PLUS ÇA CHANGE

Juliusi më ftoi që të shkruanim diçka për perceptimin e Europës, nga pozita brezash të ndryshëm, siç jemi.

Më erdhi në mend, me atë rast eseja “Europa në mes tonë” dërguar Institutit të Mediave muaj më parë, të cilën edhe e nxora në blog. Megjithatë, m’u duk pastaj se ajo ese nuk i përgjigjej mirë kërkesës së kolegut; qoftë edhe vetëm për arsyen se unë e kisha pasur të gatshme dhe e nxora, si të thuash, nga dollapi i zahireve – nuk ishte kontribut për blogun, as e freskët.

Ndërkohë, nuk po e shmangia dot më krahasimin mes çfarë duket se i shqetëson të rinjtë sot, me ç’na shqetësonte mua dhe shokët e mi në vitet 1970-1980, sidomos në raport me Europën përtej.

Nuk është se do të them ndonjë gjë të madhe, po të rrëfej se që nga mesi i viteve 1970, ose më mirë menjëherë pas Plenumit të 4-t të vitit 1973, mua më ishte zvjerdhur regjimi i atëhershëm, i cili më dukej sikur po ma merrte frymën. Asgjë idealiste nuk kish në këtë ftohje – por më tepër një reagim prej adoleshenti, ndaj një sistemi paternalist, që kërkonte të më diktonte deri edhe çfarë librash do të lexoja, çfarë filmash dhe televizioni do të shihja, çfarë muzike do të dëgjoja e kështu me radhë – pa përmendur pastaj pengimin për të shëtitur në Europë dhe, më vonë, për të studiuar në një universitet të madh të Perëndimit.

Kjo është, megjithatë, temë tjetër. Çfarë dua të them këtu, është se një pjesë e mirë e njerëzve që më rrethonin, i besonin përnjëmend sistemit dhe mendonin se socializmi kishte epërsi ndaj kapitalizmit; sikurse besonin në rrethimin imperialisto-revizionist, në luftën e klasave, në diktaturën e proletariatit e kështu me radhë. Por kishte pastaj edhe një pjesë tjetër njerëzish, jo dhe aq të vogël, që dukej sheshit se ia kishin pirë lëngun propagandës komuniste – edhe pse përgjithësisht këta nuk flisnin për këtë, ose e vuanin disidencën e tyre në vetmi; jo si komunikim, por si formë të heshtur të ekzistencës; ose kushedi flisnin në familje, ose në rrethe shumë të ngushta e, gjithsesi, jo me mua. Kishte edhe kategori të tjera –indiferentët, oportunistët, të cekëtit, “armiqtë” e krijuar nga regjimi vetë, nëpërmjet luftës brenda llojit; si edhe nga ata që, edhe pa i besuar doemos ideologjisë komuniste, i besonin shtetit, disiplinës, rregullit, rutinës, hierarkisë, me një fjalë, rendit. Nga këta të fundit, ka pasur më shumë se ç’kujtohet.

Çfarë dua të them, me këtë ekspoze të shpejtë, është se periudha e rinisë sime ishte periudha kur të gjithë besonin,në mos një gjë, një gjë tjetër: edhe ata që nuk besonin në socializëm dhe në fjalën e Enver Hoxhës, besonin në sistemin tjetër; ose nuk kishin dyshim se ky sistem “tjetër” – qoftë ai kapitalist europian, ose i tipit amerikan, ose edhe “revizionist” i llojit jugosllav ose sovjetik, ishte ai i miri, i drejti, ose që i administronte punët më mirë.

Periudha u përkiste, kështu, vlerave absolute: socializmi përballë kapitalizmit, Perëndimi përballë Lindjes, liria përballë barazisë, qejfi përballë disiplinës, feja përballë shkencës, iluminizmi përballë obskurantizmit, bollëku përballë austeritetit, Shqipëria përballë botës (eksepsionalizmi shqiptar)… dhe të gjithëve ne realiteti na kërkonte të zgjidhnim, hap pas hapi, mes njërës vlerë dhe tjetrës. Ndërkohë, besonim, njëlloj të gjithë, e praktikisht pa përjashtim, se të mirën mund ta mishëronte, madje duhej ta mishëronte sistemi vetë.

Kështu, për shumë vjet të rinisë sime, unë e kërkoja dhe doemos e gjeja të mirën kolektive përtej detit – në Italinë televizive, kulturore, konsumistike, sportive; po atë të mirë që dikush tjetër, përbri meje, e shihte te festivali i Gjirokastrës, vizita e Enver Hoxhës në Valbonë ose në Dropull, spartakiadat, aksionet me goditje të përqendruar ose elektrifikimi i plotë i vendit.

Tani që kanë kaluar disa dekada nga ajo kohë, duket sikur fakti që ishim shoqëri e sunduar nga besimi ka më rëndësi ndaj asaj çfarë besonim.

Dhe kjo sepse periudha e tashme karakterizohet nga e kundërta: njerëzit në përgjithësi, dhe të rinjtë në veçanti, duket sikur, në masë, nuk besojnë më në asgjë ideale dhe objektivisht të përbashkët; po të lëmë mënjanë besimin e cekët te mirëqenia, konsumi dhe paraja/të mirat materiale.

Sikurse ne të atëhershmit, edhe të rinjtë e sotëm e refuzojnë realitetin që i rrethon, duke e dënuar, para së gjithash, për moralitetin e ulët, ose maskarallëkun; por ndryshe nga ne të atëhershmit, këtyre të rinjve u mungon një alternativë praktike, një “Itali” ose një “Amerikë” e ngjashme me Italinë dhe Amerikën tonë.

Një mënyrë si mund të paraqitet ky shift është nëpërmjet analizës së vlerave – me të cilat identifikohen të sotmit.

Natyrisht, paraja është një nga këto vlera – madje e pompuar me të madhe nga të gjitha autoritetet shekullare, në shtet, në media dhe në shoqërinë civile. Vjet kur isha në Shqipëri, rastësisht ndoqa një emision fëmijësh, kur prezantuesja, përndryshe e njohur si personazh jo nga më vulgarët në qarkullim, i thoshte një vocërraku: çfarë do të bëje ti, sikur të kishe një milion lekë? (Vëreni idiotizmin e kësaj pyetjeje, në disa nivele.)

Por paraja nuk është e mjaftueshme si vlerë, meqë i mungon përmasa shpirtërore. Madje edhe ai milioneri (jo fëmijë) që e shpenzon pasurinë duke blerë vepra arti, nuk është se e përdor paranë për t’u futur në një përmasë shpirtërore; por, përkundrazi, e përdor për ta përdhosur artin dhe konsumin që ia bën atij arti.

Prandaj, të gjithë ata të rinj që mjaftohen me “pasurimin” si ideal dhe “pasurinë” si të mirë kolektive, shihen zakonisht me përçmim prej të tjerëve, si qenie shpirtërisht të gjymtuara, që u mungon diçka, një shqisë morale ose një dhunti për të përjetuar diçka që është më mirëfilli njerëzore. Te ky përçmim mund të ketë edhe një komponente të fortë antikonformizmi adoleshent, ose rebelimi hormonal; por unë them se nuk kemi si ta shpërfillim përkushtimin thjesht etik, të një pjese të madhe të të rinjve, pavarësisht nga objekti i këtij përkushtimi.

Në çfarë besojnë, atëherë, ata të tjerët; ose të gjithë ata që nuk mjaftohen dot vetëm me konceptin e të jetuarit si njëpasnjëshmëri (suksesion) përjetimesh të konsumit?

Nuk them dot feja; sepse feja në Shqipëri nuk po arrin të rimëkëmbet në masë, pas katastrofës së viteve të komunizmit; madje edhe shumë prej atyre që e deklarojnë tani me të madhe e që edhe e praktikojnë, e bëjnë këtë për arsye zakonisht identitare.

Nuk them dot as shteti – meqë kam përshtypjen se brezi i ri, dhe jo vetëm brezi i ri, e shohin shtetin si një mjet sundimi dhe zhvatjeje në duart e pak oligarkëve, ose si diçka që nuk u përket në asnjë lloj mënyre; jo si mishërim dhe burim të së drejtës publike.

Çfarë mund të them, tentativisht, është se këta të rinj besojnë, para së gjithash, te njëri-tjetri ose horizontalisht; dhe se brenda këtij besimi, që shpesh merr trajtat e solidaritetit, gjenden arsye edhe për të shpresuar, edhe për t’u shqetësuar.

Dhe ja pse: besimi te Tjetri, moshatari yt, njeriu me të cilin ndan përjetimet, frustrimet dhe pasionet, mund të jetë dyfarësh, ose të gjejë shprehje në shoqëri, por edhe në farefis.

Mund të jetë solidaritet etik, por edhe solidaritet gjaku.

Shoqëri civile, por edhe mafia.

Unë e shoh me simpati të madhe besimin te Tjetri; por vetëm kur ky tjetri shihet si bashkudhëtar, qoftë edhe si bashkëfajtor – në përpjekjen për t’i shpëtuar banalitetit të përditshmërisë, ose hierarkive që kanë për synim të riprodhojnë pushtetet ekzistuese. Në kohën time, miqësia, shoqëria, të ndenjurit bashkë, ishte edhe një formë me të cilën zbutnim impaktin e çizmes së pushtetit; pa çka se ne atëherë kujtonim se i kishim përgjigjet, në një kohë që të rinjtë e sotëm i janë kthyer formulimit, ose kushedi edhe riformulimit të pyetjeve.

Njëlloj si personazhet e romanit dikur kult Tre shokë të Erich Maria Remarque-ut, ne e përfytyronim veten si “të marrë fund” (doomed), ose viktima të një fati tragjik, që njëfarësoj i referohej gjithnjë alienimit politik; ose faktit që regjimi i Enver Hoxhës na trajtonte si të ishim bagëti – tek e fundit, edhe ai doom-i të cilit i druheshim, nuk ishte gjë tjetër veçse një abstragim, ndoshta i domosdoshëm, i vetëdijes se ngado që të rrotulloheshim, na priste hanxhari.

Për rininë sot, nuk jam në gjendje të shqiptohem aq prerë; por, edhe po qe se ndjenja pervazive e doom-it është tek ajo njëlloj e pranishme, do t’i ketë kapërcyer tashmë kufijtë e politikës, për t’u shtrirë e tëra në ekzistencë.

Një nga kujtimet më të ëmbla që kam nga plazhet e viteve 1980, ka të bëjë me netët e kaluara buzë detit, në Himarë; thjesht duke bërë muhabet, ose duke pirë (të pirët në ato vite përfshinte edhe cigaren, edhe çfarëdolloj produkti alkoolik që gjendej në inventarin e bufesë në Spilé; zakonisht vermouth).

Kur rrinim në errësirë, duke kundruar dritat vezulluese të Korfuzit, qëllonte që na kalonte në horizont trageti grek ose italian, i mbuluar në drita të bardha, i magjishëm, miliona-qirinjsh, si torta e datëlindjes së një hyu. I përkiste një bote që ne nuk e arrinim dot, nuk e preknim dot, nuk e shkelnim dot, nuk e shijonim dot përveçse së largu; por që ishte po aq reale sa edhe gurët e plazhit të Maraçit, që na shponin të ndenjurat.

Kjo na dallon, kushedi, me të rinjtë e sotëm; sa kohë që këtyre nuk u fanepset më asnjë traget natën, i mbuluar me drita, as ndonjë mirazh tjetër i ngjashëm; e kushedi i kanë shmangur edhe gurët që të shpojnë të ndenjurat.

Megjithatë, të sotmit kanë fatin që të jenë dot së bashku më intensivisht se ne; ngaqë janë më të lirë, por edhe falë teknologjisë së komunikimit. Mund ta jetojnë, kështu, përmasën sociale më të plotë – dhe vetë kategorisë së “shokut” t’i japin edhe vlera politikisht relevante.

Më duhet të kujtoj, në këtë pikë, se rinia ime, sidomos sa pa shkuar në universitet, ishte në thelb e pafajshme; ndryshe nga të tjerë të moshës sonë, rrethi im i përjetoi më pak traumat e arrestimeve, persekutimeve, përjashtimeve, internimeve dhe burgosjeve. Kur im atë më thoshte “kujdes, mos i jep gojës, një në çdo tre vetë është i sigurimit,” unë ia merrja këtë për hiperbolë, edhe kur nuk ia merrja për paranojë. Shkova pastaj në universitet, dhe atje u binda që jo një, por dy në çdo tre veta spiunonin – jo doemos në Sigurim, por edhe ku tjetër të mundnin; dhe shpesh njëri-tjetrin. Prandaj edhe ne më pas i ruajtëm zakonisht shoqëritë e shkollës së mesme, duke i plotësuar me elemente “lokale”, ose të mëhallës; në një kohë që pafajësinë e humbëm nëpërmjet paranojës, edhe kur nuk e humbëm duke e paguar shtrenjtë besimin ndaj këtij apo atij shoku.

Të sotmit këtë farë paranoje ndonjëherë e kanë deri edhe të pamundur që ta përfytyrojnë si duhet; e jo më ta llogaritin si rrezik ndaj kohezionit të grupit, ose kultivimit të vlerave solidare, ose të pasurimit shpirtëror të ndërsjelltë. Kjo ua ruan pafajësinë ndoshta më gjatë, nëse arrijnë ndërkohë t’i rrijnë larg efektit korruptues të parasë, të luksit, dhe të konsumit për dukje; prandaj edhe kanë më shumë gjasë t’i shndërrojnë lidhjet miqësore në marrëdhënie që luajnë rol edhe në kuptimin e veprimit qytetar ose politik.

Megjithatë, këtij modeli i kundërvihet ai i lidhjeve farefisnore, ku besimi themelohet mbi një përbashkësi “të gjakut” – dhe këtu dalim nga trojet e shoqërisë civile, për t’u futur në një hapësirë tjetër, e cila mbledh së bashku dukuri aq të ndryshme mes tyre, sa krimi i organizuar (mafia), gjakmarrja, lokalizmi dhe deri edhe kombëtarizmi. Vëreni pjesën e luanit që zënë, në kronikën e zezë, historitë me “vëllezër” dhe “kushërinj”; ose historitë e tjera, njëlloj të shumta, ku flitet për lidhjet midis korrupsionit, nepotizmit dhe familjeve të mëdha.

Njëfarësoj, kundërvënia midis shoqërisë (komunitetit) dhe solidaritetit farefisnor është edhe kundërvënie midis qytetarisë dhe katundarisë; dhe kjo e fundit, sot për sot, është në ofensivë në të gjitha frontet, nga politika në histori dhe në art. Ka dalë mbi ujë një kategori njerëzish, të cilët solidaritetin dhe veprimin e përbashkët nuk mund ta përfytyrojnë dot përveçse si të themeluar mbi një përbashkësi gjaku (forma më e holluar e këtij deformimi është kombëtarizmi).

Para këtij fashizmi të vetvetishëm, qëllon pastaj që qytetaria të përgjigjet duke përqafuar forma bashkëkohore të marksizmit e deri të komunizmit; edhe pse këto duket se japin rezultate, në atë masë që largohen prej objektivave të sforcuar, me natyrë ideologjike.

Dhe këtu nuk duhet t’i shpëtojë kujt ironia e faktit që, vetëm tridhjetë vjet më parë, lidhjet e miqësisë dhe solidaritetit mes të rinjve shërbenin edhe si mbrojtje ndaj dhunës së shtetit komunist totalitar ndaj individit; ndërsa sot, të njëjtat lidhje horizontale, i sheh të shërbejnë si humus për kultivimin e ideve të ekstremit të majtë… Disa këtë do ta gjejnë si konfirmim të ndryshimit të të sotmes nga e djeshmja; të tjerë do ta marrin si provë që pak gjë ka ndryshuar, malgré tout.

Nuk ka komente

  1. Neqoftese ti pohon me bindje se jo 1 ne 3, por 2 ne 3 ishin spiune, atehere per cilin komunitet e ke fjalen ?

    Mua ky me duket komunitet spiunesh, se spiunet dalin emeruesi e perbashket.

    Eshte mese e natyrshme, qe spiunimi si dukuri te shkaterroje çdo lloj lidhje te forte shoqerore, çdo institucion shoqeror qe nuk lidhet me ‘gjakun’.

    Tek mjedisi i ‘gjakut’, njeriu gjen apo shpreson te gjeje besimin i cili shkaterrohet nga spiunimi. Cfare dhemb me shume nuk eshte pse me spiunoi shoku, qofte edhe i ngushte, por pse e beri familjari.

    Hapja e dosjeve do te na tregonte me mire apo do na jepte argumente te qendrueshme e jo spekullative per pasojat shoqerore qe la nga pas ajo shoqeri spiunesh e kohes se komunizmit.

    Madje nqs numri i spiuneve ka qene realisht aq sa thuhet kudo dhe normalisht keta kane qene edhe themeli i shoqerise post-komuniste, atehere nuk kemi pse te habitemi per pasojat.

    Reagimi, nepermjet perforcimit te lidhjeve te gjakut duket te jete fiziologjik, apo si baza e pare e rithurjes se pelhures sociale te shthurur krejt nga dukuria e spiunimit.
    Pelhura sociale mbahet tek besimi i ndersjellte dhe besimi tek Zoti, kombi apo shteti , te cilat ne thelb burojne nga besimi tek e ardhmja.

    Ne besimin e ndersjellte nuk mund ta krijojme dot jashte gjakut per vete masivitetin e spiunimit, besim te Zoti s’kemi, tek kombi s’kemi, tek shteti s’kemi, normal qe vemi tek krahina e katundi.

    Nga ana tjeter besimi tek Italia e djeshme, Europa dhe Amerika e sotme, nuk jane funksionale ne krijimin e pelhures sociale, psh ata te Italise se djeshme i ke si emigrantet me masive pas 1990 dhe emigranti nuk perfaqeson nje kategori funksionale.

    Nje individ duhet te besoje tek Zoti, Kombi apo Shteti, keto jane 3 kategorite madhore, te cilat e kane treguar veten pergjate historise qe jane pika referimi per krijimin e pelhures sociale.

    Kur nje njeri beson edhe tek Zoti edhe tek Kombi edhe tek Shteti dhe keto te treja perkojne, ai individ i ka premisat madhore per te qene pjese integrale e komunitetit dhe te mendoje per komunitetin.
    Ne thelb keto te treja jane pasqyrime te vete komunitetit, pra individi beson tek komuniteti e ne instance te fundit tek vetja e vet.

    Komunizmi eshte teori groteske e nxjerre nga manuali i deshtimeve tragjikomike te te varferve pergjate historise.
    Per mua te jesh komunist sot per sot do te thote te jesh ne krize te perhershme identiteti shoqeror.
    Komunizmi sot nuk eshte me idealizem, eshte nje vrime e zeze qe thith te rinjte ne krize identiteti shoqeror, te mbushur plot me mllefe, urrejtje e mendesi hakmarrese.
    Komunisti i sotem me nje shprehje romaneske eshte ‘er peggio der peggio’, merkuri i termometrit te se keqes qe eshte mbledhur ne shpirtin e tij po vlon.

    Per shqiptaret s’ka zgjidhje tjeter, o do besojne ne Zot o ne Komb o ne Shtet, perndryshe s’ka per te ndryshuar absolutisht asgje.

  2. Te verteta te gjitha, veç do te thosha se kriza e besimit dhe çorodia ne sistemin e vlerave sot nuk ka perfshire vetem rinine shqiptare. Pas renies se mureve ideologjike, prirjes se pergjithshme relativiste, krizes aktuale qe nuk eshte vetem financiare, ka perfshire pak a shume gjithe boten. Ne e ndiejme me shume, sepse ndryshe nga te tjeret, nuk kemi imunitet.

  3. “Komunizmi eshte teori groteske e nxjerre nga manuali i deshtimeve tragjikomike te te varferve pergjate historise”,
    e njejta gje mund te thuhet edhe per krishterimin,islamin,budizmin e te gjitha fete ,por edhe per teori apo ideologji te tjera.

    Gjithsesi, sot nuk flitet per te rinj komuniste, por per te rinj qe jane te fashinuar nga mendimi marksist,dhe ketu ka nje dallim thelbesor, po aq thelbesor e i thelle sa ai mes Marksit dhe …Stalinit.

    Te gjitha ideologjite , sistemet e mendimit,shkollat filozofike te koheve moderne, ne thelb, sillen e mbeshtillen rreth nje ceshtje shume te thjeshte e shume jetike ne te njejten kohe: shperndarja e pasurise.

    Per krizen e sotme kane shkruar ekonomiste,eksperte te ndryshem te fushave te ndryshme,fitues cmimesh nobel,filozofe e profesore nga me te njohurit te botes, dhe ata, ne esence, shtrojne pyetjen(e perhershme) : si na zuri nje menxyre e tille valle?!!
    Presidenti Obama,si per t’u vene vulen tere ketyre studimeve tha ate , qe ne fakt duhej ta thoshte cdo njeri me mendje te kthjellet: kriza e sotme eshte pasoje e disa lakmitareve te pangopur!!

    Shih sesi perfunduan e u permblodhen ne nje fjali kaq te thjeshte te gjitha studimet e punimet e njerezve me te ditur te botes!

    Ne vendin tone kemi e do te kemi akoma me shume probleme, sepse hendeku social-ekonomik po thellohet dita-dites.Te gjitha problemet e tjera pastaj jane e do jene pasoje e ketij hendeku qe thellohet e thellohet…

    1. Meqe midis te rinjve te fashinuar nga mendimi marksit, Marksit dhe Stalinit paska ndryshime thelbesore, po midis tere ketyre dhe Obames, qe ka thene se “kriza e sotme eshte pasoje e disa lakmitareve te pangopur”, ka ndryshim thelbesor apo jo? Se po me duken te tere si kembet e dhise.

  4. Nuk ka me “shoqni”, mbas vitit 89 “shoqnia” ka marre fund me tana. Emocionalisht gjerat jane harruar edhe nga pensionistet, por mbetet fakti, i paperfytyrueshem emocionalisht dhe i pamundur per t’u praktikuar nga nje i ri i sotem, qe kur bisedoje hapur “kontra” me nje shok, atij i kishe dhene ne dore me besim jeten tende dhe te familjes tende, gjithçka te dashur me nje fjale. Ishte shoqeria qe i jepte kuptim dhe dinjitet jetes, edhe nje jete te perkufizuar si pa kuptim sipas “brezit te humbur” Remarkut, Heminguejit etj. Kurse sot hame nje pice, kalojme disa ore te bukura ne lokal tek Blloku, dhe kaq, gjithsekushi ne pune te vet, ku te kam pa. Lidhjet e verteta duhet te jene brenda familjes, aty ku njerzit marrin pergjegjsi per njeri tjetrin, shoqnia eshte per adoleshente te papergjegjshem (adoleshente te perjetshem), ose ne rastin me te mire si kompensim per mungesen ose mangesite e familjes.

    Nuk e kuptoj se çfare hyn ketu gjaku, nepotizmi, klani, mafia, kanuni, fashizmi (pse nuk futet edhe komunizmi qe i jipte rendesi familjes?). Familja me perkufizim qenka nje istitucion hipokrit, gjakatar, korruptues? Jo or vlla, ka shembuj edhe nga njera ane, por edhe nga ana tjeter. Perveç modelit te familjes se Remarkut, Hemingueit, Sarterit e ku ta di une se kush tjeter kampion modern, ka edhe te tjere burra e gra te mire per t’u marre shembull. Ne kete menyre behet nje lemsh ku gjithkush terheq kot me kot nga vetja e vet, si i behet faktit demokratik amerikan te klanit komunist Kenedi dhe klanit fashist Bush? Vete shkrimi, megjithse ngre probleme qe as nuk i has gjekundi tjeter, nuk tregon asnje zgjidhje, si per te na treguar se gjaku nuk behet uje.

    1. Shkruan:

      pse nuk futet edhe komunizmi qe i jipte rendesi familjes?

      Ti nuk e ke seriozisht këtu, besoj? Se, nëse e ke seriozisht, duhet të rilexosh urgjentisht Manifestin 🙂

      1. Bukuri qe te mos futemi ne te thella une nuk po te rekomandoj lexime manifesti fashizmi e nazizmi, te cilat lindin ndryshe nga sa u realizuan ne praktike. Kur fola per komunizmin e kesha fjalen seriozisht vetem per ate te aplikuarin (dmth seriozin), edhe ate ne vendin tone. Nuk me duket se nga kjo pikpamje, si dhe shume te tjera, te kishin shume dallim midis tyre ne realizim praktik. Mund ta zgjas muhabetin edhe me Kamy e Sarter qe disidentet i lexonin mçeftas ne aksion vullnetar ne Ksamil duke pare pampore nga deti, por ngatrrohet i çike si shume muhabeti, qe ne vetvete nuk eshte shume i ngaterruar po t’i gjendet filli. Por filli jo vetem qe ka humb, por behet lemsh me qellim, sepse na del jeta me kuptim si ne kohe te totalitarizmit. Lene, lene se jemi rehat midis turbullires relativiste.

    2. Xha Xhai besoj se e kishte fjalen per kete lloj familjeje:

      Don Corleone: Tell me, do you spend time with your family?
      Johnny Fontane: Sure I do.
      Don Corleone: Good. Because a man who doesn’t spend time with his family can never be a real man.
      🙂 🙂

      1. S’ka problem me llafe i gjendet halli çdo gjeje, thuhet nje gje, hopla gjendet menjehere e kunderta, si pune cirku, gjithnje ne ekuiliber, rezultantja baraz zero. Ja psh shif çfare thote shefi i policise Zhaver kunder Familjes siciliane:

        “Familles, je vous hais! Foyers clos; portes refermées; possessions jalouses du bonheur” – André Gide.

        Kurse kolegu i tij pertej La Manshit, Sherlok Holms, thote:
        “Familja nuk eshte gje tjeter veçse nje bashkesi njerzish te merzitshem qe nuk kane as me te voglen ide per menyren se si duhet jetuar” – Oscar Wilde.

  5. Xha Xha, faleminderit që ju përgjigjët ftesës. Për paragrafët e fundit, po, e besoj dhe unë kundërvënien, madje besoj se ky zell anti të majtës nuk ka asnjë lidhje me evokimin e Enverit dhe gjepura të ngjashme, por i kundërvihet mënyrës sesi një pjesë njerëzish organizohen. E majta i kundërvihet klanizmit, vetëm me ekzistencën e vet. Por besoj se e majta do duhet të dilte nga konturet e (neo)marksizmit dhe të kthehej në më shumë kulturaliste. Shembulli se si dhe kush, besoj se është dikush që të majtët e rinj, e kanë në majë të gjuhës dhe e citojnë shpesh… Zizek-u.

  6. Juliusx, meqe kam ve re se je specialist i politikes greke, na e shpjego i çike kete punen e klaneve politike ne Greqi, sepse se çoç kemi degjuar edhe per dinastine e klanit Papandreu. Vallaj nuk do te habitesha qe te dilte edhe ky nje avranit pellazg, dora jone me i fjale.

    1. Ki pak durim, se edhe ajo punë bëhet. Po mos e vra mendjen, nuk jeni të veçantë. Të gjithë vendet andej nga fundi i botës, dhe që mbarojnë me prapashtesën “stan”, kështu organizohen, me klane.

        1. hëhë, jo. Ideja për origjinën dhe ndërtimi i marrëdhënieve në lidhje me të, po. E shumë të tjera akoma. Shiko psh këtë për Kazakhstanin. Kërko gjithashtu për Turkmenistanin, sa e vlerësojnë gjakun – do zbulosh gjëra interesante… si psh, çfarë duhet të bëjë një i huaj që të martohet me turkmene.

      1. As kam pse te kem durim, e as nuk e vras mendjen, se per kete pune e kam mendjen top se si kane funksionuar gjerat, si nga vendet nga fundi i botes, ashtu edhe andej nga fillimi i botes qe mbarojne me city, prej nga sapo nderoi me vizite stanin tonë zonja pe të Klintonëve. Cfar kam thene eshte per te treguar se nuk behet stan me lepuj, e akoma me keq, qe shenje me e qarte e Fundit te Botes eshte se çfardo qe te thuash, karikature çmendine eshte. Edhe çfar kam thene, nuk e kam thene per ty, se e di per eksperiece te hidhur qe nuk shihet trau ne sy tend.

        1. Qoftë ironike pyetja jote, qoftë për ironi të fatit, edhe në mos paç durim, do e marrësh përgjigjen. Jo për gjë, po para se të bëhej pyetje, ka qënë në mendjen time për ta shpjeguar. Tek kjo seri e fundit shkrimesh madje.

          1. Vetem ironi mund te besh ne nje situate ironike. Ironi i thençin sepse situate eshte fare karagjozllike. Ti shkruaj ç’te duash, dhe une e kushdo tjeter mund te komentoj si te dua, situata eshte kjo, e nuk e luan as topi: qellimi kryesor i epokes moderne, progresit, “shoqnise”, etj, eshte te shkaterroje familjen, klanin dhe ca te tjera entitete ne vazhdim (s’po i permend qe te mos hapet shume loja e keqkuptimeve) duke angazhuar te gjitha forcat politike, majtas dhe djathtas, e megjithate jane te gjitha shenjat (hapur dhe fshehur) qe shoqeria dhe “shoqnia” nuk mund te beje dot pa familjen dhe klanin.
            Thene pa ironi, shkrimin tend per klanet e politikes greke do ta lexoj me shume kenaqesi sepse njeh mire situaten meqe jeton atje. Por me tutje jo, stop, aty ku je ti nuk mund te flasesh per Kazakistanin dhe Turkmenistanin, sepse ta bllokon pamjen Turqia pa “stan” nga mbrapa. Ke akoma rruge per te bere, shume rruge, sepse edhe sikur te arrish ne Kazakistan, hapen vizione te reja te LindjeLargetStan, per politikologos, theologos e per antropologos.

            1. Nuk e di nga je rrokullisur që mendjen e situatën i ke bërë top. Një besimtar do të thoshte njësoj që qëllimi kryesor i modernitetit është t’i prishë besimin e vet, një tjetër do thoshte se i prish kombin etj… Tani më lejo mua që këtë mendim se qëllimi i shoqërisë qenka “të prishë”, ta quaj reaksionar. Të gjitha entitetet rikonfigurohen dhe i përshtaten kohës – reformim, nuk do të thotë shkatërrim.

              Nga ana tjetër unë jam natyrë kurioze dhe më pëlqen të dal jashtë sinorëve… kështu dikur pashë të krahasueshme Shqipërinë me çerkezët.

            2. Ja pra aty ku jam rrokullis une, e ta uroj edhe ty e te gjithe te tjereve, duket qarte qe edhe reaksionaret kane qellim ta prishin shoqerine me lezet sipas nje ritmi alternativ, un e mbaj ti terhiqe e mos e keput (se po u keput pastaj, çu pa, si do ja bejme pa u argalisur ne darke pa buzuq, çiftelai e rokenroll, sigurisht edhe pa buzkuqe). Mbas kater vjetesh takohemi prape, duke ndryshu pozicionet, aty tek kolltuku, afer kishes se shen Perkopit, tek liqeni i nderzimit artificial. Amon mer amon se ngelem gjithe diten tu qesh, por çfar doni me reformu akoma mbas reformimit komunist, doni me bo reformen agrare, apo kthimin e vendit nga agraro-industrial ne industrialo-agrar. Na lini rehat ketu ne Tirane ku kercejne tallavane edhe ortodokset, katoliket dhe bektashijte, ndersa Deshmitaret e Jehovait po plasin nga zilia. Amani ore amani.

            3. Shkruan:

              Na lini rehat ketu ne Tirane ku kercejne tallavane edhe ortodokset, katoliket dhe bektashijte.

              I nderuar, sipas informacionit që më jep WordPress-i, ti shkruan nga Venediku, jo nga Tirana.

            4. E para e punes ti si administrator i blogut shkel nje nga rregullat me elemetare te administrimit te blogut, nxjerrje te dhenash ne lidhje me anonimitetin. Ne kete menyre ti i ben dem vetes, nuk je i besueshem per ata qe komentojne ketu.

              E dyta e punes une mund te shkruaj fizikisht edhe nga Kina, por me duket se ruaj te drejten si shqiptar te ndjehem shpirterisht ne vendim tim. Nuk jemi ne kohen e udhetimeve me gomar, por te fluturimit me aeroplan. Pastaj nepermjet virtualitetit une mund te di dhe per pasoje te ndjej per vendin tim me teper se shume shqiptare te pranishem ne tallavate e qytetit, qe e kane hallin vetem te mbijetojne. Me duket se edhe ti prej Amerike ke hapur nje blog per te njejten arsye, te ndjehesh i pranishem ne vendin tend.

            5. Nuk kam marrë kurrfarë zotimi eksplicit ndaj teje për ruajtje të anonimitetit – këtë e kam bërë, në raste të caktuara, për autorë shkrimesh që ma kanë kërkuar vetë.

              Nuk besoj, nga ana tjetër, se “zbardhja” e vendit nga shkruan një komentues është cenim anonimiteti.

              Nëse ti mendon se vendi nga shkruan është kaq ngushtësisht i lidhur me identitetin tënd, atëherë unë mund të kërkoj të falur për cenim të privatësisë, por jo para se ti të kesh pranuar se gënjen, kur e paraqit veten sikur po shkruan nga Tirana.

              Në rastin konkret, m’u duk se vendi ku jetoje ti dhe nga ku shkruaje ishte pertinent për temën; meqë argumenti që sillje mbështetej në faktin që ti jetoje në Tiranë, ndërsa ne të tjerët jetokemi larg dhe nuk dimë gjë.

              Dhe, meqë ra fjala, ti ke dy muaj që shkruan në blog nga Venediku.

            6. Neqoftese ti vertet ishe i shqetsuar se po genjeja “juve” (juve hiq ty, sepse ti i ke te dhenat), atehere mund te demaskoje genjeshtarin duke thene qe nuk po komenton nga Tirana, por nga jasht vendit, pa specifikuar vendndodhjen. E perseris superioriteti im (neqoftese ka) nuk ka te beje me vendndodhjen fizike, por me ndjeshmerine. Ti neqoftese ke gje per te thene kundra, dmth per te treguar superioritetin tend shpirteror, byjrum diskuto mbi komentin tim. Rregullat e anonimitetit, perderisa nuk i kemi vene ne pazar bashke, si ka ndodhur me autore te tjere, mbeten ne fuqi. Qe ti ke shkel rregullin e verteton komenti i teologut qe zbuloi shkrimin origjinal shqiptar.

            7. Më vjen keq, por nuk kam gjë për të shtuar, as dua të provoj gjëkundi superioritetin tim shpirtëror. Ti u pozicionove, në komentet, sikur po shkruaje nga Tirana; duke e përdorur këtë si argument; IP-në tënde ma jep WordPress-i, nuk është se shkova dhe e zbulova posaçërisht. Nëse prania jote në Venedik duhej mbajtur e fshehtë, atëherë duhej ta kishe mbrojtur ti vetë para meje, duke përdorur kushedi ndonjë nga mjetet që këshillon Pëshpëritësi.

            8. Xhaxha, kjo eshte e gabuar. Nuk eshte etike ta perdoresh kete informacion, per sa kohe vete perdoruesi nuk deshiron. Po ai eshte anonim – do me thuash. Vete ja ke dhene kete mundesi ; respektoje.

              Pastaj, meqe shpesh te shoh te interesuar pas ceshtjeve informatike, do duhej ta dije qe per te percaktuar vendndodhjen, wordpressi dhe te tjera platforma perdorin IP-ne publike te kompjuterit. Ka me qindra softe neper internet ku IP-ja publike mund te manipulohet dhe ti te shfaqesh ne Kapfenberg, kur ne fakt je ne Bathore.

            9. Më vjen keq, por këtë debat nuk kam ndërmend ta hap poshtë këtij shkrimi. E përsërit: nuk kam asnjë zotim të nënkuptuar me komentuesit, përveç atij etik (të mos lejoj që dikush t’i fyejë haptazi) – dhe aq më tepër, mjafton një vizitë te një faqe si Peshku pa Ujë, për të parë se vendi nga shkruan dikush nuk është pjesë e atributeve që mbrohen (informacioni del përbri komentuesve, në trajtat e flamurit të shtetit përkatës).

            10. Me fal per nderhyrjen por ka aryse per te mos patur vlere ky argument: se pari, personi, nisur nga pseudonimi duhet ta kishte parashikuar qe do te ndodhte kjo. Dhe se dyti, virtualisht dhe shpirterisht ai ishte ne Tirane duke kercyer tallava. Nje mjedis do te thosha une ku anonimati eshte shenjester per t’u ekzekutuar.

            11. Jo nuk e ke gjet o teo, nisur edhe nga llagapi im taman taman shpirterisht ndodhen ne kuverten e Titanikut duke pare si zbavitet pasagjeret duke lojtur hokej me copa akulli nen tingujt e Sinfonise se Nente te tingelluar nga orkestra e Operas dhe Baletit. Sa bukur …

            12. xhaxha,
              ka një problem këtu.
              Dikush mund të shkruaj nga nga një vend dhe shpirtërisht të ndjehet në një vend tjetër. Kur ai, pasi ka mbërritur në Venedik, i duket vetja se gjendet diku, ku kërcehet “tallavaja”, ka shumë mundësi, që ai nuk është në gjendje ta shohë dot botën me ato syze të tjera. Në këto raste ndoshta duhet folur për mangësinë e dikujt për t’u përshtatur. Ndoshta i mjeri kërcen vërtet “tallavanë” për habinë e gjithkujt përreth në Piazza San Marco dhe në këto raste ndoshta të duhet të zbatosh në mënyrë analoge norma etike që rregullojnë mënyrën se si perceptojmë dhe reflektojmë mangësi të shëndetit tek dikush.

          2. Keshille me vend Juliusx! Nuk mund te flasesh per Turqine dhe Turkmenistanin. Eshte jo praktike. Fol per Tiranen dhe njesoj eshte.

      2. …”Të gjithë vendet andej nga fundi i botës, dhe që mbarojnë me prapashtesën “stan”, kështu organizohen, me klane…”

        Gabim. Nje pikeveshtrimi tipikisht WEIRD.

        Japonia apo Koreja e Jugut, jane shoqeri tejet konservatore, ku akoma shteti te denon me vdekje, ku familja dhe klani jane strumbullaret e cdo gjeje, qe nga feja e deri tek satelitet.

        Familja ka rendesine me te madhe ne te dyja shoqerite, dhe eshte thellesisht e respketuar dhe e veneruar.
        Mireqenia e familjes eshte me e rendesishme se sa te drejtat apo lirite e personit.

        Nuk e de se sa influence ka ketu konfucianizmi, por te gjitha maredheniet me tjetrin jane te bazuara ne raportet midis te afermeve, si psh ato midis grua-burre, prind -femije, vella – moter, shok -shok.
        Konceptet baze mbi te cilat mbeshteten keto maredhenie jane ajo e detyres, besnikerise, nderit, respektit per mosjem dhe sinqeriteti. Plus, qe edhe origjines se te pareve, i jepet nje rendesi shume e madhe.

        Keshtu, kur te perdoresh ndonje prodhim Samsung , apo Toyota etj etje, dije qe kane dale nga duart e njerezve te cilet e kuptojne jeten ne nje menyre pak a shume te ngjashme ne forme me ata nga stanet e Shqiperise.

        1. Jo dhe aq gabim…

          Po të jap një postim që e kisha shkruar më parë këtu, pikërisht për Japoninë:

          “Rolin femrës ia japin dinamikat e marrëdhënieve ekonomike, mendoj unë. Nëse femra është më produktive si e punësuar, “tregu” do e nxisë të futet tek ky rol. Nëse del se është më produktive duke ndejt në shtëpi të merret me edukimin e fëmijëve, atëherë do qëndrojë në shtëpi.

          Një rast i veçantë fare,vjen nga Japonia. Këta ishin të parët deri në mesin e viteve 2000 për teknologji. Pastaj ranë në krizë… arsyet se pse ra në krizë Japonia, po i gjejnë tek natyra konservatore e shoqërisë japoneze. Një numër i madh grash, mendonin se vetëm mashkulli duhet të punonte. Dhe kështu prej mentalitetit, Japonia humbte 50% të potencialit të vet intelektual, sepse nuk angazhonte femrat në punë. Kriza i detyroi ta “rimendonin” rolin. Tani shumica mbështet idenë se femra duhet të punësohet.”

  7. “Kujtimet e nje disidenti” mund te ishte titulli me adekuat per pjesen e pare ku flitet per zvjerdhjen e regjimit komunist.Imagjinoj cdo kujtime do te shkruajne ata qe ishin 25 vjec ne vitin 1990 kur te arrijne moshen 75 vjec. Kurse ekzaltimi miqesise dhe rretheve te ngushta shoqerore si forma kundervenie ndaj totalitarizmit mbytes, te krijon pershtypjen sikur mund te jetoje dhe pa shoqerine dhe jasht shoqerise por ja, ne shpikem kete forme revolte ndaj regjimit. Dhe femijet e kopshtit pyesin te habitur:ua xha xhai vertet paska patur shoqeri e miqesi ne ato kohra tiranike?

    1. Nuk mund te shpiket nje gje qe vjen e natyrshme, nuk ka gje me te natyrshme se nevoja e natyrshme per besim absolut tek tjetri. Mund te shpiket vetem hipokrizia, sigurisht dhe keqdashja nga mbrapa, edhe ne rastin kur deshmi te kujteses interpretohen me keqdashje si mburrje heroizmi fals, dhe jo si nevoje absolute per besim te ri ne nje bote qe nuk eshte me as hipokrite. Edhe hipokrizia eshte vlere, mjafton t’i ndryshosh shenjen.

      1. Më duket se Gled flet për tjetër gjë – jo për shpikjen e miqësisë dhe të besimit absolut tek tjetri, por për “shpikjen” e miqësisë si kundërpeshë ndaj “totalitarizmit mbytës.”

  8. “Kur rrinim në errësirë, duke kundruar dritat vezulluese të Korfuzit, qëllonte që na kalonte në horizont trageti grek ose italian, i mbuluar në drita të bardha, i magjishëm, miliona-qirinjsh, si torta e datëlindjes së një hyu”.

    1987, zbritje nga Palasa ne karrocerine verore te nje kamioni te Kinostudios, vete i dyte me nje piktor grafist (pak me vone cau rrethimin, diku nga liqeni i Shkodres) dhe vec kur na fanepset nga larg nje nga keto tragetet (aq pak vjec sa isha, nuk e di pse ngarkova aty automatikisht sira-sira gjithe violinat e oboet e shandanet e dekoltete e Filharmonise se Vienes, per Vit te Ri). E forta eshte (per te permendur nje cike edhe punen e besimit) se biseda na u pre fare, e nuk po thoshim asnje llaf me piktorin, se gati nuk njiheshim. Te perzene nga gjithe ajo feste, tek me behej se edhe bashkudhetari ne erresire po ndiente si une ku e ku ndonje kukurisje femerore apo cekje thike ne pjatance, e ne nje fare menyre te dy sikur po pretendonim qe nuk po verenim ndonje gje kushedi se cfare te na parakalonte, duke na plakur aty per aty, si ndonje Viti i Ri qe kalon me shpejt se c’duhet.

    Po nuk dua ta harroj sesi nuk pata mundesi ta ndaja kete “pamje te gabuar” me njeriun qe po e shihte mu si une (per t’iu rikthyer nje figure te disa shkrimeve me pare ketu, me vendasit e Botes se Re, ciladoqofte, qe as e kthyen koken hic te verejne, premiere, anijet madheshtore tek bllokonin gjithnje e me shume horizontin)

    ps: Falemnderit!

  9. Kohezioni i grupit,social, kohezioni i shoqerise ne pergjithesi, eshte vertete i rrezikuar nga te gjithe ata faktore qe permenden por, harrohet , apo me mire anashkalohet, me dhe pa delikatese, nje faktor tjeter qe mund mund te jete shume efektiv ne demtimin e tij: faktori fetar.

    Ne shtypin shqiptar,publicistiken shqiptare, por edhe ne fjalorin e perditshem te intelektualeve, bile edhe te ndonje politikani, eshte krejt e natyrshme qe shembujt e se keqes t’i gjejne tek vendet muslimane, madje edhe duke i permendur keto vende me emrat e tyre.Ky eshte racizem ne formen e diskriminimit fetar.

    Jane po keta intelektuale, opinioniste,shkrimtare(e prape ndonjehere edhe ndonje politikan) qe ndjehen te shqetesuar per imazhin e vendit si nje vend me shumice muslimane.

    Jane po keta qe ne menyre te terthorte,i’u sugjerojne shqiptareve krishterimin si rrugen e duhur drejt europes!

    Jane po keta qe shohin endrra me sy hapur, qe nje dite te bukur shqiptaret, si euopiane te vertete(!),do kthehen ne fene e tyre te vertete, ne fene e kultures, emancipimit e te progresit…

    Jane po keta ,pastaj, qe shqetesohen per shoqerine e percare, per mungesen e bashkveprimit social, bile bile edhe per mungesen e besimit fetar(cilit besim?) tek shqiptaret!!

    Dhe te gjithe ‘keta’ nuk e diskriminojne njeri-tjetrin, perkundrazi mund te flitet per njefare “diskriminimi pozitiv”, meqe shumica prej tyre jane vete me origjine myslimane!
    Ndoshta nuk eshte tamam keshtu , sepse qyfyret nuk kane fund: ka disa intelektuale, shume aktive ne jeten publike,qe duket sikur kane qejf te theksojne prejardhjen prej nje sekti te cilesuar si shume liberal, atij bektashian!
    (bektashi – kriptokristian(!) -…pse jo europiane!).

    Dhe gallata ne teatrin surrealist shqiptar vazhdon…

  10. Menyrat sesi shihet Europa nga te rinjte shqiptare jane nga me te ndryshmet dhe me spektakolaret.

    Prsh,nje i ri, dashamires i madh i muzikes,pasi shprehu indinjaten e tij te thelle,ne nje tv, per muziken tallava qe ka pushtuar tregun shqiptar, tha se muzika qe i pelqente me shume ishte ajo e buzuqeve…!!

    Ky djale, kengetar, donte te tregonte se kishte shije te holle muzikore dhe, as qe i shkonte ne mendje se kjo muzike buzuqesh eshte ne fund te fundit … nje lloj varianti grek i tallavase!

    Ne fakt,nje pjese e rinise shqiptare, eshte keqkuptuar me Europen , apo me mire me udhet qe te shpien atje.
    Keta te mjere, te keqkuptuar me veten ne radhe te pare, kujtojne se kultura e dhjere e buzuqeve eshte ajo qe mund te na shpjere te ajo e madhja ,kultura europiane.

    P.S : kur them kulture buzuqesh , kam parasysh tere ate pisllek kulturor, qe ka hisen e vet te pamohueshme ne degradimin ekonomik-social te fqinjit tone jugor.

  11. Shiko, ka nje ndryshim peshku me PTF. Atje komentuesi eshte i ndergjegjshem qe i shfaqet vendndodhja, kurse ketu presupozohet qe ta dish vetem ti dhe moderatoret. Per mua megjithate, eshte nje bllof ne te dy rastet, ne kuptimin qe ti asnjehere nuk mund te jesh i sigurte se vendndodhja e tjetrit eshte reale per sa kohe, sikurse te thashe, ekzistojne mundesi objektive qe ajo te jete e manipulueshme.

    Nejse, jam dakort qe kjo teme do trajtuar vec. Madje bera gabim qe nuk e postova me shenimin “te mos postohet”. Me shume sesa me publikun doja ta konsumoja verejtjen personalisht me ty.

    1. Unë nuk besoj se ti do të kishe problem, sikur unë të ta shpërfaqja vendndodhjen. Në fakt, më duket qesharake që kjo të konsiderohet pjesë e privatësisë së dikujt, madje e meritueshme për t’u mbrojtur! Kush ka nevojë ta mbajë të fshehtë vendin se nga shkruan (një Salman Rushdie, ose një Julian Assange), do të ketë aq probleme më të mëdha nëpër këmbë, sa të mos ketë kohë dhe nge të shkruajë komente në PTF.

      Dhe gjithsesi e përsërit: nuk ofroj asnjë garanci privatësie, me përjashtim të rasteve kur këtë ma kërkon, në mënyrë eksplicite, tjetri paraprakisht. Nga përvoja e gjatë që kam në këto punë, gjithnjë e më tepër po bindem se anonimiteti total shpesh shoqërohet me pisllëk edhe më total. Por, të lutem, e mbyllim këtu këtë temë.

      1. Xha Xha, jeni teper i kujdesshem per te rene pre e ndonje gabimi moralo-etik,ne mos ligjor. Me gjithe komplikimet qe implikojne normat mbi komunikimet e te dhenat (si ligji i zbatueshem ne nje blog me sovranitet virtual, e pjesemarrje administratoresh, autoresh e komentuesish nga shtetet me te ndryshme) ka disa linja kryesore referimi mbi trajtimin e te dhenave qe sidoqofte nuk implikojne gjeografine e shkruesit (ndoshta shtepine e adresen, por nuk eshte ky rasti). Per me teper ndalimet eksplicite te ligjit (i referohem legjislacionit europian sa per te krijuar idene, meqe premisen e komplikueshmerise se lendes me referenca nacionale e vura qe ne fillim) kane te bejne me te dhenat sensitive, si bindjet politike, ngjyra e lekures, etnia, etj., te dhena qe me duken jashte temet ne diskutim. Elementi gjeografik he per he mbetet per t’u trajtuar. Ketu po flas per sa i perket trajtimit te te dhenave pergjithesisht, te te dhenave sensitive specifikisht, e e shumta duke iu referuar te drejtes per nje jete private. Kurse per te drejten e e anonimatit (?!) mirepres sugjerime nga te tjere.

        1. Persa kohe qe njeriu flet me pseudonim, supozohet qe deshiron te jete totalisht anonim derisa te jete ai vete qe shfaq identitetin e tij, vendodhjen etj.
          Peshku e shfaq vendodhjen, por shtetin dhe te gjithe jane te vetedijshem per kete, qe ne momentin kur shkruajne.

          Ne teori, anonimi ngelet i tille derisa te jete ai qe te shfaqe te dhenat e veta, jo administratoret.
          Psh Julius flet mengjes, dreke, darke per Greqine e se eshte ne Greqi, normal qe ai kete te dhene e ka nxjerre vete. Megjithate nuk e ka nxjerre qytetin apo fshatin ku banon, keshtu qe administratoret s’kane pse ta nxjerrin.

          Me duket se shtimi i pislleqeve nga anonomiteti dhe per kete arsye rendja pas zbardhjes se identitetit, nuk mban fare si argument, sepse administratori eshte vete zot e vete shkop, i fut nje debim apo i fshin pislleqet, nuk ka pse te cenoje anonimitetin e pisanjosit.

          Fakti qe xha xhai e ka nxjerre identitetin e vendodhjen lidhet me deshiren e tij per te qene person publik, nuk eshte se anonimet qe hyjne ne blog po i kerkojne emer mbiemer, ku banon etj, madje kemi pare shume qe kane hyre ne blog pa i ditur as emrin e as vendodhjen.

          Me thene te drejten habitem qe nje kalores i privatesise si xha xhai pohon te kunderten e asaj qe duhet te thote nje kalores i privatesise, nuk e prisja.

          1. Vendndodhja, e përhershme apo e përkohshme, nuk kanë të bëjnë me të dhënat identitare të tjetrit (këtu nuk po flasim për vendlindje apo origjinë farefisi). Pastaj Hyllin ti me siguri ke lexuar se çdo e drejtë ose liri e njohur nëpër dokumenta kombëtarë e ndërkombëtarë, është e kufizueshme e asnjëherë e konceptuar në mënyrë absolute. Deri dhe e drejta për jetën kufizohet nga nevoja për siguri publike, apo për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Çdo e drejtë ose liri (akoma kam pikëpyetje doktrinare për “të drejtën e anonimatit”, dhe volumin e saj, por po e marrim për të mirëqenë për arsye ilustrative) konsiderohet në kontekstin ku ushtrohet, dhe është e detyruar të bashkëjetojë me të tjera të llojit, si dhe me parime e vlera universale.

            Në këtë kuptim, Xha Xhai nuk u ngrit një mëngjes me idenë për të denigruar një pseudonim çfarëdo, duke na nxjerrë të dhëna për të (të dhënat vetë, siç thashë në postimin më parë, ndahen sipas intensitetit të mbrojtjes që gëzojnë, intensistet që bëhet më i fortë sa më shumë i afrohemi sferës personale në termat më fizikë të mundshëm, e këtu gjeografia është ndër më të largëtit e mundshëm). Besoj se një pjesë e mirë e komentuesve në këtë blog, jemi dëshmitarë të korrektesës së administratorëve të blogut në këtë drejtim. Madje na ka ardhur mirë kur pseudonime të ndryshme, përdorur nga e njëjta adresë, janë vënë në dukje, për të mos lejuar çoroditjen e komentuesve.

            Në kontekstin e një debati ku ishin përfshirë disa komentues, dikush fokusoi temën në vendndodhjen aktuale (që nuk na doli e tillë) për t’i dhënë ngjyra apo më shumë forcë argumentit të vet. Fakt ky që manipulon debatin njëfarësoj, dhe pak i respektueshëm për prezencën e të tjerëvë në blog. Janë zgjedhje personale edhe këto, në instancë të fundit.

            Në këtë kuptim, gjendemi përballë zgjedhjes mes dy interesave në konflikt, pra ”anonimitetit gjeografik” të komentuesit, apo interesit më të gjerë të transparencës dhe të mirëbesimit, për aq sa e kërkon debati, me komentuesit pjesëmarrës. Dhe arsyeshmërisht, e në linjë me një traditë mëse të përhapur ndër rrjete, përmendet vendndodhja, meqënëse i interesuari e jo Xha Xhai e solli në fokus (kujtoni facebook që jep deri dhe lagjen në shtetin ku ndodheni teksa postoni – dhe nuk besoj keni lexuar termat e përdorimit, që është kontrata me facebook, e me ç’tjetër rrjet social të doni, kur vendosët të hynit ta përdornit).

            Nëse ishte konceptuar si lojë nga pseudonimi, s’ka arsye pse ta zgjasim kaq shumë. Nëse ishte përpjekje manipulative, aq më keq për të. Dhe nuk gjej arsye pse iu dashka bashkuar ftesës së pseudonimit që të debatohet privatisht me të për ç’ka ai zgjodhi të përcjellë publikisht si të pavërtetë.

            Tani po të doni i hyjmë edhe kontratës që dikush ka bërë me wordpress-in e legjislacionin e të drejtës private ndërkombëtare të zbatueshme, kur palët e interesuara vijnë nga i gjithë globi, por më duket se rrëshqasim në grotesk.

            Më shumë se gjeografia, kanë rëndësi të tjera pikëpamje, shumë më sensitive, që pseudonimi në fjalë nuk ngurroi t’i ndajë me të tjerë komentues.

            Kjo nëse vërtet duam ta marrim seriozisht këtë punën e “të drejtës së anonimatit”.

            1. Une e marr shume seriozisht kete punen e anonimatit, madje aq sa hiq vitet e para neper forume, i kam zero absolute shoqerite virtuale.
              Kur implikohen te dhena personale debati rreshqet nga formati i mendimit te kulluar per te hyre pastaj tek kush je ti e kush jam une, ku rri ti e ku rri une etj.

              Anonimiteti i paster krijon nje barazi qe perndryshe eshte e pamundur kur merren te dhena personale, e ne baze te kesaj barazie te gjithe gjykohen nga ato çka thone.

              Ne rastin ne fjale, Kasandra ka qejf te mashtroje, te paragjykoje etj,me qellim le te themi fitoren ne debat, ne fakt po shfrytezon potencialin e anonimatit per keq, por nuk eshte se ketu jane mbledhur syleshat qe po i merr per hunde Kasandra.

              Pifto, si tha ai tek filmi, ha gjize Agush.

          2. Po e reduktoj ashtu si e kam kuptuar une: mendimet e mencura si ato te Hyllinit p.sh, edhe sikur anonimi te vere pseudonimin anonim, njefaresoj zbulojne identitetin, apo burimin nga emetohen. Sepse njeriu krijon gradualisht nje kuader te pergjithshem te mendimeve te veta, pa folur ta zeme per aspektin stilistik qe jep me shume te dhena per identifikim.

          3. Meqë e bëmë tërkuzë këtë punë, le të mos harrojmë se po flasim për një rast specifik – dhe këtë person i cili shkruan me pseudonimin Kasandra.

            Po ju sjell, me këtë rast, fragmente nga komenti i tij i parë në këtë blog:

            Eh mer miqsi e vjeter dhe e shumedashur Ardian Vehbiu, sa vjet qe s’jemi puqe e s’jemi vete ne ajri virtuale. Kohe te bukura ishin atehere kur diskutonin se ekziston problemi fetar ne Shqiperi, ndersa ti thoshje jo nuk eshte e mundur se ashtu ka thone Vaso Pasha. Ja e sheh tani, fitova une (gje qe me perkedhel sedren, por qe gerric deshiren per ta pa vendin tem ne paqe).

            Më thotë se më njeh, se kemi qenë miq – dhe e besoj; por unë nuk e identifikoj dot, sepse nuk më kujtohen ato diskutime.

            Por vëreni se ay më drejtohet menjëherë si A.V., edhe pse shkrimin tim në PTF e ka lexuar nga Xha Xhai, një pseudonim imi që unë kam zgjedhur ta përdor.

            Nëse ky mik imi dëshiron të rivendosë lidhjet, është i mirëpritur; adresa se ku mund të më shkruajë gjendet po aq lehtë sa edhe vetë blogu PTF; mjafton një klik mbi emrin tim në blog, për të shkruar mua e-postë.

            Nuk e ka bërë, kushedi pse. Por duke mos e bërë, ka kërkuar të vendosë me mua një raport asimetrik, në të cilin unë jam gjithë kohës në dritë, ndërsa ai prapa perdes.

            Nëpërmjet këtij raporti, ku unë përfaqësohesha haptazi si A.V., ai krijoi një kontekst të tillë në bisedat tona, ku mua nuk do të më shkonte mendja se ai paskësh qenë fanatik i privatësisë – se po të jesh i tillë, ç’ke që i jep kaq të njohur tjetrit që në replikën e parë?

            Ndërkohë, Kasandra vetë është paraqitur si dikush që i jep rëndësi vendit se nga shkruan tjetri, p.sh. kur i thotë Juliusit:

            shkrimin tend per klanet e politikes greke do ta lexoj me shume kenaqesi sepse njeh mire situaten meqe jeton atje. Por me tutje jo, stop, aty ku je ti nuk mund te flasesh per Kazakistanin dhe Turkmenistanin, sepse ta bllokon pamjen Turqia

            Prandaj edhe ky paragraf i mëposhtëm prej tij nuk mund të mos lexohet në këtë kontekst:

            Amon mer amon se ngelem gjithe diten tu qesh, por çfar doni me reformu akoma mbas reformimit komunist, doni me bo reformen agrare, apo kthimin e vendit nga agraro-industrial ne industrialo-agrar. Na lini rehat ketu ne Tirane ku kercejne tallavane edhe ortodokset, katoliket dhe bektashijte

            Aq më tepër që po ky ka shkruar edhe se:

            sot hame nje pice, kalojme disa ore te bukura ne lokal tek Blloku, dhe kaq, gjithsekushi ne pune te vet, ku te kam pa.

            Duke u paraqitur haptazi si njeri që shkruan nga Tirana; dhe nuk është njëlloj si të paraqitej sikur shkruante prej Ulan-Batorit dhe jo prej Alma-Atas; sepse të shkruash nga Tirana në një blog ku flitet për gjëra shqiptare është në vetvete argument.

            Dhe pastaj e mbyll me:

            Eh – tha ne fund te librit Liza ne boten e çudirave – jeni vetem letra bixhozi.

            Në fakt jo; sepse Kasandra nesër mund të zhduket nga qarkullimi me një klik; se të fillojë të shkruajë në blog si Pitagora; ndërsa unë, si A.V. (i identifikuar ashtu pa asnjë hezitim nga Kasandra vetë), këtë nuk e bëj dot – dhe ky është një ndryshim i madh, shumë më pertinent për privatësinë sesa fakti i rëndomtë që dikush qenka në Venedik. Si i tha Pal Vata atij kinezit: I kujt je ti në Pekin, mor bir?

            1. Xha xha, bere mire qe i solle gjithcka me siper. Jane shume te vlefshme sepse tregojne, sipas meje, qe pikerisht ne raste te ketilla te qenurit i kujdesshem dhe etik merr vlere reale. Perndryshe, nuk besoj te te kete vajtur ndonjehere nder mend te publikosh vendndodhjen time, apo te Julius po them. Nuk me duket se te kemi dhene shkas.

              Ps : forma mentis, te kam rixha na i kurse citimet e kodeve dhe konventave dhe ligjeve dhe gjykatave dhe juristeve. Ketu askush nuk po flet per te tilla gjera, madje do ishte absurde sikur dikush ta bente. Po flasim per etike.

            2. Pëshpëritës, i përmenda sepse që në fillim u denoncua shkelja e rregullave elementare të administrimit të blogut dhe “e drejta e anonimitetit”. Që çon në probleme mbi trajtimin e të dhënave dhe të të drejtës për jetën private. Por gjithsesi, nëse të duken të tepërta komentet e mia, anashkaloji, pa problem.

            3. Kur te komentoj here tjeter do te perdor llagapin Gjerazi (atehere THEO do ta kapi stilin, meqe stili eshte njeriu). Ne nje ballo me maska mund te shkembehen maskat, nigjoni mu se keto gjera i di mire sepse kendej nga Venediku eshte vendi origjinal i karnavaleve. Ketu, tek Ura e Psheretimave te fotografuar nga kineze, kam kuptuar se nuk ka maske me te mire se se fytyra e vertete.

            4. Zotëri,

              kjo që bëni ju është pa kuptim. Keni ngatërruar portë dhe keni hyrë në një ambient ku fjalët kanë peshë. Po flisni pa lidhje. Mbani parasysh ndoshta faktin, se të folurit pa kuptim është diçka shumë e turpshme në këtë bllog. Mos u bëni qesharak dhe mos kujtoni gjë gabimisht se jeni duke bërë humor. Kjo historia e Venedikut është shumë banale dhe për hatër të Zotit mos e qelbni ambientin me shakara të tilla. Stilin e keni të keq, forcën argumentuese të paevindentueshme, humorin mizerje. Prurja juaj është e zhurmshme, por bosh.

            5. I dashur xhaxha,

              ky njeriu që shkruan kështu:

              “Eh mer miqsi e vjeter dhe e shumedashur Ardian Vehbiu, sa vjet qe s’jemi puqe e s’jemi vete ne ajri virtuale. Kohe te bukura ishin atehere kur diskutonin se ekziston problemi fetar ne Shqiperi, ndersa ti thoshje jo nuk eshte e mundur se ashtu ka thone Vaso Pasha. Ja e sheh tani, fitova une (gje qe me perkedhel sedren, por qe gerric deshiren per ta pa vendin tem ne paqe).”

              mund të jetë dikush që ti e ke njohur përpara një çerek shekulli. Problemi që keni ju me njëri – tjetrin është se ky (ish-)miku yt paska mbetur një çerek shekulli mbrapa. Ose, se po i bie ndoshta në qafë ndoshta, le të them më mirë, që paska një çerek shekulli, që ndjek një udhë tjetër.

              Nuk ka asnjë kuptim që diskutimet e hapura sot të degjenerojnë në biseda veteranësh: “a t’kujtohet kur ishim në Mamurras dhe pinim ponç portokalli!”.

              Dashka të shtojë ky Zotnia, që ti i paske thënë në vitet ’80 që feja e shqiptarit qenka “kjo” dhe jo “ajo”? Po Zoti ja shtoftë inatin dhe le të bëjë atë maskarain e organizatës bazë të Partisë, që gjithnjë e kishte një gjë të vogël fshehur për të bërë presion mbi njerëzit. Ç’kuptim paska pas 25 apo 30 vjetësh t’i kujtosh dikujt një opinion për një çështje të dorës së katërmbëdhjetë (ç’fe paskan shqiptarët! A thua se vërtetë ata nuk qenkan ata njerëz pa “din” e pa “imam”, të cilët kanë qenë gjithnjë)?! Tjetër gjë do të ishte sikur ti të kishe qenë kriminel e të kishe bërë faje të paharrueshme.

              Ky stil i të shkruarit është i një kohe të vdekur dhe ka shumë mundësi, që të jesh duke komunikuar me një zombi. Ju përkëdhel sedra atij? Po nuk e shikon që mënyra e vetme që paska gjetur për të konstatuar përkëdheljen e sedrës qenka që të të ngjitet si diçka pas këpucës?

              Më në përgjithësi!

              Vihet re së fundi se në blog sikur është molepsur pak një frymë kritike obsesive notorike karshi autorëve. Komentues vijnë dhe kërkojnë llogari! “Pse shkruan këtë” dhe “pse nuk shkruan atë!”. Relapso ju gërmush gjithë kapadaillëk juliusx-it para ca ditëvë, pse ky nuk po i nxirrte kokën muhabetit, paçka se ky i fundit ishte ulur dhe kish bërë gjithë atë punë e kishte shkruar gjithë ato gjëra me mend.

              Po ti o njeri, ku e paske thyer qafën këto 20 vjet, në Kinë gjë? Po pse o njeri vjen kaq harbutçe e zë bashin e vendit? Po pse o njeri merr kot, kot!

              Sinqerisht!

              Shkruan xhaxhai tre rreshta, pesëdhjetë i turret hyllini! Jo po kjo kështu, jo po ajo gjë ashtu! Sa vjet u bënë që e bën këtë gjë? Pesë? gjashtë? Po ti o Hyllin, që erdhe nga rruga e të hapën muhabet Zotërinj, akoma në surrat duhet t’u pështysh? Nuk mësove dot hiç gjë, pas gjithë asaj ç’shkruhet këtu?

              Po ky bllog është shkollë e madhe more qorr!

              Ky bllog i ka dyert e mbyllura për rrugaçë dhe shyqyr që është kështu. Dalëngadalë duhet të shikojë mundësinë që t’ju tregojë rrugën edhe atyre që nuk vijnë për muhabet, por për ta prishur. Dhe duket ashiqare se predispozicioni dekonstruktiv por ngrihet në sistem. Nuk ka asnjë kuptim që ndërhyrjet e lexuesit të bëhen nën frymën, “si t’ia dhjesësh autorit”.

              Prandaj mblidhni mendjen e lexoni!

        1. Ky eshte mendimi yt vetem. Sa per ty, ka mendim shumice me sa po shoh. Por sigurisht jam optimist se aty ku je ka shume maska. Ke te drejte zgjedhjeje.

  12. “Ky blog i ka dyert e mbyllura per rrugace …”

    ky miku yt, qe i paskan rene ne qafe, sapo paska postuar nje shkrim,ku “debaton”, apo me sakte shahet mire e mire, me nje gjuhe ububushmerisht rrugacerore me nje person tjeter !

    Lexoje , lexoje…

    1. Oskeola,

      unë nuk shpresoj gjë, që po t’i shkruhet dikujt si ty: “shiko, se është mirë që të reflektosh dhe të mos kontribuosh këtu për të prishur diskutimin, por për ta zhvilluar atë”, ti vërtetë të reflektosh. Ti ke ardhur këtu për të prishur punë. Kjo është platforma jote dhe me këtë ti i ke siguruar deri tani celebritetin dhe protagomizmin e dikujt, që prish zhurmshëm muhabetin.

      Meqë jemi në një club zotërinjsh dhe dikush duhet të tua thotë këtë gjë njerëzve si ty, pasi edhe ju jeni të padëshirueshëm, për sa kohë vini për të prishur e jo për të ndrequr.

      Dhe këtë ta them me garanci.

      Tani ty mund të të kapë gjë gabimisht entuziazmi, që dikush po të shkruan e po merret me ty, por kjo që po të shkruaj është një konsideratë fatale.

      Dhe hajt shko e shiko punën tënde tani (në kuptimin që “shko në dreq!”).

  13. “Meqe jemi ne nje klub zoterinjsh…”,

    nuk mjafton deshira per te qene zoteri ,qe te jesh me te vertete i tille.

    Nga komentet e mbushura me mllef, ku duket qarte se mezi e mban veten edhe per t’u shprehur rrugacerisht, del fare qarte ne pah qe ti vetem zoteri nuk mund te jesh.

    Ketu ka shume qe e ngaterrojne komentin me nerv apo ‘agresiv’ me ate rrugaceror dhe, sapo verejne dicka qe nuk i’u pelqen menjehere hidhen ne sulm me fjalor rrugaceror.Shembullin e ke ketu .Je ti vete.

    Une nuk kam hyre per t’i prishur muhabetin askujt, por vetem per te thene,modestisht, ate qe mendoj per ceshtje te ndryshme qe shtrohen per debat.
    Kur kam hyre ketu ,kam patur parasysh nivelin bisedor te autorit te blogut dhe, as nuk a kam imagjinuar se do ndeshja ne komente te tilla kaq vulgare.

    Pastaj entuziasmi,mua, nuk me kap, te pakten ne kete rast, perkundrazi po ndjej keqardhje, ashtu sic ndjej per te gjithe te mllefosurit!Vertete.

    Por shprehu shprehu, nxirre mllefin , thone se lirohesh!

    P.S: ky eshte blogu i tjeterkujt,nese do te ishte i yti, apo i tipave si ti, as nuk do t’i isha afruar, madje do mbaja distancen e nevojshme, ashtu sic mbahet ndaj gjerave qe kuterbojne…

  14. XhaXhai,

    nje komentues ketu thote:”Dhe hajt shko e shiko punen tende tani (ne kuptimin qe “shko ne dreq!” apo :”…dhe dikush duhet te tua thote kete gje njerezve si ti…”

    Nga komenti, duket sikur, ai le te kuptohet qe po thote nje gje, te cilen nuk mund ta thote autori i blogut apo moderatoret e tjere (nuk e di nese ka te tjere pervec jush).

    Une do te doja te dija mendimin tuaj ,nese me te vertete duhet te ndjek “keshillen” e ketij komentuesi apo jo?!

  15. Xhaxha, une dhe Kasandra jemi miq te vjeter. Edhe une jetoj ne nje zone te Romes, dhe na ndodh te takohemi e te pime nje kafe bashke, dhe madje diskutojme edhe per postimet e PTF, meqe te dy e ndjekim blogun. Nuk takohemi dhe aq shpesh ne fakt ; ai eshte mjaft i zene me punen ne Vatikan dhe une me punet e mia. Megjithate, 4-5 muaj me pare mora nje vendim shume te rendesishem ne jeten time : do martohem. Kasandra ishte nder te paret qe ftova, ta pret mendja. Patjeter me tha, nuk mund te mungoj. Mirepo 2 muaj me pare, me mori ne telefon dhe me tha – Pershperites, jam ne Shqiperi. Me vjen shume keq qe nuk mund te vij ne dasmen tende, sepse per 5-6 muaj nuk shkeputem dot prej Tiranes, ashtu i kam hallet. U merzita shume, sinqerisht, por c’mund te beja.

    Kohet kaluan, dy muaj iken shpejt, dhe me Kasandren kemi folur shpesh ne menyre elektronike me msn. Por nje dite te bukur, hyj ketu ne PTF, dhe shoh qe ai na qenkerka ne….Vatikan !!!
    U shokova, jam ende i shokuar. Kam bindjen qe miqesia jone eshte thyer ne menyre perfundimtare. Cilido qofte shkaku qe ai me ka genjyer, une nuk ja fal qe te pakten nuk ma tha ne sy. Ne kete kontekst, une ty te falenderoj, sepse me bere te humbas nje “mik” qe ne fakt nuk me meriton.

    Nga ana tjeter pyes veten, po mire xhanem, a i takonte vertete xhaxhait te ma bente kete nder ?

    ( “Une Ti dhe Kasandra” ne nje version alternativ 🙂 Ju ftoj ta gjykoni me dozen e caktuar te “humorrit”, edhe per ta c’dramatizuar pak situaten. )

    1. Unë nuk besoj që ti je mik me Kasandrën – ti je mik me personin, i cili ndonjëherë vë maskën e anonimit dhe shkruan në PTF si Kasandra… sikurse edhe unë, xhanëm; që me siguri do ta kujtoj këtë njeri, sikur të më shfaqet.

      Megjithatë, nga komenti yt, më lind një pyetje ngacmuese: nëse pranojmë që një person të ndërrojë emrin dhe të shkruajë me pseudonim, pse të mos pranojmë edhe që ai të hiqet sikur shkruan nga lokaliteti N., në një kohë që në fakt shkruan nga lokaliteti Q.?

      Them se ka një dallim këtu; dhe ky dallim shpjegon edhe pse origjina gjeografike e një teksti, ose edhe vendndodhja e autorit të tekstit, nuk është pjesë e privatësisë: vendndodhja nuk lidhet me identitetin e personit, prandaj edhe nuk “anonimizohet” dot njëlloj siç anonimizohet identiteti personal.

      Për këtë arsye, WordPress-i më jep mua lirisht informacion për I.P.-në e këtij personi, por jo për ID-në e tij.

      1. Jo jo, nuk jam dakort. WordPressi IP-ne ta jep ty, jo mua. Ty ta jep qe te kesh mundesi per perjashtime ( sic ka ndodhur ketu me dy-tre syresh ), per permbledhje statistikore ( sic ke bere psh nje teme per Kosoven ), per te krijuar idete e tua per ata qe mashtrojne ( sic eshte rasti i Kasandres ) etj etj. Ne kete moment, vendimi nese ajo duhet te behet publike apo jo nuk i takon me WordPressit, por ty.

        Ketu ndahemi bashke.

        Une i qendroj mendimit se ato te dhena ti duhet ti mbash per vete, persa kohe komentuesi nuk eshte i ndergjegjshem se mund ti publikohet vendndodhja. Mundesite qe komentuesi te demtohet realisht prej ketij vendimi jane te vogla, por ja qe ekzistojne. Shembulli im i mesiperm perpiqet te ilustroje pikerisht kete.

        1. Dakord. Vetëm shihe pak edhe nga ky aspekt tjetër: WordPress-i, dhe çdo shërbim tjetër shkëmbimesh në Internet, nuk ia jep komentuesit opsionin që ta japë I.P.-në apo jo. Kështu, kur plotëson të dhënat për komentet, personit i jepet mundësia të ofrojë pseudonimin, emrin dhe mbiemrin që i pëlqen, dhe adresën e-postare që dëshiron, por jo mundësinë (opsionin) për ta fshehur I.P.-në. Kjo ndodh, besoj unë, ngaqë shfaqja e I.P.-së nuk e cenon anonimitetin, as privatësinë; ose të paktën WordPress-i ashtu kujton. Në fakt, unë nuk di nëse është e mundur që të identifikohet lirisht një person nëpërmjet I.P.-së (ndoshta një Robinson Crusoe do të ishte identifikuar, sa kohë që s’i kish ardhur Premti në ishull); dhe, sikurse do të thoshte Marksi, unë nuk di asgjë për një person, nëse di që ai shkruan nga Venediku.

          1. Po pra, e drejte. Ti nuk di asgje per nje person nese di qe ai shkruan nga Venediku.
            Ndersa per mua, qe kete person e njoh, informacioni se ai eshte ne Venedik ka relevance.
            Prandaj ti nuk ke perse ma jep mua kete informacion. Per sa kohe e mban per vete, nuk i hyn kujt ne hak. Problemi eshte kur ma jep mua.

            Dhe ky nuk eshte rast aq hipotetik te flasim drejte. Psh ti vete, jam i bindur, shume nofka ne internet i njeh personalisht.
            Ja te marrim rastin se ti shkruan ne blogun tim. Nofken tende e njohin shume njerez. Une dal publikisht e them : Xhaxhai ka qene dy jave ne Alaske, me pas me ka shkruar prej Zimbabves dhe aktualisht ndodhet ne Kine. Per mua, qe Xhaxhain nuk e njof, kjo nuk ka asfare peshe. Po per te tjeret qe te njohin ? Si do ndiheshe ti ?

            1. Shkruan:

              Xhaxhai ka qene dy jave ne Alaske, me pas me ka shkruar prej Zimbabves dhe aktualisht ndodhet ne Kine. Per mua, qe Xhaxhain nuk e njof, kjo nuk ka asfare peshe. Po per te tjeret qe te njohin? Si do ndiheshe ti?

              Nëse unë do të kisha marrë pjesë, në blogun tënd, në një debat për Ngushticën e Magelanit, duke implikuar se gjendesha aktualisht në Tierra del Fuego, atëherë do të më vinte pak ndot nga vetja.

            2. Bukur. Ketu vijme te etika.

              Ka njerez qe u vjen ndot nga vetja, e megjithate e bejne. Sikurse ka njerez qe nuk u vjen ndot fare.

              Tani dilema eshte : ne cfare do bejme, do i demaskojme keta sepse na u dha mundesia dhe ua dime IP-te ? Nese ata nuk kane etike per veten dhe tjetrin, a duhet te kemi ne kundrejt tyre ?

              Une mendoj qe jo, nuk duhet ta bejme.

            3. Ose ose, rasti tjeter.

              Ne nuk kemi fare nje diskutim te ketille ne blogun tim.
              Megjithate, une, i bindur se nuk po publikoj asgje qe ta thyen ty privatesine, i publikoj ato te dhena per ta thene me Holden Caulfield – just for the hell of it.

              A ke te drejte ti te ndihesh i cenuar prej meje ?

            4. Në fakt jo, unë gjithnjë besoj se vendndodhja nuk bën pjesë në të dhënat private ose identifikuese – por gjithsesi do të të merrja për dadaist.

  16. Një mënyrë tjetër për ta parë këtë do të ishte paradoksi i Epimenidit.

    Epimenidi nga Kreta hyri në histori me thënien e vet: “Të gjithë kretasit janë gënjeshtarë.”

    Madje, tani që po e mendoj hollë, ky paradoks mund të hedhë pak dritë edhe në çështjen aq të koklavitur të Janullatosit.

  17. “Madje, tani qe po e mendoj holle, ky paradoks mund te hedhe pak drite edhe ne ceshtjen aq te koklavitur te Janullatosit”,

    XhaXhai, lexova edhe komentin tuaj ne shkrimin tjeter dhe,argumenti qe ju perdorni per ceshtjen e kryepeshkopit eshte i llojit argumentum ad hominem,tipik.

    Piksepari, nuk eshte aspak e sakte shprehja:”ate e do komuniteti ortodoks”,sepse ka shume te tille qe shprehen hapur kunder , duke filluar nga intelektuale periferike e deri tek intelektuali me i njohur i hapesires ortodokse , sic eshte prof.K.Frasheri.
    Aq me pak mund te thuhet kjo per ortodokset e thjeshte , per arsye se ju nuk keni nje studim apo te dhena reale per ndjeshmerite e tyre, bile edhe po te donit nuk mund t’i kishit sepse eshte e pamundur.

    Nje argument te tille, une per vete, nuk do ta perdorja, sepse ,bie fjala,c’mund te thuhet per ata mijera e mijera ortodokse te thjeshte shqiptar, qe kishin per bari shpirteror nje peshkop si Jakovi i Durresit i fillim shekullit te kaluar?!A mos duhet te fajesojme ata pse peshkopi i tyre ishte nje zuzar i ndyre?!
    (Krahasimi ketu eshte ne nivelin e raportit besimtar-klerik, dhe jo mes dy klerikeve, Jakovit e Janullatosit)

    Se dyti (qe per mua eshte kryesorja), te gjithe e dime qe hiresia e tij,Janullatosi ka ardhur, apo me sakte e ka prure ne krye te kishes ortodokse politika greke, vete shteti grek .
    Dhe eshte pikerisht mbeshtetja e fuqishme e shtetit grek arsyeja e qenies se tij akoma ne detyre.

    Kjo eshte perzierje brutale e politikes,shtetit, me fene, nje gje krejt e papranueshme, sidomos per rrethanat shqiptare, kur dihet se jemi vend shumefetarsh.

    Se treti,vete Janullatosi me ato cka ka shkruar mbi Shqiperine,me intervistat e tij te shumta , me jep mua shkas dhe kujtdo tjeter qe te flase per te.
    Ne shkrimet dhe intervistat, hiresia e tij prsh,ankohet per myslimano-ateistet(!),qe i paskan bere gjemen besimit ne zot te shqiptareve!!
    Shpikje te tilla dashakeqe,me te vertete te liga,i perdorin edhe shume te tjere lart e poshte , dhe kjo ndikon pashmangerisht ne helmimin e raporteve nderfetare e nderkomunitare ne vend.

    P.S: XhaXhai, kam vene re se fjalen ‘fashist’ e perdorni me ngutje dhe tepri, gjithsesi eshte puna juaj.

    1. T’i thuash tjetrit gjak-prishur fashizëm është!

      Gjithsesi, nuk e kuptoj mirë pse qenka ad hominem argumenti im. Shumë-shumë, ad hominem mund të jetë tema vetë (ose ashtu si u përthye tema në komentet), por jo argumenti im specifik.

      Gjithashtu, unë nuk e fut prof. Frashërin në “komunitetin ortodoks”; pse ashtu do të fusja edhe veten, bie fjala, në komunitetin mysliman – gjë që nuk është e vërtetë, pavarësisht nga prejardhja ime familjare.

  18. “Gjithashtu,une nuk e fut prof. Frasherin ne “komunitetin ortodoks”,

    Padyshim , te njejten gje mendoj edhe une, prandaj , me siper shkrova:”hapesires ortodokse”. Por, edhe sepse(per habine time), vete prof.K.Frasheri ,ne debatin e tij me Janullatosin,perdor termin:”intelektuale ortodokse”!
    Natyrisht qe profesori e ka perdorur ne menyre konvencionale, perndryshe do te ishte nje nonsens , po te kemi parasysh se shume prej tyre jane ateiste!

  19. Eshte me te vertete e neveritshme kur kritikat qe i behen Janullatosit,menyres aspak te lavdishme,bile krejt te pabese (ne tere kuptimin e fjales), te ardhjes se tij ne krye te kishes ortodokse, te paraqiten si gjoja nje fryme antiortodokse!!

    Keta mjerane qe arsyetojne ne menyre te tille, ne fakt jane produkt i asaj fryme qe e solli ne krye te kishes vete kryepeshkopin.

    Ne te vertete, ky eshte “kryeargumenti” i tyre, nje menyre krejt qesharake, por edhe e poshter ne te njejten kohe, per t’iu shmangur ceshtjes themelore ,qe ka te beje me pyetjen retorike: “kush e solli ne krye te kishes Janullatosin?”.

    Gjithcka qe thuhet, pastaj ne lidhje me sentimentet e besimtareve te thjeshte apo jo, jane sofizma bajate, per te cilat habitem se pse i perdorin me kaq naivitet! Me naivitet, sepse edhe kur perdoren dinakerisht, prapeseprape nje dinakeri naive eshte!

    Edhe vete Janullatosi e di , qe kjo gje – fronezimi i tij (real) prej shtetit grek – eshte njolle e zeze, se ciles nuk ka c’ti beje,prandaj ben inkursione ne fushen teologjike, rregullat, kanonet etj, te cilat, megjithese eshte perpjekur e perpiqet t’i argumentoje sa me mire te mundet, prapeseprape nuk jane aspak bindese,perkundrazi e bejne edhe me te pabesueshem.

    Gjithe fuqia e tij e dukshme, por me shume e padukshme,qendron ne angazhimin e fuqishem te vete shtetit grek , qe e shikon kete ceshtje si shume te rendesishme ne politiken e tij me Shqiperine.

    Kete e dine te gjithe:shqiptaret,greket,diplomatet e huaj dhe politikanet e huaj; organizatat e ndryshme nderkombetare qe merren me keto ceshtje; e dine ortodokset,katoliket,myslimanet; e dine verioret,jugoret,tosket e geget;e dine ballkanasit e europianet; te gjithe ata qe i lidh ndonje gje me Shqiperine e dine; e di vete Janullatosi…, por nuk e dine dhe as qe duan ta dine te gjithe ata qe na perrallisin per kohezionin social,per bashkveprimin mes komuniteteve,duke e ditur qe, pikerisht, nderhyrja e politikes ne ceshtjet e fese, eshte nje kancer per kete kohezion !!

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin