BUKE E ZEZE

Barack Obama i fitoi zgjedhjet si kandidat i Partisë Demokrate, jo si përfaqësues i racës së zezë; duke shpalosur një program të qendrës së majtë të cilin e pranuan shumica e amerikanëve, jo ndonjë program racist supremacist të bojëkafe, të kuq, ose ngjyrë preshi. Por duket se disa e paskan shumë të vështirë ta konsiderojnë presidentin e ardhshëm të SHBA si diçka më tepër sesa zezak. Në të vërtetë, edhe po të mbash parasysh stereotipet raciale që qarkullojnë për zezakët, nuk ka asgjë tipike “zezake” tek Obama, me përjashtim të pamjes. Nga ana tjetër, zgjedhjet e mbrëmshme nuk sollën në fuqi “racën e zezë”, por zgjodhën në postin më të lartë të ekzekutivit amerikan një njeri i cili e meriton postin e tanishëm njëlloj sa çdo kandidat tjetër, në mos më shumë. Ky është lajm i mirë për amerikanët dhe për botën mbarë. Nëse imazhi i Obamës president do të ndihmojë sado pak në zgjidhjen e problemeve të shumta të komuniteteve zezake në SHBA, aq më mirë. Nuk diskutohet që një pjesë e madhe e të zinjve amerikanë votuan për Obamën; por besoj se një pjesë njëlloj e madhe e të bardhëve amerikanë votuan për McCain, vetëm e vetëm sepse nuk e pranonin dot një president zezak për Amerikën. Shpresoj që katër vjet të presidencës Obama t’ua kthejnë mendjen.

+ + +

Mbrëmë e kuptova edhe sa afër paskësh qenë McCain fitores – meqë kolapsi financiar i javëve të fundit duhet ta ketë ndihmuar kandidatin demokrat; por edhe sidomos ngaqë shumë votues u tmerruan nga inkompetenca e kandidates për nënpresident Sarah Palin dhe nuk ia dhanë votën republikanit. Tetë vjet të presidencës Bush dalin e teprojnë për t’ua mbushur mendjen edhe të trashëve se presidenti i SHBA nuk mjafton të jetë simpatik, popullor dhe anti-intelektual; por njeri i informuar, dijedashës, respektues i traditës intelektuale, madje edhe pak filozof. Vetë McCain gjatë gjithë fushatës parazgjedhore u lëkund midis populizmit provincial dhe arrogancës militariste, por nuk arriti dot të distancohej nga Bushi dhe dështimet e hatashme të këtij të fundit. Sa për krizën financiare, kjo nuk ishte e thënë të ndodhte pikërisht tani, as të funksiononte si gozhda e fundit në arkivolin e qeverisjes republikane; por mund edhe të përfytyrohet si shpagim për indiferencën dhe harbutllëkun e administratës në Washington DC ndaj problemeve të rregullimit të tregjeve dhe të rolit të shtetit në ekonomi.

+ + +

Këto ditë, përveç refrenit të vjetër për McCain-in “mik të shqiptarëve”, dhe refrenit relativisht më të ri për zgjedhjet si ring konfliktesh raciale, më ka zukatur në vesh edhe histeria këmbëngulëse e disa snobëve radikalë, të cilët pak a shumë e përdorin tryezën e diskutimit rreth zgjedhjeve amerikane, për të parashtruar pikëpamjet e tyre kinse anti-establishment, ose idenë se edhe Obama edhe McCain janë kukulla të cilave ua lëviz fijet tjetërkush; dhe se Obama u zgjodh sepse “dikush e deshi ashtu”; dhe se vota nuk është veçse një iluzion ose rruazë me ngjyra që i jepet të vegjëlve për të luajtur e për t’u ngushëlluar e për t’i lënë rehat të mëdhenjtë të vazhdojnë pokerin lart në qiell. Nuk e diskutoj që sistemi e përdor votën për t’u riprodhuar, dhe çdo kandidat nuk mund të ketë shpresë të fitojë, po të mos ketë garantuar ndërkohë se nuk do t’ia cenojë sistemit thelbin; mirëpo sistemi është aq i gjithëpranishëm në diatribat leniniste/fashiste të këtyre agjitatorëve, sa mund të thjeshtohet jashtë ekuacionit. Snobët radikalë nuk duan të kuptojnë se pozat e tyre anti-establishment janë të mundshme vetëm brenda këtij sistemi, ku fjala e lirë ende mbrohet me ligj; as duan të marrin vesh se një dozë e parrezikshme anti-establishmentarizmi si e tyrja është pjesë integrale e sistemit, duke funksionuar pak si vaksinë ose pickim i lehtë morri.

+ + +

Më në fund, populizmi dhe elitizmi. Disa përkrahës të McCain-it janë orvatur t’i përqafojnë njëkohësisht të dyja – duke u hequr si populistë, sa kohë që republikanët kërkonin të paraqiteshin si partia e hidraulikut Joe (Joe the Plumber), e rendit publik, e kishës dhe e Biblës, e familjes, e djersës së ballit, e traditës amerikane, e business-it të vogël e të tjera profka të ngjashme; por duke u hequr menjëherë si elitistë, sapo u shfaq në horizont rreziku i fitores të Obamës – meqë atëherë zbuluan pak si papritur rrënjët fisnike të racës së bardhë, the white man’s burden, familjet e mëdha të amerikane, kulturën e udhëheqësisë, tmerrin metafizik ndaj “socializmit” të Obamës dhe përsëri të tjera profka të ngjashme. Për këtë nuk bën dot me faj McCain-in, por një filozofi të tërë të shndërruar në gjimnastikë mëngjesi nga republikanët e Bush-it, përfaqësues të një Amerike të vogël nga shpirti, të padenjë për emrin dhe prestigjin e vet, arrogante, paranoide dhe të dhunshme, të cilët nuk panë kurrë ndonjë kontradiktë midis qindra mijëra të vrarëve në Irak për shkak të një lufte të panevojshme dhe betejave epike kundër abortit, në emër të “jetës së fetusit”; ose kontradiktën tjetër, midis luftës frontale kundër terroristëve që “nuk e duan mënyrën tonë të jetesës”, dhe shkallmimin e të drejtave qytetare brenda Amerikës, ashtu si Bin Laden-i vetë nuk do të kishte mundur dot kurrë, e që tek e fundit e përkufizojnë mënyrën tonë të jetesës. McCain pagoi shtrenjtë gabimet, fajet dhe defektet e kësaj klase të mykur e të perënduar, që i ka humbur lidhjet jo vetëm me botën mbarë por edhe me jetën e përditshme të Amerikës aktive, prodhuese dhe intelektualisht pjellore; prandaj nuk funksionon dot më jashtë vilave dhe fushave të golfit të rrethuara me truproje qen dhe tela me gjemba, kamera dhe sensorë të lëvizjes. Good riddance!

26 Komente

  1. Më duket se ka edhe diçka për tu përshëndetur në fitoren e Barack Obama-s : rivlerësimi që ai i bëri fjales.

    Bush, Clinton (në USA), Sarkozy, Royal (ne France), Berluskoni (në Itali), shpesh janë shfaqur si njerëz vulgarë, ose më sakt, njerëz qe kanë një raport vulgar, utilitar, shpërdorues me fjalën.

    Zgjedhjet amerikane përmes Barack Obama-s duket se shënuan rikthimin e fjalës si armë, kthimin e diskursit si charme.

  2. Obama u zgjodh presidenti i një shteti të fuqishëm, por që kërkon të qëndrojë pak në paqe. Me Obamën ndoshta disa gjëra ndryshojnë, një vizion tjetër, një ngrohje e SHBA-së me disa shtete “armike”. Duke parë turmat që brohoritnin idhullin Obama, shihet qartë se sot politika është kthyer në një spektakël të pafund ku oratoria mbështillet me pak fjali të përshtatura bukur, por nganjëherë këto përshtatje mungojnë në esencë, e thënë ndryshe, fjalitë dhe qëndrimet e Obamës, krijojnë pak paqartësi. Sllogani hyper mediatik “Po, ne mundemi!” nuk ia heq meritën se gjithçka është e mundur.
    As nuk e njoh dhe as nuk mendoj të flas mbi çështje aq të komplikuara siç edhe zgjedhjet në SHBA ku gara për president zgjat 22 muaj, por mendimet që shprehi i drejtohen vetëm një panorame që më është bërë e mundur nga mediat, meqënëse sot gjithçka kalon nëpërmjet ekraneve.
    Shpresoj që Obama të jetë një president i mirë dhe që njerëzit të përfitojnë nga shpirti socialist i Obamës.. SHpresoj gjithashtu që ata që nuk e votuan, ta kenë bërë jo për dallime raciale, por vetëm për bindje politike, se të gjithë jemi të barabartë, mjafton një vullnet i hekurt dhe një higjenë e mirë shpirtërore.
    Shpresoj gjithashtu që artikullin ta lexojnë shumë shqiptarë që propaganduan me të madhe “rrezikun” Obama si pro Serb, pro kështu e pro ashtu. Përpara se t’i dali “rruga” për në Ballkan (ndoshta dhe në Shqipëri), the president Obama, ka të tjera punë më të rëndësishme që analistët i dinë më mirë se unë, pastaj ai duhet t’i rifutet punës mbas dy vitesh për ta mbajtur postin nëse e meriton.

  3. Me ben cudi qe quan profka gjera me rendesi reale ne jeten e njeriut,si siguria,familja,feja,djersa e ballit apo mbeshtetja ndaj biznesit te vogel.
    Dihet fare mire qe jo vetem republikanet ne Amerike po krejt e djathta bazohet pikerisht ne keto ‘profka’.
    Fakti qe e majta asgjekundi nuk di te llape pervec rishperndarjes se pasurise, sa keq ja kalojne ata qe nuk punojne (nje pjese e madhe se jane pertace o duan pune ‘dinjitoze’), e oburra bejme Robin Hudin (qe ne fakt ishte bandit,hajdut dhe vrases) , pra qe e ka mendjen vetem tek paraja, nuk do te thote qe gjerat e tjera te jetes jane profka.

    Nga ana tjeter elitizmi eshte rruga drejt stabilizimit te shoqerise qe nuk bie absolutisht ndesh me vlerat e mesiperme qe per ndonje arsye te cuditshme quhen profka.

    Populizem me vlerat e mesiperme mund te beje e majta, por jo e djathta.

    Obama eshte socialist e kaluar socialistit, por e nuk dime ende sesa do e lejojne te beje socialistin.

    Barazimi mes votes se bardhe per Mekejnin dhe votes se zeze per Obamen eshte i pavend.
    Zezaket votuan gati 100% per Obamen.

    Po ashtu hispaniket qe kane qene me shume republikane(sidomos kubanet e Florides) tashme votuan 67%(kjo zyrtare) kunder Mekejnit e sigurisht qe shtete si Florida,New Mexico,Arizona e Kalifornia e ndjejne voten hispanike (ne kaliforni kjo vote beri te mundur ne referendum te abrogohej ligji per martesat e pederasteve).

    Obama 45-50 % te votuesve te tij i ka pasur me ngjyre. Mekejni as 5 %.

    Votuesit me ngjyre i mbushen gropen qe i hapte zezaklleku i tij e biles tepruan dhe c’te tepruar.

    Nenvleresimi i ketij faktori nuk e shperben aspak kete faktor prandaj eshte i kote.

    Ku fitoi Demokratikja? Fitoi ne verilindje , krejt bllokun nga Atlantiku deri ne (perfshire) liqenet e medha.
    Fitoi dhe ne zonat hispanike, Florida, californi, Arizona New Mexico.

    Verilindja ku ka plot zezake e metropole te medhenj ku shtresa marzhinale eshte lehtesisht pre e populizmit socialist i vajti si bllok i llahtarshem, qe te kujton shtetet nordiste ne luften civile amerikane.

    Obama ndau Ameriken ne dy pjese , ne Ameriken e ‘emigranteve’ dhe ne Ameriken e ‘amerikaneve’.
    Emigrantet me Demokratiken e Amerikanet me Republikanen.

    Armiqte e Amerikes do ja ndjejne vertet lezetin Obames. Presidenti rus diten e fitores se Obames e shfrytezoi per te deklaruar vendosjen e raketave te reja ne Kaliningrad (Koningsbergu i Kantit) si kunderpeshe ndaj raketave amerikane ne Poloni.

    Putin e pershendeti me zjarr fitoren e Obames ndersa Medvedevi njekohesisht bente deklaraten e riarmatimit te Rusise.

    Ahmedinezhadit i shndriste qimja e fytyra bashke e perfitoi nga rasti ti bente moral Amerikes , qe kjo e fundit te bente nje katarsis ,qe nenkupton Irani ta prodhoje atomiken e t’i fuse nje sulm Irakut ne pretekstin e mbrojtes se shiiteve nga sunitet. Une te isha iranian ate do beja se nafta e Basres behet mall teper i cmuar sa me shume kalon koha .

    Ne fund Franca , ky shtet arrogant , qe ka 140 vjet qe perfaqeson Don Kishotin ne marredheniet nderkombetare e qe ka shkaktuar 2 lufterat boterore se nuk honepste dot qe Gjermania te bashkohej e te mbante tokat me gjermane te Alsasias e pjeserisht Lorenes, e perfaqesuar nga nje emigrant cifuto-hungarez, doli nga keto zgjedhje me e lumtur se kurre. Tani Amerika mund ti lere me shume hapesire veprimi ne Europe e Lindje te Mesme, gje qe ka 60 vjet qe e enderron.

    Obama me ben me te qarte se ce kisha qe emigrantet me ngjyre perbejne nje rrezik per pjesetaret antike te kombit qe e kane bere kete komb, rrezik per vlerat e vete mbijetesen.
    Te vjen nje i tribuse Luo, tribu ku njerezit bredhin me perizoma e te sjell luften racore me vec pranine e tij. Shkon e terheq gjithe te zinjte e 2/3 e hipanikeve, emigrante , shtresen e te papuneve te bardhe e te bardhe idealiste antiperandori e ne kete menyre cfare mund te presesh nga gjithe keto forca qenderikese pervec agresivitetin ndaj forcave qendrore, shtylles kurrizore te Perandorise Amerikane.

  4. http://elections.nytimes.com/2008/results/president/exit-polls.html

    Meshkujt te ndare 49-48
    Femrat bejne qe Obama te fitoje; 56 – 43. Kush e thote dot tani qe femrat nuk ‘ndryshojne’ dot boten ?

    Te bardhet per Mekejn 55 %.
    Te zinjte pro Mekjenit 4 %. Kush jane keta surratpalare qe nuk votojne per mulatin e tyre ?
    Hispaniket per Mekejnin 31%. Elektorat racist ?
    Aziatiket per Mekejnin 35%. . Elektorat racist ?
    Hebrejte per Mekejnin 22%. Ca bonet kshu ?!

    Te zinj+hispanike+aziatike+cifute = 25 %
    Per Mekejnin votuan vetem …………. 4%.

    Hej ta lumsha moj demokraci.

    Votat e atyre pa shkolle te larte per Mekejnin 34%.
    Ata qe e kishin hera e pare; per Mekejnin 30%
    Votuesit me 18 – 29 vjec per Mekejni 31%

    Po te shikohen te gjitha te dhenat dalim ne perfundimin se Mekejni ka nje tip kryesor votuesi ndersa Obama ka disa tipe kryesore.

    Votuesi i Mekejnit eshte mashkull i bardhe protestant me shkolle te larte rreth 45 vjec, familjar, shtresa e mesme, i sigurte ne vetvete. Amerikan tipik me prejardhje nordike (gjerman+skandinavi).

    Votuesit e Obames:

    I zi , mezi ka marre nje te larte, 35 vjec, beqar, ne kerkim te vetvetes,i frustuar.
    I bardhe rreth 35 vjec, me shkolle te larte, ateist, ambicioz,pacifist, beqar, shtresa meso-ulet, ne kerkim te punes ose pasurise.

    I ri (bardhe apo me ngjyre) 23 vjec, sapo ka mbaruar te larten, ateist ne formen fetare, mendon se bota duhet ndryshuar qe ti jape atij mundesi me shume,beqar, kujton se bota eshte e tija dhe idealeve te tija.

    I bardhe 45-50, me shkolle te larte, familjar, shtresa e mesme, i bindur qe Amerika nuk duhet te jete Perandori, kerkon idealet e rinise, make love not war, social-demokrat.

  5. Hyllin, nuk di se nga më erdhi ky mendim, po kam frikë se ti jo vetëm nuk jeton në Amerikë po as ke jetuar ndonjëherë, as ke vizituar.
    Të lutem ma përgënjeshtro që të qetësohem.
    Jo se kam ndonjë merak se ku ke jetuar e ç’ke vizituar, por më duket se po flet për amerikanët sikur ke folur për pellazgët: QESIM.
    Amerika ekziston vërtet, collega. Ka edhe zezakë që mbarojnë studimet në Harvard, sikur ka të bardhë që s’kanë qenë kurrë te dentisti.
    Të bardhët e tu nordikë – këta i ndesh kryesisht në pavione spitalesh ku kurohen për fibrozë cistike.

  6. Hyllin, nuk di nëse ke dëgjuar ndonjëherë për Guilford County, në North Carolina.

    Ky cep i humbur i botës u bë i famshëm brenda natës, pasi Sarah Palin, që e vizitoi atë vend gjatë fushatës parazgjedhore, deklaroi sa vijon në fjalimin e saj:

    “We believe that the best of America is not all in Washington, D.C. We believe” — here the audience interrupted Palin with applause and cheers — “We believe that the best of America is in these small towns that we get to visit, and in these wonderful little pockets of what I call the real America, being here with all of you hard working very patriotic, um, very, um, pro-America areas of this great nation.”

    Për ta përkthyer shpejt e shpejt, sipas Palin dhe ideologjisë së saj, pjesa më e mirë e Amerikës nuk është në Washington DC, por në këto qytete të vogla… në këto qoshe të vogla të mrekullueshme që unë i quaj Amerika e vërtetë…

    Dhe e di çfarë? Guilford County votoi bindshëm për Obamën! Kandidati demokrat fitoi rreth 142,000 vota, ndërsa McCain rreth 98,000.

    Amerika e vërtetë, e patriotëve dhe e atyre që punojnë nga mëngjesi në darkë…

  7. Tani nuk dua ti futem ceshtjes ne jane qendrat e vogla apo te medhate qe perfaqesojne Ameriken e ku jeton amerikani tipik, por politika e republikaneve pavaresisht kesaj konteje, eshte e sukseshme ne qendrat e vogla.

    Ne metropole Mekejni fitoi 28%
    Ne qytetet e medha 40%
    Ne qytetet meso-vogla 48%
    Ne qytetet e vogla 53%
    Ne fshatra 53%

    Tani ne metropole nuk eshte ndonje sekret,qe vlerat amerikane nuk pijne uje pra republikanet nuk fitojne dot.

    Ne zonat meso-vogla, ku njerezit behen me shume me njeri-tjetrin, kane ritme me pak frenetike te jetes, papunesia eshte me e vogel etj keto vlera behen te rendesishme e normale qe republikani korr sukses.

    Kjo eshte standart kudo, metropolet (Babilonite) internacionalizohen(edhe ne demografine e tyre) ndersa qendrat e vogla ruajne patriotizmin (edhe ne demografi).

    Mund te akuzohen per fshatarllek,kokefortesi e cte duam, por zonat e vogla prodhojne kulturen nacionale, metropolet kulturen internacionale.

    Amerika duhet te zgjedhe ne do, te behet komb apo do, te ngelet vend emigrantesh.
    Nese Amerikani eshte emigranti atehere Uashingtoni e New York-u jane vendet ku qendron ‘the best of America’.
    Nese Amerikani eshte ai qe ka shume breza ne Amerike atehere jane qendrat e vogla.

    Personalisht ,gjithmone kam menduar e shprehur se republikanet po marrin formen e amerikanit ‘autokton’.
    Amerika nuk mund te jete gjithe jeten e saj , vendi i endrrave te cdo homo sapiensi te planetit,shenjtori a kanibali. Heret a vone do dale ‘pronari i tokes’ e ky pronar eshte republikani.

  8. Harpers Magazine ka nje artikull interesant qe analizon personalitetin e Obames. Shkurtimisht ai cilesohet si nje qenie mbinatyrore qe tere simpati e sheh shoqerine ne te cilen ben pjese me nje dispasion antropologu.

    P.S. Paska fituar dhe Marketer Of The Year Award.

  9. Hyllin thote:

    Amerika duhet te zgjedhe ne do, te behet komb apo do, te ngelet vend emigrantesh.

    Ne L2B perpara se japonezet te sulmonin ameriken, raportet e spiunazhit qe vinin nga informatoret e ture ne US trgonin per nje “amerike me nje popullate qe nuk e ndjenjen e kombit” dhe qe “ne rastin me te pare qe dikush do sulmoje, amerikanet kane per ta braktisur idene e te qenit nen nje shtet dhe do perqafojne fuqine e radhes”. Vetem pasi sulmoi Perl Harbor, gjenerali japonez ne krye te operacioneve tha “ne vetem sa zgjuam nga gjumi nje tiger”. Gjithe pjesa tjeter eshte histori…
    Cfare e ben nje kinez, nje shqipetar, nje arab, nje europian dhe nje afrikan te ndihen pjese e te njejtit shtet/komb? (liria ekonomike?.. liria politike?.. liria te zgjedhesh apo t’i perkasesh edhe nje kombesie tjeter paveresisht se mund te jesh me pashaporte amerikane?)…

    Hyllin, ne momentin qe Amerika do behet ashtu si thua ti, pra nje komb qe e konsideron veten nje dhe i shikon pjesen tjeter te botes si “tjetri”, atehere nuk do jete Amerika qe ne njohim, ajo Amerike qe e zgjoi nga gjumi gjenerali Japonez – te cilit duhet t’ia dine per nder amreikanet sepse u zgjoi nje sensibilitet ndaj pjeses tjeter te botes qe me pare nuk e dinin se e kishin. Shume e akuzojne Ameriken per arrogance, dhe vertet qe ka pasur shume doza te tilla, por harrojne se nuk ka vend ne bote sot qe nuk lidhet me njemije fije, te dukshme dhe te padukshme me te, dhe per mire apo per keq e detyrojne apo e joshin kete vend te jete ai qe eshte, here meshiremadh dhe here arrogant dhe i pangopur.
    Por me beso; sa me i lire te jete ky vend nga paragjykimet dhe kemishat e te gjitha llojeve aq me mire eshte per mbare boten.
    Ky eshte realiteti – nje mori pa fund rracash dhe mentalitetesh – si ne metropolet ashtu edhe ne periferite pa fund te Amerikes dhe mos u lodh te shpikesh ndonje realitet tjeter…

  10. Hyllini:
    “Votuesi i Mekejnit eshte mashkull i bardhe protestant me shkolle te larte rreth 45 vjec, familjar, shtresa e mesme, i sigurte ne vetvete. Amerikan tipik me prejardhje nordike (gjerman+skandinavi)”

    “Ne metropole Mekejni fitoi 28%
    Ne qytetet e medha 40%
    Ne qytetet meso-vogla 48%
    Ne qytetet e vogla 53%
    Ne fshatra 53%

    Tani ne metropole nuk eshte ndonje sekret,qe vlerat amerikane nuk pijne uje pra republikanet nuk fitojne dot.

    Ne zonat meso-vogla, ku njerezit behen me shume me njeri-tjetrin, kane ritme me pak frenetike te jetes, papunesia eshte me e vogel etj keto vlera behen te rendesishme e normale qe republikani korr sukses.”

    Hyllin sipas teje del qe meshkujt e bardhe protestante me shkolle te larte jetojne ne fshatra te humbura e ne qytete te vogla. Bejne 20 vjet shkolle e pastaj i kthehen traktorit. Ja ke fut kot kesaj rradhe.

  11. PRESIDENTI I BARDHE NE SHTEPINE E ZEZE
    Sepse buka nuk perceptohet vizualisht nga barku i uritur

    A e keni verejte se si politikanet gjithmone flasin per te ardhmen, ne tempot harmonike te fjalimeve te tyre e ardhmja dhe femijet jane dekor spiritual qe nuk dijn t’i rrijn gati vetes, sepse nuk eshte e tyre t’u rrijn gati vetes kur bie fjala per gjera pertej interesave vetjake te se tanishmes se tyre, te standardit, komfortit dhe sigurise?
    Ne prap jemi duke e gostitur veten me kenaqesi te riblerjes te se vertetes se brendshme ideologjike te cilen po e paguajme me eksploatim politik?

    Menjeher pas fitores ne njerin nga klipet me interesante te BBCs te titulluar Reagimi Boteror per Fitoren E Obames, ne nje sekuence festive te Ngazellimit ne Keni, nje entuziast iu drejtua kameres me keto fjale:

    “Sot eshte dita me madheshtore ne historine tone te Zeze, kupton, sepse Njeriu i Zi do ta ‘udheheq’ Shtepine e Bardhe, kupton, per kete arsye ne po mburremi me birin tone…ne e çmojm kete dhe e falenderojm popullin amerikan, ju duam, ju duam, e dojna, njeri, populli zezak.”

    Nuk nevojitet shume ekspertize qe te shihet se presidenti Zezak eshte i Zi dhe çka ky fakt simbolizon per masen afektive dhe ambasadoret “intelektual” te elektoralizmit politik. E gjithe kjo eufori nxit kesi pyetje: A eshte Zezaku president, apo Presidenti i zi? Ndersa “ne” qendrojm te ndare ne pergjigje dhe te bashkuar ne humbje te perbere nga nje mase mini fitoresh te se zakonshmes dhe te ekuivalences se çdogjeje me çdo gje. Humbje te lojrave postmoderne te gjuhes.

    Une e kuptoj qe Obama i ka meritat e tija ne arenen homogjene.

    Ky ‘president’ Zezak ne te vertete eshte President ‘zezak’ dhe ky nderkembim predikativ eshte fleksibiletet, pra zhol qe mund ta nderrosh me çfardo letre. Presidenti eshte i zi e jo Zezaku president, per sy dhe faqe, kurse per opinionin dhe interesat e forces bashkkohore, te ‘regjimit ndijor’, Zezaku duhet ta nxjerr gjuhen jasht, sepse ashtu e han tregu, dhe me te ta pastroj imazhin e ndotur te perandorise se pakalueshme te mallit qe nen imperativen e nje far urtesie te pashprehur nihiliste dhe pozitive na ben te besojme se kjo perandori komoditeti eshte rezultat i Mekatit te individeve qe jetojn ne te, dhe se mekatoret me te medhenj jane pikerisht ata qe duan te kryengriten kunder ligjit te saje. Sepse perndryshe dhe anasjelltazi, mos-ridistributimi i pasurise per ata qe me te vertete kan nevoje, do ta hante tregun, kur nga “ne” pritet qe ta mirmbajme ciklin e rigjenerimit shoqeror ne boten e patok te tregut te liberuar.

    Me edhe nje artikull spektakular, kesaj radhe dedikuar edhe snobeve “anti-establishment” dhe ndoshta atyre qe nuk duhet te flasin sepse nuk u takon te flasin, xha xhai dhe e gjitha ajo qe ai po mundohet ta thot me kaq % gojosje qe ka fshehur brenda tulit te embel te Bukes se tije te Zeze eshte kjo: Presidenti eshte i ‘zi’ e jo Zezaku ‘president’. Me vone duke i perngjare edhe me shume nje komentatori te mbyllur brenda nje suplementi pompoz ai ndjell te keqen: “Me ne fund, popullizmi dhe elitizmi.” Kapsit syte si nje arbiter neutral qe komenton duke na edukuar, informuar dhe argetuar.

    Pse mos t’i pergjigjemi ketij Njeriu te Fundit me shprehjen e bukur te regjisorit Antoine Vitez te egxzekutuar ne stilin e Nerudes?

    Elitist per te gjithe
    Per te gjithe
    Elitist
    Elitist per te gjithe.

    (Ju lutem ndjehuni te lire te eksperimentoni me kombinime te ndryshme prosodike 😉

    Ju falemnderit

    P.S. Me nje shkop fiktiv sikur te Perhituren dua ta mikpres te bukuren e mendimit qe pasqyron gjendjen defektive te botes ashtu si ajo eshte, dhe jetes ne te: Shtepija e Bardhe eshte e Zeze kurse Obama eshte i Bardhe.
    Se a do ta zgjojne amerikanet e motivuar me lotet e tyre historik Borebardhen qe flen me shekuj, per ta ngrit ne kembe ate, qe ajo ta godas pasqyren (sepse shkurtabiqat ne Afganistan nuk kan kohe te merren me perralla femijesh derisa ata misherojne ankthe per foshnjore) qe Shtepia e Zeze te behet e Bardhe dhe Presidenti te behet i Zi…nuk po u a le juve ta konkludoni.

  12. Genc, unë jetoj në NYC dhe votoj shumë solemnisht, pa çka se vota ime në NYC s’ka kurrfarë vlere. Problemet e perandorisë amerikane unë i përjetoj jo si probleme teorike ose estetike, por në lëkurë, si probleme të përditshme. Shkëmbin proverbial për ta goditur me shkelm unë e kam para derës së shtëpisë, jo në tekstin e historisë së filozofisë. Tetë vjet të presidencës Bush kanë qenë tetë vjet të jetës sime. Gjithnjë kam fajësuar Ralph Nader për ato tetë vjet dhe gjithnjë do ta fajësoj – sikurse kam besuar dhe besoj se ndryshimet e vërteta mund të bëhen vetëm gradualisht, ndërsa revolucioni, në kuptimin më të mirë të fjalës, nuk është veçse një mënyrë për të ruajtur statu quo-në.

  13. Po ta kisha vetem per ushtaret amerikane, mund te sillja te dhenen e cuditeshme te pentagonit, qe jane vrare me shume nga motocikletat se sa nga lufta.
    Ju flisnit per jeten, dhe une po per te njejten.
    Nuk jane qindra mijera edhe sikur te bazohesh tek llogaritja e tille e nje ministri iraken:

    From a November 9, 2006 International Herald Tribune article[14]:

    “Each day we lost 100 persons, that means per month 3,000, per year it’s 36,000, plus or minus 10 percent,” al-Shemari said. “So by three years, 120,000, half year 20,000, that means 140,000, plus or minus 10 percent,” he said, explaining how he came to the figures. “This includes all Iraqis killed — police, ordinary people, children,” he said, adding that people who were kidnapped and later found dead were also included in his estimate. He said the figures were compiled by counting bodies brought to “forensic institutes” or hospitals.

  14. ”””Amerika ekziston vërtet, collega. Ka edhe zezakë që mbarojnë studimet në Harvard, sikur ka të bardhë që s’kanë qenë kurrë te dentisti.
    Të bardhët e tu nordikë – këta i ndesh kryesisht në pavione spitalesh ku kurohen për fibrozë cistike.””’

    Kolombo, nuk jane te mite, thjesht cfare del si votuesi tipik i Mekejnit. Kjo nuk perjashton qe te zinj,te verdhe, brune, jeshile,eskimeze,kanibale , serial-killer, kuklusklaniste,neonaziste etj te kene votuar per Mekejnin, thjesht qe ka nje model kryesor.
    I riu qe e ka votuar, kur te shkoje 45 vjec do jete i ngjashem me kete votues tipik, ai 70 vjecari kur ka qene i ri ka qene i ngjashem me kete votues.

    Kjo ne ndryshim nga Obama qe nuk ka nje model kryesor me tipare te shqueshme ( nese duam pervec ngjyres se zeze meqe mori 95% te votave te tyre).

    ”””’Por me beso; sa me i lire te jete ky vend nga paragjykimet dhe kemishat e te gjitha llojeve aq me mire eshte per mbare boten.
    Ky eshte realiteti – nje mori pa fund rracash dhe mentalitetesh – si ne metropolet ashtu edhe ne periferite pa fund te Amerikes dhe mos u lodh te shpikesh ndonje realitet tjeter…”””

    Ujku i zi, se c’eshte e mira per boten me intereson relativisht pak e po ashtu nuk jam ne kerkim te ndonje shpikjeje.

    Sado qe Amerika ka vecorite e saj ne formimin e bashkesise amerikane, perseri nuk mund te mos i nenshtrohet te paevitueshmes. Emigranti heret a vone do kthehet ne Amerikan, me nje gjuhe, nje subkulture perendimore specifike, vlera specifike amerikane, me nje histori te perbashket etj.

    Tani e vertete qe Amerika eshte Babiloni ne gati cdo cep, por nga ky modeli i siperm, hispaniket veteperjashtohen, zezaket bejne viktimizem 24 ore ne dite, aziatiket(sidomos kinezet) formojne ngulime ku riprodhojne vendet e origjines ndersa emigrantet e tjere(brezi i pare dhe i dyte kryesisht) jane ende te lidhur shpirterisht me vendet e origjines,si psh xha xhai.

    Ja te bej nje pyetje. Pse republikanet u flasin amerikaneve njesoj si nje e djathte (nacionaliste) europiane, Deutschland über alles = Country first, nese nje kategori e mire amerikanesh nuk do ekzistonte ?

    ””’Hyllin sipas teje del qe meshkujt e bardhe protestante me shkolle te larte jetojne ne fshatra te humbura e ne qytete te vogla. Bejne 20 vjet shkolle e pastaj i kthehen traktorit. Ja ke fut kot kesaj rradhe””’

    Profano e shpjegova ne fillim, qe ky eshte modeli qe del nga te dhenat e vecorive te votuesve. Traktoristet jane kategori shume e vogel ne vendet e zhvilluara,nuk merren parasysh ne modelin baze te votuesit.

  15. Vecorite e votuesve japin gjera mjaft interesante.

    A jane vendimtare te zinjte ne fitoren e Obames ? Sigurisht meqe 13 % e votuesve ishin te zinj.pa te cilet Obama do kishte as 40%.

    A eshte vota e te zinjve nje vote raciste ? Themi ne fillim jo.
    Atehere kane votuar sepse programi i demokratikes u shkon per mbare si shtrese marzhinale qe ndihen ? Mirepo nese do ishte keshtu vota nuk do ishte e ndryshme nga e aziatikeve dhe hispanikeve, pra diku tek 2/3,meqe jane shtresa te ngjashme, ku varferia eshte me e madhe.

    Nese do ishte votuar ne kete menyre te ngjashme me hispaniket (voten hispano-aziatike po e marrin si joraciste) atehere 4% do i kishte kaluar Mekejnit e ai do shkonte tek 50%, ndersa Obama do binte ne 48%.
    Pra nese te zinjte nuk do kishin vote raciste Obama do humbiste.

    Vecori tjeter jane femrat 56% dhe te rinjte ne mase per Obamen. Po ashtu vecori tjeter jane metropolet me 72% per Obamen.

    Pervec te tjerave, kemi edhe nderlidhjen, femer-riosh-metropol.
    Kjo nderlidhje tregon edhe kategorite me te prirura ta japin voten si pasoje e propagandes, njerezit qe vrapojne pas ofertave, vdesin te bejne shoping e te jene te modes,cka deshmon per mendimin tim, se ‘Oferta Obama’ pati sukses.

    Kot sa per sport, ne Athinen e lashte e ne kuvendin e burrave, rreze rrenojave te ndonje faltoreje antike, zor se Obama do kishte fituar.
    Jemi ne epoken moderne te televizorit.

  16. Ka diçka që nuk shkon, Hyllin, në interpretimin që u bën ti statistikave të votës amerikane.
    Thua që të zinjtë ishin vendimtarë për fitoren e Obamës, meqë 13% e votuesve ishin të zinj, dhe prej këtyre gati 95% ia dhanë votën kandidatit demokrat; ndërsa pa votën e tyre Obama nuk do të kishte as 40%.
    Unë them që pikërisht arsyetime si yti i zhvlerësojnë krejt interpretimet e të dhënave statistikore në mediat, dhe ja pse.
    Së pari, zezakët ka dyzet vjet që kanë votuar për kandidatët demokratë, qëkur kandidati presidencial Lyndon Johson (1964) doli me një program që përkrahte të drejtat civile dhe reformën e ligjeve të votimit.
    Edhe këtë vit, për shembull, kishte mbi 1000 delegatë të zinj në Democratic National Convention (24.3% e totalit), ndërsa republikanët nuk kishin veçse 36 delegatë, ose 1.5% të totalit.
    Kjo nuk ka të bëjë aq me racën, sesa me politikat e të dy partive. Demokratët historikisht çojnë përpara politika të majta, në favor të shtresave të paprivilegjiuara, të cilat jetojnë kryesisht në qytetet e mëdha. Republikanët, përkundrazi, janë më tepër parti e shtresave të konsoliduara, më të lidhura pas pronës dhe më konservatore.
    Zezakët, me fjalë të tjera, votojnë për demokratët jo sepse janë zezakë, por sepse janë të paprivilegjuar – të varfër, me probleme të mëdha sociale (drogë, kriminalitet, familje të shpërbëra, papunësi, sëmundshmëri e lartë).
    Është tjetër çështja nëse gjendja sociale e zezakut amerikan ka të bëjë me përkatësinë e tij racore, diskutimi i së cilës nuk e ka vendin këtu.
    Me fjalë të tjera, vota e zezakëve u shkon demokratëve sepse zezakët janë të varfër dhe shpresojnë se politikat e promovuara prej demokratëve do t’u ndihmojnë për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë. Zezakët do të kishin votuar në favor të kandidatit demokrat edhe sikur ky të mos ishte vetë zezak si Obama.
    Natyrisht, me Obamën kandidat, më shumë zezakë dolën në votime dhe më shumë prej tyre ia dhanë votën kandidatit demokrat, se ç’do të kishin bërë me një kandidat demokrat të bardhë.
    Vallë të ketë ndikuar kjo shtesë në përqindje, që i detyrohet faktorit racial, në rezultatin e zgjedhjeve?
    Unë nuk besoj që të ketë ndikuar, meqë shumica e zezakëve jetojnë në shtete të cilat historikisht kanë votuar për demokratët: New York, California, Massachusetts, Michigan, Illinois. Shtesa e votës zezake në këto shtete nuk ka kurrfarë ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve.
    Statisticienët ndoshta mund të analizojnë nëse shtesa hipotetike e votës zezake në shtete me rëndësi kritike për zgjedhjet, si Florida, Pennsylvania dhe Ohio ka ndikuar në fitoren e Obamës atje; unë nuk jam në gjendje ta bëj këtë analizë.
    Megjithatë, edhe sikur të vërtetohej statistikisht se shtesa në votën e zezakëve të këtyre tri shteteve ishte vendimtare për t’ia dhënë fitoren Obamës në ato tri shtete, përsëri kjo nuk provon, vetvetiu, se faktori racial ishte vendimtar për votën. Arsyeja për këtë është relativisht e thjeshtë: nëse pati më shumë zezakë që shkuan të votojnë për Obamën, për arsye të racës, njëlloj pati më shumë të bardhë, sidomos nga shtresat e mesme blue collar, që votuan kundër Obamës, përsëri për arsye të racës. Përshtypja ime është se këto luhatje kanë qenë të tilla që kanë anuluar njëra-tjetrën, meqë racizmi folklorik, ose refuzimi i dikujt vetëm për shkak të lëkurës, është mjaft i përhapur ndër banorët blue collar të atyre shteteve, të cilët përndryshe votojnë gjithnjë për demokratët, duke iu bindur politikave të sindikatave (unionit).

  17. Mendoj se racistet e bardhe u likujduan nga te rinjte (e femrat) po te bardhe, meqe thone se Obama mori me shume vota prej te bardheve edhe se Xhon Kerri.

    Ndersa persa i perket votes zezake, do isha kurioz te shikoja sesa kane votuar heret e shkuara pro-demokrateve, me perqindje,per ti bere krahasimin.

    Shtresa e zezakeve nuk besoj se eshte kaq me e varfer sesa hispaniket e aziatiket apo kushedi sesa me e diskriminuar(pervec ne mendjet e tyre) , prandaj me duket se 2/3 per Obamen do ishte nje rezultat qe mund te percaktohej si pa ndikim racial.

    Nga ana tjeter ti thua se tradita e pas 1964 e do qe zezaket tu shkojne pas demokrateve meqe keta mbrojne interesat e zezakeve si minorance racore. A nuk eshte perseri nje vote racore ?

    Ne nivelin teorik ne nje sistem demokratik kemi nje parti pro-zezake e nje anti-zezake !
    Mos jemi gje ne vitin 1860 ?

    Une po te isha amerikan e me demokratiken do shqetesohesha pa mase nga orientimi i partise si pro-zezake,pasi nese vendos per nje parti e bej sepse identifikohem ne ideologjine e saj e nese orientimi eshte pro-minorance me ben te shqetesohem.

    Demokratikja nuk ndihmon ne kete menyre ne amalgamimin e te bardheve me te zinjte,por ne percarje sepse i bardhi do e shikoje si partia e minorancave e do hidhet vetiu ne krahet e partise qe ngel pa minoranca se i grabit tjetra.

    A nuk eshte shqetesuese qe demokratikja ka 40% te elektoratit ne minoranca perfshire 95% te zinj ?
    A nuk do ishte shqetesuese per demokracine amerikane qe 95% e te bardheve te votonin per republikanet ?

    E mos te themi kot qe 95% e zezakeve qenkan te varfer, te keputur te diskriminuar qe nuk mund te mos e votojne demokratiken,sepse jo vetem nuk eshte e vertete por zbeh vete mesazhin e demokratikes.

    Do ishte me teper demokratike nje vote zezake me 2/3 per demokratiken, por kjo demokraci do conte Mekejnin ne Shtepine e Bardhe.

  18. Demografia amerikane ne 2050

    te bardhet – 46 %
    hispaniket – 30 %
    zezaket – 15%
    aziatiket – 9 %

    Te bardhet bien nga 2/3 qe jane sot ne 46%.
    Hispaniket dyfishohen nga 15% ne 30%.

    Popullsia ne 2050 gati 440 milione.

    Sot hispaniket 45 milione , ne 2050 do jene 132 milione.
    Sot te bardhet 200 milione ne 2050 do jene po 200 milione.
    Sot te zinjte 40 milione e ne 2050 do jene 66 milione.
    Sot aziatiket 15 milione e ne 2050 do jene 40 milione.

    Vota racore eshte problemi me i madh qe evidentojne keto zgjedhje.
    Nuk do isha kaq indiferent ndaj 95% te zezakeve e ndaj politikave te ‘diskriminimit pozitiv’ qe nuk prodhojne asgje mesa po duket.

    Te bardhet do humbasin gradualisht sigurine se shteti eshte i tyre e do revoltohen.
    Mulateria qe do ishte e vetmja zgjidhje eshte ne perqindje te paperfillshme.

    Nese keto rezultate do i projektojme ne 2050 , Obama do fitonte me 500 elektore apo 95% te elektoreve.
    Nese vota 95% pro eshte vote demokratike atehere Enver Hoxha ishte lideri i demokracise se persosur.

  19. Ne fakt me intereson pak nese ti i duron apo jo alarmizmat e dashur . Nese ke ndonje gje kunder je e mirepritur. Une thjeshte po jap te dhena e po i interpretoj, nese ty te duket se e bej mizen ka eshte e drejta jote ta mendosh e shprehesh, por ketu besoj se mbaron kjo e drejte.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin