GJAKU UJË NUK BËHET

Teksa ne këtu humbnim kohë me makinacione gjeneticienësh kozmopolitë si Dienekes, nga Tirana mbërrijnë lajme për një qasje revolucionarisht të re ndaj problemit kyç të racës shqiptare.

Një sëmundje e rëndë madje torturuese për ata që e kanë, do të konsiderohet tash e tutje bekim për pjesën tjetër të kombit në mos të rajonit, meqë na radhit përfundimisht në llojin për së mbari të homo sapiens në planet:

Fibroza cistike – ose “Genet që vërtetojnë gjakun arian të shqiptarëve”, shkruan Zirina Llambro në “Panorama”.

Arsyetimi është i thjeshtë: fibroza cistike është sëmundje e trashëgueshme që shkaktohet zakonisht nga një mutacion gjenetik (DeltaF508), i cili në Shqipëri rezulton i përhapur në përqindje të afërta me ato të Europës veriore. Të paktën kështu thotë Grigor Zoraqi, specialist gjeneticien dhe Drejtor i Laboratorit Gjenetik në Tiranë.

Dr. Zoraqi u përmbahet shifrave dhe nuk kuturiset në hipoteza raciale. Përkundrazi, gazetarja intervistuese, e ndodhur përballë të dhënave të tilla, nuk përmbahet dot më.

“Pra, mund të konsiderohemi një popullatë me gjak arian?”

Pyet ajo, duke i dhënë më në fund shprehje dëshirës që fsheh thellë në zemër çdo shqiptar.

Tek e fundit, me europiano-veriorët mund të mos i kemi të përbashkëta sukseset dhe tiparet fizike, por së paku ndajmë me ta sëmundjet.

Një arsye më tepër për të qenë krenarë, tha.

Në fakt, mua që jetoj në NYC, rregullisht më ngatërrojnë e më marrin për skandinav, pavarësisht se jam 1.65 i gjatë, këmbët i kam të shtrembëra si furkë dhe kokën të shtypur si të koreanëve.

Suedez, për të qenë i saktë.

Më thonë: “ju zotni vini nga Stokholmi, apo nga Uppsala?”

Më thonë: “ç’e keni këtë mani, ju suedezët, për t’i nxirë flokët?”

Më thonë: “po të kisha look-un tuaj, Beowulf, edhe unë do të isha ndier pak supremacist i bardhë.”

Megjithatë, pranoj se në të kaluarën kam pasur disa dyshime gërryese në lidhje me përkatësinë ariane timen, dhe të fisit tim, që ka jetuar në Epir qysh në lashtësitë paragreke. Prandaj lëshova një psherëtimë lehtësimi, kur lexova që më në fund është gjetur një mënyrë shkencore, objektive, madje matematikore, për ta vërtetuar që kam gjak arian.

Nesër do të shkoj të rikontrollohem për fibrozë cistike. Që tani po e luaj me mendje dialogun me mjekun:

“Simptomat nuk kanë rëndësi, doktor. Simptomat vijnë e ikin. Ndoshta ju nuk jeni në korrent të të dhënave të fundit, që na afrojnë me skandinavët e lashtë – vikingët, ose këta … si i thonë …”

Për fat të keq, mjeku im ka qëlluar hebre, dhe sikur nuk shkon që t’ia zë në gojë këtë punën e arianëve, dhe të racës ariane-nordike, hiperboreane, ose të Atlantëve kuajshalues.

Prandaj më mirë t’ia marr krahët me një taktikë tjetër: “Ne shqiptarët, doktor, jemi njëlloj si ju hebrenjtë. Vërtet jetojmë në Ballkan dhe konsiderohemi si popuj ballkanikë, por shpirtërisht ndihemi të izoluar, si të rrethuar nga barbarë. Atdheu ynë gjenetik është diku tjetër, prandaj edhe nuk po ngremë dot kokë. Pa përmendur pastaj që na mbyti fibroza cistike.”

Ka kush më pyetje, tashi?

6 Komente

  1. Panorama qenka prapa ne perhapjen e te rejave;me siguri s’kan’ dit’ me cfare te mbushin faqet.

    Ironia nuk eshte edhe aq e goditur ne kete rast, pasi semundjet gjenetike jane shume te vjetra e me siguri mund te thirren te deshmojne dicka.

    Sigurisht qe pyetja e gazetares eshte e keqformuar, por nje lidhje eshte mese e mundshme. Ceshtja eshte se ciles periudhe historike i perket kjo ‘nenshtrese’ gjenetike, pasi ne histori mund te shfrytezohet me se miri kjo ngjashmeri.

    Deri me tash studimet gjenetike kane goditur rende hamendesine e ekzistences se nje populli indoeuropian ne favor te indoeuropianizimit masiv gjuhesor, qe do te thote ngritja e 2 tezave, njera qe hamendeson se ka nje substrat te njejte gjenetik per te gjithe popujt e tjetra qe lejon te dyshohet se disa prej popujve indoeuropiane ne fakt i kane marre elementet indoeuropiane si pasoje e nje zinxhiri ngjarjesh historike, dmth populli paror ka pushtuar nje popull joindoeuropian dhe e ka indoeuropianizuar , pastaj ky popull i ri ka pushtuar nje tjeter joindoeuropian dhe e ka indoeuropianizuar e me radhe…. Dialekti italian ligur eshte shembull i ketij rasti, ku nje popull joindoeuropian(mbahet si i tille) eshte indoeuropianizuar nga Roma, apo popuj origjinalisht baske te Spanjes te cilet jane latinizuar e keta pastaj indoeuropianizuan mongolet e amerikes latine.

    Ne rastin e kesaj semundjeje e ritheksoj se periudha historike do perbente shume interes, pasi teoria qe mbeshteti edhe Hitleri, se shqiptaret jane ariane te nivelit te dyte , bazohej tek nje hipoteze e gabuar; se shqiptaret kane qene nordike para 2 mije vjetesh e ne keto 2 mije vjet
    ndodhen ndryshime qe e bene shqiptarin geshtenje sykaf/gri.

  2. Me keto kerkimet gjenetiko-arkeologjike eshte problemi i kufirit. Ok, erdhem deri tek Arianet, porse pse mos te shkojme me larg, tek Australophecus africanus, qe ka jetuar 3.3 deri ne 2.5 million vjete perpara? Homo africanus eshte ne fakt origjina jone.
    Po nejse, ne studimet statistikore jipet jo vetem popullata (ose sample) dhe rezultati, por dhe pergjigjes ndaj pyetjes: a eshte signifikant (domethenes) ky rezultat, dhe brenda cfare gabimi? Alfa, psh. ne shkencat sociale α = 0,05; ndersa ne ato ekzaktet nuk e di porse ne studimet mjeksore me duket se po 5% eshte. Signifikant do te thote qe rezultati nuk eshte i rastesishem. Dmth. edhe nje rezultat prej 70% si ne studimin e lartepermendur me nje variable (univariable analysis) nuk do te thote gje nese p (probabiliteti qe te ky rezultat jete i rastesishem) eshte me i madh se alfa (gabimi). Gazetarja duhet ta jipte kete te dhene nese pretendon se jep nje informacion serioz.
    Pervec gabimeve te tjera te mundshem si psh. sa representativ eshte ky grup qe ka zgjedhur ky studius, ne moshe, zona (rurale, qytet, malesi, jug, veri), gjini, klas ose menyra e jeteses. Shkurt duhet te mesojme te shohim me sy kritik cdo studim qe na ofrohet.

  3. Hitleri s’ka thene qe shqiptaret jane “ariane te nivelit te dyte”. Shqiptaret e Hitlerit jane ne kategorine e pare ariane bashke me gjermaniket, por nuk jane gjermanike. Pra jane dege e vecante ariane. Ky ka qene pozicioni. Kurse ironia patetike e shkrimit siper dhe injoranca e gazetares duket se kane gjet njeri-tjetrin.

  4. Landi ,ariane te nivelit te dyte , ndersa te paret ishin jo gjermaniket,por pikerisht raca Hallshtat Nordik dhe eksperimentet gjenetike te nazizmit kishin per qellim me ane te ligjeve te Mendelit te nxirrnin ‘Hallshtat Nordik-un’ nga nenracat nordike,si borreby,falish,keltik nordik etj.
    Te gjithe posterat ne ate periudhe shfaqnin meshkuj te Hallshtat Nordik.
    Ironia; hallshtat nordik ne gjermani ishte/eshte as 5% ndersa ne Suedi kemi 70% dmth tipi Suedez ishte ariani i enderruar nga Hitleri dhe nazistet qe merreshin me eugjenetiken.

    Te gjithe racat qe nuk ishin hallshtat nordik por qe kishin tipare te perafrueshme me te apo ne rastin tone,supozohej nje prejardhje nga hallshtat nordik,futeshin ne nivelin e dyte e sigurisht per arsye politike borreby, keltik nordik,falish etj futeshin tek arianet e paster.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin