SHPRESA TË TENDOSURA 23

Në një shkrim te Shekulli, kushtuar antologjisë së sapo botuar me titullin “Shqipëria Tregon, 1991-2010”, Ardian Klosi ndalet në vështirësitë krijuese dhe botuese të autorëvetë përfshirë në antologji dhe pyet: Po ku janë këta tregimtarë, pse nuk i shohim, sa ndihet pesha e fjalës së tyre në shoqërinë tonë?

Pikërisht kjo pyetje, legjitime në vetvete, m’u ripërmasua teksa lexoja komentet e lexuesve në vijim, të cilat kryesisht ndaleshin në imazhin provokues që prezantonte shkrimin në faqen kryesore të gazetës online.

Fotografi? Montazh?

Më erdhi keq që imazhi, në të vërtetë një pikturë e Enkelejd Zonjës, të titulluar Dyshimi, kishte mbetur i paidentifikuar nga redaktori i faqes, ndërkohë që në tekstin e shkrimit bëhej thirrje për ta rikthyer letërsinë në qendër të vetëdijes kolektive të shoqërisë shqiptare bashkëkohore.

Për t’u shënuar këtu që një tjetër pikturë e Zonjës, me titull “Shpresë e tendosur”, është përdorur në kopertinën e antologjisë dhe i është njohur rregullisht autorësia në faqen e copyright-it.

Tani, ndërsa Klosi logjikisht shqetësohet sa njihen dhe ndihen tregimtarët tanë në publik, unë njëlloj logjikisht shqetësohem që kjo ndjeshmëri nuk shtrihet edhe në forma të tjera artistike, si piktura.  Më vjen keq që një punë si kjo e Zonjës nuk njihet më mirë nga publiku dhe që një gazetë qendrore si Shekulli kontribuon, dashur pa dashur,  në këtë padije.

Aq më tepër që një pikturë si ajo meriton të jetë pjesë e të njëjtit diskurs kritik për periudhën 1991-2010 si edhe tregimet e përfshira në antologji. Kur ajo përdoret vetëm si ilustrim, i mohohet potenciali për të vepruar artistikisht njëlloj sa edhe letërsia bashkudhëtare me të. Dhe më vjen të pyes: ku janë artistët, pse nuk i shohim, sa ndihet pesha e vështrimit të tyre në shoqërinë shqiptare?

Enkelejd Zonja

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

23 komente

  1. Tablote me duken teper interesante. Nuk i njihja. Megjithate, nuk mund te mos vesh re nje lloj ndikimi diku midis Magritte dhe Hopper – it. Faleminderit.

    Pëlqejeni

  2. Pikturat, vertet jane te bukura dhe meritojne mbase nje publik me te denje.

    Por ajo qe s’mora vesh, eshte kjo : çfare deshiron te thote Klosi ? Kete nuk e mora vesh fare. Parulla Armiqesore, mbase ka marre vesh me mire, por as kjo nuk na e ka thene shkoqur.

    Ne fakt, ka nje mosperputhje logjike ne fjalet e Klosit, nga ato mosperputhjet qe bejne mase te shkurter.

    Klosi pyet : ku jane rrefimtaret, prozatoret, etj etj etj ?
    Pastaj shton : sepse mund te shkruash edhe pa u merakosur per botimin e vepres.

    Tani, a ka ndonje qe m’i pajton keto te dyja ? Sepse, nese dikush shkruan ne heshtje dhe nuk boton, atehere nga do ta marre vesh Klosi qe ai ka shkruar ? Keshtu qe pyetja e tij “Ku jane ?” bie poshte.

    Nga e di Zoti Klosi qe te gjithe Shqiptaret nuk kane nga nje doreshkrim ne shtepi, neper senduqe ?

    A nuk çalon pikerisht puna tek ajo pika qe Klosi e kalon ne heshtje ? Dmth, qe shtepite botuese nuk e bejne punen e tyre siç duhet. Ja psh, le te na thote Klosi praktiken e punes ne shtepine e tij H&K (a diçka e tille). Le te na thote se ku i pret doreshkrimet, si i pret, ne menyre anonime apo me emer, me poste apo me email, per sa kohe jepet pergjigja, si negocohen kontratat, kush ben redaktimin, sa te drejte ka Klosi te nderhyje ne origjinal, etj.

    Sa rri e na çan kaptinen me llafe boshe (njelloj si ai Fatmir Toçi tjeter qe i ankohej Berishes per budalliqe, ne nje kohe qe ky fare botuesi ka qene historikisht kryetar i shoqates se boteusve dhe e ka rrjepur mire kete post, dhe shto ketu qe sot eshte deputet dhe duhet te propozoje diçka ne Kuvend dhe jo te jargavitet pas brekusheve te Rames), ja keto gjera te bejne qe t’iu dhjesesh ne koke me kuç e me maç.

    Si nuk e kupton Klosi qe aradha apo shpura e tij e fijeve te padukshme ka zaptuar gjithe hapesiren mediatike ? Si nuk e kupton Klosi qe uji i ndenjur qelbet ere ?

    Hidhni ndonje sy nga emisionet LETRARE te famshme shqiptare, psh me KRYELEXUESEN Rudina Xhunga. Starring :

    PIRO MISHA
    ARLINDA DUDAJ

    and the guest star :

    ARDIAN KLOSI.

    Ose nganjehere : SEJDIN CEKANI.

    Ose nganjehere :

    XHEVAT LLOSHI.

    Dhe dalin aty, dhe ç’thone ? Po ja, thone keshtu :

    “Sepse libri eshte gje e mire. Te lexosh eshte mire. Ka shume libra te bukur qe duhen lexuar. Shkrimtaret e medhenj jane shume te medhenj, ne nuk e kemi idene sa te medhenj jane. Ata shkruajne libra te medhenj. Por ne duhet t’i kerkojme Berishes qe te largohet nga pushteti sepse ai pengon letersine shqipe, ai nuk kupton asgje nga letersia. Duhen sa me shpejt zgjedhje te reja, letersia duhet te marre fryme. Sepse pastaj edhe perkthyesit e keqinj do te zhduken, redaktoret kane rene ne hall me perkthyesit. Ne nuk fitojme dhe aq para, ne punojme me humbje, ne sakrifikojme jetet tona per te zhvilluar letersine shqiptare. Por sa e bukur qe eshte letersia, ia vlen mundimi ! Une e bej megjithe qejf, edhe pse humb para, e bej kete per lexuesit e ardhshem. Sepse une botoj libra shume te bukur, si psh : “Si te heqim zbokthin me mjete shtepiake”, “Si te flasim ne rruge kur pyesim per nje rruge”, “Si mund te bejme dhjete dashnore per nje paradite”. Por lexuesit nuk lexojne, sa keq, sepse letersia eshte fantastike, dhe letersia fantastike eshte edhe shkencore, e bla bla bla, e bli bli bli.”

    Pëlqejeni

    • …”Pikturat, vertet jane te bukura dhe meritojne mbase NJE PUBLIK ME TE DENJE…”

      Specialist i dichotomive falso.
      As e para, as e mesit dhe eshte per te besuar se as e fundit.

      Pëlqejeni

      • - He, Mazllem, ç’kemi ?
        – He ? Iç, iç.
        ______
        “I teti ne bronx”

        ___________________

        OK. Kam blere librin e Ardian Vehbiu “Rrefenjat”. Kur te kem ca kohe, do ta lexoj dhe mbase i them dy fjale.

        Nderkohe dua te lajmeroj nje lexim te vockel qe kam bere dje. Behet fjale per nje autor, Aharon Appelfeld. Cfare tmerri ! Thote se ia kane vrare nenen pa asnje arsye, ka degjuar vetem klithmen e saj te fundit, dhe pastaj as gek as mek. Dhe pastaj ka kaluar pese vjet ne pyll, me kafshe te egra, me kriminele dhe prostituta. Dhe pastaj eshte bere shkrimtar.

        Kam lexuar dhe Beckett, psh kur thote se per zotin e madh atje lart ne qiell, nena ime duhet te me kishte nxjerre me mire nga prapanica, ne jashteqitjen e mengjesit sesa te me kishte lindur mua pa ia kerkuar askush. Cfare buçe !

        Kam lexuar pastaj dhe Camus qe tall menderen me Jean-Paul Sartre, psh ne romanin “Renia”, kush eshte Jean-Baptiste Clamence ? Po sigurisht, eshte gjysma e Sartrit qe predikon urrejtjen e klases nga e cila ka dale. Psh, Sartre ishte nje borgjez qe therriste poshte borgjezia.

        Oh, po une kam lexuar dje dhe se Joseph Roth ka qene ne Shqiperi, andej nga vitet zogolliane. E merrni me mend ? Nje shkrimtar i madh ne Shqiperi. Dhe se pastaj ka shkruar se ashtu sikur te vdes nena dhe mbetesh pa shtepi, ashtu dhe atehere, ai eshte rritur jetim ngaqe nena Austro-Hungari u shemb nje dite ne pallatin e Versailles.

        C’nuk kam lexuar dje ! Ue ue ue.
        ____________

        @ flo : kam marre vesh nje lajm te dhimbshem. E dashur, jeta eshte vertet nje enderr e keqe, madje diku kam thene se jeta eshte nje roman i keq qe ka si autor Zotin, dhe ku te gjitha intrigat e romanit perfundojne keq, shume keq. Zoti eshte vertet nje autor i rendomte : ashtu sikurse keta te fundit kane deshire te fusin pak vrasje dhe gjak ne nje roman, ashtu dhe Zoti nderhyn nganjehere pa piken e lidhjes dhe iu jep ngjarjeve te romanit nje kthese te paparashikuar, por gjithsesi krejt te pritshme : shpirti i del Zotit qe t’ia marre jeten dikujt, thjesht per ta bere romanin e tij me interesant. Por ai nuk e di se ne, e mbartim vdekjen tone si nje kostum te prere me porosi. “Oh, po ky kostum ju shkoka shume, njelloj ben be se keni lindur me te”, na thote fqinji yne i shkalles kur biem mbi te.
        _____________

        Edrus,
        Cmimet franceze qe me ke rreshtuar aty jane nga me te thjeshtet : tre me te permendurit jane : Goncourt, Renaudot, dhe i Akademise franceze. Pastaj ka Medicis, Inter, Interallié, etj etj etj etj etj.

        Pëlqejeni

        • @Ehe, jam sfilitur shume keto kohe t’u gjej nje kuptim dizenjove te ketij autori te rendomte… Nuk u kam gjetur asnje…
          Ti e di (sepse ke qene ndjekes i vemendshem i shkrimeve te mia), qe shpesh neper rreshta, une edhe kam qeshur me te (vdekjen)… (madje edhe ne konkursin e lartpermendur, une kam marre pjese me nja dy tregime ne te cilet qarkohej, ne dukje lehtesisht, ky argument). Po ndoshta ka qene kjo nje menyre per t’u rritur, nje menyre per te zbutur friken time, te perhershme ndaj saj, per t’ia zvogeluar permasat e per ta sjelle perpara syve te mi dhe lexuesit me pak te kobshme(se ajo menyra me te cilen dine ta vene ate ne skene vetem ballkanasit, e ne vecanti jugoret shqiptare)…
          Jam perpjekur ta sjell me te pranueshme; natyrshmerisht te pranueshme, e duke shkruar sikur lehtesohesha nga pesha e ankthit, frikes, por gjithcka eshte e kote, nuk mund te matesh me te!
          p.s.
          Ndjese xhaxha per kete devijim nga tema

          Pëlqejeni

  3. “Fotografi? Montazh?” Mora pjese mbreme ne prezantimin e librit, i cili u ilustrua me keto piktura, gjate gjithe programit. Nga vendi ku isha ndenjur, me bene shume pershtypje (duhet te them se me pelqyen mjaft), dhe po te mos ishte per fytyrat, ku dallohej e teper stili se sa peneli, do betohesha se ato ishin foto. Mu duken mjaft te arrira. Pergezime per autorin!

    Pëlqejeni

  4. “ku janë artistët, pse nuk i shohim, sa ndihet pesha e vështrimit të tyre në shoqërinë shqiptare?”

    Parrulla Armiqsore shkruan pyetjen e mesiper-me, dhe di qe duhet ta kerkoj dhe zhvilloj vet, sejcili ne menyren e vet. Pasi ku i dihet se ku jane artistet, njeri ben tuba/rrutullime rreth planeteve te te gjitha llojeve, e tjetri mund te jete nde (brenda) planet, dhe sejcili zbulon se c’ben vet me se – c’merret, atje, ku, dhe si, edhe gjenden mes tyre artistet, artedashesit e shoqerise SH.

    Pëlqejeni

  5. “ku janë këta tregimtarë, pse nuk i shohim, sa ndihet pesha e fjalës së tyre në shoqërinë tonë?”
    Nëse kësaj pyetje nuk i japin dot përgjigje as botuesit, atëhere të tjerët s’kanë për ta marrë vesh kurrë.

    Nuk e di se ç’mënyra përdorin botuesit shqiptarë për të tërhequr dhe incentivuar shkrimtarët e rinj, por një nga mënyrat më të suksesshme të eksperimentuara në botë, është ajo e konsolidimit të traditës së vlerësimit të autorëve në konkurset vjetore me Çmime të ndryshme.
    Nëse një konkurs konsolidohet (pse jo, edhe nga një shtëpi botuese), atëhere autorët do dinin ku të dërgonin krijimet e tyre (dhe botuesit nuk do shikonin të habitur përreth).

    Në Itali, konkurset më të njohur përsa i përket botës së letërsisë janë:

    * Premio Bagutta
    * Premio Campiello
    * Premio Feltrinelli
    * Premio letterario Merck Serono
    * Premio Strega
    * Premio Viareggio

    Ndërsa në Francë…..:
    * Grand Prix de la Critique Littéraire
    * Grand Prix de la Ville d’Angoulême
    * Grand Prix de l’Humour Noir
    * Grand Prix de l’Imaginaire
    * Grand Prix des Jeunes Lecteurs
    * Grand prix des lectrices de Elle
    * Grand prix de littérature policière
    * Grand Prix Jean Giono
    * Grand Prix international Eugène Guillevic

    me shume ketu: http://it.wikipedia.org/wiki/Premio_letterario

    Pëlqejeni

  6. Jo aq ne pergjigje te pyetjes se ku jane artistet por me shume per te siguruar zhurmemedhenjte mbi vitalitetin e jetes artistike ne kryeqytet.

    Me disa nga punimet e kendshme te Enkelejdit u njoha gjate Festivalit Nderkombetar te Letersise dhe Poezise – Poeteka- Ed. VI, i cili kete vit u zhvillua ne Tirane (4-10 tetor), kryesisht ne Teatrin Metropol. Per poetet pjesemarres, eseistet dhe artistet e tjere pjesemarres, tanet dhe nderkombetare http://www.poeteka.org/poeteka2010.php

    Inovues edhe te tjere piktore e artiste artesh vizuale: Heldi Pema, Klod Dedja dhe Ardian Isufi. Mjeshteror Big Bang-u i Isufit. Nuk ndenja dot pa i rene tamburit, dhe u mrekullova kur ia degjova bulçimen shtypese drejt e ne timpanin e veshit, mu ne zemer te Tiranes se dashur.

    Per sa i perket “Dyshimit”, me thane se Shen Thomai ne fjale eshte portreti i babait te vete Zonjes, madje ky i fundit nje dite syresh kishte shkuar vete te Metropoli dhe ishte ulur per te soditur veten dhe shoket ne pikturen e te birit.

    Dikush pyeti njerin prej piktoreve te rinj, se si shpjegohej indiferenca e mediave per jeten e larmishme artistike te Tiranes. Poeteken, p.sh. e percollen thate, shume thate.

    Por djaloshi iu pergjigj pyetjes me pyetje : “ç’i duam ?”.

    Pëlqejeni

  7. Mendoj se ky artikull ia vlen te sillet perseri pasi lexuesit e blogut ta kene lexuar antologjine. Vetem keshtu mund te jepet nje pergjigje me e sakte se “ku jane tregimtaret” nen prizmin se sa te suksesshem kane qene autorembledhesit e antologjise. Sepse mendimi im eshte se tregimtaret e mire edhe pse nuk bertasin i gjen me pak mund.

    A i kane gjetur me sukses autoret e antologjise? Le te dikutojme serish pasi ta lexojme.

    Pëlqejeni

  8. Nuk e di kush eshte perfshire ne kete vellim. Sidoqofte, ne vetvete, eshte nje nisme e bukur. Por persa i perket cilesise, ketu ka plot per te folur. Jo per cilesine e autoreve te perfshire, se keta s’i kam lexuar, s’kam dijeni kush eshte, por per cilesine e tregimtareve shqiptare ne Shqiperi. Sa keq qe s’me bie te flas me shtepite botuese, neper televizione dhe radio, gazeta dhe revista, konferenca dhe kongrese nderkombetare, per keto gjera. Jo per gje por kam nje site shume te imet, habitem si ata qe kane shume leke ne dore, nuk vrapojne te me marrin per ekspert ku psh te me paguajne nje nje faqe gazete 1 300 euro. Dhe une pastaj do te jepja me te miren time. Do te jepja keshilla dhe verejtje, do te nxisja ikset dhe do te shtytja tutje yspilonet, pastaj zetat do ta merrnin vesh si eshte puna dhe disa prej tyre do te perpiqeshin te hynin tek ikset, dhe te tjeret do te terhiqeshin tek ypsilonet, ende pa ia nisur mire. Habitem, vertet. Nje talent si une, nuk duhet te shkoje dem. Talent, ç’ne talent, kush po flet per talent ? Leximi nuk eshte talent, djema. Leximi te merr shpirtin, te ngre temperaturen, te fut neper pavione spitalesh, te ben qe te dalesh nga to gjithmone e me diçka mangut. Ja psh, ne qendrimin tim te fundit ne spital, me kane hequr nje cope zemer. Mjeket me thoshin se kisha teprice zemre. Ata i thoshin enjtje, ose fryrje, por une e perktheja teprice. Pastaj ata nderhyne dhe e hoqen kete tepricen, me kane lene me aq sa duhet. Po a behet letersi pa zemer ? e pyeta kirurgen (ishte nje grua nga Vietnami, e martuar me nje francez). Dhe vietnamezja m’u pergjigj : Mon chéri (u simpatizuam gjate ne spital), letersia do aq zemer sa per te qarkulluar gjakun, aspak me shume.
    Habitem, vertet. Nuk e kuptoj sesi shkrimtaret e rinj mund te bejne pa nje kritik te ri qe di me shume se te gjithe kritiket e vjeter te mbledhur se bashku. Habitem. Ja psh, jo vetem qe jam nje ekspert ne kete fushe, por jam dhe i pashem, jashtezakonisht i pashem, do te thoshim se jam pashmeria vete. Dhe ju e kuptoni tani, apo jo ? a nuk do te isha nje artist i vertete i mediave letrare ? Psh, te kisha nje emision letrar per çdo jave, tek nje kanal i madh televiziv, jo, me fal, ne dy kanale te medhenj, sepse peshorja duhet te rrije ne drejtpeshim. Ekspert simpatik, ja kjo do te ishte fjala me e sakte per te me dalluar me grupin tjeter matane.

    Si do te zhvillohej ky emision ? Shume e thjeshte. Do te hapja nje adrese te re emaili, dhe do te ftoja shkrimtaret e rinj “en herbe” qe te me dergonin nga nje shkrim te tyrin. Une do i korigjoja fletoret, do i klasoja autoret, do formoja ca çifte te pamundura si psh nje shkrimtar te zgjuar dhe shemtaq me nje shkrimtare te dobet dhe te bukur si dielli. Dhe do i ftoja te dy ne emision. Dhe aty do ta cfilisnim fare shikuesin atje ne Puke dhe ne Corovode. Katundaret do te futeshin ne ca çeshtje ekzistenciele se ç’eshte me e rendesishme ne jete : bukuria apo zgjuarsia ? Dhe pastaj kjo do te ftillohej ne pyetje lume :
    – a mund ta shese bukuria zgjuarsine e varfer ?
    – po zgjuarsia e thelle, a arrin te behet e bukur ?
    – Po nese jemi te zgjuar dhe te bukur, ç’mendojme ne per te shemtuarit qe nuk dine te shkruajne ?
    – Po nese jemi te shemtuar qe nuk dime te shkruajme, a do te themi se filani shet libra thjesht ngaqe eshte i bukur dhe une jam i denuar nga kjo ?

    Pastaj do te hapja nje front tjeter : do te thirrja ne studio fshatin dhe qytetin. Nje katundar Tropoje qe shkruan poezi malore, dhe nje qytetar pe Korçe qe shkruan poezi mandolinash. Dhe do te hapja debatin :

    – çfare shkruajne katundaret ? perse kane ata nje mani te shkruajne per viça dhe dele, dhe jo per shembull per kalldremet e Korçes ?
    – çfare shkruajne qytetaret ? perse kane ata nje mani qe te shkruajne per mandolina dhe trendafilka dhe jo per shembull per nje bareshe qe ra me barre me nje kalimtar ne Theth ?

    Pastaj debati do te ftillohej ne pyetje me spec :

    – si mendon qytetari : a duhet qe te kete shkolla ne katund apo jo ? Sepse mund te kete ndonje qe mendon se ajo qe e dallon nje qytetar nga nje katundar, eshte se se qytetari mendon se di nje gjuhe tjeter nga katundari, dmth po te dine shqip te dy, atehere a nuk jane te dy njelloj ? Shume çeshtje e koklavitur, kjo.
    – po fshatari, ç’mendon ? Fshatari nuk mendon asgje. Mendon vetem atehere kur nuk e pyesin. Kur e pyesin, ai nuk pergjigjet. Thjesht per parim : do te flas kur te me vije mua te flas, kur te kem diçka per te thene, dhe s’mund te flas me porosi, me komande : “te bera nje pyetje, pergjigju, te lutem”.

    Debate teper te nxehta keto, keshtu do te ishin. Sepse perveç ekspert i pashem dhe simpatik, jam dhe nje nxehetar i shkelqyer : arrij t’i nxeh njerezit. Ja psh, nuk u nxehet ju ketu, duke me lexuar ?

    OK, kjo eshte e keqja, duke nxehur te tjeret, nganjehere nxehesh dhe vete, ika te shuaj pak etjen, nje whisky eshte nje freskues i vertete.

    Pëlqejeni

  9. ehe..ironizimi eshte exelent por e gjithe kjo energji qe harxhon blogjeve me duket si ato gjuajtjet me cifte ne ajer, pa nje target. Nuk e ve ne dyshim qe mund te kesh mendime te vyera ne gjith sa thua per letersine, cilesine, botonjesit, kritiken, kulturen e leximin, orientimin e lexonjesve , antologjite, jurite perzgjedhese, krijuesit e perzgjedhur etj.etj. Por te gjitha keto , mendoj une, duhen adresuar duke u bere pjese e debateve , duke qene i pranishem ne faqet e shtypit, ne studiot televizive.Do thuash se ne tv show-n shqiptar mungojne hapsirat e dedikuara letersise, librave dhe zhvillimeve kulturore.Une them se ka disa hapsira por nganjehere hapsirat duhen hapur edhe me bryla, edhe duke e kerkuar protagonizmin ,pa pritur per ftesa apo kerkesa.Po shofim disa idhuj vetelevdonjes te jene bere si te shtepise neper keto pak hapsira. Po me te tjeret qe nuk kane afinitete miqesore apo lidhje personale me zoteruesit e mediave televizivecfare do behet?
    Ja u be panairi librit (qe nuk e di pse ne nje aspekt me duket si tezgat e pazarit te Ri -hajde fiku, iku fiku ) Pati nja dy kronika nga tv dhe KAQ. Nuk pashe emisione kushtuar enkas ketij eventi , ku shkrimtare, botues, perkthyes, lexues te diskutonin, shkembenin mendime per Librat, Vlerat ,Prurjet e jo per ceshtje administrative sic ndodh ndonjehere.
    Pra rregullat e lojes ndryshohen duke qene pjese e lojes.Nuk mund te ndryshohet asgje me qendrime kritike te tipit: une dhe perballe meje e gjithe Bota e gabuar.

    Pëlqejeni

    • Ehe.. kadale mor mixhe. Deri tani kam menduar se sindroma yte e Howard Roarkut ishte simpatike dhe “e dashur” sic mund te thuhet per nje raki apo per nje vere. Por i dashur, edhe pse shkruan gjera interesante shpeshhere, arrogancen prej katundari te lecitur nuk po e leshon. Une smarr vesh nga Heideggeri se jam “shqiptar” nga ata qe ti i ke zet, po per njat zot ki meshire per sensin tone te qytetarise e mos bertit. E nese Heideggeri nuk te paska mesuar as se si te sillesh pese me hic qenka dhe puna e tij. As qe dua te ma shpjegosh fare, lerna te ngelemi gjysmake ne “shqiptareve”, vec praj bre burre se na lodhe.

      Ose fillo kafen prape, turke me pak sheqer se me duket edhe Heideggeri ashtu e pinte. Po kujdes mos e pij llumin ne fund se ai te ben keq.

      Tung.

      Pëlqejeni

      • …”mos e pij llumin ne fund se ai te ben keq….”

        Llumi s’pihet. Ai tundet ne fund te filxhanit, i cili me pas kthehet permbys. Qe aty pastaj, kur ky thahet, njeriu i lecitur nxjerr kuptime e mbuluara heidegeriane te jetes.
        Nje 5 e madhe eshte fat ne para, ose nje lajm i mire shteteror
        Nje kryq i madh eshte dicka e keqe qe mund t`i ndodhe kafe piresit ose ne familjen e tij.
        Nje vije horizontale tregon se ke per te bere nje rruge te gjate
        Nje zog qe fluturon tregon…. nje dreq e di se cfare tregon. Duhet nje njohje e mire e kuptimit te fshehur te fjaleve qe vetem ai qe ka mesuar nga Heideggeri e di. E cosi via.

        …”Ah c`artist po humbet Shqiperia…”, shkurante Heideggeri 2 mije vjet me pare maje Romes.

        Pëlqejeni

        • Or voc une dua te te lexoj e jo te ruaj veshet nga ulerimat e tua. Zgjedhja se si komunikon eshte vec e jotja. Gjithe biblioteken kombetare te Parisit te kesh lexu, po bertite une fus dyllin ne vesh e ato cka thu me behen njesoj me pellitjet e magarit.
          Nderkohe, me duhet te te them se dashurine ja kam fale gjinise tjeter. Ka ca qe thone kam qene teper bujar po kjo eshte ceshtje gjykimi. Une se di si e ka nda Heideggeri kete punen e dylberllikut, po une i kam dhene drejtim me kanun. Po nuk te gjykoj, ti mbaj Proustin e une Leken.

          Pëlqejeni

    • ehe, sugjerimi i Spiritus me duket me vend. Nese s’do ti lagesh kembet, mjaftohu atehere me hedhjen e gureve, dmth komenteve, nga brigjet e blogjeve, por mos protesto pse s’bejne vale me te medhaja. :)

      P.S. Pikturat e Zonjes jane fantastike. Suksese autorit.

      Pëlqejeni

  10. ehe…, me plot arrogance te them qe mundesisht dhe me modesti lexoje dhe nje here temen ne fjale. Nuk diskutoja vellimin me tregime edhe pse komentet ishin te mirepritura deri diku. Ta zhvendosesh debatin aty ku te rreh ty eshte e patolerueshme dhe mjaft te kam duruar. Pothuajse cdo koment i yti ne kete teme (dhe jo vetem) nuk ka lidhje me shqetesimin qe ngrija. Vazhdon te abuzosh ne emer te nje arrogance qe tek te tjeret vec si e tille nuk percillet. Nuk arrij te dalloj ne je vertet kaq gdhe sa c’e tregon veten ketu. Gjithsesi, pa ngurrim do te fshij cdo koment qe nuk lidhet me temen e nuk me vjen keq per ndonje te share qe nuk do ma kursesh. Na rrofte arroganca qe te dyve!

    Pëlqejeni

    • ehe…, ky ishte edhe komenti yt i fundit në PTF. Ky blog nuk ka nevojë për një personazh si ty as mund të shërbejë si terapi për problemet e tua psikologjike. Komentet e tua janë rregullisht jashtë teme dhe ti shpesh kërkon të tërheqësh vëmendjen ndaj vetes duke i prishur diskutimet, megjithë paralajmërimet e shumta që të janë bërë. Për pasojë, kontributi yt në diskutimet dhe në këtë blog ka qenë zero.
      Bën shumë zhurmë për lirinë e fjalës, por në të vërtetë je duke ua kufizuar dhe cenuar sistematikisht lirinë e fjalës të tjerëve, duke përfshirë këtu edhe autorët e shkrimeve, të cilët dëshirojnë që komentet të përqendrohen në temat e hapura prej tyre dhe nuk kanë kohë për të humbur me koketëritë e tua dhe erudicionin tënd djaloshar. Ti nuk kupton asgjë nga liria e fjalës dhe ekspozimi yt ndaj vlerave perëndimore është sipërfaqësor – në thelb mbetesh diçka mjaullitëse dhe e pagdhendur. Për ta thënë ndryshe, ehe…, nuk e meriton gjithë këtë hapsirë që të është lënë dhe nuk të duam këtu: çoje energjinë tënde negative gjetiu. Të lutem mos u mundo të dërgosh gjë tjetër në këtë blog; do të përfundojë automatikisht në regjistrin e spam-it.

      Pëlqejeni

  11. Vë në dijeni lexuesit në Tirane të ndjekin ekspozitën “Kthehu/Luaj/Përpara”, hapur deri më 20 nëntor në Galerinë “Zeta” ku Zonja prezantohet me punime të reja.

    Nga artikulli tek Shekulli sot:

    “Enkelejd Zonja ekspozon 16 vizatime ku zë vend historia e pionierit të vogël, që me zor shquhet në hapësirën e bardhë. “Ideja ime është për ta minimizuar sa më shumë, brenda asaj hapësire “mbytëse” të formatit A4, duke e vënë atë mes situatash të çuditshme që edhe për mua nuk janë të qarta”, shpjegon Zonja që e pa më të volitshme këtë teknikë, krahasuar me atë që ka shfrytëzuar deri më tani në ekspozitat e “Onufri”, “Ardhje”.

    Shaminë e pionierit, e shohim në qafën e një punëtori të socializmit, të një gruaje nudo, po edhe në sqepin e një korbi. Dhe e kuqja, për vetë artistin, është simbolika e vdekjes. Ai nuk preferon t’ia lërë pionierin vetëm së shkruarës, i cili sot nuk është më në tribuna, por “në fushata politike”.

    Veç ciklit të vizatimeve Zonja prezanton instilacionin “Eulopa”. Një zog i vogël me bateri i vjen rrotull për disa minuta një vaske banje ngjyrë floriri. Zogu i çakërdisur, rrotullohet rreth e qark hapësirës së shndritshme. Ironia me ëndrrën për Europën është qartë.”

    Pëlqejeni

Komentet janë mbyllur.