PAMJE TË KONVERTUARA 81

Konvertimin dhe ndërrimin e fesë në shqiptarët e ndesh rëndom në histori, por tani edhe në të sotmen, si realitet dhe si dëshirë.

Sa kohë që në truallin e banuar nga shqiptarët fé të ndryshme kanë luftuar mes tyre për supremaci, territor dhe grigja, konvertimet kanë qenë të pashmangshme.

Krejt historia e shqiptarëve, e arbërorëve dhe e ilirëve mund të shkruhet si histori konvertimesh dhe shkonvertimesh të panumërta.

Disa historianë e kanë interpretuar këtë si shenjë se shqiptarët nuk janë popull besimtar, as shumë shpirtëror; por e përdorin përkatësinë fetare në mënyrë tribale, ose për qëllime të tjera.

Sot konvertimet ndodhin zakonisht me shqiptarë myslimanë, të cilët kalojnë në fenë e krishterë: katolike dhe ortodokse, më rrallë protestante, ose të sekteve edhe më të kufizuara.

Si ndodh ky konvertim?

Me dëshirën e individit, i cili e ndien se feja tjetër u përgjigjet më mirë nevojave të tij shpirtërore?

Ky do të ishte rasti ideal – dëshmi e vullnetit të lirë, e spiritualitetit, e njeriut që e vuan dyshimin në besim si dramë.

Përballë tij do të vendosja konvertimin e shumë myslimanëvë shqiptarë në Greqi: pothuajse të shfetarizuar, për ta feja është një mënyrë për t’u integruar në komunitet dhe nuk shkon më tej se përkatësia.

Përgjithësisht, në histori konvertimi lidhet me zellin fetar, edhe kur bëhet spontanisht, edhe kur e bëjnë misionarët.

Konvertimi tjetër, ai oportunist, për t’u përshtatur dhe mimetizuar, ose për t’u shkrirë në komunitetin pritës, ose për të harruar të shkuarën traumatike, nuk ka të bëjë shumë me përjetimin e hyjnores, as me spiritualitetin.

Jetojmë në një botë ku konvertimi është mënyrë mbijetese për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish – mes të cilëve do të veçoja emigrantët, te të cilët shprehet në mënyrë dramatike.

Konvertohet feja dhe gjuha, konvertohen ideologjitë dhe bindjet politike, konvertohet deri edhe gjinia.

Disa prej neocons të elitës politike bashkëkohore në ShBA e nisën karrierën e tyre si trockistë (p.sh. Irving Cristol, i cilësuar si “nuni” i neocons).

Në Shqipëri, kryeministri i tanishëm Berisha është edhe ai një converso – meqë e ka ndërruar kredon e vet politike.

Gjithnjë e më të shumtë janë ata mes nesh që identitetin vetjak dhe kuptimin e jetës e gjejnë jo te vijueshmëria e traditës, por te sfida ndaj saj, shkelja, shkëputja, konvertimi.

Një botë perëndimore e dalldisur pas risisë dhe e mërzitur me disiplinën e përsëritjes, traditën do ta përjetojë shpesh si rutinë, nga e cila mund të shpëtohet me thyerje.

Në lëmin fetar, Ibrahim Rugova tërheq vëmendjen si më i famshmi i converso-ve fetarë; edhe pse idenë e kthimit në katolicizëm shumë vetë e bashkëlidhin me Ismail Kadarenë, një autor më shumë mistik sesa fetar.

Në shqiptarë, konvertimi fetar historikisht në shqiptarë ka nisur nga i pari i fisit ose i fshatit; të cilin e kanë ndjekur pastaj të tjerët, në pajtim me konceptimin e fesë si përkatësi, ose instrument kohezioni të grupit.

Pa përmendur pastaj që, për shumë shqiptarë, feja ka qenë një mënyrë për të komunikuar me autoritetin politik ose administrativ.

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar, dhe konvertimi i Rugovës mbetet një incident; nëse me atë gjest ai dëshironte të tregonte një perspektivë, ose të jepte një shenjë, nuk duket se e ka arritur qëllimin.

Pse ndodh kjo?

Ngaqë shqiptarët u janë besnikë feve të tyre dhe do ta konsideronin sakrilegj edhe vetëm idenë e mundësisë për t’u konvertuar?

Nuk më duket se kjo vlen për shumicën, e cila e përjeton fenë më tepër si traditë, ose si pjesë rituale të identitetit, personal dhe kolektiv, sesa si përmasë shpirtërore të ekzistencës.

Një shqiptar mysliman që nuk është fetar por megjithatë e identifikon përkatësinë e vet në fé, do ta perceptonte konvertimin si mohim të identitetit të vet, ose pranim pa arsye të supremacisë së tjetrit.

Aq më tepër vlen kjo, nëse konvertimi vjen së bashku me oferta speciale privilegjesh: për vende pune, shkolla, ose premtime emigrimi.

Të konvertohesh për arsye interesi, do të thotë të jesh nevojtar; por të paktë janë ata që, në rast nevojash materiale, do të ndiqnin një rrugë të tillë me dëshirë.

Nga ana tjetër, konvertimi në vetvete nuk ka pse të qortohet, vetëm motivet mund t’i diskutohen.

Një e afërme imja, grua e moshuar, gjithë jetën krejt indiferente në punë të fesë, filloi të ndjekë, në pleqëri, disa forma të ritualit islamik më tepër për t’u sinkronizuar me gra të tjera myslimane në mëhallë.

Një tjetër e afërme imja, e lindur në vitet 1990 në familje të përzier (por praktikisht afetare), vendosi me dëshirën e vet, në moshë shumë të re, për t’u bërë katolike; pa dhënë shumë shpjegime, përveçse që “i pëlqente”.

Si mund t’i gjykojmë këto kthesa?

Të afërm të mi të një krahu tjetër, të fesë ortodokse, nuk i japin ndonjë vend krishterimit në jetën e tyre të përditshme, por kalendarin fetar ortodoks e ndjekin me përkushtim.

Shkojnë në kishë, piqen me bashkëfetarë të tyre, riprodhojnë komunitetin, ndihen pjesë e një së tëre që i tejkalon caqet e interesit material.

Edhe këta janë praktikisht të (ri)konvertuar; meqë në vitet totalitare jetonin krejt të shkëputur nga çdo lloj përmase fetare, pa e vrarë shumë mendjen.

Ndërkohë, ka njerëz që e kërkojnë shpirtëroren në jetë; ose që ua kërkon shpirti, pa e kuptuar mirë as ata vetë. Kush kërkon edhe do të gjejë.

Për arsye më tepër koniunkturale, ata që kërkojnë e kanë më të lehtë të konvertohen në të krishterë kur janë me origjinë myslimane, se të konvertohen në myslimanë, kur janë me origjinë të krishtere.

Statistika për këtë nuk kam parë gjëkundi; por kam bindjen, siç e shpreha edhe në një shkrim më parë, se shumë shqiptarë të fesë islame e përjetojnë statusin e tyre si fatalitet, në mos si barrë; dhe përgjithësisht si rezistencë.

Ky lloj frustracioni nuk premton asgjë të mirë për fatet e shqiptarëve si shoqëri organike dhe kohezive.

Nga ana tjetër, një i krishterë i devotshëm ndoshta e ndien veten etikisht të detyruar të rreket ta konvertojë tjetrin në fenë e vet; është një gjest, në fund të fundit, dashurie, në mos imperativi moral.

Një politikan ose ideolog që kërkon haptazi të konvertojë, përkundrazi, përdhos edhe fenë, edhe publikun e vet.

Unë, që nuk jam fetar, e gjej krejtësisht të përbuzzshme arsyen se duhet të konvertohemi në të krishterë, meqë vetëm ashtu na pranon Europa.

Dhe e përbuzshmja nuk ka të bëjë me atë që duhet të bëjmë, por fillon te meqë-ja.

Kur lypet nga lart e imponohet me trysni, edhe sikur pa dhunë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet marketingut shpirtëror dhe, më keq akoma, modës politike, konvertimi është gjithnjë kasnec diskriminimi dhe intolerance.

Një popull i ndarë në fé të ndryshme, si yni, është mësuar prej kohësh me diversitetin, nuk i bën shumë përshtypje. E keqja zë fill kur njëra palë e ndien veten, një ditë prej ditësh, të titulluar si misionare ose promotore të zhvillimit, ose të emancipimit politik dhe kulturor; por jo për çfarë po bën, por për çfarë është.

Po e mbyll me një gojëdhënë për konvertimin e tribusë aziatike të khazarëve, nga paganizmi në judaizëm.

Sipas kësaj gojëdhëne, mbreti i fuqishëm i khazarëve, Bulani, pas një ëndrre që pa, vendosi të hiqte dorë nga paganizmi dhe të adhuronte një zot të vetëm.

Kur morën vesh këtë, fqinjët bizantinë dhe myslimanë të khazarëve dërguan në oborrin e Bulanit njerëz të ditur, klerikë teologë e filozofë, për ta konvertuar këtë në Krishterim ose në Islam.

Bulani vendosi, me mendjen e vet, të thërriste edhe një hebre, për të dëgjuar edhe versionin e këtij të fundit.

Tre dijetarët – bizantini i krishterë, arabi mysliman dhe hebreu judaik – debatuan mes tyre në sy të mbretit, por asnjë nuk arriti ta bindë tjetrin, as mikpritësin.

Pastaj dijetarët u ftuan të tërhiqeshin secili në çadrën e vet, për të medituar. Ndërkohë Bulani nisi t’i thërriste veç e veç, për të biseduar kokë më kokë.

Thirri të parin të krishterin dhe e pyeti se, midis Judaizmit dhe Islamit, cila fe i afrohej më shumë së vërtetës. Judaizmi, i tha i krishteri.

Thirri pastaj myslimanin, dhe i bëri të njëjtën pyetje: midis Krishtërimit dhe Judaizmit, cila fé i afrohej më shumë së vërtetës. Judaizmi, i tha myslimani.

Dhe kështu ndodhi që mbreti Bulan vendosi, me shumicë votash logjike, që khazarët të konvertoheshin në Judaizëm.

Pse m’u kujtua kjo gojëdhënë? Ndoshta ngaqë mendoj se, në rrethanat e sotme, rolin e fesë që i ka brenda të gjitha të tjerat e luan filozofia e shoqërisë të hapur, pluraliste dhe administruar në mënyrë shekullare, ku feja dhe shteti janë të ndara dhe as individi as komuniteti nuk diskriminohen, as privilegjohen, për nga mënyra si e vendosin raportin me Hyun.

Vetë Europa na e mëson këtë; edhe pse jo gjithë Europa dhe jo gjithnjë.

Megjithatë, një Europë që tundohet dhe dëshiron të diskriminojë ndaj jo të krishterëve, ndoshta nuk do ta meritonte piedestalin ku e mbajmë.

81 komente

  1. ””në rrethanat e sotme, rolin e fesë që i ka brenda të gjitha të tjerat e luan filozofia e shoqërisë të hapur, pluraliste dhe administruar në mënyrë shekullare, ku feja dhe shteti janë të ndara dhe as individi as komuniteti nuk diskriminohen, as privilegjohen, për nga mënyra si e vendosin raportin me Hyun.””

    Sikur te kisha nje ungj me shume i thone kesaj.
    Ceshtja nuk eshte raporti me Hyun, por me parimet morale.
    Ato kristiane iu nenshtruan kohes dhe rrethanave dhe tash jane themelet e parimeve demokratike.
    Italia dhe Gjermania u udhehoqen gjate prej demokristianeve.
    Ne castet e krizes ekzistenciale italiane e gjermane pranuan demokracine kristiane.

    Nuk ka kontradikte midis demokracise kristiane dhe rendit demokratik, nderkaq ka nje humnere midis rolit politik te Islamit dhe rendit demokratik.

    Kete ne Europe e dine te gjithe e se fundmi po e pranojne te gjithe.
    Sigurisht qe Europa heziton te mbeshtese hapur nje identitet fetar te europianeve, por s’ka nga t’ja mbaje, nuk mposhten ndryshe shtetet-kombe, te cilat kane alergji me shume nga identiteti perandorak sesa nga ai fetar.

    Pëlqejeni

    • Nuk mund te flasesh kaq qesim, pa ditur asgje. Cfare di ti nga Islami? Cfare ke lexuar ti per sistemin politik mysliman qe i jep te drejten vetes te shprehesh ne menyre kategorike se “ka nje humnere midis rolit politik te Islamit dhe rendit demokratik”?
      Perkundrazi, qofte ne perendim, qofte nje lindje ka nje sere autoresh qe flasin per demokracine ne Islam. Ka nje mori librash, studimesh, debatesh ne kete fushe, dhe nuk mund ti japesh nje zgjidhje definitive me opinione hipotetike.
      Islami, sic e njoh une, nuk ka kurrfare distance me rendin demokratik. Perkundrazi, historia politike e shekujve te pare te Islamit ka deshmuar nje rend te jashtezakonshem per kohen ne drejtim te lirive dhe perfshirjes se qytetarit ne vendimmarrje. Nga ana tjeter, literatura Islame ka gjalleruar nga debate shume te mprehta ne lidhje me rendin politik, te drejten e vendosjes se popullit ne lidhje me udheheqjen, formen e qeferisjes si dhe kufizimin e pushtetit ndaj udheheqesve. Keto jane debate qe kane karakterizuar historikisht zhvillimin e mendimit Islam dhe te shprehesh me nje te rene te lapsit se, Islami ka humnere me demokracine, nuk do te thote gje tjeter vetem se sanksionim i padijes ne nxjerrjen e perfundimeve, perfundimtare, per te cilat gjykuesi as qe e ndjen nevojen ti vertetoje.

      Pëlqejeni

  2. Faleminderit per kete shkrim xhaxha. Me kurseve kohe per pergjigje te tema tjeter ndaj idese se hedhur nga nje bashkebisedues se konvertimet mund te kene ndodhur si zgjedhje te nje feje “moderne” mbi nje “barbare.” Qe te linte te kuptoje se pati termet teologjik, “proteste” apo “reformim” ne trojet e Arbrit.

    Ne vazhdim te gojedhenes se khazareve, nje tjeter gojedhene interesante eshte ajo e konvertimit te Vladimirit te Kiev. Vladimiri (mbret pagan i shek. 10) dergoi misionere ne tre fete kryesore monoteiste. Tek myslymanet e Vollges, jetesa iu dukej e zymte, per me teper ngrenja e mishit te derrit dhe alkoli ishin tabu. Vladimiri nuk mund ta pranonte kete fe pasi “Drinking is the joy of the Rus”. Misionare u derguan edhe tek hebrenjte (mund apo mund te mos kene qene khazaret qe permendet ju.) Por meqe ata kishin humbur Jeruzalemin, atehere iu duk si evidence qe Zoti i kishte abandonuar hebrenjte. Mbetej vetem Krishterimi, por cili version? Misionaret raportuan se kishat gjermane ishin te erreta dhe pa asnje bukuri, ndersa ata qe u derguan ne Bizant, ne Konstandinopoje thane se “nuk e dinim ne ishin ne toke apo ne parajse.” Vladimiri, e per rrjedhoje, Kievi, u konvertuan ne ortodokse.

    Keto thone gojedhenat, nga ana tjeter aleanca politike me perandorin e Bizantit dhe martesa me motren e tij jane “gojedhena” per historianet.

    “Një popull i ndarë në fé të ndryshme, si yni, është mësuar prej kohësh me diversitetin, nuk i bën shumë përshtypje. E keqja zë fill kur njëra palë e ndien veten, një ditë prej ditësh, të titulluar si misionare ose promotore të zhvillimit, ose të emancipimit politik dhe kulturor; por jo për çfarë po bën, por për çfarë është.”

    Shume dakort.

    Pëlqejeni

  3. ””Perkundrazi, qofte ne perendim, qofte nje lindje ka nje sere autoresh qe flasin per demokracine ne Islam. Ka nje mori librash, studimesh, debatesh ne kete fushe, dhe nuk mund ti japesh nje zgjidhje definitive me opinione hipotetike.””

    Nuk me ze syri ndonje rend demokratik ne vendet islamike, ato fillesa demokracie si ne Turqi i takojne nacionalizmit (ata)turk, por edhe aty roli politik i Islamit po ja shpartallon rrenjet demokracise.
    Ne ndonje vend tjeter si Pakistani fillesat e demokracise jane nga halli, i duhej mbeshtetja e Amerikes dhe Amerika kerkoi koncesione demokratike.

    Ku eshte i madh roli politik i Islamit, ne Libi, Iran e Arabi.

    Ca roli politik ka islami ne perendim, nje me dy e kerkon perçet per grate.Shqetesimi me i madh politik jane percet per grate. Pastaj do kerkoje poligamine, se familja eshte bere fertele ne Perendim, c’kuptim ka monogamia, monogamia eshte anadollake, i perket konceptimit te mykur te tradites kristiane.

    ””nuk do te thote gje tjeter vetem se sanksionim i padijes ne nxjerrjen e perfundimeve, perfundimtare, per te cilat gjykuesi as qe e ndjen nevojen ti vertetoje.”’

    Po njerezia syte ne balle i ka e sheh vete, ti qe nuk e marr vesh nga i paske, hidhesh perpjete sikur te ka pickuar grenza.

    Demokracia aktuale kerkon nje tjeter konceptim te rendit te gjerave nga ai i tribuve arabike e/o turkomane, kerkon ne radhe te pare nje reformim te fese.
    Eshte me e lehte qe deveja te hyje ne vrimen e gjilperes, sesa besimtari islamik ne esencen e rendit demokratik.

    Pëlqejeni

    • “Nuk me ze syri ndonje rend demokratik ne vendet islamike, ato fillesa demokracie si ne Turqi i takojne nacionalizmit (ata)turk, por edhe aty roli politik i Islamit po ja shpartallon rrenjet demokracise.”

      Mua nuk me ze syri ne rradhe te pare vende Islame, e lere me pastaj te me zere demokracine ne keto vende qe nuk ekzistojne. Ti e kerkon demokracine Islame ne sisteme qeverisjeje jo-islame.
      Sic shprehesh edhe vete “njerezia i ka syte ne balle” dhe kjo tregon padijen me te cilet i nxjerr konkluzionet. Konkluzionet nuk nxirren prej “syve ne balle”, por prej studimit dhe analizes se thelle te realiteteve per te cilat shprehesh. Dmth, dija nuk eshte materiali empirik, i cili ka mundur te behet pjese e receptimit tend shqisor, qofte edhe ne shikimin periferik. Perkundrazi, dija eshte studimi, analizimi, reflektimi, i nje syri te stervitur, i cili shbiron thelle ne brendesi te fakteve empirike, per te kuptuar dhe nxjerre prej andej ligjesite. Per rrjedhoje, perpara se te nxjerresh konkluzione, lexo.

      Duhet te kuptosh se rendi ataturkist ne Turqi, jo vetem qe nuk perben fillese te demokracise, por perben instalimin e nje diktature te mirefillte, qe shfuqizoi nje rend plurikulturor dhe plurifetar, sic ishte Perandoria Osmane. Turqia e ataturkut ishte thjesht shnderrimi i nje hapesire gjeo-politike, gjeo-kulturore heterogjene, ne nje shtet kombetar nacionalist, autoritarist dhe diktatorial. Dhe kjo u realizua me ane te terrorit shteteror. Ende ne Turqi, ekziston kulti i Ata Turkut, i cili u cenon rende lirine e shprehjes intelektualeve, pasi shteti ushtarak i instaluar prej tij, ka ende levat e veta te forta, per te vene perpara presionit kedo qe shpalos pikepamje te ndryshme ne kete drejtim.
      E kunderta eshte e vertete, Partia ne pushtet, mezi ka filluar te cliroje Turqine, prej autoritarizmit te forcave politike e ushtarake, trasheguese te regjimit te vjeter, te cilat imponojne perdhunshem verdiktin e tyre. Ndryshimet kushtetuese dhe zbutja e rolit te ushtrise ne vendimmarrje, kane qene hapat e para ne kete drejtim.

      Gjithsesi, pertej Turqise, Pakistanit, Arabise saudite etj. une mendoj se asnje prej ketyre rendeve nuk eshte ne menyre te mirefillte nje sistem politik Islamik. Ne te gjitha keto vende jane instaluar diktatura, te cilat, presionin me te forte e ushtrojne pikerisht ndaj forcave reformiste myslimane. Te gjitha keto vende jane produkte historike, te cilat jane trasheguar prej rrethanave te komplikuara te politikave nderkombetare. Nuk mund te gjykosh nje fe, per shkak te disa problemeve rrethanore te nje kohe te caktuar. Ta besh kete, do te thote te shperfillesh ate qe eshte ne vetvete kjo fe, per ta modeluar sipas interesit tend spekulativ.

      Persa i perket perceve, kjo eshte thjesht selektiviteti yt, per te percaktuar rolin e Islamit perendimor. Ne perendim ka nje sere mendimtaresh serioze, te cilet prodhojne projekte sociale e kulturore teper te vlefshme. Por, ato duhen njohur. Nese e krijon gjykimin tend per Islamin, thjesht nga protestat per te drejtat e njeriut, qe grupe te ndrysme myslimanesh, bejne kur u cenohet e drejta e shkollimit per shkak te shamive, kjo eshte pak te thuash verberi.

      “Demokracia aktuale kerkon nje tjeter konceptim te rendit te gjerave nga ai i tribuve arabike e/o turkomane, kerkon ne radhe te pare nje reformim te fese.
      Eshte me e lehte qe deveja te hyje ne vrimen e gjilperes, sesa besimtari islamik ne esencen e rendit demokratik.”

      Ti kerkon reformim te fese, pa e njohur ne rradhe te pare ate. Besoj se nuk mund te kete gje me absurde se te kerkosh reformim per nje gje qe nuk e njeh.
      Nga ana tjeter, ajo qe vlen te diskutohet ketu eshte se (pertej faktit qe ti as qe nuk e di se cfare kane bere dhe po bejne mendimtaret myslimane ne drejtim te reformimit), cfare garancie ke ti qe rendi yt eshte me i mire, dhe cfare te jep te drejten te thush se tjetri duhet te mendoje doemos si ty, per te qene ne rruge te mbare?!

      Etiketimi yt mbi “tribute arabike e/o turkomane”, eshte deshmi e intrasegjences tende etnocentriste, karakteristike kjo per qarqet me te ngurta dhe me hermetike te mendimit perendimor, qarqe keto qe, me se pari, kane vete nevoje te clirohen nga perdet e syve, dhe te hapin mendjen per te kuptuar se bota mund te shikohet mjaft mire edhe ndryshe. Nje rend i ndertuar mbi keto premisa, nje rend qe nuk i ben vend askujt qe eshte i ndryshem, eshte nje rend krejtesisht jo-demokratik. Eshte nje rend i ngurte, hermetik, i ndrydhur, qe pengon zhvillimin dhe integrimin e te gjitheve. Dhe si i tille eshte nje rend i semure, qe eshte i destinuar te deshtoje.

      Besoj tashme qe nuk ka me nevoje te sqaroj se ne vrimen tende te ngushte te gjilperes, deveja arabike as qe ka nevoje te hyje, pasi aty nuk mund te hysh as vete. Vizioni yt sjell vetem nje panorame kontradiktore ku do te vije nje moment ku njeriu nuk do te pranoje me as veten.

      Pëlqejeni

      • Pjesa e parë e shkrimit tënd është një logical fallacy, që quhet ndryshe “no true Scotsman”.

        Është tepër ironike të flitet për demokraci brenda Islamit, apo ligjeve të tij, të njohura si Sheriati. Pikërisht në këtë temë, ku konvertimi (titulli dhe tematika e temës në fjalë) në ligjin islamik dënohet me vdekje.

        Pëlqejeni

        • Kjo qe ti thua, megjithese eshte nje ceshtje tejet periferike e nje situate te caktuar te historise se zhvillimit dhe aplikimit te ligjit Islamik (e cila ne fakt, nuk di te jete aplikuar ndonjehere, megjithese ka ekzistuar ne kohe te caktuara, si pasoje e rrethanave krejt te vecanta), mbetet nje ceshtje mjaft e debatuar dhe nuk gjen dot nje konsesus teologjik. Duke qene e tille, pra e debatuar, mbetet gjithaq edhe e kontenstuar nga vete autoritetet teologjike muslimane, gje qe e ben rrjedhimisht nje ceshtje qe nuk rrjedh drejtperdrejte nga sheriati. Pra, kjo ceshtje eshte thjesht nje opinion mbi sheriatin, i nje pjese te caktuar te teologeve te nje epoke te caktuar, dhe jo vendim burimor definitiv i sheriatit.
          Perkundrazi, une kam lexuar autore te rendesishem, te cilet shprehen se e kunderta eshte e vertete. Liria e zgjedhjes dhe e nderrimit te besimit eshte nje ceshtje themelore e mbrojtur nga burimet baze te sheriatit, Kurani dhe tradita profetike.
          Prandaj them se duhet me i dite mire keto ceshtje, sepse prej kendej, dalim ne rrjedhime te gabuara, e prej ketyre rrjedhimeve, dalim ne disa te tjera, edhe me te gabuara, sic jane psh, ato qe i ndajne shqiptaret ne ‘qytetare te dores se pare’, dhe ne qytetare te dores se dyte, ose ndryshe, ne “medresiste:, ne terminologjine e Aqifit.

          Pëlqejeni

  4. Ne radhe te pare me behet qejfi qe ketu gjeti vend edhe nje medreseist, se xha xhai nuk ka qejf fare te krijoje humus per ate kategori, ndoshta nga indulgjenca a ndoshta nga nenvleresimi, puna e tij ne fund te fundit.

    Ne radhe te dyte premisat retorike te tipit dija eshte keshtu e ashtu, empiricizmi apo mosnjohja e fese etj mund edhe ti kursesh.

    Ne radhe te trete, lojen e kontradiktave pa nxjerre provat e kontradiktes po me ane te zberthimit hermeneutik e/o psikanalitik, luaje me ndonje tjeter.

    ””Duhet te kuptosh se rendi ataturkist ne Turqi, jo vetem qe nuk perben fillese te demokracise, por perben instalimin e nje diktature te mirefillte, qe shfuqizoi nje rend plurikulturor dhe plurifetar, sic ishte Perandoria Osmane. ”’

    Duhet te kuptoj se ai qe i dha fund te semurit te Bosforit, ai qe rrezoi rendin anadollak, ishte i keq prandaj do shkoje ne xhehnem ?
    Modernizuesi i Turqise ashtu sikunder te shume vendeve islamike te lidhura me Ameriken, nuk mund te mos ishte nacionalist, pasi nacionalizmi eshte e vetmja arme efikase kunder islamit.
    Shume vende islamike u perditesuan ne botekuptim fale ndikimit nacionalist.
    Nga ana tjeter ushtria eshte i vetmi institucion qe mund te lejoje perditesimin e botekuptimit islamik, sapo ushtria bie ne duart e klerit behet institucion regresiv . Kete e provon historia e vendeve islamike gjate shek 20.

    ””Nuk mund te gjykosh nje fe, per shkak te disa problemeve rrethanore te nje kohe te caktuar. Ta besh kete, do te thote te shperfillesh ate qe eshte ne vetvete kjo fe, per ta modeluar sipas interesit tend spekulativ””

    Cilen kohe te caktuar, rolin politik te Islamit e kemi hequr per 4 -5 shekuj ne kurriz, ke nje dukuri me 8 milione pjese qe i heq cdo lloj karakteri spekulativ, plus qe e shohim perdite.
    Ti vjen me utopine e radhes dhe na e shpjegon me nje stil te ngjashem me ate komunist.

    ””Persa i perket perceve, kjo eshte thjesht selektiviteti yt, per te percaktuar rolin e Islamit perendimor. Ne perendim ka nje sere mendimtaresh serioze, te cilet prodhojne projekte sociale e kulturore teper te vlefshme. Por, ato duhen njohur.””

    Roli politik eshte ai qe shihet, ai qe vepron, ai qe perkrahet nga masat, jo ca llafe e projekte mendimtaresh serioze qe si njohin as vete islamiket ne Perendim.
    Une s’kam fare çfare te perzgjedh se do ma kishte qejfi te kisha mundesi zgjedhjeje, po nje me dy muhabeti te perçet shkon, po lerini ato te shkreta goca te zbukurohen caze, qe ne kohet pagane grate ne Europe zbukuroheshin e vinin stoli, rroba me ngjyra etj. Mos me thuaj qe femrat e kane qejf nga natyra te futen ne nje thes te zi apo se e ka thene Allahu.

    ””cfare garancie ke ti qe rendi yt eshte me i mire, dhe cfare te jep te drejten te thush se tjetri duhet te mendoje doemos si ty, per te qene ne rruge te mbare?!””

    Rendi demokratik te pakten ne domethenien e demokracise kombetare eshte momenti kur njeriut i njihet vertet aftesia e vullnetit te lire , i jepet mundesia te nderveproje me vullnet te lire ne krijimin e realitetit.
    Kjo eshte arritja me madhore e njeriut,kur ai eshte i ndergjegjshem per aftesite e tij ne krijimin e realitetit dhe nuk eshte me thjesht nje gur shahu.

    ””’Etiketimi yt mbi “tribute arabike e/o turkomane” ””

    Une thashe te verteten dhe etiketa eshte(duhet te jete) e verteta mbi gjene e etiketuar.
    Kurani dhe perhapja e tij fillestare eshte produkt i tribuve arabike; a nuk eshte e vertete ?

    Tradita islamike duke filluar nga 1055 (turqit selxhuke ne Bagdat) nuk kuptohet dot pa rolin e tribuve turkomane: a nuk eshte e vertete ?

    Ti kerkon prej meje eufemizmin per te thene te verteten (historike), po eufemizmin ne radhe te pare e perdor kur me do qejfi mua dhe ne radhe te dyte nuk ndiej ndonje detyrim moral ndaj atij qe ka nje moral tjeter nga imi, qe te mos ja them te vertetat troç ose edhe me perbuzje.

    ”’deshmi e intrasegjences tende etnocentriste, karakteristike kjo per qarqet me te ngurta dhe me hermetike te mendimit perendimor,”’

    Etnocentrizmi im eshte paresisht ontologjiko-etik dhe duke qene shqiptar s’eshte deshmi e ndonje hermetizmi perendimor. Kjo paresi i garanton etnocentrizmit tim socio-politik koherencen e rrenjet e forta ne ndryshim nga etncocentrizmi socio-politik shqiptar inkoherent qe synon rrenje te tjera.

    Prandaj ke gabuar shenjester.

    Pëlqejeni

    • Fodulleku yt, i aktivizuar prej sedres se lenduar intelektuale nuk entuziazmon njeri, edhe kur, ne mungese te argumenteve, perpiqet te prodhoje romuze retorike pa lidhje. Nuk kam ndermend te cliroj gjykimin tend prej klisheve paragjykuese, prej nga buron edhe fjalori yt stigmatizues, por gjithsesi, me duhet te them se etiketat e tua (te cilat je i lire ti leshosh rehate pa dogane, ashtu sic edhe une jam i lire tu percaktoj diagnozen doktrinore perkatese), nuk sugjestionojne askend. Si njeri i cliruar qe perpiqem te jem, nuk me komplekson aspak te qenit medresist apo cfaredo tjeter, madje do te krenohesha nese do te isha i tille, per sa kohe do ta kisha bere kete me zgjedhjen time. Medresete jane sisteme arsimore krejtesisht te ligjshme ne kete vend, dhe ofrojne dijen e tyre (mire apo keq qofte), konform rregullave kritereve te vendosura nga autoritetet arsimore. Nese per ty diplomat e tyre jane te pavlefshme, dhe nese produkti i tyre eshte automatikisht i perjashtuar (natyrisht, si gjithmone verdiktet vijon i nxjerr jo nga dija, por nga “paradija”, pra nga padija), ky eshte problemi yt, jo i medresisteve, as i imi.

      Po e le menjane pergjigjen ndaj asaj qe eshte thjesht retorike apo edhe spekulim per t’iu larguar thelbit ne postimin tend dhe po i rikthehem pikerisht asaj te ciles ti i shmangesh, pra thelbit.
      Ti thua se, “ka nje humnere midis rolit politik te Islamit dhe rendit demokratik”. Dhe kete, ti e argumenton me ate qe ti e percakton si realitet politik i Islamit, te cilin sipas teje e kupton cdo njeri qe “ka syte ne balle”. Shembull per kete ti merr Pakistanin, Arabine Saudite, Iranin, Libine, si edhe disa grupe te caktuara myslimanesh ne Europe. Sipas teje, ne asnje prej ketyre vendeve, si edhe ne mendjet e ketyre grupeve ne Europe nuk ka demokraci. Te gjitha keto jane pra, argument per hendekun midis Islamit dhe Demokracise. Dhe te gjitha keto bejne qe, sipas teje, te jete “me e lehte qe deveja te hyje ne vrimen e gjilperes, sesa besimtari islamik ne esencen e rendit demokratik”.

      Pikerisht pra ajo qe kam thene, dhe qe me beri te perfshihem ne kete teme (ndonese me duket se po lodhem kot) eshte pikerisht se konkluzione te tilla nuk nxirren nga nje krahasim kaq banal midis Iranit me SHBA-te, Pakistanit me Britanine e Madhe apo Libise me Gjermanine. Kur flitet per “rol politik te Islamit”, duhet ti referohesh Islamit dhe jo Pakistanit. Pakistani mund te jete nje vend me shumice muslimane, por nuk perfaqeson aspak fene Islame. Edhe vete shembujt qe ti ke sjelle me lart, jane te gjithe te ndryshem, e lere me te jene te gjithe perfaqesues te Islamit. Islami eshte nje fe, me nje tradite 1400 vjecare qe sot, se bashku me krishterimin eshte ne dy fete me te medha ne bote. Brenda tij, ashtu sic edhe eshte e natyrshme te ndodhe, gjallerojne rryma, ide, pikepamje, gjykime, modele nga me te larmishmet. Te gjykosh kaq serbes dhe kaq lirshem nuk perben tjeter vetem se banalitet intelektual.
      Nese do ti referohesh Islamit, atehere do te duhet ti referohesh librave, ideve, pikepamjeve, historise, dijetareve, e jo Gadafit, Ahmedin Nexhadit apo Musharafit. Musharafi psh. jo qe nuk perfaqeson dot Islamin, por perfaqeson pikerisht antiislamizmin. Musharafi eshte me teper nje produkt i politikes amerikane sesa nje produkt i politikes se popullit pakistanez mysliman, e aq me pak nje produkt i parimeve fetare Islame.

      Megjithate, nuk dua ti futem hollesive politike. Debati qendron ne ide. Demokracia, perpara se te jete realitet eshte nje ide. Keshtu, kur flasim per Islamin dhe Demokracine, flasim ne rrafshin e ideve, e jo ne rrafshin e realiteteve konkrete te cilat jane produkt i nje mije e nje rrethanave. Ketu na duhet te kuptojme se cfare eshte demokracia, si e percepton ajo nje sistem politik, per cfare interesohet ajo dhe si na propozon ta realizojme ate qe synon. Pas kesaj do te mund te shikonim se si dhe sa keto parime, keto ide gjejne vend ne strukturen konceptuale myslimane, cfare ka parashikuar feja myslimane, mendimi islamik ne lidhje me sistemin shoqeror e politik, dhe se sa te perafrueshme jane pikepamjet e nje sistemi demokratik me ato te nje sistemi mysliman. Per kete, shume autore, te vjeter dhe te rinj kane shkruar volume te tera librash dhe nuk ka mbetur puna ta zgjidhesh ti, me nje te rene te lapsit.
      Pra, debati qendron ne rrafshin e mendimit e jo ne ate te veprimit. Perkundrazi, ti priresh ti quash idete “llafe”. Sipas teje, roli politik eshte ai qe shihet dhe qe vepron dhe jo ai i projektuar ne mendjet e njerezve. Ndersa une mendoj ndryshe. Roli politik eshte ai qe fillimisht projektohet ne mendje dhe me pas vihet ne zbatim, dhe une nuk ngaterroj ate cka nje gje eshte vertete me ate qe ka mundur te shfaqet. Ti mendon se Islami i vertete eshte vetem ai i shfaqur, dhe ky eshte problem.
      Edhe vete demokracia, ishte fillimisht ne mendjet e mendimtareve, filozofeve (pra ne “llafe”), e me pas, pas shume perpjekjeve, por edhe fale rrethanave te caktuara, mundi te behet realitet. Rrjedhimisht, ne rastin konkret, meqe Islamin nuk e lene diktatoret (por edhe shume prej ketyre vendeve demokratike, qe i kane ndihmuar keta diktatore te vijne ne pushtet) te vije ne jete, te vihet ne zbatim, atehere Islami politik duhet te perfaqesohet pikerisht nga ata qe e kane penguar te realizohet, pra nga dhunuesit e tij.

      Hallakatjet e kota nga Pakistani ne protestat per shamite (apo percet, sic kerkon ti quash ti), ne Europe, jane thjesht sebep per ta banalizuar muhabetin. Dhe akoma me banale eshte kur, ti me vesh ide te cilat ti mendon se une i kam, pa me njohur hic. Ne astin konkret ti me kerkon qe te heq dore edhe nga percja, qe te heq dore nga pengimi i grave qe te zbukurohen, qe te veshin rroba me ngjyra e ku ta di une cfare tjeter. Dhe, ne menyre sa te cuditshme, aq edhe qesharake, kete e ben pa e ditur aspak, nese une kam vene dore ndonjehere ne ide te tilla apo jo!
      Kjo tregon edhe me shume premisat mbi te cilat ti nderton te vertetat e tua. E verteta jote ndertohet qe perpara njohjes. Dhe kjo me thote shume per epistemologjine tende “ontologjiko-etike”. Kjo shpjegon shume mire gjithashtu, jo vetem etnocentrizmin tend (eshte per tu diskutuar seriozisht se cfare quhet tashme shqiptar), por edhe per radikalizmin perjashtues ksenofobik, qe e percepton boten te ngushte deri ne asfiksi, te pamundur per ti bere vend tjetrit.

      Pëlqejeni

  5. Te thashe mos u hidh ne lojra, po ti do te lozesh, atehere lozim.
    Duket ne drite ne diellit, qe ti si medreseist, ke pesuar shplarje truri, pasi nuk je gjendje te dallosh cka zoteron aftesite racionale te eksperiences dhe çfare jo. Kjo vjen paresisht per shkak te keqkuptimit te diferences ontologjike, te shkaktuar nga besimi yt, pasi duke u nisur nga paraqitja nuk ofrohet kurrfare garancie per te kapur esencen e cila per ty shfaqet vetem nepermjet dukurise se besimit dhe jo logjikes e te menduarit.
    Ky difekt e ben islamin a-shkencor dhe dijen e islamikut spekulative pa asnje shprese objektiviteti.
    Ideologjia islamike bazohet ne nje metafizike difektoze dhe sado ‘i moderuar’ te jete mendimtari islamik rezulton a priori i penguar ne perceptimin e realitetit, eshte larg esences se njeriut po aq sa komunizmi, prandaj paraqitet si perhapes utopish.

    Ashtu si komunistet thone se shtetet komuniste nuk paraqesin komunizmin edhe ti ne te njejtin avaz thua se Islami politik nuk qenkesh i pranishem ne shtetet e udheheqesit islamike.

    Ti je kacavjerres i nderuar!

    Kontradikta e thelle e islamit me demokracine dhe ideologjite qe e kane demokracine pike referimi, vjen pikerisht nga mungesa e zhvillimit te mendimit qe e nis konceptimin e qenies si ide(Platoni) dhe e mbaron si vlere (Nice).

    Ti nuk mund te flasesh si islamik dot as per ide e as per vlere e te jesh i sinqerte e koherent me besimin tend.

    Une shoh tek ty nje hallakatje mes besimit islamik dhe konceptimit perendimor te rendit te gjerave.

    Pëlqejeni

    • Luaj vetem me mire, se nuk ta ka njeri ngene. Fundja ti gjithesi vetem luan. Po ta le fushen bosh, topin aty e ke, keshtu, po e gjete, shko e bej gol.
      Ca them une e ca thua ti!
      Le qe ti dike edhe se cfare e si besoj une, e lere me kur na flet per epistemologjine Islame, pa lexuar asnje germe per keto pune!
      Cfare te them une?! Me dukesh rast i pashprese!
      Mirembetsh

      Pëlqejeni

    • “Ti nuk mund te flasesh si islamik dot as per ide e as per vlere e te jesh i sinqerte e koherent me besimin tend.”

      Pishtar i objektivitetit je. Ti nuk mund te pretendosh objektivitetin si kriter absolut e njekohesisht te perjashtosh nje sistem te tere besimi (vetekuptohet, objektivisht, apo jo?) nga pretendimi mbi te verteten, per cka dhe po flet besoj kur flet per ide dhe vlera te shprehura sinqerisht.

      Problemi jot eshte se nuk arrin te kuptosh qe kontradikta e thelle e perendimit me demokracine vjen pikerisht prej perceptimit te tjetrit si i pazhvilluar menderisht, pasi cfare demokracie do ishte nese tjetri do perjashtohej nga pjesmarrja demokratike ne baze te vonimit mendor. Perceptim ky qe as nga Said nuk duket se eshte shkaterruar. Cdo orientalizem kunder te cilit u ngrit Said, gjendet i perseritur ne diskursin tend fale keqperfaqesimit qe i ben Islamit.

      Ideologjia Islame ka metafizike te njejte me te dyja fete e tjera abrahamike. Ke ne te treja te njejtet elemente metafizike: Nje Zot, trans-substancimin perkates, (dhjete komandamentet, Krishtin, apo zerin e Allahut qe i diktonte Muhametit) dhe besimtaret. Nese njera prej ketyre ideologjive ka metafizike difektoze, e kane te treja.

      Le qe metafizika difektoze e ideologjise Islame eshte komplet irrelevante ketu, pervecse ndoshta per te thene fjale te medhaja. Madje nese do hyjme ne ato ujra, demokracia vuan nga liria e pajustifikueshme metafizikisht, po aq sa vuajne fete nga fatalizmi. Pra edhe demokracia bazohet ne nje metafizike difektoze.

      Eshte komplet jo-etike kjo qe po ben. E nese eshte etike, eshte nje etike thjesht solipsiste dhe totalisht absurde, ku eufemizmi ruhet per ate moral qe njeh, nderkohe qe mbi ate moral qe nuk e njeh, “te verteten” nuk e kurseke! A je ne gjendje ta kuptosh instinktin kafsheror te gjuhes qe perdor, apo jo: hem nuk e njeh moralin islam, hem je ne gjendje te shprehesh te verteten mbi kete moral. Duket sikur aftesite racionale te eksperiences nuk dallojne nga aftesite, filozofike te qenit qe sipas Sokratit, i skerrmit dhembet te panjohures. Edhe nuk ka ambiguitet ketu mes njohjes si pranim dhe njohjes si dije, pasi dija eshte nje forme pranimi dhe pranimi nje forme dijeje. E perderisa nuk e pranon do te thote qe nuk e njeh, e perderisa nuk e njeh, do te thote qe nuk mund ta thuash te verteten mbi te, pasi te verteten nuk e di.

      Pëlqejeni

  6. Do te thoja qe , sigurisht pa ofenduar asnjeri,diskutimi i fundit qe duhet te behet per problemet shqiptare, eshte feja.
    Kam pershtypjen se ne thellesine tone duam apo nuk duam, me dashje apo pa dashje….kemi ngelur pagane.

    Pëlqejeni

  7. Në Shqipëri, kryeministri i tanishëm Berisha është edhe ai një converso

    Per kryeministrin e Shqiperise termi i duhur eshte sinonimi vulgar i ‘converso': marrano.

    Pëlqejeni

  8. Sa fillova une e le lojen ti, po kjo s’eshte e drejte, ti bere 5 postime ad personam une vetem 1.
    Ne karikatorin tim kam ende perkufizim tend si, dumbabist, haxhiqamilist,osmanlli,anadollak, turkoshak, virus,infeksion, semundje aziatike, parazit turko-arab,skicofren kulturor, pseudo-shqiptar, antishqiptar e ne fund tradhtar… Mi çove dem,hallall.

    Meqe ne dallim nga ti, jam i ngeshem, po te sqaroj me mire humneren mes rendit aktual demokratik dhe Islamit.

    Ne esencen e rendit te sotem demokratik, qendron gjykimi nga pozicioni i vlerave. Absolutja sot kerkohet tek vlerat (demokratike), ato mbahen si universale, te perjetshme, te paprekshme dhe per me teper te mbeshtetura nga racionalizmi historik.
    Pika absolute e referimit per rendin e sotem demokratik eshte koncepti i ‘vleres’ demokratike.
    Te mbajturit si absolute nenkupton objektivitetin e tyre, nga ku perpjekja e vazhdueshme per lidhjet me shkencen dhe retorika e dijes.
    Por kjo ka kuptim kur Zoti ka vdekur (prandaj perpjekjet e tua ‘shkencore’ e retorika e dijes jane thjesht huazim i mendesise perendimore qe bie ndesh me nje konceptim te realitetit ku Zoti eshte absolutja- vete krishterimi per te mbijetuar politikisht gjykon nga pozicioni i vlerave, kesaj radhe kristiane; Zoti eshte ‘katandisur’ ne vlere).

    Tani humnera perfaqeson pikerisht largesine midis pikave absolute te referimit, vlerave demokratike nga nje ane dhe Allahut nga ana tjeter.

    Cdo te thote reformim i Islamit? Do te thote tkurrja e largesise nepermjet shnderrimit te Allahut ne vlere, ashtu sikunder ka bere krishterimi.
    Allahu ‘vritet’ dhe mbi hirin e tij ndertohet nje ideologji qe shpreh vlerat e idete, nje pike referimi absolute qe per te mbijetuar ka nevoje per shkencen(te pakten pajtimin me te) dhe retoriken e dijes.

    Ne çastin qe kjo pike absolute per objektivitetin e saj ka jetike shkencen, meqe kjo e fundit evolon, i jep edhe Islamit fleksibilitetin e domosdoshem per te qene force politike modernizuese.
    Te vetegenjyerit (finzione) se vlerat demokratike jane shkencore e jo metafizike qendron ne thelb te rendit demokratik, nevoja e objektivitetit eshte jetike, imperativ kategorik.
    Nuk mund te depertosh me besimin fetar aty ku eshte nevoja e objektivitetit.
    Besimi fetar eshte dukuri metafizike qe ka kuptim kur esenca eshte Zoti, kur Zoti shnderrohet ne vlere, besimi fetar duhet te shnderrohet ne nje forme adhurimi te shkences.

    Nga ana historike s’ka ndonje gje te jashtezakoshme, ne te shkuaren njerezimi ne cdo disa mijera vjet krijonte nje konceptim te ri fetar,nga Urani tek Kronosi tek Zeusi e ne fund tek Krishti.
    Vete Allahu para se modifikohej nga Muhameti, ishte hyjni pagane, emri i tij eshte gjetur ne Petra qysh 1000 vjet para Muhametit.
    Besoj se eshte aq i vjeter sa te vdese.

    Nje spekullim imi mbi shqiptaret qe lidhet me :

    – Krejt historia e shqiptarëve, e arbërorëve dhe e ilirëve mund të shkruhet si histori konvertimesh dhe shkonvertimesh të panumërta.

    Me shume sesa me prakticitetin e shqiptareve, ndofta ngjarjet historike i detyruan shqiptaret te arrinin te pakten esencialisht tek konceptimi i Zotit si vlere, me pare se çdo popull tjeter.
    Nihilizem esencial por jo formal . Besa i jepet atij qe ka shpaten, mendoj se eshte shprehja qe pershkruan me mire dukurine qe tregon kete nihilizem esencial.
    Keshtu vete shqiptaria e pranon Zotin si vlere por kurrsesi Zotin si pike absolute.

    Pëlqejeni

  9. Keto barcaleta shkenciste, me prirje per te konfrontuar dy gjera kaq te ndryshme me njera-tjetren si feja me shkencen, jane aq te vjeteruara dhe aq bajate sa do te duhet te rikthehesh ne shekullin e parukeve per tu entuziazmuar. Deri ne kohen e Ogyst Kontit edhe mund ti haje gjera ate tilla, por, te pakten qe pas Bergsonit e kendej, bota ka filluar te kuptoje se nuk duhet ti ngaterroje fushat dhe se racioja e robit eshte ca e ngushte per te perfshire cdo skute te qenies njerezore, apo per te zgjidhur problemet e medha ekzistenciale a ontologjike. Ne kete kuptim mencuria dhe vete arsyeja na mesojne se njeriu duhet te dije ti jape gjerave vendin e vet, duke filluar qe nga shkenca e me pas tek metafizika ashtu si edhe feja. Prirja jote per ti asgjesuar te tjerat ne funksion te njeres, e cila dominon mendjen dhe shpirtin e njeriut mbi baze te kultit monoteist te shkences, eshte nje kthim shume prapa ne kohe.

    Nga ana tjeter, ti je sa i prapambetur, po aq edhe nje futurist i cartur, pasi hedh disa ide qe, ende raca njerezore e filozofeve, mendimtareve, studiuesve nuk kane arritur ende ti thone (sic jane psh fantazite ne lidhje me “vrasjen e Zotit” prej te krishtereve, apo pika absolute e referimit te demokracise, qe qenka koncepti i vleres) :).
    Me keto qe thua ka vetem dy mundesi shpjegimi: Ose je nje gjeni dhe sapo na solle terrene te pashkelura gjate ketyre tre mije vjeteve te fundit prej mendjes njerezore, ose je nje idiot somnambulik on line, qe i ke te lidhura neuronet e trurit me tastieren, dhe cfare sheh ne enderr e percjell automatikisht ketu.
    Besoj se nuk do shume mend qe kjo e dyta ti kete te gjitha gjasat te jete e vertete. Bresheria e karikatorit tend histerik ma qarteson dilemen:

    “Ne karikatorin tim kam ende perkufizim tend si, dumbabist, haxhiqamilist,osmanlli,anadollak, turkoshak, virus,infeksion, semundje aziatike, parazit turko-arab,skicofren kulturor, pseudo-shqiptar, antishqiptar e ne fund tradhtar…”

    As mos e diskuto!
    Sindrome e palumturise akute.
    Rastet po shtohen cdo dite.

    Megjithate vazhdo germo se, ne mos “qenin e ngordhur” ndoshta mund te nxjerresh nafte. Ku i dihet?!

    Pëlqejeni

  10. Lutem vazhdojeni këtë debat pa e fyer njëri-tjetrin. Fyerja shkakton emocione negative, të cilat ia dëmtojnë rrjedhën mendimit (dhe cilësinë).

    Pëlqejeni

  11. “Ne karikatorin tim kam ende perkufizim tend si, dumbabist, haxhiqamilist,osmanlli,anadollak, turkoshak, virus,infeksion, semundje aziatike, parazit turko-arab,skicofren kulturor, pseudo-shqiptar, antishqiptar e ne fund tradhtar… Mi çove dem,hallall.”

    Fallaci qe duhet njohur si shantazh. Gje qe nuk meriton me pak vemendje nga ana e moderatoreve se sa c’kane merituar te debuarit e fundit nga PTF.

    “Meqe ne dallim nga ti, jam i ngeshem,”

    Fallaci qe duhet njohur si brima ne gjoks te vlonjatit.

    “Tani humnera perfaqeson pikerisht largesine midis pikave absolute te referimit, vlerave demokratike nga nje ane dhe Allahut nga ana tjeter.”

    Tashti, kur flet per humnerat, dhe kur mendimin tend e ke te themeluar ne nje ontologji etike, besoj se duhet te jesh i kujdesshem ndaj humneres qe ekziston mes jo thjesht te ngjashmeve, por te njejtave.

    Te thuash se islamin e ndan nje humnere e tere nga demokracia, eshte si te thuash se mollen e ndan nje humnere e tere nga portokalli. Humnera qe ekziston mes vlerave demokratike dhe vlerave islamike, perderisa njera ka si vlere absolute demokracine dhe tjetra allahun, eshte e njejta humnere qe ekziston mes cdo rendi politik dhe cdo feje. Cdo rend politik ka si vlere absolute vetveten. Oligarkia shquhet nga vlerat oligarkike, te cilat jane te ndara me nga nje humnere me vlerat pagane, kristiane, islame, etj. Po ashtu demokracia. Gabimi qe ben ti kur vlereson krishterimin per cmagjepsjen shkencore qe arrin me “vdekjen e zotit,” eshte gabim qe lind nga mungesa jote e njohjes se krishterimit. Ai qe vdes per krishterimin eshte “biri i njeriut,” por kurrsesi Zoti. Zoti mbetet per krishterimin vlere po aq absolute sa edhe Allahu per islamin. Eshte nje humnere e tere qe ndan krishterimin nga demokracia, aq me teper nga demokracia me vlera shkencore qe ke parasysh ti po te konsiderosh kreacionizmin e patundur kristian perballe teorise se evolucionit.

    Distanca relative qe ve ti mes rendit demokratik dhe feve te ndryshme eshte fallco, sepse mes nje rendi politik dhe nje feje distanca nuk mund te jete pervecse absolute, sa do e reformuar dhe e rafinuar qofte ne dac feja ne dac rendi politik ne fjale. Jane drejteza te kitheta. Ajo qe sugjeron ti, eshte ontologjikisht patetike, pasi vlerat demokratike ndahen nga vlerat fetare, islame, te krishtera apo budiste qofshin, nga nje humnere e pafund. Ashtu si dhe ndahen edhe vlerat despotike, aristokratike, apo oligarkike nga nje humnere e pafund me vlerat fetare. Duke pasur parasysh faktin qe sado te reformohet nje fe, marredhenia e saj me nje rend politik do mbetej e rangut te paradoksit se Zenos, (sa do qe t’i afrohet feja rendit politik distanca mes tyre do mbetej nje humnere e pakapercyeshme) privilegjimi qe ti i ben krishterimit ne marredhenie me rendin demokratik, e ben argumentin tend jo vetem ontologjikisht te papranueshem, por edhe etikisht te ulet.

    Mirepo, duke qene se kapja ne gabim nuk te ka detyruar ndonjehere te heshtesh, me mbetet te pres te zbrasesh karikatorin tend te pazbrasshem.

    p.s. ajo qe t’u kerkua ne debat ishte te evidentoje dijen tende ontologjike mbi diskursin demokratik ne islam, duke u nisur jo thjesht nga muhabetet siperfaqesore mbi percen, por nga nje literature e tere mbi ceshtjen, dhe jo te na tregoje se si mollet ndahen nga nje humnere e pafund me portokallet, apo se si rendet politike ndahen nga nje humnere e pafund me fete.

    p.p.s. nderkohe qe shkruaj, ne lajme po flitet per nje fare Pastor Jones, i cili eshte duke kerkuar nje djegje masive publike te Kuranit. Dhe kjo, ne zemer te vendit me vlerat demokratike me absolute, e per me teper nga perfaqesuesi i nje feje “te reformuar.”

    Pëlqejeni

  12. Madje duke pasur parasysh kete Pastor Jones, e meqenese i kemi syte ne balle, doja te shtoja qe “eshte me e lehte qe deveja te hyje ne vrimen e gjilperes, sesa besimtari i krishtere ne esencen e rendit demokratik.” Kjo jo per te privilegjuar fondamentalistet islamike perballe fondamentalisteve kristiane, por per te ritheksuar qe fondamentalizmi fetar i sotshem, kristian apo islamik qofte, nuk ka asgje te beje me rendin demokratik, dhe se te perzgjedhesh vetem njeren prej ketyre feve si perfaqesuese te fondamentalizmit, nderkohe qe tjetren ta perzgjedhesh si perfaqesuese te moderimit demokratik, do te thote qe te mos jesh “fair” ne argument. Nese po flasim per konvertimin ne pergjithesi, dhe konvertimin e shqiptareve ne krishterim ne vecanti, rasti i Pastor Jones duhet marre ne konsiderate. Cdo te thote te konvertohesh ne krishterim? Te djegesh Kurane si Pastor Jones? Po te konvertohesh ne perendimor, cdo te thote? Te kesh nje karikator plot si karikatori i Hyllinit? Nuk po them se duhet te kthehemi nga islami e nga lindja, por se kur flasim per etike, imperative kategorike eshte nevoja per subjektivitet, dhe jo per objektivitet: Vepro vetem nen ate ligj subjekt i te cilit do pranoje te ishin te gjithe.

    Tashti shiko si eshte puna. Une mund te thosha se Aqif Kopertoni eshte nje cope idioti qe ka kaq kohe qe vjen verdalle PTF, me nje bagazh te larte informacioni por pa asnje pike mendimi kritik. Ka nje tufe me koncepte te gabuara dhe nje bulurime ofenduese, arrogante dhe fodulle me te cilat perpiqet t’i imponoje keto koncepte. Kjo per mua eshte arsye e vlefshme per te kerkuar qe Hyllini, Aqif Kopertoni apo cfaredo pseudonimi mbas te cilit fshihet ky person, kushdo qofte, te mos lejohet te shkruaje me ne PTF. Por njesoj si dhe Aqifi qe nuk e quajti ne fakt Ergysin “dumbabist, haxhiqamilist,osmanlli,anadollak, turkoshak, virus,infeksion, semundje aziatike, parazit turko-arab,skicofren kulturor, pseudo-shqiptar, antishqiptar e ne fund tradhtar,” edhe une nuk po e them kete per Aqifin dhe po e ruaj ne karikator.

    Pëlqejeni

  13. Por unë përsëri kam bindjen se fyerjet personale nuk janë të nevojshme në këtë debat. Mos u ndërzeni kot kundër njëri-tjetrit, se keni plot gjëra me vlerë për të thënë.

    Pëlqejeni

  14. …Distanca relative qe ve ti mes rendit demokratik dhe feve te ndryshme eshte fallco, …”

    “Feve te ndryshme” eshte ne shumes. Diskutimi behet vetem mbi nje fe- ate islamike. S’ka pse pergjithesohet.
    Demokracia dhe islami marrin vlera te barabarta ne ekuacion sepse jane rende politike, qe te dyja. Mjafton shembulli i Republikes Islamike te Iranit.

    Feja dhe politika jane e njejta gje ne islam.(etape kjo e pa kapercyer qe ne epoken e Kalifatit)
    Feja dhe politika nuk jane te njejta ne demokraci (duke filluar qe me Magna Carta)

    Principi kryesor i sistemit politik islamik eshte sovraniteti i Allahut, qe do te thote se ai eshte burimi i cdo pushtetit dhe ligji. Allahu e di se cfare eshte e mire apo e keqe per sherbetoret e tij. Si pasoje, nuk ka as qeveri dhe as parlament qe mund te ndryshoje ate cfare thote Allahu.

    Principi kryesor i sistemi politik demokratik eshte se pushteti buron nga populli, dhe ushtrohet ose nepermjet referndumit te drejtepersedrejte, ose me ane te perfaqesuesve te zgjedhur te popullit (Athine e Rome)

    Ne sistemin politik demokratik te gjithe jane te barabarte perpara ligjit, i cili sundon suprem mbi te gjithe

    Ne sistemin politike islamik, te gjithe jane te barabarte perpara ligjit, pavaresisht nga klasa, raca, ngjyra, seksi, teritori. Islami PRANON preferencen e dikujt mbi nje tjeter vetem ne baze te taqwa(frika ndaj Allahut). Ai qe e ka me shume frike Allahun, ai eshte me fisniku ne Islam.
    Rruga, pastaj se si ofrohet te arrihet kjo, lihet e lire per interpretim dhe merr forma shpesh here te perbindeshme, si keto qe pershkruhen ne keto dy linke:

    http://www.independent.co.uk/opinion/commentators/fisk/robert-fisk-the-crimewave-that-shames-the-world-2072201.html

    http://www.independent.co.uk/opinion/commentators/fisk/robert-fisk-relatives-with-blood-on-their-hands-2073142.html.

    Nje vajze studente nga Jedda po me spjegonte se si ne qytetin e saj numri i femrave lezbike ishte shume me i madh se sa ai i homoseksualeve. Se pse ndodhte ky fenoment nuk dinte te thonte. Ose nuk donte…

    Pëlqejeni

    • ““Feve te ndryshme” eshte ne shumes. Diskutimi behet vetem mbi nje fe- ate islamike. S’ka pse pergjithesohet.”

      Jo, sepse pretendimi ishte qe krishterimi eshte i perputhshem me demokracine, dhe u soll si shembull demokracia kristiane, nderkohe qe mes demokracise dhe Islamit u vu nje hendek i pakapercyeshem. Pra pretendimi fillestar dhe perfundimtar i Aqifit ishte se distanca mes parimeve te demokracise dhe te feve te ndryshme eshte relative, mosekzistente si distance persa i perket krishterimit, dhe nje abis i tere i pakapercyeshem persa i perket islamit, cka dhe eshte pretendim i gabuar.

      “Feja dhe politika jane e njejta gje ne islam.(etape kjo e pa kapercyer qe ne epoken e Kalifatit)”

      Kjo eshte njesoj si te thuash se feja dhe politika jane e njejta gje edhe ne Kishen Anglikane, meqe Mbreteresha eshte njekohesisht edhe figura me e larte ne Kishen Anglikane. Nderkaq, rolin e Mbretereshes ne Iran e luan Ajatollahu, nderkohe qe rolin e Cameron e luan Ahmadinexhad. Pak a shume e njejta kushtetute, me shkelje logjike simetrike, ku ne nje krah censuren e siguron frika ndaj allahut, nderkohe qe ne krahun tjeter frika ndaj terrorizmit islamik. Pastaj perpara se te nxjerrim konkluzione mbi natyren politike te islamit nisur nga fakti qe feja dhe politika qenkan e njejta gje ne islam, duhet pare edhe roli i politikes se jashtme amerikane ne lidhje me zhvillimet politike ne rajon.

      Molle: “Principi kryesor i sistemit politik kristian eshte sovraniteti i Zotit i cili i fali njerezimit edhe birin e tij, Krishtin, qe do te thote se ai eshte burimi i cdo pushtetit dhe ligji. Zoti e di se cfare eshte e mire apo e keqe per sherbetoret e tij. Si pasoje, nuk ka as qeveri dhe as parlament qe mund te ndryshoje ate cfare thote Zoti, pervec besimit ne Krisht.”

      Portokalla: “Principi kryesor i sistemi politik demokratik eshte se pushteti buron nga populli, dhe ushtrohet ose nepermjet referndumit te drejtepersedrejte, ose me ane te perfaqesuesve te zgjedhur te popullit.”

      Pëlqejeni

    • Dod! Islami eshte fe, nuk eshte rend politik. Islami mund te jete edhe rend politik, ashtu sic eshte edhe nje vizion filozofik, edhe nje rregullator social, edhe nje sistem edukimi, edhe nje disipline spiritualiteti, etj. Por ne thelb, Islami eshte fe.
      Islami eshte edhe sistem politik, per aq kohe sa nje fe, kultivon tek njeriu nje sere parimesh, dhe per aq kohe sa njeriu eshte i prirur qe keto parime ti materializoje ne jeten e perditshme. Njesoj si ne rastin e Platonit, qe bota e ideve e con domosdoshmerisht ne krijimin e nje vizioni per rendin shoqeror e politik. Politika ne rastin konkret eshte arti i zbritjes se parimeve ne shoqeri, por jo qellim ne vetvete. Pra ajo eshte rrjedhim dhe jo qellim.
      Eshte e vertete qe Islami ndryshon nga Krishterimi sepse ne te gjenden te sanksionuara nje teresi normash qe lidhen me jeten politike, ndersa tek Krishterimi shume prej tyre nuk gjenden. Por gjithsesi, edhe Krishterimi nuk i shmanget dot perfshirjes ne politike, megjithe interpretimin abstenues qe vjen nga vargu biblik “Jepi Cezarit cka i takon Cezarit…” Historia, por edhe realiteti ka treguar qe i krishteri i mire nuk mund te jete indiferent ndaj politikes, per sa kohe besimtari nuk mund te jete nje qenie asociale.

      Ajo qe ti thua se ne Islam sovraniteti i takon Allahut, ndersa ne demokraci i takon Zotit nuk perben kurrfare nonsensi. Perkundrazi, te vetmit qe mendojne keshtu ne rradhet e myslimaneve jane qarqet radikale, te cilat e mohojne demokracine si dicka e prodhuar nga “degjenerimi perendimor”. Nderkohe te gjithe mendimtaret myslimane serioze dhe autoritative, jane shprehur per nivelin e larte demokratik qe kane parimet shoqerore islamike qe lidhen me politiken.
      Ne Islam, pushteti i takon krejteisht popullit. Nese i rikthehemi origjines se kesaj feje profeti Muhamed, gjeja e pare qe beri ne Medine kur themeloi shtetin e pare mysliman, ishte sanksionimi i marreveshjeve me grupet e tjera, pergjithesisht me Hebrenjte e Medines, ne te cilat u sanksionuan ne menyre shume precize raportet ndermjet ketyre grupeve. Psh. marreveshja me hebrenjte sanksiononte nje autonomi te gjere per ta, e cila shkonte deri tek e drejta e tyre per tu drejtuar ndermjet njeri-tjetrit me ligje te tjera nga ai te shtetit mysliman. Dhe ky model ka sherbyer per shekuj me rradhe per kalifatin mysliman, si edhe per Perandorine Myslimane dhe per sistemin e mileteve. Gjithashtu, hapi tjeter ne themelet e konstruktimit te ketij shteti ishte marrja e beses nga besimtaret e Medines. Dhenia e beses eshte bere nga te gjithe besimtaret perfshire ketu edhe grate. E njejta gje eshte bere edhe me zgjedhjen e kalifeve pasardhes, pas vdekjes se Profetit.
      Natyrisht, nuk ka pasur KQZ ne ate kohe, sepse nuk kishte nevoje, por parimi qe del qarte prej kendej eshte se pushteti mandatohet prej popullit. Sipas nje parimi tjeter fetar, me aq sa i kam studiuar une keto pune, fetarisht konsiderohet padrejtesi, tu zbatosh njerezve sheriatin, kur ata nuk e duan dhe nuk e besojne ate.
      Pra, logjika eshte kjo. Nese nje shoqeri eshte myslimane, dhe ka nje ndergjegje te larte fetare ne te gjitha aspektet e jetes ku shtrihet sfera e ndikimit fetar, ata natyrisht qe duan qe jeta e tyre te drejtohet nga parimet fetare, dhe jane pikerisht keto parime te cilat formulohen ne ligj. Dhe ketu nuk ka kurrfare problemi me parimet demokratike, pasi sheriati, ne kete rast, eshte pikerisht vullneti i popullit.

      Pëlqejeni

    • Persa i perket barazise perpara ligjit, kjo eshte e sanksionuar ne Kuran. Perparesia ne devotshmeri qe ti permend, nuk sjell pabarazi perpara ligjit, por eshte nje pabarazi perpara Zotit. Pra vargu Kuranor na thote qe te gjithe jane te barabarte, dhe nuk mund te jete askush i privilegjuar. E vetmja gje qe per nje besimtar perben perparesi dhe diferenca midis njerezve, eshte devotshmeria. Por kjo diference eshte dicka qe eshte ne njohjen e Zotit (pasi vetem ai i di zemrat e njerezve, dhe devotshmeria eshte ne zemer), dhe si rrjedhim, kjo diference ka te beje thjesht me shperblimet qe Zoti do tu jape njerezve te mire ne parajsen e tij dhe nuk ka te beje me asnje privilegj tokesor. Edhe vete devotshmeria lidhet me gjera jotokesore, ndaj dhe nuk mund te pasoje me privilegje tokesore.

      Persa i perket reformes, duhet kuptuar qe kjo eshte nje bisede qe kerkon njohje mjaft te mire. Megjithate, mund te themi parimisht, Sheriati nuk eshte nje pirg rregullash dhe normash statike dhe te paadaptueshme me realitetet ku Islami praktikohet. Perkundrazi, historia e zhvillimit institucional mysliman ka treguar qe dijetaret dhe autoritete fetare, kane ditur ti shkojne ne thelb teresise parimore myslimane, duke shtrydhur prej andej receten perkatese per cdo realitet shoqeror. E gjithe kjo eshte sanksionuar ne ate qe njihet si parimi i “ixhtihadit”, dmth parimi i kerkimit dhe prodhimit te normave qe kerkojne rrethanat. Dijet teologjike kane strukturuar nje fushe me vete juridike ne lidhje me kete, e cila njihet si metodologji e njohjes, e cila eshte fusha qe perpiqet te na tregoje sesi duhet ti qasemi burimeve te sheriatit, per ti shfrytezuar ato ne funksion te jetes shoqerore. Kjo ka bere qe sheriati te jete nje ligj funksional ne nje perhapje kulturore dhe shoqerore te jashtezakonshme, duke mbetur gjithashtu ne rinovim te vazhdueshem prej 14 shekujsh, i zbatuar ne nje hapseire gjeo-kulturore nga Kina, ne Spanje.

      Persa i perket fantazive dhe aludimeve hipotetike ne ajer dhe pa argument qe hedh Aqifi me te paidentifikueshmin, mendoj se nuk ka pergjigje, ashtu sic nuk mund te kem pergjigje per cdo njeri qe flet pa dije dhe kembengul me kokefortesi ne paditurine e vet. Duke pasur respekt per veten dhe kete forum, zgjedh heshtjen, per sa kohe do te vazhdojne ne kete menyre, pa krye diskutimi.

      Pëlqejeni

  15. ”” Prirja jote per ti asgjesuar te tjerat ne funksion te njeres, e cila dominon mendjen dhe shpirtin e njeriut mbi baze te kultit monoteist te shkences, eshte nje kthim shume prapa ne kohe.””

    Bo sa i ceket qe je.
    Fakti qe une parapelqej argumentin ontologjik tregon krejt tjeter prirje vetjake, por realiteti eshte ai qe eshte, rendi demokratik kerkon me ankth objektivitetin dhe e shikon esencen jo me si Zoti por si vlere.
    Sa per vrasjen e Zotit kete e ka hedhur njeri para 140 vjetesh.
    Nuk ka asgje anormale, historia e njerezimit eshte e mbushur me hyjni te vrara. Vete islami bazohet ne vrasjen e qindra hyjnive te Kaabes ne favor te njerit mes tyre.

    ””’Humnera qe ekziston mes vlerave demokratike dhe vlerave islamike, perderisa njera ka si vlere absolute demokracine dhe tjetra allahun, eshte e njejta humnere qe ekziston mes cdo rendi politik dhe cdo feje.””

    Bej habi me ty se ti çoç lexon me kujdes.
    Vlerat islamike eshte koncept kallp, pa domethenie, eshte plagjarizem qe i behet konceptit te vlerave kristiane.
    Gjithe jeten krishterimi ka hecur me konceptin e virtyteve kristiane (u kunderviheshin veset), por kur Zoti vdiq dhe esenca u be vlera, krishterimi u pershtat dhe nxori vlerat kristiane. Kjo do ishte baza e ideologjise moderne kristiane, krishterimi i reformuar ne kete menyre esenciale ishte baza e rendit demokratik ne Itali e Gjermani per 50 vjet me demokristianet perhere ne pushtet.

    Islami sot eshte si krishterimi ne kohen e Skenderbeut, jo si krishterimi i koheve te sotme.
    Nje prift protestan ne Amerike nuk sjell pranveren.

    Une do habitesha pa mase sikur ndonje parti demoislame te ishte baza e rendit demokratik ne ndonje vend islamik.
    Mbase nuk eshte e ndershme nga ana ime nje hipoteze e tille, meqe teresisht e pamundur, por hendeku duhet vene ne dukje, perndryshe njerezia ngaterron arin me dollarin.

    ”’abimi qe ben ti kur vlereson krishterimin per cmagjepsjen shkencore qe arrin me “vdekjen e zotit,” eshte gabim qe lind nga mungesa jote e njohjes se krishterimit. Ai qe vdes per krishterimin eshte “biri i njeriut,” por kurrsesi Zoti.”’

    Rrofsh qe ma the, me nxore nga guva e mitit platonian.
    Ti e njeh Niçen, mire ergysit i falet se aq di aq thote, po ty s’te falet.

    Shiko c’thote Hajdegeri :
    Nepermjet ketij gershetimi te idese me vleren ne te njejten kohe eshte zhdukur nga esenca e idese karakteri i qenies dhe i dallimit te saj me te qenit (entit)……… Fuqia e vizionit te botes, ideologjise, ka pervetesuar esencen e metafizikes.

    Krishterimi politikisht vepron si ideologji dosido, si cdo ideologji, ka partite demokristiane dhe lidhjet qe ato krijojne me parti te tjera.
    Krishterimi ka hequr dore (e bene qe te hiqte dore) nga karakteri absolut i Zotit jashte kishave e seminareve.
    Jashte kishave e seminareve krishterimi gjykon nga pozicioni i vlerave sikunder cdo faktor tjeter politik.
    Krishterimi eshte perfshire ne rendin demokratik, nuk ka me kontradikte dhe perfshirja ka ndodhur nepermejt nje procesi dialektik hegelian, ku kaloi nga te qenit teze tek te qenit pjese e esences se rendit te sotem demokratik.

    I njejti proces dialektik ne vendet islamike nuk quhet dot as i nisur.

    ””Kjo per mua eshte arsye e vlefshme per te kerkuar qe Hyllini, Aqif Kopertoni apo cfaredo pseudonimi mbas te cilit fshihet ky person, kushdo qofte, te mos lejohet te shkruaje me ne PTF.””

    Fillove prape ti si kryesindakalist. Ngadale se me bere gjemen, me fike deren. Do mbledhesh klasen punetore dhe do kerkosh perjashtimin tim nga puna, si i papershtatshen per punet ne grup, korrupton frymen e grupit.
    Ne karikatorin kam edhe per ty, po s’po e shkreh se pastaj ben kerkese me shkrim.

    p.s meqe ra llafi, jam kurioz te di kritiken tende ndaj mundesise qe esenca e perjetshme e universit te karakterizohet nga racionaliteti.

    Pëlqejeni

    • Ok, te mora vesh, por ajo qe thua mbetet gabim. Ti thua qe Krishterimi ka kaluar nga nje faze ku cfare kishte rendesi ishte virtyti, tek nje faze ku cfare ka rendesi eshte vlera, nderkohe qe persa i perket Islamit, nuk eshte kaluar ende nga virtyti tek vlera. Kjo sepse krishterimi ka mundur te behet me pragmatik ndaj nje bote shkencore te cmagjepsur ku Zoti ka vdekur, nderkohe qe per Islamin kjo eshte e pamundur. Hot air. Kjo per shume arsye. E para sepse “In God We Trust,” apo thene ndryshe: The Federal Reserve of The United States of America. Jo vetem qe kalimi nga virtyti tek vlera nuk ka te beje me vdekjen e Zotit, por edhe per sa i perket aspektit material te vleres, vlera do ishte e pamundur pa Zotin. Ne rradhe te dyte, sepse ajo qe the me pare ne lidhje me islamikun, i cili nuk flet dot si i tille as per ide e as per vlere duke qene njekohesisht koherent dhe i sinqerte ne besimin e vet, vlen edhe per te krishterin. Nje i krishtere nuk mund te flase per ide dhe vlera kristiane pa pyetur me pare veten se c’do bente Krishti, pa e pasur pra diskursin e tij mbi idete dhe vlerat ne te njejtin rang me virtytin kristian. Te thuash se krishterimi tashme nuk eshte i bazuar me tek virtyti, por tek vlera, do te thote qe krishterimi te mos jete me krishterim. Apo nese jashte kishave dhe seminareve, krishterimi udhehiqet nga vlera dhe jo nga virtyti ne Krisht, atehere kot qe e quajme krishterim. Kujdes nga hendeku i pakapercyeshem i te njejtave, te thashe. Ne rradhe te trete, evolucioni logjik nga virtyti tek vlera, eshte brenda perkufizimit te vete virtytit, kristian apo mysliman qofte ky virtyt. Nje njeri i virtytshem nuk eshte i tille ne mes te pyllit, por ne marredhenie me te tjeret. Ketu qendron edhe vlera e virtytit, e cila nuk ka te beje me vdekjen e zotit, sic te thashe, por me vdekjen e njeriut. Virtyti qendron tek vlera qe i akordohet jetes, dhe me gjithe teologjine islamike mbi xhehenemin e xhehenetin, apo me gjithe “Komedine Hyjnore” te cfaredo feje, kjo nuk eshte vecse ne funksion te jetes ne komunitet, ne funksion te marredhenies me tjetrin dhe te vlerave te ketij komuniteti. Letersia islame e njeh mire kete, madje tregojne edhe per nje grua me nje cmenduri profetike te llojit te grekerve te lashte qe mbante ne nje dore nje kove me uje per te shuar zjarrin poshte ne xhehenem dhe ne doren tjeter nje pishtar per t’i vene zjarrin xhehenetit atje lart.

      Ta kam llafin qe dallimi jot mes virtytit te prapambetur mysliman, dhe vlerave kristiane, eshte i paqene. Vlera pa virtytin eshte cinizem materialist, e virtyt pa vlera, me perkufizim, nuk ka. Nese ka virtyt islamik, ka dhe vlera islamike. E nese flasim per vlera kristiane, nuk mund te mos flasim per virtytin kristian. Keto jane aq te lidhura ngushte ne koncept, sa qe asnje qasje historike nuk mund t’i ndaje.

      Gjithe te tjerat jane budallalleqe me oke. Sidomos pretendimi se Islamit i mungon mendimi qe shkon nga ideja platonike tek vlera nietzcheane – cfaredo lloj qenieje mitologjike qofte kjo e fundit ne hermeneutiken tende te Nietzsches, kur nuk ka nevoje te jesh as ekspert ne ate literature per te kuptuar se mendimi i Nietzsches operon pertej vleres dhe i pavarur nga vlera. Mbi te gjitha, nese Islami vuan nga metafizika difektoze, si dhe pretendon, te mbetet te sqarosh Algjebren ne thesarin e mendimit njerezor. Por si gjithe gjerat e veshtira, patjeter qe do e kesh ndonje teori, nga ku Algjebra edhe pse themel i shkences e i objektivitetit, nuk ka se si te jete menduar nga nje besim ku vlera absolute eshte Allahu, apo 0, quaje si te duash. Cudi qe algjebristet islamike e paskan njehsuar zotin me zero qe para se te dilte Nietzsche me kobure te madhe e ta vriste. Njehsimi i Allahut me 0 jashte xhamive dhe seminareve dhe brenda fushes se Algjebres, sigurisht qe nuk eshte vlere Islamike, sipas teje, e rrjedhimisht as edhe vlera kristiane, ajo origjinalja e bazuar ne objektivitet, nuk ka pse t’i pergjigjet nje akuze retorike per plagjarizem.

      Megjithate, problemi jot mbetet etik ne rradhe te pare, pasi refuzon te perdoresh te njejtin kriter.

      Pëlqejeni

  16. Islami ashtu si gjithe fete pre-moderne eshte anti demokratik ne thelb. Por problemi i tji sot eshte me pak qenia e tij anti modern dhe me shume fakti qe procesi i modernisimit pothuajse ska filluar aspak. Qe Islami te modernisohet nevojiten ndryshime radikale. Duhet te dalin jashte jihad-i per per te shtrire me tej kufijt e Islamit, statusi si ‘’second class citizens’ per jo-myslimant dhe denimet me vdekje per blasfemi dhe te futen brenda lirite individuale, te drejtat civile, pjesmarrja politike, dhe barazia perpara ligjit.

    Globalisht, levizja e fuqishme islamike pengon demokracine sepse kerkon te kunderten e reformes dhe modernisimit, ajo kerkon rifutjen e Shari’as dhe kerkon te krijoje sistematikisht nje udheheqje jo demokratike komplet totalitare. Islamistat sot i pergjigjen ne dy menyra demokracise. E para: e akuzojne si jo-islamike. Levizja vllazerore e ka konsideruar demokracine si nje tradhti ndaj vlerave islamike. E dyta: megjithe mos-respektin qe kane per demokracine Islamistet jane shume te zelleshem ti perdorin votimet si menyra per te arritur pushtetin, dhe kjo jo sepse jane persona me vlera demokratike por sepse kane lasticitetin taktik dhe vendosmerine per te arritur pushtetin.

    Islamistet e gjithe variteteve- pavarsisht diferencave per perdorimin e dhunes apo vleren e pjesmarrjes demokratike, si qellim final kane arritjen dhe formimin e nje shteti islamik. Por per momentin heshtin dhe nuk pronuncohen se si do jete roli i jo-myslimaneve ne ate shtet, tolerimi i myslimaneve sekulare ose cilit autoritet duhet ti bjere roli te interpretoje ligjin Islamik.

    Islamistet sot, bile edhe ata ‘’te moderuar’’ paresojne Islamin mbi cdo identitet dhe promovojne aplikimin e tij ne ligj, shoqeri, kulture dhe politike.

    Pëlqejeni

  17. Nese flasim mbi burimin apo ekskluzivitetin e ligjvenies, Islami dhe demokracia ndryshojne (por edhe fete e tjera). Ne Islam ligji vjen nga Zoti, krijuesi i gjithesise, ndersa ne demokraci procesi ligjvenes vjen nga njerezit, direkt apo nepermjet perfaqesimit. Besimtaret ligjin si produkt te njerezve pa nje pike referimi (shpallja hyjnore) e shohin me dyshim dhe me probleme. Ligjet nga njerezit ndryshojne rrenjesisht nga koha ne kohe. Cfare eshte e keqe sot eshte e mire neser dhe anasjelltas. Dje prostitucioni denohej moralisht dhe ligjerisht, sot jo. Pas 20 apo 30 vitesh seksi me femijet apo incesti mund te mos denohet as ligjerisht dhe ndoshta as moralisht. Nga nje lufte e madhe kunder droges dhe perdorimit te saj sot, neser droga mund te mos perbeje asnje shkelje ligjore etj. Procesi ligjvenes nga njerezit shikohet nga besimtaret si nje proces qe ka si produkt rregulla e ligje qe jane thjesht teka e deshira te njerezve. Por ligji qe vjen nga Zoti ne zbatimin e tij kerkon edhe nje procedure per konsultim te perbashket. Ketu eshte nje pike ku puqen me demokracine. Ne periudhen e pare te Islamit, pas vdekjes se profetit Muhamed, kalifet qe e pasuan ate jane zgjedhur me konsent nga njerezit, nepermjet perfaqesise. Me vone udheheqesit e tjere muslimane keshilloheshin me njerezit per punet e qeverisjes. Ne Islam perpara ligjit ne fuqi te gjithe jane te barabarte. Ligji islam i kufizon udheheqesit ne kompetencat e tyre. Kushtetuta e Medines, e cila krijoj te drejtat dhe detyrat per muslimanet, hebrejte etj. eshte vene ne pune nga komuniteti i ketij qyteti shume perpara Magna Kartes. Mbi te gjitha ne Islam pluralizmi/ Tjetri eshte i njohur dhe respektuar pergjate historise se tij. Ky eshte element kryesor ne demokraci. Ata qe flasin capraz nga injoranca edhe mund te mirekuptohen me shpresen se mund te iluminohen, por ata qe mund ti dine keto fakte dhe perseri shfaqen ksenofobe ne kete diskutim nuk meritojne pervec neverise asgje tjeter.

    Pëlqejeni

  18. Ne fusha si historia e mitologjise, feja apo edhe filozofia, une do te isha me se dakort dhe do te preferoja e pelqeja konstruktoret e hipotezave qofshin ato edhe te “guximshme”.

    Ama ne fusha te tjera, perfshi ketu edhe ate te se drejtes, une preferoj zakonin anglo-sakson mbizoterues, per te hedhur poshte cdo hipoteze per te cilen nuk ka prove.
    Pozitivizmi dhe mitologjia thjesht nuk perzihen mire me njera-tjetren.

    Pëlqejeni

  19. Lulian kembengulja jote ne barazimin e krishterimit aktual me islamin aktual nuk ka asnje baze ne perditshmeri.
    I vetmi vend ne bote ku afrohen eshte Shqiperia (jo Kosova apo Maqedonia).
    Sa per 0 eshte koncept indian prandaj mos perhap dokrra.
    Islami mori zonat me te pasura te Bizantit e ish Perandorise romake, qe njekohesisht ishin edhe me qyteterim mijeravjecar ashtu sikunder edhe Perandorine perse/saasanide ku Mesopotania shkelqente prej 4 mije vjetesh.
    I mjaftuan 3 shekuj per ti shkretuar keto vende, per t’ju thare venen civilizuese, per ti futur ne erresire.
    P

    Pëlqejeni

    • “Lulian kembengulja jote ne barazimin e krishterimit aktual me islamin aktual nuk ka asnje baze ne perditshmeri.”

      Ky eshte argumenti jot ontologjiko etik?

      Hajde hajde, se je dhe etimolog. Me gjej origjinen e fjales “zero” pastaj hajde dhe me fol per indianet.

      Pëlqejeni

      • Lulian, mos kembengul per zeron se e ke gabim. Pavaresisht etimologjise eshte si te thuash qe kafja e ka origjinen nga Turqia meqe ne i themi “kafe turke”. Zeroja si koncept e pa hyre ne te thella eshte koncept i vjeter, por zeroja me veti algjebrike eshte e huazuar nga India dhe erdhi ne Europe nepermjet arabeve.

        PS: Une e di qe s’do te lene “daimon-et” e do germosh me thelle. Por si per “daimonet” e di qe dalesh ne te njejtin perfundim.

        Pëlqejeni

        • Ku e lexove te shkruar prej meje qe “zero” si koncept e ka origjinen tek arabet, e per me teper tek arabet post-islamik? Thjesht vura ne dukje qe me zhvillimin e algjebres, pavaresisht origjines se kesaj, islamiket nuk e kane mungesen e “zhvillimit te mendimit qe e nis konceptimin e qenies si ide(Platoni) dhe e mbaron si vlere (Nice).”

          Ideja e AK-se me kete pretendim eshte se islami eshte i paperputhshem me zhvillimin shkencor objektiv. Ngado qe te kete ardhur algjebra, e ngado qe ta kete origjinen koncepti i zeros si numer real, fakti qe qyteterimi islam ka lene gjurme te thella ne kete shkence, qofte edhe thjesht si ure nepermjet qyteterimit te cilit i perket origjina e ketij koncepti dhe qyteterimit te sotshem, do te thote qe islami nuk ka si te jete i paperputhshem me objektivitetin shkencor.

          Hidhi nje sy kalifatit te Abasideve ne wiki. Shiko cfare thuhet: “Abasidet ishin te influencuar nga urdhrat kuranor dhe hadite te tilla si “boja e nje shkollari eshte me e shenjte se gjaku i nje martiri” duke theksuar vleren e dijes.” Diku tjeter thuhet se metoda shkencore e zgjedhjes se teorise me te mire fale rezultatit te eksperimenteve u zhvillua per here te pare nen islam, nga ku titulli i “shkencetarit te pare” i atribuohet Alhazenit.

          Nderkohe qe Aqifi me dijet e tij prej nje ubermensch, apo prej nje gomari si i Zarathustres e nxorri islamin te paperputhshem me “vleren.” Shkurt muhabeti, xhevahiret e nje njeriu “perditshmeria” rastesore e te cilit perben nje dogme ontologjiko-etike fjalesh te medha e pa kuptim. Eshte kohe zjarresh, Monda. Mjafton nje shkendije dhe inteligjenca mund te marre flake si eshka.

          Pëlqejeni

          • Ah këtu po krahason mollët me zhardhokët e patates më duket.

            Është shumë më tepër pa kuptim të vendosësh islamin përballë shkencës, sesa islamin përballë demokracisë.

            Fundja demokracia është në thelb një rregullator moral i shoqërisë, i mbështetur në formë ligjesh, çka është edhe vetë islami.

            Po shkenca me fenë? Janë drejtëza jo të kithta, por që nuk i përkasin as të njëjtit sistem.
            Është tepër gabim t’i japësh atribute fesë për zhvillimet shkencore të një shoqërie. Edhe është krejt ironike që këtë privilegj për t’i atribuar vetes të mira shkencore e mban feja islame më shumë se fetë e tjera, kur shoqëritë nga të cilat përfaqësohet kjo fe sot, janë zhytur në një skëterrë injorance në të gjitha fushat.
            Çfarë do të bëhej sikur të flisnim për shkencë “kristiane”? Apo dhe për shkencëtarë kristianë dhe sikur mos o zot, t’i krahasonim çfarë idesh mendimesh dhe shkencash kanë prodhuar këta me analogët e tyre “islamikë”?

            Pëlqejeni

          • Une nuk fola per shkence islame. Thjesht vura ne dukje qe besimi islam nuk eshte pengues i shkences. Apo njesoj si te thosha qe zhardhoket e patates nuk pengojne kultivimin e molleve. Gje qe nuk eshte njesoj si t’i krahasoja ne terma te barabarta.

            Pëlqejeni

  20. ””Besimtaret ligjin si produkt te njerezve pa nje pike referimi (shpallja hyjnore) e shohin me dyshim dhe me probleme. ”’

    Ashtu ke per ta pare sa te kesh jete. Shko ne Azi po deshe te jetosh nen ligjin e Allahut.

    ””Kjo ka bere qe sheriati te jete nje ligj funksional ne nje perhapje kulturore dhe shoqerore te jashtezakonshme, duke mbetur gjithashtu ne rinovim te vazhdueshem prej 14 shekujsh, i zbatuar ne nje hapseire gjeo-kulturore nga Kina, ne Spanje.””

    Sheriatin ne Shqiperi do e shikosh kur te piqen fiqte.
    Na mbyti injoranca ne kete teme, islamike e komuniste bashke qenka kokteil vdekjeprures. Larg barbareve.

    Pëlqejeni

  21. Lulian mos u qurravit kot, shekujt e pare te islamit jane shkendijat e fundit te qyteterimit mijevjecar ne lindjen e mesme .
    Eshte njesoj si ti japesh meriten islamit per administraten osmane, kur ajo ishte produkt bizantin.
    Sa per perditshmerine, shkohet nga te qenit tek qenia dhe jo nga abstraksioni mbi qenien tek te qenit.
    Po metafizika se prapthi e komunizmit nuk te le te shikosh realitetin.
    Edhe komunist edhe me simpati te thella islamike, ne ka Zot i duhet dhene çmimi per sarkazem. Pena e Filip Cakulit sdo ishte kurre e afte te nxirrte nje personazh te tille.

    Pëlqejeni

    • “Eshte njesoj si ti japesh meriten islamit per administraten osmane, kur ajo ishte produkt bizantin.”

      Pse jo produkt mongol?

      “shekujt e pare te islamit jane shkendijat e fundit te qyteterimit mijevjecar ne lindjen e mesme .”

      Kjo nuk do te thote asgje pervec faktit qe nje epoke zevendesoi nje epoke tjeter.

      “Sa per perditshmerine, shkohet nga te qenit tek qenia dhe jo nga abstraksioni mbi qenien tek te qenit.”

      Nuk di nga ta kap kete. Nga fakti qe te qenit mysliman apo kristian nuk garanton asnje konkluzion mbi perpjestimin e drejte te krishterimit apo te zhdrejte te islamit me shkencen dhe poltiken – si dhe e kam bere – por se shkenca dhe rendi politik varen nga afluenca materiale? (Se si me ben hem komunist, hem islamik kjo mua, vetem ti dhe Filip Cakulli e dini). Apo nga fakti qe je pikerisht ti qe nisesh nga abstraksioni mbi qenien – raporti i feve me shkencen dhe politiken – per te arritur ne idene se te qenit mysliman duhet te reformohet per t’iu pershtatur raporteve te tua te verbra? Se te thuash qe te qenit mysliman nuk ka vlera, domosdo i bie te jesh nisur nga ndonje abstraksion metafizik mbi qenien, ndonje abstraksion metafizik jodifektoz, kuptohet, per te cilin Niqja me gjithe Hajdarin do te te kishin vrare me buke ne goje. Jo per gje, por kesaj i bie te thyesh rregullat duke i recituar ato.

      E sa per qurravitjen, te kerkoj ndjese, por ta haje dreqi, kalbesira ha qe i ke pordhet aq toksike sa qe dhe qyrret nuk mund t’i mbaj dot robi?

      Pëlqejeni

  22. Or ti njeri me aftesi te tkurrura, qe flet per molle e portokalle e qe je bere per tek Portokallia, me te miat s’po kupton nje moot, prandaj po ta them me fjalet e tua: dallimi i sotshem mes krishterimit nga islamit eshte se krishterimi politikisht e njeh sovranitetin e popullit dhe vepron rrjedhimisht , kurse Islami sikunder ata dy bukuroshet e tjere e thane,pretendon shpalljen hyjnore e sheriat dhe su plas fare per sovranitetin e popullit.

    A te hyn kaq ?

    Ndersa persa i perket lidhjeve me shkencen ne Islam duhet te depertoje ne radhe te pare metafizika karteziane me ‘cogito ergo sum’.
    Ti qe gjasme kerkon subjektivitetin keto kohet e fundit, ti s’di ça kerkon, je hala ke ura.

    Pëlqejeni

    • Ti akoma nuk e ke kapur qe une te marr vesh, edhe pse ajo qe thua nuk ben sens. Krishterimi e njeh sovranitetin e popullit aq sa e njeh Papa te drejten sovrane te gruas per abort. E plot, e plot shembuj te tjere qe nuk ia vlejne t’i permendesh te gjitha. Nderkohe vazhdo e bjeri nga qenia, te qenurit, cogito dhe vlera me mire, se te pakten kur thua fjale aq te medhaja duket sikur edhe ke te drejte.

      Pëlqejeni

  23. Je i genjyer o AK. Genjeshtra te thena ne oborr te kishes pas meshes se te dieles nga padreja dhe ty fatkeqesisht te jane ngulitur ne mendje si te verteta. Sovraniteti jashte popullit gjendet edhe tek monarkite. Ne demokracite parlamentare, sovraniteti nuk eshte drejtperdrejt tek populli por eshte transferuar tek parlamenti. Tek republikanizmi sovraniteti eshte tek cdo person ne vecanti, si individ dhe jo tek kolektivi i individeve. Asnje shumice edhe pse ne menyre demokratike s’ka te drejte te privoje nga te drejtat sovrane individin. Ne islam sovraniteti nuk i perket as monarkut apo perandorit por vetem Zotit, krijuesit te cdo gjeje. Njerezit jane te barabarte nen kete sovranitet. Krishterimi i propagandon aktualisht gjoja lidhjet me demokracine por s’eshte e vertete. Eshte genjeshter ne rastin tend te degjuar ne oborrin e kishes. Mba vesh mire! Krishterimi kohe me pare si princip kishte te Drejten Divine te Mbretit dhe qe populli duhet te bindej ne cdo situate ndaj ketij monarku qe sundonte me te drejten hyjnore. Pak ka te beje demokracia ketu apo jo?

    Islami dhe shkenca. Teme e debatuar qe nuk ka nevoje per te permendur dhjeterat e shkencetareve muslimane qe nga mjeksia e algjebra deri tek sociologjia e ekonomia si Ibn Haldun. Romanin filozofik, nga me te hershmit ne kete zhaner, ne mos me i hershmi eshte shkruar nga nje musliman. Edhe ne science fiction, e para novele e ketij lloj konsiderohet vepra e nje arabi musliman. Feja Islame duhet pare si ai deti qe ka pjesen e tij ne oqeanin e civilizmit njerezor. Mos u bej kaq mendje mbyllur o AK se ke per te demtuar veten ne rradhe te pare.

    Pëlqejeni

  24. Mire te te behet Aqif. Une qe e di qe nuk para merr mesime nga padre ti, nuk mund te rrij pa te te thene qe mire te te behet. Ti kerkon te zhvillosh nje diskurs historik dhe filozofik. Por harron qe nderkohe myslimanet kane kohe qe jane vene nen nje bombardim te vazhdueshem mediatik qe u kerkon, nuk arrij ta kuptoj arsyen, qe te reformohen, Ti nuk mund te biesh ne batakun e Oriana Fallacit dhe zerave me retrograde te Perendimit. Dhe une, qe te kam lexuar te shkruash per ndotjen kulturore te supozuar te Perendimit, per shthurjen e familjes dhe shthurjen morale te femrave ne Perendim, nuk me vjen mire kur keqkuptohesh.

    Une nuk e di ç’te ka thene padre ty. Bej shaka se e di qe nuk ke padre. Por ate te tjere ngelen duke thene “gjithçka qe duhej thene eshte thene, gjithçka qe duhej shkruar eshte shkruar. Zaten se dilni me tellall neper bote te shpallni ju te verteten. Se nuk ngeli e verteta qe ta mbroni ju. Ju mendoni per shpirtin tuaj”.

    Ai diskurs qe ti kerkon te zhvillosh eshte i mundur vetem midis palesh qe jane te interesuara te konfrontojne dijet e tyre. Por, mbas kryqezatave te ndermarra nga ata qe i vune flaken Ballkanit, Irakut dhe Afganistanit, ky lloj diskursi nuk eshte me i mundur. Une nuk besoj ne ekzistencen e modeleve te nje demokracie te supozuar, dhe aq me pak besoj se mund te eksportohen . Ne te kundert mendoj qe veprimet e papergjeshme te kryqetareve moderne jane shkaku i vetem i katrahures se sotme globale. Me ka rastisur ne Shqiperi te degjoja leksione reformimi drejtuar myslimaneve nga mediat shqiptare. Qesharake. Te dhena nga profane historie, feje dhe filozofie. Por nuk mund te mos kuptosh qe sensibiliteti fetar i nje pjese te madhe te vendit ka kohe qe fyhet. Ne qe i njohim mire kryqetaret moderne, mjaftohemi vetem me nje te bertitur here pas here sa per t’i sjelle ne vete. Dhe ne keta na e njohin mire koken, targeti i Lales dhe i Ahmetit nuk jemi ne, vazhdojne te jene myslimanet. Ne u perdorem kete here paturpesisht. Dhe une nuk reagova se u preka ne sensibilitetin fetar, por sepse asistova gjate nje tentative te qarte per te perçare dy fete e tjera. Por mos harro qe deshira per te mirekuptuar arsyet e tjetrit fillon e te le, kur sheh qe tjetri te ka vene ne shenjester.

    Ne keto kushte, a mund te pretendosh nga tjetri nje trajtim te painteresuar drejperdrejt te historise dhe filozofise? Une them se jo. Nuk eshte me i mundur. Sepse eshte perdorur dhuna nderkohe, eshte perdorur dhuna verbale, gjetiu jane perdorur armet. Ndoshta ne nje te ardhme do te jete i mundur. Ndoshta, shpresoj, se nuk do te jete me i nevojshem.

    Pëlqejeni

  25. harron qe nderkohe myslimanet kane kohe qe jane vene nen nje bombardim te vazhdueshem mediatik qe u kerkon, nuk arrij ta kuptoj arsyen, qe te reformohen

    Vertet nuk e kupton? Po termin “Lufte e Ftohte” a e kupton? A e di qe origjinen e ka ne Cordoba-n mesjetare, ne te njejtin qytet kalifatuc emri i te cilit po i vihet nje palester-xhamie ne NYC? A e kupton sa se prapthi e kupton muslimani rroten e historise?

    Pëlqejeni

    • …”A e di qe origjinen e ka ne Cordoba-n mesjetare, ne te njejtin qytet kalifatuc emri i te cilit po i vihet nje palester-xhamie ne NYC?…”

      Qafir. Po vazhdove rrugen e mesiperme me tej, ka rrezik t`i afrohesh tokave te “non p.c. Kingdom”.
      Sepse po s`e spjegove te plote historine e Cordoba-s me xhamite e saj, njerezit ketu nuk kane per te te kuptuar. Por po ia hyre kesaj rruge do te te duhet te kalosh e permendesh se si e nga kush u ftuan dhe u ndihen myslymanet ne Europe, do te te duhet te spjegosh historite e marranove dhe Izabelles, qe megjithese evangjelizoi me tepere njerez dhe toka se sa te gjithe apostujt te marre se bashku, per krishterimin proprio santa non e’ mai stata. Do te te duhet te argumentosh se si inkuzicioni erdhi ne jete dhe mbahet gjalle edhe sot e kesaj dite, edhe mbas 5 shekujsh, pavaresisht koke per koke, ai vrau 5-10 mije vete nga fillimi deri ne fund, kurse gjahu i shtrigave hodhi mbi turren e druve mbi 300 mije gra e vajza te reja nga Bavaria deri ne Londer, e per kete s`ka asnje Schindler movie.

      Por po e bere kete, ateher do te perfundosh ne anen e erret te se vertets. Te cilen asnje sot nuk e do, pelqen dhe ka nevoje…

      Pëlqejeni

  26. ”’Ti akoma nuk e ke kapur qe une te marr vesh, edhe pse ajo qe thua nuk ben sens.”’
    Une shpresoj qe mund te marresh vesh, po ke ngel ke ura.

    ”’Krishterimi e njeh sovranitetin e popullit aq sa e njeh Papa te drejten sovrane te gruas per abort.”’
    Ca llap kot me kot, krishterimi politik vepron me ane te se drejtes se votes, kete e di edhe bufi, vetem ti se paske marre vesh. Vendi i fundit ne Europe ku Papa njohu sovranitetin e popullit ishte Italia me paktet lateranense me 1929.

    Muhabeti i abortit s’ka lidhje me sovranitetin e popullit po me nje çeshtje etike qe krishterimi e lidh me te drejten e jetes, kurse te tjeret e lidhin me te drejtat e gruas.
    Embrioni njerezor eshte ‘jete’, nuk eshte ende individ se s’ka lindur, po individualiteti i vjen pikerisht nga te qenit embrion njerezor.
    Kisha mbron nga pikepamja etike, filozofia e moralit, kurse te tjeret nga pragmatizmi, i cili s’ka lidhje me filozofine e moralit.
    S’ka asnje te vertete morale tek te qenit pro-abortit, ka vetem qendrim pragmatik.
    E drejta e jetes eshte baza e se drejtes se gruas, se individit e çte duash. Cdo e drejte qe bie ndesh me te drejten e jetes eshte e padrejte. E drejta e jetes i qendron te drejtes se individit, si kushtetuta ligjit.

    Pëlqejeni

    • “krishterimi politik vepron me ane te se drejtes se votes, kete e di edhe bufi, vetem ti se paske marre vesh. Vendi i fundit ne Europe ku Papa njohu sovranitetin e popullit ishte Italia me paktet lateranense me 1929.”

      Ohoho, ku e paske ti? Dhe kjo qenka qe krishterimi njeh qeverisjen e zgjedhur nga vota e popullit. Me nje fjale, meqe krishterimi njihka administraten shteterore te zgjedhur nga vota e popullit, kjo e ben te perputhshem krishterimin me demokracine. Ndersa islami nuk e njeh administraten shteterore te zgjedhur nga vota e popullit, as ne Egjipt, as ne Iran, sa ne Palestine, as ne Kuvajt, as ne Arabi Saudite, as ne Irak, dhe asgjekundi. Ore se mbase dhe nuk te kuptoj eee? Sa mbase tashti qe arrita une tek ura ti pale je tek sheshi, e kur te arrij une tek sheshi ti pale je tek parlamenti, e kur te arrij une tek parlamenti ti pale je tek universiteti. He te keqen, ndale pak hapin e mos u be kaq i pakapshem. Apo thua qe ne vendet islame administrata shteterore nuk zgjidhet me vote te popullit, dhe kjo per arsye qe jane thelbesisht te lidhura me islamin? Apo edhe kesaj rradhe me le tek ura, dhe me pranim te sovranitetit te popullit prej krishterirmit nuk kishe parasysh zgjedhjen e administrates shteterore me ane te votes, dhe po vazhdoje te flisje si Sokrati per qenie ne qiell e nen toke?

      Pëlqejeni

  27. “Zoti vepron me ane te Logos-it. Logos do te thote logjike por edhe fjale – nje logjike qe eshte krijuese dhe e afte per vetekomunikim, pikerisht si logjike… Te mos veprosh logjikisht (me logos) eshte kunder natyres se Zotit. Keto ishin fjalet e Gjon Kunguesit ne lidhje me konceptin biblik te Zotit. Ne fillim ishte logos-i, dhe logos eshte Zoti, thote Kunguesi. Por per mesimet myslimane (simbas Ibn Hazn) Zoti eshte absolutisht transhendent. Vullneti i Tij nuk eshte i kufizuar nga asnje prej kategorive tona, qofte edhe ajo e racionalitetit…. Zoti nuk eshte i kufizuar as edhe nga vete fjala e Tij ( ne Islam), dhe asgje nuk mund ta shtrengoje/detyroje Ate per te na treguar neve te verteten. Po te ishte vullneti i Zotit, ne do te na duhesh te praktikonim edhe idolizim…”

    Pëlqejeni

  28. Kush dreqin jam une qe t’i them muslimanit qe po e kupton keq roten e historise?! Kush dreqin jam une qe t’i ndaloj tjetrit qe te besoje ne nje profet tjeter?! Kush dreqin jam une qe ne emer te civilizimit tim te bombardoj, te shkretoj, te varferoj, te kolonizoj vatra shekullore qyteterimesh?

    Kush dreqin jam une qe te mbjell urrejtjen midis popujve, midis etnive dhe feve te ndryshme te Ballkanit, popuj qe kane jetuar perhere ne paqe dhe mirekuptim mes tyre, popuj te urte, popuj te nje qendre te madhe civilizimi, vetem e vetem se sipas gjeopolitikes sime me duhen te ndare, me duhen ne lufte te perjetshme mes tyre. Kush dreqin jam une qe hodha fletushka nga avionet ne zonen myslimane duke u thene qe serbet po pergatiten t’ju sulmojne dhe te nesermen u hodha fletushka serbeve duke u shkruar qe myslimanet dhe kroatet po pergatiten per lufte?! Dhe te nesermen, mbasi u versulen vertet mbi njeri-tjetrin, qava mbi Srebrenicen dhe Deçanin. Por sot ngrita Bondstillin dhe burgos djemte e Vetevendosjes?!

    A ke pare ndonje fotografi te Luftes ne Irak? Une kam pare vetem nje, ne nje gazete, por nuk besoj se do ta harroj ndonjehere. Nje plak i varfer me gjysmen e kokes te shkallmuar gjate nje bombardimi te forcave aleate. Per dreq syte i kishte akoma hapur dhe shihte.

    Dhe, vertet ti mendon se ne jemi qyteterimi ?! Sipas meje nuk quhet qyteterim ai qe kerkon te imponohet me forcen e armeve.

    Neser mund te na hedhin ne ere? mund te hakmerren, mund te na vrasin? Mund te na zbatojne sheriatin? Mundet, sigurisht, ka nje mundesi. Por tingellon teper cinike kur thuhet pikerisht nga ata qe bene gjithçka per ta nxitur fondamentalizmin, ata qe e mbeshteten kur u duhej per te shkaterruar vende te tjera. Po kjo menyre te kuptuari rroten e historise, ty te duket normale?

    Mua mjafton te me lene te ndez ato tre qirinjte e mi.

    Pëlqejeni

    • Mua mjafton te me lene te ndez ato tre qirinjte e mi.

      Kaq veshtire eshte per te kuptuar qe 1.5 milarde fryme jane kasnece te nje tradite te vjeter qe diametrikisht kunder menyres te jeteses kapitaliste ne vendet ku jetojme? Ata mund te vijne ne Kanada a ne Amerike per te jetuar nje jete normale, po sipas vlerave te tyre ajo jete eshte bosh dhe e deshtuar. Kane te verteten te shkruar ne liber. E veshtire ti konkurrosh me reklama per geta grash.

      Kerkesa per reforme eshte qe te interpretojne ndryshe ate qe eshte shkruar, perndryshe Guerra Frija e Cordoba-s do vazhdoje, dhe rrezik rrota e historise na shtyp ne si pa dashje.

      Historia nuk eshte pa precedent..fituan nje here ndaj qyteterimit grek. Mund te fitojne perseri. Pare ne kete prizem, toleranca jote eshte me duket si deshire per te varur veten. Perndryshe, personalisht nuk kam asnje kundershtim ndaj objeksioneve qe permend me siper

      Pëlqejeni

    • Nuk besoj se Shekspiri ka pasur Evdotea-an nder mend kur shkruajti kete Sonet. Por aty
      afer:

      I lodhur prej gjithe ketyre, ne vdekje paqen e kerkoj,
      Shoh te miren qe jeta e lypsit e meriton
      Dhe pamundesine ne luks te lundroj
      Dhe ate besim te paster qe palumturia mohon
      Dhe nderin e shndritshem qe paturpesia kerkon
      Dhe Virgjerine e Virtytshme qe me dhune trupi i shitet
      Dhe artizanin perfekt per te cilin shpifet
      Dhe forcen calamane, te zvogeluar
      Dhe artin, prej pushtetit, me gjuhen te shtrenguar
      Dhe budallenjte, zotesine duke kontrolluar
      Dhe te verteten e thjeshte te manipuluar
      Dhe te mirin e roberuar qe ne sherbim te te keqes rri,
      I lodhur prej gjithe ketyre, nga keto dua te shpetoj,
      Vecse po vdiqa, do le pas dashurine time,
      Qe e vetme, do te lengoj…

      Pa te keq … :)

      Pëlqejeni

  29. ”’Genjeshtra te thena ne oborr te kishes pas meshes se te dieles nga padreja dhe ty fatkeqesisht te jane ngulitur ne mendje si te verteta.”’
    Ke gabuar shenjester, une me Zotin hebraik, Jahve,Krisht,Allah e me Musa e Mojsi, skam asnje lidhje.
    Perkundrazi ideja e nje Zoti te shqiptareve, qe i ka shqiptaret popull i zgjedhur, qe kur Te vije ne Toke te jetoje mes 144 000 shqiptareve te zgjedhur, me pelqen pa mase.

    ”’Mba vesh mire! Krishterimi kohe me pare si princip kishte te Drejten Divine te Mbretit ”’
    Mbajta…

    ””Dhe une, qe te kam lexuar te shkruash per ndotjen kulturore te supozuar te Perendimit, per shthurjen e familjes dhe shthurjen morale te femrave ne Perendim, nuk me vjen mire kur keqkuptohesh. ””

    Shiko une spo mbroj ndonje nga keto pika, po demokracia eshte e rendesishme dhe shume nga te ashtuquajturat vlera demokratike i ndaj, larg prej meje te gjitha se nuk pranoj qe te me vije demokracia si doktrine e ngurte etike, o pranoi te gjitha o je per diktaturen, se kete punen e 10 urdheresave e kemi ngrene njehere. Per fat te mire sot disiplina e logjikes eshte ne nivele te larta dhe s’kam nevoje te pranoj diçka per hir te autoritetit.

    ”’Une nuk besoj ne ekzistencen e modeleve te nje demokracie te supozuar, dhe aq me pak besoj se mund te eksportohen . ”’

    Kete se kam besuar ndonjehere aq me pak eksportimin. Te besoj kete me duhet te besoj tek demokracia kozmopolitike, qe eshte krejt kunder idealit tim te demokracise.

    ”’Por nuk mund te mos kuptosh qe sensibiliteti fetar i nje pjese te madhe te vendit ka kohe qe fyhet.”’

    Epo mua s’me ka pelqyer ndonjehere historia e nuses vjehrres dhe mullixhiut, prandaj nuk e ndaj dot, qe meqe po fyhet ndjeshmeria fetare te hidhen tek shpallja hyjnore dhe sheriati. Shiko ortodokset dhe bektashijte qe se vene fare ujin ne zjarr, ai eshte shembulli per tu marre.
    Te vetmit qe ofendohen jane ca sunite nga Shqiperia e mesme ku kane mbire medresete si kerpudhat pas shiut dhe ku jane nxjerre nga senduqet çallmat, shallvaret e perçet.

    ””Ne keto kushte, a mund te pretendosh nga tjetri nje trajtim te painteresuar drejperdrejt te historise dhe filozofise? Une them se jo. Nuk eshte me i mundur. Sepse eshte perdorur dhuna nderkohe, eshte perdorur dhuna verbale, gjetiu jane perdorur armet. ””

    Ne mes nuk ka as fajtore as te pafajshem, te dyja palet veprojne te bazuar ne raportet e forces, Perendimi eshte i forte dmth Amerika eshte e forte prandaj edhe te thyen brinjet.
    Po ne Shqiperi nuk ka pse te pasqyrohet kjo perplasje, ne s’fitojme asgje nga kjo perplasje.
    Eshte vete islamiku i medreseve qe e sjell perplasjen, ashtu si Lala e Ahmeti dhe ndaj te dyja paleve duhet mbajtur qendrim i hekurt kunder.

    Pëlqejeni

  30. Nese eshte puna keshtu o AK mos na lodh duke folur per krishterimin si porta e demokracise. Bjeri shkurt dhe evoko idete etnocentriste te nazizmit duke rremuar per te gjetur ca mbeturina gjoja te lashta per popuj te zgjedhur a master race qe nuk durojne perzierje racash, kulturash, besimesh etj. Bile i shfarosin dhe ata te races se tyre qe fatkeqesisht mund te kene te meta mendore dhe fizike apo dhe kulturore. I ke te gatshme platformat per keto qe ke ne mendje, vetem se te mungojne njerezit qe t’i realizojne. Ne kete rast Islami dhe Krishterimi jane ne te njejten ane te barrikades. Sic jane perballe ateisteve qe duan t’i shkulin njeriut shpirtin.

    Per te hequr frikerat e atyre qe e kujtojne Islamin si dicka revolucionare po sqaroj qe me aq sa e njoh une kete fe, dhe dija per te eshte e arritshme per te gjithe, nuk ka synim pushtetin, por besimin. Sheriati nuk zbatohet mbi nje popullsi qe s’ka asnje afri me te. Nese nje popull i caktuar zgjedh sheriatin atehere kjo eshte ne perputhje edhe me standardet demokratike. Islami e njeh dhe respekton tjetrin. Miliona muslimane jetojne si minoritet ne vende te ndryshme pa asnje problem. Fobite ndaj islamit ushqehen per arsye politike apo edhe fetare. Jeto dhe lere tjetrin te jetoje. Bota funksionon ne baze marreveshjesh. Pse nuk ka ndodhur me pare kjo perplasja “apokaliptike”? Islami dhe Krishterimi kane mijevjecare qe jane bashke ne te njejtat hapesira?

    Pëlqejeni

  31. ”’Islami dhe Krishterimi kane mijevjecare qe jane bashke ne te njejtat hapesira?”’

    Ne te njejtin planet do te thuash, se me sa thote historia gjysma e kalifatit arab ishte e krishtere.
    Islami s’po jeton dot ne Perendimin e sotem laicist, hapja sociale eshte inekzistente.
    Ai Zoti i shqiptareve qe permenda eshte thjesht nje imitim i hebraizmit, keshtu qe o s’merr vesh vertet o te pelqen te perdoresh argumentum ad Hitlerum.

    Ndersa keto muhabetet e islamit, demokracise e bashkejeteses, jane si puna e referendumit ne Turqi, ku iu hoqen krejt garancite institucionale demokracise ne emer te demokracise. Kemi edhe Obamen qe duartroket se e rren mendja se ndoshta Turqia do jete kantieri ku islami do puqet me demokracine.
    Te shikojme ne Erdogani do jete me demokratik tani qe trodhi institucionet e garancise, megjithese nje shoku im qe ka bere shkollen ushtarake ne Turqi me garanton se ushtria e ka aq force sa t’ja thyeje hundet çdo perpjekjeje per islamizimin e shtetit.

    p.s Lulian mblidh fiqirin se po te iken.

    Pëlqejeni

  32. ”’Sipas meje nuk quhet qyteterim ai qe kerkon te imponohet me forcen e armeve. ”’

    Mos e idealizo kaq shume qyteterimin, se ja hoqe te drejten demokracise atenieze e qyteterimit grek, atij,romak,atij persian,atij bizantin,atij islamik,atij kinez e ketij Perendimor,per tu quajtur qyteterim.

    Sipas ketij kuti vetem qyteterimi shqiptar e meriton te quhet qyteterim se vetem na jane imponuar e si jemi imponuar kujt me forcen e armeve.

    Eshte ne natyen e qyteterimit te imponohet me arme ne dore e kur thuhet natyre thuhet esence,asaj qe s’ke çti besh.
    Ky Perendimori eshte me agresivi, i stervitur ne luftrat feudale dhe ato masivet e 1500-1700, u be aq i forte sa para nje shekulli dominonte pothuaj krejt boten (perveç Rusise e Japonise), sot po bie ngadale nga fiku, se Europa ka merdhifur.
    Qyteterimet ne fazen paqesore gjithnje i jane afruar fundit te tyre, vetem ai kinez i shpeton rregullit se jane shume ata dreqer dhe te izoluar mjaft mire nga deti dhe Tibeti (jane edhe shume inteligjente sipas matjeve te deritanishme).

    Shpirti jot paqesor i ka hije nje femre moderne shqiptare(ke marre nga Nene Tereza me duket :D), duhet zbutur kafsha shqiptare se mbase çik me te bute do ndiejme nevojen e disiplines e bashkimit,per te mbijetuar ne kohet e sotme.

    p.s pse kam patur perhere dyshimin se je çik gje e eger ?

    Pëlqejeni

  33. Qafir, 1.5mld frymë unë nuk i ndiej si armiq.

    Nuk përqafojnë mënyrën e jetesës kapitaliste, konsumizmin tonë, vlerat tona të mëdha. Lexojnë të vërtetën e tyre të shkruar mbi libra.

    Ka mundësi. Por mjafton të kujtosh Murin e Vajit në Jeruzalem dhe çifutët ultraortodoksë, ata me faqet e zbehta dhe me ato dy kaçurrelat e gjata e të zeza që u varen anash faqeve. Kanë shekuj edhe ata që përkunden duke leçitur para murit, as ata nuk pyesin shumë për botën moderne. Thua se e kanë harruar që ekziston. Njësoj jashtë kësaj bote perceptohen edhe koret bizatine. E kanë këtë ves fetë e mëdha abramike. Estraniohen shpesh nga realiteti.

    Lexojnë tekste që duhen rishikuar, revizionuar, interpretuar ndryshe, thonë. Por interpretimi i teksteve të shenjta të një feje të caktuar është punë e brendshme e institucionit fetar në fjalë, e studiuesve të mirëfilltë të vetë fesë. Unë e di që shqiptarët më mirë t’i shash se sa t’u thuash se janë punët e brendshme të familjes sime, të pallatit tim, të shkallës sime, të lagjes sime dhe më së fundi të fesë, të institucionit tim fetar. Por në fakt është kështu. Janë punë të brendshme të fesë së tyre, siç janë punë të brendshme të fesë së tyre medresetë dhe institucionet e tjera arsimore.

    A është kjo një dëshirë e zjarrtë për të varur veten? Jo, kur unë nuk kam një njohje direkte të grupeve të ndryshme fetare kam prirjen t’u besoj më të informuarve në këtë lëm. Dhe unë nuk kam sepse të mos i besoj EC-së dhe Ergysit.

    Plus që me Obamën punët duket se po marrin për mirë. Të afërmit e mi në Amerikë janë shumë entuziastë për të, ishin të parët në radhë për të votuar. Dhe aq entuziastë i kam ndjerë kur ra busti i Xhaxhit dhe kur u zgjodh Obama.

    Ka një vlerë të madhe simbolike ajo këpuca e gazetarit iraken. Sepse shkuan dhe i shpallën luftë të vetmit vend laik të Lindjes së Mesme. Dhe nuk na ngelet gjë tjetër, nuk na ngelet zgjidhje tjetër veçse të shpresojmë që dëmet të mos jene të pariparueshme.

    Dhe tani një shënim personal. Kam dy javë që bubullij dhe mbaj fjalime. Ndërkohë që kush më njeh mirë e di se mbetem në thelb një person i ndrojtur dhe është më e lehtë të më nxjerrësh një sy se sa të më detyrosh mua të dal nga binarët. Më vjen ca si zor nga autorët dhe i falenderoj të gjithë për durimin dhe mirëkuptimin. Dhe që ta mbyll me një këngë, sepse muzika është nga të paktat konstante që kam, aq më shumë që pata fatin këtë verë të asistoj në një koncert të të madhit Knopfler, diskret, fjalëpak, i ndrojtur, nuk i duronte dot fleshet e aparatëve fotografikë.

    Through these fields of destruction
    Baptism of fire
    I’ve watched all your suffering
    As the battles raged higher
    And though they did hurt me so bad
    In the fear and alarm
    You did not desert me
    My brothers in arms

    …………………………
    But it’s written in the starlight
    And every line on your palm
    We’re fools to make war
    On our brothers in arms

    Pëlqejeni

    • Por interpretimi i teksteve të shenjta të një feje të caktuar është punë e brendshme e institucionit fetar në fjalë, e studiuesve të mirëfilltë të vetë fesë.

      Po! Kur flasim bie fjala per cifutet qe permend, qe zor se arrijne 10 milioshin. Por me 1.5 milarde fryme, 10%-15% e te cileve mendohen te kene pikepamje ekstremiste..puna eshte tjeter. Keshtu qe Shqipot muslimane le te mesohen me ‘abuzivitetin’.

      Pëlqejeni

    • Evdotea, shiko të të tregoj një histori…
      Është një gazetare/parlamentare (komuniste) greke, që mban vetëm pantallona. Nuk vesh asnjëherë fustan. Kur e pyetën për këtë çështje, u kishte treguar njerëzve rrotull se kishte qenë reportere në Irak në luftën e Gjirit, atë të fillimit fare (viti 92), edhe mbante veshur fustan aty…

      Në një moment, aty ku ndodheshin plasi lufta dhe për tu shpëtuar plumbave, ngriti palët e fustanit edhe filloi të vraponte… Kur më panë vendasit të ndodhur aty tha, me shalë përjashta, filluan të më vinin mua në shënjestër dhe sesi kam shpëtuar nuk e di! Që nga ai moment, u betova, tha, të mos vesh më fustan.

      Pëlqejeni

  34. Pikerisht AK, muslimanet dhe te krishteret kane jetuar ne te njejtat hapesira pa ate perplasjen qe do t’i jepte fund cdo gjeje. Qe nga koha e profetit Muhamed dhe deri ne ditet e sotme, te krishtere, herbreje etj. kane jetuar nen shtete islame apo me shumice muslimane pa probleme. Bile ne periudhat kur hebrejte perjashtoheshin nga shoqeria ne perendim, gjenin azil ne Perandorine Osmane.

    Ne luftrat parciale ndermjet muslimaneve dhe te krishtereve, jo nga ato skenaret me perplasje kataklizmike qe te kane erresuar ty gjykimin, muslimanet here pas here kane pasur aleate te krishtere. Europa ka dhene e ka marre me islamin. Kane ndare shume me teper se kufijte ndermjet tyre.

    Per kovertimin kemi folur por sidoqofte po them nje shprehje te huazuar: Historia e njerezimit eshte histori konvertimesh. Nuk pse cuditesh fare o AK kur popuj te ndryshem nga ajo qe sot quhet Europe apo Azi nga pagane beheshin te krishtere dhe me pas muslimane. Kete na meson historia, apo jo?

    Sa per nazizmin, nese nuk ke asnje lidhje emocionale apo ideore me te, e terheq ate me siper por ligjerimi yt me ngjau me nazizmin qe nuk ju mjaftoi religjioni qe kishin por filluan te germojne per te gjetur simbole e shenja pagane qe sipas tyre paraqisnin shpirtin e vertete gjerman.

    Muslimanet qe jetojne sot ne perendim si minoritet jane qytetare qe jetojne brenda rregullave e ligjeve te shtetit perkates. Nuk ma merr mendja qe do t’i nxjerresh ekstralegal. Shumica jone ketu kemi jetuar e jetojme ne perendim dhe shohim apo kemi pare cdo dite vajza me shami apo djem me mjekra qe punojne ne dyqane rrobash, telefonash te levizshem, zyra avokatore, mesuese etj. Nese ti me “hapje sociale” ke parasysh qe nje vajze muslimane me shami te punoje bariste ne nje pub apo recepsioniste ne nje kinema pornografike, atehere kete shqyerje sociale nuk ke per ta agjetur.

    Diskutimin per demokracine e ke marre me shume yrysh o AK. Sot shumica e shteteve, edhe ato diktatoriale demokraci e therrasin veten. Ne Greqine e lashte demokracia perjashtonte sklleverit dhe grate apo te huajt. Vendet socialiste/komuniste kishin demokracine popullore qe thonin se ja u kalon dhe le mbrapa demokracine liberale te perendimit. Dikush tjeter flet per demokracine direkte apo konsensuale. Eterit themelues te ShBA preokupoheshin me parimet republikane dhe jo aq shume me demokracine. I trembeshin shume MOB RULE (zaten si Platoni para tyre ne format e qeverisjes). Presidenti i ShBA i nenshtrohet votimit nga populli por mandatin ja jep Kolegji Elektoral, i cili eshte si njefare “filtri” i votes popullore.

    Pëlqejeni

    • …”muslimanet dhe te krishteret kane jetuar ne te njejtat hapesira pa ate perplasjen qe do t’i jepte fund cdo gjeje. Qe nga koha e profetit Muhamed dhe deri ne ditet e sotme, te krishtere, herbreje etj. kane jetuar nen shtete islame apo me shumice muslimane pa probleme…”

      Sa me siper nuk ka asnje baze historike, por me vone reth kesaj. Mjafton te thuhet se per gati 1000 vjet floket bjonde dhe syte blu ishin dhe trajtoheshin si shenja inferioriteti.

      Pëlqejeni

  35. Muslimanet qe jetojne sot ne perendim si minoritet jane qytetare qe jetojne brenda rregullave e ligjeve te shtetit perkates.

    Ama jashte rregullave dhe ligjeve te tyre, dhe ne vazhdimesi te fenomenit tashme te njohur i eksperiences te emigracionit, brezi i dyte dhe i trete kane nje nostalgji per ligjet (dhe llogjet) e gjyshit.

    Pëlqejeni

  36. Ligjerime te varfera, pa shume buke. OK.

    Ne kesilloj llogjesh internetore, po s’qe pak i mbledhur, pak racionalist, eshte e kote : njeri thumbit, tjatri patkoit. Perfundimi, kali ngelet pa mbathur.

    Ka kater te medha monoteiste :
    1. judaizmi
    2. katolicizmi
    3. ortodoksizmi
    4. islami.

    Nga pikepamja pastertisht fetare, nga etika apo morali qe i frymezon ato, eshte e qarte se judaizmi mbetet feja me e larte, me spirituale, dhe shkurt, feja me intelektuale.
    Feja me e dyshimte etikisht, moralisht, eshte padiskutim islami.
    Katolicizmi dhe ortodoksizmi luhaten mes ketyre dy skajeve.
    Kjo eshte persa i perket frymes se ketyre feve.

    Mirepo, gjerat nderlikohen kur dihet se keto fe kane pasues prej mishi e gjaku, qe vijne nga origjina dhe gjuhe te ndryshme, qe kane nje histori te veçante, etj. Dhe ketu, ne dalim nga sfera pastertisht shpirterore e fese dhe futemi ne fene politike. Dhe ketu pastaj, kemi nje çorbe samurri.

    Por çuditerisht, edhe ne kete çorbe, duket qarte se judaizmi mbetet serish ne krye te listes se pastertise. Arsyeja : judaizmin e ndjekin vetem çifutet, te cilet kane arritur te ndertojne nje shtet vetem 60 vjet me pare. Dmth, nqs ka kusure per te kerkuar, duhet shkuar me pare tek tre fete e tjera, dhe aty do te gjejme tere llumin e ndergjegjes njerezore : masakra, luftra, debime, asgjesime, shfarosje, etj.

    Sidoqofte, edhe vete brenda kristianizmit, kemi nje mori nendegesh te cilat kane filozofira te ndryshme : psh, nje ortodoks eshte gjithmone me mendjembyllur se nje katolik apo protestant. Arsyeja e kesaj duhet kerkuar ne parimet e ortodoksizmit, ne shizmen e saj, dhe ne historite lokale, dmth ne tokat ku eshte mbjelle kjo fe.

    Problemi i tre feve me lart, islamit, katolicizmit, ortodoksizmit, eshte ky : ATO JANE FE TEISTE. C’kuptim ka kjo : fe teiste ? Sepse fundja te gjitha fete njohin nje Zot. Po, por pertej habise duhet pranuar se Zoti ne keto tre fe eshte GJITHCKA, absolutisht gjithçka, njeriu eshte thjesht nje krijese dhe vegel ne duart e Zotit.

    E vetmja FE ATEISTE eshte judaizmi. Ketu, ne dallim nga lart, kemi nje fe e cila njeh nje zot, por te cilit ia ka hequr NJEHERE E MIRE te drejten per te nderhyre ne punet e njeriut. Nje judaik flet BALLE PER BALLE me zotin, ndersa nje musliman apo katolik apo tjeter flet gjithmone me koke te ulur perpara tij.

    Ne judaizem ka nje reciprocitet, nje beselidhje mes dy te barabartesh : njeriu dhe zoti. Ndersa ne te tjerat, kemi nje nenshtrim total te njeriut ndaj zotit.

    Filozofikisht, islami, katolicizmi, ortodoksizmi e kane krimbin brenda. Qe ketej vijne dhe perpjekjet e stermundimshme te klerikeve per t’i mbushur mendjen besimtarit se ata jane ne te verteten. Gje qe nuk ndodh tek judaizmi.

    Dhe e fundit, tre fete qe permenda jane absolutisht FE TOTALITARE, dhe si te tilla, absolutisht VRASTARE. Filozofite e ketyre tre feve kane nje nevoje te ngutshme per lexime kritike, me qellim nje zbutje te tyre, por duke pasur gjithmone ne mendje se helmi nuk zhduket asnjehere. Eshte nje luftim i vazhdueshem, njelloj si hollandezet si luftojne me detin, e dine se s’mund te shpetojne njehere e mire, por thjesht marrin masa te perkohshme. Hollandezeve iu duhet te shperngulen njehere e mire nga ai vend dhe te shpetojne pergjithmone nga permbytja. Edhe per keto tre fe, shpetimi i vetem eshte shkeputja e plote nga to, shpetim perfundimtar. Perndryshe, jemi thjesht ne fushen e tualetit : rimel, puder, buzkuq, dhe nje te pickuar tuleve.

    Pëlqejeni

  37. E vetmja FE ATEISTE eshte judaizmi. Ketu, ne dallim nga lart, kemi nje fe e cila njeh nje zot, por te cilit ia ka hequr NJEHERE E MIRE te drejten per te nderhyre ne punet e njeriut.

    Observim i drejte. Kjo fryme ateiste lexohet lehte ne kete argument te lashte mes rabinesh

    Rabini Eliezer perdori cdo argument te mundshem ne dobi te opinionit te tij, por te tjeret nuk ja pranuan. Athere, R.Eliezer tha “Nqs Ligji eshte ashtu si them une, le te flase kjo pema per mua”. Pema u ngrit nga vendi dhe levizi 100 kubite. Kundershtaret thane “Nuk eshte prove kjo”. R. Eliezer tha “Le te flase ky kanali per mua”. Uji ne kanal nisi te rrjedhe ne kah te kundert. Ata thane “Nuk eshte prove kjo”. R.Eliezer tha “Le te flasin muret e kesaj shtepie mesimi per mua”. Muret anuan, por Rabini Jehoshua i qortoi duke thene: “Nqs ne ‘intelektualet’ merremi me ceshtje ligjore, kjo nuk ka te beje me ty”. Muri anoi vetem pak per nder te R.Jehoshua, por nuk u drejtua perseri per nder te R. Eliezer. Athere, R. Eliezer tha “Nqs kam te drejte, le te flase qielli per mua”. Atehere nje ze nga qielli buciti “C’keni me R. Elizer? Ligji eshte si thote ai”. Athere, R. Jehoshua u ngrit ne kembe dhe citoi Ligjin duke thene “Nuk eshte ne qiell” (Num 30:12). Torah na u dha ne maje te malit, e jo ne qiell. Ne nuk e pranojme kete ze qiellor.”

    baba Metzia 59b

    Pëlqejeni

  38. J, e madhe kjo historia e grekes.

    Por une, ne ndryshim nga grekja, kam vendosur te sakrifikohem per kauzen, tha. Jam gati te benem theror, andaj po te plase lufta, do vesh minifundin dhe atletet dhe qellimisht do u kaloj perpara paleve ne nderluftim. Do te vetesakrifikohem, me mire te me vrasin mua se te vriten midis tyre. Hallall, gjithçka. Le te te ndodhe ç’te ndodhe. Sigurisht do marr me vete nje nagant per çdo eventualitet ekstrem, te paparashikuar dhe te padeshiruar.

    Robo, se me ke thene dhe kuptimin e pseudonimit, te jam mirenjohese dhe deri ne fund po mundohem t’i rri besnike atij pseudonimi kuptimplote, por po i bini ne qafe kot myslimaneve, me duket mua. Nuk kane faj myslimanet per qarqet fondamentaliste, vlla. Nuk mund t’i akuzojme per faje qe nuk i kane. Jo keta qe shkruajten ketu. Po i vini ne banken e te akuzuarve dhe po i detyroni te justifikohen, o njeri. Pa hidhi nje sy inkuizicionit te shenjte te Wiki, sa shekuj vazhdoi dhe sa shkencetare e mendimtare mendjendritur e progresdashes vrau? I njejti diskurs eshte tani me fondamentalizmin. Periudha te erreta kane njohur pothuajse te gjitha aplikimet e doktrinave fetare, por mua nuk me duket gjendja kaq dramatike sa po e beni, edhe ti o Qafir. Plus qe besoj se jeni dakord me mua qe vete u rame ne qafe te paret. Ne te ketushmit jo, por ai katundari nga Texasi, po.

    Ashtu de, dhe mjaft me kete shtrengimin e rradheve rreth shefit, se s’jemi te peshku. Ja, p.sh. sensi yt i humorit me pelqen dhe e vleresoj. Sinqerisht ta them ore, mos ma merr janglleç.

    E di çfare, mendojeni si te doni. Meqe nuk ma vleresuat as kengen qe kendova, dhe te cilen e kisha shkruar dhe keq, me ç’pashe sot (kthehesha nga nje ditelindje, nje birre me shume).

    OBOBO, edhe pi.

    Pëlqejeni

    • Nuk kane faj myslimanet per qarqet fondamentaliste, vlla. Nuk mund t’i akuzojme per faje qe nuk i kane. Jo keta qe shkruajten ketu.

      Mund te thuash qe nuk ka faj Islami, po jo ‘nuk paska faj muslimani’. Keta qe shkruajne ketu nuk u akuzuan prej askujt, por pane nje teme konvertimesh dhe ‘fap’ u hudhen perpjete me jatagan ne dore, ne mbrojtje…te cfare ekzaktesisht?

      Ketu s’eshte hedhur asnje akuzim, por thjesht jane permendur disa te verteta te parehatshme mbi 1/6 e njerezimit qe tashme na paska ndertuar nje shtet vetem per muslimane (Pakistani), kane ndertuar nje shtet tjeter nen ‘kujdestarine e juristit’ (se helbete njerezia qenkan femije) ne Iran, ndersa ne epiqendren e Arabise Saudite paska nje autostrade te vecante per muslimane, e nje tjeter per qafira (se mos ndyhen kupton ti).

      Xhaxhai shprehet

      E keqja zë fill kur njëra palë e ndien veten, një ditë prej ditësh, të titulluar si misionare ose promotore të zhvillimit, ose të emancipimit politik dhe kulturor

      Ne rastin e Shqiptareve te Shqiperise, kjo ‘pale’ jane muslimanet, e jo periferia katolike dhe kaloresit e saj. Nqs botohet dicka ‘misionare’ prej njerezish si I.Kadare, kete e lexojme ne..ndersa ne terren veprojne muslimanet te kam rixha, dhe kane nje efikasitet brutal te ngjashem me efikastitein e hoxhallareve neper burgjet e ShBA-se. Shume eksponente Islamiste ne Shqiperi kane qene pothuaj kontigjent rrugacesh, e me probleme droge …krahasoni me prejardhjen e ‘katoliko-centrikeve’ dhe me thoni cila rryme eshte me virulente.

      Pëlqejeni

  39. Plus qe besoj se jeni dakord me mua qe vete u rame ne qafe te paret. Ne te ketushmit jo, por ai katundari nga Texasi, po.

    Per nder, kjo ceshtja kush i ra i pari kujt o i cik me spec..le te pyesim jo ate nga Texas-i po Charles Martel-in andej nga trojet ku jeton dikur para 1000 vjetesh.

    Pastaj, po flasim edhe per triumfalizmin idjot qe po nxjerr koken ne New York dhe ne Rome (ku dashkan te ngrene xhamine me te madhe ne bote). Kush i bie kujt tani?

    Pëlqejeni

  40. Muhameti dhe Charelmagne – H. Pirenne.

    Nga te gjithe karakteristikat e kesaj strukture te mrekullueshme njerezore me emrin Perandoria Romake, me e vecanta dhe ajo me kryesorja ishte karakteri i vet mesdhetar. Megjithese Lindja ishte greke dhe Perendimi latin, karakteri i vet mesdhetar i dha asaj nje unitet qe shtrihesh mbi te gjitha provincat, si nje e tere. Deti i brendeshem, ne kuptimin e plote te fjales Mare Nostrum, ishte nje makine ideshe, feshe dhe mallrash. Provincat e veriut – Belgjika, Britania, Gjermania, Raetia, Noricum, Panonia – ishin thjeshte mure mbrojtese kunder barbarizmit. Jeta ishte e perqendruar ne brigjet e liqenit te madh. Pa te Roma s`do ishte ne gjendje te furnizohesh me drithin afrikan. Me zhdukjen e piraterise roli positiv i tij ishte me i madh se kurdo me pare. Te gjitha rruget e provincave shkonin drejt detit. Sa me shume i largoheshe atij, aq me i rralle behesh qyteterimi. Qyteti i fundit i madh ne veri ishte Lioni. Te gjitha qytetet e tjera te rendesishme – Kartagjena, Aleksandria, Napoli (Greqi) Antiok – ishin afer detit.
    Karakteri mesdhetar i “Romania”-s u be edhe me i theksuar mbas shek. 4, sepse kryeqyteti i ri, Konstantinopoja, s`ishte tjeter vecse nje qytet bregdetar. Ai ishte kunder Romes, qe tashme ishte vecse nje qytet konsumatoresh, prej faktit se ishte nje pazar i madh, nje qender manifakturash, dhe nje baze ushtarake e renedesishme detare. Sa me shume aktiv te ishte Orienti, aq me e madhe hegjemonia e saj. Siria ishte terminusi i rrugeve me te cilat Perandoria komunikonte me Indine dhe Kinen, ndersa me ane te Detit te Zi, ajo ishte ne kontakt me Veriun.
    Perendimi varesh nga Konstantinopoja per prodhimin e artikujve te ndryshem dhe per objektet e luksit.
    Perandoria nuk i llogariste territoret si Azi, Afrike apo Europe. Edhe pse behesh fjale per qyteterime te ndryshme, themelet ishin kudo te njejta. Te njejta zakone, doke, te njejtat fe i gjeje ne brigje, te cilat dikur kishin njohur qyteterime aq te ndryshme si ate egjyptian, tyrian dhe kartagjenas. Trafiku detar i Mesdheut ishte i perqendruar ne Lindje. Sirianet ishin pilotet dhe tregtaret e deteve te Lindjes. Ishte nepermjet anijeve te tyre qe papirusi, erezat, fildishi dhe vererat e mira arriten deri ne Britani. Pelhura te cmuara vinin nepermjet Egjyptit. Kolonite e sirianeve ishin kudo. Porti i Marsejes ishte gjysem grek.
    Ne saje te Mesdheut, Perandoria perbente nje bashkesi ekonomike. Ishte nje territor i madh me tarifa rrugore por jo me dogana. Dhe nga ana tjeter ajo gezonte nje avantazh te madh per shkak te monedhes se perbashket, “solidus’-in e florinjte te Konstantinit, e cila kishte 4.55 gram ar te paster, dhe ishte monedhe e perdorur kudo.

    *****
    Asgje nuk eshte me sugjestive,dhe asgje nuk mund te ndihmoje me mire per te kuptuar perhapjen e Islamit ne shek. 7, se sa krahasimi i efekteve te saj mbi Perandorine Romake me ate te invazioneve gjermanike. Pushtimet e ketyre te fundit ishin klimaksi i nje situate po aq te vjeter sa dhe Perandoria, e madje edhe me te vjetra, situate e cila pak a shume peshonte rendeshem gjate gjithe historise se saj. Kur Perandoria, me kufinjte e saj te thyer, e braktisi luften, pushtuesit ne menyre te shpejt e lejuan veten te absorboheshin ne te, dhe per aq sa ishte e mundur , ata ruajten qyteterimin e saj dhe hyne neper komunitete ne te cilat ky qyteterim mbeshtetesh. .
    Nga ana tjeter, perpara epokes muhamedane Perandoria praktikisht nuk kishte asnje marrje e dhenie me gadishullin arabik. Ajo u mjaftua me ndertimin e nje muri per te mbrojtur Sirine nga sulmet e bandave nomade te shkretetires, njesoj si ajo qe kish ndertuar ne veri te Britanise per tu mbrojtur under sulmeve te Pikteve.
    Perandoria kurre s`e kishte pare kete si nje nga pikat e saj te dobeta, dhe per pasoje asnjehere nuk kish mbajtur aty nje numer te madh forcash ushtarake. Ai ishte nje kufi inspektimesh, me karvanet e ngarkuara me parfume dhe ereza qe shkonin para e mbrapa. Perandoria Persiane, nje tjere fqinj i arabeve, kishte marre te njejta masa. Ne fund te fundit s`kishte asnje arsye per tu trembur nga beduined , civilizimi i te cileve ishte akoma me baza tribale, feja e te cileve zor se arrinte permasat e fetishizmit, dhe qe e kalonin kohen e tyre duke lufturar me njerit-tjetrin, ose duke grabitur karvanet qe udhetonin nga jugu ne veri, nga Jemeni ne Palestine, Siri apo gadishullin e Sinait, duke kaluar neper Meka dhe Jathreb (Medina e ardhshme).
    Te zene me konfliktin e tyre sekular, as romaket dhe as Perandoria Perse nuk paten ndonje dyshim e vemendje ndaj propagandes qe Muhameti, ne mes te konflikteve te ngaterrruara te fiseve, po gaditesh ti jepte popullit te tij nje fe qe do mbulonte boten , ndersa do te impononte dominimin e vet. Perandoria ishte tashme ne nje gjendje rreziku vdekjeprures kur Gjoni i Damaskut akoma e shihte Islamin si nje lloj schismi, me te njejtat karakteristika si herezite e meparshme.
    Kur Muhameti vdiq ne 632, nuk kishte akoma shenja te rrezikut qe do te shihesh aq dukshem vetem disa vjet me vone. Asnje mase nuk ishte marre per te mbrojtut kufinjte. Eshte e qarte se aty ku rreziku gjerman kish terhequr gjithmone vemendjen e perandoreve, shkaterrimi arab ishte i papritur per ta. Ne nje fare menyre, perhapja e Islamit i detyrohet shansit, nese mund ti japim kete emer pasojave te paparashikueshme te kombinimit te shkaqeve. Suksesi i sulmit mund te spjegohet me lodhjen derrmuese te te dy perandorive qe marshuan ne Arabi, asaj Romake dhe Perse, ne fund te nje perleshje te gjate midis tyre, e cila e kish patur kulmin e saj me fitoren e Heraclius mbi Kosroes (627).
    Bizanti sapo e pat rifituar prestigjin e vet, dhe e ardhmja e tij dukesh e siguruar mbas renies se armikut te saj sekular dhe rifutjen ne Perandori te Sirise, Palestines dhe Egjyptit. Kryqi i Shenjte, i marre prej kohesh, u kthye dhe u restaurua ne menyre triumfale ne Konstantinopoje, prej ngadhenjyesit. Sovrani i Indise dergoi urimet e veta, dhe mbreti i frankeve, Dagobert nenshkroi nje paqe te perjetshme me te. Mbas kesaj, ishte mese e natyrshme te pritesh qe Heraklius do te vazhdonte ne Perendim politiken e Justinianit.
    Megjithate, e gjithe kjo perpjekje, qe padyshim ishte e stermundimshme, e kishte dermuar Perandorine. Provincat te cilat Persia sapo i kishte dorezuar, u moren dhe u shkeptuen papritmas nga Perandoria prej Islamit. Heraklius (610-641) ishte i denuar te ishte nje spektator i pafuqishem i shkaterrimit te pare te kesaj force te re e cila do ta corodiste dhe do ta terbonte boten Perendimore.
    Pushtimi arab, qe solli aq konfuzion sa ne Europe edhe ne Azi, ishte i paprecedent. Shpejtesia e fitores se tij ishte e krahasueshme vetem me ate me te cilen perandorite mongole te Atiles, Xhengis Khanit apo Timurlengut u ndertuan. Por keto perandori ishin pó aq efemere sa c`ishte i perjetshem pushtimi Islamik. Kjo fe ka akoma pasuesit e saj ne thuajse cdo vend ku ajo u imponua prej Kalifeve te pare. Shpejtesia prej rrufeje e perhapjes se saj ishte megjithemend nje mrekulli pó te krahasohet me progresin e ngadalshem te krishterimit.
    E krahasuar me kete shperthim, kush ishin ato pushtime , aq shume te pervonuara te gjermaneve, te cilet mbas perpjekjesh shume shekullore, vetem sa kishin arritur te cukisnin ne periferine e “Romania”?
    Arabet, nga ana tjeter, moren ne zoterim pjese te tera te Perandorise ne shembie. Ne 634 ata kapen fortesen bizantine te Bothra-s (Bursa) ne Transjordani; ne 635 Damasku ra ne duart e tyre; ne 636 beteja e Yarmok u dha atyre tere Sirine; ne 637 apo 638 Jeruzalemi hapi portat e saj para tyre, dhe ne te njejten kohe pushtimet e tyre aziatike perfshinin Mesopotamine dhe Persine. Me pas ishte radha e Egjyptit per tu sulmuar; dhe pak kohe mbas vdekjes se Heraklius (641) u mor Aleksandria, e pasur nga i gjithe vendi. Mbas kesaj, pushtimi, qe vazhdonte akoma, perfshiu territoret bizantine ne Afriken e Veriut.
    E gjithe kjo padyshimi mund te spjegohet prej faktit se pushtimi ishte i paprecedent, nga crregullimi i ushtrive te Bizantit, te disorganizuar dhe befasuar prej metodes se re te te luftuarit; mund te spjegohet me pakenaqesine kombetare dhe fetare te Monofisiteve dhe Nestorianeve te Sirise ( te cileve perandoria u kishte refuzuar cdo lloj koncesioni) dhe te Kishes Koptike te Egjyptit, si dhe nga dobesia e persianeve. Por te gjitha keto arsye jane te pamjaftueshme per te spjeguar nje triumf kaq te plote. Itensiteti i rezultateve ishte jashte cdo lloj proporcioni ne raport me forcen numerike te pushtuesve.
    Ketu problemi me i madh eshte gjetja e arse se pse arabet, te cilet nuk ishin me te shumte ne numer se as gjermanet, nuk u absorbuan, si keta te fundit, prej popullsive te rajoneve qe ata kishin pushtuar, qyteterimi i te cilave ishte superior ne krahasim me te tyren. Ka vetem nje pergjigje ndaj kesaj pyetje, dhe ajo eshte e nje natyre morale. Ndersa gjermanet s`kishin asgje me cfare ta kundershtonin krishterimin e perandorise, arabet ishin te ekzaltuar nga feja e tyre e re. Ishte kjo dhe vetem kjo qe ndaloi asimilimin e tyre. Sepse ne shume drejtime ata nuk kishim paragjykime me te medha se sa ato te gjermaneve ndaj qyteterimit te atyre qe ata kishin pushtuar. Perkundrazi, ata e asimiluan veten ne kete qyteterim me nje shpejtesi te mahniteshme; ata mesuan shkencen prej grekeve, dhe artin prej grekeve dhe persianeve. Ne fillim fare ata nuk ishin as edhe fanatik, dhe ata nuk prisnin qe subjektet e tyre te konvertoheshin. Por ata u kerkuan atyre te ishin te bindur ndaj nje Zoti, Allahut, dhe profetit te Tij, Muhametit, dhe meqe Muhameti ishte arab, te ishin te bindur ndaj arabeve, Arabise. Feja e tyre universale ishte ne te njejten kohe fe kombetare. Ata ishin sherbetoret e Zotit.

    Pëlqejeni

  41. ””Sa per nazizmin, nese nuk ke asnje lidhje emocionale apo ideore me te, e terheq ate me siper por ligjerimi yt me ngjau me nazizmin qe nuk ju mjaftoi religjioni qe kishin por filluan te germojne per te gjetur simbole e shenja pagane qe sipas tyre paraqisnin shpirtin e vertete gjerman.”’

    Mua ketu me dhemb dhemballa prandaj po ndalem ca.
    Nazistet hanin edhe mish edhe peshk ; nje vegjetarian mund te me thote nazist se edhe nazistet hanin mish edhe peshk si une.

    Eshte logjike dhe natyrshme qe njeriu mund te haje edhe mish edhe peshk edhe te evokoje traditen pagane si Fishta, jo per keto eshte nazist.
    Me evokimin e tradites pagane gjermane e nis Niçja Antikrishtin.
    Ne jemi hiperborej, thote, pertej veriut,akujve,vdekjes- jeta jone, lumturia jone………. Formula e lumturise tone: vetem nje po, vetem nje jo, nje vije e drejte, nje qellim…

    Duket sikur pershkruan nje lloj shqiptari.

    Une mendoj se eshte e drejta e çdo etnie qe te vetepastrohet nga ndikimet e kozmopolitizmit etik dhe te hece ne rrugen e saj spirituale, ashtu sikunder eshte edhe e drejta e individit ti nenshtohet fatit te etnise se vet ose jo.
    Si etnia ashtu edhe njeriu, jane individualitete, qe kane te drejte si individualitete te zhvillojne potencialet e tyre mendore,fizike dhe etiko-spirituale e te kerkojne lirine ne ndjekjen e vijes se tyre te drejte e qellimin e tyre.

    Vetem çifuteve u lejohet kjo e drejte, askush si akuzon si naziste e/o fashiste.
    Shqiptaret po ashtu edhe çdo etni tjeter e gezojne nga natyra kete te drejte, eshte prerogativa e tyre. Ajo qe nuk kuptohet ende eshte se kemi te bejme edhe me nje imperativ kategorik.

    Kush eshte ky armik i etnive qe u pezullon kete prerogative?
    Kozmopolitizmi etik, qe deperton thelle deri ne rrafshin ontologjik dhe ashtu si viruset qe hyjne ne qelize, kontrollojne ADN-ne e i detyrojne qelizat te riprodhojne viruse, edhe kozmopolitizmi etik deperton ne rrafshin ontologjik dhe i detyron etnite te riprodhojne etiken e huaj.

    KESHTU ETNITE S’KANE ME QELLIMIN E TYRE, biles quhet budallallek qe etnite te kene qellim, a thua se individualiteti vlen vetem per njeriun dhe jo per grupin e njerezve. Jo vlen per çdo grupim njerezish qe i nenshtrohet kozmopolitizmit etik, ato jane individualitete, grupimet e tjera jo, as etnite.

    Islami eshte nje paraqitje e ketij kozmopolitizmi etik, qe vjen me librin e shenje arabik dhe traditen islamike, dhe pretendon qe kete ADN ta riprodhoje ne qelizen shqiptare, qe kjo te mos riprodhoje vetveten.

    Islami eshte agresor dhe duhet pare si agresor, po aq sa krishterimi e çdo paraqitje fetare apo ateiste e kozmopolitizmit etik.
    Etnia shqiptare, kombi shqiptar, populli shqiptar, ka te drejten e vet te pamohueshme te riprodhoje vetveten dhe te rezistoje me arme ne dore ndaj çdo agresori qe vjen me arme, libra te shenjte o me pak te shenjte apo edhe me lule e leke.

    Per kete arsye nuk duhet lene absolutisht qe paraqitjet e kozmopolitizmit etik te kontrollojne ADN-ne shqiptare, rrafshin ontologjik, ne menyren me kategorike, nuk behet llaf fare, zihet llogorja e mbahet deri ne fishekun e fundit metaforik apo real, sipas rrezikut. Personalisht nuk ha pyke fare ne kete pike; si thote ai korçari i Portokallise, o bre se jam i lojtur fare une.
    Dua te drejten e çifutit dhe pike.

    Tani fete ne Shqiperi jane ndare secila ne dy pjese te papajtueshme mes tyre dhe secila ka nje tradite.
    Gjykimi mbi fete ne Shqiperi, nuk behet mbi librat e shenjte se bibla ashtu si kurani ka histori çifutesh qe si hyn kujt ne pune,perveç historianeve dhe mendesi hebrejsh,arabesh, egjiptianesh etj apo si e shikonin boten ata para mijera vjetesh.
    Gjykimi mbi fete behet mbi traditen e tyre ne Shqiperi dhe karakteristikat politike.
    Keshtu katolicizmi eshte negativ per shkak te nderhyrjes se Papes ne punet e brendshme te shqiptareve, por historikisht pozitiv per shkak te qendrimit te rrepte antiosman.
    Ortodoksia per shkak te pajtimit islamiko-ortodoks ne shek 16 dhe ndikimit grek, ka qene negative per shekuj me radhe por per shkak te karakteristikave kombetare, luajti rol te rendesishem gjate Rilindjes dhe mbart potencial pozitiv.
    Bektashizmi i ngjan ortodoksise per nga roli e potenciali pozitiv se e kemi ne Shqiperi kryegjyshaten boterore.

    Keto jane tre shtyllat e tradites fetare, ku qelizes shqiptare iu lejua te riprodhonte edhe veten, jo vetem viruset perkatese.
    Kurse sunitizmi ka nje tradite pothuajse krejt negative, kaq e vertete eshte saqe ai suniti neo-osman gjente si heronj te myslymaneve te Shqiperise, Sulltan Muratin, Haxhi Qamilin e Esat Pashen, kjo eshte skandaloze, e paranueshme, se ai nuk eshte aspak i vetem, me ka rastisur te njoh mjekrosha, cuna te rinj nga Shqiperia e mesme qe flisnin po njesoj, te dale nga shkolla islamike, po ashtu forumet jane plot me individe te tille.

    Duhet pare tradita e feve ne Shqiperi dhe evolucioni i tyre ne kuptimin boteror.

    Shqiperia po kthehet ngadale ne shesh lufte mes paraqitjeve te ndryshme te kozmopolitizmit etik ne nje kohe qe duhet te dominohet vetem nga etika e qenies shqiptare.

    Teza ka qene eshte e nuk si te mos jete etika e qenies shqiptare, pati 1200-1500 vjet antiteze te perfaqesuar nga kozmopolitizmi etik, tani eshte koha e kapercimit dialektik, koha e sintezes, bazat jane hedhur.

    Duhet pervetesuar imperativi kategorik, duhet te mos vihet fare ne diskutim prerogativa e etnise shqiptare per te zhvilluar potencialin e saj individual ne çdo fushe, te mendores, te fizikes e te spirituales. Ky eshte qellimi i ekzistences se shqiptareve si etni, çdo gje tjeter eshte pordh’ e grosh’ qe si mbijeton kohes.

    Pëlqejeni

  42. Qafir, ata fondamentalistet te cileve ti u drejtohesh, te jesh i sigurt se nuk do te rrinin ketu duke shkembyer mendime me ne. Te njejtet fondamentaliste do te na hidhnin ne ere me shume qejf jo vetem mua dhe ty, por edhe Ergysin dhe EC. Po vrasin me shume myslimane se te krishtere. Vene bombat neper xhami.

    Pra, a e kupton nonsensin e hakerrimit pikerisht ndaj dy kolegeve qe na u drejtuan deri ne fund me respekt dhe dashamiresi? Deri ne ate pike kur ju shfaqet gjithe fobite dhe paranoiat, qe ne pergjithesi ne Perendim i kane shtepiaket dhe disa trushkulur konservatore.

    Per çfare ke frike se nuk po te marr vesh? Ke frike se mos fondamentalistet na hedhin ne ere avionin per ne Tirane?
    Mund te ndodhe, fatkeqesisht sot nuk ka me siguri.
    Dhe shpjegimin per kete ta dha EC, duke te pyetur, retorikisht, se pse nuk ka pasur me perpara te tilla perplasje apokaliptike.

    Por mund edhe te na bjere nje tjegull mbi koke dhe te ikim nga kjo bote ne menyre fare te palavdishme, njesoj te palavdishme.

    Nuk di me ç’te te them. Une per vete nuk kam frike. Mundohem te zevendesoj sa te mundem fluturimet me avion shumevendesh me mjete transporti alternative, jet privat, makine, traget, tren. Nuk eshte gjithmone e mundur….
    Por une jo me kot i kam lene amanetet.

    Pëlqejeni

    • Qafir, ata fondamentalistet te cileve ti u drejtohesh, te jesh i sigurt se nuk do te rrinin ketu duke shkembyer mendime me

      Sa e sigurt je per kete? Mund te them me sa ka nje probabilitet shume te larte qe Besnik Sinani shkemben mendime me ne kete blog. Po ta lexosh perciptazi Besnikun (pene e forte gjithsesi) nuk do te te duket fundamentalist deri sa te lexosh diku prej tij qe numri i ‘ekstremisteve’ islamike nuk i kaloka 20,000 vete ne shkalle globale. Nderkohe qe numri korrespondent i ekstremisteve (te krishtere) ne ShBA eshte pothuaj 20% (rreth 70 milione fryme). Ma thuaj ti ta lumsha, pse ky hendek statistikor mes nje mes realitetit dhe nje muslimani shqiptar?

      a e kupton nonsensin e hakerrimit pikerisht ndaj dy kolegeve qe na u drejtuan deri ne fund me respekt dhe dashamiresi?

      Une ende s’po marr vesh PSE u lodhen e na u drejtuan. Di gje ti?

      Pëlqejeni

  43. ”’ fap’ u hudhen perpjete me jatagan ne dore, ne mbrojtje…te cfare ekzaktesisht? ”’

    Ne mbrojtje te Allahut dhe kunder islamit politik te vendeve islamike, qe gjithsesi pas nje shekulli do futet tek tradita 1500 vjeçare e islamit.

    Besimtaret e Jehovallahut, se ky emer tregon me mire esencen e atij hyji, po bejne viktimen ne nje kohe qe Islami eshte ne ekspansion kudo ne Perendim, jane hapur xhami te panumerta, duan edhe ne ground zero se edhe myslymanet jane amerikane.
    Ekspansioni demografik trumbetohet me buje, pas nje shekulli gjithe Europa do jete islamike thone hapur.
    Ekspansioni demografik eshte forma me e persosur e invazionit sepse eshte invazion paqesor dhe s’ka shanse te deshtoje.

    Sa me shume viktimizem bejne islamiket aq me shume shtohet rreziku i fillimit te gjuetise se shtrigave, ne te cilen europianet dhe euro-amerikanet jane virtuoze.

    Ajo qe te gjithe e perceptojne po jo te gjithe e pranojne eshte se Huntingtonit po i del llafi dita-dites.

    Viktimizmi i grupit eshte forma pasive e kryengritjes, qe perdoret rregullisht prej atij qe ndihet me i dobet po qe kerkon te jete me i forte. Cdo kryengritje nis me viktimizem, ne keshtu e ne ashtu, ata keshtu e ashtu, populli po vuan,proletariati po vuan,grate po vuajne,mysymanet po vuajne, Amerika hedh bomba e me radhe.

    Ndryshe nga viktimizmi individual, i cili eshte negativi i vullnetit per fuqi dhe shkaterron individin, viktimizmi i grupit eshte shprehja fillestare e vullnetit per fuqi, grupi ekzagjeron padrejtesite, grupi pergatit perplasjen, grupi e kerkon vete sherrin e rregullisht autoriteti sundues ja jep sherrin.
    Ashtu si deshmojne kristianet, qe shekujt e pare ishin viktimiste te thekur e kur moren pushtetin persekutore po aq te thekur, keto viktimizmat fetare jane shume te rrezikshme.

    Megjithate Europa eshte nje kazan popujsh qe ka humbur qellimin, nuk beson me ne fatin e vet dhe ka njeqind mendje, prandaj europianet do hahen si Franca me BE-ne, shteti real me entitetin abstrakt te cilit ironikisht vete Franca i rri si simbol.
    Intelektualet e Europes se sotme perhere e me teper i i ngjajne filozofeve greke te shek 2 p.l.k e me vone, ndersa Roma paraqitej fillimisht si rrezik e pastaj si pushtuese e sunduese, ata vazhdonin te germonin dijen e botes, ndersa Roma asgjesonte shpirtin grek ata merreshin me ‘disquisizione’ platoniane e neo-platoniane, njostike,stoike, epikureiste etj .

    Islami po plas nga shendeti prandaj te mos beje viktimen e urise, feja me e fuqishme, me me shume ndikim eshte pikerisht islami,sot per asnje fe tjeter ne bote se jep me njeri jeten(ose kaq shume njerez), e s’ka fe me te forte se ajo qe i shtyn njerezit te japin jeten per te.

    Pëlqejeni

  44. Ka nje lidhje te drejtperdrejte te etnocentristeve ketu me nazizmin. Bile me mire i bie qe nuk eshte lidhje e forte apo e dobet por e njejta gje me makeup te ndryshem. Nuk eshte nje fallaci logjike e tipit qe nazistet kane qene njerez keshtu qe te gjithe njerezit i bie te jene naziste apo Hitleri ka qene vegjetarian (thuhet) dhe keshtu qe te gjithe vegjetarianet jane vrases ne mase te njerezve. Jo. eshte perkim i asaj qe thuhet ketu me kendveshtrimin dhe filozofine naziste per jeten dhe njerezit qe ideologjikisht konsiston ne a) historia si nje lufte ndermjet racave njerezore qe mund te triumfohet vetem nga master race (sinteza e Aqifit per forcimin e fisit edhe duke zhdukur viruset). b) fuherprinzip/ principi i liderit (kete mbetet ta shpjegoje me tej Aqifi). c) anti-semitizmi, duke goditur hebrenjte si burimi universal i problemeve sociale, kulturore dhe ekonomike (tani nuk shenjestrohen me hebrenjte por semitet e tjere, arabet).

    Feja eshte besimi dhe adhurimi i Zotit. Lidhja ndermjet njeriut dhe Zotit. Besimi dhe praktika. Me keto pak fjale mund ta permbledhim shkurtimisht fene. Nese dikush me propozon ndonje lloj feje te re qe lidhet me pune etnie, me male ku jetojne perendite e kesaj etnise, kete fe te re une e refuzoj si te rrejshme. Disa nga fete kane mesazh dhe kumtese universale, por nuk zhdukin perkatesine etnike apo kombetare te besimtareve te tyre. Arabet kane mbetur arabe, pakistanezet pakistaneze, indonezianet indonezine dhe shqiptaret muslimane shqiptare etj.

    Judaizmi ka nje perzierje te te gjitha ketyre. Askush nuk eshte ne gjendje te thote sot se cfare eshte judaizmi. A eshte etni, komb, race apo fe? Deri ne njefare mase Ortodoksizmi ne Greqi eshte perpjekur te beje te njejten gje duke llogaritur si grek cdo ortodoks.

    Nderkaq me duket mua a ka nje kontradikte ne diskutimet e Aqif Kopertonit. Diku flet per partikularitetin etnik apo kombetar, ndersa diku tjeter flet per ndarjen e botes ne qyteterime sipas Huntingtonit qe nuk u bije te jene me shume se 5-6?

    Ndersa friken ndaj Islamit qe kane disa ketu nuk di si ta shpjegoj ndryshe vetem se me bindjen e tyre se islami eshte superior si fe dhe besim ndaj feve apo sistemeve te tyre. Kete po e ilustroj me dicka qe ka thene Luther per Islamin si terheqje verejtje per kristianet: “We see that the religion of the Turks or Mohammed is far more splendid in ceremonies and, I might almost say, in customs than ours, even including that of the religious or all clerics. The modesty and simplicity of their food, clothing, dwellings, and everything else as well as the fasts, prayers and common gatherings of the people that this book reveals are nowhere seen among us – or rather it is impossible for any people to be persuaded to them.” “Our religious are mere shadows when compared to them (Muslims) and our people clearly profane when compared to them.”

    Pëlqejeni

  45. @ EC,

    EC pyet : ç’eshte judaizmi ?

    Judaizmi eshte FILOZOFI, FRYME, VIZION.

    Gjithashtu, per shkaqe te STERNJOHURA historike, ai eshte dhe çiment.

    OK, mund te thote ndonjeri : filozofi jane te gjitha fete, fryma gjithashtu, vizione gjithashtu. Po, por fete e tjera, te gjitha keto qe permenda (filozofi, fryme, vizion) i kane perdorur GJITHMONE per SHTRIRJE, per zgjerim, ndersa judaizmi e ka perdorur te veten per te kundershtuar RRUDHJEN, TKURRJEN.

    Me shkoqur : judaizmi eshte nje lloj fryme e cila ka bere te mundur mbijetesen e nje kombi te tere : kombit çifut. Nderkohe qe as islami, as katolicizmi, as ortodoksizmi nuk kane shpetuar ndonje komb nga shuarja. Te treja keto fe kane qene ne lufte per pushtim TOKASH, nderkohe qe judaiket nuk e kishin kete problem sepse atyre iu ishte mohuar TOKA. Cifuti eshte INTELEKTUALI par excellence. E vetmja pasuri e tyre ishte MENDJA, dhe BESIMI qe ata e mbartnin ngado me vete.

    Shkurt, judaizmi eshte filozofia e ANTITOKES. Zoti ne judaizem eshte nje tip qe ka krijuar njeriun dhe qe pastaj i ka dhene lirine e PLOTE ketij njeriu. Njeriu flet tani me zotin balle per balle, sy me sy. Vuajtjet, gezimet, deshtimet, gjemat, masakrat, shfarosjet, etj. te gjitha keto, per çifutin, nuk vijne nga zoti, por vijne nga NJERIU. Per çifutin, nuk eshte harresa e zotit ajo qe ka bere qe ata te shfarosen ne mase, por jane pikerisht ca njerez me helmeta ne koke dhe çizme ne kembe.

    Nderkohe qe kristianet kane nje kuptim krejt tjeter : çifutet u masakruan ngaqe me siguri ZOTI eshte idhnuar me ta (patjeter, zoti ka marre hak ose do te marre hak nje dite prej ditesh per vrasjen e Jezu Krishtit !) – keshtu mendon nje kristian.

    Edhe islami, ne keto ujera noton : me teorine e tij te menxyrshme : KESHTU ISHTE SHKRUAR ! islami justifikon çdo lloj barbarie, çdo lloj çmendurie. Ne islam, nuk ka refleksion mbi shkaqet e nje gjeme, por ka thjesht nje dorezim me duart perpjete : keshtu ka bere ymer Allahu. Shikoni sot ne Pakistan : permbytjet jane te derguara nga Allahu i madh per te provuar muslimanet ne veshtiresi.

    Kjo lloj filozofie leshi çon ne harrese totale te njeriut, ne nje zhdukje te lirise se tij, dhe ne nje nenshtrim (islam !) pa kushte ndaj nje fuqie madhore e cila po t’i doje palla, ma dergon tani ne çast nje infarkt dhe mesazhi ngelet pergjysme.

    Sidoqofte, fete jane te lezetshme po te studiohen filozofikisht, sepse aty merret vesh pse jemi ketu ku jemi, duke qene se njerezit, edhe perpara monoteizmit, s’kishin me se te merreshin dhe shpiknin budalliqe. Duke dashur te lehtesojne jeten e tyre me shpikje perendish, ata e kane ngaterruar keq punen duke i ftuar keto perendi deri ne sahanin e persheshit me dhalle.

    Ne fakt, e gjitha kjo ka nje zemrek : etja ose deshira e ethshme per perjetesi. Shpikja e jeteve te pertejme eshte thjesht nje deshire e maskuar per te mos vdekur kurre.

    Ka dy mundesi : kjo jete e pertejme, ose eshte shpikur per te mos vdekur kurre, ose ajo eshte marre si nje e dhene dhe prandaj o burra ta meritojme me mire parajsen se ferrin, meqe eshte cike e veshtire te jetosh perjetesisht ne hell dhe prush.

    Dmth, jo vetem qe duam te jetojme perjetesisht, por duam dhe qe te jetojme mire. Frike nga vdekja, frike dhe nga vuajtja apo dhimbja.

    Edhe budistet, nepermjet rimisherimit te tyre ne hardhuce apo hipopotam, e kane zgjidhur punen dhe prandaj rrine gjithe diten kembekryq pa punuar ngaqe edhe po vdiqen, do rilindin serish, zinxhir, deri ne… deri ne… nuk dihet.

    OK. Shendet.

    Pëlqejeni

  46. ””ideologjikisht konsiston ne a) historia si nje lufte ndermjet racave njerezore qe mund te triumfohet vetem nga master race (sinteza e Aqifit per forcimin e fisit edhe duke zhdukur viruset).”’

    Dmth ti mbajme viruset qe te mos na thone naziste. Ke ndonje argument pro-virusit, ai duhet, po ti e ben si njera tek peshku qe per nje shkencetar biolog, i cili sapo kish marre Nobelin, tha se vjen era nazizem.

    ”’ b) fuherprinzip/ principi i liderit (kete mbetet ta shpjegoje me tej Aqifi)”’
    Ja prite.

    ””anti-semitizmi, duke goditur hebrenjte si burimi universal i problemeve sociale, kulturore dhe ekonomike (tani nuk shenjestrohen me hebrenjte por semitet e tjere, arabet).”’

    Dmth arabet te bejne c’te duan, te tjeret ta qepin gojen se mos shahen si naziste.
    Arabet ne krahasim me hebrejte nuk kane as nje te 10-n e ndikimit ne te mirat e te keqijat e Perendimit.

    Nazizmi eshte paraqitje e deshtuar e etnocentrizmit, e kufizuar ne kohe e hapesire.
    Fakti qe eshte paraqitje etnocentrike s’do te thote qe çdo paraqitje etnocentrike eshte nazizem.
    Islami, Krishterimi, Sodoma, Gomorra,Babilonia,Komunizmi, Europa e Bashkuar jane paraqitje kozmopolitike, po kujt do i shkonte ne mendje ti barazonte, vetem atij qe ben propogande.

    Nga ana tjeter hebraizmi eshte paraqitje spirituale etnocentrike dhe eshte shembull i mire per tu ndjekur, sigurisht ka ikur koha e Hyjit, po esenca mund te spiritualizohet edhe ndryshe.

    ””Nderkaq me duket mua a ka nje kontradikte ne diskutimet e Aqif Kopertonit. Diku flet per partikularitetin etnik apo kombetar, ndersa diku tjeter flet per ndarjen e botes ne qyteterime sipas Huntingtonit qe nuk u bije te jene me shume se 5-6?”’

    Shume e shperqendruar verejtja, ku eshte kontradikta ?
    Nje gje eshte çfare une dua apo quaj te drejte dhe tjeter gje parashikimet e Huntingonit. Nese dikush parashikon qe raca njerezore do zhduket dhe gjerat mund te me duken se shkojne ne ate drejtim, une do e them, por jo per kete une dua zhdukjen e njerezimit.
    Numri i civilizimeve eshte i parendesishem, mund te jene disa me shume apo ndonje me pak se çthote ai, po thelbi mbetet, keto civilizime po identifikohen gradualisht tek traditat e tyre fetare, islami in primis, qe ne kohen e Luftes se Ftohte as qe mendohej.
    Biles kritika e pare ndaj Huntingtonit eshte futja e Shqiperise ne civilizimin islamik.
    Thelbi mbetet, se çvend ze Shqiperia eshte e parendesishme ashtu sikunder kujt i perket Haiti, ishujt Fixhi a ku di une.

    Ndersa persa i perket perkores se klerit islamik, kjo s’ka ndonje lidhje te madhe me suksesin fetar, se feja islamike eshte perhapur me shpaten e kalifeve, ose ka ndjekur shpaten e kalifeve.

    Pëlqejeni

  47. Qafir Arnaut ketu siper shkroi:

    “Mund te them me sa ka nje probabilitet shume te larte qe Besnik Sinani shkemben mendime me ne kete blog. Po ta lexosh perciptazi Besnikun (pene e forte gjithsesi) nuk do te te duket fundamentalist deri sa te lexosh diku prej tij qe numri i ‘ekstremisteve’ islamike nuk i kaloka 20,000 vete ne shkalle globale. Nderkohe qe numri korrespondent i ekstremisteve (te krishtere) ne ShBA eshte pothuaj 20% (rreth 70 milione fryme). Ma thuaj ti ta lumsha, pse ky hendek statistikor mes nje mes realitetit dhe nje muslimani shqiptar?”

    Kurse Besnik Sinani tek “Shekulli” ne fakt ka shkruar:

    “Por parullat e protestuesve kundër xhamisë, prodhimtaria mediatike që ofendojnë fenë islame, Profetin Muhamed, dhe që cilësojnë gjithë myslimanët si terroristë japin imazhin e një lufte mes Amerikës dhe Islamit, i cili, jo rastësisht, është dhe argumenti bazë ideologjik i Bin Ladenit.

    Teksa specialistë të terrorizmit si Bernard Haykel thonë se numri i militantëve të organizatave terroriste si Al-Kaida është diku tek 20 mijë vetë – një numër i vogël në një popullsi globale prej më shumë se 1.5 miliardë myslimanë(…).”

    Pastaj

    ” Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gati 20% e amerikanëve besojnë se Obama është mysliman.

    Teksa Amerika i afrohet zgjedhjeve për kongres dhe senat, demagogët e të djathtës kanë parë në debatin për “xhaminë” një aset politik që mund ta monopolizojnë në diskursin e tyre politik.”

    http://www.shekulli.com.al/2010/08/31/interesat-pas-xhamise-ne-new-york.html

    Ne asnje vend B. Sinani nuk ka thene se ne bote ka vetem
    20 000 muslimane ekstremiste: ai nuk ka qene fare duke folur per ekstremiste por per MILITANTE terroriste. Bile as qe ka folur vete, perkundrazi ka cituar nje specialist te mirenjohur (Heykel, jo Bernardi i tjeter i dashur) i cili thote se numri i ANETAREVE te supozuar a militanteve te al-Kaidas nuk i kalon globalisht 20 000. As Besniku e as Bernardi nuk po thone gjekund se ky eshte numri i EKSTREMISTEVE. Ky numer patjeter qe eshte pafundesisht me i madh, perderisa prodhon 20 000 militante terroriste.

    Nga ana tjeter, B.Sinani, nuk ka thene kurre se 20% e amerikaneve qenkan ekstremiste. Ka riprodhuar thjesht nje ankete te vendit te vet, ku thuhet se 20% e amerikaneve besojne se Obama eshte musliman. Amerikanet qe lexojne blogere ekuivalente te Qafirit ne Amerike, shkojne e besojne se Obama eshte musliman, por askush nuk thote se shumica e ketyre njerezve te frikesuar, qenkan ektremiste vetem pse besojne gjepura.

    NE baze te dy shtremberimeve te mesiperme, Qafiri yne pergatit testin qe Sinani e paska shkelur e qenka bere keshtu armik.

    Kurse une nxjerr ne fakt dy-tri gjera te tjera: ose QA nuk di te lexoje; ose di por harron shpejt cka lexon; ose eshte pa integritet e beson se, a la guerre comme a la guerre, morali nuk ka vlere ne nje lufte te shenjte dhe te ftohte kunder muslimaneve.

    Kam debatuar kohe me pare me Qafirin e ndonje shok te tij ketu, dhe nuk humb me kohe ta bej serisht, se si mund te debatohet me njerez qe perdorin zhargonin e mbledhjeve te Frontit a Gjyqit te Popullit, ku tjetrit i thuhet duke shtremberuar buzeqeshjen “bukurosh” apo “infeksion”, apo kur i pranishmi asgjesohet me termat ” keta”, per te krijuar nje “ne” te partishme me gjithe te tjeret: jane fjale te pafajshme per shume njerez, por duhet te kesh qene ne anen tjeter te Frontit per te te ardhur e vjella sa i degjon.

    Se fundmi, lus lexuesin e mundshem te mos bjere poshte duke dyshuar se keto rreshta i ka shkruar ne vete te trete Besnik Sinani. Ai nuk druhet te shfaqe emrin e idene e tij ne artikuj te shtypit, e po keshtu ne blogosfere ka identitetin e tij te njohur per te gjthe ata qe kane debatuar me te. Ne fund, redaksia e blogut e di se nuk jam Besniku, dhe me kete mjaftohem.

    Pëlqejeni

  48. Muhameti dhe Charlemagn – H. Pirenne

    -2-

    “Islam” do te thote dorezim, ose nenshtrim ndaj Zotit, dhe “mysliman” do te thote subjekt. Allah eshte Nje Zot, dhe si rrjedhim eshte e arsyshme qe te gjithe sherbetoret e Tij duhet ta shohin si detyre te tyre qe te sigurojne bindjen ndaj Allahut, te te gjithe atyre qe nuk besojne. Ajo cfare ata propozonin nuk ishte konvertimi, sic ka shume qe mendojne, por nenshtrimi i tyre. Dhe kete nenshtrim ata e detyruan kudo ku shkuan. Mbas pushtimit ata nuk kerkonin gje tjeter vecse pervetesimin e shkencese dhe te artit te infideleve, si pjese te plackes se tyre; ata do ti kultivonin ato ne emer te lavdise se Allahut. Ata do te adoptonin edhe vete institucionet e infidelve nese ato do tu ishin te nevojshme. Madje ishin vete pushtimet e tyre qe i detyronin ata ta benin nje gje te tille. Per te qeverisur perandorine qe krijuan, ata nuk mund te mbeshteteshin me ne insitutcionet e tyre tribale; njesoj si gjermanet qe nuk qene ne gjendje te impononin institucionet e tyre mbi Perandorine Romake. Por ata ndryshonin nga gjermanet ne kete pike: kudo qe ata shkuan ata sunduan. Te pushtuarit ishin subjekte te tyre; vetem ata ishin taksoheshin; ata ishin te perjashtuar nga komuniteti i besimtareve. Barriera ishte e pakapercyeshme.Shkrirja midis myslimaneve dhe popullsive te pushtuara ishte e pamundur. Cfare kontrasti i plote midis tyre dhe Teodorikut, i cili e vuri vete ne sherbim te atyre qe kish pushtuar dhe u perpoq te asimilohej me ta.
    Ne rastin e gjermanve pushtuesit u afroheshin ne menyre spontane te pushtuarve. Me arabet ishte krejt e kunderta: te pushtuarit duhej tu afroheshin pushtuesve, dhe ata mund ta benin kete vetem duke i sherbyer Allahut, meqe pushtuesi i sherbente Atij, dhe duke lexuar Kuranin, sic benin pushtuesit; dhe si pasoje, u duhej te mesonin gjuhen , gjuhen e shenjte dhe te plote te pushtuesve.
    Nuk pati propagande. Nuk pati edhe presione si ato te ushtruara nga te krishteret mbas triumfit te Kishes. “ Po ta kish dashur Zoti keshtu” –thote Kurani, “Ai do ta kish bere gjithe njerezimin ne nje njeri te vetem”, dhe Kurani ne menyre te qarte e denon perdorimin e dhunes ne lidhje me “gabimin”. Ai kerkon vetem bindjen ndaj Allahut, bindjen e jashtme te inferiorit, te asaj qenie te degraduar e te perbuzeshme, qe tolerohesh por qe jetonte ne mjerim. Besimi i tij nuk u sulmua; ai thjeshte tolerohesh; dhe kjo ishte menyra me efektive per ta shkeputure ate prej tij dhe per ta drejtura ne tek Allahu, i cili jo vetem qe do t’i restaurante dinjitetin njerezor, por do t`i hapte atij dyert e Shtetit Mysliman. Ishte per shkak se feja e tij e shtynte myslimanin e vertet ta trajtonte infedelin si subjekt, qe e shtyu infedelin te shkonte drejt tij, e duke shkuar drejt tij, ai shkeputesh nga vendi i vet, njerezit e vet.
    Gjermanet u romanizuan sapo ata hyne ne “Romania”. Romani, perkundrazi, u arabizua sapo ai u pushtua nga Islami. Eshte e vertet se vone ne Mesjete pati disa komunitete te vogla Koptesh, Nestorianesh, dhe mbi te gjitha hebrenjsh, qe mbijetuan ne mes te botes myslimane. Megjitate i gjithe mjedisi ishte thellesisht i transformuar. Aty pati nje prerje te paster: nje keputje te plote me te kaluaren. Kudo ku pushtetit i tij ishte efektiv, ishte e patolerueshme per Imzotin e ri qe te pranonte lejimin e influencave qe mund ti shpetonin kontrollit te Allahut. Ligji i tij, i rrjedhur nga Kurani, zevendesoi ligjin romak, dhe gjuha e tij zevendesoi latinishten dhe greqishten.
    Kur u konvertua ne kristianizem, Perandoria, pati, si te thuash, nje nderrim te shpirtit; kur ajo u konvertua ne Islam, u transformuan qe te dy , si trupi ashtu edhe shpirti. Ndryshimi ishte po aq i madh ne shoqerine civile dhe ate fetare.
    Me Islamin nje bote krejt e re u vendos ne ato brigje te Mesdheut te cilat deri ne ate kohe kishin njohur vetem sinkretizmin e qyteterimit romak.U be nje thyerje e plote, thyerje qe vazhdon akoma edhe sot e kesaj dite. Per kete arsye dy qyteterime te kunderta dhe armiqesore ekzistonin ne brigjet e Mare Nostrum. Dhe megjithese ne ditet e sotme europiani e ka nenshtruar aziatikun, ai nuk ka qene ne gjendje ta asimiloje ate. Deti qe deri ne ate kohe kishte qene qendra e krishterimit, u be kufiri i tij. Uniteti mesdhetar ishte thermuar.
    Ekspansioni i pare u ngadalesua pak nen Kalifin Othman, dhe vrasja e tij ne 656 solli nje krize politike dhe fetare qe vazhdoi deri ne ardhjen ne pushtet te Moawiya, ne 660.
    Ishte ne rrjedhen natyrale te gjerave qe nje fuqi e paisur me nje force espansive si ajo e Islamit, te kerkonte ta impononte veten mbi gjithe basenin e detit te madh te brendeshem. Dhe ne fakt Islami e ndermorri nje gje te tille. Nga gjysma e dyte e shek. 7 ai i vuri vetes synim te behesh nje fuqi detare ne zona ku Bizanti nen Konstans-in e Dyte (641-668) ishte suprem. Anijet arabe te Kalifit Moawiya (660) filluan te invadojne ujrat bizantine. Ata pushtuan ishullin e Qipros, dhe jo larg brigjeve te Azise se Vogel korren nje fitore ne nje beteje detare me perandoring Konstans vete. Ata kapen ishullin e Rodes dhe avancuan ne Krete dhe Sicili. Mbasi e kthyen portin e Cyzikus nje baze detare, ata e rrethuan Konstantinopojen here pas here vazhdimisht, e cila u mbrojt me sukses, sidomos me perdorimin e zjarrit grek, deri ne 677 kur myslimanet hoqen dore nga kjo perpjekje.

    Pëlqejeni

  49. ”’jane fjale te pafajshme per shume njerez, por duhet te kesh qene ne anen tjeter te Frontit per te te ardhur e vjella sa i degjon.”’

    Ajo eshte shqipja dhe une i kam mesuar ne rruge e jo nga xhaxhi. Nuk ka ndonje komentues qe mund te pretendoje se ka hasur prej meje gjuhen e rruges keshtu falas, perkundrazi une jam shume i durueshem.

    Meqe paske qene i ngeshem dhe i paske lexuar filloje nga fillimi sesi nje teze nuk iu kerkua argumenti po iu kunderpergjigj ti s’mer vesh, ti flet qesim, dija keshtu e dija ashtu sikur ka hyre per te bere politike e te marre vota.

    Po shqiptaret nese nje pohim u prek kategorine te ciles i perkasin u duket se i shave nga motra dhe ketu s’ben perjashtim asnje nga ata me te cilet kam pergjithesisht pikepamje te kunderta, mbase xha xhai meqe i eshte bere lekura sholle.

    Nuk te pelqen apo te prek pohimi jo-personal, kerko argumentimin, kjo eshte A-ja e polemikave jo gazetareske.
    Nqs une them ta zeme e majta eshte amorale, nje i majte s’ka pune me mua me sa di apo s’di une, po ka pune te kerkoje argumentimin ose te heshte,te injoroje pohimin.
    Nes argumentimi vjen ne forme propogandistike atehere shkelqe ne propagande, nxirre nga shpirti ad personam-in.

    Kush ka kellqe zihet me argumentin, kush nuk ka zihet me personin . Nese argumenti nuk vlen asnje grosh kete e vendos kunderargumentimi. Kjo eshte disipline me vete, qe kerkon kohe e impenjim, synimi i se ciles eshte ngadhnjimi i logjikes, pak a shume si tek vullkanianet e star trekut. Nese blogu eshte thjesht media, si tha njehere politicus(nje komentues), nese kerkon vota e bukurshkrime te retorikes artistike, atehere nuk eshte vendi ku mund te kerkohet kjo disipline dhe behet vendi ku perfiton vetem ti dhe te vjellat e tua.

    Pëlqejeni

Komentet janë mbyllur.