SHQIPTARË PËR NESËR 77

Që regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, sidomos në jug të vendit, mund të krijojë probleme me përqindjet ekzistuese dhe të perceptuara të pakicave etnike, është vënë tashmë në dukje nga shumë anë. Ka një rrymë të fortë në mendimin politik dhe sociologjik shqiptar, që shtimin artificial sidomos të numrit të atyre që do të deklarohen si etnikisht grekë, për arsye të ndryshme, e sheh si rrezik për integritetin kombëtar dhe si pararendës vështirësish strategjike për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

Opinioni publik në përgjithësi duket se e dënon ndërrimin e kombësisë, sidomos sa herë që ky bëhet për të fituar privilegje të ndryshme, ekonomike ose edhe thjesht kulturore e të prestigjit; akti i ndërrimit të identitetit etnik, në emër të përfitimit vetjak ose familjar, konsiderohet si një lloj “tradhtie” në mos ndaj kombit, së paku ndaj shqiptarisë si bashkësi dhe, ndonjëherë, si besëlidhje. Ky qëndrim negativ i opinionit, i amplifikuar edhe nga ndërhyrje analistësh dhe komentuesish me emër, përligjet edhe nga politikat tepër fut-hundëse dhe ndonjëherë haptazi shoviniste të qarqeve të caktuara greke në lidhje me Shqipërinë e Jugut dhe shtetasit shqiptarë të asaj zone.

Megjithatë, ngutemi kur e dënojmë kaq lehtë dhe haptazi dëshirën e disave për ta lënë kombësinë shqiptare; dhe ngutemi sepse në thelb i referohemi një koncepti arkaik për identitetin.

Mjaft t’i hedhim një sy historisë së të drejtave dhe lirive të individit; nëse shtyhemi në të shkuarën, do të arrijmë herët a vonë momentin kur të gjitha ato liri të cilat sot na duken të natyrshme dhe të vetvetishme, nuk ekzistonin asfare. Individi vinte në jetë dhe përftohej si anëtar i bashkësisë njerëzore nëpërmjet përkatësisë në një fe, në një shtresë sociale, në një kategori profesionale të caktuar. Bariu mbetej bari, bujku mbetej bujk, fisniku mbetej fisnik. Lëvizshmëria nga një identitet në tjetrin ishte e pamundur, ose shihej si një lloj stigme ose patologjie sociale; rigoni nuk bëhej dot lis, as lisi rigon.

Kësisoj, progresi social mund të përshkruhet edhe si shtim i lirisë për të ndryshuar identitetet dhe për t’i “shkelur” kufizimet ose tabutë e djeshme. Sot individi është i lirë të zgjedhë fenë që dëshiron, profesionin që dëshiron, vendbanimin që dëshiron; akte si divorci, aborti, ndërrimi i emrit, martesa me dashuri, marrja e një shtetësie të re ose emigrimi ekonomik janë, në thelb, edhe triumfe të njëpasnjëshme të së drejtave të personit, përkundrejt shtrëngimeve sociale, politike dhe ideologjike të djeshme.

Sot e kësaj dite nuk kanë të ndalur përpjekjet për të kërkuar liri atje ku deri dje shtrëngimet merreshin për të mirëqena, ose si kufij të natyrshëm; në Perëndim grupe dhe lëvizje shoqërore luftojnë tani për të ligjëruar martesat mes personave të të njëjtit seks ose të drejtën për të refuzuar shërbimin ushtarak; në një kohë që deri edhe identitete me natyrë biologjike, si gjinia, janë marrë në pyetje nga kush vendos të ndërrojë seks, me dëshirën e vet. Me mundësitë e reja që krijon teknologjia e virtualitetit dhe e rrjetëzimit, gjasat janë që zhvillime të tilla të marrin përmasa të paimagjinueshme.

Mes gjithë kësaj lëvizshmërie, ka ardhur duke u kristalizuar prirja që identiteti vetjak të përftohet më shumë si rezultat i vendimeve të lira të individit të informuar, sesa i shtrëngimeve sociale, politike, ekonomike, raciale dhe gjinore që ushtrojnë komuniteti ose institucionet e ndryshme ndaj këtij individi.

Në përgjithësi, të ndërrosh ose të modifikosh identitetin është proces me kosto të lartë sociale dhe psikologjike; askush nuk e bën këtë, përveçse kur ndihet ngushtë a keq në identitetin ekzistues, ose kur synon të përmirësojë jetën e vet ose të familjes. Një malësor që zbret në qytet dhe vendoset në një barrakë në periferi, e bën këtë me shpresën se ashtu do të sigurojë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët; një grua që vendos të divorcohet, e bën këtë sepse dëshiron të shpëtojë nga tortura e një martese të dështuar ose e një burri të dhunshëm ose shëtitës; një imigrant që merr shtetësinë e vendit mikpritës, e bën këtë për të përfituar nga privilegjet që vijnë me pasaportën e re.

Si do ta interpretojmë, në këtë kontekst, ndërrimin e tanishëm të kombësisë prej disa bashkatdhetarëve tanë? Argumenti është delikat, meqë jemi mësuar ta konsiderojmë shqiptarinë si virtyt të kultivuar në shekuj të mbijetesës, ose si fé kombëtare; prandaj ndaj braktisjes priremi të reagojmë njëlloj siç indinjoheshin në Mesjetë me dikë që linte “fenë e të parëve” ose “ndërronte padron.”

Ata shtetas shqiptarë, në Jug të Shqipërisë, që duan të ndërrojnë kombësinë dhe të deklarohen grekë etnikë, kanë arsye të ndryshme për të vepruar kështu – por gjithnjë shtyhen nga dëshira për të jetuar më mirë, vetë dhe familjarët e të afërmit e tyre. Që nga momenti kur dikush vendos ta lërë identitetin e vjetër dhe të përqafojë të riun, i vjetri do të përjetohet si shtrëngim i jashtëm, si detyrim dhe kufizim i lirisë vetjake. Natyrisht, disa nga këto kufizime janë të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit – për shembull, ai për të paguar taksa; por ndërrimi i kombësisë nuk ka të bëjë as me funksionimin e shtetit, as me detyrat qytetare, sa kohë që askush nuk është i detyruar me ligj të jetë ose të ndihet shqiptar.

Ende nën ndikimin e ideologjisë së Rilindjes Kombëtare, ne e përfytyrojmë shqiptarinë si virtyt dhe privilegj; janë të shumtë ata që e thonë haptazi dhe pa ngurim se ndihen krenarë që janë shqiptarë, madje edhe sikur kontributi i tyre në mbarëvajtjen e kësaj shqiptarie të jetë zero. Për një takëm njerëzish, ky farë deklarimi solemn i përkatësisë kombëtare perceptohet si shërbim publik; deri në atë shkallë sa, nga pikëpamja praktike, të qenët shqiptar nis të organizohet dhe të funksionojë si profesion. Këtë farë përçudnimi një hap e ndan nga perceptimi i shqiptarisë si sakrificë vetjake.

Në të vërtetë, është e papranueshme, në mos qesharake, që shqiptaria si identitet etnik t’i imponohet individit së jashtmi, qoftë edhe thjesht si detyrim moral ose kusht për integrimin social dhe komunitar, veçanërisht në rrethanat e sotme, kur shumë qytetarë europianë e ndërtojnë identitetin e tyre pikërisht në themelet dinamike të lëvizshmërisë, ose ndërrimit të vendbanimit, shtetësisë, gjuhës, martesave me të huaj.

Në vend që të indinjohemi dhe t’i damkosim si “tradhtarë” të gjithë ata që kërkojnë ta lënë pas krahëve identitetin shqiptar, në emër të një të ardhmeje më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, duhet të reflektojmë se çfarë e ka shkaktuar dhe kushtëzuar këtë dukuri; dhe se çfarë mund të bëhet, nga shteti shqiptar, shoqëria civile dhe secili prej nesh, për ta ndalur erozionin etnik në Jug të vendit, ose në rrethanat e fqinjësisë së detyruar me një shtet kombëtar më të pasur, më prestigjioz, më autoritar dhe të organizuar më mirë se Shqipëria.

Ky reflektim duhet të nisë nga natyra e shqiptarisë – ose nga konstatimi se nuk mjafton më, as ka ndonjë kuptim, që identitetin kombëtar ta mbajmë për privilegj, virtyt ose sakrificë. Të jesh shqiptar etnik nuk është as meritë, as heroizëm, as arsye për t’u ndier krenar; përkundrazi, rëndësia e këtij aspekti të identitetit personal është në përpjesëtim të drejtë me kontributin që jep gjithsecili, në kultivimin e këtij identiteti.

Shqiptar të bën gjuha amtare, familja, shkolla, kultura, komuniteti; por më shumë se të gjitha këto, të bën pjesëmarrja në shqiptarinë si projekt, ose si përpjekje për t’i dhënë dinjitet, shkëlqim dhe begati komuniteteve shqiptare, në Shqipëri dhe gjetiu. Sado i rrënjosur të jetë kombëtarizmi në të shkuarën, në mitet dhe në historinë kombëtare, në heronjtë dhe narrativat e përcjella brez pas brezi, ai do të funksionojë, si forcë pozitive dhe konstruktive në jetën e shqiptarëve, vetëm e vetëm po të integrohet në një vizion për të ardhmen, në një përpjekje të përbashkët të shqiptarëve për jetë më të mirë, më të pasur dhe më dinjitoze.

Këtu vjen e merr rëndësi kritike politika, meqë vetëm politika mund t’i formulojë dhe t’i promovojë projekte të tilla në nivel kombëtar dhe me afat të gjatë; çka Tirana nuk e ka bërë dot, madje ka dështuar bujshëm. Asnjë reaksion i tanishëm pasiv-agresiv ndaj ndërrimit të identitetit në zonat me identitet etnik të dobësuar nuk mund të kompensojë mungesën e një plani strategjik kombëtar, i cili të synojë jo vetëm integrimin e shqiptarëve në Europë, por edhe integrimin e shqiptarëve në Europë si shqiptarë, me identitetin e tyre etnik të spikatur. Orvatjet herë trashamane, herë hipokrite, herë protokollare e herë thjesht nekrofilike për të kremtuar simbolet e kombit ose për të kryqëzuar “çmitizuesit” janë më tepër ushtrime ose rituale vetë-shërbyese të elitave, të cilat e përdorin kombëtarizmin si gjethe fiku, duke e zhvlerësuar krejt në proces e sipër.

Nuk janë Nënë Tereza dhe Skënderbeu që do ta pengojnë fshatarin në jug të Shqipërisë, të varur pezull mes të qenit shqiptar, ortodoks, vllah dhe grek, për të zgjedhur pikërisht atë identitet që i premton më shumë lumturi dhe siguri në momentin e tanishëm; por një vizion i Shqipërisë së nesërme si vendi ku ai dhe komuniteti i tij do të kenë mundësitë më të mira për t’u realizuar dhe për të përmbushur aspiratat e tyre si njerëz, pavarësisht nga etnia që u ka qëlluar të kenë. Sa kohë që Tirana këtë vizion nuk e kultivon dot, nuk dëshiron ta kultivojë, ose nuk e sheh si imperativ strategjik, përpjekjet për t’i bllokuar rrjedhjet etnike në Jug nuk do të japin dot rezultat, madje do të vijnë duke u përjetuar si imponime arbitrare dhe të dëshpëruara, në mos patetike, nga një qendër së cilës i ka firuar besueshmëria.

Shënim: Ky shkrim është botuar fillimisht në ResPublica.

 

  1. Jam shume dakord me shkrimin. Nese dikush mund te behet homoseksual, pse te mos e kete edhe te drejten per t’u bere Grek. Megjithate, mendoj se sa me pak te permendet natyra ne keto lloj shkrimesh aq me mire eshte. Se p.sh. zenia ne goje, qofte edhe shkarazi, e nje realiteti natyror si ai i lisit qe vertete mund t’ia doje xhani te behet rigon apo manushaqe por qe sado deshire te kete, gjithe jeten lis ka per te ngelur, sikur kaq ta bej dhembin …ehh, ja, pikerisht keto gjera keqinterpretohen me pas nga integralistet qe ua veshin keto veti te natyres edhe njeriut, duke harruar qe njerezimi eshte nje realitet kulturor e jo natyror. Njeriu po deshi (metaforikisht kuptohet) behet qen e mace dhe s’e ndalon dot njeri. Nese per te kjo do te thote nje jete me te mire, atehere qen, mace, derr, prostitute a zhigolo ka te drejte te behet e askush nje gjysem llafi s’mund te thote. Ndersa ne rrime akoma e diskutojme mund a s’mund te behet dot Grek, robi!!!

    …shume mbrapa jemi si shoqeri. Shume pune na ngelet per te bere. Por shume mire qe ka edhe shkrime te tilla qe sjellin perparimin mes nesh.

  2. Wikipedia
    Legal status of persons
    Concepts

    Nationality is a relationship between a person and their state of origin, culture, association, affiliation and/or loyalty. Nationality affords the state jurisdiction over the person, and affords the person the protection of the state.

    Traditionally under international law and conflict of laws principles, it is the right of each state to determine who its nationals are. Today the law of nationality is increasingly coming under more international regulation by various conventions on statelessness, as well as some multilateral treaties such as the European Convention on Nationality.

    Generally, nationality is established at birth by a child’s place of birth ( jus soli) and/or bloodline ( jus sanguinis). Nationality may also be acquired later in life through naturalization. Corporations, ships, and other legal persons also have a nationality, generally in the state under whose laws the legal person was formed.

    Keshtu kombesia nuk mund te jete atribut i ndonje rregjistrimi te popullsise, por eshte atribut i gjendjes civile ta jape, nisur nga prejardhja, kombesia e prinderve. Eshte nje cilesim qe jepet automatikisht, te gjithe e dime nga pervoja, jepet ne baze te te dhenave qe i perkasin individit ne çastin qe ai futet ne bote. Kjo rregullohet me nje ligj te veçante dhe çdo menyre tjeter e percaktimit te kombesise eshte antiligjore dhe perben shkelje ligjore te denueshme nga ligji. Edhe ndryshimi i kombesise behet per arsye te rregulluara me ligj dhe me nje rruge strikt ligjore (rregullohet me ligj te veçante). Keshtu qe nuk mund te ekzistojne arsye ligjore e juridike qe te behet nje rregjistrim i popullsise mbi perkatesine kombetare duke u mbeshtetur ne mendimin e individit, madje ai rregjistrim ekziston ne rregjistrat e gjendjes civile. Individi nuk mundet ta zgjedhe kombesine e vet, kombesia individit i jepet ne çastin e lindjes, medje nese desheron ne çastin e konceptimit. Studime psikologjike te tipit : “se çfare kombesie mendon se ke” apo “ciles kombesi desheroni ti perkasesh” mund te behen nga organizata jo qeveritare te paisura me leje te veçante sepse ato mund te perdoren per qellime te ndryshme antikombetare..

      • Theollogos, ke bere pyetjen me delikate te mundshme, delikate per greket e aspak per shqiptaret. Une per vete di shume pak te them nisur nga fakte, por po flas nisur nga pershtypjet qe kam. Flitet se ne Greqi ka te pakten 2 milione arvanitas, te cilet kane nje ndergjegje kombetare qe shkon nga e vagullt deri ne qartesi te plote. Kete pershtypje ma ka perforcuar edhe nje inkursion i gazetareve te Top chanel ne Greqi, ku pame qarte se aty arvanitasit ishin plotesisht te ndergjegjshem se ishin shqiptare dhe flisnin nje shqipe te rrjedhshme, por pame se ekzistonte dhe nje frike shume e madhe per ta shprehur, ne kundershtim te plote me minoritaret ne apo ata qe desherojne te ndjehen greke ne Shqiperi, te cilet nuk kane asnje frike ta bejne, siç dhe e ben ne realitet shqiptari i çartur Bollano .. Tani problemi grek eshte i nderlikuar, fillimisht ka qene nje shtet i vogel kryesisht aziatik me shume pak territore. Kur Evropa vendosi te krijoje Greqine e beri me ndergjegje te plote, nisur nga respekti per greket e lashte dhe ne 1828 vendosi ne krye te saj nje mbret qe me duket se ishte Danez. Qe atehere kuptohet se Greqia ne kushte shume te favorshme i zgjeroi shume territoret, dhe asimilimin ne kurriz te shqiptareve. Madje flitet, nuk di sa e vertete eshte, se ne parlamentin e pare grek eshte diskutuar gjate se cila duhej te ishte gjuha zyrtare, shqipja apo greqishtja. Ja keshtu Theollogos e perfytyroj une çeshtjen e arvanitasve ne Greqi per te cilet ti me pyet nese jane shqiptare. Nese nje dite keta arvanitas terbohen e deklarojne me kembengulje se jane shqiptare do te jete e drejta nderkombetare. ligjet e shtetit grek qe do ta zgjidhin dhe jo ndonje kryengritje mbare arvanitase ne Greqi. Keshtu keto jane pershtypjet e mia dhe sigurisht nuk kembengul aspak, dhe jam i gatshem ti ndryshoj ato menjehere sapo ketu te shtjellohen çeshtjet historike me fakte konkrete qe i hedhin poshte pershtypjete mia, qe me sa di nuk jane vetem te miat por qarkullojne shume neper Shqiperi.

        • Ke te drejte, qarkullon ne Shqiperi cdo gje. Une te pyes nese arvanitasit jane shqiptare dhe jo nese kane prejardhje shqiptare, sepse kjo dihet. Meqenese ti solle ketu nje citim nga wikipedia, te cilin nuk e perktheve deri ne fund, sipas te cilit kombesia eshte sa origjine aq edhe “a relationship between a person and their state of origin, culture, association, affiliation and/or loyalty= nje marredhenie mes nje personi dhe shtetit te origjines, kultures, aferise, asocimit dhe/ose besnikerise apo luajalitetit…”.

          Vete ky perkufizim e hap kullen e dimensionit etnik qe merret si nje e dhene bazike per identitetin qe perceptohet si i ngujuar mire ne rrenjet e ADN etnike per te njohur realitetin e shnderrimit dhe pse jo te transferimit te identitetit.
          Identiteti si i ketille mund fare mire te strehoet edhe te kultura dhe errozioni ne Jug te Shqiperise, behet ose jo regjistrimi, eshte nje fakt qe kunderve me bilanc negativ per NE, ledhin etnik te identitetit me ate te kultures qe invadon parreshtur.
          Ne kete pikepamje vjen natyrshem edhe nje perfundim qe duhet marre ne konsiderate; jo gjithnje gjuha konstituon kulture kombetare. Ti permend nje bujtje te Top-Channel ne Greqi, qe i ngjan me shume nje investigimi banal te Fiks-Fare qe kap ne flagrance qyqare provincash te molepsur trashe me ndonje dhjece poshte tavoline.

          Une po te them se problemin, ne formen e pyetjes qe e shtrova e kam hasur ne nje punim bazuar mbi te dhena konkrete, te sonduara ne terren ne vitet 1970-1975 mes arvanitasve ne Greqi.

          Ne punimin e vet titulluar “Kontakti gjuhesor ne Greqi”, ne bleun “Gjuha, kontakti, transferimi gjuhesor dhe identiteti-perse arbereshet e Greqise nuk jane shqiptare”, autori Peter Trudgill ndalet tek Etniciteti per te nenvizuar:

          “Qendrimi i arberesheve ndaj perkatesise ne grupin etnik eshte paradoksal sidomos kur kjo ka te beje me gjuhen. Ne pyetjen: a jeni krenar qe jeni arberesh?, 97% te te gjithe te sonduarve pergjigjen “Po”. Mirepo te gjithe po ashtu perpiqeshin te vinin ne dukje se te jesh arberesh nuk do te thoshte qe te jesh edhe grek dhe ata brengoseshin qe te huajt ndonjehere mendojne se ata nuk jane “greke te mire”. Keshtu ne pyetjen: a ka mundesi te jesh edhe arberesh edhe grek ne te njejten kohe? – 98% u pergjigjen “Po”, duke perfshire ketu shume nga ata qe u pergjigjen “Natyrisht”. 2% qe u pergjigjen “Jo” thane se ishin greke dhe jo arbereshe”.
          Me poshte edhe disa konsiderata politike qe ne kontekstin e kohes kur shtjellohen do te shiheshin si shume dashamirese per Ne; Sipas te gjitha gjasave, rezultat i kesaj eshte pra qe arberishtja e Greqise, ndonese tani flitet nga nja 140 000 arbereshe te Atikes dhe Beotise si dhe gjetiu ne Greqi, ajo pa dyshim qe do te zhduket plotesisht gjtae dy apo tre brezave te ardhshem. (Autori prezanton tabela konkrete sesi grupmoshat e reja dhe te vogla, jo vetem nuk brengosen pse nuk e dine gjuhen, por ushtrojne presion ndaj prinderve qe te mos flasin kete gjuhe ne publik. Integrimi ne shqoerine greke behet keshtu prioritar ndaj ruajtjes se origjines, e cila kalon ne statusin e nje te dhene historike qe me zhdukjen e vet si element i dores se pare ne vetepercaktim ndikon ne forcimin e kohesionit shoqeror grek pikerisht mbi baze te ndikimit homogjenizues kulturor. Pavaresisht se kemi dy rraca).

          Ne fund shton autori: Sic edhe e pame (nga pyetjet ne terren) arbereshet ne Greqi, ata bashkekohore, e njohin veten sikur jane edhe greke edhe arbereshe dhe jo si shqiptare. (Ketu te vihet re se autori qe eshte britanik jep informacionin se eshte ne njohje te debatit politik dhe historik qe ekziston)…Ne rastin e arberesheve te Greqise mund te verejme si faktore shpjegues ndarjen gjeografike te fshatrave te Atikes dhe te Beotise ku flitet arberishtja nga vete Shqiperia si dhe mungesa e lidhjeve kulturore fetare dhe politike me Shqiperine…Arbereshet e Greqise megjithate dallohen fare qarte nga francezet e Kanadase dhe nga grupet e tjera te ngjashme me a)shkallen ne te cilen ata identifikohen si greke, b)mungesen e rendesise qe ata i japin gjuhes si simbol i perkatesise ne grupin etnik”.

          Dukuria vjen ne analogji te plote me ate cfare po ndodh me shqiptaret ne Jug dhe me kete rast ajo pergenjeshtrohet ne piken kur pretendohet se shkeputja e lidhjeve me Shqiperine solli asimilimin apo deshiren per te ceduar ne identitet. Kjo pse sikurse shohim sot vete shqiptaret ne mase preferojne braktisjen e origjines ne kembim te nje jete me te mire, manifestim flagrant i te cilit eshte edhe nderrimi dokumentar i kombesise. Urbanizmi mandej vihet ne dukje si element shume i forte ndikues per sa kohe qe “arberishtja si shumica e gjuheve te pakicave te tjera ne Greqi, eshte ekskluzivisht gjuhe e fshatit”.

          Si perfundim une mund te them se shifrat ne fjale vijne si prove domethenese ne perkufizimin e identitetit pse ato pasqyrojne Vetedeklarimin e lire dhe jo realitetin biologjik qe lidhet me inatin e Pjeter Loshes me Preljubovicin. Ngjashmeria me ate qe ndodhi ne keto 20 vjet eshte, ose duhet te jete leksion qendror ne kuptimin qe ne duhet te kemi per identitetin tone dhe elementet qenesore qe e bejne ate te dallueshem. Etnia mund te prodhoje sasi individesh, por ne kohen e sotme nuk garanton riprodhimin e idenitetit qe me shume priret nga Kultura. Sic edhe thone francezet: kusheriri i varfer eshte kusheri i larget.
          Per me teper nje diksutim shume interesant per identitetin, madje shume me modern sesa llokocitja e tanishme ne Tirane apo nga shumekush qe i qan xhani per Shqiperine, zhvillohet ne filmin “Gjeneral Gramafoni”. Megjithese ne kohen e urbanizmit folklori veshtire se mund te mbaje ne kembe nje ngrehine kaq te madhe si kombi i lavdishem shqiptar.

          • Pyetjes tende se a jane arbereshet e Greqise shqiptare, nuk mund ti pergjigjesh pa percaktuar me pare konceptin e kombesise, e kam fjalen per konceptin ligjor, sepse ne kuptimin popullor eshte paradoksale qe nje arberesh te mos mundet te jete shqiptar, prandaj me duket i qepur trashe studimi i britanikut i qe ti sjell me siper ne lidhje me arbereshet. Pra ti qendrojme konceptit ligjor, per kete ju drejtova wikit, per te krijuar nje ide per konceptin dhe jo per te krijuar keqkuptimet qe linden ketu, dhe ideja qe une krijova dhe qe e kam thene ne nderhyrjet e mia, eshte se kombesia eshte nje atribut ligjor, qe fitohet ne baze te ligjeve te vendit perkates, dhe qe njeriu e fiton automatikisht ne çastin qe lind dhe qe trashegohet nga prinderit apo familja. Ajo nuk mund te ndryshohet sipas deshires me vetdeklarim por sipas ligjeve ne fuqi. Ne kete kuptim pergjigja ime ndaj pyetjes tende eshte se arbereshet e Greqise ligjerisht nuk jane shqiptare. Kjo pergjigje sigurisht qe sjell nje gezim te madh nder greke e grekofile. Por para se te gezohen mire eshte qe kur kerkojne qe ne Shqiperi te behet nje rregjistrim i kombesise mbi vetedeklarimin, a mund te investohen ata qe ne Greqi te ndodhe i njejti rregjistrim, ne menyre qe edhe ne te bindemi se arvanitasit nuk e ndjejne veten shqiptare? Sepse asnje logjike nuk e kap dhe une kurre s’do te arrij ta perceptoj se si munden greket me plot gojen te kerkojne nje gje qe vete nuk munden ta imagjinojne ta bejne. A ka mundesi Theollogos te me shpjegosh se si ndodh nje çudi e tille logjike, por te lutem nuk dua pergjigjen e nacionalisteve shqiptare se greket e bejne kete kerkese te paturpshme sepse e “kane nen kontroll politiken shqiptare”. Une me teper e lidh me fisnikerine e nje kombi dhe keshtu kam mendimin se shqiptaret jane nje komb shume me fisnik se greket e rinj, qe nuk e dime se çfare lidhje kane me te vjetrit. Por sigurisht pergjigja jote vlen me shume se pershtypja ime.

          • Theologos ishte nje surprize e kendeshme qe solle Trudgillin ne temen e etnicitetit dhe kombesise.

            Po nderhyj, shpresoj se nuk ma merr per ters. Perkthimi juaj pa dashje ka lene dicka jashte qe bie ne kontradikte me ate cfare perkthen me poshte:

            Qelloi qe e kishe kollaj t’i referohesha Trudgillit e po e sjelle edhe njehere perthimin tend me disa modifikime te vogla.

            Pjese juaj nga Trudgill:

            “Qendrimi i arberesheve ndaj perkatesise ne grupin etnik eshte paradoksal sidomos kur kjo ka te beje me gjuhen. Ne pyetjen: a jeni krenar qe jeni arberesh?, 97% te te gjithe te sonduarve pergjigjen “Po”. Mirepo te gjithe po ashtu perpiqeshin te vinin ne dukje se te jesh arberesh nuk do te thoshte qe te jesh edhe grek dhe ata brengoseshin qe te huajt ndonjehere mendojne se ata nuk jane “greke te mire”. Keshtu ne pyetjen: a ka mundesi te jesh edhe arberesh edhe grek ne te njejten kohe? – 98% u pergjigjen “Po”, duke perfshire ketu shume nga ata qe u pergjigjen “Natyrisht”. 2% qe u pergjigjen “Jo” thane se ishin greke dhe jo arbereshe”.

            Perkthimi im i shpejte:

            Sjellja(qendrimi) i Arvanitasve ndaj perkatesise ne grupin(grupimin) etnik, vecanerisht kur(nderkohe qe) kjo i referohet gjuhes, eshte disi paradoksale. Pyetjes: a jeni krenar qe jeni Arvanitas? 97 % e te pyeturve pergjigjen(e pergjigjeve te te pyeturve) “po”. Megjithate, te gjithe ishin te merakosur(ne merak) te nxirrnin ne pah qe te jesh Arvanitas nuk do te thonte se cdo njeri(secili, dikushi) nuk ishte gjithashtu Grek, e ishin te shqetesuar qe te ardhurit(te jashtmit, pra jo pjesetare te grupit) qe ndonjehere mendojne se ata nuk jane “Greke te mire”

            Po e ndjek me interes prurjen tendje, e pa prishaqefje.

            Biles me entuziazmon fakti qe ke shfletuar Trudgillin. Nuk ka te paguar si gjuhetar i lingustikes historike.

          • Ndoshta raportin e arbërorëve të Greqisë me shqiptarët mund ta rrokim më mirë po ta krahasojmë me raportin e vllehëve të Ballkanit (ose arumunëve) me rumunët.

            Meqë shumë prej nesh nuk janë në gjendje t’i krahasojnë vllehët me rumunët (përveçse kur irritohemi me orvatjet e Bukureshtit për t’i marrë në patronazh vllehët e Shqipërisë), le të themi se raportet e arbërorëve të Greqisë me grekët etnikë janë të krahasueshme me raportet e vllehëve të Shqipërisë me shqiptarët.

            Ashtu do ta kuptojmë më mirë edhe pse dikush mund të thotë, pa iu dridhur qerpiku, se është edhe arbëror (arvanitas) edhe grek; sikurse ai tjetri që është edhe vllah, edhe shqiptar.

          • Dakord, por qe ky raport te mos jete kaq abstrakt, duhet qe edhe raporti i gjuhes qe flasin arvanitasit me shqipen standard te jete i krahasueshem me raportin e gjuhes qe flasin vllehet me rumanishten. Ndoshta eshte.

          • Shume i veshtire per tu pertypur nje koncept i tille qe te ndjehesh edhe arberor edhe grek. S’ka fare analogji me raportin vllah-arumun, (ne kete rast eshte e njejta etni),ndersa raporti arberor-grek eshte i kundert (jane etni te ndryshme). Mund te ndjehesh shtetas i mire i Greqise siç une besoj se arvanitasit jane sepse vete e thone, por kjo nuk mund te perdoret si argument analog per te thene se shqiptaret e Shqiperise qe perfitojne bonuse greke, mund te ndjehen lirisht greke, sepse kerkohet nje sforcim per tu ndjere i tille dhe une shikoj tek te gjithe shqiptaret qe deklarohen si greke, perfshire edhe te fantaksurin Bollano, se nje ankth i pushton, dhe ky eshte ankthi i pafytyresise.

          • Sa kohë që pranojmë që një vllah që jeton në Shqipëri të ndihet njëkohësisht edhe shqiptar, duhet të pranojmë që një arbëror (arvanitas) që jeton në Greqi të ndihet njëkohësisht edhe grek. Kjo është analogjia.

            Ky diskutim nuk ka lidhje me emigrantët shqiptarë të tanishëm në Greqi, zotëri; të lutem mos i turbullo ujërat, para se të kuptosh se për çfarë është fjala. Komunitetet e arbërorëve (arvanitasve) nuk kanë lidhje me emigracionin e sotëm, janë ngulime të kohës së Mesjetës.

            Gjithashtu, raporti për të cilin flas unë në mënyrë krahasuese, nuk është vllah/arumun, por vllah/rumun, prandaj përsëri të lutem mos i turbullo ujërat. Kam përshtypjen se ose ngutesh shumë në këto vlerësime, ose harron të bësh supozimin gjithnjë të vlefshëm se tjetri që flet i njeh këto çështje më mirë sesa ti që lexon (ky supozim nuk ka lidhje fare me sa njoh e di unë, por me dinamikën e leximit në Internet, si akt i vullnetshëm).

            Në fund, ja edhe një ftesë fare modeste – në qoftë se nuk e ke fare idenë për këto probleme (thjesht supozim ky, i mbështetur në nivelin e komentit më sipër), nuk është ky vendi ku mund të fillosh të informohesh për etnitë parakombëtare në Ballkan.

          • Shume i rende toni dhe shume e rende akuza qe me bere xhaxha, te mungon vetem fjala „provokator“ dhe ja ku jemi ne mbledhjen e organizates baze te partise si i akuzuar rende, megjitheate nuk po e zhvilloj nga ana psikologjike ate qe me the, perderisa e the, ashtu e mendon, atehere ashtu eshte.. Por nuk eshte e ndershme nga ana jote te kapesh mbas nje lapsusi vllah-arumun ne vend te vllah-rumun, per zhvilluar gjithe ate retorike pakuptim dhe aspak logjike kunder meje. Gjithashtu nuk eshte fare e ndershme te thuash qe une e kam fjalen per emigrantet shqiptare ne ato qe them, sepse edhe nje femije i shkolles fillore e kupton se nuk eshte ashtu, se une flas per arvanitasit e Greqise, dhe kjo po qe eshte turbullim ujrash nga ana jote. Une nuk di se si mund te turbullohen ujrat nga nje „anonim i çfardoshem“ siç me ke quajtur ti, as nuk e kuptoj akuzen e Edrus se i mbylla gojen, se si mundem une ta bej? Apo nuk kuptoj akuzen e dikujt tjeter se po e shkaterroja kete blog dhe te kerkoi te me perjashtoje nga blogu. Keshtu qe po rri ne moskuptimin tim dhe po terhiqem e po ju le te qete te notoni ne ujrat e qeta, ju uroj me sinqeritet qe te beni perpara e te mesoni sa me shume, se meqe ra fjala me bere per te qeshur kur mu drejtove se : „nuk është ky vendi ku mund të fillosh të informohesh për etnitë parakombëtare në Ballkan.“ Mjafton te te them se ne konceptet e tua ke gabime te renda, qe te mundesh me pas te reflektosh se jo gjithçka dime eshte ashtu si e dime, ( psh krahasimi i vllaheve ne Shqiperi ku nuk i perndjek kush me arvanitet e Greqise qe as nuk guxojne ta mendojne e jo me ta thone se jane Shqiptare). Nejse, kjo eshte puna jote te rrosh ne lartesite e tua te paarritshme, sepse per te mesuar mua me mjafton biblioteka kombetare.

          • O Xhaxha, po c’ja ve veshin. Per mendimin tim, nje cope anonimi si c’jam edhe une, Gaforja eshte tradhetar, anti-shqiptar. Por thuaj shyqyr qe mund te maskohen sot pas anonimitetit te internetit, se eshte mbushur Shqiperia me antishqiptare si ky, ca me agjende e ca krejt te pavetedijshem qe jane te tille.

          • Gafore, te terhiqesh ose jo eshte nje vendim thjesht e vetem i juaji. Por nese pranon nje keshille nga une, vazhdo te shkruash e te kontribosh ne blog, pavarsisht se c’thuhet lart e poshte.

            A duhet te ndjehesh i ofenduar nga insinuatat qe mund te krijohen here pas here? Aspak, per mendimin tim.

            Nese do te dilnim te gjithe nga anonimati, kush e di se ne cfare pozicione do te viheshim ne lidhje me njeri-tjetrin. Do te ishte nje komedi e vertete.

            Me kujtohet dicka e shkruajtur nga ju ne adresen time, ku pak a shume ideja ishte qe secili qe lexon kete blog, – shumica jane lexues te heshtur, – eshte ne gjendje te jap voten e vet ne heshtje e te vleresoje cdo kontribut.

            Nese xha-xhai ka menyren e vet per te reaguar, nuk mendoj se prish ndonje pune.

            Ju reagoni, pergjigjuni brenda etiketes qe te lejon vetvetja dhe disa regullave elementare.

            Vet xha-xhait do t’i interesonte te kete sa me shumellojshmeri ngjyrash e karakteresh ne blogun e tij. Thelbi i tij mendoj une eshte i shendoshe.

            Pershendetje…

          • E pranoj që kam alergji të madhe ndaj përgjigjeve që, të maskuara pas padijes naive, përpiqen të marrin poza epërsie morale, duke u mbështetur në premisa që edhe një fëmije do t’i vinte ndot t’i shqiptonte.

            Thonë që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve. Unë këtë e interpretoj kështu: patriotizmi i deklaruar në publik është streha e fundit e maskarenjve. Siç e ka thënë një amerikan i mençur, ai që thotë se jam patriot, pret që ta paguajnë për këtë.

            Shtoj edhe se hapësira e komenteve është për të diskutuar, jo për të marrë poza, as për të recituar psallme kombëtariste. Kushdo që diskuton, e bën këtë sepse e gjen këtë apo atë tezë të diskutueshme. S’ka ndonjë arsye për t’u indinjuar këtu, as për të filluar recitimin.

            Si administrator i PTF, pres që pjesëmarrësit në diskutim të ndihen përgjithësisht të tërhequr ndaj temave që diskutohen dhe mënyrave si diskutohet për to. Kush nuk ka simpati për blogun, është i ftuar t’i qëndrojë sa më larg.

          • RM, dy fjale te fundit.

            [...]

            [Gaforja, lutem vazhdoje këtë shkëmbim privatisht. 2Xh]

          • , duhet të pranojmë që një arbëror (arvanitas) që jeton në Greqi të ndihet njëkohësisht edhe grek

            Besoj se kjo qendron, sidoqofte rasti i Aristidh Kolias me ben te mendoj se ka nje klecke ketu.

            Aristidhi shpenzon vite mund pseudo-intelektual te veje shenjen e barazimit ne ekuacionin shqiptar=grek, pikerisht ne funksion te asaj qe pohoni ju me siper.

            Ceshtja eshte cili grek per te cilin flitet? Greku per te cilin flet Aristidhi eshte ai i lashti dhe para-kristiani. Le te kujtojme qe gjysma e popullsise te sotme te Greqise eshte perftuar prej njerezish qe jetonin ne Azine e Vogel jo me shume se para 100 vjeteve, dhe qe mund ti quash me shume si ortodokse qe flasin greqisht sesa Grek me te cilin ve shenjen e barazimit Aristidhi.

            Gjysma tjeter, po t’u besojme disave, mbeten te jene arberore, vllehe, sllave (e ndonje koktejl tjeter etnik). Arberori i arsimuar e njeh mire kete farse. Ata me 2 klase shkolle..kalojne kohen me sondazhe te Trudgillit

          • Greku i lashtë, parakristian, nuk ekziston më që prej gati dymijë vjetësh, përveçse në formë mitike, si shifër e një ekuacioni pseudo-historik.

            Është po aq i shuar dhe i tretur sa iliri i lashtë, traku i lashtë, latini i lashtë.

            Gjenetikisht, popullsia e sotme në Greqi është doemos e përzier, siç është në Shqipëri, në Itali, në Bullgari, në Turqi dhe shumëkund tjetër.

            Natyrisht ka një komponente të fortë arbërore në popullsinë e sotme të Greqisë – dhe këtu nuk e kam fjalën për ata që njihen si arvanitas, por për të tjerët.

            Njihen mirë shtegtimet e arbërorëve në jug të Epirit, sikurse njihet mirë prania e popullsive greke në qytetet e bregdetit shqiptar në Mesjetë.

            Popullsitë janë përzier. Gjenetikisht shqiptarët dhe grekët e sotëm janë mjaft të afërt mes tyre, pavarësisht nga përplasjet në ideologji dhe në politikë.

            Gjithashtu dihet se një pjesë e madhe e grekëve të islamizuar, sikurse e shqiptarëve myslimanë, përfunduan të përfshirë në Turqinë pas-osmane.

            Paradoksalisht, mund të thuhet se gjatë shkëmbimit të popullsive Greqia i dha Turqisë grekët e islamizuar dhe mori prej saj turqit e greqizuar.

            Gjëra që ndodhin.

            Historia e përndjekjeve që pësuan grekët e islamizuar, pas krijimit të shtetit grek në shekullin XIX, mbetet për t’u shkruar. Tani vonë lexova, rastësisht, se një komunitet i këtyre grekëve myslimanë, të shpërngulur nga Kreta pasi u bë ishulli pjesë e Greqisë moderne, jetokëshin sot në një qytet bregdetar të Libisë, ku e kishin ruajtur gjuhën, zakonet dhe kujtesën historike.

          • Eshte nje historiane amerikane, Diana Gilliland Wright, qe eshte e specializuar ne historine e Morese te shekullit 15. Ne nje mongrafi te saj mbi Bartolomeo Minio-n, proveditorin (si prokonsull) e Venedikut ne More nga 1468 deri ne 1483, shqiptaret e Mores dalin ne skene, para siparit, mbrap, anash dhe ne qender. Jane nje faktor aq i gjithe pranishem sa duket sikur libri eshte shkruar per ta e jo per Morene. Craziness-i i tyre eshte i evidentuar qe atehere, sepse kush tjeter pervecse shqiptareve, te gjendur jashte vendit te tyre, mund tu shkonte nder mend ti deklaronin lufte ne te njejten kohe edhe Serenissimas, edhe Mehmet Fatihut. Rezistenca e grekeve kunder turqeve fillon dhe mbaron me gjakun shqiptar, qe nga Krokodeilo Kladas e deri tek ai Bitheguri, si e kish mbiemrin nje nga ata klepted qe perfundoi edhe kryeminister.

            Po deshe pastaj te kerkosh simbas qefit, gjere e gjate, mbi gjera te asaj kohe dhe te kesaj kohe, mund te shfrytezosh kete search engine, qe ka per data baze nje librari shume te pasur te Universitetit te Michiganit.
            Mjafton te fusesh fjalen qe te intereson.

            http://quod.lib.umich.edu/m/moa/

          • I ke bërë lëmsh ato që thua, nuk e di qëllimisht apo jo.

            T’i lëmë mënjanë njëherë të gjitha. Kapim vetëm afërsinë grek- emigrant shqiptar.

            Rreth 300 emigrantë të paligjshëm, deri para pak ditësh, kishin uzurpuar disa godina shtetërore, konkretisht të Fakultetit të Drejtësisë në Greqi. Ishin nga Pakistani dhe Bangladeshi, kryesisht. Ishin të paligjshëm në Greqi. Pa dokument identifikimi. U futën aty në ato godina, duke shfrytëzuar ligjin e azilit për godinat universitare. Aty nuk lejohet të shkelë këmbë polici, me ligj. U futën në grevë urie. Pas ndonjë muaji, detyruan qeverinë greke, të bëjë pakt me ta, për t’i legalizuar.

            Unë do të ndihesha shumë krenar t’i përkisja një kombi të tillë, që i trajton me njerëzillëk të huajt e paligjshëm që i shkelin kufirin.

            Ndjehem shumë afër mendërisht me ata qytetarë grekë që i mbështetën.

            Dhe nga ana tjetër, ndjej veçse NEVERI, për shtetin shqiptar, që mi quan bashkëkombasit e tij kur protestojnë kokëpalarë, puçista, të droguar, dhe shkon e mi vret si qenër në qendër të Tiranës.

            Ja, kështu mund të ndihet grek një emigrant shqiptar.

          • …”Greqi. Ishin nga Pakistani dhe Bangladeshi, kryesisht. Ishin të paligjshëm në Greqi…”
            …”Unë do të ndihesha shumë krenar t’i përkisja një kombi të tillë, që i trajton me njerëzillëk të huajt e paligjshëm që i shkelin kufirin… ”

            Fali o Zot se s`dine se cfare bejne … tha.

            J. Te uroj jete te gjate. Shume te gjate. Qe ta gezosh realizimin e enderres tende. Dhe te shohesh si pasoje lumturine e perditshme te femijeve , nipave dhe sternipave te tu.

          • Të uroj të njëjtën gjë, njeri i dashur, me gjithë shpirt.

            Të informoj gjithashtu se nuk kam iluzione të tepërta për veten time dhe për bijtë nipat dhe mbesat që do kem.

            Po ka diçka në këtë mes që më bën të ndihem SHUMË KRENAR, nuk e fsheh. Shoh tek fati i atyre nga Bangladeshi dhe Pakistani, një fat të mohuar të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Gjithë situata si shkoi, më bën të buzëqesh dhe të them se shteti grek, “ka vënë mend”.

            Kaq më mjafton (nga shteti) për të më bërë të lumtur. Ndërsa pursuit of happiness në nivel personal, familjar dhe kombëtar, vazhdon. :)

    • Kam qënë kundër mbajtjes së Wiki-t si limit për referencat e sjella, se mund të jenë të pasakta dhe të diskutueshme, ato shpesh nuk janë etalon. Mirpo ti, gaforja, jo vetëm na sjell këtu wiki, por wikin për shkollat, që i adresohet një publiku krejt tjetër jo aq për nga mosha se sa nga ç’kupton ai publik me këtë apo atë term. European Convention on Nationality, që ti sjell nëpërmjet wikit thotë se:
      Article 2 – Definitions
      For the purpose of this Convention:
      1. “nationality” means the legal bond between a person and a State and does not indicate the person’s ethnic origin;
      Nuk e di pse e shmang këtë faqe të wiki-t:
      Nationality is membership of a nation or sovereign state. Citizenship is determined by jus soli, jus sanguinis, or naturalization. In some areas of the world, one’s nationality is determined by their ethnicity, rather than citizenship. Nationality affords the state jurisdiction over the person and affords the person the protection of the state.

      Sjell në vemendje nga Deklarata e Pergjithshme[sic] mbi te drejtat e njeriut, anglisht, shqip.
      Article 10.
      * Everyone is entitled in full equality to a fair and public hearing by an independent and impartial tribunal, in the determination of his rights and obligations and of any criminal charge against him.
      Neni 10.
      Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.
      Article 15.
      * (1) Everyone has the right to a nationality.
      * (2) No one shall be arbitrarily deprived of his nationality nor denied the right to change his nationality.
      Neni 15.
      1. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie.
      2. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.
      Tani:
      Gjithkush ka të drejtë (po ta ketë të ndaluar – ku?) për një proçes gjyqësor për të kërkuar, në rastin tonë, që ti njihet kombësia greke. Gjykatat shqiptare nuk kanë tagër t’ia japin këtë, është jashtë jurdiksionit të tyre; shumë shumë ato mund ti heqin ose të mos i heqin, me kërkesën e tij, njërit kombësinë shqiptare, e për këtë besoj se duhet vepruar sipas ECN për shtetësinë, apo që askush nuk është i pakombësi. Kjo do të thotë që kombësia greke provohet para një gjykate greke, dhe provimi s’ka automatikisht efekt mbi heqjen e kombësisë shqiptare. Ashtu si për shtetësinë edhe për kombësinë ka vend të flitet për njerëz me shumë kombësi.

  3. Po sikur, bie fjala nje vend i fuqishem si SHBA-ja te jape urdherin se do t’i pranonte te gjithe transvestitet e Shqiperise ne gjirin e vet dhe ky do te ishte nje numer jo i vogel, me siguri mbi 30%! A thu do te ishte nje kolonializim modern? Pyetja qe parashtroj eshte kjo: a ka te drejte nje shtet tjeter (Greqia ose SHBA-ja) t’u ofrojne qytetareve te nje vendi tjeter kete “luks”?

    • Kjo është çështje e së drejtës ndërkombëtare, të cilën pala shqiptare mund ta ngrejë në Këshillin e Europës ose në OKB ose në Hagë – kudo ku gjendet instanca e duhur.

    • Meqenese nuk jemi te zanatit dhe as te informuar mund te bejme deduksione logjike pa ndonje frike se humbasim gje apo prishim ndonje pune. Keshtu nuk besoj se ndrrimi i kombesise te mund te behet ne grupe, si psh “etnia” e transvestiteve si e tille te fitoje kombesine amerikane si e tille dmth ne grup, secili eshte rast unik. Kombesia me sa duket eshte nje koncept qe lind bashke me krijimin dhe lindjen e nje kombi. Nuk eshte çeshtje race sepse edhe nje zezak apo jevg mund te jete fare mire shqiptar, nese ploteson kriteret ligjore te aprovuara ne Shqiperi. Por ata nuk e dine dhe fillojne e shpikin kombesine rome qe eshte vetem nje fiction, shkurt jevgjit e shqiperise jane shqipatre, sepse per me teper ata nuk flasin ndonje gjuhe te veten si flasin gabelet. Pra kombesia eshte koncept ligjor, ne ndryshim nga raca qe eshte e lidhur me gjakun. Kombesia pra duket se eshte çeshtje e brendeshme shtetit-komb perkates qe lidhet me ligjet e miratuara nga ai shtet qe perputhen gjithmone me interesin kombetar. Nuk besoj se ka menyre tjeter perceptimi per kombesine. Tani qe nje shqiptar te behet amerikan kam bindje se do te duhet aprovimi i te dy shteteve perkatese, qe njeri ta jape shqiptarin e tjetri ta marre e ta beje amerikan, ne kuptimin qe nese kane ligje te tilla keto dy shtete pastaj duhet te bejne veprimet perkatese. Te leshosh nje kombesi per te fituar nje tjeter kombesi dmth se ke interes ta besh, por megjithese ligjerisht mund te behet shpejt, faktoret e tjere qe percaktojne kombesine si gjuha, vendbanimi, origjina, etj harrohen me shume veshtiresi, nese babai,gjyshi stergjyshi kane folur shqip dhe kane jetuar ne Shqiperi ky fakt nuk ndryshohet duke e “harruar” etj, dhe tani po shikoj se puna per te shkuar me tej me kete koncept po nderlikohet dhe po e le me kaq, vetem se jam i sigurte se psh pas ta zeme 5 mije vjetesh nuk do te kete me nevoje per kombesine siç nuk ka pasur nevoje para 5 mije vjetesh. Deri atehere mire eshte te rrime me kete kombesi qe kemi e qe e kemi fituar automatikisht pa e ditur dhe pa e kerkuar diten qe kemi lindur apo diten qe jemi rregjistruar ne zyren e gjendjes civile. Ne fund te fundit, nese e anashkalojme ligjin dhe bejme nje abstragim, shqiptar eshte ai qe ndjehet shqiptar, kush dyshon se nuk eshte shqiptar, i dyshimte eshte.

  4. Lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, ashtu si duken të ndara me thikë parë nga lart, nuk janë të tilla kur analizon poshtë.

    Njëri komb me tjetrin, kanë patur lidhje para komunizmit dhe diferenca kryesisht ekonomike, por edhe më pas ajo kulturore dhe politike, bënë që këto lidhje të ruheshin dhe të dilnin në sipërfaqe. Doli që nga të përgjumura, të ktheheshin të forta dhe të përtëritura.

    Po sjell disa shembuj për të reflektuar: Pas luftës së dytë botërore, një pjesë nga kushërinjtë e tim gjyshi (të rangut kushërinj të dytë), ishin vendosur në Selanik. Konkretisht ishte një grua, e martuar atëherë me një burrë prej Korçe, që për arsye biznesi, zgjodhën të vendoseshin në Selanik. Atëherë ekzistonte lëvizja e lirë midis njerëzve, por edhe e drejta e punësimit të tyre, pavarësisht kombësisë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve midis shteteve, ata zgjodhën vetvetiu të qëndronin në Selanik, të zgjeronin biznesin e vet etj. Aty i hodhi fati për të ndërtuar jetën e vet. Sot ndodhen brezi i tretë në Greqi, fëmijët u janë bërë burra me shkollë e me fëmijë të tyre e me të gjitha. Nuk kanë dilema kombësie, e njohin veten si grekë.

    Një e njohura ime gjithashtu, mesogrua, të jëmën e ka patur me kombësi greke. E martuar nëna e vet diku në një qytet në Shqipërinë e mesme, kishte jetuar aty gati gjithë jetën e vet, deri para hapjes së kufijve. Pas hapjes së kufijve, zbuloi se familja e saj zotëronte një pronë, mu në qendrën e një qyteti provincial në Greqi. Pronë me vlerë disa milionëshe euro. Nga ato që të bëjnë të pasur brenda vitit. Kërkoi të bënte dokumentat e veta për tiu njohur kombësia dhe nënshtetësia greke, në mënyrë që të përfitonte pronën. Para pak vitesh ia arriti qëllimit.

    Gjyshja ime nga ana e ime mëje, e ka pasur të jatin nga Janina. Me shumë gjasa pjestar të komunitetit ortodoks shqiptar të Janinës. Madje diku kam lexuar prej Xhaxhait, se edhe gjyshja e vet ishte prej Janine. Ka mundësi domethënë, që stër-stër gjyshi im të ketë shkëmbyer cigare me stër-stër-gjyshin e Xhaxhait, në pazar të Janinës. Mbase duke negociuar mbi çmimin e gjësë së gjallë në treg, apo duke folur për motin. Këtu një kuriozitet që mund të ndjekë Xhaxhai vetë për të marrë vesh më shumë mbi ndërrimin e kombësisë, do të ishte të pyeste vetë, si mund të bëhej grek? Fati luan lojëra interesante, ndonjëherë…

    Gjithashtu, pas L2B, një pjesë e vogël komunistësh grekë, u vendosën në Gjirokastër, mbase dhe në disa qytete më thellë. Nga ana ideologjike këta e shpjegonin qëndrimin e tyre duke thënë se nuk kishte rëndësi kombësia, përsa kohë do të jetonin në një shtet komunist.

    Këto lidhje të përgjumura, gjetën vend pas rënies së komunizmit dhe gjatë krizave të tranzicionit, për tu thelluar dhe hedhur rrënjë thellë. Dikush kishte një pronë në Greqi, dikush tjetër ishte shpërngulur andej. Në Follorinë, Kostur, Konicë, Janinë, Çamëri, ka pasur komunitet shqiptarësh.

    Dikush kishte një komshi që ishte minoritar dhe mori përsipër t’i bënte dokumentet, dikush ishte i ri pa prespektivë në vend, në fillim vitet 90, dhe rrugën më të lehtë drejt së ardhmes e pa në Greqi. Dikush tjetër iku gjatë tronditjeve sociale të vitit 97′, apo më tej… e kështu me rradhë. Kështu një pjesë e bashkëkombësve tanë, të njohur dhe të ditur si shqiptarë, u bënë (jo dhe kaq) papritur – grekë.

    Njëri tërhoqi tjetrin më pas, mësoi mënyrat sesi bëhen dokumentat, dhe sot ndodhemi në këtë gjendje që ndodhemi.

    • J, nuk besoj se problemi që ngrihet prej shqiptarëve sot është se pse Llambi, Jorgua apo Anastasi mund të deklarojnë se janë grekë… Ata kanë qënë të njohur dhe të pranuar si të tillë.
      Problemi është se kemi edhe nga ata që i kemi njohur si Llesh, Prengë apo Qazim që thonë se janë grekër. Bile, problemi nuk është se këta janë në Greqi, por që janë, rrojnë dhe veprojnë në Shqipëri.

      Një pyetje që më lind natyrshëm: Kur u shkulën me mijëra shqiptarë që të shkojnë në Greqi, ç’dreqin duan grekët që rrojnë në Shqipëri?

      • Edrus, unë besoj se komuniteti i të parëve, që nuk mjaftonte të ishte dikush thjesht Anastas apo Kiço, që të quhej grek, tërhoqi të dytët.

        Një Kiço kishte shok një Qazim dhe e pyet i dyti të parin: Si i bëre dokumentet ti? Kshu kshu i thotë Kiçoja, një tu përveshur Qazimi fët e fët, i bën dhe ai dokumentat e bëhet Jorgo.

        Qazimi ia tha llafin e mirë Prengës, edhe Prenga po njësoj.

        Ajo pyetja jote është me vënd… Grekët nuk kanë dashur ndonjëherë shpërngulje të komunitetit të tyre nga Shqipëria, përkundrazi. Kanë dashur investimin që ky komunitet të ishte i shëndetshëm brenda vendit.
        Kur ne shkulnim pllakat e kanaleve ujitëse nëpër Shqipëri, minoritarët ndërtonin dhe hapnin shkolla, kisha, rrugë, biznese për komunitetin e tyre etj.

        • J, pyetjes “se ç’dreqin bëjnë/duan grekërit në Shqipëri?” e kam fjalën për këta të shndërruarit, duke nënkuptuar që këta e kanë bërë shndërrimin për arësye ekonomike dhe… vazhdojnë të rrijnë në Shqipëri.
          Ndershmërisht, personalisht as që më krijojnë asnjë lloj problemi, bile do isha kundër çfardolloj mase diskriminuese apo (aq më keq) ndëshkuese ndaj cilitdo që dëshiron të ndërrojë kombësinë dhe të vazhdojë të jetojë i lirë dhe i lumtur në Shqipëri.

          POR… dhe e shkruaj me të madhe; DUHET TË ZBATOHET PRINCIPI I REPROCITETIT:
          aq të drejtë sa kanë shqiptarët që të votojnë në Greqi, po aq të drejtë duhet të kenë edhe këta grekërit e shqipërisë që të votojnë në Shqipëri.

          • Edrus, unë besoj se ka një perceptim të keqkuptuar të realitetit për çka ndodh në Greqi me emigrantët shqiptarë. Madje një studim mbi këtë fenomen dhe psikikën e tyre, kushtet sociale etj. do të ishte i nevojshëm.

            Që t’i marrim me rradhë: Besoj se shumica e atyre që kanë DEKLARUAR ndryshim kombësie, ndihen akoma, shqiptarë. Unë kam hasur në njerëz që të thonë psh se kanë marrë dokumentin e homogjenit, duke pranuar se janë vllehë. Ose e kanë fallcifikuar këtë prejardhje. Ishte dikush tani, kryetar zone i një partie të madhe shqiptare në Korçë, kishte bërë dokumentat si vllah, për kartën e homogjenit në Greqi, dhe të bijës i kishte gjetur një origjinë turke prej gjyshes, në mënyrë që të përfitonte bursë për të, kur kjo studionte aty, në Turqi.

            Ky është shembull shumë i mirë përfaqësues, për të kuptuar çfarë po ndodh.

            Kemi një person realisht shqiptar, por i dokumentuar si grek, vllah akoma edhe turk, për të përfituar.

            ***
            Më thuaj mua ti tani, cila është mënyra më e mirë për tu marrë me personin në fjalë? Çfarë do bëje ti ndaj këtij personi?

          • http://www.dw-world.de/dw/article/0,,6084526,00.html

            (Ju lutem te mos postoni replika me lidhje qe nuk shoqerohen me te pakten dy-tre rrjeshta koment. Mos u beni dembela. Nuk behet debat nese dhe tjetri pastaj te pergjigjet me nje lidhje qe mbeshtet pozicionin e tij. PA)

          • E drejtë vërejtja (edhe pse me spond), por kur them që nuk duhet të kenë të drejtë të votojnë, e kam fjalën për votimet për në parlamentin shqiptar. Sepse për ato lokalet, si pjestarë të bashkësisë lokale duhet ta kenë të drejtën që të votojnë, të zgjedhin dhe të zgjidhen.

  5. Edhe nje here, sidomos per ata qe jetojne ne Ameriken e Veriut. Le te kujtojme qe shtete si ShBA, Kanada, Australi, Zelande e Re pervec te qenit gjeografikisht ishuj (ne sensin qe nuk mund te ecesh mbi toke te ngulesh atje), jane krijuar prej koroporatash si Hudson Bay Co (qe ka themeluar kete mochal urban ku jetoj sot), Virgina Company etj etj. Thjesht keto shtete jane krijuar prej korporatash me interesa te caktuara tregtare, dhe qytetaret jane funksion i ketyre interesave.

    Ne funksion te te njejtave interesa, identiteti etnik shihet si i rrezikshem per mbarevajtjen e biznesit, inkurajohet perzierja rracore (ketu ne Kanada ka nje rrace te vecante, Franko-Indiane qe e quajne Metis, qe eshte kryekeput krijese e Hudson Bay Co.), prandaj edhe me kutin Amerikano Verior (madje edhe Anglez..si ‘kompania meme’), ceshtje si kjo qe diskutohet ne kete blog sot jane ANATHEMA.

    Ne Evrope, sidomos ne Shqiperi, gjerat jane ndryshe pasi shteti eshte krijuar specifikisht per te ‘qerthulluar’ nje etni.(luminare kanadeze i cilesojne shtetet evropiane, jo pa perbuzje, si ‘tribale’) Pra ne kete kontekst jo-merkantil, nuk ka rendesi a jetojne me mire apo me keq materialisht per shkak te ‘emrit’ qe mbajne. Eshte rasti me ideal qe kur ia vlen te ‘haet bar’. Ata qe s’duan te hane bar jane rrezik i qarte dhe i pranishem per rendin kushtetues.

    Tani mund te thoni ju ‘pse nuk shkon ti te hash bar’? Une barin e ha, por jo kur me shalojne ata qe s’duan ta hane.

  6. Ne gjithe kete diskutim per regjistrimet, nje gje nuk kuptoj. Cili eshte motivimi i nje personi shqiptar per tu deklaruar si grek? Nese une deklarohem grek ne fleten e regjistrimit, a do te thote qe tani une jam grek? Une besoj se jo, mua perseri do me duhet te kaloj permes gjykates per te nderruar kombesine.
    Me duket se i gjithe ky diskutim eshte nje keqkuptim, ose ne ligj (te cilin se kam lexuar), ose ne interpretimin e ligjit. Shteti ben regjistrimin e popullsise per te pasur nje ide se sa njerez jetojne diku, te cfare kombesie jane, cfare pasurish kane (nese behet nje pyetje e tille) etj. Por keto te dhena kane vetem vlere statistikore. Nuk ben asnje ndryshim per statistikat nese une deklarohem grek dhe komshiu deklarohet shqiptar, apo anasjelltas, komshiu deklarohet grek e une deklarohem shqiptar.
    Per me teper nuk eshte e thene qe nese une sivjet, per arsye injorance apo se jam i paguar apo thjesht se mu shkrep, deklaroj se jam grek, pas dhjete vitesh kur te behen regjistrimet e tjera te mos nderroj mendjen e te deklaroj se jam shqiptar apo meksikan a cfare te me doje qejfi.
    Per mua hezitimi per te bere regjistrimin e popullsise eshte njelloj si hezitimi per te bere sondazhe shkencore, as me pak e as me shume. D.m.th. do ishte mire te benim regjistrimin por nuk eshte se humbim apo fitojme shume nese behet. Po ashtu nuk eshte se humbim apo fitojme shume nese s’behet.

    • Eshte vazhdimesi e mendesise arkaike qe austriaket e quanin “kulturprotektorat” dhe qe shqiptaret kane mesuar ta ko-optojne ne dobi te tyre.

      Perandoria Osmane sa here qe mundej nga Ruset ose Austriaket hiqte dore nga administrimi civil i territoreve “te Krishtera” dhe ja kalonte ne varesi ngadhnjimtarit i cili paguante per shkolla, trajnim etj etj. Shume Shqiptare e ko-optuan kete sistem ne dobi te rajonit te tyre.

      P.Sh: qellimi i shkolles te mesme Zosimea ne Janine (qe ishte ende nen juridiksionin osman) ishte te prodhonte grekomane. Nderkohe Shqiptare te te gjitha llojeve regjistroheshin pasi shkollat osmane ishin berrnut. Ironia eshte se kjo shkolle prodhoi nje pjese derrmuese te Rilindasve shqiptare.

      Pak a shume e njejta gje po ndodh edhe sot. Po ko-optohet situata prej Shqiptaresh per arsye materiale. Dmth vazhdon mendesia arkaike e shek 19.

      • “Pak a shume e njejta gje po ndodh edhe sot. Po ko-optohet situata prej Shqiptaresh per arsye materiale. Dmth vazhdon mendesia arkaike e shek 19.”

        Dmth sipas kesaj ideje austriake te”kulturoprotektoratit”
        perfundimi i “ekonomoprotektoratit”, do te jete qe shqiptaret mbasi te kene vjelur mire e mire parate e grekeve do te behen nacionaliste te thekur.

        • Thashe qe rasti I Zosimes ishte ironi. Sidoqofte kam pershtypjen se shqiptaret mbeten shqiptare se te atille I konsideron Boti sado te integrushem qe e mbajne veten. Keshtu qe ka plot vend per ironi te tjera me te hatashme se Zosima.

  7. Gazeta “Shekulli”, kishte botuar një reportazh në numrin e djeshëm që fliste mbi manipulimet në listat zgjedhore, konkretisht në rrethin e Tropojës.

    http://www.shekulli.com.al/2011/03/13/nje-udhetim-neper-tropoje-me-nje-liste-zgjedhore-ne-duar.html

    Mua kjo më del të jetë arsyeja kryesore e mos rregjistrimit të popullatës, në vite. Manipulimi i listave dhe zgjedhjeve. Për të përfituar pra në ditëshkurtësinë e tyre, kanë mohuar rregjistrimin për kaq vjet.

    Të mos rregjistrohet popullsia, nuk është zgjidhje. Është si të kërkosh të marrësh provimin, pa shkuar në mësim fare. Popullsia duhet rregjistruar me të dhëna të sakta, që për demokracinë të mos votojnë të vdekur.

    Mund të kërkohet të mos bëhet rregjistrimi në të tilla kushte dhe me ato të dhëna të kërkuara, por rregjistrimi duhet bërë. Madje për mendimin tim, sa më shumë të vonohet, aq më keq do të jetë.

    • Regjistri i zgjedhësve bazohet në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe s’ka lidhje me censuset qe shërbejnë vetëm për statistika.

  8. Regjistrimi nuk ka efekt ligjor por vetëm statistikor, megjithatë problemi është që këto statistika mund të përdoren për të cënuar shtetin shqiptar. Këtë e tha me gojën e tij konsulli grek në Korçë. Regjistrimi është mundësia e fundit për Vorio Epirin, tha zotëria ndërkohë që ju kërkonte vllehëve të deklaroheshin grekë.

    Përkatësia kombëtare nuk është çështje ndërgjegjie, por çështje ligjore. Unë mund të them gjithë ditën që jam i çmendur por këtë e vendos komisioni mjeko-ligjor dhe gjykata dhe jo lira ime për t’u vetëdeklaruar i çmendur se kështu ma thotë ndërgjegjia.

    Nuk hyn shumë në punë retorika me liri dhe tabu. Ka disa rregulla që respektohen në mënyrë që të arrihet drejtimi dhe qeverisja e komunitetit.

    Edhe nëse nesër shkoj tek zyrat e emigracionit në Amerikë, Gjermani apo Angli dhe ju them punonjësve aty se jam amerikan, gjerman a anglez, këta do të më thonë që ti ndjehu si të duash, por amerikan, gjerman e anglez nuk je. Je thjesht nje emigrant politik a ekonomik.

    As një afrikan nuk mund të thotë që background-i im etnik është europian, ose e kundërta.

    Vendet perëndimore i bëjne këto censuse që perfshijnë edhe deklarimin etnik apo kombëtar dhe janë një nevojë për qeverinë që të planifikojë politikat, investimet etj. por janë vende që nuk cënohen nga fqinjët e tyre.

    Regjistrimi me bazë vetëdeklarimin është çështje e sigurisë kombëtare.

    Nëse kjo i kalon caqet e nje zgjedhje apo problemi individual por kthehet në një kazus politik dhe të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, këtu po flasim për Shtetin dhe Sigurinë Kombëtare.

    • Pikerisht sepse regjistrimi (censusi) i popullsise i kerkuar nga BE-ja nuk eshte ligjor, por statistikor, i krijohet mundesia individit te vetdeklarohet per disa pyetje qe eshte e veshtire, biles e pamundur te gjenden ndryshe. Ah, nese per momentin mendohet se nje perqindje e caktuar e popullsise, relativisht e larte, mund te genjeje ne vetdeklarimet per kombesine apo dhe per fene, atehere censusi mund edhe te shtyhet ne kohe, por ai eshte i detyrueshem per tu bere sipas te gjitha kerkesave/pyetjeve; gjithmone nese duam te pranohemi anetar te BE-se. Une do te kisha nje sygjerim qe ne pyetesorin e hartuar te kishte edhe nje mundesi per te deklaruar nese je vlleh apo jo; keshtu shmanget edhe deshira e konsullit grek qe vllehet te deklarohen me kombesi greke. Jo, po ishe vllah, dmth nuk je as me kombesi shqipetare e as me kombesi greke.

      • Regjistrimi do behet ne kohen me te pershtatshme, por nuk e di nese eshte kerkese e BE qe ky census te permbaje edhe deklarimin e etnise dhe fese. Formulari me pyetjet e opsionet qe permban eshte ceshtje e shtetit perkates. Ka shtete qe e bejne ka te tjera qe nuk e bejne (me pyetjet per etnine dhe fene) Nderkaq, ky formular te jep te drejten te deklarohesh edhe vllah, rom a italian; ne pyetjen per kombesine qe i perket, nuk eshte e kufizuar pergjigjia vetem ne shqiptar ose grek.

        Personalisht mendoj qe duhet nje regjistrim i popullsise edhe me pyetjet per kombesi e fe por ne nje moment tjeter dhe pasi te kete nje sensibilizm te forte te popullates se kemi te bejme me dicka serioze. Ne kete kontekst eshte per t’u falenderuar K. Spahiu, Sh. Idrizi, patriotet e rinje etj. sepse ka njerez qe e marrin me shaka kete pune dhe mund te shenojne lloj-lloj kombesish e besimesh fetare. Jo per tendence apo se jane te shitur por ngaqe mungon serioziteti (une p.sh. mund t’i ftoj njerezit ne FB te deklarohen amerikane).

        Gjithashtu nuk mohojme dot se Greqia eshte nje fqinj problematik. Shqip, ka pretendime territoriale ndaj Shqiperise. Ka me mijera shqiptare qe jane qytetare italiane, angleze, amerikane etj. por asnjeri nga keto shtete nuk ju kerkon ketyre te nderrojne kombesine. Pse Greqia e ben kete me shqiptaret apo vllehet? Mund t’i jape kujt te doje shtetesine e saj, por nuk ka pse ju kerkon nderrim kombesie.

        Dy fjale per perkatesine kombetare:

        Kombi eshte nje komunitet njerezish i bere bashke nga shume elemente, ku futet etnia, origjina, historia, zakonet, dhe mbi te gjitha gjuha.

        Nuk eshte nje turme e rastesishme qe nuk i lidh asgje.

        Me arbereshet ndajme te njejten origjine dhe gjuhe, a i perkasin kombit shqiptar? Pyetje per diskutim, megjithese une e kam nje pergjigje ne koke.

        Kur Rousseau foli per Kontraten Sociale, per Vullnetin e Pergjithshem, per Sovranin qe ishin njerezit, doli nje problem se si duhej ruajtur solidariteti social ne nje kohe qe nuk do te ekzistone e Drejta Divine e monarkut per te qeverisur, atehere u permend nga Rousseau “Civil Religion”.

        Nuk ka rendesi nese flamuri i Skenderbeut ka lidhje me Bizantin apo qe himni eshte bere nga te huaj, e rendesishme eshte qe keto simbole krijojne ate solidaritetin qe duhet. Kete e ben cdo shtet.

        Pra shteti e ka per detyre te kujdeset per keto gjera dhe te jete sycele kur ca mendja te mykura ne Greqi ju bien daulleve te vorio epirit e budallalleqeve te tjera.

  9. RM, nuk ke pse entuziazmohesh se perse une paskam shfletuar Trudgill-in. Se pari, sepse jam i bindur qe shume shqiptare e kane lexuar e pse jo studiuar ate; se dyti sepse entuziazmi yt duket sikur flet permes nje vetvleresimi, i cili manifestohet edhe si habi qe edhe indigjenet e blogjeve ditkan keto gjera. Mua ne fakt me konvenon se nga tradhetar marr pasaporte tjeter dhe keshtu sikur edhe pastrohem pak.
    Aq me teper kur ky autor eshte perkthyer ne shqip qe ne vitin ’90 nga studiuesi kosovar-Vesel Nuhiu ne “Ndikime Ndergjuhesore”- e cila gjendet nga pak edhe ne Tirane.

    Vazhdon Trudgill sipas Nuhiut dhe me recense te Rexhep Ismajlit- … Gjuha mbetet i vetmi element dallues i arberesheve me greket….
    Pra sado se ajo mohoet dhe braktiset serish gjuha mbetet i vetmi element perkufizues i nje identiteti ne bjerrje te plote.
    Tani imagjinohet lehte se cfare mund te dalloje neser femijen e nje emigranti shqiptar, te lindur ne Greqi dhe qe nuk di asnje fjale shqip. Ne mund te bejme gjyqin ketu, te flasim ne emer te historise, por ja qe fakt eshte se identiteti ruhet me mire dhe krijon hapesira te reja per veten, vendos horizonte te qarta permes kultures e me sa duket ne rastin shqiptar edhe kur promovuesit e tij krijojne strehe sociale per njerezit.
    Une mendoj se konvertimi i shqiptareve ne greke, se fundmi, duhet te na jape nje shembull ilustrues, nje hapesire qe krijohet permes faktesh, per te rindertuar arsyet edhe te konvertimit fetar te dikurshem. Te pakten t’i krijojme mundesine vetes qe te pranojme edhe disa elemente simptomatike per te rivlereuar me mire veten.
    Per me teper qe per paradoks, ne qe si popull e kerkojme me force identitetin dhe faktin burimor te tij qe eshte etnia, si argument dominues ne perkufizimin e identitetit ne teresi, po vihemi perballe faktit kokeforte se Etnia nuk inkastrohet me Identitetin. Te kjo optike dhe te ky ankth i ngulitur qe prej gati 200 vjetesh buron edhe dyshimi permanent per cdo minoritet, i cili ka mbetur si konflikt ne miniature pse ne pergjithesi ndergjegja jone nuk e kalon kufirin e fshatit dhe per pasoje e limiton zenken me tjetrin vetem per origjina heronjsh qe na ledhatojne pak sedren e vrare nga rraskapitja e perjetshme.
    Ketu ka interes historik fakti se aktualiteti politik shqiptar sot ofron pamje regresi edhe ne raport me 1912- keshtu asokohe popullsite e Pindit, kryesisht vllehe kerkuan bashkimin me Shqiperine, nje vullnet qe as mund te mendohet se do te ekzistoje per nje kohe te gjate.
    I pare ne kontekstin politik, problemi i identitetit mendoj se duhet pare mire si nje problem Shqiptar se pari e mandej si pjese e maredhenieve shqiptaro-greke. Parashtrimi ka rendesi ne kete rast. Keshtu perpara se dikush te pyese se perse Greqia kerkon regjistrimin mbi baze vetedeklarimi, eshte mire te pyesim se cfare beme ne per te ndalur kete rrjedhje, ndryshim kombesie, te cilin e kemi miratuar ne heshtje dhe te kerkojme edhe pergjegjesine e shtetit, i cili do te duhet te zbatonte ligjet. Cfare e shkaktoi kete arratisje qe ne ditet e para te vetat perbente edhe nje tipar krenarie per shumekend? Te mos harrojme qe emigrantet jane konsideruar si forca me aktive e shoqerise, me energjike, perderisa rrezikuan aq sa iken. Kjo eshte shume domethenese.

    Per ilustrim mjafton te kujtojme se ne Polican te Skraparit qeveris PBDNJ, ne emer te nje fushate qe nisi dhe mbaroi me premitimin per vizat. (Ne fakt nisur nga nje profili i Ilir Metes, skrapallinjte edhe mund te quhen minoritet)

    Lexova dike qe shkruante se regjistrimi perben kercenim per shtetin. Ku eshte shteti-pyes une njehere? Ku?

    Ne nje koment te dikurshem ne shkrimin e z. Autor “Hartat e Mosbesimit”, pata shkruar se Traktati i Miqesise mes Shqiperise dhe Greqise i nenshkruar ne 21 mars 1996 ka anekse te papublikuara. I qendroj kesaj ideje dhe duhet pare me vemendje se ne teresi zhvillimi e solli qe disa ceshtje delikate u materializuan nen qeverisjen e ketij tani. Ashtu edhe regjistrimi, me te cilin po luhet shume keq-nje parti ambulante si ajo e cameve perdor me force retorike nacionaliste se fundmi, se bashku me z. Spahiu, por nuk kane problem nese jane ne koalicion me parti te minoritetit grek qe brenda te njejtes qeverie kerkojne gjera krejt te ndryshme. Te marrim pra edhe vota patriotesh, edhe vota minoritaresh. Regjistrimi eshte nje koncesion i cili une mendoj se do te sjelle per llogari te disave nje permbysje elektorale dhe asgje me teper. Ku do te strehoet mandej nacionalizmi i shqetesuar shqiptar? Te e vetmja force qe e artikulon ate dhe tek i vetmi politikan qe shitet si nacionalist dhe ka etiketen e antigrekut. Teksa shitet cdo gje, riprodhimi ne pushtet behet me kredon e mbrojtjes se cdo pellembe toke nga atdheu yne.
    Prandaj ata qe nderruan kombesine per hallin e tyre e qe sot nuk po kerkojne te regjistrohen nuk mund te gjykohen moralisht. Aq me teper nga Tirana qe mban pergjegjesine kryesore ne raport me qytetaret e vet dhe eshte hallka e fajit ne kete turbullire kaq te madhe.

    Dhe per te gjithe ata qe ulerasin per patriotizem se fundmi qeveria e ketij zhgorres qe nuk lejon as kalimin e makinave te shtepia ku rri vete, ka vene ne qarkullim targat e reja, si simbol i te cilave eshte Shqiponja dykrenore, por me ngjyre Blu. Drejtorine pergjegjese e kane nen kontroll cemerit dhe partia e tyre.

    Simbolet kombetare mbrohen dhe percakohen ne Kushtetute. Linkun po e jap natyrisht duke ditur qe ai miku im po zgerdhihet tani; http://www.smarkos.blogspot.com/.

    Mua me kujton pak flamurin e Vorio Epirit.

    • Theollogos, entuziazmi im po peson te krisuren e pare prej pergjigjes suaj. Nje nga porosite qe i jepen studenteve te literatures eshte t’i largohen subjektivitetit kur interpretojne tekstin: Qendroni brenda tekstit e shikoni vetem per ate qe quhet kuptim(in) leksikor(lexical meaning). Lutem mos nxirr konkluzione te gabuara rreth paramendimeve emocionale te mija, etj.

      Na solle Trudgillin e sapo sugjerove qe ndoshta shume shqiptare jane ne dijeni dhe mund ta kene lexuar.

      Te them une qe, Peter Trudgillit nuk i eshte dhene publiciteti qe duhet, dhe jo shume shqiptareve i ka rene ne dore nje studimi i tij. Kjo ka nje arsye fare te thjeshte: Ai zbulon per te gjithe mekanizmin e kooptimit, asimilimit, politikave qe nxisin inferioritetin e nje etnije, te dhunimit kulturor te saj ne zemer te nje shteti tjeter. Dikujt nuk i ka interesuar berja shume publike e nje studimi te tille. Apo eshte thjesht teoria ime konspirative?

      Une u entuziazmova se mendova se do t’i beje nje analize studimit te Trudgillit.

      Do te ishe me vend qe te na sillje ato aspekte se si Trudgilli na e bene te qarte se perse arvanitasit e Greqise ndjehen deri diku inferiore, nese nuk nxitojne te pohojne me ndrojtje, te tromaksur, me nje ndjenje faji, dyjezimit e tyre te madh. A nuk e quan ai me dorashkat e linguistit situate “disi paradoksale”?

      Te lutem vetem thjesht interpreto kuptimin leksikor kur ai flet per gjuhen dhe etnine e arvanitasve dhe perse ata nuk jane shqiptare. Tridgilli vazhdon te mbetet “nje sekret i madh” ne driten e diellit, megjithese eshte i publikuar ne anglisht apo shqip sic informoni edhe ju vete.

      Sa here e ke degjuar te permendet publikisht ne shtypin shqiptar e te jete informuar publiku rreth studimeve te tij rreth arvanitasve?

      Pjesa tjeter e diskutimit tuaj qe i bashkangjitet hapjes me Trudgillin nuk eshte organike me ate pyetjen tende qe nisi diku gjithe kete dikutim: “A jane arvanitasit shqiptare?

      Situata qe sheh ne Shqiperi sot eshte rezultat i drejperdrejte i politikes “te fqinjesise se mire” qe bejne qarqet qeveritare greke kombinuar kjo, me presionin qe i behet qeverise shqiptare po nga keto qarqe. Eshte histori e vjeter.

      • Po mire, zbardhe ti kete te vertete te madhe te Trudgillit-perktheje qe te hapin syte te gjithe. Une them qe punimi qe kam une eshte perkthyer qe ne vitin 1990 nga shtepia botuese Rilindja ne Prishtine i perfshire ne nje punim te plote qe trajton dukuri te ngjashme.

        Tani sa per ate punen e inferioritetit te arvanitasve, une mendoj se inferioriteti i tyre ne kushtet e sonduara ne terren buron nga raporti shume i serte ndersocial mes nje shoqerie ne urbanizim dhe nje komuniteti rural qe vuan per me teper penalizimin qe sjellnga te qenit ndryshe ne integrimin ne kete shoqeri. I kemi edhe ne ne Shqiperi keto pamje-ku te ardhurit nga Veriu u cilecuan si cecene per nje kohe te gjate, nje zhargon etiketues qe ka pervijuar ndarje te brendshme sociale.

        Inferioriteti ndaj tjetrit zoteri nuk ka sesi te buroje nga frika vetem, apo nga represioni shteteror, aq me teper kur historine e arvanitasve e sillni si nje histori lavdie.
        Por per te kuptuar me mire mentalitetin qe perfshin njeriun kur shikon ta zeme se nje malok nga Vicidoli zapton vendin dhe predikon edhe qytetrimin-apo kur nje arvanitas sheh se ka perfunduar i fundit ne radhe dhe se asgje nuk ka mbetur nga krenaria e tij po sjell nje kenge qe kendohet ne Greqi nga Jorgo Margariti. Kur shoh kete une, me duket sikur jam ne Pilur.

        Dy vargje;

        Kapetanie arvaniti
        komandanti fukara

        Kenga me kane thene i kushtohet nje arvanitasi qe per te jetuar ne Athinen e pas-luftes zgjodhi si pune te transportonte njerez me karroce, njesoj si ne Kine. Cudia e te gjitheve ishte sesi mund t’i lejonte vetes nje arvanitas – fis luftetari te bente kete pune. Ja qe ndodh dhe ka ndodhur edhe me shqiptaret qe moren arratine si fillim nga vendi, tashme edhe nga identiteti i origjines, qe pas 20 vjetesh ka si mantel dallues kultura te ndryshme te sjelljes sociale qe burojne nga edukimi ne vende te ndryshme. Se mund te jesh ne mes te Tiranes dhe te mos dish akoma se cfare eshte shteti, te hedhesh plehrat nga ballkoni, sikunder mund te kalosh 20 vjet ne Napoli dhe te pesosh ndryshime te thella qofte edhe ne raportin tend me ushqimin.
        Sa here e kam degjuar une Trudgillin te permendet ne shtypin shqiptar? Asnjehere. Po ne revistat shkencore? Po ti le ty ti shfletosh. Megjithate Aristidh Kola eshte bere nje hajmali kunder grekeve per ata qe lexojne ate qe duan te degjojne.
        Duke rremuar ne lavdine e se shkuares me duket se po humbasin ato pika lidhese te identitetit qe ne i falim shume kollaj para te huajit te pare qe na del. Per pasoje te diskutosh identitetin mes shqiptaresh dhe me shqiptare, vetem ne planin historik, me se paku eshte nje keqkuptim qe kerkon te mendimi ndryshe armikun dhe me se shumti nje pozicion i ngurtesuar si gunge ne ledhin e nje patriotizmi qe nuk sugjeron asgje me teper sesa ulerime dhe krenari bosh.
        200 mije shqiptare thuhet se kane nderruar kombesine ne gjendjen civile te shtetit. Ti ke nje arsyetim per kete?

  10. “Thonë që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve.”

    Nuk e thone shume veta. Thuhet qe e ka thene njeri, Samuel Johnson, shume kohe me pare:

    Wikipidia:

    “On the evening of 7 April 1775, he made the famous statement, “Patriotism is the last refuge of the scoundrel. This line was not, as widely believed, about patriotism in general, but the false use of the term “patriotism” by John Stuart, 3rd Earl of Bute (the patriot-minister) and his supporters; Johnson opposed “self-professed Patriots” in general, but valued what he considered “true” patriotism.”

    Thenies se tij i mungon konteksi, e sigurisht cdo koment per domethenien e kujt i ishte drejtuar eshte vecse spekulim, hamendje. Eshte nje persiatje krejtesisht subjektive.

    Mendohet se Samuel Johnson perdori kete shprehje duke patur ne mendje Edmund Burke-n qe sot nderohet ne Britani si nje nga politikanet me te nderuar.

    Po sjell kete paragraf me poshte se eshte shume domethenes rreth gjykimit te Samuel Johnson-it:

    Burke is a topic of discussion following the “last refuge” remark, and about Burke, Johnson says, “Sir, I do not say that he is not honest; but we have no reason to conclude from his political conduct that he is honest.” And on another occasion, Johnson said of him, “In private life he is a very honest gentleman; but I will not allow him to be so in publick life. People may be honest, though they are doing wrong; that is between their Maker and them. But we, who are suffering by their pernicious conduct, are to destroy them. We are sure that [Burke] acts from interest. We know what his genuine principles were. They who allow their passions to confound the distinctions between right and wrong, are criminal. They may be convinced; but they have not come honestly by their conviction.”

    Ky informacion gjendet ne kete link:

    http://www.samueljohnson.com/qotw02q2.html#0630

    • RM, të përmendësh S. Johnson-in si autor të asaj thënieje, në kontekstin e këtij blogu, është të fyesh inteligjencën dhe kulturën e diskutantëve.

      Është njëlloj si të specifikosh se Kina është vend i madh aziatik.

      Tani, atë vërtet ai zotëria e ka thënë, por ka pasur aq sukses, sa pas tij e kanë rimarrë plot të tjerë (vetëm Google më jep mbi 90,000 rezultate në anglishte, me Johnson-in si term të përjashtuar).

      Thënia ka pasur sukses, pavarësisht nga ç’ka pasur në mend Johnson-i kur e ka sajuar; kjo tregon se ka prekur një nerv, sikurse tregon se shumë maskarenj vërtet strehohen në patriotizëm.

      Mjaft të shohësh historinë e Shqipërisë gjatë këtij shekulli jetë…

      Megjithatë, unë do ta kufizoj përdorimin e saj vetëm me ata që e deklarojnë patriotizmin e tyre; sepse përndryshe nuk kam veç admirim për dikë që motivohet nga dashuria për atdheun, popullin, qytetin, komunitetin, fshatin e kështu me radhë.

      Ndërkohë, deklarimi i patriotizmit gjithnjë më ka stonuar, veçanërisht në debatet (ndryshe është puna gjatë ritualeve të flamurit, në tekstet e shkollës fillore dhe në momente të tjera solemne).

      • Ehh… mor xhaje, eshte edhe pjesa tjeter e medaljes, kur mijra “scoundrels” te llojit tjeter, perdorin shprehjen e Samuel Johnsonit per te denigruar “patriotet” e vertete si Burke, qe ishte edhe nje politikan i mencur.

        Megjithate nuk ma mirte mendja se Samuel Johnsoni eshte kaq i njohur ne blog. Nuk eshte ceshtje inteligjence(e nuk fyhet inteligjenca e kerkujt), eshte thjesht ceshtje te diturit, njohurie, info. Kur e citove ne shqip, une e translatova ne anglisht, se e kisha hasur diku.

        Une per vete nuk jam ndonje “patriot”, por nuk mbetem te stacioni i admirimit per aktet e patriotizmit, pavarsisht kombesise. Emocionalisht gllaberohem, me duket per kohen e perjetimit, se jam pjese e skenarit patriot.

        U bera boze me gjithe keto replika, me duhet te mbyll pjesen e siparit tim “ne teatrin e puppets” per ca dite.

        • E para punes, Boswell nuk eshte i qarte ne eshte direkte lidhja mes “strehes se fundit” dhe Burke. Johnson ka thene shume gjera ne lidhje me Burke, e ka vene ne loje, e ka keqkuptuar, e ka pas pare si tip jashtezakonisht te bezdisshem, ka pasur perplasje direkte, por dy gjera jane te sigurta: Johnson ka qene aq i afte sa te dalloje kriminelin nga maskarai, krimi i pasionit mbetet krim pasioni dhe rezultat i nje pandershmerie bindjesh qe gjithsesi nuk perben maskarallek; dhe ka pasur aq respekt per te sa ta konsideroje kriminel, e jo maskara.

          Dhe e dyta e punes, mos do te thuash se Basha, apo na mo, gaforja qe me forcen e tij argumentative deklaroi se patriotizmi e drejtesia s’kane lidhje, na qenkan “patriote” te vertete si Burke? Mos na gudulis kaq embel qe ne mengjes, he me qafsh.

  11. Nuk mbahet njeri me zor ne kete bote, them une. Rruga e mbare vellezer, ju prifte e mbara, kudo qe te shkoni, sic na ka prire ne te tjereve. Dhe mos e ktheni koken mbrapa, do te jene si gjithmone duke iu hakerryer te vetmeve njerez qe e kane dashur vertet ate grumbull rrenojash, materiale dhe morale. Tradicionalisht. Tradite e gjate, e konsoliduar. Shqiptare per neser por e nesermja nuk vjen kurre.

    Vazhdon J., megjithese jemi cope cope nga perleshjet e fundit. Por jemi ne duar te sigurta ketu, ne kete blog. Duar mesonjesish…pra durim…

    • Kurse une them se ikja e Gafores eshte humbje per blogun, humbje qe nuk mund te zevendesohet nga clirimi prej sikletit qe i vente disa prej kontributoreve te ketij blogu. Uhhh, cfare lirimi…!

      Forca argumentuese e tij eshte nje lloj buldozeri qe hidhte pertej argumentat prej lodre te disave.

      Me kujtohet nje liberth i vogel i Rome Rolanit per Bethovenin: Mizat nuk mund ta ndalin hovin e nje hamshori.

      Ai vet nuk humb asgje…

      ps. 2xha, une nuk kam kontakt personal me Gaforen. Keshtu qe jam ne hava ne lidhje me mesazhin e tij.

      • Read Me, a mund te me thuash, ne dac me citim, ne dac me fjalet e tua, argumentin e gafores mbi anti-shqiptarine e Arber Zaimit dhe te Mustafa Nanos, si dhe se ku tamam qendron forca e ketij argumenti nese ne fakt ekziston si argument? Vetem po pati mundesi, mos i bej bisht kesaj pyetje si c’i beri edhe vet gaforja. O fol e mbaje, thone, o dhit e haje, por me qe besoj se me lart ke folur, e ke thene se “forca argumentuese e tij hedh poshte argumentat prej lodre,” pres qe edhe ta mbash.

  12. “Jemi të gjithë shqiptarë” – më tha ai burri që kishte deklaruar kombësi greke, duke u hequr si vllah, madje dhe me origjinë turke nga gjyshja. Kështu u shfajësua për tu ulur krah meje, megjithëse bileta që kishte prerë, nuk tregonte atë vend.

    Ky është çelësi i shpjegimit të iluzioneve, për mua. Iluzionet dhe stereotipizmat për shqiptarët, grekët, arvanitasit dhe çdo kombësi apo komunitet tjetër këtej pari, kur na bie rasti të përballemi apo t’i përflasim.

    “jemi të gjithë shqiptarë”, i bie të jetë iluzioni më i madh. Sepse jemi të përfshirë në të.

    Realiteti është që mund të jemi të gjithë shqiptarë, por disa janë ndryshe nga të tjerët. Psh edhe unë jam shqiptar, edhe RM është shqiptar, edhe gaforja është shqiptar, por Shqipëria ime, është krejt e ndryshme nga ajo e këtyre.

    Unë jam shqiptar si Luliani, Evdotea etj, spo përmend emra të tjerë. Po nuk jam shqiptar si RM apo gaforja. As mund të jem ndonjëherë.

    Tani jam kurioz të di, kur flisni për arvanitasit, që tu zgjohet shqiptaria, si i prisni “të vijnë” (siç themi erdhi brumi, dmth u ngjiz)? Çfarë shqiptarie do absorbojnë? Çfarë shqiptarie do përtypin?

    Marrim ngjarjet e fundit politike në Shqipëri. Ka një dyzim dhe një hendek shumë të thellë, një hon të madh, një humnerë të pakapërcyeshme midis kryesisht dy mendimeve që mbizotërojnë. Konkretisht, për gaforen dhe RM, 21 Janari, ishte një puç ndaj qeverisë dhe shtetit. Për mua, ishin katër vrasje kriminale nga dora e një bande që ka uzurpuar shtetin. Është hendek shumë i thellë ky. Ky është aq i thellë, sa duke parë dhe argumentat mbështetëse në ndihmë të qeverisë së sotme, mund të sjellë çarje dhe ndarje në atë që e quajmë sot Shqipëri dhe shqiptari’.

    Sepse mor zotërinj të nderuar, unë sua kam borxh të ngelem peng dhe të lë të ardhmen time peng, në dorë të një klase politike të degjeneruar. Vetëm sepse juve nuk u ka dalë inati prej komunizmit. Dhe në mënyrë të nën-ndërgjegjshme, ushqeni represionin, revanshizmin dhe marrjen hak.

    Dritëroi nuk e thoshte kot që është racizëm ky.

  13. Ne kesi temash behet perhere rremuje e madhe, jo kombesi, jo etni, shtetesi, nationality, citizenship, arvanite,greke e dreqi me te birin.

    Te gjithe te pranishmit e dine fare mire se ka nje kombesi shqiptare dhe nje shtetesi shqiptare. Kombesia ka kuptimin e perkatesise etnike, dmth etnicitetit, shtetesia te perkatesise shteterore.
    Nje minoritar grek ka etnicitet grek dhe shtetesi shqiptare, nje arvanit ka etnicitet shqiptar dhe shtetesi greke.
    Nese Aristidh Kola do te ish shtetas i Shqiperise do isha shume kurioz te degjoja ndonje tip se si do i mohonte perkatesine etnike shqiptare… le te guxoje.

    Arvanite e arberesh jane etnikisht shqiptare, sikunder jane shqiptaret e Zares(para 300 vjetesh) mergimtaret e para 150 vjeteve apo keta te sotmit, sikunder ish edhe Noli familja e te cilit ish larguar prej 200 vjetesh.

    Po edhe J. sado Jorgo te behet prape etnikisht shqiptar mbetet, edhe theollogos sado Bollano te behet prape etnikisht shqiptar mbetet. Askush nuk i shpeton dot etnicitetit te vet me llafe, deshira, dokumente, biles edhe vete Papa i Romes apo Patriarku i Kostandinopojes te deklarojne se Zoti e mendon ndryshe.

    Etnicitetit i shpetohet vetem me injorancen gjenealogjike.
    Injoranca gjenealogjike eshte praktikuar e praktikohet nga prinderit e ndodh qe per 3-4 breza etniciteti te ndryshohet.
    Pra harresa e qellimshme eshte i vetmi mjet qe ndryshon etnicitetin, ose mund te thuhet vetemashtrimi e/o mashtrimi i femijeve.

    Pra ndryshimi i etnicitetit eshte ne vetvete nje akt moralisht i keq, sepse bazohet tek mashtrimi e genjeshtra.
    Perkunder ruajtja e etnicitetit eshte thjesht ruajtja e se vertetes, nese mund te quhet i virtytshem ai qe thote te verteten, atehere po, ruajtja e etnicitetit eshte akt i virtytshem.

    Perkunder shtetesia eshte muhabet teresisht relativ, shqiptaret e kosoves, ishin turq deri ne 1912, pastaj serbe, pastaj jugosllave, pastaj gjermane, pastaj prape jugosllave, tani jane ‘kosovare’ neser mund te jene ‘shqiptare’.
    Cfare u ngelet si bosht atyre pergjate qindvjeçarit te fundit eshte etniciteti shqiptar, shtetesia e tyre eshte muhabet ushtrie.

    Identiteti ka dy boshte, fetar e kombetar/etnik, gjithe njerezimi eshte strukturuar sot sipas ketyre 2 identiteve, gjithçka tjeter eshte muhabet ushtrie dhe shek 21 sipas parashikimeve me realiste eshte shekulli i ketyre identiteteve, por edhe me tej, po njesoj do te jete, per faktin e thjeshte se identitetet fetare dhe etnike nuk mund te konkurrohen realisht nga asnjelloj identiteti tjeter.

    • Hyllin, ti gjithnjë pozicionohesh historikisht ose në diakroni, edhe pse pikëpamjet e tua janë shpesh anti-historike, ose statike.

      Ti thua se “arvanitë e arbëresh janë etnikisht shqiptarë”; po si mund të jenë këta etnikisht shqiptarë, në një kohë që janë larguar madje shkëputur nga trungu para se të formohej identiteti shqiptar?

      Ti e merr identitetin si të dhënë, ose si esencë; ky koncept mund të jetë gjithçka, përveçse racional.

      Tani, historia tregon se identiteti shqiptar është produkt i një procesi historik që zë fill me përfshirjen e arbërve në Perandorinë Osmane dhe kurorëzohet me shkëputjen e tyre prej kësaj perandorie.

      Ky proces lidhet, ndër të tjera, me lëvizje popullsie, shkatërrim dhe rithemelim qytetesh, konvertime fetare.

      Arbëreshët e Italisë dhe arbërorët e Greqisë nuk kanë marrë pjesë në proces, përveçse tërthorazi, nëpërmjet iluzioneve të elitave të tyre kulturore; përkundrazi, si masë kanë ndjekur trajektoret historike të shoqërive rrethuese.

      Kujtesa e tyre për prejardhjen, në atë masë që ka ekzistuar, ka qenë rregullisht e natyrës mitike.

      Unë do të thoja se arbërorë e arbëreshë janë etnikisht arbërorë e arbëreshë; afërsia e tyre me shqiptarët nuk mjafton, për t’i identifikuar me ta; as është identiteti shqiptar aq gjithëpërfshirës, sa t’i pranojë.

      • Xha Xha, arvanitet e arbereshet jane etnikisht shqiptare per arsyen themelore se jane gjenetikisht dhe antropologjikisht Shqiptare. Keto dy grupe Shqiptaresh ndaj vecori gjenetike dhe fizike me Shqiptaret qe s’e kan humbur identitetin e tyre kombetar sot e kesaj dite, qofshin keta ne ballkan apo gjetke.

    • Po edhe Pangalos arvanitas eshte, po ca nacionaliste si Baleta e shajne per shovinizem. Nuk e di ti se cfare thua?
      Ne fjali ke disa kontradikta logjike qe te ngaterrojne ty; kur thua qe “Etnicitetit i shpetohet vetem me injorancen gjenealogjike”, atehere se pari e zhvendos vleren e faktit biologjik dhe rracor ne nje plan ndergjegjeje. Mos thua qe jo. D.m.th une e di shume mire qe jam shqiptar, madje nisur nga etnia ime si i tille, jam i burgosur perjete te jem keshtu, por nese ajo qe ti e quan injoranca gjenealogjike me vjen ne ndihme si akt vullneti per te lene dicka se ciles nuk i ndahem dot, atehere sapo ke pranuar qe kombesia pra mund te lihet dhe te kthehet edhe ne nje akt ndergjegjeje. Perndryshe, konceptimi nje etnie se ciles nuk i shpeton dot do te duhet te ishte stacion nistor dhe perfundimtar i identitetit qe si i ketille mendoj se eshte edhe teresisht antihistorik. Me shpjego ti mua kush eshte Shqiptar i kulluar paraprakisht qe mandej te te pranoj kete ide tenden?
      Sepse shqiptar i kulluar zakonisht mund te quhet edhe Marubi qe na beri nder te madh, por ai ka origjine italiane. Sikunder shume te tjere, qe po te rremojme ne origjine-meqe etnise nuk i shpetojme dot- do te gjejme shkartisje rruges me shume rraca te tjera. Per kete arsye mendoj une- ne stadin extra-Bollano- te qenit shqiptar nuk eshte nje e dhene apriori qe certifkon marredhenie geni me Gjinin qe i hodhi krahun Skenderbeut, por eshte edhe nje ferment historik i aktualizuar me keto tipare qe shohim sot ne nje rrethane dhe ne kushte te caktuara.
      Origjina Etnike ka vlere ne perkufizim identiteti sa kohe qe eshte strehuar si informacion ne ndergjegje, ose nese je pjese e komunitetit me te njejten prejardhje qe te kushtezon kultivimin e te njejtit identiet. Perndryshe ne do te vazhdojme te mburremi me Perandoret Ilire te Romes, apo me Papet qe i dhame dynjase, ose edhe me pashallaret kur te rikthehet moda, pa kuptuar se vete ketu brenda mbetem katund me balte dhe endacake ne nje vend qe nga natyra i ka te gjitha.

      Po te pyes edhe njehere; 200 mije shqipate qe kane nderruar kombesine pse e kane bere kete? Cfare vlere ka t’u kujtosh atyre origjinen, kur ata fatin e tyre e kane percaktuar se ku e kane te lidhur?

      PS: Kam frike se blogu mund te vije nje dite te behet si Shkolla Teknike “Harry Fultz” ne biografi.

      U lind ne …, mbaroi studime per… komentues i rregullt i xhaxhai.wordpress…replikues i ethshem me nacionaliste te njohur si Hyllin, RM etj.

        • Kjo eshte nje thenie komike Safir Arnaut. Pikerisht sepse une, pyetjes pse ke marre edhe kombesi tjeter (s’e kam kembyer), do t’i isha pergjigjur: per te ushtruar diku ku me jepet mundesia qytetarine. Gjerat jane nganjehere shume me te thjeshta se c’duken ; sepse ne Shqiperi sot nuk mund te ushtrosh vecse katundarllekun fisnor, doemos qe qytetaria e nje vendi tjeter te terheq.

          • pyetjes pse ke marre edhe kombesi tjeter (s’e kam kembyer), do t’i isha pergjigjur: per te ushtruar diku ku me jepet mundesia qytetarine

            Atehere ju ju paskemi si ujin e paket:)

            Ne pergjithesi hordhite qe dolen prej qerthullit te Shqiperise dolen prej andej ne keto menyra si me poshte:

            1. i hypen kembeve: keta s’kishin ku te shkonin tjeter pervec se ne Greqi. Pergjithesisht katundare, pothuaj barbare, qe eshtu si pararendesit e tyre qe i hypen kembeve para 700 vjetesh e u ngulen ne More, jane aq te trashe sa paguajn dyfishin e taksave qe paguajn vendasit pa bere ze (gjate kohes te Skenderbeut, Arberoret verdalle Nauplion-it Venedikas, i paguanin 10% Stambollit, e 10% Serenissimas si shum te zgjut qe ishin..te pakten deri sa ngriten krye)

            2. I hypen anijes: keta jane dic me te fisem. Vajten ne Itali dhe per ta s’eshte problem fare nderrimi i qytetarise

            3. i hypen avionit: ketu kategorizoj veten time.
            Gjindje komplet cilesi tjeter (me perjashtim te njerit qe pashe ne avion para ca vitesh:). Levrijne te PTF apo PPU, kane nje fare arsimi qe u lejon te merren vesh me kolonistat e Amerikes te Veriut, apo elitistat e BE-ut.

            Per hir te transparences ne rastin im: packa se Konfederata Sovjetike e Kanukistanit ku jetoj me ka bere me kombesi kanadeze ne pasaporten qe me dhane, mu’a s’me prishet shume gjiza se te behesh kanadez nuk ka kosto fare. Po ata derezinj qe paguanin dyfish taksa ne Greqi, u del me mire hesapi te nderrojne qytetarine se nuk ju mban me kurrizi.

            Supozimi juaj se qytetaria nderrohet per ‘ushtruar qytetarine’ pergjithesisht nuk qendron.

          • Po kete thuaj o zoteri qe per pune leku, nje shqelm kromozonit Y dhe hopa kalo gardhin. Madje tani po pyes; cfare ben ky kromozomi Y, sa pergjigjet ky per kete sjellje?

            Ne rastin tend-pa keqdashje-tranzicioni ka qene me i lehte.

            Qafir Arnaut-Safir Arnaut. Une natyrshem me vjen ne mendje Zefiri i cmuar. Edhe pse meqe ke nderruar pasaporte mundet edhe te jete Safi Arnaut.

          • Dihet qe “leku” eshte province e katnarit(Jo vetem si shqiptar por si arketip). Un psh nuk e prek parane thate me dore nga frika se mos vulgarizohem.

          • Edhe pse meqe ke nderruar pasaporte mundet edhe te jete Safi Arnaut

            E the vete Kajfas:)

          • Kjo është pjesërisht e vërtetë. Siç është e vërtetë ama, që shumica emigruan në kohë të tronditjeve të forta sociale. Fillim vitet 90′, viti 97′.
            Ikën dhe hodhën një gur mbrapa. Kush e ka tagrin t’i kritikojë për këtë?

            Shteti i përfaqësuar prej të njëjtit njeri që u bë shkak për 97′ jo psh. S’ka tagër.
            Që me të shkelur në Greqi, përmirësimi i jetës personale ekonomike dhe sociale, ishte rrugë e vetme zhvillimi.

            Duhet pranuar fati siç vjen dhe kaq. Unë kam rënë në paqe. Kështu është, e ndryshe nuk bëhet.

    • Po me identitetin fetar cke qe ngaterrohesh e ma ve bosht. Eshte po aq i dobet sa edhe shtetesia. Lind katolik e behesh protestant, lind fetar e behesh ateist. Feja eshte bashkesi besimesh krejt individuale, aq sa dje u shpall kulti i shkencizmit, e sot eshte fe. Nese kombesia, etnia nuk eshte thjesht e lindur, si pretendon ti, por shkon me 70 breza thelle, feja jo vetem qe nuk shkon aq breza thelle, por as e lindur nuk eshte. Po edhe kombesia ka problemet e veta, e kjo skema jote e thjeshte, nuk i merr parasysh, presupozon se etnite nuk perzjehen. Imagjino nje njeri qe ne kater gjysher, secilin e ke te nje etnie te ndryshme, nje shqiptar, nje maqedons, nje vllah e nje grek. Ca eshte ky? Cilin bosht do zgjedhi mes kater boshteve? Apo duhet shpikur ndonje etni e re per te? Ta quajme “bastard?”

  14. Po mendoja se kjo beteja mbi kombësinë i ka të gjitha shanset të kthehet, në s’është kthyer, në një betejë mesjetare – në aspketin e ngritjes së flamujve. Nëse kemi dy palë të mëdha që ngrenë, njëra flamurin po~ e tjetra flamurin jo~, kemi brenda tyre përbërës që, njëlloj si kalorësit motit, valëvitin dhe flamujt e tyre. Larushia e ngjyrave vështirëson të shohësh ç’ndodh në detaje, por piktura e madhe nuk mund ti shpëtojë shikimit. Beteja zhvillohet mbi të korrat e tjetërkujt. Por zakonisht shikuesin e tërheq pamja në detajet e shpatës dhe fytyrës së trimit se sa tek kallinjtë që shkelin patkonjtë e kalit.
    Në fund të komentit keni pikat e neneve të Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 PËR GJENDJEN CIVILE, që veprojnë mbi kombësinë. Shpresoj të mos kem harruar asnjë, ashtu si lutem ti kuptoj siç i kanë menduar ligjvënësit.
    Duke folur lirisht do të thesha:
    Kombësia është një nga përbërësit e gjendjes civile. Fëmija në lindje merr kombësinë e prindërve, kjo del të jetë përbërëse e prezumuar; kur prindërit kanë kombësi të ndryshme vendoset me marrëveshje njëra prej kombësive, pa marrëveshje vendoset e të atit, fëmija madhor vendos për kombësinë me vullnetin e tij.
    Kombësia mund të hiqet, shuhet, të ndryshojë, por, elementet përbërëse në dokumentet e shërbimit të gjendjes civile kanë përparësi ndaj të njëjtave elemente të çdo akti tjetër dhe janë të detyrueshme të respektohen. Kjo siguron vazhdimësinë, dhe pengon daljen prej saj.
    Kombësia nuk konsiderohet shprehimisht si përbërese e rrjedhur nga ngjarje natyrore, nënkuptohet e prezumuar siç, them se, e kam shpejguar më lart, nuk konsiderohet as si e rrjedhur nga aktet e organeve të tjera shtetërore, por mbetet të vërtetohet nga burime të tjera sipas ligjit.
    Përbërësit e gjendjes civile vërtetohen e dokumentohen në dokumentet bazë të gjendjes civile – që do të thotë se edhe kombësia vërtetohet dokumentarisht brenda gjendjes civile. Kombësia nuk certifikohet e mbahet si dokument bazë, por mund të shtohet te përbërësit në bazë të dokumentave të tjerë bazë.
    Që na çon tek dera e gjykatës. Siç e ka ligji dhe bën me dije DPGjC (Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile): Ndryshimi i kombësisë bëhet në rastet e përcaktuara në këtë ligj vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur, në çdo rast, si palë në proces shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë gabim material.
    Është vendimi i gjykatës ai që i hap rrugë si një korrigjimi çfarëdo, ashtu edhe plotësimit të një rubrike që nuk e ka përbërësin. Ligji thotë se korrigjimi apo plotësimi bëhet kur:
    a) përbërësi figuron në librat e akteve, në regjistrat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre ose të vendit (vendbanimit jo shtetit – CD) prej nga ka ardhur, me ndryshim të vendbanimit, për çdo shkak;
    b) i interesuari paraqet dokumentin bazë nga burimi përgjegjës, sipas ligjit;
    c) vërtetohet, në të gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate.
    E përsëri tek gjykata. Kjo në vend që të ishte peshorja, është bërë një gur në çështje, për turp të saj një gur që rëndoi andej e u hodh këtej, që gati po hedh edhe flamurin e saj për tu strukur nën flamurin e fitmitarit.
    Zgjidhjet gjenden në ligj, e ato kërkohen jashtë tij. Shpallet se ligji ka defekte që bien ndesh me Kushtetutën sipas ish-presidentit Moisiu sepse kushtetuta nuk përmban fjalën kombësi; dhe i papajtueshëm me kushtetutën sipas Kryetarit të Gjykatës së Sarandës A. Cela, që i kërkon Gj.K. shfuqizimin e saj sepse ”… ka vendosur detyrimin qe kombesia si perkatesi etnike e nje personi te evidentohet ne regjistrat e gjendjes civile… dhe cdo ligj qe merr persiper nje detyrim te tille eshte antikushtetues dhe duhet te deklarohet si i tille.”
    Kombësia në Ligjin për Gjendjen Civile nuk është dokument bazë, ligji nuk detyron shtetasit të plotësojë elementin përbërës të saj, atë , sic bën për ndryshimin e vendbanimit- paçka se nuk zbatohet. Askush nuk po i heq zvarrë njerëzit të ndryshojnë kombësinë, ky bëhet me dëshirën dhe vullnetin e tyre të plotë. Ndërkohë që ligji i lejon vetëm përgjegjësit të zyrës së Gjendjes Civile të plotësojë rubrikën kur përbërësi figuron në librat e akteve, në regjistrat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre ose të vendit prej nga ka ardhur. Rrugë e thjeshtë dhe e ndershme do të ishte ndjekja gjysh-stërgjyshi, pasimi i kombësisë nga ati tek biri, me veprime të mbështetura në dokumentet që trashëgon gjendja civile e SHTETIT SHQIPTAR apo sa ka lëshuar ajo ndërvite e që vërtetohen se janë origjinale. Nuk shoh as pse madhorëve që kanë marrë kombësinë e atit, e duan të nënës, tu mohohet kjo. Bile sofizmë a jo vlen të pyetet: ç’kombësi ka mamaja e një greku? Po e një shqiptari?
    Pa dashur të hyj më tutje. Në duhet një strumbullar, një trung, rreth të cilit të mbushim degët, ligji është i tillë, i plotë, me interpretim dhe zbatim të drejtë ai nuk lejon rrjedhje abuzive shqiptarësh. Është një ligj që lejon grekun të quhet grek, shqiptarin shqiptar, etj. Nuk mund ti kuptoj nacionalistët shqiptarë kur preferojnë të mbajnë me zor ata që s’duan të jenë më shqiptarë, por ama e kuptoj se një mbajtje e tillë është antikushtetuese.

    ———————————-

    Neni 2
    Përkufizime
    Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
    5. “Përbërës të prezumuar” janë përbërësit e gjendjes civile, të cilët vlerësohen të mirëqenë deri në çastin, që vërtetohet ndryshe.

    Neni 6
    Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve
    3. Elementet përbërëse në dokumentet e shërbimit të gjendjes civile kanë përparësi ndaj të njëjtave elemente të çdo akti tjetër, shtetëror ose privat dhe janë të detyrueshme të respektohen.

    Neni 8
    Veçoritë e disa përbërësve të gjendjes civile
    Lindja, gjinia, emri e mbiemri, raportet e atësisë, amësisë, kombësia dhe shtetësia njihen e mund të hiqen, të shuhen, të ndryshojnë ose t’u kalojnë të tjerëve vetëm në rastet e në mënyrën e përcaktuar shprehimisht në këtë ligj apo në çdo ligj tjetër të veçantë.

    Neni 12
    Përbërës që vërtetohen nga burime të tjera
    Përbërësit e tjerë vërtetohen sipas ligjit nga organet dhe institucionet shtetërore, subjektet juridike, shtetërore e private, ose drejtpërdrejt nga ligji i veçantë dhe marrin cilësinë e përbërësit, kur pasqyrohen në dokumentet e gjendjes civile.

    Neni 25
    Llojet dhe veçoritë e përgjithshme të dokumenteve
    1. Përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, të shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, vërtetohen e dokumentohen në dokumentet bazë të gjendjes civile.
    Këto dokumente hartohen nga shërbimi i gjendjes civile, në bazë të veprimeve të kryera nga nëpunësit e këtij shërbimi ose dokumentet bazë, të ardhura nga të tretët, sipas ligjit.
    2. Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile, janë:
    a) akti i lindjes;
    b) akti i martesës;
    c) akti i vdekjes;
    ç) regjistrat themeltarë;
    d) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
    dh) procesverbali/procesverbalet për ndryshim emri, mbiemri;
    e) procesverbali/procesverbalet për bashkim dhe veçim familjar.

    Neni 29
    Dokumentet e tjera bazë
    1. Dokumente të tjera janë aktet zyrtare, shtetërore ose joshtetërore, të cilat, sipas ligjit, vërtetojnë ose ndryshojnë faktet juridike, të vërtetuara me aktet e gjendjes civile. Përmbajtja e tyre, kur pasqyrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, shndërrohet në përbërës të gjendjes civile të shtetasit.
    Neni 30
    Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara
    1. Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara bëhen vetëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Neni 36
    Plotësimet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile
    Kur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile vërehen gabime materiale ose gjendet rubrikë, që nuk pasqyron përbërësin përkatës, përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile bën korrigjimin ose plotësimin, kur:
    a) përbërësi figuron në librat e akteve, në regjistrat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre ose të vendit prej nga ka ardhur, me ndryshim të vendbanimit, për çdo shkak;
    b) i interesuari paraqet dokumentin bazë nga burimi përgjegjës, sipas ligjit;
    c) vërtetohet, në të gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate.

    Neni 42
    Akti i lindjes
    Ai përmban:
    e)kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve;

    Neni 45
    Plotësimi i të dhënave të aktit të lindjes
    2. Kur në aktin e lindjes është caktuar emri i përkohshëm apo kombësia, mund të bëhet shënimi, në çdo kohë, kundrejt deklarimit e nënshkrimit të përbashkët të prindërve ose me vendim gjykate. Kur fëmija bëhet madhor, kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar.

    Neni 58
    Kombësia
    1. Fëmija merr kombësinë e prindërve me kombësi të njëjtë, të dokumentuar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kjo kombësi nuk mund të ndryshohet, përveç rasteve, kur, sipas ligjit, vërtetohet pasaktësia e kombësisë së prindërve, ose kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndryshimin e atësisë apo të amësisë. Ndryshimi i kombësisë, në çdo rast, bëhet me vendim gjyqësor.
    2. Kur prindërit kanë kombësi të ndryshme, fëmijës i shënohet kombësia e njërit prej prindërve, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre. Në rast mosmarrëveshjeje ose në rast vdekjeje të njërit prej tyre, shërbimi i gjendjes civile, përkohësisht, shënon si kombësi të fëmijës atë të të atit. Kombësia e fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile shënohet në bazë të vullnetit të të dy prindërve ose kombësia e njërit prej tyre, sipas vullnetit të fëmijës madhor.
    3. Fëmija e lindur jashtë martese, kur nuk dihet atësia, merr kombësinë e nënës. Kjo kombësi mund të ndryshojë me vërtetimin e atësisë, sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij neni.
    4. Fëmija me prindër të panjohur, i lindur në Shqipëri, prezumohet me kombësi shqiptare. Kur njëri ose të dy prindërit gjenden ose kur fëmija arrin moshën madhore, për kombësinë e tij zbatohen përcaktimet e pikës 2 të këtij neni.
    5. I birësuari merr kombësinë e birësuesve, sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij neni, por kur ai arrin në moshë madhore, ka të drejtë të rimarrë kombësinë që kishte para birësimit, ose ta ndryshojë atë, sipas kombësisë që kanë prindërit biologjikë.
    6. I linduri me fekondim artificial nga një grua e martuar merr kombësinë e njërit prej bashkëshortëve, sipas kritereve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.
    7. Ndryshimi i kombësisë bëhet në rastet e përcaktuara në këtë ligj vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur, në çdo rast, si palë në proces shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë një gabim material.
    8. Ndryshimi i kombësisë shqiptare të shtetasve shqiptarë nga organe të huaja është absolutisht i pavlefshëm.

  15. Une e kuptoj qe shteti ka ligje per kombesine, shtetesine etj. Dhe ka te drejte qe kerkon te ndiqen disa procedura ligjore per ta nderruar. Ma merr mendja qe edhe ata qe nderrojne seksin, kalojne neper nje vendim gjykate qe te mund te ndryshojne te dhenat ne gjendjen civile.

    Nuk kuptoj se per cfare arsye shoqeria me tellallet e vet kerkon ti mbaje me zorr njerezit ne kete apo ate kategori (ne fakt me vjen ne mendje fjala “kallep” po kam hall se do me turren qe e quajta kombin “kallep”) Pse duhen penguar ne zgjedhjet qe bejne? Dikush mund te mos jete dakord, mund ta gjykoje sipas bindjeve personale zgjedhjen e tjetrit, por c’eshte kjo lufte, c’jane keto thirrje “te ndalohen te ….?”

    Pyetja eshte, me cfare tagri kerkojne ti mbajne me pahir ne kombesine X apo Y?

  16. Gjynah qe edhe ata qe i rezistuan Turqve dhe s’u thyen a s’u joshen ne kohen e tyre, shkojne e perserisin sot te njejtin muhabet. Te ben te mendosh se me kot kemi shpresuar se do sheroheshim thjesht duke lene kohen te shkoje e duke mos e hapur fare si çeshtje, me friken se e gjithe ç’ishte ndertuar do zhbehej sa hap e mbyll syte. Asnjehere nuk eshte vene theksi sa duhej e te denohej siç duhej ai ndrim i fese qe beme. Asnje legjende s’krijuan shkrimtaret tane. Asnje mit nuk u be siç duhej. Dhe tani jemi prape te, ku e lam e ku na mbeti.

    Po te pakten nje te mire po e prodhon ky oportunizem 2.0 Besoj se shumica po e kupton qe gjerat duhen thene ashtu siç jane. Maskarallik ishte ç’u be nen Turqi dhe po ashtu eshte kjo qe po ndodh tani. Dhe po s’u vu theksi te mekati origjinal, harrojeni se mund te ndryshoj ndonje gje. Po s’u ngriten mitet e mjetet e nevojshme qe do e denojne mohimin e nenes dhe babes per dy pare, ohu, per dy pare do shesim nene babe det e gerdec. çdo gje ters do na eci. Po s’u tha femijve qe ne kopesht mos vidh, mos vrit por edhe mos u perkul per te mare treqind pare qe s’te takojne po puno e fitoi, s’do kemi kurre gje ne vije.

    P.s. Femijve u duhet thene gjithashtu edhe qe nese te del perpara nje kuçeder me emrin sali qe s’te le te punosh e te fitosh sipas hakut, atehere lije punen per nje çast, lufto e hiq kuçedren qe ka zene burimin, dhe pastaj kap te bukren e dheut e prralla ne lesh e pershendetja prej nesh. Ja kshu me te qeshme e me te ngjeshme krijohet evropiani i ri.

  17. ”’Ti thua se “arvanitë e arbëresh janë etnikisht shqiptarë”; po si mund të jenë këta etnikisht shqiptarë, në një kohë që janë larguar madje shkëputur nga trungu para se të formohej identiteti shqiptar?””

    Ketu po merr si pikenisje te formimit te identitetit shqiptar nje kohe 0, duke ndare me thike nje para e nje pas, pra duke bere nje konvencion, nga ana tjeter me akuzon per staticitet.
    Por pikerisht krijimi i nje konvencioni eshte themeli i staticitetit, nderkaq dinamika nuk njeh konvencione biles jo vetem kaq por dinamika nuk lejon asnjelloj ndarje konvencionale.
    Identiteti nuk mund te mos jete diakronik nese quhet dinamik se dinamika verehet vetem ne diakroni. Nga ana tjeter diakronia ka kuptimi vetem nepermjet nderrimit te brezave, prej nga kemi se brezi si kategori sinkronike e statike ka vlere relative dhe thjeshtuese ne studimin e dukurise.

    Tani sigurisht qe ka dallime mes arvanitasve dhe çameve, por gjate Perandorise osmane me shume dallime kane pasur kosovaret me çamet sesa keta te fundit me arvanistasit. Levizshmeria sociale ka qene gjithnje e ulet, te gjithe riprodhonin nga brumi historik dhe tosk me tosk, sado te ndare, nese ka levizshmeri te ulet sociale meqe i njejti brum, do riprodhojne apo prodhojne gjera me peraferta sesa tosk me gege.

    Identiteti ka shume perberes, por nese nga katragjyshi tek sternipi vazhdon familja, fara apo fisi dhe gjuha e bashke me kete te fundit, mendesia, kenget e nje sere perberesish te tjere te lidhur me gjuhen, per mendimin tim keto mjaftojne qe sternipi te quhet etnikisht i njejti me katragjyshin, pavaresisht shtetit e ngjarjeve historike qe te vdekshmeve zakonisht u kalojne siper, se historia eshte muhabet elitash e jo bujqish.

    Prandaj nese e verteta gjenealogjike kalon nga nje brez tek tjetri e po ashtu edhe gjuha, atehere pavaresisht dallimeve te shumta qofshin te panumerta, katragjyshi dhe katranipi kane te njejtin etnicitet.
    Perndryshe nuk e kuptoj se si mund te quhen minoritaret greke, kur vallaj te gjithe ata me e cilet kam pasur e bej ne real e virtual, mund ti quaje pa frike edhe shqiptare dok. Atyre ne thelb s’u ka ngelur gje tjeter perpos te vertetes gjenealogjike dhe gjuhes.

    Po te mos gjykojme ne kete menyre, atehere koncepti i pakices etnike do humbase shpejt çdo kuptim, do behet edhe Ballkani France, ku gjermanet e Alsaces njihen per frengj, veçse ky do te ishte kulmi i mashtrimit, jo ndonje e vertete objektive dhe racionale.

    ”’Imagjino nje njeri qe ne kater gjysher, secilin e ke te nje etnie te ndryshme, nje shqiptar, nje maqedons, nje vllah e nje grek. Ca eshte ky?”’

    S’eshte e veshtire, koncepti i etnicitetit nuk ka kuptim jashe botes patrilineare, prandaj nga keta te 4, vlen vetem kromozomi Y qe kalon nga gjyshi tek nipi.
    Eshte edhe i vetmi perberes objektiv dhe shkencor per percaktimin e etnicitetit.
    Ne rast se nuk pranohet kjo gje atehere nuk pranohet koncepti i etnise, rrjedhimisht ky djali nuk ka si te kete 4 gjysher nga 4 etni e ndryshme se 4 etnite nuk do te ekzistonin.
    Ti propozon nje paradoks nese nuk njeh kromozomin Y si baze.

    Persa i perket fese, te kujtoj se vete Amerika ku jeton ti, ka pasur si strumbullar fene kristiane, ne mungese te etnise dhe kjo ka ndikuar e do ndikoje akoma me shume gjate ketij shekulli ne marredheniet mes SHBA-se dhe Islamit. Nuk ka vdekur feja jo, e ke nga Egjipti deri ne Tunizi, ketej ne Turqi, po i afrohet Europes si qemotit.

  18. O Hyllin, po c’jane keto gjepura qe u ve emrin “shkence” o burre i dheut. Ky qe ofron eshte thjesht nje konstrukt politik, ku koncepti komb dhe koncepti baba jane te bashkengjitur. Nese do t’i qasesh etnise sipas modelit te gjenetikes, bujrum, por mos me thuaj qe eshte shkencore e objektive qe te eleminosh ne kete qasje gjysmen e gjenomit. Fakti qe marrim emrin e baballareve (ne ato raste te rralla kur babai dihet) eshte thjesht nje konvencion historik, por kjo nuk do te thote se marrim edhe kombesine e babait. Po nejse, me qe nuk te pelqeu shembulli me shqiptare, greke, vllah e maqedon, e nuk gjen probleme aty, marrim nje shembull tjeter qe eshte po aq problematik ne kuadrin e ketij modelit tend. Cfare kombesie, e cfare feje, meqe keto i bere qendrore, ka nje individ me babain mysliman shqiptar dhe me nenen cifute. Sic duhet ta dish, cifutet e bazojne kombesine dhe fene tek geni qe trashegojne prej nenes, e jo prej babait. Mos duhet pohuar qe “cifutet nuk jane objektive e shkencor sa duhet?” Apo do ishte me e sakte qe kete pohim ta konsideronim me mire pseudo-shkence, e ne vend te tij te pohonim me modestine e duhur shkencore se “nuk ka asgje objektive per sa i perket kombesise. Kombesia nuk eshte vecse nje konstrukt kulturor, shoqeror e politik?” Mua me duket se ky pohimi i dyte eshte me i sakte. Po pale, edhe jam trashur.

  19. Lulian non shoh çka per te debatuar ketu, individ me 2 a me shume etni ne bote nuk ekziston. Njerezit o kane 1 etni o s’kane fare etni, si psh zezaket e Amerikes. Ne rastin e dyte jo se s’kane etni thjesht nuk u dihet. Nderkaq per te bardhet e Amerikes ka te dhena statistikore mbi etnite, psh gjermano-amerikanet perbejne grupin me te madh me 20 %.

    Sado te perpiqesh nuk mund ti shpetosh rregullit se nese flet per etni flet per kromozomin Y, sado perjashtime te gjesh.

    Nga ana tjeter nese s’do ta njohesh konceptin e etnise, atehere s’duhet tu njohesh minoritareve greke, te drejtat qe gezon si pakice dhe kete duhet ta besh me nje ton formal qe ta kene te gjithe si prove.

    Etnia eshte grupim natyror, na e deshmojne fiset e Amazones dhe te Kongos qe jane ne stadin primitiv, njeriu eshte i prirur nga natyra te krijoje grupime etnike.
    Po ashtu i perket edhe evolucionit shoqeror ne kuptimin e qyteterimit, eshte arritur deri aty sa etnia te pervetesoje shtetin qe eshte edhe koha e sotme, pra sukses i jashtezakoshem evolutiv i ketij grupimi njerezor.

    Ky sukses i jashtezakonshem evolutiv, natyror e shoqeror, deshmon nder te tjera racionalitetin e dukurise, por ky eshte muhabet tjeter.

    Ne gjithe ekzistencen e vet njeriu si qenie shoqerore eshte perpjekur te formoje grupime qe e bejne te ndihet mire, i mbrojtur etj, qe nga familja, miqesia e deri tek tifozet ultras dhe partite politike, etnia eshte grupimi me i madh shoqeror dhe si po duken bathet ndoshta me i suksesshmi ne terma evolutive, natyrore e shoqerore.

    • Ti nuk e ke idene se sa eurocentrist qe je. Jo se kjo perben ndonje gabim, apo se eshte e pavlefshme, por se eshte thjesht nje vlere mes te tjerash.

      Nuk mund te thuash qe etnia bazohet ne Y sa do perjashtime te kete, e njekohesisht ta quash kete pretendim shkencor, apo objektiv. Krahasoje hipotezen etnia bazohet ne Y, me bie llafi hipotezen, uji vlon ne 90 grade. Imagjino tashti te thuash, uji vlon ne 90 grade, sa do perjashtime te kete. Thjesht nuk eshte shkencore. Perjashtimet e hedhin poshte hipotezen, ose i ndryshojne formulimin. Etnia bazohet ne Y, ne filan e filan vend, por bazohet ne X ne filan e filan vend. Nuk ka asnje gje thjesht te natyrshme, esenciale ne faktin qe etnia bazohet ne X apo Y. Eshte thjesht nje konstrukt subjektiv, nje arbitraritet i pranuar nga anetaret e kesaj apo asaj etnie.

      Sa per bathet, shiko te gjitha shoqerite me te suksesshme, qe nga greket e lashte, romaket, e deri tek amerikanet e sotshem. Eshte multietniciteti ai qe krijon sukses, dhe jo thjesht etniciteti. Nga ana tjeter, shiko ato fiset e amazonave qe permende, ku etniciteti eshte kusht strikt. Nese ka ndonje progres apo zhvillim racional te gjerave, ai eshte nga dallimet “natyrore” drejt atyre te ndertuara, kulturore, etj.

      Dhe mos me keqkupto. Nuk po them se etnia nuk ekziston, apo se etnia nuk ka te drejta. Po them se etnia eshte konstrukt, por jo se nuk ekziston. E sa per te drejtat, ato jane universale, e i perkasin cdo etnie apo cdo konstrukti qe nderton, mjafton qe ky konstrukt te mos jete intolerant ndaj konstrukteve te tjera.

  20. Mos te grijme kot sallate them une, me sill nje perkufizim te etnise qe buron nga shkencat sociale ku perjashtohet Y-ja.
    Per greket e lashte ke ngaterruar kategori se ata shpiken barbaret ne Europe, po une te sjell edhe sumeret, egjiptianet, kinezet, anglezet, gjermanet, japonezet etj.
    Cdo ish Amerika pa anglezet (e gjermanet), thjesht nje Brazil apo Meksike me shume ne ate ane te botes.
    Po çdo perandori apo qyteterim bazen tek nje etni dominante e gjen, edhe Bashkimi Sovjetik tek ruset shume me teper sesa tek komunizmi, Rusia Fuqi e Madhe, BS po ashtu, biles sfera e influences se ketij te fundit ndoqi linjat e Rusise cariste.
    Amerika eshte ish-koloni (popullimi) angleze, inglizeve u detyrohet qe s’eshte Brazil apo Meksike.
    Ti ngaterron imperializmin me multietnicitetin, suksesi i detyrohet imperializmit jo multietnicitetit, shoqerite multietnike jo-imperialiste kane qene, jane dhe do te jene te merdhifura, sepse ne ato shoqeri ka dispersion fuqie.

    Sa per muhabetin e kostruktit, ky eshte natyror dhe racional, keshtu qe fjala kostrukt nuk mund te kete lidhje me konceptin e artifices.

  21. “Shqiptar të bën gjuha amtare, familja, shkolla, kultura, komuniteti; por më shumë se të gjitha këto, të bën pjesëmarrja në shqiptarinë si projekt, ose si përpjekje për t’i dhënë dinjitet, shkëlqim dhe begati komuniteteve shqiptare, në Shqipëri dhe gjetiu. Sado i rrënjosur të jetë kombëtarizmi në të shkuarën, në mitet dhe në historinë kombëtare, në heronjtë dhe narrativat e përcjella brez pas brezi, ai do të funksionojë, si forcë pozitive dhe konstruktive në jetën e shqiptarëve, vetëm e vetëm po të integrohet në një vizion për të ardhmen, në një përpjekje të përbashkët të shqiptarëve për jetë më të mirë, më të pasur dhe më dinjitoze.”

    Xha xha kombi Shqiptar eshte perkufizuar dhe konstatuar ne ligjin fisnor Shqiptar (ose sic njihet ndryshe Kanuni).

    Shqiptar se pari dhe ne menyre paresore te ben perkatesia jote gjenetike dhe antropologjike, ose sic njihet ne gjuhen popullore gjaku. Me gjak nenkuptojme nje popullate relativisht te njejesuar dhe e dallueshme nga te tjerat ne cilesi dhe vecori te trasheguara gjenetike dhe fizike. Kot populli nuk e quan gjakprishur dike qe mohon identitetin e tyre. Gjuha, kultura, trualli, dijet, zakonet, vlerat, doket, ritet e organizimi jane mjete dhe institucione qe e plotesojne identitetin gjenetik e fiziologjik. Shqiptaret jane provuar shkencerisht qe jane edhe gjenetikisht dhe antropologjikisht, ne shumicen derrmuese te tyre homogjene.

    Me pak fjale, nuk mund te braktiset gjaku sepse shteti i Republikes se Shqiperise nuk ka nje vizion te mire e te begate per te ardhmen. Per te bere analogji, kjo i bie sikur te braktisesh yt at e mos ta njohesh si te tille me, vetem sepse nuk ka per te te lene ty nje pasuri te mjaftueshme materiale. Me kete llogjike, kombi Shqiptar duhet te ishte shperperbere me kohe meqe te gjithe Shqiptaret mund te kishin gjetur nje jete me te begate duke nderruar kombesine e tyre.

  22. Për këta me kromozome Y, mu kujtua një film grek që kisha parë, para ca kohësh. Filmi kishte temë luftën civile në Greqi. Në një skenë, është një plak që thotë pak a shumë: Ç’qe kjo mandatë që na zuri? Grekët të vrasin grekë, ku është parë kjo?

    Batuta në fjalë u bë subjekt diskutimesh, bashkë me parafrazimet e rastit. Si psh: grekë të vjedhin grekët? Grekë të përdhunojnë grekët? etj.

    Një komik doli e tha: Jo, se ka ndryshim mor mik, kur të vret një grek nga kur të vret një i huaj. Greku bën kujdes kur të vret, dhe e bën këtë në mënyrë dinjitoze. Thikën e ka të sterilizuar dhe të vret pastër, nuk të lë të vuash. Vë dhe ndonjë gazetë ku të rrjedhë gjaku, të mos bëjë pis, se greku është nikoqir! I huaji s’pyet! Të vret bam bam dhe as të qan, asgjë.

Komentet janë mbyllur.