ALBANOLOGJIA JASHTË KUFIJVE

Në historinë e albanologjisë studiuesit e huaj zënë medoemos një vend thelbësor, sepse kanë hedhur themelet e saj. Është e tepërt të thuhet se ky kontribut ka një vlerë të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare. Mirëpo, në qoftë se kontributi historik i albanologëve paraqitet sot i padiskutueshëm, kam frikë se albanologjia aktuale, që buron nga qendrat e ndryshme studimore jashtë Shqipërisë, nuk gjendet në pozitë të pacenueshme. 

Lajmi i fundit, për zhvillimin e konferencës albanologjike në Shën Pjetërburg (26-29 shtator 2007), ra në sy edhe për rrallësinë e takimeve të këtij lloji. Nismë e lavdërueshme, pa dyshim, me pjesëmarrje prestigjioze albanologësh, por që, parë në kontekstin e viteve të fundit, të lë shijen e ritualitetit përmbyllës, për të mos dhënë ndonjë përcaktim të përzishëm, që do të tingëllonte detyrimisht i pasaktë e ogurzi.

Zërat për krizën që ka mbërthyer keqas albanologjinë po ngrihen nga shumë anë. Nuk ka arsye për të dyshuar: është diagnozë e pranuar pothuajse nga të gjithë… Meqë albanologjia nuk mbaron me muret e Akademisë shqiptare, atëherë duhet të pyesim veten nëse fjala “krizë” përfshin edhe albanologjinë që hulumtohet jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Deri dje, albanologjia kishte një strukturë me një qendër të vetme gravitacionale: Akademinë e Tiranës, edhe pse artikulimi i saj nuk bëhej në trajtë piramidale. Qendrat e ndryshme studimore nëpër Evropë e gjetiu, rrotulloheshin konkretisht ose thjesht idealisht, sipas rastit, rreth qendrës akademike të Shqipërisë. Natyrisht, në këtë sistem raportesh “fusnin hundën” edhe elemente jashtë-albanologjike, por kjo merrej si e natyrshme, ngaqë blloqet e mëdha, izolimi dhe hiperpolitizimi i kulturës, kishin zërin e vet në faturën e studimeve. Për këtë arsye disa bërthama studimore jashtë shtetit vetëm satelitonin, edhe nga pikëpamja e studimeve, pa qenë në gjendje t’i afroheshin disi më shumë qendrës. Karakteri i tyre periferik justifikohej asokohe me arsye politike.

Hapja e Shqipërisë kërkoi medoemos rikonfigurimin e marrëdhënieve midis qendrave të ndryshme studimore albanologjike. Vitet nëntëdhjetë dhe dymijë zbehën rolin “qendër” të institucioneve albanologjike shqiptare, porse, fatkeqësisht, pa i dhënë shkëndijën procesit kompensues, d.m.th. forcimit të qendrave studimore periferike, ose krijimit të ndonjë qendre tjetër me autoritet të njohur.

Në sistemin e kristalizuar gjatë viteve totalitare, fakti që albanologët në Itali merreshin kryesisht me studimet e autorëve, gjuhës apo kulturës arbëreshe e kishte një farë kuptimi. Kjo jo për efekt të ndonjë ndarje detyrash ose fushash studimi, por si rrjedhojë e ndikimit të ndjeshmërive të ndryshme, brenda një kornize që e lejonte forcën integruese e plotësuese. Kjo nuk do të thotë, natyrisht, se mungonin aspekte konjukturale si ruajtja e ekuilibrave brenda një sistemi që i nënshtrohej interferencave të shumta.

Aktualisht, kam përshtypjen se albanologjia është e strukturuar në formë arkipelagu, por me pak ose aspak komunikim midis ishujve që e përbëjnë. Si të thuash, i bashkojnë vetëm ujërat në cilat gjenden. Madje në ujëra të turbullta, meqë ra fjala e sa për ta tjerrur metaforën. Ndoshta sistemi “arkipelag” rezulton edhe më efikas për albanologjinë aktuale, por që të funksionojë ka nevojë për krijimin e një rrjeti, që duket inekzistent anipse jetojmë në epokën e internetit.

Për të vazhduar shembullin e lartpërmendur të albanologëve në Itali, hiq përjashtimet e duhura, duhet thënë se katedrat dhe studiuesit përkatës kanë vazhduar t’u rrethrrotullohen autorëve arbëreshë dhe gjuhës së tyre, edhe pse në të shumtën e rasteve krejt margjinalë për albanologjinë dhe kulturën e sotme shqiptare. Në qoftë se albanologjia në Shqipëri, pjesërisht edhe ajo në Kosovë, i humbi reflekset e punës në liri gjatë totalitarizmit, për t’u përpjekur më pas t’i rifitonte në periudhën postkomuniste, qendrat albanologjike jashtë shtetit nuk e ndjenin këtë nevojë, sepse lirinë e kishin në adn-në e tyre. Pikërisht për këtë arsye nuk kuptohet pse studiuesin e ndryshëm jashtë shtetit nuk arrijnë të ndërhyrjnë për problemet dhe sfidat që e mundojnë sot albanologjinë; sfida që janë shfaqur pas dhe si rrjedhojë e hapjes. Me fjalë të tjera, realiteti i ri me të cilin duhet të përballet albanologjia shqiptare është realitet i vjetër, pra normal, për albanologjinë që është zhvilluar jashtë kufirve të Shqipërisë.

Ka katedra të shqipes jashtë vendit që janë mbyllur në kullën e tyre të fildishtë, të përhumbur mbi autorë të kategorisë së katërt ose probleme gjuhësore të kategorisë së pestë. Hulumtime që mbajnë erë myk, pa asnjë rëndësi për sfidat e sotme; pa folur pastaj për cilësinë e tyre, sepse nuk përbën qëllimin e këtyre radhëve. Në fakt, disa studiues janë aq të strukur në katedrat e tyre, saqë nuk u shfaqet emri në asnjë debat bashkëkohor. Ndërkohë që do të kishte qenë kënaqësi për këdo që të lexonte për “rryma”, “shkolla”, “mendime” të kultivuara nëpër katedra albanologjike anembanë globit. Është afërmendsh që studiuesit kanë plot mënyra për të ndërhyrë në debatet bashkëkohore. I tillë, pra pozitiv dhe aktual, duhet konsideruar p.sh. botimi i Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe, botuar nga Instituti Oriental i Napolit.

Deri pak kohë më parë katedrat e shqipes, ose studiuesit e ndryshëm të albanologjisë, u siguronin ndonjë rrugë kolegëve të tyre shqiptarë të ndrydhur fizikisht e financiarisht brenda kufijve shtetërorë. Sot u kërkohet diçka më tepër: që t’u hapin rrugë studimeve albanologjike, sepse mundësitë nuk u mungojnë. Duke filluar nga përvoja shumëshekullore e qendrave brenda të cilave bëjnë pjesë e me të cilat krenohen me të drejtë.

24 Komente

  1. Asht e frikshme se me cafre lehtsie s’ka hy Prishtina n’ket shkrm (boll qe e ka organizue ate fare Seminari).

  2. Rolin e Prishtinës në albanologji nuk e trajtova sepse përbën një temë që duhet shqyrtuar posaçërisht për vetë statusin e saj të veçantë. Nga ana tjetër më interesonte më shumë të hidhja një mendim për qendrat e huaja studimore, kudo qofshin, në lindje a në perëndim. Prandaj edhe citova takimin e Shën Pjetërburgut dhe jo psh. takimin e lavdërueshëm që organizohet nga Universiteti i Prishtinës në gushtin e çdo viti.

  3. Nuk e paskna dite Prishtina ka status t’vecante n’shqipe (karrshi Tirones, ndoshta?). Nuk e paskna pase dite qe shqipja e paska nji qender graviteti, e per me e plotsue, nuk e paskna pase dite qe ajo qender asht Tirona.

    Kufijte e titullit, cfare kufije jane, politike, gjeografike, social, linguistik, … ?

    Asht e frikshme se sa shume pune ka per me ra n’binare t’drejte (ma mire me thane t’plote) logosi i Republikes s’Shqipnise… Asht e zorshme me rrnue n’ket tmerr t’frikshem. Por, asht shpresdhanse dija qe shqipja (e studimi i saj) nuk mbaron (e as qe ka fillue) mbrenda mureve t’Akademise (qe gjithsesi nenkuptohet qe asht e Tirones).

    T’m’falni qe ju prisha kuvendin… Mo s’e baj.

  4. Anonimus, shkrimi i Pishakut mjaft që përmend disa probleme me albanologjinë në universitete të Evropës ose albanologjinë si tërësi studimesh shqiptare të kryera nga të huaj; ma merr mendja se autori njeh më mirë situatën në Itali ku edhe jeton, dhe është mirë që flitet, sado shkurt, për studimet albanologjike në Itali, sepse shumë universitete atje kanë katedra që merren me gjuhën dhe letërsinë shqipe; pa folur për kulturën arbëreshe dhe institucionet e saj. Por shkrimi i Pishakut është shkrim blogu, nuk është raport i paraqitur në Kombet e Bashkuara; nëse ka mbetur gjë pa u thënë, jeni i mirëpritur ta plotësoni. Nëse mendoni se një shkrim për albanologjinë “jashtë kufijve” duhet të trajtojë edhe albanologjinë në Prishtinë, pse nuk shkruani diçka ju vetë për këtë temë, që ta pasuroni diskutimin me fakte të reja e ndoshta të panjohura për të tjerët? Unë vetë sinqerisht nuk arrij ta kuptoj si ndodh që pakënaqësia ndaj një padrejtësie imagjinare të motivojë më fort sesa dëshira për të informuar.

  5. S’asht pune e vogel me i dijte kufijte njeri, qofshin ato gardhe t’livadheve, apo limite t’aftsive e ditunive. Bile, mosdija e ktyne fare kufijve jane xixa t’shume fesateve e telasheve, si n’mes njerezve e familjeve, ashtu edhe n’mes shoqnive e shteteve. Un, ma merr mendja, ja dij kufijte e vetes, prandaj e marr mundin me ju dhane miqve, dashamireve e tjereve ate qe e di, me e nda ate qe e persias, e m’e lype ate qe s’e di.

    Meqe pretendoj se ja di kufijte vetes, s’e marr rolin e atij qe ndan drejtsi, por t’atij qe kallxon te gabimi. Besoj qe ma lehte e kam me e zgjidhe ket problem t’saktsise, sesa nji t’moralit. Konkretisht, per shkrimin e Pishtakut, po them qe Prishtina asht lane jashte pa ndonji arsyetim. Ndjenjen qe asht lane jashte e fitova kur lexova per lloj-lloj akademi e institute t’botes qe notojne n’detin e albanologjise, secila me dallge t’veta, e ato t’Prishtines preken vetem tangjencialisht, edhe ata vetem per me pretendue njifare lirie t’pjeserishme, qe nuk m’duket qe qon peshe n’cilsi a shpjegim t’artikullit (shpresoj qe e percjella idene se mungesa apo prania e rreshtit, kuote “Në qoftë se albanologjia në Shqipëri, pjesërisht edhe ajo në Kosovë, i humbi reflekset e punës në liri gjatë totalitarizmit”, nuk luen kurrfare roli n’artikull) . Ma merr mendja qe nji prej urave kryesore qe i lidh kta ishuj, tue e perdore metaforen e Pishtakut, asht Seminari i Prishtines. Dmth, ajo fare qendra e gravitetit, hajt t’tham, mos kjofte solare, si psh e Tirones, bile asht joviane, pra, si per t’mire, ashtu edhe per t’keq, i bje hise ja me u livdue ja me u kritikue. Se cfare pune kane ba, sa kane ba, cfare cilsie ka ajo pune, un s’e di e prej prej njerzve t’zanatit me i lexue kto gjana. Por, mungesen e tyne e hetova.

    Qe mungesa asht, dmth s’asht pjelle e imagjinates teme, e deshmoi edhe Pishtaku n’komentin e tij, kur tha qe Prishtines ja ka nda nji teme tjeter per shkak t’vecantise. Tash, kjo m’dhemb. Sepse, Prishtina, tue vazhdue me metafora astonomike, jo vetem qe s’u ba Diell (pajtona plotsisht me ket; vetem Gjakova e Shkodra jane… kane kene), por u perza komplet prej sistemit diellor, u ba aliene, n’padije t’nji termi per “jashttoksore”, u ba e vecante n’sofer t’vet. Se, apet po them, si per t’mire, si per t’keq, hisja e Prishtines n’gjendjen e albanologjise sot asht e madhe. Por, ku po i ndahet kjo hise: brenda kufijve, apo jashte? Sa prej atyne sateliteve qe i permend autori jane sjelle rreth Tirones e sa rreth Prishtines? Nuk asht pune cilsie e as sasie, bile asht periferike per ate se cka synon me percjelle artikulli, dmth gjendjen e sateliteve, e jo qendren e gravitetit. Por, megjithate, boshti, sado i padukshem, asht mu ajo qendra. Tek e fundit, kam pase bindjen qe albanologjia i perket atij a asaj qe merret me ta, qofte shqiptar i Republikes, qofte rus i Siberise, e vecantia qendron n’specificitetin e temes. Pres me marre vesh se cka ka t’vecante albanologjia e Prishtines, jashte historise s’saj, e kjo e di qe nuk asht teme e albanologjise, po e historise. Ndoshta qe studimet etnologjike t’Anton Cettes n’Drenice s’jane ba prej Tirones?

    Un bana me gisht te mungesa si gabim, jo si padrejtsi. Besoj qe gabimi asht i paqellimshem, autori asht rrite mbrenda do kufijve solide t’nji Republike (un jam rrite me kufije fluid t’nji ideje), ndoshta ato radiostacionet e kane informue gabimisht (apo mue m’kane indoktrinue), ndoshta ai s’e di mire Prishtinen a prishtinalite (apo un s’marr vesh hiq prej ktyne puneve), por gabimi asht. Ky s’asht gabim i llojit qe e qon njerin n’turre t’druve, e as qe e shpall serb a grek, por i sojit qe permiresohet n’momentin kur hetohet e pranohet prej autorit e e ngrite ate edhe ma nalt. Ajo cka ndodhi ish se Pishtaku rrshqiti n’gabim t’moralit, se kur un i thash “kjo pjese po mungon”, ai tha “s’e ka vendin aty”. Hiqi interpretimet e frikat e mia, thelbi mbetet ky. E ky asht gabim i qellimshem.

    Per me e ba t’plote trinitine, gabimit logjik e etik, po ja shtoj edhe pafatsine e autorit n’zgjedhjen e titullit: jam shume i bindun qe titulli asht nji zgjedhje shume e pafat e baksuze. Dy tri shkrime ma poshte (e kam fjalen te shkenca shqiptare) flitet qe shkenca s’ka kufij (bile, jo konvencionale), kurse ktu titulli… Nejse, hala s’po e marr vesh se per cfare kufij asht fjala, edhepse po m’duket qe jane kufij konvencional t’shtetit, konkretisht t’Republikes s’Shqipnise. Nese po, per vet natyren e shtrimjes e studimit t’gjuhes shqipe, shqyritmi i gjendjes s’albanologjise mbrenda e jashte do kufijve shtetnor asht artificial e gjysmak, e ndoshta edhe keqinformues e i percudnuem. Si me ta dhane listen e gjanave qe duhesh me i ble per me ba torte, e mos me t’kallxue qysh bahet tortja. Per ma teper, as nuk po t’kallxon qe nuk po t’kallxon se qysh bahet tortja.

    Me lype prej meje shkruej ket e ban ate, shkep fakte e mos shkep interpretime, kur dy rreshta ma nalt thuhet qe ky asht blog e jo raport, paj, po m’duket pak si… Nejse, e falenderoj Pishtakun qe m’kallxoj per Atlasin, nuk e falenderoj per pervjetorin, se e kam lexue para nja dy jave, kurse do interpretime e kane vendin n’Recycle Bin (per ata me Windows). Me pase se shka me thane, un e shkruej nji barazim, por meqe s’kam, i shkruejta tane kta rreshta, pa fije t’knaqsise, per me kallxue qe jo padrejtsia, po gabimi s’ish imagjinar, e qe roli im s’asht i viktimes, por skenari asht i mrapshte.

    Per me e mbylle edhe i here ket kuvend, edhepse e kaperceva kufinin qe ja vuna vetes, po tham qysh kish pase thane nji plak i mocem: e di qe gja s’di, kshtu qe ju lutem e m’msoni. Ju di per nder.

  6. Kam frike se po behet shume zhurme per nje keqkuptim.

    Qe Kosova ka status te vecante ne ceshtjen shqiptare, ne rradhe te pare, nuk e kuptoj pse krijon habi. Kosova eshte toke shqiptare, e banuar nga shqiptare, do zoti e qeverisur nga shqiptare ashtu edhe sic duhet te jete qe te vije historia ne vend. Por Kosova eshte Kosove, nuk eshte Shqiperi. Kufijte shteteror te RSH-se jane percaktuar mire. Te ngresh pyetje dhe shqetesime mbi keto kufinj, pra te jesh konfuz mbi keto, eshte nje pune qe nuk eshte ne te mire as te Shqiperise vete, por as ne te mire te Kosoves apo te ceshtjes shqiptare kudo qe jete. Kosova eshte brenda kufinjve te kombit shqiptar, por jashte kufinjve te shtetit shqiptar. Ne qofte se ky percaktim eshte i sakte, atehere nuk ka asgje per t’u habitur ne statusin e vecante te Kosoves si e trajtuar nga Pishaku apo nga Albanologjia. Perkundrazi, eshte pikerisht ky status i vecante qe i jep Prishtines te njejtin gravitet qe ka edhe Tirana, rrjedhimisht nje influence po aq te fuqishme sa qe i takon te trajtohet me vete dhe jo ne te njejtin raport me Napolin apo Shen Pjeterburgun.

    Dhe ne rradhe te dyte, e kunderta e kesaj eshte po aq e vertete, pra, eshte pikerisht influenca e fuqishme e Prishtines dhe forca gravitacionale e saj qe i japin status te vecante, qofte ne lidhje me Tiranen si dhe ne lidhje me qendra te huaja studimore ku mes departamenteve per studime Cifute, Ruse, Romane, Gjermane, Anglosaksone, etj ndodhet edhe nje departament per studime Albanologjike.

    Dhe se fundi, kur Pishaku thote:

    “Në qoftë se albanologjia në Shqipëri, pjesërisht edhe ajo në Kosovë, i humbi reflekset e punës në liri gjatë totalitarizmit, për t’u përpjekur më pas t’i rifitonte në periudhën postkomuniste, qendrat albanologjike jashtë shtetit nuk e ndjenin këtë nevojë, sepse lirinë e kishin në adn-në e tyre”,

    me duket se theksi eshte ne nje moment te caktuar historik, sic qe renia e sistemit komunist, i cili duhet kuptuar mire ne menyre qe mesimet te aplikohen ne momentin historik ne te cilin ndodhemi, aktualiteti i te cilit shpresoj te kete brenda nje pavaresi absolute te Kosoves, ku si rrjedhoje do ishin edhe “reflekset e punes ne liri”.

  7. E kam shumë të qartë përse është keqkuptuar titulli dhe vetë thelbi i shkrimit tim nga Anonimus. Është i njëjti problem që has kur shkruaj, ta zëmë, për emigrantët shqiptarë dhe raportin e tyre me lirinë. Më thonë: “Emigrantët shqiptarë? Cilët emigrantë? Sepse janë edhe emigrantët shqiptarë kosovarë e maqedonas (madje edhe arvanitas e arbëreshë). Po ata nuk janë shqiptarë? Ata kishin tjetër raport me lirinë”. Nuk është thjesht keqkuptim metodologjik, mendoj. Por edhe me faj nuk i bëj, kur nuk mbeten në kufijtë e viktimizmit.
    Por kam shpresë që të keqkuptuarit t’i bind me ndryshimin e titullit të shkrimit tim në blog. Po sikur ta kisha bërë: “ALBANOLOGJIA E STUDIUESVE TË HUAJ”? Po “ALBANOLOGJIA JASHTË AREALIT SHQIPTAR” si duket? Edhe këtu mund të bëhen interpretime të ndryshme. I huaj është ai që ka pasaportë të huaj dhe nuk di shqip? Po Italia që ka sa e sa arbëreshë a mund të quhet jashtë arealit shqiptar? Shembullin e Italisë e dhashë edhe për faktin se ky vend zë vendin e parë nga pikëpamja sasiore e qendrave studimore albanologjike.
    Do të kisha dëshirë që kundërshtimet të më bëheshin me argumentime. Ato që thashë janë mendime, as nuk mbrohen me armët e KFOR-it; janë aty për t’u diskutuar, kundërshtuar, kundërargumentuar. Mund edhe të hidhen në kosh të plehrave, por jo pa shpjegim, ose të paktën jo me motivimin se më pëlqen më shumë emri Pishtak se sa Pishak.
    P.sh. unë i mbetem fort idesë se institucionet akademike në Shqipërinë e pasluftës së dytë botërore kanë qenë pa dyshim qendër gravitacionale të albanologjisë anembanë botës. Për arsye edhe jashtëstudimore, natyrisht. Nuk mund të shtirem duke mos e konsideruar faktin që gjatë periudhës totalitare ekzistonte një Shtet shqiptar me institucionet dhe autoritetin e vet. As mund të mbyll sytë përballë arritjeve kolosale të albanologjisë së atyre viteve, pa qenë naiv që për këto suksese t’i thur lavdi regjimit komunist.
    Edhe në Kosovë albanologjia arriti suksese të padiskutueshme. Madje shpeshherë në studime paraqitej komplementare ndaj asaj të kultivuar në Shqipëri. Unë vetë i lexoja me endje librat e botuar në Prishtinë. Mirëpo nuk them ndonjë herezi po të kujtoj se qendra gravitacionale mbetej në Tiranë, pa pasur një trajtë tipike piramidale. Nuk po hedh në kandar aftësitë e studiuesve, as të universitetit, sepse do të ishte foshnjore, por vetë situata institucionale e vinte Tiranën në qendër të projektorëve. Mund të provokoja me një pyetje mjaft delikate. Përse dëmi që iu bë standardit të shqipes, duke i lënë disi mënjanë vlerat e gegënishtes, u pranua edhe nga institucionet dhe studiuesit kosovarë? A nuk tregon kjo në mënyrë implicite se (ndoshta për arsye objektive e konjukturale) qendra gravitacionale e albanologjisë ishte në Tiranë?
    Mirëpo e përsëris. Nuk ishte qëllimi im të ndalesha në raportet Tiranë-Prishtinë në kuadrin e studimeve albanologjike. Madje do të isha i lumtur nëse dikush që e njeh më mirë se i nënshkruari këtë temë të na thoshte diçka më shumë.

  8. Menyra qysh Shkaba (qe shkruen ne dialekt, Zhgaba) e anashkalon tue e tangjentue krejt pershqit permasen Prishtine te albanologjise, e madje edhe ate Tetove, defton, bash qysh po thote Anonimusi, per kufijte e ngurtesuem ne mendesine e krejt nji pjese te shqiptarise – ate shqipnitaren – qe madje cuditet. qe po i duhet me dale faqeza e me u sqarue para shqiptareve te pertejme per leshimet e bame qellimisht. Nji kohe te gjate Shqipnia asht rahatue me nocionin centralist te diktateve komuniste, qe vinin pos prej Tirane, e synoheshin per krejt mvartesit e Republikes. Shqiptaret e pertejme ishin te lire me zgjedhe me iu nenshtrue ose jo direktivave, po jo me pjesemarre. Ne keso kushte asht krijue edhe vete standardi i shqipes, qe nuk qellimonte me i adresue ndojhere edhe nevojat shprehese te shqipeve te pertejme. Do te me thoni: por, ishin shqiptaret dhe nenshkruen, mandej u kthyen ne Kosove e Maqedoni. Por ishin sa me i dhane firme nji modeli tashma te gatuem, jo me qene farkues e formesues te nji projekti te perbashket. Prandaj kemi sot anashkalime me nji sy qorr, qe nuk asht vecse vazhdmsi e tradites se nisun prej regjimit izolacionist. Nji gja mbetet e qarte: nese do te synojme fat te perbashket ne albanologjine e te nesermes, duhemi me i kuptue ma seriozisht tash e tutje bashkepunimet e njimendta, jo ma sall nenshkrimet per sy e faqe, n’emen te patriotizmave deklamative. Jane qendra te shqipes qe kane interesat e tyne vetanake e qe do t’i duen me i pa te shperfaquna ne vendime te perbashketa. Prandaj, vellazen shqipnitare, clirohuni prej mendesise centraliste sa ma shpejt. Bredheni shqiptarine, do t’ju ndihmoje me u dlire mendesie provincialiste, te cilen Tirana si shum e ka te kthyeme ne politike. Avituni me njani-tjetrin, shqiptare.

  9. Edhe nje here, kjo eshte zhurme interesante, por praktikisht dialektike. Por le te kalojme pertej zhurmes, iu lutem. Nqs dikush ka nje informacion te sakte mbi influencen e pavarur, apo te koordinuar, apo krejt te varur dhe ne permbushje te direktivave te Prishtines, Tetoves, etj, bujrum. “Avituni me njani-tjetrin, shqiptare”, eshte dialektike politike, patriotike, dhe praktikisht bosh ne terma te objektit shkencor.

  10. Përse dëmi që iu bë standardit të shqipes, duke i lënë disi mënjanë vlerat e gegënishtes, u pranua edhe nga institucionet dhe studiuesit kosovarë? A nuk tregon kjo në mënyrë implicite se (ndoshta për arsye objektive e konjukturale) qendra gravitacionale e albanologjisë ishte në Tiranë?

    Kjo thjesht tregon se Kosovaret jane idealiste, dhe rrjedhimisht, nje soj me i fisem i shqiptarit.

  11. Pse jo Nein? Do ishte nje eksperiment i shkelqyer i nje standarti te dyte, ramifikimet e te cilit do ishin interesante te konstatoheshin nga brezat e ardhshem. Por perpiquni te jeni shtet i pavarur njehere, pastaj komb i pavarur nqs deshironi.

  12. jo, perpjekjet per nji standarD te ri (ku e ke pa ti qe shkruhet standarT), domosdo kishin me perfille e marre ma shum parasysh gegnishten e neperkambun komunizmi, me cka kosovaret kishin me e pa veten si bashkepronare e hisenike te tij, tue u lidhe kesodore me interesa ma te ngushte me mbetjen shqiptare – ate tuejen. Rezultantja kish me qene e kunderta e ramifikimit – une jam per me e mbajte larg Kosoven prej jush, sepse drue kish me e firue njate trohe njerezileku qe gjallon kendejpari cdo intergim i mundshem me ju. Mire jemi ishtu te ndame, prandaj mos merrni me na perfaqesue ma denjesisht mbrenda gjuhes standarde, se habiten njerezit e lypin bashkim.

  13. Nein shkruan:

    Shqipnitart o Zibidi, jane full of shite.

    Nein, edhe kjo që bën ti njëfarë albanologjie është – diçka si antropologji e krahasuar, me doza të forta ekskrementale. Rrofsh e qofsh, se me këto fjalë na e nderove edhe blogun, edhe kombin.

  14. xha xhai, je nji shembull tipik qe ma konkretizon njate qe thashe ma nalt. Keni talent, vella, me thurre muhalife te perzemerta, e nuk ju ndalet kurnjihere ajo llapa, thue ti se tane mileti asht preke prej afazise se tipit te Wernickes. Pirolla. I re vule.

  15. Përse dëmi që iu bë standardit të shqipes, duke i lënë disi mënjanë vlerat e gegënishtes, u pranua edhe nga institucionet dhe studiuesit kosovarë? A nuk tregon kjo në mënyrë implicite se (ndoshta për arsye objektive e konjukturale) qendra gravitacionale e albanologjisë ishte në Tiranë?

    Kjo thjesht tregon se Kosovaret jane idealiste, dhe rrjedhimisht, nje soj me i fisem i shqiptarit.

    Jo, kjo tregon vec se kosovaret jane mendjelehte edhe e hane sapunin per djathe kur u lajaktohet me keso muhalifesh. Interesant qe po e videntoni damin e standardit te bame ne kohe izolimi, po nuk po e shkudni kund mundesine per me e sanue sado-kudo njate dam, tashti qe nderkomunikimi asht mundesi reale. tue e vajtue e trajtue problemin ne kohe te shkueme, po kalxoni se ndamja mes nesh asht definitive, mbasi nuk po ka kurrfare rrekjesh per riafrim.
    Ashtu kjofte!

  16. Ore nuk keni faj juve, se shkon gjuha ku dhemb dhembi, i thone, por kthjellohuni pak dhe qendrojini temes. Jo te gjitha temat e albanologjise trajtojne mbrapshtesine e standarTit dhe domosdoshmerine per t’a rregulluar. Dhe mos dilni ne konkluzione te shpejta dhe gjaknxehta se po e degjeroni muhabetin duke treguar me gisht si skuthat dhe kalamjte.

    “po kalxoni se ndamja mes nesh asht definitive, mbasi nuk po ka kurrfare rrekjesh per riafrim”.

    Keq me vjen, por fjala e pare qe u rreke te thoshe ishte:

    “Shqipnitart o Zibidi, jane full of shite.”

    Keto postime te Neinit Shites, pavaresisht nga gjuha ofenduese nuk duhen fshire, por duhen ruajtur si ekzemplar “antropologjik” i nje Hasan Pordhe qe as cipa nuk i skuqej.

  17. e ke mesue kete fjalen ‘antropologjik’ po ia fut kot si kau peles tue e perdore, si njai femija qe a gjete nji loder te re. kenaqu!

  18. Nein
    No problem nese deshiron ta mbash larg Kosoven nga Shqiperia, dhe nese e ke vene re, Shqipetaret e shqiperise, pervec mbeshtetjes qe kane dhene per ata qe e quajne veten shqiptare, nuk di te kene ndonje deshire te zjarrte te bejne Shqiperine e Madhe qe do ngrihet e t’i vere zjarr gjithe botes pastaj !

    Ate synim e ka kush e ka, dhe kjo shprehet dhe ne deklaratat e tua, te thena si “s’doni te bashkoheni eee..mire larg larg do qendrojme”
    Po aty te qendroni dhe mos na lodhni koken me parulla e thirrje lufte qe iu ka dale koha.

    Shqiperia nuk lufton me ndojne “armik”, e as s’ka pse te luftoje, por po shikon te ingranohet me boten!

    Shqiperia eshte shtet, Kosova s’eshte akoma. Le te behet njehere shtet Kosova, e te leje ne te kaluaren, ndjenjen e vazhdueshme te luftes e te te kercenuarit nga “armiqte e shumte” dhe te filloje te tregoje qe di te veteqeveriset.

    Dhe te pakten, mire qe shan ne inglish, po mesoi dhe sakte ato qe thua:
    Se ti mund te quhesh edhe “voll von Scheiße” p.sh. 😛

  19. Interesant qe po e videntoni damin e standardit te bame ne kohe izolimi, po nuk po e shkudni kund mundesine per me e sanue sado-kudo njate dam, tashti qe nderkomunikimi asht mundesi reale. tue e vajtue e trajtue problemin ne kohe te shkueme, po kalxoni se ndamja mes nesh asht definitive, mbasi nuk po ka kurrfare rrekjesh per riafrim.

    Ashtu kjofte!

    Ashtu kjofte posi! Jam shume kurioz te di se si i interpreton ti paralajmerimet e Serbeve se Kosova, si shtet, nuk mund beje me shume se provebialen ‘vrime ne uje’.

    Interesant nje interviste e Bejtullah Destanit me nje Serb e nje Amerikan. Serbi e pyeti “Pavaresine do te hane keta?” Bejtullahu u mendua dhe tha “Ne na ushqen Diaspora dhe Banka Boterore”.

    Anglezet thone “Ki kujdes nga ajo qe deshiron”

    Ashtu kjofte!

  20. Ah kompleksi i “Mixhe Kelmendit” gjallon ne zemrat tuaja.

    Gjynah, mekat, tragjedi.

    une jam per me e mbajte larg Kosoven prej jush, sepse drue kish me e firue njate trohe njerezileku qe gjallon kendejpari cdo intergim i mundshem me ju

  21. Pishak, se u habita ma perpara me emen e ma fal kabahatin,

    prap me kryefortsi po thue qe Tirona ka kene qender, e e shplove qe kriter per me e vue qendren aty asht vendosja e standardit. Ky asht vendim politik qe s’ka t’baje me albanologjine si shkence, per t’cilen ti pretendon me shkrue (ma merr mendja qe je tue shkrue per shkencen, se politikat e t’bamjes albanologji jashte Rebulikes s’Shqipnise s’ma merr mendja qe i interesojne kuj, se anji lek s’shkon prej Republikes s’Shqipnise te ato institute t’jashtme).

    Per albanologjine si shkence, kriter per me vendose se ku a qendra asht nese ajo ka krijue teori, ka prodhue njerez, e jo nese ka marre vendime politike. N’ket prizem, ma qender del Beligradi, ku jane shkollue shumica e albanologeve t’pare t’Kosoves e qe e kane majte shkencen e kane lidhe ura, se sa Tirona. Hiq Rexhep Ismajlin, i shkolluem n’Prishtine e Evrope, tane tjeret po m’dalin me baballare a gjysha akademik prej Beligradit, e sall njo a dy edhe prej Zagrebit. Per zhvillimet e teorive, qe kane linde n’Tirone e jane perpunue a shkatrrue n’Prishtine a gjetiu, pres me lexue prej teje, nese je i zanatit. M’jep t’lexoj ksi gjana, se sa per camje t’drrasave… edhepse asht blog, s’do me thane me e ba berllog.

    Po m’duket qe arsyeja se pse albanologjia a n’ket deregje sot, asht se Prishtina ka prite prej Tirones s’mjere, ktij dielli qe s’shndrite (me d, jo me D), e Tirona s’ka kqyre kurre hiq kah Prishtina (s’ka pase faj, se asht katund i ndyte).

    Tana t’mirat,
    Ardiani

  22. @Kreshnik Bejko:
    ” …. Bejtullahu u mendua dhe tha “Ne na ushqen Diaspora dhe Banka Boterore”….”

    Juve ju duket pergjigje dinjitoze kjo? 😉

  23. “…me e firue njate trohe njerezileku qe gjallon kendejpari cdo intergim i mundshem me ju…”

    Per cilin njerzillek e keni fjalen? Behet fjale per njerzillek ne nje vend qe sapo ka dale nga lufta? 😛

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin