ZOTERIT E MIZAVE

Disa ngjarje të ditëve të fundit më kanë bërë të mendoj shpesh për mangësitë e atdhetarizmit shqiptar, të cilat përthyhen pastaj si simptoma të kombëtarizmit primitiv.

Nga një anë, zhvillimet politike në Kosovë nuk mund të mos interpretohen edhe si dështim i diplomacisë shqiptare – të Prishtinës dhe të Tiranës.

Më anë tjetër, ministri i Jashtëm Basha, i cili i ka disa dosje të hapura në Prokurorinë e Republikës, për gjithfarë pisllëqesh që kanë ndodhur me financimet e rrugës Rrëshen-Kalimash, është mbrojtur ndaj këtyre akuzave duke përmendur “rëndësinë” e kësaj rruge për kombin shqiptar, por edhe sabotimin që i paskan bërë konceptit të kësaj arterieje qarqet “serbo-greke”.

Mero Baze patriotizmin kaq solemn të Bashës e quan strehë të fundit të horrave.

Nga ana e vet, po ky Mero Baze përmend aferat e lidhura me emrin e Damir Fazlliçit nga qeveria Berisha dhe vetë Kryeministri; me ç’rast më kujtoi se kur erdhi puna për t’i diskutuar këto afera, mediat u duk sikur u shqetësuan më tepër ngaqë ky Fazlliçi është “serb”, sesa me shkeljen e ligjit dhe korrupsionin, të cilat s’kanë fare të bëjnë me etninë e personit në fjalë. Me një fjalë, për një kategori zëdhënësish të pasionit patriotik, maskarallëku në aferën Fazlliç kishte të bënte kryesisht me prejardhjen e këtij, prandaj duhet dënuar madje ashpër, sidomos në këto kohë të vështira kur plagët e Kosovës nuk janë mbyllur ende; njëlloj siç ndodhi edhe pak ditë më pas, kur u tha se një kompani serbe kishte fituar një tender kompjuterash…

Sa herë që dëgjoj reaksione të tilla, bindem se atdhetarizmi ynë, si shqiptarë sot, priret drejt tipit pasiv-agresiv, kryesisht për shkak të këtyre tipareve: pafuqia e qëllimshme, humbja e kohës, kokëfortësia, mllefi, zymtësia, shmangia e përgjegjësive, dështimi i përsëritur në kryerjen e detyrave, projektimi i fajit përtej vetes, mosbesimi ndaj të tjerëve, përfytyrimi i vetes si viktima, paaftësia për të analizuar veten në mënyrë kritike.

Deri pardje, askush nuk kujtohej për Skënderbeun, përveç disave që po mbledhin fonde në Internet, që ta xhirojë pastaj filmin blockbuster Stan Dragoti. Papritur, mjaftuan disa deklarata të lehta dhe të papërgjegjshme dje të përkthyesit të veprës së pabotuar së një historiani gjerman, për t’u tronditur dynjaja nga themelet: “mos na e prekni heroin!”. Është për t’i shprehur mirënjohje Ardian Klosit, që u kujtoi shqiptarëve se edhe historia ka nevojë të mirëmbahet, sikurse ndjenja kombëtare dhe dinjiteti, paçka se shumë nga të indinjuarit e kishin më tepër merakun me gjumin nanuritës që ua prishën – kur ua hoqën nga goja çibukun e opiumit.

Ardian Klosi, nga ana e vet, nuk merret vetëm me përkthime; por edhe kryeson një lëvizje popullore për mbrojtjen e gjirit të Vlorës nga industrializimi dhe ndotjet. Nga larg unë e kam të vështirë t’ia gjykoj efektet kësaj lëvizjeje, por kam përsëri përshtypjen se edhe ajo shtjellohet në trajta pasive-agresive, meqë e dëgjoj të aktivizohet veçanërisht kur është fjala për të kundërshtuar nisma të ndryshme investimesh.

Erdhi në Shqipëri Berlusconi, për të biseduar, ndër të tjera, për ndërtimin e një impianti të madh turbinash me erë në Karaburun, për të ushqyer me energji Italinë. Menjëherë u hodhën patriotët përpjetë: Po Karaburuni është parajsa e fundit e Europës! Natyrisht, sepse atje nuk ka as ujë të pishëm, as rrugë për makinat, as banon njeri, as dëshiron të banojë njeri; tek tuk gjen ndonjë çakall ose cjap ose ndonjë homoseksual anglez majë mushkës; madje është për t’ia propozuar NASA-s që t’i zhvillojë atje simulimet për zbarkimin e ardhshëm të astronautëve në Mars ose në Mërkur.

Natyrisht marrëveshja e qeverisë shqiptare me palën italiane linte shumë për të dëshiruar; por kundërshtimi i kësaj marrëveshjeje me argumente patriotike, të “shitjes” së Shqipërisë, binte erë. E mira do të ishte që fermën e turbinave të erës qeveria shqiptare ta kishte ndërtuar vetë, për të furnizuar me energji Shqipërinë; por kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-italiane të cilat zhvillohen në interes të të dy palëve. Tek e fundit, atë energji që do t’i shkojë Italisë nga Karaburuni, Shqipëria do ta marrë në dimër, kur t’i duhet, nëpërmjet kabllos së ndërlidhjes nënujore, që do të ndërtohet edhe ajo – po e lanë ambientalistët.

Në thelb, kur një qeveri punon keq, mund të thuhet se punon edhe kundër interesave kombëtare; por është qesharake ta sulmosh një qeveri demokratike, të dalë nga një parlament i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve, si qeveri që po e shet Shqipërinë. Nuk them që është e gabuar – vetëm që është qesharake. Do të mjaftonte të vihej në dukje se qeveria po punon keq – argumentit patriotik i ka dalë boja kaq shumë, sa nuk e blen më kush; ose e beson po aq sa ç’beson ministrin e Jashtëm Basha, kur ky e lidh përgjegjësinë e vet për rrugën Rrëshen-Kalimash dhe katrahurat përkatëse, me perspektivën historike të Kosovës dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Tani, në qoftë se duam të kuptojmë më mirë se ç’mendon qeveria Berisha për arritjet e veta kombëtare, le të dëgjojmë se ç’mendon Arben Imami, shef i kabinetit të Kryeministrit:

Pas 18 vjetësh mund të themi, që vendi ka bërë hapa të mëdha përpara. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në këto 18 vjet ka pasur shumë vuajtje, dilema, shumë humbje kohe dhe energjie, por pakkush do të mendonte para 18 vjetësh që Shqipëria në 2010 të jetë kandidate për në BE, të jetë anëtare në NATO dhe një vend që po fillon të normalizohet dhe t’i ngjajë sado pak vendeve të familjes ku ajo bën pjesë.

Pakkush do të mendonte? Përkundrazi, unë jam i bindur se të gjithë ata që e donin Shqipërinë dhe që mendonin se regjimi komunist ia kishte zënë frymën, mendonin madje shpresonin madje ishin të sigurt se Shqipëria do të pranohej në BE brenda pak vjetësh, gjithsesi shumë më pak se 18 vjet.

Shqipëria është e vonuar; krejt shqiptarët janë të vonuar. Jo vetëm kaq: Shqipërisë i mungon një plan strategjik perspektiv i zhvillimit kombëtar përtej anëtarësimeve në këtë apo atë organizatë, që nga Konferenca Islamike e deri në NATO; të cilat bëhen kryesisht për të zhvatur ndonjë pará ose investim qyl ose garanci për të mbetur në pushtet (prandaj ka të ngjarë që kontingjenti i forcave tona paqeruajtëse në Irak të mbetet atje edhe pasi të jenë tërhequr amerikanët).

Ndërkohë shqiptarët duan të ikin në masë nga atdheu, sikurse edhe kanë ikur me qindra mijëra, sepse u ka ardhur në majë të hundës – por Skënderbeun nuk të lënë t’ua prekësh, as ilirët, as pellazgët; sepse po guxove, të quajnë të shitur, të rrëmojnë biografinë, të akuzojnë për spiun dhe këlysh të këtij apo atij armiku real a imagjinar.

Ndërkohë shqiptarët nuk pyesin shumë për mjedisin, madje as për rrugën përbri hyrjes së pallatit kur u mbushet me plehra dhe ujëra të zeza; por qajnë kur lexojnë ndonjë turist karagjoz që e quan Shqipërinë El Doradon e Europës, vendin e malësorëve kreshnikë e të shqipeve të malit; madje janë gati t’ia falin edhe Kanunit mëkatin që i mban Lulat e Vecërr në kulla ngujimi, ku u shkojnë mësuesit t’u mësojnë abetaren dita-ditës.

Ndërkohë shqiptarët ngrenë supet përballë Tiranës gropë thithëse demografike, që u bëhet gjithnjë e më e pabanueshme për shkak të trafikut dhe piramidës së ndërtimeve dhe mungesës së infrastrukturës dhe starkitektëve të pudrosur që hypin e zbresin avionëve, me master-planet futuriste në sqetullën parfum-dirsur ose, sipas rastit, në Prada; por do të votonin pa iu dredhur dora kundra TEC-eve në bregdet, ose veprave industriale madhore, madje edhe sikur t’u iknin dritat bash ditën e votimit dhe ta shprehnin vullnetin sovran nën zhurmën solemne të gjeneratorëve.

Ndërkohë shqiptarët nuk punojnë tokën e tyre dhe i humbin traditat e mjeshtërive të bujqësisë, të blegtorisë; dhe harrojnë si të rritin shalqiun e si të mjelin delen e si të prodhojnë djathin Feta për ta shitur anembanë botës njëlloj si grekët e bullgarët; por mësojnë si të vënë baste për ndeshjet e kombëtares kuqezi dhe ta nxjerrin shqipen me dy krena në sfond të blackberry-t, për ta parë me sytë atdhedashës sa herë përfshihen në allish-verishin e radhës, për të kaluar maunën në doganë, ose drogën në kufi.

Ndërkohë shqiptarët i lënë spitalet e tyre t’u kthehen në paradhoma të trishta të vdekjes, por duartrokasin të gjithë kur marrin vesh se, për shkak të një geni të fibrozës cistike, mund të jemi me prejardhje nordike… Sikurse i lënë shkollat e tyre t’u shemben, dhe fëmijët t’u marrin rrugët herë të hallit herë të vesit e herë të Evropit, dhe trashëgiminë e tyre kulturore t’u harrohet e t’u shkërmoqet para syve, por pastaj shkojnë e theren forumeve të Internetit për Fishtën e për Konicën e për etimologjinë e fjalëve pellazgjishte.

Ndërkohë shqiptarët nuk kanë lënë monument arkeologjik e kulturor pa shkatërruar, pa përdhosur me graffiti e ose pa braktisur në mëshirë të fatit që të rrënohet krejt dhe pastaj të ndërtojnë mbi të hotelin ose lavazhin e makinave; sikurse i ndërtuan dje fshatrat në fushë të Myzeqesë me mermerin e bardhë të Apolonisë; pa përmendur ikonat e vyera që kanë shkulur e shitur anembanë botës dhe relike të tjera që i kanë nxjerrë ndonjëherë edhe duke hedhur në erë këmbët e urave me tri harqe bashkë me legjendat dhe eshtrat e të parëve; por nuk lejojnë kënd t’ua vërë në dyshim mbretin Genc, pa folur pastaj për Homerin që e ka shkruar jo vetëm Iliadën shqip por edhe një pjesë të madhe të Odisesë.

Ndërkohë shqiptarëve nuk u bëhet vonë për gjithfarë trafiqesh dhe kontrabandash; madje janë të parët që admirojnë hajdutët, egërsirat dhe të fortët, rrahësit e grave dhe spekulatorët e basteve, falin vjedhjen dhe vrasjen sidomos “për burrni”, mashtrimin dhe korrupsionin, madje janë gati të përligjin edhe prostitucionin sidomos kur prostitutat ende u dërgojnë “ndonji lek pleqve”; por shkrihen ama rregullisht në mbrëmje para televizorit, duke parë emisionin e radhës për virgjineshat.

Ndërkohë shqiptarët e pranuan me indiferencë të plotë shpërndarjen e Akademisë së Shkencave dhe reduktimin dramatik të buxhetit për kërkime sidomos në fushat albanologjike, por mbeten të gatshëm për t’u përleshur për punë të rishkrimit të historisë nga mëngjesi në mbrëmje, pa folur për veprat madhore të sharlatanëve që i rrëmbejnë prej rafteve të librarive, thuase profkat me etruskë dhe egjiptianë do t’i shelbojnë nga vrima e zezë e së përditshmes.

Ndërkohë shqiptarët u hodhën të linçojnë komunistçe në vitet 1970-1980 Ismail Kadarenë, pikërisht kur ky ishte ndoshta shkrimtari më i madh në Ballkan e në Europë; ose Eqrem Çabejn përsëri komunistçe në vitet 1960-1970, kur ky ishte ndoshta albanologu më i madh në botë; ndërsa tani e trajtojnë Ismail Kadarenë si të ishte mumje e mbyllur në mauzoleun e veprave të veta, dhe intervistat televizive vrapojnë t’ia botojnë njëkohësisht të gjitha gazetat, si fjalimet e Enver Hoxhës dikur.

Ç’emër t’u vësh këtyre kontradiktave?

Ndonjëherë më duket sikur kemi mbetur popull-fëmijë ose popull-jetim, ende jo gati për ta marrë fatin tonë në duar; prandaj sillemi kaq çuditshëm, njëlloj si ata kalamajtë britanikë te “Lord of the Flies”, roman për t’u lexuar.

Apo ta bëjmë Lord of the Rings, dhe të vazhdojmë përrallën, se sikur erdhi prapë ora e gjumit?

24 Komente

  1. pakkush do të mendonte para 18 vjetësh që Shqipëria në 2010 të jetë kandidate për në BE, të jetë anëtare në NATO

    Dhe pakush do te mendonte qe pas 18 vjetesh do te degjonim perseri idiotesira te tilla, dhe jo nga cdo njeri por nga nje shef i kabinetit te Kryeministrit.

  2. Kodi i Samurait thotë që çështjet e rëndësishme duhen trajtuar lehtë ndërsa ato të lehtat duhen trajtuar me imtësi.

    Bëni një provë të tillë… gjeni një temë në ndonjë forum, apo edhe temë të përditshme burrash, adoleshentësh apo të rinjsh. Shikoni cilat tema do diskutohen më gjatë dhe më shpesh. Kryesisht janë temat më patetike. Ndoshta sepse për to mund të flasin të gjithë…

    Kështu që disa shqetësime o xha xha, janë shqetësime mediatike.
    Tip Stan Dragoti, Skënderbeu, Klosi… tani që po i shoh, shumica e atyre që trajtohen këtu.

    Për të tjerat pastaj, ka shpjegime…
    Me atë punën e Fazlliçit psh… po thuaja kujt tribali të duash vetëm përmendja fisin kundërshtar; me kaq mjafton të deklarojë hapur se e ka armik. Normal që politikanët i përdorin mendjet e vobekta me të tilla shprehje apo artikuj patetikë.

  3. Nuk besoj se Aleanca Qytetare e Vlorës angazhohet “për të kundërshtuar nisma të ndryshme investimesh”.
    Përkundrazi, me sa di unë, Aleanca nuk është kundër investimeve.
    Aleanca kërkon një gjë të thjeshtë: që popullit të pyetet. Nëse populli vendos që të ngrihen TEC-e, Petrolifera e AMBO, ashtu të bëhet. Aleanca ka mbledhur 14,000 firma për referendum.
    A ka ndonjë gjë të keqe nga demokracia e drejtpërdrejtë?
    Nuk besoj.
    Kësisoj mbështetësit e “investimeve” do të kenë shansin që të shpalosin të mirat e tyre, si dhe zbutjen e dëmit ndaj mjedisit. Kundërshtarët do të japin argumentet e tyre. Populli, dhe jo Ruli, do të vendosë në fund.
    Kaq.
    Aleanca nuk është kundër veprave energjitike.
    Por kur të diskutohen këto gjëra, duhet të merret vendimi më i drejtë. Për shembull, propozimi fillestar i specialistëve shqiptarë ishte që të mos bëhej TEC në Vlorë por të rehabilitohej ai i Fierit. Që do të përdorte edhe naftën e Ballshit, dhe jo nga importi si në Vlorë.
    Hyjnë në sqenë dy konsulentë nga Ameriqia.
    Si qëmoti që llafi i jugosllavëve apo rusëve bënte ligjin, kësaj rradhe konsulentët amerikanë e vunë lapsin për ta bërë TEC-in në bregdetin e Vlorës!
    Kaq deshën Ruli e Co. që të thoshin: “Ja, edhe amerikanët aty e duan TEC-in, andaj aty do ta bëjmë”…
    Po pse mor i uruar, ku ke rast tjetër në botë ku TEC-i të bëhet në plazh?
    Unë e di se plazhi është pasuri natyrore e pakët që shumë vende nuk e kanë. Plazhi është për të pushuar, e jo për të bërë TEC-e.
    Kaq kërkon Aleanca – të pyetet populli dhe këto vepra e investime të bëhen me mënd në kokë, e jo me yrysh.
    Se s’do të lënë gjë pa thënë për ne brezat e ardhshëm pastaj.
    Apo “apres moi le deluge”?

  4. Vlora Vlora,

    Aleanca ndoshta me ate kutin e vet e ka shume mire, por nuk do bente keq te shihte pertej hundes se vet, ose sic i thone anglishtefolesit te shohe “the big picture”.

    Qe ata kerkojne vendimarrje demokratike per keto gjera bejne shume mire, se ashtu duhet te jete. Por nuk mund te kete demokraci vetem per Vloren dhe mos te kete nje te tille, per shembull, per Kukesin.
    Une nuk e di perse aleances dhe shume te tjereve u eshte krijuar ideja se demokracia vendoset nepermjet protestave te cilat nuk mund te jene vec se selektive. Mos te keqkuptohemi, nuk kam asgje kunder protestes si element i shprehjes se vullnetit te lire per ndryshim kur demokracia nuk funksionon, por duket sikur ne e kemi harruar, apo thjeshte nuk e kemi ditur ndonjehere, qe demokracia eshte nje institucion qe ka te domosdoshem pjesmarrjen dhe jo patjeter protesten.

    Po ta ilustroj me nje shembull se ku dua te dal. Se shpejti, besoj ne Janar, hyn ne fuqi projektligji per Planifikimin e Territorit dhe nje draft/kopje te tij mund ta gjesh ketu ne faqen e Ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit. Nese ke durimin ta lexosh te gjithe apo te kerkosh neper te per nje nen qe parashikon perfshirjen e vullnetit te qytetareve ne vendimarrje, pra mundesine e tyre per te votuar dhe per tu pyetur relalisht, dhe jo sa per sy e faqe, po ta them une qysh ne fillim se nuk ke per ta gjetur.
    Por ky nuk eshte problemi kryesor, sepse si cdo ligj ai ka te mirat dhe te keqijat e veta. Problemi kryesor eshte se ata qe duhet te ishin te interesuar per te kontribuar ne kete ligj, ne menyre qe te perfshinin ne te nje nen ku te garantohej vullneti qytetar ne vendimarrje nuk kane kontribuar dhe nuk ishin pjesmarres ne proces. Dhe kjo, me sa di une, jo per faj te atyre qe perpiluan kete ligj, por per faj te vete atyre qe pretendojne se perfaqsojne qytetaret. Ne diskutimet e para te hapura publike te ketij ligji qe jane mbajtur diku aty nga Dhjetori i 2006-es, pervec disa institucioneve shteterore, Ministri Mjedisi, Instituti i Urbanistikes dhe ndonje shoqate si ajo e Ndertuesve, askush nuk denjoi te vinte dhe te jepte opinionet e veta. Diskutimet per kete ligj jane bere pothuaj ne te gjitha qytetet, si dhe ne Vlore. (Ne ate kohe rastisi te isha ne Shqiperi dhe i ndoqa disa nga keto degjime publike) Se kush ishin arsyet perse keto shoqata mungonin une nuk e di, por mund te spekulloje; sepse keto kryheshin nderkohe qe zhvilloheshin protestat per “Zogun e Zi”. Per shmbull Bashkia e Tiranes, ndonese e ftuar ne mnyre publike refuzonte cdo lloj pjesmarrje. Sido qe te kete qene, fakti tani eshte se pas dy vjetesh Rama e Berisha i kane sheshuar mosmarrveshjet per planifikimin (so much for the protests) dhe po i ndajne tokat ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine, kurse “aleanca qytetare” nuk ka ne rezume as arritjen me te vogel, nga ato qe qytetatret do te mund t’i mbanin mend.

    Megjithate le te vazhdonjne e te luftonjne kunder mullinje te eres, dhe sigurisht te “protestojne”.

  5. Xhaxha, jam plotesisht dakort me sa shkruani pervec kesaj:

    “por është qesharake ta sulmosh një qeveri demokratike, të dalë nga një parlament i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve..”

    Jo jo s’mund te jem dakort me kete. Jam e sigurt qe Shqiperia s’ka arritur akoma ato standarte, ku qeveria te dale vertete nga vullneti i lire i njerezve

    Si dhe nuk jam dakort me cilesimin qe i beni Aleances Qytetare. Te besh kunderpeshe me kendveshtrim ambjentin dhe natyren sot nuk eshte absurditet, eshte ceshtje dite, eshte ceshtje jete tashme, per shume njerez te ftilluar te kesaj bote.

    Dhe jam shume dakort me menyrat qe perdor kjo shoqeri! Me firma dhe me protesta! Se u ngrit njehere Vlora dhe vlonjatce si i thone, po te gjithe ju “paqesoret” ia mbani si shpate ne koke “ju qe i vute flaken Shqiperise”

    Se kush ia vuri flaken Shqiperise, jo me ’97, po qe me ’92-shin kur te ngazellyer qe me ne fund realizuan endrren e tyre inferiore per te qene “bllkoist” ate besoj e dime te gjithe, sado kundershtare te jemi ne qendrime politike!

    Dhe kane pacipesine me te ulet qe mund te imagjinohet nga nje mendje njerezore, e i thone ketij populli qe e konsiderojne DELE, se asnje nuk endrreonte qe me 2010 Shqiperia do ishte pretendente per BE!!!
    Po e vertete esthe qe ato vitet e permbysjes, askujt s’i shkonte mendja se do iu duhej te torturoheshin edhe 18-vjet te tjera per te degjuar “ja kemi shpresa per BE..”
    Dhe kuptohet me kete fjali iu thuhet “prisni dhe nja 20 te tjere sa te keni ngrene bar mire ..”!!!!

    1. Apokalypsis, Ujku i Zi i ka argumentuar më mirë se kushdo rezervat që kam pasur e kam edhe unë ndaj Aleancës Qytetare.

  6. Vlora Vlora shkruan: “Aleanca kërkon një gjë të thjeshtë: që popullit të pyetet. Nëse populli vendos që të ngrihen TEC-e, Petrolifera e AMBO, ashtu të bëhet… A ka ndonjë gjë të keqe nga demokracia e drejtpërdrejtë? Nuk besoj.”

    Cdo me thënë ‘demokraci e drejtpërdrejtë’? Që populli të pyetet për cdo TEC apo kotec që ngrihet në Shqipëri? Që qeveria të organizojë referendume cdo të dielë për cdo rrugë e rrugicë, cdo shkollë, kopësht, spital apo fabrikë që do ndërtohet në Shqipëri? Apo të fillojë të pyes popullin për cdo ligj para se të miratohet dhe për cdo ministër apo ambasador para se ky të emërohet? Apo t’ia lë popullit të vendosë cilat marrëveshje me cilat shtete të nënshkruaj e cilat jo?

    Atëhere s’do të kishte nevojë fare as për qeveri e as për parti por për një ekip demoskopësh që organizojnë javë për javë referendume popullore, që numërojnë votat dhe që i kalojnë teknokratëve rezultatet për tu zbatuar… Pastaj, kush e tha që populli vendos gjithmonë drejt? E kujt i ngelet përgjegjësia nëse ndonjë gjë prej atyre që ‘vendos populli’ del huq? Popullit??!

    Populli vendos – zgjedh – cdo katër vjetë se kujt do t’ia besojë drejtimin e vendit dhe vendimmarrjen për katër vitet e ardhshme. Pastaj i ngelet qeverisë së zgjedhur që të marrë vendime dhe të administrojë vendin në këtë kohë. Nëse populli nuk është i kenaqur me punën e qeverisë, ai e ka mundesine që ta heq atë në zgjedhjet e tjera… Ndoshta jam gabim, por ideja e ‘Demokracisë së drejtpërdrejtë’ me duket shumë naive dhe rezultati i saj – nëse është e realizueshme – më duket shumë absurd dhe joefektiv për një vend…

    Nuk mendoj se Populli është zgjidhja e cdo problemi. Në të kundërt, më duket se në Shqipëri populli është vetë problemi…

  7. @Gjilpera …
    E para me dukeni pak i irrituar,dhe iu keshilloj te qetesoheni pak, dhe ta merrni pak me shtruar. Mos harro se po flasim per nje realitet si ai i Shqiperise dhe jo per nje vend perendimor ku ne mos demokracia eshte e konsoliduar, te pakten kane nje pervoje shteterore mbi disa shekullore.

    Une personalisht nuk e njoh me detaje programin e “Aleances Qytetare”, por di ama qe ne Vlore, kjo qeveri e sotme beri fushate dhe fitoi vota, duke iu premtuar pikerisht keto me te cilat po i ha vlonjatet ne pabesi sot!! Kesaj i thua qeveri e drejte ti?? Sipas teje nese nje qeveri, qe edhe e zgjedhur nga vete populli me vote absolutisht te lire ( gje qe as kjo nuk ndodh ne Shqiperi ) por kjo qeveri ne vazhdim jo vetem qe nuk i mban premtimet qe ka bere, por perkundrazi ha ne pabesi hapur fare nje popull te tere, ky popull te ule koken si dele e urte, te haje bar e te mos ndihet?? Sipas kesaj logjike tendes,i bie qe vendet demokratike qe njohim sot te mos njihnin grevat, protestat, rezistencen e popullit ne pergjithesi ndaj vendimeve te gabuara te qeverise! I binte qe ata qeveri pas qeverie te ulin koken meqe e kane zgjedhur vete me voten e tyre te lire? ???
    Prandaj te them me mire merre me qete dhe shiko pak sidomos kur behet fjale per “politike”, “qeveri” dhe “politikane” shqiptare!

    Kshu si po e konceptoni ju “shtetin” eshte pothuajse si shtet-diktature, me ndryshimin e vockel se ky popull i shkrete e “zgjedh” ate me “vote te lire” nje here ne kater vjet. Vetem nje dite cdo kater vjet populli, sidomos ai shqiptar ka te drejte te hape pak syte dhe te zgjedhe qeveritaret!! Por ka perballe opcione qe jane merr njerin e bjeri tjetrit, ka perballe vetem mashtures nga te kater anet qe fushaten e bejne vetem duke gerthitur e cjerre,kunder cdo politike qe ka ndjekur pozita deri ne ate moment! Dhe ky popull i coroditur dhe i lodhur nga mashtruesit dhe te pabeset, “zgjedh” te keqen me te vogel te mundshme qe i duket pikerisht ato ditet e fushates! Dhe beson se ato premtime te bujshme do mbahen! Dhe meqe e “zgjodhi me vote te lire” te rrije urte, te mos ndihet fare, te mos bej gek se tani e di mire qeveria se c’ben!! Tani e ka ajo dhe ligjin dhe maliqin, dhe i kthen e i perdredh premtimet e saj si t’i teket e kur t’i teket!! Populli aq e kishte te drejten, vetem diten e votes!! Mee te mos ndihet seee ka maliq ligji!! Te mos ndihet ky popull as kur per pikerisht premtimet e bera me buje gjate fushates si “Ne do i themi jo projektit te NANOS per petro liferen”, “Ne do i themi jo aferes qe po ben NANO me telekomin shqiptar”, ne Kakome “Do i themi jo planit te ClubMED te organizuar nga Nano” etj.etj., dhe sapo vjen ne karrige kjo qeveri, simbol i papare i pabesise, te parat kontrata qe nenshkruan jane pikerisht ato me kundershtine e te cilave kish bere fushate!! Kjo eshte jo te vesh duart ne koke, e jo te inkurajosh Aleancat Qytetare, po kjo eshte te inkurajosh dhe njehere nje permbysje te madhe!! Nje qeveri qe vjen ne fuqi me slogane “lufte kunder korrupsionit” dhe sot e ksaj dite arritjet me te medha te kesaj qeverie shenohen ne ate se sa shume ia kaloi qeverise se vjeter ne korrupsion! Skandalet e plasura jo cdo vit po dco 3-4 muaj, mos ndoshta i japin akoma me shume te drejten kesaj qeveria te vendose si te doje e si t’i interesoje per fatet e vendit??

    Sic dhe te thashe une nuk merrem me studimin e programit te organizates “Aleanca Qytetare”, por ne vija te pergjithshme, qendrimin qe mban ajo ne mbrojtje te vlerave turistike qe ka Vlora e mbeshtes. Nuk arrij te kuptoj perse duhet bere ky GOMARLLIK do ta quaja, te sakrifikohet vlera turistike, nder te vetmet qe ka ajo Shqiperi e vockel, kur ka vend vetem 50km me tujte te behen te gjitha keto!??! Pa dashur te fyej qytetin e Fierit, por e vereta eshte qe cdo gje e planifikuar per t’u bere ne Vlore, mund te behej shume kollaj ne Fier, sidomos kur eshte fjala per TEC-in!! Tani qe rruga eshte akoma ne ndertim e siper, Vlore-Fier eshte me pak se nje ore !! Po te rregullohet rruga? Po Petro lifera, qenka kaq e veshtire te ngrihet gjithashtu larg brezit turistik te Vlores?? Qenka shume e veshtire te shtrohen dhe 50-60 km me shume tubacione?? Jo jo nuk eshte e veshtire fare!! Por s’e besoj te jete kaq dele nje popull i tere atje, dhe te mos kuptoje qe kjo apo ajo qeveri, bejne per te pakten 10% ne interes te vendit! Jo! Jane vetem afera pothuajse komplet personale super fitimprurese per breza te tere te klanit dhe kaq!! Jo qe ne fillimet e saj, po tani qe kane kaluar gati 4 vjet, kjo qeveri do te kishte treguar qofte dhe me nje premtim te vogel te mbajtur, qe mendon per ate vend!! Por nuk e ka treguar!!

  8. …vijim..
    Perse te mos ndjek Shqiperia standartet baze te ndertimit te nje qyteterimi? Ju duket normale ju, qe ngjitur me qytetin, dhe aq me keq akoma me bregdetin e paster te tij, te ngrihen parqe ndotesjellese si Petrolifera apo TEC-i, kur ato shume mire mund te shtyhen 50-60 km me tutje??? Me thoni ju cili qytet bregdetar dhe turistik ne bote nuk do te ngrihej te kundershtonte prishjen e natyres se tij?? Si mund te jeni kaq te verber, kur Fieri dhe ne kohen e socializmit, ishte vertete zona industriale kryesore e Jug-Prendimit. Ku eshte problemi?? Apo mos jemi ne kohen e gomereve, e s’do vekemi dot ne pune po te jene larg qytetit??? Cfare i prishet Fierit apo nje rrethine te Fieritme skate??? Kurse me ate qe po behet ne Vlore, pabesia me e madhe qe po i behet Vlores, e njohur mire dhe si hakmarrja e malokut ndaj Vlores, me ate qe po behet, ta dish qe po humbet VLora, Fieri dhe pothuajse i gjithe Jugu i Shqiperise, se Vlora eshte vertete kryeqyteti i Jugut si per nga pikepamja turistike dhe cdo gje! Dhe jo vetem per mua, por per shume e shume qytetare te tjere te ftilluar, keto qe po i behen Vlores, kane mbi te gjitha nje pikenisje pothuajse perosnale, ultracinike te njerezve simbol te pabesise dhe te te jetuarit vetem per hakmarrje!! Eshte gershetim dhe kombinim qe iu del me se miri, nje klani, per te permbushur si vrimen e tyre te zeze te shpirtit, me te vetmen gje qe dine ta permbushin, hakmarrjen, por dhe vrimen e tyre te zeze shekullore sociale, dhe qe besojne se do e mbushin me para me thase aferash korruptive!!

  9. Shqiperi gjithe historine e saj eshte perdorur nga fuqi te huaja dhe duket se per te mbijetuar ka bashkpunuar shpesh me “perdoruesit”. por tani ne kohet moderne duket se po vazhdon te perdoret perseri edhe pse koha i jep asaj mundesi te mendoj per vehte.
    Por ka akoma kohe ti shpetohet barbarise me nyjen energjitike te lezhs me porti romano, me gazifikim ne seman, me eolik, tece e AMBO ne vlore , me fshatra turistik ne bregdetin jonian dhe me syrin e kalter qe po ja bejne dhurat berluskonit. tani te gjitha keto behen per te hyre ne NATO de po te hysh ne NATO merr dhe pushtetin. te gjitha keto do para jane private te huaja, po keshtu dhe perfitimi, miliardat do gjenerojne bashke me fitimin dhe ndotjen, qe i mbete peshqes femijve tane ne kembim te disa lemoshave psh takse mbi fitimin dhe ato sic po ndodh nuk do deklarojne fitim. pas 2012 meqenese plotesojme (me ENEL ne porto romano) kuoten e co2 gjithe shqiptret do pagujne taks karboni.
    dhe nje qyfyr me parat e shqiptareve (te marra borxh) po beher vetem TECi vlores. e ndegjuar gallaten e rulit do e marrim gazin nga fieri (nga Falkone). Po Aleanca e Vlores kete kerkoi qe te behet teci ne fier ne zonen industriale ku ndodhet dhe lenda e pare, por jo e duan ne vlore se aty do behet AMBO ( e tha dhe topi me presidetin bullgar) dhe do ta vendosin tani para NATOs, se ben vaki nuk e firmos ruli AMBOn iku per lesh pranimi ne NATO.
    dhe nje korrektim Klosi nuk ka kryesuar dhe nuk kryeson levizjen popullore per mbrojtjen e gjirit te vlores. Ai u ftua ne kete levizje te filluar nga shoqatat ambjentaaliste dhe ka dhene nje kontribut modest duke qene dhe person publik.

  10. Ti Gjilpera me cjep, duhet te jesh nga ata/ato qe mbrojne me shpate te madhe demokracine perfaqesuese e nga ana tjeter ben per dy leke kanunin kur i jep te drejten Zotit te shtepise te perfaqesoje familjen e madhe 15-20 veteshe ne kuvendet e pleqve. A thua se ky eshte kulmi i padrejtesise, se I Zoti i shtepise do marre vendimin e gabuar per familjen e tij.

    Po ashtu ti ben per dy leke kanunin, kur ky i jep te drejten Flamurtarit/Bajraktarit te vendose per fatin e Flamurit/bajrakut ne kuvendet e flamurtareve/bajraktareve por nga ana tjeter legjitimizon institucionin e deputetit.

    Por ky deputet nuk mban pergjegjesi para votuesve te tij per cfare ben gjate detyres, ndersa Flamurtarit/Bajraktarit, ja merrte shpirtin pleqesia e fiseve per cdo veprim qe ky kryente ne kuvendin e bajraktareve, e pleqesise se fiseve , pleqesia e cdo fisi dhe pleqesise se fisit, pleqesia e vllaznive, per te shkuar tek i Zoti i shtepise, i cili me kanun hiqej nga detyra nese merrte vendime qe binin ndesh me te miren familjare.

    Je shume paradoksal ne mbrojtjen tende dhe shprehja se populli eshte vete problemi i ve vulen.

    Sistemi i demokracise perfaqesuese eshte akt pragmatizmi, per te bere te mundur sa me teper demokraci ne nje bashkesi mjaft numerike, por demokracise se drejtperdrejte duhet ti kunderpergjigjet me argumente pragmatike e jo me irritim apo duke ja ngjitur fajet papergjegjshmerise se popullit.

    Nese populli eshte i papergjegjshem atehere ce duam popullokracine , me mire perligjim aristokracine, si menyra me e mire e qeverisjes te pakten per keto caste.

    Por jo, ti thua se populli eshte i papergjegjshem por une dua te genjehem me popullokracine. Cdo njeri ka te drejten e iluzionit te tij, po cuditem me tonet e ashpra ne mbrotjen e iluzionit dhe ne racionalizimin ekstrem te ketij iluzioni.
    Mund te thuash fare mire: Une besoj ne iluzionin tim dhe do e mbroj si kristiani Krishtin. Ok , liria e besimit eshte e drejte elementare sipas kushtetutes shqiptare e sta heq njeri.

    Ne rastin ne fjale, ne nje forme federaliste te organizimit te shtetit, Tec-i ne Vlore nuk do kishte gjasa fare te ndertohej.
    Une i kam te shtepise ne Fier, e nuk do doja qe Teci te ndynte ajrin e rende te ketij qyteti, nuk kam ne fis njeri qe punon atje, pra une nuk shoh asnje perfitim personal,familjar a fisnor, por vetem te zeza, ndersa nese behet ne Vlore, kam vetem perfitime.
    Fieri nga ana tjeter eshte qytet i pasur, por me rritje te shpejte popullsie nga fshatrat, prandaj ky Tec do terhiqte akoma me shume njerez, cka do e bente me te pabanueshem se c’eshte e rruget e qytetit qe jane te ngushta do ktheheshin ne te pakalueshme pervecse ne kembe. Per ti zgjeruar duhet te prishesh gjysmen e pallateve prandaj me mire qe te mos zgjerohet me tej.

    Une voten e jap qe Teci te behet ne Vlore.

    A eshte kjo vote e moralshme ? Kjo eshte vote komoditeti, vote interesi , me mire t’ja fus tjetrit se t’ja fus vetes.

    Kjo eshte edhe arsyeja pse federalizmi apo demokracia e drejtperdrejte jo rralle jane me te moralshme.
    Nga ana tjeter argumentimit pragmatik nuk i leviz dot as presjen. Per nje sere arsyesh, Teci duhet bere ne Vlore.

  11. Ja c’thuhet ne nje pjese te letres qe dergon OMONIA dhe organizata te tjera qe luftojne per Vorioepirin Parlamentit Grek, marre nga peshku pa uje:

    6. Heqje e të drejtës për ushtrimin e vetëqeverisjes

    Shqipëria si shtet po ndjek programin e organizimit qëndror të shtetit i cili përmblidhet në një organizim burokratik qëndror dhe drejtohet vetëm prej Tiranës. Të gjitha vendimet që lidhen me politika të administrimit për sigurinë, zhvillimin etj drejtohen nga kryeqyteti me përfundim ndërhyrja lokale të jetë e papërfillshme deri në zero. Kjo do të thotë se mishërimi i politikave të cilat sjellin zhvillim lokal në përgjithësi dhe ato të minoritarëve në veçanti (sepse minoritarët i njohin më mirë problemet e tyre) të mos jetë i mundur. Kjo pamundësi e ushtrimit të ndërhyrjes politike nga ana e minoritetit për ndryshimin e politikave aktuale të këqia (pasiguri dhe moszhvillim) përbën arsye jo vetëm që të mbahen larg të mërguarit por edhe po dëbon edhe grekët e mbetur këtu në vend. Prandaj bëhet e ditur se çështja e ndryshimit të administrimit dhe të pushteteve sipas projektligjit përkatës, bëhet çështje kryesore për mbijetesën dhe vazhdimësinë e helenizmit në atdheun e tyre.

    Ky pohim zbulon nje te vertet dhe fsheh nje te vertet. Eshte e vertet qe Shqiperia po ndjek organizimin qendror te planifikimit, por harron qe keshtu e ka kete organizim pjesa me e madhe e vendeve Europiane, duke filluar me Italine Francen, Zvicren, Gjermanine etj.

    Po ajo qe desha te thosha eshte se ligjet tona me shume perpiqen t’i njohin te tjeret sesa vete ne. Eshte shume mire te flasesh per “besen”, premtimet, fjalen e dhene etj, si konstrukte morale, por ajo qe e ben nje shoqeri demokratike te funksionoje eshte LIGJI. Sikur ambientalistet ne shqiperi te kishin shpenzuar gjysmat e energjive qe kane shpenzuar per te njohur dhe modifikuar ligjet, sot nuk do ishin aspak ne pozite inferiore. Por keshtu sic e kemi nisur do perfundojme te bejme nga nje proteste cdo jave dhe per cdo gje.

  12. Duka pa tja fus ca krahinorce edhe une e ti jap nje forme racionale qe te behem sadopak i besueshem.

    Pse te gjitha industrite qe ndyjne ambjentin u dashkan bere ne Fier ? Fierit roli tregtar i shkon per se mbari nga pozita gjeografike qe ka e ka lindur si qytet tregtar e po zhvillohet si qytet tregtar.
    Njerezit i paguajne taksat, qyteti i dyte pas Tiranes per taksa te vjelura, ama investime shteterore gati zero.
    Ne kemi vije te gjate bregdetare, qe si vjen aspak prapa Divjakes psh, ama ai dreq Seman derdh ne det gjithfare pislliqesh dhe e degjeneron ujin.
    Gjanica eshte llum,llum i Ballshit e llumi i vete Fierit, devolli sjell llumin e naftes se Kucoves, Osumi llumin e Beratit, po ashtu Semani te Marinzes.

    Tani pse u dashka shkaterruar krejt ekologjia e Semanit dhe e bregdetit fierak, se vlonjatet duan te rrojne si agallare me leket e turizmit e qe as taksat si paguajne?
    1 ne 2 makina ne kohen e plazhit ne Vlore ka targe Fr apo te huaj me pronar fierak. Po te rregullohet plazhi i Semanit apo Darezezes me investime shteterore e rregullim te ekologjise,te behet si i Divjakes, te shumte do jene fieraket qe svijne me ne Vlore, te pakten ata te reumatizmit skan’ cduan gureve te Vlores. Keshtu do i iki Vlores nje porcion i mire leku qyl.

    Dale pak, se ekologjia nuk eshte vetem per Vloren. Dil njehere ne Fier gjate veres, nje ajer i rende qe te merr frymen, gjanica vjen era qen, shtetitorja merr era qen se eshte buze Gjanices, me keto Tece e pislliqe nafte e gazi, do na zere ndonje kolere a semundje mushkerish.

    Mire e kane te tjeret, hajde rregullojme situaten tone, pa na plasi per ata qe e hane, fieraket dmth.
    Qe thua ti or mik, Semani eshte lumi me i ndyre nga mbetjet industriale ne Shqiperi, prandaj o duhen bere gjekundi tjeter ose te hidhen leke ne industrine e paster e te pastrojne lumin.

    Paguajme taksat e asnje lek nuk vjen prapa, vetem pasi u rregullua Tirana u kujtuan qe duheshin rregulluar ca rruge, pasi te ngopet vlora me rregullimet e plazhit do kujtohen qe duhen hedhur 2 leke edhe ne plazhin fierak, ku te vjen gjynah te shohesh se shteti ska hedhur asnje kacidhe e asnje kacidhe as ne pastrimin e Gjanices apo Semanit.

    Jemi bere si puna e lopes, qe i duhet te ushqeje vicat e huaj, kurse vici i saj vuan urie.
    Federalizem plako, i futim nje federalizem per ca kohe, nje decentralizim te pushtetit e pastaj e shohim se kush do e haje nga federalizmi. Fieraket jo se jo, prodhime bujqesore plot, te ardhura nga tregtia po ashtu, ca industri te lehta jane ndertuar nga privatet, gaz e nafte kemi, nje te pastruar plazhin e si cojme leket ne Vlore, taksat i perdorim per veten tone, vetem porcionin tone per ushtrine, policine e diplomacine e hajde ku te kam pare.

    Merruni me vendosjen e felliqesirave qe nuk pastrohen, gjekundi tjeter, se u beme si kosh plehrash.

  13. hyllin,
    tollovitje sa per te kaluar rradhen kjo qe shkruan pse jo ne vlore Tec-i se edhe fieri…
    Une dhash vetem nje argument te vogel, qe ne fier eshte lenda e pare. por argumenti tjeter qofte dhe ne plan federalit eshte se eshte krijuar nje profil, jo per merite te vlonjateve, qe vlora eshte si turistik, dhe e di pse mik se per 40 minuta shkon nga -1 m tek ke ngrene ngjalen e lagunes ne 2000 m te hash kecin e karaburunit ne llogora, po te lejoj federalja lundrimin ne det shkon the ne sazan pwr 30 min dhe ne shellen e Haxhi Alise ne Karburun qe femijet fierit dhe te vlores dhe te gjithe shqiperise te mburen se cka ju tregoj babai i tyre etj. etj. mos te vime deri tek koralet e sazanit. po keshtu shume me vend eshte te behet nje tec me gaz ne delvine, ne fushen gas mbajtese atje, sic degjuam sot projektin kanadez, tec me gaz 150 mw me 90 milion shume me i lire se i vlores. por jo, duhet shkatrojme vloren me domosdo. vota lokale nuk viht ne dyshim qe eshte me shume vlere. nese ne fier kerkohet nje referendum lokla kundra TECit so dhe ne vlore, po nuk duhet bere as ede ne fier, por nuk eshte kaq kollaj, qe mbledhja e firmave me pasaporte e deklaruar nuk eshte e lehte, e me pas nuk eshte e lehte te nxjerresh popullin ne votim ne % qe duhet. per fieraket mevjen keq qe ket vere qe fillon nafta ne Plazhin e fierit (keshtu quhet vendi ku po ndertohet teci i vlores) nuk do te kene mundesi te kenaqin femijet e tyre ne kete plazh e nuk dihet se ku do dekdisen, pra dhe fieri dhe vlora te humbur, por ka dhe fitimtar edhe pse pak por kane fitu miliona me kete afere

  14. hyllin,
    mos me jep idiot argumentin “po atehere me qiri do rrime?” se e kam gati pergjigjen, ose me mire nje mori pergjigjesh.

  15. Te perpiqesh per te nxjerre qofte edhe gjysem argumenti kunder cilesdo organizate apo cilitdo grupimi shoqeror qe ngre zerin mbi ceshtje te karakterit mjedisor, eshte padyshim legjitime, por jashtezakonisht anti-humane.
    Ne nje kohe kur Blerit i rane qimet prej protestave te britanikeve ( qe i kane nje dy qime mend ), ne nje kohe kur bota gelon nga te tilla diskutime, une nuk arij ta kuptoj se per cilen arsye duhet jo thjesht ti besojme, por qofte edhe ti japim rendesi te tille arsyetimeve pa arsye.

    Aleanca apo cfaredoqofte, paste edhe 100 mije gabime, eshte shembulli me i qarte se si shqiptaret nja dy gjera te vogla i kane mesuar nga gjithe ky tranzicion dhe dine ta kuptojne kur muhabeti bie ere, dhe cfare ere ama, nga ajo qe nuk hiqet me Afroso Leng.

  16. Mua brenda temes me duket.
    Tema eshte mbi mangesite e atdhetarizmit shqiptar dhe shoqerohet me disa shembuj, nje prej te cileve eshte rasti i gjirit te Vlores. Jane disa ketu ne blog qe e mendojne ndryshe nga ju Xhaxhi.
    Tani dalja nga tema ku konsiston ketu se une spo e kuptoj…

  17. Duka, ti kujton se me federalizem e ha Fieri e jo Vlora ?

    Cfare te ardhurash ka Vlora pervec Plazhit e Portit ?
    Porti mezi mbulon nje pjese te te ardhurave, plazhi po ju jep leke te mira. Pse nuk e di une situaten e Vlores pas kohes se skafistave e Gjallices ?
    Toka ska se eshte mal, fusha e vetme ironikisht quhet myzeqeja e vogel, te gjitha ushqimet bujqesore jane te importit, nafte e gaz ska, industria e lehte po nuk pate prodhim bujqesor do punoje me lende te importuar, industria energjitike ska lende te pare e as ajo e rende.

    Vlora ne nje federalizem apo decentralizim pushteti bashke me Tiranen vuajne per buke, ashtu si nje pjese e mire e Shqiperise e do u bjere popullsia qytetare ne menyre te jashtezakonshme, se Vlores i rritet nga porti e plazhi e Tiranes ngaqe vjel gjithe Shqiperine qe ka qumesht.

    Ne kohet e vjetra Apolonia e Bylisi ishin qytete te zhvilluara ndersa Aulona e Amantia ishin qyteza. Kjo per arsye gjeografike e pasurish natyrore.

    Une nuk them qe ti nuk ke te drejte te mbrosh ajrin e paster ku je rritur apo plazhin e bukur qe ka Vlora(ku shkoj vete) por c’pune ke me Fierin, kur ky ka ndoshta ajrin me te rende ne Shqiperi e lumin me te piste po ashtu.

    Ti e di sa qeveria e can koken per anen e jetueshmerise se nje qyteti, se mbeturinat do mbysin vendin ku do ndertohet
    cfaredo objekti industrial, prandaj te japesh si vendin ideal Fierin do te thote ta denosh kete vend.

    Thuaj jo ne Vlore, e ta bejne ku te duan po cpune ke me Fierin, kjo eshte me te ngecme.

    Ta bejne ne Tirane, te mbyten vete apo ta bejne ne Durres.
    Egnatia e vjeter shkonte ne Apoloni dhe Durres, keta tani e ndjekin egnatian po e devijojne drejt Apolonise(Fier ose Vlore). Pse sepse ne Durres kane vilat e tyre qe japin me qera, kane plazhin e tironcve.

    Une mendoj se sikur federalizmi te perfshije, Berat-Lushnje-Fier,per bujqesi, nafte,industri te lehte e ushqimore, turizem arkeologjik e me port e plazh (turizem) Vloren, pjesa tjeter e Shqiperise do vuaje per buke apo do bjere popullsia e qyteteve ne menyre te jashtezakonshme (ndoshta pervec Durresit qytet).

    Ne po na vjelin e jane te pangopur, na bejne edhe moral.

    Ka vec arsye kombetare qe lejojne kete vjelje, se perndryshe federalizmi do sillte vec fitime ekonomike per kete zone, po kush ta di thuaj. Ketyre po u dhe doren te marrin krahun.
    Keta vertet per arsye shteteroro-kombetare po na bejne moral e ne biem pre.

  18. Tezat antishqipatare te analisteve shqiptare.
    Eshte pothuaj e habitshme fuqizimi dhe bashkelevizja e renditur mire e disa “ndricuesve” analiste shqiptare neper bloge,forume,televizione kunder moralit kombetar.Jane keta njerez te cilet abuzojne me demokracine dhe ne emer te saj shpifin,peshtyjne dhe hedhin gjithfare ndyresirash mendimore ne tregun e virgjer filozofo-mediatik shqiptar.Ky treg i cili vinte nga doktrina diktatariale e diktatorit me te eger te vendeve komuniste,u gjet i lire,i hapur,i pa shkelur nga mendimi alternativ.Ashtu si gangsterat moren ne dore ekonomine ashtu dhe gangsterat intelektuale kane mare ne dor flamurin demakratik shumengjyresh antishqiptar.Sot ky treg rezulton i pushtuar prej tyre.
    Edhe mua disa ngjarje të ditëve të fundit më kanë bërë të mendoj shpesh për mangësitë e atdhetarizmit shqiptar,jo ne drejtim te veprimit ndaj vetvetes por ne drejtim te mosveprimit te tij ndaj te perdhoseve te nocionit shqiptar.

    Ministri i Jashtëm Basha, i cili i ka disa dosje të hapura në Prokurorinë e Republikës,me financimet e rrugës Rrëshen-Kalimash, është mbrojtur ndaj këtyre akuzave duke përmendur “rëndësinë” e kësaj rruge për kombin shqiptar, por edhe sabotimin që i paskan bërë konceptit të kësaj arterieje qarqet “serbo-greke”.
    Nuk hiqet mundesia qe ky minister perdor patriotizmin per tu mbrojtur,por nuk hiqet dhe mundesia tjeter qe kjo rruge nuk eshte dashur nga Klanet serbo-greke dhe te punesuarve te tyre ne radhet e qeverise,mediave,shoqatave,organizatave e partive politike ne Shqiperi.
    Kush eshte me i rendesishm; “korruptimi” i Bashes apo tendenca e fshehur per te vonuar,penguar dhe ndikuar per keq ne kete investim te rendesishem,qe jo vetem lidh Durresin me Kosoven,por eshte dhe nje nga rruget me te rendesishme qe lidh Europen perendimore me ate lindore.Ne keto dy hallka,hallka e dyte ka nje rendesi te madhe per zhvillim ekonomik te Shqiperise dhe Kosoves,ndersa korruptimi i Bashes eshte nje rast,i cili nese ka ndodhur i takon organeve perkatese te marin vendimin e duhur.

    Damir Fazlliçi dhe qeveria Berisha;hapi nji debat per shkak te kombesise te Fazlliçit,“serb”.Dhe kata analistet demokratike thone; “shqetesimi i medias per kombesine “serbe” ishte me i madh sesa shkelja e ligjit per korrupsionin”.A ka te drejte ato segmente te dobeta ne media qe kapin kete kendveshtrim te rendesishem apo keta pseudoanaliste.Eshte e qarte qe dy problemet jane te ndara,por a ekziston dyshimi qe ato mund te jene dhe te lidhura?.E dyta,eshte e pandershme e madje e papergjegjshme nga ana e qeverise te beje mareveshje dhe tregti me “serbet”,ku eshte e qarte qe atyre u jepen avantazhe ekonomike,kur kemi shume te jere para tyre per te respektuar reciprokisht ne punet e perbashketa.Pse kjo nuk permendet kjo nga keta analiste qe bejne shtremberimin e konceptit moral kombetar nen preteksin e mosngaterrimit me korrupsioni.Me një fjalë, për një kategori të tille analistesh te pasionit antipatriotik ne ekonomi,nuk shikojne piken e prioritet ne bashkepunimin por sterilitetin e kendeveshtrimit patriotik.Jane shembuj ne bote,si USA e cili percakton deri dhe kombet me status te privilegjuar.Pse nuk e shprehein kete fakt te thjeshte kete “ndricues” e “te ditur”?
    Sa herë që dëgjoj reaksione të tilla, bindem qe keta “shqiptarë” sot,te cilet vetem te folurit dhe te shkruarit kane vetem shqiptare, për shkak të këtyre tipareve te nji klani sekret antishqiptar priret drejt kryesisht drejt fshirjes deri ne tallje qesharake te cdo gjeje me vlere shqipatre qe prej te figurave Kombetare qe prej Gjergj Kastriot-Nene Tereza deri tek kanuni i Leke Dukagjinit dhe Gjuha Shqipe.Kjo synon:mpirjen e moralit kombetar te shqiptareve.Me qellim te dyte; humbjen e kohës te shqiptareve ne zhvillimin ekonomik e cili bazene filluese gjithmone e ka pasur,e ka, dhe do ta kete tek morali kombetar,tek shtepia jone e perbashket me emrin Shqiperi.Ky mllefi i nxitur vlleho-coban-grek i dukshem dhe i thjesht kuptueshem synon ne ne coroditjen fillistare,remujen mesore dhe vrasjen perfundimtare te moralit te vertet kombetar me pasoje boshatisjen e Shqiperise.Ky vakum mendohet te zihet ne nji kohe te dyte nga arixhinjte e bardhe,pa gjuhe,pa komb,pa atdhe,pa varre,pa histori…
    Papritur keta arixhinj te bardhe sulmojne here Skenderbeun e here Ismail Kadarene, te bazuara gjoja ne një historian ose tek letra e nj ish te dashuri te “pordhes me rigon” sic thote populli I shqiponjave.Ndersa ky gjerman,qe e quan veten historian, e bazon tezen etij ne nji genjeshter e cila nuk i tregohet publikut.Genjeshtra eshte e thjeshte;historiani gjerman bazohet ne nji liber i cili thuhet qe eshte i kohes se Marin Barletit I shkruajtur nga nji prej Muzakajve.Pas interesimit tim del qe ky liber qenka ne italisht i koheve moderne sepse origjinali i tij ne Latinisht“paska humbur!!!!”. Pra e gjithe teza e tij eshte nji bllof me qellimin qe ka cdo shkrues sharlatan ta beje librin e tij sa me komercial,qellim te cilin e ka edhe perkthyesi i tij.Dhe nji prej ketyre arixhinjve te bardhe shkruan; “Është për t’i shprehur mirënjohje Ardian Klosit, që u kujtoi shqiptarëve se edhe historia ka nevojë të mirëmbahet, sikurse ndjenja kombëtare dhe dinjiteti”.Per Skenderbeun jane shkruajt 2002 libra e poezi,ku vetem dy prej tyre thone qe ai nuk eshte shqipatr.Njeri prej tyre shkruan qe eshte grek,meqenese ai ishte ortodoks per disa kohe, dhe tjetri i Shmidit qe ai ishte serb,meqenese thote Muzaka ne Italishten e shekullit te 19.
    Ardian Klosi, nga ana e vet, nuk merret vetëm me përkthime; por edhe kryeson një lëvizje popullore për mbrojtjen e gjirit të Vlorës nga industrializimi dhe ndotjet. Mua ky person (dhe jo vetem ky)me ben shume pershtypje sepse e shikoj gjithmone të aktivizohet veçanërisht kur është fjala për të kundërshtuar nisma të ndryshme investimesh.Kete ai e ben nen ombrellen e mbrojtjes ambjentiale.Kjo prek disa ndjenja te shqiptarizmit.Pra ai shfrytezon piken tona te dobet,si atdhedashurine per te arritur rezultat pikerisht kunder saj.
    Erdhi në Shqipëri Berluskoni, për të biseduar, ndër të tjera, për ndërtimin e një impianti të madh turbinash me erë në Karaburun, për të ushqyer me energji Italinë. Menjëherë kesaj radhe arixhinjte e bardhe moren anen tjeter,ate “patriotëve te thekur”:
    Natyrisht marrëveshja e qeverisë shqiptare me palën italiane dike cenonte,interesat ekonomike te dikujt i prekte.Ketu kuptohet nuk behet me fjale per individe tashme por per shtete.
    Prape zeri i njeizuar i arixhinjve te bardhe kunder investimeve.
    Ky grup i arixhinjve te bardhe qe veperojne ne grup te bashkuar mbrapa perdes,duan te ngrene historine e re te races se vet ne kurriz te nji kombi qe ka shkrim e kendim,ka Historine e vete nga me te lashtat qe shumekush ne Europe e Bote e percakton nga me te lidhurat ne dimensionin hapesire-kohe.Per me shume shqiptaret,te cilet demostrojne me teper se gjithetjeteret jo shqiptar,fisnikerine me te larte te mbetur akoma gjalle ne kohet moderne.Keta permendin derrat e pyllit,ose pergjithesojne veset individuale ne drejtim te nji populli,i cili e tregon veten mire sesa punon ne vendet e tjera ku ka emigruar.Pikerisht fisnikerine dhe punedashjen,ta shfrytezojne me se miri.Keta lloj jane shtuar shume,sidomos pas shtetit te dyte te shqiptareve,Kosoves,te cilin nji i semure nacionalist grek ne Internet e quante shtetin e 52 te Amerikes.

  19. Hyllin,
    kundrejt idealizmit foshjor apo patriotizmit katundaresk që gëlojnë nëpër forumet shqiptare, unë preferoj me mirë ‘racionalizmin’ e arsyes, edhe pse ty te duket ‘ekstrem’. I gjithë diskutimi yt i mësipërm me Duken është një provë më tepër se sa absurde është ideja e së ashtëquajturës ‘demokraci e drejtpërdrejtë’… referendum ne Vlorë, kontra-referendum në Fier, Vjosa kundra Gjanicës apo Bistricës, Flamurtari – Apollonia etj profka si këto…

  20. Mund te jap me pak fjale koceptin modern te patrotizmit sipas lntez time modeste.
    Nje forme e patriotizmit sot shfaqet si mbrojtja e strukturave korporative,duke filluar nga shteti,administrata publike dhe duke vazhduar me ushtrine,kishen,xhamite,muzete dhe duke shkuar deri ne berthamen e quajtur familje.Patriotizmi konservativ.
    Ky koncept bazohet qe struktura korporative e shoqerise eshte mjetei kryesor i mbrojtjes se demokracise.
    Forma tjeter konsideron patrotizmin si mbrojtja e aspiratave “ekonomike” te anetarve te shoqerise.Ketu kemi konceptin qe anetaret e shoqerise jane te barabarte te drejten e jetimit te jetes,te lirise,te mundesise te gjithsejcilit qe te thoje e te shkruaje ate qe mendon.Ne kendeveshtrimin ekonomik kjo shikohet si ndermarjen nga çdonjeri te një ideje ekonomike pa “veshtersite e hyrjes” e te pengesave te tjera.Nevojitet te hiqen pengesat ndaj realizmit te nji aktiviteti individual ekonomi.Kjo ben sjelljen afer te barazise,cila çon pafundimisht ne rritjen ekonomike te gjithesejcilit.
    Ky koncept bazohet qe struktura jetesore e shoqerise,ne syrin tek barazite dhe lirite e saj ekonomike e mendimore te individeve jane mjeti kryesor i mbrojtjes se demokacise.
    Patriotizmi modern eshte me shume nje preteks,metafore e gjere cili ne pereberjen e tij ka ndarjen konceptive te politikes dhe te jetes.Pra,ka dy kendveshtrime siç paraqiten edhe ketu ne blog.
    Por “Liria” e dime te gjithe qe eshte nje koncept abstrakt(nuk hahet,kur je i uritur).Barazia ekonomike ka nje pike konkrete gjtihmone,e cila eshte mundesia ekonomike e cdo personi.
    Ne kete kuptim patja e nje ideje dhe fillimi i aktiviteti ekonomik pa “veshtersite e hyrjes” eshte saktesisht kuptimi i termit te njohur “ekonomi e tregut te lire”.Realizimi i kesaj mbtet i veshtire nese mbahet nje bosht korporativ i korruptuar i struktures politike dhe i klases drejtuese te shoqerise.
    Dhe sinjalet e ketij boshti ne Shqiperi i kane dhene te dyja partite kryesore poltike qe nga liria e shtypit deri ne monopolet ekonomike pushtetaro-gangstere.E keqja,te mos perserit vetveten ne postin e meparshem,tek qendron s ne keto tipe monopolesh “antipatriotike”,ashtu futur dhe media,me nje klase te re e cila shfaq nga njera ane pa aftesine profesionale kurse nga ana tjetren ne qellimin antipatriotik qe shkarkon ne hapesire e lirise pa buke te demokracise shqiptare.

  21. O Hyllin, qe ti s’je Fierak den babaden kjo duket! Se une di qe fieraket vendas, vijne e bejne plazhin ne Vlore!
    Ti je tipik nje i ri i ardhur aty qe pa e patur idene fare kerkon qiqirra ne hell, dhe nxjerr dhe komplet jashte teme diskutimin!
    Nuk te tha njeri te prishet “turizmi” i Fierit dhe as te kalosh ne historine antike e te fillojme luften Fier-Vlore se po behesh qesharak fare!
    Kur permenda Fierin , e kisha fjalen per rrethina te Fierit larg vijave bregdetare dhe turistike!
    Lexo, mendo pastaj shkruaj!

  22. Gjilpëra me ujkun kanë të drejtë.
    Nuk mund të bëhet referendum njëherë në javë për çdo TEC e kotec!
    Referendumi i kërkuar nga Aleanca është i pari dhe i vetmi deri më sot i kërkuar për probleme mjedisore.
    Referendumi i kërkuar nga Aleanca nuk u kërkua as për TEC-in e as për kotecin, por për t’u pyetur populli për ndërtimin ose jo të Parkut Energjitik në Gjirin e Vlorës, që përfshinte TEC, depozita nafte e gazi, naftësjellësin AMBO, rafineri nafte, impiante të gazit të lëngshëm, etj.
    Shumë më shpesh bëhen referendume në Zvicër, dhe askush nuk ankohet nga demokracia e drejpërdrejtë zvicerane.
    Edhe në Amerikë, një formë referendumi janë “Propozimet” e ndryshme që u vihen përpara zgjedhësve të Martën e parë të Nëntorit çdo dy vjet.
    Asgjë e keqe nuk e gjeti Amerikën nga këto referendume.
    Berisha mori votat e vonjatëve në zgjedhjet e fundit vetëm duke u premtuar atyre se do ta mbronte Gjirin e Vlorës. Dhe mori jo pak, por dy deputetë në një zonë kryesisht të majtë, çka e përkthyer në shtesat në proporcional, i dha pushtetin.
    Në fjalën e tij para Kuvendit ku paraqiti programin e qeverisë në shtator 2005 Berisha deklaroi shprehimisht se do të merrte mendimin e popullit të Vlorës për veprat energjitike atje.
    Mirëpo, si i thonë llafit, “muri luen e burri s’luen…”
    Më falni, desha të them të kundërtën, “burri luen e muri s’luen”!
    Berisha lëvizi nga llafi i tij, e andaj populli i Vlorës vendosi të kërkojë referendum.
    Ujku ka të drejtë për Ligjin për Planifkimin e Territorit. Por që të mendosh se ligji nuk parashikon pjesëmarrje të publikut në vendim-marrje sepse OJQ-të nuk morën pjesë në diskutimin e tij – kjo nuk është e saktë.
    Nismën ligjëvënëse në Shqipëri e ka tagër kryesisht Kuvendi – pra një deputet ose një grup deputetësh fare bukur mund ta fusë një nen që të garantojë edhe në këtë ligj një kërkesë e cila parashikohet edhe në programin e integrimit në BE.
    Së fundi, Aleanca ka bërë protesta shpesh të pasuksesshme, por ka të tjera arritje në rezymenë e saj, që lidhen me përcaktimin e rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje (konventa Arhus), në përgjegjësinë e institucioneve kreditore ndaj gjendjes së mjedisit, në pezullimin e kredisë BERZH ndaj Petroliferas, në shtyrjen e naftësjellësit AMBO, etj, etj.
    Andaj Aleanca është gjë pozitive jo vetëm për Vlorën, por për mbarë Shqipërinë.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin