POE NË SARANDË

Shekulli i sotëm njofton për zbulimin arkeologjik të një konke në manastirin e 40 shenjtorëve, në Sarandë.

Pasi merret pak me përshkrimin e këtij objekti, autori i shkrimit Ermir Hoxha zë në gojë katakombet e manastirit, duke vërejtur:

Katakombet janë pjesa më interesante e Manastirit të 40 shenjtorëve. Por brenda tyre, është errësirë e plotë dhe e frikshme sa të kall datën, nëse besohet se shpirtrat e shenjtorëve enden aty.

Lexuesi ka të drejtë të pyesë, së paku veten, nëse ka vërtet njeri që beson se shpirtrat e shenjtorëve të kenë ngecur në katakombet e një manastiri.

Dyzet Shenjtorët

A nuk shkojnë vallë shenjtorët në Paradhis pasi ndahen nga kjo botë?

Shpjegon më tej Ermir Hoxha:

Deri më tani nuk vihet në diskutim versioni që 40 shenjtorët janë dyzet shpirtra të krishterë, që u masakruan nga perandori romal Licinus, për shkak të besimit të tyre. Nga shekulli i 6 pas Krishtit, u ndërtua manastiri për nder të tyre.

Nuk vihet në diskutim? Po pse të vihet në diskutim? Nga kush të vihet në diskutim?

Kjo është njëlloj si të thuash: deri më tani, nuk vihet në diskutim që Manastiri i 40 Shenjtorëve është afër Sarandës.

Nga ana tjetër, nuk kuptohet mirë, nga teksti, se këta 40 shenjtorë u vranë vërtet prej Licinus-it, por afër qytetit Sebaste (Sivas), në Anadollin e sotëm; dhe se kisha dhe manastire kushtuar atyre janë ngritur në shumë vende të krishtera.

Një arsye më pak që shpirtrat e atyre të uruarve të kenë ngecur në katakombet e manastirit në Sarandën tonë pellazgjike!

Nuk ka komente

  1. Xhaxha, me lejo nje komliment per menyren (civile) me te cilen menaxhon debatet. Kohet e fundit kam filluar te shfletoj gjithmone e me pak peshkun, e gjithmone e me shume blogun tend.

  2. Ja ku mesova dhe dicka te re qe 40 shenjtoret e Sarandes nuk kane lidhje fare me Saranden pervec kesaj te fundit qe ka marre emrin prej tyre. I bashkohem komentit te mesiperm. Lajmi i Shekullit mund te behet edhe pjese e OBOBO NEWS, nje sugjerim i imi.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin