ARSIMI I LARTË: SA I MASIVIZUAR?

Ergys Mërtiri, gazetar dhe pedagog, ka publikuar një kritikë mbi masivizimin e arsimit të lartë. Kritika e Mërtirit fokusohet në:

  1. Pasojat e masivizimit të arsimit të lartë mbi cilësinë e studentëve dhe universitetet publike;
  2. Pasojat e liberalizimit të arsimit të lartë në sektorin e arsimit privat, sidomos në lidhje me cilësinë e kualifikimit profesional dhe akademik në këto institucione;
  3. Instrumentalizimin e arsimit të lartë për politika elektorale.

Kritika e Mërtirit është përfaqësuese për një sërë artikujsh që kritikojnë masivizimin e arsimit të lartë. Këto kritika fokusohen kryesisht mbi numrin e madh të studentëve dhe cilësinë e njohurive të tyre akademike në hyrje të shkollës së lartë (shih këtu edhe Shezai Rrokaj që ankohet mbi cilësinë e maturantëve.)

Fillimisht duhet sqaruar se në literaturë dallohet ndëmrjet (1) sistemeve universitare elitiste (me deri nën 15% të moshave 18-25 të regjistruar në arsimin e lartë – Gross Enrollment Rate, GER); (2) sistemeve massive të arsimit të lartë (15-50% GER); (3) dhe sistemeve universale (mbi 50% GER). Rritja e numrit të studentëve është një trend anembanë botës (shih Grafik 1).

 

1

Mërtiri kritikon masivizimin e sistemit të arsimit të lartë dhe politikat e qeverisë Berisha.

Shqipëria është sot praktikisht vendi me shifrat më të çmendura të studentëve që ndjekin arsimin e lartë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 73 përqind e maturantëve të sapodalë nga bankat e shkollave të mesme u regjistruan ne universitetet publike këtë vit akademik. Aktualisht janë rreth 31 mijë studentë të tillë, nga rreth 42 mijë maturantë, pa llogaritur këtu ata që janë regjistruar në universitetet private apo ata që kanë shkuar të studiojnë jashtë shtetit. … Kjo është një çmenduri ekskluzivisht shqiptare, e paparë në asnjë vend tjetër.

Në fakt Shqipëria në krahasim me vendet e tjera ka një përqindje të lartë të maturantëve që regjistrohen në arsimin e lartë por jo të pazakonshme (p.sh. shih SHBA, 73%). Domethënëse është treguesi Gross Enrollment Ratio, pasi shifra e maturantëve që regjistrohen nuk kap ata që regjistrohen më vonë, ata që shkëputen etj. Për këtë tregues Shqipëria është madje mbrapa.

2

Shtimi i numrit të studentëve rrëfen historinë e trazirave sociale në Shqipëri. Gjatë viteve 70, fill pas “pranverës çeke” shifrat e studentëve u ulën ndjeshëm dhe u rritën pas viteve 80 (studentët e viteve 90 ishin produkti i zgjerimit të arsimit të lartë).

Nga ana tjetër Shqipëria ka ende shifrat më të ulta në rajon përsa i përket viteve të shkollimit për moshat 15 vjeç e sipër (Barro & Lee, 2010).

5

6

Burimi: Banka Botërore, 2014, Shqipëria nga unë.

3

Mërtiri gjithashtu pretendon se masivizimi i arsimit të lartë ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërore. Sipas tij „reforma në arsim e ndërmarrë nga qeveria Berisha, rezulton një nga krimet më të mëdha që i është bërë shoqërisë shqiptare viteve të fundit. Politika e ndjekur nga ajo ka qenë ajo e masivizimit të universitetit, e aplikuar për qëllime elektorale.“

Por dihet botërisht se rritja e aksesit në arsimin e lartë është e lidhur me zhvillimin ekonomik. Grafiku i paraqitur më poshtë, tregon se përfitimi nga arsimi i lartë, sidomos në rrafshin individual është disa herë më shumë se nivelet më të ulëta të arsimit (shih ilustrimin nga OECD).

4

Shkurtimisht, është e lehtë të kritikohet masivizimi dhe liberalizimi i arsimit të lartë, por shifra të tjera duhen për të vlerësuar efektin e tyre mbi sistemin ekonomik dhe cilësinë e arsimit të lartë në vend.

Nuk ka komente

  1. Kalimi nga edukimi universitar elitist ne edukim masiv e me pastaj ne edukim universal shkon dore me dore me ndryshimet rrenjesore qe ndodhin ne shoqeri (interneti gelon me kurse universitare falas edhe po sfidon establishmentin tradicional akademik). Verejtja juaj empirike ndaj qasjes disi elitiste te Mertirit megjithese e drejte, kam pershtypjen qe i mungon qasja kritike.

    Edukimi universal sigurisht do te thote nje terheqje nga modeli elitist e madje edhe nje shtyse pertej aspiratave te klases se mesme per edukim masiv (fenomen qe ju e vereni ne vitet 80, 90). Ne fakt promovimi i “lifelong learning” nuk perben ndonje gje thelbesisht “te lige” per aq sa i mban mendjet vemendjeshkurtra te ketij brezi larg nga rruget, e pavaresisht cilesise, ne nje ambient akademik.

    E megjithate, kur i hedhim nje sy sistemit arsimor, cfare ofrohet dhe c’prishmeri ka neper universitetet publike e private, eshte e qarte qe nuk eshte tamam ajo c’kish ne mendje Gramshi kur thoshte se edukimi “elitist” duhet te ofrohet per te tere, me rezultatin e krijimit te “punetorit intelektual”. Ne fakt ajo cfare Gramshi do verente sot (dhe ajo qe shume kritike qe vijne nga e majta kane parasysh kur flasin per rolin progresiv dhe emancipues te edukimit) do ishte nje sistem ne dukje demokratik, por me nje kurrikulum qe tradheton ashiqare vlerat progresive te edukimit ne shkenca dhe art dhe nuk ben gje tjeter vecse replikon te njejtat klasa sociale.

    Pra pyetjet qe duhen shtruar ketu jane: A mundeson ky sistem edukimi masiv apo universal universitar “social mobility” (ngjitje shkallesh?!)? A ka pritshmeri te larta per studentet dhe a eshte i bazuar ne meritokraci? A eshte masivizimi simptome e nje inflacioni ne edukim qe prodhon semundjen e dimplomave?

  2. Pra pyetjet qe duhen shtruar ketu jane: A mundeson ky sistem edukimi masiv apo universal universitar “social mobility” (ngjitje shkallesh?!)? A ka pritshmeri te larta per studentet dhe a eshte i bazuar ne meritokraci? A eshte masivizimi simptome e nje inflacioni ne edukim qe prodhon semundjen e dimplomave?

    termi edukimi elitar ka te beje jo me cilesine e edukimit ne vetvete, por me grupin e synimit te universitetit – cfare do te thote ndertimi dhe riprodhimi (Bourdieu) i elitave nepermjet sistemit te arsimit te larte, me te gjitha te keqiat (selektiviteti dhe mungesa e mobilitetit social) dhe te mirat e saj (perdorimi i burimeve financiare publike per nje grup te vogel perfituesish) .. reaksionaret mendojne se cilesia e arsimit ne ate kohe ka qene e mire, se nisen nga pervoja individuale, e marrin te mireqene tezen “se sa me pak vete perfitojne si grup, aq me shume perfitojne ne sasi ne individ” .. ne fakt eshte perralle me mbret, sidomos ne shqiperi ..

    Gramshi eshte i veshtire per tu perdorur ne nje sistem kapitalist si yni, ku barazia sociale premtohet te arrihet nepermjet “dhenies se shanseve te barabarta”, ku arsimi perben nje shans per punesim, rritje te te ardhurave e mobilitet social ..

    edukimi masiv mundeson mobiliteti social, sidomos ne shqiperi, mjafton te shohesh shifrat e te papuneve nder ata te arsimuar me arsim te larte – diku tek 7-8%, nderkohe qe shkon edhe 20% ne ata me arsim te mesem..

    se dyti, apriori te gjithe mendojne se administrata po mbytet me persona me diploma nga arsimi privat (cfare gjithashtu nuk eshte e vertete, jane diku tek 5% ne administraten qendrore, dhe ndoshta diku 15% ne administraten vendore), pra do te thote se banore nga skrapari dhe devolli qe deri dje kishin te vetmen alternative “kurbetin” me nje diplome kristalore behen pergjegjes sektoresh prane administrates vendore ..

    meritokracia eshte nje term i diskutueshem (merita ne baze te kritereve te kujt?, kush i vlereson, per ke? etj..) ne arsimin e larte mendohet se eshte “nota” si proxy per vleresimin e aftesive, por ne tregun e punes jane te tjera kritere etj.. sdq.. ne shqiperi ku nuk mund te pretendojme se kemi problem me “meritokracine” kur nuk ka kritere te mirepranuara e te praktikuara

    masivizimi (rritja e aksesit) eshte shkaku i inflacionit te diplomave (rritet oferte ne treg, ulet vlera ne treg e diplomes) por sistemi kapitalist i prodhimit ka hyre edhe ne sistemin e organizimit te sistemit akademik, psh. ne sistemin e menaxhimit eficient te financave publike, te organizimit te programeve te studimit (sistemi i bolonjes) apo te vendosjes se standardeve dhe benchmarking (renditja dhe akreditimi jane sisteme vleresimi te kopjuara nga sistemi ekonomik) .

    ne shqiperi “academic capitalism” ka hyre ne formen me te percudnuar; te marredhenieve korruptive student-pedagog dhe institucion-pedagog (shih raportet e kontrollit te larte te shtetit mbi keqmenaxhim), por jo ne menaxhim apo ne vleresimin e arritjeve (learning outcome) dhe te eficiences (kost per njesi mesimi, ECTS per pedagog = kush i di sesa jane ne UT? kush e llogarit shperndarjen e drejte te shpenzimeve publike? perse p.sh.shteti paguan 2000-2500$ per nje student te universitetit te arteve dhe 400$ ne vit per nje student te ekonomikut ne korce?) ..

    megjithate, kritika nda kapitalizmit akademik nuk eshte aspak aktuale per shqiperine .. sistemi yne arsimor ka halle te tjera qe kane te bejne me integritetin dhe etiken akademike – masivizimi vertet ka sjelle probleme me cilesine (pagesate pedagogeve, infrastrukturen) por nuk mund te fajesosh masivizimin per mungesen e etikes apo korrupsionin

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin