PAMJE TË TRADHTISË (II) 23

Po të qëmtosh në historinë e shtetit shqiptar këto 100 vjet, atëherë do të vësh re se, nëse kriteret për të dalë në krye të këtij shteti kanë ndryshuar nga koha në kohë, kërkesa për të qenë agjent i të paktën një zbulimi të huaj armik nuk ka munguar kurrë së përmbushuri.

Ideja se një insinuatë e tillë mund të ketë, tek e fundit, edhe bazë reale, është aq e përbindshme sa mund të jetë edhe e vërtetë.

Nëse kjo ka të bëjë me përpjekjet e pashembullta të agjenturave të huaja, për të rekrutuar udhëheqësit e shqiptarëve, apo e kundërta; nëse vetëm një agjent i një fuqie të huaj mund të ngjitet në krye të piramidës së pushtetit në Shqipëri, këtë nuk e gjejmë dot.

Gjithsesi, e siç pata rastin ta vërej në një shkrim tjetër, akuza për tradhti është valuta politike e preferuar, në bursën e politikës së brendshme shqiptare.

Kaq të obsesionuar jemi me tradhtinë, ose me mundësinë që ndokush prej nesh, madje ai më i afërti, më i virtytshmi, më i pashmi, më trimi, më burri, të jetë duke firmosur në borderonë e armikut, sa këtë dyshim e kemi përjetësuar deri edhe në kryetekstin poetik të shtetit: në Himnin e Flamurit.

Të gjithë i kemi mësuar përmendësh, në fëmini, vargjet:

Nga lufta veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë nuk frikohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor.

Tekstin e Himnit të Flamurit e ka shkruar Asdreni, mbi një partiturë të kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, për një këngë rumune me titull “Pe-al nostru steag e scris Unire” (“Mbi flamurin tonë shkruhet Bashkim”).

Nëse muzika e himnit është e bukur dhe e denjë për funksionin që i kemi dhënë, teksti lë, përkundrazi, shumë për të dëshiruar, sidomos strofa që kam sjellë më lart.

Aty flitet për një luftë, pas gjase lufta “për shpëtim”, por pa u specifikuar më tej; dhe nga kjo luftë largohen vetëm tradhtarët; ndërsa burrat e vërtetë nuk kanë frikë, por vdesin si dëshmorë.

Për kësi bejtesh nuk e bën dot me faj Asdrenin, sepse ky ishte edhe niveli i poezisë shqipe në atë kohë.

Teksti i himnit jo vetëm gjen kohë të ndëshkojë tradhëtorin, por edhe i jep kësaj dukurie një shpjegim gjenetik-antropologjik, sa kohë që sqaron se prej lufte largohet veç ai “që është lindur tradhëtor” (tradhëtori lind, nuk bëhet; agjenturave të huaja u mjaftojnë regjistrat e gjendjes civile). Ky tradhëtor, që ka lindur i tillë, e “tradhton” veten ngaqë nuk lufton – ndoshta ngaqë frikohet (me përkufizim tradhtari është edhe frikacak; ose e kundërta, frikacaku tradhtar); ndërsa ai tjetri, burri, vdes si një dëshmor.

Alternativa midis atij që ia mbath nga fusha e luftës, dhe këtij tjetrit që vdes si burrat, është e rreme; tek e fundit, po të ndodhë ashtu, nuk do të mbetet njeri gjallë, për ta kënduar himnin.

Për të parë si ç’këndojnë fqinjët tanë në himnet e tyre kombëtare, vizitova faqet përkatëse në Wikipedia: Lijepa naša domovino (himni kroat), Deșteaptă-te, române! (himni rumun), Oj, svijetla majska zoro (himni malazez), Bože pravde (himni serb), Mila Rodino (himni bullgar), Ýmnos is tin Eleftherían (himni grek),  Hej slóvaci (himni jugosllav) dhe İstiklâl Marşı (himni turk).

Me sa munda të vërej, në asnjë prej tyre nuk përmenden tradhtarët; ndoshta me përjashtim të himnit jugosllav, që tani nuk përdoret më, dhe që ka një strofë ku thuhet “mallkuar qoftë tradhtari i atdheut të vet” (Проклет био издајица/ Своје домовине!).

Përkundrazi, në shumë prej këtyre himneve flitet për armikun, siç mund të pritej, nga një tekst që ka vetvetiu natyrë luftarake dhe u këndon betejave, të rënëve, heronjve, fitoreve, lumenjve të gjakut, lirisë, çlirimit; dhe armiku, në çdo rast, është ai përballë teje, ose kundërshtari yt mano a mano, në lojën e betejës. Përkundrazi, në tekstin e Asdrenit, armiku edhe kur përmendet, në një strofë që nuk këndohet kurrë:

Në dorë armët do t’i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënd!

Del si dikush që duhet mbajtur “jashtë.”

Pavarësisht se teksti i himnit tonë kombëtar është vende-vende pa kuptim, përshtypja që të krijohet, nga kjo analizë e shpejtë, është se shqetësimi i vërtetë i autorit ka qenë jo aq armiku klasik, ose ai që të del përballë, sesa tradhtari, ose ai që e ke brenda vetes.

Të ketë qenë kjo karakteristikë e lëvizjes shqiptare drejt lirisë, ose shkëputjes nga Perandoria Osmane?

Meqë Asdreni poet, të paktën në fillimet e krijimtarisë së vet, iu detyrua shumë Naimit, atëherë duhet pritur që kjo figurë e tradhëtorit, në tekstin e himnit, të lidhet njëfarësoj me atë që përshkruan Naimi, në vjershën e vet Tradhëtorëtë. Për Naimin, tradhëtorë janë, para së gjithash, ata që “harruanë mëmëdhenë/ dhe e lanë kombinë tënë [...] s’duan gjuhënë tënë” dhe “s’janë më shqiptarë/Se nga kombi hoqnë dorë”.

I tillë do të ketë qenë përkufizimi i tradhtarit – si komb-mohues, ose komb-lëshues – në poezinë e Rilindjes; siç mund të pritej edhe nga një lëvizje që kërkonte të “zgjonte” nga gjumi jo vetëm shqiptarët, por edhe t’i zgjonte këta si shqiptarë.

Rilindjes i duhej kështu të luftonte në dy fronte: për të bërë Shqipërinë nga njëra anë, dhe shqiptarët nga ana tjetër; për ta fushë e betejës ishte edhe vetëm përpjekja për ta folur gjuhën shqipe dhe ndriçuar vetëdijen kombëtare, përballë vetëdijeve të tjera të rreme, duke përfshirë këtu edhe atë që i bënte shqiptarët e fesë islame turq, ndërsa ata të fesë së krishterë ortodokse grekë.

Nëse është kështu, atëherë përmendja e tradhëtorit në vargjet e himnit nuk është aksidentale, as inerciale, as fryt i vjershërimit klishe të Asdrenit; por shenjë se shqiptaria, që në fillimet e veta, u përftua në ballafaqim jo aq me armikun, sesa me tradhtinë dhe tradhtarët; dhe se, të paktën në variantin e fortë të konceptit, të jesh shqiptar i vërtetë, i mirëfilltë, burrë, do të thotë të mbetesh syçelët për tradhtarin që ende mund të nxjerrë kokën atje ku ti nuk e pret.

Dhe nga kjo mitologji ballafaqimi, ndoshta kalohet lehtë te paranoja përkatëse, sipas së cilës çdo lloj kundërvënieje, në planin politik, është rezultat, në mos pasojë ose shprehje, e një tradhtie që ka ndodhur diku; meqë ne si shqiptarë, në thellësi të qenies sonë kolektive, veç kundër tradhtarëve mund të luftojmë.

  1. Per nje pjese te mire te tekstit mu duk se po lexoja Kadarene.
    Ka nje pike ku ndaheni, me sa arrij te kuptoj une : sipas tij keta tradhetar kane luajtur dhe vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem ne fatet e vendit, sipas teje eshte nje paranoje e trasheguar jona qe na ben te prirur ti shpikim tradhetoret.

    Personalisht do e mendoja si nje miks mes te dy kendveshtrimeve. Ne ushqehemi me paranoje se vazhdimisht edhe tradhetohemi, dhe shpikim tradhetar po prej kesaj paranoje qe mbartim.

  2. Edhe teksti nuk eshte origjnal, Asdreni e pershtati nga poeti rumun Ioan Barsan .

    “Ende është e paqartë se si atdhetarët që udhëhoqën lëvizjen për Pavarësi vendosën të njohin si Himn Kombëtar poezinë e shqipëruar e përshtatur nga Asdreni me muzikë të kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku (1853-1883). Fakti që as teksti e aq më pak muzika e kësaj vepre nuk janë pastërtisht shqiptare i bashkohet edhe qëllimit për të cilin u krijua kënga, me funksion të ndryshëm nga ai i simbolit kombëtar.”

    Per me teper:
    http://www.gazeta-shqip.com/kulture/052a34661627d869920eb057b0ec134f.html

  3. Besoj se per ta kuptuar kete ceshtje, duhet t’i qendrojme kontekstit historiko-politik prej nga ka dale kjo bejte.

    Monopoli i dhunes se shtetit nuk ekzistonte dhe Shqiperia ende nuk i kishte kufijt gjeopolitik te siguruara. Pra armiqte ishin te brendshem, kur ata cenonin rendin e brendshem politik, dhe te jashtem.

    Tradhetari eshte nje koncept i gjere, qe misheron si rrezikun e brendshem (nje revolte ne bashkepunim me te huajt) ashtu edhe rrezikun e jashtem (ne castin qe i sherben interesave te huaja, ai eshte rrezik i jashtem).

    Nderkohe qe per nje shtet ne formim (nation-building) legjitimiteti i pushtetit shteteror (klases sunduese) dhe percaktimi i kufijve gjeopolitik, brenda te cilit shtrihet ky pushtet, jane procese thelbesore dhe kushte minimale te ekzistences se shtetit.

    Por si ne teori edhe ne praktike termi “tradheti” sjell probleme. Per kete vlen te ndajme dy koncepte: tradhetine si veprimtari dhe “tradhetorin” si atribut.

    Problemi me konceptimin e veprimtarise se njerit me “tradheti” qendron si (1) ne marredhenien e ketij me shtetin (ose te interesave kombetare do te thoshte dikush), ashtu edhe (2) me kombin (shoqerine shqiptare) apo (3) e shtetit me kombin.

    Atributi “tradhetor” (jo medoemos ne baze te veprimtarise) eshte ende me problematik, pasi sic shprehet me siper, kushtezon te perceptuarit e tij si “te lindur”, nje lloj semundje gjenetike, qe i mvishet nje fisi “tradhetoresh” e perligj procese eugjenike te perndjekjes dhe eliminimit (nuk kane munguar raste te tilla ne historine e botes: hebrenjte ne Gjermani, japonezet ne USA gjate LIIB dhe familja e Toptaneve ne Shqiperi).

    P.sh. A duhet te quhet tradhetor apo tradheti kush cenon rendin politik (kushtetues?)? Po ai qe cenon rendin politik me qellim per te mbrojtur kombin? A duhet quajtur Noli “tradhetor” kur cenoi rendin politik dhe regjimin, pra pushtetin, dhunen e shtetit? A duhen quajtur tradhetor demonstruesit e viteve 90′ qe kerkuan rrezimin e regjimit dhe te rendit kushtetues? Pra ne marredhenien e individit me shtetin e tij, termi “tradhetor” eshte teper problematik. Per veprimtarine si te tille mund te biem ne konsensus se per te percaktuar me ligj se cilat jane veprimtarite qe cenojne rendin kushtetues apo interesat kombetare. Por serish do te kemi probleme: Gjergj Ndreca qe cenon nje organ kushtetues, deputetin, me shkelma: eshte tradhetar apo hero?

    Marredheniet e individit me kombin jane teper problematike per t’u gjykuar e vleresuar, pasi askush nuk i njeh motivet e gjithkujt.

    Ne marredhenien e shtetit me kombin, termi “tradheti” eshte edhe me problematik. Sidomos per rastin e procesit te shtet-formimit ne Shqiperi. Falja e Shen Naumit nga Zogu u be per te siguruar njehere e mire paqen dhe stabilizuar kufijte (territor kundrejt paqes, ende nje strategji e suksesshme ne paqetimin e konflikteve). Bashkepunimi me fashizmin kishte synime pragmatiste, se pari aleance me nje te paperballueshem gjithsesi, e se dyti bashkimi me Kosoven. Aleanca e sotme me NATO e futi Shqiperine ne lufte, nga nje vend neutral.

  4. Figura e tradhtarit lidhet me perdorimin e te huajve, kryesisht trupave ushtarake, per marrjen e pushtetit. Zogu do te ishte nje tradhtar klasik, sikur te ish thyer ushtarakisht ne kufi, por fitoi dhe nuk eshte ‘klasik’.

    Para pavaresise, Shqiperia kishte agjente gjithfaresh, te qeverise turke domosdo, greke, serbe, austriake, italiane etj e te gjithe akuzonin njeri-tjetrin per agjent te ketij apo atij.

    Pyetja, nuk mendoj se eshte, ç’dreqin ka Shqiperia qe ka pase historikisht kaq shume agjente e poliagjente (?), se çdo vend i planetit ka qene e eshte plot e perplot me te tille, por si dreqin eshte e mundur qe pushteti i Shqiperise eshte ndare historikisht mes agjenteve (?), gje qe s’ndodh asgjekundi tjeter.

    Nuk eshte problemi tek agjenti por tek hapesira politike qe çuditerisht gjen ne Shqiperi.

    Enveri e mori pushtetin ne parti nga jugosllavet, ka spiunuar/raportuar tek ta ke ka mundur, nga 45-48 ka qene teresisht i shantazhuar nga ata, e mesoi nga rasti Xoxe, qe duhet te heqe qafe gjithe agjentet e mundshem, pasi hapesirat politike qe gjejne mund t’i rrezikonin seriozisht pushtetin.

    Duke pare nivelin e llahtarshem te korrupsionit ne Shqiperine e 20 vjeteve te fundit, sigurimet e huaja nuk e kane pasur hiç te veshtire te zgjedhin ke te duan e sa lart te duan.

    Heshtja e ketij 20 vjeçari krijon iluzionin se s’ka agjente te te huajve, po ne duhet te jemi deri ne fyt, po te behej ndonje spastrim i politikes s’do mjaftonin vendet e lira neper burgje.

    .

    • Shkruan:

      Heshtja e ketij 20 vjeçari krijon iluzionin se s’ka agjente te te huajve, po ne duhet te jemi deri ne fyt, po te behej ndonje spastrim i politikes s’do mjaftonin vendet e lira neper burgje.

      Dakord jam me ty, vetëm se – me përkufizim – këtë spastrim do të mund ta bënte vetëm një agjent i kësaj apo asaj fuqie; për të kaluar nga tradhtia plurale në tradhti autoritare, ose moniste.

      Con tutto il rispetto, sic thoshte Totoja, unë do të preferoja që shtetin ta drejtonte një klikë agjentësh të agjenturave të ndryshme, të cilët do të mbanin, të paktën, nën vëzhgim njëri-tjetrin.

      • Ate beri Enveri se ishte koha, sot s’behet me. Ajo qe mund te behet e qe duhet te behet eshte zhdukja e hapesirave politike nepermjet presionit konstant, per ta kthyer Shqiperine ne vend normal, gjithnje nese duam realisht nje Shqiperi normale.

  5. Pikerisht tek rreshti fatal, melodia merr kot pabesueshem me kreshendo (” qe eshte liindur traaadhetoooor!”): Ka pasur historikisht nder ne koriste qe turbulloheshin gjate ketij kalimi te thepisur, ku himni nis e behet elitar, i paperdorshem per ata qe kane lindur pa dhunti operistike. Kush nuk e kapte noten demaskuese, kuptohet se kishte me shume mundesi te ishte lindur tradhetoooor

    • Me kujtohet kur isha i vogel qe pikerisht tek ajo oooooo-ja e gjate e ‘tradhetoooor’ me humbte zeri ne mes te rruges dhe sa merja fryme nxitoja t’i bashkangjitesha varganit kombetar. Por une propozoj qe “nota demaskuese” te perdoret si test per te ndare shapin nga sheqeri e i pari te dale ta kendoje himnin solo Kreshnik Spahiu e aty do dale ne eshte shqiptar apo nga nje etni e huaj qe gjendet ne Prizren, “sic thote nje legjende urbane…”

  6. ” Bashkepunimi me fashizmin kishte synime pragmatiste, se pari aleance me nje te paperballueshem gjithsesi, e se dyti bashkimi me Kosoven. Aleanca e sotme me NATO e futi Shqiperine ne lufte, nga nje vend neutral.”

    Hahahahaha – dhe cudite nuk kane te sosur do ishte shprehja me e pershtatshme.

    Kolaboracionizmi me fashizmin eshte nga faqet me te erreta te Shqiperise. Se pari se permbysi nje pushtetet legjitim te shqiptareve (monarkine kushtetuese shqiptare) dhe se dyti, futi ne lufte Shqiperine me Greqine dhe nese nuk do te ishte rezistenca nga komunistet dhe nacionalistet Shqiperia do te renditej ne boshtin humbes te luftes.

    Kolaboracionizmi nuk ka qene thjesht nje “zgjedhje e gabuar politike”, ata qe nuk e dine ta mesojne se ne Shqiperi ka pasur parti fashiste.

    Se nga frymezohen te tilla fjale, qe rehabilitojne kolaboracionizmin me fashizmin si pragmatizem ndersa anetaresimin ne Nato si prishje te neutralitetit (me ke dhe cfare?) kjo mbetet te diskutohet.

    Tradhetari ka te beje me tradhetine dhe ne gjithe legjislacionet e botes, ka ndeshkime te rrepta per ate qe i vertetohet kjo akuze. Ne vija te pergjithshme tradhetia eshte ndaj kombit dhe sovranit me akte te rrezikshme dhe qe ndihmojne nje shtet a fuqi te huaj.

    Ne menyre qe me akuzen e tradhetise te mos mund te abuzohet nga njerezit ne fuqi, SHBA eshte nje shembull i mire qe ka bere nje perkufizim te qarte dhe konciz ne menyre qe te mos kete mjegullnaje.

    Taulant Balla, para pak ditesh pati nje interpelance me Berishen ne parlament, nuk guxoi te thote nje fjale per “dokumentin e FB”. A ja vlen te diskutohet per perrala dimri qe femije si deputeti ne fjale shkruajne ne FB?

    Kuptohet qe TB kete e ka bere me urdher, pasi ne pergjithesi ne PS, shpifja sa me e madhe eshte mire per cv-ne dhe vleresohet nga kryetari dhe per te qene nje kunderpeshe per ate qe po perflitet se Rama ka bere e ben lojen e Rusise ne Shqiperi e rrjedhimisht ne Ballkan.

    Gjithsesi sot koncepti i tradhetise eshte ndryshe nga koha e komunizmit apo me pare. Sot ka bashkepunim me te “huajt” dhe raportohet tek ta. Sigurisht qe keta te “huaj” jane te perzgjedhur dhe ka raste edhe kur teprohet si psh. ndonje drejtor i sherbimit inteligjent me pare se te raportoje tek KM apo presidenti shkon e raporton tek ambasadat e huaja.

    Nderkaq, ish-drejtoi i sherbimit inteligjent F. Klosi ka thene publikisht se ministrat e qeverise socialiste shkonin e raportonin se cfare diskutohej ne mbledhje qeverie tek ambasadori grek. A eshte kjo tradheti? Ja kjo eshte deshmi dhe jo pallavrat e FB.

    • Kam idene se do te ishte shume interesante per te punuar per nje agjenci te huaj sherbimesh sekrete. I kam pare neper filma e lexuar neper libra. Bejne nje jete shume interesante, edhe pse vende-vende jane njesoj burokrate (mbajen faturat e shpenzimeve per rimbursime e raportojne udhetimet e tyre). Por gjithsesi nese njeh dike qe pajton te tille, ma bej te ditur se nje rroge e dyte do te me mbaronte pune. Ne keto 20-vjete nuk duket te jete as e rrezikshme, te te gjykojne a te heqin qafe.

      Kjo puna e SHISH p.sh. kjo po qe duket me e rrezikshme, si e kishte emrin ai ne Durres qe e gjeten me dy plumba ne kafke e thane ka vrare veten?

      • Unë kam punuar për një shërbim informativ të një shteti të madh perëndimor për 8 vjet. Interesi i vetëm ishte vëzhgimi dhe parandalimi i aktiviteteve kriminale si tregtia me lëndë narkotike, prostitucioni, tregtia e armëve, emigracioni klandestin.

        Herë pas here kishte ndonjë studim për zhvillimet sociale të motivuara nga përkatësia fetare apo etnike, por ky lloj informacioni mblidhet nga shtypi lokal.

        Rezultatet e zgjedhjeve politike përfshihen në një tabele excel dhe kaq.

        Shërbimi im mbante nën vëzhgim disa politikanë, por vetëm se këta ishin kriminele ordinerë.

        • Po mbase kane dhe ata sektore te ndryshem, apo jo? Mbase ka te tjera departamente qe merren me gjera te tjera?

          Na fole ca me shume po deshe, p.sh. cfare rutine apo aktiviteti kishte nje dite tipike pune?

          • Natyrisht që ka edhe departamente të tjera, vëmendja e të cilave është e fokusuar në gjëra të tjera, por se çfarë bëjnë ato konkretisht nuk di të të them. Di vetëm që proporcionalisht ato zënë një vend pothuajse të parëndësishëm, të paktën për sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Sektori i luftës kundër kriminalitetit të organizuar ishte kompleks dhe trajtonte edhe zhvillimet politike. Por këto të fundit shiheshin vetëm si një shtojcë e aktiviteteve kriminale. Rutina e punës ishte ajo e shërbimit publik. Objekti i punës së një shërbimi informativ është i ndryshëm nga i i zyrave investigative. Mblidhet informacion i cili nuk ka karakterin e provës. Prioritetet politike janë kryesisht akoma ato të luftës së ftohtë. Shqipëria shihet si zonë e influencës lindore. Edhe pas hyrjes në NATO mosbesimi është i madh. Se pse është kështu, nuk e kam kuptuar, por fakt është që Rep. e Shqipërisë hyn në sirtarin e ish republikave sovjetike. Pas 11 Shtatorit Shqipëria dhe shqiptarët shihen si myslimanë. Nuk kam përshtypjen se Shqipëria dhe shqiptaret janë parë ndonjëherë si aleatë të perëndimit. Por kjo ka mundësi të jetë edhe për shkak se shërbimet informative të shteteve të mëdha perëndimore nuk janë fleksibël për riklasifikimin e shpejtë të shteteve. Ndoshta ka të bëjë edhe me faktin se në Shqipëri ka shumë influencë të shërbimeve sekrete konkuruese, ose se një pjesë e njerëzve të fuqishëm atje janë të ndotur nga kontakti i dikurshëm me Sigurimin e Shtetit. Di që një kontakt i tillë të diskualifikon përfundimisht si partner. Ma do mendja që se kush ka punuar për shërbime të tjera dhe është në pushtet është diçka që merret vesh lehtë. Di që shërbimet sekrete shkëmbejnë rregullisht informacion, pavarësisht nëse partneritetet politike janë të dukshme apo jo. Informacioni është si një lloj monedhe që hidhet në tregun e bursës informative. Nuk e di por kam përshtypjen se në shtete të dobëta dhe të destabilizuara shërbimet sekrete të shteteve perëndimore kujdesen edhe që shërbime të shteteve të tjera të mos zgjerohen shumë. Ato marrin një lloj funksioni kundërzbulues. Përshtypja ime ka qenë që shërbimet informative perëndimore i shikojnë Shqipërinë dhe Kosovën si një problem, i cili nuk lejohet të zmadhohet dhe problemi ka të bëjë vetëm me kriminalitetin e organizuar dhe rolin e politikanëve në të. Por di edhe për një rast konkret, ku Shqipëria dhe Kosova shihen nga disa shtete perëndimore si vende me një rrezik të shtuar, për shkak se po vende të tjera perëndimore e kanë shtrire aktivitetin e tyre përtej kufijve të shtetit ligjor. Disa shtete perëndimore nuk u lejojnë funksionarëve të lartë të udhëtojnë në Shqipëri dhe Kosovë privatisht pa leje paraprake ngaqë mbrojtja e tyre atje nuk shihet si e garantuar. Shqipëria është i vetmi vend in NATO-s që për disa anëtarë të organizatës shihet ende si rrezik.

          • Interesant vezhgimi yt… te pyesesh larte e poshte te thone se “ruset jane ulur kembekryq” e te bejne me shenj nga targat e shtuara ruse apo bullgare qe gelojne neper bllok. Edhe rasti i fundit i Laptopit te humbur ne OKB thone se i eshte bere peshqesh ruseve, nderkohe, sic degjohet larte e poshte, aksesi ne sistemet e shkembimit elektronik te informacionit te NATO-s per Shqiperine eshte teper i kufizuar. Thashetheme keto…ashtu sikur mendohet pse eshte vrare ai qyqari oficer i larte i SHISH ne Durres, ngase kishte gjurmuar dic me krimin e organizuar dhe ruset…

          • Flm per shtjellimin lefter, interesante.

            Nese do shkruaje dicka me gjate, sikur, mbase mund te botohej ketu; eshte teme interesante padyshim.

          • Lefter, Respekt. Perulje nga ato me perkulje perpara dhe krahet e shtrira. Sikur, ne kohen e lire, te mund t’i kushtoheshe edhe regjizures se nje filmi per Magjen, gjenia jote dhe admirimi yne per te, nuk do te njihnin kufi.

            Dhe, te pakten neve, mos na tradhto, mos na ler. Perkulje ne shenje nderimi te thelle, again, tha.

          • po daleni o njerez, daleni. del njeriu ketu, thote se kam punuar per nje agjenture te huaj dhe ju e besuat, iu hodhet ne qafe me perqafime, gati per t’i ndare sekretet e shtetit, ato personale e ku di une. pervec pseudonimit interesant, ne shkrimet e tij nuk ka dicka te re, na tha se shqiperia shikohet si vend mysliman (jo ore!), se informacionet e sherbimeve sekrete vijne nga burime te hapura (medja), se shqiperia shikohet si vend i lindjes dhe se perdoren programe te sofistikuara si excel (pse jo spss?).

            c’ju beri te pranoni nje pohim kaq ekstrem (se nuk tha dicka qe pertypet kollaj, jam ish pjesemarres i big brother-it, apo jam ish presidenti i shoqates se filatelisteve; tha “Unë kam punuar për një shërbim informativ të një shteti të madh perëndimor për 8 vjet”!)? pasioni per konspiracione apo shija nga 3 ditet e kondorit?

            sic tha edhe i madhi abraham lincoln: “problemi me citatet ne internet eshte se nuk dime me te vertete kush i ka thene”.

          • Evdotea ben sarkazem me siper.

            Ti kur thua “c’ju beri te pranoni nje pohim kaq ekstrem” per cfare e ke fjalen?

            Ne nuk eshte se i dhame celsat e shtepise ketij pse tha qe ka punuar aty, thjesht komente po bejme.

  7. Kjo nderhyrje e jotja me siguri lidhet me vendimin e fundit te qeverise per t’u distancuar nga ata qe kane bashkepunuar me pushtuesit. Se sikurse shprehet ne nje replike te gjate te veten, drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari, antikomunizmi qe ecen ne shoqeri te amnistise se nazifashizimit eshte nje beteje me flamur te rreckosur. Dhe Saliu degjoi kesaj radhe, natyrisht pasi ka nxjerre antikomunizmin ne plan te pare si propagande. Thua:
    “Sigurisht qe keta te “huaj” jane te perzgjedhur dhe ka raste edhe kur teprohet si psh. ndonje drejtor i sherbimit inteligjent me pare se te raportoje tek KM apo presidenti shkon e raporton tek ambasadat e huaja”.

    D.m.th e djathta nga premtimi per shtet ligjor dhe demokraci ( se edhe ti para ca kohesh sec shkruaje ketu per kushtetueshmerine dhe 21 janarin) perfundon ne nje protektorat. Jo mo, c’them une keshtu? Vasalitet, do ishte fjala me e sakte? Po jo mo jo, as kjo. Si i quante Dostojevskij ato te Rusise? Guberna… dhe vazhdonte me emertime anonime si N, K, etj. Ore meqe ra llafi: ja shkoi kreu i sherbimit dhe raportoi ne ambasada. E cfare sekreti ka mbetur ketu qe mbeti per ta ditur Bariu? Fundja ne Keshillin e Sigurise a si e ka emrin kryeministri yne ka sjelle edhe Fazllicin dhe ja ku jemi: top fare. Leqe flitet se kjo e Fariut me fal Fazlliut “eshte loje shume e madhe”.
    Por jam dakord me ty per ate qe polemizon me kapedanin se bashkepunimi me fashizmin ishte pragmatizem. Ai ishte turpi i turpeve. Ai ishte shitje e shpirtit dhe evidence historike.
    Se ka edhe neutralitet po qe se “NUK TA MBAN”. E meqe jemi ketu, ndonese e di qe pyetja si strukture diskutimi dhe fjalezimi nuk eshte e pelyeshme ketu, ti me thua dot se pse erdhi Nikolas Gaxojani ne vitin 2003 apo 2004 ne seline blu ku edhe takoi vicidoljanin? Dhe kush e ndermjetesoi takimin? Se keto jane te filmuara tani dhe nuk ka pse te mos i pranojme si te verteta.

    • I dashur Theo, qe te distancohesh nga dicka, do te thote qe te kesh qene me te ose prane saj, nderkohe qe qendra e djathte shqiptare qe perfaqesohet nga PD-ja, nuk ka qene kurre e lidhur me kolaboracionizmin. PD-ja eshte nje parti me baze lirine, ky ishte ideali dhe vizioni qe ngjizi kete parti ketu e 22 vjet te shkuara, keshtu qe eshte ne opozite si me murtajen e zeze ashtu edhe me koleren e kuqe. Kjo s’ka te beje me Plasarin qe si filozofi jete ka ti sherbeje cdo pushteti e regjimi.

      PS-ja qe mbeshtet ti nuk eshte distancuar edhe sot e kesaj dite nga e kaluara e saj bolshevike. Pavaresisht reformimit qe i beri Nano, kjo parti ne mentalitet ka ngelur e njejta, me Ramen eshte bere dhe me keq.

      Jemi qe jemi a nuk na thua se pse Dule i PBDNJ-se deklaroi divorcin me PS-ne e Rames? Mua me thane qe Dule e di se pas AKZ-se se Spahiut eshte Rama keshtu qe me shume se taktikat elektorale te Rames, Dule do gjera te tjera, megjithate une edhe mund te gabohem dhe po argumentove sic duhet pranoj versionin tend.

      Per t’u lidhur me ate qe thote agjenti yne lefter lefteri, do thoja qe i pranoj te gjitha ato ne mirebesim por ajo qe pershkruan, eshte pune rutine e cdo ambasade, agjentet e sherbimeve te huaja apo spiunet, kane detyra te tjera. Keta mund te jene ne administrate, ne media, ne biznes etj. dhe si detyre kane sigurimin e informacioneve qe jane sekrete shteteror dhe mundesisht ndikimin ne politikat e vendit qe e spiunojne per llogari te vendit qe punojne. Psh. ne 97 sherbimi sekret grek e shfrytezoi mrekullisht ate qe po ndodhte nderkohe qe sherbimi italian, qe nuk ishte i interesuar per destabilizimin e Shqiperise rrezitej ne diellin pranveror te Vlores sa filluan te qarkullonin barcaleta tallese per kete sherbim.

      Gjithsesi kjo loja me spiune e tradhetare eshte e mire per sharlatanin Spahiu, por jo per nje analize a politike serioze. Ne spiunet e Sigurimit i kemi ne institucione dhe nuk jemi marre me tani na paska ngelur te merremi me spiunet e sherbimeve te huaja qe si gjothmone i gjejme me standardet e Enver Hoxhes, qe bashkepunetorin e tij te ngushte Mehmet Shehu e shpalli poliagjent.

      • MB, Dule deklaroi se do shkonte me Partine e Topit, e pra aleatin e supozuar te AKZ-se nese do te kishte ftese dhe hapesire per te mbrojtur interesat e partise se vet. Analiza ime eshte kjo: Dule parashikon qe ky koalcion i udhehequr nga Edi Rama eshte humbes serish dhe me humbjen demtohen edhe interesat e PBDNj-se. Nderkohe me Topin ai pozicionohet formalisht kunder Berishes (Spiro Peci eshte keshilltar ligjor i Presidentit) meqenese ky i fundit ka marre ne koalicion camet, qe jane ne thelb shprehja me antigreke ne politiken e jashtme te Shqiperise. Jo me kot, keto kohe kur koalicioni qeveritar pasurohet me dimensionin cam (jo te pabesise me kupto drejt se per ate i vjen anaash Sliut kushdo) edhe shoqata kombetare per Ceshtjen Came, na paska bere kerkese per ndryshim emri, duke kerkuar te quhet: Shoqata e pakicave Epiriote te Thesprotise. Cfare emertese?! Sa tingelluese, aq edhe rivendikuese, jo per Greqine, po per Bizantin vete. Sa larg titulleses se zberdhylet Cam dhe simbolikes se pergjumur te saj me flamur kuq e zi e me the e te thashe. Plus, Dule u largua nga PS edhe per shkak te goditjes qe kjo e fundit i dha ne Himare me Jorgo Goron dhe ketu sikunder ti e di shume mire kemi te bejme me interesa direkte te pronesise. Qe te ta sqaroj njehere e mire: une nuk mbeshtes PS-ne, nuk me lidh gje me ate parti, madje mund te them me ate lloj rrace njerezish qe per shkak rrethanash e njoh mire. E qe ketej, nje njeri qe arsyeton detyrimisht nuk e lidh gje as me Saline qe adhuron ti, se ai vjen nga ajo vathe dhe nuk di te jete ndryshe. E per te thene dicka per agjentet, nisur nga shkrimi kryesore, por edhe komentet e te tjereve,perfshi edhe ty MB, une si nje djalosh i ri ne ceshtjet e politikes qe jam, si nje njeri qe pak di nga e afermja e saj shtetrore, ne kuptim te pervojes, me mbetet vetem te them qe: agjente e poliagjente, spiune e sabotatore, paskan qene te gjithe sikunder eshte bere akuza. Ne nuk ditkemi te jemi ndryshe. Keto 20 vjet na e vertetuan. Si tha Saliu tek Opinion: Piramidat i beri UDB-ja.

        PS: Pseudonimi im i perzgjehdur rastesisht ne shumesine e opsioneve qe vine ndermend u be ngase per pseudonimin tim me kerkohen nga wordpress procedura te reja, regjistrimi e ku di une. Kerkon edhe wordpress-i dosje tashi, ca ti bejme.

  8. Xhaxha, po ngaterron qellimisht konceptin Check&Balance qe funksionon ne Amerike kur thua qe do preferoje shume agjente per te kontrolluar nje pushtet. Fytyra e nje shteti e influencuar nga interesat e shume vendeve te huaja ka pikerisht kete fytyre qe ka Shqiperia sot. Nese Shqiptaret nuk jane te afte te kontrollojne shtetin e tyre do te ishte shume here me mire te bashkohej me nje shtet tjeter te fuqishem politikisht sesa te mbaje nje pavaresi per fasade te jashtme. Por duke qene se dhe kjo e fundit eshte shume e veshtire, do te mbetet vend eksperimental ose ne rastin me te keq do ti rikthehet serisht pushtetit diktatorial. Shqiptaret jane shume te afte te sjellin diktatore ne pushtet.

  9. Pllaka, ke te drejte, nuk duhet te hidhet njeriu keshtu, por cfare te bej qe kam pare shume filma me 007. Dhe, sic thoshte i madhi James Bond, never say never again :) Dhe per Nadjen e mittelevropianit Koestler, p.sh., dyshoj se ia mori letren ketij te fundit jo sepse e dashuruar dhe posesive, por sepse spiune e GPU-se, vajze spionke, kontingjent i preferuar. Do te jete martuar me nje muzhik te urte rus dhe do i kete ngrysur ditet e qete ne Bakun e saj….

    Xhib, isha e sinqerte me siper. Nuk jam aq sarkastike, besome.

Komentet janë mbyllur.