TË ARDHUR E TË IKUR

Kohët e fundit dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shpesh për katundarë e qytetarë; debat ky të cilit as këtu në PTF s’i kemi lënë gjë mangut.

Natyrisht termi katundar është i ngarkuar me konotacion negativ; duke hyrë në kundërvënie me qytetarin.

Kjo krijon probleme – për t’i zgjidhur të cilat pastaj sillen në ndihmë terma të ngjashëm: fshatar (si term neutral) dhe malok (si term më negativ se katundar, për të ndihmuar që ta shtyjë këtë të fundit drejt një zone më pak të ngarkuar me konotacion).

Ka pastaj edhe një kundërvënie, më të hollë, midis katnar dhe katundar; ku termi i parë i referohet shqiptimit të fjalës në gegnishten e Shqipërisë së mesme.

Tani, duke pasur parasysh rrethanat e përdorimit të kësaj fjale, katundar, në diskursin e sotëm publik, krijohet përshtypja se këtë e përdorin zakonisht ata që duan të distancohen prej katundarit, katundarisë dhe sociologjisë përkatëse.

Le të themi që e përdorin kryesisht “qytetarët,” çka do të thotë që katundar është gjithnjë Tjetri.

Më tej akoma, qytetari e përdor termin për t’iu referuar dikujt me të cilin jep e merr, në jetën e përditshme ose në virtualitetin publik; çka do të thotë se, në shumë nga këto kontekste, bëhet fjalë për një katundar në qytet.

Ose një katundar që ka ikur nga katundi, ose nga habitati i vet social.

Dhe këtu vërehet një dukuri kurioze: nëse quajmë qytetar dikë që jeton në qytet (për t’i rënë shkurt), katundari nuk është aq ai që jeton në katund, se ai që ka ardhur nga katundi.

E njëjta distinguo vlen edhe për malokun – i tillë është ai që ka ardhur nga malësia, jo ai që jeton në malësi (këtë të fundit parapëlqejmë ta quajmë malësor, term me konotacion pozitiv, ose neutral, por jo negativ).

Rezervojmë kështu të drejtën që t’i identifikojmë këta njerëz nga vendi ku supozohet se kanë jetuar dikur, ata ose edhe të parët e tyre; jo nga vendi ku jetojnë tani.

Tani, një person që vjen në qytet nga katundi, ka nevojë për ca kohë që të “dekomprimohet”, ose të përshtatet me mjedisin e ri.

Gjatë kësaj kohe, ai nuk është ende qytetar, sikurse nuk është as katundar – në kuptimin e atij që banon në katund. Është një qenie e brishtë, vulnerabël, inferiore; dhe ky inferioritet shpesh e detyron që të maskohet, duke u hequr si qytetar (sipas ekuacionit “banoj në qytet, pra jam qytetar”).

Për katundarin, që është palë e pafavorizuar në këto transaksione kuptimore, emra si katundar dhe qytetar do të vlenin si emra “vepruesi” – ai që jeton në katund/ ai që jeton në qytet.

Për qytetarin, që është përkundrazi palë e favorizuar, të njëjtit emra e kapërcejnë natyrën rrethanore të emrit të vepruesit, për t’u shndërruar në emërtime të dikujt sipas një cilësie ose zakoni: ai që ka jetuar (gjatë) në katund, ai që ka jetuar (gjatë) në qytet.

Si të thuash, katundar dhe qytetar shndërrohen në profesione!

Gjithsesi, ta quash dikë “katundar” kur ka ardhur në qytet, për të jetuar aty, do të thotë ta emërtosh ashtu që nga momenti kur, teknikisht, nuk është më katundar, sepse ka ikur nga katundi.

Çështja është edhe se çfarë ka lënë pas kur ka ikur, dhe çfarë ka sjellë me vete.

Por jo vetëm kaq. Ne i shohim këta njerëz në Tiranë, edhe katundarët edhe malokët, teksa përpiqen të mbijetojnë; disa duke mësuar zanatin e qytetarit, të tjerë duke u përpjekur ta katundarizojnë habitatin e ri – dhe i gjykojmë jo për çfarë janë, por për çfarë nuk janë më.

Nëse dikush nis të katundarizojë me qëllim, atëherë qytetari ka të drejtë të shqetësohet; edhe pse katundarizimi ndonjëherë bëhet thjesht për t’u mbrojtur nga shfarosja e identitetit; si qelbi që vjen e grumbullohet në plagë.

Mëkati ynë, prej qytetarësh, është se harrojmë që po gjykojmë njerëz të cilët janë ende të ngecur pezull midis dy botësh – të pashkëputur mirë nga e vjetra, ende të parrënjosur tek e reja.

Përndryshe, në katundin e vet, katundari është qenie e tjetërllojshme: idealisht më i lirë në raport me natyrën, më i vetmuar dhe refleksiv, madje më filozofik, meqë ka kohë të mjaftueshme për të ndarë trivialen nga e vyera.

Më ka mbetur në mendje imazhi i një njeriu të tillë, që kam takuar dikur në Trebinjë të Mokrës.

Ishim në një ekspeditë të Institutit të Gjuhësisë, dhe silleshim rrotull nga një lagje e fshatit në tjetrën duke ecur kuturu nëpër bokërima.

Ky tipi na kishte pikasur që larg dhe na u afrua, na përshëndeti dhe na ftoi në “kullën” e vet.

Ishte i gjatë, dhe e mbante trupin drejt; ngaqë ndoshta kishte një zotnillëk në sjellje, m’u duk sikur ecte me kalë, jo me këmbë.

Jetonte në varfëri, por nuk kish asnjë shenjë përulësie në sjellje. Na uli në sofër dhe na derdhi përpara një pirg të hatashëm me arrë. Këto kam, tha, le t’i hamë bashkë.

Ishte njeri që nuk e depërtoja dot me mendje; por megjithatë rrezatonte qetësi. U përpoq të kuptonte se çfarë bënim ne atje në fshat dhe na ndihmoi, edhe pse kushedi iu duk qesharake puna jonë e fjalëmbledhësit, në një zonë që kish filluar të vuante për bukën e gojës në ato vite.

Më bëri përshtypje edhe mënyra si ishte krejtësisht në kontroll të situatës; pa çka se kish të bënte me njerëz “me shkollë” dhe “nga qyteti”; dhe jo vetëm ngaqë ishte në shtëpinë e vet a në tokën e vet; por ngaqë ishte në habitatin e vet, zot i hapësirës ku merrte frymë.

Fjala që më vjen ndërmend, tani që shkruaj, është dinjitet. Të njëjtin dinjitet e ndesh ende në katundarët që kanë zbritur tani të jetojnë në Tiranë; por të dëmtuar, të pluhurosur, me bateri pothuajse të harxhuara. Mundohem ta përfytyroj ndonjëherë mikpritësin tim duke shitur ndonjë kartë telefoni tek udhëkryqi i Postës, ose duke pritur në radhë për të gjetur punë te “Partizani”; dhe e kuptoj sa të vështirë do ta kish pasur, për ta mbajtur trupin drejt dhe për t’i parë njerëzit në sy.

Çfarë u mungon këtyre të ardhurve rishtas, në qytet, është toka; si mjedis pothuajse metafizik i qenies. Qytetari e mbulon tokën, herë me asfalt, herë me gjithfarë ndërtesash, herë me parqe; ose, e shumta, e shndërron në bahçe me lule, që do të ishte njëlloj kukulle a simulakri i tokës, e përshtatshme për të luajtur ‘pe gjasme’ e për të ftuar insekte dashamira.

Por katundari i shkulur nga toka, është qenie e dënuar; dhe në Shqipëri dënimi këtyre njerëzve u filloi që me masakrën e regjimit të djeshëm me pronën private në fshat, kur u katandisën katundarët të vijnë të blejnë deri edhe bukën në qytet.

Nuk po dua të flas për kohët e “A don qymyr zotni,” sepse ai muhabet do të na shtynte pak si thellë në histori.

Dëgjon ndonjëherë të thuhet, shpesh me hipokrizi, se “jemi të gjithë katundarë.” Në fakt jo; nuk jemi të gjithë katundarë – ka prej nesh që janë qytetarë të kulluar, ka edhe të tjerë, që e kanë përfunduar tashmë transformimin e katundarit në qytetar.

“Jemi të gjithë katundarë” e dëgjon zakonisht nga ata që s’e kanë përfunduar ende procesin; si ato fluturat që kanë dalë nga pupa, por s’i kanë shtrirë ende krahët; ose që ende mbeten të ekspozuara ndaj rrezikut total.

Qenie të trembura, duhen kuptuar, mbajtur afër dhe trajtuar me respekt; sikurse edhe u duhet shpjeguar, me kujdes dhe durim, se fakti që ata kanë ardhur nga katundi nuk i bën të gjithë të ardhur nga katundi; dhe se barazia mes njerëzve ekziston në të drejtat, jo në origjinat e tyre.

Ajo çfarë jemi të gjithë, përkundrazi, është të ikur; të ikur nga e kaluara, nga tradita, nga feja; ose, më lehtë akoma, të ikur nga vendi ynë; të ikur nga fshati dhe nga qyteti; muhaxhirë të historisë.

Sa për katundarin, për të mos thënë malokun, nuk shoh pse s’duhet t’i përdor më me konotacion negativ; me gjithë kontradiktën e të quajturit katundar atë që nuk jeton më në katund; dhe malok atë që nuk jeton më në malësi.

Pa çka se është një gjuhë që e ka burimin te frika tani jo aq ndaj Tjetrit, sa ndaj Tjetërsimit; ose ikjes nga vetja; por le të mos kemi frikë t’ia pranojmë frikën tonë botës.

Nuk ka komente

  1. Pikerisht dhe mua “frika” nga Tjetersimi me ka mbajtur perhere te kujdesshem ne marredheniet qe krijoj me te ardhurin ne qytetin tim te lindjes Tiranen. Nuk kam ndonje steriotip negativ ndan ardhacakeve, ose te pakten perpiqem te mos e kem. Megjithate nuk mund te leje pa evidentuar faktin qe si pasoje e nje mase te pakotrolluar te ardhurish ne Tirane (nga cdo cep i Shqiperise) kam qene deshmitar i huazimit te disa sjelljeve dhe komunikimeve te tyre nga banoret vendas. Dua te marr nje shembull qe me ka ndodhur me shume se 1 here ne ambientet e punes ketu ne Tirane. Ndodhin vdekje te njerezve te afert, jo njerez tamam te shtepise. E kam fjalen me teper per xhaje, daje, teze e halle. Shoh perhere nje iniciative te menjehershme te personave qe jane te ardhur ne Tirane per te bere qokat e rastit qe nuk fillojne e mbarojne me nje ngushellim te thjeshte, por shkohet deri aty sa te mblidhen edhe leke tek punonjesit e tjere te kompanise per respekt te personit qe ka humbur te afermin! Gjera te ngashme kam vene re edhe ne nje kompani tjeter qe kam punuar me pare. Eshte e qarte se ky lloj solidariteti eshte tipik per vendet e vogla; fshatin, qytetin e provinces, zona te ndryshme rurale, por kurrsesi nuk ka qene nje tipar per nje qender me te madhe urbane si Tirana. E kam kerkuar nese nje gje e tille ka ndodhur edhe me brezin me te madh se mua ketu ne kryeqytet por kam marre pergjigje negative. Nuk ka asgje te keqe nga solidariteti midis njerezve, por thjesht nuk perputhet me vendin ky lloj solidariteti. Ajo qe me shqeteson eshte se te tilla sjellje e komunikime jane shfaqur edhe tek banore autoktone te lindur ne kryeqytet dhe vertetoj ate qe thote Xhaxhai, Frika nga Tjetri, Katundarizimi i vendit ku shkon. Shembulli qe e pashe te arsyeshme ta sjell ketu eshte vetem nje grimce e vogel nga observimet e perditshme ne kete vend. Per kete gje sinqerisht me vjen keq pasi ka pesuar nje metamorfoze te shemtuar kultura e nje qyteti per hesap te lirise se pakontrolluar te njerezve, prej nga me “te drejte” ligjerohet dhe perdorimi i nocioneve “malok dhe katunar”.

    1. Me duket nje artikull shume i varfer ky krahasimi ndermejt qytetareve e katundareve, e me vjen vertet te mbaj brinjet me dore se si ne vitin 2013 ju zoteri harxhoni kohen tuaj per te gjetur ndryshime!!!Per mua è thjesht nje razizem i bazuar nga frika e “pushtimit” .Me duket krahasimi qe behet ndermjet vendasve dhe emigranteve sepse perderisa ne nxjerrim kthetrat per bashkombesit tane mendo c’mund te behet per te huajt. Jam sh kurioze te di nese ju do te kishit ftuar ne shtepine tuaj zoterine ne fjale e a do te kishit ndare vaktin e te ngrenit.S’e besoj qe do tregonit “qytetarine ” tuaj ne ato momente.Njeriu mendoj è i lire te tregoje veten e vet,te jetoje si te doje deri sa te mos preke kufirin e lirise se tjetrit.Me duket sh pa vend edhe fakti i ngushellimeve qe shtohen sepse njerezit kane ardhur nga fshati.Mah

      1. Jam kurioz të di nëse ju jeni e njëta anë që ka lënë këtë komentin që do të citoj. Për të larguar ambiguitetin, them, nëse…

        Te trishtueshme keto histori por te verteta. E kur shikon Tironen qe e kane zaptuar te ardhurit (outsiders) ndjehesh keq, sepse shume shpejt proves se shqiptimit per ti shpetuar thikes do ti nenshtrohemi ne, tironesit. Cfare mund te bejme per te shpetuar? Te bejme lufte apo te mesojme dialektin e malokeve?

        http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/24/shibboleth/#comment-30466

      2. (Ana, une te respektova heren e pare te shfaqjes a rishfaqjes me te njejten ‘cader’ dhe u detyrova e i shtova nje ‘n’, kurse tani nuk po e kuptoj se cfare e do dhe kete ‘pagezim’ te ri. Ju ‘tironsit’ mos na ‘merrni’ dhe korsite e rrugetimit…)

        Sa per temen: Vet fshatari a katundari duke ndjere inferioritetin teresor nga qytetaret nuk preferon te banoje prane qendres se qytetit apo metropolit, por ne rrethina , per te bere stazhin dhe kur t’a perfundoje me sukses nis e i avitet hap pas hapi.

        1. Ia ndërrova nick-un asaj tjetrës në Anna 2 (ajo mund ta ndërrojë prapë në diçka që i pëlqen; por jo të përdorë tëndin). Nga faqja administrative, ne jemi në gjendje ta shohim se kush shkruan si kush.

  2. Frika paragjykuese ndaj tjetrit, ndaj të ardhurit, ndaj të ndryshmit, ndaj atij që paraprakisht e konsiderojmë inferior vetëm duke u nisur nga përkatësia gjeografike a sociale, pa e njohur personalisht, ka një emër: quhet RACIZËM.

    Fjalë si “katundar” e “malok” janë paragjykuese dhe diskriminuese, sepse bazohen në tipare hipotetike të origjinës a të grupit dhe jo në të meta, cilësi apo karakteristika personale. Kjo është arsyeja pse ato nuk duhen përdorur.

    Nga përvoja vetjake mund të them se sa më i kulturuar e i emancipuar të jetë një njeri (por edhe një shoqëri e tërë) aq më pak paragjykues është.
    Unë jam nga Jugu të cilin e njoh mirë. Por po aq mirë njoh edhe Veriun, ku kam kaluar vite të tëra. Mund të them se shumë zona të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, të cilat nuk i përmend për të mos prekur kënd, sipas meje kanë qenë dhe janë shumë më të prapambetura se zonat më të thella të Veriut.
    “Malokërinë”, skuthërinë dhe batakun moral që kam njohur ndër shumë jugurë, përfshirë bashkëfshatarë të mi që sot janë bërë “qytetarë”, nuk e kam hasur në Veri. Sikurse kam njohur shumë “qytetarë” të vjetër tiranas, elbasanas, vlonjatë apo durrsakë, që për nga niveli i emancipimit shoqëror dhe kulturor duket sikur sapo kanë zbritur nga Kandahari.

    Njeriu gjykohet vetëm individualisht. Pasi e njeh dhe e peshon, mund ta vlerësosh apo ta kesh frikë, ta quash edhe derr e gomar. Pa e njohur nuk ke të drejtë morale të përdorësh epitete a konotacione duke u nisur vetëm nga prejardhja gjeografike a sociale. Është çështje emancipimi dhe kulture vetjake, por edhe inteligjence.

    1. Racizëm është konsumuar si term, duke u përdorur me kuptim shumë teknik gjetiu. Duke e përdorur edhe për frikën ndaj Tjetrit që ka vendasi ndaj të ardhurit, e hollojmë kuptimisht duke e bërë, në praktikë, të papërdorshëm. Ndoshta duhet të gjejmë ndonjë shprehje tjetër.

      Edhe një shënim tjetër: në qoftë se i konsiderojmë katundarinë dhe qytetarinë si “profesione”, atëherë qytetari në qytet do të ndihet doemos superior ndaj katundarit – sa i përket “profesionit” që i jep vetes. Krahaso, bie fjala, mjekun me futbollistin: mjeku ndihet superior në spital, futbollisti në stadium; por nuk ka vend të flasim për racizëm!

      Kjo që bën ti, Relapso, rrezikon të përfundojë në baiting. Nëse duam të diskutojmë për problemin, i cili ekziston, mirë është të mos barrikadohemi pas pozicioneve etike, të llojit “fshatari ynë i mrekullueshëm,” sepse kjo mund t’i emocionojë shumë disa prej nesh që i kanë nervat të dobëta.

      Fakti është, sot, që ka një lëvizje të katundarit drejt qytetit dhe jo të qytetarit ndaj katundit; dhe kahu i kësaj lëvizjeje e përcakton vetvetiu aksin e vlerave. Katundari që vjen në qytet, sa kohë që nuk është përshtatur me qytetin, është inferior; dhe ky inferioritet nuk ka fare lidhje me atë që ka qytetarë të degraduar dhe të prapambetur sa të duash.

      Natyrisht, përshtatja është e dyanshme – sepse të ardhurit e ndryshojnë qytetin njëlloj sikurse i ndryshon ata qyteti; po për këtë duhet frymë bashkëpunimi dhe gatishmëri për ta hapur mendjen dhe, sidomos, për të ndryshuar. Në qoftë se ti vjen në qytet dhe vazhdon praktikën e gjakmarrjes, bie fjala, unë si qytetar kam të drejtë të tmerrohem – sa për të sjellë një shembull.

      P.S. Patëm folur dikur shkarazi për Napolin; dhe të pata thënë, atëherë, se kam parë në atë qytet, në Quartieri Spagnoli që janë mu në qendër, një degradim të tillë që në Shqipëri s’e kisha parë kurrë (para 1990-ës, të paktën). Por ky realitet nuk është se më bënte mua gjë më pak mysafir, të paditur dhe të pagdhendur, në mes të Napolit.

      1. Xha Xha, nuk besoj se banoret e Quartieri Spagnoli ne Napoli jane sjelle ndaj teje me superioritetin e vendasit, nuk besoj se te kane pare shtrember e te kane paragjykuar si te ardhur. Nuk besoj se prania jote si i huaj ka vene ne rrezik paqen e tyre sociale. Nuk besoj se ke ndier ndonje lloj racizmi nga ana e tyre. Ti do te thuash se kjo do te ishte absurde, se ata ne fakt ishin inferiore dhe nuk mund te ndiheshin superiore ndaj teje. Çeshtje pikepamjesh eshte: jam i sigurt se ata nuk do te ishin dakord me ty.

        Une ne Napoli kam qene vetem nje here per disa dite dhe mbaj mend qe, veç te tjerash, kam vizituar nje pjese te via Spaccanapoli, qe besoj se pershkon ato lagje qe permend ti. Mua me pelqeu shume. E perseris, eshte çeshtje pikepamjesh dhe kendveshtrimesh.

  3. “Racizëm është konsumuar si term, duke u përdorur me kuptim shumë teknik gjetiu. Duke e përdorur edhe për frikën ndaj Tjetrit që ka vendasi ndaj të ardhurit, e hollojmë kuptimisht duke e bërë, në praktikë, të papërdorshëm. Ndoshta duhet të gjejmë ndonjë shprehje tjetër.”

    Nuk jemi ne qe vendosim t’u percaktojme a t’u ndryshojme kuptimin termave. Sociologjia friken paragjykuese qe ka vendasi ndaj te ardhurit e quan “racizëm”.

    “Nëse duam të diskutojmë për problemin, i cili ekziston, mirë është të mos barrikadohemi pas pozicioneve etike…”

    Une jam i bindur se i vetmi problem qe ekziston vertet eshte paragjykimi dhe diskriminimi i tjetrit vetem sepse ka vendosur te nderroje vend banimi. Ky nuk eshte vetem pozicion etik, por, e perseris, eshte çeshtje emancipimi. Ketu po flasim per qendrime superioriteti te atyre qe jane vendosur me banim ne qytet disa vjet para te tjereve. Po te shohesh dinamiken demografike te qyteteve tona, edhe ne kuadrin e zhvillimeve politiko-sociale te gjysmes se dyte te shek. XX, do te vesh re se pjesa derrmuese e qytetareve te sotem perbehet kryesisht nga shtresat me te varfra te fshatrave tona, se fshataret e pasur, kulaket, nuk i linte kush te vendoseshin ne qytet, nderkohe qe qytetaria dhe fisnikeria e vertete shqiptare, kur u shpetoi burgjeve dhe eliminimit fizik, u degdis fshatrave.
    Tirana ne vitin 1944 ishte sa Kavaja sot. Ne dy-tri dekada popullsia u dhjetefishua. Me se? Me fshatare te patoke qe nje dite te bukur u gdhine kryeqytetas. Madje ishin keta te sapoardhur qe shihnin shtrember e paragjykonin tiranasit autoktone. Po ashtu qytetet e tjera. Merr, per shembull, Fierin qytetin me te populluar te Jugut.
    E verteta eshte se qytetaret shqiptare ne mentalitet kane mbetur fshatare. Njesoj si fshataret shqetesohen dhe tremben kur u duhet te ndajne hapesiren publike me dike qe nuk eshte “i fshatit te tyre”.

    1. “Sociologjia friken paragjykuese qe ka vendasi ndaj te ardhurit e quan “racizëm”.”

      Ne fakt, jo, dhe Xhaxhai ka shume te drejte kur thote qe po e shperdoron antiracizmin prej zellit te korrekteses politike. Sociologjia e njeh friken paragjykuese ndaj te ardhurit si konservatizem, por jo si racizem. Sociologjia e njeh si frike primordiale, qe per objekt nuk ka dike nga nje race tjeter, por dike nga nje vendbanim tjeter, e rrjedhimisht nga nje tjeter menyre jetese. Tjeter gje paragjykimet e ndertuara nga perkatesia ne nje vendbanim, dhe tjeter gje paragjykimet e ndertuara nga perkatesia ne nje race. Ne rastin e pare paragjykimet jane legjitime, sepse vendbanimet dhe perkatesite ne to ndertohen mbi dallimin brenda/jashte qe mbart koncepti vend dhe vendbanim, thene ndryshe, vendasit dhe te huajit, mes pjestareve dhe jo-pjestareve. Nderkohe qe ne rastin e dyte paragjykimet nuk jane legjitime sepse pavaresisht rraces, dallimi brenda/jashte nuk ka kuptim. Brenda dhe jashte cfare? Te gjithe jemi pjestare te barabarte te njerezimit. Paragjykimet mbi perkatesine ne vendbanim gjithashtu jane legjitime edhe ne dallime te metejshme, pertej dallimit pjestar/jo-pjestar dhe qe mund te behen brenda grupit vete grupit te pjestareve, duke i dalluar keta ne pjesmarres, cka predikohet mbi te qenit pjestar aktiv dhe pjestareve te thjeshte, cka predikohet mbi te qenit pasiv. Asnjeri prej ketyre dallimeve te predikuara mbi vendbanimin, nuk perben paragjykim jolegjitim. Vendbanimet jane organizma te gjalla, (ndryshe nga racat, qe jane kategori akademikesh kokboshe) te ndertuara mbi nje set vlerash qe perbejne edhe menyren e jeteses se ketij organizmi. Si organizma te gjalla, elementi i korruptimit, i degradimit, sa nga jashte (apo nga jo-pjestaret), dhe nga brenda apo nga pjestaret pasive, eshte rrezik real, prandaj konservatizmi, apo paragjykimi perben vlere reale drejt ruajtjes se organizmit.

      Termi asnjeanes eshte “civic” apo “civil” nga nje ane, dhe “barbar” nga ana tjeter. Problemi eshte se shqipja “civic” as qe nuk e njeh, “civil”, kur nuk e perdor si c’perdoret rendom edhe ne gjuhe te tjera ne kontrast me uniformat, policet, ushtaret, etj, e perkthen si “qytetar”, nderkohe qe “barbar” nuk ka ngjitur pervecse ne nje regjister intelektualist, por nga ngjitur “katundar”, “malok”, apo edhe “shpellar”. Gjithsesi, edhe “qytetar” nuk eshte me pak asnjeanes, duke qene se pjesmarrja aktive per sa i perket qytetit (ku mjetet e prodhimit nuk jane ne duar te banoreve ne menyre te drejtperdrejte) perkthehet ne terma te vendbanimit te perbashket, nderkohe qe persa i perket katundit (ku mjetet e prodhimit jane me prane dhe drejtperdrejt ne duar te banoreve) pjesmarrja aktive perkthehet ne terma prodhimtarie.

      etj, etj, asnje lloj racizmi ne terma te sociologjise.

      1. Në fakt ju nuk dini dini se çfarë thoni… Të më falni nëse duken arrogant, por kjo është e vërteta, keni shkruar një faqe të tërë për të thënë pak gjëra.

        Do të mjaftohem vetëm me këtë:

        Sociologjia e njeh friken paragjykuese ndaj te ardhurit si konservatizem, por jo si racizem. Sociologjia e njeh si frike primordiale, qe per objekt nuk ka dike nga nje race tjeter, por dike nga nje vendbanim tjeter, e rrjedhimisht nga nje tjeter menyre jetese.

        konstatimi është deri diku i drejtë. por çalon kur ju përpiqeni ta shfrytëzoni, duke e deformuar në skajin e vet.
        po është frikë, por frikë nga se? është frikë nga Tjetri, siç na e përmend xhaxhai në ca shkrime të tijat. por frika nga tjetri përse lind? po, le të themi nga ajo që ju e quani si konservatorizëm. por a është ky konservatorizëm politik? jo nuk është i tillë, sepse e keni ju e kam unë dhe të gjithë ne.

        kritika ime rreth gabimit tuaj, qëndron tek raca dhe vendbanimi tjetër, në kuptimin zhvillimor dihet se kushtet e ndryshme ushtrojnë presione të ndryshme. kështu, edhe vendbanime të ndryshme ushtrojnëpresione të ndryshme; natyrishtë në aspekte të një shkalle më të ulët – si ilustrim për analogji. pra, ju dhe kushdo tjetër nuk e bën dot dallimin me të huajti dh eracës tjetër. siç e përmend vet, termi racë është një krijesë gjuhësore skolastike, po deshët, për të emërtuar fenomenin e grupimit për qëllime krahasimi,e jo vetëm. por gabim tjetër juaji është kur e cilësoni “Vendbanimet jane organizma te gjalla, (ndryshe nga racat, qe jane kategori akademikesh kokboshe)”. tani, për ndershmëri ose janë të dyja krijesa konceptuale ose biologjikja qëndron disi më lartë se kulturorja. kurrsesi nuk mund të marrim mbistrukturën kulturore humaniste dhe ta vendosim para asaj biologjike, evolutive. e kam llafin, nëse vendbanimet sipas jush janë “të gjalla” po edh eracat, etnitë, grupimet, përdallimet janë po aq të gjalla, sepse janë të ndërlidhura.

        thënë këtë, po rikthehem shkurt, tek çështja e fobisë. është fobi, e thënë shkurt nga e panjohura.
        në terma evolutivë, statistikisht (dhe këtë nuk e vini dot në dyshim, jo në këtë diskutim) rezulton më prodhimtar një qëndrim përjashtues, ku grupimi, apo individi ruhet sesa një qëndrim përqafues kur rrezikon të biesh në kontakt me një diçka, po e quaj, edhe pse flasim për kontakt biologjik, që mund të të krijoi probleme. pra instinktivisht është zhvilluar një mekanizëm që mbron grupimin, etnin. selfin, nga nonselfi, sepse është qëndrimi më racional. racionaliteti nuk ka kuptimin e paramendimit. le të themi, se është qështje induksioni, si induksioni i Rasëllit me gjelin e detit. 😀

        qëndrimi i Relapsos.. po edhe mua më duket se priret për nga korrektësia politke. por ai nuk e ka gabim, në princip.
        përse them këtë. këto sjellje evolutive nuk aplikohen në raportet mes individëve. nëse ndodh kështu, atëherë ky është mirëfilli legjitimim i një veprimi racor, anti-self që nëse të ngrenë padi, në një vend shekullarist e merr një gjobë të mirë.
        është një legjitimim i stigmatizimit të tjetrit duke prurë në mbrojtje që qëndrimit të vet, njëfarë darvinizmi, duke e aplikuar në terma, shoqërorë.
        njerëzit si individë ndryshe nga turmat, nuk mund t’ia lejojnë vetes një qëndrim të tillë, sepse është i pakuptimtë në termat e sotëm shoqërorë.
        pra tek individi, frika nga “infektimi” i grupit tjetër duhet, të zëvendësohet, nga shkollimi, kultura etj nga gjykimi racional rast për rast, siç thotë edhe Relapso-ja.

        1. Nuk dukesh arrogant, por je arrogant. Racat nuk jane organizma, por thjesht kategori me baze ngjyren e lekures, as me shume as me pak te ndryshme nga dallimet me baze ngjyren e syve, te flokeve, gjatesine, dexteritetin apo sallakerine, kurrizin me lesh apo pa lesh, brimen ne mjeker, renien e flokeve, etj, etj. Jane dallime me baze ndertimin gjenetik, por jo organizma. Vendbanimet jane organizma te gjalla, njesoj si c’eshte nje amebe, trupi i njeriut bashke me gjithe bakteriet e veta, nje oaz ne shkretetire bashke me gjithe gjallesat qe ushqen, etj. Frika ndaj te huajit nuk eshte frike nga tjetri, por frike nga tjetersimi, si c’thote Xhaxhai. Dhe vendbanimet tjetersohen nga te huajt, nderkohe qe nga nje race tjeter njerezimi nuk ka si te tjetersohet. Tjetersohet njerzilleku, por jo njerezimi.

          Thua se nuk e bej dot, as une, as kushdo tjeter, dallimin mes te huajit dhe races tjeter. Kjo nuk eshte e vertete. Une jam me se i afte te bej dallimin mes nje spanjolli apo afrikano-amerikani qe banon ne pallatin tim, dhe dikujt te se njejtes race qe nuk jeton ne pallatin tim, po njesoj si dhe spanjolli apo afrikano-amerikani eshte i afte te beje dallimin mes meje qe jetoj ne pallat me te dhe nje te bardhi tjeter. Ne qytetet shqiptare, po ashtu, frika nga katunaret, nga maloket, ndryshon nga frika ndaj jevgjve qe jetojne ne nje shkalle me ty, e para sepse ka te beje me faktin qe katunaret do ndryshojne rregullat dhe dinamikat ne lagje, duke qene se vijne nga rregulla dhe dinamika te tjera, nderkohe qe frika ndaj jevgut, edhe pse ky eshte i ingranuar ne te njejtat rregulla dhe dinamika te lagjes, ka te beje thjesht pse eshte race tjeter. E para eshte frike legjitime, e dyta jo. Pra per sa i perket vendbanimit, une kam frike nga nje shpellar qe i hedh plehrat nga kati i peste, por jo nga nje jevg qe shkon dhe i hedh tek vendi i caktuar, packa se mund te jem i se njejtes race me shpellarin por jo me jevgun.

          Relapso e ka gabim ne princip pikerisht sepse frika nga nje race tjeter nuk duhet te jete legjitime, nderkohe qe frika nga i huaji ne nje vendbanim duhet te jete.

          1. “Relapso e ka gabim ne princip pikerisht sepse frika nga nje race tjeter nuk duhet te jete legjitime, nderkohe qe frika nga i huaji ne nje vendbanim duhet te jete.”

            Frika ndaj Tjetrit qe bazohet vetem ne karakteristika te perkatesise se tij racore, fetare, etnike, gjeografike etj. prodhon pashmangshem diskriminim. Besoj se se paku ne kete pike jemi dakord.

            Tani, ti thua se eshte legjitime te diskriminohet nje njeri mbi bazen e prejardhjes gjeografike.

            Te marrim ca shembuj konkrete, sa per ilustrim.
            Ta zeme se ti ke nje shtepi ne Tirane dhe do ta japesh me qira. Ke vetem dy kerkesa nga dy familje:

            a) nje zoteri qe eshte pinjoll i nje familjeje “qytetare te kulluar” nga Tirana qe sapo ka dale nga burgu ku vuajti denimin per trafik droge, dhe

            b) nje mjek nga Puka qe eshte transferuar me pune ne spitalin e Tiranes.

            Sipas asaj çka thua me lart, ti nuk duhet t’ia japesh shtepine mjekut nga Puka, sepse ky eshte “malok” dhe mund te te rrezikoje rregullat e bashkejeteses ne lagje, nderkohe qe zoteria nga Tirana eshte ne rregull me kerkesat e tua.

            Nje shembull tjeter:
            Ta zeme se ti je emigrant ne Amerike dhe kerkon pune. Shkon te nje punedhenes qe duhet te zgjedhe mes teje, emigrant nga Shqiperia, dhe nje zezaku amerikan.
            Sipas teje, punedhenesi amerikan ka te drejte legjitime te mos te te zgjedhe ty, pavaresisht nga aftesia dhe kurrikulumi yt, sepse ti nuk i njeh rregullat amerikane, nderkohe qe duhet te zgjedhe patjeter zezakun, sepse perndryshe mund te akuzohet si racist.

            Ajo çka dua te them une eshte se njeriu duhet te gjykohet per çka vlen, mbi bazen e cilesive dhe vetive individuale, si dhe te zgjedhjeve qe ka bere ne jete, jo mbi bazen e nje perkatesie te lindur grupi qe ai nuk e ka zgjedhur. Nuk zgjedhim te lindim te bardhe apo zezake, ne mal apo ne fushe, ne Tirane apo ne Tropoje.
            Frika e pergjithesuar dhe paragjykuese ndaj “malokut” dhe “katundarit” ne jeten e perditshme prodhon diskriminim, rrezikon bashkejetesen dhe kohezionin social shume me teper se ç’mund ta rrezikojne ate “maloket” dhe “katundaret” me sjelljet e tyre “te pagdhendura”. Ky qendrim mbrojtes nga ana e vendasve nuk e ndihmon, perkundrazi e pengon integrimin e te ardhurve, krijon enklava dhe izolim social qe mund te rrenjoset per breza te tere, krijon premisa per padrejtesi sociale. Kujtoni, fjala vjen, çamet. Ka shtatedhjete vjet qe eshte rrenjosur paragjykimi ndaj tyre dhe nuk ka gjasa te fashitet. Nese ky nuk eshte racizem, me thoni ju se ç’eshte.

            1. Sipas asaj qe thashe me lart do ia jepja mjekut nga Puka, sepse vendbanimi i tij i fundit nuk ka qene burgu por nje vendbanim normal. Po ashtu do ia jepja jo vetem te njejtit mjek nga Puka, por edhe nje malesori qe eshte marre me blegtori andej, dhe madje edhe perballe nje pasardhesi te nje familjeje pinjolle qytetare qe nuk ka qene ndonjehere ne burg por qe thjesht ka qejf me tepri pijen, bixhozin dhe bordellot, sepse ambjentet ku konsumohen keto aktivitete kane rregulla dhe dinamika qe mund te transferohen ne vendbanim dhe qe mund te jene shkaterrimtare.

              Shembulli i punesimit eshte pa lidhje me temen.

              Ne kete teme, njeriu gjykohet ne baze te aftesise per t’u pershtatur me ambientin. Nuk ka as edhe nje lloj diskriminimi abuziv te gjykosh a priori se nje njeri te cilit i ka rene koka ne asfalt eshte me i pershtatur me ambjentin qytetas se sa nje njeri te cilit i ka rene koka ne malesite e Pukes. Perkundrazi, eshte diskriminim i shendetshem dhe mese normal per sa i perket vendbanimit si ambjent i perbashket.

              Te tjerat i ke ne mos keqkuptime te asaj qe po thuhet, atehere pathos vetqejfberes prej intelektuali borgjez liberal qe perqafon me teper se c’duhet te drejtat njerezore, pa lidhje me c’diskutohet, dhe me qellime te mbrapshta.

            2. Te falendroj shume edhe ty, sepse me bere te kuptoj thelbesisht diskriminin europian ose me gjere ‘perendimor’ ndaj shqiptareve. Paskan shume te drejte. Sinqerisht, ne kete rast, ne rastin europian, ndoshta edhe kane, por cfaj kemi ne “borgjezo-liberalet” t’a pesojme nga kjo, eshte histori tjeter. Kjo na perket te pakten ne “borgjezo-liberaleve” pa llogari bankare shume milioneshe, sepse ne raste milioneresh, paraja i hap te gjitha portat, ndoshta edhe te Tony Blair.
              Persa i perket verejtjes qe i beni Relapsos se “perqafon me teper se c’duhet te drejtat njerezore”, kjo me duket shume verejtje interesante, qe nuk e kisha hasur ndonjehere ne jete. Ndoshta ka nevoje per elaborim te metejshem nga ju, por po me pelqen ky blog sepse ka mjaftueshem gallate.

            3. Shkruani:

              po me pelqen ky blog sepse ka mjaftueshem gallate.

              Ka vende më të përshtatshme për gallatë rreth e rrotull dhe kushedi po ju presin atje. Ata që vijnë në blog për gallatë e kanë derën të mbyllur, edhe sikur t’ju duket e hapur.

              (Besoj se e kuptoni edhe vetë se jeni duke u sjellë si troll që pa i futur këmbët mirë këtu.)

            4. Une ta garantoj qe nuk e kam shpikur nga vetja verejtjen se te drejtat njerezore mund te perqafohen me teper se c’duhet. Asgje origjinale ketu, dhe fakti qe ti nuk e ke hasur ndonjehere me pare, thjesht sa ve ne dukje injorancen tende.

              Qe do gallate ti, duket qe mijra kilometra larg, po une s’jam i gallates per sa i perket ca vendeve e kuvendeve, dhe as i fjaleve te leshuara si lopa bajgen. Problemi me ju, qe nga Relapso, Xhibi, e deri tek ty, eshte qe i keni mesuar gjerat kallp, dhe jo se i keni te menduara. Vlera e ketij zellit per te drejtat njerezore ne gojen tuaj eshte e barabarte me vleren e parrullave marksist-leniniste ne kohen e qoftlargut, ku packa se po flitej per bie llafi mbareshtrimin e derrit te bute, mjaftonte qe dikush te leshonte nje parrulle te tille, dhe si me magji, argumenti i fitonte legjitimitet. I vetmi ndryshim eshte se ajo ishte ideologji marksist-leniniste, e kjo eshte ideologji liberale, dhe problemi juaj eshte se nuk e flisni ju kete ideologji, por fliteni prej saj.

              Here tjeter, qe mos te te duket gallate, lexo ne funksion te kontekstit, se fundja nuk besoj ke qef ta rreshtosh veten ne ate 57% te analfabeteve funksional. Nese flitet per disiplinen qytetare, perqafimi i te drejtave njerezore ka aq lidhje dhe eshte aq i tepert me temen, sa edhe c’do ishte po te flitej per degradimin e Plutonit ne planet xhuxh. Prandaj gallate nuk po bej une, por ju qe po recitoni me zell te madh prej liberali te drejtat njerezore, qe permendni “racizem” e ku di une cfare, si te ishit pionere te dalluar. Gallate po beni ju qe thirrjen per disipline e lexoni si thirrje per uniformizim, sheshim te ndryshimeve dhe vrasje te individualitetit. A thua se per hir te te qenit i hapur u dashka lejuar cdo lloj harbuterie e cdo lloj malokerie.

              E ne mos po beni gallate, atehere qekeni sinqerisht nga lloji me i trashe i imagjinueshem i katundarit. Vetem se mos mendoni se duke leshuar parrullat e ideologjise liberale te “ketyre shekujve te fundit” e keni fituar te drejten e qytetarise. Thjesht vizen per te hyre ne qytet keni fituar me keto parrulla kallpe. Te qenit qytetar eshte tjeter gje.

            5. Shekujt e fundit, pervec ideologjise liberale, kane nxjerre dhe disa ideologji te tjera si psh ‘fashizmi’ te cilat i kane shume perzemer ceshtjet e ‘disiplinimit’. Qyteti nuk eshte kazerme ushtarake dhe shpresoj te mbetemi ende te hapur qofte edhe per lexime me humor te ndonje fjalie qe tingellon absurde. Problemi kryesor i shoqerise shqiptare eshte sepse nuk ka perqafuar fare te drejtat elementare njerezore, dhe jo perqafimi “me teper se c’duhet” i tyre. Kjo sjell dhe faktin banal e te dhimbshem qe shqiptaret sot e kesaj dite vazhdojne te votojne ne shkalle pothuaj 50% nje qeveri e shtet qe vret njerez te pafajshem ne rruge, me motivimin e vetem se vlera humane e tyre e tyre eshte ‘tjeter’, pra ata jane ‘katundare’, ‘koke palare’ etj, qe kane nevoje te ‘disiplinohen’ njecik me mire, ne raport me institucionet e polisit. Une uroj te ruani intelektualisht aftesine e te pasurit ne ndonje moment edhe distance me veten. Me pelqeu shkrimi i Xhaxhait sepse prek sakte nje teme per ndjeshmerine e se ciles te gjithe jemi te vetedijshem. Mendoj se te gjithe jemi dakord qe zgjidhja e ketyre problemeve do te vije nga nje nivel me i mire arsimimi te pergjithshem, i cili ecen njekohesisht me zbutjen e disa problematikave alarmante ne lidhje me situatat socio-ekonomike tashme te trasheguara ne dekada apo shekuj. Persa i perket arsimit apo edukimit, me lejoni te shpresoj qe nje pjese sa me e madhe e mundshme e shqiptareve te lexuar e studiuar ne perendim (sidomos) te dine te aplikojne njohjen e nxene ne rrethanat e realitetit “te shtepise”, pra vendit ame. Per kete mendoj se ky blog eshte nje forum shume i mire, packa se nuk ka asgje te keqe te kete edhe nota humori ndonjehere Xhaxha! Cfare eshte shpesh per t’u pare ne menyre problematike eshte kur keto njohje apo dije zerohen diten kur shqiptari kthehet ne atdhe, apo kur ai shkruan e flet per vendin e tij dhe tenton te bjere apo rikthehet ne mendjengushtesi. Kjo po, qe mbetet nje sfide e shqiptarit te shkolluar; pasi te kthehesh dhe te ruash te njejtat qendrime qe i perkasin mendesise se kudogjendur filistine te qytetit nga vjen, thjeshte zeron punen qe ke bere vete, me veten, dhe indirekt edhe per tjetrin. Nje problematike te ngjashme qe kemi mes ‘katundarit’ dhe ‘qytetarit’ ne vendin tone, kemi dhe me ‘shiptarin’, sado qytetar, qe pepiqet te marre e te integrohet kulturalisht ne “boten”: realitetin social dhe kulturor perendimor, sidomos kur ky eshte i edukuar dhe i ‘disiplinuar’, qe ne gjeneze te qenies se tij intelektuale, nga nje sistem totalitar. Jam i bindur qe sejcili prej nesh ka shume per te bere me veten, pasi kjo lufte, lufta per drite, nuk mbaron ndonjehere, dhe kete na e ka lene tashme ne testament Gëte. Shume prej nesh, ne perballje me kulturen tone, cilido ne fushen e vet, do te perballet me parokializma deri ne pafundesi dhe per kete te gjithe jemi te vetedijshem. Te kemi qendrime te peraferta apo te kunderta ne ndonje pike, besoj se eshte jo vetem normale, por edhe e deshirueshme. Sic e kam shprehur edhe me pare ketu, mendoj se ETNOCENTRIZMI perben dhe mbart nje nga problemet me te medha te shoqerise sone. Une nuk petendoj te kem te ashtuquajtura ‘shorthand solutions’ per realitetin shqiptar, por me lejoni te aktualizoj disi diskutimin. Mendoj psh se nje nga mangesite e forcave per ndryshim thelbesor ne shoqerine e sotme shqiptare, eshte pikerisht kjo lloj ndasie qe figuron tek to edhe ne ajer. Ne nje moment historik si ky, ku ndodhet Shqiperi perpara ketyre zgjedhjeve, do te duhej nje fryme shume me gjithperfshirese dhe jo perjashtuese ndaj ‘tjetrit’ te etiketuar si ‘katundar’. Problemi eshte se masa dhe lumi i madh i ‘katundarise’ ne planin praktik qendron masivisht pas rendit mendor dhe “konceptual” te pushtetit te sotem. Une jam i vetedijshem se ‘qytetaria’ shqiptare ka vite nemos shekuj qe ndodhet ne pozita mbrojtese, por mendoj se rruga me mire nuk eshte mbyllja e saj ne ‘muret’ e qytetit abstrakt kulturor por hapja ndaj ‘tjetrit’ brenda vetes. Ne kete drejtim mendoj se ‘hapja’ ne rradhe te pare duhet te ndodhe ne kendveshtrimet dhe horizontet tona e jo ne tkurrje sektariane per t’i bere qejfin vetes apo sivllezerve tane. Kjo natyrisht qe duhet te ndodhe ne nje plan personal fillimisht, dhe nje tentative te tille une e ndjej ne shkrimin e XhaXhait. Une nuk jam kunder elitizmit apo qofte edhe bashkesive vellazerore me kodet e tyre te mirekuptimit drejt interesave dhe qellimeve te perbashketa, por eshte mbi te gjitha problemi i sotem per mua eshte ne ligjerimin publik si ceshtje e praxisit. Jo cdo gje duhet te afishohet, pasi interpretimet e ketyre ligjerimeve, jane lehtesisht te manipulueshme nga disa monstra politike si Berisha psh, (me falni qe po referohem nominalisht por nuk ka perse te mos sjellim shembull nje realitet alarmant) te cilat pikerisht perdorin kete fryme parokiale dhe filistine qytetare qe eshte mes nesh, si nje horror potencial psikologjik e perjashtues per te mobilizuar ‘katundarine’ qe e mbeshtet. Nuk di a mund te jem me i drejtperdrejte se kaq.

            6. Fshije termin “disipline” me qe nuk e gjen dot ne vetvete argumentin se nuk con detyrimisht ne fashizem dhe kazerme ushtarake por e ruan gjithsesi individualitetin, dhe zevendesoje me termin “detyrim.”

              Ne lidhje me detyrimet, reflekto se cfare mund te perbeje perqafim i tepruar i te drejtave njerezore.

              Tashti, e kupton se sa qesharake dhe c’loje femijnore semantike, ne rastin me te mire, eshte kjo perplasja duke valevitur te drejtat njerezore ne kete teme.

              Por nese jo dhe je i predispozuar per keqkuptime ad hitler dhe per gallate, atehere pyet veten nese Hitleri qe i konsideronte cifutet vemje dhe jo njerez, a u perpoq t’i shfaroste sepse nuk besonte ne te drejtat e njeriut, apo sepse besonte ca si teper ne to.

              Rishkruaj komentin.

            7. Ju flisni per ‘diskriminim te shendetshem’, ’paragjykime legjitime’ e ’paragjykime jo legjitime’. Cili eshte autoriteti qe vendos se cfare eshte e shendetshme e cfare jo, cfare eshte legjitime apo jo legjitime etj si keto, forca? Ketu eshte thelbi ku ne ndahemi, tek qasja qe kemi ndaj problemit.
              Eshte padyshim puna juaj nese ne jeten tuaj vini ne perdorim ‘diskriminime te shendetshme’, per ju, apo paragjykime legjitime, apo jo, perseri per ju, por kur flasim ne hapesire publike nuk mund te pranohet si e mireqene se cfare eshte e shendetshme apo legjitime, per ju, eshte e mireqene ne forme objektive, per dike tjeter. Nuk mund te jete, ne asnje rast. Persa i perket ringjalljes qe i beni ne tekst Hitlerit, nuk kam ndermend te pretendoj, si ju, se mund te hyet ne koken e tij apo te kujtdo tjeter. Nuk jam perpjekur ndonjehere sidomos per personin fjale qe do ishte i fundit ne rradhe edhe sikur te merrja persiper nje aventure te tille, jo vetem sepse nuk e besoj qe mund te behet, por mbi te gjitha me duket minimalisht absurde e ne rastin me te mire sureale, psejo komike. Per me teper pikerisht ketu qendron problemi, tek perqasja qe kemi ndaj limiteve tona njerezore ne gjykim, ne mendim e ne kritere. Nje problem i madh qe me duket se kemi ne shqiptaret, si nje popull teper i pa kultivuar, eshte se nuk merremi me argumentin e tjetrit por kalojme ne transgresione metapsikologjike, apo ku e di une se cfare, ku nuk dime ku fillon e ku mbaron limiti i egove tona personale sidomos kur ato jane disi te prekura ne seder. Per kete jemi te afte edhe te hyjme ne gjakmarrje ne si komb. Ky lloj vetekontrolli po, qe do te ishte shume i nevojshem.
              Ne rast se do te flisinim per nje shkalle te nevojshme apo te pelqyeshme vete-disiplinimi , ndoshta do te duhet te zendesonim fjalen vete-disiplinim ne termin ‘askesiz’ qe vjen nga greqishtja e lashte dhe perkthehet mesa di ne nje lloj ‘trajnimi’, ‘kultivimi’ apo ‘ushtrimi’ personal dhe privat, dhe i referohet punes nje subjekt i dhene intelektual ben me veten dhe me substance e tij etike, per te arritur nje kualitet te caktuar mendimi.
              Ne fund te fundit, kjo natyrisht ka te beje me ‘telosin’ e subjektit, qe do te thote se cili eshte qellimi personal i perpjekjes te sejcilit prej nesh. Pra ne thelb kemi qasje te ndryshme. Une e shoh nje pjese te zgjidhjes se problematikes tek ‘disiplinimi’ ne rradhe te pare i vetes dhe njohjes me te thelle te limiteve tona, perpara se ne kultivimin apo ‘disiplinimin’ e ‘tjetrit’. Ketu patjeter pranoj se kam shpresen etnocentrike ne rastin tim se do te jemi ne qe kultivojme veten e ’ata’ dhe jo ’ata’ ne, por ne rast se ne ne do te jemi ne defensive, te mbyllur ne kullat tona te vetekenaqesise nuk eshte cudi qe nje dite ’ata’ qe perbejne dhe shumicen absolute, me pushtetin e forces te imponohen akoma me shume e me tej. Atehere ndoshta do te kuptojme se jemi ne qe kemi krijuar ‘barbarin’ , duke ruajtur me fanatizem paragjykimet tona, e jo ‘barbari’ veten, pasi ‘ai’ e sheh veten po aq te kultivuar e qyteteruar, po aq legjitim e te shendetshem sa c’e shohim veten ne.
              Kemi thjesht qasje te ndryshme.

            8. cfare po te manipulon Berisha, sistemin e diskriminimit ndaj Gegnise qe e aplikojne edhe pasardhesit ideologjike e biologjike te PKSH? Faji i Saliut eshte qe Rama, pasuesi aktual i Enver Hoxhes ne linje partiake, i ka quajtur cecene geget e vendosur ne periferite e Tiranes dhe qe tallet me dialektin gege te tironasve, kandidon ne Vlore duke shperfaqur mendesine me te keqe dhe primitive te klanit e krahines?

              Vota kunder qe merrni nga “cecenet” eshte pak, po te kisha pasur ndonje atribut perfaqesues ne keto komunitete une do ti kisha organizuar qe te ja benin ashtu sic ja bene ne France e gjetke komunitete te margjinalizuara.

              Ne fakt kjo konfirmon ate qe e kane thene edhe te huaj, dashamires dikur me idelogjine komuniste se komunizmi ne Shqiperi ka qene kanunor, kjo ka qene edhe pershtatja me e mire e kesaj ideologjie e bere ne terren.

            9. Highlander, e solla si shembull ate zoterine pasi nuk ka pse te mos marrim shembuj konkrete nga jeta qe na prek te gjitheve, qofte kjo dhe politike. Pikerisht friken e ketij reagimi qe ben ti kam une, per interpretimet qe mund t’i behen disa qendrimeve te ketushme. Ok ti reagon se pe qe permenda idhullin e ‘katundarise’, e drejte e jotja, por te tjere reagojne ne menyre shume te elaboruar te ngjashme politike ne terrren ndaj qendrimeve etnocentriste dhe here here arrogante te Tiranes dhe qyteterimit te saj. Nje fare te drejte e kane, por Implikimet mund te jene super kunderproduktive dhe per kete arsye mendoj se duhet shume kujdes ne qasje e ne gjuhen e perdorur. Une buk besoj ne tkurrje por ne hapje dhe te jem i sinqerte besoj ne hegjemonine kulturore te Tiranes ne boten shqiptare, por mendoj se qytataria me epiqender Tiranen, edhe ajo ka nevoje per modifikim ne sintoni me mendimin e sotem, e jo te perdorim ende terma e qendrime te tejkaluara qyshkur. Shpresoj te pakten qe Xhaxhai te me kuptoje, se e ilustrove shume sakte shqetesimin tim. Per te tjerat ne cdo drejtim Berisha eshte kohe e humbur per shqiptaret. Me kete rast po shtoj mendimin tim, se ai njeri dhe pushteti i tij jane pergjegjes e autore kryesore te mprehtesise se problematikave per te cilat eshte folur dhe flitet me lart e me poshte ne kete faqe.

            10. Dhe Po, Berisha ka kohe qe manipulon me te ashtuquajturin ‘sistem diskriminimi ndaj Gegnise’. E gjithe kjo ide lindi nga ai ne vitet ’90, eshte manipuluar ne Shqiperi sa nuk ka me ku te veje me kulm 97’ten e po vazhdon te manipulohet shume fuqimisht ne Kosove. Fatkeqesisht disa nga qendrimet qe kam kritikuar ketu, te qytetarise se Tiranes, ndonese ne pozita minorance dhe gjithmone mbrojtese, jane perdorur, e riskojne te perdoren serish e gjeresisht per te manipuluar me tej nje popull te varfer e te mjeruar nga bandite politike. Dhe Jo nuk eshte Gegnia, por eshte qyteti qe eshte ne minorance historike ne boten shqiptare.

  4. XhaXha me lejoni t’u pershendes miqesisht dhe me gezim per shkrimin e sotem. Ne teresi, dhe me kete i drejtohem interlokutoreve ketu, ju sugjeroj te mos nguroni te perdorni termin ETNOCENTRIZEM per ceshtjen ne fjale. Eshte nje term i kudogjendur sidomos ne traditen e antropologjise sociale, discipline qe ne historine moderne ka dhene nje kontribut titanik per ta demontuar si dukuri. U sugjeroj ne kete drejtim nje nga emrat klasike te antropologjise sociale: Franz Boas (babain e partikularizmit historik ose ndryshe relativizmit kulturor.) ETNOCENTRIZMI me shume se gjithcka tjeter mendoj se ilustron nje sere problematikash te thelle te shoqerise shqiptare. U kujtoj se termi nuk eshte i lidhur detyrimisht me perkatesi te ndryshme etnike, por edhe me ndryshime kulturore brenda etnive te njejta. Per nje pershkrim me te sakte shihni: http://en.wikipedia.org/wiki/Ethnocentrism
    Gjithe te mirat

  5. Duke përmendur fjalën “tokë” Xhaxhai ka prekur dallimin “metafizik” që dallon një “fshatar” (si një karakterizim përkeqësues) prej një fshatari për të treguar thjesht vendin e origjinës së tij, fshatin.

    Shumica e dyndjeve drejt qyteteve është bërë prej asaj pjese të fshatarësisë, që nuk kishin tokë ose kishin shumë pak. Kjo përbente atë pjesë të fshatit që punonin argatë tek fshatarët pronarë ose e merrnin me qira tokën.

    Lidhja me tokën ishte një lidhje argatërie, detyrimi, kështu që shumë pak gjëra i mbanin të lidhur me tokën, me fshatin. Një pjesë prej tyre e kompensonin burimin e të ardhurave me mercenarizëm ose duke vizituar për punë krahu herë pas here qendrat.

    Ishte kjo pjesë e popullsisë qe i bashkëngjitet më lehte trazirave, përmbysjeve, revolucioneve sociale sepse prej tyre kurrë nuk humbet, veçse fiton për të ndryshuar statusin social. Shembull është Shqipëria komuniste dhe post-komuniste. Është produkt social bruto me ekspozim të pakët kundrejt kulturës qytetare.

    Zakonisht pjesës pronare të fshatarësisë i është dhënë mundësia të komunikojë me qytetin, të japë e marrë, duke shitur produktet e fshatit në qytet dhe duke blerë mallra qyteti.

    Ky kontakt i vazhdueshëm ka pasur efekt qytetërues brez pas brezi. Duke qenë toka apo bagëtia burimi i të ardhurave, lidhja me fshatin ka qenë shumë më organike dhe e dëshirueshme, ndërkohë që qyteti i ofronte kulturë, shkollim dhe qytetërim.

    Edhe sjellja e tyre në ndryshim nga lloji tjetër i fshatarit, përqafonte dualizmin midis pronarit të tokës si burim të ardhurash dhe vizionit më të gjerë për botën që i ofrohej nga qendrat urbane.

  6. Veshtiresite kulturore te kalimit te individit nga fshati ne qytet jane nje teme e njohur ne letersine perendimore, megjithese shume me qarte e me shkoqur ne shek. XIX per ata. Shembulli me i thjeshte qe me vjen nder mend, ne kuptimin qe merret direkt me kete problem ne Francen e para nje shekulli e ca eshte Balzaku (romani Iluzione te Humbura apo romani Fshataret). E ndonese perendimi i ka kaluar me kohe e me vakt traumat qe vijne nga urbanizimi masiv dhe shperthimi i popullates e kapitalit neper metropole, ende sot gjenden raste te ngjashme te kesaj dinamike te perplasjes fshat-qytet. Mendoni p.sh., si ndihet nje vajze e rritur diku ne nje ferme te midwest-it amerikan e qe pas mbarimit te shkolles se mesme shkon plot endrra e deshira ne Los Anxhelos me qellimin e vetem per t’u bere aktore filmi. Shanset e zhgenjimit, pasuar me corientimin e plote te saj nga ana kulturore, jane teper te medha.

    Ne kete prizem e shoh shkrimin me siper si nje reflektim mbi fenomene aktuale, reflektim qe eshte kerkese e kohes ne fund te fundit e qe do t’i ndihte me shume ta merrnin ne konsiderate te ardhurit rishtaz ne qytet sesa qytetaret. Por desha po ashtu te shtoj se i shoh me fluide kategorite qe Xhaxhai ka paraqitur, ne sensin qe me duket se shkrimi i sheh “katundare” e “qytetare” disi te “ngrire” ne pozicionet e tyre social-kulturore. Nderkohe qe komercializimi dhe mediatizimi i skajshem i jetes sot ne Shqiperi, si kudo ne globalizem, i pershpejton shume te gjitha dinamikat e ndryshimit dhe imponon pershtatje te tipit darvinian. Pra, sidomos kjo per brezin e femijeve te te ardhurve, motoja behet “pershtatu shpejt ose vdis”, pasi kultura adoleshente e rinore ne tv e internet, e pse jo edhe ne shkolla e rrjete sociale, eshte nderkohe e uniformizuar sipas modeleve virtuale e globale. Ne fund te fundit, mendoj, eshte vete natyra e kapitalit qe i fabrikon identitetet e reja duke i stampuar me vulen e vet e ku produkti final nuk ka shume variete pasi eshte uniform ne thelb, qofte kur behet me material qyteti e qofte me material fshati. Per ta dramatizuar njecik kete ide, le te perfytyrojme nje skenar alternativ te historise se mikut nga fshati qe Xhaxhai tregon se e ka takuar dikur ne ambjentin e tij natyral dhe e imagjinon me vone se si do te ishte ai duke shitur karta telefonike tek posta ne Tirane. Mund edhe te kete ndodhur qe gjate tranzicionit djali i tij te kete emigruar per shume vjet diku ne Perendim dhe te kthehet eventualisht me para me vete, te bleje nje shtepi ne Tirane dhe te marre prinderit nga fshati e te vendosen te gjithe ne kryeqytet. Kultura e tyre e re do te percaktohet sa nga metropoli egzistues (i kuptuar si sistem vlerash te kultivuara qytetese) aq edhe nga rendja pas kapitalit qe ishte ne fakt shkaku i ndryshimit te vendodhjes se tyre.

  7. Me sa kuptoj, Xha Xhai niset nga analiza semantike për të kaluar tek ajo sociologjike. Natyrisht, konceptet e shprehura më sipër, lidhur me katundarin, malokun, etj. nuk janë të prera me thikë, por kategori e koncepte sociale që janë kristalizuar edhe në leksik.
    Që diskutimi është delikat, nuk ka pikë dyshimi, por në PTF nuk ka asgjë që nuk mund të diskutohet.
    Unë vetë jam lindur e rritur në periferi të Tiranës, atje ku katundari takonte qytetarin, ku katundari dallohej nga fshatari, ku kryeqytetasi puqej me katundarin, ku qytetari ia kalonte tiranasit, e kështu me radhë.
    Në qoftë se konotacionet negative për katundarin, ose malokun përdoren në kuptimin antiqytetar, edhe fshatarët e malësorët mund t’i përdornin këto dallesa semantike. Bëhet fjalë për kategori në thelb të ndryshme, që lidhen edhe me mendësinë, me forma mentis. Kjo është aq e vërtetë sa unë shoh plot katundarë e malokë të lindur jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në kryeqytete perëndimore. Nuk ka asgjë për t’u habitur nëse këta katundarë janë lindur e rritur nëpër qytete, por në sjellje e mendësi kanë mbetur si dikur.
    Vëmendje të veçantë kërkon procesi i integrimit, sepse kemi të bëjmë gjithsesi me migracion, të brendshëm në rastin tonë, por jo krejt pa probleme. Lypen politika që ta ndihmojnë integrimin e të ardhurve.
    Historia ka treguar që të ardhurit mund të bëhen edhe më qytetarë se vendasit vetë, por gjithnjë nga pikëpamja e vlerave që kanë e kultivojnë. Nga ana tjetër, nuk duhet përjashtuar as kahu tjetër i lëvizjes, nga qyteti drejt fshatit. Ka nga ata që e bëjnë, por sepse qyteti ndonjëherë shndërrohet në katund, ose në një realitet të vështirë për t’u përkufizuar.

    1. “Nuk shoh asnjë arsye përse nuk duhen përdorur konotacionet negative për katundarin, ose malokun.”

      Pishak, me sa kam kuptuar, ti merresh me probleme te migracionit dhe me sociologji ne pergjithesi, por mendoj se njeh mire edhe realitetin italian.

      Epiteti “malok” ne kontekstin shqiptar ka absolutisht te njejten ngarkese konotative dhe vlere semantike me epitetin perbuzes “terrun” qe perdoret ne Veri te Italise per imigrantet nga Jugu.

      Tani do te doja te dija nese ke kurajon intelektuale t’u deklarosh kolegeve te tu sociologe ne Itali se ti “nuk sheh asnje arsye perse nuk duhen perdorur konotacionet negative per “terrun”.

      1. Duke mirekuptuar shqetesimin qe ngre Relapso, duhet thene se etiketimi i njerezve sjell ne me te shumten e rasteve stereotipizim dhe stigmatizim, gje e cila pastaj perdoret nga njerez me me pak kulture se ju qe shkruani e reagoni ketu per te ushtruar ate qe Kadareja e ka perkufizuar si “poshterimi ne Ballkan”. Le te mos harrojme se ne c’rajon te Europes jetojme dhe sesa shume histori negative ka ky rajon, ku historikisht identiteti eshte ndertuar ne baze te dallimit prej tjetrit. Por nje lloj dallimi ky qe con detyrimisht ne perbuzje e deri ne mohim te identitetit te tjetrit, a thua se njerezit nuk kane te drejte te jene ata qe jane ne vetvete, por duhet gjithmone te “skualifikohen” ne baze te nje filtri arbitrar.
        Qofshim qytetare vete a katundare te ardhur, ne te gjithe jemi te kapur ne paradigmen ballkanike ku poshterimi, si kategori qe i paraprin racizmit, eshte historik dhe i kudogjendur. Thene ndryshe, teksa katundari rrezikon te kthehet ne “malok” ne fillimet e tij ne qytet, qytetari qe reagon me dritehije poshterimi rrezikon ballkanizimin e vetes.

        1. Ajo çka ndodhi në vitet 1990 në Shqipëri, pra migracioni masiv i brendshëm që vijon edhe sot e kësaj dite, duhet studiuar ende, edhe nga pikëpamja e stereotipave, paragjykimeve, diskriminimeve, etj.
          Nuk duhet harruar se faj të rëndë kanë pasur e kanë institucionet qendrore e vendore, që nuk e menaxhuan mirë procesin e migracionit të brendshëm, sidomos drejt kryeqytetit, duke mos ofruar as infrastrukturat minimale, as asistencën e nevojshme, ndaj njerëzve që vinin nga rrethet e ndryshme.
          Të ardhurit, të ikurit, migrantët, por edhe vendasit, meritonin qëndrim tjetër, për hir të të drejtave si njerëz, por edhe për hir të bashkëjetesës normale në bashkësi.

      2. Më ke keqkuptuar Relapso. Në asnjë mënyrë nuk duhen ngatërruar gjërat. Unë po flisja për katundarin si koncept që përfaqëson të kundërtën e qytetarisë. Në këtë kuptim unë qytetarinë e shoh fare mirë mu në mes të fshatit, pra të përfaqësuar nga një fshatar, sikurse e shoh katundarinë në mes të qytetit (siç e thashë në komentin e parë), të përfaqësuar nga një kinse imprenditor i veshur me kostum firme. Personalisht kam njohur malësorë shumë më qytetarë se sa qytetasit e çdo vendi (gjithnjë nga vlerat), sikurse kam njohur qytetas që nuk janë aspak qytetarë.
        Në arsyetimin tim origjina nuk hyn fare. Po flisja për vlerat e secilit që mbajmë e përcjellim.
        Konotacionet negative që ekzistojnë nuk i shpika unë, i përmban vetë fjalori i përdorur, por do t’i refuzoja totalisht nëse përdoren si diskriminim ndaj gjithkujt, ndërsa do t’i analizoja nëse ato u referohen kategorive kulturore, sepse për mua vetë egoizmi i pafré në Shqipërinë e sotme, qëndrimi shpeshherë feudal mu në mes të Tiranës, maskilizmi e patriarkalizmi shpeshherë i fshehur, e të tjera fenomene të tilla, janë katundarizëm i pastër (nëse i japim kësaj fjale kuptimin e prapambetjes dhe vlerave negative).
        Fjala “terrun” është një nga fjalët më poshtëruese që qarkullojnë në Itali. Sa për dijeni, jam që prej viteve nëntëdhjetë në betejë kulturore kundër racizmit, diskriminimeve, stigmatizimeve, e ideve politike alla Lega, që nuk e ndihmojnë integrimin e imigrantëve të brendshëm e të jashtëm. Përkundrazi, krijojnë probleme të rënda sociale. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend që fjala katundar ose malok mund të përkthehej terrun. Këtë term e njoh si specifike të Italisë, por në rast se ti e percepton si të njëjtë atëherë unë e tërheq përdorimin në komentin më lart, duke e zëvendësuar me kuptimin antiqytetar të konotacionit. Sa për të mos spekuluar me keqkuptime. Përndryshe, po të vazhdonim këtë keqkuptim me origjinën, unë do të isha fare mirë: katundar, malok e terrun bashkë.

        1. E verteta eshte se shoqeria shqiptare ne pergjithesi eshte nje shoqeri thellesisht provinciale dhe e pacivilizuar, sa kur lexoj ndonjehere ne shtypin shqiptar termin tautologjik aq ne mode sot “shoqeri civile” pyes veten se per cilen pjese te shoqerise e kane fjalen.

          Tre vjet me pare departamenti i letersise i UT organizoi nje konference shkencore me teme “Letersia dhe qyteti” punimet e se ciles pata rastin t’i ndjek. Aty mori pjese edhe studiuesi dhe miku kosovar Sabri Hamiti me nje kumtese tejet interesante ne te cilen autori argumentonte se letersia shqipe dominohet nga motivet provinciale dhe se qyteti ne kete letersi shkelqen me mungesen e tij.

          Personalisht mund te them se gjithe jeten me ka shqetesuar fryma perjashtuese qe ka karakterizuar shoqerine tone ndaj Tjetrit, “jabanxhiut”, “katundarit”, “malokut”; gjithe jeten i kam refuzuar keto epitete dhe qendrimin perjashtues e denigrues qe ato shprehin.

          Veren qe shkoi kalova disa dite ne plazhin e Durresit. Qellova te kisha fqinj ato dite nje profesor qe jepte mesim ne degen apo ne departamentin e “punes sociale” ne Tirane. Ishte perhere i irrituar dhe ankohej paprere se “tani ky plazh eshte prishur, nuk behet me, se na mbyten katundaret, maloket dhe derrat e Kosoves”. I ziu jo vetem qe nuk i gezoi ato dite pushimi, por m’i nxori per hundesh edhe mua qe isha i detyruar ta degjoja tek turfullonte ore e çast. Nje pasdite erdhen te me takonin disa miq dhe kolege te vjeter me grate, te gjithe me origjine nga fshati, me prinder e farefis ende ne fshat e ne malesi. “Profesori” qe, si per inatin tim, ate mbremje qelloi me i frymezuar se zakonisht, na mbajti nje leksion te tere prej sociologu te vertete mbi rreziqet qe i kanoseshin shoqerise tone nga levizjet demografike te pakontrolluara. Madje na parashtroi disa statistika te hollesishme qe kishte nxjerre ai vete mbi perqindjen e malokeve dhe fshatareve ne parlament, ne qeveri, neper dikastere, ne masmedia, deri edhe ne stafin pedagogjik te Universitetit te Tiranes. Pasi iken miqte, nuk durova me dhe iu ktheva vençe. Harxhova frymen dhe prisha nervat kot, se sipas tij “une nuk jam sociolog, se keto pune jane ca me te nderlikuara nga sa mendoja une, se ekziston nje literature e tere shkencore ne mbeshtetje te qendrimeve te tij” etj. etj.

          Kush e di, ndoshta e lexon kete blog dhe do te me kujtoje.

          1. Me premtimin se do t’i kthehemi sërish paragjykimeve në shoqërinë shqiptare, mendoj se shqiptarët kanë ende rrugë për të bërë në drejtimin e pritjes, trajtimit e të integrimit të Tjetrit. Fjalët “katundar” e “malok”, kur përdoren me qëllime fyese, përjashtuese e përçmuese, duke nënvizuar qëllimisht prejardhjen vendore, përshenjojnë në fakt një qëndrim diskriminues. Pa përmendur fjalët tejet të rënda e të pajustifikueshme “si p.sh. çeçenë”, që qarkullonin dendur vite më parë në Tiranë.

            Pa hyrë në analiza të thella, e duke e parë gotën qëllimisht gjysmë plot, desha të nënvizoj se pas 20 vjet migracion të brendshëm, Tirana si popullsi kryeqytetase mund ketë ndonjë arsye për ta vlerësuar veten, meqë procesi i migrimit ndodhi në mënyrë kaotike e spontane, pa asnjë ndihmesë nga institucionet përkatëse, e megjithatë nuk çoi në përplasje të rënda traumatike. Ky proces, nëse mund të flitet për proces, u verifikua në një moment shumë të vështirë socioekonomik për Shqipërinë. Nuk mund të thuhet se nuk ka lënë vraja në trupin shoqëror shqiptar, ndoshta pasojat do të jenë afatgjata, me shpërthim të vonuar, jo vetëm në kontekstin urban (le të mendojmë p.sh. për mjedisin, urbanistikën, etj.), megjithatë meritë i duhet dhënë edhe nënshtresës kulturore të kryeqytetit, që në adn-në e vet kulturore ka përzierjen e prejardhjeve të ndryshme, ndaj si e tillë e ka favorizuar integrimin e migrantëve të rinj nga periferitë e vendit.

            Menaxhimi i dukurive migratore me politika të posaçme, duke filluar nga urbanistika, shërbimet, etj. lipset nga një anë për të respektuar personat e ardhur, dinjitetin e tyre si njerëz, nga ana tjetër për të respektuar të drejtat e banorëve të vendit të pritjes. Shembulli që jep Relapso, duke përmendur shprehjet denigruese kundër kosovarëve që “paskan prishur plazhin e Durrësit”, është flagrant, përveçse i papranueshëm. Unë “derra” do të quaja ata që e kanë betonizuar plazhin e Durrësit, që e kanë shkatërruar territorin dhe mjedisin, por edhe ata që duhet ta kontrollonin procesin e urbanizimit, por nuk e kanë bërë, ja për korrupsion, ja për paaftësi; duke shkaktuar pakënaqësi nga të gjitha anët, se kushdo që të shkojë në atë plazh, përfshirë kosovarët e zviceranët, nuk e ndjen veten mirë për mungesë mjedisi cilësor për pushime.

            Mund ta analizojmë edhe herë tjetër, por nga kjo situatë dilet duke e gjykuar njeriun nga vlerat që ai shpreh dhe vë në jetë, nga respektimi i rregullave të bashkësisë, nga aftësitë, ose me fjalë më të abuzuar, në bazë të meritokracisë, etj. Gjykimi i tjetrit vetëm sipas ngjyrës së pasaportës, letërnjoftimit e pasaportizimit, shpie në paragjykime e përgjithësime tejet të dëmshme. Këtë, më mirë se kushdo tjetër, e dinë emigrantët shqiptarë jashtë shtetit.

            Ndërkohë, brenda vendit, duhet punuar intensivisht që të favorizohet integrimi i të ardhurve në habitatin e ri, me politika konkrete, sepse kush rri duarkryq, dashur pa dashur, çon ujë në mulli tjetër.

  8. Komenti i mësipërm i Relapsos, më bëri të mendohem për përkthimin e fjalës katundar në italisht. Në fakt përkthimi mund të bëhej duke përdorur fjalët villano, cafone ose bifolco.

    Termi i parë villano, vjen nga latinishtja e vonët villanus, me kuptimin e dikurshëm si “banor në fshat”. Në mesjetë, na kujton Treccani, quhej villano ai që jetonte në tokë të hapur si bujkrob, në kundërvënie me banorët e kështjellës. Më vonë kjo fjalë ka marrë konotacione negative për të treguar njeriun e trashë, jo qytetar, vulgar. (Persona rozza di modi, poco civile e poco educata, thotë fjalori italian). Kurse në shqip kjo fjalë përkthehet nga një fjalor si: i paedukuar, i pasjellshëm, harbut, dhe vini re, vini re, katundar i trashë.

    Fjala cafone ka pak a shumë të njëjtin kuptim si villano, por origjinën si fjalë e ka nga jugu i Italisë. Edhe kjo do të thotë i paedukatë, i trashë, etj. Fjalori italisht shqip që konsultova online e përkthen: fshatarak.

    Ka edhe një fjalë tjetër interesante: bifolco që vjen nga lat. bubŭlcus, që shenjon bujkun që punon tokën me qe, por kuptimi tjetër, natyrisht më i përdoruri aktualisht, është: injorant, i trashë, i paedukatë.

    Tani, në Itali, meqë më pyetën, kur dikush të thotë villano, cafone, ose bifolco, nuk është se kategoritë përkatëse të fshatarëve protestojnë kundër paragjykimeve leksikore. Tek e fundit, unë jam i bindur se proverbi italian që thotë: “Contadino: scarpe grosse, cervello fino”, ka shumë të drejtë.

    1. Pishak, sikurse e sqaroi edhe Xha Xhai, ne shqipe “fshatar/katundar” hyn ne marredhenie antonimike me “qytetar”, qofte ne kuptimin denotativ, neutral, qofte edhe ne konotacione.

      Ne italishten e sotme “villano”, “cafone” e “bifolco” nuk kane kuptimin “ai qe banon ne fshat”, apo “ai qe nga fshati eshte zhvendosur ne qytet” dhe nuk hyjne ne antonimi me “cittadino”. Kur nje italian thote “villano” nuk nenkupton banorin e fshatit por vetem njeriun e pagdhendur. Prandaj edhe kategorite e fshatareve nuk ndihen te fyer nga keto epitete.
      Ne shqipe eshte ndryshe.

      1. Nuk është tamam ashtu. Kur mua më kanë thënë “Je katundar!”, e ka ndodhur më beso, mu në qytet, bashkëbiseduesi nuk nënkuptonte as përkatësinë, as origjinën, as ardhjen nga fshati. Donte të thoshte se isha treguar i trashë e i pagdhendur, ose diçka tjetër. Në këtë rast, e për këtë rast e kisha fjalën, se për atë po flisnim, duhej përkthyer duke përdorur fjalët e mësipërme.
        Tani, sa për italishten mund të konsultosh çdo fjalor serioz e do të gjesh se kuptimi i parë i tyre ka të bëjë me banimin në fshat: villano (banor në fshat – letr.), cafone (fshatar), bifolco (ai që punon tokën me qe). Antonimia me qytetarin ekziston edhe këtu, madje aty e ka prejardhjen. E pranoj që në shqip ka dallesa të tjera, meqë fshat/katund nuk janë specializuar deri në fund në bazë të konotacioneve, por nuk besoj se kur më thanë mua “katundar” duhet t’i bëja thirrje fshtarësisë që të kapte sfurqet. Edhe për faktin se ai që ma tha, kishte ardhur në qytet më vonë se unë. Pastaj, në atë rast ndoshta kishte të drejtë…

        1. Pishak, mos u merzit se te paskan thene nje here “je katundar”. Mua ma kane thene gjithe jeten, ne te gjitha kuptimet, referimet dhe tonet, me tersellime, me shaka, me ironi, me keqardhje, si sharje, si argument, si kritike, madje edhe si perkedheli.
          Me eshte bere lekura sholle 🙂
          I fundit qe ma tha ishte im bir para disa ditesh, “ç’je veshur keshtu si fshatar”, si verejtje per faktin se, sipas tij, kemisha qe kisha veshur nuk shkonte me xhaketen dhe se rripi i pantallonave nuk kishte te njejten ngjyre me kepucet.

    1. Ne fakt Besart Kallakut hallall, sepse regjimi i humorit neper te cilin e kalon termin “katundar” tregon qe nuk eshte term me konotacione vetem denigruese dhe perjashtuese si c’kembengulet, por edhe term qe meton te korrigjoje nje fenomen te caktuar. Sipas versionit te Kallakut, “katundar” nuk jane ate qe jetojne ne fshat, por ata qe e kane lene fshatin per t’iu pershtatur jo tamam qytetarit por nje imazhi te gabuar te qytetarit, ata qe “vec me bo qef ne Bllok, shesin shpi e shesin lope.”

      1. Pikerisht. Ndaj edhe e ndava me te tjeret.
        Ndonjehere diskutimet tirren e tirren vazhdimisht, duke u shkeputur me realitetin.
        Relapso dhe ndonje tjeter diskuton ketu sesa konotacion racist dhe negativ ka termi katundar, kurse Bes Kallaku i mbledh gjithe qytetaret dhe katundaret ne Akademine e Arteve, me “One Katunar Show”, pasi e ka reklamuar mire e mire ne top kanal.

  9. Sa për katundarin, , nuk shoh pse s’duhet t’i përdor më me konotacion negativ; me gjithë kontradiktën e të quajturit katundar atë që nuk jeton më në katund; dhe malok atë që nuk jeton më në malësi.

    Kjo mendoj duhej diskutuar, sepse në rastin shqiptar kemi një specifikë të cilën nuk mund ta anashkalojmë aq lehtë. Maloku, të pakën në eksperiencën time, nuk emrëton thjesht atë që banon në malësi, por kryesisht shqiptarin geg. Të pakëtn kështu e kam parë të përdorur unë kur në diskutime në publik, apo edhe në internet, kur nxehen pak gjakrat.

    Specifika jonë i jep edhe rrezikshmëri termit. Nëse përdorimi i termit fshatar apo katundar krijon pështjellim mes përdorimit figurativ (për të emërtuar të paedukatin, të pacivilizuarin etj) dhe atij parësor që emërton bujkun, apo banorin e fshatit, pa gjykuar mbi edukimin e tij, kulturën apo nivelin e përgjegjësisë civile, nga ana tjetër, përdorimi i termit malok, me këtë qëllimin fgurativ që po kërkojmë t’i japim (“për të mos thënë malokun”) e që disa fragmente radikale të shoqërisë e politikës kanë kohë që ia japin- në mënyrëë të padrejtë e dashakeqe- krijon një greminë të madhe në raportet shoqërore.
    Aq më tepër që përdorimi i këtillë i termit malok, përdoret për qëllime politike denigruese, duke e përdorur edhe për interesa të mbajtjes shtrënguar të votuesve duke i trembur këta me ekspozimin e “malokut”.

    Është një lloj si të thuash, kujdes se gjirokastriti apo tosku, bie llafi, është komunist apo diktator po themi. (Duke e menduar mirë perceptime të tilla në shoqëri ekzistojnë, disi të ndryshme; jugu komunist, veriu jo kumunist, por këto si çdo lloj termi tjetër ksenofobik janë përgjithësime.)

    Ndërsa sa për kontradiktën që do të lindte apo ka lindur mes përdorimit të termit fshatar, për banorin e fshatit dhe fshatar për sjelljen jo-civile, diçka ka thënë edhe Pishaku, me anë të shembujve që ka sjellë. Sikundër e saktëson edhe Relapso më pas, ato termat e sjella nga Pishaku,

    “Ne italishten e sotme “villano”, “cafone” e “bifolco” nuk kane kuptimin “ai qe banon ne fshat”, apo “ai qe nga fshati eshte zhvendosur ne qytet” dhe nuk hyjne ne antonimi me “cittadino”[qytetar-civil]. Kur nje italian thote “villano” nuk nenkupton banorin e fshatit por vetem njeriun e pagdhendur. Prandaj edhe kategorite e fshatareve nuk ndihen te fyer nga keto epitete.
    Ne shqipe eshte ndryshe.”

    Për të thënë edhe diçka të fundit, që sipas meje është edhe arsyeja kryesore se pse asnjë nuk mund/duhet të përdor termin fshatar dhe aq më keq malok për të emërtuar jo-qytetarinë (të qenit jo civil) është se ka shumë pak nga ata që janë qytetarë të vërtetë, dhe për këtë mendoj biem dakord.

    Në fillim do të ishte më e udhës të ndërtonim në mënyrë të përbashkët udhëzuesin (manualin) e qytetarit civil, e jo diskriminues, e pastaj të shikonim se sa civilë janë nga ana e vetë ata që fshihen pas akuzës.
    Ku, të qenit civil nënkupton pjesëmarrjen aktive në një komunitet, si entitet me të drejta e detyrime, me ndjenjë përgjegjësie që të lidh me komunitetin, dhe adoptim normash të bashkëcaktuara për një bashkëjetesë më të mirë.

    Në këtë kuptim, në kohën e sotme, civilizimi nuk mund të ketë frikë nga tjetri, përndryshe nuk është civilizim, por një grupim i përkohshëm, tribal, instinktiv që vendos përpara racionalitetit instinktet dhe synimin e imponimit të pikëpamjeve të veta.

  10. Me lejen tuaj por duhen sqaruar disa gjera:

    Levizja nga fshati ne drejtim te qytetit eshte nje dukuri qe ka ndodhur masivisht ne keto koherat moderne qe me revolucionin industrial e me pas. Edhe ne vendet e zhvilluara, tendenca ka qene migrim masiv nga zonat rurale drejt metropoleve. Ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar, kjo tendence mori kah te kundert: banoret e qyteteve filluan te pelqenin lendinat, ju turren zonave suburbane dhe rurale. Qe ketu kahu i migrimit ndryshoi duke sjelle edhe shpesh konflikt ndermjet zonave dhe komuniteteve rurale dhe qyteteve dhe metropoleve qe vetem shtriheshin e zgjeroheshin duke trazuar me ndertime e gjithcfare keto zona e komunitete. Kjo futi edhe ne nje spirale rrenimi qytetet. Duke u larguar njerezit nga qyteti, cmimet e banesave filluan te bien, taksat te rriten, sherbimet publike te behen te keqija etj. Qyteti kerkon njerez, jane njerezit qe i japin vlere tokes dhe cdo gjeje tjeter. Pa njerez mund te ndertosh edhe nje qytet xhami, por nuk ka kurrfare vlere.

    Ne Shqiperi, Tirana gjithmone ka pritur njerez, qe kur eshte themeluar qytet nga Sul Bargjini. Te ardhur ne Tirane ka pasur ne vitet ’30 e qe sot quhen qytetare denbabaden, pastaj pas ’45 kur PKSH mori pushtetin dhe solli gjithfare njerezish me taban tamam fshatar dhe nga nje zone e kufizuar gjeografike e Shqiperise vetem per ti sherbyer pushtetit. Levizja e te tjereve, e drejte e njeriut, u burgos sic u burgosen shume gjera ne ate kohe. Migrim tjeter ka pasur pas vitit ’90 me te drejte nga shqiptare te izoluar ne skajet e fshatrat e Shqiperise qe nuk mund te ju jepje edhe sherbimet me minimale, me bazike.

    Qasja qe shihet ketu eshte puro ksenofobe dhe raciste pasi nese flasim kulturalisht, nje nga shume teorite qe sillen per te shpjeguar zhvillimin, ndertimin e institucioneve etj., nuk mund te dallosh shqiptaret kulturalisht nga njeri tjetri, kur te gjithe shqiptaret i perkasin nje kulture, te pakten ashtu sic perkufizohet kultura, elementet qe e perbejne ate, jane te njejte per bashkesine shqiptare, ndyshimet e vogla e te paperfillshme jane ne nivel individual.

    Nese flasim per pikepamje a botekuptime psh. liberale e konservatore , ketu mund te diskutohet dhe me nje lexim te lire te situates, fshati ka qene me konservator, por ne pergjithesi ky konservatorizem eshte i kudogjendur edhe ne qytet duke dhene nje pamje te gjithe shoqerise shqiptare.

    Diskrimini qe behet, deri edhe se si dikush shqipton zanoret e bashketinglloret, ne fakt eshte nje dhurate e komunizmit dhe gjithmone si motiv te fshehur apo hapur ka pushtetin. Stigmatizmi i shqiptarit gege ka zene vend qe ne periudhen diktatoriale dhe megjithe demokratizimin ne kuptim me te gjere qe ka ndodhur pas ’90 dhe socializmit te madh ndermjet shqiptareve, ai brez i formuar ne ate kohe e ka zor te dale me pertej ketij paragjykimi qe sic e thame, fillon e mbaron me pushtetin.

    1. Jo, zotëri – nuk mund të vish e të bësh gjyqe këtu!

      Një lloj frike ndaj të ardhurve rishtas prej vendasve gjithnjë ka ekzistuar – dhe është fare e natyrshme, s’ka lidhje as me komunizmin, as me ksenofobinë, as me racizmin (fjalë të mëdha, por futi andej nga i nxore, se qelbën dyqanë).

      Që te Statutet e Shkodrës e gjen këtë refuzim të të ardhurve, krahas rregullave për disiplinimin e hyrje-daljeve në qytet; sepse është në natyrën e qytetit, që të rrethohet me mure; madje edhe kur këto mure janë thjesht virtuale.

      Ajo frikë dhe ai refuzim kanë ekzistuar edhe në komunizëm, kur u dyndën kryesisht jugorët në Tiranë; por në komunizëm njerëzit druheshin të flisnin, ndërsa tani nuk druhen më.

      Përpjekja jote është një gjest, i dështuar që në zanafillë, për të rithemeluar institucionin e censurës, edhe pse kokëposhtë. Nuk je i mirëpritur në këtë forum.

      1. Une kaq di dhe kaq thashe dhe me keto, me beso, jap e marr cdo dite e nuk po i bej gjyqin askujt.

        Qyteti ne mesjete ose me pare behej me mure se ashtu ishte koha, i trembej invazionit te “jashtem” ndersa sot, te pakten qe nga e “sotmja” e revolucionit industrial, qyteti nuk rrethohet, por thith njerez brenda dhe zgjerohet vete nga jashte duke perfshire fshatra e zona rurale e duke u bere metropol, e pertej metropolit.

        Frika e ksenofobia bile edhe racizmi nuk e thashe dikund qe kane lindur me komunizmin shqiptar, por aplikimi i tyre ndermjet vedi, ndermjet shqiptaresh dmth. eshte ngritur ne sistem ne kete kohe.

        Maloku dhe Fshatari (me konotacion negativ) shenjojne pothuajse gjithmone shqiptarin gege. Kete e gjen kollaj ne gjithe filmat e realizmit socialist dhe kjo ka lidhje te kuptueshme me friken qe komunistet shqiptare kishin ndaj gegerise, si asnjehere me ta perndryshe ky diskriminim qe diskutohet ketu dhe ben mire qe diskutohet, nuk ka baza.

        1. Bullshit. “Maloku” ka shenjuar ne nje kontekst te caktuar historik te viteve 90, bashke me “cecenin,” gegen e zbritur ne Tirane, por gjithsesi per arsye rrethanore historike. Ndersa sot, po per arsye rrethanore historike , “maloku” shenjon po aq dyndjen e skraparllinjve te Ilir Metes sa dhe dyndjen e tropojaneve te Sali Berishes, njeri tosk e tjetri geg.

        2. Nuk ka diskutim se komunizmi e ngriti ne sistem gegofobine bashke me disa fobi te tjera fetare dhe etniko-kulturore.

          Me te thene kete, do te shtoja se kjo teme qe diskutohet ketu sipas meje kerkon vetedijesim dhe trajtime te thelluara. Nuk jemi ne shqiptaret te paret dhe te vetmit qe e diskutojme ate. Une e kam degjuar shpesh ne Itali, por edhe ne Gjermani, sidomos ne Berlin, ku vendasit e ndiejne veten te kercenuar nga te huajt ne identitetin gjerman. Dihet tashme se perqindja e madhe e te huajve ne shkollat e Berlinit ka ndikime deri edhe ne vete gjermanishten qe flasin te rinjte vendas, aq sa berlinasit ankohen se te huajt po u prishin gjuhen.

          Çeshtja eshte me ç’terma do te diskutohet dhe si do te trajtohet problemi, per te shmangur diskriminimin dhe fobite, per te ndihmuar integrimin e te ardhurve dhe kohezionin social brenda qyteteve tona.
          Sipas meje, duhet filluar duke i shpallur lufte perdorimit te termave diskriminues dhe perbuzes “malok”, katundar” etj., si edhe frymes molepsese qe rrjedh syresh.

        3. Qyteti gjithnjë i trembet invazionit të jashtëm. Nëse pardje rrethohej me mure dhe dje me pashaportizime, sot duhej të ishte rrethuar me rregulla të jetës në komunitet. Muret janë interiorizuar, por nuk është se nuk ekzistojnë.

          Përmend Revolucionin Industrial; por në atë kohë u thithën njerëz nga fshati sepse kish nevojë për fuqi punëtore. E njëjta gjë ndodhi edhe në kohën e industrializimit socialist, në Shqipëri.

          Po sot, për çfarë fuqi punëtore ka nevojë? Për punëtorë ndërtimi, të cilët të ngrenë pallatet ku do të jetojnë këta të ardhur. Kjo, për mua, është një farë piramide, jo shumë e ndryshme nga ato financiaret të 1997-ës.

          Popullsia e Tiranës është 4-fishuar këta 20 vjet; por unë nuk mund ta përfytyroj se si mund të jenë 4-fishuar vendet e punës, në një kohë që të gjitha industritë e vjetra Tiranës iu mbyllën.

          I vetmi shpjegim që më vjen në mendje, është ai i punës hije (shadow work), koncept për të cilin flet Ivan Ilich. Mirëpo edhe puna hije prodhon ilegalitet dhe anomi.

          Një gjë tjetër që bëjnë të ardhurit rishtas në Tiranë është të krijojnë, volens nolens, klientelë të pasur për universitetet private, përndryshe me vlerë akademike të dyshimtë; si dhe klientelë, po aq dinamike, për shitblerjen e votës.

          Regjimi ka përgjegjësinë e vet, që nuk arriti ose nuk deshi ta kontrollojë këtë vërshim të popullsisë në një qytet si Tirana, i cili nuk ishte në gjendje ta përballonte.

          Njerëzit që erdhën, e bënë këtë për të përmirësuar kushtet e jetesës; por kjo lëvizje e natyrshme dhe e drejtë duhej të ishte disiplinuar nga autoritetet, sepse përndryshe krijohen tensione të mëdha sociale.

          Tani, ti shkruan:

          Maloku dhe Fshatari (me konotacion negativ) shenjojne pothuajse gjithmone shqiptarin gege. Kete e gjen kollaj ne gjithe filmat e realizmit socialist dhe kjo ka lidhje te kuptueshme me friken qe komunistet shqiptare kishin ndaj gegerise

          Në fakt, nëse ka një tipar që i bënte filmat e RS-së në atë kohë të padurueshëm, ishte centraliteti i fshatarit personazh pozitiv.

          Pas vitit 1973 dhe Plenumit IV, kulturën zyrtare e mbyti fshati: me personazhe romanesh, dramash e filmash; ansamble të këngëve dhe valleve; festivale të folklorit.

          Televizioni shqiptar i hapte programet me tirqe dhe i mbyllte me qeleshe, duke shtuar herë pas here xhamadane, bruce, çifteli, sharki, çitjane dhe tupana.

          Në çdo hotel të Shqipërisë që të futeshe, gjeje art prej bakri dhe pirografik, ku paraqiteshin gjithfarë stërnipash mustaqeshqopë të Mujit dhe të Halilit.

          Në filmat shqiptarë, gegnisht flisnin diversantët, priftërinjtë katolikë, kolaboracionistët, shërbëtorët e fashizmit dhe xhandarët e Zogut – një kategori tjetër. Natyrisht, ishte përdorim i ideologjizuar i theksit dialektor, por pa lidhje me debatin tonë.

          1. “Regjimi ka përgjegjësinë e vet, që nuk arriti ose nuk deshi ta kontrollojë këtë vërshim të popullsisë”

            Liria e levizjes, e zgjedhjes se vendbanimit dhe e permiresimit te jeteses jane nder lirite themelore te individit, te sanksionuara ne te gjithe kartat dhe kushteturat demokratike te botes. Autoritetet shqiptare nuk mund t’u vinin fre ketyre lirive. Ajo çka mund te benin ato ishte te krijonin kushtet qe ky proces te behej ne menyre sa me te pershtatshme per te ardhurit dhe sa me pak traumatike per vendasit, duke parashikuar me plane rregullimi zgjerimin e Tiranes, duke percaktuar zona te lira ndertimi, duke ndaluar zhvillimet urbanistike informale te tipit Bathore, duke financuar ndertimin e rrugeve, kanalizimeve, shkollave, qendrave shendetesore etj. sikurse kane bere te gjitha vendet normale te botes kur jane ndodhur ne te njejtat kushte.

  11. @ 2xh

    Ishte invazion ushtarak ai nga nje force e huaj, prandaj beheshin keshtjella- qytete. Ska lidhje me cfare po flasim ketu. Zaten edhe ne shqiptaret ngaqe ishim te obsesuar ndoshta me invazionet ju turrem maleve dhe nuk populluam ultesirat dhe bregdetin dhe bile edhe ne male i ndertonim shtepite 1 ore larg nga njeri-tjetri.

    Cdo levizje masive sjell edhe probleme sociale por qyteti ofron shume here me teper mundesi sesa zonat nga kane ardhur te “ardhurit rishtas”. Nje nga faktoret e zhvillimit ekonomik jane edhe keta te ardhur, si duke ofruar krahun e tyre te punes si duke ndertuar vendin ku vijne. Revolucionin industrial e deri migrimet ne ditet e sodit i permenda per te thene qe ky eshte nje fenomen i perbotshem dhe shqiptaret nuk kane bere ndonje cudi.

    Levizja e lire e njerezve eshte e drejte e njeriut, e ligjshme aktualisht. Sot nuk e sjell shteti nga zona e 1 operative dike ta beje kapterr, ai qe iken e ben per nje jete me te mire dhe nuk po te cenon asgje ty e as mua se ne fund te fundit ne nuk jemi lordet e Tiranes a cdo qyteti tjeter.

    Nese ke dicka me shtetin bjeri shtetit dhe ne shume raste me te drejte, por ketu diskutimi perqendrohet tek te “ardhurit rishtas” jo tek pergjegjesia e institucioneve.

    Ai shtet qe me disiplinon mua se ku kam te drejte te jetoj, nuk eshte shteti im. Ate shtet e permbysem njehere, ndersa feudalizmi mesohet ne histori se nuk figuron diku sot si sistem.

    Ideologjikisht fshatari dhe punetori do benin namin, por ne Shqiperi qe ka qene njefare komunizmi kanunor, kryesore ishin lidhjet e gjakut e fisi. Fshataret ketej gardhit ishin te mire, edhe kur hidhin vickla ndreqeshin, ndersa fshataret andej gardhit ishin te trashe, reaksionare, kanunore etj.

    Ne te gjithe filmat e realizmit socialist, geget paraqiten te trashe, te pacivilizuar e keshtu me rradhe dhe nuk jane larg ketyre qe degjojme sot. Te gjithe xhandaret e kohes se Zogut, bile edhe ata qe sherbejne ne fshatra e qytete ne jug te vendit, flasin gegnisht dhe jane pikturuar te gjithe si idiote.

    Fobia e diktatures ndaj gegnise ka qene pothuajse zyrtare kur mungonin rruget, mungonin te drejtat e studimit, mungonte perfaqesimi politik, mungonte deri edhe pashaportizimi per geget ne Tirane kur ishte mbushur me jugore etj. Gegnia nuk ishte aq aktive gjate luftes dhe as nuk pati ndonje afinitet me komunistet, prandaj sado qe flitej per “malesoret tane trima”, gegnia llogaritej e huaj per pushtetin e atehershem.

    1. Nuk ndahet dot qyteti, në histori, nga muri rrethues; i cili i shërben qytetit njëlloj si membrana qelizës – duke e veçuar brendësinë nga jashtësia.

      Vërtet shërbente edhe si mbrojtje ndaj agresionit; por ky agresion nuk ishte doemos prej të huajit; më shpesh vinte prej Tjetrit.

      Muri merrte kështu pjesë në ruajtjen e rendit publik; përfshi edhe taksën që paguanin tregtarët te portat (dogana).

      Natyrisht, sot vendin e murit e kanë zënë ligjet, aktet nënligjore, rregullat dhe normat e bashkëjetesës; p.sh. ato që kanë lidhje me trajtimin e pronës private dhe hapësirës publike.

      Natyrisht, pas 1990-ës, shqiptarët më në fund fituan të drejtën për të lëvizur dhe për t’u ngulitur atje ku dëshironin: ca emigruan jashtë, ca nga një vend në tjetrin brenda Shqipërisë.

      Shteti duhej të kishte luajtur rolin e vet në këtë proces – p.sh. duke u kujdesur që të zbatohej ligji. Me këtë kam parasysh mbrojtjen e pronës private dhe të hapësirës publike; por edhe ligjin që përcakton hapësirat e gjelbra, zonat ku mund të ndërtohet, zonat ku nuk duhet të ndërtohet, numrin e shërbimeve publike për 100,000 banorë, etj.

      Ky duhej të ishte muri rrethues i Tiranës.

      Kur flasim për të drejtat e njeriut, siç jemi duke folur tani, nuk mund të kufizohemi vetëm me një grup; p.sh. të drejtat e të ardhurve, duke harruar – pa dashur ose qëllimisht – të drejtat e vendasve.

      Dua të them se edhe qytetarët e Tiranës kanë të drejtat e tyre, të cilat shteti ka për detyrë t’ua mbrojë.

      Në ato raste kur ka përplasje të drejtash, roli i shtetit është të arbitrojë, nëpërmjet institucioneve të veta.

      Një pikë e nxehtë, në këtë debat, është hapësira publike, e cila është themelore për qytetin; madje një nga dallimet kryesore mes qytetit dhe katundit, të paktën në Shqipëri.

      Shteti e la hapësirën publike në Tiranë në mëshirë të fatit (duke e shndërruar në hapësirë të askujt), dhe si rezultat kemi kryeqytetin e sotëm të Shqipërisë, i cili është në bisht të Europës sa u takon treguesve të mirëqenies dhe infrastrukturës (hapësira e gjelbër, shkollat, spitalet, bibliotekat, teatrot, kinematë, terrenet sportive, trafiku, parkimi, cilësia e ajrit, transporti publik, furnizimi me ujë, furnizimi me elektricitet).

      Këtë gjendje nuk e shkaktuan të ardhurit; por ajo u shkaktua nga mosreagimi i shtetit ndaj një situate të jashtëzakonshme, që u krijua si pasojë e dyndjes së Shqipërisë mbarë drejt Tiranës.

      Bindja ime është se zhvillimi (nëse mund ta quaj kështu) i kryeqytetit ka qenë në masë të madhe spekulativ.

      Shteti dështoi edhe në një plan tjetër: në kujdesin për territorin, duke lejuar zbrazjen e madhe të fshatrave, anembanë vendit.

      Kur them “duke lejuar”, nuk dua të them që duhej të dërgonte policët në dalje të fshatit; por të krijonte incentiva për t’i mbajtur fshatarët të lidhur pas tokës.

      Këtë e them i vetëdijshëm se ka pasur një mbipopullim të fshatit në Shqipërinë e djeshme, të shkaktuar nga pamundësia e fshatarëve për të lëvizur lirisht; por edhe kalimi nga mbipopullimi në nënpopullim nuk është për t’u përshëndetur.

      Shkurt, kemi një shtet të dështuar – sepse i ka dalë nga kontrolli deri edhe territori.

      Ne kemi vite që bëjmë namin për “detin që iu fal Greqisë”, në një kohë që, në terma relativë, kemi humbur territor shumë më të vyer brenda vendit, për shkak të braktisjes së truallit, shkatërrimit të mjedisit dhe katastrofave natyrore të parandalueshme.

  12. Me mahnit ciltersia e paragjykimit te 2xha ne kete shkrim, teksa shume here e pershkruan fshatarin (dhe fshatin si ambient) si nje mikrob te cilin duhet ta luftosh dhe te cilit duhet ti shpetosh, me pune e perkushtim, pasi ke ardhur ne qytet, me saktesisht ne Tirane, nese je aq fatlum.

    Askund s’vihet re re qe njerzit s’eshte e thene te jene njesoj apo te mendojne njesoj, aq me pak te kene te njejtat profesione, qytetare apo katundare.

    Kjo habi shkaktohet jo vetem per faktin se viti shenon 2013, por dhe se 2xha eshte midis te tjerash nje i ardhur (si dhe une e te tjere ne kete faqe) ne nje vend te huaj, eksperience e cila mesa duket s’e ka ndihmuar aspak per te dale nga guacka e vobeket e mentalitetit te epersise se qytetarit tirons.

    Pare nga kjo perspektive, dhe pershtatur me mentalitetin e artikullit, ne syte e nje amerikani me mentalitetin e 2xh, ai vete jo vetem qe s’ka asnje ndryshim nga nje i huaj katundar apo nje i huaj i nje vendi tjeter, por eshte njesoj nje cecen, nje foreigner.

    Pare me syrin e nje amerikani apo kinezi apo shqiptari apo cado kombesie, te pra nje njeriu qe s’eshte skllav i ketyre paradigmave cicmiciste dasore brenda te cilave njeriu s’ndihet i plote pa e vendosur veten mbi ca te tjere ne baze te kritereve si prejardhja apo ngjyra e lekures, ndjenja dominante mendoj se eshte keqardhja per 2xha te te tjeret me te njejtin mentalitet.

      1. Lutem mos sillni video në komentet, me përjashtim të rasteve kur këto video lidhen drejtpërdrejt me temën që diskutohet (edhe në raste të tilla, një shpjegim ose koment prej jush do të ishte më se i mirëpritur).

        1. Ne lidhje me debatin mbi katundar(ine), mund te flitet pa fund. Por pershtypja ime eshte se katundari eshte me instiktual se sa qytetari I logjikshem. Katundari ka per reflex luften per mbijetese, edhe atehere kur siguron surplus. Qytetari nga ana tjeter nuk e ka nje problem te tille, ose te pakten jo te te njejtes shkalle e natyre.
          Aty ku qytetari rri dhe arsyeton, katundari ben, vepron. Ky eshte nje kushtezim edhe mendor edhe fizik (mbaj mend ne shkolle te mesme, kur na duhej te benim normen e dite, ne te qytetit ishim si penj te keputur perpara djemve nga fshati, pavaresish se mund te merreshim edhe me sport)

          Nje barazim vlerash arrihet nga menyra e prodhimit, dhe njehere se kapercyeri kjo, nga kultura qe ushqehet nga ky prodhim

  13. Kurse une them se pikerisht ekperienca e Xhaxhait si qyterar I Tiranes dhe qytetar i New Yorkut i jep me shume perspektive analizes se tij. Dhe do kisha shume deshire te shihja dike qe eshte “fshatar” dhe bie dakord me Xhaxhain, dhe ne te tjeret qe jemi dakord me te.

    Diku ketu, ne nje shkrim tjeter, Xhaxhai na mesoi shprehjen lapidare “katundar nuk eshte ai qe lind/banon ne katund, eshte ai qe e sjell katundin me vete ne qytet.” Ky eshte thelbi i gjithe ketij muhabeti, qe mbulon “me zjarr” edhe ate malesorin fisnik qe takoi Xhaxhai ne ekspedite, edhe ata maloket qe enden neper Tirane dhe qelben ere djerse dhe nxjerrin nga goja fjale te hatashme, qe te bejne te ngrihesh nga lokali ku je ulur. Dhe mos na mallengjeni tani me barazi, e diskriminim e racizem, e c’jane ato te tjerat korrektesa politike, ose reagim prej katundaresh te prekur ne seder se dikush vuri pikat mbi “i”.

    Kjo lloj mendesie, kjo drite-shkurtesi i ka lene dhe do ti lere katundaret prape katundare, edhe pas 20 vjetesh. Prandaj duhen te kalojne ca breza qe ata katundaret te kthehen ne qytetare. Edhe katundaret qe solli komunizmi ne Tirane, nuk u bene qytetare menjehere, u deshen dy breza qe te mbuloheshin gjurmet e prejardhjes. Dhe them te mbuloheshin, sepse shume nga ata qe jane 2-3 breza “qyterare” akoma i kane ca huqe e vese te trasheguara nga prejardhja fshatare pa toke.

    Realiteti i Tiranes eshte pike per pike sic e pershkruan Xhaxhai, dhe faji eshte patjeter i qeverive qe nuk diten ta parashikojne e ta menazhojne situaten (megjithese edhe ato qeverite te paditura e te papergatitura ishin per vete ne ate kohe). Ne qe flasim ketu, e duam Tiranen, dhe na vjen keq kur e shohim se si eshte katandisur. Por megjithate….levizja drejt qytetit, drejt detit eshte ndofta gjeja me e mire qe i ka ndodhur Shqiperise ne kohet moderne. Personalisht, pavarsisht atyre qe thashe me lart, e shoh si nje shtyse drejt zhvillimit kete levizje. Qe do duhen edhe nja 50-100 vjet qe te “qytetarizohet” populli shqiptar, edhe kjo eshte e vertete. Ashtu me mundim, me gabime, me stresime e qejfmbetje, por gjithsesi, i kemi hyre nje rruge te mbare per te ardhmen. Keto vite tranzicioni jane te pashmangshme ne kushtet tona, rezultati, shpresoj te jete i mire, dikur.

    Sa per emigrantet shqiptare neper bote, edhe ne emigrim qytetaret jane pershtatur shume me shpjejt e me mire se fshataret qe emigruan. Nuk kam statistika per kete, por e them thjesht nga vezhgimet personale.

    1. LG, je shume kithesisht me komentin tim, ngaqe (mesa duket) okupon te njejten guacke, nga e cila gjuan me topa cicmicizmi, katundaret qe kane rrefuzuar te behen qytetare si ty.

      Me fal per sinqeritetin, po kjo eshte idiotesi dhe donkishotizem par excellence.

      Ideja e ketyre shekujve te fundit eshte qe njerzit jo vetem qe kane te drejte te jene te ndryshem (ca katundare, ca te zinj, ca kineze, ca dhe te zinj dhe kineze dhe katundare) por ne fakt diversiteti eshte dicka pozitive per nje shoqeri.

      Nderkohe qe diversitetin si dicka pozitive jo cdo shoqeri e perqafon si ide, padyshim qe lincime publike s’i behet me njerzve per origjinen ku kane lindur apo ngjyren e lekures, as ne Iran fjala vjen s’behen te tilla deklarata publike si keto tuajat ketu.

      Por megjithate, nuk ka skandal ketu, ka thjesht nje surprize per pranimin hapur te ketyre mendesive.

      Shiko, vetem ne mendje te mykura (pavaresisht se ku jetojne ato) gjen te tilla gomarelleqe sipas te cilave katudnaret duhet te behen tirons kur vijne ne qytet, meqe qyteti eshte prone private e tironsave (vete keta ne mase te ardhur ‘pardje’ ne Tirane) dhe keta te fundit e kane shume bezdi bashkejetesen me dike qe flet dhe vepron ndryshe nga ata.

      Te njejtat mendesi gjenden ne fshat, ne mos me shume si perqindje, ku njerzit e fshatit perbri p.sh. tallen per menyren si shqipojne nje fjale apo per aksh budallallek tjeter. Te njejtat mendesi gjendet dhe ne cadrat e romeve, dhe ne blogje si keto, dhe pertej kombesise tone; ajo cka kane te perbashket eshte vogelsia dhe komplekset.

      Eshte mendesi shume primitive ne thelb, shpellare ne fakt, bile kafsherore si e tille po ta marrem evolucionarisht, ku insikti eshte qe te luftosh cdo kafshe qe eshte e ndryshme nga ty.

      1. Xhibi, shqetësimi yt për këtë temë ose është pjesë e problemit, ose është nga gjërat më të parëndësishme që janë shprehur ndonjëherë këtu.

        Duke parë nga sa po thua në këto komente të çuditshme, më rezulton se tema vetë dhe shtjellimi im janë përtej kapacitetit tënd mendor dhe kulturor.

        Meqë askush, dhe aq më pak unë, nuk ka ndërmend të të ushqejë ty me biberon këtu, duke të shpjeguar gjëra elementare; dhe meqë ti vetë je duke u pozicionuar si kloun, të ftoj të marrësh ca muaj pushim nga blogu.

  14. “Dhe do kisha shume deshire te shihja dike qe eshte “fshatar” dhe bie dakord me Xhaxhain, dhe ne te tjeret qe jemi dakord me te.”

    Te jesh i sigurt se te gjithe ata qe bien dakord me Xha Xhain jane fshatare qyteti qe mezi ç’presin te veteshpallen qytetare 🙂

    Eshte dukuri shume e zakonshme kjo qe shkon ne raport te zhdrejte me shkallen e emancipimit te vertete qytetar. Pak a shume si ata emigrante shqiptare qe kam degjuar rrugeve te Europes t’u flasin femijeve ne gjuhen e vendit, ne nje gjermanishte a italishte a frengjishte shatra-patra, per t’u dukur si vendas, si per te thene: “çne une shqiptar, une tashme jam europian!” 🙂

  15. @ Tjeter

    Pikerisht shembuj te mora. Permenda qendrimin konstant te se majtes per Gegnine. Per kete te majte – thellesisht krahinariste dhe kanunore – ne perceptimin e saj shqiptari gege, qofte ky shqiptar nga Gegnia katundar qofte qytetar, qofte fshatar pa toke qofte bajraktar, qofte tregtar apo zanatci mbetet i huaj dhe rrezik per pushtetin e kesaj te majte, prandaj edhe diskriminimi. Por kjo nuk eshte as faji i Berishes dhe as pergjegjesia e tij, kjo eshte e meta qe ne lindje e kesaj te majte e cila as nuk ka hic droje ta artikuloje kete bile edhe me arme ne dore si ne 97. Qe ketu kjo e majte nuk meriton pushtet pasi rrezikon qenien tone si bashkesi. Kerkon te riformuloje sisteme kastash, me disa pashallare e bejlere te kuq dhe disa sherbetore nga te pertej gardhit qe edhe mund te vriten per pushtetin e pashallareve dhe bejlereve versioni Kuqalashe, por nuk mund te pretendojne qytetari, ne kuptimin civik apo edhe cdolloj kuptimi tjeter.

    Berisha me aq sa e gjykoj une eshte munduar te zgjidhe “problemet e mprehta” qe diskutojme ne. Une psh. kam qene e jam ne favor edhe te ligjit 7501 qe beri me toke fshataret pa toke ne Shqiperine e Poshtme edhe te ligjit per legalizimet.

    Me te drejte dikush mund te thote, po lulishtet dhe gjerat kesisoji ne Tirane ku jane? dhe keto i duhen kerkuar si pergjegjesi atij qe ka qeverisur Tiranen per 11 vite. Nuk kane faj “cecenet” e Bathores per betonizimin e Tiranes se keta kane ndertuar jashte Tirane, rreth saj, por “qytetaret” dhe katundaret e Rames qe kane ndertuar m leje prej tij ne Tirane dhe s” kane lene gje pa e kthyer ne karabina betoni.

    1. Highlander, ti e zhvendose objektin e debatit – nga qytet/katund në Toskëri/Gegni. Kushedi ngaqë të doli debati nga kontrolli, kushedi ngaqë vetëm kur debaton për Toskëri/Gegni ndihesh mirë; kushedi edhe me qëllim, ose për ta helmuar një diskutim që deri tani e kemi mbajtur, me mundim, brenda suazës së njerëzillëkut.

      Por debati Toskëri/Gegni nuk e ka vendin këtu, me gjithë dëshirën që mund të kesh ti. Katundarë ka edhe në Veri edhe në Jug; edhe në Gegni, edhe në Toskëri. Qytet është edhe Shkodra, qytet është edhe Korça. Qytetarinë në Shqipëri nuk e krijuan as e shpikën toskët; kryeqyteti i Shqipërisë është në Gegni; qyteti më i rëndësishëm, deri në 1945-ën sërish geg (Shkodra); pa përmendur Durrësin dhe Elbasanin, qytete me peshë në histori.

      Prandaj, debati yt për Toskërinë, Gegninë, komunistët dhe antikomunistët është i kalbur që në rrënjë; dhe e zhvendos vëmendjen nga probleme reale, të mprehta dhe të dhimbshme.

      Merr Tiranën e sotme, ku jeton mbi 25% e popullsisë së Shqipërisë – është qytet geg. Me gjithë prurjet nga Jugu dhe kontrollin e pashaportizimit prej regjimit komunist, Tirana ka mbetur qytet geg: mjaft të dëgjosh shqipen bisedore të rrugës.

      (Për arsye të ngjashme, dëgjon shpesh të thuhet, në ShBA, se Washington DC është qytet i South-it amerikan.)

      Ka një pjesë të madhe të Gegnisë që i jep leksione qytetarie të gjithëve: Tirana, Durrësi, Elbasani dhe sidomos Shkodra. Qytetarët aty e ndiejnë deri në palcë konfliktin me katundarinë e atyre që kanë ardhur të “pushtojnë” qytetet edhe pse i urrejnë qytetarët; konflikt i cili pjesërisht nxitet nga filozofia politike e Berishës, që e përdor imigracionin e brendshëm të pakontrolluar për të qëndruar në pushtet.

      1. I nderuar 2 xh, te lutem shume te mos tallemi me veten. E permenda me siper por edhe sikur te mos ta kisha cekur te gjithe ketu e me gjere e kuptojme se kur flasim per “pushtim te jashtem” (DANGER! WARNING!) aktualisht po i referohemi ardhjeve pas 90 kryesisht nga veriu i Shqiperise. Tani nuk po me intereson per momentin kjo fjale qe perdoret dhe s’ka asnje baze por njerezit qe shenjohen. Prandaj edhe ky diskutim, ne parim i mire (ska gje te keqe te diskutohen keto gjera) eshte jashte kontrollit qe ne konceptim dhe sigurisht edhe shtjellim. Arsyeja eshte e thjeshte, pushteti i nderuar zoteri. Kjo ka zene vend ne nivel shqetesues, dmth. vendimmarres qe ne kohe te komunizmit i cili u pershtat ne Shqiperi sipas zakoneve me te keqija te vendit. Fshatari nga jugu pothuajse nuk ekziston fare ne radarin e ktyre qe flasin per keto pune, problemin e kane me “fshataret” e veriut. Kjo reflektohet edhe ne prodhimet artistike, filmat me konkretisht te kesaj kohe, jo per te share si filmat e socrealizmit geget, por per te thene ate qe eshte aktualisht ne terren.

        Qytetet gege qe permend ti dhe komunitetet e tyre kane qene stigmatizuar ne komunizem si mos me keq. Tiranes dhe qytetet e tjera te Shqiperise se mesme i identifikonin me brekushet, qepet, rakine, dembelllekun, fanatizmin fetar sipas tyre etj. Shkodren nuk e kapnin dot nga ana e qytetit por i godisnin si reaksionare, te lidhur me klerin e boten e vjeter e kshu me rradhe. Kane qene fjale e muhabete qe degjoheshin rendom nga te “ardhurit rishtas” te partise gjate komunizmit dhe ne kinematografi.

        Pushteti eshte arsyeja e gjithe kesaj prandaj permendet edhe Berisha vend e pavend kur ky nuk ka asnje faj per diskriminimin e ngritur ne sistem dhe as per trashegimine e kesaj te majte pas 90. Nuk ka faj Saliu qe e majta i quan “cecen” ate shqiptare atje ne periferi te Tiranes, duke ofenduar dy here, edhe bashkekombasit e tyre edhe popullin cecen qe nuk e kuptoj pse duhet ti ofendojme. Cfare votash pretendon nga ky komunitet kur ti i konsiderin njerez me bisht dhe paradoksi eshte qe kete e ben nje e majte te pakten nominalisht dhe teorikisht me prane shtresave ne nevoje.

    2. highlander, edhe une e askush ketu nuk mendoj se beson se kane ndonje faj banoret e Bathores, perkundrazi nese me ke lexuar me vemendje, mendoj se faj ka ‘qytetaria’ qe nuk arriti t’i dale per zot vendit. Per kete arsye kritika ime qe ka dhe tone autokritike eshte ndaj ‘saj’. Ne kendveshtrimin tim, ka qene e paafte, e pa perditesuar me boten, e mbetur po aq larg ndaj mendimit te sotem perendimor sa c’ka qene fshatari me i humbur i Laberise apo Dukagjinit nga qendra e Tiranes. Eshte tkurrur nga mesymja ‘katundare’, dhe eshte detyruar per shkak te pafuqise se saj te “ngujohet” ne mendjengushtesi totalisht etnocentrike qe nuk e ndihmojne, por perkundrazi e vendosin akoma me ne veshtiresi. Personalisht mendoj se ne si shqiptare duhet te ndertojme nje qyteterim te Ri i cili ka nevoje per afrim mes njerezve dhe ‘hapje’ ndaj qyteterimeve duke ruajtur me te mirat e tradites sone e sidomos respektin per ate qe perceptohet si ‘Tjeter’. I takon qytetarise te kaperxeje ne rradhe te pare disa kendveshtrime apo qendrime teper te vjetra dhe ne fakt me origjine provinciale, parokiale, filistine dhe nganjehere banale e te mesoje si te kultivoje pa droje e pa fjalor pezhorativ apo normativ, nje popull te tere me metoda funksionale pedagogjike dhe didaktike. Nuk kultivohet dhe nuk meson nxenesi nqs mesuesi e fyen, e shan dhe i thote je idiot, je i trashe, s’je per kete pune, ik kullot lopen etj (sic kam degjuar e pare me syte e veshet e mi te ulerijne pedagoge te frustruar ne mes te auditoreve te universiteteve tona), por perkundrazi duke e nxitur te mesoje. Kete marredhenie autoritet-vartes ala s/m e kemi te ngulitur thelle dhe eshte problem i madh highlander dhe Xhaxha! Per Berishen t’a thashe mendimin tim: eshte kohe e humbur. Eshte njeriu qe na ka lene deme e pasoja te thella dhe shume shume te renda ne rradhe te pare ne planin konceptual dhe kulturor e ka rrenjosur nje mendesi shkaterurese persa i perket kohezionit shoqeror dhe riformatimit dhe rimekembjes se qyteterimit te rene ne Shqiperi, per shkak te tij. Me ikjen e tij do te duhet te pune titanike per ta rikonsktruktuar dhe demi qe ka bere ne thelb te mendesise se shqiptarit eshte kolosal. Ka arritur te mbijetoje politikisht vetem duke manipuluar me pikat me te ndjeshme e te dobeta te njerezve dhe vetem kaq mjafton per te shkaterruar shpirtin e nje vendi. Fatkeqesisht kam shoh tashme jo vetem fantazmen e Enverit por edhe te Saliut ne shume diskutime mes nesh dhe ky i fundit eshte njecik me me shume helm per te sotmen, zoti Highlander 7501.

  16. Per Highlander-in

    Highlander, deri diku edhe ke te drejte, por nga ana tjeter e tepron!

    Dukuria eshte e pergjithshme, pa dallim gege-toske e fshatare-qytetare.
    Shqiptaret e çdo zone e niveli social kane paragjykime te forta ndaj Tjetrit.
    Une kam kaluar vite ne fshatrat e Mirdites dhe Kukesit. Me kane respektuar vertet, aq sa ne mjerimin e tyre edhe kafshaten e gojes e ndanin me mua, por une per ta mbeta deri ne fund i huaj, nuk me pranuan kurre si te barabarte mes tyre.
    Tosket qe banojne ne Shkoder e kane provuar ne kurriz diskriminimin e qytetareve vendas ndaj tyre.
    Kam pasur nje mik nga Lezha, ish-i denuar politik, qe deri sa vdiq, nuk e gelltiti dot faktin qe e bija u martua me nje inxhinier, zotni djale, qe “fatkeqesisht” qelloi te ishte nga Skrapari. (“edhe nje jevg te kishte marre, por jo nje skraparlli”).
    Me qe ra fjala te skraparllinjte, ka nje paragjykim te toskeve (gjirokastriteve, vlonjateve, beratasve) ndaj tyre me te forte se ai ndaj gegeve, paragjykim qe e nxori koken edhe ne nje koment diku me lart.
    E ç’te thuash per paragjykimet e qytetareve shkodrane per te ardhurit nga Puka e Malesia e Madhe?
    Kam pershtypje se edhe ti i ke ca paragjykime ndaj toskeve ne pergjithesi.

    1. Po cfare Tjetri more Relapso? Dreqi e mori po ta shikojme holle holle dalim te gjithe kushurinje se nje grusht njerezish jemi dhe te paperzier e pa gje dhe shume mire, ndryshe ne kur diskriminojme njerin nga ne qe eshte 5 km larg nga qyteti, imagjino se c’mund te benim po te kishim te ardhur fjala vjen nga Magrebi.

      Nuk kam paragjykim per tosket (fjala vjen, kur lexoj Eqerem bej Vloren ose Cabejn, them me vete qe c’e ai mallkim qe keta burra nuk paten me shume peshe ne vendimmarrjen e kohes kur jetuan e punuan per Shqiperine). Une po nguloj tjeterkund dhe nuk po sulmoj tosket nga pozita gegu por nga pozita te nje qytetari qe kerkon bashkim jo ndasi e ksenofobi. Nuk duroj dot komunizmin e variantit te nje zone gjeografike te kufizuar ne jug te Shqiperise dhe kjo eshte tjeter gje.

      Mos bej sikur nuk e kupton cdo te thote disiplinim i fshatareve dhe malokeve qe ne 99% te rasteve kuptohet shqiptari gege. E di qe ti e di shume mire se ky disiplinim do te thote as me shume e as me pak sesa nje shenje dalluese qe do tiu vihej ketyre malokeve dhe katundareve ashtu si ylli i Davidit hebrejve (kuptohet tani nje variant me i kohes) dhe te rifutej ne aplikim metoda e vjeter e kohes se komunizmit kur ketyre fshatareve dhe malokeve t’iu caktohej se ku do jetojne, si, cfare dhe ku te studiojne etj.

      Meqe permend histori personale po te them qe une jam lindur e rritur ne qytet dhe shpesh edhe kam share si fshatare banore te fshatrave perreth qe vinin te gjuanin vajza te lagjia a gjimnazi, po keto jane paragjykime e emocione normale tek nje njeri. Nuk i prishja pune kujt une, nje adoleshent isha. Une prishi pune nese me ato mend kam akses ne vendimmarrje dhe aty ai “disiplinimi” ngrihet ne sistem.

      1. “une jam lindur e rritur ne qytet dhe shpesh edhe kam share si fshatare banore te fshatrave perreth qe vinin te gjuanin vajza te lagjia a gjimnazi, po keto jane paragjykime e emocione normale tek nje njeri.”

        Ketu eshte muhabeti edhe ketu rri e mos bej dredha neper prejardhje krahinore, se tingellon si Enver Hoxha kur thoshte “pse s’e dime ne qe kur thua [fshatar] ti ke parasysh [geg].” Jo or jo kur themi fshatar kemi parasysh ate qe gjuan ke gjimnazi, e ate qe hedh plehra nga ballkoni, e kur flitet per disiplinim, flitet per sjellje dhe ndeshkim te ketyre sjelljeve te shemtuara, e jo diskrimin ndaj personit pse i perket kesaj apo asaj krahine. Edhe boll hodhet shashka e ngritet alarme te rreme kunder nje diskriminimi abuziv sistematik ndaj gegeve, gje qe as nuk ekziston sot per sot, as nuk ka per te ekzistuar ndonjehere, nderkohe qe nese duhet ngritur alarmi per dicka eshte diskriminimi abuziv sistematik ndaj te varfrit, toske a gege qofte.

      2. Shkruan:

        Mos bej sikur nuk e kupton cdo te thote disiplinim i fshatareve dhe malokeve qe ne 99% te rasteve kuptohet shqiptari gege.

        Kjo natyrisht që nuk qëndron – të sugjeroj të bësh një xhiro në Tiranë, për të dëgjuar se ç’thonë për çamët!

        E megjithatë, mënyra si e shtron ti çështjen ka një defekt tjetër – sepse që të flasësh për “racizëm” tosk kundër gegëve, ose diskriminim, nuk mjafton që “të diskriminuarit” të jenë gegë, por duhet që edhe nëpërkëmbja të vijë nga toskët.

        Po çfarë ndodh në fakt? Ndodh që reagimi negativ dhe thirrja për fre ose për kontroll të zhvendosjeve të mëdha të popullsisë nuk vjen gjë nga toskët, por nga qytetarët kudo që janë.

        Për shembull, në Tiranë, temën e “qytetarëve autoktonë” e ka sjellë në qendër të vëmendjes Bamir Topi; geg safi.

        Por Bamiri, kur flet për këto gjëra, nuk flet si geg, por si qytetar i Tiranës. Dhe në këtë pikë, Bamiri bashkohet, bie fjala, edhe me një njeri që mund të vijë vërtet nga prindër toskë, por që ka lindur dhe është rritur në Tiranë.

        Prandaj, nëse duam të përkufizojmë natyrën e “diskriminimit”, nuk duhet të shohim se kush “diskriminohet”, por se kush “diskriminon”.

        Çdo grup ka ndjeshmëritë e veta. Nëse ka veriorë në Tiranë që trajtohen si “të padëshiruar”, kjo nuk do të thotë se të gjithë veriorët trajtohen si të padëshiruar; as se të gjithë të padëshiruarit janë veriorë.

        Dhe gjithsesi, çfarë ndodh në Tiranë, nuk ka të bëjë me kundërvënien tosk/gegë; sepse Tirana është kryeqytet dhe një vendbanim të cilit zemra i rreh gegërisht, pavarësisht nga lebërit dhe tropojanët që venë e vinë.

        Këtu mund të ndodhë që edhe ti ta shohësh këtë punë nga një këndvështrim provincial – që përzihet me këndvështrimin katundar.

        Nëse ti je nga Tropoja, do të interesohesh për çfarë thuhet e çfarë bëhet me tropojanët në Tiranë – por nuk do të dëgjosh me po aq vëmendje çfarë thuhet për çamët, bie fjala.

        Mirëpo – dhe këtë ta them si njeri i lindur dhe i rritur në Tiranë në një familje jugore nga të dy krahët – për një banor të kryeqytetit, dallimi qytet/fshat ka përparësi ndaj atij gegë/toskë; dhe preokupimet qytetare kanë përparësi ndaj atyre gjeografike.

        Unë kam njerëz të mitë në qytetin nga vinë prindët e mi; të cilët i takoj ndonjëherë – por me të cilët nuk më lidh gjë. Përkundrazi, “fisi” im, nëse mund ta quaj kështu, janë shokët dhe shoqet që kam bërë, gjatë viteve të shkollës dhe më vonë në punë (sa kohë isha në Shqipëri).

        Kjo ndodh me shumë prej nesh të Tiranës; dhe prandaj ndihemi ngushtë, kur përballemi me tribalizmin e hatashëm të të ardhurve katundarë, të cilët organizohen në qenie shumëkokëshe, me vëllezër, kushërinj të parë, kunetër e baxhanakë, e kështu me radhë; kohorta të frikshme, me një mbiemër, si të zbritura nga Mesjeta.

        Nuk ka nevojë të zgjatem në këtë pikë – shembujt mund t’i sjellë njeriu pa fund. Çdo lajm që lexon, i kronikës politike apo i kronikës së zezë, të informon edhe për vendin e protagonistit në strukturat fisnore përkatëse.

        Kjo është e neveritshme. Në botën e qytetëruar, vendin këtyre amebave fisnore ua kanë zënë me kohë lidhjet horizontale, që i vendos njeriu nëpërmjet shkollimit, ose eksperiencës.

        Tribalizmi i Shqipërisë katundare dhe maloke ka shkatërruar virtytin e besimit në të gjitha institucionet e tjera; madje edhe bandat e hajdutëve i gjen të përbëra nga vëllezër dhe baxhanakë.

        Në qytetin ku kam jetuar unë deri në 1990, ka pasur tribalizëm pa tjetër; por ka pasur edhe elemente të një solidariteti qytetar, që i kapërcente kufijtë e origjinës së përbashkët.

        Edhe studentët e Dhjetorit nuk do ta bënin dot atë që bënë, pa një solidaritet mes tyre të tillë që t’i kapërcente kufijtë e familjes dhe të fisit; ose të ndarjes së Shqipërisë sipas Shkumbinit.

        Natyrisht, lidhje jotribale i ndesh edhe sot, madje në nivelet më të larta të shtetit; por shpesh, kur nuk janë tribale, ato do të mbështeten në një mëkat të madh të përbashkët ose – për ta thënë troç – në krimin dhe shantazhin e ndërsjelltë.

        1. Xha Xha, ky eshte haraçi qe, duam apo s’duam, na ka rene ne hise t’i paguajme zhvillimit. Levizjet e medha demografike drejt qyteteve kryesore dhe valet e migracionit i kane keto pasoja kudo, jo vetem ne Shqiperi. Jane te pashmangshme! Çeshtja eshte, si duhen administruar jo vetem ne nivel politik dhe administrativ, por edhe mediatik, social e qytetar. Etiketimi dhe epitetimi diskriminues i grupeve nuk na ndihmon, perkundrazi, behet pjese e problemit.

          Nuk eshte çeshtje korrektese politike, por nje e vertete e thjeshte qe sociologjia e ka pranuar dhe bere te veten me kohe.

          Per nder, mos ma merr per keq, por ndonjehere kur lexoj keto qe shkruan, pyes veten a je ti apo nuk je ti qe ke shkruar bashke me Pishakun “La scoperta dell’Albania”.

          1. Shkruan:

            Per nder, mos ma merr per keq, por ndonjehere kur lexoj keto qe shkruan, pyes veten a je ti apo nuk je ti qe ke shkruar bashke me Pishakun “La scoperta dell’Albania”.

            Nuk ta marr për keq, sepse nuk të njoh, prandaj virtualisht pres gjithçka prej teje. Megjithatë, dua vetëm të shtoj se unë ato që shkruaj, i shkruaj për të tjerët, jo për të kushtëzuar veten si autor i mëvonshëm; dhe sidomos, se unë nuk i jap kujt llogari as këtu as gjetiu.

  17. Dikur kam pasur shume dhembshuri ndaj katundarve(me dhimbset ajo kohe qe kam harxhuar),mbas lufte e kam pare fetyren e tyre te vertet jane taman kafshe.Nuk kane kurfare edukate,nuk kuptojne prej fjales,me cdo kusht kerkojne te ta imponojne nje mendim apo nje veprim,nuk diskutohet me ta nga aroganca qe kane,kur eshte fjala per nje problem kur nuk jane te afte ta kryejne vet gjithnje e kane nje mbrapa qe do ta mbroj e knej shiten trima ma tuca ska ne bote,kur vine ne nje post nuk njofin asnje gjalles,kur te bajne nje te mire mendojne se je me prona e tyre,jane dhume genjeshtar teper genjejne si ai qe eshte pa shkoll si ai qe eshte intelektual skane asnje dallim eshte interesante se i madh e i vogel jane te njejt,kta edhe shume vjedhin aq shume sa qe vrajne njerz per vjedhje vetem dhe vetem qe dic nuk eshte e tyre te behet e tyr etj etj nuk mbarojne te bemat e tyre jashtenjerzore.Ne qytetaret e kosoves plot 13 vjet po i vezhgojme te shokuar!

    1. se keta katundaret tane jane te gjithe ne pushtet, e po na thojn se medemek vuajme edhe nga kompleksi i Edipit, e jane duke na vezhguar ata ne.

      Na mo na, fole ti?, pala tjetër. Prandaj jeni që të dyja palët më t urryera nga njerëzit vërtet civil të Shqipris.
      Ju komunistët i akuzoni si katundarë kur ironia ësthë se katundarët që lëvizën ishin në masë komunistë (dhe 7 breza ne qytet, kurre nuk bahesh qytetar). Ndërsa ata bëjnë akuza për psikopati.

      Hajde gjeje kush osht në rregull prej juve.????

        1. Ka pase qene edhe nje shprehje qe une mendoj se nuk duhet te dale nga qarkullimi: “Gje e gjalle”. Edhe gje edhe e gjalle.

            1. Po bagetise ke degjuar t’i thone Gje? Ne kete rast Gje-ja eshte Thing, jo bageti. Them se duhet te jesh me dashamires me bagetite ndaj.

  18. Ne nje analize qe Karl Popperi i beri shkrimeve te filozofeve klasike Greke, vuri re nje zhgenjim aq te madh me ‘teknologjine’ e re, pra qytetin, sa disa prejt tyre propozonin ti prishin fare e te ktheheshin ne ‘natyre’. Ai e quajti kete ‘stresi i qyteterimit’.

    Fatkeqsisht, nuk e kishim ditur qe segmente te gjera te popullsise kishin mbetur te paprekur prej ‘qyteterimit’, te strukur atje neper rifuxhot e tyre natyrale. Keta njerez jane ne fakt nje ‘force’ natyre qe gllaberon topitjen e pergjumjen qe vjen nga rehati qytetar. Keta duan pune qe te shtrohen. Nuk thosh kot Kadareja qe ben mire ti vejme te ndertojne Piramida. Mundesisht vullnetarisht.

    Per aq kohe sa energjite e tyre nuk kanalizohen, qyteti do ta kete punen keq. Shinasi Rama e ekploroi kete subjekt disa vjet me pare ne nje artikull te shtjelluar mire. Dajes tim Shkodran i kish bere aq pershtypje sa betohej per te vertetat e thena atje (Fatkeqsisht titulli nuk me kujtohet)

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin