PROBLEMI ETIK

Zakonisht, të gjithë e pranojmë se Shqipëria e shekullit XXI është përfshirë nga një krizë etike e gjithanshme, e cila prek marrëdhëniet e individit me grupet, komunitetet dhe institucionet, por edhe marrëdhëniet e komuniteteve mes tyre.

Zhvillimet politike, të fundit dhe më pak të fundit, gjithashtu tregojnë se asnjë zgjidhje nuk mund t’i vijë krizës etike nga politika, përkundrazi.

Njerëzit s’e kanë për gjë të pranojnë se çfarë i motivon në jetën e përditshme është egoizmi; dëshira për t’u pasuruar dhe për të dominuar; gatishmëria për të shkelur ligjin nëse kjo mund të bëhet duke i shpëtuar dënimit; gatishmëria për të përvetësuar pasurinë dhe pronën e të tjerëve, duke përfshirë shtetin dhe institucionet.

Shoqërisë i është çrregulluar busulla etike.

Si mund të ndreqet kjo?

Shqiptarët, historikisht, e kanë marrë etikën nga dy burime kryesore: feja dhe tradita komunitare/krahinore; edhe pse këto dy burime nuk janë ndërsjelltazi përjashtuese. Megjithatë, në rrethanat kur komunitetet fetare në Shqipëri nuk po rimëkëmben dot, dhe kur njëkohësisht komunitetet veçanërisht në provincë po vijnë duke u shthurur me shpejtësi për shkak të migracionit të brendshëm dhe moskomunikimit mes brezave dhe brenda familjes, asnjë nga këto burime historike të moralitetit nuk funksionon dot më.

Në totalitarizëm, bazë e etikës publike mbetej frika ndaj ndëshkimit, e cila funksiononte mirë, sa kohë që kompensonte frytshëm dobësimin dhe zbythjen e etikës fetare dhe komunitare. Për një farë kohe, shëndetin etik të shoqërisë shqiptare e ndihmonte edhe bindja e klasës në pushtet se po punonte për të ardhmen – ndërtimin e socializmit, etj.

Pas 1990-ës, shpresat ishin që vendin e frikës, si karburant të sjelljes morale, ta zinte barazia e garantuar ligjërisht dhe politikisht (demokracia) dhe rregullat mekanike të ekonomisë së tregut (liria). Këto shpresa u treguan tepër optimiste, kryesisht ngaqë barazia politike/ligjore dhe ekonomia e tregut e kanë ndihmuar moralitetin e përgjithshëm në shoqëri me traditë të pasur të etikës fetare, komunitare ose institucionale (për rastin e fundit, vjen në vështrim, bie fjala, Franca ose Kina).

Gjithsesi, shkaku i nënvetëdijshëm që Shqipëria nuk bën përpara dhe që Europa stepet t’ia hapë Shqipërisë dyert e veta mbetet perceptimi i shqiptarëve si qenie të vrazhda (unruly), që nuk i njohin stadet e avancuara të sjelljes etike, por priren të sillen në mënyrë (para)kriminale, duke shkelur ligjet dhe rregullat e bashkëjetesës sa herë që u jepet mundësia.

Si mund të kapërcehet kjo krizë?

Nuk besoj se përgjigjja një pyetjeje të tillë mund t’i jepet në blog, ose duke spekuluar; por ndoshta mund të nisim një diskutim rreth kësaj çështjeje, që të na ndihmojë së paku ne vetë për t’u orientuar në rrethanat e krizës.

Nga ana tjetër, besoj se shqiptarët nuk mund të arrijnë dot asgjë duke i përqafuar vetëm në mënyrë formale parimet etike të botës së qytetëruar dhe veçanërisht të kontinentit europian. Nuk mund të hysh në Europë duke shkelur syrin, as duke gënjyer veten se po ua hedh atyre “të tjerëve” – kjo është psikologji e skllavit dhe e plebeut, që ta garanton atë status edhe për të ardhmen.

Po me ç’rrugë mund t’i rikthehet etika jetës publike dhe private në Shqipëri?

Në rrethanat konkrete, nuk e shoh të mundshme që kjo mund të arrihet nëpërmjet (ri)edukimit fetar; megjithë përpjekjet që nuk kanë munguar. Kjo, kryesisht ngaqë komunitetet fetare në Shqipëri mbeten të bllokuara ndërsjelltazi, nëpërmjet vetosh të kryqëzuara.

Nuk e shoh të mundshme as që të jetuarit në mënyrë etike të restaurohet nëpërmjet frikës, ose kërbaçit; megjithë dëshirat që dëgjon ndonjëherë kafeneve, për “të varur tre-katër nga këta maskarenj në mes të Tiranës”, ose të tjera lutje të heshtura për një rend social hierarkik, të sunduar nga respekti për autoritetin dhe frika ndaj institucioneve.

Edhe më e pamundur duket kthimi i asaj situate idilike, që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë, të modeluar sipas mënyrës si e përfytyrojnë traditën historike shqiptare disa romantikë të vonuar (pleqësitë, burrnitë, burrneshat, fjala e dhënë, besa, mikpritja, ndera, etj.).

Perëndimi i shumëlakmuar, drejtpërdrejt por edhe nëpërmjet elitave vendëse dhe mediave, rrezaton kryesisht kult të suksesit, të bukurisë fizike dhe të luksit, spërkatur me adhurim pseudo-romantik për personalitete të forta kriminelësh ose rebelësh “pa kauzë”.

Ideologji të tilla si marksizmi dhe feminizmi mund të kenë ende ndikim në elitat, për shkak të lidhjeve që këto kanë me universitetet Perëndimore ku kanë studiuar; por elitat në Shqipëri nuk përfaqësojnë më modele të sjelljes etike për publikun që i ndjek dhe i bën të ndihen elita, përkundrazi.

Projekti kombëtarist, në vetvete i dobët edhe pse i përqafuar hipokrizisht prej shumicës, ndjek një etikë utilitariste, në pajtim me frymën e përgjithshme të kombëtarizmit, si formë sui generis të egoizmit.

Prandaj, unë nuk shoh rrugë tjetër të praktikueshme shërimi moral, përveç rikonstituimit të komuniteteve të vogla e të qëndrueshme, në qendër dhe në periferitë, të cilat duket se janë më të moralshme për shqiptarin sesa metropoli si i tillë, për të mos përmendur shtetin.

Natyrisht, komunitetet e vogla nuk konstituohen me dekret, as nëpërmjet mekanizmave të ekonomisë së tregut; pse duan qëndrueshmëri sociale dhe demografike, siguri ekonomike, zgjidhje të problemeve të pronës dhe jetëgjatësi të familjes. Me fjalë të tjera, pa u ndalur njëfarësoj lëvizja e shfrenuar e popullsisë drejt Tiranës ose ultësirave bregdetare në përgjithësi, nuk mund të shpresohet për zgjidhje të çështjes morale në Shqipëri.

Në rrethanat kur autoriteti patriarkal nuk restaurohet dot më, forcimi i familjeve të shtresës së mesme mund të shërbejë si platformë për ta energjizuar lëvizjen e përshëndoshjes etike; me kusht që funksionin e raporteve të dikurshme vertikale dhe të imponimit ta zënë raportet horizontale të solidaritetit, gatishmërisë për të ndihmuar dhe miqësisë.

Në fakt, miqësia është një ato pak vlera etike që i kanë shpëtuar disi kataklizmës së këtyre njëzet vjetëve të fundit; dhe ka shërbyer si bazë për gjithfarë historish suksesi, pa lënë jashtë këtu as krimin e organizuar, i cili në vetvete është moralisht i dënueshëm. Por miqësia ofron një bazë të pazëvendësueshme për të restauruar besimin e njerëzve te njëri-tjetri; ose lubrifikantin e pazëvendësueshëm të të gjitha marrëdhënieve shoqërore, duke përfshirë edhe ekonominë, edhe politikën.

Mirëpo miqësia nuk mund të përkufizohet kurrsesi si përkim ose përputhje interesash; meqë si marrëdhënie mes individësh nuk mund veçse të zhvillohet e të konsolidohet në kohë. Nga ky këndvështrim, ngjizja e komuniteteve dhe kultivimi i miqësive janë ndoshta forma të ndryshme të të njëjtit proces; meqë në të dy rastet është fjala për struktura të cilat vendosen midis individit dhe shtetit.

Kështu i afrohemi edhe përkufizimit të shoqërisë civile, edhe pse kjo do të duhej të trajtohej veçmas.

Gjithsesi, ju lutem të jepni ndonjë mendim, se si mund të kapërcehet kjo krizë maskarallëku, që duket sikur e ka përfshirë Shqipërinë në të gjitha nivelet, e që ua paralizon shqiptarëve të gjitha përpjekjet për t’u qytetëruar.

38 Komente

  1. Besoj se gjithsekush i ka zgjedhur vete burimet e normave morale qe ndjek, dikush se ndihet pergjegjes para nje qenie me te madhe se ai, Zoti, e dikush tjeter se duke qene qenie racionale mendon se duhen zbatuar ca norma gjate nderveprimit me te tjere.

    Keshtu qe une besoj se konteksti ne te cilin ngrihet ky problem eshte i rendesishem. Nese konteksti eshte familja atehere te tjera burime te moralit kemi, dashuria e ndersjellte psh. mund te sherbej si instance morale. Problemi me kete kontekst eshte, se eshte teper i kufizuar dhe perjashtues, ketej edhe kodi i nderit qe vlen per te familjes, klanit, dhe jo per te tjeret. Ndersa ne nje institucion tjeter si psh. shkolla apo vendi i punes, duhet te vlejne te tjera burime, më racionale e utilitariste, qe perligjin normat e sjelljes.

    Nejse, ketu kjo gje eshte prekur disa here, dhe nuk mendoj se ka ndonje kontribut te ri, te pakten nga mua, per kete ceshtje.

  2. Aristoteli ia kushton kapitujt e fundit të Etikave Nikomekiane miqësisë, sigurisht pasi ka folur për vyrtytin, ligjin, ekonominë, artet, drejtimin e shtetit etj. Aristoteli – pasi ka diskriminuar midis llojeve të ndryshme të miqësive; për interes material; për interesa emocionale; për status ekonomik dhe social etj. – arrin në përfundimin se miqësia më e mirë është ajo midis dy njërzve të vyrtytshëm. Në këtë pikë duket e llogjikshme që në një shoqëri në të cilën miqësitë kanë ende vlerë të konsiderueshme, lartësimi i miqësive të vyrtytëshme do sillte edhe vet lartësinë e vet vytytit si vlerë shoqërore. Por që të ndodh kjo duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm që miqësia të shmanget sa të jetë e mundur, për t’ia lënë vëndin ligjit, të paktën në çështjet me karakter ekonomik, duke qënë se këto të fundit janë të paqëndrueshme (siaps Aristotelit). Më kollaj e thënë se e bërë tha.

  3. Si mund të kapërcehet kjo krizë?

    Nuk besoj se përgjigjja një pyetjeje të tillë mund t’i jepet në blog

    Besoj se shembulli i ndeshkimit qe dhate ne fillim eshte mese i pranueshem. Disiplina strikte e Singaporit eshte nje nder faktoret qe ai qytet-shtet pa asnje burim natyror arriti te jete nje nga nyjet nevralgjike te ekonomise boterore.

    Mjafton i denimit korporal/penal bazuar mbi kriteri i mbipeshes per ‘punonjesin civil’ te nivelit drejtor e lart, qe korrupsioni te dorovitet

    1. Si mund te admirohet superioriteti moral i Singaporit kur morali eshte shendrruar ne shantazh politiko/ekonomik? Ç’mund te lakmohet, nese morali nuk u perket individeve por shtetit dhe vlera e moralit eshte e barazvlefshme me tre C-te (Condo, Car, Career)?

      1. Ah! Paske degjuar edhe ti per tre C-te e grave te Singaporit?:) Sidoqofte, parimi i tre C-ve mbetet universal per aq kohe sa mbizoteron prizmi ekonomik i shikimit te gjithcka. Chicago School of Economics ka nje lapidar mu ne mes te Tiranes. Keshtu qe ajo qe mungon eshte disiplina shembullore alla-Lee Kwan Yew

  4. Mendimi i Baton Haxhiut tek TemA, nen titullin Shqiperia e vizave ku ai shkruan:

    “…nuk do të kisha jetuar gjatë atje pa u ngritur për ta shprehur hidhërimin për papërgjegjësinë dhe edukatën e munguar në shumë pjesë të jetës në Shqipëri.
    Shpeshherë kjo papërgjegjësi është pasojë e mungesës së edukatës për shtetin dhe për jetën shoqërore. Këto sjellje janë pasojë e papjekurisë shpirtërore të popullit shqiptar, por në radhë të parë të zvetënimit moral të shtetit dhe të qytetarit shqiptar, duke i munguar ideja për respektimin e ligjit dhe shtetit ku jeton. Prishja e rendit jetësor krijon probleme që në rrethana të tanishme është e pamundur të zgjidhen pa ndërhyrje të ashpër të shtetit.”

  5. Ka një shthurje dhe këtë e vë rè sa hyn në aeroportin modern të Tiranës, ku taksisti klandestin nuk të lë të gjesh derën e daljes, apo të shohësh nëse të afërmit janë duke të pritur. Normalisht ata zotërinjtë duhet të kishin pak edukatë, dhe të ishin në radhë të prisnin pasagjerët.
    Pastaj vjen problemi i politikës. Akoma nuk po përfundon proçesi. S’ka asgjë të keqe këtu, por gjuha e përdorur është e vrazhdë, sadike, armiqsore, joedukuese. “Mashtrues, matrapaz, hajdut, kapadai, e keqja e këtij vendi, maskarada” e shumë të tjera fjalë dëgjohen, lexohen e komentohen nga kushdo që hap radion, televizorin apo gazetën (edhe atë online). Po nga ky publik ka dhe të rinj, të denjë për një ndryshim. Sepse unë mendoj se nga të rinjtë do vij ndryshimi. Ndoshta është pak klishè kjo që them. Fola me një miken time që jep mësim në Tiranë. Po mbron doktoraturën dhe ka një pozicion të favorshëm për t’i shërbyer politikës. Më tha që nuk pranova të hyja për faktin se nuk dua të ‘digjem’ kaq shpejt. E kuptova. Atje rinia që duhet të sjelli pak ndryshim digjet nga ajo edukatë që është shtruar këto vitet e fundit në një mënyrë skandaloze. Ka një përzirje marketingu, estetike, pop-i e ku ta di unë. Ndoshta të fshehtat e së kaluarës dolën në pah, ashtu siç doli bota e varfër me ardhjen e satelitëve në orbitë që mundësuan rrjedhjen e imazheve kudo.
    Sistemi që nuk po di të gjejë pak kontroll dhe mos disiplinimi i shoqërisë, nën pretekstin që të gjithë jemi të lirë, në demokraci flitet lirshëm, ka kontribuar të masakrojë edhe atë pak edukatë që ksihte më përpara. Mjafton të dalësh rrugëve të Tiranës, të hysh në ndonjë byro poste, të shëtisësh rrugëve, dhe aty do gjesh disa qeliza që mbysin atë masë të vogël që mbijeton, mbase edhe e fshehur pas pseudonimeve.
    Kur lexon komentet tek Shekulli dhe mendoj se ata që arrijnë të gjejnë kohën e të futen në internet për të thënë diçka, kanë pak status social dhe nuk janë cigare shitës minoren pa shkollë që i shohim me shumicë nëpër baret lluksoze të Tiranës. Shumica e këtyre përsonave nuk thotë gjë. Jo se nga komentet pritet gjë, por mjafton të lexosh nivelin intelektual, tolerancën dhe zemërgjerësinë.
    Edukata në shumë raste është një armë e mirë për të jetuar pa telashe, kurse në Shqipëri më duket se ajo të pengon të jetosh mirë.

    Kjo krizë nuk kapërcehet aq lehtë, mbase duhet ta bësh këtë pyetje pas disa viteve sepse më duket se jemi nisur për një disa vjeçarësh të mirë. Etika nuk përftohet më dhunë tek një popull që e ka vuajtur atë, por me pak tolerancë dhe kurajo. Por ndërgjegjja mungon, dhe ajo i bën individët të sabotojnë vendin dhe shoqërinë e tyre duke mos e ditur.

  6. Duhen dekada te tera te arrihet ajo qe mungon,etika.Si arrihet?Une mendoj,shkurt ketu, se ajo arrihet ndermjet:
    1.Arsimimit.
    2.Shtetit.
    3.Rritjes se mireqenies nepermjet punesimit,pasoje e ndertimit te strukturave prodhuese private te vogla,te mesme dhe te medha.
    Arsimimi ka rol paresor per krijimin dhe forcimin e bindjeve te drejta teorike fillistare.Shteti ka mbulimin ligjore dhe zbatimore te ruajtjes te struktures edukuese etike qe parapregatit sistemi arsimor.
    Mireqenia eshte plazma jetesore mbajtese e dy shtyllave te para.
    Ne Shqiperi duhet nje reforme totale ne sistemin arsimor,zbatueshmeri ligjore,dhe normalizim dhe shendoshje te struktures prodhuese ekonomike te vogel dhe te mesme.

  7. Urdhërat profesionalë, sipas mendimit tim, janë institucione vetërregullimi etik që duhen shfrytëzuar më mirë nga shoqëria shqiptare. Të imagjinojmë për një çast, bie fjala, një urdhër mjeku të shkëputur nga administrata (nuk e di a i ka prapë Urdhëri i Mjekut në Shqipëri zyrat brenda Ministrisë së Shëndetësisë), me burime financiare (nga kuotizacioni etj…) që ka të drejtën dhe detyrën të organizojë provimin përfundimatar të të sapodipllomuarve në Mjekësi për t’i dhënë liçencën e ushtrimit të profesionit (ai që në kohën tonë ishte provimi i shtetit); që në skadenca të caktuara e përsërit këtë provim dhe mund të të heqë liçencën po qe se s’e kalon; që ka autoritetin të të heqë liçencën e ushtrimit të profesionit për një periudhë pakashumë të gjatë në raste mitmarrjeje nga pacientët, korrupsioni, por që edhe e mbron mjekun kur ky dhunohet në detyrë, jep bursa studimi për fëmijë mjekësh mbetur jetimë etj.
    Ose të marrim Urdhërin e Gazetarëve, sa do ta ndihmonin nismat etike vetërregulluese cilësinë e shtypit në vendin tonë…

  8. Orakull, shteti ne Shqiperi nuk ka punuar asnjehere ne afrimin e shqiptareve me parimet etike te Perendimit demokratik, perkundrazi si me Zogun ashtu edhe me Enverin, kemi te njejtin model , shtetin etik; Zogu per shkak te lidhjes me Italine fashiste ndersa Enveri per shkak te etikes marksiste.
    Pavaresisht deshires se mire te Hegelit, teoria e tij ushqeu 2 ideologji diktatoriale . Hegeli ishte totalitarist por jo diktatorial, mirepo perzierja e totalitarizmit me politiken rezultoi dicka e tmerrshme.

    Keshtu qe ne Shqiperi nuk duhen hedhur me syte nga shteti, por nga krijuesit e vertete te etikes, filozofet. Duke qene se etika eshte disipline e filozofise, qe si te thuash kanalizon moralin , atehere pikerisht nga filozofet shqiptare duhen hedhur syte. Filozofi me i njohur ,te pakten qe ka impakt ne publik , Fuga, per fat te keq, merret kryesisht me komunikimin mediatik keshtu qe duhen pritur kohe me te mira .

    Lexova tek Shekulli para ca kohesh qe Servet Pellumbi ka shkruar nje liber filozofik mbi globalistiken,ku trajtonte edhe temen etike, mirepo me c’ tha ne interviste mu duk sikur vraponte drejt zones me mjegull e i ftonte te tjeret ta ndiqnin.

    Shqiptaret jane te shendetshem vetem ne etiken ushtarake dhe ate familjare, gjithcka tjeter o eshte e semure, sidomos etika e punes dhe e komunikimit, ose nuk ekziston fare si etika ekonomike, bioetika apo edhe vete etika liberale qe duhet te merrte sovranitetin etik, meqe edhe perkrahet ne mase, te pakten teorikisht.
    Do thoja se ata qe kane perqafuar etiken liberale ( me apo pa vetedije teorike) po bejne deme qe do e zgjasin akoma me tej zgjidhjen e problemit etik ne Shqiperi.

    Me sa mbaj mend vetem Noli e Konica kane ngritur fuqishem ceshtjen etike ne politike, biles eshte per te vajtuar permendja e shpeshte e tyre ne kohet ne sotme, dmth ne 80 vjet shoqeria shqiptare nuk nxorri dot nje ‘rival’ te denje te tyre.

    Ceshtja etike ne politike do trajtim te gjere, sepse eshte toke djerre, ku kullosin ca dele, cka bie ndesh me rolin e rendesishem te politikes ne te perditshmen e shqiptareve dhe eshte jetike duke qene se te gjithe e quajne korrupsionin dhe nepotizmin si gangrenat qe se lene Shqiperine te shendoshet.

    Pra une shoh si thelbesore, trajtimin e etikes se punes dhe etikes politike, pasi pa u disiplinuar ( ‘institucionalizuar’ ne ndergjegjen e perbashket ) keto le te flasim sa te duam per
    etiken liberale, etiken boterore/globalistike etj, thjesht do bejme nje verre ne uje.
    Ne kemi probleme me urgjente, per tu hapur menderesh e ti japim njeri-tjetrit leksionet etike mbi individualizmin apo globalistiken qe degjojme nga perendimoret.

  9. ””’Projekti kombëtarist, në vetvete i dobët edhe pse i përqafuar hipokrizisht prej shumicës, ndjek një etikë utilitariste, në pajtim me frymën e përgjithshme të kombëtarizmit, si formë sui generis të egoizmit.””’

    Ketu kam shume dyshime, sidoqofte, kombetarizmi ne Shqiperi, ka luajtur rol kyc ne asgjesimin e dy burimeve te moralit qe me te drejte permende dhe perfaqeson te vetmen te mire te perbashket qe i ka rezistuar kohes, te pakten ne nivelin teorik.
    Shqiperia etnike eshte e mira supreme dhe e drejta supreme.
    Te pakten e ka kushtin themelor gjitheperfshires.

    Shteti etik sidomos ai komunist vetem sa e gjymtoi kete kusht themelor, por nuk e asgjesoi dot. Teorikisht shteti etik eshte i vetmi burim i etikes, keshtu qe kombetarizmi si burim etik ishte anomali teorke por domosdoshmeri praktike.
    Biles ishte kaq i domosdoshem ne praktike, saqe vlerat qe mbron e perhap kombetarizmi shqiptar (besa, nderi, miqesia, familja, drejtesia, miresia, shpirtmadhesia etj,) u bene lajtmotivi shteteror.

    Kete aleance te detyrueshme qe shteti etik komunist beri me kombetarizmin, ka qe e kane pare (edhe ti xha xha ne mos gaboj) sikur kemi te bejme me nenen(shteti etik) e pjellen, mirepo vete emertimi i nenes , nacional-komunizmi e deshmon vete aleancen ne mos ngjizjen e 2 koncepteve qe biles teorikisht jane perjashtuese, aq sa ne luften e dyte boterore i dhane jetes te vetmes lufte civile nder shqiptare.

    Ne ditet e sotme (per te dhene nje mendim si kapercehet kriza) eshte e rendesishme, jo qe te rimekemben burimet periferike, te cilat e vendosin te miren e periferise mbi te miren e perbashket (pra kane lidhje perplasese me shtetin) dhe as imponimi nga lart (i cili be te shkuaren ka ardhur ne forme diktatoriale, prandaj edhe nuk mirepritet) , por shquarja e se mires se perbashket supreme.

    Ne Shqiperi mungon koncepti baze i moralit dhe etikes qe mban bashkuar nje shoqeri, ai i se mires se perbashket.

    Nese nuk arrihet te gjendet e mira e perbashket, ajo qe sherben si qendra, atehere kriza do vazhdoje.

    Problemi nga ana formale eshte i madh, pasi vete pyetja : Cila eshte e mira e perbashket e shqiptareve ?- implikon popullsi qe gjenden jashte kufijve te Shqiperise.

    Nderkaq po te ngrihet si : Cila eshte e mira e perbashket e nenshtetasve te Shqiperise ? – e ben ‘etiken e re’ gjymtuese te vete ideologjise se shtetit komb mbi te cilen eshte ngritur e bazohet edhe juridikisht Shqiperia .

    Vete ngritja e pyetjes se dyte , i ka bere ata qe e ngrene, ta thone me gjysem zeri apo te perpiqen ti shpetojne gjykimit etik.

  10. Kam përshtypjen se problemi etik në Shqipërinë bashkëkohore është kryekëput çështje kohe. Sido që ta parashtrojmë, koha bën dhe ka për të bërë të vetën në mënyrë të pavarur nga çmund të diskutohet.

    Them çështje kohe, duke e lidhur ngushtësisht statistikën e prurjes ditore ekonomike me kurbën që ende duhet të përshkojë vendi në ngritjen ekonomike (parësisht).

    Korrupsioni dhe shpërkalbja etike ekziston sepse nuk ka të ardhura ekonomike të mjaftueshme, dhe pas viteve 1990 stomaku i shtetasit shqiptar, i çfarëdo funksioni shoqeror qoftë ky i fundit, instinktivisht, është zgjeruar dhe është i verbër kundrejt normave etike. Për më tepër po të mendosh se shoqeria shqiptare ka veç dy dekada që ka dalë nga dieta gati gjysëmshekullore e mungesës totale.

    Xha Xhai shkruan: “Shoqërisë i është çrregulluar busulla etike. Si mund të ndreqet kjo?”

    Me kohën, mendoj unë, pasi të jetë formuar një brez i dytë pasardhës në politikë, institucione, elita mendimformuese (dyshoj se ka në Shqipërinë bashkohore, por, nejse), të cilët si synim kryesor nuk do kenë babëzinë e pushtetit për fitim, por artin e të drejtuarit në politikë, profesionalizmin e drejtimit institucional, të bërit filozofi dhe të parashtruarit e mendimit progresist pararendës, dhe, të vetndierit elitë për të udhëhequr me talent dhe vullnet historik, në fund të fundit, elemente këto që janë ende idealistike në Shqipërinë e ditëve tona.

  11. Termi “shoqeri” ne kontekstin shqiptar mua me duket i parakohshem. Ne nuk kemi fjale tjeter dhe aty do perplasemi, por po ta shohesh me kujdes gjendjen, ne nuk jemi akoma ne stadin e shoqerise se vertete, te asaj qe presupozon ndergjegje sociale, prej nga edhe do rridhnin kerkesat/aspiratat etike.

    Ne kemi patur dhe kemi, padyshim, norma etike, si individe, familje, komunitete te vogla. Ka tek tuk enklava te ndricuara. Por kur nderveprojme me shumicen jo-etike, ta quajme, fitojne ata, na mbulon erresira e prapambetjes dhe pazhvillimit. Dhe ato xixellonjat as duken me.

    Vetem kur pjesa me e madhe e nje grupimi arrin pjekurine dhe zhvillimin e ndergjegjes sociale eshte ne gjendje qe, pa nevojen e diktatit, te projektoje mbi gjithe grupin norma etike te pranuara e te detyrueshme per te gjithe.

    Shqiptaret jane vertete komb i vjeter, por si shoqeri ne jemi teper te rinj e te paeksperience. Deri para Rilindjes ne as ndergjegje kombetare nuk kishim tamam, pale sociale. Dicka filloi me Zogun, u shkaterrua me komunizmin, u bastardua me demokracine. Ne duhet te kalojme patjeter ne rrugen qe kane kaluar gjithe popujt e tjere per tu kthyer ne shoqeri moderne. Ndertimet, muziken, kuzhinen edhe i kopjojme, por ndergjegja sociale duhet kultivuar se brendshmi, as nuk importohet, as nuk mandatohet dot.

    Levizja e zonave te thella drejt fushes, detit, qofte edhe Tiranes, eshte vertete kaotike e problematike sot per sot. Por sot per sot nuk eshte se do kishim ndritur edhe aq shume, edhe pa fluksin e tyre. Eventualisht ato zona duhet te zbrazen, ajo popullsi duhet ti afrohet qyteterimit sado te manget te pjeses tjeter. Me kohe kaosi i shperngyljes dyndese do kthjellohet, ne nje menyre ose tjeter. Por eshte me mire qe po ndodh zbrazja e zonave te thella, sepse te pakten e kemi bere nje hap, sado te rremujshem, drejt zhvillimit.

    Me kenaqesi ve re ne shtyp qe ka filluar nje fare ndergjegjesimi per situaten ku ndodhemi. Ka edhe perpjekje per te vene ndonje gur ne themelin e shoqerise se ardhme shqiptare. Kam shume besim tek arsimimi. Me jep shprese fakti qe nje mase e madhe te rinjsh arsimohen jashte (por edhe brenda, dicka nxene aty-ketu) edhe nese nuk kthehen per te jetuar e punuar, nje influence pozitive do ta ushtrojne. Emigrimi ne mase, rritja ekonomike etj. te gjitha jane faktore qe do ndihmojne.

    Do presim, tha. Ditet e mira pasketaj vijne!

  12. Problemi i etikes se shoqerise shqiptare del here pas here ne siperfaqe (alb club ishte nje nga forumet qe eshte marre me te). Eshte fakt, i cili veshtire se mund te mohohet, qe kultura e se perbashktes, pertej rrethit te familjes, ne Shqiperi ngelet deshperimisht e huaj.
    Kush jane vlerat e transferueshme ne shoqerine shqiptare? Hiq familjen, shof pak tjeter. Per nga vete specifikat, nje shqiptar e bazon ekzistence e tij ne menyre instiktive dhe reflektive, ne aktin e te mbijetuarit. Eshte nje qellim me se i vlefshem. Por duhet te jete vetem “alfa” e nje kulture, dhe jo “gama” e saj. Vetem ne boten e kafsheve mbijetesa ngelet nec plus ultra e te ekzistuarit.

    Mendoj se pjesa me e shendoshe etikisht ne shoqerine shqiptare ngelet fshati shqiptare. Te veterregulluar, dhe pa supervizim, gjen ne to shume elemente qe ne vende dhe shoqeri te tjera sigurohen me shtrengese (ligj/rregulla).
    Qyteti shqiptare, per shume arsye, si objektive (cungimi i hapesirave shqiptare ne fillim shek. XX, besime te ndryshme ) ashtu edhe subjektive (eksperimentet komuniste) ngelet nje kaleidoskop qe ndryshon ngjyre sa here qe e rrotullojme. Nuk ka nje transferueshmeri te vlerave nga fshati ne qytet, dhe shteti, si shprehja me e larte e interesave te perbashketa te nje grupi njerezish, nuk imponohet dot mbi shoqerine qe ajo drejton, sepse individi/qytetari shqiptare rralle here ka pare “return on investment” per investimin e tij civik ( gjithnje kam qene i mendimit se periudha e komunizmit eshte dicka me shume se sa nje panorame monocrome, qe te gjithe kane aq qef e afsh ta pikturojne).

    Sic u permend edhe ne disa nga komentet e meparshme, koha eshte ajo qe do i coje gjerat ne drejtimin e duhur. Kur hapesira ekonomike shqiptare te jete e tejmbushur, dhe per shkak te kesaj, njerezit qe lundrojne ne te do tu duhet te respektojne disa rregulla baze te perbashketa, per te siguruar nje qarkullim te rrjedhshem neper te, atehere ka per te lindur nevoja ose me sakte INTERESI per nje etike te perbashkete civike, e cila do te njihet, pranohet, zbatohet dhe respektohet nga te gjithe. Cdo projekt i madh ekonomik, qofte autostrada Durres – Kukes, apo portet e Durresit/Vlores jane si katalizatore qe ndikojne ne pershpejtimin e zhvillimi te INTERESAVE ekonomik te shtetasve, te cilet jane te gatshem te bejne cdo gje ( te vjedhin, te grabisin, te respektojne ligjet, rregullat, kontratat, te edukohen, te marrin zanat etj etj) per ti realizuar ato ne nje afat sa me te shkurter, simbas planeve, deshirave dhe mundesive te tyre. Por kjo ka nevoje, per mendimin time, per nje lloj eugjenizmi social, e cila do disa breza te realizohet.
    Per imediaten, po te perdor eksperiencen time ne emigracion, shoh se nje nga burimet kryesore te mirefunksionimit te nje qyteti me permbajte popullsie shume me te fragmentuar se sa cdo qytet ne Shqiperi, eshte pushteti local. Me ane te taksave qe dalin nga bisneset dhe banesat private qe ekzistojne ne territoret e administruara perj tyre, sigurohet nje mbarevajtje dhe mirebajtje e cdo aspekti te jetes civike. Injoranca nuk eshte argument. Si rrjedhoje qofte afganasi nga Pashtunet, qofte burri me mustaqe dhe gruaja me perce nga Jemeni, qofte shqiptari nga Tirana pritet dhe kerkohet qe te njohin e respektojne rregullat si cdo anlgosakson qe ka disa breza qe jeton ne qytet.
    Elementet dhe nevojat etike te secilit mund te jene te ndryshme, por vlera e transferueshme e perbashket sigurohet, mbrohet dhe realizohet nga pushteti lokal (njeriu mund te mos ia kete idene se se ne cfare ligji mbeshtet e drejta ne Kanada, por e meson shume shpejt se sa eshte gjoba po qe se shkon per peshkim pa pasur lejen e duhur, apo jashte sezonit te duhur).

    Rritja e cilesise se administrimit lokal, ne shkalle lagje, qyteti, rrethi eshte nje objektiv i realizueshem, qofte sepse aktiviteti ekonomik, me ane te taksave te paguara prej saj eshte ne gjendje te siguroje bazen financiare per mirefunskionimin e saj, qofte se u be rreth 20 vjet qe me mijra shqiptare jane ne gjendje te edukohen jashte Shqiperise, cka siguron bazen per nje baze te afte administratoresh, specialistesh dhe burokratesh.

    Rritja e aktivitetit ekonomik do sjelle evolimin e maredhenieve ne shoqeri, me kushtet, rregullat, l gjuhen e saj reciproke. Edhe kjo ndihmon per sigurimin dhe zhvillimin e vlerave etike te transferueshme (ti s’mund te hedhe ne ere cdo konkurent qe te ze rrugen apo nuk te pelqen)

    Gjuha. E folur dhe e shkruar. Si gjuha letrar, ashtu edhe ajo legale duhet te jete e njehsuar dhe e kuptueshme ne cdo cep te vendit. Te mos lihen te zhvillojen bastardime gjuhesore te ngjashme me nje variant modern te esperantos, te cilat jashte unazes se Tiranes s`ka dreq qe i merr vesh.

    Decentralizimi i qendrave urbane .
    Varferimi dhe perendimi i Shkodres si qender e madhe ekonomike/kulturore/civike eshte man-made dhe jo hisotrikisht e paevitueshme.
    Po i njejti argument vlen per Korcen, per Durresin, per Peshkopine, per Vloren. Po te krijohen kushte qe te lidhen keto qendra me zonat e tyre te vjetra te influences, si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise,edhe kjo, per mendimn tim , do te bente pjese ne ndertimin e atyre vlerave te perbashketa, te transferueshme.

  13. Disa prej komentuesve janë të një mendjeje se, për të rregulluar çështjen morale në Shqipëri, duhet pritur të ndërrohen brezat.

    Ky propozim mbështetet në supozimin se brezi i ri është moralisht më i shëndoshë sesa i vjetri; që nuk është doemos i gabuar, sa kohë që i vjetri është rritur si qen i rrahur, nën totalitarizëm – kur nuk ka qenë vetë pjesë e kamzhikut.

    Megjithatë, ku do ta gjejë këtë etikë brezi i ri? Nuk pashë kënd t’i jetë përgjigjur kësaj pyetjeje.

    U tha se të rinjtë shkollohen kryesisht në Perëndim, dhe i marrin atje modelet; Perëndimi ka plot modele të mira, mjaft të kesh dëshirë të kërkosh – por nuk duhet harruar se Perëndimi ende sot e kësaj dite organizohet, përgjithësisht, rreth etikës së krishterë.

    Në Shqipëri, përkundrazi, ka të krishterë, myslimanë dhe fe-humbur. Të krishterët dhe myslimanët mund të gjejnë pika të përbashkëta, sidomos në etikën e familjes – ngaqë Islami i ka disa pika të përbashkëta me Krishtërimin, por edhe ngaqë myslimanët shqiptarë i kanë trashëguar shumë parime etike nga koha kur nuk ishin myslimanë.

    Çështja është te fe-humburit. Ku do ta gjejnë etikën këta? Nga ç’modele do të frymëzohen?

    Institucionet fetare në Shqipëri e kanë humbur edhe atë autoritet që kishin në kohë të Zogut; në media flitet për to vetëm kur është fjala për çështje të pronës. Prandaj vështirë të shpresosh që fe-humburit do të zgjedhin për model fetarët, duke ndjekur këshillën e Papës së tanishëm drejtuar laikëve – ose ftesën që këta të sillen e të veprojnë në shoqëri njëlloj sikur Zoti të ekzistonte (“come se Dio ci fosse”).

    Përndryshe, duhet të kthejmë sytë nga ato shoqëri ku etika nuk i ka rrënjët doemos në fé – p.sh. Franca në Europë, dhe sidomos Kina dhe Japonia në Azi. Kina ofron një shembull ku një shoqëri mund të arrijë një stabilitet etik të admirueshëm, në bazë të respektit për traditën, autoritetin dhe një doktrinë filozofike – Konfucianizmin.

    Përkundrazi, modele si Singapori nuk më duket se vlejnë në këtë diskutim; meqë frika nga ligji mund të shërbejë si bazë për të vendosur rregull “në rrugë”, por jo për të restauruar etikën në marrëdhëniet mes njerëzve.

    E kam fjalën pikërisht në atë që njeriu nuk mund të arrijë tek ideja e së mirës nëpërmjet frikës.

    Po të shohim tani se ç’traditë ka ndër shqiptarët, e cila ende mund të shfrytëzohet për restaurimin, unë gjej disa vlera, p.sh. besnikërinë ndaj fisit ose klanit, të cilat deri më sot janë aktualizuar vetëm ose kryesisht në grupet (para)kriminale; por që në vetvete nuk janë doemos negative. Ben Dedja jep një sugjerim të etikës profesionale, nëpërmjet vetë-rregullimit, që më tingëllon brilant; sepse mund të realizohet jo duke u transplantuar, por duke shfrytëzuar disa karakteristika ekzistuese të shoqërisë së atjeshme.

    Gjithsesi, shpresa te pritja më duket kundërprodhuese. Jeta e shqiptarëve nuk ndodh në vakuum; marrëdhëniet me popuj dhe kultura të tjera mund të jenë edhe lojëra me shumën zero (zero-sum games); dhe kur mungon etika në shoqëri, vijnë e humbasin disa gjëra të cilat ia ndryshojnë fytyrën shoqërisë vetë, në kuptimin që ajo e nesërmja do të gjejë një etikë për t’iu përshtatur fytyrës së re që do të ketë. Nëse shoqëria gjymtohet, do të adoptojë një etikë të përshtatshme për një shoqëri të gjymtuar.

    Nga kjo pikëpamje, argumenti se ne shqiptarët kemi mbijetuar me shekuj pa u shpërbërë etj. nuk më duket se vlen; sepse mbijetesa jonë i detyrohet izolimit, ose pikërisht atij faktori të cilin sot po përpiqemi ta asgjësojmë, me të gjitha mënyrat e mundshme.

    Kjo më bën të mendoj, meqë ra fjala, edhe që çështja etike për shqiptarët është edhe çështje mbijetese.

  14. Ringjallja etike idealisht do te kerkohej ne fe. Kjo aktualisht nuk eshte e realizueshme per shume arsye (disa prej te cilave te permendura tashme). He per he, ne mungese te saj, do te na duhet nje kod etik praktik, pra utilitar. Ky ne afatshkurter sepse sa i perket afatgjates asnje kod etik nuk rreziston pa nje bosht religjioz. Mua nuk me duket se shoqeria perendimore psh (apo edhe vende te tjera te zhvilluara) jane duke perdorur ndonje sistem etik te kompletuar, pra shumedimensional. Perendimi aktualisht mbeshtetet ne dy dimensionet e permendura etike: ajo e punes dhe e komunikimit. Kjo eshte thjesht pragmatike. Ne planin afatgjate edhe shoqerite perendimore jane te destinuara te deshtojne sepse keto dy shtylla nuk jane te mjaftueshme ( e tille eshte edhe shoqeria moderne e Kines krisjet e te ciles sa vijne e thellohen por thjesht amortizohen disi nga mireqenia ne rritje).

    Sa i perket vendosjes se marrdhenieve me shtetin ne Shqiperi, per mua kjo eshte me e thjeshte sesa duket. Mjafton qe shteti te funksionoje dhe qytetari do te pergjigjet (gjithmone i shtyre nga pragmatizmi). Problemi ne Shqiperi eshte se shteti nuk funksionin ashtu sic duhet. Rrjedhimisht edhe qytetari vendos raporte te mangeta me te. Mos te harrojme se raporti shtet-nenshtetas nuk ka qene kaotik perpara viteve 90-te.

    Mirepo ne kemi veshtiresi ne vendosjen e nje grupi politik qe drejton shtetin mbi baza etike. Kjo ben qe shteti te mos funksionoje dhe rrjedhimisht qytetari te mos pergjigjet.

    Une mendoj se kjo ndodh ngaqe qytetaria mungon ne botepamjen tone. Qytetarine ketu une e shoh si metafore te pranimit te tjetrit dhe te krijimit te marrdhenieve me te. Ne kete prizem, komunitetet e vogla tek ne jane problemi dhe jo zgjidhja e tij. Shoqeria shqiptare eshte e stermbushur me keto komunitete te vogla. Ky eshte shkaku direkt i mentalitetit kapadai te shqiptarit qe nuk shikon dot pertej hundes se tij. Sepse komuniteti i vogel sado funksional te ngushton mendimin vetvetiu. Shqiptari eshte i papergatitur te perballet me mekanizmin gjigant te shtetit sepsa ai eshte i brumosur me mekanizmin e vogel te fshatit a komunitetit. Ne perballje me me te madhen shqiptari nuk pranon humbjen; perkundrazi krijon kompleksin e superioritetit si mekanizem vetmbrojtes (duhet thene se kompleksi i superioritetit sipas psikologjise mund te shkaktohet nga ndjenja e te qenit inferior).
    Ai qe ngrihet ne pushtet ngrihet aty vetem per te krijuar nje zgjatim te egos se tij, per te formuar cifligun e tij. Dhe tek ne kjo ka ndodhur fatkeqesisht edhe me politikane me prejardhje qytetare (Nano, Rama etj). Kjo te ben te shtrosh pyetjen: a eshte qytetaria ne Shqiperi e deshtuar?
    Ndoshta jo. Ndoshta eshte thjesht e paformuar.

    Mos te harrojme se midis te tjerave qytetaria eshte nje koncept fizik dhe ne fizikisht kemi mikroqytete. Sot kemi nje Tirane me vetem shtate a tete rruge kryesore, nderkohe qe cdo qytet provincial ne bote i ka kaq rruge e ndoshta edhe me shume. Ne kete pikpamje zgjerimi fizik dhe perballja me te tjeret per ne eshte fillimi i nje kodi te ri etik dhe jo zhdukja e tij. Mungesa e kodit etik ne komunikim shpjegohet gjithashtu me kete. Ne nuk e kemi sepse nuk kemi qytetari (fshatari nuk ka nevoje per nje komunikim kompleks ne fshatin e tij). Por do e zhvillojme te shtyre nga ndjenja pragmatike sepse tani jemi perballe njeri-tjetrit dhe duhet te merremi vesh. Ne kete kuptim ne Shqiperi ka shprese. Dhe nese ka mirekuptim dhe komunikim vendoset edhe njefare etike pune (megjithese kjo eshte me komplekse se kaq natyrisht). Mjafton te permendim se kjo etike mund te ngrihet vetem nese ka njefare lidhje direkte midis mundit dhe fruteve te punes. Kjo gje ka munguar per njekohe te gjate tek ne prandaj situata eshte kjo qe eshte ne raportin qe ka shqiptari me punen. Kjo eshte ndoshta sfida me e madhe…

  15. Kerkesa e Xha Xhait per mendime eshte si oferta per te kafshuar nje frut te krimbur prej bishtit, me shpresen se do te hame sa me shume frut me sa me pak …
    Te gjithe qe kafshuan (kush nje cap me te madh e kush nje me te vogel), bazuar mbi marrjen me mend se krimbi nuk gjendet atje, besoj se jane te ndergjegjshem se krimbi antietik ka kaluar edhe ne pjesen e zgjedhur prej tyre.
    Pa ju kthyer cdo postimi po u rikthej vemendjen ne dy pika qe konsiderohen gati me unanimitet si pozitive, shpresedhenese, etj.

    Arsimimi jashte
    Arsimimi jashte, si dhe cdo gje tjeter qe pasohet nga “jashte” pervec turizmit me ngjan te kete nje perberese joetike, ta shtoje krizen ne vend qe ta pakesoje dhe te krijoje artificialisht ca konflikte qe shtypi i percolli para do kohe.

    Urdherat profesionale
    Ato qe jane ne Shqiperi, shohim qe te jene kthyer ne Urdhra paraprofesionale. Por dhe sikur te ishte ndryshe, prej tyre nuk mund te pritet impakt jashte antaresise e profesionit ne fjale. Sa mund te ndikojne 10,000 mjeke e 1000 gazetare para 1,000,000 te papuneve dhe te ngeshmeve se toku. Qoftelarg te krijohet urdheri i doganiereve.

  16. Ne fe???
    Feja ka nje etike jo shume te ndryshme nga nje regjim totalitar.Feja te jep te detyrueshme te verteta absolute,te pandryshueshme te cilat mpijne aftesite krijuese dhe dyshuese te domosdoshme te domosdoshme per progresin.
    Feja gjithashtu nuk lejon diversitetin e bindjeve si dhe nuk toleron mendim te kundert bazuar ne bindje pergjithesisht te ndryshme.
    Etike eshte ajo qe ne pjeserisht e kemi te natyrshme,aspak nga arsimimi,Shtetit apo dikush tjeter.
    Etika e vllazerise se njerzeve me besime te ndryshme,e cila fatekeqesisht pikerisht ne Shqiperine e sotme nga fete pa shkaterrohet dalngadale.
    Feja e ka mbaruar ciklin e saj edukues primitiv nen regjime despotike e totalitare si pjese ndihmese e mpirjes se Etikes shoqerore te lirise gjithedrejtimeshe.

  17. Etika:
    1.Bashkim,vellazeri dhe paqja midis gjithe njerzeve,te gjitha racave,besimeve,kombesive.
    2.Respektimi i dinjitetit te njeriut,cilido nivel qofte ai,pasuror,arsimor,profesional ose joprofesional.
    3.Respektimi i ideve te tjereve,cfaredolloj niveli ato te kene,nga cfaredo bindje ato te vijne.
    4.Pranimi i tjetrit.
    5.Dialogu i hapur midis njerzeve.
    **.Ndihme financiare ndaj te invalideve,njerezeve te lindur me difekte fizike te cilet jane te pa afte te punojne dhe te mbajne vetveten e tyre.
    **Rritja dhe mbrojtja shoqerore e te drejtese njerezore per arsimim,punesim dhe mireqenie ne vazhdueshmeri.

  18. Komunikimi nderpersonal ,ndergrupor dhe mbareshoqeror eshte nje marrje-dhenie ndermjet dy ose me shume njerzve,dy ose me shume grupeve sipas nje perkatesie te caktuar cilesie t’perbashkete tyre dhe mbare kombetare te cilet gjithperfshihen ne te.Mendimi eshte rezultat i asaj qe cfare njerezit bejne dhe thone.Komunikimi ne gjitha nivelet eshte nje proces,i cili eshte shumatorja e serive te “sjelljes komunikative” te vetedijshme si ndermjet individeve ashtu dhe ne nivelet e grupeve sipas perkatesive te ndryshme si; fshat,qytete,fetar,krahinor e mbarekombetar dhepolitik. Komunikimi ne te gjitha nivelet krijon nje pergjegjesi dhe pasoja reciproke per mendimet qe jane krijuar.

    Komunikimi ndikon ne shendetin shoqeror psikologjik.

    Komunikimi shoqeror ndikon si p.sh ne rastin e grupit te romeve,qe ata ta ndjejne veten mire ose keq brenda shqoqerise shqiptare.Po keshtu mund te themi per nje grup me te ardhura te pakta ose te “varferit”,per nje krahine e cila cilesohet si “dhane votat per socialiste” ku jane demakratet ne pushtet.Keto grupe fillohen e ndjehen keq dhe e shikojne veten ne nje drite negative kur fillon te cfaqet hapur komunikimi i keq ndermjet paleve,rome-jorome,me te pasur-me te varfer, pushtet-votues.Keto grupe fillohen te deskriminohen nga njera pale.Pergjegjesia ne keto raste dhe ne mijera te tjera,duke hequr rastin vulgar te mendimit te lehte t’pergjithshem qe thote p.sh qe eshte faji I Bakes apo Zekes,eshte i Etikes se manget te njerzeve pjesmarres ne proces.
    Qendrimi komunikativ i Edi Rames ne zgjedhjet e fundit,ne lidhje me “xhaketat e vjetra” thyen dy nga principet kryesore te etikes.Principin e “denjitetit” dhe te “pranimit”.Ai thyen dinjitetin e anetareve ne moshe te vjeter te Partise se tij dhe njekohesiht i perjashton ata nga grupi.

    Njohja e elementeve ne Komunikimin e gjitha niveleve eshte nje hap I rendesishem edukative I cili zhvillon njohjen tone ne kete proces.

    Kjo njohje arrihet kryesisht nepermjet sistemit arsimor modern. Ne kemi shume “zhurma” te trasheguara qe ndikojne ne komunikimin shqiptar.Kemi “zhurmat” e pushtuesve te vjeter e te rinj,”zhurmat” e komunizmit,”zhurmat” e grup njerezeve fanatike te ndertesave perkatese fetare te krishtere,ortodokse,dhe myslymane te cilat kane sjelle probleme te medha ne komunikimin mbareshqiptar.Tani per kete komb eshte koha e rindertimit te gjithekesaj.

  19. Morali dhe sistemi i vlerave jane per mendimin tim mekanizma kontrolli e vete-organizimi te nje shoqerie. Pavaresisht se sistemet e vlerave mund te lindin edhe nga levizjet ne baze ato mund te mbahen e te jene te qendrueshme vetem nese riprodhohen e institucionalizohen nga elitat. Dhe tek elitat fillon e mbaron problemi. Pra edhe zgjidhja atje duhet kerkuar nese nuk duam te presim per levizje nga baza qe te depertojne deri tek elitat.

    Problemi kryesor qe une shoh aktualisht tek elitat shqiptare jane dobesia e elitave profesionale (teknokrate, intelektuale, akademike, profesionste). Keto elita jane politikisht te heshtura por mbi te gjitha ato kane per mendimin tim varesi te theksuar ndaj elites politike dhe rrjedhimisht instrumentalizohen rregullisht nga ajo. Kjo dobesi vjen nga njera ane nga strukturat e dobeta te tregut te lire te cilat pengojne qofte lulezimin e kesaj shtrese dhe qofte uljen e nivelit te varesise se saj nga shteti/administrata e politika. Nga ana tjeter kjo dobesi vjen dhe nga emigracioni masiv i kesaj shtrese. Ajo qe quhet me termin e shumeperfolur “brain-drain” ka sjelle ne rastin shqiptar dhe “moral-drain” te konsiderueshem.

    Une zgjidhjen afatgjate e shoh tek fuqizimi i elitave teknokrate dhe profesioniste. Fuqizimi i kesaj pjese te elites eshte ama i lidhur direkt me fuqizimin e te gjithe shtreses se teknokrateve e profesionisteve pra varet ne fund te fundit nga zhvillimi i tregut. Nese tregu shqiptar do te evoluoje ne drejtim te nje tregu te hapur qe do te konkuroje me tregjet e vendeve fqinje e me gjere -zhvillim ky qe ka nisur rrugen e vet te pakthyeshme- varesia e ketij tregu nga shtresat dhe elitat profesionale do te rritet dhe rrjedhimisht ato fitojne pushtet duke sherbyer jo me si tani si vasale te qarqeve politike por si alternativa dhe si rigjeneruese te rregullta te ketyre qarqeve.

    Per ta pershpejtuar kete dinamike une mendoj se zgjidhja nuk qendron tek fuqizimi i Urdherave Profesionale si propozon Arben Dedja pasi fuqizimi i tyre nuk behet dot artificialisht. Nese Urdherat Profesionale perbehen vetem nga anetare pa pune sado kod etik e profesional te zhvilluar te kene, ato mbeten krejtesisht te pafuqishme. Urdherat profesionale jane nje zgjidhje e mire per organizimin dhe perforcimin e metejshem te nje shtrese profesionistesh qe jane/kane qene te fuqishem.

    Une mendoj se nje vend kyc ne fuqizimin e elitave profesionale shqiptare dhe vete tregut shqiptar eshte shkembimi profesional e akademik i rregullt dhe lidhja midis atyre shume profesionisteve qe punojne e jetojne jashte Shqiperise me ata brenda Shqiperise. Shembulli im ideal eshte Izraeli ku per nje pjese jo te vogel te diaspores se shkolluar izraelite eshte normale te shkosh per pak kohe per te punuar ne Izrael. Universitetet izraelite jane poashtu te nje niveli profesional shume te larte ne dege te caktuara pikerisht sepse perfitojne nga shkembimi me akademike te diaspores. Firmat e reja izraelite (start-ups) jane firma kryesisht te teknologjive te larta te ngritura shpesh here me know-how nga izraelite te diaspores qe vijne per te punuar perkohesisht apo thjesht bashkepunojne me kolege te tyre lokale. Bashkepunimi me diasporen e shkolluar eshte per mendimin tim mekanizem shume efikas per pershpejtimin e fuqizimit te tregut shqiptar deri ne arritjen e nje modeli zhvillimi te qendrueshem te brendshem qe nuk ka detyrimisht me nevoje per mekimin nga jashte.

    Lind pyetja si arrihet kjo? Se pari duhen krijuar strukturat e ketij bashkepunimi. Ketu mund te mesohen shume gjera nga eksperienca izraelite dhe une nuk po futem ne detaje tani. Se dyti kete bashkepunim do ta ndihmonte shume dhe futja e Shqiperise/Kosoves ne EU qe mund te zgjase dhe nje dekade tjeter. Ne fakt i gjithe ky proces kerkon kohen e vet (15-25 vjet apo me shume). Dhe eshte mire ashtu pasi ndryshimet e bera ngadale dmth. ato qe mezi perceptohen jane dhe ato me te qendrueshmet.

  20. “Njohja e elementeve ne Komunikimin e gjitha niveleve eshte nje hap I rendesishem edukative I cili zhvillon njohjen tone ne kete proces.
    Kjo njohje arrihet kryesisht nepermjet sistemit arsimor modern…”
    Se pari, shkolla nuk duhet menduar si ndonje inkubator, i imunizuar nga problemet apo viruset qe po shkallmojne vlerat, duke i zevendesuar me antivlera tek ne. Arsimimi, eshte fushe e rendesishme edukimi dhe vetedukimi, por edhe ne kete fushe ne jemi ende te paformuar, ndoshta sepse edhe pervoja jone eshte pak me shume se 100 vjet (rruga e shkolles shqipe nis me alfabetin). Jemi shume larg “shkolles moderne”, aq me teper “sistemit arsimor modern”. I dyti percakton te parin, por percaktimi teorik eshte shume pak ndikues ne ate qe realizohet praktikisht. Per te argumentuar qe ky raport eshte realisht i deformuar / i permbysur, une do te vija gishtin vetem ne nje pike: politizimi i shkolles. Struktura e madhe, “sistemi”, ka ligjeruar de jure depolitizimin, praktikisht, de facto, politizimi eshte i skajshem dhe ben muuu ne raste fushatash elektorale e pas tyre. Edhe kjo, ne fakt, eshte fasade, sepse ne thelb eshte klani, interesat dhe etja e pafundme egoiste per te pasur ne dore jetet e te tjereve. Varianti tjeter i deformimit (perveç perjashtimit politik) eshte raporti ndermjet aftesise / paaftesise. Ç’ndodh? Nese nuk e shqelmojme dot Tjetrin per shkak te aftesise, i veme “njollen” politike. Kaq mjafton per t’ia mbyllur çdo dere.
    Ç’shprese mund te kemi nga “sistemi arsimor modern” i sotem? Duket si nje qark i mbyllur. Qe te kemi ‘sistem’ dhe ‘shkolle moderne’, duhet modernizuar shteti dhe shoqeria. Qe shteti dhe shoqeria te ‘modernizohen’, duhet te kemi ‘sistem’ dhe ‘shkolle moderne’…
    Per mendimin tim, ata qe vijne nga studimet jashte, ose i pershtaten gjendejes se ketushme te ‘pandemise virusale’ te antivlerave (madje, duke tundur me tersellime diplomat e marra jashte), ose ikin nga syte kembet, perseri ne Perendim.

  21. Xhaxhai shkruan “Disa prej komentuesve janë të një mendjeje se, për të rregulluar çështjen morale në Shqipëri, duhet pritur të ndërrohen brezat.
    Megjithatë, ku do ta gjejë këtë etikë brezi i ri?”

    Nuk besoj se nderrimi i brezave do te sillte shendoshjen morale te shoqerise sepse brezi i ri eshte fryt (ne te gjitha aspektet) e ketij brezi “jo moral”. Seriozisht dyshoj se ne po rritim nje brez te ri te moralshem. Familja per mua eshte nje institucion i fuqishem per te rregulluar keto ceshtje. Edhe arsimimi eshte nje faktor i rendesishem, por nqs nuk eshte i nderthurur me edukaten e shendoshe ne familje mund ti zvogelohet pesha.
    Ne kuader te “modernizimit” te gjithanshem me duket se ne Shqiperi ka nje tendence per ti hequr rendesine dhe “vendin” qe i takon familjes

  22. “”Morali dhe sistemi i vlerave jane per mendimin tim mekanizma kontrolli e vete-organizimi te nje shoqerie. Pavaresisht se sistemet e vlerave mund te lindin edhe nga levizjet ne baze ato mund te mbahen e te jene te qendrueshme vetem nese riprodhohen e institucionalizohen nga elita””.
    Jam po ketij mendimi.Menyrat e formimit si dhe inkurajimi dhe Pershpejtimi i formimit te kesaj shtrese objektivisht dhe subjektivisht eshte detyre kryesore e majes se struktures se sotme shqiptare,ne ate nievel qe eshte,ose me aq sa arrin te kuptoje kete proces.
    Deri me sot jane formuar elita ekonomike,ne m’spontane e me mbeshtetje politike te njeanshme sipas qellimit politik ose klanor.Kjo lloj elite sot per sot nuk kerkon kornizim ligjoro-shoqeror Etik.Nje hajdut xhepash i burgjeve te komunizmit eshte shendruar ne pronar i fuqishem i ish pronave publike te ish-sistemit vetem se kuptoi i pari qe duhet mbeshtetur fuqishem politikanet e “rinj” qe ishin te etur per vota pas 1991.
    Nje transportues droge nepermjet Turqise,tashme zoteron kompani ndertimesh pallatash dhe shkolla private.
    Pra,deri tani sistemi i inkurajuar nga politika pa etike ka prodhuar elite jashte standarti,gjithashtu pa regulla etike.
    Kjo antielite ekonomike eshte ulur padrejtesisht e gabimisht ne vend te elites.Keto antivlera te ketij grupi,infektojne pareshtur pjeset e tjera te sistemit;gjykatat,depuetete,universitete…pa pasur perballe tyre ne asnje rast asnje kundershtar te vogel e te madh ndertueso-zbatueso ligjor,i cili te lexon nje mandat arresti standart dhe minimalisht te keput gjoben per nje “ofeze” raciste,ose mospagim me liste te njohur te numrit t punetorve..etj dhe maksimalisht te ben te kalosh pjesen tjeter te jetes ne burg per vjedhje korrputive te fondeve publike,ose mospagim taksash e te tjera.
    Gjykim i kesaj shtrese,sikurse edhe i elites politike,deri me sot nuk ka kaluar nga sistemi gjyqesor por i eshte lene te ardhmes per te bere nje vleresim te mevonshme historik,ku sigurisht do te denohet moralisht.Do te jete njesoj si vleresimi per sistemin komunist tani ne kohet tona.
    Elita e vertete qe duhet te lindi objektivisht duhet te jete ajo qe duhet te njohi dhe zbatoje principet universale te Etikes,pamvaresisht nga sistemi ekonomik.
    Kjo lind objektivisht nga domosdoshemria e mbrojtjes praktike te se te drejtave ne menyre e pamvarur nga interesat e paleve ne proces,duke i barazuar te gjithe perballe drejtave dhe normave te barabarta per tu zbatuar nga te gjithe pjesmarresit.
    Dikur,ne kohe te Komunizmit dilnim te gjithe dhe fshinim oborrin,shembull i nenvleftesueshem,ndersa tani,ne nje sistem i prespozuar dhe predispozuar per tu bere me shume,lihet nen grumbujt e plehrave,pamvaresisht qe Edi i lyen me boje nga para.
    Ne duhet a kemi te paster oborrin pamvaresisht nga sistemi ekonomiko-politik.
    Njesoj si oborri fizikisht ne kemi me mijera shembuj ku demostrojme nje shkaterrim etik ne te gjitha drejtimet e saj.
    Ne shume segmente kohore te ekzistences sone,ne kemi pasur vetem levizje ne boshtin e minuseve te kohes.

  23. Pasi lexova shumë komente, përfshi këtu edhe atë Cyprinodon diabolis, më rezulton se krimbi I etikës midis shqipatrësh ka prekur marrdhëniet e Shqiptarit me pushtetin, apo autoritetin, në të gjitha nivelet. Nëse këto marrdhënie paraqiten disi më mirë në rrafshin familjar apo midis miqsh, ato janë në krizë absolute në nivele më të gjëra shoqërore: autoriteti ligjor, shtetëror, lokal, fetar, marrdheniet midis grupeve etj, dhe ajo që mund të thuhet me siguri është se këto marrdhënie karakterizohen nga gjithçka tjetër, veçse jo nga etika.

    Mund të hyjmë e t’i analizojmë pa fund shkaqet se përse mardhëniet me pushtetin/autoritetin (si koncept) janë deformuar dhe nuk funksionojnë në mënyrë etike, por ajo që dua të them është se ne kemi nevojë të ngutshme për t’I rregulluar këto mardhënie perms etikës. Për shembull duke pare historinë politike dhe të parlamentarizmit gjatë këtyre vietve, ajo që mund të thuash me siguri është se nga pikpamja etike ka ardhur duke u degraduar përgjatë viteve – gjë që shkon kundër mendimit të të disa diskutantëvë më lart që thonë se çështjet etike rregullohen me kalimin e kohës.

    Ideja ime është që Shqipëria më shumë se për të zgjedhur njerëz politikanë – të cilët në fund të fundit nuk janë as profesionist por shpesh të rastësishëm në këtë aktivitet – ka nevojë të zgjedhi njërëz etik. Këto njerëz etik fare mire mund të zgjidhen në rang komuniteti (lagje, komunë, fshat) të cilët do ishin një zë I autoritetit etik në këtë komunitet. Këto njerëz jo patjetër duhet të kenë ndonjë detyrim ligjor ndaj komunitetit, përkundrazi. Por ajo që mundëson kjo lloj përzgjedhjeje është një grup njerzish prej nga potencialisht mund të zgjidhen politikanët e ardhshëm dhe përfaqsuesit lgjot të komunitetit. Kjo bëhet e domosdoshme sidomos me degradimin e pashmangshëm të partive poltike si autoritete morale dhe etike, dhe për mendimin tim do ishte një lëvizje nga posht lart që do e gjallëronte krejt jetën politike dhe sociale në vend.

    1. Më pëlqen shumë ideja e Ujkut të Zi, që etika në jetën politike mund të përmirësohet, në qoftë se gjenden mënyra për të kufizuar ose kontrolluar flamën e partitokracisë – e cila absolutisht asnjë të mirë nuk i sjell as politikës, as shqiptarëve, as shtetit shqiptar, as qytetarisë, as Shqipërisë.

      Dikur kam lexuar një propozim – besoj të Fatos Baxhakut – për të krijuar një senat, me personalitete jo të emëruara e të promovuara nga partitë, por që gëzojnë respektin e zonave ose të krahinave. Ideja këtu është që senati do të shërbejë për t’i vënë fre maskarallëkut të partive politike, grykësive të tyre, trurit të tyre reptilian, dëshirave të tyre për të hedhur gjithçka në dorë. Këtë rol senati e luan, bie fjala, në Itali.

      Kjo do të kërkonte një redaktim të thellë edhe të Kushtetutës, gjithnjë me qëllimin për të korrigjuar hapësirën e tepërt dhe të papërligjur që u është dhënë këtyre organizatave të fryra, të etshme dhe parazitare; të cilat konsumojnë burime të çmuara monetare dhe njerëzore, por nuk japin pothuajse asgjë, përveç reklamimit të shfrenuar të vetvetes.

      Mjaft të shihet si, në gazetat e Tiranës dhe me siguri edhe në televizionet, ka gati një muaj që nuk diskutohet për gjë tjetër, përveçse nëse duhet të japë dorëheqjen një kryetar partie apo jo – çështje në thelb pa ndonjë relevancë për publikun dhe jetën e vendit.

      Mjaft të shihet edhe si Presidenti i vendit, i cili duhej të kompensonte, gjatë kësaj periudhe, për çoroditjen e shkaktuar nga histeria e pashembullt partitokratike, është zhdukur krejt nga jeta publike, deri në atë shkallë sa në gazetat flitet më shumë për bijat e tij dhe të shoqen, sesa për atë vetë.

      Vërtet Presidentit kushtetuta ekzistuese nuk i jep shumë fuqi, por nga pikëpamja e etikës politike shumë shqiptarë i referohen ende asaj figure, si përfaqësues të unitetit të institucioneve të shtetit shqiptar.

      Përndryshe, çfarë nxorën në dritë zgjedhjet e fundit në Shqipëri, është edhe dëshira për të zhvilluar një fushatë elektorale të mbështetur në personalitete liderësh, si në SHBA, por pa e cenuar klientelizmin partitokratik, si në Europë.

      Si edhe herë të tjera, elitat politike shqiptare arritën të përvetësojnë anët më negative të proceseve zgjedhore në të dy anët e Atlantikut.

      1. Po ta pranoj Ujku i zi se Shqiperia ka nevoje te zgjedhe njerez me etike dhe po shtoj te pershtatshme, te larte (e po e sqaroj shtesen paragrafin tjeter). Por, ne gjendjen qe jemi a mos do ti perdorim keta njerez si facada, si make-up, ne rastin me te mire si shembull e asgje me shume; ata qe njohin komunizmin: si njerezit e ndershem qe dje PPSH i ngjiste ne tribunat e kongreseve a 1 Majit.
        Etika e shumices se shqiptareve te sotem eshte nje lloj hedonizmi, te cilen perderisa pranojme krizen duhet ta quajme te papershtatshme per zhvillimin e vendit. Nuk mendoj se mund te shqepim nga historia ate lloj etike qe mund ti kundervihet e ti beje balle kesaj prej se ciles vuajme. Duhet te jemi ne, shoqeria e sotme, qe duhet ti shkruaje (dhe pa i shkruar vertet) normat e te jetuarit per sot dhe per neser, duke ruajtur sa vlejne nga e shkuara. Ne boten e djeshme kur luftrat dhe kolera benin kerdine te mendoje per sot dhe jo per neser del se ka qene vertet etike. Ndersa sot, takimin tjeter me dentistin e ke fiksuar mbas gjashte muajsh, cikli i kredit kartes te mbyllet mbas 29 ditesh e pagesa te kerkohet deri mbas 20 ditesh te tjera, aplikon ne Maj te 2009 per tu pranuar ne shkolle ne shtator te 2010.
        Etika ndryshon me ndryshimin e shoqerise. Plot nga sjelljet joetike te djeshme sot jane pjese e etikes. Por kush mund ti beje ndryshimet e priteshme? Henri VIII qe anullon martesen, apo udheheqesi i Kines socialiste qe shpall: te besh para eshte madheshtore! Ky njeri mungon. Ne vend te tij mendohet nje lloj senati. Perderisa ne teori senati mund t’ja dale kjo eshte nje rruge por une do ti shkoj kundra.
        Ja disa perse Xha xhai:
        Italia ka vertet Senat por ka dhe Berluskon, e per ceshtjen ne fjale s’me ngjan te beje pune.
        Nuk me kujtohet ideja e senatit jopartiak te F. Baxhakut por me kutohet mire ideja e dy dhomave, njera me senatore qe po te ishte kryer taksapaguesit shqiptare do paguanin ushqimin e kones se senatorit te perjetshem Sabri Godo, kur ky te shkonte mbas fatkeqsise se Gerdecit e te kerkonte ministri per vajzen e vet. E nese ideja e senatit politik u shkaterrua, nje kali troje nuk i duhet hapur dera.
        Besoj ju kujtohet historia e Akademise se Shkencave. Ajo ka per tu perseritur ketu.

        Mendoj se rruga me e sigurt eshte kur rastet apo ndodhite e mira i artikulojme, amplifikojme ne te gjitha nivelet deri ne kthimin e tyre ne norma te zakonshme per cilindo qytetar. Sigurisht kete duhet ta bejne njerezit me etike te larte, por keta do te duhet te kene dhe hyrje dhe mbeshtetje dhe perkrahes. Gabimi yne me i madh eshte se ndersa veme ne pah te metat rralle mendohemi e gjejme te mirat zevendesuese.
        P.sh. qe 7 Marsi dita e mesuesit ( qe tamam-tamam eshte dita e shkolles shqipe) eshte kthyer ne dite kur argjendarite kane xhiro te madhe po e degjojme pervit. Ajo qe, (bemani kabull) s’po degjojme eshte mbase kthimi i 7 marsit ne diten e shkolles shqipe e kalimi i “dites se mesuesit” (e ve ne thonjza sepse se mendoj se duhet dekretuar si dite e vecante), ne diten e fundit te shkolles, ate dite qe nxenesit shqiptare futin ne canta zarfat e mbyllur te deftesave te notave e i dhurojne mesueseve … cka mundin.

    2. Ideja ime është që Shqipëria më shumë se për të zgjedhur njerëz politikanë ka nevojë të zgjedhi njërëz etik.

      Veshtire. Mua me eshte mush mendja top qe prinderit e mi u larguan per arsye etike. Dmth nuk mund te duronin allishverishet qe beheshin ne Tirane per te siguruar karrieren e tyre apo per te zhvilluar ate te femijeve te tyre.
      C’ka ngel ne Shqiperi eshte pak-a-shume llumi.

  24. Orakull, me fute drithmen me kete etiken boterore.

    Eni, etika liberale nuk zgjidh asnje problem afatshkurter ne Shqiperi. Sic ma merrte mendja edhe shume te tjere e shohin zgjidhjen per ne vitin 2050.

    Problemi do zgjidhej shpejt, sikur shqiptaret te kishin nje te mire te perbashket, se po te hecim akoma me ‘doren e padukshme’ te Adam Smithit do plakemi duke diskutuar.

    Etika e shendoshe, nuk varet dhe aq nga koncepti i ekonomise/mireqenies apo nga koncepti i lirise, sesa nga koncepti i se mires dhe i se drejtes.

    Nga konceptet e mireqenies dhe lirise, mund te shkojme fare mire drejt estetikes por jo edhe aq mire drejt etikes, psh perendimi ka zhvilluar jashte mase fale mireqenies e lirise, njeriun estetik por pa i dhene mundesi te shkeputet nga minimumi i etikes te nevojshme , nderkaq njeriu etik qe do ujku i zi, nuk varet nga mireqenia e liria sesa nga perthithja e se mires dhe e se drejtes.

    Feja qe u permend, prodhon automatikisht njeri etik, shteti etik prodhon njeri etik, nderkaq pasuria eshte shquar si ‘fajtorja’ kryesore qe prodhon njeriun estetik (mund te shikohet edhe Kierkegardi).

    Ndryshimi thelbesor eshte shkalla e ndergjegjesimit social, nga privimi i vetes prej nje pjese te lirise individuale apo te mire materiale, kur keto bien ndesh me te drejten dhe ate qe njihet si morali publik.

    Ky ndergjegjesim social eshte i dy niveleve:
    1- ndergjegjesimi si pasoje e jeteses ne nje shtet te stabilizuar e te fuqishem ekonomikisht,akademikisht, politikisht e juridikisht, pra i varur kryesisht nga mirefunksionimi i shtetit .
    2- si pasoje e jeteses ne nje shtet cfaredo ku etika varet kryesisht nga institucionet fetare.

    Perendimi vjen nga e shkuar ku kishim nivelin e dyte e ndodhet ne nivelin e pare.

    Ne kemi nje te shkuar etike sic e pershkroi shume mire xha xhai dhe kerkojme te shkojme ne nivelin 1.

    E thene me fjale te tjera, kemi nevoje ta bejme shtetin te funksionoje, por nuk eshte shteti qe do imponoje etiken, por nenshtetasi qe do perfitoje nivelin etik nepermjet ndertimit te shtetit; koncept i ngjashem me ate qe jep shprehja: puna e fisnikeron (pjek) njeriun.

    Keshtu, zgjidhja afatshkurter nuk vjen dot as nga lart (paria politiko-ekonomike) e as nga jashte (studentet) , por vetem nga nje zhvillim kulturor ku koncepte qe peshojne ne psikiken e shqiptarit, si nderi e morali, te zhvishen nga kuptimi aktual seksual, qe u rri shume ngushte, e te perdoren gjeresisht per te stigmatizuar cdo fenomen qe vleresohet negativ.

    Per mua kemi te bejme me zgjidhje kulturore te problemit, me nje lloj ofensive akademike e me gjere intelektuale, qe ne kohet e sotme te komunikimit masiv e arsimimit masiv eshte shume e thjeshte te praktikohet sesa ne Gjermanine apo Francen e shek 19.

  25. CD,
    Personalisht nuk besoj shumë në ndryshimet e modelit të superstrukturave, sikurse e vë re edhe ti me të drejtë duke sjellë shembullin e Italisë. Megjithëse përqasje si ajo e Baxhakut kanë vlerë jo thjeshtë për idetë që hedhin por për atë se ç’farë synojnë. Unë nuk e artikulova, por në komentin tim më shumë se me një ndryshimi i mëshohet idesë së një stabilizimi shoqëror. Shqipëria sot përballet me probleme ekonomike dhe urbane të cilat për t’u zgjidhur kanë më shumë nevojë për këtë stabilitet sesa për modele të gatshme ekonomie (Keynesian) dhe urbanistike siç sygjerojnë teknokratët. Qytetet tona janë organizma jofunksional jo sepse janë ndërtuar prej muresh dhe balte të ndryshëm nga ato të qyteteve Europiane, por sepse qytetarët nuk sillen si pjesë e një komuniteti as nga ana shpirtërore as edhe nga ana ekonomike. Qytetet tona as mirëmbahen dhe as vetërregullohen dhe as financohen në rang lagjeje apo blloku, kurse bashkitë janë thjeshtë njësi burokratike.
    Ndërkohë unë jam shumë dakort me Hyllin kur thotë se qytetërimi perëndimor është ndërtuar kryekëput nga një etikë fetare e cila ka garantuar stabilitetin ekonomik dhe kulturor. Ndoshta do ishte e tepruar dhe do dukej si një qëndrim ultrakonservator kjo që po them, por ne kemi nevojë urgjente të gjejmë rrenjët e identitare tonat të organizimit komunitar. Organizimi i komuniteteve shqiptare i bindet më shumë llogjikës së familjes, fisit dhe fshatit sesa një organizimi ideologjik që garanton feja. Nga natyra këto dy lloj organizimesh janë krejt të ndryshme, dhe ç’është më kryesorja modelet që përpiqemi të kopiojmë i përshtaten më shumë një organizimi ideologjik sesa natyrës vetë-organizuese të komuniteteve të fqinjësisë familjes dhe fisit.
    E vërteta është se komunizmi ishte i suksesshëm në Shqipëri (aq sa mund të quhet I sukseshëm një regjim I atillë) sepse pavarësisht se aplikoi një organizim ideologjik, ai e mbajti të paprekur gjithashtu natyrën organizative të komunitetit nëpërmjet mosurbanizimit dhe izolimit. Roli i sekretarit të parties apo i kryetarit të frontit ishte sipërfaqsor vetëm në rrafshin idologjik, por aspak në rrafshin organizativ, sepse ai funksiononte sipas logjikës së kryetarit të fisit, apo të parit të fshatit.

  26. Nje ide tjeter, e cila mund te perdoret nga shteti per ti nenshtruar te gjitha strukturat e saj nen nje psikoze te mundesise praktike qe nepunesit e saj mund te vihen perpara pergjegjesise ligjore dhe humbjes materiale, eshte miratimi i nje ligji i cili shperblen alarmevenesin nje perqindje (10 – 20 – 40%) te shumave te rekuperuara sa here qe denoncimi i tij rrezulton ne nje perfitim apo mbrojtje te interesave te te perbashketes (shtetit) prej vjedhjes apo korrupsionit.

  27. Nuk jam shume i sigurt, ne jo sa e njihni fshatin, por ne sa e njihni fshatarin, kur flisni per rimekembjen e komuniteteve te vogla (XH2), kjo sipas llogjikes se familjes, fisit dhe fshatit (UZ).
    Ishte fshatari qe i prishi raportet tradicionale mbase qe ne ’70 e eshte po ai fshatar qe e betonoi e po e betonon perdite ate c’ka ishte. Une them mbi kete te shohim cdo ngreme e jo te ropatemi si nxjerresit e hekurit prej bunkereve. Per aq sa duket prej te gjitheve: Cila ishte ajo komune, Kashari a kush, qe sfidoi dhe KRT e kryeqytetit dhe KRRT e Shqiperise me lejet e ndertimit? Punet e saj ishin mbi bazat e komunitetit fisnor e fshatar. Tjeter, investigoni (jo ju kuptohet) e gjeni sa daje Taqo e xhaje Qani jane zgjedhur nga tre here rresht kryetare komunash, (me ligj do te perfitojne te njejten rroge dhe ne vazhdim), qe ja kane lene stafeten (nenkuptoni te zgjidhen tre here e te hapin udhe) vellezerve a nipceve te fisit. Punet qe behen keshtu s’kane etike.
    Nese feja, komunizmi, ruajten etiken nepermjet frikes ju propozoni ta ruani ate nepermjet respektit; sikur harroni fare se flitet per rend demokratik, e se barazia e shtetasve perplaset me respektin. Etika fetare, por cila etike, e franceskaneve apo benedikteve, e katolikeve apo protestanteve? Po nata e Shen Bratolomeut. Apo mos etika kolonialiste, mbaj ne kontinent te miret, degdis ne koloni kurvat e hajdutet e bejn tregeti njerezish.
    Me duket e tejkaluar ne kohe kerkesa per te ndaluar levizjen e popullsise nga fshati ne qytet nga periferia ne kryeqytet. Luani ka marre pjesen e vet. Duhet ta pranojme dhe te mesohemi me kete realitet, qe myzeqari te shkoje te korre grurin, korcari te nxjerre patatet, tropojani te mbledhe geshtenjat e me ato pare te rrojne aq stine te vitit sa rrohen ne Tirane. Elita duhet qe kete popullsi mos e konsideroje si ferre neper kembe. Kete faze e ka kaluar Anglia shekuj perpara, qe me gardhimet, e ka kaluar Greqia mbas regjimit te koloneleve (qeveria u dha bregdetin njerezve).
    Sikur te ishte ne doren time, une do tu a merrja per llogari te shtetit shqiptar, pronat ngado qe ti kishin te gjithe atyre qe do tu miratoheshin ndertimet e paligjshme. E po keshtu, te gjithe atyre pronareve te ligjshem qe perfituan edhe nga privatizimi, me njohjen e detyrimit ligjor mbi pronat e trasheguara, do te zbrisja nga ky detyrim perfitimin nga privatizmi. Se i bie nipi i Qaniut, hem te marrin tapine e apartamentit qe babai ndertoi me kontribut vullnetar ne tokat e Taqos, hem demshperblimin per tapine e dyqanit te gjysh Qaniut matane buleveradit; kur, nipi i Taqos, hem te marre tapine e apartamentit qe ja dha komiteti aty ku kish qene dyqani i Qaniut, hem te marre toke ne bregdet per te kompesuar tokat e gjyshit.
    Ka kohe qe ne ja kemi kaluar rendesen ligjit, (ndonese sa per forme). Jane te zakonshme togfjaleshat veprimtari e ligjeshme, i kam bere (paret) me biznes te ligjshem. Por te berat e ligjeshme jo gjithmone jane te drejta e jo gjithhere te moralshme apo etike.

  28. Qafirarnaut, njeriu etik, dallohet ne radhe te pare, per ndjesine e fuqishme te pergjegjesise ndaj bashkesise, jo per braktisjen e saj.
    Ky emigracioni ‘etik’ per mua eshte larje duarsh.

    Nuk e kuptoj tek disa komentues, pse duhet te jete shteti qe imponon etiken, kaq e paafte eshte shoqeria shqiptare, saqe duhet ta marre shteti per dore?

    Shteti duhet te sherbeje si mirembajtes e jo si burim i etikes.

    Ta zeme se shteti shqiptar duhet te sherbeje si burim etik. Ne radhe te pare do ishte nevoja per etiken e politikes, nepermjet te ciles do kishte politikane te moralshem, te cilet do benin te mundur edhe administraten e ndershme e cila pastaj do bente te mundur minimumin e nevojshem te etikes per te zgjidhur problemin etik te shoqerise shqiptare.

    Pra sipas kesaj teorie per te zgjidhur problemin etik te pergjithshem, mjafton qe te zgjidhim problemin etik ne politike, keshtu etika politike ne kete menyre na del si ‘qendra’, si absolutja, rreth te ciles formohen apo sherohen etikat e nevojshme, te punes, komunikimit, ekonomike, bioetika etj.

    Mirepo si mund te merret e pjesshmja, relativja, perberesi si e tera, absolutja, unikja ? Ketu une shoh largim nga problemi, ketu shkojme tek mendesia dosido qe sundon ne Shqiperi, se per cdo problem, pergjegjesit jane politikanet.
    Merr mjeku 5 leke bakshish, ai eshte i ndershem po fajin e ka politika, merr mesuesi 50 mije leke per te kaluar nje ngeles, ai eshte i ndershem , po fajin e ka politika e keshtu me radhe.

    Po vazhduam t’ja hedhim fajin dickaje apo dikujt per pandershmerite tona, atehere do vazhdojme te jemi vite drite larg zgjidhjes, biles do jemi duke iu larguar me tej.
    Ceshtja etike, nuk eshte ceshtje administrimi, ceshtje praktike ku mjafton te dale Edi Rama me sepate duke prere nje peme e ja ku u zgjidhen problemet e korrupsionit ne bashkine e Tiranes.

    Sigurisht qe etika politike eshte nga me te domosdoshmet, bashke me etiken e punes dhe te komunikimit, por etika politike nuk duhet nenkuptuar si rruga drejt shtetit etik, por si rruga drejt mirembajtjes te atij minimumi te domosdoshem etik, qe shteti te funksionoje sic duhet.

    Ate minimum te domosdoshem etik, shoqeria shqiptare duhet ta kerkoje ne vetvete , as tek politika, as jashte Shqiperise.

  29. Me duket se paku naive qasja ndaj ringjalljes se etikes ne shoqerine tone, pa identifikuar rrenjet dhe menyren e humbjes se saj.

    Diktatura e proletariatit dhe krimet e saj shumeplaneshe etike dhe fizike ndaj shoqerise shqiptare permenden shkarazi, si paranteza me rendesi historike relative, nderkohe qe ne Shqiperi eshte prodhuar vertet nje revolucion kunder gjithe spektrit dhe rendit te etikes tradicionale ne keto vise.

    Me keqardhje verej se askush nuk e permend ketu faktin qe krimet dhe autoret e tyre nuk u identifikuan kurre sakte e aq me pak u denuan, perveç se shkarazi, si per t’i harruar me shpejt.

    Nuk eshte e sinqerte kerkesa per ringjallje etike te shoqerise per sa kohe:

    a) vrasesit e etikes parakalojne triumfalisht ne balle te kombit, maskuar pas parfumit te fundit Gucci teksa rreken deshperimisht te shpluhurosin imazhin e kostumit te teritalit dhe pantallonave te dokut.

    b) vrasesit e etikes me aroma metropolite uzurpojne kundrejt çdo etike te drejtat themelore te shoqerise per pronen dhe drejtesine.

    Nuk mund te kerkosh ringjallje etike ne nje shoqeri te ngritur pikerisht mbi krimin kunder etikes.

    Ne nje shoqeri si kjo e jona, etika nuk ringjallet me operacione estetike, por me operacione te dhimbshme kirurgjigjale.

    Kaosi dhe mjegulla do te vazhdojne te mbreterojne per aq kohe sa Ujku do te jete mbret.

    Dhe modeli i ujkut vetem ujqer do te prodhoje e inkurajoje per sa kohe askush nuk guxon ta identifikoje mbretin çuplak.

    Nuk rreshtohet gjithe shoqeria shqiptare pas modelit te qytetarise se teritalte te Nanos e Rames e as atij te shajakte te Berishes, te cilet kane dale per te hutuar po ata mjerane qe hutuan kahere eterit e tyre – zbritur qyteteve nga malet me trendelina – jo me me luge floriri, por me metropole qesharake te parfumosura me aromat sintetike Gucci.

    Nuk vuan shoqeria shqiptare per qyetari dhe etike, vuan per elita etike dhe qytetare.

    Me e tej, ky argumenti i fese qe hidhet kaq kollaj per te ushqyer shoqerine me etike fetare, konsiderohet thelbesisht apo thjesht ashtu si aksesor luksoz qe mund t’i rrije bukur shoqerise varur mbi jake xhaketash?

    Feja nuk eshte thjesht kultura qe ofron nje ezan i kenduar bukur nga nje myezin i talentuar muzikalisht e as korr gregorian te djelash meshe.

    Besimi ne nje fe – monoteiste – eshte besimi se bota eshte ndertuar ne rend vertikal, ne te cilin Zoti, krijuesi i njerezimit, eshte garancia e drejtesise ne njerez, rrjedhimisht edhe i etikes.

    Islami, por edhe Krishterimi, nuk predikojne vetem dashuri, por ndeshkim per ata qe bejne padrejtesi. Dhe eshte frika ndaj xhehenemit islam dhe ferrit te krishtere qe e ruan njerezimin nga padrejtesia e krimit.

    Per sa kohe ne kete vend nuk restaurohet frika ndaj ndeshkimit te padrejtesise te çdo lloji, pra frika nga ndeshkimi i Zotit qe ka premtuar ndeshkim per te padrejtet, nuk do te te kete ndonjehere limit e cak etik.

    Ekzekutimet dhe burgjet e diktatures se proletariatit nuk u ndeshkuan; as prona e vjedhur nuk iu kthye pronarit, por as hajduti nuk denua; vrasjet e ’97 dhe vjedhja e thesarit te shtetit qe vijoi, u lane edhe ato pa fajtore te ndeshkuar.

    Ne kushtet kur shteti rrenjet e tij i ka ne krime te vjetra dhe te pandeshkuara dhe mbahet ne kembe me krimet e reja dhe sistematike te trafiqeve te organizuara dhe te korrupsionit, veshtire t’u kerkohet shqiptareve te ruajne etiken e komunikimit.

    Perpara disa vitesh, teksa periferite e Parisit digjeshin nga zjarret ciklike, lajmet qendrore te France2, teksa percillnin imazhet e tmerrshme te katrahures, i vune mikrofonin perpara nje te riu nga zona.

    Gazetari e pyeti nese djegjet mund te konsideroheshin proteste kunder premtimeve te pambajtuara te presidentit Chirac per te reformuar periferite e Parist. I riu me kagule, iu pergjigj: “Jo, jo, s’kemi gje me Chirac-un. Chirac-un e kemi model frymezimi”.

    Ngado qe ta vertisim kete hallin tone etik, po tek rendi i padrejtesise dhe shperfillja ndaj drejtesise do te dalim.

    1. Jam dakord me ty, Epiriot – krimet e rënda të periudhës së komunizmit kanë mbetur të pandëshkuara, dhe kjo jo vetëm e ka krimbur drejtësinë e sotme, por edhe e paragjykon sjelljen etike, por më tepër ngaqë njerëzit janë të dëshpëruar.

      Kam përshtypjen se shumica e shqiptarëve e dinë se çfarë është e mirë dhe e keqe, dhe pikëpamjet e tyre etike përkojnë, së paku në teori; por kur vjen fjala për sjelljen praktike, ka gjithnjë diçka që i mbivendoset etikës.

      Pra çështja nuk është aq tek edukimi etik në vetvete, sesa tek edukimi i prioritetit që duhet të ketë etika ndaj shqetësimeve të tjera. Kjo mund të tingëllojë si lojë fjalësh, por nuk është.

      Një numër filozofësh e konsiderojnë drejtësinë (justice) si mbretëreshën e virtyteve; edhe pse unë nuk do të nxirrja nga kjo, medoemos, përfundimin se tek etika mund të shkohet edhe nëpërmjet frikës.

      Frika garanton rendin publik, por nuk mund të ndërtohet republika me qytetarë frikacakë. Aq më tepër që sot shumë shqiptarë i referohen së shkuarës komuniste si një periudhë më etike; duke ngatërruar qetësinë, rregullin dhe disiplinën, ose çka do ta quaja virtyt policor, me virtytin social.

      Drejtësia mund të vendoset në shumë mënyra – nëse ka vështirësi për t’i përndjekur penalisht kriminelët e djeshëm, këta mund të demaskohen nëpërmjet një tribunali civil; por gjithnjë duhet pasur parasysh se edhe kriminelët e djeshëm edhe tribunali civil i sotëm, edhe djajtë edhe ëngjëjt, janë njëlloj produkte të shoqërisë shqiptare.

      Krimet e komunizmit dje dhe mungesa e dëshirës për t’i nxjerrë sot kriminelët para drejtësisë, ose së paku për t’i zbardhur ato krime, mund të jenë dy simptoma të së njëjtës sëmundje etike madhore.

      Unë vetë kështu mendoj, i vetëdijshëm se mund të ofrohen shpjegime të tjera. Për mua gjendja e shqiptarëve gjatë shekullit XX është përshkruar më së miri në romanin e njohur Lord of the Flies, të William Golding.

      Me këtë dua të them edhe se çështja e edukimit etik të brezit të ri është, në thelb, e njëjtë me çështjen e krizës etike të shoqërisë shqiptare, sepse kjo shoqëri është ende në shpërgënj; ose i ngjet një fëmije të braktisur te dera e kishës.

  30. Larg nesh deshira per nje shoqeri me qyterare frikacake.

    Sakaq, jo te gjithe shqiptaret ushqejne pasione dhe aspirata intelektuale qe mundesojne ngritjen e mjatueshme te shpirtit e mendjes per te kuptuar te konsekuencat direkte te akteve te te mires e te keqes ndaj vetes, por njkohesisht edhe tjetrit, edhe shoqerise, edhe posteritetit, e keshtu me rradhe.

    Njerezit ne pergjithesi kane halle te tjera. Ndaj eshte detyre e elitave, te cilat ambiencjen e tyre per te prire, duhet ta kompensojne duke ofruar modele pozitive.

    Pastaj, frika (e paqene) ne rastin tone eshte element qe nuk anashkalohet dot ne diskutim kur panorama eshte deshperimisht e zhytur ne krime te pandeshkuara dhe demshperblime te papaguara.

    Ndeshkmi i krimit dhe shpagimi i tij, perpos vleres se forte simbolike qe permbajne, jane edhe burim shprese, dmth burim pozitiviteti ne shoqeri.

  31. Sipas mendimit tim,ju lutem te mos ta keqkuptoje ndonjeri si detyrim ide,eshte vetem edukimi.Vecoj Etiken masonik si nje shembull teper pozitiv per tere shoqerine Shqiptare,vertikalisht dhe horizontalisht.Etika qe duhet te futet per njohje te detyrueshme ne shkolla dhe universitete,etika e politikes qe kerkon nxjerjen e ligjeve te pershtatshme reth kesaj,etika e ekzektuvit qe duhet te mesohet te zbatoje ato ligje,Etika e tregut,..etj.
    Shume gjera elementare,jo se nuk dihen,por harrohen shpesh te zbatohen gjate segmenteve kohore te zhvillimit.
    Ne si komb kemi ne eksperencien tone shume trauma te tilla.
    Ne kemi nje tradite zakonore etike te jashtezakonshme por nuk dime ta manaxhojme,rinovojme e shfrytezojme ne interes te te gjitheve.Ne ie kemi lene deri tani manaxhimin dhe kornizimin etik ne dore te kasapeve te saj.

  32. Nebil Çika tek gazeta Standart shkruan:

    “Kamza për nga popullsia është qyteti i gjashtë më i madh i vendit. Ai numëron 90 mijë banorë të regjistruar në gjendjen civile dhe rreth 10 mijë të paregjistruar. Në vitin 1990 Kamza ishte një rajon i rëndomtë bujqësor me vetëm 6 mijë banorë.
    ….
    Kryetar Xhelali na befason edhe me një fakt tjetër. Në Bashkinë e Kamzës ka pasur vetëm 13 mijë kërkesa për legalizim të banesave, duke zhvleftësuar sërish imazhin e krijuar për të si “simboli i informalitetit, zënies apo grabitjes së pronave”. Shumë pak për një qytet me 90 mijë banorë, më shumë se 90% të ardhur në 15 vitet e fundit.”

    Përveç të dhënave, që besoj të jenë të sakta e të marrë në burim, limonada e zotit Çika ka shije të hidhur. Shqip, ai përpiqet të mbulojë djellin me shoshë.
    Kamza, sipas tij nuk është simbol informaliteti, por model i qeverisjes vendore, dhe shihni si: ka pasur vetëm 13 mijë kërkesa për legalizimin e banesave, shumë pak sipas tij për një qytet me 90 mijë banorë. Krahason mollët me dardhat, familjet me banorët. Sikur 13 mijë kërkesat ti shumëzosh me 4 banorë për familje ke 52 mijë banorë, por dhe kjo nuk do të ishte e saktë. E sakta do të ishte kur në atë bashki që është emërtuar çdo rrugë e numëruar çdo shtëpi të thuhej dhe sa mijë familje janë gjithësej.
    Media mbyll ciklin e maskarallëkut.

    Artikulli kishte plot të dhëna interesante nga të cilat do të veçoja përpjekjen (me ashtu sic dinë) të atyre njerëzve për tu ngritur. Asnjë të dhënë, qoftë dhe shkarazi, për mbështetje nga elita; e Kamza është brenda Tiranës.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin