INTERVISTA ME BBC NË SHQIP

bbcNjë intervistë timen me Aleksandër Furxhi të BBC në shqip, gjatë ditëve kur isha në Tiranë, mund ta gjeni këtu.

Kemi prekur disa nga çështjet që i diskutojmë shpesh këtu në blog: largimi dhe distanca nga Shqipëria, ndërfaqja e shqiptarit me botën, sfidat ndaj gjuhës shqipe pas vitit 1990, Interneti si hapësirë komunikimi ndërshqiptare.

Shpresoj ta dëgjoni me interes.

5 Komente

  1. po e degjoja intervisten nderkohe qe po merresha me pune te tjera neper shtepi dhe mendova… sa mire sikur mendimet e tua jo vetem ti lexonim, qe shpesh here te shpenzojne goxha kohe para kompiuterit, por dhe ti degjonim po keshtu sic degjova intervisten ne podcasts. keshtu do te ishin “portable” dhe mund ti degjonim sa ne tren, ne park, e rruges per…

    jo c’do lloj shkrimi e mendimi mund te pregatitet si material per audio por besoj se shume prej shkrimeve tua do tu shkonte per shtat. merreni parasysh si sugjerim.

  2. Eshtë kënaqësi të dëgjosh të tillë tinguj në shqip, se u ngopëm me klithmat e këtyre ditëve ku maskarenjtë dhe servilët janë vënë në garë për t’i hedhur sa më shumë baltë disa mendimeve.

    Edukata or mik. Dhe këtu ka shumë edukatë, kurse tek klithmat e djajve që u futën në shishe prej femnave, ka vetëm arrogancë, mohim hapësire dhe shtrëngim sysh që gati-gati bahesh shakshi.

    Ndoshta propozimin e të sjellsshmes kolektiviza, duhet ta analizoni dhe të krijoni edhe këtë hapësirë ku zëri të mund të futet nëpër iPod-et e udhëtarëve apo punëtorëve të cilët humbin jo pak në metro për të mbledhur një rrogë mujore. Aty zëri juaj nuk do të jetë i montuar apo i prerë, apo i kushtëzuar; aty do dëgjojmë idenë, mendimin dhe lirinë e shpirtit.

    Punë të mbarë.

  3. Flm z.Ardian per gjithe kete pune qe po beni. e ndegjova intervisten me kujdes. Me pelqeu, ashtu si me pelqejne edhe shkrimet ne blog. Edhe intervisten fotografike ne Deja Vu pata mundesi ta ndjek. Ka qene nje nder inteversitat me te mira qe kam pare tek ai program. Per te tjeret, e keni ketu:
    http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=4095

  4. Veshit tone, ka kohe qe i mungon ky lloj komunikimi te fjales. Pata fatin e madh, te degjoja ligjeratat e Xha xha-it, ne dy ambiente, nga shume afer dhe ishte thjeshte, shume e bukur!
    “Edukata or mik. Dhe këtu ka shumë edukatë, kurse tek klithmat e djajve që u futën në shishe prej femnave, ka vetëm arrogancë, mohim hapësire dhe shtrëngim sysh që gati-gati bahesh shakshi.”
    E kote te shtosh te tjera fjale!

  5. E dëgjova me shumë interes intervistën dhe u binda akoma më shumë për domosdoshmërinë e lidhjes mes të shkruarës dhe pamjeve. Të shikosh në video dikë që lexon rregullisht ka një efekt interesant, është njëlloj si një nga ato pakot prej të cilave dëgjon të vijë një melodi e lezetshme por asnjëherë nuk të kanë lenë të shohësh se çfarë ka brenda. Argumentat ishin mjaft interesante dhe ndoshta intervista ishe pak e shkurtër. Propozoj një kanal në you tube të peisazhe të fjalës.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin