FJALA E VITIT

Çdo fund viti bëhen bilance nga më të ndryshmet. Edhe sondazhet që hidhen në linjë, zakonisht në dhjetor, janë një farë analize vjetore. Sondazhet më të përhapura kanë të bëjnë me fjalët, ngjarjet ose emrat.

Mediat botërore na kanë mësuar me njeriun e vitit (më saktë do të ishte personazhi i vitit), çiftin e vitit, më të pasurin e vitit, këngëtari i vitit, e kështu me radhë. Këta shpallen pas anketimeve të të gjitha llojeve, nga intervistat në rrugë deri tek kliket në internet. Gjithsesi, më pak famë kanë sondazhet për fjalët e vitit.

Cila është fjala e vitit 2010? Ose më saktë cila është fjala e vitit në Shqipëri? Sepse fjalët qarkullojnë në një mjedis të caktuar, ndaj hapësira “gjeometrike”, qoftë globi vetë, duhet deklaruar që në fillim. A mund të renditen fjalët që aspirojnë për vend të parë si Fjala e Vitit 2010? Mundet, pse jo. E lehtë nuk është, sepse duhet vendosur cilat fjalë i duhen hedhur publikut për përzgjedhje. Fjalët më të përdorura, më mbresëlënëse, apo ato më kuptimplote? Vetëm në Shqipëri apo në hapësirën shqiptare? Listë shkencore, apo le të dalë si të dalë?

Po të kisha pasur mundësi e dëshirë, do të zgjidhja për anketim fjalët e mëposhtme (në rend alfabetik):

  • BOTËRORI
  • FLETËVOTIMET
  • GJUHA SHQIPE
  • GREVA
  • INTEGRIMI
  • KORRUPSIONI
  • KRIZA
  • MARTESA
  • PËRMBYTJA
  • PIRAMIDA
  • RRËFIMET
  • RRUGËT
  • TRAFIKIMI
  • TRAFIKU
  • TURIZMI
  • VIZAT
  • ZGJEDHJET
  • WIKILEAKS

Tani që e mbarova listën, kuptova që mund të jetë sa e pafundme aq edhe personale. Mund të shtohet, të përmirësohet, por edhe të personalizohet. Nga ana tjetër duket sikur çdo fjalë i përshoqërohet një personazhi të caktuar, çka mund të përbëjë sondazh brenda sondazhit. P.sh. vendosni pranë çdo fjale të mësipërme emrin e përveçëm që mendoni se i shkon për shtat. Është ca e vështirë. Për fjalët përmbytja, botërori, vizat, greva, fletëvotimet, trafikimi, wikileaks stilolapsi rrëshket vetë mbi letër, pa lodhje, nga Shkodra tek Dick Marty, nga Spanja tek Assange. Për të tjera duhet menduar. Rrëfimet? Ndoshta Maks Gjerazi. Martesa? Ndoshta Edi Rama (mos i del emri dy herë?). Ka gjithashtu  fjalë që janë të vështira për t’i etiketuar, pra për t’i vënë një emër të përveçëm afër: zgjedhjet, integrimi, gjuha shqipe, etj.

Por lista e sondazhit mund të shihet edhe nga brenda. Përse vallë fjalët korrupsioni e kriza janë afër njër tjetrës? Vëzhgimi intralistor mund të gjejë lidhje të padukshme edhe midis fjalëve piramida e rrëfimet, ngjitur pashmangshmërisht mes tyre (nga Maksi?). Afërsi tjera janë tejet të kapshme e të interpretueshme. Dyshimi më i sinqertë i shikon të qëllimshme: kriza e martesa, përmbytja e piramida, piramida e rrëfimet, turizmi e vizat… Mbetet mister përse midis fjalëve rrugët e trafiku gjendet trafikimi. A thua vendoset çdo gjë nga rendi alfabetik? Apo është shikimi ai që hedh ura përshenjimesh atje ku humnerat kuptimore janë të pakalueshme?

Nuk e di cilën fjalë do të zgjidhnit ju, as cilën listë do të përgatisnit e me çfarë rendi. Personalisht do të zgjidhja fjalën fjalori, sepse i përmban të gjitha fjalët brenda, çka përbën edhe arsyen e përjashtimit nga lista.

Nuk ka komente

  1. Nga nje kendveshtrim tjeter keto jane fjalet e vitit sipas kerkimeve te ndryshme ne internet qe kane prure vizitore ne blog. Sic pritet ato ne krye te listes (top 5) kane lidhje me blogun dhe nuk po i perfshij.

    cargo cult
    demokracia ne shqiperi
    liria e fjales
    via egnatia
    denimi me vdekje
    furby
    emra femijesh modern
    calligram
    identiteti shqiptar
    urimet
    hashashi
    futboll

    I shoh shpesh keto lista qe i perpilon vete WordPress dhe mendoj se mund te behet nje studim fantastik vetem duke i analizuar. Kuptohet se kerkimet qe perfundojne tek blogu perfaqsojne nje pjese te vogel dhe do isha shume e interesuar sikur dhe bloge te tjera te publikonin listat e tyre. Me teper se fjalet me te kerkuara me kenaqin ato te cuditcmet qe shfaqen vetem nje here si keto te 7 diteve te fundit:

    modele depilimi vagine; si lindi algjebra; droga demton shendetin; gjarpri ma i madhi ne kosov; kuptimet e klases se peste dhe emri i autorit; dylli ne vesh si te largohet; tryeza (ime) e natës së vitit të ri 1994; si te urosh per vitin e ri; cfare do te jete e nesermja; kuptimi i fjales panair; fjalor italisht shqip per emrat e druve; www. porno privat te shqiptarve; kompleksi i lopeve ne shqiperi; si gatuhet kulaci; personazhe te fjales; deshmi sesi ka ndryshuar seksi qe nga lindja e tij; te dhena per penisin; nene tereza e virgjer; abortimi me shkronja; komentimi ne ender duke pire e duhanit; jam shqiptar jam europian ne kerkim te indetitetit tim; kush ka shkruar per qytetin e patosit

    1. “Kuptohet se kerkimet qe perfundojne tek blogu perfaqesojne nje pjese te vogel dhe do isha shume e interesuar sikur dhe blogje te tjera te publikonin listat e tyre. Me teper se fjalet me te kerkuara me kenaqin ato te cuditeshmet qe shfaqen vetem nje here si keto te 7 diteve te fundit”

      Me kete rast po publikoj edhe une disa prej blogut tim, pak me gjere ne kohe ( jane te 1 muaji, nuk kam aq trafik sa PTF 🙂 )

      http://www.rrefime intime. com, ekzibicionista, kalli gruri, extasy, shkronja a, krim dhe ndeshkim tolstoi ( tolstoi ?? ), vajza te thjeshta, واحشنى موت ( po kjo cne ? ), kush asht raskolnikov dostojevski, ishte gripi dritaren, ligustra per kopeshte, nje barsalete per shoqerine e keqe, kepucet nike, kanace shqipetare, emer breshke, shtepite ne spaç, dua ti ngjaj tim eti, rrefime erotike, lajthia ne aspektin mjekesor, dashuri ne autobuz, vajza lakuriq, o sa mire me qene shqiptar

  2. kur nuk laheshim
    muzeu i armes xhevdet mustafa
    miti mbi paskajoren
    perse kosova eshte gjithmon problem ne ballkan
    retë ne enderr
    pordha nga ballkani
    tregu kosovar traktora
    kur e ka ditëlindjen parrulla?

    por duke te njohur disi tashme besoj se ka qene kjo: kuptimi i fjales karizmatik

  3. Hej, me mësoni dhe mua si gjenden keto statistikat? Dhe diçka tjeter: rastesisht kam pare blogun tim te renditur tek SEO, ç’do me thene? Duke pritur mirkuptimisht ftillimet tuaja…

    1. Statistikat, zakonisht, janë një shërbim që e ofron shërbimi strehues i blogut, falas ose kundrejt një pagese. Blogjet e strehuar nga WordPress.com, si ky i këtushmi, statistikat i kanë falas, dhe janë një zë i veçantë, mes të shumtëve, te pjesa e administrimit të blogut. Diku aty mund të shihen edhe fjalëkyçat e përdorur për kërkim nga vizitorët e blogut.

      SEO është një term, Search Engine Optimisation, që në shqip do të thotë përmirësim i vizibilitetit të një faqeje apo site-i web përballë motorëve të kërkimit. Kështu që është pak e turbullt ajo çka ke parë, ose përshkrimi yt për të.

  4. Që nga viti 1971, Shoqata për gjuhën gjermane (Gesellschaft für deutsche Sprache) e zgjedhë “Fjalën e Vitit”. Publikohet një listë prej dhjetë fjalësh, dhe “Fjala e Vitit” vendoset në krye të saj. E njëjta shoqatë e ka botuar edhe librin “Wörter, die Geschichte machten”, ku janë përmbledhur fjalët që shënuan shekullin 20. Në këtë libër thuhet se që nga koha kur “Shoqata për gjuhën gjermane” thërret publikisht që të dërgohen propozimet për “Fjalët e Vitit”, interesimi dhe vetëdija gjuhësore – edhe të atyre që nuk merren me çështjet gjuhësore – është rritur ndjeshëm.
    Zgjedhja e “Fjalës së Vitit” komentohet gjërësisht në media. Kjo “ngjarje” publikohet edhe si “lajm” në emisionet informative në TV.
    Është interesant se poashtu zgjedhet edhe e ashtuquajtura “Unwort des Jahres”. Kjo është një fjalë që mund të krahasohet me një personazh negativ në një film. Pra, është një fjalë “e keqe”, “antipatike”. Nuk di si do të përkthehej në shqip.
    Në Gjermani zgjedhja e “Fjalës së Vitit” bëhet nga gjuhëtarët, të ndihmuar nga propozimet e një publiku të gjërë të interesuar. Unë propozoj ti kopjojmë gjermanët.

    http://www.gfds.de/index.php?id=11

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin