E DREJTA PËR PRIVATËSI (II)

Para si nja dy javësh, disa ditë pas publikimit të përgjimeve të një një skandali gjoja seksual të Ministrit të atëhershëm të Kulturës nga stacioni televiziv komercial Top Channel, pashë për herë të fundit një episod të Fiksit …

ku dy moderatorët e tij – të zënë pak si ngushtë nga një lloj rezistence që u erdhi prej andej nga nuk e prisnin, pra nga shoqëria liberale shqiptare, e cila nuk mund të ishte dakord me metodat e një stacioni privat televiziv për t’i vënë gjithë shqiptarët në një gjendje ankthi permanent të të qenit të vëzhguar – sulmuan majtas e djathtas kë mundën, duke mos e realizuar dot përfundimisht, se me skandalin artificial Pango kishin shkelur disa kufij, që nuk ishin më ata midis shijes së mirë apo asaj të keqe, por midis rendit normal kushtetues republikan dhe një sistemi inkuizitar në duart një grupi njerëzish, të cilët nuk janë zgjedhur në këtë funksion në rrugën e zakonshme të një republike parlamentare.

Dy protagonistët e Fiksit, të zënë pak në faj, me instinktin e nevojshëm të personave publikë, që e kuptojnë, se kanë i kanë bërë më shumë dëm figurës së tyre publike, sesa t’i kenë shërbyer një çështjeje të mirë, kaluan në një sulm banal prej injorantësh, të cilëve kur ju mbarojnë argumentet, fillojnë dhe numërojnë demokracitë e vjetra evropiane, ku gjëra të tilla ndodhkan rëndom. Mua kjo më kujton disi Sali Berishën apo më pergjithësisht të gjithë demagogjinë post-diktatoriale shqiptare, ku protagonistë publikë, a thua se shqiptarët të jenë njerëz me tru të amputuar, dhe si të tillë pa as edhe mundësitë minimale analitike e për abstraktim, i bien gjithnjë për shkurt duke cituar perëndimin.

Madje ndonjëherë për të mos u dashur që verbalisht të shprehen për këtë, i bien edhe më për shkurt dhe varin një flamur amerikan, të cilit sigurisht i kthejnë shpinën, dukë të bërë të qartë, që çfarëdo gjëje që ata po nxjerrin nga goja në moment, nuk po e bëjnë gjë më ndryshe se do ta kish bërë Bushi, e ca si me gjysmë zëmre madje edhe Obama vetë.

Ky lloj komunikimi është fatkeqësisht kallp. Njerëzit e zakonshëm nuk e dëgjojnë më, pasi njeriu gjithsesi e ruan një farë intuite për të dalluar mjaltin nga diçka tjetër, që nuk po dua ta përmend me emër këtu dhe kryesisht i kthejnë kurrizin një lloj diskutimi të tillë.

Ata dy bandillët e Fiksit, të cilëve pa dyshim ju takon merita e jashtëzakonshme me romuzet e tyre seksiste e pornografike prej pushtash e horrash të kenë shndërruar femrën shqiptare në një copë mishi me dy sy, e cila idiote siç është (sipas logjikës së Topit), nuk është në gjendje të bëjë gjë tjetër, vetëm se gjysmë lakuriq të tundë vithet përpara kamerave në orare relativisht familjare, ku pornografia zakonisht nuk është e lejuar; ngjanin me dy të dehur euforikë, që po i nxirrnin për krahësh nga një shoqëri më serioze, në sytë e të cilës dukej sikur ishte mbushur një lloj kupe, protestuan duke cituar Francën, Gjermaninë dhe një demokraci të tretë përendimore, ku edhe atje skandale të tilla publike u zbulokan nëpërmjet kamerave të fshehta.

Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, pasi në demokracitë normale funksionojnë institucionet dhe stacionet komerciale televizive e shesin vajin vegjetal duke transmetuar filma të Hollywood-it, por jo duke praktikuar metodat e shërbimeve sekrete për përgjimin dhe për më keq akoma për manipulimin e personave të përgjuar, për t’i goditur këta më pas publikisht.

Fiksi i ka i ka atribuuar vetes rolin e një Arme në Shërbim të Popullit dhe unë nuk e besoj dot, që organizatorët e tij nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është më se evidente, që praktikat e Fiksit nuk kanë të bëjnë me një shoqëri normale, dhe nëse ata dy bandillët që bëjnë shamatën e përnatshme, ndërsa u rrëshqasin jargët prej pushtash ndërsa cimbisin nga pak ato dy vajzat, që të paguara me siguri shumë mirë kërcejnë si prostituta relativisht të lira të bordellove periferike të zonave industriale të metropoleve perëndimore, të paktën Çakulli dhe kush tjetër vendos për këtë maskaradë tashmë e di, se në mënyrë eficiente është duke manipuluar masën dhe për më keq akoma është duke e terrorizuar atë me frikën e ballafaqimit kundër dëshirës së saj publikisht me mëkatin.

Fiksi gënjen kur thotë të vërtetën e tij. Nuk dua të hyj në shtjellimin e konceptit të gazetarisë investigative, pasi një gjë e tillë është shtjelluar mjaftueshëm në shkrimet e komentet e ditëve, por dua të theksoj edhe unë, se kjo lloj gazetarie ka të bëjë me zbulimin e një të vërtete objektive dhe jo një të tillë të manipuluar.

Natyrisht që në rastet e hetimeve të kryera nga prokuroria – kryesisht në rastet e tregtisë se palejuar me lëndë narkotike, me armë, asaj të njerëzve apo krimeve vërtetë të rënda – parashikohet gjithnjë mundësia e përdorimit të hetuesve investigative, të cilët vetëm me lejen e një gjyqtar hetues mund të përshpejtojnë kryerjen e një vepre penale, duke i nxitur palët keqbërëse nëpërmjet një iniciativë artificiale, por këto mbeten gjithnjë përjashtimore dhe përdoren vetëm në raste krimesh të rënda, pasi një ndërhyrje artificiale nuk tregon dot asnjëherë në masën e nevojshme nivelin e energjive kriminale të keqbërësit, domethënë anën subjektive të krimit, pra atë çka është thelbësore.

Shpesh qëllon, që kur organet hetimore në vrullin e lakminë për të kapur keqbërës nuk e dallojnë kufirin se deri ku është e lejuar të përdoren mjete të tilla, dhe çështjet pushohen më pas në gjykatë. Madje në një rast analog përpara 2 – 3 vjetësh Gjykata Federale Kushtetuese Gjermane refuzoi gjykimin për ndalimin e një partie neonaziste shumë agresive, sepse 70 % e anëtarëve të organeve drejtuese të saj ishin bashkëpunëtorë të policisë.

Në një rast tjetër sot në Gjermani një gjykatë gjykoi një profesor, i cili kishte kërkuar shërbime seksuale për rregullimin e një note dhe rasti është shumë i ngjashëm me atë të Pangos. Profesori u dënua për marrje ryshfeti të mbetur në formën e tentativës, por akuza e ngacmimit seksual u rrëzua. Studentja, e cila kishte realizuar regjistrimin gjithashtu u morr në përgjegjësi penale për “plagosje të konfidencialitetit të fjalës”, pasi regjistrimet dhe incizimet pa lejen e ca më pak dijeninë e viktimes përbëjnë një vepër penale. Profesori vazhdon të mbetet ne marrëdhënie pune në universitet dhe vendimi morri sot formën e prerë.

bild-11

Unë nuk dua që të keqkuptohem më këtë shkrim, i cili nuk ka në plan aspak të justifikojë metodat e Pangos për rekrutimin e stafit të ministrisë shqiptare të kulturës, por dua të tërheq vetëm vëmendjen, së në rastin e tij është cenuar një e drejtë personale, e cila i garanton çdo qytetari një paprekshmëri të integritetit të tij nga sulmet eventuale të një pale private, pavarësisht se sa i pamoralshëm mund të jetë ky integritet.

32 Komente

  1. Aq shumë âsht folë për episodin “Pango” sa u bà dhallë muhabeti.
    Fiksi, kopja ekzakte e “Shtrije lajmin” e kalnalit 5 në Itali, nuk mund të pranohet shumë shpejt nga fanatizmi shqiptar. Në Itali funksionon, shpesh policia, pas gjetjeve te gazetarëve kanë dënuar njerëz, mashtrues, dhunues. Si doktorë, mekanikë, gjykatës etj.

    Pangoja ynë, figurë publike shumë e lakuar, ministër kulture, kërcënues pak para qametit me anti-Marubin e tij, kurvar i stër njohur në zonat femërore të Tiranës ultra liberaliste, pd-ist i flakët, orator i zoti, ra në kurthën dhe instiktit i tij e shkërmoqi. Ai, si psikolog, duhej ta mposhtte më mirë epshin kafshëror, por ja që femra doli fitimtare.
    Nuk kuptoj shumë pse nuk iu lejoka një televizioni privat të bëjë paudhësi të tilla? Do preferonim ta kishim bandillin Pango me velinat e ministrisë së Kulturës, apo aty ku ndodhet sot? Unë e përshëndes këtë nismë, edhe pse bie ndesh me disa të drejta njerëzore. Por të mos harrojmë se ai (Pango) i pengonte njerëzit e mbarë të punonin sipas kapacitetit përsonal nga ana e trurit, dhe jo nga gadishmëria e zbulimit të nureve femërore.
    Ka një lloj banalizimi, normale se jemi në Shqipëri.
    Nuk e ndjek Fiksin, sa herë që hap ndonjë video ne net, prezantuesit nuk më duken në formë; larg Enzo Iacchetti e Ezio Greggio-s në Itali, të cilët kanë klas, kulturë, metodë dhe një humor të hollë, pa asnjë lloj injorance që gjendet nganjëherë tek kolegët shqiptarë.

  2. Kam vene re se pjesa dermuese (ndoshta 90-95%) e diskutanteve neper blogje te ndryshme ne kete teme, jane shprehur kunder ministrit, pro fiksit, pro metodes se fiksit dhe shume prej tyre kane shtjelluar edhe aresyet pse e kane konsideruar te ligjeruar veprimin e “prekjes” se privatesise se tij, qe ne thelb nuk eshte aspak e tille sepse: nje person publik vazhdoi punet e zyres ne ambjentin e baneses me qellim te realizimit te abuzimit me detyren. Keshtu banesa e tij meqe u perdor si ambjent zyre per te pritur “popullin” mbetet e hapur para publikut. Kur mori pjese direkt ne emisionin e fiksit, Pangoja u mbrojt ne menyre qesharake duke thene 100 here se aq jam i stresuar, kjo qe me ndodhi eshte tmerrshme, jam ne gjendje te tmerrshme, dhe nuk permendi fare pafajesine se ai nuk kishte bere abuzim, le te thoshte se ajo qe beri eshte e ligjshme, le te argumentonte se kerkesa e tij per te pare trupin e vajzes eshte me se normale, se po kete do ta bente edhe ne zyren e tij ne ministri … por ja qe nuk i tha keto.
    Nejse kam nje parandjenje shume te forte se ne rast se do te ishte ndonje njeri i aferm i piftos (le te supozojme psh motra) viktime e aktivitetit “privato-intim” te ministrit, ketu ne kete artikull do te lexonim krejt te kunderten e asaj qe ka shkruar autori. Kesaj i thone te rrime shtrember e te flasim drejt apo e anasjellta.
    Do te ishte mire qe regjistrime te ngjashme te publikoheshin edhe kur behen dallaveret per tenderat dhe per ndarjen e posteve, qe populli ta shohe se çfare fytyre te vertete kane politikanet.

  3. pifto :
    ”””Unë nuk dua që të keqkuptohem më këtë shkrim, i cili nuk ka në plan aspak të justifikojë metodat e Pangos për rekrutimin e stafit të ministrisë shqiptare të kulturës,””’

    Edhe kjo do na duhej tani, te dilte ndonjeri e te justifikonte kthimin e administrates publike ne haremin e te fuqishmeve, si ne kohen e qepes. Jane qe jane pse si kalojne dore me dore, ashtu si i tha Pangoja gjysem i irrituar asaj: Po ti vetem mua sdo ma japesh ?!
    I shkreti kish frike se ngelej viktime, i vetmi nga te shumtet qe sdo e shtinte dot ne dore.

    ”””’por dua të tërheq vetëm vëmendjen, së në rastin e tij është cenuar një e drejtë personale, e cila i garanton çdo qytetari një paprekshmëri të integritetit të tij nga sulmet eventuale të një pale private, pavarësisht se sa i pamoralshëm mund të jetë ky integritet.”””’

    E thene keshtu nuk eshte pervecse retorike. Nese une shoh dike qe vjedh dhe i them pse vjedh dhe e regjistroj me kameren e telefonit, jam duke kercenuar integritetin e hajdutit, ndersa nese une lajmeroj organet e drejtesise, jam qytetar i rregullt.

    Imagjino sikur une te perpiqem te ndaloj vjedhjen e nje tjetri ne vend te denoncoj vjedhjen, ky do ishte kercenim i rende i integritetit te hajdutit , shkelje e rende e te drejtave personalo-individualo-vetjako-qytetaro-humano-njerezoro te hajdutit.

    Ne kete rast burgun e meritokam une per shkelje ligji e jo hajduti.
    Moralisht une qenkam ne rregull, sepse perpiqem te ndaloj qe te ndodhe nje vjedhje (vjedhja e nje te panjohuri per mua), biles duke rrezikuar koken time, ndersa ligjerisht na u dashka ta ha une, ndersa hajduti t’ja hedhe per qef te zotit. Pse e ha une ? Sepse une privati jam duke sulmuar nje privat tjeter qe pavaresisht se po ben nje gjest antiligjor , ka te drejten e tij te mos sulmohet nga une.
    Kesaj i thone me ja dhene vetes ‘bam’. Edhe pastaj degjohen ankesa per rendin publik, se ne ate lagje nuk hyhet, mafia ben ligjin, korrupsioni ketu e aty.

    Kush eshte nevoja qe sjell debatin anti-fiks? Nevoja per te mos lejuar qe Fiksi te ngacmoje Pangot. Ndersa e praktikonte te njejten gje me te tjere, me pak te fuqishem nuk ishte nevoja e nje stuhie anti-Fiks, tani qe u ngacmua Pangoja, oburra ti biem Fiksit ne emer te Pangove.

  4. sic e kuptoj une dhe sic eshte thene edhe tek shkrimi i meparshem i xhaxhait per kete teme ka te pakten tre aspekte ne kete ceshtje.

    1) Aspekti i pare eshte qe nje televizion privat shkon tek x person dhe luan rolin kryesor ne krijimin e nje ngjarje me kete person. Pra televizioni kalon nga roli i vezhguesit tek roli i aktorit kryesor.

    Ketu me kujtohet nje rast tjeter i fiksit para disa vjetesh me pak prominent me nje mjeke. Gazetari i fshehur i fiksit e detyroi ate mjeken ti merrte leke pas vizites pasi po kembengulte aq shume saqe edhe une po te kisha qene do ti kisha marre ato leke nga frika se mos e fyeja pacientin. Ate mjeken e shkrete sic mora vesh pastaj e hoqen tak-fak nga puna. Ketu besoj ka pak nevoje per koment qe veprimi i fiksit eshte i denueshem moralisht e i jashteligjshem ne shume sisteme ligjore.

    Une kam pare filmime te ngjashme investigative te mediave perendimore per te treguar fenomene si psh korrupsioni, trafiku i droges etj. por ato kurre nuk behen duke treguar fytyrat e njerezve te perzier. Fytyrat jane gjithnje te mbuluara pra rastet mbeten anonime dhe roli i ketyre reportazheve eshte te tregojne fenomenin e jo te fusin njeri ne burg.

    2) Aspekti i cenimit te sferes private te personit duke e regjistruar ne veprim. Ta leme njehere ceshtjen e regjistrimit pa dijenine e njeres pale. Tek vete rasti i Pangos ceshtja komplikohet pasi te pakten nga filmimet del pershtypja qe Pango e shfrytezon hapesiren private te tij per te rregulluar ceshtje publike formale qe kerkojne te behen ne zyre publike (punesimin e nje punonjesi/eje). Pra Pango e kthen me zorr nje ceshtje publike ne nje ceshtje private duke shkelur mbase dhe ligjin shqiptar. Kjo eshte per mua ceshtje e komplikuar qe do dhe mendimin nga specialiste te se drejtes private.

    Megjithate ketu duhet thene qe kjo praktike eshte e perhapur gjeresisht ne Shqiperi. Sic dihet shumica e bisedave te rendesishme ne Shqiperi nuk behen ne zyre por ne kafe apo ambjente private. Jam i sigurte qe gjysma e punonjesve te vete fiksit jane marre ne pune ne menyre te ngjashme, dmth kafeve apo nga bisedat ne shtepi. Pra perzierja e privates dhe e punes ekziston rendom ne kulturen shqiptare.

    3) Aspekti i cenimit te sferes private nga publikimi i materjaleve private neper media. Kjo eshte per mua aspekti ku fiksi shkel me te dyja kembet te drejten private ne menyre te dukshme. Ketu ka perseri pak vend per koment. Dhe jam i sigurte qe duhet te kete ligj shqiptar qe denon te pakten kete gje.

    Nese fiksi do ta linte anonim Pangon te tre aspektet e mesiperme problematike do te zgjidheshin ose lehtesoheshin vetvetiu pasi nuk do te kishim me cenim te jetes private.

  5. SKANDALI SEKSUAL?
    Të rrimë drejt, ama të flasim drejt, siç rrimë! Me sa mbaj mend unë, aty nuk kishte fare seks. Do ishte më mirë ta quajmë “skandali sensual”! Dy ….. si mund t’i quajmë Saimir K. dhe Gent P., janë akoma të dehur nga jehona që bëri në mediat kineze çështja “Pango” dhe ndoshta nuk e kanë vënë ‘re se perceptimi që publiku ka për ta, ka rënë në nivelin “a ka bô gjô, apo jo, se nuk kishte skafandër” të protagonistëve të Vëllait të Madh, që TCh në mënyrë prej majmuni, e quan Big Brother. Edhe Fiks Fare, edhe Big Brother të dyja janë shndërruar në një BIG BROTHEL të madh. Ç’u bë me atë informatoren… Stela, apo Joana, si e kishte emrin? Mos e hoqën pak si qafe njerëzit të cilëve FF u kushtoi një reportazh pikant e me detaje plot piper? Po me të birin, që e kishte ende të vogël, ç’u bë? Këto janë detaje të vogla, çikërrima që redaksisë së FF nuk para i interesojnë shumë.
    Një shprehje e urtë, nuk e di është e Kanunit apo jo, thotë: “Gërgasi â ma i zi se dorasi” d.m.th. Nxitësi është më i ndyrë se vrasësi (ekzekutori).

  6. “Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË”

    Pyetje retorike;
    1. Kush është vendosmëria e Fiksit për të për të ndërtuar një shtet të së drejtës ?
    2. Si i garanton Fiksi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut ?
    3. Si e mbron Fiksi dinjitetin dhe personalitetin njerëzor të Pangos dhe gazetares ?

    Konstatime;
    1. Duket se në debatin; e mirë – e keqe, morale – amorale, e nevojshme – jo e nevojshme, Fiksi del i fituar.
    2. Duket se në debatin; formale – informale, propocionale – jo propocionale, Pango del i fituar.
    3. Duket se debati; ligjore – jo ligjore, politike – jo politike, do të vazhdojë ende.
    4. Humbësi i vetëm në këtë aferë është Kushtetuta e Shqipërisë dhe vlerat universale të demokracisë.

  7. Mua ky shkrim me duket i keq dhe jashte standardeve qe ofron ne pergjithesi blogu. Qofsha i gabuar, por shkrimi karakterizohej me shume nga retorika pasionante te mbushura me vrer sesa nga argumenta te rrjedhshem ligjor ( ose jo-ligjor ), te cilat mua si lexues nuk me dhane asgje te re.

  8. Ton, shumë i ashpër je treguar në gjykim. Shkrimi sjell argumente të reja; dhe retorika, atje ku përdoret, i shërben argumentimit.

  9. sa e lexova rastin e atij profesorit ne Gjermani. Disi i ngjashem me kete tonin prandaj interesant.

    Profesori i thote njehere kesaj studentes indirekt qe do ta kaloje nese ben seks me te. E ngel njehere. Ne takimin e dyte studentja e incizon fshehurazi. Per here te trete i con nje detektiv privat bashke me incizimet e takimit te meparshem. Detektivi i kerkon profesorit ti vere studentes noten 3.3 (nota ekuivalente shqiptare do ishte 5.5-6) Profesori nderkohe i kishte dhene me pare note kaluese 4.3 (dmth. 4.5). Kur profesorin e kercenojne se do ti bejne incizimet publike ai lajmeron dekanin dhe vetedenoncohet.

    Pas pranimit te pjesshem te vepres per te cilin akuzohej dhe duke marre parasysh vetedenoncimin profesori eshte denuar me 10 muaj “burg me kusht” (anglisht termi ligjor do ishte “parole”) dhe 8 mije euro gjobe. Nderkohe profesori punen mund ta mbaje me kusht qe te mos beje me provime. Kjo studentja do te procedohet penalisht sepse nuk ishte dakort te paguante alternativen e nje gjobe prej 5 mije eurosh per kercenimin dhe per incizimin e fshehur.

    P.s. Fotografine dhe emrin e profesorit dhe studentes te gjitha mediat ku e lexova lajmin ishin anonim!!

    1. Eni,

      a mund te me japesh emrin e ketij personi ose ndonje adrese ku te kerkoj per ta lexuar vete lajmin?

  10. Xha xha ja ca pika interesante te shkrimit ku del se Ton Skendaj nuk eshte i gabuar ne gjykim:

    1-kaluan në një sulm banal prej injorantësh….
    2-dy bandillët e Fiksit…..
    3-romuzet e tyre seksiste e pornografike prej pushtash e horrash….
    4-ngjanin me dy të dehur euforikë,
    5-dy bandillët që bëjnë shamatën e përnatshme, ndërsa u rrëshqasin jargët prej pushtash…..
    6-ato dy vajzat, që të paguara me siguri shumë mirë kërcejnë si prostituta relativisht të lira të bordellove periferike….

    Kurse ky poshte :

    ””’Në një rast tjetër sot në Gjermani një gjykatë gjykoi një profesor, i cili kishte kërkuar shërbime seksuale për rregullimin e një note dhe rasti është shumë i ngjashëm me atë të Pangos. Profesori u dënua për marrje ryshfeti të mbetur në formën e tentativës, por akuza e ngacmimit seksual u rrëzua. Studentja, e cila kishte realizuar regjistrimin gjithashtu u morr në përgjegjësi penale për “plagosje të konfidencialitetit të fjalës”, pasi regjistrimet dhe incizimet pa lejen e ca më pak dijeninë e viktimes përbëjnë një vepër penale. Profesori vazhdon të mbetet ne marrëdhënie pune në universitet dhe vendimi morri sot formën e prerë.”””

    Eshte justifikim i qarte i Pangos, i cili keshtu na del viktime e sistemit shqiptar e jo sistemi shqiptar viktime e Pangove e Pangoja po te ish ne Gjermani do ish njeri i nderuar ne postin e vet.

    Praktikisht jane kthyer permbys gjithe vlerat e shoqerise shqiptare vetem e vetem per te justifikuar Pangon.

    Nderkaq kjo shoqeria liberale e Piftos ketu:

    -nga shoqëria liberale shqiptare, e cila nuk mund të ishte dakord me metodat e një stacioni privat televiziv për t’i vënë gjithë shqiptarët në një gjendje ankthi permanent të të qenit të vëzhguar –

    Ku e di qe shqiptaret na qenkeshin te shqetesuar per Fiksin ?
    Mua me rezulton se gjithe shqiptaret i rane verbalisht ku te dhemb e ku te djege Pangos, pervec kesaj shoqerise liberale qe i ra fiksit.

    Kjo shoqeria liberale e Piftos ben mire te shqetesohet per veten, se eshte komplet kunder shqiptareve e si e tille nuk i sherben shqiptareve, por eshte qellim ne vetvete.
    Kur shoqeria liberale behet qellim ne vetvete behet si puna e deles qe ndahet nga kopeja.
    Si do munde kjo shoqeria liberale te udheheqe shqiptaret, kur shqiptaret shqetesohen per veprimin e Pangos, ndersa shoqeria liberale sjell rastin e profesorit gjerman per te thene se Pangoja ne fund te fundit ska bere gje ?

  11. Une jam dakort me mendimin e shprehur me lart se ky shkrim nuk eshte ne nivelin e shkrimeve te meparshme per te njejten teme. Shkrimit i mungon ideja; eshte e veshtire te kuptohet se cfare i mban se bashku paragrafet e ndryshem, te cilet me vete mund te kene me shume kuptim.

    Kjo mangesi del edhe ne konkluzionin e shkrimit: “…është cenuar një e drejtë personale, e cila i garanton çdo qytetari një paprekshmëri të integritetit të tij nga sulmet eventuale të një pale private, pavarësisht se sa i pamoralshëm mund të jetë ky integritet”.

    Deri tek presja e dyte, bie dakort me idene. Nese i shtojme edhe ate pjesen pas presjes, cdo gje ngaterrohet, sepse nese eshte i pamoralshem, e ka shume te kufizuar mbrojtjen qe i garantohet.

    Fatos N.,

    “Humbësi i vetëm në këtë aferë është Kushtetuta e Shqipërisë dhe vlerat universale të demokracisë”.

    Jam dakort, Kushtetuta e Shqiperise (dhe me shume ne populli krenar dhe i vetedijshem) ne cdo rast eshte e humbur: me Pangon dhe pa Fiksin apo me te dy bashke.

  12. Se mos me keqkuptoni me lart, kur them qe bie dakort me idene. Ne te vertete, dua te them qe mund ta pranoj si konkluzion te nje trajtimi. Une i qendroj bindjes se jeta private e subjektit nuk eshte cenuar.

  13. Të më falin kolegët që po ndërhyj edhe një herë, por e kam më të lehtë kur nuk diskutohet për shkrime të miat.
    Ju sugjeroj kolegëve që në ndërhyrjet e tyre të merren më shumë me çështjet që ngrenë shkrimet, sesa me gjykimin e shkrimeve vetë.
    Nuk do të merresha me këtë problem në vetvete trivial, po të mos vëreja se në çfarë kakofonie bretkosash janë kthyer disa forume Interneti, ku shumica e diskutimeve dhe e ndërhyrjeve rreth një shkrimi të marrë nga shtypi ose origjinal, bëhen tani për cilësinë e shkrimit ose për gabime ose gafa të autorëve (pa folur për rastet kur autorët qëllohen me domate).
    Në PTF farsa të tilla nuk do të lejohen. Komentuesit e një shkrimi nuk mund të paraqiten si juri festivali ose redaksi reviste; sepse nuk janë të tillë, as i ka zgjedhur a emëruar kush në ato role, as mund të pretendojnë ndonjë gjë nga ky blog që u ofrohet krejtësisht gratis.
    Të komentosh është gjithnjë më lehtë sesa të shkruash; të shkruash për të nxitur debatin intelektual, siç bëjmë ne në këtë blog është gjithnjë e vështirë.
    Disa shkrime janë më të mira se të tjerat; por ndonjëherë edhe në shkrime të dobëta ka ide të çmuara dhe spunto të vyera për debat.
    I vlerësoj shumë komentet tuaja për temat, që veçanërisht për çështjen e privatësisë kanë qenë shumë cilësore. Ju lutem ta ruajmë këtë cilësi, nga e cila përfitojmë të gjithë.

    1. Xha Xha,

      reagimi yt eshte paksa jo proporcional. Askush nuk kishte ndermend te behej juri apo redaksi. Eshte e vertete qe eshte me e lehte te jesh komentues (apo te gjesh gabimet e tjetrit), por ky eshte roli yne dhe komentet tona vihen ne levizje nga nje shkrim. Kur komentojme nje shkrim, e kemi te veshtire te ndajme thelbin e tij nga menyra e te shkruarit. Kjo e fundit, shpesh, sjell nje ndikim vendimtar ne vete ceshjet thelbesore te nje shkrimi.

      1. Kundërshtare – e pranoj; reagimi im ishte pak i shpërpjesëtuar.
        Mua më shqetësojnë gjithnjë rreziqet që i kërcënohen PTF, sepse për mua ky blog është si një kopsht që kam gati dy vjet që e punoj.
        Një rrugë për t’u dalë përpara këtyre rreziqeve, është të shohësh se ç’ndodh me kopshte të tjera.
        Kam vënë re se një forum premtues si “Peshku pa ujë” po shpërbëhet, mes të tjerash, edhe nga mania për të pështyrë rregullisht mbi autorët e shkrimeve. Një prej komentuesve atje pat thënë diçka shumë të mençur: këtu gjithnjë autorët janë amatorë, ndërsa komentuesit ekspertë dhe profesionistë të mbaruar.
        Prandaj reagimi im ishte i shpërpjesëtuar. Madje po aq sa ai i kopshtarit që e shkul me rrënjë një bimë të padëshiruar që i ka mbirë aty; në një kohë që një kalimtar i rastit mund t’i thotë – po ç’po të bënte ty ajo e shkretë, pse nuk e le, edhe bari i keq ka të drejtën e mbirjes.
        Më në fund, muajt e fundit e kemi hequr moderimin për komentet, me pak përjashtime – komentues që shkruajnë për herë të parë, ose të tjerë që e kanë pak të vështirë t’u konformohen rregullave të blogut. Shpresa ime është që moderatori, më tepër sesa virtuoz i butonit “delete comment”, të shërbejë si katalizator i diskutimit.

  14. Kjo historia e Fiksit me Pangon ngjan si nje granate dore e hedhur ne nje dhome te mbushur me njerez, ku si pasoje te gjithe vrapojen me pas te dalin jashte kush e kush me para, ca nga dritarja, ca nga dera, ca nga qilari apo edhe oxhaku po pati.
    Edhe sikur cdo gje ne kete histori te ishte gabim ne raport me ligjin, e mira me e madhe e saj ngelet fakti se ajo i eshte afruar shume after sistemit dhe menyrese se funksionimit te shoqerise shqiptare, qofte kjo nga ana legale, sociale, morale, politike, kulturale e sa e sa te tjera. Te gjithe, simbas perkatesise sociale, interesave, deshirave dhe inateve te tyre, e gjykojne ne menyre negative apo pozitive bemen e Fiksit dhe pasojat e saj. Kam pershtypjen qe perqendrimi ne aspektin e vleres legale te kesaj historie nuk duhet te jete i vetmi kriter vleresimi. Ne, te vdekshimit e zalonshem, me se fundi pame konktretisht ate per te cilet te gjithe peshperisin neper veshet e njeri-tjetrit ne kafenete, zyrat apo dhomat e gjumit.
    Te gjithe e dime se korrupsioni ne cdo nivel eshte pjese integrale e jetes shqiptare. Rastet e perfolura jane pa fund. Por shembuj konkret nuk ka. Deri ne momentin e misaventures se zotit Pango. Kjo ngjarje i ka gjasat te behet pike referimi dhe madje edhe te emulohet. Sa me shume aq me mire them une. Qe tu hiqet ajo velloja e shenjterise shtetit dhe personave qe perfaqsojne ate. Sepse kriza apo fatkeqesia me e madhe ne shoqerine tone eshte mosbesimi shekullor qe kemi ne ndaj pushtetit dhe perfaqesuesve te tij, si nje trup i huaj ne mes tone. Procesi i zbritejes se tyre ne toke si ne rastin e fatit te Pangos eshte si nje katarsis, qe e hap plagen e mahisur dhe e le qelbin e mbledhur ne te, te rrjedhe jashte.
    Sa per anen legale te gjerave, ligji shqiptar, ky xhuxhmaxhuxh gungac, pa babe e pa nene, do vazhdoje te mbetet ne mbrojtjen e familjeve me te mira (te forta) te rruges, lagjes, fshatit, qytetit apo shtetit, te cilet me nje dinjitet homerik do te jene gjithnje aty, te gatshem per ti dale ne mbrojtej te vobektit te mjere, me fjale, me te veshur, te mbathur, me ushqim e me strehe. Jo se ka ndonje rendesi praktike te madhe per ta, por emri i mire eshte gjeja me e rendesishme ne kodeksin e nderit te shiptarit. Kushton pak, dhe vlen aq shume. Pastaj edhe si hajmali mund te perdoret… Te mbron kunder syrit te keq, thone, kur prek gungen e gungacit. Atij syri te keq, si puna e Fiksit, qe aq bela ka per tu sjelle te fiseshvme, sa ka per t’iu dukur sikur eshte syri djallit. Shto ketu edhe makinen fotokopjuese me te madhe ne bote, internetin, dhe duket pisk puna. O ta duash gungacin e vogel me sinqeritet, si nje ikone e shenjet e nje kishe te shenjte, ose perndryshe mund te te zere syri i dreqit

    NOTE to FIKS FARE: Po qe se ua lidhin gojen me rrypa ligjesh shqiptare, hidhni cdo gje cfare keni ne internet, mundesisht ne ndonje IP address qe nuk arrihet dot nga gishtat me nikotine te shtetit shqiptar. Gjerat e mira nganjehere behen edhe pa dashje.

    John Adams paralajmeronte se “kurrnaceria dhe ambicja mund te kepusin edhe litaret me te forte te kushtetutes sone, njesoj si nje balene qe i shkon permes nje rrjete. Kushtetuta jone eshte bere vetem per njerez te moralshem dhe fetar. Ajo eshte krejt e papershtatshme per te qeverisur kedo tjeter.”

  15. Çështja Pango hapi një diskutim të vonuar dhe pikërisht atë të nevojës se kufizimit të pushteteve private në Shqipëri dhe të forcimit të atyre institucionale. E përbashkëta e e vetme e këtij diskutimi ishte që si rrallëherë të gjitha palët e përfshira në të e dënojnë sjelljen e Pangos, fatkeqësisht duke mos pasur dot kurajën për të shkuar më tej për të konstatuar se Pango është pjesë e sistemit shqiptar vetë, që e trajton gruan si burim fitimi material. Një gjendje e tillë tradhton vetëm nivelin e varfër shpirtëror të një shoqërie, shkallën e trishtuar të emancipimit të saj, injorancën e përgjithshme mesjetare që mbizotëron brenda saj. Dhe me këtë mizejre kulturore nuk kam parasysh sigurisht asnjërin prej jush personalisht, por gjithë kombin shqiptar, nga Kosova deri në Çamëri, për të mos përjashtuar këtu as atdhetarët, që kur nuk rrahin gratë e tyre, rrahin gjokset. Pango dhe Topi ishin dy bufonët e një historiçke, që në Spango-Operetën e tyre, gjithë këtë historinë e shfrytëzimit publik të gruas shqiptare si objekt seksi e shndërruan me apo pa dashje për një moment në një anekdote, gjë që sigurisht nuk i shërben gjë shumë çështjes së normalizimit të pozicionit të gruas në shoqëri. Pozitivja e kësaj farse ishte se opinioni publik edhe se pse nuk u sensibilizua, u zgjua pak nga ajo letargjia e telekomanduar e Topit, për të kuptuar, se i gjithë ky teatër – apo thënë diçka më realisht – e gjithë kjo lëtyrë televizive që e mban veten për gazetari investigative është në një farë mënyre vazhdimin i terrorit psikologjik politik të dikurshëm të Sigurimit të Shtetit, për të vëzhguar me metoda konspirative jetën private të shtetasve, në mënyrë që materialin e mbledhur ilegalisht ta keqpërdorë për t’i kontrolluar ata sipas nevojave të grupeve të ndryshme të interesit. Sepse as Sigurimi e as Topi nuk kanë qenë dot asnjëherë instanca objektive që të përkujdeseshin për kode të caktuare morale, ngaqë po të ishte kështu, atëherë pse nuk i dërgon Topi një kamera të fshehte edhe ish-shefit të vet atje në dreq ku ka vajtur, pasi kur kish lënë gruan dhe fëmijët në shtëpi bridhte natën si i çmëndur mbi një mostër prej çeliku me mbi 170 kilometra në orë, duke marrë parasysh rrezikun se më këtë gjest ishte një vrasës potencial, pa u dashur shumë të thellohet edhe më tej për të mësuar nga gazetaria investigative e Topit, se përsëri ç’dreqin kërkonte ky epror në atë orë të natës përsëri më një të punësuarën e administratës së tij, e cila në rastin më të mirë u vra nga pakujdesia nga shefi i vet dhe që sigurisht për paudhësira ishte apo e kishin shtrënguar të ishte atje, pasi përndryshe pse do të duhej që nga kjo media kaq investigative e objektive ajo të mbahej e fshehte, derisa Berisha dhe të tijtë të kuptonin, që tek ajo kufomë dilte një llokmë edhe për PD e ta bënin çështjen publike e politike. Dhe më që dolëm tek PD dhe tek katërminutshi i famshëm i burrnorit Berishës dhe më tepër i burneshës Topalli, që më zë të dridhur në parlament kur Kërmës Pango shqiponjat e opozitës e të medies investigative opozitare nuk i kishin lënë fije mishi ndër brinjë, ku ishte kjo Zonjë e Lartë, kur kryeministri i Republikës vetëm 5 metra larg saj i hoqi verbalisht publikisht nga podiumi i Kuvendit të Shqipërisë brekët dy grave të huaja e të paditura, ngaqë këto qenkëshin prostituta që shkërdhehen hoteleve? Dhe meqë arritëm tek politika e lartë farë, ç’dreq Republike qenkë ajo, që e mbështet një pjesë të konsiderueshme të parasë publike në të ardhurat e emigrantëve, kur e di se një pjesë e mirë e këtyre të ardhurve vjen nga prostitucioni i dhjetëra mijërave grave shqiptare, që me hir e me pahir punojnë ditë e natë bordellove të botës, dhe më shkrehet në vaj sa herë afrohet ndonjë përvjetor i kujdestares mbase më të mirë ndonjëherë e botës kristiane në Indi që është marrë më leprozët apo sklerozët e atij planeti tjetër, e nuk kujtohet qoftë edhe një herë për ato dhjetëra mijëra gra objekte seksi, që kanë aq shumë dinjitet, sa që sado ti përdorësh e shpërdorësh, para e mbrapa, ditën e natën, vazhdojnë të mbetën dot njerëz.
    Doni ta kapni problemin e femrën shqiptare ndonjëherë në dorë, por bëni aman rixha e kapeni për brirësh dhe përsëri jo për bythe, se jo e gjithë bota është Fiksi.

  16. Pa lexuar Xha xhain ku fton të mos kritikojmë shkrimin, as unë nuk do i shmangesha dot kritikës së asaj forme si më lart prej shumë pjesëmarrësve ndaj shkrimit të Piftos.

    Në fakt nuk është kritikë ndaj drejshkrimit, po ndaj drejtargumentimit. Argumentet e Piftos i gjej jashtë mase të dobët, shto dhe dozën e eufemizmave… shkrimi nuk është i mirë. Gati gati nuk lejon tjetër mënyrë kritike në formën që është shkruar.

    Megjithatë, për të hedhur dhe një tjetër mendim ndryshe… Nuk besoj se ka dyshime që shoqëria shqiptare është e sëmurë dhe emisione si ai Fiks Fare MENDOHET se shërbejnë si kurë për ta shëruar. Nuk është kura më e mirë e mundshme, ka shumë pasoja anësore, po konsiderohet një lloj kure hë për hë. Përderisa nxjerr të palara në shesh, të palara potencialisht të mundshme të ngeleshin të tilla nëse nuk do ekzistonte Fiksi. Më kujton atë statusin e nderuar që kishin hajdutët në periudhën e para pavarësisë, Robin Hudë të nevojshëm, sepse abuzimi dhe shfrytëzimi, qelbësirllëku dhe mjerimi e kishin tejkaluar masën. Njësoj më duket edhe sot. Qëndroj me Fiksin, jo për parim, nga halli, tha.

  17. Pifto:
    – E përbashkëta e e vetme e këtij diskutimi ishte që si rrallëherë të gjitha palët e përfshira në të e dënojnë sjelljen e Pangos, fatkeqësisht duke mos pasur dot kurajën për të shkuar më tej për të konstatuar se Pango është pjesë e sistemit shqiptar vetë, që e trajton gruan si burim fitimi material.””’

    Si burim fitimi material trajtohen edhe burrat nga nje pjese e grave, biles gjithnje e me shpesh miqte e te njohurit , po ashtu institucionet shihen si burim fitimi, vete puna eshte burim fitimi material.

    Kjo eshte pasoje sot e racionalizmit ekonomik, ndersa dje pasoje e varferise ektreme sa mund te thuhet pa frike se ishte pjese e luftes per mbijetese.

    Por kjo e Pangos lidhet me dicka me pak te mjegullt, lidhet me oferten ‘seks per pune’, e cila nuk eshte pjese e mendesise shqiptare por ka ardhur nga jashte e eshte produkt i mendimit libertin dhe sigurisht qe nuk ke si te akuzosh traditen shqiptare per mendesi libertine perndryshe kot sa humbim kohen.

    Pangoja ne teori rrezikonte koken me ate gjest, rrezik qe e ndjente edhe vete, prandaj edhe e pyeti njeqind here gocen ne a ka njeri qe e pret, ne kuptimin i dashur, i fejuar apo edhe ndonje vella apo baba qe e pret jashte.

    Kjo eshte shoqeria shqiptare e mendesia shqiptare ne rastin e Pangos, persa i perket subjektit femer.
    Vetem ti po sheh se subjekti femer ne rastin Pango lidhet me femren si burim fitimi. Sigurisht qe eshte e drejta jote te shohesh shtrember por eshte edhe e drejta ime qe te shoh me syte e mi dhe hirin qe do te me hedhesh te ta ridergoj me poste.

    Problemi i emancipit te femres merr biles goditje te rende nga ky rasti i kesaj goces, sepse nese emancipim do te thote sjellje alla Monika Levinski, atehere jemi duke genjyer njerezine me fjalen emancipim.
    Ky eshte nje nga ato raste, ku fjalet e Pangos; femer e guximshme qe e ke kap jeten, e bejne shoqerine te ruhet nga fjala emancipim, pra eshte kunderprodhuese dhe nuk godet shoqerine shqiptare por efektin perendimor ne shoqerine shqiptare.

  18. J,

    seriozisht e ke kur thua, që shoqërinë e sëmurë shqiptare do ta shëroka Fiksi? Vërtetë që nuk shikon dot asnjë mundësi tjetër; që për shembull Fiksi vetë është pjesë e sëmundjes Shqiptare? Po pse o J, me dy karagjozë u bëka demokracia? Pastaj kujt ja lë në dorë demokracinë, mos vallë televizioneve private?

    J, televizionet private janë atje pikërisht për të të shpëlarë ty edhe mua trutë e kokës e prandaj hap sytë e shih se ku po të tërheqin për hundësh. Institucionet me një legjislacion të vetëkuptueshëm e serioz janë ato që garantojnë republikën moderne. Pjesa tjetër (ajo që bën Fiksi) është revolucion popullor dhe revolucione të tilla e çojnë gjithë shoqërinë në një hale morale, politike, institucionale. Thjeshtë i gërryejnë substancën demokratike funksionale nga brenda duke e zëvendësuar me një mekanizëm i cili i shërben vetëm një interesi dhe pikërisht atij privat ekonomik të pronarit të medies.

    J, edhe një gjë tjetër. Qëllon shpesh që dikush nuk e pëlqen diçka, siç të ka ndodhur ty apo të tjerëve me shkrimin tim. Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Kur unë nuk pëlqej një shkrim, mbaj si rregull hapur edhe opsionin, se nuk mund ta kem kuptuar, nuk i kam hyrë dot në ritmin e tij, nuk sinkronizoj tempon e procesit tim të të kuptuarit me atë të mendimit të shprehur. Nuk dua të them se ti ke mangët diçka por vetëm se nuk e ke atë. Ka një dallim midis këtyre dy gjendjeve, që nuk të bën as ty e as mua as më të mirë e as më të keq. Na bën vetëm ndryshe. Dhe me që erdhëm tek kjo pjesa e të qenit ndryshe, një shkrim nuk gjykohet duke mbledhur vota pro apo kundra. Madje nëse fatkeqësisht qëllon që krijohen disa lloj shumicash opinionesh për një shkrim, atëherë ky është një indikator, që me diçka që nuk shkon me të. Këto dy sugjerimet e fundit janë thjeshtë dashamirëse. Unë zakonisht kam parasysh në kinema apo teatër kur më hapet goja, duke u kujdesur për të mos e bërë këtë me zë shumë të lartë, se shumë më e madhe se bezdia e të tjerëve është vlera ime që mund të humbja karshi publikut që më rrethon.

    Kaq J dhe shih më pak televizor.

    1. Pifto, këto më poshtë që ka përmbledh Hyllini, nuk duan shumë mendje që të kuptohen. Këto ta prishin shkrimin apo dhe argumentat gjithnjë sipas mendimit tim.

      1-kaluan në një sulm banal prej injorantësh….
      2-dy bandillët e Fiksit…..
      3-romuzet e tyre seksiste e pornografike prej pushtash e horrash….
      4-ngjanin me dy të dehur euforikë,
      5-dy bandillët që bëjnë shamatën e përnatshme, ndërsa u rrëshqasin jargët prej pushtash…..
      6-ato dy vajzat, që të paguara me siguri shumë mirë kërcejnë si prostituta relativisht të lira të bordellove periferike….

      Në shkrimet e xha xhait ndodh shpesh të mos kuptohen sepse kanë një strukturë të tërë mendore të supozuar mbi disa të vërteta. Kështu komentuesi nuk hedh dot poshtë një mendim, do duhet të kundërshtojë me argumenta një strukturë të tërë. Po këtë strukturë nuk po e gjej dot te ty (krahasimisht). Sepse më së pari nuk po biem dakort për gjuhën e përbashkët të komunikimit. Së dyti, nuk kemi prioritete të njëjta. Përballë hipokrizisë së velinave që kërcejnë vërtet gjysëm lakuriq në skenën e Fiksit, zgjedh të dënoj hipokrizinë dhe manipulimin që bën Pango me pushtetin.

      Nuk besoj se je aq naiv sa të mendosh se tv private punojnë natë e ditë për të manipuluar njerëzit e thjeshtë a jo të thjeshtë si mua e ty. Ata kanë një politikë të caktuar me bindje që mbështesin dhe janë selektivë, për pasojë subjektivë rreth të vërtetave (apo gënjeshtrave që transmetojnë). Por mbi çdo gjë të shkruar apo transmetuar në media ka një të vërtetë. Madje në çdo gënjeshtër do gjesh se s’bën qoftë një fije të vërtete. Kjo sipas një filozofi të lashtë të cilit nuk po ia kujtoj dot emrin tani.

      Po fundja e lëmë në tavolinë se unë s’të kam kuptuar. Nuk prishet gjë.

  19. Hyllin,

    je krejtësisht në lartësinë e situatës. Je fenomenal. Je i vetmi që bie dot vetëm tre rreshta Duçen, Enver Hoxhën dhe Ajatollah Khomeinin në një emërues të përbashkët me çka thua.

    … Bravo!

  20. Ne fakt pifto, nuk pretendoj te jem ne lartesine e situates sepse nuk shoh qe ti te jesh lart, por nuk mohoj dot qe duke pare cfare shkruan, pretendoj fuqimisht te jem me lart.

  21. Xha xhai:
    -Kam vënë re se një forum premtues si “Peshku pa ujë” po shpërbëhet, mes të tjerash, edhe nga mania për të pështyrë rregullisht mbi autorët e shkrimeve. Një prej komentuesve atje pat thënë diçka shumë të mençur: këtu gjithnjë autorët janë amatorë, ndërsa komentuesit ekspertë dhe profesionistë të mbaruar.
    Prandaj reagimi im ishte i shpërpjesëtuar.””’

    Me fal qe po dal ca jashte teme, por vertet pas rastit te Edmond Cates qe u percoll prej blogisteve me te njejtin ton qe ai vete perdori kur hyri, ky i kesaj teme po anon drejt te berit bis. Meqe si thone taljonet ‘non ce due senza tre’ eshte i kuptueshem qendrimi yt biles prandaj nuk e komentova postin e djeshem.

    Peshku pa uje, ka strukture tjeter, anon nga forumi, ka volum postimesh e moskontrollim, te pakten jo te duhurin per ate volum si dhe mungon shpesh paanesia e kontrolluesit apo drejtuesit, meqe ka natyre te qarte politike majtiste.
    Peshku pa uje, do e merrte se s’ben natyren gangstereske te parlamentit shqiptar meqe edhe shqiptaret nuk falin, gangster ti, gangster me shume une, sidomos ne virtual.
    Forumet i vuajne shume acarimet mes anetareve, ne ate afatshkurter duket se po shtohet pjesemarrja ne ate afatgjate fillon rrenimi i pakthyeshem. Njesoj si ekonomia qe bazohet ne korrupsion dhe evazion fiskal, ne fillim duket si lubrifikant i ekonomise(sic e kam degjuar) por ne ate afatgjate ekonomine e merr lumi.

    Per fat te mire ky blog i vuan pak acarimet mes anetareve dhe grupimet e anetareve, por nga ana tjeter ashtu si reagove edhe vete, duket sikur po shkon drejt acarimit autor-anetar.

    Batuta e atij peshkistit, eshte thike me dy presa, sepse nese ka konflikt autor-anetar, vertet ne shumicen e rasteve duhet te jete per faj te disa anetareve, por ka raste kur fara e hedhur pavaresisht se nga jashte duket e shendetshme, mund ta kete krimbin brenda.

    Ne rastin e ketushem, duhet pranuar se kishim kohe pa lexuar nje shkrim temehapes qe mbart kaq shume elemente qe po ketu para ca kohesh u trajtuan gjeresisht e u shquan si te papershtatshem, te pakten nese nuk jane shprehje popullore e/apo nuk kane formalisht nje ‘me fal’ perpara, qe nenkupton nevojen per ate forme, shpesh nevoje e kuptueshme.
    Edhe tek postimi i dyte mungon minimumi i autocensures,e po ashtu ka nje hallakatje sa andej-ketej qe e bejne edhe te pakuptueshem perdorimin e formes .
    Psh si kunderargument per sjelljen e Topallit ne ceshtjen Pango, sillet nje shembull nga e shkuara, ku per here te pare ne kete blog lexoj fjalen shkerdhehen.
    Tani nuk eshte e veshtire te kuptohet se me shume se e drejta per privatesi autori eshte i shqetesuar per moralin e Zonjes Topalli dhe Sales dhe po aq pak e veshtire eshte te kuptohet se diskutimi del nga fusha qe i takon per tu futur qellimisht ne ngaterresa politike e pastaj per ti dhene derrmen cdo tentative per moralizim nga ana e shoqerise shqiptare me ane te :

    ”””Dhe meqë arritëm tek politika e lartë farë, ç’dreq Republike qenkë ajo, që e mbështet një pjesë të konsiderueshme të parasë publike në të ardhurat e emigrantëve, kur e di se një pjesë e mirë e këtyre të ardhurve vjen nga prostitucioni i dhjetëra mijërave grave shqiptare, që me hir e me pahir punojnë ditë e natë bordellove të botës””’

    Dmth ky shkon e i ve te plagosurit pa piken e turpit, gishtin ne plage dhe duke ekzagjeruar shifren po i meshon qellimisht siper plages e c’eshte me e keqja pikerisht ne kohen kur plaga po mbyllet, meqe ska me goca shqiptare qe shkojne apo ka fare pak .

    Sigurisht qe me te drejten e privatesise ky ‘argument’ ska me shume lidhje sec ka Zululandia me Kalifornine, por eshte argument i mire biles shume i mire per tu thene shqiptareve, ku u bete ju te shani Pangon.
    Permendja e shkerdhimit ishte argument kunder Sales e Topallit, se skane fytyre te shajne Pangon, ndersa kjo e prostitucionit , e lekeve qe hyjne ne shqiperi, per tu thene shqiptareve, cdoni me Pangon.

    Ashtu sikunder une te pakten perpiqem te kuptoj ty xha xha, besoj se edhe ti duhet te pakten te perpiqesh te me kuptosh kur fara qe ke hedhur ne kopshtin tend nuk me duket e shendetshme.

    1. Hyllin, shkrimet në blog, si rregull, nuk duhet të përbëjnë objekt diskutimi.
      Hapësira e komenteve ofrohet për të komentuar çështjet që ngrihen nga ato shkrime, jo shkrimet vetë.
      Ky dallim duket i vogël dhe ndoshta ashtu është; por ka potencial të shkatërrojë diskutimin, në qoftë se nuk mbahet parasysh.
      Nuk është puna për të censuruar ose për të imponuar gjë; vetëm për ta vënë një problem në dukje.

  22. E di xha xha, qe si rregull ashtu eshte, por edhe ti e praktikon fare mire shartimin e asaj cka gjykon te tepert, si psh ca lloj reagimesh patriotike, ca interpretime gjuhesore etj apo vete blogu po mos ta beje ti, nje shqipe te shkruar shume keq e njekohesisht pa ndonje thelb qe te mbuloje skarsitetin e formes. Patjeter kjo eshte e drejte e pamohueshme vetem e jotja, ndersa neve me duket se perhere jemi mjaftuar me shquarjen e se tepertes, pa qene ne gjendje te ndikojme realisht, sepse ate fuqi e ke vetem ti. Si i thone si anetare mund te kemi ndikim shoqeror etiko-moral se ligjin e ben ti.
    Une do thoja qe eshte me mire kur ligji perputhet me ndikimin etiko-moral qe eshte ne njefare menyre edhe problemi qe po trajtohet keto dite.
    Pastaj vec ne qofsha krejt qorr, po ky problem nuk ka per tu ngritur me per te njejtin subjekt.

    p.s Shartimi i se tepertes vjen si pasoje e ngritjes perpjete te nje bime e cila kerkon hapesire duke zaptuar diellin e tjetres e procesi i shartimit eshte proces disiplinimi, nga ky disiplinim kemi edhe dallimin mes nje kopshti te lulezuar e nje kopshti te eger. Peshku nuk njeh disiplinen. E mete majtiste kjo 😀

  23. Pikërisht J, pikërisht.

    Unë nuk dua aspak të gjykoj moralin e askujt në këtë bllog, lidhur me perceptimin që mund t’i bëjë ndokush pornografisë, ngacmimit seksual si mënyrë komunikimi, keqpërdorimit të gruas si ikonë vizuale seksiste, degradimi i saj si një krijesë inferiore intelektuale, ngritja e banalitetit maskilisit në një platformë komunikative, apo të ngjashme këto. Unë mund të tërheq vetëm vëmendjen, se ato gratë, që Fiksi ua tund çdo natë shqiptareve gjysmë lakuriq përpara hundës janë produkt thjesht i mendësisë shqiptare, që merre gruan dhe bëj çtë duash me të. Ndaç hidhi një shami mbi kokë, ndaç çoje n’ara, fabrika, kantiere, ndaç lidhi këmbët dhe përdore si makineri për të pjellë fëmijë, fyeje, denigroje publikisht, sa herë të të duhet të sulmosh kundërshtarin tënd politik, pra përdore si tabelë qitje, kur të cilës qëllon me municion të vërtetë luftarak verbal, ndaç nxirre e telendise me apo pa brekë ta shohë gjithë bota, shaje, madje po t’u deshën para, pse jo, nxirre thjeshtë në rrugë, shitja kujt të të ofrojë më mirë për shërbimet e saj seksuale me apo pa vullnetin e saj.

    Tani ç’bëjnë shqiptarët si puna e Hyllinit, i cili për hatër të Zotit, ka vetëm qëllime të mira. Nga turpi apo një dreq e di se nga ç’tjetër hall mbyllin sytë përpara këtij maskarallëku që u ndodh sistematikisht direkt përpara syve dhe të ndërgjegjësuar për mizerjen kulturore që na demaskon të gjithëve, fillojnë e nxjerrin rrënjët e ilirishtes, tregojnë se sa të fisëm e të moçëm paskan qenë shqiptarët, se ç’ndihmë të madhe i paskan dhënë Evropës për t’u bërë kjo që është e të tjera si këto.

    Si ka mundësi të kesh një predispozicion të jashtëzakonshëm për t’u kujdesur për një traditë fiktive të një shoqërie të huaj e të vdekur, prej nga ku mund të presupozohet dot vetëm një rrjedhshmëri kronologjike e asaj tëndes dhe të heshtësh e të mbyllësh sytë përpara maskarallëkut, pushtllëkur, poshtërsisë e horrllëkut shqiptar, që është shtylla kurrizore sociale publike shqiptare?

    Si ka mundësi që kur të përmendet prostitucioni shqiptar, që ka shkatërruar jetën e të ardhmen e mijëra shqiptareve, gra, burra e fëmijë – QË RROJNË AKOMA MIDIS NESH DHE QË JANË PJESË E SHOQËRISË TONË, të kërkosh një shami për ta vënë përpara hundës, se mbase kjo gjë qelbet erë? Si ka mundësi, që shoqëria shqiptare edhe sot e konsideron prostitucionin e gruas shqiptare në botë si një temë tabu, ndërkohë që zbulon në vetvete energjitë për t’u bërë copë e çika kur dikush shkruan në një studim historik se Mamica mbase nuk dinte të lante e të fshinte, prandaj ishte palo grua?

    Si ka mundësi që kemi një medalje “Nënë Tereza”, që ua varim në gjoksin kujt të mundemi, të larëve e të palarëve dhe nuk kemi struktura të vetkuptueshme që të rehabilitojnë fizikisht, materialisht dhe moralisht viktimat e prostitucionit? Si nuk ka një ditë të vetme të turpit, që të ishte ditë përkujtimore, ku njerëzit të heshtnin e të përkujtonin poshtërsinë e ndodhur përprara syve të tyre të mbyllura vullenatarisht e gojëve të qepura me dashje? Dhe e fundit në ç’batak gjëndemi akoma, që e shikojmë mbrojtjen e gruas nga sulmet dhe agresionet seksuale si një çështje që prek vetem familjen dhe që rregullimi i saj ndodh vetëm për të vënë në vend nderin e burrave të saj, siç më pyeste Tifozi Gjerman, se çdo kisha bërë, sikur të më kishte ngacmuar njeri motrën? Po pse o njerëz, ashtu zgjidhet problemi, që të shkosh e të rrihesh me grushta se të shanë nga nëna?

    Kjo është J ajo ambivalenca që mua më tregon se sa fallco janë ca gjëra dhe që pastaj aq sa mundem e aq sa di i quaj edhe me emrin e tyre, apo më duket sikur e bëj.

    Dhe e fundit është pak edhe çështje stili. Unë nuk gjeta dot asnjë mënyrë më të mirë për t’i përshkruar ata dy palaçot e Fiksit. Sinqerisht. Është edhe merita e atyre të dyve, që marrëdhëniet midis burrave dhe grave shqiptarë garantojnë dot vetëm pjelljet e fëmijëve, por jo lindjen e një shoqërie civile.

    Kaq një herë dhe unë do te sugjeroja, që ndoshta t’i kushtohet vëmendje me shumë shkrimit tjetër në këtë bllogu, se këtu duket sikur u thanë gjërat. Të paktën unë s’kam gjë tjetër për të shtuar.

  24. Dy hajdutë futen në një shtëpi dhe vjedhin.
    I zoti i shtëpisë i shikon dhe nxjerr armën e tij dhe qëllon në drejtim të hajdutëve duke plagosur njërin prej tyre

    Sot hajduti është i lirë, sepse masa e ndëshkimit për atë ç’ka bëri është e tillë që mund edhe të shpëtojë pa bërë asnjë ditë brënda në burg… ndërsa i zoti i shtëpisë, i akuzuar me një akuzë që ndëshkohet shumë më rëndë (si tentativë për vrasje me paramendim) gjëndet akoma në burg.

    Rasti i mësipërm është në kufijtë e absurdes për ne shqiptarët, por që në këtë botë ku jetojmë ligji njihet, dhe nuk mund të vendosësh drejtësi vetë… ndërsa mentaliteti mbisundues në mëndjet e “bandillëve të Fiksit” duket që është shumë larg nga roli i figurës shtetërore dhe gjykatës, e cila duhet të jetë ajo që duhet të garantojë ligjin dhe zbatimin e tij (magari në mënyrë të barabartë për të gjithë)

  25. Une kam mendimin se nese nje shkrim nuk aprovohet nga shumica eshte nje shkrim me nivel dhe qe nuk shitet, perndryshe shkrimet qe aprovohen njezeri me kujtojne veprat e enver hoxhes.
    Persa i perket fiksit me ka lene me goje hapur ndergjegja e asaj gazetares e cila ne shkembim te pageses ose te profesionit perlyu ndergjegjen e saj deri ne ate pike saqe eshte e detyruar te jetoje gjithe jeten e saj me idene qe shkaterroi jeten e dikujt, krejtesisht e barabarte me prostitucionin ose mbase akoma me keq. Me ben pershtypje te thelle morali i paster i qeverise shqiptare e cila ne “4 min” hodhi poshte te keqen dhe doli ne drite, se c’lidhje kishte 4 minutshi ketu ne qeverisje une nuk jam ne gjendje te kuptoj kur ne anen tjeter jeta private e dikujt dhe e drejta njerzore e dikujt u shkel ne menyren me barbare, me kujton kohen kur komunistet shqiptare vinin ne shtepi te paftuar dhe te detyronin ti qerasje me kafe e te akuzonin qe librat jane shfaqje e huaj, hajde merre vesh llogjiken.
    Nuk mund te sherohet nje shoqeri e semure me forma te kalbura dhe barbare. Nese vertet qeveria shqiptare eshte kaq e shqetesuar per moralin mund ta filloje me mire duke krijuar pune per rinine jo duke shkaterruar Pangon.

  26. Perseri, per ne, puristet.
    Ekstremizmin e kemi te pamase: o duam shume dicka/dike, o urrejme shume, o kerkojme shume, o s`kerkojme aspak fare, o bejme me te miren, o bejme me te keqen, o te hedhim ne lum e te leme te mbytesh, o hidhemi ne lume per te shpetuar dike, duke rrezikuar koken vete, o jemi barbar si ne malet e Afganistanit, apo shkretetirat e Sudanit, o jemi te evoluar sikur jemi rritur ne Sunset Bulevard, o dime shume (duam t`ia dime shume), o s`dime gje (s`duam t’ia dime fare). Ose besojme libra e njerez shume, ose s`besojme fare.
    S`ka toke te mesme. Vetem extreme te saj, te mbushura me njerez qe bashkebisedojne me njeri tjetrin duke bertitur, dhe pa u marre vesh hic se c`fare thuhet e behet. Se jo per gje por vec distances, s’te le as era qe te merresh vesh.

    Rroten nuk e shpika une… tha.
    Une vetem sa ua spjegova me duar se cfare forme ka.

    http://www.telegraph.co.uk/news/newstopics/politics/5038632/MP-Nigel-Griffiths-faces-sleaze-inquiry-over-sex-shame.html

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin