JO SHANTAZH MËSUESVE 6

nga Alvi Singer (Tiranë)

Ndoshta për të kaluar në heshtje faktin që arsimtarëve nuk u dhanë as shpërblime dhe as rrogë të trembëdhjetë për këtë vit dhe për të mbajtur ata nën presion e në tension këto orë po veprohet me djallëzi “të tensionuar” në një drejtim tejet joligjor.

Më tepër…

KONFORMISTË, ARRIVISTË, IDEALISTË (II) 18

Shumica dërrmuese e shqiptarëve edukuar dekadave socialiste prej grupeve përshkruar më lart, ishin njerëz të cilëve duhet t’u ruheshe: një fjalë a gjest i gabuar të bënte gjëmën; herë-herë, edhe pa e thënë apo kryer fare atë. Të gjithë e kishim thënë një fjalë të mirë për Enverin dhe Partinë diku. Edhe ata që donin ta rripnin të gjallë, në publik e kishin lëvduar.

Më tepër…

KONFORMISTË, ARRIVISTË, IDEALISTË (I) 1

Nuk e di nëse është në romanin e Moravias a jo, por jam e sigurtë që në filmin Konformisti ka një moment kur Jean-Louis Trintignant i thotë pak a shumë kështu Sandrellit të frikësuar nga zhurma e turmës në rrugë: do dal në rrugë; dua të shoh si bie diktatura. Syri tipik bosh e çmendurak i Trintinjant duket sinqerisht investigues, filozofikisht kurioz dhe pa dritë paramendimi të lig.

Më tepër…

NGA BREGU NË BREG E KTHIM 3

Ecejake pasaportash

Italia ka kohë që është shndërruar në vend imigrimi dhe emigrimi njëkohësisht. Që nga shfaqja e krizës e deri më sot, dukuria e ardhjes së imigrantëve është shoqëruar nga ikja e italianëve drejt vendeve të tjera. Mirëpo, kurrë më parë kjo bashkëjetesë moderne mes dy dukurish të kundërta nuk është ilustruar kaq mirë nga statistikat siç ndodhi me të fundit të ofruara nga Istat. Më tepër…

KOMBINATI (IV)

E sotmja e së nesërmes

Për çfarë ka nevojë sot Kombinati? Si shumë periferi ka nevojë urgjente të dëgjohet. Në pak vite banorët e tij kanë pësuar ndryshime epokale. Me forcën e tsunamit, të rejat e post-murit kanë fshirë vende identitare, kanë lëngëzuar kufij, kanë tëhuajësuar hapësira.

Më tepër…

KOMBINATI (III) 16

Nostalgjia e pasqyrës

Lagjja e Kombinatit u ka ofruar banorëve të vet identitet të fortë. Krenaria e të qenit kombinats ka përshkuar një sërë brezash. Identiteti i lagjes ishte një lloj brand-i, marke, pak i ngjitur nga të tjerët e pak i kapardisur nga kombinatsit vetë. Të lindurit e kanë mbajtur kudo emrin e lagjes së vet, pa u turpëruar, gjatë gjithë viteve.

Më tepër…

KOMBINATI (II) 8

Qendra e periferisë

Është e pamundur të shkruash për Kombinatin pa përmendur monumentin e Stalinit. Bënte tërësisht pjesë në identitetin e lagjes. I ndërtuar në hyrje të kombinatit të tekstileve, në sheshin me të njëjtin emër, kishte mbetur pak në anë të urbanistikës së qytetit.

Më tepër…

KOMBINATI (I) 2

Kombinati, më shumë se lagje është histori. Jo të gjitha lagjet, përfshirë ato të Tiranës, kanë diçka për të treguar, ose dinë të rrëfehen nga të tjerët. Disa humbasin në anonimësinë e kohës, pa gjurmë e pa lavdi, të tjera belbëzojnë për të lënë shenja efemere të ekzistencës së vet; disa janë veçse vrima në kujtesë, shprehje të pastra urbane, të tjera flenë mbi dafinat e qendrës, por pa identitet. *

Më tepër…

AKTIVIZËM APO TEATËR? 11

Shkrimi im për versionin kultur-gjuhësor të kursit të plepave ose përpjekjen super-patetike, njëditore, për t’i shpëtuar të rinjtë e Tiranës nga “vështrimi i vëngër i Çabejt” ngjalli interes mbresëlënës në blog, sidomos sa i përket titullit.

Gjetiu, diskutimet u shtrinë edhe në çështje të tjera, që ishin prekur në tekst. Kështu, një kolege në FB (Alma Sulstarova) më shkroi për të më qortuar se kisha goditur “një iniciativë të çmuar […] për të ruajtur dhe mirëpërdorur gjuhën tonë” dhe duke shtuar pastaj se të rinjtë janë për t’u përgëzuar “që marrin nisma kaq të mira…”

Më tepër…

OBORRI I MREKULLIVE 10

Nëse vërejmë me kujdes këtë kapje ekrani këtu më poshtë, i cili ishte aktiv dje në sitin e një gazete në linjë  (Shqiptarja.com) të duket se gjithçka është parashikuar, që pasi Presidenti i Republikës t’i tregojë shkurtazi por kuptueshëm znj. Kelmendi arsyen pse e ka thirrur në zyrë,  ai të ngrihet në këmbë, të zgjasë   duart lart,  të kapë me kujdesin dhe respektin e duhur ceremonial seksin e znj. N. Minaj (ku lihet të kuptohet se është fshehur medalja Nderi i Kombit) dhe pastaj, me një pineskë të artë ta fiksojë atë në gjoksin e shqiptares sonë të shquar. Kaq.

Më tepër…

PERCEPTIMI I EMIGRANTIT

statistika per njerezitA janë të kënaqur emigrantët shqiptarë në Itali? Sa besim kanë tek të tjerët? Janë diskriminuar ndonjëherë në vendin ku jetojnë? Disa përgjigje mund të gjenden tek kërkimi shkencor i Istat-it italian me titull “Perceptimi i qytetarëve të huaj: kënaqësia, besimi e diskriminimi”, që u botua në fund të tetorit (periudha e referimit 2011-2012). Më tepër…

TË ISHE ANGLEZ 4

Një epitet që ka qenë mjaft popullor, në zhargonin e rinisë tiranase në vitet 1970 dhe kushedi edhe më parë, pa çka se tani mund të ketë dalë nga përdorimi: anglez.

Ky epitet vinte me ngjyrim emocional pozitiv, shprehte miratim dhe simpati për të karakterizuarin; anglezi përfaqësonte një lloj modeli të rolit.

Më tepër…

NATA E SHOQËRIVE TË DËMTUARA 5

nga Artan Sadiku

Nën grimasat hipnotike të europianizimit zyrtar, një luftë po mban akoma peng historinë. Lufta që nacionalizmi ua bën shoqërive tona nuk është vetëm mesjetare, ajo është totale. Nacionalizmi mbyll çdo por për emancipim kolektiv dhe hedh individin në katarsisin e imagjinatave për gjërat e mëdha fantazmike. Ai mbetet sërish i vogël, kolektiviteti tërhiqet, koha ngel pa asnjë kuptim.

Më tepër…

AJO “MIRËPO TANI…” E PAPËS

Papa ne Shqiperi-presidenceFjalimi i Papës në Presidencën shqiptare, siç mund të pritej, u lexua nga këndvështrime të ndryshme. Nëse në Shqipëri vëmendja e opinionit publik u tërhoq kryesisht nga mesazhet e pjesës së parë, mediat botërore u përqendruan në kumtin me vlerë globale e konjukturale. Paragrafi i fundit, edhe pse i rëndësishëm si të tjerët, mbeti disi në hije nga të gjitha palët. Më tepër…

KOMUNIZËM DHE FE 6

U hap një debat shumë i vlefshëm, në temën tjetër, në lidhje me rrënjët e komunizmit në Shqipëri dhe më në përgjithësi; dhe gjithnjë në kontekstin e dyzimit Lindje-Perëndim.

Veçanërisht Solnox, Nowood dhe Militschi thanë gjëra të vyera dhe shpresoj që ta vijojnë këtë debat më poshtë.

Më tepër…

FETË TONA – PRAKTIKA DHE IDENTITETE 26

Një pikë kyçe në shkrimin e Jabanxhiut, që e kish kapur mirë një nga komentuesit te shkrimi i Gjekmarkajt dje në Panorama dhe që meriton të debatohet: a janë Islami dhe komunizmi pjesë e identitetit historik dhe të sotëm shqiptar, apo duhen trajtuar si “mish i huaj” ose, më keq akoma, si sëmundje ngjitëse që shqiptarëve u erdhën nga jashtë?

Më tepër…

NEOSKËNDERBEGASIT 17

nga Jabanxhiu

Që nga Rilindja Kombëtare, ndërgjegjja kombëtare shqiptare e ka kuptuar figurën e Skënderbeut si dëshmi të lidhjes së saj kulturore me Evropën. Jo vetëm që Skënderbeut në shumicën e rasteve i është atribuuar përkatësia fetare katolike, një fe që kuptohet si evropiane, por, sipas mitit, me luftën e tij ndaj myslimanëve që po kërcënonin Evropën, Skënderbeu paska shpëtuar gjithë qytetërimin evropian.

Më tepër…

DUAJE TË AFËRMIN 16

Tema e harmonisë ndërfetare vjen sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë e sjellë nga Papa Françesku.

Kjo harmoni, kjo bashkekzistencë paqësore mes komuniteteve të feve të ndryshme, është e vjetër mes shqiptarëve; dhe në këtë kuptim, mesazhi i Papës ishte më shumë për botën.

Më tepër…

CIFLAT E LAJMIT 11

espresso-i-nuovi-jihadistiAnaliza e gjatë, e botuar dje nga revista italiane Espresso (8 shtator 2014), me titull “I nuovi jihadisti vengono dal Kosovo. Le esecuzioni postate su Facebook” (Xhihadistët e rinj vijnë nga Kosova. Ekzekutimet e postuara në Facebook), me autor Paolo Fantauzzi, u tërhoqi vëmendjen edhe mediave shqiptare, edhe pse nuk pati reagime të shumta. Më tepër…

NJË SONDAZH I MAPO-S 14

Maks Veloja kremton inkorrektesën e vet politike me një intervistë te MAPO-ja, ku mes të tjerash “shpjegon” se pse është antiverior dhe antimysliman.

Janë qëndrime jo dhe aq të panjohura; kanë brenda tyre anekdotën e pazarit, ose një frymë thelbësisht katundare për të kundruar njeriun, sikudër edhe tradhtojnë brishtësitë e njësisë sonë kombëtare.

Më tepër…

NGA GJAKMARRJA NË KOMB 1

Kur më ka qëlluar të pyes, poshtë e lart nëpër Shqipëri, për origjinën e kësaj apo të asaj familjeje, jo rrallë më janë përgjigjur se të parët e atyre erdhën në qytet (në fshat) për t’i shpëtuar gjakmarrjes.

Informacion të ngjashëm merr edhe në botimet që janë bërë, në lidhje me demografinë e qyteteve shqiptare: për shembull Shkodrës.

Më tepër…

KAFJA PEZULL 4

filxhan kafejeShkrimtari italian me origjinë napolitane Luciano De Crescenzo tregon në librin e tij “Il caffè sospeso” – që mund të shqipërohet pak a shumë Kafja pezull – se napolitanët kanë një traditë të vjetër. “Kur një napolitan është i lumtur për një arsye çfarëdo, në vend që të paguajë vetëm një kafe, atë që do ta pijë ai, paguan dy kafe, një për vete e një për klientin që vjen më pas. Është sikur t’i ofrosh një kafe pjesës tjetër të botës…”.

Më tepër…

GJUHA DHE NËNA (V)

Për të vënë pak rregull në këtë lojë konceptuale aspak dëfryese, duhet së pari të heqim dorë nga identifikimi që bëjmë mes vernakularit që ia mëson nëna fëmijës dhe asaj forme të gjuhës që mëson fëmija në shkollë – meqë, për shkak të një gabimi, ose edhe iluzioni që i ka rrënjët në botëvështrimin romantik të shoqërisë dhe të natyrës, ne i quajmë të dyja këto “gjuhë amtare”, duke u hapur menjëherë rrugë keqkuptimeve.

Më tepër…