APOLOGJI E MOSDIJES (II)

Imagjinoni një orë historie të Shqipërisë ku fëmijëve t’u thuhet, mes të tjerash, se shqiponja që kemi në flamur është simboli i Perandorisë Bizantine; se himni ynë kombëtar ngjan si dy pika uji me një pjesë muzikore rumune dhe se teksti i himnit është shkruar nga një poet që pas gjase shqipen nuk e kishte as gjuhë amtare…

Të vërteta? Natyrisht. Po çfarë ndodh me historinë pas ia injektojmë këto të vërteta?

Te pjesa e parë e këtij shkrimi, kolegu AKK ma kundërshtoi me forcë pikëpamjen se arti dhe padija ndonjëherë shkojnë krah për krah, duke më kujtuar se historia e artit është pjesë e komunikimit artistik. Natyrisht, kjo vetëm sa e zhvendos problemin, meqë tani mbetet për t’u përcaktuar se çfarë i përket historisë së artit dhe çfarë jo.

Arti i madh vetvetiu të shpie tek artisti i madh; dhe artisti i madh përveç historisë, ka edhe biografi të vetën, e cila i pasqyrohet, në mënyra të ndryshme, në veprat. Sot shumë nga ata që mbledhin të dhëna dhe ia komunikojnë publikut nëpërmjet mediave nuk përçojnë më informacion, por zhurmë; meqë i trajtojnë heronjtë e tyre si celebrities.

Për të pëlqyer dhe shijuar një portret gruaje, a është vërtet e nevojshme të dimë se femra që i shërbeu piktorit si model e nxirrte bukën si prostitutë?

Brenda artit bashkëkohor, shpesh është e pamundur ta ndash jetën e artistit nga vepra; por ndoshta kjo shpjegon, mes të tjerash, pse arti bashkëkohor e ka të vështirë të komunikojë me publikun e gjerë, po të lihen jashtë tabloidët që raportojnë për skandalet e radhës (e që zakonisht lidhen me përdorimin estetik të urinës, bajgave të elefantit, gjakut menstrual, spermës, virusit HIV ose embrioneve).

Nga ana tjetër, po të gjykosh nga ç’thuhet në mediat, ka më shumë rëndësi të dihet se ku kanë përfunduar pikërisht eshtrat e Fishtës, sesa të gjenden mënyra për t’ia dhënë të plotë këtë poet publikut; ka më interes të merret vesh për dëshirën e Nolit për të gjetur nuse, sesa për rolin e tij në letërsinë shqipe; e kështu me radhë, deri tek vizita historike e Perandorit të ardhshëm të Meksikës në Vlorë në shek. XIX, ose simboli okult i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut.

Të duket sikur, për mediat e sotme në Shqipëri, jo vetëm historia merret me ngjarje të shkuara, por edhe çdo ngjarje në të shkuarën është histori.

Vërtet dimë shumë pak për historinë e shqiptarëve, ngaqë mungojnë dokumentet dhe për arsye të tjera të njohura. Por këto zgavra të dijes nuk mund t’i mbushim me byk, ose me çfarëdo dokumenti ose informacioni ku përmenden, sado shkarazi, shqiptarët.

Pa folur pastaj për të gjithë ata që e përdorin historinë të cytur vetëm nga ambicja e tyre e pakufishme për t’u bërë pjesë e saj.

Tabloidizimi i historisë ose i historisë së artit ka edhe një tjetër efekt të padëshiruar – meqë mediat kërkojnë të tërheqin vëmendjen me lajme të pazakonshme, skandale për nga vetë natyra e tyre, ose të tilla që të duket sikur përmbysin dijen e pranuar, në emër të “së vërtetës”, ose të zëvendësimit të miteve.

Për Migjenin, për shembull, herë pas here të qëllon të lexosh përsiatje, ndonjëherë të stërholluara, për jetën e tij intime – vajzat që ka dashur, jetën seksuale, frustrimet dhe fantazitë. Po vallë ndihmojnë këto qëmtime për t’ia kuptuar më mirë veprën atij autori?

Analiza që i ka bërë Arshi Pipa romanit Kronikë në gur të Ismail Kadaresë, e që kohët e fundit u rimor me bujë nga mediat në Tiranë, më duket se provon, në mënyrë elokuente, se ka edhe një lloj historizmi maniakal, që e dëmton edhe veprën, edhe raportin e veprës me publikun.

Ja një mënyrë tjetër për ta formuluar problemin: që ta shijojë deri në fund këngën “Michelle” të Beatles, a është e domosdoshme për publikun të dijë që akordi i dytë, që i përgjigjet fjalëve “ma belle”, është një Bbm7 (si bemol minor septima)?

Aspak – edhe pse dikush që e luan këngën në kitarë, është mirë të dijë se atë pjesë duhet ta shoqërojë me një subdominante minore septima.

Tani, ka kritikë që janë gati të shpjegojnë jo vetëm se ç’funksion kryen e ç’efekt përfton ai akord atje, por edhe pse Beatles zgjodhën që ta luajnë atë këngë në tonalitetin Fa maggiore; por ky është informacion i tepërt, po aq i tepërt me atë të Pipës, që te mbiemri Arxhivokale i komandantit italian të Gjirokastrës, në Kronikë në gur, gjen një aluzion për fjalën shqipe arxhi, që është edhe forma dialektore e arixhi (magjyp). Shton Pipa: “Duke e quajtur komandantin e garnizonit Italian me këtë emër, autori përçon protestën popullore kundër pushtimit Italian të vendit.”

Madje po aq i tepërt sa edhe zbulimi tjetër, që himni ynë kombëtar s’është veçse versioni solemn i një melodie rumune çfarëdo, ose që Gjon Kastrioti emrin e vërtetë e ka pasur Ivan (ndoshta edhe Ashurbanipal, Attacullaculla ose Artaxerxes).

Edhe një tjetër eksperiment mendor: je duke luajtur shah, kur kundërshtari, papritur, ngre nga fusha njërin prej filave (tëndin) dhe shpjegon: ky fil është i bërë me dru panje, është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës dhe në fakt ti ia ke vjedhur komshiut tonë, Elmazit.

Këto mund të jenë të vërteta ose jo, por çka është edhe më shumë e vërtetë, është se nuk kanë ndonjë lidhje me lojën që po luhet.

Distraksionet ose zhurmat nuk i sjellin ndonjë të mirë as kulturës, as informacionit; edhe pse ndoshta u shërbejnë atyre që i ndjellin e i sjellin në vështrim të publikut.

25 Komente

  1. Jam dakort me ju i nderuar Xha Xha, por doja t’ju pyesja, a nuk mendoni se nje artikull i tille eshte teprice informacioni per 98 % te perdoruesve te facebookut ?

  2. xha xha

    raporti i artit me historine eshte nje teme qe me ka preokupuar prej kohesh. po sjell ketu nje fragment te analizes sime te pak koheve me pare: Mbi Odhise Paskalin , qe mendoj se ka lidhje me problematiken tende:

    “…Nje nga atributet e vepres se tij eshte se ne momente te vecanta kohore, Odhise Paskali kthehej ne artistin qe i jepte forme plastike imazhit, si edhe perfytyrimit kolektiv qe kishte shoqeria shqiptare mbi figura te ndryshme historike dhe njerezore. Keshtu per shembull, kur flasim per Skenderbeun, te gjitheve na vjen parasysh portreti i Paskalit. A thua se ky i fundit e kish vene te pozoje Heroin Arberor! Kurre me, asnje artist nuk ka mundur te pasqyroje ne nje veper arti imazhin, si edhe iluzionin te cilin ushqente turma, mbi kete figure mitike arberore! Dhe pak rendesi ka, nese ky imazh mund te mos kishte lidhje te drejtperdrejt me ate c’ka rrezatonte Gjergj Kastrioti ne te vertete; e rendesishme eshte qe ne kete menyre desheronte t’a kujtonte turma dhe Paskali i dha forme pikerisht kesaj nevoje…”

    po te veresh me kujdes gravurat qe ekzistojne ne arshivat e muzeumeve kryesisht italiane, por dhe greke (te krijuara keto nga bashkekohes te kastriotit), rezulton se portreti i “heroit tone legjendar” shume pak te perbashketa ka me imazhin qe kemi ne per te. portreti i “gjergjit te madh” ne disa raste perngjason me nje aristokrat te rradhes, nga ata qe mund te gjeje me shumice ne oborret mbreterore evropiane; ne raste te tjera me nje njeri me tipare te qeta, te buta, dhe diku-diku sheh te konturohen ne fytyren e tij edhe ndjenja pasigurie, apo shqetesimi…

    te gjitha keto imazhe , truri yne eshte mesuar t’i “hedhe poshte”, pasi bien ndesh me nevojen tone qenesore per te besuar tek pesonaliteti mitik dhe legjendar i gjergj kastriotit. shume shpejt, mbyllim syte dhe sjellim ndermend bustin e odhise paskalit (1939) dhe qetohemi. sjellim nder mend veshtrimin sypetrit, hunden e prere si me thike (e cila s’ka asgje te perbashket me gravurat), zigomatiket luftarake, veshtrimin gjithe urrejtje per armikun, gjestikulacionin pompoz, gjoksin e ngrehur… dhe duke bere te gjitha keto veme ne vend nderin e cenuar te heroit legjendar.

    odhise paskali krijoi shkolle me imazhin e tij. asnje artist vizual i mepastajme nuk guxoi te dale kunder ketij imazhi kaq komercial dhe kaq te nevojshem per ekzistencen e mitologjise kombetariste shqiptare.

    dhe pas tere ketyre lind pyetja: “c’eshte arti?”; eshte valle pasqyre e realitetit; apo nje realitet paralel metafizik dhe shpirteror, shpeshhere me i fuqishem se ai banal ? dhe a mund te ndertohet shkenca e historise, apo mund te argumentohen faktet historike mbi bazen e vepres “mitologjike” te o. paskalit?

  3. Duke u bazuar mbi pergjigjen tuaj, a nuk mund te dalim ne konkluzionin qe per cdo “teprice informacioni” mund te gjendet nje 2 % per te cilin ja vlen ?

  4. Nuk qenkemi kuptuar bashke i nderuar.
    Une po bej replike per artikullin jo per blogun.
    Ashtu sikurse per kete artikull u gjenden disa njerez te cilet potencialisht mund ta konsiderojne teprice informacioni por edhe nje pjese te cilet e vleresojne ( ketu perfshij edhe veten time ), ashtu mund te gjendet rreth cdo gjeje nje pjese e mire njerezish qe ta konsiderojne si nje tepri dhe nje pjese qe ta vleresojne.
    Per ta permbyllur, ideja qe ju hidhni ne shkrimin e mesiperm me duket teorikisht e drejte por praktikisht censuruese ( tipar i xhaxhit 😉 )

  5. Histori alternative
    Ju kujtohet historia e atij babait plak që, kur vuri kokën në krevat për të vdekur, mblodhi rreth të bijtë dhe u tha: “Bijtë e mi, ju kam lënë një qyp me florinj në kopsht, por nuk ua them se ku e kam groposur, dua që ta gjeni vetë.” Me këto fjalë në gojë dha pastaj shpirt, e nuk u la kohë të bijve t’ia nxirrnin sekretin me të lutura. Panë ç’panë të bijtë e plakut, u vunë të gërmojnë në kopsht, të cilin deri atëherë e kishin lënë një çikë pas dore, aq sa lloj-lloj bimësh të egra ishin harlisur atje e nuk gjeje dot udhën tek ecje mes për mes. Gërmuan e gërmuan, e bënë natën ditë, nuk lanë gur pa përmbysur e shkurre pa shkulur, por shenjë të qypit me florinj nuk gjetën dot. Si përfundim e lanë fare atë muhabet. “Babai paska qenë një kokërr mashtruesi, që na gënjeu kaq keq”, menduan djemtë me vete dhe secili iku në punë të vet.
    Njëri nga ata ka hapur një pikë servisi për biçikleta. Më duket se është fejuar.

  6. Ton Skendaj:

    Nuk qenkemi kuptuar bashke i nderuar.
    Une po bej replike per artikullin jo per blogun.

    ideja qe ju hidhni ne shkrimin e mesiperm me duket teorikisht e drejte por praktikisht censuruese ( tipar i xhaxhit 😉 )

    Toni më duket se jemi ngatërruar pak.
    Replikat i ke shkëmbyer me Parrullën Armiqësore, jo me mua.
    Megjithatë, meqë po e përdor që po e përdor këtë hapësirë të komenteve, pse nuk më shpjegon arsyet që ideja e shkrimit të duket “praktikisht censuruese”? Se të marrësh mundimin të thuash që ty të duket kështu apo ashtu më duket pak si shpërdorim i kohës dhe i vëmendjes së të gjithëve.
    Më kupto drejt: nuk të paragjykoj mendimin, por paraqitjen. Si të duket ty shkrimi mund të jetë me interes për ty, por pa interes për lexuesin që ty nuk të njeh; përkundrazi, argumentet gjithnjë t’i mirëpres.

  7. Ne postimet e mia te para u perpoqa pikerisht te sjell argumenta ( edhe per dike qe nuk me njeh )
    Gjithsesi po e perseris dhe nje here mendimin tim. Po e shtroj me te njejten pyetje retorike : A nuk mendoni se duke gjykuar ne te tille menyre, cdo shkrimi apo ideje mund ti gjendet nje pjese njerezish te interesuar dhe nje pjese njerezish qe e perceptojne si “tepri” ?
    Pra une mendoj se koncepti i teprise eshte shume relativ dhe pikerisht per kete nuk duhet manipuluar apo kundershtuar. Ashtu sikurse ju i nderuar ( edhe mua njekohesisht ) ju duket tepri te flitet se si e fitonte buken e gojes modelja e piktorit, ashtu edhe shume te tjereve mund t’ju duket tepri ky artikull i juaji. A do te thote kjo qe ju nuk duhet te shkruani me ?!!

    Ju pershendes !

  8. Ton, nesër mund të ndodhë që dikush të lexojë shkrimin tim Apologjia e Mosdijes (II) e të vrasë veten, por jo para se të ketë lënë një shënim për të shpjeguar se po ikën nga kjo botë për shkak të shkrimit tim. Pak si e pamundur, por gjëra edhe më të pamundura kanë ndodhur. Tani, mua më vjen gjithnjë keq kur dikush vret veten, meqë mundohem t’ia marr me mend dhimbjen që ka hequr vetë dhe dhimbjen që u ka shkaktuar të dashurve të vet; por kurrsesi, e përsëris, kurrsesi nuk mund të ndiej ndonjë farë përgjegjësie, si autor i shkrimit, për vdekjen e atij lexuesi.

  9. Pra ju zoteri mesa kuptoj kerkoni qe te tjeret te jene me te “censuruar” ne ato qe shkruajne dhe ju vete te mos mbani asnje pergjegjesi mbi ato qe shkruani. A mos valle jeni duke vetemarre rolin e nje gjykatesi qe ndoshta nuk ju takon ?
    Repliken tuaj te mesiperime mund ta shoh shume mire edhe ne gojen e nje gazetari te “Forbes” i cili sapo ka shkruar nje artikull mbi pubisin e Maria Magdalenes.
    Cfare mendon se mund ti thonit ju atij ?

  10. Nuk e kuptoj shprehjen: “Arti i madh vetvetiu të shpie tek artisti i madh”. Eshte e padallueshme nevoja për t’a përcaktuar në këtë mënyrë veprimin që transformon një lëndë në objekt që mund të bëhet dhe i çmuar, vezullues apo cënues. Arti nuk është as i madh as i vogël për aq sa e konceptoj unë. Arti nuk është si ekrani që të lejon edhe të vetëvritesh en direct si djaloshi amerikan Biggs i cili përdori justin.tv për mjet.

    Ekrani mund t’i japi fuqi shumë njerëzve, por asnjëherë nuk i lejon ato të jenë të lirë. Në format e ndryshme të artit, liria është pjesa e rëndësishme e një krijimi. Por, meqënëse sot nuk ka më liri, edhe pse shtetet demokratike ftojnë shtetet diktatoriale t’i ndjekin në metoda, artistë e sotshëm mundohen të përcjellin ide, mendime, kundërshtime, hakmarrje, udhëheqje dhe cicërima revulocianare (të cilat zhduken, fundosen nga milionat që i shkojnë nga mbrapa artistëve premtues të cilët ndiqen nga galeristët e shkathët).
    Artistët sot, pavarësisht punës që bëjnë, duhet të kuptohen sepse ato përdorin të njëjtat mjete që ne përdorim për të komunikuar: telefon, televizor, fotografi, instalime elektrike, objekte feminore, mashkullore. Por disa nuk ndalohen tek thjeshtësia e penelit, tek allçia apo bronxi i shkrirë; disa arrijnë të vëndosin letërsinë, filozofinë e jetës në përdorim dhe t’i shfaqen teoricienëve të artit dëshirën e tyre për të udhëtuar me imazhet. Janë këto teoricienë shumë të fuqishëm që bëjnë që artisti t’a humbasi durimin dhe t’i lëshojë rrugë indit spekullues që ka një llafazan e shkrimtar i mirë.
    Artistët mposhten nga këto veprime, tema, lëndime trupore. Ata duhet të përshtaten me klimën që mbizotëron në grupin e krijuar që mundohet të përkthejë në imazhe shpirtin njerëzor, fuqinë shpartalluese të tij; artisti krijon shëmbëlltyra që pëlqehen, krijon njerëz gjikandë, irrealë nëse ndjekim modën irracionale të disa shkrimeve që e krahasojnë njeriun me një objekt të vogël përballë madhështisë që ai kishte tek rilindasit italianë apo dhe raffaelitët.
    Sot, artisti guxon më shumë se dje.

  11. Asnjan’s, një sqarim vetëm për shprehjen – kisha parasysh që shumë njerëz, pasi mahniten me skulpturën e Michelangelos, muzikën e Mozartit ose dramën e Shekspirit, duan ta shtrijnë admirimin edhe në jetën e atyre autorëve; dhe meqë kontrasti midis jetës private të një gjeniu dhe veprës së tij është tepër i fortë, çdo fakt që për dikë tjetër do të ishte pritur me indiferencë ose ngritje supesh, perceptohet tani si skandal.
    Ashtu ndodh që interesi i jashtëzakonshëm që ngjall një vepër arti veçanërisht e suksesshme ose me ndikim të madh në kulturë i përcillet edhe autorit, jeta e të cilit bëhet objekt qëmtimesh pothuajse policore; dhe artistëve u hapen varret, u studiohen qimet që mund t’u kenë mbetur muzeumeve, shkrimi i dorës, sëmundjet që mund të kenë pasur, veset e pahijshme por gjithsesi private, e ashtu me radhë.
    A mund të bëhen të gjitha këto të dhëna pjesë e perceptimit që i bëjmë veprës? A do të ndryshojë gjë në pritjen e dramave të Shekspirit, sikur të konfirmohet se ato nuk i ka shkruar pikërisht Shekspiri, por Francis Bacon, ose Marlowe, ose një grua? Unë s’kam ndonjë përgjigje të prerë për të gjitha këto pyetje, por personalisht mendoj se Shekspiri që më intereson është autori i Hamletit dhe i Mbretit Lir dhe asgjë më tepër.
    Megjithatë, siç e thoja edhe më lart, në artin e sotëm ndonjëherë nuk e ndan dot jetën e artistit nga vepra; jo sepse artistët jetojnë në mënyrë estetike, por sepse konteksti i përftimit të veprës shpesh shndërrohet në pjesë të veprës. Kjo nuk ndodh vetëm në nivelet e artit avant-garde, por edhe gjetiu; mjaft të dëgjosh gjithë ç’u tha tani së voni për Kunderën, ose edhe thashethemet sa pikante, aq edhe të mërzitshme, për marrëdhëniet e Kadaresë me Enver Hoxhën, në mediat shqiptare.

  12. Po veçoj modelen prostitutë, eshtrat e Fishtës, nuset e Nolit, jetën intime të Migjenit, dhe eksperimentin mendor, e po kthehem tek tema e parë, tek informacioni periferik që Xha Xhai nuk e përjashton nga konteksti i përjetimit artistik dhe ai irelevant, që zhvendos vëmendjen nga vepra drejt autorit, po sipas fjalëve të tij.
    Të diturit se nudoja ka qënë: prostitutë, gruaja, e dashura, apo skllavopronarja e piktorit është një rrugë e shkurtër dhe e thjeshtë për vizitorët që të hyjnë brenda asaj që shohin, duke shkuar nga e përgjithshmja tek detajet. E kundërta do të ndodhte me një piktor a kritik, ai duke parë detajet tek nudoja, do të rindërtonte karakterin e saj. Artistët vetë duke titulluar veprat dhe i sqaruar ato tregojnë se janë pro informacionit plotësues. Marr “Skrik” a “Der Schrei der Natur” si shembull.
    Eshtrat e Fishtës dashje pa dashje sjellin në vëmendje veprën e Fishtës, kjo si për masën ashtu dhe për ndonjë studiues që s’ka vendosur ku të përqëndrojë kërkimet e tij. Duhet të jetë një studiues ai që do të sjellë Fishtën, e një i tillë ndërsa kujtohet s’besoj se ndikohet nga fjalët në media.
    Po një studiues solli Nolin; janë mediat periferike ndaj artit që marrin aspektet periferike (jetësore gjithsesi) për t’ja dhënë një publiku periferik. Për rolin e tij në letërsi është folur. Nëse askush nuk ka diçka të re për të sjellë, mos duhet të ripërsërisim të njëjtat çdo përvjetor, apo siç ndodh rëndom, një shkrim ta gjesh sot në këtë, nesër në atë, gazetë?
    Me Migjenin ndodh ndryshe. Poezia “Dy buzë” nuk është trill i fantazisë së tij, krijim prej hiçit, por shpërthim emocional i një përvoje jetësore. Ishte merita e kësaj poezie, ajo që i shtyu njerzit të kërkojnë më, mediat t’ja u japin. Lexuesi e kishte lexuar, pëlqyer edhe pa hyrë në intimacitë.
    Eksperimenti mendor
    Arkeologët shqiptarë, duke gërmuar në rrënojat 1000 vjeçare të një pallati thithur prej një grope ranore, zbuluan dy skelete që mesa duket po luanin shah në momentin e tragjedisë. E vetmja figurë që i ka shpëtuar shkatërrimit është një fil. Sipas specialistit Lam Tane figura është prej dru panje prodhuar në R.P. të Kinës, para vitit 1978, datim që shtyn ekspansionin kinez në Evropë më parë nga sa gjërësisht mendohej. Interesin e studiuesve e ka shtuar pirografia e emrit Elmaz në fundin e figurës. Asnjë prej dy skeleteve të gjetur duke luajtur shah nuk quhet kështu. Njëri sipas medalionit që mban quhet Vasil, tjetri Bujar. Bujari mendohet të jetë dhe i zoti i shtëpisë, sepse emri Bujar Kapelani në një pllakë inoksitabël që mbanin dyert e kohës është gjetur në të njëjtin nivel 6 metra më larg në anën jugore. Pyetjes sonë se a do të thotë kjo se shqiptarët e asaj kohe ende vidhnin, Lam Tanja ju përgjigj se këto janë marrëzira, ndër shqiptarët e asaj kohe ishte tradita e bukur e huazimit. Emri i Elmaz Diamantit në një pllakë bronzi është gjetur dy nivele më poshtë në anën veriore. Më tej ai vazhdoi se këtë traditë e provojnë dhe filxhanët e komshinjve gjetur nëpër komshinjtë e pallatit, që po sipas tij paraardhësit tanë i përdornin për farë kosi!?
    A nuk duket Xha Xhai, se gjithë ato që shkruan tek eksperimenti, e tek çdo shëmbull tjetër kanë lidhje me “lojën”.
    Ashtu si pikturat soditen e shijohen (punohen) nga një farë distance ashtu dhe historia duhet soditur e shijuar (shkruar) nga një farë distance. Kjo është e vështirë po ta mendosh se ne vetë jemi pjesë e pikturës për të cilën flasim. Ne flasim që nga brenda pikturës. Çfarë është irrevelante për çështjen tonë është rrevelante për çështjen e të tjerëve.
    Për të tjerat,
    … Vir prudens non contra ventum mingit.

  13. ””’Cylindric seals discovered in Bogazkoy, an old Hittite capital in modern-day Turkey, represent clearly a two-headed eagle with spread wings. The aesthetics of this symmetrical position explains in part the birth of this religious figure. It probably dates from the 18th century BC, and was used in a tradesman background.””’

    Kjo per origjinen e dykrenores. Si, pse dhe kur Kastriotet e vendosen si steme e familjes me saktesi nuk dihet ama qe si model u perdor ai Bizantin kjo eshte e vertete. Kjo nuk do te thote qe stema eshte me origjine bizantine duke qene se ka origjine hitite. Njesoj si fjala pashke qe ne shqip vjen nga latinishtja ama ne origjine nuk eshte latine , por hebraike.

    Po ashtu himni, nuk eshte muzike rumune, por ne origjine marsh ushtarak austriak te cilin e huazuan rumunet e pastaj nga rumunet ne.

    Nese duhet tu jepen te rriturve, le tu jepen ne formen e plote meqe u duron melcia.

    Ta zeme, tani ne Amerike sa popull e di qe flamuri amerikan ka ngjyrat e flamurit anglez qe u mor si model apo se statuja e lirise perfaqeson revolucionaret franceze dhe ne kohen qe u cua ne Amerike ishte nje veper ne valen e simboleve qe Franca po prodhonte per te deshmuar fuqine e saj teknologjike e se iu parapelqye kulla Eifel, keshtu perfundoi ne Amerike.

    Flamujt me tri shirita ne mbare Europen kane per model 3 shiritat e flamurit revolucionareve franceze, po hajt edhe thuaja nje italiani se tricolore ka 3 shirita pikerisht per kete arsye.

    Askush ne bote nuk luan me simbolet e veta kombetare e aq me pak intelektualet e vendeve te zhvilluara jane aq te pafytyre e siperfaqesore sa te cenojne simbole te tilla e te ngrehin stuhi psikologjike per perfitim personal.
    Ne po, se ne jemi ‘racionale’ (shumica nuk e di se cdomethene vertet kjo fjale), ne jemi nga ata qe racionalitetin e kemi ngritur ne mit e harrojme se nuk ka apriori nje racionalitet , por racionaliteti varet gjithmone nga pozitiviteti qe percjell,pasi nese dicka nuk sjell pozitivitet atehere eshte larg te qenit ‘e arsyeshme’ .
    Dicka racionale ne vetvete nuk ekziston, por behet racionale sipas nevojave.
    Ky absolutizim i racionalitetit ngjan me absolutizimin e Zotit si nje qenie e mire e ne periudhen afatgjate prodhon vetem ngerce e fatkeqesi.

    E verteta eshte nje fjale demagogjike qe perdoret rendom prej te gjitheve per te pershkruar ate qe eshte e mira apo qe leverdis. Rralle shume rralle kjo fjale perdoret nese vete individi qe e perdor preket nga kjo e vertete . Me te verteten behet shantazh, behet populizem, behen kurthe, behen para etj.
    E verteta ne vetvete, per shkak te njeriut, eshte o prostitute o arme lufte, prandaj ka vlere pozitive vetem nese futet ne nje sistem te caktuar moral, ku ze vendin e se mires dhe genjeshtra vendin e se keqes.

    Dija eshte nje mjet mbijetese por shume i rrezikshem ne duar te pastervitura apo te gabuara,keshtu qe mjere ai popull qe e perdor kunder vetes.

  14. Kjo nuk do te thote qe stema eshte me origjine bizantine duke qene se ka origjine hitite.

    Iskander-beg s’e ka pas dit kete marifet, keshtu qe s’ka shume rendesi. Juvan-ili ka pas qene hinterlandi i Bizantit, dhe ne qofte se kane pase rrespekt per pushtetin qendror atehere, per rrespekt te rendit, mund te kene adoptuar stemen e Para-fjale-ve (paleologeve).

  15. Një poezi e Sir Walter Ralegh nis e mbaron kështu:

    Gënjeshtra

    Shko, shpirt, bujtës i trupit,
    me një detyrë që s’merr mirënjohje;
    mos u tremb ti qepesh të mirit;
    e vërteta do të jetë leja jote.
    Shko, përderisa të vdes u dashka,
    qitja botës gënjeshtrën përjashta.

    E kur të kesh, si qejfi ma desh
    e të urdhërova ty, dhënë fund llomotitjeve-
    edhe pse e qite gënjeshtrën në shesh
    meriton jo më pak se goditjeve-
    kush të dojë le të të godasë,
    s’ka goditje që shpirtin të vrasë.

    Anglisht:
    http://www.luminarium.org/renlit/thelie.htm

    Shqip:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=12885&page=8

    por duhet të jesh shpirt idashur.

  16. Ah. Po s`mund te kerkojme shume, e ca me pak, te pretendojme shume.

    A nuk thonin te lashtet, ata fare fare, qe …” a human being is only breath and shadow…?

  17. Pres me padurim te dhena te reja per Mamicen, Doniken dhe anetare te tjere te familjes Kastrioti.
    Nga kjo varet shume fati i pashaportes sime ne Kakavije, Athine, Prishtine, Beograd, ndoshta edhe Fiumicino.
    Diten qe do ta di me siguri prejardhjen e Skenderbeut nuk do ma hedhi njeri surratit pashaporten shqiptare. Ata qe bejne te tilla gjera nuk e dine mire historine.

  18. U desh plot kater dite qe dikush te marre mundimin te reduktoj (apo mos duhet thene ta degradoj?) biseden rreth historise dhe perceptimit te artit ne muhabet passaporte. Ky eshte rekord qe nuk eshte arritur ndonjehere ne ndonje nga diskutimet qe kam patur fatin te ndjek midis shqiptaresh. Shpesh te vjen qe ne komentin e pare. Shume, shume tek i dyti.
    Urime Peisazhet e Fjales!

  19. Ujku i Zi,

    Me fal qe ta paskam prishur qejfin po nuk me duket se mund te degradohet me diskutimi mbi Ivanin apo Gjonin.
    Muhabet te kendshem.

  20. ”iskander-beg s’e ka pas dit kete marifet, keshtu qe s’ka shume rendesi.”’

    Meqe po flitet per origjinen e simbolit, me mire ti japim Qezarit ate qe eshte e Qezarit. Meqe eshte simbol i rendesishem , mendoj se dicka per origjinen e tij edhe Skenderbeu do e kete ditur, sigurisht jo per hititet, por qe ishte te pakten parabizantin.
    Nga ana tjeter nuk kam me te voglen ide se per c’arsye Dykrenorja u be stema e Kastroteve. Nje tjeter simbol bizantin Gjysmehena u be simbol i turqve , po kjo eshte e kuptueshme si pasoje e trashegimise se fronit antik te Kostandinopojes, ndersa arsyeja e Dykrenores tek Kastriotet eshte ende hipotetike. Meqe ky eshte simbol si i pushtetit politik ashtu edhe pushtetit fetar(ne fillim pagan e pastaj ortodoks), mund te tregoje o perqafimin e ortodoksise apo ngritjen e prestigjit familjar si pasoje e zellit fetar o lidhje familjare te ndonje lloji , me familjen Perandorake (?!). Mos te harrojme qe Aranitet ishin me origjine te vjeter e cila i lidhte me familjen perandorake te Komneneve.
    Ama te mos harrojme edhe se ngritja e Kastroteve i takon periudhes pas Stefan Dushanit keshtu qe Perandoria nuk pinte me uje ne tokat shqiptare e aq me pak ne zonen e Matit nga jane me origjine.

    Nejse se e zgjata, po ideja eshte qe ky simbol ka hyre ne menyre misterioze e origjinen me mire tua leme specialisteve te araldikes e te mbajme domethenien qe ky simbol ka fituar nder shqiptare, jeten e re te ketij simboli, bashkimin toske e gege, nen nje kurore mbreterore.

  21. Xha Xha ke filluar te eksperimentosh me teori neoconservative keto kohet e fundit me duket. Ose po i tregon te djathteve ketu qe ka edhe teori te tjera per te intepretuar artin, sic eshte psh. kjo perspektiva jote me (a)chistorizmin dhe (de)cpolitizimin e artit, edhe atij figurativ. Me kujtove ca artikuj nga kjo revista e kritikes se artit http://www.thenewcriterion.com , e neoconve, e ketij Roger Kimball. Ky ka bere dhe nje liber The Rape of the Masters: How Political Correctness Sabotages Art qe ka pak a shume mendimin tend.

    Mbase ne disa vepra arti ke te drejte, interpretimi i biografise ose i ndonje te dhene tjeter rrethanore qe mund te kete ndikuar tek vepra, eshte vetem spekulim, porse nuk mund ta pergjithesojme si mendim. Ne fakt une jam i mendimit qe te merret nje kendveshtrim me nga siper (makro-perspektive) qe te mund ta kuptojme mesazhin qe kerkohet te na percohet e te na komunikohet. Psh. duke njohur strukturat e mendimit te asaj kohe dhe ideologjine mbizoteruese mund ta kuptojme me mire vepren. Ndonje e dhene biografike mund te na ndihmonte, por edhe mund te na shtynte ne keqkuptim.

    Mua me pelqen pak a shume mendimi i Terry Eagleton per kete rast, me duket me i argumentueshem.

    Ja disa citate:

    …[A]ny attempt to define the study of literature in terms of either its method or its object is bound to be fail. … [A]nother way of conceiving what distinguishes one kind of discourse from another, which is neither ontological or methodological but strategic. … [Cfare ai meton se eshte jo pyetja cfare ose sesi ne i perqasemi objektit ne pyetje, porse pse duhet te merremi me kete letersine dhe kritiken. Dhe arsyeja e vetme eshte ajo per sensin praktik dhe per lidhjen qe ka letersia/literatura me jeten tone (psh. liberalet humaniste metojne se eshte ideja e permiresimit te karakterit, te berit “njeri i mire”). Keshtu qe ai eshte per nje lexim te politizuar te vepres se artit dhe letersise.] 1983:210.

    “The idea that there are ‘non-political’ forms of criticism is simply a myth which furthers certain political uses of literature all the more effectively. The difference between a ‘political’ and ‘non-political’ criticism is just the difference bteween the prime minister and teh monarch: the later furthers certain political ends by pretending not to, while the former makes no bones about it. … It is a distinction between the different forms of politics – between those who subscribe to the doctrine that history, society and human reality as a whole are fragmentary, arbitrary and directionless, and those who have other interests which imply which imply alternative views about the way the world is. … It is not a question of debatin whether ‘literature’ should be related to ‘history’ or not: it is a question of different readings of history itself.” 1983:209

    Eagleton, T. (1983) Literary Theory: An Introduction. University of Minessota Press. London.

    Sic komentoi dikush me larte skulpturen e Skenderbeut. Vetem duke njohur strukturat e mendimit te skulptorit, detyren e tij dhe ambientin (rrethanat: traditen psh. e cila pershkruan tiparet burrerore) ne te cilat ky monument u krijua mund ta kuptojme me mire vepren, edhe ta shohim jo vetem si nje veper arti, porse si nje mesazh politik, ate te vizualizimit te nje “ideje” sic eshte “heroi popullor”, “prijesi”. Vizualizimi ketu si proces jo vetem na konkretizon mendimin mbi nje ideal, sic eshte “heroi”, porse na jep edhe nje Rrol-Shembul, pra sesi duhet te jete “heroi” i ardhshem. Shihni fotografite e Enver Hoxhes me vone, i vizatuar me te njejtat tipare, ose njeriu socialist neper pikturat dhe skulpturat e artit te realizmit socialist (nje lloj neoclasizmi fashist i nakatosur me pritshmerite tona te kushtezuara nga tradita kombetare, dhe me idealin e “njeriut te ri” proletar.)

    Teza e R. Kimball eshte me pak fjale:

    “Today in the academy, art history is more and more about displacing art, subordinating it to “theory,” to politics, to the critic’s autobiography, to just about anything that allows one to dispense with the burden of experiencing art natively, on its own terms. Here is what’s happening: the study of art is increasingly being co-opted by various extraneous, non-artistic, non-aesthetic campaigns. Instead of seeking to preserve the distinctive pulse of aesthetic achievement, art history is pressed into battle–a battle against racism, say, or traditional notions of aesthetic achievement; it is enlisted on behalf of some putatively disenfranchised group or made an accessory to one or another version of academic arcana in which the political can barely be disentangled from the metaphysical or (to be more strictly accurate) from the floridly linguistic. To a large extent, what is happening in art history parallels what happened over the past few decades to the study of comparative literature and kindred humanistic disciplines. Connoisseurs of that disaster will recognize many of the same names, a similar vocabulary, a kindred minatory tone. One thinks, for example, of the glorified place accorded to the German critic Walter Benjamin (1892-1940), whose essay “The Work of Art in the Age of Mechanical Reproduction” has become a kind of sacred text in literary and art historical studies. Why? Because Benjamin, writing under the influence of the Frankfurt School Marxist Theodor Adorno, argued that advances in artistic reproduction–especially the advent of film–had shifted interest away from the art object and its “aura” of uniqueness and onto art as an instrument of political transformation. “The instant the criterion of authenticity ceases to be applicable to artistic production,” Benjamin wrote, “the total function of art is reversed. Instead of being based on ritual, it begins to be based on another practice–politics.” What frissons of delight that statement produced! The extraordinary popularity of Benjamin’s essay, for art historians no less than for literary theorists, lay partly in its effort to dethrone the work of art (and by implication the artist) and partly in its overt call for “progressive” spirits to “politicize” art. In Benjamin’s essay, grateful academics found the perfect rationalization of their efforts to subordinate the ostensible subject of their discipline to an agenda, to reduce art or literature to an alibi for . . . you can complete the ellipsis by consulting this week’s list of modish causes. In a word, what we are witnessing today is the triumph of political correctness in art history. It’s a pretty depressing prospect, not least because by subordinating art to a non-artistic agenda one drains art of its intrinsic dignity and pleasure. It is worth stressing that the chief issue, the chief loss, lies not in the particular program being espoused: the war on patriarchy, the struggle against capitalism, the march against “formalist values,” “bourgeois ethics,” or supposedly “outmoded” norms of representation. Whatever one thinks of those campaigns–love them or hate them–they all displace art, relegating it to the status of a prop in a drama not its own.”

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin