MAMI, MAOJA! 88

Një artikull i filozofit Agon Hamza, botuar në saktivista.com, më tërhoqi vëmendjen ndër të tjera edhe për autoritetet të cilave u referohej.

Artikulli në thelb kritikon “impotencën dhe obskurantizmin” e shoqërisë civile në Kosovë, duke marrë shkas nga deklarata e tyre e fundit kundër gjykimit të Albin Kurtit; dhe autori ia bën jo vetëm shoqërisë civile në Kosovë dhe marrëdhënieve të saj me EULEX-in, por edhe shoqërisë civile në përgjithësi një kritikë të ashpër teorike, nga pozicioni marksist.

Megjithë dështimet spektakulare në praktikën ekonomike dhe politike, marksizmi mbetet filozofi tërheqëse për të majtën kudo në botë, dhe Hamza këtu nuk dallon nga mijëra kolegët e vet  anembanë universiteteve dhe akademive borgjeze të dijes. Pozicioni marksist në polemika të tilla është legjitim, megjithëse disa prej nesh që ua kanë provuar regjimeve komuniste dhëmbët në pulpë të këmbës do t’i afroheshin me neveri të madhe – por ky është problemi ynë, jo i autorëve si Hamza.

Çfarë më bëri veçanërisht përshtypje në artikull ishin autorët të cilëve Hamza u referohet si autoritete: Besnik Pula, Hegeli, Wallace Stevens dhe Mao Ce Duni (ky i fundit dy herë).

Ka njerëz në botë të cilët për Mao Ce Dunin nuk kanë dëgjuar kurrë (God bless them!); ka të tjerë të cilët e quajnë burrë shteti të madh që modernizoi Kinën; të tjerë akoma e konsiderojnë si kriminel masiv, përgjegjës për vdekjen e 70 milion kinezëve; më në fund, ka edhe filozofë si Hamza, që e mbajnë për autoritet në lëmin e filozofisë marksiste dhe të sociologjisë.

Po i jap më poshtë dy instancat kur përmendet Maoja në artikull:

Ne, të gjithë, duhet të insistojmë jo vetëm në kritikën ndaj [shoqërisë civile], por të krijojmë hapësirën tonë të veprimit politik e intelektual, e cila në strukturimin e vet do të ishte jo vetëm jashtë këtij spektri reaksionar, por në të njejtën kohë edhe kundër saj. Siç do të thoshte Mao, është e drejtë të rebelohesh kundër reaksionarëve!

Të qenurit bashkë, kundër reaksionarëve, mjafton! Mao thotë se të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre – aparenca e tyre është tmerruese, por në realitet, ata nuk janë aq të fuqishëm. Dhe Mao ka të drejtë, në periudhën afatgjate, nuk janë reaksionarët, por masat ato që janë të fuqishme. Reaksionarët e politikës ose të shoqërisë civile, janë tigra prej letre sepse janë të shkëputur nga masat.

Në të dy herët Maoja nuk përmendet, por citohet si autoritet në mbështetje të një argumenti të caktuar (i cili këtu nuk më intereson). Duket qartë se Hamza shkruan këtu për një lexues i cili gjithashtu Maon e njeh dhe vlerëson si autoritet në lëmë të filozofisë dhe të sociologjisë; ose një lexues të indoktrinuar me një formë radikale të marksizmit, ku maoizmi ende konsiderohet si alternativë ndaj –izmave të tjera të brendshme (leninizmit etj.). Megjithatë, është ironike për mua, të rritur me propagandën totalitariste në vitet e flirtit të madh komunist shqiptaro-kinez, ta shoh të rimarrë metaforën e tigrit prej letre, të cilën e pat bërë telef revista Hosteni e viteve 1960-1970.

The New Yorker

Gjithsesi, pyetja ime këtu është nëse mund ta citosh sot Maon si autoritet në filozofi dhe në sociologji, duke e ditur se ky njeri, në rolin e vet si udhëheqës i revolucionit në Kinë, është drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e dhjetëra milion vetëve, duke ia kaluar, për nga sasia e viktimave, edhe Stalinit dhe Hitlerit, për të mos përmendur Pol Potërat & Co.?

Rudy Rummel, profesor emeritus i Shkencave Politike në Universitetin e Hawaii-t dhe studiues i revolucionit kinez, ka vlerësuar se leadership-i i Mao-s i ka kushtuar Kinës rreth 77 milion të vrarë (në krahasim me 62 milion të vrarë në BS gjatë viteve 1917-1987 dhe 21 milion në Gjermaninë naziste, gjatë viteve 1933-1945). Këto shifra me shumë zero marrin edhe më shumë kuptim, po të krahasohen me numrin total të viktimave të të gjitha luftërave midis viteve 1900-1987, duke përfshirë këtu Luftën I dhe të II Botërore: 34 milion.

Pyetja ime këtu është nëse i mbetet autoritet në një lëmë të caktuar dikujt që vret miliona njerëz pikërisht nëpërmjet veprimtarisë së tij në atë lëmë? Një inxhinier projektues dhe ndërtues i një ure që pastaj shembet për arsye strukturore duke marrë me vete në humnerë edhe trenin me pasagjerë mund të përfundojë në burg për neglizhencë profesionale; vallë nuk ka një burg virtual për ata filozofë dhe sociologë që janë përgjegjës për vrasjen e milionave, me teoritë dhe praktikat e tyre politike, filozofike dhe sociale?

Pak muaj më parë, patëm një diskutim të ngjashëm në blog, në lidhje me qëndrimin ndaj Leninit dhe leninizmit; por Maoja tani i shton këtij debati një aromë të re, sa kohë që versioni maoist i marksizmit, në forma të ndryshme, u kushtoi shtrenjtë edhe shqiptarëve – meqë vitet 1960 ishin edhe vitet kur u rrënuan institucionet fetare, u spastruan programet mësimore dhe bibliotekat nga mbeturinat “borgjezo-revizioniste”, u denoncuan anembanë intelektualët si kontingjent i armikut, iu dha dërrma strukturave sociale “patriarkale” në fshat, u krye kolektivizimi i plotë i bujqësisë dhe i artizanatit dhe biznesit të vogël në qytetet, u inauguruan institucione dhe praktika të tilla si kontrolli punëtor dhe fshatar, qarkullimi i kuadrove, puna prodhuese, trekëndëshi revolucionar mësim-punë prodhuese-stërvitje ushtarake, fletë-rrufetë, botimi i parë i stripave të Lei Fenit etj.

Shkatërrimin e asaj shoqërie civile, të cilën Hamza e quan “reaksionare” duke thirrur edhe Maon në ndihmë të këtij etiketimi dhe të ftesës për shkatërrim, unë e mbaj mend ta kem ndjekur live në vitet gjashtëdhjetë në Tiranë, edhe pse ende fëmijë dhe pa i kuptuar të gjitha nuancat e hovit revolucionar që kishte pushtuar Shqipërinë.

Natyrisht Hamza artikullin nuk e ka shkruar për mua; por për atë takëm lexuesish që e konsiderojnë Mao-n si një fishek më tepër në vezme, ose si një shishe Molotov më tepër, në kacafytjen e tyre me realitetin ekzistues. Artikulli vetë nuk rreket të bindë, por të mobilizojë, dhe të mobilizojë nëpërmjet fshikullimit filozofik. Aty lexon pasazhe të drunjta profesorale si ky i mëposhtmi:

[S]i funksionon predikati “oportunist” karshi materialitetit ideologjik në të cilën oportunizmi civil funksionon shoqërisht?

Ndjekur nga pasazhe po aq të drunjta, por këtë herë të sferës së agit-propit, si ky tjetri:

Baza ideologjike mbi të cilën shoqëria e ndërton aktivitetin e vet, dhe njëkohësisht e arsyeton atë, nuk ka se si të emërtohet ndryshe përveç se reaksionare. Dhe kjo nuk duhet të na zbrapsë nga ata, e për më tepër, nuk duhet të frikësohemi t’i quajmë reaksionarë. [...] Forcat progresive të vendit tonë, të organizuar nën strehën e asaj që arbitrarisht e kualifikojnë si shoqëri civile, dhe në mënyrën më të paturpshme e quajnë veten përfaqësues të saj, janë thelbësisht reaksionare.

Këto fjalë të fundit si prej komisari që u bën punë politike ushtarëve të vet, më kujtuan një përkufizim të njohur të marrëzisë si “të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

Nuk ka nevojë të jesh marksist as maoist, për të kuptuar se situata politike dhe sociale në Kosovë gjendet në krizë, për shkak edhe të rolit që luan aty faktori i jashtëm (për probleme të ngjashme në shoqërinë shqiptare bashkëkohore kemi folur disa herë edhe në PTF). Megjithatë, nuk mund të lihet të kalojë fakti se Hamza dhe kolegët e vet po përpiqen ta radikalizojnë kritikën ndaj kësaj situate duke marrë pozicione përndryshe të komprometuara prej kohësh, ose duke u futur në llogore të vjetra, të gërmuara prej filozofësh që kanë përfunduar në vrasës masivë edhe kur nuk kanë përfunduar të instaluar në po ato frone të cilave donin t’u vinin deri dje zjarrin. Përmendja e Mao-s në materiale të tilla mund të jetë shqetësuese për një brez lexuesish (si imi); por për të tjerë mjafton të shërbejë si sinjal, qoftë edhe pavlovian, se po manipulohen.

  1. Xhaxha, para disa vjetesh Margaret Thatcher foli me nje ze shume te ngrohte per Pinochet, e menjehere me pas, edhe Mbreteresha e cilesoi si burre zotni. Diku nje medalje u var ne qafe, nje pineske ne kostum, dhe nje urdher prej letre u vu ne kornize. Qe te qenit reaksionar eshte tiger prej letre, vertetohet edhe nga dekorimi i atyre ushtareve qe vrane Mon Balajn dhe Arben Xheladinin. Mirepo problemi sipas teje eshte jo qe EULEX dhe UNMIK kane vrare dy veta, por qe Mao ka vrare 72 milion. Nderkohe sic vura re edhe ne nje koment tjeter, mjafton qe te plotfuqishmit e rradhes te mos bejne gabimet e Maos, te Leninit, Stalinit, apo Hitlerit, mjafton pra qe te vrasin dy e nga dy, dhe jo nga 72 milion e nga 60 milion, dhe dilkan ne rregull. Mjafton qe mos harrohen krimet ne mase te shtetit dje, pa shteti sot le te beje c’te doje. Mjafton te pastrojme veten nga pislliqet e djeshme, te kryejme nje akt ekzorcizmi ne lidhje me dhimbjen e se shkuares, mjafton te kujtojme krimet e Maos dhe te Leninit, pa gjithcka eshte ne rregull. Ose te pakten ky eshte mesazhi qe mund te merret prej shkrimit tend. Ndersa mesazhi qe marr prej shkrimit te Agonit eshte, perderisa jane vrare dy dhe vrasesit dekorohen, pse t’a leme vetem me dy, pse mos i pergjigjemi reaksionit si keshillon Mao e pse mos e bejme 72 milion si e beri Mao. Te pakten keshtu do ishim me te sinqerte me veten, por mbi te gjitha do te ishte i vetmi konkluzion logjik i sakte. Dallimi qe behet mes te plotfuqishmeve te sotem dhe te plotfuqishmeve te djeshem, venia ne dukje e pozicioneve te komprometuara te se djeshmes, si dhe kritika therese ndaj te djeshmeve, i lejon keta te sotshmit te jene Mao pa qene Mao. Mao e Lenini nuk sillen ne injorance dhe citimet e tyre vecan nga vepra e tyre. Nese ka rryme qe nuk e ben kete dallim te gabuar mes filozofive te nje inxhinjeri dhe urave te tij te dobeta, kjo eshte pikerisht rryma radikale ku hyn edhe Hamza. Mao dhe Lenini sillen, qofte edhe ne menyre te drunjte apo performative, diku pertej filozofise dhe korrekteses politike, per te vene ne dukje se nese ka te plotfuqishem qe nuk jane Mao, do kete edhe Mao. Ne kete lloj leximi, gjuha e Hamzes eshte me refleksive, fleksibel dhe ironike se sa drunjezimi qe lexon ti. Ne fund te fundit, “master signifier” qe eshte EULEX, apo edhe “integrimi europian,” mund fare mire te zevendesohet me dy te tjere, Vetevendosje, ose Mao, dhe po te pyesesh Hamzen, se ne krah te kujt eshte Mao, me siguri do te pergjigjej se eshte ne krah te te gjitheve (si puna e Zotit te Bob Dylan) atehere kur vetvendosja eshte e mohuar. Cdo gje e drunjte shkrihet ne ajer. Ne hic, e Maoja nuk eshte vecse nje hic i se shkuares bashke me Marksin, Leninin e te tjere, kaloresa qe nuk ekzistojne perpara ketyre Maove te sotem qe nuk jane Mao. Dhe druri e kerbaci jane ne rradhe te pare ne dore te policise dhe te nje rendi shtypes, pa jane ne gjuhe te ketyre radikaleve qe xhonglojne me fantazma.

    • T’i referohesh Maos (ose Leninit) si autoritet gjatë një diskutimi për rrugëdaljen nga kriza në Kosovë do të thotë të sugjerosh një zgjidhje që është më e keqe se problemi vetë.

      Ç’dua të them “më e keqe”? Dua të them: që vret më shumë të pafajshëm se policia e EULEX-it, që ua nxin jetën njerëzve shumë më tepër, që ua kufizon lirinë dhe e zëvendëson atë me frikën.

      Të denoncosh përdorimin e Maos si autoritet në një argumentim politik nuk do të thotë të jesh me Pinochet-in. Përkundrazi. Edhe pse u përkasin anëve të kundërta të spektrit politik, Maoja dhe Pinochet-i kanë shumë më tepër gjëra të përbashkëta se ç’mund të kujtosh ti ose Hamza. Të dy janë diktatorë autoritarë dhe radikalë, që kanë vrarë të pafajshëm në mënyrë masive dhe janë nderuar, sipas rastit, nga perëndimorë të ngeshëm.

      Është lojë dinake kjo, e lavjerrësit midis Maos dhe Pinochetit; sikurse ajo tjetra, e trinomit Provokacion-Represion-Revolucion, të cilën e kanë zbatuar rregullisht radikalët dhe terroristët në Europën Perëndimore, gjatë viteve 1970-1980; nga e majta dhe nga e djathta.

      Unë këtu do të rekomandoja një film të Uli Edel, The Baader Meinhof Complex, të cilin mund ta shohësh me streaming në Netflix; rrëfen historinë e terrorizmit të majtë, në Gjermaninë Federale ashtu siç nuk e kemi ditur. Një film që ia vlen të shihet, për brezin që kërkon të rehabilitojë vrasës masivë si Lenini dhe Mao-ja.

      Tani, unë nuk e analizoj dot situatën në Kosovë ashtu siç duhet, sepse nuk e njoh; por kjo nuk më pengon të jem i bindur se, sido që të jetë kjo situatë, prej saj nuk mund të dilet nëpërmjet doktrinave politike të Maos. Kjo edhe më jep të drejtën që ta shoh praninë autoritare të këtij vrasësi në tekstet e një politologu kosovar si problem që nuk lidhet drejtpërdrejt me dhunën policore të ndërkombëtarëve në Prishtinë.

      Ironia këtu qëndron pikërisht në faktin se dukuri të tilla si radikalët e majtë që citojnë Maon në gazeta janë nënprodukte ose zhurma të liberalizmit perëndimor; meqë vetëm liberalizmi i toleron në masën e duhur, teksa këta gatiten që t’ia bëjnë varrin sapo të marrin fuqinë. Tek e fundit, ishte pikërisht ndërhyrja e armatosur e Perëndimit në Kosovë, e shoqëruar me bombat e NATO-s, që ua krijoi këtyre mundësinë të harlisen sot, në faqet e shtypit dhe gjetiu.

      • “Tek e fundit, ishte pikërisht ndërhyrja e armatosur e Perëndimit në Kosovë, e shoqëruar me bombat e NATO-s, që ua krijoi këtyre mundësinë të harlisen sot, në faqet e shtypit dhe gjetiu.”

        Nje fjali e tille, me nje nenvleftesim dhe me nje skualifikim te paperballur me argumentin, nuk me duket se e meritojne radikalet e majte ne fjale.

        • Me cilin argument? Të Hamzës apo të Kodrës? Unë besoj se të dyve u jam përgjigjur në mënyrë të arsyetuar. ‘Harlisen’ ka kuptimin ‘proliferojnë’, nuk është përdorur me ndonjë konotacion të keq. Por unë mbetem i bindur se në mediat e Kosovës së Milosevic-it nuk kishte vend për autorë si Hamza; edhe pse ndoshta kishte për radikalë me vepra (jo me fjalë).

          • Dy gjera do te kisha per te thene, duke marre leje, pasi ne fakt kam ndermend te shkruaj me gjate, sapo te gjej qetesine dhe kohen qe me duhet.

            Se pari, duhet saktesuar se cila eshte premisa dhe paradigma juaj, pasi ajo e Agonit, e gazetes dhe e blogut ku shkruan Agoni eshte teresisht e qarte, sic e keni vene re dhe ju, eshte paradigma marksiste. Juaja, supozoj une, duke marre parasysh komentet e shkrimet tuaja, duhet te jete ajo e demokracise liberale. Nese niseni nga nje premise e tille, atehere dihet qe demokracia liberale bazohet tek liria e fjales, e drejta e prones, dhe e drejta e zhvillimit te lire e te sigurt moral e material, sipas deshires e mundesive. Keto te drejta sanksionohen ne kartat e ne dokumentat themelore te konstituimit te ketij regjimi (demokracise liberale). Nese, pra, niseni nga keto premisa, do te thote qe i pranoni ato, dhe jane pikerisht ato qe krijojne jo vetem mundesine e Agonit per t’u shprehur si ta mendoje me te arsyeshme, por edhe sigurine se nuk do te paragjykohet, keqtrajtohet, urrehet, apo etiketohet ne baze te tyre (kjo eshte pjese e te famshmes “surete”). Ne rast se ju mendoni se “tipat” si Agoni, Luliani, apo une, qe nuk jam shume larg pozicionit te tyre, eshte gabim qe ekzistojne, dhe kjo ekzistence u dashka korrigjuar, jo nepermjet perballimit te argumentit me argument, por permes “nderhyrjeve” emocionale qe i bejne thirrje “te kaluares”, “viktimave” dhe kategorive te tjera qe nuk hyjne dhe nuk merren parasysh ne trajtimin teorik, apo edhe permes cdo nderhyrje tjeter, ne emer te ruajtjes te nje sistemi “me te mire” krahasimisht me “me te keqijte” qe kemi mundur te prodhojme, pra ne emer te ruajtjes se status quose, sapo keni shkelur parimet e demokracise. Atehere i bie qe premisat tuaja te jene dicka e ndryshme nga demokracia liberale (tonat psh. jane te tilla, dhe ne kemi sinqeritetin intelektual ta pohojme kete haptas, nuk duhet qiri per ta zbuluar).

            Se dyti, shoh qe te shkrimi juaj nuk arrij te kuptoj nese bini apo jo dakord me konceptimin e Hamzes per shoqerine civile, apo me analizen qe ai i ben aktualitetit. Ajo qe une kuptoj eshte qe ju nuk e perballni thelbin, por zgjidhni te merreni me formen (dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe, forma eshte po aq e rendesishme). Pra ju merreni me persene e citimit te Maos (sic e ben te ditur edhe titulli…). Ketu me lind pyetja, sikur Hamza, ashtu sic bente Borgesi, t’ia mvishte mendimin mendimtarit Jose de Quevedo, qe na paskerkesh jetuar ne Sierra Grande, diku mes viteve te nentedhjeta te dy shekujve me pare, a do te justifikohej mendimi (a e ben mendimi te rrezikshem individin, apo individi te rrezikshem mendimin)? A eshte Mao ai qe delegjitimon mendimin? Pyetja tjeter eshte, kundershtimi juaj, eshte ideologjik apo formal? Thjesht nuk doni te degjoni per marksizmin, apo jeni kunder argumentave qe paraqiten nga premisa marksiste, si ne rastin ne fjale?

          • Cila është premisa ime…

            Kryesisht kjo: leninizmin dhe maoizmin në tekstet me natyrë politike që qarkullojnë në mjediset shqiptare unë i shoh si shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kjo do të thotë edhe që i shoh si mishërim të së keqes, dhe ndaj së keqes njeriu nuk mund të mos pozicionohet edhe etikisht.

            Pse së keqes? Sepse, para së gjithash, edhe leninizmi edhe maoizmi kanë lënë viktima të panumërta, kudo ku janë zbatuar në praktikë; duke përfshirë këtu edhe vetë Shqipërinë. Ky i viktimave, në këtë kontekst, nuk është argument sentimental, por historik; dhe më duket krejtësisht legjitim si argument.

            Unë jam liberal nga natyra dhe kritikën ndaj pozicioneve të tilla si ato të Hamzës e konsideroj si pjesë integrale të të qenit tim liberal. Po të kisha mundësi, do të dëshiroja t’i shkatërroja këto pozicione krejtësisht me argumente, duke i bërë mbrojtësit e këtyre ideve të ndërronin fe dhe profesion; por natyrisht nuk e bëj dot këtë, prandaj hë për hë po mjaftohem me kritika. Në modelin tim të botës, njerëz që mendojnë ndryshe nga unë janë të mirëpritur; në modelin leninist dhe maoist të botës, njerëz si unë do të përfundonin pa një pa dy përpara skuadrës së pushkatimit. Ka nevojë të të sjell shembuj historikë edhe këtu?

            Pse i toleron shoqëria liberale këto grupe radikale, të cilat synojnë shkatërrimin e vetë shoqërisë liberale? Unë them se i toleron, ngaqë po të mos i toleronte nuk do të ishte dot liberale.

            Për të njëjtën arsye, për mendimin tim, të gjithë ata që pozicionohen radikalisht ndaj rendit ekzistues, duke predikuar në thelb dhunën, kanë ndoshta rolin e tyre për të luajtur në ekuilibrat, ose më mirë në metabolizmin e shoqërive moderne; kryesisht sepse legjitimojnë aparatet represive dhe gjymtyrët armëmbajtëse të shtetit. Mund të kihet parasysh këtu roli i terrorizmit palestinez në forcimin e Likud-it në Izrael, ose roli i 11 shtatorit në miratimin e PATRIOT Act në SHBA. Për mua radikalët, pavarësisht nëse të sinqertë në qëllimet e tyre (si Maoja dhe, besoj, Hamza) ose të manipuluar nga shërbimet sekrete të qeverive përkatëse, janë përligjja kryesore që tipa si Pinochet-i dhe Dick Cheney arrijnë të mbijetojnë madje të shkëlqejnë në politikë.

            Sa për trajtimin që i bën Hamza shoqërisë civile në Kosovë përtej Maos dhe maoizmit, nuk kam ndonjë mendim të kristalizuar, sepse nuk e njoh aq mirë shoqërinë e atjeshme. Por nuk besoj se mendimi i Hamzës do të justifikohej sikur ky t’i referohej jo Maos, por mendimtarit José de Quevedo nga Sierra Grande; sepse Hamza Maos i referohet pikërisht ngaqë Maoja është autoritet në këto punë, në teori dhe në praktikë.

            Më në fund, unë besoj se këtu nuk është fjala për marksizmin si doktrinë filozofike dhe politike; por disa forma relativisht ekstreme të marksizmit, siç janë leninizmi dhe maoizmi. Të ngatërrosh Marksin me autorët e terrorit të kuq në Kinën e Maos, është si të ngatërrosh, bie fjala, Nietzsche-n me nazizmin.

          • Xha xha, nuk para me pelqen te krahasoj shifra viktimash, dhe nuk besoj se e ndihmojne disi diskursin teorik. Por meqe jemi, dhe meqe ju e perkufizuat premisen tuaj hapur, atehere supozoj qe deshironi te kujtojme krahasimisht viktimat e sistemeve totalitare dhe ato te sistemeve liberale. Le ta bejme.

            Eshte e rendesishme te kuptohet qe ne sistemet totalitare, qe ne premise, te qenit total, nenkupton perjashtimin e mundesise se kundershtimit, nepermjet ligjit.

            Sistemet totalitare (qe nuk jane aspak njesoj, sepse ndryshojne si ne premise, ashtu dhe tek universalja qe synojne te krijojne), jo vetem qe kane patur viktima (te vrare), por kane patur dhe instrumente represioni, kampet e perqendrimit, gulaget, apo sherbimet inteligjente e propagandistike. Keto dihen, dhe diheshin edhe gjate regjimit, pasi nuk mbuloheshin kurre. Nuk eshte zbulim, as kontribut te thuash qe ishin diktatura, sepse ishin “cart carrying”.

            Nga ana tjeter, sistemet liberale, duke perjashtuar momentin keqfunksionues me radikalet qe ekzistokan per te justifikuar represionin ndaj tyre, bazohen tek ato qe shkruajta me siper, kjo jo pse e them une, po se e thone c’prej von Mises e ketej, gjer te Fukuyama (qe kohet e fundit po rishikon teorine e tij pesimisto-depresive mbi fundin e historise). Pra bazohen tek liria e shprehjes, dhe liria e zhvillimit sa me te mire e sa me te sigurt te potencialit material dhe shpirteror. Mire! Duket se e gjetem parajsen.

            Por, cfare eshte Afrika, Azia Juglindore, Haiti, cfare eshte? A nuk eshte valle gjysma e botes c’prej vjetesh nje Aushwitz gjigand? A mund t’ia vulosim me hekur te nxehte afrikaneve “arbeit macht frei”? Nuk dua, dhe nuk kam ndermend te numeroj sa prej tyre vdesin mes varferish, urie, semundjesh (qe tash duhet te qene obsolete) etj etj. Ky eshte fashizmi, dhe teoria e racave, cuditerisht i kontekstualizuar globalisht ne universalen liberale…

            Po le te mos krahasojme me Hitlerin, fundja ketu gjyqi po i behet Maos dhe Leninit. Gulagu pra. Shtypja me dhune e disidences. Propaganda. Brainwashingu… Hitleri ishte lule, gati sa nuk e kemi thene te gjithe kete…

            Ok, e cfare jane New Orleanset, getot e Parisit, cfare eshte balkantranziti, cfare jane 13% underclass ne USA? A s’jane valle gulaget moderne? Natyrisht qe nuk degjohet per to, se gulaget jane voiceless, pyesni Aljaksandr Sollzhenitsyn-in per kete. Gulagu ishte koncepti (nisja). Geto eshte terminali (mbarimi i idese). Ketu arrin kulmin ideja e segregimit dhe e konfliktit klasor.

            Propaganda? A duhet ta diskutojme kete? Brainwashingu? Kemi shpetuar?

            Nejse…

            Sa i perket artikullit serish, dua t’ju kujtoj qe nje argument nuk hidhet poshte (logjikisht) nepermjet qendrimit apriori skualifikues per shkak te emrit. Ky eshte nje lloj argumenti ad-hominem, i perzier me reductio ad hitlerum. Po te vendosja te perdorja dhe une keto mjete (gjithsesi te perhapura dhe me legjitimitetin perkates), do te mund te thosha se “shifrat qe ju referoni jane te konkurenteve direkte te Maos, per pasoje te manipuluara”, ose qe “eksperienca juaj personale nuk perben fenomen”, ose qe “te vetmet kategori te te vertetes, mbi te cilat krahasohen sistemet jane pasuria edhe pushteti (dhe interaksionet dinamike ne keto fusha)”, mund te thosha qe “demokracia eshte dikredituar nga vete kampionet e saj” etj, po nuk shoh se si do te mund te debatonim mbi keto shina.

          • Snox shkruan:

            dua t’ju kujtoj qe nje argument nuk hidhet poshte (logjikisht) nepermjet qendrimit apriori skualifikues per shkak te emrit. Ky eshte nje lloj argumenti ad-hominem, i perzier me reductio ad hitlerum.

            Jo, nuk është Snox, dhe kam frikë se këtu po gabon. Reductio ad hitlerum do të ishte sikur Hamza të shkruante për problemet sociale në Kosovë dhe unë t’i kthehesha: “ti po flet me gjuhën e Maos.” Në të vërtetë Maon e përmend autori jo unë (këtë ia kujtoj edhe Lulian Kodrës). E përmend, i referohet si autoritet dhe i kërkon ndriçim teorik marksist-leninist. Maon nuk jua solla unë, e gjeta në dhomat tuaja.

            Më tej, unë nuk e hodha poshtë argumentimin e Hamzës – për arsyen e thjeshtë se një pjesë të atij argumentimi unë nuk e marr vesh fare, meqë – për mendimin tim – autori nuk është dhe aq i qartë (por mos ma merr edhe këtë për argument ad hominem). Gjithsesi, nuk ishte qëllimi im të diskutoja këndvështrimin e Hamzës për shoqërinë civile në Kosovë, por vetëm rolin që luan ose që mund të luajë filozofia e Maos në këto gjakime dhe përsiatje. Prandaj unë nuk e përdora kritikën time për të hedhur poshtë argumentimin e Hamzës, por vetëm për të kundërshtuar bazat filozofike të atij argumentimi. Disa kolegë këtu thonë se Maoja nuk hyn fare në atë argument, dhe se është përmendur vetëm si fjalëkyç, ose si sinjal përkatësie. Mund të jetë ashtu; sikurse mund të jetë se autori e përdor analizën e krizës politike dhe sociale në Kosovë për të shtyrë përpara rehabilitimin që kërkon t’i bëjë Maos, ose për të bërë detyrat e shtëpisë. Nuk jam në gjendje të ftilloj këtë punë.

            Snox vazhdon:

            Po te vendosja te perdorja dhe une keto mjete (gjithsesi te perhapura dhe me legjitimitetin perkates), do te mund te thosha se “shifrat qe ju referoni jane te konkurenteve direkte te Maos, per pasoje te manipuluara”, ose qe “eksperienca juaj personale nuk perben fenomen”, ose qe “te vetmet kategori te te vertetes, mbi te cilat krahasohen sistemet jane pasuria edhe pushteti (dhe interaksionet dinamike ne keto fusha)”, mund te thosha qe “demokracia eshte dikredituar nga vete kampionet e saj”

            Kjo e shifrave është arsye legjitime, të cilën e ngriti edhe Stalker. Për fat të keq, asnjëherë nuk do ta dimë me saktësi numrin e viktimave të represionit totalitar në Kinën e Maos; por le të biem dakord se janë vrarë shumë… E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Unë nuk jam i vetmi që mbaj mend se ç’ka ndodhur në atë kohë atje, sa jetë janë shkatërruar dhe ç’i është bërë atij vendi, asaj shoqërie dhe asaj kulture, nga njerëz që i patën fillimet e tyre romantike dhe premtuese (kujt nuk i mbushen sytë me lot nga violina e Qemalit?). Por katastrofa e Shqipërisë është e lidhur edhe me emrin e Maos dhe revolucionin kulturor në Kinë. Por përsëri është gabim ta marrësh këtë si diçka subjektive; sepse historia e Shqipërisë komuniste tashmë dihet, nuk ka nevojë ta ndriçoj unë, as ta rishkruaj.

          • Xha xha, te pretendosh qe citimi i Maos delegjitimon argumentin, sepse Mao ka vrare, eshte reductio ad absurdum. Si dhe red-herring. Natyrisht qe nuk eshte vijim i predikatit logjik. E megjithate, semantika del jashte interesit tim ne kete debat.

            Ne rast se argumentimi i Hamzes eshte i paqarte, shpresoj qe imi te kete qene me i kthjellet. Meqe edhe me poshte dikush sjell Pinochetin si “me te mire” meqe ka vrare me pak, dhe meqe dhe ju kembengulni te kerkoni llogari per krimet e komunizmit, duke deklaruar vetveten si liberal, dhe meqe ju, me sa duket, nuk deshironi te merreni me “krimet e liberalizmit” e nderkohe nuk e keni problem t’i referoheni sistemit pergjegjes si “me i mire krahasimisht”, une po kembengul tek te kerkuarit llogari per keto krime. Kush mban pergjegjesi per Afriken e mallkuar me lufte, epidemi, uri e ndotje? Per vendet aziatikoqendrore te hedhura ne injorance e regres? Per Azine jugore e juglindore te zhytur ne mjerim nennjerezor? Per ameriken latine e qendrore te tejkolonizuar, te varferuar dhe te cnjerezuar tashme? Kush mban pergjegjesi per femijet qe punojne ne menyre qe perendimoret te kene lodren e tyre fetishiste te quajtur demokraci liberale? Kush mban pergjegjesi per ata qe vdesin nga uria (jane dhjetra miliona ne vit, jo ne shekull?). Kush mban pergjegjesi per miliarda njerez te hedhur ne nje treg pune qe i dhunon dita dites dhuntite e talentet e tyre, qe i detyron te prirurit per matematike qe t’i futen kazmes, qe i detyron te talentuarit per pikture qe te lajne pjata, qe i detyron gjenite te prostituojne? Kush mban pergjegjesi per kurvat tajlandeze, shqiptare apo meksikane? kush mban pergjegjesi per tim gjysh qe luftoi per clirimin e shqiperise e tashme defamohet ne emer te nje gjykimi postum mbi ate cka ne do te donim te ishte lufta e tyre? kush mban pergjegjesi per tim ate qe nuk ka mundesi te paguaje per operimin e zemres se tij dhe eshte praktikisht i denuar me vdekje? kush mban pergjegjesi per femijet e deshmoreve te luftes se fundit ne kosove qe me kane lypur qindarka ne rruget e prishtines, mua? kush mban pergjegjesi per njeqind e njezet mije te rinj ne vit qe ne emer te lirise liberale hyjne ne bankat e shkollave publike e private qe jane kthyer ne kampe perqendrimi te idiotizmes e qe patjeter qe me vone, si kudo ne perendim, do te mbesin pa pune? kush mban pergjegjesi per oligarkun T, qe jo me larg se tre muaj me pare me dergoi dy here rresht bodyguardin e tij per te me kercenuar me jete qe te mos shkruaja me? kush mban pergjegjesi per tim vella, qe desh mbeti pa shkolle te larte qe ti pershtatej me prirjet, po te mos qe per nje “burse”, qe ne fakt eshte “kontrate faustiane” prej nje instituti te famshem amerikan? Kush mban pergjegjesi per Ndryshimin Obamian qe s ka per te ardhur kurre? Kush mban pergjegjesine per lindjen putiniane qe nuk ka per te ndryshuar kurre, sepse perendimit i intereson te jete e tille?

            Dhe dicka e fundit, te thuash se radikalet ekzistojne per t’i dhene arsye represionit, dhe te nxjerresh si origjine te levizjeve radikale ne europe sherbimet lindore (qe patjeter qe kishin gisht), e jo represionin social eshte si te thuash se konspiracioni i famshem boteror zionist jo vetem qe eshte i vertete, por eshte i kontrolluar se brendshmi nga nje organizate sekrete sommelieresh nga krahina e armagnac-ut ne france.

          • Snox, edhe unë mendoj se jetojmë në një botë të mbrapshtë – por këtë e ka thënë krishterimi ku e ku para Marx-it.

            Ndryshe nga ti, megjithatë, unë mendoj edhe se jetojmë në një botë të madhe, uniteti i së cilës është më shumë iluzion sesa realitet.

            Shumë prej problemeve që përmend ti, në Afrikë, në Indokinë, në Azinë Qendrore dhe gjetiu janë specifike për shoqëritë përkatëse. Siç bën ti me faj kapitalizmin, një tjetër mund të bëjë super-popullimin, një i tretë prapambetjen në zhvillim, një i katërt modelet e gabuara të administrimit e kështu me radhë.

            Megjithatë, unë shoh një të përbashkët në shembujt që sjell: dhe pikërisht që ti identifikon ekonominë e tregut (dhe korporatizmin) me liberalizmin.

            Mirëpo realitetin e jetës së përditshme në një shoqëri të sunduar nga korporatat, madje edhe në metropolin e saj (ku jetoj unë) mua nuk ka nevojë të ma kujtojë njeri, sepse e jetoj përditë dhe aspak nga pozitat e ndonjë të privilegjiuari.

            Edhe unë nuk kam asnjë dyshim se një pjesë e madhe e dramës që përjetojnë sot miliarda banorë të planetit ka të bëjë me lakminë e korporatave për t’u pasuruar me çdo kusht. Megjithatë unë gjithashtu besoj se mbipopullimi, prapambetja sociale dhe kulturore dhe korrupsioni i elitave luajnë rolin e tyre.

            Sa për Shqipërinë e sotme, unë besoj se përgjegjësi të madhe mban modeli i zhvillimit që u adoptua pas 1990-ës; sipas të cilit demokracia dhe ekonomia e tregut janë dy faqe të së njëjtës medalje. Ky model ishte dhe mbetet i gabuar dhe kriminal, shkatërroi jetë njerëzish, komunitete, kulturë dhe vlera materiale; por nuk ka pse të konsiderohet si produkt i liberalizmit klasik, veçanërisht po të kihen parasysh raportet e shthurura të regjimit aktual me ligjin.

            Marksizmi ofron një model të mirë analize të këtyre çështjeve (jo të vetmin gjithsesi); por marksizmi nuk ndihmon, besoj unë, për t’u orientuar në një botë si e sotmja, të dominuar nga korporatat. Duam apo nuk duam ne, edhe pse problemet mund të jenë tepër dramatike në Afrikë dhe në Azi, zgjidhja e tyre varet në masë të madhe nga si do të shkojnë punët në metropolet – dhe në metropolet komunizmi është kartë përfundimisht e djegur, është videolojë për PS3 ose cirk nga ata që luhen në Las Vegas.

            Ti ndoshta jeton larg dhe nuk arrin ta kuptosh se çfarë rreziku përfaqëson për botën mbarë e djathta konservatore republikane dhe fondamentalistët e krishterë, të cilët mbeten sot e kësaj dite një hap larg Shtëpisë së Bardhë dhe butonave të ICBM-ve. Por edhe në periferitë e largëta, p.sh. në Ballkan, komunizmi në vetvete, dhe versionet e tij të dhunshme si leninizmi ose maoizmi janë të dënuara të mbeten sinjale (cues) për tufëzime intelektualësh.

            Hamza mund të vetëgënjehet hareshëm dhe të thotë se “jemi të gjithë bashkë”, por në fakt sot qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës mund të jenë bashkë vetëm në Facebook; përndryshe komunitetet janë të shkatërruara, shoqatat të korruptuara dhe OJQ-të shpesh të konstruktuara artificialisht dhe agjentura të kargo-kultizmit.

            Sot qytetarët në krejt Ballkanin dhe veçanërisht në hapësirën shqiptare vuajnë, para së gjithash, ngaqë janë të vetmuar përballë kriminalitetit të organizuar në të gjitha nivelet; dhe unë besoj se kriminalitetin mund ta luftosh vetëm hap pas hapi, duke imponuar ligjin nëpërmjet sigurimit të një konsensusi qytetar të qëndrueshëm; jo duke u vënë zjarrin tigrave prej letre.

          • Xha xha, kur lexova tek shkruaje “Unë jam liberal nga natyra”, zeri im i brendshem u pergjigj heshturazi “Edhe më liberal se une ??”. Dhe po aq shpejt, njeherazi, mu kujtua fakti se, Pol Poti, qante edhe per nje flutur te vrare… (ose, per ta aktualizuar me Maon, i cili ka patur nje nga kaligrafitë më te bukura te te gjithe kohrave te kinezçes – gjuhe, e cila kaligrafine e konsideron si art me vete !). Dua te them se, ne Historine e te Majtes se shek XX, nuk ka patur fort incedencë (lidhje, ndervarje) midis natyres se personazheve kryesore te saj, dhe bëmave te tyre. Gje qe konfirmon se kane qene te tjere faktore ata qe kane luajtur rol determinues ne rrjedhen e ngjarjeve… .

            Po aq sa, nese pranojme (sikurse shkruan ndofta me te drejte !) se “…tek e fundit, ishte pikërisht ndërhyrja e armatosur e Perëndimit në Kosovë [...] që ua krijoi këtyre mundësinë të harlisen sot, në faqet e shtypit dhe gjetiu”, duhet te pranojme qe, tek e fundit, ishte pikerisht feudalizmi mesjetar i nje te katertes se planetit (dmth Kines) ne mes te shek XX dhe nga ana tjeter, imperializemi japonez qe ja krijoi mundesine Maos me shoke te harlisesin shtigjeve te Kines per te instaluar “Republiken Popullore” !

            Gjithsesi, nuk di pse ka nje kadareizem insistues nder ne shqiptaret, kur vjen puna per te kuptuar e lexuar universin kinez dhe ate maoist (me “kadareizem” nenkuptoj te shikuarit e Kines se Maos, por dhe Kines ne pergjithesi, vazhdimisht, deri edhe ne ditet tona, nen optiken e “Koncert ne fund te dimrit”, dmth nen optiken e “Nje gjirokastrit eshte më i zgjuar se nje e katerta e Planetit”.

            E habitshme…

          • snox.
            Si mendon, ndalimi i partise naziste ne Gjermani, i prish pune, apo e nderon demokracine liberale? Nese ju radikalet qenkeni, ashtu sikurse une cdo dite e me shume po bindem nga shkrimet e juaja – sidomos nga pjesa qe vjen prej ‘vetevendosjes’, nje kopje trendy e komunisteve te 1945, atehere une ju dua te dilni vertete hapur, e jo gjysem. Atehere edhe njerezit e kane me te lehte zgjedhjen.

      • Xhaxha,
        Kur citon se Mao ka vrare 71 miljon njerez, e ke fjalen kryesisht per viktimat e urise, rrjedhoje e “Great Leap Forward” ? (Hapi i Madh Perpara – program politik i ndjekur ne vitet 1958-1961). Sepse me sa di, bilanci i Mao Ce Dunit, ne teresi, eshte shume shume here më kontravers se sa po lexoj ketu ! Kjo te pakten per vertetesine historike (BRSS, Kine,…), karakteri ultra-represiv dhe liberticid i te cileve, eshte e paevitueshme te mos vendoset ne kontekstin e Luftes se II Boterore, te deklinimit te imperializmit kolonial dhe me pas, ne kontekstin e Luftes se Ftohte.

        Skepticizmi im behet edhe me i madh, meqe permend filmin gjerman “Der Baader Meinhof Komplex” (2008) i regjizorit Uli Edel ( kam folur diçka ketu : http://filmjournal.net/autori/2009/08/02/united-red-army-film-japonez-me-regji-te-koji-wakamatsu/ ), opinioni per te cilin me jep nje arsye me teper te mendoj se, pikerisht, permendja e Maos ne shkrimin e Agron Hamzes eviton shkelqyeshem folklorizimin e militantizmit (“S’po e permend Maon apo Leninin, se u ka dale boja, por mos kini merak, une prap se prap revolucionar jam !”). Gjithe duke konfirmuar nje te vertete te thjeshte se, militantizmi eshte pjese e historise njerezore.

        • Kendveshtrimi im modest mbi kete film qe e kam pare dhe me ka pelqyer tej mase nuk ka te beje me kinemane, po me filozofine politike.

          Filmi jo vetem qe nuk diskreditoi aksionin e majte radikal ne Gjermani, por e beri ate te duket me i domosdoshem se kurre, gati gati i natyrshem, dhe sexy (meqe forma eshte e rendesishme, dhe nuk shtyhet diskutimi pa estetike).

          Radikalizimi i RAF nuk erdhi si pasoje e budallallepsjes se te rinjve, apo e kulturepsjes se te rriturve. Filmi e thote qarte pse erdhi, pikerisht sepse ne nje regjim demokratik qe pretendonte se garantonte lirine e fjales e te veprimit, keto u shtypen dhunshem. Moment tjeter interesant eshte se si tregon qe brezi i vjeter, te trembur nga radikalizmi prej memorjeve te luftes se dyte, deshton te kuptoje keqfunksionimin e liberalizmit ne perpjekjen e tij per te arritur universalen tek e cila individi integrohet me shoqerine. Ne fakt filmi tregon qarte se si liberalizmi eshte religjioni paradoksal i individuales, jo i shoqerores. Dhe individualja con ne regres.

          • …”Dhe individualja con ne regres.”

            Individualja nderton perceptim shoqeror. Shoqeria tregon individin, regresiv apo progresiv, kjo eshte teme e hapur per mendim. Mendimi eshte individual per sa koh funksionon ne individ edhe ne shoqeri.

          • snox,

            Edhe kendveshtrimi im per “The Baader Meinhof Complex”, NUK ka te beje me kinemane, por me filozofine politike (nese nje film shikohet vetem “si kinema”, “si film”, ky shikim per mua nuk ka asnje vlere, dmth me mire mos te shihet filmi).

            Sikunder jam shprehur shkurtazi tashme per filmin, levizjet e ekstremeve te majta ne Gjermani, Itali dhe Japoni ne mesin e viteve ’70, jane te lidhura kryekeput me gjendjen politike, me klasen politike drejtuese ne keto vende, qe vinte ne linje gati te drejtperdrejte me ish-regjimet fashiste (jo rastesisht behet fjale per 3 vendet e aksit Berlin-Rome-Tokio !). Gje qe filmi pothuaj nuk arrin ta shikoje (dhe me kete rast te na e pasqyroje), por merret me raporte policie, me proces-verbale… etj. Ne kete prizem, ndaj dhe nuk shkon larg (il ne vole pas très haut – thote frengu), por thjesht e folklorizon çeshtjen (e ben sexy- do thoje ti), nderkohe qe militantizmi nuk eshte çeshtje forme (sepse, ç’fare eshte forma ? Permbajtje ! Po permbajtja ? Forme !).

            Do ti thoja te gjitha keto permes nje historie, qe eshte kthyer ne proverbiale : Nje dite te vitit te larget 1974, Jean-Paul Sartre shkon ne burgun e Stammheim-it per ti bere nje vizite Andreas Baader-it, ne greve urie ndaj kushteve te burgut te antareve te “Fraksionit te Ushtrise se Kuqe”. Pas vizites, Sartre kthehet ne Paris dhe shkruan nje artikull ne mbeshtetje te Baader-it, duke konsideruar anormale qe kushtet e jetes se tij ne burg te mos ishin te njejta me ato te te burgosurve te tjere. Kishte te drejte. Por, nga ana tjeter, filozofi u kthye nga Gjermania jo pak i zhgenjyer, dhe kete e tha nen zë : Sartre shpresonte, ne heshtje, te takonte nje militant, nje “burre politik”, qe do te mund ta bente te ndjente nje fare solidariteti me të, qofte dhe duke mos qene dakort me metodat e dhunshme te tij. Por ky burre, ne fakt i kish dhene pershtypjen se ishte pak… rrotë !

            Dhe ne fakt, Andreas Baader ishte veçse udheheqesi karizmatik i kesaj “bande” (prej nga dhe shpesh eshte quajtur “Banda e Baader-it”), por kurrsesi truri i saj : ka qene Ulrike Meinhof ai qe e ka patur kete rol ! Dhe kete gje, spektatori do ish më mire ta dijë qe perpara filmit, i cili as nuk perpiqet as te shkermoqe kete legjende (romantizmin revolucionar), por as dhe ti bejë nder (Baader shfaqet ne film, ndofota ashtu siç qe dhe ne te vertete, nje trup i beshem, disi sexy, e qe u pelqente gocave ;) dhe… kaq !). Pra filmi nuk ben as nder, as qeder ! Akoma me pak qe te na “shpjegoje” se si kish mundesi qe nje grup rinor te perhapë terror ne Gjermani, te perfundoje nje dite ne burg, nderkohe qe gjenerata e dyte e kesaj “ushtrie” u rradikalizua akoma me shume duke u zhytur ne nje konfuzion ideologjik ku perziheshin thirrje per “Diten e Madhe”, aktivizmi pro-palestinez (me tendenca te forta anti-semite) dhe tentativa per te sheruar plaget e nazizmit permes gjakut.

            Per keto lloj filmash, me teme kaq “delikate” (te themi), ka vetem nje rruge per t’ja dale mbane : krijimi nga ana e regjizorit, duke marre shkas nga epoka qe ai rrefen, i imazheve te tij, pra krijimi i imazheve te tij personale, afektive, (per mire ose per keq, kjo eshte tjeter gje !!). Por qe te pakten, te jene imazhe filmike qe i bejne ngjarjes ose NDER, ose QEDER ! Por jo as njera, as tjetra, sikunder eshte rasti i filmit ne fjale ! Ti shkruan se “…filmi jo vetem qe nuk diskreditoi aksionin e majte radikal ne Gjermani, por e beri ate te duket me i domosdoshem se kurre, gati gati i natyrshem, dhe sexy” , ndersa une them se filmi as NUK e diskretitoi, as NUK e beri te duket i domosdoshem ! (aksionin ne fjale). Sepse : nje imazh-cliché (= imazh sexy), nuk eshte as diçka e vertete, as diçka fallco. Eshte thjesht nje imazh qe nuk LËVIZ (status quo).

      • “Ç’dua të them “më e keqe”? Dua të them: që vret më shumë të pafajshëm se policia e EULEX-it, që ua nxin jetën njerëzve shumë më tepër, që ua kufizon lirinë dhe e zëvendëson atë me frikën.”

        Sic thashe edhe me larte, mjafton qe EULEX-i te vrase dy e nga dy, mjafton qe te vrase bie llafi 2, dhe jo 72 milion, dhe EULEX-i eshte me i mire se Mao? Po mire mo vlla, ca jane keto, xhetona pokeri qe t’iu japim atribute kualitative kur nuk jane vecse kuantitative? Apo numra abstrakte? 2=72 milion ketu sepse 1=infinit, pak a shume si Tigrat Blu, me qe ra llafi tek Borges, qe nuk jane shume larg Tigrit prej letre. Frika fillon qe tek i pari. Liria humbet qekur njeri behet shembull. Le qe cfare eshte pafajesia nje here? Apo vertete mund te thuhet se jeta mund te nxihet me teper, se te pakten EULEX-i nuk po iu qin nenat si Miloshevici, se nuk po vret 1 milion si ne sheshin Tienanmen, por vetem dy. Ore e ka thene mire Mao, reaksionaret jane tigra prej letre qe bejne llogari prej letre, dhe se eshte e drejte te rebelohesh kunder atij qe thote se te vrasesh 72 milion qenka me keq se te vrasesh dy. As edhe nje nazist qe u vu para gjyqit nuk qe aq “evil” sa te pretendonte se nga 6 milion cifute ai vetem dy kishte vrare. Apo mos duhet te presim sa te behen 72 mije qe te fillojme e t’i numerojme keta te dy?

      • Ne Gjermani baader-meinhof komplex pati shume sukses si film por dhe u kritikua ashper ne media se idealizonte terroriste. Historia e baader-meinhof qofte dhe ne formen e nje filmi akoma nxeh gjakra ne Gjermani. Para pak kohe u lirua nga burgu nje ish-anetar i ketij grupi terrorist fakt ky qe u kthye ne nje skandal te mirefillte pavaresisht se personi ne fjale e kishte sherbyer denimin. Thjesht per informacion.

        Nejse, doja te vija re se sa argument i dobet eshte nga te majtet kur Maos dhe Stalinit, monstrat qe prodhoi komunizmi i nxjerrin perpara Pinochetin. Ne fakt krahasimi eshte argument per te djathet. Pinochet mund te kete vrare e zhdukur rreth 5000 vete gjate sundimit te tij. Mao dhe Stalini bashke mbi 100 milion. Jane tjeter kaliber. Nuk mund te krahasohen.

        • Është për t’u shënuar, në këtë kontekst, se në historinë e terrorizmit gjerman të majtë, rolin e ndezësit e luajti vrasja e studentit Benno Ohnesorg nga një oficer i policisë, gjatë protestave kundër vizitës së Shahut të Iranit në Berlinin Perëndimor.

          Më pas ka dalë në dritë se ky oficer, një Karl-Heinz Kurras, ishte anëtar i Partisë Komuniste të Berlinit Perëndimor dhe kishte punuar edhe për llogari të STASI-t.

          Përfytyroni sikur të ishte e mundur të shkruhej historia e lëvizjeve radikale, revolucionare dhe/ose terroriste të majta, duke filluar nga revolucioni rus i tetorit dhe më tej, por nga perspektiva e rolit që kanë luajtur aty shërbimet sekrete. Trenin e blinduar që i paguan gjermanët Leninit për ta çuar në Petrograd në mes të Luftës I Botërore, sikurse pozicionin e Stalinit si informant i policisë sekrete të Carit e kanë vënë në dukje të tjerë; por mua më ngacmon tani edhe ky komunisti i Berlinit Perëndimor, që ekzekuton në mes të ditës një student të majtë, në një nga momentet më të nxehta të protestës qytetare.

          • Per te mos lene menjane perdorimin nga CIA te Kasapit te Lionit, Klaus Barbie, pergjegjes per vdekjen e 4000 personave, i cili pas luftes do te vijoje jeten nder te tjera edhe si instruktor i sherbimeve amerikane ne lokalizimin dhe eleminimin fizik te Che Guevares. Pa harruar historine zyrtare te zbarkimit ne Sicili, ku Familjet u angazhuan per kauzen e lirise, benefici spektakolar i se ciles ishte azili per Lucianon ne Napoli dhe nisja e nje 50 vjecari te trafikut te heroines; per t’u ndjekur mandej nga nisja e bisedimeve te fshehta te kapitullimit ne krye te te cilave qendronte Alen Dulles, dialogues i drejtperdrejte i te mandatuarit te Himlerit. Mos valle edhe Adolf Eichman, mik me keshilltarin e Adenauerit gezonte mbrojtjen e amerikaneve ? Madje amerikanet edhe ne kohen e shkelqimit te tyre, atehere kur e kishin bere moto te veten moralin demokratik dhe te drejten si pjese te patjetersueshme te Politikes se Jashtme, nuk hezitonin te furnizonin me arme Pol Potin, kuptohet per arsye strategjike.
            Nuk e shkruaj per replike, por per te thene se duart i kane bere pis te gjithe dhe nuk ka sesi te jete ndryshe ne kete bote.

            Per me shume qe m’u kujtua nje histori shqiptare me kete perdorimin kriminal te jeteve njerezore. Eshte fjala per operacionet e desantimit ne vitet ’50, ku u angazhuan fillimisht britaniket e mandej amerikanet. Lidhur me kete Fevziu kishte marre nje dokumentar te BBC te vitit 1982, i realizuar posacerisht per keto ngjarje dhe ku flisnin protagonistet e tyre; oficeret pergjegjes, ku natyrisht mua me bene pershtypje dy prej tyre; i pari David Smiley i mirenjohur edhe nga shkrimet e Hoxhes, i dyti nje oficer i larte i CIA qe tani nuk ia mbaj mend emrin.

            Smiley ne finale te emisionit intervistohej ne Malte, ne vendin e trajnimit te trupave shqiptare qe sic thoshte ai “po i conim me vetedije drejt vdekjes se sigurte”. Ketu Smiley i hekurt, sic edhe e karakterizojne koleget e tij te luftes, iu drodh zeri, derdhi lote ne kete dokumentar, pse mesa duket tek ai njeri ekzistonte vetem ndergjegja e nje ushtaraku dhe aspak ajo e politikanit. Vdiq ne 2009, dhe gazeta Telegraph i kushtoi nje artikull te gjate. Kete rezume emocionale te Smileyt, oficeri amerikan i CIA e konvertoi sipas Niveleve te Larta, ne menyre cinike duke u shprehur se “ngjarja me Shqiperine” ishte nje episod dhe kaq.

    • Lulian,
      Nuk dua te debatoj ketu per ato cka ke shkruar, me te cilat, per here te pare, nuk jam fare dakord. Nuk dua te debatoj pasi e di qe do te behem emocionale, pasi sikurse XhaXhait, edhe mua se c’me vjen ndermend nje femijeri e mjere, pasoje e nje mjerimi intelektual, politik, ekonomik e shoqeror, qe inxhinjeria e shtetit komunist te Hoxhes qe ne gjendje te ndertoje. ajo qe une nuk kuptoj eshte se pse dreqin duhet ndjekur i njejti skenar qe provoi te ishte katastrofik. apo te rrenohen edhe disa breza te tjere pas nesh? E sinqerisht, mes Thacerit e Maos, Thacerin do zgjidhja pa dyshim, edhe pse nuk kam simpati per te.
      Sa per vetevendosjen. Vetevendosja eshte ne mendimin tim trupezimi i nacional-komunizmit enverian. Qe komunistet e vetevendosjes nuk duket te kene ndonje dallim ideologjik nga Hoxha, kjo nuk duhet shume per t’u kuptuar. Ne planin nacionalist, kjo organizate leshon fisheket e shqiperise natyrale. Nuk po futem te shpjegoj konceptin e Shqiperise natyrale, se besoj qe te gjithe lexuesit e keti blogu, e dine se cfare eshte. Ajo qe une e di fort mire, eshte se qe te krijohet kjo shqiperi natyrale, Shqiperia artificiale do te duhet t’i hape lufte Serbise, per te marre Presheven, Medvedjen e Bujanovcin (e pse jo deri Nishin ilirik), Maqedonise, per t’i marre gjysmen e territorit, Bullgarise, sepse ajo e do per vete Maqedonine, Greqise, se edhe ajo do pjesen e vet te tortes Maqedoni, plus edhe per Camerine dhe Malit te Zi. Ne rast te nje humbjeje, do jemi rehate se nuk do mbetet me as Shqiperi natyrale, e as artificiale. Ne rast te nje fitoreje, do te na duhet te bejme edhe ne disa Srebrenica, per te krijuar territoret etnikisht te pastra, se kush dreqin duron me miliona sllave ne trup shqiptar!!!!!!!!
      Vetevendosja as qe perpiqet te fshehe simpatine per modelin komunist maoist, e as planet per Shqiperine Natyrale. Une nuk flas as ne emer te demokracise liberale, dhe te as nje filozofije tjeter. Une flas ne emer te jetes. Nga Cedomir Jovanovici kam degjuar nje shprehje – ZIVOT JE ZAKON, qe do te mund te perkthehej, Ligji i vertete eshte JETA. Ideologjia nacional-komuniste e vetevendosjes per mua nuk eshte gje tjeter vetem se ANTI-JETE. Kritika ime ndaj Unmikut dhe Euleksit eshte se keto organizma nuk po bejne sa duhet punen e tyre, ne drejtim te forcimit te Kosoves, dhe sepse nuk po dine te merren me nje cope organizate – ne vend se t’i lejojne te vjellin hapur helmin e tyre antijete, ata po i pengojne duke i kthyer keshtu ne heronj me pahir. Euleksi, me heroizimin qe po i ben vetevendosjes, eshte kthyer keshtu ne aleaten e saj me te madhe.
      Vetevendosja eshte nje ideal dhe e drejte e madhe, por ajo edhe duhet merituar. Nese Kosovaret deshmojne se e duan vetevendosjen per te vendosur nje regjim komunist maoist ne krye, e per te hapur lufte ne 4 fronte, kjo tregon se ata nuk qenkan fare ndryshe nga shtypesi i tyre me i madh, Milosevici, e se vetevendosjen nuk e meritojne moralisht. Por shpresoj se shumica e kosovareve nuk e kane mendjen e organizates me emrin e bukur, por me qellime te shemtuara, te “Vetevendosjes”.

  2. Lulian ka diçka qe çalon rende ne arsyetimin tend. Ti nuk merr parasysh konteksin e vrasjeve. Mao dhe te ngjashmit e tij nuk vrisnin por shfarosnin armiqte ideologjike dhe kjo e ben ate krejt te papranueshem si reference e problematikes se botes se sotme dhe ata qe e marrin si zgjidhje, i nxjerr ne nje drite prej sharlatanesh ne mos te rrezikshem (se fanatike te tille lumturisht jane nje race ne zhdukje) te pakten qesharake.

    • Perkundrazi, e kam marre parasysh qe ne momentin qe Balaj dhe Xheladini jane armiq ideologjik te shfarrosur tashme, dhe qe ne momentin qe Albin Kurti dhe Vetvendosja qe perfaqeson rrezikon te shfarroset si armik ideologjik. Per kete arsye, Mao si reference nuk eshte kryenecesi tip radical chic, por domosdoshmeri. Mao nuk eshte zgjidhje, por konkluzion logjik i nje mentaliteti qe eshte ne praktike. Problemi per mua eshte aktual. Argumentet historike per te keqen e madhe te Maos, sa do jo-sentimentale qofshin, nuk jane vecse red herring ketu. Nuk di pse sa here goditen radikalet vetem se sjellin fantazma diktatoresh, me kujtohen fjalet e Mark Antonit: “I Come to bury Caesar, not to praise him.” Kjo humbet ne kritikat ndaj tyre, na kujtohet historia, na tregohet se Cezari ishte ambicioz, se Mao vrau 72 milion, dhe se sigurisht, Bruti, EULEX-i dhe te gjithe jane “all honourable men,” qe na krijuan mundesine sot te harlisemi ne faqet e shtypit, e gjetiu.

  3. Shpresoj qe Albini te jete lidhur me neo-marksistet nga halli, jo nga malli, dmth me pelqen te besoj se po i perdor.
    Eshte tragjike qe keta tipat pasi e cuan per lesh qe ne filize rrymen liberale ne mjedisin shqiptar, tani duke ringjallur nacional-komunizmin te cojne per lesh edhe nacionalkonservatorizmin. Ne kete rast do kemi te bejme me abortim, se rryma liberale kishte arritur te ishte foshnje.

    Kush nuk ka studiuar dhe kuptuar logjiken hegeliane, nuk mund te behet kurre revolucionar i vertete- thoshte Lenini.

    Tani ky filozofi, pervec shqipes se tij , le per te deshiruar edhe tek zgjedhja e ideologjise se pershtatshme, ku mund te funksionoje vertet logjika hegeliane.

    Sepse nese EULEX eshte teza atehere antiteza nuk mund te jene masat (te cilat sipas tij duhet me qene bashke), por nacionalistet.
    Por ketu sinteza nuk con tek komunizmi, perkundrazi sinteza eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine.

    Nga ana tjeter nese progresi merret me domethenie maoisto-marksiste nuk eshte aspak teza ne Kosove,nuk mund te pretendoje te jete as antiteza.
    Nese progresi liberal eshte teza, progresi komunist, nuk mud te jete antiteza, sepse antiteza eshte nacional konservatorizmi, ndersa sinteza mund te jete vete nacional-liberizmi( i ngjashem me imperializmin amerikan) .

    Tani per te menjanuar kete mundesi, per te nxjerre reaksionare shoqerine civile, duhet qe teza te jete fryma kombetare, antiteza fryma e nenshtruar e shoqerise civile, pra fryma kombetare, aksioni, fryma e nenshtruar, reaksioni.

    Pra sido qe te zbatohet logjika hegeliane ne Kosove, neo-marksistet nuk kane lidhje fare me dinamikat kryesore qe percaktojne realitetin (qe ne logjiken formale, quhen tertium non datur).

    Perkundrazi neo-marksistet ne Kosove te vetedijshem ose jo, i jane qepur si parazite rrymes nacionaliste, pasi vetem ashtu mund te hyjne ne dinamikat realitetpercaktuese.
    Ashtu sikunder bene komunistet ne Shqiperine e L2B.

    Pra kjo e z. Hamza, eshte filozofia e shushunjes, te cilen e ndjekin edhe saktivistet, dhe viktima e shushunjes si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove eshte nacionalizmi.

    Komunizmi nuk ka asnje mundesi te hyje ne dinamikat realitetpercaktuese as ne Shqiperi e as ne Kosove, i vetmi shans eshte ti ngjitet si parazit o rrymes liberale o asaj nacionaliste.

    • Mos ki merak, di me siguri që Albini ka idhull Che Guevarrën. Thonë se posterin e mban te koka e krevatit. Për këtë, flije mendjen.

      Pjesa tjetër e postimit… tipike hyllin-ore. Kush është “nacionalist” është detyrimisht i mirë (sado i mirë dhe i keq të jetë realisht). Është i mirë nacionalisht. Të tjerët pastaj, janë maskarenj e shushunja….

      Megjithatë për të çelur një dritë diskutimi, a nuk mendon se pas fitores së pavarësisë, nacionalizmi kosovar, u konsumua? Dhe prioritetet janë hedhur në të tjera fusha?

      Sot psh prioritet në Kosovë e Shqipëri, janë kushtet ekonomike, niveli i jetesës (hop hyn një çikë marksizëm këtu), e pastaj më tej, funksionimi i institucioneve kosovare, administratës, arsimi, edukimi etj.

      A mundesh dot në këto kushte të predikosh nacionalizëm? Dhe sa do të dëgjojnë, se ska serbë vërdallë për të vrarë. Madje duke parë më thellë situatën ku ndodhemi, Shqipëria keq, Kosova keq, me bashkimin kombëtar (tani për tani të paktën), përveç një premtimi të vagët, thjesht sa do zmadhohet problemi. Nga dy probleme të vogla, do krijosh një problem të madh.

  4. Më duket e pamundur të krahasohet liberalizmi me izmat e tjerë. Në modelin moral që unë përkrah liberalizmi eshtë finalitet (destinacion) ndërsa izmat janë mjete për të arritur finalitete.

  5. Agoni, hiq shqipen maoiste dhe Maon e permendur plot dy-tri here, ka arritur ne artikullin e vet te jape nje perkufizim te qendrueshem mbi ate cka pozon si shoqeri civile ne Kosove, po edhe ne Shqiperi.

    Pervecse prezervativ shumeperdorimesh i atyre qe delegojne pushtet kolonialist nder shqiptaret (gjysma e te keqes kjo), individet dhe organizmat qe aktrojne shoqerine civile nder ne kane masakruar vete konceptin e shoqerise civile, aktivizmit social e si keto. Kur themi ‘perfaqesues i shoqerise civile” ne Shqiperi, nenkuptojme me patjeter ose dy-tri eminenca gri me pardesy te bardha ende, qe kapercyen prej sirtareve te Sofos, neper zyrat e fondacionit Soros, ose me tej, nje dore ish-partiakesh konviktore te Qytetit Studenti, modifikuar me mastera instantane te bursave bujare tip Kokalis apo Kaloresit e Maltes, por gjithnje e me teper kuptojme djelmuri te sapozbritur nga avioni universitar, qe njihet nga e folura pa “rr”, dhe sillet si diaspore ne Tirane, duke frekuentuar vetem mjedise te ndricuara denjesisht, si ato te kokteileve te ambasadave apo studiove te Klanit, Canit a Topit. Ketyre arberesheve te padurueshem (ne te dyja kuptimet) permendur ne fund, u duhet nje stazh i vockel ne “shoqerine civile” (dy valevitje banderolash proteste para Kryeministrise, nje debat “tek Fevziu”) per te pranuar me pas detyra zevendesministrash apo komisaresh te larte partiake. Etj Etj Diskutimi mund te shkoje edhe me gjate, me karikatura apo ilustrime te tjera

    E rendesishme eshte te thuhet se edhe spikera te nje levizjeje te qashtert te shoqerise civile si VETEVENDOSJE!, mbase te vetmes qe kane shqiptaret, zgjedh ta problematizoje dhe ta demonizoje pa nevoje kauzen e vet me permendje Maosh dhe me pare Leninash. Kosova ne vecanti, por shqiptaret ne pergjithesi nuk kane luksin t’i animojne hallet e veta pertej t-shirteve me Maon a Leninin rilexuar pop sipas Andy Warholeve te filozofise sot. Protestat e tipit rekreativ, qofte edhe kufitare me sportet ekstreme le t’i blejne online, se shiten si videolodra sot. Radikal-chique si procedure iniciatike per braktisjen e adoleshences duke shokuar pensionistet, nuk mund te funksionoje aty ku vriten njerez me te vertete si Mon Balaj me Xheladinin. Ne vend qe te mbrojne kauzen e vet perpara nje shoqerie te dorezuar ndaj fatalizmit e servilizmit neokolonial, Agon Hamzes me shoke iu duhet paralelisht te mbrojne e rilegjitimojne Maon. Minimumi qe mund te thuhet eshte se keta njerez nuk kane fare shqise politike. Para dy vjetesh, dy djem te rinj jane vrare si qen ne nje proteste paqesore, killerat rumune u pafajesuan nga nderkombetaret dhe ish-uckistet ne pushtet, Albini pergatitet te denohet po ne kete pervjetor, dhe Agoni kerkon te trafikoje Maon si arbiter. A vdeksha une per ty o Agon dhe per ata qe te mbrojne me Mao!

    Keto jane semundje te stines, qe dihet se merren me rruge frymemarrje kur i rri perballe Zizekut pak si gjate, pa perdorur ate garzen e domosdoshme per te tilla raste.

    • Tani, keto rrymat ideologjike jane si puna e ganxhes a shtylles, diku duhet te varet/mbeshtetet njeriu qe te qendroje, nje podium nga te flase, nje kontekst nga ku te ndertoje argumentin etj..

      A duhet ta zgjedhe njeren apo tjetren?

      Ky eshte besoj objekti i diskutimit.

    • Maoizimi dhe komunistizimi i ceshtjeve te Kosoves tingellon sa absurde aq dhe qesharake, duke pasur parasysh historite dhe kontekstet shqiptare po dhe ato te komunizmit e maoizmit, si ne Kine si ne Shqiperi.

      P.sh. ku do dallonte nje shqiptar qe lufton (punon) per Kosoven me idealin dhe foton e Maos ne gjoks nga nje qe kete e zevendeson me foton e Bin Ladenit? A nuk lufton dhe ky i fundit (gjithnje sipas doktrines se pretenduar) shtypjen dhe shfrytezimin qe fuqite e medha i bejne vendeve dhe popujve te tjere, masave, i.e. Palestines, Afganistanit, Bosnjes, etj?

      Nese dje disa figura te tilla i qaseshin UCK per ti ofruar ndihme, dhe sot nese ta zeme do ti qaseshin disa figura komuniste per ti ndihmuar kunder ‘regjimit te EULEX’, ku qendron ndryshimi, nese keto duhen refuzuar apo pranuar?

      A ka ndonje regjim diktatorial apo diktator, terrorist, etj-ist qe nuk ka formuluar kauza dhe ideale ‘ne parim’ sublime per te vene ne jete planin e vet, qe nga fillimet e historise se shkruar e deri sot?

      Nje shqiptar i shek 21 qe lufton per kauzat e tija kombetare me frymen dhe idealet komuniste eshte njesoj si nje hebre i shek 20 qe do te luftonte per shtetin e Izraelit me kauzat dhe idealet naziste.

  6. Xha xha, duan te t’vene para djemte revolucionare, po edhe kane te drejte teorikisht sepse e gjithesishmja liberale qe mbron na paraqet gjysmen e botes per ibret e faqe te zeze.

    Thote snox-i nga lartesite ku qenia mohohet dhe vetiu gjithe mendimi i djathte qe mbeshtet lirine si liri e qenies (liri e shpirtit), mendim qe mundeson vullnetin e lire:

    ””Eshte e rendesishme te kuptohet qe ne sistemet totalitare, qe ne premise, te qenit total, nenkupton perjashtimin e mundesise se kundershtimit, nepermjet ligjit.””

    Snoxi si cdo internacionalist synon nje sistem total, global, vetem se nese realizohet perjashtimi i mundesise se kundershtimit eshte condicio sine qua non.
    Psh globalizmi i sotem ndeshkon ashper nacionalizmin (EULEX-i psh ka per synim asgjesimin e shprehjes se nacionalizmit shqiptar), i cili eshte zeri kundeshtues.

    Vete snoxi po edhe luliani, ne rast se u realizohet endrra e kane te domosdoshme me e perjashtu mundesine e kundershtimit, pasi si internacionaliste komuniste, e kane condicio sine qua non.

    Armiku i vertete i filozofise marksiste nuk ka si te jete globalizmi, liberizmi apo liberalizmi, pasi ndaj tyre vepron si ‘alternative’ internacionaliste dhe te dyja ne thelb bazohen tek mohimi i qenies ne te mire te ashtesise/ekzistences.
    Meqe demokracia liberale synon te jete e gjithesishme dhe etikisht mire, atehere eshte e thjeshte te permendesh ata qe jane ne gjendje te keqe si prove se kjo nuk eshte gjithesisht mire, pra per te gjithe por per disa eshte mire e disa eshte keq. Pra barazia dhe liria, dalin koncepte te zbrazeta ne domethenien universale.

    Armiku i vertete i filozofise marksiste, nuk eshte nje tjeter filozofi totale, por filozofia e qenies, dmth filozofia fetare, filozofia e Nices apo ajo e Hajdegerit, si dhe psikologjia (individuale).

    Marksizmi mohon kategorikisht mundesine qe te kete dicka ‘ne vetvete’ ,qenia, per maksizmin gjithcka eshte ‘per vete’, ekzistenca, pra ‘liria’ e cila buron ne ajo dicka ne vetvete,qe fete e quajne shpirti, psikologjia (Es, Uni-Mbiuni), ontologjia qenia, eshte nje kallp dhe asgje ne realitet nuk varet nga gjeja ‘ne vetvete’.

    Ketu eshte lufta e vertete dhe komunizmi kudo ku eshte praktikuar ne formen fillestare te diktatures se proletariatit/qe eshte condicio sine qua non per ardhjen e komunizmit, ka pasur si qellim te asgjesoje vullnetin e lire qe buron nga qenia.

    Ti mund te ishe i lindur per matematike, perfundoje ne histori, qenia jote kenaqej kur lexonte histori, mund te perfundoje per nevojat e shtetit ne ndonje inxhinjeri e me radhe.

    Ky eshte problemi kryesor, qe buron jo vetem nga komunizmi, por edhe nga globalizmi liberal, asnje sistem internacional, nuk mund te ndertohet dot mbi qenien, por vetem mbi ekzistencen, sepse vetem ajo mund te manipulohet 100%, qenia ne thelb eshte e lire.
    Ti xha xha, per vetvete beje cfare vendoste regjimi, por ‘ne vetvete’ kerkoje lirine.

    Keta cunat kane humbur qenien, Zoti paste meshire per ta!

  7. Xha xhai, e permenda dhe tek nje koment tek Peshku ku e hasa kete shkrim, urime per temen qe trajton, dhe per shume te tjera gjithashtu, te cilat neglizhohen nga ‘autokombajna’ e medias, por shpesh dhe e blogosferes.

    Argumentet s’mungojne kurre, edhe kur lexuesi s’bie dakort me to. :)

  8. Xhaxha, megjithatë në shkrimin tuaj, ka disa argumente të cilat në mos “ad hominem”, unë do t’i quaja “pa farë”.

    E para që vura re, ishte me “tigrin prej letre”. Vërtet mbase në kontekstin shqiptar, ajo mund tu duket ironike, po përtej bunkerit që ofron realiteti shqiptar, ai argument që ju e cilësoni ironik, nuk qëndron diku tjetër. A mundet dot dmth të përdoret si argument ironia që ju ngjall, përpara një publiku më të gjerë? Me një fjalë, a mund të kritikohet Mao, përpara një publiku amerikan, duke u bazuar në atë thënie?

    Gjithashtu për lidhjet e hershme mes Shqipërisë dhe Kinës, a mund të përdoret argumenti se politika e Maos nuk është e përshtatshme sepse aplikimi i saj në një formë të caktuar në Shqipëri, solli rezultate dështuese?
    Tjetër gjë pastaj që realiteti alternativ i masave maoiste në Shqipëri, ishin dështim më vete.

    Sa të qëndrueshme realisht janë këto argumente?

    Më tej, besoj se është bërë e qartë që disa komentues këtu, ndër të cilët hyj dhe vetë, përdorin të tjera mjete gjykimi nga ju në kësi temash. Të cilat të paktën besoj i merrni parasysh kur futeni në diskutim.

    Kështu, siç është thënë te tema e Leninit, madje përsëritur edhe këtu, është më e lehtë të vendoset një emër fajtori mbi të quajturat viktima në rendin totalitar, sesa në rendin e quajtur “liberal”. Sepse ky i fundit ka zgjedhur një emër të veçantë përgjegjësie mbi aktet që ndërmerr. Sidomos me atë termin Sh.A. (shoqëri anonime). Edhe kështu pasojat janë anonime, të ushqyera prej indiferencës së anëtarëve që mbart rendi liberal.

    Ajo që dua të them, është se të majtët përdorin një tjetër mënyrë të gjykuari ndaj realitetit.
    Për mua nuk është e vështirë të zhvesh thënien nga emri i Maos, madje dhe këtë të fundit nga krimet që i faturoni, dhe këtë VETËM për të gjykuar se çfarë ka thënë.

    Po kjo nuk do të thotë se revokoj realitetin e Maos apo ofroj si alternativë çka ka bërë Mao. Implikimi i kësaj, për mendimin tim, është paragjykues. Aq sa do të ishte paragjykuese të thoshim se sa herë falen fetarët në kisha e xhami, po revokojnë me mendje 11 Shtatorin, apo turrat e druve për shtrigat në mesjetë.

    Natyrisht përzgjedhja që ka bërë Hamza në citim, ka peshën e vet specifike. Madje, do e quaja të mjaftueshme të thoni psh se nuk mund të bie dakort me Hamzën për shkak të bindjeve politike që ka.

    Unë vetë, atë shprehje të Maos, e gjej shumë të goditur, sidomos në realitetin e sotëm. Krahasimi me një tigër prej letre i shkon shumë asaj që vetëquan veten si “shoqëri civile”

    Më kujtohet gjithashtu një shkrim tuaji, të cilin e mbaja mend ta keni trajtuar këtë problem në kontekst pak të ndryshëm. Dhe aty ku ramë dakort atëherë, ishte për pretendimin si monopol I shoqërisë civile, që mbartin disa organizata të tilla.
    Po e sjell prapë shkrimin për tu kujtuar: http://xhaxhai.wordpress.com/2008/11/11/tregu-i-shoqerise-civile/

    Agon Hamza në shkrimin e tij, ofron një alternativë sesi të përballet shoqëria vetë ndaj asaj që merr prapashtesën civile, duke rrëmbyer kësisoj monopolin. Te tema e vjetër kisha pyetur: Çfarë dhe sa % përfaqëson kjo “shoqëri civile”, shoqërinë e vërtetë civile? Agoni, shkon më tej se kjo dhe duke cituar Maon kërkon që të sfidohet kjo mbartëse monopoli, duke e quajtur reaksionare, mandej thotë se sipas Maos, gjithë reaksionarët duhen luftuar.

    Po shkrimi juaj kritik a nuk bën të njëjtën gjë? A nuk dallon atë çka Mao e quan “reaksionarë” dhe pastaj e kritikon, me shumë të drejtë? Asnjë nuk merr përsipër tju quajë maoist, por ama… ?

    Gjatë kohës që shkruaja, po mendoja se a është Maoja vetë monopol si autoritet i të majtës? Kam dyshime që edhe është, sepse ka qënë ndër të paktët që ideologjinë e ka transformuar në realitet, dhe është përballur vetë me organizime të tilla, prej nga i buron dhe autoriteti.

    Xhaxha, në shkolla ushtarake, studentët harxhojnë vite duke mësuar “artin e luftës”, dmth sesi të vrasin më shumë njerëz sesa kundërshtari. Po të paktë janë ata që e kritikojnë këtë gjë edhe më tej t’I vënë në dukje moralitetin.

    Nuk ju duken të tepërta kritikat ndaj “maoistëve” të rinj, që e shumta dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë, është të botojnë artikuj kritikë mbi monopolin e disa organizatave që pretendojnë se përfaqësojnë shoqërinë civile (gjë që e bëni dhe ju vetë), dhe përdorin Maon si taban teorik për të mbështetur veprimet e tyre?

    Dhe të mos ngatërrohemi, se sikur ta di që do ndizet Hyllini, kritikat nuk janë e vetmja gjë që munden, por edhe që DUAN të bëjnë. Nuk i imagjinoj dot shkruesit e sotëm, të marrin përsipër të imitojnë Maon dhe në akte të tjera.

    Nga ana tjetër e kuptoj që neveria, frika dhe kujtesa, kanë koston e tyre që duhet paguar. Me tregun e sotëm të valutave ama.

    • J., po prek vetëm një paragraf të komentit tënd:

      Agon Hamza në shkrimin e tij, ofron një alternativë sesi të përballet shoqëria vetë ndaj asaj që merr prapashtesën civile, duke rrëmbyer kësisoj monopolin. Te tema e vjetër kisha pyetur: Çfarë dhe sa % përfaqëson kjo “shoqëri civile”, shoqërinë e vërtetë civile? Agoni, shkon më tej se kjo dhe duke cituar Maon kërkon që të sfidohet kjo mbartëse monopoli, duke e quajtur reaksionare, mandej thotë se sipas Maos, gjithë reaksionarët duhen luftuar.

      Hamza kërkon pra që ta luftojë shoqërinë civile ekzistuese (ose atë që kërkon të monopolizohet si e tillë) duke e quajtur reaksionare dhe, sipas Maos, gjithë reaksionarët duhen luftuar.

      Këtu duhet të kemi parasysh se një mënyrë e tillë argumentimi shkon në një mbledhje të celulës komuniste, ku autoriteti i Maos pranohet si i mirëqenë; por jo në një shkrim për publikun, sepse këtë qëllon ta lexojë edhe ndonjë jokomunist.

      Kush duhet ta luftojë këtë shoqëri civile reaksionare? Publiku i gjerë? Po publikun nuk e bind dot me argumentin se këtë e ka thënë Maoja, sepse publiku e gjykon Maon si një relike, ose si mumje kineze të lyer me pudër. Atëherë mbetet që thirrja për luftë u drejtohet maoistëve me të cilët komunikon Hamza.

      Në rregull deri këtu.

      Tani unë pyes më tej: po si e luftonin reaksionin maoistët? Si i luftonte reaksionarët Maoja? Ka njeri dyshime që kjo luftë zhvillohej kryesisht me trekëmbësha dhe skuadra pushkatimi?

      Dhe nëse është kështu, a nuk kam të drejtë unë, si lexues i rastit, të mendoj se Hamza po u bën thirrje lexuesve të vet maoistë që të ngrihen dhe ta luftojnë shoqërinë civile “reaksionare” me dhunë revolucionare, siç e ka predikuar në kohën e vet Maoja?

      Ti do të më thuash: ne jemi dakord me Maon vetëm në atë aspekt të mendimit të tij që ka të bëjë me nevojën për t’u rebeluar ndaj reaksionarëve, por nuk jemi dakord me mënyrën si duhet rebeluar ndaj tyre. Maoizmi për ne është strategji, jo taktikë.

      Atëherë unë pyes: ç’janë reaksionarët, kundër të cilëve duhet të rebelohemi?

      Nëse ti u jep atyre një përkufizim maoist, atëherë veprimi i dhunshëm kundër reaksionarëve buron logjikisht nga teoria dhe praktika e maoizmit, së bashku me revolucionin kulturor, gardistët e kuq dhe baletin Detashmenti i kuq i grave.

      Nëse ti u jep një përkufizim tjetër çfarëdo, p.sh. që reaksionarët janë ata që pengojnë progresin atëherë unë them se ndaj këtyre vërtet duhet luftuar, por s’ka nevojë fare ta trazojmë Maon; dhe se kush e trazon Maon në këtë rast, veç sa po u shkel syrin maoistëve.

      • …”Tani unë pyes më tej: po si e luftonin reaksionin maoistët? Si i luftonte reaksionarët Maoja? …”

        Ne menyre shume normale Xhaxha. Mjafton ta veshesh me nje rrobe te pranueshme, dhe, edhe maskaralleku me i madh behet i respektueshem

        -Peng Pai dhe Mao Tse -tung organizuan levizjen fshatare te proletareve te pabindur, ne 1927.
        Peng Pai dikur deklaronte se ligji komunist do te ishte thjesht ekzekutimi i pronareve te tokave, mbasi ata te ishin kapur

        -Kominterni i 3-te kishte leshuar nje urdher sekret qe cdo rajon duhej te ekzekutonte nje pronar te madh tokash, per te krijuar klimen revolucionare

        -Programi i Maos “Kercimi i madh perpara”, ne fakt ishte nje kercim i madh mbrapsh, sepse ekonomia e dikurshme agrare u shemb, dhe uria qe pasoi resultoi ne 30 miljon fshatare te vdekur ne periudhen midis fundit te viteve 50 dhe fillimi te viteve 60. Mao i keshilloi edhe diktatoret e tjere te Perdes se Hekurt qe te ndiqnin shembullin e tij dhe t`i mbanin te uritura masat e fshatareve. Vetem Shqiperia ishte ajo qe e ndoqi keshillen, kurse te tjeret e shihnin Mao-n me nje fare tallje.

        - Nga paragrafi i hapjes se librit te Chang dhe Halliday “Mao: histori e pathene”: Mao Ce Dun, i cili per dekada pati nje pushtet absolut mbi jetet e nje te katertes se popullsise se botes, ishte pergjegjes per vdekjen e mbi 70 miljon veteve ne kohe paqeje, me teper se sa cdo drejtues tjeter i shekullit te 20.

        -Ai e pershkruante veten e vet si “wu fa wu tian”, qe fjale per fjale do te thote “pa din e pa iman” (without law and without heaven). Ai shkruante, “une nuk jam dakort me idene se qe te jete e moralshme, motivi i veprimeve te dikujt duhet te jete qe te ndihmoje te tjeret. Moraliteti nuk ka se pse te percaktohen ne raport me te tjeret… Njerez si puna ime duan … te kenaqen sa t`iu doje zemra, e duke bere keshtu, ne kemi ne menyre automatike kodin me te vlefshem moral… Sigurisht qe ka njerez dhe objekte ne bote, por te gjitha jane aty vetem per mua… Njerez si puna ime kane detyrim vetem ndaj vetes; ne nuk kemi detyrime ndaj te tjereve.

        -Ne Pleniumin e 2 te Kongresit te 8 te Partise, ne maj te 1958, Mao do te tallesh, “Perandori Qin Shihuang nuk ishte aq i vecante. Ai varrosi te gjalle vetem 460 dijetare te Konfucit. Ne varrosem 460 mije dijetare te Konfucit. Disa personazhe demokratike na kane akuzuar se ne jemi si Perandori Qin Shihuang. Kjo nuk eshte e vertet, iu them une atyre. Ne jemi 100 here me te keqinj se sa Perandori Qin. Ndaj akuzes se te qenit Perandori Qin, se te qenit diktator, ne e deklarojme vehten fajtor. Por ju nuk keni thene aq sa c’duhet, u them une atyre, sepse shpesh ne na duhet te shkojme me larg se sa perandori Qin Shihuang.”

      • Në rradhë të parë Xhaxha, që prej titullit vetëm (të sfiduar ndër të tjera nga ana gramatikore te peshku), artikulli është “majtist”. Është majtist për së paku përderisa i njeh masës autoritetin për të vendosur. Të ishte i frymës së djathtë do revokonte vlera tradicionale, familje, zot etj.

        Duke qënë i tillë, normalisht është i kufizuar në audiencë. Megjithatë, nuk më duket aq specifik sa për celulë komuniste.

        Mua më pëlqeu jashtë mase metafora e “tigrit prej letre”, është mëse e goditur si shprehje, përtej ironisë me të cilën vishet nga mënyra si e kanë përdorur të tjerë në të shkuarën. Për mua, kjo metaforë dhe mënyrë të menduari, është pronë intelektuale e Maos dhe si e tillë, i citohet burimi.

        Madje hamendësoj, se Mao është vendosur në të kaluarën përballë një sfide të ngjashme (qoftë për të marrë pushtetin), dhe pas fitores, i ka ulur vlerën armikut, duke e quajtur “tigër letre”.

        Për mua personalisht ka kaq vlerë kjo shprehje sa nuk më është e vështirë të paralelizoj forcën e disa OJQ-ve me atë të letrave të bixhozit. Dhe kjo sepse thjesht bëjnë zhurmë mediatike më shumë, arrijnë të shfaqen në publicistikë, të veshur kryesisht me një autoritet që nuk e kanë të tyrin.

        Mao hedh fjalën e thotë: sfidojini. Nuk kanë aq pushtet sa reklamojnë. Mos i lini pa sfiduar. Edhe kjo mënyrë e të menduari, është pronë intelektuale e Maos.

        A mund të shmanget Maoja në këtë mesele? Po mbase edhe mundet, megjithatë mua “më foli” Agoni, dhe e dëgjova.

        “”””Dhe nëse është kështu, a nuk kam të drejtë unë, si lexues i rastit, të mendoj se Hamza po u bën thirrje lexuesve të vet maoistë që të ngrihen dhe ta luftojnë shoqërinë civile “reaksionare” me dhunë revolucionare, siç e ka predikuar në kohën e vet Maoja?””””

        Kjo varet nga koncepti që i jepni të drejtës, Xhaxha. Të drejtë ka kushdo të thotë çfarë të dojë. Për mua, të drejtën e vet, duhet ta veshë me argumenta. Ndryshe flasim për paragjykim. Në këtë kontekst nuk besoj se ka të drejtë kush, të para-gjykojë Hamzën vetëm sepse citon Maon. Po kush citon Napoleonin, a duhet tia kemi frikën? Po kush citon Sun Tzu-në e zëmë, a duhet ta shohim me dyshim?

  9. E majta teorike e shek. 20 eshte si Konti Drakula. Zor se ka per te marre fund ndonjehere pa ndryshuar gjera te pandryshueshme.

    Para ca muajsh ne nje rrethine te Vancouverit , ne Richmond, ngriten bustin e Leninit. Nuk e kam pare se si e ka doren, para , lart, poshte apo ne xhep. Por duke qene se Richmond eshte i banuar kryesisht nga kineze, shumica e te cileve jane nga Kina e madhe, besoj se do ta kene ditur si ta zgjedhin drejtimin e saj .

    Cdo shtet i fuqishem, burimin i madheshtise se vet e ka ne zhvillimin e menyres se prodhimit ne te, dhe tregtise, te cilat pasohen me vone me akumulim resursesh, me komunitete te mireorganizuara dhe te qendrueshme etj, etj. Ne shek. 20 si e majta, ashtu edhe e djathta, e ketu nuk hyn as Fashizmi dhe Nazizim, te cilat ne analize te fundit, kane origjinen ne idete e se majtes, paten kohe te mjaftueshme dhe territore te mjaftueshme per te vene ne jete dhe eksperimentuar me idete e tyre. U nuk e di se ne cfare Nirvana jetojne si “filozofi” kosovar, ashtu edhe disa nga komentuesit ketu, por a nuk jemi deshmitar okular te resultateve te ketyre eksperimenteve?

    Liberalizmi, thone, eshte reformimi protestan ne boten e politikes. Te dyja nje yll kane.

  10. Marredhenia mes teorise dhe praktikes njeh dy ekstreme si dhe nje te mesme te arte. Njeri prej ekstremeve eshte nje skepticizem i thelle Humean, qe e shikon teorine dhe praktiken krejt te ndara, filozofine e dikujt krejt te ndare nga menyra e jeteses. Te mendosh eshte te mendosh dhe te jesh eshte te jesh; cogito ergo sum, e pamundur. Fatkeqesisht, ekstremi tjeter i shikon keto krejt nje. Ne kete ekstremin e dyte hyjne te gjithe ata qe mendojne se kush filozofon perfundon merhum si Nietzche apo vret gruan si Althuser, dhe po ketu futen edhe paranojake patologjik si Hyllini qe mendojne se kush eshte Marksist sapo te marre pushtetin detyrimisht do ia mbylli gojen me cdo kusht kundershtareve, por hyjne edhe mendimtare sporadike si Xhaxhai qe mendon se kush citon Maon mbi te drejten per t’u rebeluar ndaj reaksionareve detyrimisht do dergoje ne ate bote 72 milion njerez. Frika nga totalitarianizmi ketu eshte aq ekstreme sa qe antitotalitarianizmi mund te arrije permasa totalitare.

    Ardian Vehbiu, tek Shqipja Totalitare, Ligjerimi Autoritar, thote:

    “Te shprehesh “beso e kontrollo, ka thene Stalini” do te thote t’ia lesh Stalinit kontrollin ndaj ligjerimit tend; po cili shqiptar do te guxonte pastaj te hynte ne debat publik me Stalinin?”

    Ky lloj shprehezimi, apo “theniezimi” e shnderron subjektin foles ne subjekt pushteti, thene ndryshe, individin e flet pushteti “njelloj sikurse i flet autori i nje romani personazhet e veta.” (po aty.)

    Po nje individ qe thote sot “beso e kontrollo, ka thene Stalini,” apo qe citon Leninin e Maon, cfare ndryshimi ka nga individi qe e thoshte ne kushte totalitare – duke pranuar per hir te argumentit se sot kushtet nuk jane totalitare? Besoj se do te thote, serish, t’ia lesh Stalinit kontrollin ndaj ligjerimit tend, vetem se jo nje Stalini qe kontrollon per se gjalli, apo nje Stalinizmi qe kontrollon me dhune totalitare, por nje Stalini absolutisht te vdekur dhe relativisht te percaktuar me te drejte si nje diktator brutal nga hstoria. Dhe besoj se nuk do kishte shqiptar qe nuk do debatonte me Stalinin dhe Maon sot ne publik.

    Mirepo frika mbetet, nje frike sa mistike, dhe sporadike – se invokimi i Maos, Leninit dhe Stalinit, eshte i lidhur ne menyre aq ilokutive me aktet e tyre – sa dhe frika se mos vertete do te te marre ndonje djall kur te mallkon plaka “te marrte djalli.”

    Ka tre lloj njerezish qe e kane kete frike. Dy prej tyre jane patologjik, nje pale qe vuan nga kompleksi i Krishtit si permbushes i profecise (ku hyn edhe Hyllini me profecite e tij antimarksiste), apo i Cezarit, “beware of the ides of March,” dhe nje pale tjeter po aq patologjike qe besojne se televizori, kompiuteri, librat, apo fundja edhe UFO-t, “u kane rrembyer mendjen kalamajve.” Eshte edhe nje kategori e trete qe ne pergjithesi tregojne mendim te shendetshem, por qe coku u rrembehet ndonjehere mendja dhe iu duket se aktori qe po loz Cezarin eshte Cezari vete. Keshtu edhe Xhaxhai, nuk argumenton me Hamzen, por debaton publikisht me Maon.

    E ku eshte Hamza ne gjithe kete? Karagjoz i pushtuar nga shpirti i Maos si c’eshte pushtuar se fundi neo-hegeliani i dalluar Hyllin nga Shpirti i Hegelit, apo master of puppets? Te qenurit bashke, thote, mjafton, dhe te qenurit bashke, teza e tij eshte kjo:

    “Ne, të gjithë, duhet të insistojmë jo vetëm në kritikën ndaj kësaj forme të reaksionit, por të krijojmë hapësirën tonë të veprimit politik e intelektual, e cila në strukturimin e vet do të ishte jo vetëm jashtë këtij spektri reaksionar, por në të njejtën kohë edhe kundër saj.”

    Dhe me nje sarkazem radikale pas kesaj te mesme te arte, shpall perbetimin kunder ketij “spektri reaksionar”:

    “Siç do të thoshte Mao, është e drejtë të rebelohesh kundër reaksionarëve!”

    Cfare eshte kjo? Shkelje syri ndaj maoisteve si pretendon Xhaxhai, apo shkelje syri ndaj atyre qe kane frike prej terrorit te shtetit absolutist sic ishte shteti i Maos dje dhe i EULEX-it sot?

    Shume u diskutua ketu mbi te vertetat e Maos, ca u besua e ca u kontrollua. Cudi, qe kur u pa shkelja e syrit, nuk u vu ne dukje edhe se reaksioni i Maos ndaj “reaksionareve” ishte pikerisht te qenit reaksionar fale ritheksimit se me shfarrosjen e “reaksionareve” gjerat me ne fund po shkonin mire nen Maon – ashtu si c’eshte mire Kosova nen EULEX-in per “shoqerine oportuniste civile,” me shfarrosjen e korrupsionit nje here, e pastaj te Vetvendosjes. Cudi qe nuk u mor njeri me faktin qe Mao eshte perfaqesuesi par excellence i reaksionareve, pikerisht “spektri reaksionar,” jashte dhe kunder te cilit Hamza kerkon te krijoje nje hapesire te veprimit politik dhe intelektual. Ama, u shkul veshi, ku me emocion, e ku pa emocion, se ky radikal i ri nuk njihka historine dhe Maon, e mbi te gjitha, se nuk merr parasysh forcen ilokutive te drunjeve gjuhesor kur ze ne goje kesi te mallkuarish.

    Ku eshte Hamza pra ne kete mes, individ qe e flet pushteti “duke e asgjesuar ne proces e siper,” apo individ qe hedh tezen per krijimin e nje hapesire politike dhe intelektuale jashte dhe kunder cdo pushteti totalitar? Kjo eshte ceshtja, por kur te mbarojme se debatuari publikisht Stalinin, Leninin, Maon, e me rradhe, sigurisht qe do i rikthehemi, mundesisht me ndonje te mesme te arte, per te perkufizuar hapesiren teorike, apo intelektuale, dhe hapesiren praktike, apo politike. Si fillim, propozoj qe besimi se, te invokosh, apo t’i referohesh Maos, Leninit apo Djallit shkakton probleme me te medha se vete problemi, propozoj pra qe ky besim te perjashtohet nga hapesira intelektuale dhe t’i percaktohet nje vend ne folklorin e plakave.

  11. ””Mos ki merak, di me siguri që Albini ka idhull Che Guevarrën. Thonë se posterin e mban te koka e krevatit. Për këtë, flije mendjen.””

    Epo atehere Vetevendosja eshte karagjozllek dhe me vjen vertet keq, qe nacionalizmi perdoret serisht per qellime komuniste.

    ””Megjithatë për të çelur një dritë diskutimi, a nuk mendon se pas fitores së pavarësisë, nacionalizmi kosovar, u konsumua? Dhe prioritetet janë hedhur në të tjera fusha?””

    Po ti njehere e di c’fare eshte ‘Vetevendosja’ apo ke qejf thjesht te besh muhabet ?

    Thelbi i Vetvendosjes eshte tamam sic e thote emri, populli ‘shqiptar’ ne Kosove te vendose vete per fatet e veta.
    Ky eshte pastertisht parim i epokes se kombeve (Versaja ne 1919 e kishte parim udherrefyes vetvendosjen, po aq sa vete OKB), pra nacionalist.

    Nuk e lexon se Hamzai, po u versulet nderkombetareve pikerisht duke i akuzuar si kolonialiste, dmth pushtues.

    Nje komunist, shqetesohet per masat, pa dallim etnik, ndersa Vetvendosja shqetesohet per shqiptaret ne Kosove, nuk i kercet per serbet apo magjypet.

    Prandaj nuk ka nje komunizem si pale dialektike ne Kosove, ka komunizem qe i eshte qepur nacionalizmit, sipas shembullit te partizaneve.
    Partizani lufton per atdheun, lufton per popullin shqiptar e me radhe. Ky individ nuk eshte revolucionar, ky tip eshte nacionalist i manipuluar nga doktrina komuniste.
    Ky tip nuk e jep jeten per Komunizmin, por per Atdheun.
    Revolucionari e jep jeten per Komunizmin .

    Kur them filozofia e shushunjes i referohem pikerisht, pamundesise reale te doktrines komuniste, per te qene pale e pavarur dialektike, sipas dialektikes hegeliane, por edhe nese e sheh realitetin shqiptar me logjiken formale, komunistet si fuqi e pavarur jane tertium non datur.
    Askush nuk do enderronte ti bente hesapet duke futur neo-marksistet si force reale.

    Prandaj ashtu si keta Mjaftistet deri dje ishin ne trupin e rrymes liberale dhe tani qe vrane trupin, duhet te hidhen ne nje trup tjeter.
    Perpara na mburrej Europa, sa e bukur eshte sa e drejte eshte, ne duhet te jemi si europianet, kurse tani shahet Europa para e prapa. Te vetmit qe shanin Europen deri dje ishin ata qe perdornin Fishten: Moj Europe, ti kurva e Motit, qi i re mohit Beses e Zotit.
    Tani po e bejne Europen telef, ata qe e ngriten ne qiell dje.

    • Po nuk them kot unë që çdo gjë që të duket e mirë ty, e pagëzon si nacionaliste.

      Pikërisht, parimi i vetvendosjes, është parim marksist. Kur Marksi psh thotë se “punëtorët duhet të zotërojnë veglat dhe ambjentet e punës”, si nuk do ishte pro zotërimit të territorit ku jetojnë? Dhe ky është argument më shumë për vetvendosjen, po kryesorja është që dihet ça mendonte Marksi për këtë punë. Madje, Lenini më duket e kishte kritikuar aneksimin e Kosovës nga Serbia, duke thënë se do ishte gjithnjë gjëmb që do i çponte serbët.

      Unë gjithashtu, nuk të thashë kot se idhull ka Che Guevarën. Che-ja çfarë bëri? Luftoi kundër kolonizimit të Amerikës Latine.

      Nuk ishte faji i komunistëve partizanë që vendosën të luftonin fashizmin, por më tepër gabim trashanik i të ashtuquajturve nacionalistë, që bënin aleancë me pushtuesin.

      Më duket tejet e habitshme që më tej ti i quan si manipulues, kur këta dalin haptaz në bindjet që kanë. Hamzës sia bën syri tërr kur citon Maon. As komunistët e hershëm, nuk i fshehën ndonjëherë qëllimet e tyre.

      Është akoma më e habitshme që ti i bën bashkë me “Mjaftin” e hershëm, kur Hamza në shkrim, pikërisht homologët e tyre në Kosovë, i cilëson si reaksionarë!!

      Më tej pastaj, “Vetvendosja”, është lëvizja e vetme civile pastërtisht shqiptare, me autoritet burimor dhe përkrahjen e masave.

  12. Lulian sa te di mor aman, edhe ti edhe snox-i i kerkuat argumentim xha xhait, jo ad hominem, tani ben nje gjykim permbledhes dhe thua:

    ””Ne kete ekstremin e dyte hyjne te gjithe ata qe mendojne se kush filozofon perfundon merhum si Nietzche apo vret gruan si Althuser, dhe po ketu futen edhe paranojake patologjik si Hyllini qe mendojne se kush eshte Marksist sapo te marre pushtetin detyrimisht do ia mbylli gojen me cdo kusht kundershtareve””

    Po ketu ska ndonje gje per paranojak. Eshte vete filozofia e Marksit, qe ne kritiken ndaj dialektikes hegeliale thote:
    Nese ka dy pale qe perlasen, zgjidhja eshte asgjesimi i njeres pale.
    Cti bej une qe sinteza marksiste eshte asgjesimi i pales kundershtare.
    Pranojak ti ketu quaj Marksin, jo mua.

    Nuk e shpiku Lenini asgjesimin e kundershtarit, ate e thote zeshem vete Marksi;Lenini e te tjeret ia pershtaten realiteteve ku jetuan.
    Koncepti i Luftes, thote pikerisht qe paqja (e zgjatur) vjen kur asgjesohet kundershtari, Lufta e Klasave, thote se duhet asgjesuar kundershtari. Ketu merru me Marksin,jo me mua.

    ””’E ku eshte Hamza ne gjithe kete? Karagjoz i pushtuar nga shpirti i Maos si c’eshte pushtuar se fundi neo-hegeliani i dalluar Hyllin nga Shpirti i Hegelit”’

    Prape me spond. Dobesia ime per fundin e Historise, nuk eshte qellim ne vetvete, por nevoje per te kuptuar dicka mbi logjiken e Historise dhe c’mund te zbulohet mbi fatin e shqiptareve. Neo-Hegelian nuk ben aspak per mua , eshte nje ad hominem meqe neo-hegelianet e djathte jane fashiste.

    Une e di qe sta mban me balle per balle, po te pakten ne te njejten teme mos kerko te besh priftin; bej si them une e mos bej si bej une.

    ””Ne, të gjithë, duhet të insistojmë jo vetëm në kritikën ndaj kësaj forme të reaksionit, por të krijojmë hapësirën tonë të veprimit politik e intelektual, e cila në strukturimin e vet do të ishte jo vetëm jashtë këtij spektri reaksionar, por në të njejtën kohë edhe kundër saj.””

    E ca eshte kjo, hajde krijojme antitezen mbi baza marksiste.
    A nuk je ne gjendje vertet te kuptosh, ashtu sikunder nuk kupton Hamzai, se antiteza ndaj EULEX-it, nuk mund te jete e mbeshtetur ne perplasjen i pasur-i varfer, por sundimtar i huaj- i sunduar vendas.

    Ti e sheh realitetin per qefin tend dhe i vendos palet perplasese po sipas qejfit tend.

  13. “A nuk je ne gjendje vertet te kuptosh, ashtu sikunder nuk kupton Hamzai, se antiteza ndaj EULEX-it, nuk mund te jete e mbeshtetur ne perplasjen i pasur-i varfer, por sundimtar i huaj- i sunduar vendas.”

    Balle per balle ne nuk mund te flasim deri sa te kuptosh qe perplasja i pasur/i varfer nuk dallon nga perplasja sundimtar/i sunduar, i huaj/vendes, sundimtar vendas/i sunduar i huaj, apo sundimtar i huaj/i sunduar vendas, dhe deri sa te kuptosh qe gjithe keto dialektika hegeliane apo marksiane nuk jane vecse funde formale te historise perballe nje fundi me thelb reciprocitetin e njohjes te se huajit si njeri me te njejtat domosdoshmeri jetike si vetvetja (sipas Hegelit) pavaresisht ne qofte ky njeri Shqiptar, Kosovar, apo Amerikan; apo perballe nje fundi me kushte te barabarta materiale (sipas Marksit, gje qe eshte e njejta gje me reciprocitetin e Hegelit).

    Pra deri atehere kur te arrish te flasesh mbi Marksin pa paragjykime formale, pa i veshur mantel luftarak kundershtarit ne debat, pa e pigeonhole tjetrin neper izmat e tua te rradhes, pa paranoje dhe klithma histerike per rrezikshmerine asgjesuese te tjetrit bazuar ne kostumin qe mendon se ka veshur, pa pare uniformen e tij por ate vete, dhe deri atehere kur te arrish te kuptosh qe, sundimtar i huaj apo sundimtar vendas, reciprociteti nuk arrihet dhe sundimi mbetet po aq sa mbetet e paperfunduar dialektika hegeliane, nuk shoh asnje arsye pse mos te te thumboj me spond.

  14. ”’Pikërisht, parimi i vetvendosjes, është parim marksist. ”’

    Perpara pohimeve te tilla ngelem pa fjale. Te quash romanticizmin europian, qe i dha jete Europes se Kombeve, te bazuar ne nje parim marksist, vallaj as vete Marksit sdo i kish shkuar ndonjehere neper mend.

    ””’Nuk ishte faji i komunistëve partizanë që vendosën të luftonin fashizmin,””

    Po ca spektakli i ben historise me hej. Ne Shqiperi nuk u luftua fashizmi prej komunisteve por italiani prej shqiptareve. Parazitizmi komunist dje, ashtu sikunder sot, pretendon te legjitimoje veten. Leqe as vete Partia ne filmat me partizane nuk guxonte ti nxirrte partizanet komuniste, i vetmi komunist ishte komisari qe u mesonte partizaneve sa i mire ishte komunizmi. Shumica derrmuese s’dinte as shkrim e kendim o derebard(h)e.

    ””Më duket tejet e habitshme që më tej ti i quan si manipulues, kur këta dalin haptaz në bindjet që kanë. Hamzës sia bën syri tërr kur citon Maon. As komunistët e hershëm, nuk i fshehën ndonjëherë qëllimet e tyre””

    Ore, po do u japim tokat e do hani me luge floriri ca e quan ti ? Cekun e bardhe e kane shpikur te paret komunistet ne kete ane te globit.
    Ti perfytyro qe edhe sot, kohe te tjera ne cdo aspekt, te derrmoni me rrena.

    Hamzes s’ia ben syri terr, se vertet Hamza, Maon, Marksin dhe Zizekun citon perhere, vetem se sot dynjaja e di c’eshte diktatura e proletariatit, e ka hequr ne kurriz. Ne Shqiperine e L2B, Hamza do kish bere para ne grupin udheheqes me njohurite mbi klasiket e komunizmit.

    ””Më tej pastaj, “Vetvendosja”, është lëvizja e vetme civile pastërtisht shqiptare, me autoritet burimor dhe përkrahjen e masave.””

    Pikerisht eshte ‘pastertisht shqiptare’ dhe ka perkrahjen e shqiptareve.
    Nuk e di sa e lexon Albinin, une e ndjek sa mundem,dhe te gjesh te cituar klasike te komunizmit ne shkrimet e tij eshte e pamundur (te pakten jo ato qe kam lexuar une).
    Krejt ndryshe eshte me Hamzane, duket sikur ka dale nga Shkolla e Partise.
    Po le te dalin derezinjte me vete, ti bien kapitalizmit perendimor nga pozita internacionaliste, po ua mbajti, kuptohet.

    • Jo, mos e ngatërro kaq lehtë. Mos ngatërro atë parim, sipas të cilit masat vendosin mbi qeverisjen e vendit ku jetojnë, me formimin e shteteve nacionale. Nacionalizmi, për një pjesë të Evropës, rezultoi më i fortë, po mos harro pjesën tjetër.

      Ai është parim marksist, por i ndryshëm në identifikim nga Evropa e kombeve.
      Do argumente të tjera mbi këtë? Të jap unë sa të duash.

      Pas pavarësisë së Kosovës, një pjesë e të majtës greke, u gjend në kundërshti tamam me atë parim. Sepse nuk i shkon një të majti të dalë mbi vullnetin e popullit që dëshiron të vetëvendosë. Dmth të zgjedhë vetë. Dhe për këtë të majtëve grekë, iu desh të bënin ca alkimi argumentash ku ndër të tjera thoshin se Marksi e mbështeste por… dhe këtu shtonin: ç’do të bëhet po të duan dhe të tjerë? Shumica shqiptare e Kosovës është përftuar në mënyrë të padrejtë etj. Ama, në interpretimin e vetvendosjes, shikonin një ngërç.

      Tjetër… gjatë periudhës së pushtimit gjerman, në rradhët e ELLAS që ishte ushtria e komunistëve grekë, ka patur edhe çamë, edhe maqedonë, edhe bullgarë. Madje madje, vetë revolucioni i pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, interpretohej si revolucion nga masa të pakënaqurish arvanitësh, grekësh dhe maqedonësh etj. Dmth ia kanë ulur vlerën nacionalitetit dhe e kanë përshkruar në mënyrë marksiste: masa njerëzish të pakënaqur.

      ***
      Prapë edhe te pjesa tjetër ngatërrohesh, me dëshirë mbase?

      Kape dhe pjesën tjetër te postimi im, atë të bashkëpunimit të ballistëve me gjermanët. Që të zbërthesh këtë tani, mund t’i referohemi ca Machiavelit që thotë se përballë armikut të jashtëm, ata që janë brenda, kanë tendencë të bashkohen. Ishin më të afërt komunistët ndaj këtij parimi, sesa nacionalistët që u bashkuan me pushtuesin. Nuk të duket më shumë faj i këtyre sesa oportunizëm i komunistëve? Ty të duket gjë e vogël, akoma edhe sot, të bësh luftë të organizuar ndaj një pushtuesi? A mos vetëm nëpërmjet dëshirës dhe luftës, e ke të siguruar pushtetin më pas?

      Dhe tjetra, kur nuk dinin shkrim e këndim, sa nacionalistë mund të ishin vërtet?

      Siç shkruan edhe sot Saktivista, ndaj pushtuesit, është e LLOGJIKSHME të rezistosh, kaq mjafton e nuk duhet më.
      Komunistët, realizuan llogjiken.

      Po më tej, ata që nuk dinin as shkrim as këndim, mos nuk u dukej shumë të kishin të drejta? Të drejtë toke, të drejtë vote. Po as këtu sta ka fajin komunizmi, por tepria e pushtetit të elitave të atëhershme. Nëqoftë se kërkohet morali, mbi veprat që ka bërë Mao, Lenini etj, është pikërisht këtu, te shfrytëzimi që u ishin bërë masave.

      Po kujdes! Se kjo nuk duhet ngatërruar me kohën e sotme. Të citosh diçka të ndodhur në kontekstet e të djeshmes, nuk do të thotë se kërkon ta ripërsëritësh atë në aktualitetin e të sotmes. Unë i thashë Xhaxhait, na bëni të paguajmë me çmimin e sotëm të tregut.

      ***
      Ndiqe Albinin te intervista e fundit që është postuar te Peshku, për të parë nëse dallon majtizëm aty apo hiç fare. Konkretisht Albini, ishte kundër privatizimit të shumë ndërmarrjeve tani për tani shtetërore në Kosovë.
      Gjithashtu në një moment, akuzoi dikë se kërkonte të mbillte panik duke quajtur “rrezik çeguevarist”. Pastaj më thuaj.

  15. ””’perplasja i pasur/i varfer nuk dallon nga perplasja sundimtar/i sunduar, i huaj/vendes, sundimtar vendas/i sunduar i huaj, apo sundimtar i huaj/i sunduar vendas””

    Po si ore nuk dalloka, ti si e lexon historine, me ate me xham apo me ate pa xham ?

    ””nje fundi me thelb reciprocitetin e njohjes te se huajit si njeri me te njejtat domosdoshmeri jetike si vetvetja (sipas Hegelit) pavaresisht ne qofte ky njeri Shqiptar, Kosovar, apo Amerikan; apo perballe nje fundi me kushte te barabarta materiale (sipas Marksit, gje qe eshte e njejta gje me reciprocitetin e Hegelit).””

    Ca kot ti, une te ftoj ne perballje ti me tregon dokrra. Per Hegelin Absolutja arrihej fale sintezave te njepasnjeshme, deri tek sinteza finale, ku arrihej te realizohej shpirti i botes, por sintezat ishin te natyrshme, filozofia vetem ‘vezhgon’ arritjen tek sinteza, nuk ndikon.
    Diferenca me Marksin eshte humnerore.

    Nderkaq ne kete muhabet thelbesh ku ja mbeshtjell si kau peles, une mund te rendis nja 20 filozofi para-marksiste ku thelbi eshte barazia, vellazeria, liria e gjera te ngjashme.

    ””Pra deri atehere kur te arrish te flasesh mbi Marksin pa paragjykime formale, pa i veshur mantel luftarak kundershtarit ne debat””

    Po cfare paragjykimesh, Marksi i ka thene me gojen e tij, tani vjen ti apo kushdo qofte dhe me thua mos permend asgjesimin marksist te kundershtarit. Po ajo eshte esenciale, se perca duhet diktatura e proletariatit, ja per kete pune duhet, te asgjesojme palen tjeter dialektike.

    A nese sdo kish diktature proletariati teoria jam dakort, perplasja kapitaliste – punetore, sinteza komunizmi. Keshtu bejne socialdemokratet, komunizmi do vije vete thone, se komunizmi perfaqeson sintezen, pra pa ndermjetesimin e diktatures se proletariatit.

    Po ku bie dakort dot ti apo te ngjashmit e tu, ju doni diktature proletariati mer filan.

    Pavaresisht se me duket e thjeshtuar dhe vetem per nje pjese te globit, nga pikepamja formale mund edhe te thuhet qe:
    Skllavopronar- skllav -> sinteza rendi feudal- Feudal-bujkrob -> sinteza rendi kapitalist.
    Mirepo duhet te jesh Profet ne kuptimin fetar nese hapin tjeter e quan fundin e historise dhe sintezen finale, dmth:

    Skllavopronar- skllav -> sinteza rendi feudal- Feudal-bujkrob -> sinteza rendi kapitalist- kapitalist -proletar -> komunizem = fundi i historise, realizmi i shpirti te botes, sinteza finale.

    Kjo sepse nuk ka asnje arsye pse te mos deklarojme injorancen tone ne njohjen e se ardhmes dhe t’ja leme fallxhoreve e profeteve ate pune:

    Skllavopronar- skllav -> sinteza rendi feudal- Feudal-bujkrob -> sinteza rendi kapitalist- kapitalist-proletar > sinteza e panjohur.

    Se kuptoj cdo ti me artin e hedhjes se fallit. Nese komunizmi eshte sinteza e ardhshme, na ngelet te presim e ta shohim.

  16. Lexoj argumentet e bashkëbiseduesve në këtë debat dhe mrekullohem me indulgjencat post mortum që shpërndahen për Leninin, Maon dhe Hoxhën nga një grupim rinor, të cilin nuk e përbashkon epiteti naiv sepse të informuar.

    U mundova t’i justifikoj këta kalorës të marksizëm-leninizmit maoisto-enverist me epitetin idealistë – dhe me gjithë dëshirën e mirë për t’i mirëkuptuar – duket se idealizmi për këtë grupim rinor të informuar nuk është tjetër veçse mbrojtja dhe justifikimi i krimeve kundër njerëzimit dhe identifikimi me ideologjinë në emër të së cilës u kryen, së bashku me autorët e tyre.

    Në këtë këndvështrim, dallimi midis këtyre grupimeve rinore të vetëcilësuar romantikë apo idealistë e që proliferojnë kudo nëpër botë dhe grupimeve rinore po aq romantike dhe idealiste që identifikohen, mbrojnë dhe jusftifikojnë krimet e ideologjisë së nazizmit, është i paqenë.

    Ndërsa për grupimet rinore romantike që indentifikohen me krimet dhe ideologjinë naziste dhe rradhiten si trashëgimtarë të saj ekziston një konsensus global që i stigmatizon si të rrezikshëm për fatet e njerëzimit, ky konsensus global mungon për grupimet romantike që identifikohen me krimet kundër njerëzimit të ideologjisë marksite, paçka se shumë herë më masive numerikisht dhe gjeografikisht.

    Aryeja themelore e mungesës së këtij konsensusi global për rrezikshërminë e lartë të grupimeve romantike marksiste, gjendet kryesisht tek mungesa e vullnetit politik dhe institucional për t’i dënuar qoftë edhe me një gjyq shëmbullor dhe simbolik krimet masive kundër njerëzimit që frymëzohen globalisht nga ideologjia marksiste, të paktën që prej një shekulli.

    Qytetërimi perendimor, nëna e ideologjive kapitaliste dhe kolonialiste, po aq sa marksiste dhe naziste, duke refuzuar ta kryejë këtë pastrim të vetvetes nga krimet e ideologjisë marksiste, dënoi dhe zhvlerësoi vetëm alternativën e ideologjisë naziste si jo legjitime për të konkuruar me atë kapitaliste dhe kolonialiste dhe vlerësoi si cilësore dhe të denjë për opozitë karshi hegjemonisë kapitaliste dhe kolonialiste ideologjinë kriminale marksiste.

    Asyet e përzgjedhjes e ideologjisë marksiste në dëm të asaj naziste si alternativë për ato kapitaliste dhe kolonialiste, po ua ngarkoj si detyrë shtëpie ithtarëve dhe trashëgimtarëve romantikë të ideologjisë përkatëse – i bindur sakaq se detyra në fjalë mbebet një lodër fëmijësh për djelmosha kaq të lexuar.

    Megjithatë, dëshiroj t’u kujtoj këtyre djemve romantikë e idealistë marksistë të fillimshekullit XXI se, këto treva i njohin mirë krimet kundër njerëzimit të romantikëve dhe idealistëve katilë, të cilët shkatërruan kombin, shtetin dhe shoqërinë shqiptare me romantizmin dhe idealizmin marksist.

    U kujtoj gjithashtu se gjithë këto krime në këto treva kanë mbetur ende pa u dënuar.

    Dhe i pyes, e keni matur mirë takatin që keni për t’i mbajtur në kurriz këto krime me të cilat identifikoheni kaq lirshëm?

    Liria e një populli dhe aspirata për të është një e drejtë e natyrshme njerëzore dhe as mbrohet e as argumentohet dot me ideologji parafabrikate temporale që u shërbejnë vetëm atyre që i krijojnë për të kontrolluar më mirë mendjet dhe shpirtrat e aspirantëve për çlirim.

    • “Lexoj argumentet e bashkëbiseduesve në këtë debat dhe mrekullohem me indulgjencat post mortum që shpërndahen për Leninin, Maon dhe Hoxhën nga një grupim rinor, të cilin nuk e përbashkon epiteti naiv sepse të informuar.”

      Keta jane vertet “romantike”. Per fatkeqsine e tyre s’gjejne dot perkrahje aktuale (pervec ne internet) jo vetem ne shoqerine tone shqiptare qe e ka vuajtur me shume se kushdo tjeter komunizmin, po as referenca ne ndonje vend me prokopi ne bote, pervecse ne vende si Kuba apo Koreja e Veriut.

      Ne kete deshperim pastaj mundohen ti faturojne vendeve perendimore baza marksiste dhe komuniste (i.e. ‘bej mire’ eshte marksiste, e tha Marksi i pari lol), te njejtave vende qe e kane zene me gure komunizmin shume para se te permbysej ne Evrope, shume me pare se deshtimi i atij sistemi dhe atyre parimeve te provohej katerciperisht.

      Dmth nga faqe interneti shqiptare keta duan ti mbushen mendjen vendeve perendimore qe ato ne fakt kane baza marksiste, se i duhet nje baze ku te shkelin.

      Eshte si perpjekja e ndonje “shpikesi” me projekte dhe ide ne te cilat shtjellon se rrota ne forme katrore eshte me e mire se rrota e rumbullaket.

      Pra per keta rrota, rrota nuk eshte shpikur akoma, projekti i rrotes katrore eshte keqperdorur deri tani dhe keta me revolucionin internetor do ti tregojne botes se mund te vozite me bukur mbi rrota katrore.

      P.S. Lubonja ka nje artikull ku analizon ngercin aktual politik dhe perdor si reference Maon.
      http://perpjekja.blogspot.com/2010/02/revolucianare-pa-ideal.html

      Mbase eshte krejt rastesi, por me la pershtypjen sikur e ka marre nismen (per te perdorur Maon ne shkrim) nga ky shkrim dhe keto debate, pasi dhe analiza e tij me duket me shume ‘nyja te palidhura’ te sajuara aty per aty.

      • Si ske heq dorë nga bishtat mo Xhibo? Të mjafton të ngjitesh si rrodhe pas dikujt tjetër, për të kundërshtuar komente të tjetër kujt, që janë vetë prezentë e mund t’i citosh drejt për drejt.

        Po më bën jashtë mase përshtypje, aq sa po filloj të mendoj, se ke frikë të na citosh.

        Të mos i futem pastaj forcës së argumenteve që përdor. Që nga reductio ad absurdum te ky posti (më duhet të them se është fallacy e preferuara jote kjo, e përdor kudo), e deri te ai postimi më lart, që është i mbushur me loaded questions. Këtë të fundit nuk e mësove që nuk e mësove një herë tamam.

    • “Dhe i pyes, e keni matur mirë takatin që keni për t’i mbajtur në kurriz këto krime me të cilat identifikoheni kaq lirshëm?”

      Ky eshte terror ideologjik i paster, kercenim fleterrufe. Ku eshte identifikimi me krimet? Kush po e ben kete identifikim? Se te thuash qe Agoni po vet-identifikohet me Maon meqe e ka cituar, i bie njesoj si te thuash qe ti vet-identifikohesh me Enver Hoxhen meqe te dy flisni shqipen standard.

      • Po kësaj përgjegjësie nuk i shpëton dot, o Lulian, kur i referohesh Maos si autoritet; madje edhe sikur të jesh aq i paditur, ose aq gdhe, sa të mos kesh dëgjuar kurrë për krimet e Maos dhe të mësuesve të Maos.

        Historia e ka gjithnjë një përmasë etike; dhe kjo citohet mes dobive që sjell si dije. Lexo “Jetët paralele” të Plutarkut, nëse nuk më beson. Gjithashtu, ka krime që është krim të harrohen, sepse ashtu mund të përsëriten. E di që po them banalitete, por konteksti që krijon ti është vetvetiu banal.

        E përmenda edhe diku tjetër, se Maoja shoqërinë civile ‘reaksionare’ e trajtonte me metodën e trekëmbëshit. Nëse dikush thotë ose insinuon se shoqërinë civile reaksionare, në Kosovë ose kudo gjetiu, duhet ta luftojmë sepse Maoja ka thënë që ‘është e drejtë të rebelohesh kundër reaksionarëve’ (tjetër banalitet i kulluar, ose simplizëm si ato që veç një Mao mund të nxirrte nga goja), atëherë krimet që ka bërë Maoja, duke luftuar pikërisht këta reaksionarë, nuk mund t’i shpërfillësh dot më.

        • Xhaxha, nuk jam kunder permases etike te historise, por kam frike se ne kete debat kjo permase po degjeneron ne etiketime. Nese do flasim seriozisht per permasen etike te historise atehere duhet te lejojme konceptin se maoizmi nuk eshte nje, ashtu si marksizmi nuk eshte nje, apo sic pyet Derrida Fukuyamen kur ky i fundit pretendon se teorite e Marksit kane deshtuar: per cilin Marks e kemi fjalen? Keta jane master signifiers, e thashe qe ne fillim, te cilet nuk mund t’i ndajme aq kollaj ne morsa etike kur invokohen ne nje kontekst historik te hapur si dhe eshte gjendja aktuale ne Kosove dhe kudo ne bote. Permasa etike e historise duhet ta lejoje nje lloj hermeneutike te hapur ne me shume se nje drejtim. Fakti qe fokusi i Hamzes eshte ajo cka ai koncepton si reaksionare ne Kosove, dhe jo karakteri i Maos, nuk do te thote se eshte shperfillur permasa kriminale e Maos. Ama, qe te fokusohesh kaq fort tek permasa kriminale e Maos, i bie qe te shperfillesh ate qe Agoni po perpiqet te sjelle ne fokus, te lexosh jo ate qe ka thene, por ate qe ke frike se mos ka thene. Kjo frike, prudence, apo ku di une si t’a quaj, eshte legjitime per sa kohe konteksti etik dhe deri tani i pergjegjshem i vetvendosjes nuk eshte ne fokus. Por nese ky kontekst eshte ne fokus, atehere pergjegjesia nuk eshte e Hamzes, pasi i vetmi autoritet qe ky invokon eshte konteksti i vetvendosjes. Dhe nese ti vazhdon te kesh frike se mos Hamza ka invokuar autorin e krimeve masive Mao, Lenin, apo Pinochet, pergjegjesia eshte e jotja ne rradhe te pare per ngaterrimin e konceptit te autorit te nje krimi me ate cka realisht mund te quhet autoritet ne shkrimin e Hamzes, dhe qe ne kete rast, e perseris, eshte i vetmi autoritet, vetvendosja. Shkurt, pergjegjesia eshte e jotja per nje lexim jo aq bujar sa ceshtja e meriton.

          • Të jap të drejtë për këtë: fokusi im është citimi i papërgjegjshëm i Maos si autoritet filozof në lëmin e politikës dhe të sociologjisë, pavarësisht nga kush e bën citimin; Hamza u soll këtu nga unë si specimen i një aberracioni intelektual që kam ndërmend ta luftoj me sa të mundem (si aberracion), por si autor përndryshe nuk më intereson, as më duket se kanë ndonjë farë relevance marrëdhëniet e tij dhe të shkrimeve të tij me filozofinë që frymëzon lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë.

  17. Bën vaki unë jam akoma më radikale se Agoni, Snoxi, Luliani dhe J. Po pse, nuk e dinte Agoni që ky do të ishte çmimi i çlirimit? Lulëzimi i kësaj shoqërie civile, mes të tjerash. Po pse, kaçabombardierët iu vërsulën Beogradit për hirin e Lidhjes së Prizrenit apo për hirin e Grykës së Kaçanikut? Vetëm më romantikët mes shqiptarëve, përshirë këtu edhe Kadarenë, nuk mund të mos i parashikonin pasojat afatgjata, të cilat janë pikërisht ato që analizon Hamza dhe me përfundimin e të cilit unë jam katërcipërisht dakord. Shkurt, dua të them, që mbasi ke qitur me pushkë nga ballkoni nga qejfi i pavarësisë, kur të nesërmen të zbulosh se nuk ke qenë kurrë më i varur se sot, i varur, i ndërvarur dhe i bashkëvarur, sigurisht, hapi i parë është ai i ndërgjegjësimit mbi gjendjen aktuale, por hapi i dytë do të duhet të jetë ndonjë lloj reflektimi mbi largpamësinë që karakterizon klasën politike shqiptare.Për të kaluar nga violina e Qemalit dhe Qortimet e Vjeshtës drejt krijimit të një hapësire veprimi politik dhe intelektual. Sigurisht që Agoni nuk kishte si ta dinte, as ne nuk e dinim, por pikërisht se zotëron aftësi analitike te konsiderueshme, shpresoj të hetojë në mënyrë origjinale shkaqet dhe jo vetëm fenomenet. Ka shumë pak gjasa që Agoni të më përgjigjet mua këtu, prandaj dhe po i lëshoj në hapësirë këto pyetje, me shpresën që, si gjithmonë, do e kapim mendimin e tjetrit dhe nuk do merremi me efekte anësore të mendimit.

    Reaksionarët janë tigra prej letre? Jo, këtu edhe unë kapllohem nga pesimizmi më i thellë, nuk janë prej letre. Janë nga ata të veprave dhe jo nga ata të fjalëve. Na lënë edhe të harlisemi sepse e dinë që, për momentin, ne duhet të kacafytemi akoma me Hyllinin, të cilit i ka ngelur ora tek ora e shëmbjes së Murit dhe nuk kupton që ne kurrë nuk do e kalbnim në burg; shumë shumë do e sikterosnim në Siberi, që të pinte për shëndetin tonë. Bëj shaka Hyllin, cinizmi shpesh është shenjë ndjeshmërie të tepërt dhe jo ligësie.

    Nejse, se prej çfarë janë tigrat, kemi gjithë jetën përpara për ta kuptuar. Masat do të jenë më të fuqishme në një të ardhme afatgjatë? Shumica dërrmonjëse? Ato që rrethuan qytetin rrezik, ato? Mundet por tani për tani i gjen duke gëluar rrotull shoqërisë civile, duke vrarë tinëzisht njeri-tjetrin dhe në thelb të zënë me trafiqet e allishverishet që, sigurisht, i ndihmojnë për të mbijetuar. Shpresoj të jem duke gabuar.

    Krijimi i një hapësire veprimi intelektual jashtë spektrit reaksionar? Sigurisht. Paradoksalisht në këtë kontekst kundërshtimi, këtë e bën Xha Xhai dhe autorë të tjerë të këtij blogu. Por është diçka që e marrim për të mirëqenë, nuk e vëmë kurrë në diskutim, ndryshe nuk do mblidheshim me kaq gaz dhe hare këtu. Njëherë Xha Xhai ka thënë, në mos gaboj, që një brez i caktuar i ka mbijetuar një traume të rëndë. Duke na testuar tëmthin, besoj se po e shprehim qartë që breza të tjerë ndjehen sikur i kanë mbijetuar Hiroshimës dhe Nagasakit bashkë.

    Tani, o Hyllin, a mendon se ka ardhur koha që të shkëputesh edhe ti nga rrënojat e Murit e të kalosh tutje, andej ose këndej Murit, nuk ka rëndësi. Nga të duash ti, mos ki frikë, këndej nuk të gjen gjë, andej nuk e di.

  18. Disa herë, nga disa palë në debat, m’u tërhoq vëmendja për ‘impuritetin’ e argumentit, ose disa shkarje logjikisht të papranueshme – si argumentimi ad hominem, sentimentalizmi, pozicionimi etik (high moral stand), inkonsistenca.

    Unë pyes edhe një herë: a mund të shmanget gjykimi dhe pozicionimi etik, kur flitet për Maon si filozof politik dhe politikan, krimet e të cilit, gjatë veprimtarisë së tij politike, nuk i mohon njeri?

    Unë besoj se nuk mund të shmanget.

    Politika nuk është logjikë e ftohtë, por edhe dialog i përhershëm midis së mirës dhe së keqes. Nëse Maoja u vinte zjarrin tigrave prej letre, dhe Hamza tani na kërkon ta luftojmë shoqërinë civile, sepse është reaksionare dhe reaksionarët, sipas Maos duhen luftuar, është e tepërt që unë si lexues të shqetësohem, se kjo që bën Hamza është edhe thirrje për dhunë maoiste?

    Ironia këtu vjen edhe ngaqë kërkesa për konsistencë logjike të pozicionit tim, si liberal, më vjen nga një palë që, kur ka pasur pushtetin, gjëja e parë që ka bërë ka qenë të heqë qafe palën liberale, duke e dërguar sipas rastit të hapë kanale ose të punojë në orizoret.

    Këtë snox e quan ‘një lloj argumenti ad hominem të përzier me reductio ad hitlerum’; ja shpjegova që nuk është i tillë, sepse Hitlerumin e solli Saktivista, nëpërmjet gojës së autorit Hamza. Më pas, përsëri snox tha se ‘të pretendosh se citimi i Maos deligjitimon argumentin, sepse Mao ka vrarë, është reductio ab absurdum si edhe red herring. Natyrisht nuk është vijim i predikatit logjik.’

    Për mua, përsëri, nuk është kështu. Por, edhe një herë, më tërheq vëmendjen rigoroziteti logjik i snox, të cilin – të jetë e qartë për këto – unë nuk e ngatërroj kurrsesi me Hamzën.

    Vetëm se më bën përshtypje edhe që, në po atë ndërhyrje, snox shkruan:

    kush mban pergjegjesi per tim gjysh qe luftoi per clirimin e shqiperise e tashme defamohet ne emer te nje gjykimi postum mbi ate cka ne do te donim te ishte lufta e tyre? kush mban pergjegjesi per tim ate qe nuk ka mundesi te paguaje per operimin e zemres se tij dhe eshte praktikisht i denuar me vdekje?

    Duke sjellë, edhe ai, pasi më ka dhënë mua një leksion në logjikën formale, përvojën e vet personale si argument; edhe pse më lart mua m’u kërkua të mos e bëj këtë.

    Gabim? Natyrisht, por gabim i atyre që besojnë se personalja mund të mbahet jashtë këtij debati. Edhe unë mund ta kritikoja argumentin e snox me gjithfarë etiketash të manualeve të logjikës së diskursit, por nuk mund ta bëj dot; sepse unë kam empati për hallet e tij, disa i kam përjetuar edhe vetë, të tjera i përfytyroj sepse jam njeri, jo faktor ekonomik abstrakt i modelit marksist, as njësi statistikash staliniste-maoiste.

    Ky është edhe dallimi, nëse mund të shprehem kështu, midis argumentit të snox dhe atij të Hamzës; ky i dyti tingëllon skolastik (qofsha i gabuar), pothuajse mesjetar, pjellë e një debati në rrethin e filozofëve të rinj, në një kohë që snox sjell këtu një problem real, të cilin nuk e kundërshtoj dot me reductio dhe ad hominem.

    Njerëzit sot në Shqipëri (dhe në Kosovë) vuajnë; dhe fajtorët për këtë vuajtje duhen kërkuar patjetër, qoftë edhe me anë analizash marksiste. Unë mendoj se fajtori kryesor është prapambetja e shoqërisë shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe dominimi i jetës publike nga figura e kriminelit, jo nga ligji. Gjithashtu mendoj se kjo situatë është mundësuar nga adoptimi, njëlloj kriminal, i formave dhe recetave të skajshme të ekonomisë së tregut dhe të neoliberizmit, të sugjeruara nga faktorë të jashtëm dhe institucione ndërkombëtare të cilat kudo ku shkelin, nuk mbin më bar.

    Le të diskutojmë për këto gjëra. Ne këtu në PTF kemi diskutuar dhe do të diskutojmë gjerësisht. Por futja e Maos si autoritet në debat është diçka tjetër; sepse ky debat me Maon nuk lidhet fare, përveçse në ndonjë disertacion, ku dikush mund ta sjellë gjendjen e sotme në Kosovë si ilustrim të kësaj apo të asaj teze të Maos. Të thuash se historia prodhohet vetëm e vetëm për t’u dhënë të drejtë tezave spastike të një klike vrasësish kalkulativë, si Stalini, Maoja & Co.

    Dy fjalë edhe për Gazetën dhe blogun Saktivista.

    Është një prani e mirëseardhur në mediat shqiptare, sepse ofron një pikëvështrim të shëndetshëm për debatin.

    Pozicionohet haptazi si marksiste, çka nuk përbën kurrfarë problemi.

    Por shkrimi i Hamzës që botohet aty nuk është shkrimi i një marksisti për lexuesin me simpati ose bindje të majta; por – aty ku citohet Maoja të paktën – është më tepër letër e një komisari, drejtuar celulës komuniste.

    Një gjë është të mbrosh pozicionin marksist në debatin publik, një gjë tjetër është të botosh letra komisarësh për grupin e militantëve.

    Hamza nuk ka nevojë t’ia tregoj unë që emrat e autoriteteve në tekst janë edhe shtyllat mbi të cilat ndërtohet ura e tekstit me lexuesin. Një shkrim që i referohet Maos dhe e përdor për argument, është një shkrim që u drejtohet lexuesve që e njohin Maon dhe e pranojnë si autoritet filozofik.

    Këta lexues, në hapësirën shqiptare, nuk duhet të jenë më tepër se katër ose shtatë.

    • “Por shkrimi i Hamzës që botohet aty nuk është shkrimi i një marksisti për lexuesin me simpati ose bindje të majta; por – aty ku citohet Maoja të paktën – është më tepër letër e një komisari, drejtuar celulës komuniste.”

      Kjo analize, pervecse ve ne dukje nje ngjashmeri stilesh mes Hamzes dhe letrave te komisareve per grupin e militanteve, ve ne dukje dhe nje ngjashmeri pozicionesh ne mekanizmat e pushtetit. Mirepo, kjo mbetet analize e ceket pasi faktikisht, dhe realisht, Hamza nuk eshte as komisar i Maos, as Mao, dhe as Baader. Te gjithe mund te themi se na pelqen stili i Kadarese me shume se i Kongolit, i Migjenit me shume se i Fishtes, i Snox me shume se i Hamzes, por nje gjykim i tille mbetet estetik, dhe nuk eshte etik sa duhet pasi nuk fokusohet ne dallimin mes realitetit qe trajton njeri dhe realitetit qe trajton tjetri. Nese do e permblidhja me nje fjale stilin e Hamzes, ajo eshte ad hoc, “qe do te thote “me kete qellim.” Shenjon ne pergjithesi dezinjimin e nje problemi apo detyre specifike, te pagjeneralizueshme, dhe qe nuk mund t’u adaptohet qellimeve te tjera.” (Wikipedia)

      Xhaxha, nese biem dakord qe Hamza ka nje ton ad hoc prej komisari, pyetja qe mbetet eshte, cfare eshte qellimi, problemi dhe detyra specifike? Hamza e ben te qarte kete me tezen e vet. Mao, apo nje forme maozimi, nuk mund te perjashtohet ne kete mes pasi trajton problemin ne menyre specifike. Qe eshte e drejte te rebelohemi kunder reaksionareve eshte specifike per problemin pavaresisht ne e ka thene Mao apo jo. Por ja qe e ka thene Mao, sic thote edhe J.

      Ti mbetesh, ne mos inkonsistent, i njeanshem ne leximin qe i ben Hamzes sepse ti kembengul te perkufizosh identitetin e lexuesit te Hamzes. Kujt i flet Hamza, militanteve si komisar, apo atyre 4-7 komisareve te dijes si nje njeri i shqetesuar nga permanenca e nje organizmi ad hoc si EULEX?

      Mua me duket se toni ad hoc i Hamzes eshte pikerisht edhe toni i duhur kunder gjeneralizimeve ekstreme mbi fundin e historise prej politikave neoliberale te tregut te lire. Dhe besoj se ketu nuk jam duke gjykuar thjesht estetikisht.

  19. ””Tani, o Hyllin, a mendon se ka ardhur koha që të shkëputesh edhe ti nga rrënojat e Murit e të kalosh tutje, andej ose këndej Murit, nuk ka rëndësi.””

    Me thene te drejten une ndryshe nga xha xhai qe thote te mos ngaterrojme Marksin me praktikat leninisto-maoiste, nuk ja dal dot.
    Nicen vertet s’mund ta akuzosh dot per nazizmin, sepse ai nuk beri ndonje projekt nazist deri ne detaje, perkundrazi e kishte gjithe hallin tek qenia dhe vullneti i lire (shteti eshte per te tepertit, thote).

    Po as Hegelit nuk mund ti faturosh diktaturat , sepse kendveshtrimi i tij politik lidhej me zhbirimin e cdo aspekti te universit dhe Universi i doli racional, pothuajse shkencor ne detaje, ligje ketej e ligje andej.

    Keta mund te interpretohen ne menyra te ndryshme, por smund ti faturosh dot ndonje faj, i vetmi faj eshte pse kur menduan nuk parashikuan qe do i perdornin.

    Ndersa Marksi eshte hesap me vete,vetem se ai nuk eshte si del gjithmone ndonje historian apo politolog oborri, qe deklaron me ‘fakte’ pse aktualiteti i koheve te tyre ishte fundi i historise ( ne kohen e Romes se lashte, periudha perandorake cilesohej nga historianet e oborrit, si fundi i historise, ashtu si sot del ndonje amerikan dhe ben mekatin e te fantastikuarit me ‘prova’ dhe deklaron fundin e historise); perkundrazi Marksi e shpall ‘shkencerisht’ komunizmin si fundi i historise e con anen parimore te sistemit komunist deri ne detaje te imta, shpall diktaturen e proletariatit si qellimi i menjehershem i klases punetore ne rrugen per ne komunizem.

    Nese Marksi do qendronte ne kritiken ndaj kapitalizmit e cila ka gjera me vlere, per mua do ishte ne rregull, por nuk mund te pajtohem dot me nje filozof qe deklaron se menyra me e mire per te zgjidhur nje konflikt dialektik eshte zhdukja e njeres pale.

    Dhe kjo sdo ishte ndonje tragjedi e madhe sikur te ishte pjese e nje konflikti te vecante, rajonal, sepse zhdukja e njeres pale mund te vije edhe nga debimi (psh pastrimi etnik bazohet mbi parimin e zhdukjes se njeres pale), por kur kemi nje konflikt universal, ku do ta debosh kundershtarin ne Hene ?

    • Po pse kaq “cheap” i thonë amerikanët?

      Nëse flet për zhdukje, nuk e ka domosdoshmërisht për zhdukje fizike, por zhdukje klasore. Zhdukje e pabarazisë. Po Marksi i modernizuar, nën parimin e barazisë, është sot mëse i frytshëm në vendet nordike ku nuk ka pothuajse fare mosbarazi. Madje ka demokracinë, arsimin, kushtet e jetesës më të përparuara se kudo në botë.

      Po pse ka ndonjë dyshim se bota aty po shkon? Burimet jetësore i ke të kufizuara dhe të fundme. Dikur do shterojnë ato. Dikur produktet afrikane dhe të botës së tretë do të bëhen më të shtrenjta, atëherë kë do gjesh të shfrytëzosh?

  20. J. shkruen

    Siç shkruan edhe sot Saktivista, ndaj pushtuesit, është e LLOGJIKSHME të rezistosh, kaq mjafton e nuk duhet më.
    Komunistët, realizuan llogjiken.

    Saktivista nuk shkruen asgja, Saktivista boton. Mirë ishte me e thanë se kush i shkruen këto fjalë.

    Por le ta marrim si të vërtetë: asht e llogjikshme me rezistue dhe se kaq mjafton e nuk duhet ma.

    Pak ma nalt u ba nji diskutim ku u përmendën Brigate Rosse në Itali. Aksjoni ma i bujshëm i këtij grupi radikal terrorist ishte grabitja dhe mandej ekzekutimi i Aldo Moros.

    Nga politikanët e establishmentit demokristian, Aldo Moroja ishte për kompromisin historik dhe dote m’ua hapë rrugën komunistave në qeverisjen e Italisë.

    Ekzekutimin e tij nga një grup terrorist rradikal i majtë mundet me ia faturue, për nga frymzimi, fillozofit rradikal Toni Negri, i cili ka shkrue:

    Procesi antagonist priret drejt hegjemonisë, drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të kundërshtarit. Kundërshtari duhet me u shkatërrue.

    Historjanë dhe studiues të terrorizmit në Itali kanë hedhë hipotezën se Aldo Moro u ekzekutue për me parandalue ardhjen e komunistave të Berlinguerit në pushtet në Itali.

    Nga kjo pikëpamje, asht prapë e llogjikshme që vrasja e Moros nga terroristë të majtë asht ndërmjetësue nga shërbimet sekrete amerikane ose levat e tyne.

    Këtë e kanë pretendue jo vetëm studiues, por edhe familja e Moros, gazetari Mino Pecorelli (për vrasjen e të cilit vite ma vonë u akuzue Andreotti) madje edhe terroristi i njohun Carlos!

    Tash le të vimë te llogjika e luftës maoiste t’Agon Hamzës kundër shoqnisë civile në Kosovë dhe ta lidhim këtë llogjikë, o J., me llogjikën e “luftës kundër pushtuesit”.

    Kush asht pushtuesi në Kosovë sot?

    Euleksi? Apo krimi i shqiptarit kundër shqiptarit?

    Disa thonë Euleksi dhe shoqnia civile e krijueme artificialisht nga Euleksi dhe bajnë thirrje për luftë kundër tyne.

    Pyetja që kam unë: sikur të kishe qenë ti, J., shefi i llogjikshëm i shërbimit sekret serb, ç’qëndrim kishe me mbajtë ndaj kësaj “lufte çlirimtare”? Sikur të kishe pasë në dispozicion 10 milion euro, për çfarë kishe m’i shpenzue: për me nxitë luftën e armatosun të popullit liridashës kosovar kundër Euleksit, apo për m’ua mbyllë gojën dhe pre hovin kryengritësave?

    Sikur të kishe qenë ti, J., shefi i llogjikshëm i shërbimit sekret serb, anën e kujt kishe me mbajtë, po të ngrihej populli i Kosovës në kryengritje pacifike ose të armatosun kundër ndërkombëtarëve?

    • Krajl, Saktivista mund të vizitohet lirisht, për të parë se kush ka shkruar. Nuk besoj se përbën problem.

      Për saktësi, më duhet të them se ajo që ke cituar nga mua ti, ishte për tjetër argument. Aty me Hyllinin, po flisnim për pushtimin gjatë L2B. Mua nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje të paralelizoj Eulex 2010 me gjermanët në 40!

      Argumentimi më tej për te pyetja juaj, nuk më duket shumë i qartë. Lidhja me Brigade Rosse dhe Aldo Moro, jo e jo.
      Gjithsesi…

      “””Euleksi? Apo krimi i shqiptarit kundër shqiptarit?”””

      Sipas Albin Kurtit, të dy. Ai shton madje se këtë gjë e bëjnë në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Unë nuk di sa e vërtetë është kjo që thotë ai, por ama gjykuar dhe paralelizuar me situatën në Shqipëri, nuk më duket shumë larg të vërtetës.

      Krajl, nuk mund të përdorësh si argument të bëhet një sy qorr dhe një vesh shurdh, jo më. E vetmja shtyllë në të cilën duhet të mbështetet argumenti, është ai i së drejtës. Ti nuk ke të drejtë morale (për mendimin tim gjithsesi), t’i kërkosh Albin Kurtit të mbyllë gojën për të vërteta (nëse), sepse ke frikë nga Serbia.

      Ato gënjeshtra dhe mashtrime të qeverisë së sotme kosovare(gjithnjë nëse janë të tilla sipas Albinit), bashkë me Eulexin, do paguhen një ditë, sepse çdo budallëk paguhet. Me apo pa Serbinë në mes, apo mënjanë.

      Për të të dhënë dhe një përgjigje të llojit të dëshiruar, kur më pyete, unë do të them që ato 10 milionë euro do i shpenzoja për të blerë një nga kompanitë shtetërore kosovare që do privatizohen së shpejti. Do i kisha përsëri kosovarët, të varur ekonomikisht nga mua. Madje me fitimet që do nxirrja, do investoja në enklavat serbe të Kosovës.

      • ….”Argumentimi më tej për te pyetja juaj, nuk më duket shumë i qartë. Lidhja me Brigade Rosse dhe Aldo Moro, jo e jo….”

        Po cfare faji ka Krajli per moshen e re te dikujt, apo mungesen e kuriozitetit.

      • Albin Kurti drejton nje levizje qe quhet Vetvendosje dhe ne te vertete edhe ne daljet e fundit publike ketu ne Tirane, e shpjegon qarte se cili eshte vizioni i tij per kete vetevendosje; Bashkimi me Shqiperine. Vetvendosja e tij ketu kerkon legjitimitet shtese kur vjen puna per tezen e bashkimit me Shqiperine, pse nje gje te tille do te duhet qe ta pranojne edhe qytetaret e Shqiperise. Por pas ballit te tij te larte dhe te paepur shikuesi percepton nje idealist, me te cilin mund te mos jesh dakord, por nuk mund ta akuzosh per asgje. I vetmi dallim i Kurtit me pjesen tjeter te shoqerise civile qe gjallon nder shqiptare eshte jo vetem fakti i nje pergatitjeje teorike te kenaqshme, artikulimit, por edhe sensi origjinal i veprimtarit aktiv. Per mua ketej, eshte nje lloj Miladini, por pak me i pagdhendur dhe qe vepron ne legalitet.
        Duke marre shkas nga sugjerimi i nje komentuesi ketu per shkrimin e Fatosit te Perpjekja i hodha nje sy dhe vura re se krahasimi – sipas meje – calon shume. Fatosi aty e shfrytezon Maon ne nje kontekst pershkrimor per Politiken e Edi Rames dhe aspak sikurse ben Hamza qe i nderton tezat ne forme direktive pikerisht nga filozofia e Maos. Mendoj se ka nje ndryshim qe duhet nenvizuar pa harruar ketu se citimi i politikes socialiste nen optiken e ngjashmerise me idete maoiste perben nje problem etik per shkak te reshtimit publik te kesaj force.

        “Provoko trazira dështo, provoko trazira dështo, provoko trazira deri në fitoren përfundimtare. Kjo është psikologjia e revolucionarit”, citon Lubonja aty Maon. A mos valle ky kurs haset edhe te Vetvendosja, e cila ashtu sikur theksohet ketu i prodhoi Dy heronjte e saj, martire te nje ideali te larte nacional. Nese shihet keshtu, atehere pse te mos mendojme se Kurti po saboton nje stabilitet politik ku ka investuar faktori nderkombetar. Ketu nuk eshte fjala per nje kompleks inferioriteti, por per nje raport force vleresimi i gabuar i te cilit con ne katastrofe. Vetvendosje ishte edhe kredoja e UCK, por ja qe mencuria e kerkoi qe te ishte Bashkevendosje, pavaresisht se numri i heronjve letrare ka kapur permasat e hiperinflacionit. Ky aksion ne thelb politik i Kurtit eshte anakronik, pavaresisht se per disa ceshtje ve gishtin mbi plage. Nga ana tjeter ai jep shkas per argumentimin tipik serb qe si karte veprimi ka amplifikimin propagandistik te tensionit ndernacional; nje model Kurti nxit simetrine te pala serbe, e cila humbi ne Kosove sepse vendosi logjiken e spastrimit etnik perballe nje kundershtari qe me pacifizmin dhe pafuqine paralizon dhe nxjerr jashte loje logjiken dhe per pasoje legjitimitetin e nje lufte.
        Per me shume qe Serbia se fundmi ka bere nje hap mbrapa me dorezimin e kerkeses per legjitimitetin e pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare. Pra ne nje kohe kur Beogradi kerkon ndihmen e faktorit nderkombetar per nje ceshtje qe me Kushtetuten serbe njihet si cenim i sovranitetit, elemente politike ne Kosove nxisin radikalizmin.

        Ideali i nje Pavaresie qe kerkohet sipas motos “Tani dhe Gjithcka”, nuk di te jape nje alternative per ate vetmi dhe dobesi qe do e ekspozonte Kosoven ndaj nje rajoni, i cili ne thelb nuk e deshiron ekzistencen e saj.

        • shkruan “theollogos” : “…Per mua ketej, Albin Kurti eshte nje lloj Miladini, por pak me i pagdhendur dhe qe vepron ne legalitet”.

          E ke gabim: Kurti s’ka te beje fare me Miladinin apo tjetrin e tjetrin. Ai thjesht eshte ne te njejten linje me nje tjeter personalitet kosovar, por qe per fat te keq, rezulton i zhdukur prej vitesh : me UKSHIN HOTIN.

          • Kur them me Miladinin nuk nenkuptoj se Kurti eshte i derguar prej dikujt tjeter (une kete nuk e di, mundet vetem te spekulloj), por qe nismat e tij dhe efektiviteti i veprimit politik i ngjajne me shume nje njeriu te terrenit qe per Shqiperine ka si pik te vetin Miladin Popovicin. Me i pagdhendur, sepse manovrimi i Kurtit brenda shoqerise kosovare po sjell izolimin e veprimit te tij politik dhe kam pershtypjen se po e cojne drejt nje kurthi.
            Ukshini mbetet nje njeri i letrave, nje filozof i politikes reaguese kosovare, pra dicka me lart ne nivelin teorik, por qe fatkeqesisht nuk e njohem si njeri aktiv apo si organizator i nismave te verteta. Te pakten une jo.

    • Sapo u njoftua arrestimi i Albin Kurtit, pas nje konference per shtyp mos gaboj. Po keshtu kohet e fundit ministri i hekurt i Hashim Thacit, Fatmir Limaj eshte vene nen akuze, e shoqeruar kjo nga nje bastisje poshteruese e zyres. Me tej, sovraniteti i Republikes eshte prekur rende edhe me gjeste simbolike, si ai i njoftuar nga media disa kohe me pare, kur EULEX kontrollonte bagazhet e kryeministrit Hashim Thaci. Bie ne sy ne fakt nje goditje selektive e strukturave te BE ndaj kontigjentit politik te lindur nga UCK – keshtu nuk degjojme qe funksionare te larte te LDK te trajtohen si cirake dhe harbute neper aeroporte edhe pse ndarja e Nexhat Dacit nga LDK nuk mund te mos kishte pjese te veten nje raund boksi kolektiv i ngjashem me zeniet epike ne plazhet e Brazilit. Si te thuash, po konfirmohet teza e Krajlit me duket; kjo eshte lufte civile pse po zhvillohet brenda llojit nga ata qe moren pushken per Vetevendosje.

    • Krahasimi, ose analogjitë në përgjithësi, mbështeten në kalimin nga e njohura te më pak e njohura.

      Për shembull, themi se “dallëndyshja e ka bishtin si gërshërë”, por zakonisht nuk themi se gërshëra i ka dy tehet “si bisht dallëndysheje”.

      Kjo ngaqë gërshëra, si vegël, është më e njohur se ç’është dallëndyshja si zog.

      Edhe Lubonja, duke iu drejtuar analogjisë me Maon, e merr për të mirëqenë që lexuesve të tij do t’u trazohet stomaku, sapo t’ia dëgjojnë emrin “timonierit”; prandaj edhe e përmend në bashkëlidhje me politikanët e Tiranës.

      Një ‘reductio ad maum’, do të thoja unë; por e përligjur nga konteksti.

  21. Për të kuptuar sa larg është Maoja problemeve të sotme dhe sa naiv ka qenë koncepti i tij për Perëndimin dhe veçanërisht SHBA gjatë kohës që po imponohej fitimtar në luftën civile në Kinë, po sjell një pasazh nga Mao: a biography, i Ross Terrill, ku citohet ndër të tjera një bisedë e Maos me gazetarin kanadez Mark Gayn në 1947:

    Mao i thotë Gayn-it, pak i irrituar:

    “Problemi me ju liberalët në Perëndim është se ju nuk i kuptoni mirë rrymat sociale dhe politike në SHBA. Masave punonjëse në Amerikë u ka ardhur në majë të hundës shtypja dhe padrejtësitë kapitaliste. Duan një jetë më të mirë, një sistem demokratik. Kur të vijë kriza tjetër ekonomike, ato do të marshojnë në Washington, për të përmbysur qeverinë e Wall Street-it. Pastaj do të vendosin aty një sistem demokratik, që do të bashkëpunojë me forcat demokratike anembanë botës, duke përfshirë Kinën.”

    I thashë Maos se imazhi i masave punonjëse amerikane duke marshuar në Washington për të rrëzuar qeverinë e Wall Street-it nuk përkonte shumë me sa e njihja unë shoqërinë amerikane.

    Maoja më tha: “Po të jap një shembull se çfarë kam parasysh. E ke lexuar ti Thunder out of China, nga Theodore White dhe Annalee Jacoby?”

    I thashë se e kisha lexuar.

    “A nuk të duket,” më pyeti, “se ky libër është shumë kritik me Chiang Kai-shek-un dhe qeverisjen e keqe dhe korrupsionin e Kuomingtang-ut?”

    I thashë se isha dakord.

    “A nuk mendon,” më pyeti, “se ai është treguar i paanshëm (fair) me ne?”

    I thashë se ashtu mendoja.

    “Kush e botoi atë libër?”

    I thashë Maos se librin e kishte shpërndarë Book of the Month Club, dhe kur Maoja më pyeti nëse kjo ishte ndërmarrje kapitaliste, i thashë se po, në të vërtetë Book of the Month Club ishte ndërmarrje kapitaliste e kulluar.

    “Shumë në rregull, atëherë,” tha Maoja triumfalisht. “Ja ku e ke përgjigjen. Pse do ta botonte një ndërmarrje kapitaliste një libër kritik ndaj Chiang Kai-shek-ut dhe të paanshëm ndaj nesh, sikur të mos ishte nën presionin e masave punonjëse amerikane, që janë miqësore ndaj Kinës dhe që kërkojnë të njohin të vërtetën?”

    [Mao: a biography: Stanford University Press; 1 edition (March 2, 2000) f. 204-205.]

  22. ”’Mos ngatërro atë parim, sipas të cilit masat vendosin mbi qeverisjen e vendit ku jetojnë, me formimin e shteteve nacionale”’

    Shtetet nacionale jane ndertuar mbi parimin e vetevendosjes, parim qe u luftua mesa u mund ne Vjene 1815, ku status_quo-ja u vendos ne baze te parimit te legjitimitetit. Aleanca e shenjte qe vijoi pas Vjenes 1815, vendosi te luftoje cdo perpjekje me domethenie nacionale, sepse u kuptua qe shteti aristokratiko-fetar i bazuar mbi parimin e legjitimitetit, kercenohej keqazi nga parimi i vetevendosjes.

    Por ngadale gjate shek 19, parimi i legjitimitetit e humbi kuptimin dhe bashke me te edhe shteti aristokratik, derisa ne 1919 ne Versaje, status_quo-ja e re u vendos mbi parimin e vetevendosjes se kombeve. Edhe OKB e ka parim themelor vetevendosjen e kombeve.

    Gjate gjysmes se dyte te shek 19 e fillimshek 20, Greqia dhe Serbia (dhe sigurisht Turqia) u perpoqen me cdo menyre, qe shqiptaret te mos quheshin komb, dhe rrjedhimisht te mos pretendonin nderkombetarisht zbatimin e parimit te vetvendosjes.

    Me 1878, Bismarku nuk pranoi absolutisht qe shqiptaret te quheshin komb, pasi do u hapeshin telashe me parimin e vetvendosjes.
    Ne 1912-13, u pranua qe shqiptaret te quheshin komb, rrjedhimisht kishin te drejten a priori te nje shteti.

    Sot cfare kerkon Albini (lere Hamzane se ai eshte muhabet tjeter) eshte zbatimi i parimit te vetvendosjes (lexo art. e fundit te tij tek saktivista), gje qe e kerkojne te gjithe ata qe gjejne tek ai parim te drejten e pamohueshme te nje kombi.
    Vetevendos kombi, jo masat, masat jane pjese e kombit.
    Ne rastin tone ishte Paria qe vendosi edhe per masat, meqe masat ishin injorante dhe s’dinin ca ishte vetvendosja. Po ne pergjithesi shtetet kombetare jane ndertuar nga vullneti i Parise.

    Marksi ne kete muhabet eshte si veshka mes dhjamit.

    ””’Machiavelit që thotë se përballë armikut të jashtëm, ata që janë brenda, kanë tendencë të bashkohen. Ishin më të afërt komunistët ndaj këtij parimi, sesa nacionalistët që u bashkuan me pushtuesin.””

    Te afert ishin komunistet, vetem se dha urdher jugosllavi qe te prishej muhabeti i Mukjes.
    Sidoqofte parimi ishte ‘lufte kunder komunisteve’ dhe jo bashkohemi me pushtuesin. Bashkimi per fat te keq ishte kusht i domosdoshem per nje Shqiperi pa komuniste.

    ””Dhe tjetra, kur nuk dinin shkrim e këndim, sa nacionalistë mund të ishin vërtet? ””

    Me qene nacionalist sdo shkolle, ke nevoje vetem per disa koncepte elementare si atdheu, gjaku, gjuha dhe kundervenien shqiptar-i huaj.
    Me qene komunist, te duhen nja 3 vjet shkolle partie :D
    Le te themi te pakten duhet te dish shkrim e kendim, si condicio sine qua non.

    ””Siç shkruan edhe sot Saktivista, ndaj pushtuesit, është e LLOGJIKSHME të rezistosh, kaq mjafton e nuk duhet më.””

    Ne fakt per kete pune sme duhet Saktivista se edhe nje bari patash para 2000 vjetesh e njihte kete logjike.
    Ceshtja eshte se do kellqe ajo pune, jo se nuk e di njeri.
    Pavaresia eshte e lidhur me fuqine shqeto qe je ne gjendje te nxjerresh ne fushe te betejes, eshte ne funksion te ushtrise, sa me shume ushtri ke aq me i pavarur je.
    Fuqia shqeto ta heq pavaresine, ajo ta jep, varet kush e ka ti apo armiku.

    ””’Të citosh diçka të ndodhur në kontekstet e të djeshmes, nuk do të thotë se kërkon ta ripërsëritësh atë në aktualitetin e të sotmes.””

    Varet apo pune, ja pyet psh komunistet qe djegin dyqane e makina ne Greqi, se cfare duan. Ata teorike mund te jene edhe te kendshem, persa kohe qe skane gje ne dore kuptohet. Ja jepi ndonje gje ne dore ta zeme Lulianit, qe ngjan nga zelli me kryqtaret, mbathja vrapit se te piu e zeza.

    ””Konkretisht Albini, ishte kundër privatizimit të shumë ndërmarrjeve tani për tani shtetërore në Kosovë.””

    Kjo sdo te thote asgje, as une s’jam per privatizim te nderrmarrjeve kur shteti eshte pertoke dhe mungon kapitali privat vendas. Do perfundojne ne duart e te huajve,parate do dalin jashte ne nje kohe qe duhen brenda dhe njekohesisht shton varesine ndaj te huajit.

    Privatizimi i nderrmarjeve duhet te kryhet me kujdesin e shtetit qe te perfundojne ne duart e borgjezise kombetare jo ne duart e te parit grek, italian apo amerikan qe i bie rruga ketej.

  23. ””Po pse kaq “cheap” i thonë amerikanët?

    Nëse flet për zhdukje, nuk e ka domosdoshmërisht për zhdukje fizike, por zhdukje klasore. Zhdukje e pabarazisë. ””

    Cip thuaji Marksit. Ai thote se eshte e logjikshme qe klasa kapitaliste do beje rezistence, duke perdoru cdo mjet deri edhe forcen ushtarake (qendron sa ska ku te veje) keshtu qe klasa punetore duhet te perqendrohet ne thyerjen e kesaj rezistence.

    Tani me thuaj mua ti se si do zhduket klasa kapitaliste pa revolucion te armatosur,pa pushkatime me ose pa gjyq ?

    Po ma gjete nje menyre une te jap doren.

    • Nuk është shumë e vështirë, në fakt. Madje presupozohet të jetë diçka e llogjikshme. Unë kam qëndrim akoma optimist në lidhje me racën njerëzore. Do vijë një ditë që shumica mbase do e kuptojë se nuk është e llogjikshme të shkojë amerikani e zëmë në “mall” për të blerë ‘some snickers with lights on them”, për të cilat ka punuar një pakistanez me dy dollarë dita.

      Dhe them është e llogjikshme, se nga ana tjetër shikoj kundëreagimin të tillë. 11 Shtatori tani afër, bombat në Madrid e nëpër Evropë, Ahmadini i Nexhadit që do të pasurojë uraniumin, byrazerët Kastro, Çavez, Kadafi i Libisë etj. Apo ca akoma më larg në kohë Lenini, Mao etj etj.

      Kam madje gati edhe zgjidhjen për tipa si tyja, me pasuri të çmuar testosteroni (po të bëj qejfin këtu ë!!) :D : do vazhdojnë të jenë të ligjshme sportet e rënda. Boks, peshëngritje, karate etj etj.

      Gjithashtu, presupozohet se periudha e diktaturës së proletariatit, ka kaluar. Pasi iu bë një test deri para 20 vjetësh. Marksi thotë se kjo është një prej etapava.

  24. Hyllin, nuk e di a të vijnë ndër mend ato pamjet e Tiranës së viteve ’40, të arkivit të Institutit Luce. Ca tiranas të vjetër me shallvare që gjallonin rreth e rrotull xhamisë, motrat e Naltmandhnisë, princeshat danubiane Myzejen, Maxhide dhe Ruhije ( e di që ti i ke qejf po aq sa unë). As gjurma më e largët e proletariatit të revolucionit industrial, manifakturave, fabrikave, trenave dhe makinerive me avull, të cilave duket se ua degjojmë edhe tani çuf-çufin, kaq mirë na i kanë përshkruar Marksi dhe Engelsi. Këta të fundit në fakt, tek shkruanin dhe tek flisnin, i referoheshin, merrnin të mirëqenë, premisë, kusht të domosdoshëm, pikërisht ekzistencën e këtij proletariati, humusit, nuk i janë referuar kurrë vendeve feudale me fillesa artizanati. Pra, të pretendoje të zbatoje marksizmin në këto vende përbënte një aberracion të mirëfilltë, nuk ekzistonin kushtet, nuk ekzistonin proletarët. Kjo për mua përbën një nga arsyet pse unë mendoj se Marksizmi- teori ekonomike dhe filozofike, nuk duhet ngatërruar kurrë me të ashtuquajturat përvoja komuniste të vendeve të Lindjes. Invertimi i dhunshëm i etapave historike, pra, kryerja në fillim e Revolucionit dhe më pas krijimi artificial i proletariatit, sabotoi që në fillesa këto përvoja, me pasojat që të gjithë i njohim.

    Arsyeja tjetër ishte që, në përgjithësi, ata që e sollën Marksizmin në Shqipëri, ata të Kominternit sa për tu kuptuar, Ali Kelmendi me shokë, apo komunistë me përgatitje të mirëfilltë teorike dhe praktike, trimat e Luftës së Spanjës sa për t’u kuptuar, apo të tjerë idealistë që ishin shkolluar në Perëndim, siç e dimë, disa u vranë në luftë kundër pushtuesit dhe disa i hoqi qafe Komandanti. Pra, të vetmit që ndoshta kishin lexuar jo vetëm Manifestin por edhe ndonjë tekst tjetër marksist, në fund të viteve ’40, nuk mundën të ndanin me të tjerët dijenitë e tyre në lëmin e Marksizmit, interpretimin e tyre të teorisë. Kam shumë dyshime që ata që ngelën mund të kishin lexuar ndonjë tekst tjetër Marksist përveç Manifestit. Pavarësisht se nga ne kërkonin që të njihnim Prudonin, Fojerbahun dhe Roza Luksemburgun. Edhe për këtë arsye unë mendoj se praktika e supozuar shqiptare e vënies në zbatim të teorisë marksiste është një flluskë me ujë, gjithçka mund të ishte por jo marksizëm. Për këto arsye unë nuk i ngatërroj kurrë. Socialdemokracia e Evropës Veriore p.sh., na tregon se ka akoma vend për të eksperimentuar në këtë lëmë.

    Nga ana tjetër, Marksin nuk është se e shpëtoj unë apo Agoni, Marksi ekonomist nuk është zhvlerësuar kurrë si pikë referimi, përbën shkollë klasike, për të gjitha katedrat ekonomike, juridike, politiko-shkencore të Përëndimit dhe të Lindjes.

    Marksi filozof… Atë Marksin e parë unë e kam pasur program provimi, Marksin filozof unë e njoh më pak, flas me çka mbaj mend nga leximet e hershme dhe, në mos gaboj, Marksi nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit Evolutiv, krahas atij Revolucionar.

    Por edhe nëse më tradhton kujtesa mbi Marksin filozof, përsëri, askush nuk i pengon marksistët t’i interpretojnë në mënyrë të ndryshme përfundimet në të cilat mbërrin Marksi, apo të zhvillojnë në mënyrë origjinale tezat e Marksit, duke mbërritur në të njëjtat përfundime apo në përfundime të ndryshme.

    Andaj, them unë, janë të kota, qesharake, të pajustifikuara, paragjykimet. Kurse anatemat tregojnë vetëm aberracionin e disa mendjeve, për fat gjithmonë e më të pakta. Tigra prej letre, si i thonë.

    • Vizitova, lexova ne linkun e sjell nga ju Xha, dhe gjeta se shkrimi, dhe, jo vetem shkrimi i Hamza mbeshtetej ne kete fraze, si me poshte:

      “Akti i parë i mendimit nënkupton vënien në pikëpytje të asaj që konsiderohet si e mirëqenë ”

      Pra mendimi sipas thenjes se Hamza; ve ne pikpyetje te ndenjurat e fenomenit qe kupton, duke harruar te ndenjurat e tij mbi vete.

      Sa per ajrim; Akti i pare i mendimit eshte mendim, dhe mendimi eshte ai qe eshte, dhe ajo qe eshte nuk eshte statike, bashke me mendimin ajo qe eshte ndryshon.

      Pershtypja ime nga leximi i shkrimit (jo pergjigje) te Hamzait:

      Edhe pa lexuar shkrimin/fillesen arsyen e ketij barazhi ne replika, dal me pershtypjen se; Hamza-te jane duke pare/jetuar shemellimin e hershem te atyre qe duan te jene, duke mos kuptuar se ate qe do Hamza eshte ajo qe ai po lufton

  25. Ndoshta “sqarimit” të Hamzës do t’i kthehem prapë, por këtu dua vetëm të sjell një pasazh që më tërhoqi veçanërisht vëmendjen.
    Shkruan ai [theksimi im, 2Xh]:

    Eurekat arkimediane të Xha Xhait, duke filluar që nga vetë titulli eksklamativ i analizës së tij analitike e deri te fundi i tekstit, mund të përmblidheshin fare mirë në këtë fjali, po të ish sensi i ekonomisë së fjalës: “ah, po ti nuk e di se sa shumë kemi vuajtur ne prej Maos dhe Maoizmit!”. Unë do t’i isha përgjigjur: “Po, e di. Ani çka?” Nëse qëllimi i tij në këtë shkrim është që tek unë të zgjojë ndjenjën e mëshirës, të dhembshurisë, të humanizmit liberal – atëherë përpjekja e tij është e kotë.

    Në fakt, unë e kisha marrë me mend se Hamza ka dëgjuar për krimet e Maos dhe të maoizmit, sikurse ka dëgjuar për krimet e përbindshme të kryera prej regjimeve komuniste anembanë botës – nga Kuba në Rumani, nga Koreja e Veriut në Shqipëri, nga Rusia në Kamboxhia. Prandaj unë nuk kisha për qëllim të zgjoja tek ai ndjenjën e mëshirës, të dhembshurisë, të humanizmit liberal; nëse Hamzës kjo ndjenjë nuk i është zgjuar qëkur është njohur me krimet e komunizmit anembanë botës, atëherë nuk mbetet që t’ia zgjoj unë.

    Megjithatë, më habit përgjigjja e tij: “Po, e di. Ani çka?” Më habit, edhe pse logjikisht duhej ta prisja; por unë nuk dëshiroj të stereotipizoj njerëzit, prandaj edhe nuk e kisha konsideruar atë autor si a priori të pandjeshëm, ose apatik; edhe pse filozofia që ai përqafon përligj rregullisht çdofarë krimi ndaj njeriut dhe njerëzimit, me kusht që ky t’i shërbejë domosdoshmërisë historike.

    Prandaj edhe e kisha përmendur praninë e Maos si autoritet të cituar në shkrimin e tij fillestar; me shpresën se po vija re një kontradiktë në shkrimin vetë; meqë dikush si Hamza, i cili shqetësohej për situatën sociale në Kosovë dhe krizën e shoqërisë civile atje, njëkohësisht po i referohej një “mendimtari” dhe revolucionari si Maoja, i cili probleme si shoqëritë civile reaksionare i ka zgjidhur në praktikë me metodën e trekëmbëshit dhe të skuadrës së pushkatimit; por tani, pas sqarimit të Hamzës, po filloj të bindem se ky autor nuk e ka hallin aq te Kosova dhe problemet e saj reale dhe shumë të mprehta, por te mënyra si reflektohen, në realitetin kosovar, tezat dhe parashikimet e filozofëve të bibliotekës së tij private (ose të kurseve që ndjek në universitet).

    Për mua autorë si yni, megjithë dëshirën e tyre ndoshta të sinqertë për të qenë subjekte politike të së sotmes dhe ndoshta së nesërmes, janë produkte nga më të rëndomtat të frymës liberale dhe tolerante në universitet europiane dhe amerikane; ata ia gëzojnë të gjitha të mirat dhe privilegjet botës perëndimore, në një kohë që, me kryeneçësi prej adoleshenti, duan t’i marrësh seriozisht, kur kërkojnë ta shkatërrojnë atë botë nga themelet, për ta zëvendësuar me gulagun komunist, gardistët e kuq, orizoret me intelektualë, Lei Fenët, statujat e Stalinit e të Robespierre-it! Po a nuk do të luante mendsh Hamza i pari në një botë si ajo, kur ta vinin të pastronte nevojtoret?

    • Xha Xha,

      Nëse më lejoni, do t’ju lutesha që këtë reagim ta nxirrnit si temë më vete.

      E gjykoj shumë të vlefshme një ndalesë qoftë edhe simbolike për këtë çështje.

      Nuk e bëj këtë sugjerim për respekt ndaj çirakëve të filozofisë sadiste.

      Por për nder të milionave viktimave njerëzore, materiale dhe imateriale që u flijuan me sadizëm të pastër nga katilët apprentis filizofë të tipit Hamza.

      Intelektualucët si Hamza, që rreken t’i imponohen historisë si zanatçi katila, lipset të trajtohen me përçmim.

      • Epiriot, falemnderit për sugjerimin. Përgjigjen time e çova edhe te blogu Saktivista, ku ishte botuar materiali i Hamzës; ndërkohë që shoh se te PPU ka pasur një diskutim të zgjeruar për të njëjtën çështje. Tani që është thyer akulli, shumë lexues të interesuar po thonë mendimin e tyre.

        Çështja e kujtimit (jo përkujtimit, se kjo është çështje tjetër) të viktimave të terrorit të kuq leninist, stalinist, maoist dhe enverist është çështje madhore, së cilës unë i kam kushtuar vëmendje maksimale dhe do të vazhdoj në këtë rrugë, pavarësisht nga modat dhe buzëkuqët e momentit.

        Por nuk më duket me vend që kjo çështje t’i bashkëlidhet trajtesave shkollareske të Hamzës, të cilit, për mendimin tim, tema i ka dalë jashtë kontrollit, duke treguar se është përtej kapacitetit të tij jo aq intelektual, sesa etik.

        Një diskutues (snox), te PPU, duke folur për të njëjtën temë, e cilësoi vëmendjen time për viktimat e dhunës totalitare si “një lloj nekrofilie argumentative”; pa vënë re se era e qelbur këtij debati po i vjen nga balena e ngordhur, ose Maoja, që solli aty Hamza që në krye.

        Megjithatë, dëshira ime është ta shkëput çështjen e krimeve të komunizmit nga trajtesat e Hamzës, i cili tashmë, pas përgjigjes me ‘ani çka’ që ia dha kritikës sime, më është ridimensionuar krejt. Vëreni edhe tonin fodull të asaj përgjigjeje, ose kujdesin që autori tregon për të theksuar se nuk po debaton me mua por vetëm po sqaron lexuesit e vet, për të kuptuar se këtu është fjala për një seminarist të padëmshëm, një rishtar të një urdhri murgjish virtualë në videolojërat që luan Zizeku, një kuriozitet në muzeumin teratologjik të radikalizmit chic dhe asgjë më tepër. Të flas më tepër për të dhe në kontekstin e një diskutimi për të, do të ishte njëlloj sikur t’ia komentoja tokëzën e rripit të mesit ose parfumin që hedh të premteve.

        Përndryshe, ai dhe shokët e tij të llogores nuk kanë fare lidhje me çështjen e viktimave të komunizmit dhe të shëmtimit intelektual që kanë sjellë në botë mësuesit e tij ‘mendimtarë’ dhe ‘revolucionarë’ – nga Lenini te Stalini dhe Maoja; faji i tyre i vetëm, nëse mund ta quaj kështu, është turbullimi që po ia bëjnë dhe pështjellimi që po ia sjellin diskursit për problemet e sotme në Kosovë dhe krizat që janë shkaktuar atje prej sundimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të luogotenenza-s ndërkombëtare. Por le të tregohemi të mençur, them unë, dhe t’i trajtojmë këto çështje veçan.

    • “por tani, pas sqarimit të Hamzës, po filloj të bindem se ky autor nuk e ka hallin aq te Kosova dhe problemet e saj reale dhe shumë të mprehta, por te mënyra si reflektohen, në realitetin kosovar, tezat dhe parashikimet e filozofëve të bibliotekës së tij private (ose të kurseve që ndjek në universitet).”

      Ku eshte problemi ketu?

      “edhe pse filozofia që ai përqafon përligj rregullisht çdofarë krimi ndaj njeriut dhe njerëzimit, me kusht që ky t’i shërbejë domosdoshmërisë historike.”

      Si doli ky konkluzion mbi filozofine qe ai perqafon?

      “ata ia gëzojnë të gjitha të mirat dhe privilegjet botës perëndimore, në një kohë që, me kryeneçësi prej adoleshenti, duan t’i marrësh seriozisht, kur kërkojnë ta shkatërrojnë atë botë nga themelet, për ta zëvendësuar me gulagun komunist, gardistët e kuq, orizoret me intelektualë, Lei Fenët, statujat e Stalinit e të Robespierre-it! Po a nuk do të luante mendsh Hamza i pari në një botë si ajo, kur ta vinin të pastronte nevojtoret?”

      Sigurisht, gulagu komunist eshte me i keq se burgjet e Evropes, gardistet e kuq me te keqinj se vrasesit e demonstruesve ne Kosove, orizoret me intelektuale me te keqija se halete e ndertesave ne 3rd Avenue dhe se restorantet e perendimit mbushur me inxhiniera kamarier, Lei Fenet me te keqinj se Peter Faithet, statujat e Stalinit e te Robespierrit me te shemtuara se ato te Klintonit. Dhe Agon Hamza nuk ka asnje arsye pse te luaj mendsh.

      • Lulian, nuk ka ndonjë të keqe të bësh detyrat e kursit duke marrë si temë Kosovën; përkundrazi, kjo mund t’i ndihmojë formimit tënd intelektual.

        Problemi këtu është se ka lexues që mund t’i kujtojnë përfundimet e artikullit që diskutojmë si ftesa për t’u hedhur në veprim – dhe për ta trajtuar shoqërinë civile të atjeshme ashtu siç i trajtonte Maoja reaksionarët, ose duke i shfarosur fizikisht.

        Që filozofia e komunistëve radikalë, si Maoja & Co., përqafon rregullisht çdofarë krimi ndaj njeriut dhe njerëzimit, me kusht që ky t’i shërbejë domosdoshmërisë historike, ky është një përfundim që mund ta nxjerrë çdo student i historisë së revolucioneve komuniste gjatë shekullit XX. Ky parim ka udhëhequr, në veprimtarinë praktike, edhe Leninin, edhe Stalinin, edhe Maon, edhe Enverin, edhe Pol Potin.

        Tani ti përpiqesh – me shumë zell, do të shtoja unë – për ta homologuar krimin komunist, duke e krahasuar me shumë krime dhe shëmti të sistemit kapitalist. Këtë mënyrë arsyetimi, të cilën ti nuk është hera e parë që e përdor, unë do ta quaja infantile.

        Sikurse ti, edhe unë jetoj në Perëndim; dhe të dy e përmbushim përkufizimin e Marksit për proletarin – nuk zotërojmë gjë, veç krahut të punës. Ndryshe nga ti, unë qëndrimin tim për shëmtinë e sistemit të këtushëm e kam bërë publik, madje kam shkruar një libër të tërë (“Midis zhgënjimit dhe mitit”), të cilin nuk kam ndërmend ta citoj as ta përsërit këtu.

        Megjithatë, në atë libër, më se një herë, kam shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë presidencës Bush (2000-2008), sidomos me fiaskon e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe të Patriot Act-it në SHBA, ia dëmtoi rëndë SHBA-së dhe krejt Perëndimit të drejtën morale që kishte fituar gjatë viteve të Luftës së Ftohtë.

        E njëjta tablo përsëritet, në miniaturë, edhe në Kosovë: nëse në vitet 1990 Perëndimi që çliroi Kosovën ishte në anën e drejtë të historisë, një dekadë më vonë e sheh veten në anën e padrejtë dhe kosovarët ngrihen të protestojnë kundër atyre që dje i pritën me lule si çlirimtarë.

        Çfarë mendoj unë në këtë kontekst është se problemet në Kosovë kërkojnë zgjidhje specifike, që t’i përshtatet situatës së atjeshme dhe veçanërisht të adresojë sundimin e paligjshmërisë – pavarësisht nga kombësia e saj. Thirrja e Mao-s në këtë kuvend është shëmti intelektuale dhe i shërben veç zhvendosjes së vëmendjes nga Kosova te Maoja.

        • “Problemi këtu është se ka lexues që mund t’i kujtojnë përfundimet e artikullit që diskutojmë si ftesa për t’u hedhur në veprim – dhe për ta trajtuar shoqërinë civile të atjeshme ashtu siç i trajtonte Maoja reaksionarët, ose duke i shfarosur fizikisht.”

          Kete problem e ke me lexuesit sa do i qarte dhe i matur te jesh. Por problemi qe kam une me kete lloj arsyetimi, eshte se zhvendos pergjegjesine. Cdokush mund te pretendoje se e beri nje ze ne koke qe t’i bej krimet, por kjo nuk para merret shume parasysh. Ftesa apo teza e Hamzes eshte eksplicite ne artikull dhe propozon nje hapesire specifike, qe nuk ka te beje me Maon.

          “Që filozofia e komunistëve radikalë, si Maoja & Co., përqafon rregullisht çdofarë krimi ndaj njeriut dhe njerëzimit, me kusht që ky t’i shërbejë domosdoshmërisë historike, ky është një përfundim që mund ta nxjerrë çdo student i historisë së revolucioneve komuniste gjatë shekullit XX. Ky parim ka udhëhequr, në veprimtarinë praktike, edhe Leninin, edhe Stalinin, edhe Maon, edhe Enverin, edhe Pol Potin.”

          Po mire, une desha te di se ku e nxorre konkluzionin qe Hamza perqafon pikerisht kete lloj filozofie krimi ndaj njerezimit me kusht qe kjo t’i sherbeje domosdoshmerise historike, kur ai sqaron pikerisht se diskursi i tij eshte ne lemin e subjektit politik, dhe jo te objektit historik? Perndryshe i bie qe ajo filozofi qe perqafon eshte domosdoshmeria historike e nje subjekti politik ne barazi, te vullnetshem, te besueshem dhe me nje disipline te tille qe te kaperceje krimin, cekuilibrin dhe cdo shoqeri prapanike apo disfunskionale ku ky subjekt politik mund te ndodhet.

          “Tani ti përpiqesh – me shumë zell, do të shtoja unë – për ta homologuar krimin komunist, duke e krahasuar me shumë krime dhe shëmti të sistemit kapitalist. Këtë mënyrë arsyetimi, të cilën ti nuk është hera e parë që e përdor, unë do ta quaja infantile.”

          Ndersa une vazhdoj te habitem infantilisht se si ti homologon kaq ex cathedra filozofine e Hamzes me krimet historike te komunizmit dhe refuzon te homologosh krimet me kusht domosdoshmerine historike komuniste me krimet me domosdoshmerine historike kapitaliste, aq me teper qe edhe ke shkruar nje liber ne lidhje me kete te fundit. Homologimi im eshte infantil vetem per aq sa ve ne dukje infantilitetin e kontrastit tend. A thua se nje domosdoshmeri historike eshte me e mire se tjetra ne justifikimin e krimit. Se kush eshte realisht infantile, pastaj, ky homologimi im, apo ai kontrasti jot mes te mirave qe ia gezojme botes perendimore dhe krimeve te komunizmit prej te cilave shpetuam, eshte ceshtje qe veshtire se mund te zgjidhet nga ky objektivizmi historik qe ti perdor.

          • Lulian,

            Nga të gjithë ideologjitë që ka provuar bota der më sot, dy dhe vetëm dy, janë të bazuara katërcipërisht mbi vlera materiale, Kapitalizmi dhe Komunizmi. Këta, u premtojnë shareholder-ërve vetëm “pare të thata”.
            Ajo çka ngelet janë dy format e pusht’etit, njëra liberale, e tjetra totalitare.
            Unë miku im, pa nguruar, do të zgjidhja atë të parën.

  26. “Xha Xhai ynë është viktimë e diskursit anti-totalitar, …”

    E lexova përgjigjen deri sa hasa këtë, pastaj e lashë.
    Reagimi i Hamzës është arsyeja përse dosjet e komunizmit duhen hapur.

  27. ””’Nuk është shumë e vështirë, në fakt. Madje presupozohet të jetë diçka e llogjikshme. Unë kam qëndrim akoma optimist në lidhje me racën njerëzore. Do vijë një ditë që shumica mbase do e kuptojë se nuk është e llogjikshme të shkojë amerikani e zëmë në “mall” për të blerë ’some snickers with lights on them”, për të cilat ka punuar një pakistanez me dy dollarë dita.””

    Ok, meqe po del kunder Marksit, per te cilin ishte e logjikshme qe klasa kapitaliste do bente rezistence te armatosur, le te shikojme ne eshte e logjikshme apo jo qe amerikani te bleje ‘snickers’ duke shfrtezuar pakistanezin.

    Ti thua qe shfrytezimi nuk eshte i logjikshem.
    Ta zeme se kjo eshte e vertete.
    Nese shfrytezimi i djerses se tjetrit nuk eshte i logjikshem, atehere del se eshte e logjikshme qe secili te marre ate qe i takon, sipas djerses se derdhur edhe fitimi.
    Ne kete menyre askush nuk shfrytezon askend.

    Duke qene se njerezit jane te ndryshem si persa i perket fuqise fizike dhe fuqise mendore, atehere ata qe kane me shume fuqi fizike dhe/ose mendore, derdhin me shume djerse, keshtu qe i takon te fitojne me shume. Pra eshte e logjikshme qe te fitojne me shume.

    Meqe kjo eshte e logjikshme atehere pleqte qe skane fuqi, ose femijet qe skane fuqi, fizike apo mendore, duhet te marrin gjithsesi ate qe u takon, dmth zakonisht asgje, sepse femijes i duhet te marre nga djersa e prindit qe te mbijetoje, ndersa plakut qe gjate jetes merr ate qe i takon, sipas djerses se derdhur, kur ska me takat i duhet te vdese.

    Mirepo nese femijes i japim sipas djerses se derdhur, atehere femija do vdese qe ne lindje rrjedhimisht qenia njerezore do zhdukej.

    Meqe zhdukja e qenies njerezore nuk eshte e logjikshme, atehere shfrytezimi i djerses se tjetrit eshte i logjikshem.

    Tani do thuash ti, qe nuk e ke me shfrytezimin e djerses se tjetrit,sepse eshte absurde te mendosh se femija apo plaku apo ai me te meta duhet te vdesin, dmth u duhet se s’ben te shfrytezojne djersen e atij/atyre ne moshe pune; pra e ke me shfrytezimin e djerses se atij qe eshte ne moshe pune, por jo me shfrytezimin ne vetevete i cili eshte i domosdoshem.

    Atehere, meqe njeri ka me shume fuqi fizike dhe mendore se tjetri, dhe eshte e logjikshme qe secili duhet te marre ate qe i takon, ne menyre qe ai qe punon me pak mos te ‘shfrytezoje djersen’ e atij qe punon me shume, per arsye fiziologjike, atehere del qe ‘pabarazia’ ekonomike te jete e logjikshme.

    Tani na del qe pabarazia eshte e logjikshme meqe shfrytezimi i djerses se atij ne moshe pune, nuk eshte i logjikshem.

    Nese shfrytezimi i djerses eshte i logjikshem, rrjedhimisht pabarazia nuk eshte e logjikshme.

    Pra komunizmi eshte falsitet logjik, sepse thote qe shfrytezimi nuk eshte i logjikshem e njekohesisht pabarazia nuk eshte e logjikshme, ne nje kohe qe nese njera eshte e logjikshme tjetra nuk eshte e logjikshme.

    Nderkaq kapitalizmi pohon saktesisht se:

    -Nese shfrytezimi i djerses eshte i logjikshem, rrjedhimisht pabarazia nuk eshte e logjikshme.

    Pra per kapitalizmin shfrytezimi i djerses eshte i logjikshem ndersa pabarazia nuk eshte e logjikshme.
    Dhe vertet ata qe pranojne kapitalizmin thone se shfrytezimi eshte i logjikshem, prandaj nuk duhet luftuar kunder ndersa meqe pabarazia nuk eshte e logjikshme, duhet luftuar kunder saj.

    Vendet skandinave qe ti permende hecin mbi kete parim.

    Tani si mund te pajtohen 2 pohimet komuniste:
    1- shfrytezimi i djerses se tjetrit nuk eshte i logjikshem
    2- pabarazia nuk eshte e logjikshme

    Mund te pajtohen vetem ne permasen etike te njeriut.
    Ne permasen etike, pabarazia mund te jete por edhe mund te mos jete e logjikshme
    Ne permasen etike, shfrtezimi mund te jete por edhe mund te mos jete i logjikshem.

    Rrjedhimisht komunizmi bazohet mbi racionalizmin etik, jo mbi racionalizmin shkencor.

  28. ””’Por edhe nëse më tradhton kujtesa mbi Marksin filozof, përsëri, askush nuk i pengon marksistët t’i interpretojnë në mënyrë të ndryshme përfundimet në të cilat mbërrin Marksi, apo të zhvillojnë në mënyrë origjinale tezat e Marksit, duke mbërritur në të njëjtat përfundime apo në përfundime të ndryshme.””’

    Problemi im me Marksin ka lidhje ne 2 aspekte :

    1- Komunizmi si fundi shkencor i historise
    2- Parimi i zhdukjes te nje pale dialektike

    1 sjell materializmin historik ose ndryshe manipulimin e historise ( Ministria orvelliane e te Vertetes)

    2 sjell asgjesimin e kundershtarit, ne komunizem sdo kete njeri qe te mendoje kunder, as per sport (Ministria e Dashurise).

    Keto 2 aspekte do ia vishja te paren J. te derrmon me te verteta, ndersa te dyten Lulianit, te derrmon me dashuri.

    Qe manipulimi i historise ne vetvete eshte thelbesor, kete nuk e them une, e kane thene te shumte e akoma me te shumte e praktikojne. Po ashtu qe zhdukja e nje pale dialektike eshte thelbesore ne vetvete, kete e kane thene te tjere e jo une.

    Marksi ka vlera, por ne keto dy aspekte eshte shume i rrezikshem, Ministria e se Vertetes dhe Ministria e Dashurise, jane ministrite e manipulimit dhe te frikes.

    Por si filozof cdokush ka pasur e ka te drejten e nje modeli ideal, i cili sipas tyre duhet te jete qellimi i njeriut, por Marksi, beri mekatin qe modelin e tij ideal ta quante shkencor dhe te propogandonte zbatimin e tij revolucionar.
    Zbatimi evolutiv ndjek dialektiken hegeliane, zbatimi revolucionar dialektiken marksiste.

    Kur thua qe komunizmi eshte fundi shkencor i historise, nenthua qe me lufte a pa lufte, revolucion apo evolucion komunizmi do vije njesoj.
    Po ketu nuk kemi filozofine e trasformimit e cila nenkupton revolucionin dhe dialektiken marksiste te zhdukjes se njeres pale. E thene ndryshe; nese dicka do ndodhe me se sben nje dite ne menyre evolutive, pse mos ta pershpejtojme me revolucion ?
    Ky eshte besimi i marksistit, ajo do ndodhe se eshte racionale apo e logjikshme, atehere pse te mos e pershpejtoj dhe tu tregoj shtegun e drites, ndricimit te tjereve ?
    Nga njera ane egoiste, sepse do qe te jetoje ne ate lumturim, drite, nga ana tjeter altruiste se e do ate lumturim, drite per gjithe njerezimin.

    Pyetja me e thjeshte qe me del; po une qe sdua te jetoj ne ate lumturim, drite e ndricim se me pelqen erresira dhe vuajtja ?

  29. Thote Hamzai, pas nje ore parapergatitje:

    ”’më lejoni ta qartësoj këtë përfundimisht: unë këta njerëz nuk i konsideroj autoritete, por mendimtarë. Ky është dallim thelbësor. Unë nuk iu referohem atyre për ta forcuar argumentimin tim kundër …. ”’

    Mungon vazhdimi logjik pas mohimit; nuk e bej per kete por per filan arsye. Arsyeja nuk eshte dhene rrjedhimisht dallimi thelbesor ka ngelur ne ajer ne kete pike.

    Megjithate pas 1 ore tjeter retorike, kujtohet te na fuse ne ne lexuesve ne ujrat e dallimit :

    ””Sepse vërtet, Mao nuk është referencë filozofike dhe unë asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar si të tillë: Mao ka qenë dhe mbetet referencë e traditës revolucionare.”’

    Tani nuk e kuptova dallimin midis autoritetit dhe mendimtarit, dhe pse Maon ky kesaj radhe nuk e quan mendimtar sic po mohonte me lart, por e quan reference te tradites revolucionare, dmth autoritet.
    Kur dike e merr si reference por jo filozofike/mendimi, del ta marresh fije e per pe si autoritet.

    Pra une si lexues i Gazetes, ngelem i zhgenjyer nga hopthi-pupthi, se prisja dallimin mes autoritetit dhe mendimtarit qe te kuptoja ku gaboi Xha xhai. Perkundrazi ai pohon vete se Maon nuk e shfrytezon kurre si mendimtar, por si autoritet. Se ku eshte keqleximi i xha xhait ne kete pike, nuk e mora vesh.

    Vazhdon Hamza:

    ””Të gjithë ata patriotë, anti-komunistë, liberalë e shpirtmirë, duhet ta kenë të qartë se nuk ishin aktivitetet e tyre subversive ato që e shkatërruan shtetin socialist.””

    Xha xhai se kapi as perciptaz kete pike, por edhe ne do e kish kapur, se kete e ka thene Badiouieyxyz nuk do te thote qe ketu kemi ndonje te vertete absolute, pasi vete Hamza me poshte citon Zizekun , ‘e verteta eshte e pjesshme’, atehere rrjedhimisht edhe kjo eshte e pjesshme. Prandaj nuk e kuptoj tonin triumfalist mbi nje qe edhe po te jete e vertete eshte e pjesshme.

    ””Žižek-u thotë se e vërteta është e pjesshme,””’

    Vazhdon Hamzai:
    katër elementeve konstitutive të tij, të cilat Badiou i definon shumë bukur: 1) barazia, 2) vullnetarizmi, 3) besimi në masat dhe 4) terrori (kujdes, mos bini në grackën humaniste të Xha Xhait; këtu nuk flasim për Gulag-un Stalinist……… Kujtoni Robespierre-in!).

    Po mua si lexues i Gazetes, me kujtohet Robespieri, edhe ai u priste koken kundershtareve si cdo diktator ne cdo kohe.
    Ku eshte gracka humaniste ketu, ti presesh koken kundershtarit nuk me duket se ndryshon ne thelb kaq shume nga ta cosh ne Gulag, biles une per vete do zgjidhja me mire Gulagun, jeta eshte e shtrenjte edhe me m.t deri ne fyt te jesh.

    .””’ Duke mos qenë koncept teorik, nocioni “totalitarizëm” është larg nga të qenit kategori që do të na mundësonte të mendojmë apo të depërtojmë në realitetet historike që ajo përshkruan – përkundrazi, nocioni “totalitarizëm” “efektivisht na parandalon të mendojmë…… Xha Xhai është shembull tipik i veprimit të nocionit ‘totalitarizëm’ në fushën shoqërore: ai nuk mendon (në kuptimin gjenerik e kreativ të fjalës)”””

    Si nuk qenka koncept teorik totalitarizem, mund te jete i ndotur nga shtypja etike qe e cenon si kategori, por eshte nje koncept teorik dhe me kellqe. Tani argumenti pse xha xhai efektivisht nuk mendon:

    ”’Akti i parë i mendimit nënkupton vënien në pikëpytje të asaj që konsiderohet si e mirëqenë – që, do të thotë se procedura e të të menduarit është një ndërmarrje tërësisht e kundërt me atë që ka bërë Xha Xhai.””

    Akti i pare i mendimit eshte kategorizimi i informacionit shqisor. Te vesh ne pikepyetje ate qe merret e mireqene, do te thote te pretendosh te riformosh kategorite dhe konceptet. Po kjo eshte larg te qenit akti i pare i mendimit, ky eshte akt i posacem, ne rast se kategorite dhe konceptet qe zoteron nuk kenaqin intuiten ose arsyen e individit, sepse nuk lejojne perputhjen e njohjes me sendin/gjene/objektin.

    Gjithsesi kjo hyn tek retorika, sepse te njejten gje mund te thote xha xhai per Hamzane , kur flet mbi Maon apo Zizekun, xha xhai mund te thote: ti nuk mendon se merr te mireqene ca thone ata.

    Keshtu nuk shkohet asgjekundi.

  30. E di qe po sjell ne siperfaqe nje teme te vjeter, dhe ndofta jo ne formen me te mire, por s`mund te rrija pa e “varur” edhe ket zbukurimin e fundit ne kete mur.

    The Independent shkruan se simbas nje historiani, resulton se Maoja , timonieri yne i dashur paska vrare ne nje periudhe 4 vjecare rreth 45 miljon vete. Simbas llogarive te mia, i bie 30.822 vete ne dite, cdo dite, per 4 vjet, pa asnje pushim.

    Kurse e gjithe L2B shkaktoi 55 miljon viktima.

    Periudha kohore 1958-1962, kur Mao “edukoi” me vdekje 45 miljon vete, e pare me syte e shqiptarit, nuk mund te shihet e shkeputur me historine tone, sepse korespondon pikerisht me epoken kur komunistet shqiptare, europianet e vetem qe e bene kete, u shkeputen plotesisht nga influenca ruse dhe u hodhen ne krevatin kinez, me pasojat qe shume nga ne ketu i dine, i kane pare me syte e tyre ose i kane jetuar ne kurriz.

    Ne baze te numrave te mesiperm del se Mao ka qene me efikas dhe me i mireorganizuar se sa Stalini apo edhe Xhenghis Khani vete, te cilet s`arriten te vrisnin dot me shume se sa 20 miljon vete secili.

    http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/books/news/maos-great-leap-forward-killed-45-million-in-four-years-2081630.html

    Cfare mjerimi.

  31. Meqe e solle ne siperfaqe kete ceshtje, lind nje pyetje qe vjen natyrshem po te merret ne konsiderate fakti historik se edhe per nje shtet me organizim te larte dhe me nje program te qarte asgjesimi, si Gjermania naziste, ceshtja e vrasjes ne mase ne fund fare rezultoi nje proces me veshtiresi te medha teknike. D.m.th si te vrasesh ne mase njerez, duke ulur kostot qe jane si ekonomike ashtu edhe psikologjike? Per aq sa kam lexuar kjo solli edhe lindjen e idese se dhomave te gazit apo me sakte, ndertimin e teknologjise se asgjesimit qe e ben te pranueshem shifren e dhene per Gjermanine naziste. Per pasoje te deklarosh se ne nje hark kohor prej 4 vitesh, pra 1958-1962, sic edhe thote historiani me qendrim ne Hong Kong, perben jo vetem nje rast te paprecedent te mizorise, por edhe nje moment kurioziteti te jashtezakonshem per menyren e ekzekutimit dhe mbulimin e plote te ngjarjes. Arrin ne kufijte e te pabesueshmes dhe ekzagjerimit, po te mbahet parasysh se ka nje beteje te madhe edhe mes vete historianeve. Keshtu edhe per Stalinin, ne Shqiperi se fundmi eshte botuar nje monografi e Simon Sebag Montegiore, i cili ka qendruar 20 vjetet e fundit ne hapesirat e ish-BS, ka kontaktuar me ate afert te ish-anetareve te Politbyrose, eshte vene ne njohje te dokumetacionit te panjohur, ka zhvilluar intervista me deshmitare dhe ne fund ka shfrytezuar doreshkrime te panjohura me pare. Autori eshte nga ana e nenes nje hebre i Lituanise, ndersa nga i ati ka nje lidhje me familjen Rotschild, pra parimisht do te duhej te kishte nje disponim antisovjetik, po te leme menjane teorite e konspiracionit. Por cfare zbulohet ne liber permes deshmive? Zbulohet se perkufizimi i Stalinit nga te gjithe dhe nga vete autori eshte se ne pikepamje intelektuale Stalini eshte sundimtari me i ditur dhe me i lexuar ne Rusi qe nga Katerina e Madhe e deri te Vladimir Putini. Sipas tij nje njohes i jashtezakonshem i letersise, lexues i pangopur i saj, nje njeri qe citohet te jete shprehur per Boris Pasternak “lereni te qete kete njeri qe jeton mes reve”. Nje drejtues autodidakt qe enderroi te behej prift dhe qe deri ne fund kendonte kenge folklorike gjeorgjiane, pavaresisht se per te zhdukur irredentizmin e vendit te tij dha nje leksion dhune prej nje xhaxhai shembullor. Memorie e tmerrshme, melankolik, i ndjeshem ne ekstrem, nje feminist me shije, qe sipas historianit pati gjithnje dicka prej siciliani dhe aspak prej rusi. Te lexosh kete Stalin nuk ka sesi te mos admirosh figuren e tij, te pakten zgjedhjet e bera ne momente kritike, ku vete Vozhdi do te hiqte menjane si me te tmerrshmen jo Luften e Madhe patriotike, por ate kunder fshataresise. Nje admirim qe provokohet nga kompleksiteti i karakterit dhe e pazakonta qe e karakterizon ne teresi, ne ndryshim nga nje figure shume here me e reduktuar ta zeme si Beria. Me shume spikat nenvizimi qe Montefiore ben per Stalinin kur thote se “ishte nje njeri i kohes se vet”. E pare keshtu si na e sjell ai, ne nje liber te cilesuar si bestseller, medoemos figura e Stalinit ridimensionohet ne syte e nje lexuesi qe nuk ka kujtesen emocionale te kohes qe pershkruhet e cila refuzohet me shume nga pervoja e gjithkujt sesa nga gjykimi i ftohte. Ne fund mbetet ceshtje zgjedhjeje, por nje perpjekje si kjo e Montefiores (qe pretendon zhbirimin me te thelle te se vertetes), per ata qe rekomandojne me sinqeritet te peshtyjne ndaj figurave te tilla si ndaj krimineleve ordinere ngjan si humor me i zi sesa ai i vete Kobes sone te dashur.

Komentet janë mbyllur.