EMBRIONI I KASTËS

Me kastë zakonisht nënkuptohet një grup social me rregulla të ngurta ku, pa i respektuar, është vështirë të futesh. Kastat, nga India deri në fiset afrikane, duke kaluar nga Evropa, shfaqen si grupe të privilegjuara në krahasim me qytetarët e tjerë. Shpeshherë, janë klasat politike ato që anojnë të shndërrohen në kastë, duke e bërë të vështirë hyrjen në këtë kategori. Si rregull, demokracia nuk duhet ta pranonte qenien e kastës, sepse në bazë të sistemit demokratik është ripërtëritja e klasës politike, nëpërmjet zgjedhjeve të drejta e të ndershme. Mirëpo realiteti në shumë vende tregon të kundërtën. Po në Shqipëri, po lindin vallë filizat e para të kastës?

Që klasa politike shqiptare ka problem ripërtëritje nuk ka pikë dyshimi. Por jo në kuptimin që nuk i ka ndryshuar fytyrat që zënë podiumet e konferencave në vend e nëpër botë; në kuptimin se është riprodhuar në bazë të kooptimit dhe jo përfaqësimit real, brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë partive. Me fjalë më të thjeshta, njerëzit kanë hyrë nëpër Parti e nëpër Qeveri, më shumë si shokë e miq të Filanit se sa si përfaqësues të këtij apo atij grupi shoqëror. Kjo metodë i shkon për shtat çdo lloj kaste që ndryshon disi nga ajo klasikja, me origjinë indiane, sepse të hysh në këtë grup të privilegjuar është pak më e lehtë se të hysh tek vrima e gjilpërës.

Meqenëse jemi në një hapësirë të hapur mendimi, ku nuk kërkohen as vota e as duartrokitje, mund të flas pa frikë se akuzohem për demagogji apo retorikë dylekëshe. Klasa politike shqiptare mund të quhet pa frikë e privilegjuar në krahasim me shtresat e tjera të popullsisë dhe nivelin ekonomik të vendit. Privilegjet ndërtojnë kasta një lloj si tullat pallate. Muret ngrihen ngadalë, por pa u ndalur. Gur gur bëhet kalaja, thotë një fjalë e fisme popullore, që pak shkon me meselenë tonë. Personalisht, mendoj se përfaqësuesit parlamentarë duhet të gëzojnë të gjitha rehatitë që u lipsen për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre politike. Mirëpo, ta zëmë, faktin që secili parlamentar ka nga një shofer dhe makinë në dispozicion, asnjëherë nuk e kam gëlltitur mendërisht. Më duket shpenzim i shpërpjesëtuar për kushtet e Shqipërisë.

Kastat shndërrohet të tilla kur shkëpusin lidhjet me qytetarët. Në Shqipëri nuk duket se ka ndodhur, por jemi drejt asaj rruge pa dyshim. Ka raste që politika merret me çështje që nuk i interesojnë fare ose shumë pak qytetarëve shqiptarë. Kali vërtet vuan kur kujdestarët i bien sa gozhdës, sa patkoit, por është më keq kur nuk e prekin fare me dorë. Përshtypja se klasa politike shqiptare po kthehet në një mur gome, përligjet edhe nga ndryshimet e fundit kushtetuese. Në rast se do të jenë partitë ato që do të vendosin listat e kandidatëve deputetë, në formë të mbyllur, atëherë do të ravijëzohen konturet e para të kastës. Këtu nuk është çështja e një partie, por e gjithë politikës. Në qoftë se deri tani organizmat partiake janë mbushur me shokë fëmijërie, në qoftë se organet shtetërore mbushen rregullisht me miq e kushërinj, atëherë grupi i privilegjuar do të fuqizohet gjithnjë e më shumë.

Sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për ripërtëritje të njëmendtë, çka nuk do të thotë ndryshim liderësh e zëdhënësish fotozhenikë. Ripërtëritja duhet të sigurohet në sistem, nëpërmjet përfaqësimit real dhe meritokracisë. Përndryshe, Blloku i dikurshëm nuk ka nevojë për vilat e heshtura dhe kangjellat e ftohta, të ruajtura nga ushtarët me kallash, për t’u rishfaqur sërish në vendin tonë. Sot ka mënyra më demokratike…

6 Komente

  1. Sipas mendimit tim ne duhet me mire te thellohemi ne strategjite dhe format e organizimit qe perdorin keto organizma te tilla. Dmth:

    1. Tu bejme te ditur njerzve sesi keto funksionojne, ne menyre qe te krijohen sa me shume grupe konkurrente, pra te pengohen cdo forme monopoli dhe plutokratike (ketu le te lexojme mbi teorite e Johan P. Olson, mbi organization theories, dhe une do t’ju keshilloja shume te famshmit nga J.H. University T&T – Charles Tilly dhe Sidney Tarrow). Nje nga keto strategji hegjemoniale eshte psh. Framing, ku aleancat politike midis organizatave ndodhin ne baze te projekteve politike dhe venia ne nje kontekst te perbashket e problemeve dhe alternative per zgjidhje(nga T&T, forma te tilla jane psh. certification, mbeshtetja e nje organizate meme per nje ceshtje te caktuar, ku kjo organizate ka nje image (identity corporation) te mirenjohur ne publik). Ne formen praktike, nese nje organizate gruaje nuk ka forcen e duhur per te mobilizuar njerzit, atehere i fut kerkesat e saj ne nje kontext me problemet qe kane psh. fshataret me shtetin dhe ndermarrjen ujore. Keta krijojne nje aleance, shoqata e gruas fiton me shume publicitet, certifikon kete revolte si nje problem gjindor, arrin keshtu te mobilizoj segmente te caktuara grarore ne qeveri dhe ne shoqerine civile, ndreq problemin e ujit, (pasi grate kane dale me parrulla te mbeshtetura nga burrat e tyre dhe hoxha i fshatit) dhe krijon nje imazh te saj si Problemndreqese. Ky imazh i rritur ne menyre komulative i sherben me vone per te krijuar aleanca me te fuqishme politike dhe qe kane me shume relavance per ceshtjen e grave. Nderkohe qe duhet pasur kujdes ne te tilla aleanca se rezikohet stigmantizmi i imazhit te shoqates ose grupimit shoqeror. Psh. ne Shqiperi nuk eshte mire te krijohen profile te tilla te organizates si eksluzivisht fetare ose qe mbeshtet psh. homoseksualet, pasi kjo rendon ne kurriz te imazhit te organizates, edhe pse elemente ne organizate jane psh. liberal ose fetar. Pra ne “Framing” ngelet gjithmone konflikti midis imazhit te jashtem te organizates, profilit dhe identitetit te saj, cfare i sherben kesaj ne aleancat e saj, dhe loyalitetit te anetareve, te cilet kane motive psh. fetare ose liberale ne pjesmarrjen e tyre. Organizata duhet te gjeje nje balance midis ketyre dy rrymave te kunderta, pa aleance dhe pragmatizem nuk behet gje, dhe pa anetare nuk je kurrkush. Duhet gjithmone qe prioritet te ngelet ideologjia e organizates dhe besnikeria ndaj anetareve, cdo kompromis tjeter ne kurriz te ketyre duhet menduar mire.

    2. Tu relativizojme (tallim), keqperdorim dhe marrim (Appropriation of Symbols) simbolet e unifikimit dhe identifikimit qe keto perdorin. Kjo strategji eshte perdorur psh. nga elemente te Civil Rights Movement kunder Racisteve te K.K.K, psh. me ato vizatimet e Superman. Nje forme praktike qe ndiqet nga Neoliberalet kunder Ambjentalisteve eshte psh. duke relativizuar problemin e ambjentalisteve, sepse keta e marrin kete problem si te mireqene, ne saj te te ciles eshte krijuar edhe imazhi i tyre si ruajtes se ambjentit. Kete gje psh. ben nje institut neoliberal “Peterson institute” qe reklamon akoma ideologjine neoliberale te “washington consensus” (ideologu kryesor F. A. Hayek). Edhe kje eshte nje strategji, stigmatizimi i ketyre figurave neoliberale te djatha ose pro-fashiste qe fshihen mbas ideologjive liberale, venia ne pah e ideologeve te tille, ne menyre qe te ndahet shapi nga sheqeri dhe jo te citohen duke u mburrur.

    3. Te pengojme riprodhimin e tyre (Bourdieu, psh. ka nje teori mbi riprodhimin e ketyre klasave ose grupimeve) neper universitete, shkolla dhe institucioneve. Nje strategji kjo psh. qe kane ndjekur te majtet ne Amerike, i kane kanalizuar NeoCons neper Thinktanks dhe nuk i kane lene neper Universitete. Por duhet zgjeruar “zona e luftes” deri edhe ne Think Tanks. Nje strategji tjeter qe eshte perdorur ne Itali eshte ajo e hegjemonise kulturore (sipas A. Gramscit), edhe pse komunistet nuk erdhen asnjeher ne pushtet. Mjafton te permenden vetem rrymat e kinematografise italiane te NeoRealismit dhe Futurismi.

  2. Une thashe se dikush do te shkruante ketu edhe per format informale (jo vetem institucionale) te perfaqesimit te ketyre grupimeve. Sidoqofte dikush duhet te dale dhe te shprehet mbi menyrat e organizmit te strukturave mafioze brenda dhe jashte shtetit. Ju sugjeroj nje liber nga John Dicke, (Cosa Nostra) dhe Roberto Saviano (Gomorra: Viaggio Nell’impero Economico E Nel Sogno Di Dominio Della Camorra.)

    Ndersa per ata qe studjojne shkencat politike eshte mire te merren me kete teorine e Neo-Patriomonializmit qe ka hyre shume ne analizen e sisteme post-komuniste ne lindje.
    Per kete ju sugjeroj kete liber: Meyer G. (2008) Formal institutions and informal politics in central and Eastern Europe : Hungary, Poland, Russia and Ukraine Opladen [u.a.]: Budrich.
    Nga permbatja e librit: The book gives an introduction to the relationship be – tween formal institutions and informal politics in Central and Eastern Europe between 1989 and 2005. The book wants to illucidate “what really happened” during and after the period of transformation within and beyond the formally institutionalised structures. How do informal practices influence the distribution of political power and the decision-making process? Which elements are more temporary, which are more permanent features of political life in these systems?

    From the contents:
    Gerd Meyer, Formal and informal politics: Questions, concepts and subjects
    András Bozoki & Eszter Simon, Formal institutions and informal politics in Hungary
    Aleksandra Wyrozumska & Gerd Meyer, Formal institutions and informal politics in Poland
    Aitalina Azarova, Formal institutions and informal politics in Russia
    Kerstin Zimmer, Formal institutions and informal politics in Ukraine

    Une po ju jap nje hyrje te shpejte ne shqip me ca modifikime te teorise nga ana ime.

    Shqiperia hyn ne nje sistem te vecante te kapitalizmit, qe quhet NEO-PATRIMONIAL. Ky kategorizim i ketij sistemi bazohet ne termin “patrimonialism” te sociologut te madh gjerman Max Weber. Me kete sistem
    Max Weber pershkruan nje sistem te bazuar ne personelin administrativ dhe ushtarak te nje shteti, personel i cili eshte pergjegjes vetem ndaj nje grupi me baze etnike ose individi (autokrat) qe e udheheq e kete sistem. Ndersa neo-patrionalismi eshte nje sistem modern i formes tradicionale te pushtetit shteteror. Eshte pra nje sistem i trazuar, qe ndjek (1) edhe logjiken e kapitalizmit, pasi eshte nje sistem i perfshire ne sistemin boteror te turbo-kapitalismus dhe kapitalizmit boteror, por (2) edhe logjiken e pushtetit te bazuar ne sistemin traditional, pra te dhenies se ofiqeve ne baze fisi dhe interesave personale, dhe (3) keto struktura gjenden ne sisteme administrative moderne, si neper ministrira, shkolla, drejtori dhe dikastere (pra jo ne ciflice ose banditeri). Ne nje sistem te tille nuk ka pra ndarje te hapesires private ndaj asaj shteterore dhe publike. Sistemi i kontrollit eshte ne baze te lidhjeve personale dhe kooptimit, sistemi i organizimit eshte ne tarafe dhe klane, ndarja e pushtetit behet ose nepermjet luftes se ketyre klaneve te fshehura mbas sistemeve partiake (pseudo-ideologjike) ose nepermjet kompromiseve (une marre ministrite, ti merr monopolin e kafes). Keto sisteme jane te zakonshme ne Afrike, porse dolen ne vitet 70′ si rezultat i problemeve te Bashkimit Sovjetik.

    1. Sistemi quhet modern sepse eshte i integruar ne sistemin boteror te kapitalizmit (Wallerstein). Pra Organizata boterore te kontrollit te fluksit te kapitalit boteror si FMN dhe Banka Boterore, qe jane organizuar sipas logjikes se turbo-kapitalizmit (Keohane), organizojne dhe kontrollojne investimet dhe privatizimet ne keto sisteme traditionale. Kontrollojne bankat, sistemet financiare dhe te kreditimit te shtetit, pra kontrollojne ne menyre indirekte integrimin e strukturave klanore te shtetit neo-patrimonial si ai Shqiptar ose ne Afrike ne ate financiar boteror. Psh. cfare mund ta bej nje grup banditesh diamantin, kobaltin ose uranin nese nuk gjen struktura te gatshme te kapitalizmit boteror qe funksionojne dhe jane me vite te etabluara ne sistemet ligjore te tregtise se ketyre mineraleve? Pra keto struktura integrojne kapitalin e ketij sistemi neo-patriomonial ne ate boteror, prandaj edhe modern.

    2. logjika e sistemit neo-patrimonial eshte ajo e klientelizmit, pra e organizimit ne klane dhe tarafe, te cilat shperblehen per besnikerine e tyre ndaj sistemit me ofiqe dhe pozicione celes. Organizimi i tyre behet ne rrjete (networks). Per te marre vota organizohen sipas Max Weber “makina” qe nxisin zgjedhjen e nje kanditati dhe mobilizohen vetem ne fushata zgjidhore, keto manipulohet konsesi i pergjithshem nepermjet medias (Noam Chomsky).
    Ketu shkembehen sherbime sipas besnikerise dhe reciprokitetit, reciprocitet qe nuk eshte direkt, sepse keto ai qe eshte ne pushtet nuk i shperblen besniket nga xhepi i vete, porse nga shteti, pra kemi te bejme me nje shfrytezim te paligjshme te instrumenteve ligjore. Quhen forma tradicionale te organizimit klientelist pasi bazohen ne klane familjare, porse ne Shqiperi psh. mund te bazohen edhe ne shoqeri dhe korrupsion.

    3. pra ne te tilla sisteme neo-patriomoniale shfrytezohen burimet e shtetit per te shperblyer keto grupime ose klintelen. Ngaqe sistemi administrativ eshte pothuajse i personalizuar dhe privatizuar, personat ne keto sisteme nuk marrin pergjegjsi ligjore per veprimtarine e tyre tradhetore ndaj popullates. Sistemi organizohet ne elita te paprekshme perkunder ligjit pasi keto kontrollojne jo vetem tregun nepermjet mekanizmave te shtetit (pra shteti nese nderhyn, vetem ne te mire te klienteve te vete dhe jo popullates, psh. duke ndermarre politika sociale), por edhe median, ose struktura te tjera te pushtetit. Media ne keto sisteme perdoret per shantazhe politike, te cilat zakonisht kane interesa ekonomike mbrapa, pasi sic thame ne fillim ky sistem eshte nje lloj sistemi kapitalist.

  3. Kush shkruan dhe flet shume ben edhe gafa shume, ai emri Keohane, duhet te ishte Keane, pra behet fjale per John Keane, se ai e perdor kete termi e turbo-kapitalismus. Por ne keto blogjet nuk mund ti ndryshosh mesazhet dhe une nuk ja them shume per emra. Nejse..

    Une perseri prisja qe dikush te cohej dhe te kundershtonte, ose te nxirrte nje alternative tjeter. Sidoqofte… po e coj monologun tim deri ne fund, se po me shijoka.

    Kush mendon se tani do te filloj ndonje revolucion meqe e morem vesh sistemin qe kemi, gabon. Ky sistem eshte i vetmi qe mund te kemi, pasi jemi nje popullsi i vogel dhe nuk mund te pretendojme anonimitetin e metropolove boterore. Si rrjedhoje cdo perpjekje per te modernizuar sistemin tone neo-patrimonial ose do te perfundoj ne nje farse dhe iluzion, ose ne rremuj dhe parregullesi. (Ne fakt ne keto sisteme dhe shoqeria civile qe mbart shpresen e revolucionit eshte e korruptuar, pasi elemente ne keto organizata kane lidhje familjare ose instrumentalizohen nga elemente kriminale ne shtet.)

    Edhe shtete te tjera kane kaluar ne te tilla faza te formimit te shtetit. Ju kujtoj ca tekste shume intersante nga Charles Tilly mbi formimin e shtetit: Tilly (1975), The Formation of National States in Western Europe; Tilly (1985), War Making and State Making as Organized Crime, pp. 169-191 dhe Tilly (1990), Coercion, Capital and European States. Ne keto tekste sidomos tek ai “War Making and State Making as Organized Crime”, Tilly perfaqeson idene se shteti u formua nga nje grup banditesh dhe warlords (kasta luftarake) te cilet u ofronin sherbimin e mbrotjes tregtareve dhe cifligareve (cfare quhet ne gjuhen kriminale quhet “racketeering”). Ne kete menyre u formuan dhe kolonite si ajo e Indise, ku British East India Company ishte si nje nga keto korporatat e sotme private me ushtrine e tyre qe u ofronte mbrotje tregtareve vendas. Pra ndodhemi ne nje sistem midis anarchise dhe dobesise se shteteve ne Periferi dhe nje sistemi te organizuar te Metropolove te sistemit kapitalist boteror.

    Mua do te me pelqente qe Xhaxhai te bente ndonje analize letrare ose gjuhesore mbi romantizimin e Banditerise ne letersine shqipe, si psh. ajo kenga e Kacakut qe te priste tek pragu i deres, dhe sa ka ndikuar kjo lloj mitologjie ne mendesine dhe qendrimin tone ndaj shtetit dhe autoritetit, pasi kjo me duket edhe qe ka nje sens per praktikat e Tregimeve ne te ardhmen. Romantizimi i Rebelizmit ne forma banale si ajo e Banditerise gjendet, kuptohet, edhe ne letersine dhe kulturen folkorike europiane (psh. Robin Hood, Wilhelm Tel- heroi i Zvicres) porse ne Shqiptaret mbase kemi ndonje lloj tjeter mitizimi ndaj ketyre figurave. Mos t’ja fus kot! Cfare mendimi ke ti Xhaxha?

  4. Kapedan, ne vazhdojmë t’u këndojmë këngë banditëve, vetëm se vendin e lahutave e kanë zënë ekranet e TV-së dhe tabloidët.
    Ky romantizim i banditit, besoj unë, ndeshet në ato shoqëri të cilat e konsiderojnë shtetin ligjor (dhe rendin publik) si të imponuar nga një agjenci e përtejme, ose e huaj.
    Edhe pse shqiptarët e Shqipërisë tashmë e kanë shtetin e tyre që prej një shekulli, përsëri nuk sillen me të sikur ta kishin të tyrin.
    Natyrisht, edhe vetë shteti shqiptar nuk e ka të qartë se për ç’arsye ekziston, ose cili është misioni i tij përballë shtetasve.

  5. “Natyrisht, edhe vetë shteti shqiptar nuk e ka të qartë se për ç’arsye ekziston, ose cili është misioni i tij përballë shtetasve.”

    xha xha,

    ose ai (shteti) tregon ate qe qytetari do, me shtetin.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin