MAKIJAZHI PLURALIST

A i përgjigjet sistemi i sotëm shumë-partiak në Shqipëri pluralizmit në shoqërinë shqiptare?

Prej kohësh i kthehem e i rikthehem kësaj çështjeje, sepse gjithnjë më bren dyshimi se mos partitë politike që ekzistojnë, për nga emrat dhe idealet që kanë përqafuar, nuk janë veçse një fasadë, ose vënie në skenë e një rituali kopjuar nga gjetiu.

pluralizmiKështu, kemi edhe ne një spektër politik të ndarë në të majtë, qendër dhe të djathtë; sikurse kemi edhe një numër partish të vogla që e quajnë veten republikane, liberale, konservatore, social-demokrate, demokristiane… njëlloj si simotrat e tyre në Perëndim.

Çështja është nëse këto parti mishërojnë probleme ose rryma mendimi politik të mirëfillta në shoqërinë shqiptare, apo janë thjesht formula për t’i organizuar qytetarët rreth liderëve, klaneve, ose grupeve të interesave.

Më tërhoqi vëmendjen një paragraf nga një artikull i sotëm i M. Nazarkos në “Panorama”, që trajton fiaskon televizive të të rinjve të politikës së sotme në Tiranë.

Shkruan Nazarkoja:

Momenti që shquajmë më së shumti në kryerjen e detyrave të tilla prej të rinjve, është pragmatizmi ekstrem. Ky pragmatizëm nuk është cilësi vetëm e të rinjve, apo aq më tepër vetëm e të rinjve zëdhënës, por sigurisht të rinjtë tanë përgjithësisht janë vërtet shumë pragmatikë. Historia e afrimit të Gerd Bogdanit me politikën është ilustruese e këtij pragmatizmi. Ai krijoi qark të shkurtër me liderët njëherë me Ramën, pastaj me Berishën (duke shmangur jetën partiake të forumeve që dikush banalisht e quan karrierë partiake). Ai e flaku Ramën me shpejtësi në favor të atij që ia shkurtoi rrugën drejt karrierës. Kjo është me të vërtetë diçka normale edhe në një vend normal ku ndërrimi prej dikujt i partive është diçka e zakonshme. Në Shqipëri duhet parë gjithashtu si diçka e zakonshme. Sot partitë nuk janë më aq të ndryshme, aq të kundërta nga njëra-tjetra, të paktën në planin ideologjik dhe armiqësia mes tyre nuk është aq e madhe. Sepse një i ri i sotëm i gjykon liderët mbi bazën e një qasjeje joideologjike, pa e vrarë mendjen për përkatësira kampesh politikë të prindërve.

Në këtë paragraf ka shumë gjëra për t’u diskutuar, por unë dua të përqendrohem vetëm në këtë konstatim, që s’mund të kalohet lehtë, se sot partitë nuk qenkan më aq të ndryshme e aq të kundërta nga njëra-tjetra, dhe se “ndërrimi prej dikujt i partive” është diçka aq e zakonshme, sa shkëmbimi i një qendërsulmuesi mes dy skuadrash futbolli.

Mrëpo, ky profesionalizim i politikanit, a nuk e vendos vetvetiu politikën në një plan me administrimin, ose teknologjinë e menaxhimit; duke ia hequr thelbin etik (dhe ideologjik)? Nëse këta të rinj përfshihen në politikë për shkak të arsimimit të tyre, dijeve dhe kompetencës, por jo sepse ndiejnë ndonjë lidhje shpirtërore ose filozofike me të majtën, përkatësisht të djathtën; ose socializmin, përkatësisht liberalizmin etj.; atëherë këta vërtet udhëhiqen nga pragmatizmi, siç e vëren Nazarkoja; madje super-pragmatizmi, po të gjykojmë nga kurrikulumi i Bogdanit, siç parashtrohet në artikull; jo nga idealizmi.

Nga ana tjetër, nëse dallimet mes partive nuk janë dhe aq të rëndësishme, siç thotë autori, që jetën politike në Tiranë e njeh jashtëzakonisht mirë, atëherë mos janë këto parti të panevojshme ose një luks për një vend të varfër dhe me institucione anemike si Shqipëria?

Më tej, nëse partitë dhe sundimi i tyre asfiksues në jetën politike të vendit (partitokracia) janë dukuri artificiale ose kozmetike, më shumë e imponuar nga format e sistemit demokratik perëndimor që kemi adoptuar, atëherë mos vallë edhe pluralizmi në shoqërinë shqiptare nuk e ka arritur dot pjekurinë, por shihet më tepër si një e keqe e pashmangshme?

Po të gjykosh nga entuziazmi me të cilin kalohen disa ligje në Parlament me përqindje të ashtuquajtura bullgare (mbi 90%), ose mbështetja që i bëhet nga publiku disa manovrave politike madhore, si p.sh. aderimi në NATO (përsëri, mbi 90%), atëherë kjo tepri, ose panevojshmëri e pluralizmit nuk rezulton dhe aq e pamundur.

Përsëri, prej kohësh dëgjojmë të thuhet se dallimet në program midis dy partive të mëdha, PS-së dhe PD-së, janë të papërfillshme; sidomos në pikat kryesore, dhe përtej retorikës ideologjike, të majtë dhe të djathtë, përkatësisht.

Më në fund, baza sociale e të dy partive vështirë se i përgjigjet koncepteve klasike për të majtën dhe të djathtën, sikurse formulohen këto në doktrinat politike perëndimore.

Atëherë, vallë nuk ekziston ky pluralizëm në Shqipëri?

Unë besoj se pluralizmi në Shqipëri ekziston, madje në forma tepër dinamike dhe të shumëllojshme. Kushdo që u hedh një sy forumeve ku shqiptarët diskutojnë lirshëm (jo debateve televizive, as tryezave të rrumbullakëta), do të shohësh menjëherë sa e përçarë është shoqëria shqiptare, në kontradikta midis Veriut dhe Jugut, myslimanëve dhe të krishterëve, elitistëve dhe kombëtaristëve, qytetarëve dhe fshatarëve…

Ka njerëz që mendojnë se këto kontradikta është mirë të lihen jashtë politikës, meqë po të shpërthejnë në publik mund të shpien në konflikte sociale, decentralizim dhe gjithfarë shpërbërjesh.

Mua më duket, përkundrazi, se në qoftë se konflikte të tilla nuk institucionalizohen në forma politike (parti), ato do të shprehen gjithsesi, por në rrugë të tërthorta dhe të maskuara, madje në gjithfarë teorish komploti. Nëse PS-ja akuzohet rëndom si parti e kozmopolitëve, e ortodoksëve (greko-vllehëve), elitave të përkëdhelura, jugorëve, gardës së vjetër komuniste, etj.; PD-ja akuzohet, nga ana e vet, laputa1si parti e myslimanëve, veriorëve (malokëve), provincialëve, kombëtaristëve fanatikë, revanshistëve etj. Në të gjitha këto akuza, zakonisht folkloristike, shprehen megjithatë konflikte reale, të cilat nuk e gjejnë dot rrugën në tribunat dhe podiumet e debateve politike publike.

Shkëputja midis debatit politik nga njëra anë, i cili tani do të nyjëtohet gjerë e gjatë edhe në fushatën elektorale; dhe konflikteve sociale reale, vetvetiu e izolon klasën politike, duke e shndërruar në një klikë që ia kontrollon fatet Shqipërisë njëlloj si ishulli fluturues Laputa, te “Udhëtimet e Guliverit”, që e sundon nga lart mbretërinë nën vete. 

Do kisha dëshirë të dëgjoja mendimin tuaj për këtë çështje, meqë imja nuk është veçse perspektivë e një individi të vetëm.

17 Komente

  1. Partite politike ne Shqiperi nuk u krijuan si rezultat i nevojes se qytetareve per tu grupuar rreth ideve, platformave, politikave qe ishin me afer ndergjegjes dhe filozofise se tyre vetiake. Realisht ne Shqiperi ne 1990 ekzistonin vetem dy grupime te dallueshme, komunistet dhe anti-komunistet. Meqe Europa qe na mbikqyrte i konsideronte si jo korrekte politikisht keto emertime, partite u quajten demokrate e socialiste dhe grumbulluan rreth vetes turlisoj njerezish. Ne nje ane papjekuria politike e elektoratit dhe politikaneve shqiptare, ne ane tjeter influenca e udhezimeve nderkombetare bene qe te kemi kete mish-mash partish qe nuk dallohen nga idete e programet, por nga grupimet sociale qe permend xhaxhai.

    Po te shohesh historine e partizave dhe shoqatave ne Shqiperi, te gjitha grupimet perfaqesuese te konflikteve sociale kane ekzistuar ne nje forme a ne nje tjeter. Fakti qe ato rreshtohen ne krah ose asimilohen plotesisht nga partite e medha, sidomos ne kohe fushatash elektorale, tregon se pragmatizmi dhe jo idealizmi jane nxitesit kryesore te cdo lloj aktiviteti politik ne Shqiperi.

    Per sa kohe mungon idealizmi dhe serioziteti ne njohjen, pranimin dhe perpjekjen per te arritur objektiva qe i diktojne bindjet dhe jo interesat, debati politik gjithnje do jete i shkeputur nga konfliktet sociale reale. Ndofta duhet pritur derisa ndergjegja sociale dhe politike e elektoratit ne rradhe te pare, ngaku dalin grupimet dhe partite, te arrije nje nivel te mjaftueshem. Perpjekjet elitare per ti perafruar njefaresoj debatin me konfliktet do ndeshen jo vetem me pragmatizmin, por edhe me psikologjine e turmave, e nuk do kene rezultat tjeter vec ca etiketimeve extra, sipas stines.

    1. Ore, lerini teorite! Ceshtja eshte me e thjeshte… partite duken njelloj, jo sepse nuk kemi ide apo histori ne pluripartitizem, por per shkak te “Katovices Shqiptare”… Shkurtimisht, klasa e vjeter komuniste hoqi dore nga pushteti politik (regjimi komunist) ne kembim te pushtetit ekonomik. Pra, e njejta klase qe sundonte dje, sundon edhe sot, por ne forma jo shume te dukshme. Si pasoje e kesaj, vendi ka patur dhe ka probleme me monopolet, distancen ne pushtet, ligjet per pronaret dhe dosjet etj etj. Tung!

  2. Mirë e ka mo mirë Nazarko, po më duket se merret me pasojën dhe jo me shkakun. Pastaj ç’ka ai që merret me pragmatizmin e Bogdanin kur dy liderët e pozitë/opozitës janë të tillë. Të dy ata kanë pasur një jetë politike të mëparshme në kampin kundërshtar…

    Kur u krijua modeli i të rinjve-pleq, Bogdani ishte ende në pelena. Primati i këtij fenomeni i përket Ilir Metës, kryeministrit 31 vjeçar që nga bëmat 131 i ka pak. Asgjë idealiste nuk kishte në qeverisjen e tij, pragmatizëm safi, impenjim maksimal për veten dhe tarafin. Po kush nga politikanët e rinj ka shkëlqyer në politikë që edhe publiku të besojë në të ardhmen e ndritur ?. Ok që forcat politike kanë thirrur shumë të rinj “nën armë”, po a janë vallë ata të duhurit ?. Jo për ndonjë gjë po disa nga këta të rinjtë shterpë duket se janë promovuar qëllimisht për të përligjur dominimin e rryqove. Po në Parlament ? Kush ka pasur rastin të shikojë ndonjë debat që agravohet në sherr banal, do ti ketë vënë re deputetët e rinj të të dya krahëve të dalin në mbrojtje të kolegëve respektivë. Thua se të rinjtë janë ftuar në Parlament për ekuilibruar energjitë muskulore të palëve…

    Për të ilustruar më mirë fenomenin e të rinjve-pleq po bëj një krahasim. Dy parti të reja politike u krijuan së fundmi, njëra e kryesuar nga Erion Veliaj dhe tjetra nga Spartak Ngjela. I pari një “shining star” i shoqërisë civile dhe i dyti ish i burgosur politik. Kuptohet që pritshmëritë e publikut ishin në favor të të parit, që edhe i ri në moshë, edhe i edukuar në përëndim, edhe me një aktivitet për t`u admiruar në krye të Mjaftit. Se’ç’po ndodh është vërtet befasuese. Veliaj ( i ri) po sillet sikur të ishte Ngjela ( i vjetër) dhe anasjelltas. Ngjela, i pavarur, idealist, partizan i shtetit të së drejtës dhe me një fjalor politik të ekuilibruar. Veliaj, i varur, pragmatist, partizan i një force tjetër politike dhe me një fjalor politik të egër. La tek Mjaft një staf të rinjsh idealistë për të krijuar një staf politik me të pakënaqurit e të pakënaqurve (të pakënaqurit e parë i rekrutoi LSI).

    Që politikanët e vjetër të hapin barkun kjo dihet…po që edhe disa nga këta të rinjtë nuk ngelen më pas edhe kjo është e vërtetë.

  3. Koha e ideollogjive të mëdha, fatmirësisht apo fatkeqsisht, tashmë ka mbaruar. Nuk bëhet më fjalë për ekstremizëm apo revolucion në politikë, por edhe fakti që diferencat ndërmjet partive kryesore të jenë vetëm biografitë e liderëve të tyre, apo vetëm difektet e tyre (dhe të familiarëve) tregon që pluripartitizmi egziston si fasadë, por nuk egziston realisht në funksionin që duhet të kishte.

  4. Pragmatizmi apo ideologjia ?
    Pragmatizmi i nje grupi eshte nje nga burimet qe prodhojne ideologjine udheheqese, parimet themelore qe orientojne qendrimin e atij grupimi.

    Nuk ka kurrfare kundershtie pragmatizmi i nje grupi me ideologjine e atij grupi, perkundrazi qendrojne si burimi me lumin.
    Me kalimin e kohes, ne castin kur pragmatizmi bie ndesh me ideologjine, atehere ideologjia reformohet e reformuesit o marrin grupin ne dore ose nese smundin formojne nje grup tjeter.
    Ne nivelin individual, pragmatizmi perdoret si zbukuruese e freskuese e racionalizmit ekonomik apo popullorce, xhepit.
    Keta ‘pragmatistet’ e famshem, rrezikojne seriozisht perfaqesimin politik te interesave te masave, formojne njefare
    elite politike te superspecializuar ne fregaturen e masave.

    Pragmatizem ne kuptimin e vertete te fjales, dmth shohim c’eshte e dobishme edhe pse jashte moralit/drejtesise/doktrines/ideologjise, mund te kete vetem qeverisja e nje vendi, jo spektri politik i atij vendi.

    Gjate qeverisjes, e majta meqe mund te jete krize mund te detyrohet te subvencionoje fuqishem bankieret/financieret e industrialistet/sipermarresit, me parate e popullit, ky eshte pragmatizem, nga ai me P te madhe, meqe e majta ideologjikisht del krejtesisht nga vetja per te miren e te gjitheve.
    Ky lloj pragmatizmi majtist ne qeverisje, duhet te jete perjashtimi qe konfirmon rregullin e jo rregull me vete.

    Por qe Bogdani ja leviz bishtin atij qe ja mbush me shume xhepin, ky nuk eshte pragmatizem nga ai ‘i miri’, ky pragmatizem ne popull quhet kurveri.

    Ne Shqiperi PD E PS, skane asnje ndryshim ne cfare propogadojne lart e poshte udheheqesit politike, bejne te njejten zhurme , liberalizem, liberizem,lprogresizem, modernizem, barazitizem, europianizem, perendimizem, minorancizem, terciarizem, turizem, ngopizem, pordhizem etj.

    Normal qe njerezit tani edhe pse i ndjekin neper televizione, nuk shkojne te votojne, sepse ka ca qe e kane kapur spektaklin politik qe zhvillohet ne Shqiperi dhe si cdo spektakel i koheve te sotme qe respektohet duhet ndjekur ne televizor e komentuar kafeneve apo ne treg, ashtu si futbolli ne grupe meshkujsh e telenovelat ne grupe femrash.

    Shoqeria ndahet thelbesisht (sepse eshte e perjetshme kjo ndarje) ne konservatore dhe liberale, ku nje rryme kerkon qe shoqeria te heci para ngadale qe te mos lihet njeri prapa e ne rast humbjeje terhiqen ngadale qe te mos lene te plagosur prapa ndersa rryma tjeter karakterizohet nga parapartizanizmi, me i shkathti me i shpejti, qe zakonisht kap masat e pakenaqura nga sistemi apo qe duan me ngulm me shume se ckane.

  5. ”””Koha e ideollogjive të mëdha, fatmirësisht apo fatkeqsisht, tashmë ka mbaruar.””’

    Nuk ka mbaruar, por eshte ne krize, si pasoje e nje ideologjie te vetme qe po shkaterron ngadale gjithe te tjerat, ideologjia e lekut.
    Kjo ideologji po luan rolin e vrimes se zeze ne univers, gelltit cte mundesh .
    Kjo njideologji, ashtu si te gjitha njideologjite, rrezikon fuqimisht vullnetin e lire i cili eshte edhe baza e demokracise qofte fisnore e qofte shteterore.

    Njeriu perhere mund te zgjedhe midis ‘Une dua’ dhe ‘Une duhet’, ku ne rastin e pare kemi dicka qe vjen nga kenaqesia, pra vullnetin e lire, ndersa ne rastin e dyte dicka qe vjen nga detyrimi dmth vullnetin e kushtezuar.

    Nese njeriu brenda nje shoqerie, duhet te hece thuajse perhere me ‘une duhet’ te bej kete apo ate, atehere me siguri te plote mund te themi se kjo shoqeri nuk eshte demokratike, sepse mungon vullneti i lire, mungon ‘Une dua’.
    Nese hecen thuajse perhere me ‘Une dua’ atehere skemi shoqeri fare, jemi ne stadin e kafshes.

    Deri me sot, njeriu ne shumicen e rasteve(me rendesi kuptohet) thote ‘Une duhet’, pra ka vullnet te kushtezuar, por nuk eshte keq…. Behet keq , kur njeriu kalon nje kufi te ‘une duhet’ dhe behet tmerresisht keq, kur njeriu ndjen kenaqesi kur ben dicka qe eshte e kategorise ‘une duhet’, aty eshte degjeneruar kenaqesia e njeriut. psh femra ne kristianizem arriti ne stadin kur jo vetem ‘Une dua’ nuk ekzistonte thuajse fare, por ndjente edhe kenaqesi tek ‘une duhet’, dmth kalonte nga detyrimi tek kenaqesia, alterohej kenaqesia, pikerisht nga mungesa.
    Keshtu asaj i ishte asgjesuar edhe vullneti i lire.

    Pikerisht kur kjo ideologji e vetme, kjo doktrine kristiane filloi te rivalizohej, kur ideologjia kristiane u be vetem nje rryme politike, zakonisht demokristianet e u krijuan ideologji te tjera, filloi te marre jete edhe ‘Une dua’, vullneti i lire.

    Prandaj une kam shume frike nga kjo post-ideologji, sepse njeriu pa nje teresi idesh e parimesh per te cilat lufton, behet dele, behet skllav, behet pre e ideologjise se lekut, qe behet e vetmja ideologji , ashtu si kristianizmi dikur dhe islami fuqishem sot ne Lindje.
    Por aty thuajse mungon vullneti i lire, keshtu do rrezikohet edhe demokracia, fisnore a shteterore qofte.

    Nje pagani i pelqen nje shoqeri me plot hyjni, me plot ide, me plot doktrina e ideologji, ne shqipot meqe sipas Nolit jemi kriptopagane, bejme mire ta nxjerrim jashte serisht ate shpirtin e vjeter luftarak, perndryshe do e hame si keto 2 mije vjetet e fundit e mesa po duken bathet po e hame akoma, meqe Shqiperia ka ngelur pa breke e Sala e shiti per 1 euro .

  6. Dihet që partitë e vogla u krijuan në fillim-vitet ’90 për t’u dukur të hapur ndaj pluralizmit, në sy të Europës. ato u kthyen – dhe madje shumë shpejt – nga shtyllat e idealeve përkatëse, në disa grupime klanore të organizuara për të këputur një copë pushteti legjislativ. Dakort deri këtu, por çfarë i shtyn njerëzit të votojnë ende për këto parti? U votuan atëherë sepse elektorati nuk dinte çfarë [të mirash] mund të sillnin. Po sot? Mos fshatarësia vendimmarrëse në Shqipëri nuk është ende e pjekur? Apo tentohet të ruhet një balancë që ka rreth 80 vjet që vazhdon, me anë të disinformimit ose mosinformimit masiv?

    Në Shqipëri është abuzuar mjaft me modelin europerëndimor të demokracisë. Besoj se ka ardhur koha të hedhim sytë nga ndonjë sistem tjetër shtet-qeverisës.

    Sa për të rinjtë, ata janë pleq të ardhshëm, të përgatitur që tani për të qënë të tillë. Merren parasysh për mirë ata që nuk kanë personalitet, dhe sidomos ata që nuk kanë funksione cerebrale vetëanalizuese.

  7. Nuk duhet harruar që edhe përbërja e partive nuk i përshtatet aspak principeve që ato supozohen të mbrojnë. Kemi një të majtë që tradicionalisht duhet të mbrojë interesat e shumicës së varfër, por që tek ne përfaqësohet nga të kamurit, dhe një të djathtë që tradicionalisht duhet të mbrojë interesat e pakicës së kamur, por që tek ne përfaqsohet nga brek-grisurit.

    Këta po të kishin një program me të vërtetë të majtë e të djathtë, do ta kishin kundër shtresës që përfaqësojnë, pra kundra vetes. Është sikur një dizaj çifti të zgjohej me vegla të shkëmbyera.

  8. Meqense duhet folur per “topikun” filozofine dhe e.c.etera, them se eshte pikerisht “pluralizmi” qe ve re Xha Xhai ne shoqerine shqiptare qe krijon uniformitetin ne politike. Perse e e them kete? Diku Deleuze dhe Guattari, duke analizuar natyren e kaosit, thone se “kaosi nuk eshte gje tjeter vecse shpejtesia me te cilen shkaterrohen idete duke mos u dhene atyre kohe te mjaftueshme te formesohen apo materializohen” (te me falni se po i perifrazoj). Shpejtesia me te cilen idete lindin dhe vdesin percakton edhe natyren e kaosit.
    Kam pershtypjen se shoqeria shqiptare ndonese ne pamjen e saj te pare eshte shume pluralitste duket se gjithesesi nuk i ka mekanizmat e formesimit te ideve.
    Kush eshte zgjidhja? Sigurisht ajo nuk mund te kerkohet tek partite politike, sepse do ishte e tepert qe dikush te priste formulim idesh nga te tille organizma qe vecanerisht ne Shqiperi jane produkte te klanit dhe jo te idealeve. Kurse per intelektualet, me vjen keq kur i shoh te kacafyten per Skenderbeun

  9. Shkëmbimet e fundit me e.c. i fshiva, sepse po nuk i shtonin gjë diskutimit. Kolegu e.c. mbetet i ftuar të parashtrojë mendimin e vet për çështjen e pluralizmit në Shqipëri, duke përfshirë edhe kritikën ndaj parashtrimit tim.

  10. Citoj nga “Ujku i zi”

    “…nuk i ka mekanizmat e formesimit te ideve.
    Kush eshte zgjidhja? Sigurisht ajo nuk mund te kerkohet tek partite politike, sepse do ishte e tepert qe dikush te priste formulim idesh nga te tille organizma qe vecanerisht ne Shqiperi jane produkte te klanit dhe jo te idealeve.”

    “Mekanizmat e formesimit te ideve” nuk mohon burimin e ideve, vetem shperftyron idete. Burimi (ideve) eshte i trupzuar me jeten e oganizmit soc-shoqeror te vendit qe behet fjal (shqiperise,ne kete rast). Pra edhe kjo qe bejme ne ketu eshte mekanizem, por qe nuk te siguron gjithnji ide te idealeve “X”

    Edhe ne se pranojme te jene “produkte te klanit”, a nuk ka ideale klani? Vihet re, rendom thuhet nga vjen shterpesia, nga politika, klani, dhe kjo ben “kurban” individ/klan, duke anashkaluar po te njejten mendesi te te gjithve, si pasoj, nje tjeter individ per ankim ne emer te “ideve” te atyre jashte klanit dhe politikes.

    Si konkluzion, mendoj se, deri sa individi/klani/politikani/intelektuali/puntori/dembeli etj. te shihet si kur te jete vet rezultati individual i sejcilit (sipas kokes festen), gjithnji, do jet shume e lehte per individin, klanin politik te justifikoj luften e shtrigave (fantazuar) per dike (publikun) qe “denon” individ/klan per munges idesh, duke perligjur dhe zgjatur kohen e amullis per fragmentarizim te fenomenit ide, klan, politikan, dhe nje fajtori qe vazhdimisht sajon nje te “fituar”, dhe e anasiellta.

    p.s.
    Vezhgimi i shkrimit te Xha Xhai eshte i thjeshte, pa kpmplikimin teorik, prandaj te le pak te stakuar ne kuptimin e, per nji debat, se ashtu eshte, si e konstaton Xha. Mire po e thjeshta jo gjithnji kapet edhe nga i komplikuari.

  11. Ka qënë një kohë kur, edhe fakti që fshatarët mund të mbanin një lopë apo të kishin një copë baçe konsiderohej si revolucion në politikë… dhe kjo jo vetëm për efektin reali që mund të kishte direkt tek fshatari, por kishte jehonë edhe në shtypin e kujdesshëm ndërkombëtar, që ishte aq i ndjeshëm ndaj “sinjaleve” të politikës shqiptare.

    Sot partitë (të gjitha), me mediatizimin e gjithçkaje të pasuruar dhe me dëshirën për të replikuar ndaj kujtdo dhe përçfardolloj argumenti, nuk e kanë shuar interesin e njerëzve ndaj “politikës”, por i kanë dhënë një drejtim të shtrembër këtij interesimi.
    Politika tashmë është bërë personazh i “Grande fratello”-s dhe kështu kërkon që të vazhdojë të tërheqë interesin e publikut.
    Duke e vaksinuar përditë publikun vetëm me thashetheme, në mungesë të një profili politik të mirëkonturuar, politika dhe politikanët shqiptarë gjënden si veshka mes dhjamit… dhe as që kanë se përse të ndërrojnë këtë status të gjërave… deri sa arrijmë në pikën ku: Mrekullia më e madhe zgjat vetëm tre ditë.

    Jam i të njëjtës mëndje me Hyllin kur shkakun e krizës ja vesh “ideollogjisë së re/antike e thotë:”ideologjie te vetme qe po shkaterron ngadalë gjithe te tjerat, ideologjia e lekut.” që aq shumë ka atrofizuar muskujt e Ideologjive të vjetra, saqë edhe në një periudhë krize si kjo e sotmja, e majta nuk gjen forcë që të ngrejë zërin duke treguar se realisht sot nuk mund të flitet më jo vetëm për komunizëm, por as edhe për mentalitet të majtë (sindikatat, organizatat p.sh) që të ngrenë zërin në mbrojtje të më të dobëtëve (prandaj nganjëherë më ngrihen nervat kur shikoj ndokënd që e drejton “ushtën” ndaj mullinjve me erë)

  12. Eshte nje problem me te cilin po ndeshen edhe vende te tjera, pergjithsisht te zhvilluara. Ne pamje te pare duket pak qeshakare qe me te ndeshet edhe Shqiperia. Shpjegimi duhet kerkuar se pari ne bazen e gjere ideologjike e problematike qe perfshin ne vetvete Programi i PD dhe lirshmeria e saj per tu zgjeruar majtas e djathtas. Te mos harrojme se kjo lirshmeri eshte edhe prodhim i epokes kur ajo lindi, i mungeses se do alternative dhe rrjedhimisht vizioni saj ideologjik shtrihej gjithandej. Futej edhe ne territore qe llogjikisht nuk i perkisnin asaj.

    Kjo nuk do te thote aspak se problemet jane te pakta, vecanerisht ne shtresat me te brishta te popullsise. Dhe ketu shfaqet fatkeqesia e vertete e shqiptarve. Duke qene se PS asnjehere nuk u divorcua nga e kaluara e saj komuniste, tani drejtuesit e saj kane frike te rreshtohen ne krah te punonjesve te varfer e te pambrojtur, te te papuneve te shumte, te mijra e mijra veteve qe u eshte mbyllur cdo shteg e madje edhe ai i emigrimit ilegal, te fshtarve pa toke a te pambrojtur nga konkurenca e huaj apo nje mije probleme te tilla.

    PS nuk mund te perdore asnje kapacitet ideologjik si parti e majte, sepse menjehere nga fjalori qe do te perdorte ajo do te identifikohej me te kaluaren e saj te trishtuar dhe do te cilesohej si dogmatike dhe e pabesueshme.

    Kjo eshte nje fatkeqesi e madh dhe nje arsye e mungeses se nje debati te vertete politik ne Shqiperi dhe te nje ndarjeje me te qarte kampesh.

    Pervec grryerjes se disa territoreve nga organizatat jo qeveritare dhe shoqeria civile, qe sot disponojne perkrahje dhe fonde jo te pakta, arsyeja tjeter e gjendjes aktuale te jetes politike ne Shqiperi duket se eshte me madhore. Fundi i historise, qe n ekuptimin e vertete te formuluesit te saj nenkuptonte fundin e ideologjive, nuk eshte dorejashte ne kete mesele. Por nuk duhet ngaterruar me fundin e problemeve per njerezit. Ketu duhen vene ne veprim aftesite pershtatese te partive politike.

    Komunistet perendimore nuk diten tu pershtaten rrethanave dhe zhvillimve te viteve 60-70 dhe sot ata shihen si rrace ne zhdukje. E njeta paftesi pershtatjeje shihet edhe te partite socialiste, ne kapercyell te vitev 90. Shume prej tyre nuk paten aftesite e duhura te evoluonin ne social demokraci, por sot edhe vere SD eshte kapercyer.

    Blerizmi dhe nje sere konceptsh te tjera politike bene te mundur qe e majta angleze ti qendroje me dinjitet kerkesave te kohes, kjo u shtri edhe ne Gjermani dhe Spanje dhe nuk u njoh ne Franve sepse kandidatja e funit per president e sa majtes perdote fjalorin e nje maoistje te bindur, sic e cilsoi shtypi anglez.

    Pra blerzmi, rruga e trete e Klintonit dhe pak formulime te kesaj natyre mbeten nga te vetmet rruge shpetimi per partite e majta te vendeve te tjera, po qe se ato duan ti ikin te shkuares dhe te behen sadopak te dobishme per vendet e tyre.

    Sa per aventurieret politike, ata kane egzistuar dhe do te egzistojne, ndonjehere edhe duke qene te dobishem ose te pakten duke sherbyer si shembull si nuk duhet te jene politikanet…

  13. Per mua ka nje diskrepance te dukshme. Funksionimi i brendshem i partive dhe institucioneve ndryshon shume nga roli teorik qe i vishet nga modelet prej te cilave i kemi importuar.

    Ky ndryshim vjen ngaqe partite funksionojne mbi klanet si strukturat baze sociale. Pra nuk kemi parti te ngritura mbi ndonje kontrate perfaqesimi me shtresa te caktuara sociale sic kerkon modeli pluralist por parti te ngritura per te fuqizuar njerin apo tjetrin klan ne nivele lokale.

    Klani luan rol kryesor qofte ne organizimin e brendshem te partive qofte ne procesin e votimit te tyre. Nje nga menyrat me te suksseshme per te fituar vota ne nje rreth te caktuar ne Shqiperi eshte te biesh ne ujdi me familjet kryesore te fshatrave perberes. Dhe ujdite behen “pertej te majtes e te djathtes” ideologjike. Kjo i ben partite mutante te shemtuar te institucioneve. shqiptare e Duam apo nuk duam Shqiperia mbetet rurale e thellesisht patriarkale. Dhe pikerisht kjo pasqyrohet tek partite.

    Levizjet e medha te popullsise te dhjete vjeteve te fundit nga fshatrat ne drejtim te qyteteve po ndryshojne sidoqofte dalengadale qofte natyren e fshatit shqiptar qofte natyren e qyteteve shqiptare dhe do te sjellin rrjedhimisht ndryshime politike. Neper qytete strukturat klanore jane te prirura te zhduken dalengadale. Pra qytetet votojne e do te votojne gjithnje e me pak ne baze klanesh por ne baze programesh.

    Per mendimin tim ka nje korrelacion te fuqishem midis urbanizimit dhe institucioneve demokratike qe funksionojne sic duhet. Kjo nuk do te thote qe urbanizimi garanton shtet ligjor e demokratizim te vertete. Urbanizimi eshte thjesht kusht i domosdoshem por jo i mjaftueshem.

  14. Thane se u themelua edhe partia e Romëve (arixhive)!!?? Keni dëgjuar gjë ju?? Më duket se tashi u plotësuam; dmth se, “tortës po i vendoset qershia”.

  15. ne pak rreshta:
    politikanet qe po na tundin sot i kemi edhe si peshqesh i nderkombetareve qe vune ne krye te vendit lloj lloj qeniesh pas renies se komunizmit,
    sistemi shumepartiak, ku ka edhe parti shume te vogla, eshte nje nga me demokratiket: rendesi ka qe para zgjedhjeve aleancat duhet te jene te qarta, te qarta edhe programet; aleanca fituese duhet te kete mundesine te qeverise per gjithe legjislaturen duke pasur si detyrim vetem respektimin e kushtetutes; ne fund te legjislatures ai qe ka qeverisur, nqs nuk ka zbatuar programin me te cilin kishte fituar zgjedhjet, te “zhduket” nga faqja politike: si individe (politikane te deshtuar) dhe si forca politike;
    por fatkeqesisht forcat politike pothuajse gjithmone jane mbulesa te pushteteve te fshehta per te cilat ka rendesi interesi i tyre dhe jo e mira e bashkesise,
    Nipi

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin