EKONOMIA E KUMARIT

Pishak, shkrimi yt i fundit më kujtoi se në Shqipëri shahu vërtet nuk është luajtur kurrë me para, por këtu ku jam unë, në New York, shahu është luajtur dhe luhet rregullisht me shuma të vogla, në Washington Square e në Union Square Park; madje ka edhe një traditë të pasur për këtë farë kumari beninj, i cili ndryshon nga shahu i zakonshëm, meqë “profesionistët” (chess hustlers) specializohen në kurthe, ose në mënyra të sprovuara për të gënjyer dashamirësit syleshë të lojës, ata që ngrysen e gdhihen me emrat e Capablanca-s e të Fischer-it në gojë. Shahu në Washington Square Park gjithnjë ka qenë pjesë e peizazhit kulturor të Manhattan-it, ndërsa shumat e vogla të parave që e kanë shoqëruar, më tepër kanë shërbyer si përligjje për kohën e humbur për të luajtur, sesa për t’i pasuruar fitimtarët.

Megjithatë, rrëfimi yt për ethet shahistike në lagjen e dikurshme të Kombinatit nuk di pse më kujtoi një aspekt simbolik të tranzicionit të tanishëm në psikologjinë e shqiptarit, ose kalimin e pashmangshëm nga shahu drejt bixhozit, në fushë të lojës dhe gjetiu. E them këtë, i nxitur nga mendimi yt se shahu është meritokratik nga natyra, dhe i lë pak hapësirë vetive levantine të karakterit të tilla si dinakëria, mashtrimi, dredhia, miklimi; kërkon më shumë mençuri sesa zgjuarsi; dhe në nivele të larta askush nuk mund të mbijetojë pa punë titanike. Përkundrazi, bixhozi është terreni i preferuar i të gjithë atyre që shpresojnë se Zoti (ose Djalli) ua mban mend emrat, njëlloj si Skënderbeu ushtarëve të gardës së vet pretoriane. Ndoshta për këtë arsye shahu ndonjëherë i çon viktimat e veta drejt katastrofës mendore, psikozës, shpërbërjes intelektuale ose kolapsit të kores së trurit; ndërsa bixhozi shkakton drama të një lloji tjetër, me burgje, prostituta, rrahje dhe ekzekutime mafioze, arratisje nga vetvetja, braktisje të botës, vetëvrasje.

Para ndoshta një viti, kam lexuar një artikull në revistën Harper’s ku autori i ndante njerëzit në përgjithësi në dy grupe: në punëtorë dhe në lojëtarë (“Crap Shoot: Everyone Loses when Politics Is a Game“, shkruar nga Garret Keizer; autori precizon se ndarja në punëtorë dhe në lojëtarë i është sugjeruar nga John Ruskin). Artikullin nuk e përmbledh dot në dy radhë, por po mjaftohem të them se ideja aty në vija të trasha ishte se punëtorët krijojnë pasurinë nëpërmjet punës së mirëfilltë ose transformimit të materies dhe të informacionit, ndërsa lojëtarët pasuroheshin duke luajtur me pasurinë e krijuar prej punëtorëve. Dallimi mes të parëve dhe të dytëve, shpjegonte Keizer, është se lojëtarët përnjimend kujtojnë se “jeta është lojë”. Keizer gjithashtu mendonte se dekadenca e sotme e Amerikës kishte të bënte, në thelb, me pakësimin e pandalshëm të punëtorëve, përkundrejt shtimit eksponencial të lojëtarëve – jo vetëm njerëz, por edhe kompani e institucione. Në nivelin e thjeshtë, plebeas e proletar, lojëtarët janë ata që shpresojnë në biletat e llotarisë; në nivelin e lartë, lojëtarët i sheh të grumbulluar në Wall Street, si milingonat rreth një njolle sherbeti.

Për fat të keq, fundi i regjimit komunist në Shqipëri përkoi – dhe jo rastësisht – me një periudhë të historisë botërore të karakterizuar nga triumfi i lojëtarëve, i spekulatorëve, i tregtarëve të tymit dhe të shashkave. Flluskat e njëpasnjëshme të tregjeve financiare, që nga ajo e dot.com-eve në fund të viteve 1990, te kjo e tanishmja e hipotekave të shtëpive e të tjera që do të vijnë më pas, kanë çuar në rishpërndarje drastike të pasurive anembanë globit. Një gjë duket tashmë qartë – që shtresa e mesme kudo në Perëndim po vjen duke u dobësuar ekonomikisht dhe kulturorisht, teksa një grusht oligarkësh dhe korporatash i kanë të gjitha mundësitë për të kontrolluar proceset politike kudo ku u intereson, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë; dhe pastaj e nëpërmjet qendrave të pushtetit, edhe publikun anembanë.

Modelet e kapitalizmit janë të ndryshme, por modeli i adoptuar në Shqipëri duket nga më të shëmtuarit; nga ana tjetër, edhe tregjet kanë nevojë për një farë etike që të funksionojnë, ndërsa ndër shqiptarët ka triumfuar modeli i kapitalistit mafioz, mishërim i antivirtytit, që e ndërton prestigjin mbi pamundësinë e të tjerëve për të qenë po aq të paskrupullt, të pamëshirshëm, të dëshpëruar në përpjekjet e tyre për të dalë në majë.

Me fjalë të tjera, kapitalizmi sot në Shqipëri mund të përkufizohej edhe si ‘arti për të shitur motrën.’ Natyrisht, edhe ky është njëfarë kapitalizmi, por jo i vetmi, as më i sigurti për të pasur sukses, as më i favorshmi për shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar. Shqipëria sot ka përfunduar e tëra në duar të lojëtarëve, ose të bixhozçinjve politikë, të cilët nuk pasurohen në mënyrë tregtare ose nëpërmjet shitblerjeve dhe mbivlerës, por duke vjedhur njëri-tjetrin dhe sidomos pasurinë publike që ka mbetur pa u shkatërruar prej së kaluarës, tokat dhe pasuritë natyrore të vendit, grykësinë e kolegëve të tyre bixhozçinj nga vende të tjera, çmimet monopole, ose thjesht nëpërmjet shantazheve të ndryshme. Mediat shqiptare, pa lënë jashtë as të lumnuarën “Top Channel” i bëjnë propagandë të hapur e të shfrenuar këtij modeli të shqiptarit lojëtar, ose të bixhozçiut që rrezikon gjithçka në tryezë të kumarit për të fituar milionat brenda një nate të vetme, duke e braktisur krejt modelin e njeriut punëtor, që krijon vlera jo nëpërmjet shkëmbimit, por duke materializuar shtysat dhe energjitë e veta shpirtërore. Ndryshe nga vende të tjera, ku ky triumf i vonë i modeleve piramidale të kapitalizmit spekulues à la Las Vegas ende kundërpeshohet nga institucione dhe struktura të shoqërisë civile, në Shqipëri shëmtia nuk ka gjetur dot konkurrencë, por është harlisur duke u imponuar si e vetmja alternativë ndaj diktaturës, komunizmit dhe pronës kolektive. Pak vite më parë, histeria masive e bixhozit si alternativë “kapitaliste” ndaj punës desh e rrokullisi vendin në humnerë (ose ndoshta e rrokullisi vërtet).

Shahu, si lojë, nuk është aq i rëndësishëm në vetvete, sesa si metaforë për një model të caktuar të progresit njerëzor, ku djallëzia, dinakëria, hileja dhe parazitizmi nuk është se ndalohen me ligj ose me anë normash etike, por thjesht nuk shërbejnë për asgjë; sepse në atë lojë e vërteta ka gjithnjë përparësi ndaj perdeve të tymit, dhe askush nuk mund të shpresojë ta fitojë lojën duke vjedhur një torre nga skakiera gjatë kohës që kundërshtari nuk e ka mendjen, ose është duke u falur. Perëndimi i traditave të kësaj loje atje është simptomë sado simbolike e perëndimit të një mendësie ose botëkuptimi për të cilin Shqipëria, në të vërtetë, duhej të ndiente nevojë të ngutshme; sa kohë që bixhozi mund të pasurojë një grusht individësh, por jo të zhvillojë e të konsolidojë shtetin që këtyre individëve u ofrojnë të gjitha privilegjet e ligjshmërisë publike. Ashtu ka marrë tatëpjetën edhe kujdesi për artin, letërsinë, jetën artistike, botimet, artistët, filmat, kinematë, teatrot, parqet publike, sportin, shkencën, librin, punën krijuese, dhe gjithçka tjetër që normalisht e bën njeriun të jetë krenar me punën (djersën) e vet, ose edhe thjesht të shijojë e të admirojë punën krenare të dikujt tjetër. Kush do ta kish marrë vallë me mend se vetëm njëzet vjet pas vigjiljes së madhe në fund të viteve 1980, elitat e shqiptarëve si kryepriftërinj të post-kapitalizmit do të kujdeseshin vetëm për perfeksionimin e instinkteve të tyre për bixhoz?

17 Komente

  1. Keizer gjithashtu mendonte se dekadenca e sotme e Amerikës kishte të bënte, në thelb, me pakësimin e pandalshëm të punëtorëve, përkundrejt shtimit eksponencial të lojëtarëve

    Eshte levizje e qellimshme. Sa me pak punetore aq me me ulet probabiliteti per kalim ne ‘socializem’/’komunizem’. Kjo ka te beje shume me kthimin e ekonomive si ShBA e Kanadaja ku thelen me te madhe te GPD-se e perbejne ‘sherbimet’. Po punove ne sherbim nuk je me punetor/proletar. Ke nje te ardhur qe te mban me shtepi, por edhe nen kontroll pasi je i induktuar te hysh ne borxh, dhe je pjese e nje hierarkie ushtarake (corporata) ku kerkohet bindje pa kusht perndryshe ….

  2. He said to them, “It is written, My house shall be called a house of prayer; but you make it a den of thieves.”
    Analize letrare e pjeses eshte e nevojshem.
    Kush eshte subjekti?
    Per ke e ka llafin autori?
    Kush jane personazhet kryesore?
    Kush eshte morali i pjeses?
    etj, etj,etj, etj. I dini vete ju te tjerat

  3. Ketu me pelqeu zotrotja jote, shume mire e ke kapur kete symptome te shoqerise sone! Sa per banalitetin e deshirave dhe mendesise se elites sone, ajo eshte gjithandej mendoj une. Shih psh. keta qe jane kokat e biznesit dhe kapitalit boteror (rasti me i fundit i atij te F1 ose te atij CEO tek Volkswagen, qe la grun, kalamajte dhe parate e firmes ne nje te perdale ceke).

  4. xhaxhai shkruan:
    “Për fat të keq, fundi i regjimit komunist në Shqipëri përkoi – dhe jo rastësisht – me një periudhë të historisë botërore të karakterizuar nga triumfi i lojëtarëve, i spekulatorëve, i tregtarëve të tymit dhe të shashkave.”

    Tani qe po fillon ngritja e çmimeve te lendeve te para apo kriza e mallrave ushqimore, eshte interesante te shikohet se nga do anoje bota, do vazhdoje rëndshëm lojen e kumarit apo do ti rikthehet pak e nga pak shahut. Shkurt, duhet pritur e pare deri ku do te durohet dobesimi i klases se mesme.

    Sa per Shqiperine, problemi eshte i “zgjidhur” (ose – I ZGJIDHUR ! ) : atje s’ka klase te mesme fare 😉

  5. xhaxhai shkruan:
    “Për fat të keq, fundi i regjimit komunist në Shqipëri përkoi – dhe jo rastësisht – me një periudhë të historisë botërore të karakterizuar nga triumfi i lojëtarëve, i spekulatorëve, i tregtarëve të tymit dhe të shashkave.”

    Ne dy rastet e fundit, Shqiperia ka ndryshuar sisteme ne periudha historie shkelqimesh; fillimisht me mbarimin e LBII, kur forca e BRSS-se i tregoj botes “perparesite” e socializmit dhe e dyta me shkelqimin e rreme te kumarit kapitalist. Per te dyja nuk e pyeti njeri por u be ashtu si ishte vendosur.

    Personalisht, kam mendimin se kumarit dhe spekulimit nga bota financiare i ka ardhur fundi per faktin e thjeshte se tashme fondet neper banka anembane botes jane me tonelata dhe investimet behen te matuara e te garantuara. Koha e investimeve nga stocks, bonds, securities dhe kolaterale spekulative sikur po zbehen dhe vihet re se investitoret sikur nuk po ju zene bese me.

    Ngritja e cmimit te naftes me shume se cdo faktor tjeter po i atribuohet cvlefesimit te dollarit qe nga ana e tij tregon renien e besimit te tregjet valutore amerikane. Kjo eshte quajtur edhe koha e riatdhesimit te dollarit ose ne anglisht: “dollar repatiration”. Kujtoj se ne tre dollare, vetem nje qarkullonte ne Amerike nderkohe qe dy te tjeret neper bote.

    Milongonat po i largohen pikes se shurupit. He per he ne pritje se ku do pikoje tjetra.

  6. Ndersa une (tani po flas nga perspektiva e Dacit, qe markon territorin (revier) e vete) mendoj se kjo rritja e cmimit te naftes eshte pasoje e nje lloj spekulimi, sic edhe ka qene deri tani cmimi i ulet i saj. Ekzistojne pra te dyja versionet: e para cmimi i naftes deri ne 1990 ka qene i mbajtur nga ShBA me dhune dhe kompromise aq i ulet, kjo per te mos lene USSR te perfitonte nga eksporti. E dyta tani eshte shume me i larte se kerkesa reale e industrise dhe konsumit sepse kerkesa eshte rritur artificialisht nga tregu i spekulanteve. Psh. kjo tregetia me keto Futures eshte spekulim i tmershem, kush e di sesi do te jete tregu ose prodhimi ne 6 ose 12 muaj(?), dhe tregetia behet ne baze te ketij vleresimi, pra cmimi qe daja im paguan per naften (une nuk kam makine) eshte faktikisht cmimi qe duhet te ishte ne 6-12 muaj, dhe jo ai ne Realtime (cfare nuk me ben te ngrej barrikada). Pastaj faktor tjeter jane keto investimet kolosale tregtimin dhe transportin e naftes nga keto Hedge Fonds, qe kane aq shume liquiditet sa nuk kane ku ta cojne, dhe ne vend qe ti bejne nje ri-(c)vleresim kapitalit te tyre ose te investojne ne burime alternative, keta Hedge Fonds investojne kete ne burime te sigurta me 12-15% fitime nga dividendet.

    Nejse, qe amerika nuk eshte ne gjendje ta kontrolloj kete fluks te kapitalit te saj, do te thote qe po i vjen fundi hegjemonise amerikane. Ndersa kjo puna e riatdhesimit te dollarit mua me duket spekulim me vete me informacionin, sepse amerika deri tani ka konsumuar me shume sesa kapitali i saj real i prodhuar ne vend, pra ka perfituar nga rritja ekonomike e europes, japonise dhe kines, te cilat kane qene te intersuara te prodhonin per ameriken. Pra dollaret qe amerika ka konsumuar dhe eksportuar as nuk i ka pasur ndonjeher, prandaj une nuk e di se cfare po riatdhesojne keta. Ku mund te lexoj me shume per kete tezen e riatdhesimit?

  7. kapedan, une nuk po perjashtoj faktin se nuk po spekulohet me “comodities” sot dhe kryesisht me naften. Eshte e vertete se sot, ku fondet e lira jane me shumice dhe kerkesa per nafte vjen ne rritje te vazhdueshme; luajtja ne treg me te eshte fitimprurese.

    Ate punen me BRSS-ne me duket se nuk e ke drejt sepse Amerika, si konsumatorja #1 ne bote, e kishte zgjidhur ate pune me Arabine Saudite, te ciles ja mbante te gjitha parate ne bankat e saj.

    Specialistet, faktoret e rrijtes se cmimit te naftes i percaktojne keshtu (pa renditje): cvleftesimi i dollarit, oferte-kerkesa dhe spekulimi ne treg. Kercimi i cmimit te naftes perkon me renien e tregut te pasurive te paluajtshme ne SHBA. Mirpo, besoj se e di qe, shume vende te botes kishin blere “security bonds” te emetuara nga Federal Reserve nen te ashtuqauajturat CDO ( collateralized debt obligations). Me dishezen e “real estate market” ne Amerike vende si Kina, Japonia dhe Europa duke pare se vlera e tyre po fillonte te binte filluan ti leshojne security bonds. Kjo sherbeu edhe si shtyse per te leshuar shume “holdings” ne dollare qe keto shtete kishin ne portofolin e tyre te monedhave te ndryshme.

    Une nuk kam burim per te rekomanduar mbi “dollar repatriation”. E kam lexuar vetem si term ne artikuj qe flitet mbi keto ceshtje.

    Nese ka dhe besojme te ligji “oferte-kerkese” besoj se ky ligj eshte i zbatueshem edhe per dollarin. Kjo eshte bota e gjithshkaje relative. Ari, platini, dollari, lean pork; jane te gjitha mallra ne treg per shkembim. Nese neser nafta do te kuotohej jo me dollare por me euro shume analiste besojne se nafta do te bjere minimalisht ne kuotat e nje viti me pare. Po a do te jete ajo vlera e vertete e naftes? Edhe Ahmedinejad ata ka degjuar.

  8. Lexo njeher kete artikullin e ketij N. Ferguson, ka shkruar dhe nje liber per kete. http://www.opinionjournal.com/editorial/feature.html?id=110005244 persa i perket kapitalit inekzistent amerikan.

    Ndersa per ate te naftes dhe Sowjetve shih: http://www.aei.org/publications/pubID.25991,filter.all/pub_detail.asp

    ndersa per cmimet qe i vendosnin amerikanet shih: http://www.amazon.com/Main-Enemy-Inside-Story-Showdown/dp/0345472500

  9. Do ti lexoj me kujdes. Por me nje veshtirm te pare shoh se datat e artikujve jane disi’ te vjetra dhe kam frike se mund ta kene humbur aktualitetin. Perseri, sa i takon kapitalit inekzistent amerikan jam ne nje mendim. Pra vijme ne vlerat fiktive te tregjeve pa mbeshtetje ne vlera monetare por vetem ne te ashtuquajturen “market confidence”. Eshte pikerisht kjo qe do te ndryshoje. E kam permendur ne nderhyrjen time # 5. Deri tani kjo ka ecur sepse amerikanet ishin te vetmit qe e luanin topin ne fushe. Sot punet jane ndryshe. A do jete ky fundi i qyteterimit perendimor kete nuk e dime. Por me siguri nuk do jete fundi i botes.

  10. Shihe dhe nje artikull per keto “Oil Futures” qe te permenda me pare, tani e ka kuptuar kongresi amerikan sa problem jane keto:

    1. Oil Trading’s Powerful “Dark Markets”

    2. per kongresin Government and action against futures speculation

    Pastaj ato qe te dergova une jane te vjetra, se ishin me shume per te ilustruar tezat dhe per te treguar autoret, por me siguri ka informacione te reja per kete pune.

    Ndersa nese je i interesuar ne International Political Economy, une do te sugjeroja shkollen e Neogramscianeve, ka edhe wikipedia nje hyrje te mire per kete shkolle, perfaqesues kryesor: R. Cox, dhe S. Gill. Ne europe kjo shkolle quhet edhe edhe shkolla e Amsterdamit. Keta kane zhvilluar Teori te Elites kapitaliste, disa nga keta merren dhe me teori konspirative, porse nuk jane edhe aq jo-shkencor.

  11. Kapedan,

    Nuk them se spekullimi nuk ekziston ne kete rremuje qe eshte krijuar. Shume analiste, faktor kryesor te cmimeve te larta te naftes bejne dollarin e dobet. Nese pranojme nje renie te vleres se dollarit prej 10% ne harkun kohor te nje viti, atehere kjo eshte e mjafueshme qe te shkaktoje nje peshtjellim te madh ne nje mall aq strategjik sic eshte nafta. Mbas mbledhjes te fundjaves se kaluar te vendeve te OPEC-ut ne Riad, faktorit oferte-kerkese sikur ju la vendi i trete. U prit shume nga ai takim por nuk prodhoj ndonje te re. Sot, ne nje google-im te shpejte qe bera, gjeta kete artikull qe flet shume mbi spekullimin dhe nje dollar te dobet:

    http://www.npr.org/templates/story/story.php?storyId=90041682

    Puna eshte se kercimi ne cmimin e naftes filloj me krizen e “subprime loans” ne tremujorin e katert te 07′ dhe ne fillim te ketij viti ne Amerike. Themelet e financave amerikane jane tronditur shume rende. Amerika po behet cdo dite e me pak perheqese per investime. Gjeja e fundit qe amerikaneve ju duhet te pranojne, eshte dollari i dobet. Me krizen e kredive, vleren e real estate, dollarin e dobet, shitjet e dyqaneve dhe cmimi i benzines, papunesine 5.5% (realisht 12.5% me 27 milion ne wellfare) eshte ajo qe analistet sot ne Amerike e quajne “the perfect storm”. Shume analiste e krahasojne me krizen financiare te 1973 e cila eshte shume larg dhe anash me kete te sotmen.

    Gjithshka e lidhur me riatdhesimin e dollarit. “The naked emperor” e quajti dikush ne numrin e fundit te TIME magazine.

    Amerikanet kane spekulluar gjithe jeten me boten dhe sot kur po spekullohet vetem me naften ata kujtojne se po spekullohet me ta. ….tha.

  12. Pastaj Kapedan; si ka mundesi qe nuk kishte spekulliim 12 muaj me pare me naften? Si na u shfaq ky problem kaq pa pritur? Spekullimi si fenomen, gjen terren gjithmone kur oferte-kerkesa nuk eshte ne balance ne nje treg te caktuar mallrash. Opportunity breeds content. Shume bejne si shkak menyren e shpejte te tregetimit te naftes ne menyre elektronike dhe pamundesine per ta “track down” dhe frenuar ate. Mirpo tregetimi ne menyre elektronike ka shume vite qe behet ne kete forme dhe nuk eshte dicka e re qe mund te kete favorizuar spekullimin. Oferte-kerkesa ne vete naften duket sikur nuk po qendron kohet e fundit. Pra i mbetet derri mac ne dore dollarit.

  13. Erjon, une nuk kam mbaruar per ekonomi, as marre vesh nga modele makroekonomike dhe politika financiare dhe monetare, kam lexuar keshtu larte e poshte dhe kendveshtrimi im eshte ai i politikanit (dmth. ate konstrukt “oferte-kerkese” me duket me shume nje konstrukt teorik-utopik, se praktika e vertete nuk eshte keshtu.) Gjithashtu kam ate tendencen ti kategorizoj gjerat ne nje kontest teorik, jo gjithmon me sukses, por perpiqem.

    Kjo puna e riatdhesimit ka te beje me keto thirrjet e fundit te neoliberaleve, qe deri dje donin ta mbanin shtetin large transaksioneve financiare, dhe t’ja linin “dores se fshehte” gjithcka, ndersa shteti te merrej me politikat sociale. Tani mbas ketyre problemeve, doli psh. ai Ackerman, drejtuesi i Bankes Gjermane (Deutsche Bank) dhe kerkoi nderhyrjen ne tregun financiar. ShBA ka gjithe kohen qe bertet me ane te institucioneve te hegjemonise se saj si Banka Boterore dhe IFM per liberalizem, por per vete ben politika protektioniste. Pra problemi deri tani sipas ketyre ishte Deregulimi i tregut financiar boteror dhe kombetar. Keshtu qe dalin po keta, qe deri dje i vinin gardhe nderhyrjes se shtetit, dhe kerkojne riatdhesim te monedhes dhe rregullim ne tregun financiar. Nuk eshte cudi qe edhe partia demokratike atje ne amerike filloi te perkrahje politika protektioniste, si ai muhabeti me NAFTA dhe Obamen. Pra per mendimin eshte me shume nje ceshtje politike. Ne te ardhmen do te kemi me shume politika protektioniste ne sektorin financiar, qe nuk eshte keq, se keshtu do te mbyllen ato “vrimat e zeza” dhe lavatricet te sektorit financiar.

  14. Kapedan,

    Ndryshe nga kendveshtrimi juaj, i imi eshte i thjeshte dhe praktik. Problemi eshte shume me i thjeshte se sa duket por qe disa duan ta komplikojne me qellim. Edhe une e kam me te lexuar dhe degjuar nga opinione ekspertesh ekonomike te cilet situaten e krizes ekonomike boterore aktuale e shohin kryesisht nga vartesia e renies se vleres se dollarit. 3 trilion dollare te shitur ne “security bonds” nga Fed Reserve anembane botes sot po “dump”-en dhe eshte pikerisht kjo ajo qe definon termin “dollar repatriation”.

    Meqenese po flisnim me pare per spekulimin ne tregun e naftes, sapo degjova nje te fresket ne media ku nje ekspert tregu tha shprehimisht: “Speculators are fondamental part of the market. Sometimes they are for good purpose. And sometimes they drive the prices down.”

    Sa per politikanet dhe partite, ata spekulojne me fjale qe te zgjidhen; ndersa spekulatoret me para qe te fitojne. Ne nje nga fjalimet e perditeshme, duke ju referuar gjendjes ekonomike ne Amerike, para disa ditesh John McCain tha: “This is not going to be the end of western civilisation”. Une them: Hopefuly not.

  15. Kapedan,

    Shiko se mos ma mer per keq pasi u be e dyta nderhyrje qe te jap pergjigje shpejt. Me mbeti merak ajo puna e spekullimit me naften. Sot me ra ne sy nje tjeter materjal; kesaj radhe nga “main stream” media amerikane. Po te ishte puna e spekullimit e vertete do ishte gjysma e te keqes pasi spekullimi mer fund kur stabilizohet oferte-kerkesa por eshte me teper. Pastaj, tregetimi me ‘futures’ eshte shume i rrezikshem pasi ben blerjet ne advance dhe nuk ka shume vend per fitim pasi me vone malli shitet ne doren e dyte dhe me pas rafinerive. Hidhi nje sy nese ke nge’:

    http://money.cnn.com/2008/06/27/news/economy/birger_oil_speculation.fortune/index.htm?postversion=2008062709

    Po i meshoj kesaj teme sepse neve po e ndjejme cmimin e benzines me shume ne kuriz. Ketu benzina shitet sot me 6.5 shekel/litri ose 7USD/galoni. Quaji aleate po deshe.

  16. Ha, ha, ti mik qenke ne Izrael! Atje ka edhe faktore te tjere qe ndikojne ne ngritjen e cmimit, mos harroni se keni nivelin me te larte te jeteses ne rajon, dhe nje nga vendet ku mafia eshte ulur kembkryq, deri ne Kryeministri.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin