FITORE E PIRROS

Edhe pse e ndjek me vëmendje krizën energjetike në Shqipëri, më kishte shpëtuar kjo intervistë e Demetrios Papathanasiou të Bankës Botërore (Kryetar i Grupit të Punës për Projekte Energjetike në Zyrën për Shqipërinë), dhënë gazetës “Korrieri” (të cilën e gjeta tani vetëm në anglishte). Veçanërisht më tërhoqën vëmendjen pyetje-përgjigjet e mëposhtme [përkthimi im]:

Ka fjalë se Banka Botërore po e ndërpret financimin për TEC-in e Vlorës. Çfarë po ndodh pikërisht?

Nuk është e vërtetë. Banka Botërore s’e ka thënë kurrë këtë.

Kemi dëgjuar se ekspertë të Bankës Botërore do të hetojnë çështjen e TEC-it të Vlorës. Pse do të kryhet ky hetim dhe kush e kërkoi këtë?

Përfaqësues të një OJQ-je shqiptare [Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës?] depozituan një Kërkesë për Inspektim pranë Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore dhe Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore e miratoi inspektimin e çështjeve që ngriheshin në atë dokument. Hetimi do të nisë së shpejti…

Fitore e Pirros, për Aleancën Qytetare! Sado i dëmshëm të kish qenë TEC-i, ose krejt parku energjetik i Vlorës, nuk do ta kishin dëmtuar turizmin aq shumë sa ç’po e dëmton mungesa e infrastrukturave: energjisë elektrike, rrugëve, hekurudhave, ujit të pishëm.

Aleanca pat deklaruar dikur se vetëm kërkonte që TEC-i të ndërtohej diku më në veri (afër grykëderdhjes së Semanit), ku rreziku për komprometim të turizmit ishte shumë më i vogël; e besoj, njëlloj sikurse besoj edhe se betejat e Aleancës së palodhur Qytetare janë një nga faktorët kryesorë që e lanë Shqipërinë edhe sot e kësaj dite pa TEC; së bashku me intrigat gjeopolitike, kaosin social-politik, indiferencën italiane dhe mefshtësinë e të gjitha qeverive pas vitit 1990.

Atyre që ende kanë iluzione se industria turistike në Shqipëri mund të harliset në qipshtet e ekonomisë së tregut, u rekomandoj këtë artikull të Maks Velos botuar para pak ditësh në “Shekulli”. Veloja, që është llahtarisur nga ç’pa në “qytetin vetëvrasës” ndër të tjera thotë:

Asnjëherë betoni nuk është më dukur kaq kriminal, kaq i shëmtuar, dhe kaq i pamëshirshëm sa në Sarandë. Sa i bukur dhe fisnik është ai gur i bardhë, dhe sa vrasëtar ky beton që prodhon një formë kaq antiestetike. Saranda që ishte shembulli më i përkryer i një zgjidhjeje urbanistike harmonike, u shndërrua në shembullin më të keq të një urbanistike pa asnjë vlerë, veçse asaj kriminale.

Ç’do t’i pengojë edhe vlonjatët e gjirit që të veprojnë njëlloj, në mos edhe më shpengueshëm me pasuritë natyrore që u kanë rënë në hise? Apo do të luftojë Aleanca Qytetare?

Përkundrazi, atyre që ende preokupohen për dëmet që do t’i shkaktonte mjedisit TEC-i në gjirin e Vlorës, dua t’u kujtoj dëmet e pallogaritshme që po ia sjell krejt vendit mungesa e dritës elektrike, së bashku me plagët e tjera të njohura të mjedisit në Shqipëri (problemet me ujin e pishëm, ndotja e ajrit me partikulate për shkak të automjeteve dhe ndërtimeve masive, ndotja e rëndë kimike dhe akustike prej gjeneratorëve, helmimet ushqimore e sëmundjet gastro-intestinale për shkak të ndotjes me fekale të ujit të pishëm ose të ujit të detit ose ngaqë frigoriferët nuk punojnë rregullisht, etj.).

Një vend që nuk arrin dot të zgjidhë çështje elementare të infrastrukturës, nuk mund të pretendojë të arrijë gjë me turizëm. Grupet lokale të biznesit po më duken veç të preokupuara për ta nxjerrë natyrën shqiptare në shitje si të ishte prostitutë (një mjeshtëri së cilës shqiptarët ia kanë marrë dorën mirë); administrata qendrore nuk arrin të zgjidhë asgjë madje edhe kur dëshiron, sepse i shpenzon krejt energjitë (joelektrike) duke u përpjekur të rrijë në pushtet; dhe të gjithë sillen sikur Shqipëria gjeografike të ishte plaçkë për t’u ndarë në limer të hajdutëve.

Ndërkohë, Sazan Gurit & Co. do t’i kenë mbetur beteja të tjera për të luftuar e fituar, sidomos në kushtet e tanishme të kulturës gastronomike shqiptare pa frigoriferë…

7 Komente

  1. Une kam qe nga 2000shi jashte shqiperise, e cuditem qe nga renia e krizes se pare energjitike akoma seshte bere gje?

    Akoma diskutojme me gjera qe duheshin bere ne 3 vjetet e pare.

    Jemi mare me plot gjera keto vite, marveshje Nano-Berisha, fitore, e ”Nano Ik, e fituam ‘Topin president” fitore e madhe e mazhoranes, e kohe me gjera te tilla, po akoma ne vend numuro per drita , madje ca mund te thone me keq.

    Keto aleacat shume thone kane kulisa nga pas qe i shtyne, e Vlora nuk eshte Qeparo a Dhermi , fshat turistik ku sben dote ndertime, eshte pika me e afert e Ballkanit me Italine e vlera e saj ekonomike eshte e TEJMASE PER NE MADJE ME FAT PER KETE, e nuk duhet trajtuar si fshat turistik i humbur ne ishuj a ne nje cop bregdeti e sduhet bere investime.

    Kuptohet do ekulibrosh ambient – zhvillim industrial, po nuk ja pret dote Vlores kete Fat qe i ka dhene natyra, qe ka nje vlere ekonomike te tejskashme. Te besh llogarite e si te dalin te gjitha.

    Investimi i Nanos ne Vlore u pa si nje perpjekie per te ekulibruar klanet greke qe kane monopole ne furnizimet me karburant me ato italiane, e te hapte nje dere ne ate zone.

    Kjo qeveri e re sic e dime per arsye kryesisht mendore te drejtusit te saj ka nje ndikim grek teper te madh gje qe i prek kembet asaj, kur ska pse ben invalidin kur ke kembe e mundesi teper te forta, e i krijon vendin nje kosto teper te madhe.

    Per saranden duke qene nga gjirokastra e vajtur pervite si pare 90tes e pas asaj, ka qene nje kenaqesi kur kaloje qafen e gjashtes e te godiste era e jodit, kaltersia e detit, e bukuria harmonike e nje sarande te vogel po aq sa duhej e margaritar.

    Autori ka harruar, pa e paragjykuar, qe plani regullus i sarandes eshte bere me investim te qeverise se Mbreterise se Zogut, dhe e ka bere nje arkitekt Austriak, ne modelin e qyteteve Veneciane te mesdheut , dicka me te vertet shume e bukur.

    Tani Saranda me ato ndertime me duket si Gaza, e Bregu lindor palestines, ku nuk ka ligje e ndertimet jane nje amulli totale, jo vetem te japin nje shije te keqe po te pikellojne kur kujton ate Saranden e bukur si qe.

    PS: Xhaxhai, po ve nje blog ketu , kush do informacione nga ”Gazeta Lazerati”, nje zone e perfolur shume nga media kokenxehte shqiptare po ketu ne faqen e gazetes se shoqates me te njejten emer ke informacione nga nje kenveshtrim tjeter, e berenda standarteve qytetetare te gjithperfshirese. http://lazerati.blogspot.com/

  2. Si te gjitha problemet e tjera edhe gangrenen 17 vjecare te energjise elektrike shqiptari e kap gjithnje nga bishti.

    Pa vene ne dyshim qe Shqiperise sot i nevojiten burime shtese te prodhimit te energjise elektrike problemi kryesor ne ate vend eshte me abuzimin dhe masakrimin qe i behet energjise. Ajo qe i nevojitet Shqiperise per daljen e shpejte dhe te menjehershme nga erresira e llafharshme dhe bucijta e gjeneratoreve eshte vendosja e nje rregjimi gati diktatorial mbi perdorimin pa kriter dhe abuzimin shtazarak qe i behet nje lehtesie aq fisnike sa eshte rryma.

    A ka Shqiperia rezerva te mjaftueshme rryme per te bere nje jete normale (ky standart jo i krahasuar me ate te vendeve te zhvilluara!) me drita, frigorifer,TV dhe nje pompe te vogel ne fund te shkalleve per uje? Une mendoj se ka. Perpara viteve ’90 ngarkesa komunale vs. industriale qendronte ne 20/80%. Ndersa sot kemi te kunderten pra ngarkesa komunale (shtepiake) perben gati 90% te konsumit te pergjithshem pasi aty sot nuk ka asnje konsumator elektrik qe te vihet ne pune per te krijuar te mira materjale me perjashtim te ekspreseve te kafese qe ndizen rregullisht ne menyre te perpikte ne ora 7;30 ne cdo cep te Shqiperise duke ftuar ne tavolin popullin e lodhur.

    Pyetja qe shtrohet eshte e thjeshte. C’fare perpjekjesh ka bere ai popull gjate ketyre viteve per rritjen e stadartit te jeteses duke vendosur ngarkesa si makina larese, kondicionere, boliere, ngrohesa elektirke e deri te vendosja e dy poleve te rrymes ne dy cepat e sustes se krevatit per te gezuar nje rehati te tille? A paguhet fatura e konsumit te qe ju vete cdo muaj atyre qe kane te insatluar nje mates? Shifrat tregojne qe pagesat jane akoma ne nivelin e 40%. Faturimi ne 60%.

    A mund te dilet nga situtata e rende? Me vullnet te mire dhe pergjegjesi them se “PO”. Si?

    Krijimi i nje grupi grupi specialistesh politikisht te pavarur me kompetenca dhe fuqi te plota per te vendosur nje rregjim gati uashtarak per perdorimin ne baze kriteresh shume rrepta te rrymes. Vendosja e kuotes prej 200KWh ne muaj per konsumator pavaresisht nese je ne gjendje per te paguar pertej ketij limiti. Ti behet thirrje te gjitha institucioneve financiare per fonde per blerjen dhe instalimin ne kohen me te shkurter me matesa elektirk ne cdo familje dhe konsumator. Masa ekstreme per cilindo qe do vere dore per perdorimin abuziv te rrymese deri duke ndryshuar ligjet ne fuqi per ti dhene dore te lire organeve per te zbatuar denime ekstreme ndaj tyre. Subvencionimin e lendeve te tjera djegese alternative per te polotesuar nevojat e popullsise dhe c’instalimin e te kondicionereve nga zyrat dhe insitucionet shteterore qe perbejne nje konsumator shume te rende ne rrjet.

    Te jeni te sigurte qe pas nje ose dy vjetesh do te kemi nje pamje krejt ndryshe me rrezultate te prekshme ku te gjithe do tu duhet te lodhen me shume duke ngritur drute, bombolen dhe vajgurin por do te gezojne te mirat qe ju jep rryma. Shteti me kursimet e importit te rrymes do te jete ne gjendje ti shpenzoje ato per me shume rruge, shkolla dhe uje.

    A ka vende te tjera ku Shqiperia mund te zgjase koken e te shohe se si e bejne? Sigurisht qe ka kur mendoj se ne vitin 1993 e kam pare me syte e mi se si turqit drithetoheshin perpara ndezjes se nje dirte neoni (floreshente) ne momentin qe ne beheshim gati te hynin me dyqan. Tregetaret rinin jashte ne eresire me dritat fikur dhe e ndizin ate vetem kur shihnin klientin te dera.

    Jo. Jo. Pune qe nuk behet. Kot flas. Na duhen TEC-e dhe HEC-e. Stacionare dhe te levizshem qe me doemos do behen me blereje te drejtperdrejte se ashtu e do puna. E kuptoni vete se ku e kam fjalen. Per te zgjidhur “efektivisht” situaten. Na duhen gjeneratore te dera e agjencise per te shitur biletat per Antalija, Budva, Mayorka. Po naten e Vitit te Ri ku do ta bejme se vera po i mbyll dyert avash-avash. Na gjeni nje lokal me gjenerator te fuqishem se i vogli mos na ben ndonje te pa bere. Por kurresesi jo ajo marrezia qe thash me siper. Nuk jemi ne nga ato miza.

    MB

  3. Me terhoqi vemendjen ky perfundim i Xha Xhait:
    “të gjithë sillen sikur Shqipëria gjeografike të ishte plaçkë për t’u ndarë në limer të hajdutëve.”
    Kjo s’do te thote gje tjeter vecse qe marrezise se sarandioteve mund t’i behet nje diagnoze qe vlen per te gjithe shqiptaret: jemi komb vetevrases.
    A mund te shpetojme nga kjo mani dhe si?
    THIS IS THE QUESTION!

  4. Shifrat tregojne qe pagesat jane akoma ne nivelin e 40%. Faturimi ne 60%.

    Gjithashtu shifrat thone qe KESh i paguan takse Ministrise te Financave mbit ate sasi qe faturon jo ate qe paguhet.

  5. Per te kuptuar keqperdorimin energjitik me kujtohet nje batute per nje llampe oborri ne nje fshat shqiptar qe shihej nga hena.

    Meqe Shqiperia niset nga pika zero ne iniciativa te tilla si energjia/ telekomunikacioni eshte ne pozite te perfitoje nga pervojat e fqinjeve dhe te kaperceje ca vite me pak mundim e investim. Te jene te zgjuar do perfitonin edhe nga vemendja e madhe e alarmuese per ngrohjen globale dhe perpjekjet per konservim e energji alternative – meqe aty mund te sigurojne mbeshtetjen e partnereve te huaj. Fushatat “green” ne Shqiperi kane qene shume te politizuara dhe siperfaqesore per t’u marre seriozisht. Ambientalisteve (perfshi dhe Mjaftin) u eshte degjuar zeri vetem per ceshtje te TEC-it dhe eko-turizem qe lene menjane edukimin e konsumatoreve pa perfshire ca postera ne stacionet e urbanit. Shqiperia eshte ne krize; nuk ka nevoje ta simuloje rrezikun (therras qametin) sic bejne vendet e zhvilluara per te nxitur normativa te reja dhe teknologjine. Dhe sa duhet ta perjetojme kete krize?

    -Parrulla in mourning

  6. Xha Xha, mjerimi eshte se turizmi ka mbetur ne “doren” e aleances apo Dezdemones & co. Shqiptaret po i’a bejne varrin vetes. Nuk merret me vesh “kush-do-cfare.”

  7. TECI I SHKODRES

    Gazeta “Sot”, sot.

    Kështu dje gjatë orëve të paradites në rrugën nga fundi i Xhabijeve e deri në Parrucë, në të dy anët e trotuareve ishin vendosur përpara dyqaneve dhe lokaleve 254 gjeneratorë, duke filluar nga 1 kilovat dhe përfunduar me gjashtë gjeneratorë të mëdhenj furrash 50-100 kilovat. Në segmentin nga Perashi dhe deri në fillimin e Xhabijeve, ishin rreshtuar 176 gjeneratorë nga 1 deri në 5 kilovatorë dhe tre të fuqisë 50 kilovat. Në qendër të Shkodrës nga Parruca dhe deri në “Trumën e Dugajve të Reja” janë mbi 123 gjeneratorë të vegjël 1-4 kilovat dhe bankat, hotelet dhe restorantet e mëdhenj kanë 17 gjeneratorë mbi 50 kilovat. Po të shkosh në rrugën e Rusit në të dy anët, duke filluar nga Turizmi ishin vetëm në trotuare 142 gjeneratorë nga 1-4 kilovat dhe 10 gjeneratorë mbi 50 kilovat të rreshtuar në mënyrë të rregullt, si në trotuare dhe në brendësi të lokaleve. Por edhe në zonën nga Turizmi dhe deri në rrugën e Stacionit të Trenit ishin 89 gjeneratorë të vegjël nga 1-5 kilovat dhe vetëm katër të mëdhenj mbi 50 kilovat. Një mrekulli gjeneratorësh edhe në segmentin nga “Teatri” dhe deri në Kiras, ku numëroheshin jashtë dhe brenda lokaleve 112 gjeneratorë dhe tre të mëdhenj mbi 50 kilovat dhe po t’i shtosh kësaj infrastrukture të jashtëzakonshme gjeneratorësh edhe ato të segmenteve më të vegjël dhe zonave të prodhimit apo edhe të fshatrave, atëherë mund të thuhet se “TEC-i” në Shkodër ka kohë që është ndërtuar, por atë nuk e shohin të gjithë ato, që kanë menduar vetëm të merren me tenderë energjie dhe tranzitime të saj.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin