ZARET E STATISTIKËS

Në tetëvjeçare, na patën mësuar një citat të Marksit ose të Maos: “çdo shkencë arrin përsosmërinë kur fillon të përdorë matematikën,” ose diçka të ngjashme.

Në kohët e sotme, për një numër të madh punëtorësh të mendjes, ky citat do të duhej rishkruar, duke e zëvendësuar matematikën me statistikën.

Për një kategori prej nesh, statistikë është kur një klasë ka 30 nxënës dhe një tjetër 33, çka do të thotë se e dyta ka 3 nxënës më shumë se e para. Për një kategori tjetër, statistikë është të besosh se dopjo-katra në tavëll (dort-xhihar) vështirë se mund t’i bjerë të njëjtit lojtar tri herë radhazi. Për një kategori të tretë, gjithnjë prej nesh, statistika është alfa dhe omega e universit.

Veçanërisht kjo dogmë e fundit u çon ujë në mulli korporatave farmaceutike, gjenetike, biologjike dhe të teknologjisë mjekësore, të cilat efikasitetin mjekësor të produkteve të tyre e matin, para së gjithash, me anë metodash statistikore gjithnjë e më të sofistikuara.

Cilit prej nesh vallë nuk i ka thënë mjeku se ka 13% shans të sëmuret nga kanceri i mushkërive para moshës 80 vjeç, nëse nuk e lë duhanin para moshës 55 vjeç?

Po sa të sakta janë këto metoda statistikore? Dhe veçanërisht, sa saktë përdoren këto metoda, nga dhjetëra mijëra shkencëtarët, studiuesit dhe kërkuesit anembanë botës?

Një artikull i Tom Siegfried në ScienceNews, me titull Odds Are, It’s Wrong mbron idenë shokuese se keqpërdorimi në shkallë të gjerë i metodave statistikore e bën shkencën të ngjashme me… bixhozin.

Shkruan autori:

[N]jë numër shumë i madh përfundimesh në literaturën shkencore janë të gabuara, dhe testet për rreziqet ose trajtimet mjekësore janë shpesh kontradiktore dhe pështjelluese.

[…]

Ekspertët në matematikën e probabilitetit dhe të statistikës janë të vetëdijshëm për këto probleme dhe, prej dekadash, kanë shprehur shqetësimin e tyre në revistat kryesore të fushës. Gjatë shumë vjetëve, me qindra artikuj të botuar kanë paralajmëruar se historisë së dashurisë mes shkencës dhe statistikës i detyrohen një mori zbulimesh të paligjshme. Në fakt, nëse ju u besoni gjërave që lexoni në literaturën shkencore, atëherë nuk duhet t’u besoni gjërave që lexoni në literaturën shkencore.

Në artikull thuhet se një epidemiolog i njohur, John Ioannidis, ka vërejtur se “në shkencën moderne, zbulimet e gënjeshtërta mund të përfaqësojnë shumicën, madje shumicën dërmuese të rezultateve të publikuara”.

Vetë Ioannidis qenka përpjekur të provojë se më shumë se gjysma e këtyre rezultateve janë të gënjeshtërta (false); ironikisht, analizat e tij janë gjykuar si statistikisht të gabuara nga statisticienë të tjerë.

Problemi nuk ka të bëjë thjesht me shkencën dhe kërkimin shkencor, meqë pasqyrohet drejtpërdrejt në aplikimet e shkencës në ekonomi; çka duket veçanërisht qartë në testimin dhe marketimin e produkteve farmakologjike. Shpesh një përqindje e vogël suksesi ose dështimi në testet klinike përcakton fatin e një produkti me potencial shumë-bilionësh.

Artikulli i ScienceNews trajton pastaj një varg problemesh kyçe të statistikës bashkëkohore të aplikuar në kërkimet shkencore – si kuptimi i domethënies statistikore dhe marrëdhëniet e kësaj me domethënien në praktikë; rreziqet e meta-analizave (ose e studimit të kombinuar të shumë testeve); randomizimi në testet klinike; efekti placebo; metodat Bayes-iane, etj.

Nga diskutimet dhe komentet në vijim të artikullit, mund të krijohet një ide edhe sa delikate është kjo çështje dhe çfarë nervi ka prekur në të interesuarit.

Për shembull, sipas një studimi të artikujve të botuar në revistat shkencore kryesore dhe të cituar në artikullin e ScienceNews, në tetëdhjetë ose nëntëdhjetë përqind të rasteve autorët barazojnë domethënien statistikore (statistical significance) me rëndësinë reale të të dhënave.

Në një autobiografi të vetën, shkrimtari amerikan Mark Twain i atribuon politikanit britanik Benjamin Disraeli (1804-1881) thënien se “Ka tre lloj gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të ndyra dhe statistika.” Në fakt, çdo student që ndjek një kurs universitar të statistikës e kupton sa lehtë është t’i përdorësh statistikat për të gënjyer publikun.

Artikulli i ScienceNews nuk merret me marifete të tilla të zakonshme për një traditë marketingu ekonomik dhe politik të themeluar mbi manipulimin e blerësve dhe gënjeshtrën; por vë në fokus të gjitha ato raste kur rezultatet e gabuara nuk kanë të bëjnë aq me korruptimin moral të ekspertëve (problem tjetër, njëlloj real), sesa me defektet e metodave statistikore që mbahen si plotësisht shkencore ose të standardeve përkatëse të adoptuara në praktikë. Tek e fundit, nëse dashuria e shkencës me statistikën ka sjellë në botë gjithfarë falsitetesh ilegjitime, për këtë nuk mund të bësh me faj etikën e shkencëtarëve, madje as edhe thjesht grykësinë proverbiale të korporatave.

Në artikull citohet, ndër të tjera, edhe biostatisticieni Steven Goodman, i John Hopkins University, School of Public Health, të ketë thënë se

Shumë shkencëtarë nuk e kuptojnë statistikën. Dhe nuk e kuptojnë statistikën, sepse statistika nuk ka kuptim.

Unë nuk gjykoj dot për saktësinë e këtyre pohimeve, edhe pse duhet të pohoj se për statistikat mjekësore kam qenë gjithnjë skeptik për arsye të ndryshme; por nuk e mohoj as se artikulli më provokoi çka gjermanët e quajnë Schadenfreude – teksa m’u bë për një çast sikur tigrit të vetëm të xhunglës, ditëziut Shere Khan, po ia shkulnin dhëmbin e vetëm nga goja dikur e mnershme…

Nuk ka komente

  1. Artikulli paraqet shume probleme dhe ceshtje te tjera te rendesishme, por ama vuan nga te njejtat simptoma qe vuan nje artikull ne nje media popullore dhe joshkencore kur publikon nje studim shkencor; egzagjerime dhe hiperbolizime per ta bere artikullin bombastik dhe interesant.

    Dy gjera duhet te kemi parasysh:
    1- Pa matematike s’ka shkence.
    2- Pa statistike s’ka hulumtime shkencore.

    Duhen pasur parasysh keto keto njehere dhe duhet diskutuar nga keto premisa.

    Statistika nuk eshte nje program i thjeshte kompjuteri qe i fut te dhenat bruto dhe del matane cdo gje e paketuar si ne fabrike pa e prekur ti, ka variacione ne metoda etj dhe eshte po aq e sakte sa njohurite e atij qe e aplikon (po dhe saktesia dhe dizenjoja e eksperimentit/studimit qe ka nxjerre te dhenat baze (raw data).

    Dhe po ka plot raste qe keqperdoret apo abuzohet nga shkencetaret, kryesisht per arsye mungese njohurie dhe lehtesie (kjo sidomos me meta-studime) po artikulli abuzon shume me notat qe i jep statistikes ne pergjithesi dhe rendesine qe ka ajo ne shkence; nga artikulli te krijohet ideja sikur statistika eshte part of the problem not the solution, nderkohe qe eshte krejt e kunderta.

    1. Xhibi, kur thua: “ka plot raste qe keqperdoret apo abuzohet nga shkencetaret, kryesisht per arsye mungese njohurie dhe lehtesie shpresoj ta kesh lënë për harresë ose sepse ke pranuar në heshtje ç’ka thoshte Xhaxhai, që: Statistika SHPESHHERË keqpërdoret qëllimisht për të krijuar bindje të tjera nga ç’do kishim nëse gjithçka do thuhej ashtu siç është.
      Fatkeqësisht, këtë manipulim të mëndjes së robve, nuk mund ta bëjë dot një i panjohur që nuk ka mungesë njohurish, por bëhet nga struktura që e kanë analizuar problemin posaçërisht për të mundur të bindin edhe “koka”.

      P.s: Për t’i bërë qejfin Metropolitanit: Poshtë staticienët e kapitalizmit të Uollstritit! 🙂

      1. Edrus, ne fakt ne repliken me lart s’ju referova fare ca tha xha xhai; ju referova artikullit origjinal.

        Per sa thua “Statistika SHPESHHERË keqpërdoret qëllimisht për të krijuar bindje të tjera nga ç’do kishim nëse gjithçka do thuhej ashtu siç është” sic thashe me lart, duhet te kesh parasysh qe pa matematike e statistike s’ka shkence, po jo vetem shkence.

        P.sh. kur thua mosha mesatare eshte kaq e aq, sapo ke bere statistike. Pra edhe per gjerat e thjeshta, “mesatarja” p.sh. eshte statistike. Ndryshe si mund te shpreheshim ne per te thene Edrus noten mesatare ne shkolle e kishte, e kishte ca? 🙂

        Pra jo vetem ne shkence, po dhe ne shume aspekte te jetes thjesht nuk mund te bejme, nuk mund te shprehemi pa statistike. E kjo nuk eshte ceshtje kendveshtrimi.

        Ndaj thashe qe artikulli origjinal abuzon mjaft me hiperbolizimet qe ben. Ti vesh matematikes dhe statistikes fajin e njerzve kur i keqperdorin ato (keqperdorimi me qellim zakonisht ndodh ne politike e gjera te tilla, jo ne shkence, per cka flet artikulli, po dhe ne politike zakonisht ndodh nga politikanet qe interpretojne statistikat), eshte si ti vesh motorit te makinave fajin e shofereve.

        1. Xhibi, faleminderit që më tregove se ç’është statistika (e them shyqyr që nuk u zgjate të më kujtoje dhe shumatoret, shpërndarjet, dëndurinë etj etj apo të më jepje formulat me sigma e delta 😛 ).

          Tani t’i kthehem asaj që doja të të thoja unë ty: Ta zemë se Xhibi është arkitekt dhe ka projektuar një vilë 3 katshe dhe një grataçel 57katsh… dhe staticieni, në ktë rast për të justifikuar rrogën do të thotë edhe ai një fjalë: “Xhibi është arkitetk 30katshash”, sepse, për thjeshtësi, përdor statistikën tënde… jep mesataren. Nuk mund të thuash se metoda është e gabuar e nuk mund të thuash as se është politikan 😛 .

          Të vjen tjetri dhe të thotë që: unë kam përdorur metodën filan e fistek dhe kam arritur ta pasuroj akoma më tepër me koefiçentë që marrin parasysh edhe ndikimin e faktorëve dytësorë etj etj… dhe të jep një të dhënë që nuk të hyn në punë (me përjashtim të keqardhjes që do provojë arkitekti 30 katsh që nuk do i njfen majat më të larta 😛 ) dhe rreth asaj të dhëne fillojnë e krijohen opinione dhe bindje (uroj që edhe ti t’i konsiderosh) të gabuara.

          P.s: Xhib, më bëre merak. seriozisht.
          Kujtova se në vënd të mesatares do flisje për statistikat e nxjerrjes së topave të kuq apo blu nga kutitë… pikërisht, mospërmëndja e fjalës kuti prej teje më bëri merak 😛

          1. Edrus, une po flisja seriozisht, se kshu si e ema e Zeqos maje thanes/blogut me shembuj absurde jo vetem qe eshte kollaj te flasesh, po s’del gjekundi pervec mbushjes se faqeve me shkronja.

            Thjesht po thoja qe statistika edhe dicka pa te cilen s’mund te bejme, dhe qe njerzit kane shpesh keqkuptime ne lidhje me te, dhe ndaj shpesh hiperbolizojne gjerat.

            Tani ca gjera jane ceshtje opinioni e kendveshtrimi, ca gjera s’jane, e ca gjera jane me kollaj per tu vleresuar nga kushdo nderkohe qe ca te tjera kane nevoje per nje njohuri minimale per to para se te mund te japem nje gjykim.

            Ca te them une tjeter. S’po zgjatem, ke te drejte. lol

            1. Xhibi,

              Me c`kam lexuar, eshte hera e dyte brenda pak vitesh qe sisteme te bazuara krejtesisht mbi statistikat jane provuar si te paverteta, deri ne ate pike sa te rritet tej mase skepticimi ndaj edhe shkences vete.

              1- Struktura e risk assessment ne sistemin bankar perendimor me inxhinerete e tyre te finances, qe perdesh e coj ekonomine dhe bashke me te edhe njerezit e saj, mu ne dreq
              2-Climategate, me teorine e AGW e ngritur plotesish mbi te dhena statistikore, te cilave, nese pranohen si teori dhe gjen nje political outlet, kane perborxh ta cojne njerezine ne epoken e Unit dhe Zurit.

              Keto jane cfare i kane rene me shume ne sy njeriut te rruges (laymen), pa llogaritur ate cfare ndodh ne fushat e tjera dhe mjediset profesionale

  2. Autori përmend se: Në një autobiografi të vetën, shkrimtari amerikan Mark Twain i atribuon politikanit britanik Benjamin Disraeli (1804-1881) thënien se “Ka tre lloj gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të ndyra dhe statistika.”

    Në fakt, varianti më i fundit i thënies së Disraelit është se tre llojet e gënjesthrave përbëhen prej: “gënjeshtrave, gënjeshtrave të ndyra, dhe statistikave greke”.

    Për më shumë:

    http://cicerossongs.blogspot.com/2010/01/lies-damn-lies-and-greek-statistics.html

      1. Ore, se mos e marrë kush seriozisht këtë, se e qamë edhe ne Sazanin pastaj (bashkë me Ishullin e Lezhës).

  3. Statistika është; gjashtë herë ra kokë e një herë pil, probabliteti është se çdo bjerë herën e tetë. Se ç’ndodh më tej varet nga personi që luan.

  4. Mendoj se problemet me te medha ne statistike jane tek interpretimet jo tek metodat. Domethene problemi nuk eshte tek vete metodat statistikore te cilat jane metoda te provuara matematikisht qe kryejne nje funksion te caktuar (te mos harrojme statistika, stokastika dhe kombinatorika jane pjese te matematikes ku pa vertetim nuk leviz dot asnje hap).

    Problemi per mendimin tim qendron tek aplikimi dhe interpretimi i metodave statistikore. Rasti i matematicienit kinez ne wall street qe krijoi formulen famekeqe ku bazoheshin llogaritjet e risqeve te paketave te derivateve eshte shembull i keqaplikimit. Formula ne vetvete ishte ne rregull. Ishte aplikimi i saj nga te gjithe aktoret financiare ajo qe ishte gabim. Aplikimi nga te gjithe aktoret i te njejtes formule e cila permbante thjeshtezime e hamendesime e ngriti ate formule ne standart apo e shprehur ndryshe ne pjese te infrastruktures financiare. Mirepo sidomos ne krijimin e platformave apo infrastrukturave duhet te kete siguri shume shume te larte pasi edhe ne rast te ndonje defekti fare joprobabel i gjithe ekosistemi i ngritur mbi kete infrastrukture rrezohet. Dmth. ne ndertimin e infrastrukturave nuk mund te behen thjeshtezime te tipit “ky rast eshte shume joprobabel prandaj nuk e marrim parasysh”. Platformat/infrastrukturat duhet te permbajne gjithnje shkalle te ndryshme redundance ne menyre qe te lejojne hapesira per t’ju kunderpergjigjur jo vetem problemeve sistemike shume joprobabel por edhe ndaj problemeve qe nuk i ka vajtur mendja akoma askujt (dmth. qe nuk i eshte llogaritur akoma as probabiliteti).

    Nen kete aspekt per cdo zgjidhje problemi ku ka pasiguri sado te vogel ka shume rendesi koncepti i diversitetit.

  5. Statistika si shkence e ka ne fakt fillesen nga bixhozcinj aristokrate franceze. Te pakten ne finance perdorimi pa kriter i koncepteve statistikore eshte nje prej shkaktaret e krizes financiare.

  6. Jam zene disa here me J. rreth statistikes, meqe per mua nuk ka kuptim ti thuash ‘shkence’ nje njohjeje pergjithesuese, mund ti thuash metode,disipline po jo shkence me vete.

    Statistika jep vetem gjykime pergjithesuese, pra eshte mema e paragjykimeve. Thote xhibi, kur nxjerr ‘mesataren’ ke bere statistike. E vertete, po kur me duhet mesatarja, me nevojitet nje para-gjykim per nxenesin.
    Nga ana tjeter pa para-gjykime nuk jetojme dot ne praktike dhe biles as mendojme dot.

    Duke qene dituria e gjykimeve pergjithesuese, eshte e persosur per te spekulluar mbi te vecanten. Ngaterrimi ndodh kur perdoret mbi te vecanten nje dituri qe me te vecanten ska lidhje fare, dmth ndersa aftesia shkencore ne nivel individual eshte zero, vazhdon e perdoret si argument shkencor.

    Do thoja qe nese te menduarit do kuptohej si perpjekje per te gjetur permasat e nje rendi te caktuar gjerash, shpjegimi si ndajshtrim i rendit te gjerave nepermjet logjikes, atehere statistika si nje nga mekanizmat e nevojshem te logjikes, duhet te luaje nje rol te rendesishem ne vertetesine e se paraqitures.

    Pra roli i statistikes duhet te jete i ngurtesuar ne gjykimet mbi te pergjithshmen dhe te mos perdore kurrsesi ne gjykimet mbi te vecanten, aty ku ka vlere vetem spekullative .
    Po ku ja del dot njeriu te mos spekulloje ?

    1. Dakort paragjykuese, nëse biem dakort se termi “paragjykues”, është paragjykues. Por jo vetëm, kur thotë Xhibi 😛 Statistikat kanë vlerë empiriciste. Është njësoj si (të flasësh për rrotën) të hedhësh poshtë në histori traditën.

      Në inxhineri, statistikat janë të domosdoshme. Mënyra sesi realizohet siguria ndaj koncepteve si ai më lart “statistikisht i pranueshëm”, bëhet me vërtetime dhe rivërtetime laboratorike. Është standarte kjo që merret me riafirmimin e kofiçentave statistikorë – të cilët dihen që janë të tillë, nuk janë 100% të sigurtë.

      A mund të manipulohen rezultatet statistikore? Është e kollajshme të bëhet, si jo. Po kur bëhet fjalë për degë shkencore, që përdor statistikën, vështirë të tronditen themelet e kësaj vetëm nëpërmjet perceptimeve të gabuara.

      Mund të vihet në dyshim një rezultat statistikor që flet për mesataren e konsumit të mishit në banorë psh, por jo për vërtetësinë e metodave shkencore që kanë kofiçenta sigurie në to.

      Ka institucione të veçanta që merren me vërtetësinë e këtyre kofiçentëve të sigurisë, apo nuk e di sesi mund të quhen ndryshe. Për dhe’rat psh (soil mechanics) në Greqi përdorim AASHTO http://www.transportation.org/

      Nuk arrij të konceptoj dot që shumica e studimeve statistikore, qoftë në një degë të veçantë si mjekësia, farmaceutika etj, të bazohen në të dhëna të gabuara. Thjesht për mua, është e pamundur.

      Kjo nuk duhet ngatërruar me tjetër gjë… që është përdorimi vend e pavend i të dhënave të quajtura statistikore. Mua më duket se është si faqja e wikipedias kjo punë, Xhaxha. Aty nuk mund të dish nëse çfarë thuhet është e vërtetë, por duhet kryqëzuar me të dhëna të tjera, apo duhen parë referencat. Një hap drejt ndalimit të abuzimeve, do të ishte kërkesa për të parë rezultate të bazuar mbi organizma të çertifikuar.

      Abuzimi me statistikën është i lehtë të bëhet. Përmendja e një studimi psh se 10% e popullsisë së botës është gay, i jep forcë argumentit të atij që e përdor. Është vështirë të kundërshtohet “një studim që është bërë”. Por gjithnjë vërtetësia e tij është në lojë, edhe kush e ka organizuar, çfarë metode përdori etj etj.

      Përfundimisht unë do thosha që abuzimi me statistikën bëhet më tepër jashtë shkencës sesa kur e para inkuadrohet brenda të dytës, apo vihet në funksion të shkencës.

      Edhe një gjë e fundit për Hyllinin, meqë thua se statistika “nuk është shkencë”, po çfarë është?
      Disiplinë shkencore? Po edhe matematika është e tillë.

      Ti e di që ka shkollë të lartë për llogaritar (raggioniere, si Fantozzi), që nuk merret me gjë tjetër veç llogaritje numrash, e nuk do ketë për statistikë?

  7. Akuzat që u bëhen ekspertëve të ndryshëm se i rregullojnë ose i lëmojnë të analizat statistikore, për të mbështetur çka u kërkojnë padronët përkatës, janë të vjetra. Përkundrazi, mua më tërhoqi vëmëndjen ky artikull sepse aty thuhet, mes të tjerash, se ka diçka thellësisht të gabuar në vetë mënyrën si i qaset statistika së vërtetës. Një gjë është të thuash se ti po e përdor gabim instrumentin, një gjë tjetër është të thuash se vetë instrumenti është i mangët që në design.

    1. ka diçka thellësisht të gabuar në vetë mënyrën si i qaset statistika së vërtetës.

      Urno?

      Statistika s’eshte paradigme filozofik xha xhai, as meditim, eshte llogaritje shifrash. 🙂

      Mbase mund ta shpjegosh me shume c’ka kuptoje me kete…

      Nga njerzit qe njoh personalisht me eshte krijuar pershtypja qe sa me pak te kene njohuri per statistiken me shume paragjykues jane. Tani do thuash kjo qendron me cdo gje dhe cdo profesion. Po, por me habit nxitimi i disa njerzve inteligjente per te cituar ndonje barsalete apo thenie humoristike por me intonacione serioze, apo kur krijojne idene se statisticienet rrine gjithe diten duke hedhur ne ajer zare bixhozi dhe monedha per te pare nese do bien kok a pil. lol

      1. Unë nuk e lexova artikullin e Tomit sepse me njohuritë e cekta që kam në këtë fushë, për ta kuptuar e më tej gjykuar, do më duhej gjithashtu të lexoja artikujt që i referohet artikulli e pastaj artikujt që artikulli i referuar i referohet. Unë as P-ja nuk di se ç’është.
        Megjithatë, në jetë e punë unë (e shumë të tjerë si unë) jam i detyruar të mbështetem mbi statistika e probabilitete për të kryer detyrat e përditshme, dmth me hir a me pahir më duhet ti jap dum këtij muhabeti, e jo vetëm këtij. E vetmja mënyrë që ka funksionuar der më sot për mua është zhveshja nga sofistikimi profesional dhe gjykimi i konceptit.
        Pra : ) për mua statistika është: gjashtë herë ra kokë e një herë pil, probabliteti është se ç’do bjerë herën e tetë.
        Jam gati ta shkëmbej për një koncept tjetër që është po kaq i thjeshtë sa ky për tu kuptuar. Bujrum 🙂

  8. Kjo e fundit që thoni Xhaxha, më duket se nuk është e matshme a priori. Në rast se gabimi qëndron në design, atëherë kjo do të pasqyrohej në rezultatet e mëpasshme. Konkretisht, me aq sa lexova në artikull, nuk u duk gjëkundi të dallonte autori gabimet e metodave statistikore sidomos nëpërmjet pasojave të tyre.

  9. Një bari po kulloste tufën e tij të deleve në një lëndinë mes malesh dhe larg ‘qytetërimit modern’ kur papritur shikon që të afrohet drejt tij një BMW e vizllueshme.
    Nga makina zbriti një djalë i ri, elegant, i veshur me një kostum Versace, këpucët Gucci, syzet Ray Ban dhe kravatë Yves Saint Laurent , që pasi përshëndeti bariun i tha:
    – “Po të të them se sa dele ka tufa jote, a ma fal njërën?”
    Bariu e shikon i çuditur dhe i përgjigjet me qetësi:
    -“e pse jo, provoje”

    Pasi mori përgjigjen, djaloshi nxori kompiuterin e tij portatile të Dell dhe e lidh me celularine A T&T. Lidhet në internet, shkon në faqen e NASA-s, zgjedh një sistem navigacioni satellitar GPS për të gjetur me saktësi pozicionin ku ndodhej dhe këtë të dhënë, ja nisi një sateliti tjetër të NASA që skansionoi zonën dhe bëri një fotografi me rizolucion shumë të lartë.
    Më pas hap programin për fotot digitale të Adobe Photoshop dhe ‘esporta’ këtë foto në një laborator të Hamburgut në Gjermani, që pas pak sekondash i dërgon një e-mail në palmarin e tij Palm Pilot, në të cilën konfermohej që fotografia ishte elaboruar dhe të dhënat ishin memorizuar në banka dati.
    Nëpërmjet një koneksioni ODBC hyn në një databaze MS-SQL dhe nëpërmjet Exce, me qindra formula komlekse, i merr të dhënat që i interesonin nëpërmjet një e-maili direkt në Blackberry-n e tij.
    Pas disa minutash, të gjitha këto të dhëna , nëpërmjet stampantes HP LaserJet super-teknologjike dhe të miniaturizuar, stampoi një raport prej 150 faqesh dhe i qeshur ju drejtua bariut:

    – Ti ke plot 1732 dele.
    – Tamam, ju përgjigj bariu, dhe tani mundesh që të marrësh delen që të takon.

    Djaloshi zgjedh atë që ju duk më e bukur dhe e ngarkon në makinë.

    Ndërkohë dëgjohet bariu që thotë:

    – “Hej, po sikur unë ta gjej se ç’punë bën, a ma jep prap delen?”
    Yuppie mendohet një çikë dhe thotë:
    -“Okay,pse jo?”
    -“Je një konsulent” thotë bariu.

    – Ke të drejtë…. po si e gjete?
    – Kollaj fare sepse:
    “erdhe pa të të kërkuar
    do që të paguhesh për një përgjigje që unë e dija
    për një pyetje që askush ta bëri
    dhe që s’di asgjë rreth profesionit tim!”

    …dhe tani, ajo që more, s’është dele, prandaj… kthema qenin

  10. ””Edhe një gjë e fundit për Hyllinin, meqë thua se statistika “nuk është shkencë”, po çfarë është?
    Disiplinë shkencore? Po edhe matematika është e tillë. ””

    Qe nje disipline te behet shkence me vete, duhet te kete ‘nje objekt’ e te arrije ‘njohjen objektive’ duke u marre e stermarre me objektin e vet.
    Matematika ka per objekt numrin ( madhesite sasiore), fizika ka c’eshte ‘fizike’, kimia c’eshte kimike, historia te shkuaren, gjuhesia gjuhen e me radhe.

    Cili eshte objekti i statistikes ? Statistikja ?

    Statistika rrjedh direkt nga ‘logjika’, logjike do te thote ‘lidhje’ qe mund te jete lidhje ‘sasiore’ ose lidhje ‘cilesore’, dhe duke qene se rrjedh nga lidhjet sasiore mund te qendroje fare mire si metode matematikore.

    Nuk ka nje objekt ku mund te perqendrohet e te na jape nje njohje objektive, statistika eshte produkt i logjikes matematikore jo ‘gje’ me vete.

    Perderisa ska nje ‘gje’ me cfare te merret atehere c’kuptim ka te jete ‘shkence me vete’ ?

    Spo hedh poshte statistiken, as jam dakort qe te thuhet qe ska kuptim, thjesht po them qe eshte abuzim me fjalen shkence te thuash shkenca e statistikes, aq me teper qe njohja statistikore nuk mund te jete objektive.

    Une mund te pohoj se sondazhet qe jane produkt statistikor, ‘ne pergjithesi’ thone te verteten, por nuk mund te pohoj dot se x sondazh thote te verteten . Gabimi statistikor eshte teper i madh per nje shkence ‘egzakte’.

    Matematika nuk eshte opinion, statistika mund te jete opinion , prandaj edhe perdoret gjeresisht ne ‘opinione’.

    Mania per te quajtur shkence cdo dege te dijes, ka sjelle edhe shkencen e statistikes, po ajo mani shkencore qe percakton si shkencore ta zeme edhe hipotezat metafizike mbi lindjen e universit apo vrimat e zeza. ‘Singolaritet’ i quajne shkencerisht problemet metafizike te universit.

    Nejse muhabet i gjate po Edrus me bariun e mbylli bukur:
    …. dhe tani, ajo që more, s’është dele, prandaj… kthema qenin.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin