Vorio-Epiri diplomatik

Kam lexuar mendime të ndryshme në shtyp për vendimin e qeverisë greke për t’iu dhënë qytetarinë greke minoritarëve grekë në Shqipëri.

Për mua, sa kohë që Shqipëria mbetet jashtë Bashkimit Evropian, ky vendim rrezikon të krijojë, brenda Shqipërisë, një kastë qytetarësh të privilegjiuar në raportet e tyre me Evropën.

Natyrisht, vendimi është marrë për minoritarët, por të gjithë e dimë sa të lehtë e kanë disa qarqe, në Greqi dhe në Shqipëri, për t’i deklaruar të gjithë shqiptarët e fesë ortodokse si minoritarë. Kush do t’i pengojë tani? Gjendjet civile?

Në pamundësi për të krijuar Vorio-Epirin, këto qarqe po duan ta vënë Shqipërinë, de facto, në duar të “vorio-epirotëve”; sepse kjo kastë e pajisur me euro-pasaporta do ta ketë të lehtë të vendosë marrëdhënie të privilegjiuara brenda kontinentit dhe më tej

Qeveria shqiptare vërtet mund të ketë qenë e pafuqishme për ta kundërshtuar këtë vendim, por ma merr mendja se diçka mund të ishte bërë, sidomos duke futur në lojë italianët, të cilët nuk besoj se janë shumë të ngazëllyer nga këto skenare për katrahura të reja.

Nuk mund të mos kujtoj edhe se, njohja e dyshtetësisë që u trumbetua dikur me të madhe nga Berisha me të vetët, tani po rrezikon të kthehet në një kërcënim të madh për vetë integritetin qytetar të Shqipërisë.

Nuk jam nga ata që i ka “zënë frika se grekët do te na marrin Shqipërinë”. Këtë akuzë e lexoj tani edhe në shkrimet e në deklaratat e disa figurave publike e analistëve, si Panajot Barka, Adrian Dule, Stavri Marko e të tjerë. Me fjalë të tjera, që shqetësimi për dhënien e qytetarisë greke minoritetit grek në Shqipëri qenka shprehje e “nacionalizmit” arkaik shqiptar.

Thuase këto fytyrëza të shovinizmit grek nuk e dinë se pikërisht vendimi i qeverisë greke është shprehje e nacionalizmit grek, shumë të rrezikshëm për stabilitetin e Shqipërisë si shtet dhe të Ballkanit në tërësi.

Nga ana tjetër, shoh një balet zyrtarësh në shtypin e sotëm për ta paraqitur vendimin sikur ka të bëjë me emigrantët qytetarë shqiptarë në Greqi. Si të jetë puna?

Është e natyrshme që njerëz që jetojnë e punojnë në Greqi prej vitesh të marrin qytetarinë greke. Është njëlloj e qartë, gjithashtu, që vendimi i qeverisë greke kish të bënte me minoritetin grek në Shqipëri, jo me atë pjesë të minoritetit që ka emigruar në Greqi.

Atëherë pse ky “spin” i papritur?

Stavri Marko në “Koha Jonë” fliste për “dhjetëra-mijëra minoritarë grekë që jetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë”. Pikërisht këtyre kërkon t’u japë qytetarinë greke Athina, që të shërbejnë si “flamurtarë të afrimit të Shqipërisë me Evropën”.

Natyrisht, nuk mund ta bësh me faj as minoritetin grek, as Athinën, që qeveritë brekëvarura të Tiranës nuk e organizuan dot kurrë një regjistrim të saktë të popullsisë në Shqipëri. Në mungesë statistikash të pranuara, secili mund të thotë ç’të dojë.

Nga ana tjetër, vërtet Greqia nuk “e merr” Shqipërinë edhe sikur t’ia falësh, por një pjesë e mirë e grekëve, sidomos në provincë, besojnë vërtet se shqiptarët e fesë ortodokse, ose të ashtuquajturit “vorio-epirotë” janë në të vërtetë “grekë”. Shtypja e këtyre martirëve nga “turqit” shqiptarë, pa zënë në gojë të frikshmit “papistë” katolikë të Veriut, përbën një narrativë fikse të mitit kombëtarist grek, krah për krah me gjepura të tjera për Azinë e Vogël, Maqedoninë, Bizantin e kështu me radhë.

Prandaj faktori politik i brendshëm në Greqi gjithnjë duhet mbajtur parasysh.

Mendoj se strategjia afatmesme e Greqisë është ta bëjë për vete elementin shqiptar ortodoks në Shqipëri, duke e korruptuar me privilegje reale si ky i qytetarisë greke dhe të tjera kësisoj, dhe ta mbajë në krye të punëve në Tiranë e gjetiu; sepse ashtu mund t’i kontrollojë më lehtë shqiptarët në përgjithësi.

Mendoj gjithashtu se një strategji e tillë dinake nuk është në interes as të Shqipërisë, as të shqiptarëve ortodoksë, të cilët historikisht kanë qenë faktor jashtëzakonisht i gjallë madje vendimtar në konsolidimin dhe përparimin e shtetit shqiptar.

Nuk më duket se ka rrezik që Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut. Kush e përmend këtë rrezik, e përmend sepse është i thjeshtë për t’u kundërshtuar e për t’u përqeshur.

As më duket se “Greqia” është një forcë monolitike, statike, e dhënë një herë e përgjithmonë. Ka forca të ndryshme në politikën greke, të cilat kanë pikëpamje të ndryshme për politikën që duhet të ndjekë Greqia me Shqipërinë. Disa nga këto forca nuk mund të mos jenë të djathta; dhe një pjesë e së djathtës greke mendon se vorio-epirotët, ose shqiptarët e fesë ortodokse, janë në të vërtetë grekë.

Madje jo vetëm e mendon këtë gjë, por edhe e ka propaganduar në shkolla prej kohësh. Nëse më lejohet të sjell një anekdotë personale, një mik grek i moshës sime më ka kënduar dikur, gjysmë me të qeshur, një këngë që i kishin mësuar në shkollën fillore, për motrën që i vuante në Vorio-Epir.

Nuk them se këto janë qëndrimet zyrtare të qeverive greke, por them se këto janë opinione folkloristike të cilat politikanët grekë janë të detyruar t’i marrin parasysh.Përndryshe, Greqia nuk kërkon “ta marrë” Shqipërinë e Jugut, por ta kontrollojë, duke ia shfrytëzuar burimet e duke neutralizuar rreziqet që mendon se mund t’i vijnë prej andej. Këtu nuk ka asgjë për të habitur, sepse edhe shtete të tjera njëlloj do të kishin vepruar.

Specifika e këtyre qëndrimeve greke ka të bëjë me përcaktimin e minoritetit grek në Shqipëri. Sikur të përdorej kriteri i gjuhës për të përcaktuar e regjistruar minoritetin grek në Shqipëri shumë gjëra do të ishin kthjelluar me kohë.

Edhe Komisioni i Kufijve, pas përfundimit të Luftës I Botërore – në mos gabohem – kriterin e gjuhës përdori për të ndarë kufirin shqiptaro-grek. Ndërsa tani dëgjojmë, përkundrazi, të na shpjegohet se është grek ai që “ndihet” grek; kriter që, për shumë konservatorë grekë ortodoksë don të thotë se çdo shqiptar i fesë ortodokse është “grek”.

Ky nuk është rrezik i imagjinuar, as paranojë; por e vërtetë banale. Simbioza e fesë me etninë në konceptin kombëtarist grek të përkatësisë kombëtare është e vështirë për t’u kuptuar nga ca si ne, që fenë nuk e llogarisim shumë kur vjen fjala për të shkoqitur identitetin etnik.

Pak rëndësi ka, megjithatë, nëse e kuptojmë apo nuk e kuptojmë ne. Qeveria shqiptare pothuajse nuk ka reaguar fare ndaj këtij provokimi të qeverisë greke; ndërsa shoqëria civile duket se ka probleme të tjera të mprehta ose kriza identiteti të një lloji tjetër.

Megjithatë, qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë që një pjesë e qytetarëve të vet t’i gdhihen një ditë prej ditësh, me dekret, qytetarë të një shteti tjetër. Atyre që më thonë se është e drejta e qytetarëve të vendosin nëse janë grekë apo shqiptarë, u përgjigjem se edhe shteti shqiptar ka të drejtën e vet të pacenueshme të luftojë për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë.

Natyrisht, Tirana nuk mund t’i diktojë Athinës se ç’vendime të marrë me pasaportizimet dhe homogjenizimet (ç’fjalë e shpifur); por një gjë që qeveria dhe parlamenti shqiptar mund të bëjnë, është të shpërnjohin dyshtetësinë.

Nëse kjo nuk është veçse një lojë provokuese e të djathtës politike greke, atëherë shpërnjohja e dyshtetësisë ua lë grekëve kopilin në derë – sepse do t’i detyrojë të vendosë se ç’të bëjnë me ata “qindra-mijëra” minoritarë që paska Shqipëria, duke përfshirë edhe dhjetëra-mijërat që kanë numëruar në Tiranë Panajot Barka me Stavri Markon.

* * *

Kultura kombëtariste greke është e fiksuar me Vorio-Epirin. Për grekët e rrugës, Vorio-Epiri është po aq grek sa ç’është Kosova shqiptare.

Kjo psikozë u është edukuar atyre nga dekada të tëra propagande kombëtariste, të skajshme gjatë diktaturës së kolonelëve, por që asnjëherë nuk është pastruar krejt nga kultura “pop”.

Unë s’kam dyshim që në universitetet greke dhe në shërbimet sekrete dhe në think tanks ekspertësh e njohin mirë gjendjen etnike në Shqipërinë e Jugut; sikurse dinë se Greqia asnjëherë nuk ka qenë në pozita kaq të favorshme sa sot për ta shkombëtarizuar këtë zonë që gjithnjë i ka sjellë “kokëçarje”.

Shkombëtarizimi kryhet nëpërmjet prestigjit, parave, investimeve, dyqaneve, bankave, kredive, televizionit dhe mediave, lëmoshave të asistencës, shkollave greke, dhe krijimit të një elite greqishtfolëse që të shërbejë si “interface” e Shqipërisë së Jugut me Evropën nga njëra anë, dhe me Tiranën e Athinën nga ana tjetër.

Kam përshtypjen se nga pikëpamja e grekëve të marrë që ende e kërkojnë këtë farë operacioni bizantin-mesjetar, pengesa kryesore janë nga njëra anë myslimanët lebër filoitalianë të Shqipërisë së Jugut (sikurse çamët dje), dhe nga ana tjetër “papistët”, ose katolikët shqiptarë.

Nga ana tjetër, Vorio-Epiri është mit i kulluar i kombëtarizmit grek, dhe si i tillë nuk mund të luftohet me argumente racionale, as me statistika demografike, as me vlerësime ekonomike të burimeve. Është një vend imagjinar, ku “grekësia” çdo ditë kryqëzohet me mund e tortura prej “turqve “ e “papistëve” të Shqipërisë.

Edhe po ta marrësh një grek trushplarë të mitit e ta shëtisësh në Jug, që të bindet vetë për etnicitetin e zonës, do të të thotë se grekët kanë ikur që andej ose i kanë dëbuar, prandaj nuk gjenden më.

Këtij zjarri i hedhin benzinë edhe njerëz si Nick Gage në SHBA; i cili vërtet mund të jetë i afërt me Demokratët dhe aspak i djathtë në bindjet politike, por është vetvetiu i djathtë e kombëtarist i çartur, sa kohë që shpreh pozicionet politike të diasporës greke. Në të vërtetë, diasporat shpesh marrin pozicione të skajshme, kur vjen puna për çështje të kësaj natyre; siç e dimë mirë edhe ne këtu.

Pyes veten: a është edhe reaksioni ynë ndaj kësaj dinakërie të fundit të grekëve i tepruar; ose shprehje e së njëjtës sindromë të ngazëllimit kombëtarist që i pllakos rëndom diasporat?

Nuk më duket. Ne vijmë prej Shqipërie dhe natyrën etnike të “Vorio-Epirit” e njohim nga eksperienca e drejtpërdrejtë, jo nga propaganda e qarqeve kombëtariste dhe fetare gjithfarësh. Shqipëria e Jugut është vërtet një trevë ku të krishterët ortodoksë shqiptarë e vllehë dhe shqiptarët myslimanë kryesisht bektashinj kanë bashkëjetuar prej kohësh në paqe.

Minoritarët grekë të Shqipërisë së Jugut, sipas studiuesish të paanshëm, kanë përfunduar atje si bujq mëditës, për të punuar tokat e bejlerëve të zonës. Edhe Çabej i konsideronte, për arsye të ndryshme, sllavë të greqizuar.

Jo vetëm që ndikimi grek në Shqipëri të Jugut ka qenë gjithnjë i natyrës elitare-kulturore dhe është ushtruar nga misionarët e Kishës; por edhe që nga Mesjeta e Hershme arbërorët kanë qenë gjithnjë më të shumtë se grekët në krejt Greqinë perëndimore, deri poshtë në Peloponez (More) e në ishujt e Egjeut.

Të gjitha këto troje, pas shkatërrimit të tyre nga dyndjet e barbarëve në Mesjetën e Hershme, u populluan nga një përzierje sllavësh dhe pastaj arbërorësh, me ndonjë komponente të vonë vllahe, që erdhi duke u shtuar.

Për këtë ka të dhëna historike e dokumente që nuk mund të fshihen as të mohohen; dhe historianët e dinë mirë historinë e Epirit, e cila s’ka të bëjë fare me profkat kombëtariste që u thuhen grekëve sot në shkolla e gjetiu.

Ekspansioni grek, i cili u intensifikua që në kohën e Ali Pashait, kur shqiptarë luftuan me shqiptarë dhe mori krahë pas Revolucionit Grek, kur përsëri shqiptarë luftuan me shqiptarë, u mbështet pastaj në greqizimin e arbërorëve; duke përfituar nga analfabetizmi i tyre dhe nga fakti që si këta si grekët u faleshin Zotave njëlloj.

E njëjta logjikë çoi edhe në dëbimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame dje; ose në greqizimin gradual të bregut shqiptar të Jonit ose zonës së Bregut.

Greqizimin e ka ndihmuar sa forca intelektuale e helenizmit në bashkëvajtje me ortodoksinë, aq edhe dobësia e hatashme e shqiptarëve për t’iu përgjigjur kësaj ekzeme, madje edhe pas 1912-ës.

E njëjta dobësi shihet edhe sot, në mefshtësinë e diplomacisë shqiptare dhe të vetë kryeministrit Berisha; i cili po sillet në publik sikur të mos i konsideronte shqiptarët epirotë si po aq “shqyptarë” sa harushat e Tropojës. Në çështje të tilla reagimet emotive luajnë rol të madh, sepse emocioni përcakton përparësinë që i jepet kësaj apo asaj krize.

Thua të ketë lidhje kjo me rrëzimin e turpshëm që i bënë Berishës lebërit e Jugut në 1997-ën? Nuk po dua të spekuloj…

[…]

Edhe Gazeta “Tirana Observer” boton një intervistë ku, ndër të tjera, figura politike të njohura të pakicës greke, si Leonard Solis, Ligoraq Karamelo dhe Vasil Bollano shprehen të gatshëm për të marrë qytetarinë (shtetësinë) greke.

Nëse veprimtaria politike ka për synim, mes së tjerash, edhe marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, ua lë ekspertëve të së drejtës së shtetit të më shpjegojnë nëse është e mundshme, nga ana ligjore, që Solis, Karamelo dhe Bollano të mbajnë poste të zgjedhura ose të emëruara, në administratë, legjislativ apo gjyqësor të shtetit shqiptar, duke qenë (edhe) qytetarë të një shteti fqinjë.

Si do të vepronin këta qytetarë, në rast konflikti çfarëdo midis Shqipërisë dhe Greqisë; pa përmendur rrethanat e problemeve të hapura midis dy vendeve (ligji i luftës, çështja çame, emigrantët, Vorio-Epiri)? Çfarë mund t’i shtyjë këta politikanë të dalin me deklarata të tilla të cilat, de facto, ua komprometojnë krejt pozitën e tyre si figura në politikën shqiptare?

A mund të mendohet, bie fjala, një qeveri italiane e përbërë, ndër të tjera, edhe me shtetas të Republikës së Austrisë? Apo një qeveri malazeze, që të pranojë në përbërje shtetas të Republikës së Shqipërisë? Një qeveri greke shtetas të Republikës së Turqisë? Kam frikë se nuk mund të mendohet.

Shtetësia nuk është si ato ofiqet e tujet që të ngjit me karficë në gjoks presidenti; por titull të drejtash dhe detyrimesh solemne. Aq më tepër vlen kjo në rastin e politikanëve, të cilët për nga vetë vokacioni i janë përkushtuar shërbimit publik, ose mirëmbajtjes së qytetërimit në shtetin përkatës.

Të isha deputet në Kuvendin Popullor, do të kisha propozuar që këtyre njerëzve t’u hiqej privilegji i shtetësisë shqiptare. Nuk u vë faj se ndihen e duan të jenë grekë, sidomos në kushtet kur sot shtetasve grekë u hapen shumë dyer që për shqiptarët mbeten të mbyllura; por u vë faj sepse me këtë gjest nuk po u shërbejnë aspak interesave kombëtare të shtetit të cilit janë betuar t’i shërbejnë. [2006]

 

38 Komente

  1. Shkrove:

    ”Minoritarët grekë të Shqipërisë së Jugut, sipas studiuesish të paanshëm, kanë përfunduar atje si bujq mëditës, për të punuar tokat e bejlerëve të zonës. Edhe Çabej i konsideronte, për arsye të ndryshme, sllavë të greqizuar.”

    Cilet jane keta studiues te paanshem? Sigurisht e ke fjalen per shqiptare, por per mendimin tim (e njoh literaturen perkatese) argumentet shqiptare jane kopje e argumenteve te historianeve serbe per ceshtjen e Kosoves. Ndalojne historjanet ne mesjete, ne fiset e Zenebisajve qe zoteronin Dropullin. Kjo u mjafton. Por perpara Zenebiseve nuk kishte zot toka? E verteta eshte se para vitit 1348 nuk kishte shqiptare ne Jug te Vjoses. Dhe kete e vertetojne edhe albanologe si Sufflay etj.

    Pastaj per Cabejn (mendoj se e ke fjalen per librin ”Shqiptaret midis Lindjes dhe Perendimit), argumentet qe paraqet jane shume te dobta. Nga pamja karakteristike nuk mund te gjykosh per origjinen (te pakten midis Evropjanesh), dhe ajo qe shkruan se grate ne emrat flasin me shtesen -ova apo -eva eshte keqkuptim i shkrimit -ενα (lexohet -ena) qe eshte prapashtesa qe u vihet grave te fshatrave tona (sidomos plakave) ne emrat e burrave. Psh gruaja e Tasit quhet Tasena, gruaja e Taqit quhet Taqena etj. Pastaj, kur u krye greqizimi i sllaveve ne Epir?

  2. Ja disa burime, i nderuar Tannhauser:

    Që Epiri bënte pjesë në Shqipëri:
    Kosmas Thesprotou – Athanasiou Psalida, Geographeia Alvanias kai Epeirou, Joannina, 1964, p. 49, 50, 101; E. Kurilla, Epeirotika Analekta, Janina, 1956, p. 57.

    Që Epiri ishte vazhdim natyror i Shqipërisë dhe banorët e tij ishin shqiptarë:
    A. Duval, Expose de faits qui ont precede et suivi la cession de Parga, PARIS, 1820, P. 8-9; Dimo et Nicolo Stephanopoulos, Voyage en Grece, Vol. II, Londre, 1800, p.187

    Që Greqia e lashtë kishte në kufi të saj verior Epirin:
    Dicaearchus, Descriptio Graeciae, in Geographi Graeci Minores, pub. J. F. Gail, Vol. II, Paris, 1828, p. 109

    Që Epiri në Mesjetë konsiderohej “provintia Albaniae”:
    G. Valentini, Acta Albaniae Veneta, pars II, tomus 15, nr. 3736.

    Që Epiri më pas konsiderohej kryesisht si Shqipëri e Poshtme:
    “Albania distinguitur in superiorem …et inferiorem, quae oli Epirus” Ph. Cluverius, Introductom in universam geographiam, Guelferbyti, 1686, p. 386, 387; J.C. Hobhouse, A journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Contantinople, Vol. I, p. 176, (Epirus or Lower Albania); G. Cara, Viaggio nella Bassa Albania (Epiro), Torino, 1874, p. 5

    Sikurse e shikon, i nderuari Tannhauser, nuk besoj se të duket se ndonjë prej të sipërcituarve është shqiptar, meqë vetë pohon se e “njeh literaturën përkatëse”. Përkundrazik gjashtë syresh janë grekë, njëri është frëng, njëri anglez, dy italianë, dhe njëri gjerman. Anjë shqiptar, për besë.

    Pohimet e tjera të tuat [paralelizmi me historianë serbë, Zenebishi, 1348, etj] janë aq të pasakta dhe të skajshme sa nuk ia vlen që të harxhohet kohë.

  3. Tannhauser, unë këto të dhëna i kam gjetur tek Çabej, i cili i ka marrë edhe ai prej të tjerësh – por gjithsesi jo shqiptarësh të tjerë. E kam parasysh se kur vjen fjala për çështje të tilla delikate vendasve nuk është për t’u besuar, por unë gjithsesi me Çabejn bëj përjashtim, sepse nuk ia vë dot në dyshim integritetin.
    Tani, nëse janë apo jo sllavë të greqizuar minoritarët grekë të Jugut, këtë s’e gjejmë dot këtu. Çabej vë në dukje ngjyrat e tyre të çelura, lëkurën tepër të bardhë, flokët e verdhë e të tjera tipare që do t’i afronin me sllavët – në ato kohë etnitë gjykoheshin shumë nga tipare të tilla sipërfaqësore. Unë, që kam njohur e njoh shumë minoritarë, mund të them që kam parë edhe ashtu, edhe kështu; disa që do t’i klasifikoja menjëherë si grekë, të tjerë si aromunë a çobanë, e një kategori të tretë që u ngjajnë sllavëve.
    Nga ana tjetër, shoh se studime të rejashenjuesve gjenetikë nuk gjejnë ndonjë komponente të rëndësishme sllave në popullsinë e Greqisë së sotme; edhe pse dihet që sllavët janë vendosur në trojet greke, sikurse janë vendosur edhe në Shqipëri të Jugut. Emrat e vendeve vështirë se i vë dot në diskutim, sikurse të dhëna të tjera të drejtpërdrejta.
    Popullsia e Greqisë në Mesjetë u rrallua shumë; aq sa të fortët e kohës u detyruan shpesh të thirrnin arbërorë, që t’u popullonin tokat, të prodhonin bukën e t’u mbronin pronat. Pasardhësit e këtyre arbërorëve i gjen edhe sot e kësaj dite jo vetëm ndër arvanitët, por edhe në arbëreshët e Italisë së Jugut. Më pas, kur erdhën në Ballkan osmanët, ndodhi një dukuri e kundërt: ishin feudalët osmanë që nisën të thërrasin argatë prej Junanit, për t’u punuar tokat.
    Përndryshe popullsia e Ballkanit bizantin gjithnjë e përzier ka qenë, edhe pse kultura greke e përçuar nga kisha ortodokse shpesh ka triumfuar mbi përkatësinë dhe kujtesën etnike, duke përfshirë edhe gjuhën. Ashtu do të ketë ndodhur edhe greqizimi i sllavëve në Epir, besoj unë.

  4. XhaXhai, une nuk dua te futem ne nje debat qe nuk do kete asgje konstruktive duke shkembyer replika. Besoj kjo eshte e lehte edhe per mua edhe per ty (apo ndonje anetar tjeter), te sjelli ne favor te tij argumenta. Ajo qe dua te ndalem eshte ne disa kontradikta (sipas mendimit tim) te studjuesve shqiptare ne lidhje me greket e Shqiperise. Meqe u reverove Cabejt po citoj nga ai (Cabej E., Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Cabej, Tirane, 2002, bot. i II, f. 116, shen. 52): “Jane trajtuar me sufiksin sllav –ove. Kete ne shqipet nuk e shoh te jete me produktiv, por eshte ne dialektin e grekofoneve te Dropullit ne jug te Gjirokastres si sufiks femeror i mocionit: Leova “e shoqja e Leos”, Nashova “e shoqja e Nashos” etj. Shume elemente sllave ne gjuhen dhe nje kompleksion i bardhe ne pamjen somatike te kesaj popullsie sot greke ne bejne te pranojme gjurme intensive sllave. Pasi keto rrjeshta ishin shkruar, shoh se nje mendim te aferm shpreh dhe URBAN 166 v.: “Nje studim i imte antropogjeografik i ketyre viseve do te vertetoje se gjer ku kemi te bejme ne keta greke me sllave te greqizuar dhe a mos duhet qe disa dukje te vecanta ne leme te banesave te konsiderohen te origjines sllave”.”

    Ne radhe te pare dua te shenoj se Cabej kur i ka shkruar keto rrjeshta ka qene nje 30vjecar dhe ende nuk kishte thelluar ne studimet e tij. Kjo gje duket edhe nga rasti i fjales “Arber” ku ne kete veper ka tjeter mendim per etimologjine, kurse ne 1976 ne vepren monumentale “Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes” shpreh nje mendim tjeter dhe me te plote. Dua te them se edhe per kete ceshtje ne qofte se do kishte thelluar me shume, mund te kishte nje mendim tjeter. Ne radhe te dyte, argumentet qe ka sjelle per kete supozim jane edhe nga ana sasiore edhe nga ana cilesore te ceketa. Me tre argumente ne nje paragraf nuk vuloset nje ceshtje kaq serjoze. Sic e thashe edhe ne postimin me lart sufiksi –ove eshte i keqinterpretuar ose i keqkuptuar. Per kete kam njohuri personale. Edhe shprehja “shume elemente sllave” eshte krejt relative. Une nuk kam diktuar ne te folmen tone elemente sllave, te pakten jo me shume se ne dialekte te tjerra te Greqise apo ne krahasim me shqipen. Edhe shqipja ka nje numer relativisht te madh huazimesh nga gjuhe te tjera por ky fakt vetem nuk tregon dicka. Pamja somatike me “kompleksion te bardhe” nuk thote dhe shume gjera. Une kam ndeshur shume shqiptare gege dhe kosovare qe kane nje pamje te tille, me ngjyre te hapur, floke te verdha dhe sy te hapura. Mund te jene sllave dhe keta? Besoj se analogjia eshte e njejte si nder shqiptare si nder greke per kompleksionin e bardhe. Edhe nje gje tjeter. Cabej flet vetem per fshatrat e Dropullit, mirepo nuk ka vetem ne Dropull greke por edhe ne Delvine, Sarande, Permet, Himare etj.

    Per greqizimin e sllaveve tani. Elementi sllav ne greqi eshte trajtuar shume mire nga historiani i njohur gjerman Ch. Hopf, i cili ishte dhe i pari qe rrezoi pikepamjet (e paguara nga Ruset) te Fallmerayerit. Keta sllave ishin vendosur kryesisht ne Peloponez, kurse nga Epiri ishin si te themi kalimtare, sic kaluan keltet, nje vershim barbar. Edhe flasim per vershimin e dyte te sllaveve, me Stefan Dushanin te cilet sunduan Epirin (1348-9). Mund te kryhet nje greqizim i sllaveve ne kete perjudhe? Besoj se jo. Sepse perandoria e Dushanit hoqi perfundimisht Perandorine Bizantine nga tokat arberore dhe ato te Epirit. Pra bizantinet pushuan se qeni element pushtues dhe eventualisht element asimilimi. Do thuash ti ngeli Kisha. Ne fakt roli i kishes si force asimiluese eshte i ekzagjeruar, madje nder shqiptare akoma me shume. Une pyes, si eshte e mundur te greqizohen sllavet dhe te mos jene greqizuar shqiptaret, bullgaret, arumunet (keta jane greqizuar vetem pas hyrjes ne shtetin grek, sic eshte bere me asimilimin e tyre ne c’do shtet ballkanik) etj? Do permend nje rast qe e kisha gjetur ne librin “The Balkans” nga M. Mazower. Thoshte se prifterinjte bullgare kryenin meshen ne greqisht (para krijimit te Patriarkanes se tyre) por ne menyre papagalle. Pra nuk dinin greqisht, vetem kishin mesuar llafet qe duheshin thene ne c’do rast kishtar. Kjo nuk u ndryshoi kombesine e as i asimiloi.

    Le te marrim tani pohimin se ne minoritaret erdhem si argate. Sipas Fjalorit Enciklopedik (Akademia e Shkenave e RPSSH, Fjalor Enciklopedik, Tirane, 1985, f. 211) kjo ka ndodhur ne shekullin e 18. Epiri gjithmone ka qene nje nga krahinat me te varfera te perandorise Osmane kryesisht per mungese tokash te punueshme. Madje edhe sot e kesaj dite Epiri eshte krahina me e varfer e Komunitetit Evropian sipas Eurostat (shifrat para se te futej Rumania dhe Bullgaria). Pra erdhen mijera greke vetem per te punuar fushen e Dropullit? Po ne krahinen e Pogonit (nga jam edhe une) qe nuk ka pellembe toke te punueshme c’fare kerkonin? Mua pra me duket ky pohim nonsens. Pse nuk ka greke ne Myzeqe qe ka toke per te punuar?
    Si perfundim do permend nje burim tjeter shqiptar, kete here historianin e mirenjohur K. Frasheri. Ja se c’shkruan ne nje nga librat me te plota per mua (Frasheri K., Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, v. I, Tirane, 1989, f. 95): “Pershtjellimi me i madh dukej ne frontin e Epirit. Ne shek. XIX ketu banonin diku te vecuar dhe diku te perzier me njeri-tjetrin, njesoj si ne kohen antike, pasardhesit e ilireve dhe te heleneve – shqiptaret dhe greket. Krahas tyre kishte edhe vllehe te vendosur qysh ne mesjete.”
    Ky mendim me duket me afer realitetit, dhe nuk eshte dicka skandaloze te pranohet autoktonia e grekeve ne Epir. Kjo nuk e ben tash Epirin me shume grek sesa shqiptar, por eshte me afer realitet sesa greket te quhen sllave apo shqiptaret te quhen turq.

  5. @ xha xha

    me vjen keq, se sa me teper lexoj shkrimet e tua ( te cilat propagandon edhe ne forumet e tru-peshqeve), aq me teper bindem , per perdhunimim me flagral te fakteve historike; por edhe per qendrimin tend tejet nacionalist, dhe te pabaze shkencerisht, qe te udheheq.

    “vorio epiri”, apo “epiri i veriut”, eshte dhe ka qene pjese e qyteterimit grek; ashtu sikurse epiri ne teresi.
    e deshmon kete historia e kesaj treve. e deshmojne kete arkeologjia ( tempujt e lashte antik grek, evidenca e varreve qysh prej antikitetit grek, e me vone, mbishkrimet dhe zbulimet ne to ); arti ( skuptura etj…); arkitektura e ketyre viseve; kishat mesjetare ( me referenca vetem ne greqisht); gjuha; toponimet; traditat; zakonet; koncepti i banoreve te kesaj treve, ne lidhje me boten; kultura; etj; etj….

    historia nuk eshte nje “forme arti”, mbi te cilen cdonjeri nga ne mund te mbaje qendrimin qe do. historia eshte shkence. dhe kjo shkence, ka mjetet e veta te punes.

    qe te thuash , se epiri ka qene shqiptar, duhet me pare t’a vertetosh. kujtoj se nuk ka asnje gjurme arkeologjike te te
    shprehurit shqip, dhe aq me pak ” qyteterimi shqiptar”( i cili nuk egziston, as sot e kesaj dite).

    une me te njejten llogjike, mund te shprehesha per nje epir “japonez”. mund te me mbushesh mendjen per te kunderten?

    ketu thirret historia, dhe “mjetet” e saj te lartpermendura; “mjete” te cilat tregojne per egzistencen e nje qyteterimi teper te lashte, ( me vazhdimesi “zinxhir” ), dhe me “shtrirje” ne kohe, i cili eshte padyshim , grek.

    shoh, se si manipulon faktet historike, duke prezantuar voskopojen , si nje qender te “kultures shqiptare”. eshte vertet per te qeshur ( kete “shprehje te absurdit”, edhe sartri do te kish zili)! mund te me thuash per cfare universitetesh flet ( te cilat nuk vihen ne dyshim historikisht ), kur alfabeti shqip u krijua shekuj me vone ?! natyrisht ato universitete , ai lulezim dhe potencial ekonomiko-kulturor ishte shprehje e qyteterimit bizantin grek, dhe vazhdimi natyral i qyteterimit antik grek, i epiroteve dhe epirit te lashte.

    ti si “specialist”, mund te me thuash mua ( qe jam me kater klase shkolle), etimologjine e emrit “voskopoje”?

    sa per ate, se sa jane banoret e minoritetit grek ne shqiperi; vetem ne vitin 1990, ne tirane, minoritaret dhe pasardhesit e
    tyre( te pajisur te gjithe keta, me karta identiteti te shoqates me te madhe perfaqesuese te minoritetit grek ne shqiperi :
    “omonia”), numeronin 40.000 anetar. e theksoj vetem ne tirane.

    sa per statistikat, dhe shkombetarizimin, qe u rrek shteti shqiptar te ushtroj mbi minoritetin grek; po ju sjell shembullin e disa te afermve te mi. prinderit ( e datelindjes pak a shume 1900) me kombesi greke ne pashaporte, sollen ne jete gjashte femije. tre prej te cileve shteti shqiptar ua njihte kombesine greke, dhe tre te tjereve ua shnderroi ne shqiptare. absurdi eshte se te gjithe femijet, kishin te njejten nene, dhe te njejtin baba.

    duke lexuar shkrimin tend, me erdhi perseri nder mend pyetja:
    ” kush je ti zoteri, mendjendritur, qe do te imponosh largimin me force nga ajo njesi gjeografike qe sot quhet “shqiperi”,
    duke sugjeruar heqjen e shtetesise shqiptare, te banoreve prej mijevjecaresh ne ato zona?!
    ku je ti mor mik, qe nga mendesi tejet te rrezikshme e shoviniste, do t’u imponosh qytetareve te tjere, ate se cfare duhet te bejne, e se si do te sillen?!

    nuk kupton qe je futur ne nje rruge pa krye, e se predikon lajthitjet e llogjikes?

    qendrimi yt, dhe i nacionalizmit shovinist qe gjallon sot ne shqiperi, shtremberimi i historise, dhe perdhunimi i saj, me
    kujton ato bimet qe u kacaviren lisave; vrullshem e tinzarisht, per te ndjere edhe ato sado pak madheshtine, dhe lumturine e te parit te botes nga lart.

    krijimi i “historiologjise sone”, nuk duhet bere, ne baze te vjedhjes se historise te kombeve te tjere, apo te perdhosjes se fakteve te mirefillta historike; por nga puna e studjuesve te mirefillte, te cilet nuk do te jene “te semure” nga viruset
    nacional-shoviniste, qe te kane perpire ty, xha-xha.

    qe te lesh gjurme ne kete bote , duhet te kesh dicka per te thene.

    pershendetje!

  6. Me teper se kater persona te mij, di te jene 100% shqipetar dhe bene ate rregjistrim qe referohesh ti sterkalth, per te lehtesuar hyrje ne greqi.

    Qe kur ndertesat e qyteterimeve identifikojne kombesin dhe gjuhen? Pyet jugori Shqietar qe Grekrit e quajne “vorio epir-iot”
    Kush te duket ty se eshte pema, dhe kacavjerresija bime drite kerkuese?
    Ti dukesh te jeshe deshmi e pa kundershtueshme delirante.

  7. Stërkalth, më kënaqe. Të siguroj se grekët e Shqipërisë janë shumë më pak të rrezikuar nga shovinizmi shqiptaromadh, se ç’është Shqipëria vetë e rrezikuar nga shovinizmi grekomadh. Për fat të mirë, në Athinë ka njerëz të mençur, që i shohin gjërat me mendjehapësi perëndimore, jo nga këndvështrimi i mykur mesjetar-bizantin i oshënarëve të sërës sate; dhe që me siguri nuk do të lejojnë të destabilizohet Shqipëria vetëm e vetëm ngaqë është shumë më e varfër se Greqia fqinje. Fati i keq juaji, Stërkalth, është se jeni në skaj të dy kulturave, shqiptares dhe grekes, prandaj për të zgjidhur problemet e natyrshme të identitetit ndonjëherë detyroheni të mbani qëndrime të skajshme dhe radikale; i shihni gjërat bardhezi.

  8. “këndvështrim i mykur mesjetar-bizantin”, eshte perdhunimi dhe percudnimi historise, e cila eshte metoda baze e punes tende i dashur xha-xha.

    rrezik per boten perben “nacionalizimi” i dijes dhe i njohjes . rrezik, perben sharlatanizmi dhe perdhosja e mendimit te lire intelektual.

  9. Unë mendoj se qëndrimet ekstremiste si të Stërkalthit, vetëm sa vënë në pah të metat e tyre. Mbi opinionet publike të shëndosha kanë të njëjtin efekt që kanë vaksinat tek trupi i njeriut: fusin pak virus, të paktë ose të trullosur, që sistemi imunitar ta njohë e ta luftojë më së miri. Në këtë kuptim Stërkalthi është mjaft i vlefshëm si për shqiptarët, ashtu edhe për grekët. Madje, do të guxoja, edhe për minoritarët vetë.
    Skajshmëria e mendimeve të tij ndoshta vjen nga komplekse të vjetra kulturore e/o identitare, ose nga keqkuptime të këtij lloji, përndryshe nuk ka se si shpjegohet që vetë urat, që lidhin kulturat, të punojnë për t’i ndezur fitilin vetes dhe të tjerave.

  10. @zhgaba

    ku e sheh ti mor mik, qendrimin ekstremist?! une fola per menyren se manipulohen te dhenat historike, dhe historia vete.
    nga e zbulove ti ekstremizmin, apo komplekset identitare?!

    skajshmeri mendimi dhe ekstremizem, eshte, propaganda shqiptaro-madhe ; dhe te krijuarit ” ne letra” te nje identiteti kombetar, qe s’ka asnje baze shkencore, dhe s’ka egzistuar kurre!

  11. Stërkalthi shkruan:

    skajshmeri mendimi dhe ekstremizem, eshte, propaganda shqiptaro-madhe ; dhe te krijuarit ” ne letra” te nje identiteti kombetar, qe s’ka asnje baze shkencore, dhe s’ka egzistuar kurre!

    Stërkalth, është hera e fundit që të lejoj të sillesh si kloun në këtë forum diskutimesh. Po vazhdove kështu, do të përfundosh edhe ti në listën e grenxave. Mos ma prish kuvendin, tha.

  12. ky “kuvend” , me friken e “listes se grenxave”, dhe pranine e pushtetshme te “big brother” ne cdo mendim te kundert me ate te “turmes se manipuluar”, kam frike se nuk eshte, aspak, aq demokratik sa pretendon te jete!

    eshte e lehte ti mbyllesh gojen dikujt “forcerisht”, ketu ne blogun tend xha-xha. puna eshte tek argumentat, ato jane paksa te veshtira.

  13. “Bima kacavierrese” eshte fakti qe sjelle ti sterkalth per te identifikuar shqipetaret, kaosovaret, arvanitasit, camet etj plot, qe jetojne ne te gjitha zonat e Shqiperise dhe Ballkanit. Je konsum i pa shtershem shtremberimi. Mos je, dhe flet gje ajo bima kacavjerrese ne kerkim te drites ne kurriz te pemes se madhe, qoft Shqiptare apo Greke?

  14. Stërkalth, një fill diskutimi për diversionin grek me pasaportat e vorio-epirotëve nuk është vendi më i përshtatshëm për të gjykuar e diskutuar identitetin shqiptar në shekuj. Këtë do ta diskutojmë në vendin dhe në kohën e duhur e gjithsesi jo atëherë kur të dëshirosh ti, meqë temat e diskutimit në këtë blog i përcaktojnë autorët, jo vizitorët.

  15. Sterkalthy shkruan:

    …”aq me teper bindem , per perdhunimim me flagral te fakteve historike; por edhe per qendrimin tend tejet nacionalist, dhe te pabaze shkencerisht, qe te udheheq.

    “vorio epiri”, apo “epiri i veriut”, eshte dhe ka qene pjese e qyteterimit grek; ashtu sikurse epiri ne teresi.
    e deshmon kete historia e kesaj treve. e deshmojne kete arkeologjia ( tempujt e lashte antik grek, evidenca e varreve qysh prej antikitetit grek, e me vone, mbishkrimet dhe zbulimet ne to ); arti ( skuptura etj…); arkitektura e ketyre viseve; kishat mesjetare ( me referenca vetem ne greqisht); gjuha; toponimet; traditat; zakonet; koncepti i banoreve te kesaj treve, ne lidhje me boten; kultura; etj; etj…. ”

    Dikush tjeter shkuran (hajt sterkalth, gjeje se kush eshte ai, se ka shkruar edhe ne gjuhen tende)

    …” Trupat hellene me Cnemusin perbeheshin nga ambrakiotet, leukadianet dhe anaktorianet, keto pervec 1000 peloponezianeve qe kishin arritur me te. Ai kishte gjithashtu nje kontingjent trupash vendase (native): aty ishin rreth 1000 kaonians, nje fis qe nuk qeveriset nga ndonje mbret. Kjo force ishte e drejtuar nga Fotiusi dhe Nikanor, pjesetare te familjes drejtuese, qe ishte ne fuqi per ate vit. Me kaonet ishin edhe disa thesprote, nje fis tjeter ky qe nuk qeveriset nga nje mbret. Molloset dhe atintianet udhehiqeshin nga Sabylinthus, guardiani i mbretit Tharyps, qe ishte akoma femije i vogel. Paravaenet komandoheshin nga mreti i tyre Oroedus, e me te marshuan 1000 orestiane te cilet ishin subjekte te mbretit Antiokus dhe ishin vene prej tij nen komanden e Oroedusit…”

  16. idashur, perkthimi yt i (deshperuar dhe jo nga greqishtja) i Tukididit nuk tregon dicka. Une kam fatin ta lexoj “Historine” ne origjinal dhe nuk gjej asnje rrjesht ku Epirotet te quhen Ilire. Iliret tek Tukididi quhen Ilire (si ne rastin e Taulanteve) dhe Epirotet Epirote. Quhen disa here Epirotet ”barbare” po kjo nuk i barazon ata me Iliret.

  17. Hem. Tannhauser. Po kapesh per fijesh me duket.
    Perkthimi eshte bere nga anglishtja, dhe autori i perkthimit eshte nje nga klasicisted me te medhenj.
    Eshte per ta marre si te vertete supozimin se ky autor eshte njohes me i mire i greqishtes se vjeter se sa ju. Vetem ne qofte se ju jeni ndonje shef katedre i fakultetit te studimeve klasike ne Oxford dhe keni mbi 50 vjet qe merreni ngushtesisht vetem me autoret klasike te vjeter.
    Pra njehere se reni dakort me sa me siper,( vetem nese do te kishit ndonje argument me bindes) mund te zbresim e te merremi me paragrafin ne fjale.

    Thucididi, pavaresish se si autor eshte shume i perkore ne fjale, ai cuditerish me se njehere e sheh te nevojshme ta vere ne dukje dallimin midis trupave greke dhe atyre te vendasve qe banonin ne ate zone, aleateve te tyre.
    Aq shume vihet ne dukje ky fakt nga historiani, sa qe ai del jashte natyres se tij kur e perserit te njejten gje disa here brenda nje faqeje. Ajo qe del plotesisht e paster nga insistimi i tij per te bere dallim midis popujve, eshte se kaonet, thesprotet dhe molloset nuk ishin helene. Fjala “ilir” nuk permendet gjekundi, e nuk eshte e permendur gjekundi ne rrjeshtat e mia.

    Po qe se ju shihni ndonje shtremberim ne perkthimin tim, eshte shume kollaj – ju mund te sillni variantin tuaj e te tregoni se cfare eshte ajo qe ju e shihni si te pasakte.
    Deri atehere, ngarkesat emocionale mund t`i perdorni me me dobi diku tjeter.

  18. qe te mesosh, shume i dashur “idashur”, se sa grek ka qene epiri, apo edhe “epiri i veriut” , mjafton te besh nje shetitje ne trevat e jugut. mjafton te hasesh objektet antike te kultit (mbi 4000 vjecare); te shetisesh ne butrint, ne dropull, ne finiq, ne apolloni, ne bylis. mjafton te vizitosh muzeumet arkeologjike, dhe zbulimet arkeologjike perkatese.

    mjafton te hedhesh nje sy nga ato “gjurme” te mbetura te qyteterimit bizantin, (shprehje e qyteterimit grek te asaj kohe), te viseve te shqiperise se sotme jugore ( te cilat i shpetuan “kazmes” dhe “kasaphanes histori-vrasese” te diktatures hoxha). mjafton te shohesh kishat e beratit , te gjirokastres, te voskopojes, te sarandes, te korces etj….

    mjafton te zberthesh etimologjine e toponimeve jugore.

    mjafton te shohesh artin, arkitekturen, artizanatin, veshjet, traditat, kenget , vallet, mirolojat, konceptin e njerezve per kohen, dhe per boten. mjafton te bisedosh me jugoret.

    qe te kuptosh nese kane “egzistuar” apo jo greket ne kete zone, dhe nese, ka qene apo jo, epiri shprehje e qyteterimit grek, mjafton te kesh syte hapur; jo te pertypesh “erresiren” e sharlatanizmit historik te regjimit hoxha e mepastaj….

  19. idashur,

    Une per perkthimin tend e kisha fjalen qe eshte perkthim i nje perkthimi dhe prape po te them se nuk tregon dicka. Ne qofte se une e njoh me mire greqishten e lashte nga ai anglezi kjo nuk mund as te vertetohet as te hidhet poshte sic mendon ti.

    Eshte e vertete qe Epirotet quhen disa here ”barbare” nga Tukididi. Edhe pyes prape: Edhe cfare me kete? Kjo i barazon ata me Iliret? Ne vepren e Tukididit Epirotet duken si dicka me vete nga Greket, pra nuk mund te nxjerrim konkluzion per perkatesine etnike te tyre vetem nga kjo veper.

  20. Sterkalth, dhe pasi t’i kesh pare te gjitha keto, te kuptosh se jane greke, romake, ilire.

    Po perderisa jane barbare, Tannhauser, si qenkan edhe greke? Ne mos do te thuash se greket jane barbare? Gje qe me duket pak si e cuditshme, apo jo?

  21. lulian kodra,

    Nuk perben Tukididi deshmi te vetme per epirotet. Ka dhjetra autore si para tij dhe pas tij qe deshmojne per etnitetin grek te tyre. Pra interpretimi i termit ”barbar” tek Tukididi nuk duhet bere me kriter gjuhen (se faktikisht ”barbar” do te thote ”ai qe nuk flet greqisht”) por me kriter formen e qeverisjes. Nje demokrat si Tukididi eshte e mundur qe te konsideronte barbare monarkine e epirotasve.

    Por edhe sikur kriter te kete qene gjuha, nuk eshte e veshtire te kuptohet nje gje e tille (etiketimi si ”barbar”) ne momentin qe Tukididi shkruan ne dialektin Ionik kurse Epirotet flisnin (sic deshmohet nga mbishkrimet) dialektin Dorik. pastaj, nuk jane te rralla ne lashtesine greke rastet ku termi ”barbar” perdoret arbitrarisht. Psh shume here Platoni quan greke te vertete vetem Athenasit.

  22. o miq te dashur patriot, iliro-arberesho-shqiptar!

    po te mos ishte epiri grek, pse gjejme ne te gjurme te qyteterimit grek, te artit grek, te teatrit antik grek, te arkitektures greke, te skuptures greke, te qeramikes greke, te emrave grek ne varreza, te monedhave greke, te toponimeve greke, te sendeve dhe orendive utilitare greke, te artizanatik grek ?!

    pa folur me vone per mesjeten e bizantin grek te zones, me gjithe ato sa e shoqerojne dhe vertetojne kete kapitull.

    pa folur per minoritetin grek te sotem ne shqiperi. per vitalitetin e tij, dhe rezistences shekullore ndaj orvatjeve per asimilin qofte etnik, qofte fetar, qofte kulturor, qofte social te regjimeve te ndryshme politiko-shoqerore.

    jam dakort me shumicen tuaj ketu!
    gjithsa qe permenda me siper, cdo gjurme e qyteterimit grek epirot, na cojne padyshim ne perfundimin se :
    “epiri ka qene shqiptar, denbabaden” !

  23. “po te mos ishte epiri grek, pse gjejme ne te gjurme te qyteterimit grek, te artit grek, te teatrit antik grek, te arkitektures greke, te skuptures greke, te qeramikes greke, te emrave grek ne varreza, te monedhave greke, te toponimeve greke, te sendeve dhe orendive utilitare greke, te artizanatik grek ?!”

    Besoj Sterkalth je ne dijeni te konceptit “koloni greke” apo jo?

    Ne qofte se me barbare, kihet parasysh nje tjeter forme shteti ne krahasim me greket, atehere si qenka pretendimi se epirotet jane greke i qendrueshem? Epirotet dhe maqedonasit, (apo fiset dorike) jane aq greke sa jane mongolet kineze Tannhauser. Shperthimi i kultures greke eshte pasoje e dyndjeve dhe me tej e diktatures dhe kultures dorike, por nuk jane fiset dorike greke, or qypa, packa se u greqizuan me vone. Nejse, ju e dini me mire ndoshta, se jeni greke vete.

  24. …”Nje demokrat si Tukididi eshte e mundur qe te konsideronte barbare monarkine e epirotasve…”

    E mespirmja eshte arsyetim sofisem, pot jo poetik.

    Po te perdornim te njejten logjike, po spartanet ishin demokrat, prandaj quheshin helene?

    Kush qekan keta dhjetera autore te meperparshem te Tucididid qe deshmon etnitetin grek te tyre?

  25. “Edhe gurët në ‘vorioepir’ flasin gërqisht” thoshte dikur peshkopi ultra-shovinist Sebastianos. Përrallat e tij tani po i dëgjojmë të përsëritura nga të tjerë…
    Dihet se ato në kohëra gërqishtja ishte njëfarë lingua franca. Sikurse është sot anglishtja.
    Ta zemë se arkeologët do të zbulojnë pas nja njëmijë vjetësh ca pankarta reklamash të Koka-Kolës në Athinë. Sipas arësyetimit absurd të Sebastianosit me shokë, mos vallë arkeologët do të konkludonin se “Athina paskërka qenë në fakt një qytet anglo-sakson?!”
    Pretendimet absurde greke mbi “vorioepirin” nuk janë gjë tjetër veçse një shprehje e kompleksit të frikës dhe të krizës së identitetit që gëlon sot në Greqi, përfshirë edhe tek arvanitasit.
    Qarqet greke e ngrenë sot “vorioepirin” si problem jo sepse iu pre barku për minoritetin grek në Shqipëri, për ortodoksët shqiptarë, apo për Himarën e Labërisë. Hallin ata e kanë tek frika e madhe se mos nxiten lëvizje separatiste në Thrakë dhe Çamëri, dhe prandaj e përdorin “vorioepirin” si kundërballancues. Sigurisht, ata gjejnë edhe dobësinë e tashme të shtetit tonë shqiptar.
    Përndryshe, pretendimi historik, etnik, linguistik e kulturor ndaj asaj që njihej “Magna Grecia” është shumë më i mbështetur tek një pjesë e mirë e Italisë së Jugut bashkë me Siqelinë. Por, sigurisht. qeveria greke nuk ka luajtur mendsh që të hapë front tjetër përplasjeje edhe me Italinë. “Maqedoninë, Turqinë, Qipron, Çamërinë boll i kam”, tha…

  26. o miq te kulluar arberesh!

    koloni greke s’ish aspak, ishte qyteterim grek, qe sic e kam permendur me lart ka shtrirje te padiskutueshme kohore, deri me sot.

    arkeologu i se ardhmes, vertet mund te gjej reklamat e koka-koles ne athine, por patjeter do te gjeje edhe gjurmet e lashta, krenare e imponuese te cilivizimit antik, te arkitektures bizantine, te athines se sotme.

    ndersa per “epirin”, e vetmja evidence e qendrueshme pergjate mijevjecareve, e te shrehurit, eshte greqishja; i vetmi qyteterim me shtrirje ne kohe, deri ne ditet e sotme, eshte qyteterimi grek.

    gjuha, eshte tipari numer nje; karakteristika primare e perkatesise etnike te nje populli.

    ata njerez qe shprehen ne greqisht; qe ishin pjesemares te cilivizimit antik grek; te kultures greke; adhurues te perendive greke; zoterues te perkryer te arteve vizive, dhe te arkitektures greke te kohes; ata njerez qe mbajne emra grek ;
    jane padiskutushmerisht greke.

    e kuptoj, miqte e mi patriote te mire shqiptar, qe keto fakte nuk perputhen, me “perrallat me mbret” qe ju kane mesuar neper shkolla, por c’te bejme!
    historia ka gjuhen e vet te fakteve, dhe keto fakte jane te pameshirshme!

    sa per mua, une vazhdoj te mbroj teorine e epirit “japonez”.

  27. O miq të kulluar japonezë. Mirëseardhët në Epirin arbëror.
    Lexoni pak ju lutem diskutimin numur 3 më lart.
    Mirë që Enveri dhe Saliu ju kanë privilegjuar gjithmonë. Ju kanë bërë zv. Kryetarë Parlamenti, Ministra e çfarë to donit juve.
    Por mos vallë doni të merrni dhe Skënderbeun? Se Pirron po e po që e quani japonez.
    Jua japim edhe Skënderbeun. Në fund të fundit, emrin e ka patur Jorgos Kastriotis, tha…
    Lexoni ca më shumë, ju lutem, dhe jo vetëm përrallat e Sebastianosit dhe Gaxojanosit.

  28. Edhe Sicilia, greke ishte, Sterkalth, edhe Troja, edhe Persia. Indianet qe flasin anglisht, jane me siguri anglez sipas llogjikes tende. Inkasit, Azteket po ashtu jane spanjolle perderisa flasin spanjisht, gjithmone sipas arsyetimit tend.

    Qe qyteterimi perendimor e ka djepin ne Greqi Sterkalth, as qe nuk e ve njeri ne dyshim, dhe qe jemi te gjithe greke fale ketij qyteterimi, ne mund te shprehemi keshtu, eshte e padiskutueshme. Por, kjo nuk do te thote se Maqedonia, Epiri, e ne veri te ketyre, jane greke. Perndryshe Sterkalth, jo vetem qe tregon injorancen tende, por edhe shovinizem.

    Le qe nuk eshte ai numer grekesh ne Shqiperi qe ti pretendon, por edhe po te ishte, cfare pastaj? Ligjet dhe sjellejen qe ka Shqiperia ndaj minoriteteve barbarizmi i policise greke nuk e arrin dot kurre. Keshtu qe mund te flitet per qyteterimin grek sot, por kjo e folur nuk e kalon propaganden, pasi ne realitet, greket jane barbare.

  29. lulian kodra,

    eshte problem yti te mendosh se maqedonet dhe ne pergjithesi fiset dorike nuk ishin greke, sic eshte edhe konstatimi im se nuk ja ke idene per c’fare flet. ‘’Logjika’’ jote, qe po te quhet kjo logjike atehere mjere Stageritit, nuk perben assesi kunderpeshe serjoze ne debat. Mund te me thuash se kur eshte kryer greqizimi i dorikeve, i maqedoneve, i epiroteve dhe pasi te jesh pergjigjur besoj se do pergjigjesh edhe pyetjes ‘’nga kush jane greqizuar’’.

    Ne fakt sidomos per maqedonasit eshte derdhur shume boje dhe eshte provuar katerciperisht se jane greke, si nga autore greke e te huaj sa qe mendimet e kunderta jane tashme politike e jo historike. Gjithsesi, sa per informacionin tend, ‘’argumentat’’ qe kundershtojne etnitetin grek te maqedonasve jane kryesish gjuhesore, me ‘’kryeargument’’ fajalorin e Hezikut dhe rreth 200 fjalet qe ai permend si ‘’maqedonase’’. Ne kete menyre, po te perdoret e njejta logjike une mund te them se geget nuk jane shqiptare pasi perdorin fjale qe nuk i perkasin standartit.

    Idashur,

    Te duket sofizem argumenti? Une kur lexoja J. Wilkes (The Illyrians), te them te drejten m’u duk mjaft bindes.
    Ne fakt spartanet nuk kishin nje monarki te tipit epirot a maqedon, por kishin aristokraci me kryesi nje monarki dualiste dhe. Ne qofte se ke lexuar sado pak nga historia greke do kesh parasysh se shoqerite (dhe qytetet-shtete) qe u zhvilluan me heret nga ana shoqerore (kalimi nga tribalizmi ne urbanizem), u zhvilluan edhe nga ana politike (duke kaluar nga monarkia totalitare ne aristokraci dhe demokraci). Ne kete aspekt shihet qarte se Greqia e Mesme e Jugore (Thesali, Attike, Beoti, Peloponez) ishte shume me e zhvilluar se Greqia Veriore (Epir, Maqedoni) e cila ishte e prapambetur ne te gjitha drejtimet. Nuk po flas per kolonite, por edhe per ato vlen e njejta gje.

    Edhe nje here po te them se nuk jane pake ata autore qe e permendin termin ‘’barbar’’ arbitrarisht. Polibi psh quan disa here etolet barbare, maqedonet quhen disa here nga disa autore, Platoni ne caste megalomanie quan greke te vertete vetem ata te Athines etj.

    Ata autore qe kerkon ti para Tukididit (ketu dua te shenoj se nuk thashe me dhjetra para Tukididit dhe me dhjetra pas, por me dhjetra si para + pas) jane Homeri, Skilaks [ose Anonimi], Herodoti, Hekateu i Militos [te Stefan Bizantini] etj, pas tij jane Aristoteli (qe madje quan se Hellada eshte quajtur fillimisht toka rreth Dodones dhe se helenet quheshin fillimisht greke), Straboni (qe i vecon nga Iliret duke thene se Egnatia i ndan fiset epirote nga ato ilire), Euripidi, Klaud Ptolemeu (i cili e vulos ceshtjen sipas meje me kete fjale ‘’Αρχή Ελλάδος από Ωρικίας και αρχέγονος Ελλάς Ήπειρος’’ qe do te thote ne shqip ‘’Greqia (ose Hellada ne do) fillon nga Orikumi dhe Epiri ka qene vatra e lashte lindese e saj’’, Geogr. Narr. III, 13, etj.

    Kjo gjendje, me kufi etnik te grekeve dhe ilireve (dhe me pas grekeve e shqiptareve) lumin e Vjoses , ka qene pak a shume statike deri ne mesjeten e vone sic verteton edhe M. Sufflay ne librin ‘’Serbet e Shqiptaret’’, ‘’Acta et diplomata etc’’ (si bashkautor) dhe ne ‘’Vezhgimet Iliro-Shqiptare’’ (si bashkautor).

    Tani pres te me sjellesh edhe ti nje (1) autor antik (se vetem keta marr ne konsiderate per ceshtje si kjo), ndac ilir, ndac grek, ndac romak, ndac whatever qe te thote se epirotet jane ilire. Kujdes, nuk dua reference ku te thuhen se jane barbare (barbare me thonjeza ose jo ka shume bota), por dua qe te thuhen ilire. Vetem nje reference dua.

    Si perfundim dua te them se argumentat ne te mire te tezave greke (pra se epirotet jane greke) jane me te shumta dhe me konkrete nga c’jane psh argumentat per origjinen ilire te shqiptareve. Te gjitha duhen pare me mirebesim.

  30. O Tannhauser, ajo qe ti nuk po me kupton, eshte se edhe Sterkalthi thote se Epiri eshte Japonez, sic mund te kene thene fitimtaret qe benin historine ne kohen e historianeve qe ti permend, por kjo nuk do te thote se kjo eshte e verteta dhe pike. Vete artificialiteti “Grek”, artificialitet qe ti e shpreh nepermjet autoresh te ndryshem qe shprehin mendime te ndryshme ne lidhje me c’eshte grek e c’eshte barbar, e ben ceshtjen shume te kontestueshme dhe aspak absolute.

  31. “Ekspansioni grek, i cili u intensifikua që në kohën e Ali Pashait, kur shqiptarë luftuan me shqiptarë dhe mori krahë pas Revolucionit Grek, kur përsëri shqiptarë luftuan me shqiptarë, u mbështet pastaj në greqizimin e arbërorëve; duke përfituar nga analfabetizmi i tyre dhe nga fakti që si këta si grekët u faleshin Zotave njëlloj.”

    Per fat te keq, ky ekspansion, i ngritur ne politike shteterore qe pas pavaresise se Greqise, ka sherbyer sistematikisht per asimilimin e gjuhes se folur dhe kultures arvanitase atje.

    Eshte qesharake deri ne peshtirosje fakti qe Greqia, anetare e EU-se, NATOs dhe lloj lloj organizatash perendimore, ndjek sot e gjithe diten nje politike te tille.

  32. E kam thene edhe njehere dhe po e perseris.
    Sterkalthi si grekofil qe eshte duhet te lexoje autoret greke.Sterkalthi nuk mund te na thote dot se Herodoti qe eshte babai i historise nuk eshte grek.
    Sterkalth, edhe Tuqididi do te kishte zili per mendimet tuaja dhe mbase nuk do te mundete te shkonte aq larg sa shkon ti. Ti na tregon kufijte e grekut por harron se ende ka nje problem cam shume te afert.
    Harron qe ka mbi 12 fshatra arvanitase qe akoma flasin shqip, harron qe nje gazetar grek per pak u burgos se deklaroi se sa fshatra shqipfolese kishte ne Greqi. Nganjehere mendoj se Kali i Trojes nuk ka ekzistuar fare ,ai eshte simbol i dinakerise greke qe edhe mbas mijra vjetesh na kujton se barku i ketij kali po na pjell si shume greke qe flasin edhe shqip.

  33. Neqoftese qeveria greke u jepe shtetesine greke mioritareve qe jetojne ne shqiperi, atehere qeveria shqiptare duhtet tju heqe automatikisht neneshtetesine shqiptare dhe keta zoterinj duhet te nxjerri lje qendrimi qe te jetojne ne Shqiperi, perndryshe ata duhet te apelohen ne Greqi sepse ne Shqiperi jane te paligjshem, sic ben dhe qeveria greke me shqipetraet e paligjshem ahtu duhet te beje edhe qeveria shqiptare

    Mark: të lutem mos shkruaj më me shkronja të mëdha shtypi. Tash e tutje mesazhet me shkronja të mëdha shtypi nuk do të kalohen.

  34. Unë s’kam dyshim që në universitetet greke dhe në shërbimet sekrete dhe në think tanks ekspertësh e njohin mirë gjendjen etnike në Shqipërinë e Jugut; sikurse dinë se Greqia asnjëherë nuk ka qenë në pozita kaq të favorshme sa sot për ta shkombëtarizuar këtë zonë që gjithnjë i ka sjellë “kokëçarje”.

    Shkombëtarizimi kryhet nëpërmjet prestigjit, parave, investimeve, dyqaneve, bankave, kredive, televizionit dhe mediave, lëmoshave të asistencës, shkollave greke, dhe krijimit të një elite greqishtfolëse që të shërbejë si “interface” e Shqipërisë së Jugut me Evropën nga njëra anë, dhe me Tiranën e Athinën nga ana tjetër.
    Si do të vepronin këta qytetarë, në rast konflikti çfarëdo midis Shqipërisë dhe Greqisë; pa përmendur rrethanat e problemeve të hapura midis dy vendeve (ligji i luftës, çështja çame, emigrantët, Vorio-Epiri)? Çfarë mund t’i shtyjë këta politikanë të dalin me deklarata të tilla të cilat, de facto, ua komprometojnë krejt pozitën e tyre si figura në politikën shqiptare?

    Shkrim interesant, padyshim realist dhe vetem nje verejtje, mqs ke shkruar vrroio eprii diplomatik, duhej ne thonjeza, “vorio-epiri” sepse kjo eshte nje shpikje shume e vonshme si term i shovinizmit, ballkanizmit, orientalizmit dhe ne pergjithesi cmenduris per tu zgjeruar me cdo kusht te grekeve

    gjithe te mirat

  35. Iper,vjen prej emrit te dialektit Tzam,ip-shqiponje.Iperi ku “I” kthehet ne “E” njesoj si ne delet e Homerit qe blegerin “vi..vi””, eshte vendi i Ipperm(siperm-s*ip>erm),i larte ku rriten shqiponjat,te cilat me vone u bene Piro i Iperit,Bir o i iperit,biri i shqiponjes.Sa per autore antike per origjinen e banoreve jo greke te Iperit,do te mbushja dy bloge,por s’do te kishte vend per te tjeret…
    Sa keq me vjen per injorancen e Sterkalth por njekohesisht edhe bindem me shume pse Greqia ka demokracine me te dobet ne Boten demokratike edhe pse eshte e lire ne shtetin e saj prej reth 200 vjetesh.

  36. Jam dakord me Tannhauser per faktin se edhe permes nje reference qe e kemi shume te dashur (e kam fjalen per Cabejn) Epiri ne teresi etnikisht mbetet i perzier ne pikepamje historike edhe pse ne kete drejtim iliret (e me vone jo greket =?? shqiptaret)e fituan dominancen teksa po sipas tij kulturalisht greket fituan. Kjo sipas meje perben edhe qyteterimin epirot qe per mua qe jam nga ato ane eshte i shenjte dhe i paperseritshem ne Ballkan. Eshte aktualizimi politik i historise ajo qe ngre shqetesimin te shqiptaret e greket. Tosket e jane po aq epriote sa edhe greket e Janines. Cfare dua te them eshte se politikisht luhatja e Jugut shqiptar qe pas vitit 1913 qendron mes autoritetit te Tiranes qe ndahet me geget kulturalisht te ndryshem dhe ngjitjes kulturore helenike qe eshte me e natyrshme. Kuptohet nuk eshte Zografi konkluzioni i ketij procesi historik, ai eshte deformimi i keqperdorur. Por nese ne Shqiperine e sotme qe globalizohet per se brendshmi identiteti im shqiptar, por emocionalisht e kulturalisht pro ruajtjes se tiparit helenik te nje pjese te Jugut ku une kam kujtimin tim te rinise, kercenohet nga nje trazim demografik dhe nga paragjykimi i nje nacionalizimi perjashtues e primitiv qe bartet nga turmat e jo nga nevojat e mbijeteses se vendit tim, atehere me thoni si duhet te mendoj? A mos valle edhe Athinen e ka shtyre drejt kesaj politike qe nxit keqkuptime frika e asgjesimit te minoritetit grek, qe ajo per te keqen e saj e sheh si mjetin qe garanton pranine permanente ne Shqiperi? Une them se po. Historia na meson se Shqiperia, mberriti deri ketu permes zhvillimit te rajonalizuar te saj, qe do te thote permes sintetizimit brenda tipit shqiptar te ndikimeve te ndryshme. Forcat qenderzuese dominuan, por kete e diktoi rreziku i eleminimit historik e kombetar dhe jo sic thuhet shpesh Shkombetarizimi. Tirana nuk mund te luaje nje rol qe nuk i perket ne kuptim te vendimmarrjes dhe orientimit edhe pse besoj se pas dy brezash ne qender te Shqiperise do te kemi nje tip te ri krahinarisht gjitheperfshires, nje homo albanicus te rri. Ajo nuk eshte perkufizimi im politik edhe pse deshiroj te jete ashtu si do duhet te ishte dhe jo keshtu si tani. Une e urrej dezintegrimin moral dhe njerezor te lidershipit shqiptar qe me shume se cdo gje ka kryer krimin e madh Te Mohimit te Plote te Punes se Njerezve. Komunizmi thithi ne fakt te gjitha idete, ai i largoi perkohesisht trullosjet krahinore apo etnike, por ja qe ishte vetem perkohesisht. Ne e kuptojme ne menyra te ndryshme historine dhe te ardhemen, pse duhet qe te mos e respektojme njeri-tjetrin ne specifikat tona kaq domethenese dhe te rendesishme? A nuk do ishte me mire? Shembujt historia na i jep.
    Dhe ne fund per te gjithe ata qe ndodhta do te me ngjeshin nje mballome nacionaliste per shkak edhe te tingellimit te pseudonimit tim.
    Epiri nuk eshte per mendimin tim as grek e as shqiptar, as i Greqise e as i Shqiperise. Ai eshte ashtu si eshte, e perbashketa e shkretuar nga politika, vend ku miti ende konfirmohet si i tille. Por ja qe Naimi yne i madh mesoi ABC…ne Zosimea. Mua me pelqen shume ky fat.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin