AUTIZMI YNË

Nuk e gjej dot se ç’është më absurde: megalomania e regjimit të djeshëm, që kur vinte puna për marrëdhëniet ndërkombëtare matej me hijen e mëngjesit, apo indiferenca e mediave të sotme ndaj gjithçkaje joshqiptare që ndodh në botë. Nuk e gjej dot as edhe nëse ka ndonjë lidhje midis këtyre dy qëndrimeve skajore, që do të shprehte, njëfarësoj, pamundësinë e shqiptarëve për t’u orientuar me pjekuri në një mjedis të rriturish.

Në faqet e gazetave dhe të revistave shqiptare online gjen gjithçka, që nga historitë intime të yllkave të kabareve shqiptare e deri te procesverbalet e plota të mbledhjeve të plenumeve të viteve 1960; por është e vështirë të gjesh lajme të mirëfillta nga bota dhe analiza të problemeve ndërkombëtare. Edhe ato pak gazeta, si “Koha Jonë”, që ende u japin hapësirë lajmeve të jashtme, duket sikur e bëjnë këtë mekanikisht, duke përcjellë materialet e agjencive Reuters, AP dhe AFP; por pa ndonjë kriter përzgjedhës e pa ndonjë vëmendje të veçantë për t’i ndjekur zhvillimet në mënyrë koherente.

Mediat vërtet u kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Kosovë e në Maqedoni; ose bëmave të kronikës së zezë që kanë të bëjnë me imigrantët shqiptarë në Greqi, në Itali e ndonjëherë edhe përtej oqeanit; por unë këto nuk do t’i quaja përnjimend lajme të jashtme. Duket sikur raportet e publikut shqiptar me botën, sot e kësaj dite, janë reduktuar e thjeshtuar sipas dy aksesh elementare: (1) çfarë ndodh me shqiptarët nëpër botë dhe (2) çfarë thotë e bën bota për shqiptarët. Një dukuri e tillë, që do ta quaja etnocentrizëm foshnjor, çon detyrimisht në izolimin kulturor të shqiptarëve konsumatorë të medias, nëpërmjet provincializimit.

Mediat totalitare, përkundrazi, u jepnin zhvillimeve ndërkombëtare një hapësirë rituale e të detyrueshme: e cila simbolizohej nga e famshmja faqe 4 e “Zërit të Popullit”, që përmbante rregullisht analizën e “krizave” të ndryshme, krahas me lajme që e konfirmonin analizën e mëparshme teksa përgatitnin analizën e ditës së mëpasme. Regjimi komunist ruante një vizion tepër të shtrembër dhe paranoid për marrëdhëniet globale, por ndoshta pikërisht paranoja i detyronte mediat që ta mbanin të gjallë interesin edhe për çka ndodhte në antipodet. Sa për publikun, vëmendja ndaj botës ishte në përpjesëtim të drejtë me shkallën e mbylljes së Shqipërisë; edhe pse gjithçka perceptohej e përcillej nga pas një xhami të trashë, ndonjëherë opak.

Sot pasqyrimi i ngjarjeve ndërkombëtare në mediat nuk është se ndjek ndonjë politikë të imponuar “nga lart”; dhe pas gjase varfëria e informacionit nga bota lidhet drejtpërdrejt me mungesën e interesit nga publiku për lajme dhe analiza të asaj natyre; nga ana tjetër, shkalla e indiferencës që gjej në mediat shqiptare për gjithçka joshqiptare mund të krahasohet vetëm me çka ndodh në mediat amerikane, të cilat prej kohësh e trajtojnë lajmin kryesisht nga prizmi i dëfrimit të publikut. Mirëpo mjafton një shfletim i shpejtë i gazetave të ndryshme europiane, për t’u bindur se diferenca në vëmendje dhe në përparësi është duke u bërë gjithnjë e më dramatike.

Po a mund t’ia lejojë vetes Shqipëria një mbyllje të tillë në komunikim, pikërisht kur integrimi në organizma ndërkombëtare (NATO, Bashkimi Europian) është në krye të programeve të të gjitha forcave politike shqiptare, të majta e të djathta, ekstremiste e të moderuara? A nuk ka vallë një kontradiktë flagrante, bie fjala, midis faktit që Shqipëria ka trupa të vetat të dislokuara në Irak dhe mungesës pothuajse totale të lajmeve dhe të analizave për Irakun në mediat, me përjashtim të pak njoftimeve standard të përkthyera nga dispatch-et e Reuters-it? A nuk është e habitshme që, edhe pse Shqipëria prej vitesh po e vuan mungesën e dritave, nuk gjen kurrë analiza e komente për situatën energjetike në Europë e më tej, ose për planet afatgjata për sigurimin e furnizimeve me naftë dhe gaz në kontinent? Gjithë ato muhabete për Korridorin 8, ose gazsjellësin rus, shtjellohen në boshllëk, sa kohë nuk përfshihen në kontekstin e marrëdhënieve të Rusisë me Europën e Bashkuar – po për këto marrëdhënie nuk e sheh kush të udhës të flasë.

Më tepër edhe se mungesa e lajmeve të mirëfillta, shqetëson varfëria e analizave. Praktikisht të gjitha analizat e politikës së jashtme dhe të ngjarjeve që ndodhin poshtë e lart nëpër botë përqendrohen në çështjen e Kosovës e ndonjëherë të Maqedonisë; ndonjëherë edhe të nivelit të lartë, si ato të Katovicës në “Gazeta Shqiptare”. Gjetiu është bërë zakon të përkthehen artikuj e komente të shtypit të huaj, zakonisht me natyrë filozofike ose sociologjike, të cilat mund të jenë të shkëlqyera, por që nuk e zëvendësojnë dot analizën nga pikëpamja shqiptare, ose sipas interesave strategjike të Shqipërisë. Edhe vetë kriza sot me pavarësinë e Kosovës nuk mund të kuptohet jashtë marrëdhënieve midis SHBA, Rusisë dhe Europës, të cilat duken të kenë mbetur krejtësisht jashtë radarit të analistëve e të specialistëve të politikës së jashtme.

Ndodhin incidente të rënda me shqiptarët në Greqi ose në Itali; gazetat futen menjëherë në garë me njëra-tjetrën se cila do ta ngrejë më lart tonin e patetizmit kombëtarist; faqet mbushen me letra lexuesish të sertë, ku flitet për flamur, për gjak e për eshtrat e të parëve; njerëz nga populli pyesin “deri kur?”; por askush nuk e merr mundimin të shpjegojë telashet që ka Europa me imigracionin, trysninë që vjen nga forcat politike të djathta dhe propaganda populiste, hallet ekonomike të shtresave të mesme. Bëhet zhurmë e madhe për vështirësitë dhe pengesat që i vihen përpara Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në Europë; por nuk thuhet asgjë për mënyrën si i kanë kapërcyer këto vështirësi vendet e tjera të Lindjes, me kushte të përafërta, si Rumania dhe Bullgaria.

Njëlloj mungojnë edhe analizat aq të nevojshme të zhvillimeve politike aktuale në vendet ish-socialiste, edhe pse këto do të ndihmonin shumë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri e si mund të zgjidheshin çështje që, përndryshe, vazhdojnë ta mundojnë shoqërinë dhe politikën e atjeshme. Si është vepruar në Poloni, në Hungari e në Rumani me çështjen e pronave e të pronësisë? Si është vepruar në Bullgari e në Çekosllovaki e në Gjermaninë Lindore me dosjet? Unë nuk kam dyshim që ka specialistë dhe intelektualë shqiptarë, ish-diplomatë në Shqipëri dhe gjetiu, që i njohin mirë këto gjëra; sikurse nuk kam dyshim se publiku do të kishte interes të lexonte për këto tema. Për më tepër, një nga funksionet e mediave në një shoqëri pluraliste është edhe t’i kultivojë interesat e publikut, në bashkëpunim edhe me institucionet e shoqërisë civile.

Meqë nuk e ndjek televizionin në Shqipëri, nuk jam në gjendje të them gjë për shkallën e mbulimit të ngjarjeve nga bota nga ai medium; mirëpo duke parë gjendjen e gazetave e të revistave, jam i sigurt se televizioni është edhe më keq se mediat e shkruara; sepse televizioni, me përkufizim, është i detyruar të mbetet në sipërfaqe të sendeve e të kujdeset për ta mbajtur të gozhduar vëmendjen e publikut. Sipas kriterit thjesht komercial, analiza të tilla si problemet energjetike të Europës, ose ndryshimet klimatike si pasojë e efektit serrë, nuk konkurrojnë dot me një divorc të bujshëm personazhesh të spektaklit ose me një video të një balerine lakuriqe në krahët e një deputeti të bëshëm. Një pjesë e publikut gjithnjë do të mjaftohet me lajme për kasaphana makabre, zhdukje femrash, katastrofa automobilistike dhe aeronautike, zjarre në hotele, vetëvrasje fëmijësh, shembje urash, përplasje trenash, aksidente me tigra të cirkut, epidemi të etheve të verdha, skandale seksuale të VIP-ave dhe barna të reja kundër zbokthit; por një pjesë tjetër e këtij publiku, dhe pikërisht ajo pjesë që luan rol të madh në formësimin dhe riprodhimin e fytyrës së kombit, ka nevojë të madhe e këtë nevojë nuk e plotëson dot veçse duke gjetur veten në mediat e shkruara; dhe nëse këto nuk i japin çka kërkon, do t’u drejtohet mediave të huaja. Kësisoj, Shqipëria mbetet, dashur pa dashur, në duar të një elite që formimin intelektual e merr përditë nga një ushqim heterogjen, i gatuar për elita të tjera, me probleme të tjera, të kulturave të tjera.

Komercializimi i ka bërë gazetat, në Shqipëri sikurse gjetiu, ta organizojnë informacionin sipas modelit televiziv. Ndoshta kjo e ndihmon shtypin të mbijetojë, por vetëm duke e denatyruar, sepse kur vjen fjala për zbavitje të kulluar, gazetat nuk e hanë dot me televizionin; meqë ky i fundit dëfren për të shitur produktet që reklamohen, ndërsa gazetat duan të dëfrejnë për të informuar dhe njëkohësisht shitur – çka është si të rrekesh të mbash jo dy, por ndoshta katër ose edhe shtatë kunguj në një sqetull. Ndërkohë, në shoqëri vjen duke u formuar një publik i tillë, i cili dashur pa dashur do ta përfytyrojë botën e jashtme si burim kuriozitetesh e çikërrimash zbavitëse e shokuese, ose si truall për t’u plaçkitur e treg për t’u shfrytëzuar, ose si mundësi për t’u pasuruar, ose si peizazh turistik e park tematik dëfrimi për t’u vizituar e për t’u fotografuar. E kotë të shtoj që kjo e komprometon krejt vetëdijen e shqiptarit modern, në rrafshin global.

Mes faktorëve që ndikojnë në këtë indiferencë do përmendur edhe mungesa pothuajse e plotë e dinjitetit ndërkombëtar të shtetit shqiptar dhe e prestigjit ndërkombëtar të elitave politike të Tiranës; të cilave u ka dalë tashmë nami si të korruptuara, tinëzare dhe përfituese. E vetmja fjalë e mirë që dëgjon të thuhet për politikën e jashtme shqiptare është kontributi i saj kinse “për ruajtjen e paqes në Ballkan”, thuase se tanët, po të donin, i kishin futur ushtritë e u kishin dhënë dërmën Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, për ta ndalur hovin në brigjet e Detit të Zi. Filozofia, kinse pragmatike, që i bashkon publikun, mediat dhe pushtetarët, është se Shqipërisë nuk ia var kush, kur vjen fjala për politikat ndërkombëtare. E vërteta e dhimbshme është se Shqipëria është vend i vogël dhe i varfër dhe deri më sot i ka ofruar botës kryesisht probleme, kriza, kokëçarje dhe turbullirë. Indiferenca e mediave dhe e publikut shqiptar ndaj botës mund të shpjegohet kështu edhe si një reaksion patologjik ndaj rrethanave që perceptohen si veçanërisht armiqësore ose të pakuptueshme.

Mirëpo vëmendja ndaj botës ka të bëjë edhe me gjeografinë e vetëdijes, ose horizontin e identitetit; dhe ngushtimi i këtij horizonti do konsideruar si veçanërisht gjymtues, të paktën në perspektivë. Sot për sot, publiku shqiptar e trajton botën në vetvete si të ishte sendi në vetvete i Kantit – atje përtej, por i panjohshëm; sepse jashtë kufijve të perceptimit etnocentrik. Provë e sigurt e pjekurisë së një shteti e të shoqërisë përkatëse është kur ndihet pjesë integrale e zhvillimeve botërore; çka është pikërisht e kundërta e politikës dhe e kulturës etnocentrike, që mbeten simptoma të autizmit, shqetësuese madje alarmuese. Shto këtu edhe politikat katastrofike të titullimit (entitlement), të cilat kanë mbirë në Shqipëri si farë e keqe, sjellë nga erërat e vonuara të multikulturalizmit e kultivuar nga faktori ndërkombëtar, për të kuptuar se identiteti që po i imponohet shqiptarit të nesërm është një identitet prej kafshe gjysmë të zbutur, ose skllavi të arratisur nga plantacioni; sepse nuk gjej dot krahasim tjetër për këtë model të jetuari në intersticet e rendit botëror, me të cilin mediat dhe elita politike, në bashkëpunim me idolatrinë e tregut, po duan ta kushtëzojnë e ta mësojnë publikun në Shqipëri.

Grotesku i një situate të tillë duket edhe më qartë po të shohësh farsën e zëvendësimit të kontekstit ndërkombëtar, me teatrin e kukllave që luhet nga përfaqësitë diplomatike të shteteve dhe të institucioneve të huaja në Tiranë; komedi e papërballueshme që të kujton rrethanat në Afrikën koloniale të viteve tridhjetë, ku bota riprodhohej çdo mbrëmje në restorantet e në kuplaratë ku darkohej e dëfrehej trupi mishngrënës diplomatik, në shoqëri të kaposhëve lokalë. E këqyrur nga larg, kjo situatë të duket gjithnjë e më surreale; meqë, po të mendosh qoftë edhe një sekondë të vetme, me Berkeley-n, që esse est percipi, atëherë nuk mundesh veçse të përfundosh se Shqipëria dhe bota jetojnë në dy universe të ndryshme. ¡Qué pena!

34 Komente

  1. Në fakt ky shkrim i drejtohet (më së shumti) atyre që jetojnë në Shqipëri dhe që nuk përdorin të paktën një gjuhë të huaj, kështu më duket mua.
    I bërë kurioz nga zhvillimet e vendit tim, shpesh herë lexoj dhe mundohem të kem sa më shumë informime qofshin ato dhe të shtrembëruara nga pakujdesia apo pazotësia e mjetit të përdorur. Në të gjithë këto vite që interneti na jep mundësinë të shfletojmë shtypin e shkruar shqip (atë shtyp që është akoma falas!), mund të them që analiza e gjatë por koherente e Xh është e saktë, por janë disa pika që duhen parë më nga afër dhe shqyrtuar me shumë zell. Xh thotë që “Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër”. Dakort, por varfëria e një vendi influencon dhe informacionin që hyn dhe del. Prandaj nuk ka lajme që sillen nga korrespondente nga vendet e huaja, të financuara nga vetë gazetat.
    Kriza e shtypit të shkruar është e kobshme, interneti influencon shumë në këtë aspekt. Prandaj shumë gazeta online, i japin falas leximet dhe mbështeten tek reklama që i financon ashtu si dhe TV-në hertciane. Në USA një gazetë e njohur lexohet tashmë falas në internet, kjo tregon se interneti i mundëson gazetave të gjejnë financime të ndryshme. Murdoch i afrohet My Space e cila lidhet me Skype. janë këto kontakte të fuqishme që frejtojnë informacionin sot. Kurse në Shqipëri akoma nuk flitet për këto njohje që ne i marrim nëpërmjet internetit apo në librat e përkthyer.

  2. Wall Street Journal e ka tirazhin rreth 2 milion (tek 1 – 2 vertiten gjithe te tjerat, WP, NYT etj.) per nje popullsi rreth 300 milion. Le Monde e ka 500,00 per 64 milion franceze. La Repubblica e ka 615,000 per 58 milion italiane.

    Edhe nese nuk bejme asnje zbritje per cilesine e leximit, mua kjo aritmetika ma nxjerr leximin e gazetes pak si veprimtari elitare. Me aq sa e kam ndjekur shtypin shqiptar, ka tek-tuk perpjekje per analiza e lajme nderkombetare, dhe sipas mendjes time, per aq elite sa na takon te kemi per popullsine 3 milioneshe, dalin e mjaftojne.

    Si gjithmone, Xhaxhai ka shume te drejte ne ato qe shkruan, por mesa duket une hyj tek ata qe thone “ata andej/keta ketej….”

  3. Shkrimi i Xha Xhait, siç e kuptoj une, kishte per objekt mediat e shkruara ne Tirane; “Peizazhe te fjales” eshte blog, dhe blogu ka specifiken e vet. Askush ne Shqiperi nuk i konsideron blogjet pjese te mediave, as i respekton e i perdor si mediat, prandaj nuk me duket se ka kuptim qe kritikat per mediat t’u aplikohen edhe blogjeve vetvetiu. Per me teper, temat qe trajtojme ne blog percaktohen nga ekspertiza e autoreve, jo nga rendesia e kesaj apo asaj teme. Te siguroj, Tropizma, se po te kishim ketu ndonje ekspert te marredhenieve nderkombetare dhe te globalizmit, nuk do te kishte mbetur pa shkruar. Pastaj, blogjet vete ekzistojne si plotesuese te mediave, edhe kur jane alternative dhe i kritikojne; por nuk kane per funksion te zhvendosin pergjegjesine e mediave mainstream ndaj publikut ne pergjithesi. Blogjet kritikojne, zgjerojne, komentojne, ofrojne pikepamje te ndryshme ose eksplorojne territore te reja, por nuk mund t’i zevendesojne mediat e shkruara, as t’i deligjitimojne, por as t’ua marrin persiper gjynahet.

  4. Nuk mendoj se ka ndonje vend per diskutim ketu, ku blogu mund te beje ate qe nuk ka bere media. Ceshtjet nderkombetare jane ceshtje qe kerkojne “ekspertize”, dhe kur vjen puna tek blogjet apo forumet mund te tregohemi te gjithe eksperte, kompetente, e me the te thashe, sic edhe ndodh qe te gjitheve na duket sikur kemi dicka per te thene, nderkohe qe ne fakt mund te mos marrim vesh fare nga keto pune. Ndersa ne media, “ekspertiza” kerkon nje standart konkret dhe transparent, te mbeshtetur me pune serioze ne ceshtjet nderkombetare nga pjesemarresit ne debat. Nuk mund te krahasosh opinionin anonim te blogut i cili shpesh here perfundon ne banalitete, me ekspertizen e medias se gjere ne kete ceshtje. Eshte dikotomi qe nuk qendron.

    Nga ana tjeter, me duket mua, se Salvatori ngre nje ceshtje me vend, qofte ne lidhje me influencen e pasurise/varferise, mireqenies apo bollekut material mbi informacionin, qofte ne rolin e politikave te brendshme te mediave ne lidhje me politikat e jashtme, nderkombetare. Keshtu psh, ne qofte se 2K, do kishte interesa financiare ne nje vend jashte vendit, apo ne qofte se do te kishte interesa te forta biznesi nga individe shqiptare ne ndonje vend jashte vendi, atehere ceshtja e politikave nderkombetare do te shqyrtohej me teper. Keto lloj interesash dhe politikash ekonomike jane per mendimin tim te indeksuara me qarte se kudo ne interesimin i mediave mbi bashkesine nderkombetare.

  5. Se harrova t’a mbyll. Mungesa e analizes mbi ceshtjet nderkombetare ne mediat shqiptare, tregon mungese te kapitalit shqiptar ne arenen boterore.

  6. Nje tjeter arsye qe shtypi shqiptar eshte kaq i varfer me analiza e trajtime temash me te gjera eshte se gazetat ne te shumten e rasteve nuk i paguajne bashkepuntoret e jashtem per shkrimet e tyre. Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote ku analistet duhet “te paguajne”, t’u luten gazetave, per te botuar shkrimet e tyre. Shtypi i lire per shume drejtues gazetash eshte kuptuar tamam ashtu “i lire” “falas”, jo per lexuesit por per gazetaret.

  7. Parrulla ti ndoshta ben mire qe e merr personalisht, sepse nuk ishte me vend te pergjigjeshe ti per nje kritike ne lidhje me nje artikull te dikujt tjeter ne blogun e (thelbesisht dhe gjeresisht) dikujt tjeter. Nese une dua t’i them xhaxhait qe as ai vete nuk merret mjaftueshem me ceshtje nderkombetare, mgjs edhe vete jeton jashte Shqiperise, mgjs eshte shume here me i kualifikuar se ‘eskpertet e marredhenieve nderkombetare’ neper gazeta qe ne fakt jane 20-25 vjecare qe perkthejne nga reutersi dhe AP-ja, une dua t’ja them kete publikisht, poshte artikullit te tij.

    Nese dua te komunikoj privatisht me Xhaxhain nuk kam nevoje per sugjerimin tend.

  8. Meqe nuk mora persiper te bej zedhenesen e Xha Xhait me pergjigjen time te siguroj se nuk ka asgje personale- nuk merrem me kalamanlleqe . Dhashe mendimin si nje kalimtare dhe nuk i preva gje rrugen autorit qe ma pret mendja i mirepret pergjigjet e te tjereve- perndyshe me mire t’i fliste murit.

    E dashur ne blog nuk kemi vene rregulla se kush ka te drejte te flase e kush jo . E as nuk kemi zene rradhen se kush flet i pari. Nese pergjigja ime ishte e pamjaftueshme dhe e padeshirueshme per ty atehere pune tjeter.

  9. Lulian Kodra shkruan:

    Nuk mund te krahasosh opinionin anonim te blogut i cili shpesh here perfundon ne banalitete, me ekspertizen e medias se gjere ne kete ceshtje. Eshte dikotomi qe nuk qendron.

    Blogu është vërtet i ndryshëm nga mediat e shkruara tradicionale, por vetëm i ndryshëm; jo më banal as më pak kompetent. Në “Peizazhet e fjalës” ka pasur ndonjëherë banalitet në komentet, por jo në shkrimet kryesore; e megjithatë, banalitetet e këtushme as mund të krahasohen, për nga vulgariteti, me ato të komenteve ndaj shkrimeve të gazetave, në Internet.

    E kam fjalën, Lulian, që Parrulla, Pishaku dhe unë nuk kemi kohë të merremi me banalitete. Nëse vendosëm ta nisim këtë blog e ta mbajmë të gjallë me shkrime, e bëmë sepse kemi diçka për të thënë; dhe kjo është një diçka që nuk e thotë kush tjetër, as në mediat tradicionale as në blogjet e tjera. Banaliteti që përmend ti është nënprodukt i lënies së komenteve hapur për këdo; ne si autorë mund ta evitojmë me një klik të vetëm, por le të jetë, sepse përfaqëson komentuesit përkatës, qoftë edhe vetëm përpara vetvetes.

    Çështja nuk ka të bëjë me ekspertizën. Unë përgjithësisht u qëndroj mbrapa deri në fund atyre që them në publik; besoj se kjo vlen edhe për kontributorët e tjerë. Çështja ka të bëjë me diapazonin. Media e shkruar mund të tërheqë një numër të madh ekspertësh për shumë çështje; blogu është i detyruar të mbetet në kufijtë e ekspertizës të atyre pak autorëve që shkruajnë atje – për të mos përmendur blogjet personale. Megjithatë, një blog nuk mund të gjykohet, as të merret në pyetje për çka nuk trajtohet atje; sidomos kur autorët vetë duan t’i mbeten besnikë po asaj etike që ndonjëherë edhe e predikojnë.

  10. O xha xha, me paske keqkuptuar. As qe nuk kam pasur ndermend qe peizazhet e fjales paskan banalitete. Sic e ke vene re edhe vete, ne dac ne ballkanweb ne dac neper forume e blogje te tjera, opinioni arrin banalitetin ne ceshtje te marredhenieve nderkombetare. Per sa i perket peizazheve te fjales nuk me eshte dukur se keni pasur per synim marredheniet nderkombetare ne ate plan qe i kam kuptuar une, si marredhenie politiko-ekonomike, keshtu qe nuk kishte se si te isha duke folur per peizazhet e fjales. Edhe pse informacioni mbi peizazhet e fjales ishte interesant, po flisja per shtypin dhe blogun, ashtu ne pergjithesi, tha. Ne qofte se nuk e paskam kuptuar akoma mungesen e banaliteit te peizazheve te fjales une lexokam dhe shkruakam kot ketu. Une mund te argumentoj kunder nje argumenti tend, sic edhe mund te kem argumentuar, apo mund te mos kem nje qendrim njesoj me tuajin, por kjo nuk do te thote se e paskam kuptuar kete blog si banal. Nga ana tjeter nqs mund te me kete shpetuar ndonje banalitet, kerkoj ndjese, edhe pse di qe qe jam perpjekur te jem i kujdesshem.

    Eshte ceshtje nocioni. Mund te thuash se dhjete eksperte kane me teper diapazon se tre eksperte, ose mund te thuash qe niveli i ekspertizes do ishte me i thelle, madje mund edhe te thuash se diapazoni eshte nje nga kualitetet e ekspertizes, varet si e kap. Ceshtja eshte se lajmet nga bota mungojne sepse marredheniet me boten mungojne.

  11. Hej, si do qofte, ne qofte se nje blog trajton deri ne nje fare mase mostrajtimin, me duket legjitim gjykimi i ketij blogu ne baze te asaj cka nuk trajtohet atje, per aq sa gjykohet se blogu eshte ne gjendje te beje.

  12. Ka shume mundesi qe arsyet per kete “autizem” dhe veteizolim te jene te shumellojta, dhe jo gjithnje ne njeren ane te medaljes. Megalomania e regjimit te djeshem eshte zevendesuar nga nje lloj tjeter megalomanie, ajo e revanshizmit kombetarist.

    Shume nga temat e artikujt e ketij blogu jane marre gjere e gjate me kombetarizmin dhe shkaqet e tij, prandaj nuk po zgjatem, vetem desha te them se shoh nje sinkroni mes ketij dhe autizmit te siperpemendur.

    Nuk e di sa “eksperte” te ceshtjeve nderkombetare kemi potencialisht apo njemendesisht; mungesa e pasqyrimit te ngjarjeve neper bote, ke mediat shqiptare eshte e lidhur ngushte me vete shtetin shqiptar, menyren si ky funksionon, raportet qe ka krijuar me bashkesine nderkombetare.

    Ka, po ashtu, arsye financiare ne kete mes; cila gazete, reviste apo TV shqiptar ka “kellqe” te dergoje reportere neper rajone te botes, apo edhe thjesht te paguaje analiste per ngjarje qe nuk e prekin direkt Shqiperine?

    Veteizolimin mediatik e shoh edhe si kunderveprim, apo nje mjet te mefshte vetembrojtjeje ndaj botes qe “nuk na do”; Ju s`na doni nje here, por ne s`ju duam nje qind here (me vjen ndermend ajo parulla e regjimit, Armiku na ka ne gryke te pushkes, po ne i kemi ne gryke te topit). Mjafton te shohesh se c`behet neper forume mbareshqiptare, deri ne c`pike ka mberritur revanshizmi e urrejtja per te tjeret…

    Mungon, gjithashtu, etja per dije, si edhe instinkti vetembrojtes i nje kombi; ajo ngjarja ne Indonezine e larget, nje dite te bukur, apo nje cast akoma me te bukur fale globalizmit, mund te me vije e perplaset ne prag te deres.

    E me ne fund, e shoh kete vetizolim si mungese kulture, kur kjo e fundit eshte uzurpuar nga anti-kultura. Raste e segmente kulture te mirefillte ne Shqiperi ka plot, por jane te shkeputura e te pafuqishme perballe ndersymjes masive te banalitetit. Mungon ndjenja dhe vertetshmeria e komunitetit. Edhe ato pak bashkime qe lejne pershtypjen e nje komuniteti te lidhur (studentet, sindikalistet, artistet etj) jane me shume fantazma te emrit te tyre. Vobektesia qe shkakton nje individualizem i sforcuar prej kushteve shoqerore, them se e ka shkaterruar njemendesine dhe rendesine e komunitetit.

    Me paragrafin e fundit sikur u largova ca nga tema, por gjithsesi i shoh te lidhura intrinsikisht.

  13. Ndoshta ka një element të rëndësishëm që po injorohet në këtë bisedë: mediat shqiptare (të shkruarat pa përjashtim) janë të gjitha me humbje nga pikëpamja ekonomike. Por mbahen në jetë për arsye që nuk janë ato të duhurat.

    Ky element, besoj, është thelbësor për analizën. Nëse media ekziston e përdoret për qëllime që nuk janë ato kanoniket, pse habitemi ne që cilësia është jo e përshtatshme dhe temat e trajtuara janë të cekta dhe pa gjerësi?

    Po mundohem të jap një shembull banal: nëse një linjë fast-food-esh është ngritur dhe funksionon për të helmuar klientët e saj, pse habitemi ne nëse hamburgerat e saj nuk kanë mustardë ose kanë vlera të varfra ushqimore?

    Shembullin merreni me rezerva. Është e qartë që nuk mund të paralelizohen mediat me fast-food-et.

  14. Shume dakord me ty Strangeman. Une sapo u ktheva nga memedhimbja dhe me habiti sa i thelle ishte disinformacioni atje. Mendoj se situata do mbetet e tille pasi fitimi ekonomik i medias del tek efekti trulloses qe ka tek publiku.

  15. hera e pare qe vij ne kete blog. Urime autorit per artikullin cilesor. Artikulli sidoqofte perqendrohej tek nje fakt (mungesen e trajtimit me seriozitet te problemeve globale ne mediat shqiptare) dhe merrej me pasojat e mundshme. Sidoqofte nuk trajtoheshin arsyet perse ekziston kjo gjendje dhe si mund te dilet nga kjo. Mbase kjo eshte teme e mire per nje artikull po aq cilesor :).

    Per mendimin tim ka disa probleme qe cojne ne kete situate te varfer te mediave shqiptare.

    E para eshte qe publiku shqiptar eshte ne pergjithesi i varfer e me nivel te ulet kulturor. E vetmja gje internacionale qe mund te jete interesante per nje pjese te madhe te publikut shqiptar jane lajme me te cilet ata kane nje lidhje direkte psh. lajmet mbi emigrantet shqiptare ne bote etj. Ndersa ajo pjese e publikut qe ka nivel te larte kultuor eshte shume e vogel per te qene interesante per mediat shqiptare “mainstream”.

    Aresyeja e dyte eshte se ne Shqiperi ka mangesi te theksuar ne gazetare me bagazh internacional dmth. gazetare qe pervec aftesive profesionale te dine disa gjuhe te huaja e te lexojne rregullisht media te huaja cilesore. Vete shkollimi i gazetareve neper universitetet shqiptare le shume per te deshiruar.

    Arsyeja e trete eshte ajo qe ka permendur dhe losttext qe mediat ne shqiperi punojne me humbje.

    Keto tre aresye kombinohen me njera tjetren e nuk lejojne qe te kete lajme cilesore mbi ngarjet ne bote nga nje perspektive shqiptare.

    Kush eshte zgjidhja? Per mendimin tim zgjidhja nuk qendron tek mediat “mainstream” per vete aresyen se publiku shqiptar qe mund te konsumoje lajme cilesore mbi boten eshte shume i vogel. Zgjidhja qendron tek interneti ose me sakte tek blogjet dhe faqet si kjo e ketushmja. Interneti ul koston e krijimeve cilesore dhe ne kete menyre edhe krijimi per nje publik relativisht te vogel behet i mundshem. Interesante eshte qe artikujt me te mire qe lexoj ne shqip jane prej kohesh neper blogje te ketilla e jo neper gazetat e ndryshme online.

    Cfare mendoni?

    http://veshtrime.blogspot.com

  16. Mendoj se siç tha edhe Xhaxhai, është detyrë e mediave të kultivojnë publikun, prandaj ajo arsyeja e parë e Enit, nuk më duket shumë e qëndrueshme. Intelektualët nuk mbijnë nëpër pemë, por rriten e formohen në gjirin e një shoqërie të caktuar ku mediat luajnë një rol parësor në zgjimin e ushqyerjen e interesit për informacion cilësor.

    Më duket paksa e krahasueshme me gjendjen e muzikës në mëmëdhe vitet e fundit. Mund të pyesim veten se ç’ndodhi me shqiptarët dhe shijet e tyre artistike e kulturore pas komunizimit? Pse u mbushën tregjet dhe mediat me pseduo-muzikë, evgjitërira e palo-këngëtarë të mëdhenj? Nuk është se populli tani dashuron muzikën e furgonave. Tani çdokush është i lirë të paguajë një dorë para dhe të nxjerrë albumin e vet në treg, por është detyrë e mediave të seleksionojnë dhe t’i shërbejnë dëgjuesit muzikën e mirëfillitë dhe t’i lenë të filtrohen vetë surrogatot.

    Krizën e mediave në Shqipëri e kupton vetëm kur jeton larg saj për njëfarë kohe dhe kur zbulon për herë të parë kënaqësinë (dhe sidomos lehtësinë) e të lexuarit të një gazete dinjitoze lokale apo të të ndjekurit të edicionit të lajmeve në mbrëmje…

  17. Sot lexoj një kolonë të ashpër të Sokol Ballës në revistën MAPO: “Ne nuk i hamë breshkat”. Duket se autori është indinjuar së tepërmi me një dokumentar të RAIDUE (“70 km larg”) dhe kërkon t’i përgjigjet.
    Ky koment më lidhet disi me temën, sepse ka të bëjë me mënyrën si mediat italiane interesohen për fqinjët: dërgojnë një trupë të vogël televizive, për të bërë një reportazh. Tani, reportazhi mund të jetë tendencioz ose i shtrembër ose i fryrë me shpifje, ose “armiqësor” (siç thoshin në kohë të monizmit), por fakt është që televizioni shtetëror italian e sheh të arsyeshme të flasë për zhvillimet në Shqipëri.
    Unë e pashë një pjesë të këtij reportazhi dhe nuk m’u duk veçanërisht i keq; por nuk pata durim ta çoj deri në fund. Për më tepër, m’u duk shumë më objektiv dhe i ekuilibruar sesa gjërat që themi ne vetë për vendin tonë, ose implikimet e atyre gjërave. Me sa duket Balla, nga perspektiva e vet që nuk e paragjykoj dot, ka parë një reportazh krejt tjetër nga unë. Shkruan yni:

    Unë që i vogël, kur lexoja për dashurinë e italianëve për breshkat tona, por për me tepër kur lexoja për pushkët me gjalmë të Selam Salarisë, që i hodhën comunque pepinot në det, ndjeja një keqardhje për pushtuesit italianë. […] Ndaj më erdhi të qesh kur sarkazma e Lo Bellos krahasonte pushtimin e 1939 me pushtimin e emigrantëve tanë në 1991. Jo mor zotëri, pushtimi ynë ishte më i egër, më i plotë, më hakmarrës se i juaji. Ne vinim nga lufta me ariun e egër te stepave ruse, që kish lënë një kopil të murrmë në kodrat e Pezës. Këtë ne e dimë. Por ja që ne përshtatemi shpejt. E dimë italishten më mirë se italianët dhe ndryshe nga ta, dimë të ndajmë një muzikë slave nga një muzikë tjetër. Jemi aq të aftë sa tju shesim breshkat për kurva dhe ndërkohë që ju italianët merreni me to, ne ju marrim tregun, biznesin dhe konkurojmë në mënyrë të barabartë me ju.
    Dhe kjo, në më pak se 15 vjet. Ende sot pas gati 150 vjetëve, italianëve në Amerikë u duhet ende punë për t’u ndarë nga modeli Soprano-Al Capone. Bile në 17 vjet, të vetmet Soprano që ne nxorrëm, sot këndojnë Aidën në skenat e Veronës, Modenës, apo La Scala të Milanos. Dhe këndojnë më mirë sesa vetë italianët. Ndërsa italianët të vetmen gjë të mirë që kanë sjellë në Shqipëri, është EdiSud, kompania apo shkollën e gazetarisë për brezin të ri mediatik. Të gjithë të tjerët, janë breshkaxhinj, kurvarë, dështakë dhe morracakë. Dilni në Tiranë dhe do shikoni një mashtrues menaxher arti, që në fakt merret vetëm me menaxhim femrash, nja dy restorante, ku hahet pasta pa kripë, apo ca mashtrues që ndërtojnë në bregdet dhe po ngrenë një piramidë të re, ku tentojnë t’jua fusin shqiptarëve.

    Nuk di ç’kanë bërë tamam italianët në Shqipëri; por edhe fjalët e Ballës nuk i besoj. Fqinjët tanë në Perëndim kanë gjynahet e tyre, por strategjikisht Shqipëria mbetet e interesuar të zhvillojë lidhje ekonomike me Italinë, për të balancuar ndikimin grek, i cili është objektivisht destabilizues. Unë mbetem gjithashtu i bindur se nuk ka asgjë në Shqipëri për të habitur Italinë, as për të tërhequr firmat italiane serioze për të investuar; por kjo nuk varet nga ndonjë paragjykim ose prapambetje e opinionit publik në Itali… Edhe sikur të ishte e vërtetë që italianët ardhur deri më sot për të kryer business në vendin e shqipeve janë “breshkaxhinj, kurvarë, dështakë dhe morracakë,” siç thotë Balla, kjo nuk të thotë asgjë për italianët dhe Italinë, ndërsa të thotë gjithçka për situatën në Shqipëri, si territor që tërheq kurvarët, dështakët dhe morracakët. I habitshëm edhe vlerësimi i autorit për pushtimin shqiptar të Italisë, falë të cilit ne u paskemi marrë tashmë italianëve tregun e biznesin! Të jetë kjo faza kur autizmi shqiptar kalon në mani të madhështisë?
    Vazhdon Balla:

    Jo mor zotëri, nuk ka mllef në fjalët e mia, se nuk na e fusni dot, por ka një të vërtetë të madhe: ndryshe nga ç’mendojnë gazetarët e Rait […] nëse ka një pjesë të errët sot Shqipëria, e ka falë italianëve. Ka dhe një arsye tjetër që më bën të shkruaj këto radhë dhe ka të bëjë me RAI-in. Kjo dritare e shkëlqyer virtuale e lirisë, që na mbajti gjallë shpirtin tonë të rrahur nga kamzhiku i Enver Hoxhës. Ky ekran shumëngjyrësh dhe intelektual na dha edhe ne, njerëzve të penës dhe mikrofonit, modelin e parë sesi duhej bërë gazetaria e vërtetë. Me keqardhje konstatoj se i kemi kapërcyer edhe në këtë drejtim. Kanalet italiane i kemi spostuar në telekomandat tona dhe i kemi zevendësuar me kanale dinjitoze shqiptare. Përse? Mjaft të shihje dokumentarin “70 kilometra det” dhe do ta kuptoje, jo sa mbrapa kane mbetur italianet, por sa para kemi ecur ne. dhe kemi ecur vetë. Me shpejtësi breshke ndoshta. Por për këtë, nuk mund të na gjykojnë dot breshkaxhinjtë.

    Italianët e paskan fajin “nëse ka një pjesë të errët sot Shqipëria”? Kur e lexova këtë, më shkoi mendja se mos kolona e Ballës ishte një parodi, ose shaka totale; por nëse është ashtu, mendja ime nuk e rrok dot. Pastaj lexoj për “kanalet dinjitoze shqiptare”, dhe përsëri më shkon mendja te parodia… Mirëpo për fat të keq, duket se MAPO-ja e ka me tërë mend këtë reagim pasiv-agresiv ndaj një përpjekjeje – sado të mangët e paragjykuese – që bën një vend fqinjë për të kuptuar diçka nga Shqipëria. Ju vini dhe nuk na lëvdoni? Edhe ne e kemi gati përgjigjen: breshkaxhinj!

  18. ne fakt ajo qe thote Ravintsara mbi vlerat edukuese te medias eshte teme per nje diskutim shume interesant.

    Une mendoj se ne kushte lirie mediat klasike si TV apo gazeta jane thjesht pasqyre e nivelit te konsumatoreve te tyre. Mendoj se mediat si TV apo gazeta (ku rrjedhja e informacionit ka vetem nje kah, psh. gazete->lexues) ofrojne informacion per tu konsumuar. Pra keto lloj mediash qe kane dominuar informacionin boteror deri para pak vitesh kane ne vetevete nje natyre konsumatoriste. Dhe konsumatoret nuk kane nevoje per tu edukuar por per tu kenaqur me sherbimin qe ju ofrohet.

    Keto media kane pak ose aspak vlere edukuese dhe nuk mund ti zevendesojne apo plotesojne institucionet e edukimit si familjet, shkollat, universitetet. Keto lloj mediash thjesht pasqyrojne vlerat qe merren ne institucionet klasike te edukimit dhe shuajne etjen e konsumatoreve te tyre per informacion aktual. Pikerisht tek perzgjedhja e informacioneve aktuale qendron dhe fuqia e vogel “edukuese” e mediave. E kjo perzgjedhje behet ne kushte normale per te kenaqur shijen e konsumatoreve.

    Me e shumta keto lloj mediash mund te kene nje rol manipulues kur punojne ne kushte jonormale psh. neper diktatura, sisteme autoritare etj.

    Tashme interneti ka filluar te zevendesoje me shpejtesi mediat klasike. Dhe Interneti eshte nje media dy-kanaleshe. Informacioni ketu rrjedh ne te dyja kahet. Pikerisht kjo e ben internetin kandidat me te pershtatshem per te qene mjet edukues. Ne internet mund te diskutosh aktivisht me kedo. Ka pra perplasje mendimesh dhe nga keto perplasje mund te rezultoje dhe nje zhvillim i vlerave. Megjithate dhe interneti nuk i shpeton dot natyres konsumatoriste. Pra vlera edukuese eshte edhe ne kete rast e kufizuar.

    Keto cilesi te mediave vlejne ne shume vende. Per tu kthyer perseri tek Shqiperia do te thosha qe ne nje vend ku institucionet baze edukative si familja, shkolla dhe universiteti gjenden ne nje faze ndryshimi te thelle te shoqeruar me humbje te konsiderueshme cilesie nuk mund te presesh media me vlera edukuese.

    http://veshtrime.blogspot.com

  19. “Dilni në Tiranë dhe do shikoni një mashtrues menaxher arti”. Ne qofte se Balla ka ketu ndonje kunj me ate person qe une mendoj se e ka, atehere Ballen e paskan mberthyer ethet e vet-izolimit Enverist. Per kete menaxher arti qe thote Balla, qe nuk besoj t’a kete marre ndonjehere mundimin te marri rolin e gazetarit dhe t’a marri ne pyetje, nuk mund te thuash asgje nga ato te permendura me lart, pervecse eshte menaxher arti, i cili ka bere aq shume per brezin e ri te artistave ne Shqiperi, (ekspozita dhe shfaqje ne te cilat Balla, ky gazetar i plotesuar as qe ka marre mundimin te shkoje) sa qe ky brez artistash shqiptare, ka filluar t’a konsideroje si shqiptar, dhe jo me si italian. Do t’i sugjeroja madje Balles, jo vetem qe te interesohej sic i ka hije gazetarit, por te merrte edhe ndonje mesim shqipeje nga ky breshkaxhi i vertete, progresi i te cilit ka qene i ngadalte perballe nje mentaliteti si ky i Balles, por i konstatueshem.

  20. Xha xha, Pishaku, apo Parrulla! Nuk mund te hiqni komentin tim ne lidhje me “gaxhojt”, dhe te lini nje koment ne lidhje me “evgjiterine”. Ne qofte se eshte asnjeanshmeria objektive qe keni parasysh ne kete rast, ose duhet t’i hiqni te dyja, ose duhet t’i lini te dyja. Sidoqofte, pika ime qendron: muzika nuk ka elemente te ngjyres, se troc muhabeti, nuk eshte pikture, por elemente te tingullit.

  21. Dhe mos harroni, qe diskurse te tilla Wagneriane mbi madheshtine dhe selektivitetin e imponuar te muzikes, jane pikerisht ato lloj diskursesh qe kane perqafuar antisemitizmin deri ne gjenocid.

  22. Lulian, komentin tënd e fshiva sepse kishe përdorur një ton që m’u duk i papërshtatshëm për forumin. Nuk kisha asnjë problem me idetë që shprehje.

  23. Eni shkruan:

    Tashme Interneti ka filluar te zevendesoje me shpejtesi mediat klasike. Dhe Interneti eshte nje media dy-kanaleshe. Informacioni ketu rrjedh ne te dyja kahet. Pikerisht kjo e ben internetin kandidat me te pershtatshem per te qene mjet edukues. Ne Internet mund te diskutosh aktivisht me kedo. Ka pra perplasje mendimesh dhe nga keto perplasje mund te rezultoje dhe nje zhvillim i vlerave.

    Unë kam disa probleme me Internetin, edhe pse jam dakord me përparësitë që përmend Eni. Në Shqipëri, bie fjala, përdorimi i Internetit është ende shumë i kufizuar: sepse vetë shërbimi ofrues është i kufizuar, por edhe mjete (kompjutera) nuk ka shumë, e më në fund dritat mungojnë pjesën më të madhe të ditës. Megjithatë, mund të thuhet se elitat që i japin formë politikave në Shqipëri kanë akses në Internet. Mirëpo edhe në këto raste, aksesi është shpesh pasiv, jo aktiv. Veç kësaj, unë nuk e kam shumë të qartë si do ta përdorë Internetin brezi televiziv; meqë ka shenja që këtyre televizioni ua ka vrarë krejt kuriozitetin, prandaj edhe Internetin e përdorin më shumë për të formuar klube e kënde lojërash, ku të kalojnë kohën duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit. Në Internet gjen gjithçka pa vonesë, mjaft të dish të kërkosh. Shumë nga brezat që janë rritur me Internetin janë mjeshtra për të kërkuar; çështja është nëse duan apo jo, dhe çfarë kërkojnë pikërisht. Tjetër kokëçarje është Interneti në shqip, ku gazetat ende nuk i shfrytëzojnë mirë karakteristikat teknike të medium-it, edhe pse përpjekjet nuk mungojnë. Më në fund, kam frikë se kur të normalizohet aksesi në Internet edhe në Shqipëri, materialet në rrjet do të jenë komercializuar kaq shumë, sa përdoruesit do të ndihen praktikisht klientë e blerës. Lexoja sot se në Britaninë e Madhe Interneti tashmë ia paska kaluar televizionit për nga të ardhurat e reklamave!

    Ravintsara shkruan:

    Intelektualët nuk mbijnë nëpër pemë, por rriten e formohen në gjirin e një shoqërie të caktuar ku mediat luajnë një rol parësor në zgjimin e ushqyerjen e interesit për informacion cilësor.

    Çka është shumë e vërtetë, dhe më kujton edhe se mediat, përveçse shitës mallrash, janë edhe institucione të shoqërisë civile; prandaj argumenti i të ardhurave të pamjaftueshme, që u soll nga disa kolegë, mua nuk më bind. Madje më duket se tregu shqiptar i mediave – gazeta dhe TV – është i mbingopur, prandaj edhe nuk funksionon mirë. Filozofia e ekonomisë së tregut u tregua veçanërisht shkatërrimtare për kulturën shqiptare, sepse shoqëria u modelua sipas tregut pa i pasur institucionet amortizuese të nevojshme. Një tabloid, bie fjala, do të shesë gjithnjë më tepër sesa një revistë letrare; por nuk besoj se bie kush dakord me fatin e revistës letrare në një treg të sunduar vetëm nga diktati i fitimit. Aq më tepër që tregu shqiptar është vetvetiu i vogël, sidomos kur vjen fjala për botime të specializuara, të cilat janë edhe mushti i kulturës – bie fjala periodikë për arkitekturën, restaurimin e monumenteve të kulturës, ose bletërritjen.

    Më në fund, Lulian Kodra shkruan:

    Muzika nuk ka elemente te ngjyres, se troc muhabeti, nuk eshte pikture, por elemente te tingullit. Dhe mos harroni, qe diskurse te tilla wagneriane mbi madheshtine dhe selektivitetin e imponuar te muzikes, jane pikerisht ato lloj diskursesh qe kane perqafuar antisemitizmin deri ne gjenocid.

    Duke reaguar ndaj kësaj pyetjeje të Ravintsara-s:

    Pse u mbushën tregjet dhe mediat me pseudo-muzikë, evgjitërira e palo-këngëtarë të mëdhenj?

    Mua s’më duket se ka vend për t’u shqetësuar deri në përmendje të antisemitizmit dhe të genocidit. Evgjitëria, ose popullsia rom në Shqipëri e kudo gjetiu në Ballkan është shquar gjithnjë për aftësitë e veta muzikore; tradicionalisht orkestrat, këngëtarët dhe valltaret në festat qytetëse kanë qenë të asaj etnie. Muzika e romëve, në vetvete, është një potpurri e folklorit qytetës ballkanik, me elemente të forta turko-orientale dhe klezmer. Mirëpo romët, përveçse muzikantë virtuozë për nga tradita e ndoshta genet, kanë qenë dhe mbeten në zgrip të strukturave sociale, shpesh të varfër dhe të konsideruar si inferiorë prej të tjerëve; por nga ana tjetër, për shkak të paqëndrueshmërisë së statusit të tyre (pa prona), kanë ditur të përfitojnë për bukuri në momente turbullirash dhe kaosi, si ky i tanishmi. Kjo don të thotë, të paktën për Shqipërinë, se romët, duke u sjellë si mediatorë (ndërmjetës) në qarkullimin e vlerave, po i japin publikut atje pikërisht atë muzikë që publiku dëshiron; prandaj muzika e romëve dhe aktivitetet e tjera të tyre (mallrat që trafikojnë e që tregtojnë) mund të shërbejnë si tregues, ose si ajo kanarina në minierë të qymyrit, për shijet dhe prirjet kulturore të masës së publikut, përtej elitave dhe profesionistëve të kulturës. Shprehja “këngë jevgjish” ka qarkulluar gjithnjë ndër shqiptarët, dhe e ka pasur shumë të qartë objektin e vet – muzikë me përmbajtje sentimentale-erotike dhe ngjyra të forta orientale; prandaj problemi nuk është te shprehja vetë, por te shkaqet që kanë çuar në triumfin e dukurisë vetë, në rrethanat kur çdo orvatje për diskriminim në shije hidhet poshtë a priori si “elitiste”. Por këtu dalim nga tema vërtet.

  24. Desha te kthehesha pak tek tema nese jane edukuese mediat klasike sic mendon xha xhai dhe komentues te tjere.

    Ne komentet tona ne flasim per edukimin social pra percjelljen e disa vlerave baze shoqerore nga nje pale tek nje pale tjeter. Pra ne nje situate kur dikush edukon dike tjeter kemi edukuesin (te diturin) qe mundohet te percjelle disa vlera qe ai qe po edukohet nuk i ka akoma. Nese e kalojme kete shembull ne aspektin shoqeror kemi gjithnje nje elite me te ditur qe percjell disa vlera tek masat apo konsumatoret. A e luajne kete rol mediat klasike ne sistemet e tregut? Une mendoj se ato nuk e luajne kete rol jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shumicen e vendeve demokratike. Mendoj keshtu sepse zgjedhja se cfare informacionesh percillen nuk qendron tek elitat mediatike. Ne fund te fundit jane konsumatoret e mediave me zgjedhjen e tyre ata qe vendosin se cfare informacioni ju serviret atyre nga keto media e mbi te gjitha cfare vlerash. Pra konsumatoret si te thuash edukojne veten e tyre 🙂 gje qe eshte pak e mundur. Ne aspektin e vlerave shoqerore mediat nuk i percjellin konsumatoreve te tyre asgje qe ata nuk e kane marre me pare nga institucione te tjera si familja, shkolla apo universiteti. Per kete arsye mendoj se mediat klasike nuk kane rol edukues per sa kohe ato i perzgjedhin informacionet ne baze te kuotave te ndjekjes nga konsumatoret e tyre. Dhe ne sistemet e tregut kuotat e ndjekjes jane per mediat si bibla e korani.

    Eshte per te qeshur por vlerat “edukuese” ose me mire manipuluese mediat i kane pikerisht kur perzgjedhjen e informacioneve qe ato percjellin e bejne elitat. Dmth. media edukese kemi ne kuptimin e plote te fjales vetem neper sisteme autoritare apo diktatoriale ku nje elite e vogel ben nje perzgjedhje te rrepte te informacioneve dhe vlerave shoqerore qe i percillen popullsise.

    Lind pyetja perse interneti qenka ndryshe nga mediat klasike dhe paska nje vlere te vogel edukuese? Edhe interneti nuk i shpeton dot sistemit te tregut. Por interneti nuk eshte vetem nje platforme percjellese sic jane mediat klasike por eshte dhe nje platforme ku mendime e vlera mund te perplasen pa kufizime kohore e hapesinore dhe me kosto shume te vogel. Ky diskutim ketu psh. po zgjat me dite te tera dhe po behet mdis njerezve qe mund te jene ne kontinente te ndryshme. Me thoni vetem nje nga mediat klasike ku kjo eshte e mundur. Gazetat apo revistat ku kjo do te ishte teorikisht e mundur kane kosto te medha per printimin dhe shperndarjen. Per me teper qe neper gazeta e revista nuk mund te shkruaje kushdo.

  25. Sa për sqarim, të më falë ndokush që mund të jetë prekur nga fjala ime “evgjitërira”, të cilën nuk e përdora me kuptim të parë për të përshkruar komunitetin rom dhe kulturën e tyre. Me këtë term i referohem gjithë asaj vale muzikore që u përhap vitet e fundit me shpejtësi dhe nxorri me qindra këngëtarë “të famshëm” (citim nga reklamat e shumta në TV-të e shumta) megjithëse të padëgjuar ndonjëherë. Shumica e këtyre nuk janë aspak romë, por të bardhë borë dhe muzika e tyre është shpesh një përzierje joharmonike tingujsh orientalë (dhe grekë) të vjedhur me tekste lirike limonadë, që nuk përfaqëson aspak traditën muzikore e kulturore shqiptare.

    Sigurisht, mund të thoni që “shije shije kjo dynja” dhe që askush s’ka të drejtë të gjykojë vlerat e një arti, por të ishte kështu s’do kishte as artistë të mëdhenj, as kritikë arti dhe as akademi artesh e letrash nëpër botë. Madje nuk do ishte shkruar as artikulli i xhaxhait mbi cilësinë e gazetarisë.

    Muzika cigane, rome, jevge, apo quajeni si të doni, ka patur dhe ka përfaqësuesit e vetë të denjë nëpër botë dhe vlerat e saj të mirëfillta. S’po më vjen ndërmend emri i një të vjetri shumë të njohur në Shqipëri, që e qan violinën me lot… Por Gipsy King-ët i njihni të gjithë besoj. 😉

  26. Shtypi i shkruar e mediat e tjera klasike kundrejt Internetit mund t’i krahasojmë paksa me shkollën 8-vjeçare kundrejt doktoraturës.

    Në të parën, ke për detyrë të lexosh, të dëgjosh e të mbash mend çfarëdo që të jetë shkruar në programin e detyruar nga autoritetet përkatëse dhe nuk pritet shumë reflektim nga ana jote, në mos të rrjeshtosh një minimum mendimesh mbi atë ç’ka dashur të thotë autori (që duhet të jenë mundësisht të ngjashme me ato të mësuesit mbi thënie-dashjet e autorit).

    Në të dytën, nga ana tjetër, je ti ai që me bagazhin tënd aktual dhe me një ide qëndrore në kokë, kurioziteti apo motive të tjera të shtyjnë të kërkosh më tutje në atë lëmë dhe je ti ai që zgjedh se çfarë informacioni të duhet, ku, kur t’a kërkosh e ç’mendim të krijosh mbi atë që gjete.

    Siç nuk mund të presësh që një njeri të bëhet doktor i shkencave pa kaluar nga shkolla 8-vjeçare, nuk mund edhe të presësh që Interneti të zerë përfundimisht vendin e mediave klasike. Për mendimin tim, këto të fundit duhet të jenë nxitëse të kuriozitetit dhe krijuese të kulturës së përdorimit aktiv të Internetit.

  27. Eni, e kam veshtire te bindem se ne rastin e informacionit politik apo ekonomik, dikotomia mes shtypit dhe blogut eshte nje dikotomi konstruktive. Nga ana tjeter, ne rastin e informacionit kulturor, eshte pikerisht kjo dikotomi qe duhet zhvilluar, ku blogu mund te ofroje informacione apo interpretime alternative ne krahasim me shtypin.

    Kjo ndodh, per mendimin tim, sepse ne rastin e pare, ku do qe t’a japesh informacionin politik apo ekonomik, kerkimi qe do shkonte drejt gjetjes se ketij informacioni ka kosto, dhe metoda e perdorimit te ketij informacioni eshte strikte sipas rregullave te ndjekura nga ekonomia, ndersa ne rastin e dyte, vlera e interpretimit kulturor qendron pikerisht tek larmishmeria e kultures dhe tek mungesa e hierarkise ne kulture.

    Keshtu psh, informacioni mbi filan treg, filan stok, apo filan agjent kushton jo vetem ne vlere monetare, por edhe ne aftesine per te qene i pranuar nga nje grup apo klub i caktuar biznesmenesh per te cilet vlera e shkembimit monetar eshte paresore. Ky paradoks e ben te veshtire lirine e informacionit sic njihet deri sot ne internet, nderkohe qe ne shtyp eshte pikerisht ky paradoks qe kontrollohet, jo nga shtypi, por nga vete keto qarqe. Ne qofte se keto qarqe do te mund te kontrollonin lirine e informacionit ne internet, ata do e benin, sic edhe mund te jene duke e bere, por eshte pikerisht ky kontrollim i internetit qe nuk lejon dikotomi, pasi si shtypi i kontrolluar, si interneti i kontrolluar jane e njejta gje. Keshtu, alternativa ketu nuk eshte ne dore te gazetareve apo blogisteve, por ne dore te ketyre qarqeve.

    Per sa i perket kultures dhe artit, interneti ka potencial alternativ, pasi vete kultura dhe arti kane natyre alternative. Ne kete rast nuk kemi te bejme me mungese mundesie ne baze te vleres te shkembimit monetar, por me mungese vullneti per te zgjedhur alternativen. Pergjegjesia morale qe ne rastin e pare iu bie qarqeve te caktuara hierarkike financiare, ne rastin e dyte iu bie gazetareve apo blogisteve. Dikotomia qendron ne faktin se shtypi i shkruar, edhe kur vjen puna tek kultura apo tek arti, ndjek politika te caktuara te qarqeve te lart permendura, nderkohe qe blogu eshte individual, i lire prej kontrollit nga lart.

    Nje vend te ndermjetem ze informacioni politik, ndermjetesi e cila perseri nuk lejon dikotomi mes shtypit dhe internetit. Ne kete rast interneti dhe shtypi behen nje pasi politika nenkupton, fatkeqesisht ne te gjithe boten sot, zgjedhje mes vetem dy veprimesh. Edhe sikur e treta e mesme te ishte me ze me te larte, te dyja, apo te treja keto dialektika, dhe rrjedhimisht praxis, jane te perfaqesuara ne shtyp. E vetmja mundesi qe interneti mund te lejoje per nje dialektike alternative, eshte solidarizimi i lire qe blogistet mund te formojne me njeri tjetrin. Sidoqofte, kjo mundesi ka mbetur e pashfrytezuar deri me sot, nuk ka arritur t’a gjej rrugen e veprimit, por ka mbetur ne nje solidarizim te nerd-ve apo te geek-ve te cilet shprehin pakenaqesite dhe nevojen per revolucion mes tyre neper hapesira virtuale, por nuk arrijne te mblidhen ne mase te duhur ne hapesiren reale te sheshit perballe pallatit te brigadave, White House, apo kudo qe mbledhja mund te degjohet.

    Keto per mendimin tim, duhen patur parasysh kur diskutohet potenciali i internetit perballe shtypit te shkruar.

  28. Ravintsara, jam i bindur qe nuk ke pasur qellime raciste apo dicka te tille. Te keqen e kam tek dialektika qe perdor. Keshtu psh, kur thua ajo muzike qe u perhap me shpejtesi pas renies se komunizmit, qe i dha shkak daljes te gjithe ketyre “kengetareve te famshem”, te cilet mund apo s’mund te ishin rom, eshte e qarte qe nuk te vjen ky fenomen pas gustos. Tani, ne qofte se per te pershkruar kete fenomen, ti perdor termin “evgjiteri”, atehere nuk je duke folur me per muziken jevge, por per dicka tjeter, te cilen une nuk mund t’a kuptoj. Ne qofte se do ishe duke folur per muziken jevge, sic flet xhaxhai me lart, dhe perdor termin “evgjiteri”, atehere nuk do kisha asnje problem me termin qe perdor, pasi je brenda objektit te diskutimit. Nga ana tjeter, ne qofte se je duke perdorur termin “evgjiteri” per te shprehur popullaritetin e muzikes jevge, qe nga Goran Bregovic, Kocani Orkestrar, e nga kushdo kengetar qe ndjehet i terhequr nga kjo lloj muzike, shqiptar apo jo, jevg apo jo, atehere nuk e kuptoj pse se bashku me kete popullaritet duhet te sjellesh edhe implikime percmuese? Ne fund te fundit, sic edhe e ke thene edhe vete, shije shije kjo pune. Por kur per te pershkruar shijen tende, nxjerr nga sunduku i madheshtise traditen kulturore dhe muzikore shqiptare, eshte veshtire te dalloj se ku mbaron relativiteti i shijes tende dhe ku fillon imponimi i kesaj shijeje ne baze te tradites kulturore, muzikore kombetare.

    Edhe nje here pra. Nqs deshiron t’i besh nje kritike muzikes jevge, apo muzikes tradicionale shqiptare, sic i ben xhaxhai kritike gazetarise, bujrum. Por ki kujdes, se kjo kritike nuk duhet te imponohet ne ate qe njera eshte me e mire se tjetra, por ne arsyet pse njera mund te jete me popullore se tjetra, dhe aq. Muzikantet t’i bien si t’i doje e bardha zemer ere Ravi, ene punemadhe po s’diten me i ra, se s’i thrret me kush ne dasma e s’iu shiten me sidit. Ekonomi tregu ere, ne dac bleje ne dac mos e ble.

  29. Lulian, kur flitet për Internetin shqiptar, nuk mund të lësh pa përmendur aksesin. Aksesi në Internet ka disa aspekte: (1) teknik, ose mundësia konkrete për t’u lidhur, të pasurit e një kompjuteri, transmetimi kabllor ose DSL, madje edhe thjesht energjia elektrike; (2) financiar, sepse jo të gjithë janë në gjendje ta paguajnë; (3) kulturor, që ka të bëjë me shprehinë e përdorimit dhe natyrën e informacionit që shfrytëzohet, edhe për ata që e kanë mundësinë teknike-logjistike të lidhjes. Për Shqipërinë, një hap i mrekullueshëm përpara do të ishte mbulimi me radiosinjal Interneti (wireless) i krejt territorit, siç e ka bërë Maqedonia; çka nuk kushton shumë, sidomos po të kihet parasysh kursimet e mëdha nga shmangia e shpenzimeve për instalime kabllosh, DSL ose mbingarkimin e linjave telefonike tokësore me sinjale të dhënash. Këtë shteti shqiptar mund t’ia kërkonte, si kusht kontrate, cilësdo kompanie të madhe që fiton një tender çfarëdo në lëmin e Telekomit ose të transmetimit elektrik. Sot e kësaj dite, për fat të keq, shumica e përdoruesve të Internetit nga Shqipëria janë ende të papërfillshëm ose pasivë (në kuptimin që nuk e shfrytëzojnë interaktivitetin e mediumit), me pak përjashtime që mua më duket se vërtetojnë rregullin; në kuptimin që ende mungon një masë kritike përdoruesish privatë, të cilët të krijojnë bashkësi virtuale nëpërmjet lidhjeve online.

  30. interneti per mendimin tim ka potencialin ti zevendesoje mediat klasike. Kur them zevendesim nuk mendoj se interneti do ti zhduke mediat klasike. Me teper mendoj se interneti ofron mundesite qe mediat klasike te ekzistojne brenda internetit se bashku me forma me interaktive komunikimi si blogje forume rrjete sociale etj. duke krijuar nje ekosistem mediatik te shendoshe.

    Ne tekst dhe ze interneti e ka fituar tashme garen me mediat klasike ne leter. Gazetat prestigjoze si NYT apo te tjera kane tashme me teper lexues online sesa ofline dhe radiot e internetit po lulezojne. Mbetet qe interneti te fitoje dhe garen ne video. Tek video arsyeja perse interneti nuk ka triumfuar akoma eshte i natyres teknike. Me infrastrukturen e sotme te internetit ku shumica e shtepive jane te lidhura me kabulla bakri videot ngarkohen shume ngadale. Megjithate ky kufizim teknik do te hiqet sapo kabujt e bakrit te zevendesohen me kabujt e qelqte qe sinjalet i transmetojne me ane te drites e jo me ne menyre elektrike. Kjo teknologji mundeson ngarkimin e dhjetera filmave brenda afersisht nje sekonde. Pionieret e internetit si Japonia dhe Korea e jugut po i zevendesojne rrjetet e tyre me kabulla qelqi me shpejtesi. Kam pershtypjen qe Amerika e vendet europiane do ti ndjekin shume shpejt keto dy vende per te mos mbetur mbrapa. Pra zevendesimi i rrjeteve do te ndodhe brenda 5-10 vjecarit te ardhshem.

    Ekosistemi i internetit per te cilin kam folur me lart do te kete ne qender pra disa media te medha dhe nje numer shume te madh mediash te vogla e me interaktive qe kenaqin shijet e grupeve te vogla te konsumatoreve te cilet me pare per aresye kostosh nuk mund te sherbeheshin nga mediat e medha. Dhe pikerisht kostot e uleta per te krijuar kesi lloj mediash te vogla per grupe te vogla konsumatoresh perbejne nje revolucion mediatik ne vetvete.

    Eshte shume interesante te shohesh historikun e shkurter te vete internetit i cili ne fillim ishte thjesht nje replike e pejzazhit mediatik klasik ku faqet e internetit ishin kryesisht nje kanaleshe dhe ku perdoruesi thjesht lexonte. Prej 3-4 vitesh vete ne internet ka filluar nje revolucion mediatiko-kulturor i quajtur ndryshe Web 2.0. Ne internetin e sotem kemi qe nga faqet ku lexuesi vetem lexon permbajtje te krijuara nga autore profesioniste e deri tek faqet qe kane permbajtje vetem nga perdoruesit e tyre.

    Ekziston nje grafik shume interesant qe te jep nje ide te sakte se sa te medha jane keto grupet e vogla te konsumatoreve te marra se bashku qe quhet ne zhargonin e specialisteve dhe “bishti i gjate” ( http://en.wikipedia.org/wiki/The_Long_Tail ) . Ju sugjeroj ta lexoni artikullin perkates tek wikipedia pasi ka shume lidhje dhe me diskutimin tone.

    Tani per tu kthyer tek Shqiperia jam shume dakort me xhaxhain mbi infrastrukturen wireles qe eshte e lire dhe e pershtatshme per vende rurale si Shqiperia. Mbase nje kombinim ku qytetet e medha te kene lidhje Dsl dhe fshtarat wireless do te jete formula me e mire. Investimet per kete lloj infrastrukture nuk jane shume te larta. Mos harroni qe celularet para rreth 7-8 viteve shiheshin ne Shqiperi poashtu si privilegj i nje pakice te vogel e tashme edhe ne Shqiperi edhe ne fshatrat me te humbur njerezit kane celular. Lidhur me kete ceshtje mund te permend qe para pak javeve me nje iniciative filantropike te prof. te MIT Nicolas Negroponte ka dale nje laptop ( http://laptop.org/ ) shume i lire i menduar per perdorim nga femijet ne vendet e varfera. Cmimi i ketij laptopi eshte 200$ dhe mund te bjere akoma me shume. Nderkohe firma gjigande si Intel etj po nuhasin potencialin e madh dhe do te nxjerrin ne treg laptopa po kaq te lire ose akoma me te lire. Pra cmimi i laptopave po i afrohet atij te celulareve. Interneti mund ti arrije fshatrat shqiptare me shpejt se cmund ta mendojme ne e nuk duhet te habitemi nese mbas 7-8 vjetesh do te kemi nje perhapje te ngjashme me ate te celularit sot.

    Ky zhvillim i vrullshem i internetit mund ti jape fund dhe autizmit te pershkruar ketu pasi mediat e medha (dmth indirekt i grupeve te medha te konsumatoreve) e humbin kontrollin mbi ato shume grupet e vogla te pershkruara dhe tek “bishti i gjate”.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin