URIME 2009

Urimet më të mira për vitin 2009 të gjithë atyre që na shoqërojnë në këtë aventurë të Peizazheve të fjalës, por edhe vizitorëve më sporadikë, madje edhe atyre që u ka rënë rruga këtej sot për herë të parë. Gëzuar Vitin e Ri, dhe u mbledhshim së bashku më shpesh.

Blogun Peizazhe të fjalës e krijuam në korrik të vitit 2007, me shpresën se do të arrinim ta shndërronim në platformë të mendimit të lirë shqiptar në Internet. Ishim të vetëdijshëm se kjo varej nga nëse përpjekjet e autorëve do të plotësoheshin dhe të pasuroheshin me komentet dhe pjesëmarrjen tuaj.

Shpresojmë dhe urojmë që gjatë vitit 2009 kontributi juaj si vizitorë dhe komentues të shtohet e të pasurohet, sepse mbetemi të bindur që mendimi shqiptar do të pasurohet vetëm nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të lirshëm të mendimeve dhe ideve, larg imponimeve autoritare dhe meskinitetit të atyre që e ndiejnë t’u rrëshkasë toka nën këmbë.

Ne vërtet nuk jetojmë në Shqipëri, por jetojmë përditë me hallet dhe problemet e shqiptarëve, të cilat i bëjmë tonat edhe në një perspektivë më globale. Prandaj Peizazhe të fjalës gjithnjë synon të jetë pjesë e blogosferës shqiptare dhe faktor aktiv i komunikimit ndërshqiptar në epokën e Internetit.

Për shumë vjet gëzuar edhe një herë Vitin e Ri 2009,

Parrulla Armiqësore,
Xha Xhai

16 Komente

  1. Pak si thatë urimi im, por s’jam njeri i fjalës, të më ndjeni. 🙂

    Urime gjithë autorëve të shkrimeve këtu, komentuesve që kontribuojnë diçka, dhe gjithë lexuesve të këtyre fjalëve. Ju priftë e mbara këtë vit që vjen!

  2. Hera e pare qe hyra ne kete faqe.

    Mbase ishte e thene qe te mos ikte ky vit (2008) pa e vizituar….. Me pelqeu dhe besoj se do te jem vizitor (pse jo edhe pjesemarres) i rregullt i saj.

    Urimet me te mira per lexuesit e ketyre radheve.

  3. Pershendetje ,jam nje lexues shume i regullt .Pejsazhe te Fjales eshte ne” favorite” ne PC tim ,faleminderit per shkrimet shume konstruktive ,
    gezuar vitin e ri 2009 edhe per shume vjet
    faleminderit

  4. Gezuar edhe juve Vitin e Ri 2009!
    Faleminderit per çka na kini dhene nepermjet artikujve tuaj, qe sistematikisht kane qene te shoqeruar dhe me komente mjaft te vlefshem si tuajat, por dhe te komentuesve te ketij blogu.

    Dhe nje here Gezuar!

  5. Desha t’ju uruoj per vitin e sapoardhur. Ky blog eshte i preferuari im, edhe pse per momentin, vetem nga pozitat e lexuesit.

    Ka kontribuar, dhe uroj te vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem ne komunikimin mes shqiptareve. Forume si ky, kane vertet c’te japin dhe vetem rikonfirmohen ne kohe edhe afatgjata.

    Pershendetje.

  6. Urimet më të mira për këtë vit të vështirë 2009.
    Shëndet, dashuri dhe begati autorëve,
    Bereqet, syçelësi dhe jetëgjatësi blogut.
    X.

  7. Megjithese mua nuk me pelqejne keto lloj konvecionesh, festa etj. po ju uroj nje vit akoma me produktiv se ky i 2008.

  8. Xha Xha & co autor,
    gjithe pjesemarresve ne blog, GEZUAR 2009…!!
    Duke falenderuar autoret per shkrimet shume cilesore dhe me tema gjithperfshirese, uroj gjithashtu shendet, begati e prosperitet per te gjithe.
    Blog-ut, i uroj jetegjatesi me deshiren shume te mire, per te mbledhur e pasur rreth vetes sa me shume lexues, vizitore, komentues e simpatizante te te gjitha ngjyrave, 🙂
    si shprehje e shkembimit te fjales dhe mendimit te lire ne forumet ndershqiptare, per te miren panshqiptare!
    Kam edhe nje urim te nje lloji tjeter, te cilin dua ta bej publik, ketu ne blog: Viti 2009 (i veshtire, tha dikush), do te jete vit i ngjarjeve te medha per vendin tone, prandaj, lutem, qe ky popull (milet), te arrije ta mbledhe
    “kallaballekun”, tash 18 vjet te shperndare, e t’i vere piken I-se…!!! Une, LUTEM!

  9. XhaXhait dhe PA, urime te perzemerta per 2009-ten!
    Dhe pa dyshim, nje jete te gjate ketij blogu me shpresen dhe urimin se do te vazhdoje te ofroje kete menu kaq speciale temash e ngacmimesh per te miren e te gjitheve neve qe e lexojme.

  10. Urimet e para të 2009-tës i mora në një mjedis plot zhurmë, tym dhe muzikë nga ajo që quhet “popullore”, por që s’është tjetër veçse një amalgamë tingujsh gërnete sipas disa melodive qejfi apo rakie që s’dihet se nga e kanë prejardhjen – nga Anadolli apo Egjipti, apo diku midis Indit dhe Gangut – dhe ku një zë mashkulli apo femre i këndon sipas rasit “Marianës” apo “Dervish Agës” a ku ta di se çfarë.
    “O Marian, Mariana, buzët si filxhana…”
    Habitem se si ka humbur në këto vitet e ashpra të tranzicionit muzika e mirëfilltë shqiptare, kënga e vërtetë popullore apo qytetare e trevave nga Korça, Berati, Vlora apo Delvina, e deri tek Shkodra, Tirana apo Elbasani, sa për të përmendur disa.
    Në vend të tyre dëgjon vetëm muzikë të pakicës “egjiptiane”…
    A e mbani mend “Napoleonin” e dasmave?
    A e keni vënë re se si është shndërruar në vitet e lavdishme të tranzicionit?
    “Oh Marian, Mariana – këmbët si fidana…”
    Dhe njerëzia prapë tunden duke kërcyer si mos më mirë.
    Po muzikën popullore shkodrane, që fare pak ndikim sllav ka patur para tranzicionit, a e mbani mend?
    Mund ta kem gabim, por një ndër këngëtarët që e kanë dëmtuar më shumë muzikën e vërtetë shkodrane, duke futur elementin e kudondodhur “egjiptian” si dhe atë sllav ka qenë dora vetë Bujar Qamili, pas mendimit tim.
    E pra, Presidenti ynë i nderuar i dha Bujarit titullin “Mjeshtër i Madh”, të cilin pastaj Bujari ia përkushtoi Shkodrës.
    http://president.al/shqip/foto.asp?id=6453
    Po ato kopjimet alla–greçke të muzikës korçare a i keni vënë re?
    Kulmi është me anarkinë televizive shqiptare http://www.mediapolicy.org/tv-across-europe/albanias-television-anarchy
    ku për shfytyrimin e muzikës popullore dallohet sidomos kanali Tirana TV!
    Gëzuar Vitin e Ri për shqiptarët kudo që janë, me sa më shumë muzikë “egjiptiane”, tha…
    “O Marian, Mariana….” ndërkohë gumëzhon zhurmshëm nga ekrani i Kryekanalit [Topit], Klanit, apo TiranaTV-së…

  11. Pershendes gjithe sa mblidhen tek ky blog me nje fjale te urte kuvendesh:
    Sofra e bujarit dhe pushka e trimit nuk ndalen.
    …shoqeruar me muziken e Simfonise #45 te Hajdenit.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin