahun e vet sipër kokës time. Me briskun mbi krye, muzika filloi të shpërhapej, në trajta të një gërvime non tropo alegro. Kontakti i acartë i briskut filloi të priste hollë-hollë qimet e dendura pranë veshëve që përgjonin zhurmën metalike mbi sipërfaqen mishtore ;
    ..qimet, thellë-thellë në pasqyrë nuk përfaqësonin gjë tjetër veçse faunën e pasqyrave. Atë gjelbërim të paanë të barit të pashkelur ndër fushnaja që, pritet të batohet nga thundra kuajsh të kalorësve të padukshëm, të atyre që ne i quajmë Barbarë, të cilët, kurrë nuk mbërritën gjer këndej, në territorin tonë, në pjesën e këndejme të pasqyrës. Në këtë berberhane qimet e mbuluara nga shkuma përngjajnë si fauna brenda pasqyrës mbuluar nga dëbora. Një pah i papritur pudrërije në rrugëtimin e vështrimit tim që, ngulmon kokëfortësish të përshkojë hapësirën e pasqyrës. Atë hapësirë në thellësi të së cilës dëgjoheshin vringëllima armësh. Atë horizont prej ku pritej me ngulm t’ja mbërrinin Barbarët. Atë botë që mbante të ngujuar një tjetër botë, pothuajse të njëllojtë dhe fare të ndryshme nga kjo e jona. Por, harmonia mesa po dukej kishte kohë që ishte prishur. Kufiri mesa po kuptohej kishte shekuj që ishte vendosur. Dhe asgjë nuk po ndodhte. Asgjë nuk po ndodh. A thua se me doemos duhej të ndodhte diçka përsipër asaj bore të përtejme që vazhdonte kokëfortësish të qëndronte e pa shkelur. Dikur ndoshta nuk ka pasur kufij. Ne këndej, dhe, ata andej, ishim një e vetme e përkryer. Shumë kohë më parë, ata që i kanë përjetuar ato kohëra, nuk e kanë pasur edhe aq të vështirë të përshkonin pasqyrat. Sot, copa e xhamtë është kufiri. Kufi të cilin, po të tentosh ta kapërcesh, i gjithë imazhi dhe një botë e tërë pas tij, do të thërrmohet dhimbshëm duke fshirë gjithëshka nga thembra jote e kujtesës.
    – Plako qeke mjeshtër, nuk tu nika fare dora mor’ burrë i dheut
    – Faleminers, tu rrittë nera
    – Nga je?
    – Prej veriut
    – Ke kohë që ke ardh n’Tironë?
    – Kam ardh dy-tre vitet e para t’fillim-shekullit
    – E paske mësu mirë zanatin
    – Vetëm kët punë din t’baj qi kur kam ardh e jetoj ktu
    – Pse nuk ke punu noj punë tjetër?
    – Jo
    – Po ça ke bo në fshatin ku ke jetu?
    – Nuk kam punu
    – Si nuk ke punu, po ti je alamet djali mor vllai im, dhe qeke mjeshtër
    – Nuk kam punu
    – Mirë mër mirë, e mora vesh që s’ke punu, po ça ke bo?
    – Kam kenë i ngujum
    ..tha, dhe me një pecetë të lagur me ujë të ngrohtë ma mbështolli lehtësisht, pa u ndier, fytyrën e porsa zhveshur nga qimet. Kontakti i mishit tim me ujin ishte jo dhe aq mosbesues, përkundrazi seç mbartte një frymë paqtimi, megjithëse dorëlehtë, brisku i berberit, ta përcëllonte paksa cipën e fytyrës. Mora frymë thellë. Ndeza një cigare të hollë “leggera”. I dhashë edhe atij një. Bëra pagesën ndërsa prej hunde më gufonte përjashta gjoksit tymi i hidhur i duhanit të atij mëngjesi të një dite të re. Më tej u lëshova jashtë porte drejt e në xhunglën e Unazës së Tiranës, për tu përzier me lumin e njerëzve drejt rrugëve që rridhnin bardhësisht si rruga e qumështit, ku mund të pikasje me sy të lirë lloj-lloj figurinash, ndërmjet fytyrave të së cilëve edhe atë më simpatikun, njëbrirëshin, që shfaqet dhe zhduket papritur mes nesh, i avullt pas xhamave të ndonjë dritareje të vogël, ashtu si një rekuiem për kthimin e shpirtit, në fundin e një rrugëtimi rrethor që, përfundimisht ndoshta, mundet të jetë edhe pika e fillimit.

    Shkëputur nga libri:
    “Thembra e kujtesës”
    Botimet Ideart, Tiranë, 2008

  31. Orakull:
    Pas leximit te shkrimit, po lexoj me vemendje te gjitha komentet, dhe pothuajse te gjitha mendimet i quaj te pranueshme dhe normale deri diku, por ngela shok kur lexova nga ju kete fraze:

    “….Ne shkolle mesohet cdo gje,me perjashtim se si te jetohet jeta….”

    Sinqerisht nuk kam asnje koment per te bere, pervecse zhgenjimit te madh se si mund te turperohet ne kete menyre roli i shkollimit dhe arsimimimit te popullates ne nje proces zhvillimi jetesor apo historik a cfaredo qofte!

  32. Apokalypsis!
    Fraza ime nuk ka ate drejtim kuptimor,eshte shume me e komplikuar.
    Sistemi arsimor nuk eshte i ndrtua te te mesoje sekretet e jetes.
    “Ne shkolle (dhe une i kam dy diploma,nje te UT dhe nje te nje vendi te huaj) ne mesojme se si te bejme gjithcka,pervec se si te jetojme”
    Eshte fraza qe kam lexuar ne PART ONE,INTRODUCTION TO LIFE te librit LIFE 101 te shkrimtarit Peter McWilliams.
    “In school,qe learn how to do everything-except how to live”
    Faqja 3,pragrafi i fundit i faqes.
    Me pelqeu kur e kam lexue.Mu duk nje kenveshtrim shume i drejte dhe prandaj e kam pervetesue.

  33. Nga LIFE 101:
    “Ne se une them dicka qe nuk e vleresoni “te vertete”,ju lutem mos hiqni vlerat e cdogjeje tjeter ne kete liber.Ajo mund te jete e vertete per dike tjeter.E njejta kur dikush mund te thote “dokrra” reth nje dickaje qe juve ju detyron te mermerisni “Sa e vertete”.Bota eshte e madhe.Ne jemi te gjithe ne pika te ndryshme gjate udhetimit tone personal.Jeta ka shume te verteta,merr ate c’ka ju mund ta perdorni dhe lini pjesen tjeter”

  34. I nderuar Orakull, dhe une me duhet te te them qe ajo thenie nuk duhet marre aq shabllone sa c’me duket se e keni marre.

    Mua personalisht vetem Zoti do te te me bindte qe ne shkolle nuk mesoke te jetosh.

    Eshte shume metaforike dhe do te doje diskutim te gjate po te fillojme.

    Ajo si shprehje ka te beje per mua me shume me keshillen per te lidhur dijen me praktiken dhe realitetin, por jo per te perjashtuar njeren ose tjetren.

    Me kupton?

  35. Une nuk e kam marre aq shabllon,dhe nuk kundershtoj ju sepse e keni shkruajtur ju kete,por sepse nuk eshte ashtu tek une.Besoj se kuptohet kuptimi i “Jeta ka shume te verteta,merr ate c’ka ju mund ta perdorni dhe lini pjesen tjeter”,me “merr ate c’ka ju mund ta perdorni”.Shkolla duhet si shkruan dhe Peter,sepse pa te nuk do te kishim mundesi te lexonim cfare ne shkruajme ketu ne bllok.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin