JEPNI PËR TË VARFRIT

Mes marifeteve në argumentim, nuk ka më tinëzar dhe irritues sesa i ashtuquajturi argumentum ad Lazarum, i cili mbështetet në supozimin e çuditshëm se të varfrit kanë vetvetiu të drejtë. Është flamuri i preferuar i politikanëve që shëtitin nëpër atdhe, gazetarëve të terrenit, shkrimtarëve të tabanit dhe populistëve të të gjitha ngjyrave.

Gjithnjë i ngarkuar emocionalisht, argumenti shtjellohet pak a shumë sipas së njëjtës skemë rrëfimtare: autori, zakonisht njeri i shquar, udhëheqës, artist i madh ose protagonist i mediave, është lodhur nga zallahia e debatit mes kolegëve, lufta politike dhe intrigat e oborrit, prandaj merr vendim të zbresë në bazë e të ulet gju më gju me popullin e thjeshtë; dhe atje takon një figurë ndriçimtare, zakonisht një bari plak që kullot dhitë në majë të malit, ose një mullixhi flokëbardhë, ose një peshkatar me fytyrën të rreshkur nga tramundana, ose një nënë që i ka tre fëmijët në mërgim – dhe këta ia shpjegojnë, me dy fjalë, kuptimin e jetës.

Të thuash se të varfrit kanë gjithnjë të drejtë është të thuash se populli ka gjithnjë të drejtë – aksioma e cila përligj sistemet demokratike të votimit, plebishitet dhe lotët e politikanëve të fuqishëm. Megjithatë, në rastin e këtij argumenti specifik, populli merr trajtat e një gjysmë-perëndie, sjellës të së vërtetës dhe të urtësisë, e cila ia përligj autorit kundërvënien madje neverinë ndaj elitave.

Ka opinionistë në mediat e sotme shqiptare që e kanë shndërruar në rutinë këtë farë teknike; artikujt e tyre nuk janë veçse qëmtime të palodhura të mendimeve të shoferëve të kamionëve të plehrave, karrocierëve, kujdestarëve të kuajve, bojaxhinjve, sharrëxhinjve, shitësve të tezgave, të papunëve të Bathores, muratorëve; këta të fundit gjithnjë “e dinë” se çfarë nuk shkon me botën, me Shqipërinë dhe me sistemin elektoral; kjo urtësi i serviret lexuesit si fjala e fundit e mendimit politik dhe sociologjik, ndërsa përcjellësi i kumtit, ose autori, ka krenarinë të na paraqitet si kasneci i së vërtetës.

Arsyet e këtij obsesioni me të varfrin janë të shumta e të thella; por në kulturën shqiptare mund të reduktohen në pak grupe.

Krishtërimi ka luajtur një rol të madh në mos themelor në këtë mes – si fe ngushëlluese e plebejve, por edhe në ndikimin që pati në teorinë marksiste të luftës së klasave, të barazisë dhe të proletariatit si klasë që ruan në gjirin e vet të ardhmen e njerëzimit.

Letërsia dhe publicistika shqiptare, pas vitit 1912 e më pas gjerësisht pas vitit 1945, i kushtoi vëmendje të madhe vegjëlisë, të vobektëve, të këputurve, të skamurve; duke ua kundërvënë parive të vjetra të periudhës osmane, ose të gjithë atyre të cilët, më pas, propaganda komuniste do t’i likuidonte me formulën “bejlerët dhe agallarët”.

Komunizmi, nga ana e vet, u mishërua që në krye si fe e vegjëlisë, e cila u premtonte të varfërve parajsën në këtë dhé, mjaft që të shkatërroheshin hierarkitë sociale dhe të shfaroseshin elitat tradicionale. Në letërsinë komuniste kjo u mishërua në figura të tilla mitike si Dajë Ceni, te “Epopeja e Ballit Kombëtar”, i cili shërbeu si model për një mori të pabesueshme personazhesh zakonisht me prejardhje fshatare të varfër, të cilët specializoheshin në përqeshjen e elitave.

Totalitarizmi, si formë autoritare e pushtetit e mbështetur në figurën titanike të Njëshit, ose të udhëheqësit suprem, gjithnjë i mëshonte lidhjeve të drejtpëdrejta të këtij Njëshi me masat e gjëra punonjëse, klasën punëtore dhe fshatarësinë kooperativiste, duke kapërcyer pengesat që mund të sillnin institucionet, intelektualët, ose klasa e mesme.

Për ta shembëllzuar këtë teknikë të komunikimit të pandërmjetëm të Njëshit me masën, po sjell një citat nga Fjalimi i Enver Hoxhës në mitingun e organizuar me rastin e 24-vjetorit të luftës së Reçit, më 3 shtator 1967:

Fitoret që gëzojmë sot, të dashur vëllezër dhe motra, ia detyrojmë në radhë të parë popullit, të udhëhequr nga Partia. Populli ynë ka lindur nga pushka. Malësori 90-vjeçar nga Kelmendi, Kol Marash Pepaj (i cili njërën këmbë e ka lënë në luftë kundër kralëve të Malit të Zi) dje, në takimin që pata me malësorët e Kelmendit në Rrapsh, më tha: “Shqiptarin nuk e ka qit lokja prej barkut, por huta prej çarkut.”

[Vepra 36, f. 235]

Shumë vite kanë kaluar që atëherë, komunizmi në Shqipëri është duke u harruar, vendin totalitarizmit ia ka zënë demokracia dhe frikës makutëria, por adhurimi i masës, i të varfrit, madje i vulgut mbetet i rrënjosur në psikologjinë kolektive shqiptare.

Tek e fundit, është ky adhurim që ia jep edhe përligjjen morale demokracisë, së paku në një vend pa tradita demokratike si yni; edhe pse atje shpesh kjo formë e organizimit politik shfaqet si diktaturë e hapur dhe arrogante e shumicës, ose e numrave.

Paradoksi këtu ka të bëjë drejtpërdrejt me faktin që, ashtu siç shprehet sot në mediat dhe në etosin politik shqiptar, argumentum ad Lazarum është argument tipik elitar; meqë vetëm elitat mund t’ia lejojnë vetes luksin e të dhënit të varfërve prerogativa pothuajse hyjnore. Kjo vjen, nga njëra anë, për shkak të ndjenjës së fajit që elitat, sidomos liberale, kanë ndaj të gjithë atyre që i shohin si të mbetur pas në marshimin e pandalur drejt progresit; dhe nga ana tjetër, meqë argumenti u shërben demagogëve si trampolinë për t’u shndërruar në kanale të së vërtetës.

Nëse populli nuk gabon kurrë, atëherë si të mos u vësh veshin zëdhënësve të popullit, ose të gjithë atyre që zbresin në bazë, për të dëgjuar se ç’kanë për të thënë kuzhinierët e mensave, banakierët e pijetoreve anës xhadesë, kujdestarët e sallave të bilardos, pastruesit e konvikteve, berberët e mëhallave, mamitë e fshatrave, veteranët e provokacioneve monarko-fashiste të vitit 1949, gurskalitësit, lulishtarët, rojet e vendeve të parkimit dhe, në përgjithësi, të gjithë ata me të cilët elitat, përndryshe, nuk do të donin të kishin kurrfarë kontakti?

Po a kanë këta njerëz gjithnjë të drejtë? Natyrisht, nëse një opinion është i drejtë apo jo, kjo duhet gjykuar në bazë të lëndës së opinionit, jo të prejardhjes sociale ose gjeografike të atij që e shpreh. Peshkatari i midhjeve mund të ketë të drejtë, mund edhe të mos ketë; por opinioni i tij për politikën e Tiranës ose korrupsionin ose pavarësinë e Kosovës nuk mund të sillet me po aq zell sa edhe ç’mund të sillet opinioni i drejtorit të KESH-it për shkaqet e ndërprerjeve në furnizimin me energji të kryeqytetit.

Aq më tepër që, të varfrit zakonisht janë tepër të zënë me përpjekjet që bëjnë për të mbijetuar, për të pasur kohë të meditojnë për kuptimin e jetës ose të Sali Berishës; dhe opinionet e tyre për çështje madhore të debatuara në mediat mund të përmblidhen në një gjysmë faqeje: kjo qeveri po i pi gjakun popullin, ky vend nuk bëhet, të varen tre-katër veta në mes të pazarit, të gjithë politikanët vjedhin, etj.; ose proverba si ajo e Kol Marash Pepajt, të cilat kanë për funksion të pezullojnë ose të ngrijnë debatin – sepse kush do të guxonte të debatonte me një proverb, aq më tepër të vjelë drejtpërdrejt nga goja e popullit prej udhëheqësit suprem?

53 Komente

  1. Shume percmim, pak ndricim e nje qorollisje e pashmangeshme ne gropen qe u hapni populisteve “te te gjitha ngjyrave”.
    Argumenti tek Jepni per te varfrit (faleminderit me qe me jepet rasti) eshte i tille: autori, …, i lodhur nga rrumpalla, merr vendimin te bllogoje shkrim me shkrim me popullin …

  2. Shkrim i guximshem e realist, prandaj kam pershtypjen se do vleresohej pak nese do lexohej nga nje mase e madhe.
    Romaket e kishin zakon ta conin vulgus-in tek koloseu, per te evituar komplikimet qe sjell mendimi i papjekur ne jeten publike. Cudia me e madhe eshte se ndodhemi ne nje bote ku kerkohet superspecializimi dhe nga ana tjeter ne ceshtjet publike kerkohet me ngulm mbajtja e vulgusit si ‘pares’ dhe ai qe eshte i specializuar eshte thjesht ‘primus inter pares’. Kjo i ka sjelle deme vendit, pasi politikanet ,meqe kane si profesion vjeljen e votave, kujdesen me shume per mbarevajtjen e elektoratit, sesa te vendit,keshtu qe reformat radikale ne te miren e vendit, qe mund te demtojne vulgusin vetem perkohesisht (por kete vulgusi se kupton) , qendrojne sirtareve.

  3. Spo e gjej dot temen simoter qe ishte hapur te Peshku kshq po e le nje shenim te vogel ketu. Xha, e kisha te veshtire ta kuptoj si funksionon tamam ky argumentimi se eshte thike me dy presa deri sa me kapi syri kete pergjigjen e njeres te peshku qe pervec argumentum ad Lazarum permend dhe argumentum ad animalem. Jam dakort me kete cupen deri diku po vec me qeshi buza kur e dallova Lazarin 🙂

    I for one couldn’t care less about interviews with important, serious, celebrated people, and even less with pundits and blogists of course. If it were up to me, the people I’d interview would be those who are not in a position to know what a blog or peshkupauje or a MacBook is, people leading harsher lives than you and me, but who are closer to the earth and living nature. I’d prefer to hear the account of an Albanian farmer from Devoll or that of an apiarist from Tropoje each weekend. And if it were not too much to hope, it would be useful and nice to create a “Seksion” about the use(fulness) and general treatment of animals in Albania, stray and domestic alike. The development of an awareness and/or concern about the lives of animals is, I strongly believe, more important to humanizing people and bringing them to the level of the other animals than reading Albanian newspapers and myopic blogs.

    http://www.peshkupauje.com/podkasti-i-briskut-korrik-3/2008/07/25/#comment-258535

  4. xhaxha,

    mos i shtremberoni dhe kaq shume gjerat. peshkaxhijeve qe luajne si pawns neper internet i sugjeroj te mbushin barkun njehere vete me peshq pastaj te shkojne lart e poshte e te flase ne stilin tend: nuk me do njeri mua-tha.

    ti e di shume mire se c’mendoj une per te varfrit e lagjes tende qe bejne aheng tere diten dhe me taksat e mija e tuat dhe te 1 miljone te tjereve kalojne nje jete tere pa pune duke rritur femijet e tyre gjysme-kafshe e te panumert.

    an argument ad lazarum, according to how I understand it, and I think i understand it better than peshaxhije here thinking s/he has ‘caught’ me, is something like the follownig:

    1. He is right because he’s poor.

    Or:
    2. it is not the fault of of obese african americans from the bronx that they are so excessively fat because they are poor.

    Or:
    3. you cannot blame xyz for stealing because they are poor.

    What I said, on the contrary, was that since everyone is interested in those who appear in some way or other to be ‘rich’ (in appearance or in substance as celebrities and renowned people are), an alternative environment would be one taking an interest in what established media does not, not really, not without it making it entertaining somehow (like the Gjeni Dicituren section of Peshku, which i find shallow and tasteless, when the pictures speak of great strugge and hardship). That it is my interest to hear about the poor from Tropoje and elsewhere has a lot to do with the fact that I get to eat the special honey and their dairy even 10 miles away. And that I care to hear how animals are treated there is because of what I remember, have seen, and, most of all, because of the awareness I’ve gained. This doesn’t make the animals nor the poor, ‘right’. In fact, their being right is not even the question in what I said. So please, find some other things to fit your purpose.

  5. Në këtë blog citimet në gjuhë të tjera madhore janë lejuar dhe do të lejohen; por komentet tuaja dhe shkrimet origjinale duhet të jenë në shqipe vetëm, jo për kapricio të pronarëve, por për të respektuar të gjithë ata vizitorë që nuk e lexojnë dot anglishten dhe gjuhët e tjera. Ndiqeni këtë rregull, ju lutem, përndryshe komentet tuaja nuk do të kalojnë, meqë në këtë blog diskutime në anglishte nuk do të ketë asnjëherë. Përndryshe, të gjithë ata lexues që shqipen e lexojnë pa vështirësi, por nuk e shkruajnë dot mirë, janë të ftuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta përmirësuar edhe shqipen e shkruar. Gabimet gjuhësore nuk do t’ju vihen re.

  6. i/e dashur XA,
    Mos te te vi cudi kur them se naiviteti i tepert ne komentin tim ishte i qellimshem, per te vene ne dukje, anes e pas anes, qe komenti yt ishte shembulli me perfekt i argumentum ad Lazarum version 2.0. Ndryshe nga paraqitja e meparshme, te siguroj qe e di fare mire si funksionon falsiteti ne fjale, biles me nje hollesi qe ty ndoshta te mungon. Nje lexues i vemendshem do e dallonte fare lehte se ne thelb pasazhi yt eshte identik me argumentum ad Lazarum, dhe qe funksionojne paralelisht. Falsiteti qendron edhe kur elementi i fukarase mungon pasi ky eshte zevendesuar me figura te ngjashme. Per ilustrim:

    The monks have forsworn all material possessions. They must have achieved enlightenment (shembull marre nga Wikipedia)

    people leading harsher lives than you and me, but who are closer to the earth and living nature (XA)

    i njejti nocion romantik i te varferve qe jane me prane puritetit dhe qe çojne jete te virtytshme riciklohet ne shprehjen tende, e cila thote se veshtiresite ne jete i japin tjetrit privilegjin per te qene me prane natyres. Me duket se Xhaxhai eshte perqendruar ne ate aspekt te falsitetit qe thote se i varferi ka gjithmone te drejte ngaqe eshte i varfer, dhe pikerisht ketu qendron abuzimi me i madh, por perkufizimi me i gjere eshte te pandehesh se dikush qe eshte i varfer eshte me i virtytshëm, i ndershem, e keshtu me radhe sepse i mungojne veset dhe interesat korruptuese te te pasurve. Modeli i varfer/i pasur tek ti eshte shendrruar ne modelin qytetar/fshatar duker ruajtur te njejtin vizion romantik. Sipas teje qytetari (ai qe lexon gazeta shqiptare dhe blogje miopike, lexo: modernizim) eshte me larg natyres e kafsheve te tjera, me pak human se fshatari qe kujdeset per bleten. Kete lloj argumentimi e shoh te ambalazhuar ne mase ketu ne Londer dhe origjinen ia gjej tek argumentum ad Lazarum.
    Tani ne kontekstin e kritikes tek peshku jam dakort me ty, sidomos me postin tend te pare, dhe nuk ua kam pertuar as vete aq sa tani gezoj IP ban.

  7. peshkaxhije,

    Aftesia yte per te pare gjerat ne hollesi kompromentohet nga fakti se insiston (dhe insiston…) te thuash e sterthuash te njejten gje qe thote edhe argumenti i xhaxhait, i cili mu duk i dobet, dobesi e cila nuk i shpetoi Cyprinodon Diabolis.

    Eshte e veshtire per mua te dalloj se ku mbaron gjuha dhe argumenti i xhaxhait e ku fillon ai i yti. Por, per ta lene menjane kete ‘problem’ tipik dhe klasik, po i kthehem pikerisht gjerave qe po me mvishen sit e mijat me te cilat nuk jam fare dakort.

    Se pari,

    “Per ilustrim:
    “The monks have forsworn all material possessions.
    They must have achieved enlightenment
    (shembull marre nga Wikipedia)”

    “people leading harsher lives than you and me,
    but who are closer to the earth and living nature (XA)”

    Nje lexus “I vemendshem” vertet qe mund te gjeje edhe gjilperen ne kashte, por nje lexuese qe eshte inteligjent mjaftueshem kupton fare lehte qe fjalite me siper qe ti i paralelizon kane kuptime krejt te ndryshme llogjike. E para thote qe “The monks MUST HAVE ACHIEVED enlightenment [BECAUSE] they have forsworn all material possessions.” Kurse e dyta, e imja, thote “the people I’d interview would be those… leading harsher lives than you and me, but [really AND] who are closer to the earth and living nature. Paralelizmi nuk qendron pikerisht sepse ne lidhje me keta te fundit qe me interesojne mua nuk diskutohet fare qe e kane jeten me te veshtire se timen apo qe jane vertet me after natyres, tokes, kafsheve sesa une e shume te tjere nga ne ne East Coast te Sh.B.A.

    Se dyti, dua te ve ne dukje se fjalet dhe falsitetin ne llogjike qe me mvishen jane pikerisht konkluzione qe nuk vijojne nga c’thashe. Ato jane thjeshte fjale qe te pelqejne ty dhe qe perserisin (por nuk e perforcojne) argumentin e xhaxhait. Jane bastardizime te llojit me te shemtuar qe sinqerisht me lene aq pa fjale sa edhe shkrimi i xhaxhait vete.

    Une nuk thashe kurrkund dhe as nuk e besoj:

    “qe [te varferit] JANE ME PRANE PURITETIT dhe qe
    çojne jete te VIRTYTSHME”.

    Gjithashut nuk thashe as nuk e besoj:

    “se veshtiresite ne jete i japin TJETRIT PRIVILEGJIN
    PER TE QENE me prane natyres.”

    Une thashe se fshataret/fermeret qe me interesojne COJNE jete te veshtira [duke nenkuptuar faktin qe jane fermere ne shqiperi e jo ne France a Itali, dhe sigurisht cojne jete NDRYSHE te veshtira nga ajo e imja apo e ytja] DHE JANE me prane natyres (me prane se pothuajse te gjithe ata qe lexojne Peshkun). Tani, ti kerkon ta diskutosh kete gje nga kati i 6te i apartamentit tend ne lagjen tende te betonuar dhe pa peme te Londres apo ndonje lagje te ngjashme e me te shemtuar te New York-ut apo nga zyra ne katin e 39? Mua duket thjesht humbje kohe.

    Se treti, te lutem kupto qe nuk ka asgje “romantike” ne interesin qe dikush e rritur varfer ne nje fshat te shqiperise se mesme e te mjere tregon per fshataret dhe fermeret shqiptare, aq me shume kur, sic e thashe edhe me pare, mua me dergohen mjaltra e bulmetra here pas here qe me pelqejne shume e qe pikerisht prodhohen me punen e ketyre fshatareve per te cilet mendoj kur shijoj punen e tyre e te cileve do doja t’ju a dija me mire hallin, hallet, menyren e jeteses, ne pamundesi per te dale vete nga ato ane. Nqs eksperienca yte eshte prej qytetareje te kulluar (ne shqiperi?) dhe nuk ke pare ndonjehere nga afer kafshe apo fshatare apo femije duke prashitur e derdhur djerse pervec se si spektatore (aksioniste?) ndoshta nuk ke si ta kuptosh qe Lazari yt s’hyn fare, persa kohe qe flitet ne veten e pare (ashtu edhe sic fola), pa u prononcuar se si: njohuria e fshatareve te ben ty me njerzore. Por ne fakt, per ata qe duan t’ja dine per gjera te tilla, edhe i bejne me njerzor. Tani ti mund te kapesh pas fjales “njerzor”—cdo te thote kjo, apo “me njerezor”? Une nuk kam me kohe te luaj me ty. Gjej dike tjeter me te ngeshem, xhaxhain per shembull.

    Se fundmi, ajo c’ka po ben eshte se po merr nje argument pedant dhe po ja ngjit fjaleve te mija te pakta tek peshku, duke e pirperosur me fjalorin TEND TEJET TENDENCIOZ…kur ti mund ta dish shume mire qe une nuk vij nga Anglia e Bajronit, as koha e tij. Ne fakt ajo kohe nuk eshte me e mundur, ky lloj romanticizmi nuk eshte me i mundur per njerez qe jeteojne ne qytete te medha shume-kulturore, me blackberry, kompjuter ne cante dhe interenet 24 ore ne dite, Ky lloj romanticizmi qe une tregokerkam nuk eshte i imi (ky perdoret nga ty thjesht per hir te argumentit te xhaxhait), sepse ky lloj romanticizmi nuk eshte me i mundur kur une marr vesh per bombardimin e Stambollit me perpara se te dashurit e mij atje. Nqs. ti s’e kupton dot kete, gjej dike tjeter te ta shpjegoje.

    hajt shnet dhe me lini rehat.

  8. XA shkruan:

    argumenti i xhaxhait, i cili mu duk i dobet…

    XA, argumentum ad Lazarum nuk është zbuluar as përshkruar prej meje. Të duket i dobët në vetvete, apo të duket e dobët mënyra si e kam ilustruar unë me shembuj nga kultura shqiptare (çka ishte edhe qëllimi im)? Nëse po, mund ta shtjellosh pak mendimin, që të mund ta marr në konsideratë? Vallë sinqerisht kujton se me një rresht të vetëm të mjerë mund të likuidohet një shkrim i cili më ka kushtuar kohë dhe mund?

    XA, duke iu drejtuar Peshkaxhijes, shkruan:

    Une nuk kam me kohe te luaj me ty. Gjej dike tjeter me te ngeshem, xhaxhain per shembull.

    XA, mos ma fyej kuvendin, se ke fyer vetveten. Je ti qe ke ardhur këtu mysafire – po të kesh gjë për të thënë, bujrum thuaje. Unë ndoshta jam i ngeshëm për të debatuar në lidhje me çështje që i ngacmoj vetë; por kësi sulmesh ad personam më lënë indiferent, meqë shpesh i interpretoj si shenjë dëshpërimi. Nuk ka kuptim as të më përmendësh kuturu në kuadrin e diskutimit që je duke bërë me Peshkaxhijen.

  9. Ok per ta zhvendosur pak vemendjen tek tema perseri me duhet te them qe fakti se teknika si “zbritja ne baze” e “gju me gju me popullin” jane perdorur shpesh nga diktatore, autoritariste etj. nuk i ben keto teknika te gabuara ne vetvete.

    Ne diktatura zbritjet ne baze beheshin per te perligjur vale te medha spastrimesh ne aparatin shteteror, medemek qe ky aparat pas kontrollit te shefit/shefes dora vete nuk e percon zerin e atyre poshte sic duhet e prandaj duhet pastruar. Me kete teknike diktatoret vrisnin dy zogj njeheresh. Nga njera ane pastronin aparatet nga grupe te pushtetshme qe mund te beheshin konkurente potenciale e nga ana tjeter deshtimet e cfaredo lloji ja atribuonin aparatit duke e lare veten paq (psh. X nuk dinte gje, ishin ata poshte qe vidhnin).

    Megjithate, cdo marrdhenie reale e elitave me pjeset e tjera te shoqerise eshte ne vetvete pozitive. Kjo, pasi elitat kane nje prirje te natyrshme te veteizolohen e te hermetizohen duke u shkeputur shume shpejt nga realiteti. Zbritjet e herepashershme ne baze pra jane nje lloj kontaki per sa kohe keto zbritje jane reale e nuk mbeten stunt-e mediatike. Ne sisteme konservative zbritjet e elitareve ne popull jane nayrisht me te shpeshta sesa ngjtjet e pjesetareve te popullit ne elita. Pikerisht marrdhenia ndermjet ketyre dy proceseve tregon shume per nje shoqeri e per strukturen e saj. Kjo do te ishte per mendimin tim dhe nje pike interesante diskutimi. Fakt eshte qe te dyja keto procese ekzistojne qe prej hierarkizimit te shoqerise, pra jane procese shume te vjetra, ekzistojne akoma sot dhe do te ekzistojne per sa kohe do te ekzistojne hierarkite.

  10. Xha, nuk e di […] se kush eshte me keq: diktatura e te shumteve apo e nje njeriu te vetem. Mua me duken njelloj te keqija. Ti ke shume te drejte, ky eshte kuvendi yt ne kuptimin e plote te fjales. Te tjeret mund te duartrokasin, por kur nuk ju vjen ta bejne nje gje te tille dhe preferojne te mos flasin atehere….terhiqen ketu zvarre dhe prej hundesh nga diku krejt tjeter, ta plasin temthin dhe te bejne ta pranosh se t’u duk i dobet ajo qe pe dite me heret. Me ler ta bej te qarte se ku qendron kjo dobesi, per mua (kuptohet). E para eshte toni yt perbuzes, talles madje, fakti se ku ve piken e fundit, dhe natyra shume pergjithesuese e ketij shkrimi. Shembull:

    “dhe atje takon një figurë ndriçimtare, zakonisht një bari plak që kullot dhitë në majë të malit, ose një mullixhi flokëbardhë, ose një peshkatar me fytyrën të rreshkur nga tramundana, ose një nënë që i ka tre fëmijët në mërgim – dhe këta ia shpjegojnë, me dy fjalë, kuptimin e jetës.”

    Valle, pse te mos thuhet se ata “ia shpjegojne, me dy fjale, kuptimin e jetes SE TYRE”? Sepse, interesi qe shoh une ne veten time e te tjere lexues te niveli te ngjashem ndaj ketyre njerezve qe ti perbuz eshte jo per te me treguar kuptimin e jetes, por te kuptuar jeten e tyre.

    Argumenti yt kundra-elitar eshte prezantuar ne nje forme elitare shume negative. Menyra e te argumentuarit fillon ne nje note qe demton gjithcka qe vijon. Fjalet fillestare te tipit “marifet” “tinezar” “irritues” nuk kane sesi te mos kerkojne te mos thone se ti po flet per dicka qe s’e honeps dot. Une kam pershtypjen (duke filluar nga vetja ime) se njerzit shkruajne mire dhe terheqshem kur shkruajne jo per gjera qe i urrejne e duan t’i peshtyjne me fjale. Per me teper, ti as nuk e trajton fare natyren problematike te ketij lloj argumenti, thesht perdor konluzionin per te dhene me tej konkluzione te tuat. As nuk na sjell shembuj (nga figura shqiptare qe s’i njoh apo nga Barack Obama te cilit ja njoh marifetet, i ka te shumte ky i dashur i te shumteve) qe ilustrojne kete lloj arsyetimi te gabuar. Ky lloj argumenti prej Lazri eshte vetem nje RAST: NUK eshte regull qe sa here qe flitet per te varferit apo te varferit lejohet te flasin ata bien ose i bejne te tjeret viktima te ketij fallciteti duke bere te mendohet se kane te drejte. Rastet jane te panumerta kur i varfri, duke qene se edhe e vuan ne kurrizin e tij me teper shtetin pa ligj (apo do diskutuar kjo?)—sa nga injoranca aq edhe nga fakti se s’ka as pare, as njerez ‘me lidhje’ (means to power)–sigurisht qe ka te drejte po t’ja vesh veshin. Ti flet ne menyre pegjithesuese duke e karakterizuar—me ose pa dashje–cdo shembull ku behet fjale per te varfrit si nje rast ad Lazarum. Kjo me duket tejet e padrejte. Shembull i ketij pergjithesimi duke u nisur nga konkluzioni i nje rasti te vecante eshte:

    “Të thuash se të varfrit kanë gjithnjë të drejtë është të thuash se populli ka gjithnjë të drejtë – aksioma e cila përligj sistemet demokratike të votimit, plebishitet dhe lotët e politikanëve të fuqishëm. Megjithatë, në rastin e këtij argumenti specifik, populli merr trajtat e një gjysmë-perëndie, sjellës të së vërtetës dhe të urtësisë, e cila ia përligj autorit kundërvënien madje neverinë ndaj elitave.”

    Por menyra se si e prezanton ti duket miope dhe misleading, sepse nuk merr parasysh c’shtrihet pertej asaj qe deshiron te argumentosh, apo te provosh. Te gjithe qe shohin e lexojne pertej gazetave shqiptare apo llojet e ngjashme te tyre ne gjuhe te tjera, e dine qe te varferit nuk kane gjithmone te drejte, po te marrim parasysh rastet e falemintimit te praktikes se “Affirmative Action” ne SHBA. Une vete para disa javesh vura ne dukje (ne alb-club) pikerisht dicka te ngjashme: hapin mbrapa qe behet e turpin qe vijon kur njerezve injorante, ordinere e kriminele u jepen faqet e pakta te revistes Harper’s me qellim qe te thone se kush jane Shqiptaret. Kjo eshte e ngjashme me problemin qe edhe ti ve ne dukje tend, por i referohet pikerisht nje rasti te vecante.

  11. Xhaxhai: “Kjo vjen, nga njëra anë, për shkak të ndjenjës së fajit që elitat, sidomos liberale, kanë ndaj të gjithë atyre që i shohin si të mbetur pas në marshimin e pandalur drejt progresit.”

    XA: “And that I care to hear how animals are treated there is because of what I remember, have seen, and, most of all, because of the awareness I’ve gained.”

    “The gain of awareness” ne kete rast mund te hyje nen kategorine gjenerale te “progresit”.

    XA: “Ti flet ne menyre pegjithesuese duke e karakterizuar—me ose pa dashje–cdo shembull ku behet fjale per te varfrit si nje rast ad Lazarum.”

    Xhaxhai: “Po a kanë këta njerëz gjithnjë të drejtë? Natyrisht, nëse një opinion është i drejtë apo jo, kjo duhet gjykuar në bazë të lëndës së opinionit, jo të prejardhjes sociale ose gjeografike të atij që e shpreh. Peshkatari i midhjeve mund të ketë të drejtë, mund edhe të mos ketë; por opinioni i tij për politikën e Tiranës ose korrupsionin ose pavarësinë e Kosovës nuk mund të sillet me po aq zell sa edhe ç’mund të sillet opinioni i drejtorit të KESH-it për shkaqet e ndërprerjeve në furnizimin me energji të kryeqytetit.”

    p.s. Dobesia e argumentit te Xhaxhait ne baze te stilit se si eshte shtruar ky argument nuk mund te merret parasysh, pasi perderisa po argumentohet kunder Llazarit, te gjitha format e mohimit, qe nga perbuzja e percmimi, deri tek mohimi i drejtperdrejte, jane te justifikuara.

  12. Ndersa mua do te me kishte pelqyer shume qe rrjedha e shkrimit te kishte kaluar edhe nga titulli, ose me sakte dhenia te varferve.

    Spunton e xhaxhait e kuptoj sepse me doli menjehere perpara syve emrin Edison Ypi, apo Ben Andoni (mgjs kete nuk para e le percmimi te arrije deri tek Llazari), apo apo te rinjte aktiviste. Por une nga Xhaxhai pres (deshiroj) qe koha dhe mundi i harxhuar per te reflektuar mbi median shqiptare, te harxhohet me me bereqet, p.sh. duke reflektuar mbi shoqerine shqiptare. Me fjale te tjera, nese ky fenomen i idealizimit te njeriut te thjeshte dhe/ose te varfer eshte nje fenomen thellesisht mediatik, ai eshte minimalisht i rendesishem. Jam kunder sugjerimit qe analiste-prozatoret e gazetarise shqiptare jane perfaqesues te elites se vendit.

    Xhaxha, ajo qe ti nuk ke bere, duke u marre se tepermi me argumentimin e kundershtimit tend, i cili fundifundit nuk kishte dhe aq nevoje per argumentim (mgjs e gjej me vlere lidhjen me krishterimin e komunizmen), eshte te diskutosh mundesite qe 1) vleresimi per njerezit e punes dhe sidomos te moshuarit (nuk besoj se gazetaret romantizojne barinj 25 vjecare dhe shitese 18 vjecare) shkon shume me mbrapa ne kohe, ne mos tek iluminizmi evropian, tek baresha e Parisit grek, tek folklori i kombit shqiptar, nje komb shume i varfer ky; dhe 2) vleresimi per njerezit jashte qyteterimit, te cilet me po kryesisht pa dashje ngrejne pikepyetje per kete qyteterim qe na ka mbyllur kubave, paralelopipedeve dhe formave te tjera jo fort biomorfe, apo akoma me teper per qyteterimin e parase dhe transformimin qe sjell tek njeriu rruga e mundimshme e sigurimit dhe prishjes se te shkretes pare (nuk po sugjeroj ketu qe i varfri nuk kalon transformime per te njejten arsye, por them se behet fjale per nje transformim krejt tjeter). Nese komunikimi me xa-ne do te kishte qene me dashamires, besoj se do te kishte prekur pikerisht dy pikat e mesiperme. Kurse deshira per te njohur ate qe te prodhon buken i kalon kufijte e kuriozitetit, vleresimit dhe deshires per pikepamje alternative – kjo deshire, them une, eshte shume me forte, me viserale dhe me e kuptueshme, gjithmone per ata qe deshirojne te kuptojne.

    Nuk dua te rri pa thene qe listat e gjata te profesioneve ‘te dores se dyte’ qe listohen ne kete shkrim, po edhe ne shkrime te tjera te tuat, jane problematike, jo vetem sepse mbledhin ne nje tufe profesione me specifika, veshtiresi dhe rendesi shume te ndryshme nga njera tjetra duke i njesuar pa dashje (me dashje?), po sepse duke i bere tufe ato profesione e humbasin jo pak vleren. Me vjen ne mend amerikani i zakonshem per te cilin Shqiperia eshte nje (ndjese per prishjen e fjalorit, po lexo ‘njemut’) me Rumanine, Bullgarine, Sllovenine apo vende te tjera qe rimojne dhe ndodhen djathtas. Une njehere kam respekt te vecante per mamite, gurskalitesit dhe lulishtaret, madje edhe per rojet e parkingjeve qe rendom jane ushtarake te dale ne lirim ne kohe te qametit me pensione per te ardhur keq.

    Gjithashtu, pres akoma qe dikush te merret me lemoshen, bamiresine, apo si i thone ne rangjet e larta, filantropine, dhe kundershtine qe ky fenomen mund te kete me kuvendimin e gjate me mullixhiun (a ka akoma te tille?) flokebardhe.

  13. Të varfrit ose vegjëlia, si shtresë sociale – le t’i quajmë A.
    Të varfrit ose vegjëlia të cilët sillen herë pas here nga mediat si bartës të urtësisë ose së vërtetës – le t’i quajmë B.
    Elitat që kontrollojnë mediat ose që shkruajnë atje – le t’i quajmë C.
    Në shkrimin më sipër, unë përqendrohem në B; ose në një dukuri të ligjërimit publik. A më intereson në mënyrë margjinale, sepse nuk po bëj sociologji. Përkundrazi, më intereson C, e cila kërkon t’i përdorë mediat për të riprodhuar pozitën e vet në ballë të shoqërisë shqiptare.
    E gjithë kjo, nga një perspektivë e analizës së mediave, ose të ligjërimit propagandistik; dhe pikërisht atyre aspekteve të atij ligjërimi të cilat shumë prej nesh, duke më përfshirë edhe mua, i marrin si të mirëqena ose të natyrshme.
    Ju lutem, mos e ngatërroni shkrimin duke ia zhvendosur perspektivën nga B në A. Çështja e të varfërve në Shqipëri është çështje madhore dhe meriton të trajtohet më vete, por nuk nuk di sa jam në gjendje ta bëj këtë.
    Përndryshe, të kapesh nga një trajtim i një tropi në ligjërimin e mediave, për të shtjelluar mendime për lëndën e tropit, është sikur teoritë gjuhësore për prejardhjen e fjalëve shqiptar dhe shqipe nga shqipja e flamurit t’i trajtosh si pjesë të ornitologjisë.

  14. E vleresoj pergjigjen, mgjs me teper ex cathedra nga c’do te kisha dashur.

    Atehere, qe te sqarohem edhe une, mua me vjen keq qe ti merresh kaq shume me B-ne dhe aq fare me A-ne, nderkohe qe pretendon te merresh edhe me C-ne (kete s’e pashe gjekundi ne shkrim). Me vjen keq nese ti pozicionohesh si ekspert i medias, ose ‘ligjerimit te medias’, ne rastin shqiptar nje media e dobet dhe e felliqur me te cilen po te merresh me shume se 5 here nuk te del era nga duart, ne vend qe te merresh me A-ne e ndoshta edhe C-ne, si intelektuali qe ne presim te gjejme tek ti. Sepse jo vetem media qe e ka humbur fokusin, po ne e humbim dyfish duke u marre rregullisht me nje te humbur.

    Specializejshen.

  15. Tropizma, unë e konsideroj të rëndësishme edhe temën e mediave, madje edhe sikur mediat vetë ta kenë humbur davanë në Shqipëri.
    E konsideroj të rëndësishme sepse mediat gjithnjë e më tepër po ndërmjetësojnë komunikimin midis palëve në shoqëri, duke e përçudnuar atë.
    Ose edhe ngaqë vetë forcat dhe lëvizjet politike dhe sociale të sotme, sidomos ato më të rejat e më Perëndimoret, si “Mjafti”, e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht nëpërmjet mediave, duke iu paraqitur publikut të mediatizuara.
    Mediat duhen analizuar sepse janë sot konteksti themelor ku ekziston dhe riprodhohet kultura shqiptare; por edhe sepse sëmundjet e kulturës i shfaqin simptomat e tyre më të qarta pikërisht në ligjërimin mediatik.
    Më së fundi, unë shkruaj shpesh për mediat jo vetëm sepse më intereson, por sepse atje më duket se mund të them diçka më tepër sesa vrojtimet e thjeshta të amatorëve.
    Mediat mund të jenë vërtet ferrë e vogël, tha; por nga ferra e vogël del lepuri i madh.

  16. Per te bere edhe nje sqarim qe nuk e paskam bere dot me fjaline e parafundit: nese ti korrigjon nje qendrim te medias karshi nje fenomeni, si e ben kete? Sigurisht duke ofruar qendrimin tend te ndryshem, qe ne rastin konkret bazohet jo vetem tek konceptimi yt per A-ne, pra vegjeline, por edhe tek konceptimi yt per marredheniet ideale mes A-se me C-ne (sociologji ishte kjo? posi, madje me pak filozofi dhe teori politike).

    Une madje sugjeroj qe gjithe shkrimi, mgjs ka marre shkas nga nje ekzagjerim i medias, e ka thelbin tek mendimi yt per A-ne.

    Dhe ti kete mendim e diskuton ne 2 paragrafet e fundit, i bindur per vertetesine e idese tende sic jane te bindur edhe zoterinjte e kategorise C. Per ‘popullin’ ti je i bindur qe “opinionet e tyre për çështje madhore të debatuara në mediat mund të përmblidhen në një gjysmë faqeje”. Ti je i bindur qe proverbat popullore nuk vlejne sa opinionet e Blendi Fevziut, Taulant Balles dhe Ed Palokes?

    Fundja edhe ti po e perdor A-ne si te nderuarit zoterinj, vec ti po u ve nderin ne vend duke iu treguar vendin, per hater te argumentit (and media studies).

  17. Tropizma, pavarësisht nga disa vërejtje anësore, thelbi i analizës sime gjendet në fjalinë e mëposhtme:
    “nëse një opinion është i drejtë apo jo, kjo duhet gjykuar në bazë të lëndës së opinionit, jo të prejardhjes sociale ose gjeografike të atij që e shpreh.”
    Ti gjithashtu spekulon se çfarë mund ta ketë frymëzuar në thelb shkrimin tim; për çka të sugjeroj të lexosh, kur të kesh kohë, shkrimin tim tjetër që trajton spekulimin mbi motivet.
    Megjithatë, do të mjaftonte që t’u hidhje një sy shkrimeve të fundit në blog, për të parë se unë jam duke u marrë me disa gabime logjike elementare, ose “fallacies”, që ndeshen rëndom në ligjërimin e mediave.
    Shkrimi im për argumentum ad Lazarum është i treti i një serie që deri tani përmban katër shkrime. Nëse vërtet guxon të shqiptohesh për motivet që mund të më kenë shtyrë të shkruaj këtë apo atë, të lutem vlerësomi shkrimet në kontekstin e blogut.
    Sa për “popullin”, unë mendoj se është një mistifikim, ose një kategori fiktive, imagjinare, fundja edhe thjesht një përemër i pakufishëm; e cila mund të analizohet vetëm në kuadrin e një arsyetimi për komunikimin social.
    Opinionet e këtij “populli”, kur nuk janë pasqyrime të shtrembëruara të Kanunit ose të Sheriatit, janë për fat të keq produkt i manipulimeve të heronjve mediatikë që përmend ti: Ballës, Fevziut, Palokës…
    Ti harron se ç’bën ky “popull” çdo natë – ulet para lahutarit televiziv, për të dëgjuar të rejat e fundit për Berishën, Ramën, Topallin dhe bëmat e tyre epike.
    Dallimi kryesor midis meje dhe elitave C, në lidhje me këtë temë, është se këto të fundit kujtojnë se populli vërtet ekziston.

  18. Tro, vertete po me çudit kur marr parasysh stermundimin tend te paradokohshem per te “mbrojtur” Mjaftin ( ne veçanti Elisen) me lloj-lloj përligjjesh e pretekstesh; e ne raste te tjera ti perdor pikerisht akuzat qe ngrihen ndaj Mjaftit per te diskredituar perpjekjet (modeste) te te tjereve. Te vleresoj shume, prandaj s’me vjen hiç kur zhgenjehem kaq haptazi me hipokrizira qe s’te kane hije. Kur une kerkoj me shume nga Mjafti , merr rolin e partizanes e keshillon te mos presim qiqra ne hell nga nje grup njerezish qe po perpiqen me mish e me shpirt per memedhembjen por te leme kolltuqet ne NY e kudoqofshim e te bejme dicka. Shih ketu ! Mos harro se Peizazhet, Xha Xhai, Pishaku e fundja as une nuk jemi figura publike dhe nuk funksionojme si ndonje grup veprimi gjitheperfshires, prandaj boll kerkuat llogari per mangesite e shkrimeve. Ate qe kemi lene mangut mund ta plotesoni ju. Une madje e pres prej jush me shume se ç’prisni ju nga Xhaxhai; sepse nuk ka ndonje vlere te shfaqeni ketu vetem per te vene ne dukje te metat e shkrimeve.

  19. “sepse nuk ka ndonje vlere te shfaqeni ketu vetem per te vene ne dukje te metat e shkrimeve.”

    Parrulla,
    Atehere c`vlere ka diskursi (ligjerimi) i perftuar nga ky blog, nese koleget nuk do vinin ne pah te metat apo mbrothesine e argumenteve?! A nuk po ben ti te njejten gje me “te metat” e llogjikes se tropizmes?

    “boll kerkuat llogari per mangesite e shkrimeve.”

    No coment.

  20. U zgjat pak debati. Xhaxha, thelbi qe ti cileson ne thonjeza eshte ne kundershtim me gjysmefaqshin qe te citova me siper. Madje une jam me dakort me teorine e gjysmefaqshit, sepse mendoj qe pozita sociale e nganjehere edhe ajo gjeografike, por sidomos lloji i eksperiences, psh mes malesh e kafshesh, percakton shume per vlefshmerine e dijes, dhe nganjehere edhe te opinionit. Nderkohe, vlefshmeria e nje opinioni veshtire se percaktohet nga standarde fikse krahas se cilave vendoset ‘lenda e opinionit’, e cila jo rralle eshte e lidhur ngushte me moralin dhe prioritetet e komunitetit, te ndryshueshme keto te fundit. Nuk po flasim per prognoza shkencore per finance, por per disa dije te percjella brezash qe Tirana (apo Tepelena, Berati e Peshkopia tashme ne Tirane) ose i ka harruar, ose nuk i ka ditur ndonjehere. Ja qe une mendoj se ka vlere nje opinion i caktuar i bariut sepse ai eshte bari i vjeter dhe ka vlere nje opinion i caktuar i Skender Gjinushit per lojrat politike sepse ai eshte Gjinush i vjeter. Nuk po zgjatem me tej se me duhet te leviz, por e kisha te lexuar artikullin per motivet – edhe per ate do te rikthehem, meqe po me sajdis edhe ti me pergjigje :).

    Parrulla, toni yt dashamireso-agresiv eshte i panevojshem, sepse tough love-i s’funksionon shume mire me mua. Gjithashtu, mati fjalet perpara se t’i perdoresh. Elisa e di shume mire se c’mendoj une per shkrimet e saj, mgjs kete nuk e diskutuam ne shkembimet 90 sekondeshe aq bukur te dokumentuara ne foto. Tek artikulli per Dilaverin une komentoja: “Minimizoni patetizmat. … Vazhdoni beni punen qe ne te tjeret nuk po e bejme, por mos e beni me sens te ekzagjeruar heroizmi dhe tragjizmi. Te dyja keto sense vijne shume era perendim, sepse varferia, mentaliteti i nje komuniteti te mbyllur dhe mosperfillja e qeverise nuk perceptohen si tragjedi nga shqiptaret – pra ju perceptoheni si te huaj.” Ndersa ‘shakaja’ jote per minatoret nuk ka asgje te perbashket me miredashjen e keshillave te mia, apo me analizen e ketushme te XhaXhait.

    Llogari une nuk te kerkoj ty moj Parrulle. Kurse Xhaxhait, brenda ketij komunikimi te limituar, preferoj t’i percjell qofte edhe nje kritike te cale me mire se sa eloxhe te shpejta, te cilat them se jo vetem jane me bollek, po edhe te demshme. Gjithmone per qellimet e mia.

  21. Lost, te pakten ti qe na ndjek rregullisht duhet ta dish shume mire qe çdo lloj prurje eshte e mirepritur ne blog, qe nga kritika, lavederimi dhe fyerja kur keto nuk e kane kaluar kufirin e personales. Shko hidhu nje sy komenteve po te duash, per ta pare se ne ç’raport jane elozhet me kritikat ndonjehere edhe keqdashese. Fjaline me siper nuk e thashe per t’i mbyllur gojen njeriu, por per te inkurajuar dy zonjushat te na nderojne me shpesh me pranine e tyre, qofte kjo edhe per te vene ne dukje te metat e shkrimeve ne qofte se nuk kane gje tjeter ç’te thone dhe meqe elozhete na qenkan me teprice. Kesaj here me duket se nderhyrja e Tropizmes ishte mbas pilafit (meqe ka kohe qe nuk na begenis ne keto vise, kam frike se kritiken ia ushqejne motive te tjera. Qofsha gabim.) Shkrimet ne blog mund te perdoren si pikenisje per diskutime; por diskutimet nuk mund te kene per objekt permiresimin e shkrimeve, sepse blogu nuk eshte qellim ne vetvete, por vetem konteksti per nje debat rreth ideve te shprehura.

    Tro, nese komentin tim per minatoret vazhdon ta shohesh ‘purely’ si shaka, then I have had the last laugh! Dhe sikur kjo te mos mjaftonte qesh akoma me shume sa here qe me vjen ndermend komenti yt STOP HATING.

  22. Tropizma, nuk kam nevojë për elozhe, as kërkoj elozhe. Ideja ime ishte të krijonim këtu një komunitet për të debatuar çështje që na interesojnë, duke e mbrojtur debatin nga rreziqet e njohura; dhe pikërisht nga degradimi në çështje personale të tipit “pse ti pse unë”, të cilat janë forma më primitive e komunikimit publik, siç e tregon edhe fati i disa forumeve të mirënjohura të Internetit shqiptar. Ky komunitet nuk krijohet nëpërmjet elozhesh, as duke i konsideruar komentet si oponencë ndaj shkrimit për të cilin komentohet. Ideale do të ishte që komenti të merrte shkas nga shkrimi për të çuar më tej një ide ose një argument, duke hedhur poshtë ose mbështetur argumentin e shkrimit sipas rastit, ose duke sjellë diçka krejt të re. Mua më duket se shumë komente, këtu më pak se gjetiu por edhe këtu, vuajnë pikërisht nga ajo që komentuesit e shohin veten në rolin e oponentëve, ose të gjykatësve të çfarë është shkruar. Ky rol nuk është shumë produktiv, sepse unë dhe të tjerë që shkruajnë në këtë blog nuk kemi dalë për të lypur oponencë – as elozhe, as kritika për pamjaftueshmëri dhe mangësi – por për të nxitur debatin rreth çështjeve që ne si autorë të blogut i mendojmë me interes publik.

  23. Losttext thote:

    “boll kerkuat llogari per mangesite e shkrimeve.”

    No coment.

    Lost, eshte qesharake qe ti perdor nje fraze te shkeputur nga konteksti i komentit, fatkeqsisht te sinqerte, te Parrulles per ta marre si prove bindes se shkrimi i Xha Xhait ka mangesite, qe dikush ketu perpiqet me c’do menyre t’ia veshi pa e merituar. Se cfare pret dikush nga X-i dhe Y-ni, nuk e gjejme dot ne kete blog. Vec mund te merremi me argumentin qe shtrohet ne shkrim. Problemi eshte se elitat shqiptare kane deshtuar ne argument prandaj i drejtohen Llazareve. Mos perserisim te njejtat gabime edhe ketu.

  24. Qe shkrimi i Xhaxhait ka mangesi, as qe nuk ka dyshim, madje edhe vete Xhaxhai eshte shume i ndergjegjshem per kete, perndryshe nuk do te replikonte me Tropizmen dhe te sqaronte pikerisht mangesite qe veren Tropizma. Per mendimin tim, mangesia me e madhe e ketij shkrimi, mangesi qe Xhaxhai e ka rregulluar me pas ne komente, eshte berja me eksplicite e thelbit te kontradiktes se argumentit. “Sa për “popullin”, unë mendoj se është një mistifikim, ose një kategori fiktive, imagjinare, fundja edhe thjesht një përemër i pakufishëm; e cila mund të analizohet vetëm në kuadrin e një arsyetimi për komunikimin social.” Nuk ka asgje gabim te thuash se “në kuadrin e një arsyetimi për komunikimin social” Lazarus nuk mund te marre pjese. Ajo qe eshte e pamundur per Lazarus, eshte perfaqesimi i sakte i popullit. Nuk ka asnjelloj qendrimi ketu, pervec nje qendrimi te nje llogjike te paster: qe te perfaqesohet, populli duhet marre si nje i tere, mirepo po t’a marresh si nje te tere neglizhon ndryshimet midis A-se dhe B-se, rrjedhimisht perfaqesimi i sakte eshte i pamundur. Mirepo edhe pse perfaqesimi i sakte eshte i pamundur, kjo nuk justifikon pragmatizmin Lazarian. Populli, nuk ekziston, pervecse “në kuadrin e një arsyetimi për komunikimin social.” Airtight.

    p.s. Xhxhai: “A më intereson në mënyrë margjinale, sepse nuk po bëj sociologji.”

    Tropizma: “Une madje sugjeroj qe gjithe shkrimi, mgjs ka marre shkas nga nje ekzagjerim i medias, e ka thelbin tek mendimi yt per A-ne.”

    Kjo nuk eshte vetem moskorrektese ne lexim.

  25. Tropizma thote:

    Une madje sugjeroj qe gjithe shkrimi, mgjs ka marre shkas nga nje ekzagjerim i medias, e ka thelbin tek mendimi yt per A-ne.

    Per kete ke te drejte Tropizma. Argumentum ad Lazarum eshte bere modus vivendi i politikes dhe i shoqerise civile shqiptare duke nisur nga: shefi i tanishem i opozites; shefi i opozites se dikurshme tani kryeminister, parardhesi i tyre ne kohen e diktatures; dhe me rrenje te thella edhe ne shoqerine civile. Qe te gjithe keta e vetmja gje qe kane ofruar ka qene “gjuhe me gjuhe me popullin” (shih: Dialog me Shqiperine, Shqiperia ne Nato). Pra nuk eshte dukuri mediatike, por eshte thelbi i menyres se si shifen mardheniet e zhvillimit ne Shqiperi, me mungese te madhe sinqeriteti per paftesine e plote te elitave per te krijuar programe zhvillimi. Ne fakt ti nuk e ke idene se sa te drejte ke sepse A-ja eshte mpleksur me B-ne dhe me C-ne aq shume sa qe nuk do ndihej asnje lloj ndryshimi nese do i zevendesonim theniet e Rames, Gjinushit, Palokes, Fevziut, Balles me ato te barinjve, kepucareve, druvareve etj. Ne fakt c’kane bere tjeter gjithe revolucionet dhe levizjet “populiste” ne Shqiperi pervec kesaj; pra perzierje te roleve shoqerore per te krijuar (guess what?) llum?

  26. Ujk, te paska arritur acarimi deri ne mllef me situaten ne Shqiperi, mos ndodhesh gje ne gji te tij? Ndersa per “mangesite, qe dikush ketu perpiqet me c’do menyre t’ia veshi pa e merituar”, nese e kishe per mua, me vjen keq qe e mendon keshtu.

    Komenti im i ores 10:09 shpjegonte ate qe do te doja une te lexoja: pervec analizes se medias, analize te atij realiteti qe xhaxhai pretendon se media nuk pershkruan. Se pari, sepse kritika ne rastin konkret kerkon nje pershkrim te nje realiteti alternativ, gje qe Xhaxhai e ka ofruar ne 2 paragrafet e gjate ne fund te shkrimit. Por ne analizen qe i ben vete shkrimit te vet, Xhaxhai shpreh mungese interesi duke rrezikuar edhe qendrueshmerine e argumentit (argumenti = media e ka gabim, mashtron me qellim). Perse perben problem mashtrimi mor zoterinj, nese nuk do t’ju interesonte e verteta?

    Xhaxha, nuk mendoj aspak qe ke nevoje per elozhe, e nuk te kam pare t’i kerkosh. Komenti im i drejtohej Parrulles.

    Sa per kritiken time, ajo s’ishte aq kritike sa shprehje deshire per nje zgjatje te argumentit tend, pertej kritikes se medias, sidomos ne rastin konkret, edhe per te thene qe midis argumentit tend dhe argumentit te xa-se ka nje ure qe ju nuk po e shihni.

    Sidoqofte me duket pothuajse argetuese qe u kalua ne kritike te kritikes se kritikes.

  27. “Ujk, te paska arritur acarimi deri ne mllef me situaten ne Shqiperi, mos ndodhesh gje ne gji te tij?”

    Paske pi kafe me Mozen?

  28. Ne fakt nuk ke imagjinuar “Shqiperine” Tropizama, por ke imagjinuar “situaten” si mashkullore, dhe mua ne gjirin e “tij” plot mllef – ndoshta me te drejte! Me ka ardhur populizmi ne maje te hundes!

  29. “Shkrimet ne blog mund te perdoren si pikenisje per diskutime; por diskutimet nuk mund te kene per objekt permiresimin e shkrimeve, sepse blogu nuk eshte qellim ne vetvete, por vetem konteksti per nje debat rreth ideve te shprehura.”

    PA,

    se pari, diskutimet merret vesh qe s`kane si te kene per objekt permiresimin e artikujve te sjelle, por me qarte, metojne te debatojne argumentet, e shkoqitura bukur apo te munguara, qe keto shkrime kane.

    pra, kur dikush, edhe qe ka kohe qe s`vjen te debatoje ke ky blog (ti e permend sikur kjo te ishte arsye me vete, per cudi), ka te drejte te kritikoje mangesite apo te lavderoje shtjellimin e argumenteve.

    se dyti, kam frike se komentet “dashakeqe” sic thua ti, ose kunjat ad personam, (mjafton te permend peshkaxhija-n, kushdoqofte!), jane ato qe e shemtojne diskutimin ne kete blog, dhe jo kritikat ndaj shkrimeve vete.

    @ujku i zi

    “Lost, eshte qesharake qe ti perdor nje fraze te shkeputur nga konteksti i komentit,”

    ujk, frazen e shkeputur e kisha per PA-ne vete, sepse me habiti kjo menyre e saj te shprehuri, dhe jo per te argumentuar ndonje gje kundrejt artikullit te Xha Xhai-t. Mund te m`i kursesh ngarkesat emocionale, aka “qesharake” apo jo… flm.

  30. Lost, i rashe shkurt se, helbete, punojme e nuk paguhemi per elozhet qe i bejme njeri-tjetrit. Nuk ka asgje kontradiktore ne çfare thashe, sepse te kerkosh llogari per gjerat qe tjetri ka lene pa permendur eshte teresisht ndryshe nga komentet qe debatojne/kritikojne argumentet e shtruara nga parafolesi dhe plotesojne ç’ka mangut (pergjigje qe u ofrua vetem pasi Xhaxhai e kerkoi). Rasti i pare kundermon ere arrogance, perderisa nuk merr mundimin t’i japesh diskutimit konsideraten qe meriton. Ketu nuk eshte Peshku ku me nje hihihi hahaha kalon lumin. Ndryshimi, ne te shumten e rasteve dallohet nga toni i biseduesit dhe per kete te mjafton te lexosh disa prej komenteve me siper. Dhe, komenti u drejtohet te gjithe lexuesve qe ta kene parasysh.

    P.S. Tropizme qe ne fillim te ‘08 kam gjithsej 20 komente ne blog, prej te cilave gjysma jane nderhyrje si moderatore. Tani se une i kursej elozhet lart e posht tek Peshku, kjo nuk do te thote qe i kam rezervuar enkas per Xhaxhain. Perderisa kete blog e kemi te perbashket, nuk eshte larg mendsh qe mendimet te na puqen. Per respektin qe kam per kete blog nuk marr mundimin te flas perveçse kur kam diçka per te thene, meqe preferoj te lexoj te tjeret dhe kur koha te jete me shpirtgjere me mua, ndoshta do te shohesh si di te bej muhabet e kritike, sepse fatkeqesisht, deri tani jemi perballur kalimthi, dhe mjaft me insinuata te pahijshme. Por, nese vertete kujton se ato pak komente ku vertet pergezohet Xhaxhai jane nga ndonje alter ego imja atehere behesh qesharake dhe paranojake. And as for the PINK ELEPHANT in the room, hiqeni mendsh qe Peshkaxhija jam une se vetem i beni qejfin fantazise tuaj.

    Now, will the real Peshkaxhije please stand up?

  31. Oh this is getting funnier by minute.
    Blogu qenka paisur me policine e te menduarit,ate te te shkruarit, dhe nen kushte te tjera me siguri do te ishte krijuar edhe ajo e te folurit.

    Kam pershtypjen se Xhaxhai, i cili zor se mund te akuzohet per rastesi, po u luan nje reng te tereve ketu nen kete enzime a si mund te quhet ndryshe kjo teme. Para ca kohesh mbaj mend te jete diskutuar se ketu se diku tjeter premisat e lojes “Prisonier’s dilemma”. Nen te tilla premisa, xhaxhai duket se eshte ne gjendje te moduloje menyren e te menduarit te kontributoreve shpesh ne menyre fare te pandjeshme. Heavy lifting i eshte lene ne dore Parrulles – gabim kjo per mendimin tim, sepse Parulla nuk eshte at par.

    Argumentimi elokunet i subjektit nga XA do te me bente te matesha tri here e te mos shkruaja asnjehere mbi Llazarin e shkrete shqiptar

  32. Idashur shkruan:

    Blogu qenka paisur me policine e te menduarit, ate te te shkruarit, dhe nen kushte te tjera me siguri do te ishte krijuar edhe ajo e te folurit.

    Dhe që ti, Idashur, po e vëren këtë vetëm tani, pasi ke muaj që kontribuon në blog, tregon se sa bezdisëse kanë qenë këto politika për vizitorët, veçanërisht për ata që marrin mundimin të mendojnë.

  33. Ketu mesova se ky qenka nje blog kooperativ. Me terhoqi vemendjen nje fjali nga Parrulla Armiqesore:

    “Une madje e pres prej jush me shume se ç’prisni ju nga Xhaxhai; sepse nuk ka ndonje vlere te shfaqeni ketu vetem per te vene ne dukje te metat e shkrimeve.”

    dhe u kujtova sa blogu nuk permban ne asnje cep te tij “Call for papers”, shqip (mbase): Thirrje per shkrime.

    [Nje bashkegdhendes me bajonte (ne suvane e nje konvikti te Q.Studenti) i: Let it be
    (rreth 1984)]

  34. Të kuptoj Cyprinodon Diabolis, madje të kuptoj mirë.
    Megjithatë, ja një lajm i gëzueshëm për ty dhe ndoshta për shumë të tjerë – jemi duke shqyrtuar mundësinë që të fillojmë t’i paguajmë autorët e komenteve, duke filluar nga vjeshta e parë e këtij viti.

  35. Ne kete mejdan eshte dikush qe i perdor fjalet pa dogane. Hipokrite, arrogante, qesharake dhe paranojake jane fjale qe nuk e nderojne blogun.

    Une terhiqem nga diskutime te ketij niveli.

  36. Tropizma,
    Fatkeqsisht trecereku i komenteve ketu nuk kane te bejne me temen. Une termin qesharak e perdora ne kontekstin e debatit/argumentave rreth shkrimit. Dhe kur mora vesh nga Losttext qe kishte komentuar rreth komentit qe komentonte nje tjeter komentet i cili (ky i fundit) kritikonte dicka qe pritej prej komentuesit por qe nuk te ishte ne shkrim, atehere kerkova te falur.
    Nuk eshte kjo mjaftueshmerisht miresjellje/korrektese per ty? C’te te them! Ky eshte nje forum virtual ku gjerat nuk merren personalisht por diskutohen idete.
    Boll me manine e persekutimit! Get over it!

  37. Doli dhe ylberi moralist pas stuhise!

    Insinuatat e tua te paprovokuara, aluzionet dhe fyerjet e tjera te nenkuptuara ishin shume me te renda se fjalet qe me permend. Sa me vjen keq per fjalet qe te drejtova me siper nuk te vjen ty. Po iken kendej ashtu siç erdhe – per arsye qe nuk kane te bejne me temat qe diskutohen ne blog.

  38. Kujdes, me “joshjen” ndaj parase, XhaXha!
    Paraja, sa sjell progres e stimul, po aq sjell edhe “degradimin”. E kam fjalen, kam frike se do e “prishe” rregullin e nuk do kete me komente te zjarrta e “konfliktuale”ne blog, pervecse…”elozhe” per shkrimet e tua, edhe kur argumentet te jene te “dobet”, sipas gjykimit te ndonjerit a disave….!!??
    Eshte kenaqesi te lexosh mendime kaq te ndryshme per tema te ndryshme, por te me falin blog-istet, ku eshte zgjidhja e problemeve qe parashtron e kerkon XhaXha-i??
    Pervec komenteve here te nxehta e here jo, nuk shikojme tjeter. Komentet OK, po me tutje?? Prandaj, kur te nisim e te shkruajme, me pare se te hidhemi ne sulm per te cilesuar argumenta te dobet apo te forte, te mendojme zgjidhjen (nese dikush ofron) qofte edhe per ato argumenta ne fjale.
    Ne qe jetojme ne Shqiperi, nuk e kemi shume te lehte…
    Situatat zhvillohen si ne nje rreth vicioz, dhe gjithe sa shkruan XhaXha-i, nuk kane nevoje per shume komente, pervecse zgjidhje!! Rotacionet qe pasojne, pervecse sjellin e risjellin lukuni hajdutesh ne pushtet, nuk bejne asgje tjeter….dhe frika me e madhe?? Me duket sikur nuk do ndryshoje kurre, pasi riciklimi behet brenda FISIT: Ata qe ishin dje ne pushtet, e trashegojne edhe sot, me femijet, nipat e sternipat neser..!! Fatalitet!!
    “Mjaft”-i, “G-99” etj.jane shembuj tipike. Ky eshte mendimi im. Kerkoj ndjese, XhaXha, nese i ndryshova kursin komenteve..!!

  39. Ky shkrim permban nje keqkuptim te madh. Ne Shqiperi jane te pakte ata qe pershkruajne situata te verteta njerezish me mish e kocka, situata te perditshmerise, filozofi te varferise. Sic duket autori eshte i fiksuar pas dy a tre te tilleve, dhe i nisur nga paragjykimi e ka ngjyrosur shkrimin me nje arsye te dobet.

  40. “”””Shkrim i guximshem e realist, prandaj kam pershtypjen se do vleresohej pak nese do lexohej nga nje mase e madhe.”””””

    Hyllini ka patur të drejtë. 🙂

    “””””Mes marifeteve në argumentim, nuk ka më tinëzar dhe irritues sesa i ashtuquajturi argumentum ad Lazarum, i cili mbështetet në supozimin e çuditshëm se të varfrit kanë vetvetiu të drejtë.”””””””””

    Shumë bukur e ke quajtur Xha xha, marifet.
    Dhe është marifet sepse nxjerr në pah mungesën e argumentave, zgjidhjeve, planeve, ideve etj. Kështu kjo mënyrë gjetjeje nuk është gjë tjetër veç kamuflim i mungesës së atyre më sipër.
    Zhgënjimi bëhet akoma më i thellë kur në shumë raste edhe pasqyrimi i situatës nëpërmjet lazarit është i një niveli shumë, shumë të ulët.
    Nëse cinizmi është gjëmbi i konservatorëve, populizmi është gjëmbi i liberalëve.

    Unë megjithatë qëndroj pak skeptik në faktin kur thoni se nuk ekziston realisht ai grupim që quhet popull. Shumë mirë grupim fiktiv mund të quash dhe kombin/kombet, sipas kësaj llogjike.
    Nëse ju i qëndroni besnik përkufizimit tuaj për të dyja, atëherë po them shkurt se nuk më gjen dakort. Po nëse ka mjete dalluese që i bën të ndryshme ju ftoj të bëni dallimin.

    Gjithashtu mund të mos ekzistojë ai grupim që i bën njerëzit ta quajnë veten përkatësisht sipas feve. Sepse ka herezi të ndryshme e variante brenda tyre aq shumë, aq dukshëm dhe aq ndryshëm sa disa u mohojnë disa të tjerëve përkatësinë fetare të njëjtë.

    Të njëjtën gjë mund të themi për racat. Nuk e di, çfarë mënyre përdorni ju për ti ndarë këto grupime mes njëra tjetrës. Është diçka që po më bren mendjen kohët e fundit dhe doja të ndaja këtë “shqetësim” të them? me ju.

  41. Eni shkruan:

    Megjithate, cdo marrdhenie reale e elitave me pjeset e tjera te shoqerise eshte ne vetvete pozitive. Kjo, pasi elitat kane nje prirje te natyrshme te veteizolohen e te hermetizohen duke u shkeputur shume shpejt nga realiteti. Zbritjet e herepashershme ne baze pra jane nje lloj kontakti per sa kohe keto zbritje jane reale e nuk mbeten stunt-e mediatike.

    Eni, vërtet që elitat kanë prirje të vetizolohen, dhe këtë e sheh kudo në Perëndim. Nuk është rastësi që të gjitha ato shfaqje të argumentum ad Lazarum dhe të mistifikimit të popullit ose të të varfërve ose të blegtorëve ose të botës së tretë ose të animizmit dhe të praktikave seksuale të Samoas ose të spiritualizmit indian, të fakirëve dhe të jogave e të tjerave zakone kalimtare të kultivuara kryesisht duke filluar nga vitet 1960 dhe kamasutra kulturore e 1968-ës kanë ardhur pikërisht nga këto elita. Shumë politika ultra-liberale (në kuptimin amerikan) të administratave lokale në East Coast frymëzohen nga këto elita, të cilat gjithnjë i mundon një ndjenjë faji për mirëqenien përrallore në të cilën jetojnë, ose konsumin e shfrenuar që bëjnë, përballë mjerimit të së tjerëve.
    Kur kam shkuar për herë të parë në Itali, një mik italian që më kish ftuar për darkë më pyeti si e kishim proshutin në Shqipëri, në krahasim me atë të atjeshmin. Ishte viti 1987, unë s’kisha ngrënë proshut shqiptar ndoshta që prej vitit 1974 ose 1975, dhe as që ia mbaja mend shijen, prandaj i thashë kot më kot: “e kemi më pak të kripur se këtë tuajin”. Italiani u hodh përpjetë nga gëzimi: “juaji është proshuti i vërtetë”, më tha.

  42. Ujk, eshte hera e dyte qe futesh si pyke. Dhe si pyke i ke dhe pikecuditeset. Nuk ke te drejte more djale te me thuash mua ‘get over it!’, nuk ke pike te drejte, e aq me pak te me pseudopsikollogjisesh mua. Jo vetem qe nderhyrja jote eshte e paftuar, por nervi yt eshte i papranueshem.

    Ne debat nuk hyhet per temat, po per trajtimin e caktuar qe u behet nga njerezit. Kur njerezit ose ligjerojne pa degjuar, ose flasin qesim, ose ofendojne, debati behet i shemtuar dhe cnderon edhe temat.

    Xhaxha, me vjen shume keq pra per kete palo diskutim qe u be tek shkrimi yt, tek blogu yt.

  43. Nuk jam ne fakt shume i sigurte nese motivi kryesor i elitareve per te “zbritur” ne popull eshte ndjenja e fajit. Per mendimin tim eshte me teper edhe dalja nga izolimi elitar, njohja e shoqerise, hapje horizonti etj. Sidoqofte eshte e veshtire te diskutosh per motivet.

    Ajo qe ka rendesi eshte qe midis elitave dhe bazes dmth popullit ka gjithnje shkembime dhe kahu i ketyre shkembimeve nuk eshte gjithnje nga lart poshte por edhe nga poshte lart, pra nga baza ne elita. Krishterimi dhe vlerat kristiane jane nje shembull shkembimi i tille. Krishti ishte i biri i nje zdrukthetari apo jo?

    Teknikat e kontakteve qe i mundesojne keto shkembime (kulturore apo edhe vlerash) midis elitave e bazes perfshijne nder te tjerash edhe zbritjen e herepashershme te elitareve ne popull. Teknike tjeter kontakti eshte dhe integrimi i vazhdueshem ne elita i njerezve me prejardhje nga baza.

    Ne shoqeri me struktura te caktuara, nje teknike mund te perdoret natyrisht me shpesh se nje tjeter. Ne shoqerite konservatore psh., ku levizjet sociale jane te kufizuara zbritjet e perkohshme te elitareve ne popull jane me te shpeshta e keshtu me radhe.

  44. Tropizma,

    Kur njerezit ose ligjerojne pa degjuar, ose flasin qesim, ose ofendojne, debati behet i shemtuar dhe cnderon edhe temat.

    Shpresoj qe nuk je duke folur per veten kur thua qe “ligjerojne pa degjuar”, sepse ne nje koment perpara – edhe se ti vete te me psikologjisje duke me thene “Ujk, te paska arritur acarimi deri ne mllef” – une te kam cituar dhe komentuar ne ate citimi (on July 29, 2008 at 2:05 pm).
    Une nuk e di se kush eshte pozicioni (flizofik) korrekt rreth ketij debatit. Ti mund te kesh te drejte! Edhe mund ta kthejme ne “chat”, sic e kemi kthyer ne te dy. Por mund te me thuash mbi c’standart eshte fjala “qesharake” ofneduese? Ndoshta duhet ta zevendesojme me fjalen “pyke” ne fjalor? Apo mos po e ngaterron miresjelljen me “politically correctness”? Nuk di qe te kete ndonje shenje, apo te jete qofte edhe nenkuptuar, ne kete blog. Perkundrazi! Apo ndoshta sygjeron qe admineve “diktatore” dhe “makiaveliste” (sic i perceptojne disa nga shkruesit e mesiperm) t’u japim edhe rolin e policit te emocioneve dhe emotikoneve online?
    Ti thua:

    Jo vetem qe nderhyrja jote eshte e paftuar, por nervi yt eshte i papranueshem.

    Nese ke argumenta Tropizma je e lutur t’i hedhesh ne diskutim (I challenge you, bcs I know you can do better!), por te lutem mos vendos standarte fallco per debatin, dhe mos u vur ne rolin e bileta shitesit apo ftesa shperndaresit, sepse ne kete rast me shume se kurre ka vend fjala q*****ke.

    Me bere te fitoj nje respekt qe se kisha me pare per emotikonet. 🙂

    P.S. Per adminet: Jeni te mirekuptuar ta trajtoni kete koment si jashte teme.

  45. Pati shumë përplasje në këtë diskutim, edhe pse shumëkush nuk e di që debatuesit njihen me njëri-tjetrin edhe personalisht, kur nuk njihen nëpërmjet eksperiencash online në forume të tjera.
    Kam përshtypjen që, përtej cic-miceve personale, një pjesë e këtij pështjellimi lidhet me polenizimin e kryqëzuar midis blogut tonë dhe forumit “Peshku pa ujë”, me të cilin na lidhin shumë fije.
    Megjithatë, “Peshku pa ujë” është edhe komunitet njerëzish që atje kultivojnë miqësitë, simpatitë dhe aleancat; prandaj edhe shpesh diskutimet nuk janë veçse konteksti për riprodhimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve personale.
    Përkundrazi, blogu “Peizazhe të fjalës” ka të tjera karakteristika, të cilat është mirë të respektohen, për ta mbajtur të dallueshëm nga blogje të tjera, edhe në faqen e komenteve.
    Lundruesit e sprovuar të Internetit e marrin vesh, herët a vonë, se u duhet ta modifikojnë disi sjelljen, sipas forumit ose faqes që vizitojnë. Sipas vendit edhe kuvendi, thotë populli ynë i mrekullueshëm. Mund të bësh hi-hi-hi në një forum ku të gjithë bëjnë hi-hi-hi, por nuk mund ta identifikosh veten si profesionist i hi-hi-hi-së, edhe atje ku nuk ta kanë ngenë.
    Këtu qëndron edhe avantazhi i madh i pseudonimeve; sepse pseudonimi i lejon njerëzit t’i krijojnë maskat sipas karnevalit ku po marrin pjesë. Nga ana tjetër, kur mjediset vijnë e bëhen armiqësore, pseudonimet ushqejnë gjithfarë paranojash.
    Më në fund, nuk më duket e tepërt të rikujtoj se blogu, duke përfshirë edhe seksionin e komenteve, është hapësirë private. E kemi thënë edhe më parë se komentet gjithnjë mund të fshihen pa u botuar, ose mund të shkurtohen, si ta gjykojnë të arsyeshme administratorët. Rregulli ka të bëjë me mirëmbajtjen e faqes dhe i shërben lexueshmërisë, cilësisë së materialeve të afishuara dhe mbarëvajtjes së debatit. Nga ana tjetër, autorët dhe komentuesit janë gjithnjë të lirë të sjellin këtu fragmente nga çdo material i botuar, në Internet ose gjetiu, me kusht që të përmendin burimin dhe që materiali (jo autori i materialit!!!) të lidhet me temën e diskutuar. Nga kjo pikëpamje, komenti fillestar i Peshkaxhijes nuk m’u duk se ishte provokues, meqë të sugjerosh se dikush ka përdorur argumentum ad Lazarum nuk mund të përbëjë sulm, fyerje ose përbaltje ndaj këtij personi; aq më tepër që vetë diskutimi që e pasoi shkrimin në fjalë tregoi se shumëkush nuk pranon ta konsiderojë këtë lloj argumenti ose teknike argumentuese ose ligjërimore si fallacy.

  46. Xhaxhai shkruan:

    …”Dhe që ti, Idashur, po e vëren këtë vetëm tani, pasi ke muaj që kontribuon në blog, tregon se sa bezdisëse kanë qenë këto politika për vizitorët, veçanërisht për ata që marrin mundimin të mendojnë….”

    I nderuar Xhaxha.

    Si ne cdo gje e me cdo gje , ka nje proces te llojit ” ia vlen apo s`ia vlen” qe duhet bere, para se te merresh me dicka. Dhe fakti, sic e konsideroni edhe ju, qe une ka disa muaj qe frekuentoj blogun tuja, tregon se cfare mendoj.
    Ajo cka me ka rene ne sy disa here ketu ( nga ku dhe fjalet e mia), dhe ju lutem mos e merrni si mohim vlere, eshte se ka raste qe duket nuk eshte for e qarte se ka dhe duhet te kete nje lloj ndryshimi baze midis ekspozimit te ideve dhe mbeshtetjes se tyre. Nese, per cfaredo arsye, eshte e nevojshme qe te dyja keto duhet te mbahen bashke ne nje vend, atehere te pakten vulgariteti i se dytes te perpiqet te arrije eloquencen e se pares.

  47. Idashur, të falënderoj për vlerësimin që i bën blogut. Më lart ta kisha fjalën që ti ke ardhur këtu, ke komentuar lirisht, dhe shpesh në kundërshtim të hapur me ç’kam shkruar unë, por as më ka shkuar kurrë mendja të prek ndonjë presje nga ç’ke thënë; sepse ti ke ndjekur rregullat elementare të debatit, të cilat të gjithë duhet t’i ndjekim, për t’ia ruajtur integritetin muhabetit që bëjmë. Prandaj edhe të thashë që ti nuk e ke ndier këtë farë “moderimi”, i cili në të vërtetë ka për qëllim të mbrojë debatin nga armiqtë e tij, jo autorët e blogut nga armiqtë ose me mirë “armiqtë” e tyre. Siç e treguan edhe shkëmbimet e mësipërme, personalizimi i tepruar i komenteve duhet mënjanuar, po të jetë nevoja edhe me forcë, ose duke i bllokuar mesazhet. Motivet që i shtyjnë njerëzit të shkruajnë mund të jenë të shumta dhe fisnike, por askush nuk mund t’i peshojë e t’i gjykojë. Ka që ndërhyjnë sepse duan t’i shërbejnë së vërtetës, ka që duan të vrasin kohën, të tjerë kanë hesape për të larë; dikush shkruan nga admirimi, dikush nga përçmimi, dikush nga zilia, dikush nga kurioziteti. Rëndësi ka që të respektohet logu i kuvendit dhe pjesëmarrësit atje, sepse vërtet që monopolin e së vërtetës nuk e ka kush, por në fund të ditës përgjegjësia për mirësjelljen dhe mbarëvajtjen e bisedave i mbetet atij që ka çelësat e sallës.

  48. Nje shembull tjeter qe tregon sa eshte rrenjosur argumentum ad Lazarum ne menyren si mendojne njerezit:

    Per tani po them qe edhe ne poezi ndonjehere, ashtu si e thote urtesia popullore, “mos pyt te mencmin, por pyt te vujtmin”.

    po a s’duhet te jete i mencem i vujtmi?

  49. Nuk ka Lazarus aty Peshkaxhije, por nje dallim mes mencurise se kulles se fildishte akademike dhe shprehjes patetike te vuajtjes nepermjet poezise. Cka edhe mund te jete nje zgjedhje e poezise nepermjet te gjithe mediave per t’a shprehur te sakte vuajtjen e popullit. “A s’duhet te jete i mencem i vujtmi,” eshte pyetje pa vlere ne kete kontekst, pasi ne kete kontekst, mencuria eshte efekt i vujtjes, ku kjo e fundit eshte e nevojshme per te arrit mencurine, dhe nuk shkojne paralel.

    p.s. Mos i boni gjerat corap.

  50. Lul, te dallosh gabimin logjik pas nje argumenti nuk ia zhvlereson automatikisht argumentit perfundimin, ose pohimet faktike. Por kjo eshte fallacy me vete. Une nuk i rrezova emigrantit argumentin me cka thash. Perfundimin e nxorre vete!

    Dig, Lazarus, Dig!!!

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin