NGA AUTORITETI NE AUTORITARIZEM

Lexova në gazetën “Shqip” parathënien që ia ka shkruar Ismail Kadareja një drame të Mithat Frashërit, “Foleja Kombëtare”, botuar këto ditë nga Onufri.

Parathënia trajton shumë çështje, mes të cilave disa që i kemi diskutuar më se një herë këtu në blog: identiteti i shqiptarëve, trashëgimia osmane, Skënderbeu. Pikëpamjet e Kadaresë për këto çështje dihen dhe janë shprehur mirë prej kohësh, dhe nga kjo pikëpamje parathënia nuk sjell asgjë të re. Megjithatë, debatin e zgjeruar rreth temave të parathënies do ta gjeni te Peshku pa ujë.

Arsyeja që po u kthehem këtu pikëpamjeve të Kadaresë publicist është tjetër, dhe ka të bëjë me metodën e tij polemizuese, ose mënyrën si i trajton kundërshtarët. As kjo metodë nuk përfaqëson gjë të re, sidomos për të gjithë ata që i ndoqën shkëmbimet e tij me R. Qosen; por vetëm merr domethënie të re në kontekstin e çështjeve për të cilat polemizohet.

Shkruan Kadareja [theksimet janë të miat, Xh2]:

 

Midis përgjigjeve [që u jepen pyetjeve se përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec] është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t’i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë. Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se “antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve”. Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç’është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë! Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën! Ç’të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve? 

Ju ftoj t’u kushtoni kujdes këtyre radhëve. Kadareja nuk e fsheh aspak neverinë ndaj tezave për rishikimin e rolit të Skënderbeut dhe të Perandorisë Osmane në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve; ka opinione të forta të cilat i shpreh me tone po polemizuese aq të forta. Megjithatë – a nuk do të meritonte të përmendej me emër personi që paska kërkuar zëvendësimin e statujës në qendër të Tiranës? Më tej, pse u dashka habitur që H. Ferraj, ky “rimohues”, përkrahet në rrethet universitare dhe “gjysmëzyrtare” në Shqipëri?  Unë Ferrajn nuk e njoh, as besoj se kam gjë të përbashkët me të dhe me rrymën e tij, por njëkohësisht besoj se edhe ai ka të drejtë të “guxojë” t’i shprehë mendimet e veta hapur, madje t’i argumentojë publikisht ashtu siç dëshiron, në mënyrë që të tjerët, si p.sh. Kadareja, t’ia hedhin poshtë. Ky është pluralizëm, jo abuzim “me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare,” as “barbari shembujsh”, siç e quan autori ynë, i cili nuk është se nuk e ka vuajtur drejtpërdrejt në lëkurë konceptin totalitar për lirinë e shprehjes.

Vazhdon Kadareja:

Shumëkujt mund t’i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t’i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë.

Po pse qenkan këta njerëz “të çmendur”? Vetëm sepse kanë mendim të kundërt nga ai i Kadaresë (dhe imi) për Skënderbeun, ose historinë e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane? Ferraj dhe të tjerët mund ta kenë gabim, por kjo nuk i bën të çmendur. Sikundër e di mirë edhe Kadareja, vetë historia dhe kultura, dija në përgjithësi dhe shkenca, shkojnë përpara nëpërmjet dialogut të pandërprerë midis gabimit dhe korrigjimit. Për kulturën shqiptare sot adoptimi i parimit të pluralizmit të mendimit do parë – besoj unë – si arritje shumë më e madhe sesa, bie fjala, konsolidimi ose dekonstruktimi i mitit kombëtarist të Skënderbeut; sepse pluralizmi, njëfarësoj, ia garanton këtij miti mbijetesën në çfarëdo rrethanash.

Përsëri Kadareja:

Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë.

Për fat të keq, unë nuk jetoj në metropolin shqiptar, prandaj ndoshta një polemikë e tillë më ka shpëtuar – por mund edhe që Kadareja të ekzagjerojë. Kush vallë e paska kërkuar, në metropolin shqiptar, rrëzimin e Skënderbeut? Më ndihmon dot njeri nga kolegët që jetojnë atje?

Vazhdon Kadareja:

Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin “Dum Babën!”. E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata. Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush.

Përsëri të bën përshtypje toni i diatribës: pas çmendurisë, tani u vjen radha epiteteve të tilla si “vulgare”, “imorale”; flitet për “sëmundje” nga e cila kombi shqiptar duhet të “shërohet”; flitet për “baltë” dhe “fyerje”; dhe së gjithës i vihet kapaku me “ujërat e zeza”. Duket sikur autori nuk i drejtohet më arsyes, por kërkon me çdo kusht të nxitë reflekset dhe instinktet primitive të lexuesit si pjesë e një turme që mendon dhe vepron njëzëri, nën urdhrat e një megafoni. Prandaj, sa herë që e lexoj Kadarenë të flasë kështu, nuk më kujtohet dot gjë tjetër, përveçse gjithë balta që i është hedhur atij vetë, për gati 30 vjet, nga armiqtë e tij, ose të gjithë ata që nuk ia duronin dot talentin dhe suksesin, dhe që donin ta varrosnin politikisht, duke e sulmuar si liberal, ose njeri që nxin realitetin dhe hedh baltë mbi “arritjet tona”. 

Ironia më e madhe e këtij shkrimi është se, ndërsa Kadareja si zakonisht del në mbrojtje të frymës filo-europiane dhe filo-perëndimore në kulturën shqiptare, duke u orvatur të denoncojë me forcë rehabilituesit e komponentes osmane në identitetin dhe në historinë shqiptare, e bën këtë në mënyrë autoritare dhe arrogante, duke mos treguar kurrfarë respekti dhe tolerance për mendimin e kundërt, çka është edhe krejt në kundërshtim me vetë konceptin perëndimor për lirinë, të drejtën e fjalës, pluralizmin dhe diversitetin.

Shënim: Ju lutem që t’i përmbaheni temës së këtij shkrimi në komentet, e cila ka të bëjë kryesisht me caqet e pluralizmit. Përndryshe, diskutimi për çështjet e ngritura në materialin e Kadaresë po zhvillohet për bukuri në faqen e Peshkut të cituar më lart.  

32 Komente

  1. I. Kadareja më duket se ka nja 20 vjet që flet vetëm sa të fitojë pikë, për ç’arësye, nuk e marr dot me mend. Kuptohet që një ton i tillë kaq i ngjashëm me atë që na sollët ju më parë Xha Xha (KOMBETARIZMI RRUGOR), nuk mund të merret seriozisht sado lart ta diskutojë çështjen. Sot është më tepër koha e dialogut dhe argumentimit të arsyeshëm se sa e fletë-rrufeve. Komentatori agresiv vërtet ecën si model në West, por në ato anë ai edhe argumenton, një pikë kyçe e debatit të ngritur (dhe të shitshëm).

    Në anë tjetër, për mua dhe shumë të tjerë besoj që një dizinstalim të mitit Skënderbe nuk do ta merrnim si fundin e botës dhe të shqiptarisë, gjithsesi. Nuk është se më parë njerëzit nuk e kuptonin që Skënderbeu nuk ishte 2 metra e gjysëm, por nuk mund ta shprehnin lirshëm një gjë të tillë. Relike si I. Kadareja, mbase kanë të drejtë të vazhdojnë të mbrojnë besimet e tyre duke cunguar besueshmërinë. Por duhet të dijë një gjë: ai ose kushdo tjetër që përdor këtë gjuhë e ka të kotë që vazhdon dhe të tjerët pas nesh do të na përqeshin për këto debate sot, sepse do të kenë një të vërtetë të vetme: atë të vetmen!

  2. Po, dija dhe shkenca ecin përpara nëpërmjet dialogut të pandërprerë midis gabimit dhe korrigjimit, mirëpo ato nuk merren me çështje të cilat janë gabim – të paktën të ishin të gabueshme.

    Pluaralizmi, demokracia, liria e shprehjes, e margaritarë tjerë të zbuluar rishtas, nuk promovojnë shitjen e pordhave për muzikë.

  3. E vertete , menyra e te shkruarit le per te deshiruar , thelbi i drejte. Ka edhe menyra te tjera (me te denja per nje shkrimtar si Ismail Kadare) per te thene qe Skenderbeu eshte nje figure e denje e historise sone dhe qe Rilindasit jene nder te paret qe ndikuan ne lindjen e ndergjegjes kombetare. Por nuk mund te kundershtohen polemikat, mund argumentohen me nje gjuhe me “te paster”.

  4. I hodha nje sy nje shkrimi te Aurel Plasarit mbi Skenderbeun, dhe ne ngjashmeri edhe me kendveshtrimin e R. Peshkopise ky kishte vene ne pah me shume njeriun politik tek Skenderbeu sesa heroin. Por nuk gjeta kete lloj kendveshtrimi tek Kadare. Dhe me beri pershtypje se jane te njejtat struktura mendimi qe ka permendur edhe Xha Xhai, qe ai rreket te zgjoj tek ne, pa kurrfare argumentimi, vetem se dicka ka qene, eshte, atehere edhe duhet te jete. A thua se jemi prane zjarrit bubulak dhe degjojme perrallat e gjyshit. Akoma nuk e ka kuptuar se jemi ne nje rrend demokratik e pluralist, ku mendimi “tjeter” eshte pjese e mendimit te pergjithshem. Dhe se nje mendim totalitar nuk mund kete persa kohe cdo njeri supozohet te jete i lire te mendoj dhe te flas cfare mendon. Kjo vlen sidomos per “vleresimin” normativ te figurave te historise se Shqiperise.

    Une nuk e di per te tjere, por mua me duket afromendsh qe ne periudhen demokratike te kemi te tjera trajta e forma per heronjte, mbase eshte kjo nje periudhe post-heroic, sic edhe njihet ne teorite e organizimit shoqeror me “post-heroic models of leadership”, bazuar ne rrjete pune, bashkepunim, empatie dhe aftesi (kompetence) sociale. Dhe nga kjo strategji mendimi ne mund te bejme nje pershtatje te kesaj figure, nje “Vergegenwaertigung”/vizualizim i nje ideje te tanishme per nje objekt historik te dikurshem. Pra ta sjellim ne historine tone ndryshe nga sa ka qene deri tani, ta lexojme ndryshe ate, si nje njeri politik, nese duam te mesojme. Pra u ngelet ideologeve, nese duan te ruajne konturet e simboleve kombetareve dhe forcen signifikative te tyre, qe ta sjellin bejne te kuptueshme kete figure historike per kohen tone. Vetem ne kete menyre kjo figure nuk kthehet ne nje figure muzeale, porse shnderohet nje shembull politik, cfare misheron idealet e ideologeve, dhe mbase te mases se gjere se popullsise.

    Por kjo arrihet vetem me konsensus te nje grupi te gjere njerzish, jo me udhezime nga larte, porse duke dhene iluzionin se “ata poshte” gjejne tek kjo figure nje misherim te aspiratave dhe pritshmerise se tyre, nje lloj shembulli patriotik.

    Ne Gjermani ka kohe qe eshte diskutuar ky problem i rishikimit te historise nga perspektiva nacionaliste apo shkencore, dhe Juergen Habermas kur nisi kjo qe quhet “Historikerstreit”/konflikti i historianeve doli me nje teze shume origjinale: Nese patriotizmi eshte i vlefshem kjo vlen vetem per kushtetuten, pra per kontraten shoqerore (Verfassungspatriotismus). Kjo teze per rendin demokratik eshte si te thuash jo vetem kurora e ngrehines gjigande teorike te Habermas, porse edhe rendit tone demokratik qe bazohet ne njohjen dhe pranimin e konflikteve shoqerore, por njekohesisht vendos dhe kriteret e mjetet per zgjidhjen e tyre, pra zgjidhjen e ketyre probleme nepermjet dialogut, Diskursit. Cfare do te thote se nese ka konflikte te tilla sic eshte sot ky ne Shqiperi mbi simbolet kombetare, dhe nuk jemi as te paret e as te fundit, duhet qe te zgjidhen nepermjet diskursit.

    Problemi qendron se disa ideologe as nuk duan qe te shtrohen keto si probleme. Por mire mor vella, problemi eshte, dikush del me nje teze te tijen, ti thua qe jo, nuk kemi problem, dhe shkruan artikulli mbas artikulli ti mbushesh mendjen vetes se me te vertete nuk kemi nje problem. Me duket shume paradoksale. Nese nuk do te kishim problem, nuk do te kishim reagime te tilla. Atehere si ne cdo zgjidhje te nje konflikti fillohet me “perkufizimin” e problemit/ “problem definition”.

    Le ti bejme nje analize llogjike te thjeshte:

    Ne momentin qe Kadare perkufizon nje problem te tille sic eshte “perbaltja e simboleve kombetare”, dhe arrin te identifikoj edhe fajtoret – “ferritet”, atehere kemi nje problem. Po ku eshte nyja e cokolepsur llogjike ketu? Kjo qendron ketu, se nese Kadare njeh dhe perkufizon problemin, del dhe thote se problemi jane “Perbaltesit”, dhe jo “Kontroversa” mbi simbolet kombetare. Pra Kadare merr si te mireqene nje “konsens” mbarekombetar mbi simbolet kombetare dhe nuk njeh “kontroversen” mbi simbolet kombetare si problem, porse “ferritet” qe e ngrejne kete problem. Nese “ferritet” dalen dhe ngrejne nje problem te tille, kane argumentet e tyre, dhe flasin brenda rregullave te lojes, lirise se fjales. E ketu nuk behet fjale per histori para 20-vjetesh porse per para 500-vjetesh, e si pasoj kontroversat historike jane te pashmangshme. Keshtu qe sic e shohim perkufizimi i problemit nuk eshte perbaltja, porse “mungesa e konsesusit kombetar” mbi simbolet kombetare. Dhe vetem ky mund te jete perkufizimi i problemit, pra jo “perbaltja” dhe “ferritet”.

    Nga ky model i perkufizimit te problemit del se autoriteti jo vetem qe vendos se cfare duhet te besojme, porse edhe se cfare perben nje problem, ky eshte totalitarizem ne mendim dhe shume i rrezikshem per Shqiperine. Nese perkufizohen problemet keshtu qe te nisen nga premisa dhe aksioma te pakundershtueshme, atehere nuk do mund te kishim shkence por vetem “urdherues” qe tregojne kufijte dhe piken e startit.

    Por nuk eshte ky problemi kryesor. Problemi kryesor eshte se po mbyllen syte ndaj problemit qe ekziston, pra “mungeses se nje konsensi mbarekombetare mbi vezhgimin e historise”. Nese ky ekziston, e madje dyshoj shume ne ekzistencen e tij, sic edhe e ka vene re Xhaxhai. Mbase nje studim me i thelle edhe i mendimeve te kunderta ku te vihen ne pah te perbashketat e kundershtareve, ne vend te kundershtive, do te mund te na sillte nje rezultat krejt ndryshe: “nje konsens mbarekombetar ne cilesite dhe ne disa figura kombetare”. Por nese ekziston ky problem, atehere nuk duhet mbuluar, porse duhet perballuar, mundesisht me argumente, dhe jo ne menyre autoritative e perjashtuese, porse ne menyre bashkebiseduese (diskursive) dhe perfshirese. Dhe jo duke dhene argumenta te tille qe perjashtojne nje grup shoqeror, por duke mundesisht i perfshire ato.

    Kuptohet kjo puna e perfshirjes eshte nje proces me pasoja politike per nje klan te caktuar njerzish te afirmuar dhe etabluar ne nje fushe ose institucion te caktuar. Dhe mbase per kete qellim, kamofluar nen flamurin kombetar e ideale te turbullta, keta rreken te ruajne istikamin dhe privilegjet e tyre. Keto metoda pune perdoren ne te gjithe boten. Jane hequr profesore te nderuar nga universitete e katedra nese kane perfaqesuar mendime te kunderta me ideologjine mbizoteruese te “bordit drejtues”, dhe kjo edhe ne boten perendimore. Porse ne nuk duhet te marrim kesij shembujsh, porse te shohim aftesine profesionale te tjetrit, sic edhe thone, jo gunen porse punen.

  5. Nji nga urdhërat e para të fesë Çifute,të dhëna nga Zoti nëprmjet Mozese, ishte dhe është;-Mos krijoni Idole,përsa kohë do të keni Idole do të jeni skllevër të tyre.

    Reth 16 shekuj më vonë Muhameti do tu thoshte Umma’-ve(ndjeksve t)që ju nuk mund të komunikoni me Allahun,sepse këtë cilesi hyjnore e kam vetëm unë.Ju nuk mund të gjeni rrugën tuaj.Vetëm ‘Imma” që do tu linte ai me anë të Kuranit,tregon rrugën që duhet të ndiqni.’Imma’ është prijesja e përçuar nëpërmjet Muhametit nga fjala e Allahut.

    Krishti,të cilin e lamë qëllimisht në fund,la një trdimensionesh të ri për njerëzimin,trinitetin.Ati,Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

    Në dy të parat shikohet qartë tendenca për ti bërë “dele” njerëzit,për ti hequr të drejtën e mendimit personal.Ndërsa krishti lë një mundësi te re.Mundësia e krishtit është shpirti I shenjtë.

    Cirkuiti;Unë jam kundër teje sepse ti je kundër ‘asaj’ ose ‘atij’,njeriu ose koncepti,nuk përjashton dhe Ismail Kadarenë,autorin e ketij artikulli,nuk më përjashton as mua dhe kërkënd.Këtu kemi luftën e ‘mbrojtësve të Idolit’,i cili cënon madhështinë e ‘Zoto-Allhaut’.Kjo në shumë raste kuptohet ose keqkuptohet si qëndrim kundër “Të zotit X”,e cila është mëndësia jonë e ndryshme.Por cili mund të jetë arbitri?Unë mendoj ‘Shpirti I Shenjte’,argumenti llogjik njerezor.

    Imponimi i njësojshmërisë mendimore ndërton kombe “dele” ose “”zagare” ndërsa hapja e portës së mendimit të ndryshëm ndërton kombe “ujq”.Kombe ‘dele’ kemi tepër shumë sot,Kineze,Ortodokse,Myslymane.Kombe “ujq” janë pak,janë vetëm popujt Anglo-Zaksone.Skënderbeu ishte i fundit shqiptar i racës “Ujk” me force fizike,ndërsa Ismail Kadare i fundit me forcë mendore.Kombit tim mesa duket duan ti japin rrugën e re të “deles’ myslymane të dirirugjuar me kujdes nga mendimi tutel i të “mëdhenjve” dhe i të “madhit”.Pasi kemi qendruar “zagar”-500 vjeçar pas Skënderbeut,kaluam në zagar të Sllavo-Envero-Komuniste,me një zero më pak nga koha e “Zagaritetit te Madh”.Tashmë tentohet të ndryshohet pronari i zagarëve,dhe aspak heqja e pozicionit zagar.Pronar i ri synohet të bëhet ai që ka qenë njëherë,ISLAMI.Futja e tij është interesante,sepse mban në fasade flamurin e kombeve “ujq”.
    Ka disa shtylla qe per ne shqiptaret sa pa u bashkuar si gjithe te tjeret,jane ‘Shpirti i Shenjte’ qe nuk duhet prekur.

  6. eshte per te ardhur keq qe nje figure si Kadare i hyn “debatit” me te tilla shkrime ku cdo argument eshte i veshur me disa shtresa gjuhe patetike e duke demonizuar njekohesisht kundershtaret. Ne te njejten menyre Kadare provokoi Qosen duke e shnderruar nje debat qe mund te kishte qene konstruktiv ne nje farse qesharake perplasjeje dy akademikesh kokoroc.

    Pavaresisht se ne thelb Kadare per mendimin tim argumenton drejt kur shkruan se cfare kuptimi kane gjithfaresoj debatesh mbi Skenderbeun kur periudha (shume me e fresket) komuniste nuk zberthehet e perpunohet ne ndergjegjen e shqiptareve, demonizimin i tij ndaj Ferrajve, kucit apo macit nuk e kishim per borxh ta degjonim edhe nje here tjeter.

  7. Kadareja si zakonisht del në mbrojtje të frymës filo-europiane dhe filo-perëndimore në kulturën shqiptare, duke u orvatur të denoncojë me forcë rehabilituesit e komponentes osmane në identitetin dhe në historinë shqiptare, e bën këtë në mënyrë autoritare dhe arrogante,

    Mund te them qe Ishmael-in e kam si babe se me ka rritur me idete e tij. Atij i detyrohem nje botekuptim te eger dualist(qe tashme eshte ne zevendesim e siper) qe e ndan boten ne te mire e ne te keqe. Perndryshe, pse duhet te kish titulluar tregimin “Lamtumira e te keqes” keshtu? Me interesantja ishte se e ‘e keqja’ ne kete veper(shkruar ne kohen e monizmit), ishte trashegimia osmane, a thua se ata na e lane kopilin ne dere pa dashur vete ne vendasit.

    Kjo menyre te menduari me duket destruktive, dhe IK po vazhdon te shfaqe disa atavizma te cuditshem, pothuaj manikea-s te cilat, nje kombi-nacioni si ky i yni i bejne shume dem, pasi pozicionimi pro/kunder nje dickaje te caktuar eshte nje gabim strategjik qe mund te kushtoje mbijetesen e vete kombi-nacionit ne kete forme qe e njohim ne sot.

    Pozicionimin per perplasjen e qyteterimeve e shoh te dobishem vetem njerezve qe vijne nga qendra, e jo nga periferia. Po me duket mua se IK po e magjeps periferine nje cik si shume drejt qendres.

  8. Per te mbetur tek tema, pra tek caqet e pluralizmit te ideve :

    Me se shumti, me beri pershtypje nje tjeter paragraf i Kadarese, tek sa shkruan:
    “Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga “Google”, merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre”.

    E para: po pse nuk merret vete Kadareja me keto raporte ? Te beje studime, punime, esse. “Perendia i shtofte inatin” – do thoshte gjyshja ime. Hë ! Une do te isha i pari qe do t’ia lexoja ! Sinqerisht !

    Dhe se dyti, per ke e ka fjalen kur na permend “intelektualë gjysmakë” ?? Pse nuk thote emra konkrete xhanem ?? Me sa di une, perveç autorit te ketij blogu (librat e te cilit i kam ne shtepi- dua te them se nuk flas ne havà), edhe Fatos Lubonja po ashtu eshte marre shume me kete teme (edhe ne kete rast, perseri nuk flas ne havà : ne shtepi kam te gjithe numrat e revistes “Perpjekja”, nje numer i se ciles merret deri dhe posaçerisht me mitet). Po ashtu, Lubonja dhe Klosi kane qene më aktivët ne debatin rreth librit te fundit mbi Skenderbeun. Per ta e ka fjalen Kadareja ?? Po pse nuk i permend me emra ?! Ose, dhe me thjesht, pse nuk hyn ne debat te drejtperdrejte me ta ? Kush e ndaloi te ulet ne nje studio televizive, perballe, te themi me Lubonjen (jam i bindur qe ky i fundit eshte déjà ne studio, duke e pritur) ? Nuk shoh ndonje kredit moral apo intelektual aq superior te Kadarese per te mos “denjuar” nje debat te tille te drejtperdrejte. Jo per gje, por perderisa mendon se per popullin shqiptar, qenka turp qe goxoka te debatoka per nje gje te tille (lere pastaj perdorimin nga ai e termit “popull shqiptar”… por mos te dalim nga tema).

  9. Dotju lutesha te behet nje pejashtim ne rastin tim ne menyre qe te kem mundesine ti shtjelloj mendimet e mija sa me qarte .!!
    Filimisht dua tju sqaroj se nuk jam thjesht nje admirues,tifoz,itihar apo servilobrohorites i Kadarese, sepse vec shume temave,ideve,botkuptimeveapo paragjykimeve me te cilat mendimet tona konvergjojne,ka dhe shume te tjera te rendesishme ose dytesore me te cilat kam mendim krejt te kundert.. KJO SA PER SQARIM!!!
    Natyrisht qe e lexova kritiken e Kadarese ne lidhje me “FOLENE KOMETARE” , natyrishtqe lexova edhe shkrimin tuaj ketu dhe te them te drejten i nderuari zoteri per te dyten here nuk arrij tju kuptoj se cfare doni te na thoni me te??Shkrimi i Kadarese vertetoi edhe njehere ne menyre sa reale aq edhe te trishtueshme friken dhe tmerrin tim ne lidhje ne spekullimet ,lojrat e rrezikshme qe bejne disa “toriciene”,provokatore pjelle e nostalgjise orientale otomane…ne kurriz te dientitetit e hIstorise se kombit tone
    Ne rast se doti marrim per te verteta te gjitha faktet qe paraqet Kadareja,(mendoj se ashtu duhen marre deri sa te provohet e kunderta ;)atehere une mendoj se gjerat qenkan shume serioze per te mos thene tragjike…Ne disa shkrime te mijat ketu ne kete blog e kam shprehur hapur shqetesimin tim persa i perket kesaj teme , duke ditur e duke qene koshient per sa shkruhet ,komentohet e propagandohet nga qendra te ndryshme antishqptare ,regresve te njojtura boterisht nga kombi shqiptar si armiq te betuar .Per kete me lejoni te kem njohuri te plota deri dhe ne hollesira…Problemi ketu eshte se duke pare me habi se shqiptaret vete i “projektojne”dhe i propagandone keto “mite” te basarduara ,ketu edhe hulumtuesi me optimist i ngre duart perpjete ne kete rast dote huazoj shprehjen e nenes sime te ndjere;”- TURP E MOS ME KEQ..”
    Por le te kthehemi tek shkrimi juaj ; dote doja tju pyes ; Dote deshironit juve te hiqet shtatorja e Skenderbeut nga qendra e Tiranes?Aperfaqeson per juve skenderbeu heroin tone kombetar ? Apo doni ta rishikojme edhe njehere ne se eshte apo s’ eshte?A jane shqiptaret komb me identitet dhe gjuhe evropiane?Apo jemi komb i basarduar me origjine
    konglomerate me”pigment” te thksuar turk ,mngol, beduin e tje.Duhet ta njehesojme identitetin tone me epoken moderne antiturke te Skenderbeut dhe me frymen iluministe te rilindjes kombetare apo me “trashegimine “e “vyer” te roberise 500-vjcare me te gjitha te “mirat”e saj?!Cili duhet te jete sipas jush “boshti” neper te cilin duhet te levize treni i se ardhmes se shqiperise; drejt lindjes me destinacion Xheden ,apo drejt perendimit me destinacion Brukselin?!Te gjitha keto pyetje me duket se meritojne nje pergjigje te sinqerte cfardo qofte ,sepse pluralizmi ne fund te fundit kete presupozon apo jo?!Nuk me thoni juve ju shqeteson me shume autoitarizemritarizmi me te cilin Kadareja demaskon nje provokator antishqiptar me emrin FERRE apo britmat e ferres per antishqiptarizmen e SKENDERBEUT?!Natyrisht ,ne epoken e demokrecise dhe te pluralizmit seicili ka te drejten legjitime te shpreh mendimet e veta por ne rastin konkret
    pluralizmi injorohet, spekulohet ne menyren me makabre,sepse heroi yne kombetar nuk eshte aktor i filmave hollivudiane per te cilet mund te thuash c’ te duash bile mund te vesh edhe bast…Sipas jush “rehabilituesit “e komponentes osmane ne historine dhe identitetintone jane
    guri themeltar i gjithshkaje .jane gershetimi dhe pazgjithshmeria e te kaluares me te ardhmen jane vizioni historik i shqiptareve …Une nuk e mohoj ndikimin osman ne historine dhe ne idintitetin e shqiptareve por nuk mund ta pranoj kursesi si pikenisje dhe pike mberritje te historise dhe te trashgimise se tij ….sepse ne rast se dota pranojme ate dote thote me gjithmend se jemi te semure ,bile shume rende …Pluralizmi dhe demokracia per te cilat ne shqiptaret duam apo nuk duam nuk kemi aq njohuri apo “imunitet” per ti perdorur me kriter e d rejtesi jane nocione shume delikate dhe shume te brishta per tu thyer, spekulluar e degjeneruar
    sic behet me “pluralizmin”shqiptar qe duke e keqperdorur
    ka sjelle nje “inflacion”te tepruar partish politike ,idesh eteorish si ato qe permenda me siper .Nuk besoj se Kadareja perdori autoritarizem ose intolerace ne rastin e ferres apo te tjetrit sepse per ti luftuar e demaskuar keta krimba te neveritur te erresires mesjetare anadolleke une dote perdorja ne menyren me demokratike e me pluraliste forcen argumentuese te grushtit e te perbuzjes te nje shqiptari te fyer e te zhgenjyer ,nga disa “teoriciene” te kafeneve qe i kane te gjitha me bollek por u mungon nje gje me e rendesishmja; SHQIPTARIZMA!!!!!

  10. viti 2008: Kadare thote:

    Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën! Ç’të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve?

    viti 1993: Kadare thoshte

    (interviste me revisten Thierry Fabre)

    -Shkrimtarët kanë pasqyruar kronikën… Ju flisni për perandori. Cili është vizioni juaj për perandorinë otomane? Çfarë është për ju? Një armik që deshi të shtypte Shqipërinë?
    Shumë më e ndërlikuar se kaq. Nga pikëpamja letrare, mendoj se është perandoria më e bukur e njerëzimit. Është mjaft paradoksale, por mendoj se për letërsinë është një minierë ari. Nuk mund të gjejmë perandori tjetër aq të pasur në subjekte…

    -Po kështu, ju e keni vazhduar këtë linjë me Kasnecët e shiut dhe me personazhin e Skënderbeut…
    Jo vetëm unë. Kështu ka bërë edhe Kazanzaqis, Ivo Andriç gjithashtu. Nuk mund të imagjinohet kurrë vepra e tij pa këtë perandori…

    -Si e ka ushqyer perandoria otomane veprën tuaj?
    Është një perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë perandori, ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi dhe Rajhun e Tretë apo perandorinë sovjetike… Modelet janë të gjitha në perandorinë otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme, hera-herës, gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe…

    -Për shembull, pas vitit 1492, kur çifutët u dëbuan nga Spanja, ata gjetën strehim në perandorinë otomane…
    Jo vetëm çifutët… Perandoria otomane ndoqi një politikë nacionale, ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendeve të tjera dhe perandorive të tjera…

    -Por me Shqipërinë marrëdhëniet kanë qenë shumë konfliktuale. Shqipëria doli kundër kësaj perandorie otomane…
    Shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie tepër të veçante me këtë perandori. Në fillim, përgjatë një shekulli, ka pasur një konflikt të përgjakshëm me Shqipërinë. Por pas kësaj, ata gjetën një lloj “modus vivendi”, sepse perandoria otomane e kuptoi më në fund shpirtin e shqiptarëve dhe në përgjithësi, të ballkanasve. Ajo kuptoi se mënyra e paqtimit ishte dhënia e privilegjeve…

    -Shumë shqiptarë u përfshinë në elitën e perandorisë otomane…
    Në përgjithësi, shqiptarët kanë qenë më të privilegjuarit… Çifutët dhe grekët po kështu, por jo si shqiptarët. Gjatë kësaj kohe, marrëdhëniet kanë qenë disi të dykuptimta.

    -Por kjo perandori ka lënë gjurmë, veçanërisht në islamizimin e një pjesë jo të pakët të popullsisë…
    Në fillim, gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë. Kanë qenë një nga popujt e krishterë më të lashtë, fill pas Italisë. Në fillim ka qenë katolikë dhe më pas, nën ndikimin e Bizantit, një pjesë e Shqipërisë u bë ortodokse. Islami është më i vonë. Ka qenë një fenomen disi i përgjithshëm për gjithë Ballkanin… të krishterët që filluan të bëheshin myslimanë, përveç shqiptarëve, boshnjakëve, edhe grekët vetë. Kjo bëhej për arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojë e detyrimit apo e masakrave, siç e shohim shpeshherë në filma, por pasojë e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqërore. Për shembull, po të doje një vend të rëndësishëm në kryeqytet, një nga kushtet ishte të ndërroje fenë. Nuk mund të bëheshe ministër po të ishe katolik a ortodoks. Shqiptarët e morën shumë lehtë këtë çështje në fillim. Në përgjithësi, princët dhe prijësit e tyre u konvertuan të parët. Ata ndërruan emrat e krishterë në emra myslimanë. Si të ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjë.

    Marrë nga revista “Qantara” nr:6/janar 1993- Cultures en mouvement, botim i Institutit të Botës Arabe http://cgi.ebay.fr/monde-arabe-QANTARA-6—SPECIAL-BALKANS_W0QQitemZ110324936876QQcmdZViewItemQQimsxZ20081212?IMSfp=TL081212121001r22531#ebayphotohosting

  11. Me c’shoh ketu jane hapur qitapet dhe po i behet leksion Kadarese per sjellje te mire.
    Ne nje menyre po aq autoritare sa dhe c’akuzohet : te detyrohet te beje debat me cdo kusht edhe kur ky eshte i pamundur. C’debat mund te besh me dike qe deklaron -“antishqiptari Gjergj Kastrioti” ?!
    Edhe debati ka nje moral.Nuk debaton dot me nje vrases per hir te pluralizmit te mendimit. Ne Europe nuk lejohet debat per holokaustin.
    Kadare nuk debaton ,stigmatizon. Dhe eshte ne te drejten e vet. Edhe per nje arsye te qenesishme sepse argumentat antiskenderbe jane teper minore per t’i ndryshuar thelbin figures se Gjergj Kastriotit. S’eshte vecse nje zhurme efemere,nje energji e harxhuar me kot.Dhe aspak ne dobi te shqiptareve.

  12. Kam njohur managera dhe politikane shume te paedukuar, arrogante, me njohuri skarso dhe pyes gjithmone veten cfare edukate kane marre dhe ne cfare pike kane qene te papregatitur mesuesit e tyre, shkolla, universiteti.
    Nuk mendoj per lendet teknike,per ekonomine, per drejtesine, per zhvillimin e vazhdueshem, por mendoj per dicka me te rendesishme dhe te lene menjane: per formimin dhe personalitetin.
    Ne te gjithe e dime qe ka persona te forte, te ndershem, qe dine te perballojne problemet me te veshtira, qe trajtojne te tjeret duke respektuar dinjitetin e tyre dhe bejne te mundur qe te dale ne pah me e mira. Dhe kur nje Shtet apo nje istitucjon eshte ne krize, te gjithe ne duam te kemi njerez te tille ne komande. Franca kur ishte prane luftes civile, ju drejtua De Gaulle-it; perballe krizes ekonomike me te frikshme te historise boterore, Amerika ju besua Roosvelt-it.
    Shume njerez mendojne se keta individe kane lindur keshtu, qe jane keshtu nga natyra, dhe kjo eshte pjeserisht e vertete, por eshte po aq e vertete qe ata jane edukuar keshtu, pastaj jane pregatitur per detyren e tyre dhe me ne fund jane autoformuar.

    Keto modele duhet te marrim si shembull. Te gjithe ne kemi kapacitetin dhe virtytet qe mund te zgjohen dhe gabimet qe mund te korrigjohen.
    Gjate gjithe iter-it te studimeve qe shkon nga shkolla 8-vjecare deri tek e larta duhet te mesohet – sidomos atyre qe do kene detyra komande – si duhet te ndertohet nje personalitet i forte, komplet, harmonik dhe se si ta ruajme me kohen.
    Si te mprehesh ndjenjat, si te ushtrosh inteligjencen si te hapesh horizontin tend ne hapesira te reja, si te degjosh, si te jesh i sinqerte me vetveten dhe te kerkosh te njejten gje tek te tjeret, si te mbash pastertine e brendshme (shpirterore) qe na lejon te gjykojme njerezit dhe situatat ne menyre objektive.
    Kush mendon qe eshte perfekt dhe nuk ndjen detyren qe duhet te ndryshoje sjellje do behet arrogant dhe do “hedhe balte mbi c’do gje qe do preke”.
    Nuk duhet te kemi besim tek njerezit qe thone se nuk mund te behemi me te mire: duke ndenjur me nje kuzhinjer te mire do mesojme te pergatisim pjatanca perfekte me ingrediente te thjeshte, por nese nuk duam te mesojme, do vazhdojme te gatuajme gjera qe nuk futen ne goje.

    Po pra, secili nga ne mund te permiresoje vetveten dhe ti beje jeten me te rehatshme te tjereve!
    Keto sjane te miat,me duket se jane te Francesco Alberonit.

  13. I dashur Xh2, në momentin kur mendimi im (tri herë i menduar, një herë i thënë) mbizotërohet nga shprehja (që gjithnjë don të jetë e çliruar, por që shpesh përfundon e lirë) dhe e drejta (e njeriut, miti i ri për këtë rinosh në këtë planetë) nga përgjegjësia (e po atij njeriu), ndoshta edhe mund ta bëj një simfoni fasulesh, pasi që s’dyshoj që do të gjenden aplaudistë b-logjesh e kritika artistësh që i shëtisin kufijtë, caqet, gardhet e zona tjera provinciale të artit, të cilët do të përsiasnin shkarazi mbi tangjentet e rrymave të ajrit e harmonitë e zhurmave, duke e huqur thelbin e çështjes, paçka që me një Vepër të tillë mund ta humbas respektin ndaj vetvetes; mjafton të ushtroj zellshëm lirinë, pluralizmin, demokracinë, e melheme tjera që shërojnë çdo defekt që urtia e përvoja mund të më kenë shkaktuar. Ani tash, në kohra ultramoderne të relativitetit, ku patjetër që gjendet ndonjë peshore ku budallai rëndon më shumë.

    Të përshëndet përzemërsisht (nëse në këtë sistem vlerash zemra ende ja vlen),
    Verdi, i cili sapo u nis për të kërkuar turrën e druve në të cilën u dogjën Ferrajt me shokë.

  14. Premisa baze ne rastin e figures se Skenderbeut, dhe historise apo mitit te tij eshte se po shkaterrove ne nje popull historine e te kaluares se tij, dijet e tij mbi te, atehere mund te besh/het cfare te duash me te. Cdo gje tjeter eshte pjese e dekorit, qe s`ka te beje fare me temen apo subjektin.

    Radikalizmi i Kadarese ka qene i mirenjohur (nuk e di se sa i mirepranuar) qe ne 1936, kur shkruante se “… ne duhet te hedhim hapa te shpejte e te forte ne drejtim te civilizimit dhe kultures perendimore. Kjo imponohet mbi ne prej historise, nga gjeografia jone, nga pozicioni politik dhe nga karakteri i kombit tone…” (nuk eshte lapsus)

    Dhe kur ky pseudo-milet nuk ze mend , por eksperimenton here me komunizmin judeo-slav, e here me intelektualizmin sllavo-judaik, atehere s’mbetet gje tjeter per te bere vecse per te hypur ne maje te fikut e tu bertasesh budallenjve . Po s`te degjojne, tu gjuash me ca te kesh ne dore qe tu terheqesh vemendjen , dhe po t`u afruan qe te te hedhin poshtu, t’i lagesh mu ne koke.

    Pejgameri, thone se i hypi Barakut dhe shkoi me te larte ne qiell, ne parajse.
    A eshte e mundur kjo, sipas tekno-pseudo-intelektualeve shqiptar?
    Ose i biri i Zotit qe ecte mbi uje, dhe e kthente ” detin ne kos ” .
    Provo te heqesh keto e te tjera si puna e ketyre nga narrativa, e ta shohim se ku perfundon .

    Orfeu ishte ne gjendje te fliste me kafshet, e madje edhe me guret dhe pemet. Nga ana tjeter ai ishte edhe nje poet lirik i madh. Ka dy bote ketu qe qendrojne dhe qe duhet te qendrojne ne ekuiliber. Ne njeren ane eshte forma primitive, e paplote, dhe e dominuar nga emocionet, dhe nga ana tjeter eshte forma e kultivuar, formale, sublime; dhe historia e Orfeut eshte ajo e cdo miti, me veshtiresine qe ato paraqisin per te mbajtur nje ekuiliber dinamik midis ketyre dy boteve te lartme e te poshteme te tonat. Tensioni midis tyre, pa elasticitetin e duhur, e kthen mitin ne nje sllogan, ku te dyja palet nuk do te takoheshin dot asnjehere, duke u bere antipode te vetat. Dhe kjo e ben ate te vdekshem.

  15. Kadareja, siç edhe nuk ka bërë gjë ndryshe në këto 20 vitet e fundit, ka zënë vend përsëri karshi diellit; pikërisht atje ku si rregull nuk rrezikon asgjë. Nuk do të duhej të ishte e rëndësishme sot të dihej, nëse Kadareja e bën këtë duke qenë i ndërgjegjshëm, se nga ai pozicion atë nuk e dëgjon më kush. Ndoshta e di, ndoshta nuk e di.

    I trishtuar është fakti, se oportunizmi i Kadaresë mbetet një ndër karakteristikat primare të këtij njeriu shumë të rëndësishëm për shqiptarët. Gjithnjë në anën e të fortit, gjithnjë pa rrezikuar asnjëherë konflikt me strukturat, gjithnjë në harmoni me kastat e larta.

    Unë nuk besoj dot se Kadareja nuk është i ndërgjegjshëm se figura apo miti i Skënderbeut nur rrezikohet konkretisht nga predispozicione revizioniste të historianeve shqiptarë apo të huaj. Përshtypja e parë është, se Kadareja ndoshta për këmbëngulur për domosdoshmërinë e krijimit të një shteti serioz shqiptar sot, për shkak se i mungon kurrajoja për t’u konfrontuar me strukturat në Tiranë apo Prishtinë, i bie pragut të dëgjojë dera. dhe sa mirë do të ishte, sikur kjo të ishte e vërtetë.

    Një mundësi tjetër është, se Kadareja vërtetë e ka humbur fillin e gjërave dhe nuk e di se se për çfarë të debatojë publikisht për lexuesin shqiptar. Sidoqoftë fatkeq vazhdon të mbetet fakti, që ky njeri i cili diti të sfidojë diktaturën komuniste nuk është në gjendje të japë qoftë edhe një mendim të vetëm lidhur me mizerjen politike, morale e sociale të shqiptarëve në këto 20 vitet e fundit.

    Tjeter gjw.
    Verdi, je shumë banal, i paedukuar, i pasjellshëm, i pakultivuar dhe me një probabilitet të lartë i arsimuar keq dhe i paditur. Pse nuk shikon mundësinë të ikësh diku tjetër më mirë, pasi vulgariteti i llojit tënd nuk i ka munguar në këtë blog ndokujt. E kam fjalën, që të ikësh e të mos e kthesh kokën mbrapa, pasi nuk e ke vendin këtu. Thjeshtë ik dhe merre të lutem edhe të drejtën e fjalës tënde të lirë me vete, në kuptimin, që beje të vlefshme këtë të drejtë diku tjetër, pasi në këtë botë ka me siguri vend boll edhe petomaninë tënde, që një dreq e di se pse e ke ngatërruar me të drejtën për t’u shprehur.

  16. Tjeter gje 2.
    Pikerisht kete jemi duke ferrimuar ketu.Verdi tregon autoritetin e te menduarit dhe dikush tjeter tregon autoritarizmin.Pikerisht eshte ai qe nuk heq thelbin dhe pastaj te beje quartet me gumezhimen e mizave te m..
    Kjo puna e Ismail kadarese ka filluar qe me Pashko Vasen.Ai shkruajti e shkruajti,por kur ka haxhira jo vetem me pushke..Mezi presim te vdesi dhe Ismaili qe te dhe te tijat ti bashkojme me ato te Vasos,ne biblioteken e mykur te harruesve.Arrogantet e popujve te tjeter kane pas fat sepse kane pas popull..

  17. Miti i Skënderbeut është një nga mitet kombformuese shqiptare, më i rëndësishmi mbase. Ne shqiptarët, ashtu të shprishur siç jemi nëpër disa shtete kombëtare (jetojmë ende në epokën e shteteve kombëtare, me gjithë Europën e Bashkuar), në krahasim me popuj të tjerë europianë, jemi ende në një shkallë pak a shumë të prapambetur të zhvillimit tonë kombëtar, shkallë kur vërtet na nevojiten mitet kombformuese. Mitet kombëtare, pra ato mite që na nxisin për zhvillimin tonë si komb, nuk besoj se na bëjnë keq, por veç mirë sot për sot. Dhe ato them se duhet të dallohen prej miteve nacionaliste a kombëtariste, si i quajtkeni këtu në blog, të cilat janë mite që u bien në qafë kombeve të tjera. Pra Skënderbeu si mit kombëtar na duhet e na shërben fort sot e s’ka rëndësi fare se si ka qenë e vërteta historike.
    Kadareja, ndërkaq ka pikërisht nja njëzet vjet që po merret thuajse vetëm me këtë gjë: me sendërzimin e mitit Kadare. Miti Kadare nuk është mit kombëtar, ende jo. Po kështu si duken punët, mbase së shpejti ka për t’u bërë. Kadareja vetë po punon fort për këtë. E kësisoj – meqë mitet s’ka vlerë të diskutohen, është si të rrahësh ujë në havan, se jo më kot janë mite – “miti Kadare”, shpreson ai, do të bëjë që një ditë të mos mund të diskutohen gjëra të diskutueshme përmbi atë vetë e për figurën e tij morale, do të bëjë që të lihen në harresë përfundimisht vepra e vargje thurur prej tij gjatë epokës së PPSH-së (një ish-mit, kjo e fundit, që nuk zuri dot rrënjë, me gjithë përpjekjet e mëdha të shumëkujt, përfshirë mes tyre edhe të vetë Kadaresë), si këto këtu më poshtë, që disave do t’u kujtojnë ditë të jetës së vet të veshura e ngjeshura me uniformë zbori, por të mbuluara tashmë pjesërisht nga pluhuri i harresës mitike:

    “Shumë vite do të shkonin, por kjo ditë s’do të harrohej.
    Tetë nëntori
    Stuhishëm do të shfletonte kalendaret.
    Midis ditëve të tjera
    Kjo ditë do të rrinte,
    Si shqiponja që rri midis zogjve të saj.
    Ç’them kështu,
    Ditët tona qenë të gjitha të lavdishme.
    S’u jap tituj e grada,
    Në kalendare
    Kjo ditë do të hynte si komisar i thjeshtë
    Midis ditëve të tjera me uniformë ushtari.

    Ditët tona
    Te rreshtuara në skuadrat e javëve,
    Në kompanitë e muajve,
    në regjimentet e viteve,
    Kështu do të marshonin me Partinë
    Pa u ndalur.
    Njëshkolonë partizane,
    drejt horizontesh të ndritur.”

  18. Cdo kauze qe bashkon menderisht,fizikisht apo shpirterisht minoritaret me emigrante shqiptare te asimiluar apo ne asimilim e siper si dhe me disa figura publike shqiptare, per mua eshte parimisht e gabuar.
    Nese gjej ne te njejtin mendim, Tanhauzer, bizantin, stalker, GH, Arti ne koherat e koleres, Lubonja, Bollano etj atehere do te thote qe ketu ka nje sulm ndaj shqiptarise.
    Po ashtu nese gjej fanatiket islamike ne te njejtin mendim me disa figura publike, perseri ky mendim eshte parimisht i gabuar.

    Jane parimisht te gabuar,sepse keta nuk i drejtohen bashkesise shqiptare me zemer, por me qellime te mbrapshta dhe arsyet pak a shume dihen.

    Tani Kadareja ndaj ketyre ka zgjedhur rrugen e ashper te perballjes publike.
    Nuk ka qene perhere keshtu, Kadareja nuk ka qene kaq i ashper sa vitet e fundit ndaj ketyre individeve, por ja qe keta individe kane zaptuar shume me teper hapesire publike sesa mund tu tolerohet.
    Keta tolerohen e duhet ta kuptojne se po tolerohen, keshtu qe nuk duhet te shkojne me tej se ce lejojne kufijte e tolerances.
    Nese keta nuk e kuptojne, ka edhe metoda te ashpra, biles ka edhe metoda shume te ashpra, te cilat ne shqiptaret kemi treguar se dime ti perdorim e jam i sigurte se nuk jane te pakte ata qe dine ende ti perdorin.
    Ne turme mesazhi i Kadarese perkthehet; ngrihuni e bjeruni, korrini e shtypini, pasi me ‘llumin, vulgaret e imoralet’ nuk mund te behet gje tjeter.

    Fjala e lire e pluralizmi i mendimit, jane artifica morale te nevojshme per te lejuar kendveshtrimet e ndryshme, vecse duke qene pjella te nje moraliteti te caktuar( thone se i perkasin moralit demokratik) nuk mund te mos kene kufizimet e detyrueshme, qe ka cdo pjelle e moralit.

    Keshtu psh, partia fashiste e mendimi fashist ndalohet nga ky moral, biles edhe me ligj, cdo levizje anarkiste denohet ashper, sikunder permendi dikush holokausti eshte thuajse i padebatueshem etj.

    Pra fjala e lire e pluralizmi i mendimit, i nenshtrohen procesit te relativitetit , bien keshtu nga pozitat e se drejtes hyjnore, e behen pre e se mires e se keqes.
    Ne kete kendveshtrim, cdo shoqeri ka disa vlera te pakundershtueshme e te padebatueshme, disa parime te patundshme te cilat i neshtrohen nje rituali te caktuar per tu garantuar keshtu imunitetin e per te ruajtur nder breza konsensusin.

    Kjo do te thote se nese dikush cenon keto vlera e parime, atehere automatikisht fjala e lire e pluralizmi i mendimit, kthehen ne perpjekje imorale e shpesh ilegale per te rrezuar traun e shtepise.
    Keto te drejta mund te sundojne mbi 99% te fushave te jetes, por ne nje rreth te caktuar kjo ‘magji’ nuk funksionon.
    Ky rreth nuk eshte gje tjeter vecse mbijetesa e bashkesise, dmth riprodhimi i vetvetes.

    Me fjale me te varfra, komunizmi dhe fashizmi jane dy menyre diametralisht te kunderta qe i bashkon qellimi, e mira e bashkesise, prandaj jane subjekt i fjales se lire e pluralizmit te mendimit, sigurisht persa kohe qe nuk duan rrezimin e pushtetit me dhune, ndersa; Skenderbeu eshte hero kombetar dhe Skenderbeu eshte antishqiptar, jane njera me qellim mbijetesen e bashkesise, meqe Skenderbeu eshte realisht Babai i Kombit, kurse tjetra me qellim zhdukjen e bashkesise nepermjet shperfytyrimit dhe ndjesise degjeneruese te dobicerise qe mungesa e Babait sjell.

    Rasti i komunizmit e fashizmit i perket pluralizmit te mendimit, rasti i Skenderbeut eshte jashte, sepse babai nuk eshte subjekt moralizimi prej femijes.
    Kuptohet qe i huaji mund te beje cte doje, ta moralizoje sa te doje, por jo femija.

    Ketu hyjme serisht tek vlerat qe mbron e djathta apo e majta, e vec te djathtet mund te kuptojne, te majtet kane lindur per te krijuar keqkuptime ne sistemin e vlerave e te majtet jane perkrahesit me te medhenj te minoritareve dhe emigranteve te asimiluar.

  19. i dashur xha xha te pershendes dhe te uroj nje vit sa me te mbare!

    me vjen keq tek shoh kohet e fundit ketu ne blogun tend sirena fashiste njerezish jo fort te formuar menderisht (si bie fjala komentuesi i mesiperm). me vjen keq tek e veshtroj te kthehet ne nje cerdhe komentuesish nacionaliste e gjysmake apo gjuhetaresh sharlatane, duke pare njekohesisht edhe perpjekjet e tua per te thene nje fjale te ndryshme nga ajo e turmes virtuale.

    ndoshta do te ish mire qe fjale si:

    ” …Ne turme mesazhi i Kadarese perkthehet; ngrihuni e bjeruni, korrini e shtypini, pasi me ‘llumin, vulgaret e imoralet’ nuk mund te behet gje tjeter… ”

    te mos toleroheshin per hir te ekuilibreve konstruktive dhe vete filozofise humane qe perpiqesh te japesh permes shkrimeve te tua.

    gjithe te mirat!

  20. berr…Gjuhetare sharlatane,fashiste,jo te formuar menderisht,cerdhe komentuesish nacionaliste e gjysmake,fjale te ndryshme nga ajo e turmes virtuale..

    ..te mos toleroheshin per hir te ekulibreve ….
    Te gjitha keto bien ere fashizem,diktat.Sharje mes pecaktimeve negative,”vecantia” e ketij gjeniu te mendimit..

  21. Artit ne koherat e koleres!
    Ne se je i pikepamjes se nj tip “blogu socialist”,i cili te perbehete nga kuvendixhinj qe votohen nga populli 100% dhe te cilet nga ana tyre votojne per byrone po 100% do te firmosje vdekjen e parakoshme te bllokut.Veshja me nje unforme mendimore eshte njeoj si shqiponja me nje krah,njeriu me nje kembe,sy e dore.Eshte njesoj si dielli pa planetet ose planetet pa diellin.Eshte njesoj si njerezimi pa femren,ku padyshim te gjithe do ishin gej,ose njerezimi pa mashkullin,ku pa dyshim te gjitha do te ishin lesbike.Ajo qe per ty duket si gjysmake,eshte pikerisht ajo gjysma tjeter,e cila edhe pse ti nuk e pelqen i jep bukurine e ndryshueshmerise,jep ate qe ben te pelqyeshme gjithcka.Piktore qe perdorin vetem nje ngjyre nuk ekzistojn,edhe nese do te kishte do te kishin shikues vetem veten e tyre.
    sa per ate te gjuhetareve gjysmake,po te shkruaj pa i marr me raste nje per nje,se nga autodidaktet jane bere zbulimet e medhaja.Dhe sidomos ne zberthimin e shkrimeve ne gjuhet e vjetra.Kane qene doktore,artitekte,gjykates qe kane zberthyer shkrimet qe nga ai kunjiforme e deri tek shkrimet mikenase.E di pse Art?’Eshte thjesht si te thjeshtat e mesiperme(te pazbukuruara me jashtethelbin).Sepse te paret e lidhin punen e tyre me qellimin e larte ndersa te dytet,profesionistet,e lidhin me pagesen.
    Mos do te thuash qe edhe ky blog eshte i paguar vetem per te thene nji dimension,ate qe i kerkon paguesi!!!??

  22. Dhe dicka nga gjuhetari “sharlatan” autodidakt:
    Siç e dime emrat e shkronjave te alfabetit grek jane ne te vertete trascrizioni i emrave fenikase te objekteve qe figurojne te njejtat shkronja.Fenikasit,te cilet sot mendohen si shpikesit e pare te alfabetit,prej te cilit rjedhin dhe alfabeti grek, e latin,shenja e trekendeshit “Δ”(nena e “D” se sotme) lexohej “d” dhe figuronte nje “dere”,e cila ne gjuhen fenikase eshte emri “daleth”.Habiterisht gjuha Shqipe eshte e lidhur me kete koncpet ne dy percaktime;
    1.Percaktimet emeror “dere” dhe “dalje”.
    2.Percaktimin foljor “dal”.
    Ne nje njohje me te thelle te percaktimeve te gjuhes Shqipe kemi format foljore “dilet”, “dilte”.
    Ngjashmeria analoge acrofonike-shkruese dydimensioneshe korisponduese me gjuhen Shqipe eshte shume e madhe.
    Para Konkluzion:Ne njohim me siguri sot vleren e shenjave-shkronja te gjuhes fenikase.Problemi i gjuhetareve te sotem eshte se nuk njohin gjuhen e krijuesve te kodit shkrues,e cila eshte gjuha Shqipe.

  23. PD

    E drejta e fjales nuk eshte ornament e as ngjyre muresh, qe mund te nderrohet me stinen apo me humorin e mengjezit.
    Me mire hiqni cfare mendoni se duhet hequr, dhe me nje korsive spjegon se pjese te paragrafit jane edituar per whatever reason you may find deemed, se te beni komente si ato me siper ex cathedra.

    Pershtypja eshte qe ky blog s`eshte kopsht, as per te vegjel e as per te medhenj.

    1. I dashur, të lutem ki parasysh se, kur flasim për censurë ose moderim të komenteve, e kemi fjalën për shkrime të tilla si ky i mëposhtmi, të cilin nuk e kemi kaluar:

      Xha Xhai, paske qene nji inteltual “rembythje”, prodhim i shkolles se qelbur lindore te xhaxhi Enverit. Helmin qe do te mbjellesh ti vllah i ndyre mbi kombin shqiptar, duke dashur te ngrish historine kombit tend arixhinj te bardhe, pa gjuhe, pa histori, pa shtet ne kurriz, te nje kombi qe ka histori, gjuhe te shkruar, figura madhore, dy shtete sot asht e kote. Ti je i falimentuar qysh ne fillim. Ne mund ta shkaterojme kete blog idiotesh antishqiptare, por do ta leme, sepse na duhet te monitorojme sesi punojne sherbetoret e atyre qe duan te shkaterojne Shqiperine.

      Personi që e bën këtë koment, pas gjithë gjasave, shkruan rregullisht në këtë blog – e them këtë sepse mesazhet vijnë nga e njëjta IP!

  24. nese gjej fanatiket islamike ne te njejtin mendim me disa figura publike, perseri ky mendim eshte parimisht i gabuar. Jane parimisht te gabuar,sepse keta nuk i drejtohen bashkesise shqiptare me zemer, por me qellime te mbrapshta dhe arsyet pak a shume dihen.

    Tani Kadareja ndaj ketyre ka zgjedhur rrugen e ashper te perballjes publike. Nuk ka qene perhere keshtu, Kadareja nuk ka qene kaq i ashper sa vitet e fundit ndaj ketyre individeve, por ja qe keta individe kane zaptuar shume me teper hapesire publike sesa mund tu tolerohet.

    Te pakten keta islamiket kur i bien dickaje ta shkaterrojne, e kane nje fare alternative qe te mbushe boshllekun e lene(plus qe gjithmone meson dicka qe s’e ke ditur me pare prej tyre). Po keto ‘disa figura publike’ qe s’japin asnje alternative tjeter pervec nje hici te madh, pse nuk meritokan vemendjen agresive te Kadarese?

    Jo jo, ne rastin e vecimit te Hysamedin Ferraj & Co, Kadareja me duket me keq se autoritar. Me duket dogmatik, hipokrit dhe pertac (se qellon shenjestren me te lehte)

  25. Së pari, nuk po më pëlqen fare insinuata se ky blog “paguhet” që të ketë ose të mbajë një profil të caktuar. Herë tjetër, çdo koment që përmend diçka të tillë ose të ngjashme (jeni me serbin, jeni me grekun, antikombëtarë, censurues të fjalës së lirë) do të fshihet automatikisht, pa keqardhje. Unë dhe Xha Xhai, dhe shumë dashamirës të tjerë këtu, e kemi të qartë se ky lloj pastrimi nuk ka fare lidhje me cenimin e lirisë së fjalës, as na vjen keq që mund të lëndojmë kë shprehet ose mendon ashtu.
    Së dyti, Orakull, avokatimin e fjalës së lirë, larmisë së mendimeve, mbrojtjes së mendimit ndryshe e ashtu me radhë na e ler neve ta bëjmë; meqë e drejta e fjalës vërtet nderohet, por nuk i anulon kriteret e tjera. Këtë e kemi sqaruar mirë edhe më parë, dhe më duket se të gjithë mund të biem dakord që blogu s’i ka censuruar kurrë ata që dinë ta respektojnë fjalën. Askujt nuk duhet t’i vijë e hidhur ndërhyrja e pronarëve të blogut në komentet, për sa kohë që nuk vjen këtu thjesht për të lëshuar bajga.
    Ty, Orakull, mund të të duket vetja autodidakt në këto fusha dhe shpresoj të jesh i tillë, por të lutem mbaj parasysh se blogu, madje edhe pjesa e komenteve, nuk është fletore personale ku mund të hedhësh çfarë të të vijë në kokë. Prandaj, të lutem na i kurse këto zbulime dhe mos i devijo temat sipas qejfit. Si pak herë të tjera, jam plotësisht dakord me ANKK, se kohët e fundit disa kontributorë në komentet e kanë rënduar dorën, duke këmbëngulur në pozicione ekstreme. Megjithatë, kjo ndërhyrje imja tani nuk duhet marrë si ftesë për të diskutuar kriteret e moderimit që u bëhet komenteve, meqë këto nuk kemi ndërmend t’i diskutojmë në publik.

  26. Nderhyraja e Artit ishte nje prishje ekulibri,jashte teme,dhe duhej po nje nderhyrje jashte teme.Sa per ate te autodidaktit mos shpreso,sepse jam.Jam,por nuk turperohem sic mendonesh ti.Nuk tuperohem sepse jam arrogant jo i paditur ndoshta me shume se Ismaili.
    Devijimin e temes,analizoje se ku,kur ndodhi,kush e solli.
    Ishte nje seder ‘demokratike” e Artit,meqe i permendet emri ne nje fraze te Hyllin.Ajo thjesht duhej fshire.Keshtu propozoj dhe per keto qe kam shkruajt,pasi ti lexosh,mund ti fshini.
    Rendimet skizofrene nuk i sherbejne askujt.As blogut,as juve personalisht dhe as te vertetes relative.
    Sa per bloget me kufizime,kam hasur shume ne Internet.Ata kane ngelur vetem ne kuadrin e propagandes per nje qellim te ulet dhe te peshtire.Lexo vetem njerin prej tyre,Macedonia com.

  27. ANKKoleres, ne vend te merreshe me fyerje qe vijne era viktimizem ,do ishte me mire ti ishe kunderpergjigjur frazes time, se ti nuk i drejtohesh bashkesise shqiptare me zemer, por me qellime te mbrapshta. Une do cuditesha sikur nje minoritar qe e mban veten si autokton, nuk do i shihte shqiptaret si invazore,apo po njesoj nje serb i Kosoves, shqiptaret e kosoves.
    Qe ketu kuptohet lehte qendrimi i minoritare greke e serbe ndaj shqiptareve. Deri me sot neper forume nuk kam hasur ne asnje rast qe i qendron jashte ketij ‘perkufizimi’.

    Fraza qe pahnxorre eshte interpretimi im i fjaleve te Kadarese, me sakte i impaktit qe supozoj se Kadareja ka dashur te arrije. Si e arrita?
    Nga fillim deri ne fund shkrimi i Kadarese pershkohet nga elemente propagandistike me qellim te kapin jo arsyen e lexuesit por ndjenjat e tij, mjafton te shikojme fjalet e renda me te cilat perkufizon disa persona,apo armiqesia e shpallur hapur ndaj tyre, bazuar mbi parime kombetariste.

    Personi qe shkruan ‘per te lezetuar’ ndjenjat e mases, e ben pikerisht per te marre persiper lidershipin spiritual te turmes,ne rastin tone Kadareja.
    Me pak fjale , Kadareja ka bere propagande kombetariste dhe e ka bere bukur.

    Qafir, Kadareja ka bere te qarte llogoren nga e cila gjuan, prandaj nuk shoh ku eshte hipokrizia apo edhe pertacia.
    Mesazhi ishte ‘me spond’ e jam i sigurte qe eshte perthithur si duhet. Sa per dogmatikun, te gjithe jemi pjese e nje dogme, kush me pak e kush me shume, keshtu qe kjo akuze le kohen qe gjen, zakonisht i pershtatet fjalosjes propagandistike.

    PA, jo cdo gje qe shkelqen njeriu mund ta pretendoje hapur e po ashtu jo cdo shkrim qe ste pelqen eshte jashte rregullave.
    Nuk i shkon per shtat nje moderuesi te perdore ‘pergjithesine’ si argument per te fshire dicka.
    Pergjithesia eshte argument shume i dobet, zakonisht perdoret per te justifikuar dicka te padrejte apo kur ske prova por qe ‘ndjen’ se eshte e drejte.
    Kape shkrimin e thuaj, kjo pjese eshte kunder ketij parimi a rregulli te shkruar a te pashkruar, qe filani ne menyre te heshtur apo te hapur ka pranuar.
    ANKK nuk ka te drejte te qurravitet pse dikush ben interpretim te fjaleve te dikujt tjeter. Tash interpretimi i fjaleve te dikujt nuk eshte me subjekt kritike por subjekt i ‘ligjit’ ? Me duhet te azhornohem me ligjet e reja, se ignorantia legis non excusat.

  28. Nuk e kuptoj, se ku e gjejne kurajon dhe me cfare morali, individe te atij lloj shkrimi, duan te behen “autoritare” ne
    fjalen e tyre!? Vertet ndjenjat e tyre (pseudo)nacionaliste, i shtyjne te mendojne e per me teper, te shkruajne ne ate menyre? Mua, me erdhi ndot teksa e lexova dhe per kete, mendoj se, eshte shume e drejte qe shkrime te tilla, jo te censurohen (apo, quajne si te duan..), por, as qe duhen marre fare ne konsiderate, per asnje lloj arsyetimi, pasi eshte thjesht dhe vetem :Rrugaceri! Ky blog, meriton vetem mendim te civilizuar e intelektual, ashtu si edhe deri me sot, per te pasur shansin e jetegjatesise, ne menyren me te paster te mundshme!
    Eshte e drejta eskluzive e atyre, qe e zoterojne kete
    “institucion” te fjales, per te trajtuar ne menyre dinjitoze cdo fjale, jo me shkrimet. Mbetjet, e kane vendin ne Trash..

  29. Disa mendime reth artikullit te publicistes shqiptare Marjola Rukaj te bpublikuar ne Osservatoria Balcani.Titulli i artikullit eshte ‘Nacinalizimi i Formatit ONG’.Me termin“ONG” kuptohen organizatat jo qevertitare(Oraganizzazione Non Governative).
    Analizojme paragrafine e meposhtem,te cilin e kemi marre sipas origjinalit te shkrimit;
    Citim:
    Ma come qualcuno temeva l’indipendenza del Kosovo rischia di alimentare il nazionalismo albanese, almeno negli ambienti al margine del mondo politico e della vita pubblica di entrambi i paesi. Fa pensare a ciò l’iniziativa presa da una decina di ONG panalbanesi che si sono prefisse di convincere l’opinione pubblica albanese e in particolar modo i giovani sul fatto che un’unione tra Albania e Kosovo “non comporta che vantaggi per entrambe le parti”.
    .
    E perkthyer prej meje:
    Citim:
    Por siç dikush ja kishte friken,pamvaresia e Kosoves rezikon te ushqej nacionalizmin shqiptar,te pakten ne rethet politike dhe shoqerore ne te dy vendet(Shqiperi-Kosove).Te ben te mendohesh reth kesaj ,inciativa e dhjetra organizatave jo qeveritare,te cilat duan te bindin opinionin publik shqiptar,e ne vecanti ate rinor mbi faktin qe bashkimi midis Shqiperise dhe Kosoves “sjell vetem avantazhe per te dy palet”
    Kush ishte ky dikush qe ja kishte dhe ka friken “nacionalizmit shqiptar”, i cili kerkon ose do te kerkoje “bashkimin” e dy shteteve?Per ke e ka fjalen Znj.Marjola?
    Ky dikush,ka dy mendesi e mundesi te jete.Europa nga njera ane dhe Serbo-Greqia nga ana tjeter.Autorja e merr si qendrim te drejte kete dyshim dhe pervec kesaj nuk permend se i kujt perket.
    Metodat shkruese te kesaj natyre,kur merret per i drejte nje supozim i caktuar dhe me ane te ketij niset baza e shkrimit,jane ne mode ne mendesine e shtypit euro-sllavo-grek.
    Pse eshte herezi dhe duhet patur frike nga nje mundesi e bashkimit ne te ardhmen midis Kosoves dhe Shqiperise?
    Ku qendron e keqja?
    Kete frike,po ta veme perballe “demokracise universale”,eshte kundershti e parimeve mbi te cilat qendron ndertesa demokraci.Baza e kesaj ndertese eshte “zgjedhja qe ben shumica”.Kjo zgjedhje e shumice ka ngritur shtetet,i ka rezuar ato,i ka bashkuar e ndare per ti rindare.Pra nese populli i dy shteteve,ne nje referendum te munshem do te thoshte “po” per kete,cili ligj kombetar e nderkombetar do ta quante te paligjshem??.Ligj i tille nuk ekziston ne sistemet qe kane baze demokracine.Kjo “frike” pikerisht eshte e “keqja”,eshte qendrimthelb antidemokratik.
    E vecanta e Marjoles eshte se konceptin e saj antidemokratik e fsheh mbas shprehjes “sic dikush kishte friken”.Por ne,shqiptaret nuk na e ndjen fare nga ai ”dikushi”,nuk duam t’ja dime per te dhe nuk kemi nevojen per komanden,udhezimet dhe sugjerimet e tij.Po te ishte per kete “dikushEuropa”,nuk do te ekzistone “Kosova” ne ditet e sotme.Kjo avari eshte nisur prej “dikushEuropes” me 1912,dhe ne thelb eshte padrejtesi,kunder demokraci.Eshte bere ne kohen e koleres,kur mbreterite dhe dinastite kishin mbytur Europen.Eshte iniziuar kur demokracia nuk ekzistone.Asaj kohe ne Londer,vec nje shtet i vetem kishte kete sistem qe ka Europa sot,ky shtet ishte Amerika.Amerikes,shumica despotike ja mposhti mendimin e saj kundershtues ne rastin e Shqiperise.Natyrisht demokracia s’mund te jipte mendim tjeter.
    Keto mentalitete qe çajne ngado shtypin e Europes,e kane lindjen prej asaj kohe.E vecanta se sot fshihen me fraza si “frikera” te “dikushave”.Ketu kemi vetem mendimin e paraqitur si te ri te Marjoles dhe te Europes.por qe ka datelindje “te vjetren kohe” dhe per mentalitet,mentalitetin e Careve,Mbreterve dhe Perandoreve.Ata sot ndoshta nuk kane as varre,por kane lene dicka fuqishem ne mendjet e Europianve.Tentakulat mentatilative i kane Europianet Demakratike si dhe publicistet moderne si Marjola Rukaj.
    Dhe Marjola me tej vazhdone me friken tashme te saj,personale duke shkruajtur:
    “Te ben te mendohesh reth kesaj ,inciativa e dhjetra organizatave jo qeveritare,te cilat duan te bindin opinionin publik shqiptar,e ne vecanti ate rinor mbi faktin qe bashkimi midis Shqiperise dhe Kosoves “sjell vetem avantazhe per te dy palet”.
    Ketu Marjola dhe ata qe fshihen pas saj,shfaqen hapur ne friken e tyre.
    Ata duan te vdesin ate pjese tonen qe i perket drejtesise,demokracise dhe te drejten tone per shtepine e madhe me emrin “shqiptare”.Sidomos friken me te madhe e kane sepse kete inciative e kane marre organizatat jo qeveritare te brezit te ri.
    Kjo fraza deshmon “inatin’ e atyre qe nuk e pranojne kete.Deshmon njekohesisht dhe krahun e Marjoles ne kete mes.
    Ne e dime shume mire historine tone dhe te Europes.Dhe Italia dikur ishte keshtu,franceze,arabe…..Sot disponon Shtetin,ku jetojne 95 % e italianeve.
    Kjo s’do te thote qe edhe per ne do te jete e ndryshme.Per ne ndryshon vetem koha.Ne jemi ne fillimin e rruges sone te gjtae.Ka qene dhe eshte e gjate ,jo per fajin tone.
    Armiqte tane dhe publiciste si Marjola nuk bejne gje tjeter vec genjejne njeri tjetrin ne deshirat e tyre 100 vjecare.Ne vetem duhet te ruhemi nga helmimi prej tyre,qellim i vetem i artikujve te tille.
    Deshira jone per bashkim do te ndertohet ne emer te Demokracise.Tempulli i demokracise nuk eshte ndertuar lehtesisht.Tashme jemi shqiptare te lire nen dy shtete.Jemi rikrijuar prej fillimit.Ideja e bashkimit ka rrojtur,po rron dhe do te rroje vertetesisht tek ne shqiptaret,si nje e drejte legjitime.Nese ne do ta duam kete,ajo me siguri do te ndodhi.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin