SHARTIME, FLAKJE, KOLONIZIME

Lexoja para pak ditësh se kushtetuta që i kanë përgatitur të tjerët shtetit eksperimental të Kosovës mishëron disa nga konceptet më të avancuara të së drejtës perëndimore, sidomos në fushën e të drejtave të pakicave.

Këtë ma konfirmon tani edhe blogu Molla e Kuqe, ku lexoj se neni 37 i Kushtetutës, i cili pohon se “Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin,” praktikisht ligjëron martesat midis dy personave të të njëjtit seks.

Nëse pozicionimi kushtetues përkundrejt martesës në Kosovë është i drejtë apo jo, këtë s’e përcaktojmë dot në mënyrë abstrakte ose teorike, por gjithnjë duke marrë parasysh rrethanat sociale në të cilat ekziston institucioni i familjes atje, ose tradita e pranimit të sjelljes homoseksuale në publik.

Unë mendoj se ky nen kushtetues përbën ndoshta shembullin më flagrant të një gabimi sistematik që po bëjnë mbikqyrësit europianë e në përgjithësi perëndimorë me regjimet e reja demokratike në Ballkan. Ky gabim, që lidhet me shpërfilljen e traditave ekzistuese të vetërregullimit social në këto vende, mund të quhet tashmë faj ose mungesë e pafalshme përgjegjësie; dhe është i tillë që mund t’u kushtojë shtrenjtë shoqërive pritëse.

Huazimi i ligjeve, i procedurave ligjore dhe administrative, dhe i formave të organizimit të qeverisjes nga vende të tilla si Shqipëria e tani vonë Kosova kryhet me bashkëfajësinë e dy palëve të përfshira në proces – përfaqësuesve vendas, ose të zgjedhur nga njëra anë; mëkëmbësve të Perëndimit nga ana tjetër. Prej kohësh është vënë re, nga vëzhguesit, që kushtetuta e RSH është nga më të mirat në Europë; por vetëm teorikisht. Në praktikë, shpresa se suksesi i reformave demokratike arrihet duke huazuar forma, koncepte dhe procedura që kanë pasur sukses gjetiu është utopike, dhe ka çuar shpesh në katastrofë.

Arsyet e katastrofës nuk janë të vështira për t’u marrë me mend. Parimet bazë kushtetuese të vendeve perëndimore demokratike, të tilla si ndarja e pushteteve ose pluralizmi politik, janë produkt historik i zhvillimeve sociale dhe politike në ato vende, në kuptimin që Anglisë dhe Francës iu deshën me qindra vjet për t’i arritur, përpunuar dhe përshtatur. Gjatë kohës që Europa Perëndimore i afrohej konceptit modern për shtetin demokratik, vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ishin pjesë e Perandorisë Osmane, e cila organizohej sipas një filozofie politike krejt tjetër nga ajo në Perëndim.

Prandaj, ndarja e pushteteve, e shartuar në truallin politik të Shqipërisë, nuk funksionon; sepse koncepti politik i trashëguar ndër ne është i natyrës autokratike, dhe tre pushtetet vetvetiu interpretohen si armiqësore ndaj njëri-tjetrit ose si terren për kultivimin e aleancave tribale paralele. Në të njëjtën mënyrë, pluralizmi politik ka çuar në segmentimin social të vendit, dhe së shpejti rrezikon të çojë në segmentimin gjeografik, prandaj edhe të shumtë janë ata që tundohen ta kufizojnë krejt, ose ta ritualizojnë në diçka të padëmshme.

Një arsye tjetër që bartja e Perëndimit në Shqipëri nëpërmjet adoptimit të formave është se këto forma dhe procedura ligjore, administrative dhe organizative janë jo vetëm të rrënjosura në historinë e vendeve që i kanë përshtatur e latuar prej kohësh, por edhe kanë natyrë teknologjike dhe funksionojnë njëlloj si çdo teknologji tjetër – duke iu përshtatur synimeve të përdoruesve.

Edhe vetë kushtetuta, tek e fundit, nuk është veçse një teknologji për të themeluar dhe (ri)prodhuar një shtet ligjor të caktuar, i cili të funksionojë sipas parimesh të caktuara.

Për fat të keq, teknologjia juridike, politike dhe ekonomike që u ka ofruar Perëndimi bujarisht shqiptarëve është pranuar dhe përdorur prej këtyre pa kaluar paraprakisht në filtra të kritikës. Madje, elitat shqiptare gjithnjë kanë shpresuar se, duke adoptuar teknologjitë institucionale perëndimore, së shpejti do të mund të shijojnë shkëlqimin politik, ekonomik dhe social të Europës dhe në përgjithësi të Perëndimit.

Krahasimi me kultin e kargove është i pashmangshëm. Si shembull anekdotik, në këtë rast, mund të shërbente një vendim vitin e kaluar i Ministrisë së Mbrojtjes ose i Shtabit të Përgjithshëm, për të ndryshuar teknikën e hapit ceremonial të rreshtores, të përdorur prej forcave të armatosura të Republikës.

Natyrisht, kopjimi i formave institucionale është rruga më e lehtë, për të gjithë ata që nuk duan të lodhen e të vrasin mendjen, ose të kërkojnë bashkëpunimin e ekspertëve juristë, filozofë, sociologë, antropologë dhe ekonomistë në Shqipëri, për të parashikuar efektin negativ në institucionet shqiptare, të këtyre shartimeve të nxituara.

Çka ndodh, në të vërtetë, është se shoqëria shqiptare i flak tutje këto teknologji sociale të cilat nuk i njeh si të vetat; njëlloj sikurse flak organizmi i gjallë një veshkë të transplantuar, duke e sulmuar në mënyrë imunologjike. Të ndodhur përpara dukurisë së padëshiruar të flakjes, ekspertët dhe komentatorët arrijnë në përfundimin e gabuar se “ky vend nuk bohet”.

Mirëpo e keqja qëndron te kombinimi djallëzor i përtacisë, inkompetencës dhe dritëshkurtësisë; jo te shoqëria shqiptare që kërkon të modernizohet, as te format institucionale në vetvete.

Teknologjia, në të gjitha fushat, zhvillohet sipas ligjeve të veta specifike, të cilat kanë të bëjnë me natyrën e makinave ose të teknikave që projektohen, eksperimentohen dhe përmirësohen. Megjithatë, asnjë teknologji nuk është në gjendje të përcaktojë përdorimin që do t’i bëhet.

Kush vallë e kishte menduar se dekstrometorfani, një preparat qetësues i kollës, do të gjente përdorim si drogë trullosëse, deri aty sa kalamajtë do të vidhnin shishet e shurupit nga raftet e farmacive, ose do t’i pinin pa dalë fare nga dyqani? Po që pointerët me lazer, aq të domosdoshëm për parashtrimet PowerPoint, do të mund të përdoreshin për të verbuar pilotët e linjave ajrore të pasagjerëve, në momentin e uljes të avionit?

Kam dëgjuar se në vitet 1960, fshatarët në Shqipëri dhe gjetiu i blenin lavatricet me shnek për të prodhuar gjalpë; sikurse kam parë me sytë e mi një komshiun tim, në po atë kohë, të përdorte një vaskë banjoje pothuajse luksoze, të kohës së Italisë, për të shtypur rrushin me këmbët zbathur, që të prodhonte uthull.

Funksioni i regjistrimit zanor u është shtuar telefonave celularë në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të fiksojnë ide gjeniale e të papërsëritshme, ose për të zëvendësuar bllokun e përkujtesave dhe listat e blerjeve në supermarket; por politikanët dhe shantazhierët e të gjitha kategorive e kanë përdorur rregullisht për të përjetësuar biseda delikate, të pëshpëritura si mes nepërkash.

Mund të pyetet, me të drejtë, se pse adoptimi i disa teknologjive, p.sh. institucionet demokratike, ka dështuar; ndërsa adoptimi i disa teknologjive të tjera, p.sh. televizionit komercial, duket se ka qenë tepër i suksesshëm. Në fakt, teknologjia e këtij televizioni u kopjua në Shqipëri me shpejtësi dhe entuziazëm të madh; dhe këtu nuk e kam fjalën për aparaturat, antenat, studiot, reletë dhe kartat satelitare, po për teknologjinë e një komunikimi të mbështetur mbi reklamën, stimulimin e reflekseve primordiale të publikut, femrën e bukur lakuriqe ornamentale, kushtëzimin e pavetëdijshëm të trurit reptil dhe agresionin e imazhit.

Suksesin e televizionit komercial unë do ta shpjegoja me efektin e tij hipnotik ndaj publikut, çka është harmonizuar për bukuri me dëshirën e po këtij publiku për masazh sensorial dhe emocional të përnatshëm. Po ashtu, duket se shqiptarët kanë qenë më të gatshëm për të përqafuar disa forma të ekonomisë së tregut, sidomos sa kohë që këto forma mbështeten në grykësinë e kulluar të individit për t’u pasuruar me çdo mjet, mundësisht duke shkelur ligjin në çdo hap.

Tek e fundit, situata politike dhe shoqërore në vende të tilla si Shqipëria përbën dëshmi elokuente që ekonomia e tregut dhe shteti ligjor demokratik nuk janë dy anë të së njëjtës medalje; dhe se i dyti mund të rezultojë shumë më tepër produkt historik i zhvillimit të pak vendeve të Europës Perëndimore, ndërsa e para të varet nga nevoja primordiale e njerëzve për të shkëmbyer mallra, nuse dhe mesazhe.

Përshtypja ime është se të gjitha ato teknologji që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor dhe rregullimin e marrëdhënieve midis shtetit dhe qytetarëve, duke përfshirë demokracinë, pluralizmin politik dhe kulturor dhe shërbimet publike, janë duke u zbatuar me vështirësi të madhe në Shqipëri, edhe atëherë kur nuk kanë dështuar përfundimisht; ndërsa teknologjitë e prodhueshmërisë, përfitueshmërisë ekonomike, luksit dhe dëfrimit individual u janë përshtatur më mirë rrethanave. Paradoksalisht, shqiptarët më rezultojnë më afër Europës sesa Shqipëria e këtyre 20 vjetëve të fundit, e cila nuk arrin dot ta gjejë identitetin, as të bashkërendohet në veprimtaritë e veta si entitet i pajisur me arsye shtetërore.

Nëse ka ende shpresë, kjo varet nga aftësitë që i kanë mbetur shoqërisë civile për ta ndalur eksperimentimin social-teknologjik që po bën Perëndimi në Shqipëri dhe tani edhe në Kosovë; dhe sidomos për t’ia bërë të qartë publikut se demokracia dhe modernizimi nuk do të vijnë vetvetiu, as nëpërmjet fjalimeve të ambasadorit amerikan; dhe se nga ekspertët shqiptarë të specializuar në Perëndim dhe që tani janë kthyer të punojnë në atdhe kërkohet para së gjithash frymë kritike e pakompromis ndaj projektimit mekanik të Europës mbi shoqërinë shqiptare.

Sa për nenin 37 të Kushtetutës së Kosovës, ky veç më kujton një histori të Nastradinit, kur ky i pështynte qepujkat para se t’i mbillte, që ashtu të mos kish nevojë t’i ujiste më vonë.

25 Komente

  1. Xha Xha, nuk di nëse të kujtohet që në 2003 i njëjti ligj u propozua në Shqipëri. Jo vetëm që Kosova nuk ka dëshirë të mësojë nga gabimet e fqinjëve por fatkeqësisht as ne nuk kemi mësuar nga gabimet tona. Më poshtë po vë një përgjigje të asaj kohe nga një anëtar i Alb-Clubit, që ngre të njëjtat shqetësime për gatishmërinë dritëshkurtër që tregojnë elitat shqiptare. Kërkoj ndjesë që shkrimin po e sjell vetëm në anglisht.

    In a truly functioning democratic society, the closest thing to an omnipotent, omnipresent God that governs the affairs of the state is the LAW! Everything else is simply a derivative of this fact, and as such must take secondary, tertiary (and so on in a chain predetermined by a strict structure) precedence to the law. The process by which this society establishes the rules that govern it is sacred and requires a religious like following of rituals. A group of interested parties make a formal request through a petition that reflects their desires to see a certain rule made part of the great legal scheme. This petition, if it has sufficient popular support, is in turn adopted by a few representatives in a legislative function (parliamentarians), and discussed, amended and so on until a final decision on whether it becomes law or not. The proper implementation of this process is in itself a reflection of the degree of democratic consciousness that a society possesses. A totalitarian dictatorship never embarks on such liberal crusades, it rather establishes law as it sees fit, making a feeble judgement on the needs of the population at large, mostly concerned with its own agenda.

    Albania is close to approving a law that legalizes marriages between couples of the same sex. What is disturbing is not whether the Albanian society is ready to tackle this issue. Neither is it important to determine whether a gay couple should be extended all the benefits that an heterosexual couple enjoys in holy matrimony. The issue is the adoption of laws that have no public backing and are not in any way a reflection of public needs. The EU and other Western democracies impose laws on dictatorships, or at least what they view to be totalitarian regimes. That we have blindly followed a European directive, is not a sign that Albania is an autocracy, but rather a sobering reminder of what we lack as a society. The irony is that what should prove our praiseworthiness as a country with true European values (whatever this overly ambiguous term denotes) does exactly the opposite. It exposes the revolting flaws that our “democracy” suffers from. It is alarming to see that the Albanian Parliament is ready to swallow any pill to prove itself worthy of a European ideal, however grotesque or peculiar that pill might taste or feel. It is pathetic for a country to be legislated by others, which is what is happening here.
    On the law at hand, only a handful of countries have passed it. Germany did so only recently, and Britain, Greece, Spain and Portugal, to name but a few, have yet to adopt such a law. Is this a European joke that I do not understand? Or is this sickly public humiliation a test to see how far a country will go before it completely loses any semblance of legislative independence? How is it that the EU itself does not have a unified position on gay marriages but it recommends one to an aspiring member? Where does the authority of the rich uncle luring a distant relative end? Have we gone completely mad?!?!

    There is either a large unbridgeable gap between Brussels and Tirana, or Brussels is so aware of the improbability of Albania joining the EU anytime soon (within 15 years) that it is concerning itself with utterly useless questions such as this one, while the country lingers between the Third World and the Fourth. I am inclined to believe that the second answer is most likely the one to clarify such a bewildering case of inexplicable blindness. The question of gay marriage is not being discussed in the streets of Tiranë, Shkodër, Korçë or Kukës, but rather in the office of a European bureaucrat! The Albainans themselves are completely left out of this discussion, as Europe and our Parliament decide that it is too early for them to deal with such complex issues.

    To add a bit of Michael Moore flavour to this discussion: “We live in fictitious times”, or as the Chinese and Marga say: “May we live in interesting times”. This is a fictitious law, another step in the fictitious road to achieving a fictitious goal. While examining ourselves and trying to figure out whether there will be something wrong with us in the future, it seems only sensible that we look at what is wrong with us now. And to tell you the truth, I don’t think that same-sex marriage is a good starting point.

    I would love to be a European, but I would first have to establish a firm identity as a free Albanian, then and only then will I really be able to classify myself as a citizen of Europe.

    Elton Dusha

  2. Xhaxha dhe Parrulla, ju pershendes!

    Nuk jam hic i qarte se si, qysh e tek del se nga permbajtja e atij neni, martesat ndermjet individeve te te njejtit seks na qenkerkershin te lejueshme.

    Per efekt te debatit po e rive tekstin e normes kosovare:
    “Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin” si edhe menyren e rregullimit te barasvlefshem ne RSH: Neni 53/1 “Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje”.
    Normat jane bajagi te ngjashme, packa se duket sikur ajo e Kosoves eshte e ndare me dysh: 1) kushdo ka te drejte te martohet dhe 2) kushdo ka te drejte te krijoje familje.

    Pertej debatit, ne fjalet e nje prej konstitucionalisteve me te medhenj gjermane, prof Rudolf Sment, “Kushtetuta (Ligji Baze – ne origjinal) eshte tashme virtualisht identike me interpretimin qe i ben asaj Gjykata Kushtetuese Federale”!!!!!

    Pra, nese gjykata (e ardhshme) do ta interpretoje normen si nje te tere (sikunder eshte, te pakten sipas meje), ajo shkon e behet njelloj si ajo shqiptarje. E sa i perket kesaj te fundit, ndonese ende pa nje interpretim te fundem nga GJK e RSH, nocioni i “familjes” me gjithcka ajo nenkupton (e para segjithash prokreacionin, shumimin, lindjen e nje femije) e ben te pamundur automatikisht martesen ndermjet dy individeve me sekst te njejte.

  3. O xhaxha, nje pyetje personale: me cfare merresh ti plako?

    Kush ka lexuar nga keto teorite neo-institutionaliste ose thene me mire nga keto ne rrafshin meta-teorik Konstruktiviste pretendon se normat, idete dhe principet (ne rastin neo-institutionalist edhe ligjet dhe institucionet nderkombetare ose kombetare – sipas isomorphies), ndikojne ne zhvillimin e nje kulture te re dhe identitetit te nje shteti (shihni E. Adler, A. Wendt ne teorite e politikes nderkombetare). Shperhapja e institucionit te shkolles, pra Arsimi universal, eshte nje prove empirike qe flet per vertetesine kesaj perspektive deri diku. Pra jane idete qe konstruktojne shoqerine tone dhe ndikojne ne formimin e nje identiteti, porse keto ide kuptohet vijne nga dikush, nga nje grup elitar hegjomonial etj….

    Kjo eshte pra premisa e ketyre ligjeve, ne kuadrin formimit te nje identiteti te ri europian per Kosoven. Keto jane teori moderne post-marxiste, dhe megjithe largpamesine e tyre dhe problemet me perceptimin e realitetit, nuk jane per tu vleresuar aq negativisht, pasi permbajne ne to elemente revolucionare qe mund te ndryshojne shoqerine tone. Psh. keto ligje kane force per te ndryshuar mentalitetin tone mbi rrolin e gruas ne shoqeri, pozicionin e saj, ndikojne ne tolerancen tone etj.

    Ketu ndryshon dhe artikulli ne anglisht nga ai i xhaxhait, xhaxhai eshte per nje vleresim esell te realitetit shqiptar, ndersa ai tjetri e percepton kete realitet si status quo dhe po ta lexosh me vemendje e kupton se ka nje axhende konservative qe eshte kunder ndryshimit. Kete axhende ai tipi e fsheh me ate sloganin e fundit, se nese ai nuk ka arritur te konstruktoj identitetin dhe integritetin si individ ne nje shoqeri, te mos presi shoqerine (nje koncept abstrakt, se ajo perbehet nga shume individe) qe ta realizoj kete.

    Prandaj une them qe duhen pare me sy kritik keto teori, cfare nuk do te thote ti hedhim poshte, dhe te arrihet nje lloj balancimi midis asaj qe duhet (idealizmit dhe teorive normative, atyre qe kerkojne ndryshim ne shoqeri) dhe asaj qe eshte (vleresimit esell te realitetit, por jo te mirret si e mireqene, se fundja edhe kjo nje lloj perceptimi eshte, dhe nese eshte gabim duhet ndryshuar.)

  4. PNH shkruan:

    Nuk jam hic i qarte se si, qysh e tek del se nga permbajtja e atij neni, martesat ndermjet individeve te te njejtit seks na qenkerkershin te lejueshme.

    Në fakt, PNH, unë prisja një gjykim prej teje për këtë çështje, sepse unë vetë ende s’po i jepja dot dum – ndërkohë që interpretimin se Kushtetuta e Kosovës u hap rrugën martesave mes individëve të të njëjtit seks e kam parë të bëhet shumëkund, jo vetëm në blogun që citoja, por edhe gjetiu, në blogje në anglishte.
    Gjithsesi, ky ishte vetëm një shembull që solla në shkrimin tim; mund edhe ta lëmë mënjanë po të mos jetë bindës.

  5. Kete punen e grafiteve ne Burgje e ka bere edhe Salvador Dahli, per nje burg te NYC-ut! Vepra e tij qendoi e varur ne mense te burgut (e kompletuar disa vjet me vone me nje njolle kafeje) derisa nje dite u cduk. Nuk dihet nese ajo u vodh apo thjeshte u hoq dhe u hodh ne plehra nga administrata e re, pa e ditur autorin dhe vleren e saj.

    Vlera e perafert e saj?
    Rreth gjysme milion USD!

    Vlera e faktit qe SD kish dhuruar pikture per hapsanet e Neue Burgh?
    Pa cmim!

    Lidhja e ketij komenti me temen?
    Zero!

  6. Xhaxha mos u bej kot si interesant tani se nuk po flitrojme bashke, o jip pergjigje ose jo. Sa per burgun, provoje njeher dhe pastaj fute neper ato batutat e tua bajate, se sic i themi ne burgaxhinjte e vjeter, ne burg vecem me bare nuk behesh, pa te tera i ben. Tregoja vizatimet me ekstremente Vemendjes se ti vlereson ai si kritik i njohur arti.

    Ligji eshte i hapur, nuk cileson asnje gjini, dhe njeh institucionin e marteses pa e kushtezuar ate, por duke ja lene vullnetit te lire te bashkeshortesve. Dmth. potenciali qe te perdoret per ate lloj martese qafiresh eshte, dhe madje me implikimin per ndonje ndihme sociale nga shteti dhe madje edhe ndonje adaptim femijesh qe mos e thente Zoti i madh.

  7. kapedan ke te drejte. E para zyra e gjendjes civile nukte vendos kurore me martesen brenda gjinise dhe as kisha ortodokse dhe as ajo katolike nuk ta bejne ceremonine. Si rrjedhoje nuk te shkruajne as ne regjistrat e tyre si kurore. Qe te ndodhe nje lidhje e tille shoqerore se pari duhet te shprehet ne menyre explicite ne ligjiin themelor dhe se dyti qendrat e kishave nga ku varen tonat duhet te marin nje vendim per te pranuar ne deren e tyre cifte te tilla. Struktura e besimit fetar tashme ne Shqiperi ka ndryshuar me prirje drejt krishterimit prandaj nuk permenda xhamine. Ne rastin e Shqiperise myslimane do te kishim shume kerkesa te lidhjeve shoqerore ne aksin rrugor Kavaje-Rrogozhine- Peqin-Elbasan.

    Lereni kushtetuten rrehat se eshte shume mire. Le te ndryshojme njerzit.

  8. Nuk ka dyshim se ligji i shartuar kosovar u hap rrugë të ashtuquajturave martesa homoseksuale.
    Vetë përdorimi i fjalës “çdokush” heq çdo dyshim në këtë mes.
    Një përpjekje e ngjashme e “konsulentëve” juridikë pro-homoseksualë në Shqipëri u bllokua nga përcaktimi rigoroz në Kodin e Familjes se martesa bëhet midis mashkullit dhe femrës.
    Por përpjekja më skandaloze e shartimit të modeleve të huaja në Shqipëri ishte imponimi nga Berisha dhe Rama i sistemit zgjedhor spanjoll.
    Nëse përpjeka e dështuar për shartimin e martesave homoseksuale në Shqipëri cënon marrëdhênie individuale, zbatimi i sistemit spanjoll nga Berisha e Rama cënon interesat e mbarë shqiptarêve.

  9. Ja dhe nje tjeter debat blogjistik mjaft interesant e lagu se lagu rreth veres anale te perdorur jasht funksionit te saj origjinal.

    Mos u lodhni kot ne interpretimin e nenin 37 te Kushtetutes, sepse eshte bere me shume mjeshteri nga terjaqij, me qellim qe te interpretohet ne infinit menyra, ose thene popullorce qe mishi te piqet e helli te mos digjet. Problemi homoseksual eshte dicka me teper se procesi teknik i hellit qe zhytet ne mishin qefli, deshmi me te mire e me prane hundes nuk kini, sepse neni ne fjale farfurin te gjitha nuancat transeksuale te domethenies dhe domethenesit, me the e te thashe, prove e qarte qe, mbasi kane nxjerre si homoseksuale praktikante gjysmen e personaliteteve te historise te kultures njerzore dhe gjysmen tjeter si te vojtur nga homsesualiteti i fshehte, tashti del qe edhe Hamurabi paskesh qene gai.

  10. Agj 333 shkruan: “Ja dhe nje tjeter debat blogjistik mjaft interesant e lagu se lagu rreth veres anale te perdorur jasht funksionit te saj origjinal.”

    Maskulizem i gjalle dhe diskriminim i seksit qe perdor vendet brenda funksioneve origjinale.

    Me duket vetja ne kete blog sikur jam futur mes jeniceresh ne garnizonin e Elbasanit.

  11. Sidoqofte ne, dmth Shqiperia, ndodhemi ne sferen e influences se perandorise europiane dhe te hegjemonise se shoqerise civile (kapitalistet, INGO, IO, NGOs etj) te EU. Per kete duhet te behemi te ndergjegjshem dhe te ndermarrim masa jo ti kundervihemi, se perndryshe do na djegin si figura, porse te bashkepunojme per ta cuar varken ne drejtimin tone, edhe pse rryma europiane eshte e pamposhtme.

    Nuk eshte justifikim kjo qe ti kundervihemi nga kultura jone, se kultura sic eshte bere, edhe ribehet, porse te ndezim motorat dhe ti veprojme ne nje rrafsh tjeter, ne ate te implementimit, dmth. te behemi gjykates, pa te cilet ligji nuk gjen zbatim.

    Neser do regjistrohem ne Jura.

  12. Erioni shkruan:

    Me duket vetja ne kete blog sikur jam futur mes jeniceresh ne garnizonin e Elbasanit.

    Erion, të kujtoj se në këtë blog ti je një nga mysafirët, sikurse Agjenti 333. Komentet e tua afishohen në të njëjtën hapësirë sikurse edhe komentet e të tjerëve.
    Si një nga autorët e blogut, unë ndonjëherë i fshij disa komente kur janë tepër vulgare ose personale, por zakonisht nuk vë dorë në to, madje edhe kur më provokojnë drejtpërdrejt.
    Edhe mesazhi yt dje i orës 8:03 pm mund të jetë interpretuar si ofensiv nga disa mysafirë të fesë islame, aq më tepër kur ti merr si të mirëqena gjëra fare të diskutueshme (e trajton problemin e homoseksualëve në Kosovë në një perspektivë të krishterë, në një kohë që krishterimi në atë shtet është fe e një pakice). Pse ofensiv? Sepse ti lë të kuptosh se zgjidhja e kësaj çështjeje mund të vijë nga qëndrimi që do të mbajnë kishat…
    Megjithatë, çdo koment mund të fyejë dikë dhe kush del të shkruajë në publik, qoftë edhe në faqe të komenteve, nuk ka të drejtë të sillet pasaj si ato zojushat e Anglisë viktoriane, që turpëroheshin më shumë nga fjala “seks”, sesa nga seksi vetë.
    Prandaj, i nderuar mysafir, të lutem përshtatu me rregullat e shtëpisë ku ke hyrë, bëje kuvendin sipas vendit, dhe mos u anko shumë, sepse gjetiu gjen edhe më keq.

  13. Mysafirët këtu janë të lirë të diskutojnë për çfarë të duan, por ju kujtoj të gjithëve se tema e shkrimit tim më sipër nuk është martesa mes homoseksualëve, por diçka tjetër, shumë më e rëndësishme. Çështja e martesës mes çifteve të të njëjtit seks, në vetvete, mua si autor i këtij blogu nuk më intereson fare. Nëse ka mes komentuesve nga ata që nuk mund ta përballojnë dot dëshirën për t’u pozicionuar në lidhje me problemin, janë të lutur të vizitojnë blogun “Molla e Kuqe”, ku një problem i tillë po diskutohet prej ditësh.

  14. Xhaxha me sa kuptoj ne thelb te shkrimit tend qendron shqetsimi per importimin prej mallit – ndoshta dhe imponimin prej hallit – e formave ligjore dhe sociale te papershtashme me natyren autoktone te vendit. Shqetsimi eshte me vend, dhe si gjithnje pershkruar mire e bukur. Per informacion shtoj se ekziston nje rast – precedent ne lidhje me diskutimin tone edhe per faktin se verdalloset rreth problemit te organeve seksuale (pika nevralgjike e problemit fetar dhe politik – sigurisht ne asnje menyre sociologjik) – ku jemi bere shembull per t’u imituar edhe nga vende perendimore te prapambetura seksualisht, fetarisht dhe politikisht. E kam llafin tek ligji i divorcit, ne Shqiperi fuqizuar 30 vjet me pare se Italia. Kjo ndodhi sot konsiderohet njezeri si fitore e shkelqyeshme e regjimit satrap te Zogut, dhe nuk degjohet asnje llaf per traumen e 90% perqind e popullsise qe degjoi fjalen “divorc” per here te pare. Degjohet vetem nje mermerime per reagimin e klerit katolik, te cilin reagim Zogu e shoi me kercenimin se per cdo prift katolik do te gjendet nje peme per t’a varur. Permendur kalimthi trauma e inxhieringut social te epokes se emancipimit te gruas, ku burri i tradhetuar sheshit rrezikonte perndjekjen soft nese kerkonte te divorcohej, misionaret clirimtare te BE-se e kane gjetur kavien me te pershtatshme qe mund te gjendet, e cila e ngul me doren e vet shiringen. Te eksperimentojne edhe lejimin e pedofilise, dhe te bijem rehat si ne, ashtu edhe ata, se nuk mbetet me eksperiment tjeter per te bere mbi kufomen kavies te sakrifikuar per realizimin e planit modern te shkaterrimit te familjes, qelizes se organizmit te shoqerise njerzore.

  15. Une do te ju beja te ditur edhe nje problem tjeter (meqe jam ne kuadrin e dhenies se mendve pa u paguar si zakonisht), cfare eshte sistemi analogjik i dhenies se vendimeve. Pra edhe nese ndonje gjykates trim del dhe e interpreton ndryshe nje ligj ne menyre te arsyeshme ai nuk e ka lirine te vendos ne baze te ketij parimi, pasi ligjet europiane jane ligje hegjemoniale, te cilat kane caktuar precedenca per kontexte te pergjithshme te shoqerise perendimore mbi kontextet ethniko-kulturore. Pra nese nje ligj eshte interpretuar ne Gjermani ose ne itali ne nje menyre, kjo menyre behet e detyrueshme edhe per Shqiperine, pasi kushtetuta eshte e kopjuar ne forme abstrakte nga keto vende pa marre parasysh vecantit kulturore. Pra problem ne te tilla raste eshte edhe praktika ligjore, pasi praktikat ligjore, pervoja me sistemin e drejtesise jane kulture me vete.

    Une nuk e njoh forcen ligjore te gjykateseve ne shqiperi dhe a jane te lire te gjykojne mbi raste individuale? Sidoqofte, e vetmja menyre per ti shpetuar ketij sistemi eshte decentralizimi (shihni A. de Tocqueville per kete ceshtje) i sistemit gjyqesor dhe pamvaresia e gjykates. Ne fakt decentralizimi eshte edhe ilaci ndaj cdo perpjekje per te formuar nje hegjemoni, pra fragmentimi, organizimi i shoqerise ne 1000 Plateu. Nomadet kane qene te lire, roberia erdhi me urbanizimin e shoqerise dhe me largimin nga kultura luftarake e gjuetareve tek skllaveria e shoqerise agrare (bujkroberit) (lexoni Hardt dhe Negri, dhe nje liberal klasik si E. Gellner). Shihni jevxhit, ata jane te lire dhe perjetojne kulturen e tyre nomade per qejf.

  16. Xha Xha. ke te drejt. per ceshjten e kreut te diskutimit une jam pergjigjur vetem me nje rrjesht te thjeshte ne nderhyrjen time te djeshme ne oren 8:03 pm ku them qe ta leme rehat kushtetuten dhe te perpiqemi te ndryshojme mendjet te njerzeve. Gabimi ishte qe te paren e thashe te fundit. Por nuk mund te kaloja pa vene re ate qe agj 333 e shihte vetem ne kendveshtirmin mashkullor. Kaq. Dhe shprehja disi ofensive, qe ti me te drejte e nxore vecmas, ishte si njefare kundervenie e asaj qe thote agj 333. Perseri jam i hapur qe te behen rishikimet e shkrimeve aty ku shihet qe shkelen normat.

    Eksperimentet me Shqiperine nuk i ben Europa por i ben vete Shqiperia me shume zell qe ti pelqeje Asaj. Si puna e atij nxenesit te keq qe sa here mbaronte ushtirmin shihte ne sy mesuesin se si do reagonte me rezultatin qe nxori.

  17. Erioni,
    mesuesi i mire kur sheh qe nxenesi ben palacolleqe e ve per vije.

    Se c’far ndodh vertet per pune kushtetutash ne boten e trete nganjehere me duket se nuk e dine mire as te zotet e punes, jo une dhe ti qe jemi vrima e fundit te kavallit. Me logjike i bie te jete bashkepunim i frytshem.

  18. ky gabim, që lidhet me shpërfilljen e traditave ekzistuese të vetërregullimit social në këto vende

    Sic pat thene Veton Surroi aleateve te NATOs gjate nje mbledhje (raportuar prej Fatos Lubonjes): “Mos ngurroni! Na kolonizoni”. BE-u i Brukselit nuk po ben as me pak as me shume.

  19. Erioni shkruan:
    “Por nuk mund te kaloja pa vene re ate qe agj 333 e shihte vetem ne kendveshtrimin mashkullor”.

    Ah Erioni Erioni,
    Po agjenti eshte si puna e partizanit qe ishte veshur si ballist, qe ta merrnin per partizan 😉 Ja

  20. vazhdim mesazhi:

    Ja ku ke dhe konfirmimin :
    “…jo une dhe ti qe jemi vrima e fundit te kavallit. Me logjike i bie te jete bashkepunim i frytshem”.

    Lexo dhe ti nje çike midis rreshtash, dreqi e mori 😉

  21. Stalker. Ketu ne Tel Aviv edhe djemte arabe homoseksuale vishen si vajza me fustane, bile shume te bukura, por ce do qe i kontrollojne me metoden e re te aeroporteve; me reze X se mos kane bere operacion dhe e kane futur eksplozivin ne rapullite e barkut. Vetem me pas ata lejohen qe te hyjne ne disko. Me rezerva e solla nje krahasim nga jeta ketu, por qe me duket shume i pershtatshem. Epo kete gje ne nuk kemi mundesi praktike qe ta bejme me agjentin. Pra le ta leme te lire ne preferencat e tija per te interpretuar nenin 37.

    Ne te dy, pa medyshje jemi vrimat e kavalit, te mashkullit dhe femres por perseri me logjike nuk me duket bashkepunim edhe aq i frytshem qe ti kerkon ta quash. Per ty agjent 333. E kisha lexuar kete, Stalker.

  22. Xha Xha. Shkrimi eshte shume goditur por me mire do kishe bere sikur te mos e kishe futur ate nen 37 dreqi e mori se pa dashur eshte krijuar ambiguiteti.

    Rrofte varianti spanjoll. Do na nxjerre ne drite. Te pakten eshte mesdhetar tek e fundit dhe kemi me ta pak a shume te njejtin temperament. Le ti leme kohe kushtetutes qe punoje dhe te shpresojme se do ndryshoje njerzit.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin