FRIKA NGA TJETRI

Pas stuhisë së fundit në një gotë uji, në lidhje me vllehët, quasi-vllehët dhe fondacionin Soros, ndoshta është vendi për disa refleksione pak më të qeta.

Nuk është hera e parë që dëgjon të përsiatet se elitat e kombit janë uzurpuar nga një element “i huaj”, ose joshqiptar.

Vllehëve u del emri më vete, por edhe në bashkëlidhje me grekët, ose në kombinime të tjera (greko-vllaho-ortodoks), të cilat duan t’i mëshojnë edhe fesë së këtyre pakicave.

Nga ana tjetër, K. Myftaraj ka vite që flet për kripto-hebrenj, të cilët janë qëmtuar prej fondacionit Soros dhe agjencive të tjera zioniste, për të marrë në dorë Shqipërinë; duke filluar nga kreu i opozitës Edi Rama. Myftaraj nuk bën dallim mes të krishterëve dhe myslimanëve, meqë i gjen këta kripto-hebrenj në të gjithë spektrin fetar të qytetarëve të Shqipërisë.

Një rrymë tjetër mendimi ia faturon mentalitetin “turkoshak” dhe “oriental” të disa shqiptarëve myslimanë “haxhiqamilistë” pranisë në Shqipëri të kolonëve turq, të ardhur aty në kohën e sundimit osman; dhe që duhen dalluar nga myslimanët e tjerë, “të mirët”, të cilët janë shqiptarë etnikë.

Për mua është shumë e qartë se të gjitha këto teori veçse flasin për një patologji interpretative, e cila rrjedh drejtpërdrejt nga etnocentrizmi. Mekanizmi që i përpunon mund të përmblidhej kështu: punët Shqipërisë i shkojnë keq, atëherë ata në krye nuk mund të jenë shqiptarë por detyrimisht të huaj.

Pse etnocentrizmi? Sepse një arsyetim i tillë gjithnjë e themelon përkatësinë etnike mbi një kriter rigorozisht moral: shqiptarët janë vetvetiu të mirë e të virtytshëm (të ndershëm, mikpritës, trima, liridashës, të besës); prandaj ata që nuk u përmbahen këtyre virtyteve nuk ka si të jenë shqiptarë.

Pse teoritë e komplotit? Meqë këto janë testuar e përsosur tashmë botërisht, si të përshtatshme për të shpjeguar si pakicat e ndryshme i dominojnë elitat e një shoqërie.

Në të vërtetë, për një shpjegim të tillë nuk ka nevojë fare t’i trazosh teoritë e komplotit, as Sorosin vetë. Në shoqëri multi-etnike, pakicat gjithnjë priren të dalin në krye, për arsye si të thuash sociologjike – ose si rezultat i përpjekjeve të tyre për të mbijetuar përballë shumicës.

Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, përkundrazi. Kudo në botë, pakica të tilla etnike dhe fetare si hebrenjtë (në Europë), grekët (në Perandorinë Turke), gjermanët (në Rusinë cariste) armenët (në Perandorinë Turke), kinezët (në Indonezi dhe gjetiu), indianët (në Afrikën lindore) janë perceptuar rregullisht si uzurpatore të pushtetit, dhe herë pas here persekutuar për këtë arsye (ndokujt do t’i kujtohet dëbimi i indianëve nga Uganda në vitin 1972).

Shembulli i hebrenjve në Gjermaninë Naziste është më i njohuri, por nuk është i vetmi. Përkundrazi, edhe ai vetëm sa konfirmon rrezikun e etnocentrizmit në shoqëritë multi-etnike, sidomos kur ky shërben për të legjitimuar urrejtjen ndaj të ashtuquajturave pakica merkantile – të cilat qarkullojnë paranë dhe mallin, kanë lidhje ekonomike me botën e jashtme dhe gëzojnë mbrojtjen e qendrave globale të pushtetit, por edhe të bosëve lokalë, të cilët kanë nevojë për paratë dhe zotësitë e tyre të specializuara.

Të mos harrojmë se edhe në Shqipëri lëvizjen e Rilindjes Kombëtare e filloi dhe e kurorëzoi me pavarësinë e 1912-ës një pakicë; e cila më pas vijoi të riprodhohej dhe ta zgjeronte pushtetin e saj soft, për të arritur e tillë deri në ditët tona.

Tradicionalisht, e djathta populiste i ka nxitur turmat me rrezikun e “të huajve”; më tepër për të fituar vota, por ndonjëherë kjo ka çuar në katastrofa dhe masakra, jo vetëm për pakicat por edhe për shumicat histerike. Në Shqipëri, për shkak të natyrës vetvetiu të segmentuar të shoqërisë, kandidatët për t’u treguar me gisht si fajtorë janë të shumtë: vllehët, “turqit”, grekët, ortodoksët, katolikët… madje edhe kripto-hebrenjtë e Myftarajt. Por do të ishte mjerim për të gjithë, sikur lufta politike, qoftë edhe në nivelin e katakombeve, të degradohej në gjueti shtrigash, libra shtëpie, gjenealogji dhe analiza gjaku. Që këtej edhe përpjekja ime dhe juaja me këto debate.

22 Komente

  1. ”””Shembulli i hebrenjve në Gjermaninë Naziste është më i njohuri, por nuk është i vetmi. Përkundrazi, edhe ai vetëm sa konfirmon rrezikun e etnocentrizmit në shoqëritë multi-etnike, sidomos kur ky shërben për të legjitimuar urrejtjen ndaj të ashtuquajturave pakica merkantile”””

    Pakicat merkantile jane te rrezikshme me vertet e po te leme menjane rastin me teper propogandistik te Gjermanise hitleriane, futemi ne nje bote shume interesante.

    Hebrejte perhere dhe kinezet sot, jane perfaqesuesit me te mire te ketyre pakicave.

    Keta zhvendosen ne nje shoqeri, urte e bute, si bien me qafe asnjerit, as nuk merren me politike, thjesht blejne nje dyqan e njerezia thote: Ska si ky kinezi, shpirt njeriu eshte, po na shet edhe gjerat lire fare, po na ben nder.

    Por ky dyqan pikerisht se i ka cmimet pertoke, shkon edhe falimenton dyqanin ngjitur, te cilin shkon e blen prape kinezi. Vjen kinezi (dje cifuti) tjeter e behet pronar, pastaj perseri dyqani tjeter, derisa lagja behet lagje kineze, kurse dje lagje cifute, qe cuditerisht sot i quajne me termin negativ geto.
    Aty ata riprodhojne veten, kane sistemin e tyre te veteqeverisjes dhe pasi kane zaptuar nje lagje, shkojne tek lagja ngjitur. Blen njeri nje dyqan, falimenton dyqanin ngjitur te cilin e blen nje kinez tjeter e keshtu derisa e marrin edhe ate lagje e nderkaq marrin edhe shtepite.
    Keshtu formojne china town.

    Pra ata me kete metode te pandershme, shkojne edhe marrin cilendo zone te qytetit e aty fillojne e rrisin cmimin si ne rastin e hebrejve.
    Ne qendren historike te Romes, eshte nje rruge vetem me dyqane cifutesh, ku ta shesin mallin sa frengut pulen, ta masin koken me spango.

    Pastaj meqe keta kane lekun nepermjet tregtise dhe finances, sapo behen ca numerike, fillojne edhe ndikojne ne politiken e vendasve dhe e orientojne drejt privilegjeve ne fushen ekonomike.

    Por kjo eshte menyre e pandershme, ti nuk mund te mbijetosh duke me hequr buken mua vendasit mor zoteri, ti praktikisht behesh spartani ekonomik e une behem iloti, qe punoj per ty, ti koka e une trupi.

    Ky eshte si virusi i fshehur, virusi inteligjent, i cili te ha nga brenda por nuk shfaqet, thjesht ta shkurton jeten.
    Pastaj virusi hidhet ne nje trup tjeter, e vdes para kohe ate e keshtu me radhe.

    Keshtu qe , duhet ti kuptojme keto nevojat e pakicave per te mbijetuar, por jo te kuptojme nevojat e tyre e te mos kuptojme nevojat tona. Pse shumica nuk paska te drejte te
    mbijetoje, vetem pakica e paska ?

    Normal qe e djathta populiste i ka nxitur turmat per perfitimet e saja, dje,sot e mot kur i thone, por te mos harrojme se midis trupit dhe virusit, parimisht duhet te jemi me trupin.

    Eshte vertete mekat qe Shqiptaret te cilet perhere kane bashkejetuar me pakicat, prej pakicave te detyrohen te bejne gjera qe si kane bere kurre. Mos te arrijme ne ate pike(e besoj se nuk do arrijme) por me mirekuptim, pakica te beje ate qe i takon e te marre ate qe i takon, asnje gram me shume e asnje gram me pak.

  2. …dhe përsëri rrugët të çojnë në “Bugjejovicën” politikë. Hyllin me të drejtë thotë “E dukshmja eshte ne syte e te gjithëve, vllehet atje lart jane shume, po shume me teper sesa u takon si perqindje popullsie”. Demokraci do të thotë përfaqësim dhe pikërisht ky është thelbi i këtij problemi, PËRFAQËSIMI. Në momentin që ky rregull i artë prishet, domethënë etnitë/komunitetet përfaqësohen dispropocionalisht, atëhere prishen rregullat e lojës dhe rriten tensionet, siç edhe po ndodh me çështjen vllehe.

    Përpos të tjerash, në Shqipëri kemi një etni vllehe edhe një komunitet çam. A ka njëri të më thotë këtu se sa nga komuniteti çam kanë qënë/janë përfaqësuar në ekzekutiv? As edhe një për be. Si përfaqësuesit e etnisë ashtu dhe të komunitetit janë për t’u lavdëruar, punëtorë po, kokulur po, hallexhinj po. Ndoshta dhe jabanxhillëku ka bërë të vetën. Po dreqi ta hajë, kush ka sy e veshë dhe një inteligjencë minimale do të pyesë, ore po pse këta shqiptarët e debuar nga tokat e tyre duken si të njerkës dhe çobanët e ardhur të nënës. Kjo mendoj se është dilema që u rri mbi kokë disa shqiptarëve. Do të thotë ndonjëri nga ju se vllehët kanë spikatur më shumë se çamët. Edhe kjo nuk është e vërtetë. Ministra si Pali Miska & co dje dhe Igli Toska & co sot, nuk mendoj se kanë pasur staturë të përshtatshme ministrore, për të mos thënë se kanë qënë nën nivelin e kolegëve të tyre politikanë. Atëhere ?! Asnjëherë nuk është lakuar minoriteti grek sepse ka qënë gjithmonë i përfaqësuar propocionalisht. Po pakicat egjyptiane, rome, etj., a kanë dhe ato të drejtë të përfaqësohen ?

    Vështirë është të thuhet se këtu kemi të bëjmë me ndonjë konspiracion apo shqiptarofobi të vllehëve, por mund të thuhet se politikat klanore, klienteliste, kurvërore, k…që janë ndjekur dhe vazhdojnë të ndiqen këtu e kanë gjeneruar këtë debat. Liderit komandant i duhen ushtarë besnikë për të zbatuar urdhërat, se mendjen e ka vetë, i del e i tepron. Ushtarët për kompaninë gege do të zgjidhen nga gegëria, ndërsa ushtarët për kompaninë toske nga toskëria. Për ti hedhur hi syve ndonjë mosbesuesi rekrutohet ndonje Spiro në të parën, apo ndonjë Gjok në të dytën. Edhe për sytë e komunitetit ndërkombëtar është më trendi të përfaqësohesh me sa më pak idrizër dhe sa më shumë jovanër.

    Unë kështu e shoh këtë problem. Njërëzit e letrave, analistët, shkencëtarët apo pjestarë të shoqërisë civile që në jetën publike përfaqësojnë veçse veten e tyre dhe jo një komunitet të caktuar, më duket e tepërt të bëhen pjesë e këtij debati. Debati i fokusuar në këtë prizën të lë shijen e hidhur të racizmit dhe është destruktiv.

    1. Fatos N., ka një model politik për këtë përfaqësim propoporcional që thua ti, e që quhet konsociacionalizëm (fjalë e shëmtuar, por koncept intrigues). Si shembuj regjimesh konsociacionale sillen Belgjika, Libani, Zvicra dhe Nigeria – kohët e fundit edhe BE e kanë quajtur formë politike konsociacionale. Ka një problem – për ta adoptuar këtë formë në Shqipëri duhet ndryshuar kushtetuta, madje rrënjësisht, madje edhe sikur të ishte e adoptueshme. Deri atëherë, do t’i falemi meritokracisë (së bashku me korrupsionin dhe klientelizmin, si ana e pasme e medaljes).

      1. O profesor Xhaxhai (se na vdiqe me këto detyrat e shtëpisë, dëgjove….dëgjova thuaj), ke të drejtë për sa thua për Kushtetutën. I hodha një vështrim tendencioz (Kushtetetutes) dhe për fat të keq fjalën kyç të demokracisë “përfaqësim” e gjeta të përmendur vetëm 4 herë, në nenet 72, 76, 86 dhe 102. Respektivisht; deputeti -popullin, Kryetari i Kuvendit – Kunvendin në raport me të tjerë, Presidenti – unitetin e popullit dhe Kryeministri – Këshillin e Ministrave. Vetëm kaq, thua se është rregullore disipline. Rrofsh për sqarimet mbi këtë modelin që fillon me “k”, e shëmtuat vërtet por interesante dhe funksionale.

  3. Popujt e permendur si shembull uzurpatori jan pakice etnike, e huaj dhe nuk ben si analogji per Shqiperine pasi ne Shqiperi nuk ka multi-etnicitet ose element te huaj, por multi-fetarizm (nese mund ta quaj keshtu). Dhe rilindasit Shqiptar nuk ishin nje pakice e huaj, por Shqiptar te fese Krishtiane. Pra, gjithmone kan qene me etnicitet Shqiptar (pervec Migjenit) ndersa shembujt qe permendet ju jan qartesisht element te huaj ne vendet ku mbizoterojn: Greket ne turqi, Armenet, Hebrenjt ne Gjermani, etj. Analogjia me e mire do ishte ajo e Katalaneve Spanjolle, qe jan nje pakice jo-etnike, as fetare, por RAJONALE e cila mbizoteron ne Spanje. Rajonale ka kuptimin e ndryshimit te gjuhes, te dialektit. Pra, nuk jan popull i huaj ne Spanje, ashtu si nuk jan Shqiptaret Krishtere ne Shqiperi, por jan nje pjese rajonale dhe linguistike e Spanjes e vogel po ashtu si jugu i Shqiperise. Vetem se pakica rajonale (jugu) e Shqiperise ka si ndryshim fene dhe dialektin, dy gjera qe e kan bere me aktive ne jeten shoqerore. Pra, pakica Shqiptare nuk mund te karakterizohet si e huaj ne etnicitet…dhe keshtu i bien mos te karakterizohet si pakice ‘Shqiptare’ por “pakice fetare dhe linguistike” me etnicitet Shqiptar.

    ju kerkoj djese per jo-qartesi ne shprehje por Shqipen e kam shume te kufizuar.

    1. Minx, analogjia duhet marrë për aq sa ka vlerë.
      Ka disa pasaktësi në ato që thua.
      Hebrenjtë në Gjermani dhe në Europën Lindore u persekutuan në atë masë që kërkuan të integrohen. Gjermania, Austria, madje edhe një pjesë e vendeve të Lindjes, sot e kësaj dite krenohen me kulturën që ua detyrojnë këtyre hebrenjve të integruar. Kafka dhe Remarku nuk shkruanin jidisht.
      Shumë prej hebrenjve në Gjermaninë naziste dalloheshin prej vendasve jo nga gjuha, por nga feja dhe ngaqë kishin komunitete të spikatura. Veçanërisht elitat e tyre nuk flisnin më dialektin e vjetër jidisht (sa për hebraishten, as që bëhej fjalë atëhere).
      Grekët dhe armenët nuk kanë qenë të huaj në Perandorinë Osmane, sepse Perandoria nuk ishte e themeluar mbi kombësinë. Grekët dhe armenët trajtoheshin si milete, ose pakica fetare, ose qytetarë të dorës së dytë, por jo si etnikisht të huaj.
      Për një kohë shumë të gjatë në Ballkan dallimi fetar kishte vlente më shumë sesa dallimi etnik në ekuacionet. Përkundrazi, dallimet etnike janë amplifikuar prej elitave kombëtariste këto dy shekujt e fundit, dhe nuk e kanë humbur statusin e tyre artificial dhe instrumental, siç e vërteton edhe egërsia e shovinizmit në Ballkan, sidomos sa herë që dallimet etnike (turq/grekë, serbë/shqiptarë, serbë/boshnjakë) përdoren si surrogato për dallime fetare (të krishterë/myslimanë).

  4. Kush eshte ne Shqiperi dhe sheh se cilat jane mekanizmat e tregut te punes, pra te rekrutimit te personelit dhe te shperblimit te tij, arrin te dalloj midis dy teknikave te rekrutimit: Njera eshte nepotizmi dhe e dyta korrupsioni.

    Nepotizmi mbase ka te beje me sigurimin e lojalitetit. Patjeter qe edhe lidhja familjare (fisnore) eshte nje stimulim per rekrutim. Porse ne ato vende ku njerzit i hane koken njeri-tjetrit, sic jane ministrite tona nuk besoj se nepotizmi ka force shpjeguese per elementet qe jane rekrutuar. Keshtu qe une mendoj se me shume rol luan korrupsioni sesa lidhja familjare. Pra ajo qe pretendohet se klane te tera vllehesh ndodhen ne pikat kyqe te qeverisjes dhe te shoqerise civile nuk me bind shume duke u nisur nga argumenti qe korrupsioni eshte metoda kryesore per rekrutim.

    Sidoqofte nuk perjashtoj faktin qe ne Shqiperi ka institute qe perfqasojne nje ideologji te caktuar. Psh. shoh ne librari shume literature te perkthyer nga te djathte dhe neokonservatore ose (ish-) si Fukuyama (2 libra), Kagan (3x), B. Lewis (plote 4xlibra me duket, nje orientalist ne kuptimin sic e ka perdorur E. Said). Dhe keto jane disa autore me cfare mbaj mend, sa per te ilustruar mendimin tim, e jo per te dhene nje prove te sakte per argumentin. Kuptohet perkthimet jane aq te dobeta saqe ndikimi i tyre me kokat e shqiptareve nuk mund te jete shume i madh.

    Porse sidoqofte propozoj “research agenda”, nje kerkim empirik te te gjitha librave te botuar se fundi. T’i rendisim sipas nje kategorie te caktuar duke ja nenshtruar analizes se mirefillte te tekstit nga pikepamja ideologjike. Dhe te shohim nese hipoteza ime do te verifikohej empirikisht. Jam gati ta bej vete kete analize.

  5. ok te kuptoj por dhe me hebrenjte e gjermanise sado te integruar ishin ata mbanin nje identitet tjeter me vete sa dhe gjuha ishte nje perzierje e hebrew me gjermanishte dhe sado te integruar, inter-martesat rrall ndodhnin ose kur, me kushtin e ndryshimit te fese. Kur je kaq ‘aware’, ose i vetedijeshem per identitetin tend ‘tjeter’ (jo -gjerman) ateher mesiguri qe ndjehesh ‘tjeter’ deri diku. Nuk besoj qe Shqiptaret e Jugut jan ndjere ndonjeher “TJETER”, te pakten jo deri ne ate grad, prandaj analogjia me duket pak jo e sakt. Per mua me shume vlen Spanja si analogji per Shqiperine.

    Larg ksaj, un jam kurjoze te di kur dhe nga kush eshte ngrejtur ky argument ne Shqiperi per ‘pakicat’ vllehe, greke, ortodokse etj. Nuk jam e informuar qe po ndodh nje akuze ose debat e/i tille. Nese mund te me tregoni ndonje artikull ku sugjerohen kto diskriminime do isha shume mirenjohese. Ju falenderoj per kto shkrime dhe analiza interesante per shoqerine Shqiptare.

    1. Minx, në forumet e mëposhtme do të gjesh material të bollshëm për sa kërkon, mjaft të kesh durim. Provo të kërkosh, p.sh. për kombinime të tilla si ‘vllehet + antishqiptare’, ‘sllavo-vllehet’, ‘vlleho-greket’, etj. Nuk dua të them se këto forume i bëjnë të vetat teoritë e komplotit, por vetëm që i diskutojnë këto çështje, siç i diskutojmë ne këtu. Aty do të gjesh edhe referenca në organe të shtypit të shkruar në Shqipëri dhe vise të tjera shqiptarësh në Ballkan.

      http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
      http://www.forumishqiptar.com/
      http://www.forumivirtual.com
      http://www.kosova.de
      http://www.forumilir.com/
      http://www.thesari.com
      http://www.zeriyt.com
      http://www.gazetakritika.net
      http://www.vendlindja.com
      http://www.malesiaforum.com
      http://www.dardania.de
      http://www.vargmal.org
      http://www.shkoder.net
      http://www.albanian.com
      http://www.studentet.info
      http://www.stublla.com
      http://www.shkembi.com

      1. ah! Flm per sitet. Ne shikim te par i njoh disa nga kto forume dhe disa perfaqesojne veriun Shqiptar. E kam shume mire idene se cfar dhe si shkruajn aty por besoj te mos ket ndikuar ai ‘mentalitet’ i ‘forumistave’ tek intelektualet. Do shoh nese gjej ndonje referenc ne shtyp, por shpresoj qe mos te gjej. Flm shume xha xhai.

        1. ne fakt minx, emri i koduar “veriu” qe ti u ngjit disa prej ketyre sajteve, nuk e mbulon dot veriun real. po t’i shfletosh me mire keto sajte (po te ofroj edhe nje tjeter-zemrashqiptare.net …ja edhe albanova.com apo net) do te vesh re se ne fakt shenjat e fondamentalizmit dhe ekskluzivizmit katolik apo prokatolik jane me precize se cilesimi “perfaqesojne Veriun”. shumica e ketyre sajteve nuk karakterizohen nga urrejtja ndaj vllaheve a grekeve, sa karakterizohen nga perzierja e nje lloj nacionalizmi regjionalist me urrejtjen ndaj “lindoreve”, fillimisht muslimaneve, pastaj edhe ndaj ortodokseve. nese per keta te fundit gjehen cilesime me “profesionale” (vllah, grek) per t’u shkrire me lirshem ne korin nacionalist, urrejtja ndaj muslimaneve vishet me bashkeshoqerime raciste (pasardhes te koloneve turq, cecene etj, vijues te kultures osmane,arabe) apo edhe me insinuate e akuza per mungese luajaliteti perendimor ne epoken e terrorizmit global dhe luftes se qyteterimeve.

  6. Ashtu si vë re dhe xhaxhai në shkrimin e mësipërm, pakicat kanë tendencë të grupohen në formacione të shumllojshme, që nga ato etniko fetaret, deri tek ato socialo sexualet. Unë mendoj se qëllimi i vetëm i këtyre formacioneve (jo gjithmonë juridike), është sigurimi i një statusi të privilegjuar, dhe i konsideroj këto privilegje si shkaktare kryesore të tensioneve sociale.

    Mendoj se pretendimi për krijimin e një formacioni mund të vije veç pasi një pakicë të ketë arritur të drejta të barabarta me pjesen tjeter të popullsisë. Për shembull shqiptarët në greqi (ose kudo gjetkë) nuk mund të krijojnë një formacion të tillë më parë se të kenë fituar të drejta të barabarta me pjesën tjetër të popullsisë.

    Shëmbull i përkryer është thirrja e Eric Holder (një individ me origjinë afrikane) për më shumë djalog rracor në SHBA, pikërish disa ditë pas emërimit të Obamës në postin më të lartë të qeverisjes amerikane. Shëmbull tjetër është statusi i privilegjuar që hebrejtë fituan pas luftës së dyte botërore.

    Për të marrë temën e fresket (apo të nxehtë); a nuk është vallë e çuditëshme që një vllah banor po aq i lashtë i këtij trualli sa dhe shqiptari (sipas xhaxha-së), ta ruajë akoma të gjallë këtë memorje etnike, ndersa shqiptarët ta kenë humbur atë ilire (gjithmonë sipas xhaxha-së)?

    Natyrisht që klima socio politike ndikon drejt-për-drej në përmbarimin intelektual të individit qoftë ky pjestar i pakicës apo i shumicës, megjithatë a mund ta shpjegojmë numrin e disproporcionuar të personave me prejardhje nga komunitete të fesë së krishterë ortodokse ( po me prejardhje demokrate apo socialiste, a mund të themi?) në universitete, institute shkencore, art, mediat dhe veçanerisht në ndërfaqen e Shqipërisë me botën e huaj, vetëm me përmbarimin intelektual superior që ka ardhur si rrjedhojë e luftes për mbijetesë të kesaj pakice? Mua ky konkluzion më duket i nxituar dhe i rrezikshëm.

    Nëse arsyeja e vetme do të ishte përmbarimi intelektual superior, i njëjti disproporcion do të vërehej dhe në matematikë, fizikë, mjekësi, aktivitet industriale, komerciale etj. Gjithashtu nuk ka asnje provë që ky disproporcion egziston në shqiptaret e suksesshëm në perendim e kudo gjetke. Ky fenomen është tipik në shkencat e aktivitet socio politike, të paktën me sa di unë.

    A nuk do të ishte një shpjegim alernativ përpjekjet e dëshpërura të çdo qeverie shqiptare (duke filluar që nga shekulli i 19-të e duke vazhduar deri më sot) për të krijuar alibinë tonë perendimore, duke zgjedhur si ambasadorët tanë në perëndim njerëz që kanë të paktën diçka të ngjashme me kolegun europian?

    Natyrisht, gjithkush i gjëndur në një pozicion të tillë të privilegjuar do të përpiqej të tërhiqte përfitimin më të madh nga rasti i krijuar, dhe do të bënte gjithçka që ky pozicion i privilegjuar të zgjatej në kohë. Gjë që do të perceptohej nga pjesa tjetër jo dhe aq fatlume, si merkantizëm.

    Diskriminimi është problematik, negativ a pozitiv qoftë.

    1. Parrulla, te lutem lere pak te hapur temen, se me duket me i shtruar debati ketu.

      Drit, me dil pak edhe ketu:

      “Ashtu si vë re dhe xhaxhai në shkrimin e mësipërm, pakicat kanë tendencë të grupohen në formacione të shumllojshme, që nga ato etniko fetaret, deri tek ato socialo sexualet. Unë mendoj se qëllimi i vetëm i këtyre formacioneve (jo gjithmonë juridike), është sigurimi i një statusi të privilegjuar, dhe i konsideroj këto privilegje si shkaktare kryesore të tensioneve sociale.”

      Thua se qellimi i vetem i pakicave, edhe pse ato nuk jane gjithmone formacione juridike, nuk eshte ne fakt kerkesa e drejte per t’u njohur juridikisht, por sigurimi i nje statusi te privilegjuar. Pra thua se pakicat, qe nuk kane nje status juridik te plote, nuk perpiqen qe te sigurojne kete, por te sigurojne privilegje. Nuk te shkon fare nder mend se qellimi kryesor i tyre eshte sigurimi i nje statusi juridik te plote? Keta te nenprivilegjuar juridikisht, si edhe e pranon vete se mund te jene, je i bindur qe kerkesat duhet t’ia konsiderojme si “privilegje”, apo do te ishte me mire qe kerkesat e tyre t’i trajtonim si nje e drejte legjitime? E njejta pyetje eshte, por po e riformuloj nja tre here te ndryshme, pasi po me ben shume pershtypje kontradikta.

  7. Parrulla Armiqesore,

    Në një teme tjetër tashme të kyçur, ti i rekomandon Whisper-it David Harvey-in.

    Ja se ç’shkruan Harvey në “Kriza e tyre, sprova jonë” (Their crisis, our challenge):
    http://www.redpepper.org.uk/Their-crisis-our-challenge

    “What I think is happening at the moment is that they are looking for a new financial set-up that can solve the problem not for working people but for the capitalist class. I think they are going to find a solution for the capitalist class and if the rest of us get screwed, too bad. The only thing they would care about is if we rose up in revolt. And until we rise up in revolt they are going to redesign the system according to their own class interests.”

    Në shqip:
    “Ajo që po ndodh sot, mendoj unë (Harvey pra), është se ata (kapitalistet pra) po kërkojnë një sajesë tjetër financiare që nuk ka për qellim të zgjidhë problemin në favor të njerëzve të punës (klasës puntore me demek), por të klasës kapitaliste, dhe nëse ne (Harvey e fut veten tek klasa punetore) e hamë sa krahu, punë e madhe. E vetmja gjë që ata i ndruhen (kapitalistet pra) është revolta (e klases puntore pra). Dhe deri atë dite që ne do të ngrihemi në revoltë ata do të vazhdojnë të sajojnë nje sistem që tu shërbeje interesave të tyre.”

    Une nuk e di se ç’mund të mesojë Whisper-i nga Harvey-i përpos shtrigave të ndryshme që kanë zgjedhur të sulmojne.
    Duket qartë që as njeri e as tjetri nuk vlerëson meritokracinë, si në fushen kulturoro politike ashtu edhe në atë financiare.
    Dhe për sa i përket aksioneve të propozuara, mua ato të Whisperit më duken disi më të moderuara.

    Më thuaj ç’far lexon, të të them cili je, tha.

  8. Drit,

    Nuk ishte e nevojshme te lexoje me shume se paragrafin e pare te shkrimit edhe pse nuk ishte fare ky qe kisha ne mendje:

    Does this crisis signal the end of neoliberalism ? My answer is that it depends what you mean by neoliberalism. My interpretation is that it’s a class project, now masked by a lot of rhetoric about individual freedom, liberty, personal responsibility, privatisation and the free market. That rhetoric was a means towards the restoration and consolidation of class power, and that neoliberal project has been fairly successful.

    (perkthimin po e bej neser se po na vjen gjume e kam gjithe diten qe merrem me neoliberalizmin sa po me del hundesh)

    ku shprehet qarte e gjithe teza e Harvey per neoliberalizmin ne librin me po te njejtin emer. Rekomandimin e bera me qellim qe ato qe thot Whisperi per Soroizmin te futen ne nje kontekst me te gjere qe te dalim nga sokaku ku na fut ai me katershen, gjashtcen a ndonje shifer tjeter (sa shume luhatet ky number xhanem sikur te ishin fantazma keto). Whisperi, si studiues i mire i ideologjise Soroiste per “shoqerine e hapur” do ti dalloj menjehere perkufizimet per neoliberalizmin si te ngjajshme me ato te Sorosit. Ku dua te dal? Nuk jam akoma e bindur se modeli i Harvey-it per rikthimin e pushtetit ne nje klase te caktuar vlen per rastin konkret po te supozojme se elitat sot jane po ajo elite e komunizmit, dhe akoma me pak bindse nese flihet per ri-kthimin ne pushtet te elitave para komunizmit. Nje vezhgim me i gjere i problemit do ta ndihmonte te identifikojme nje seri fajtoresh e bashkpunuesish qe jane ku e ku me te ‘demshem’ per kauzen shqiptare. Por meqe Whisperit i ka mbet sahati te Sorosi nuk po e trazojme me ate muhabet.

    —-

    Kjo teme tashme eshte mbyllur. Komenti yt Drit, u aprovua me ngut prej meje (e pranoj qe nuk e lexova fare) dhe tani te detyrohem nje pergjigje. Pas kesaj nuk do kete me shkembime mbi kete teme.

  9. Drit, ku e shikon ti qe Harvey nuk e vlereson meritokracine? Vetem ne se ti mendon se perfitimet e kompanive te kepuceve italiane jane te merituara ne kurriz te femijeve shqiptare qe lene shkollat dhe punojne neper fabrika kepucesh per dymije lek per 50 pale, nderkohe qe keto kepuce shiten me nga 100-200 dollare pala, mund te jem dakord se Harvey nuk e vleresoka meritokracine. C’kupton me meritokraci ti? Shpresoj jo ata 26 Gerdecaret qe na lane shendene nderkohe qe klasa jone politike e meriton te jete ne pushtet, e nderkohe qe kompanite e armeve kontrollojne boten, ne menyre qe shume Irakene (ata qe s’kane vdekur) te punojne me te lire, e te tjera kompani gazi te meritojne fitimin? Apo mos ndoshta e shikon meritokracine ne eksperimentet farmaceutike qe behen ne kurriz te kontinentit Afrikan, (he mo se majmune e “kanibale” jane) nderkohe qe kompanite farmaceutike perkatese meritojne patenta me numra llogarish bankare zvicerane?

    A jeni te thekur per konspiraci? Urdhero, “material sa te dush”, si thote Hyllini.

  10. Lulian,
    Unë u përpoqa të pajtohesha me vendimin e PA-së për të mos shkëmbyer më mbi këtë temë, por dhe pa u përgjigjur nuk rri dot.

    Kjo që ke shkruar ti vëlla është demagogji.

    Megjithatë ka dy pyetje që meritojnë përgjigje. Mendoj se meritokraci mund të quhet ç’do sistem ku suksesi arrihet brënda një kuadri ligjor të paracaktuar, dhe revolta që propozon Harvey nuk bën pjesë në këtë kuadër.

    “A jeni te thekur per konspiraci?”
    Kjo ishte e tepruar.

  11. Drit, cfare domethene demagogji dhe si e aplikon ti kete term ne lidhje me mua, duke qene se une as nuk jam duke kandiduar per ndonje post? Ku qendron demagogjia ne ato qe thashe? A ka ndonje genjeshter? Paguhen kalamajte qe lene shkollen gje me shume se 5 mije lek per 50 pale kepuce? Shiten gje keto kepuce per me pak se 100-200 dollare copa? Nuk vdiqen 26 ne Gerdec qe paguheshin po aq keq? Disa prej tyre edhe femije qe duhet te ishin ne 9 vjecare? Nderkohe qe kasta politike ka biznese ne emer te familjareve e vila ne Peze e ne bregdet, eshte po ashtu genjeshter? Eshte genjeshter qe kompanite e armeve jane me te pasurat ne bote, nderkohe qe lufta eshte biznes nafte?

    Meritokraci, thua ti, eshte cdo sistem ku suksesi arrihet brenda normave ligjore. Obama, pasi u kalua ligji per taksimin e bonuseve me 90% tha se problemi me i madh ne gjithe kete pune eshte se ata qe i jepnin bonuse vetes me miliona, nderkohe qe pushonin punetoret nga puna, ishin brenda ligjit. Por cili ishte ky ligj? Po te shikosh rekordet penale te ketyre personave me status juridik “institucion”, jane te gjithe te gjobitur here pas here me shuma katastrofale per cdo rast. Shuma qe sa do te medha qofshin, atyre nuk iu kushton asgje te shkelin serish ligjin, pasi e vetmja gje qe personave juridik te tille mund t’u behet, eshte te gjobiten si kompani. Kjo ndeshkueshmeri e kompanive me ane te gjobave, por mungese ndeshkueshmerie e personeve fizike, njihet juridikisht si State of Emergency, shqip, Gjendje e Jashtezakonshme, dhe deri sa ketyre individeve t’iu njihet pergjegjesia ligjore personale, kemi te bejme me nje gjendje te jashtezakonshme konstante. Prej nga revolta qe propozon Harvey per te ndaluar kete lloj gjendjeje, nuk me duket se nuk meriton respektin juridik te duhur, e per me teper, duke qene se keta persona kane arritur sukseset me ane te atij ligji qe njeh pezullimin e ligjit, nderkohe qe Harvey revoltohet pikerisht kunder mungeses se ligjit, nuk me duket se mund t’i mbrosh duke perdorur termin “meritokraci”, e te thuash per Harveyn se nuk e njeh meritokracine.

    Lexo me kujdes, dhe para se t’a quash demagogji edhe kete pa e argumentuar se pse na qenka demagogji, mendohu njehere mire.

    1. Lulian,

      Demagogji është zgjimi i emocioneve të publikut në vënd të llogjikës.

      Të gjitha ç’ke thënë ti janë të vërteta, megjithatë kjo nuk e bën analizën (e aq më tepër revoltën) e Harvey-it të saktë.

      Propozoj ta vazhdojmë këtë diskutim kur rasti të na prezantojë një temë më të volitshme, e jo këtu.

  12. ”do te vesh re se ne fakt shenjat e fondamentalizmit dhe ekskluzivizmit katolik apo prokatolik jane me precize se cilesimi “perfaqesojne Veriun”

    Pasaran, mund te jete e vertet qe ka shenja fondamentalismi dhe ekskluzivimi katolik ne websitet e siperpermendura nga ju. Megjithate me lejoni te shtoj se ne qofte se ka vertet fundamentalism ‘’me plot kuptimin e fjales’’ ju keshilloj ti hidhni nji sy faqeve te tilla si http://www.kurandhesunet.net, http://www.zeriislam.com, e te tjera qi fatkeqsisht nuk me kujtohen. Kjo nuk do te thote qe ska me, me besoni. Jan aq shum sa te krijohet pershtypja se zbatimi i sheria’h-tit eshte vetem ceshtje kohe dhe jo mundsie. Ka nji urrejte totale karshi gjithckaje qe eshte ‘’an-islamike’’.

    Un vertet habitem qe intelektualet tone ende nuk po e parashtrojn sic duhet rritjen e islamisimit ne shqiposfere dhe rrezikshmerine qe ajo paraqet. Shqetsohen aq shume per ‘’mite kombtariste’’ per ‘’fondametalismin katolik’’, per Ismail Kadaren, qarqet kozpopolite sa qe harrojm se njerz si , Olsi Jazexhi, Muharrem Ramadani, Nexhat Ibrahim, PO PRESIN. Arabet Shqipfoles (ashtu si ‘’Hyllin’’, as un nuk mund ti quaj shqiptar keta njerz qe kulturalisht nuk kane dhe nuk perfaqesojne asgje shqiptare, pervecse dijn te flasin shqip) jane me te shumte dhe me te vendosur se rrugacet qe shpalosin dhumin nacionalist ne komentet e shekullit. Me qe tema ishte ‘’Frika nga Tjetri’’ ateher mu duk e pershtashme te komentoja sepse un kam frike nga te lart-permendurit, kam frike nga intelektulat tone laik te cilet nuk shqetsohen nga rrezikshmeria qe Islamismi paraqet dhe I japin dore te lire ketyre njerzve te plehrosin mendjen e te tjerve. Kam frike se cfare ndolli ne bosnje, heret a vone do te vijn tek ne.

    Xha xha

    Shpesh here xha xha keni komentuar se I ndjekni sitet, forumet dhe blogjet shqiptare. Po ato Islamiste qe shkruhen ne shqip I keni lexuar? Po ndonje video ne youtube ke pare ne lidhje me kte ceshtje? Pse mendoni ju keta njerez nuk kundershtohen nga intelektual laik? Pse sulmuhet Ismail Kadare dhe jo Olsi Jazexhi (po marr kete me qe esht edhe ‘’shqiptar’’ I shqiperise). Per mendimin tim keta njerez jane me te rreziksheshm se nacionalistet, fondametalistet katolike dhe rajonilistet? Ju si mendoni?

    1. Ilir, e ndaj shqetësimin me ty.
      Herë pas here, PTF denoncon ekstremizmin e çdo lloji dhe ngjyre, duke përfshirë edhe fondamentalizmin islamik.
      Kufijtë e këtij denoncimi varen nga kufijtë e njohurive që kanë autorët e blogut për këtë apo atë ekstremizëm.
      Nga ana tjetër, denoncimi i ekstremizmit nuk është i vetmi mision i PTF; por vetëm pjesë e angazhimit intelektual të atyre që shkruajnë atje.
      Unë besoj se edhe ti do të ndihmoje më shumë sikur, në vend që të vije në dukje mangësinë e këtyre kritikave, të kontribuoje ti vetë me kritikën tënde, për çfarë të shqetëson, me të drejtë.
      Forumet islamike dhe Islami në përgjithësi mua më interesojnë vetëm margjinalisht; ose sa kohë që iniciativat, debatet dhe vizionet e këtyre njerëzve përplasen me të miat.
      Herë pas here në Internet ndesh në faqe islamike në shqip, të cilat më tërheqin vëmendjen për shqipen shumë të keqe me të cilën janë shkruar; kam përshtypjen se këto faqe u përkasin komuniteteve islame të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, të cilat unë nuk i njoh, as e kam shumë idenë se çfarë i shqetëson.
      Është e vërtetë edhe se Islami shqiptar është pothuajse i përjashtuar nga mediat mainstream, të cilat parapëlqejnë të distancohen nga një fe dhe një kulturë e cila perceptohet sikur i mban shqiptarët larg nga Perëndimi.
      Kjo e bën të vështirë për ne që jetojmë në Shqipëri të kuptuarit e problematikës që shqetëson Islamin shqiptar, përtej disa çështjeve pikante, si Selim Muça ose shamija e kokës ose mezani në altoparlantet.
      Nga ana tjetër, mua nuk më duket se pozicionimet politike dhe kulturore të autorëve si Olsi Jazexhi shprehin thelbin e Islamit në Shqipëri; madje vetë Jazexhi nuk e pretendon këtë, me sa jam në gjendje ta them.
      Gjatë viteve 2000-2006, Alb-Club është marrë gjerësisht me rrezikun e fondamentalizmit islamik ndër shqiptarët, dhe brenda Alb-Clubit kam dhënë edhe unë kontributin tim. Materialet janë publike dhe kushdo mund t’i lexojë.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin