IDIOTËSI DHE ÇMENDURI 81

Duke marrë shkas nga një letër e Ismail Kadaresë drejtuar Le Monde rreth dy javë pas vdekjes së Enver Hoxhës, e (ri)botuar në blogun Selfmade Radio, si edhe nga debati që ky botim ngjalli më pas tek Peshku pa Ujë, po hedh edhe nja dy gjëra të tjera si temë më vete këtu te Peizazhe të Fjalës.

Nuk kam edhe aq për qëllim të vazhdoj diskutimin në lidhje me rolin e Ismail Kadaresë si intelektual dhe shkrimtar në shoqërinë shqiptare të diktaturës, se sa të vë në dukje dy role paradoksale dhe efektet që do kishin në shoqërinë e sotme.

Selfmaderadio, duke marrë për bazë gjithashtu një deklarim të Kadaresë ku thotë se nuk ka qenë idiot që të vinte në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij, bën një analizë ku shprehet se Kadareja me të vërtetë nuk ka qenë idiot, se i është bindur principit të “survival of the fittest”, dhe se në një periudhë të sotshme e cila nuk është diktatoriale, na duhen më tepër idiotë që mos e marrin për bazë këtë princip primitiv e kafshëror. Thote SMR:

“E vertete, Kadare, nuk ishte disident. “Une nuk jam disident. Une nuk isha idiot të vija jetën time dhe atë të familjes sime në rrezik” – tha Kadare, në 24 shkurt, në Kaufleute Zürich. Ishte ftuar për promovimin e librit të tij të fundit, per të cilin nuk tha asnje fjalë. Pas leximit rutinë të një pjese të zgjedhur, vijoi një monolog një-orësh ku Kadare denoncoi diktaturën, ku u irritua përsëri që Enver Hoxha, të cilit i kushtoi jo pak rreshta, të cilin ua shiti publikut per heroin e radhës (takimi me komandantin, sa mbreselenes), e mbante veten per intelektual. E tmerrshme. Sigurisht, Kadareja nuk ishte idiot, në fakt, asnjëri nga ne: si pjesë e biologjisë, homo sapiens sapiensi, u përshtatet, adaptohet kushteve rrethanore dhe përpiqet të bëjë më të mirën për të mbijetuar vetë, për të riprodhuar, për të siguruar mbijetesën e pasardhësve. Kjo është më se e kuptueshme. Pikërisht, se mungonin idiotët, se idiotët u kastruan, se idiotët nuk ishin model, se homoja ishte më e fuqishme se sapiensi, ne përjetuam, ndërtuam atë sistem që pastaj polli këta bij; edhe mua, edhe ty.”

Nga ku del në konkluzionin e vlefshëm se:

“Kemi nevojë për idiotët, për ata që e bëjnë homon sapiens, për ata që çojnë mendimin përpara, për ata që nuk duan të jenë thjesht „The survival of the fittest”, për ata që avantazhin e homos sapiens sapiensit për të menduar, nuk e abuzojne duke e vënë në funksion të fittesit të tij personal. Kemi nevojë për idealistë, për njerëz të principeve, për njerëz qe udhëhiqen nga morali: për njerëz me shtyllë vertebrore. Kur ky model të ravijëzohet si alternativë në Shqipëri, ndoshta mund t’ia lejojmë vetes vanitetin për t’u përhumbur mbas estetikës së fjalës dhe për t’u harruar.”

Kërkoj ndjesë që po përsëris disi dhe komentet që kam lënë në atë temë, por fundja nuk jemi të gjithë aq të mençëm sa Kadareja që të mos përsërisim vetveten, e do them se ka diçka sidoqoftë që është pak gabim në kerkesën për idiotë për të shpëtuar nga mbijetesa, pasi idioti është pikërisht ai që mbijeton, ndërkohë që homo sapiensi bën jetë të mirë. Nëse sinqerisht kërkohen modele idiotësh, Kadareja është shembulli më i përkryer që ka nxjerrë ndonjëherë historia e Shqipërisë. Idioti, si kafsha më besnike e njeriut, edhe pse nuk tërbohet, nuk rri pa e kafshuar dorën që e ushqen.

Unë ju kam dashur, por ju tradhëtuar më keni.

thotë Majakovski.

E keni parë si dorën që rreh e lëpin qeni.

Me idiotë që kafshojnë dorën që i ushqen e lëpijnë dorën që i rreh, është plot e përplot historia e njerëzimit dhe e Shqipërisë, komuniste, apo të tranzicionit. Por nëse kërkohet dicka më tepër se sa trashëgimia e mbijetesës, nëse kërkohet jetesa dhe jo mbijetesa, kemi nevojë për një gradë më të lartë se idioti, kemi nevojë për çmenduri.

Kur Kadareja thotë “unë nuk isha idiot”, duhet të përpiqemi ta lexojmë në gjuhën e idiotit Menard, që thotë gjithmonë të kundërtën e asaj që do të thotë. Duhet të përpiqemi ta lexojmë “unë mund të kem qenë idiot, por nuk isha i çmendur, sadist, rebel, radikal, etj, që të rrezikoja jetën time dhe të familjes time”. E për nevojën për mbijetesë, nuk mund t’i vesh faj askujt, as dje, as sot. Në mos, do ishte thirrje e egër për çmenduri, për revolucion, teatër jakobin, gjë që, ende nuk është bërë si duhet.

Po ç’është idiotësia?

Idiot është dikush që nuk është në gjëndje të kuptojë po-në nga jo-ja. Të gjithë meshkujt që nuk janë në gjendje të kuptojnë refuzimin e një femre, quhen rëndom nga gjinia femërore idiotë. Idiotësia është dicka e padëshirueshme që refuzon të largohet. Idiotësia është këmbëngulëse. Duke mos qenë në gjëndje t’ia mohojmë prezencën, idiotësia shpreson dhe beson se vetëm fakti që është gjithmonë prezente do të luaj rol në rradhën e meritave. Afër tre mijëvjeçarë pas idiotëve të oborrit të Penelopës, Dostojevski do të trajtonte stërkuzën novelistike nën stereotipin e idiotit të quajtur Myshkin, ndërkohë që Nietzche do ia atribuonte gjeniun e idiotit shigjetave të Apollos. Sot e gjejmë stërkuzën e idotësisë në formën e telenovelave apo target marketing.

Idioti ka vetvetiu gjenialitet pozitiv. Ekzistenca e tij është e mundur vetëm si përfaqësim përmirësues i shoqërisë nëpërmjet qesharakes. Duke pretenduar origjinën apollonike, kanonin dhe traditën, idioti vë gjithmonë në dukje vetveten. Për idiotin, idiotësia është pestilenca që refuzon të largohet, ndërkohë që vetë është harkëtari shpëtimtar që qëllon kudo ndodhet pestilenca për ta vënë veten në krye. Idiotësia pra është pikërisht arti i mbijetesës së më të fortit, dëshminë e të cilit e gjejmë që nga protestat e çmendura kundër NATO-s në Europë e në humorin anglo-amerikan për faktin se edhe irakenët duhet të gëzojnë këto lloj protestash prandaj dhe duheshin pushtuar, e deri tek cinizmi i Portokallisë apo zgërdhirja kryeministrore mbi subjektin e tredhjes apo në “mama and sister jokes” të Kuvendit Popullor.

Krypa: Under Pressure

Krypa: Under Pressure

Mbijetesa, survival of the fittest, është ligji i natyrës, është një rrjedhje e natyrshme e kohës që gjuha shkencore e njeh si evolucion. Kushti i vetëm i idiotësisë, është ekzistenca pavarësisht në vjen në kurriz të mosekzistencës së tjetrit, apo edhe bar do hamë, e idealin e Partisë nuk e tradhëtojmë. Nëse do flasim për një homo sapiens i cili nuk duhet të bjerë dakord me këtë rrjedhje të natyrshme të kohës, ateherë duhet pasur parasysh që alternativa e vetme përballë evolucionit është revolucioni. Quheni piruni modern këtë po deshët, ku evolucioni është “matter of fact” e revolucioni “relation of ideas”, por vetëm mes këtyre dy alternativave mund të luhatet zgjidhja, në daç njerëzore, në daç mbinjerëzore.

Në historinë e shkollave të mendimit ekonomiko-politik, evolucioni, mbijetesa e më të fortit, është shoqëruar me laissez faire dhe neoliberalizmin, apo e thënë ndryshe, ato subjekte ekonomike që mund t’i adaptohen tregut të lirë, do të mbijetojnë, ndërkohë që ato që nuk munden, do të falimentojnë. Ndërkohë që revolucioni është shoqëruar me dështimin e përpjekjeve utopike që historikisht kanë përfunduar në distopi. Dështimet në këtë rast, mund t’i atribuohen ekstremizimit të logjikës either/or, ose me Lindjen, ose me Perëndimin, o me ne, o kundër nesh.

Prej këtij dallimi rrjedh edhe dallimi mes jetesës dhe mbijetesës, që në origjinën e diskursit “bëhu i ditur të jesh i lirë” duhet të marrë parasysh edhe vetvrasjen sokratike, të arsyetuar nëpërmjet principit se duhet zgjedhur “jeta e mire” para vetë jetës. Problemet me këtë princip, janë në dac 1) logjike, në dac 2) etike e në dac 3) biologjike.

Kështu që 1) të zgjedhësh jetën e mirë përpara jetës, pra të mohosh jetën në mungesë të jetës së mirë, është në kundravajtje me logjikën, sepse duke mohuar subjektin, jetën, ke mohuar njëkohësisht edhe predikatin, jetën e mirë: është jeta pa është jeta e mirë, e jeta e mirë nuk mund të jetë pa vetë jetën. Mundësia e një jete të mirë përfundon me vdekjen.

Nga ana 2) etike, të pohojmë më korruptuesin e të rinjve se jeta e mirë është më e rëndësishme se jeta, do të thotë të justifikojmë vetvrasjet e atyre adoleshentëve që nuk shohin dot zgjidhje përvec rropatjes në emigrim apo englendisjes me një kafe e me fara luledielli pas shkollës së mesme, të justifikojmë vetvrasjet e atyre baballarëve që nuk i bëjnë dot ballë kushteve ekonomike.

Shkurt, 3) ky princip është manifestimi i një gjeni vetvrasës në ADN-në njerëzore, që në terma metaforike, apo ndoshta edhe biologjike, i përket dualitetit mendje/zemër. Vetëm se më shumë se sa dualiteti mendje/zemër, idiotësia dhe çmenduria janë përkatësisht mendja që ha vetveten dhe zemra që ha vetveten.

Duke lejuar mendjen të hajë vetveten, idiotësia i fut një mendje të lehtë, mjafton që muskuli i fuqishëm të vazhdojë të pompojë. Ndërkohë që, duke huazuar nje strofë nga Arbër Shtrëmbari,

E sheh atë gur?
Ai gur është zemra ime!
Që më godet
I rëndë
plumb
E unë u lodha
Së mbajturi këtë gur !
Boll më!
Unë s’ jam
Sizifi.

Çmenduria, duke lejuar zemrën të hajë vetveten, e ka përfundimin logjik në aktin e vetëvrasjes.

Imagjinoni një organizëm, që vetëm duke i thirrur mendjes e duke i dhënë zemër vetes, të arrijë të jetojë përjetësisht. E pamundur? Atëherë imagjinoni një epidemi të qeshure. Në daç në sallën e komedisë, në daç në kontinentin afrikan, ku një epidemi e tillë në vitin 1962 ra në moshat adoleshente, në përgjithësi femra, dhe rezultoi në mbylljen e shkollave të zonës për dy vjet e gjysëm.

Robert R. Provine Laughter: A Scientific Investigation i kushton një kapitull të vecantë Të qeshurës Ngjitëse dhe Trurit ku sqaron se kur një individ i një grupi vrapon, fillojnë e vrapojnë të gjithë, apo kur nënën e zë ankthi në prezencën e një te huaji, po ashtu e zë ankthi edhe fëmijën e saj, çka na nxjerr në një konkuzion që ia vlen të citohet i plotë:

“Në këtë nivel, grupi mund të trajtohet si një superorganizëm, ku cdo individ është organ shqisor dhe motor për të tërën, duke dhënë kontribut për mirëqënien e grupit dhe duke ndarë përjetimet e eksperiencës kolektive.”

Dallimi më i thjeshtë mes epidemisë të së qeshurës nga kontrolli i saj në hapësira artistike, do të ishte dallimi mes çmendurisë dhe idiotësisë, ndërkohë që në nivel organizmi, idiotësia do të kryente funksionin shqisor që vë në dukje vetveten si pjesë e së tërës, kurse çmenduria do të kryente funksionin motor që vë në dukje këmbënguljen e padurueshme të idiotësisë, e që ndryshe nga e para, i përket perandorisë së dehjes dioniziake.

Të mbijetosh, apo të jetosh mirë. Kjo është çështja. Ndoshta të flesh, të ëndërrosh? Të jesh apatik? Dhe kjo është idiotësi epidemike, që nuk mund të zgjidhet përvecse në masë. Status quo-ja e sotshme nuk është ndryshe nga diktatura e djeshme. Kishim një byro politike që rrotullohej idiotësisht rreth pushtetit absolut të diktatorit, kemi një klasë politike që rrotullohet idiotësisht rreth vakumit absolut të shtetit. Që të shpëtojmë nga vetëvrasja, duhet që të jemi pak idiotë të besojmë se idiotët janë “members of Congress” dhe shumë të çmendur që ta shfarrosim idiotësinë prej andej.

Duhet çmenduria atëherë, sepse këmbëngul të mos hiqet qafe idiotësia. Kërkesa e Selfmaderadio për çmenduri, edhe pse nuk duhet kërkuar e personifikuar në modele heronjsh kombëtarë, edhe pse pra, nuk duhet të mblidhemi e të farkëtojmë një model apollonik, një Skënderbe, një Mesia, e mbi të gjitha, edhe pse duhet të jemi të ditur në disa rrethana, idiot në disa rrethana, e të çmendur në disa rrethana të tjera, është kërkesë me vend. Duhet dituri përballë cështjeve të së shkuarës, idiotësi përballë atrofisë burokratike dhe përballë makinës teknokratike, por duhet çmenduri përballë kalcifikimit të pushtetit vetëm në një klasë ekonomiko-politike dhe përballë makinës militare që ruan këtë klasë.

E që ta mbyll me një sofizëm total, nuk thonë kot se injoranca është e bekuar si mrekullia. Atëherë mos u bëj vetëm i ditur të jesh i lirë, por bëhu edhe idiot, edhe i çmendur që të jesh i lirë.

81 komente

  1. Pavarësisht nga kuptimi i zakonshëm që i japim fjalës idiot, për të treguar dikë me aftësi të kufizuara mendore, etimologjia e asaj fjale është pak më e gjërë për tu kufizuar vetë tek opinioni i përgjithshëm.
    nga latinishtja idiòta, që vetë ajo e merr nga greqishtja e vjetër idiòtes (nga idios, particolare, e veçantë): private/personale në kundërshtim me publiken/përgjithshmen (sepse e ka të pamundur për arsye të ndryshme)

    Idioti është ai që jeton jashtë shoqërisë dhe që mban qëndrime ose bën veprime që vetë shoqërisë i duken të papranueshme dhe të pakuptimta… e parë në këtë prizëm, sidomos duke patur parasysh dhe statusin e privilegjuar dhe të përkëdhelur të Kadaresë në shoqërinë shqiptare të para 20 vjetëve, nuk shikoj asnjë arsye se përse Kadareja duhej të hidhte gjithçka që i kishte garantuar familjes së tij (me punë) për të bërë jetën e idjotit (dmth larg asaj shoqërie në të cilën kishte një pozicion të privilegjuar).
    Në këtë prizëm, ai nuk ishte idjot… largimin nga jeta shoqërore/publike (pavarsisht arsyeve) e provoi Lubonja… për hiçmosgjë mund t’i kishte qëlluar edhe Kadaresë (ashtu siç i ka ndodhur shumë të tjerëve), por ja që Kadareja, duke e ditur gjëndjen e Idjotit, të izoluar dhe të lënë në kufinjtë e shoqërisë, preferoi të mos ishte idjot (pamvarsisht se, për mendimin tim personal, ai e zgjodhi më pas statusin e idjotit, kur “dezertoi” shoqërinë shqiptare për ta lënë në duart e idjotëve të tjerë politikën dhe mendimin filozofik shqiptar).

    Në diskursin: Jetë & jetë më të mirë… do të shtoja edhe mbijetesën. Lubonja (të më fali, por po e përdor si shëmbull të njohur prej të gjithëve) Mbijetoi.
    Si Kadareja dhe Lubonja sot janë gjallë dhe Jetojnë…. në një bilanc të jetës së tyre, të dy do të thoshin që kemi jetuar e mbijetuar, pamvarsisht se vuajtjet e njërit apo tjetrit do të shikoheshin me dyshim nga gjithkush prej nesh. Fakti që ata kanë qënë dhe janë persona publikë, tregon që nuk janë idiotë… ndryshe nga pozicioni i shumë prej nesh, që edhe pse flasim këtu jemi të izoluar nga bota … o që flasim në një kohë si mbas pilafit, sepse të njëjtat gjëra që thotë SMR sot, mund t’i kishte thënë edhe para 20 vjetësh, por natyrisht, duke mos qënë idjote, para 20 vjetësh as që i shkonte ndërmënd që t’i nxirrte nga goja të tilla gjëra (e kur them SMR, kam parasysh të gjithë ne që flasim sot, por që një farë moshe e kemi patur në atë kohë).

  2. Diskutimin te PPU unë nuk e ndoqa dot mirë, ndoshta prandaj edhe nuk e kuptova fare, po fare, se pse ishte sjellë aty letra që Kadareja i kishte drejtuar gazetës “Le Monde”.

    Sikurse nuk pashë gjëkundi edhe burimin nga ishte marrë ajo letër, dhe u habita që, në pesë rreshta, emri i gazetës “Le Monde” ishte shkruar me dy ortografi të ndryshme – por gjëra që ngjasin.

    Megjithatë, tani që LK e solli temën në PTF, nuk rri dot pa shtuar se, kur flasim për ndodhi të një kohe aq tjetër sa ajo e para 1990-ës, nuk mund të zbatojmë kriteret etike që vlejnë për sot; jo sepse do të gabonim nga ana etike, por sepse do të gabonim nga ana logjike.

    Për mua, që atë kohë e kam jetuar mirë, nuk ka gjë më normale sa ajo që bëri Kadareja, për t’iu përgjigjur ndonjë qesëndie, ironie ose poshtërimi që i është bërë reagimit shqiptar ndaj vdekjes së EH, në faqet e gazetës “Le Monde”.

    Ka shumë të ngjarë që Kadareja vetë ta ketë vënë re që mënyra si reaguan shqiptarët ndaj vdekjes së Hoxhës nuk tregonte as qytetërim, as frymë europiane; por vetëm një kryqëzim të skllavërisë shpirtërore me frikën dhe hipokrizinë – por në atë kohë këto ishin punë të brendshme tonat, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

    Franca ishte ai vend europianoperëndimor që më shumë e kishte ndihmuar Hoxhën të mbetej në fuqi, para dhe pas prishjes me sovjetikët; madje aq sa unë besoj se do të dëgjojmë akoma çudira për këtë temë.

    Franca ishte edhe ai vend europianoperëndimor që ia hapi Kadaresë rrugën drejt famës ndërkombëtare dhe ndoshta Nobelit; prandaj edhe s’është për t’u habitur që Kadareja të jetë ndier i zhgënjyer, kur ka parë si është tallur një institucion intelektual francez si “Le Monde”, me Shqipërinë.

    Skenari më i mundshëm, është që Kadaresë t’ia ketë kërkuar letrën vetë R. Alia, me një telefonatë rutinë; dhe asaj telefonate Kadareja nuk mund t’i thoshte jo.

    Ajo që ndonjëherë nuk kuptohet sot, është që, dilema të tilla si ta shkruash apo të mos e shkruash letrën, të votosh apo të mos votosh për kandidatin e Frontit, të brohorasësh apo të mos brohorasësh gjatë paradës së 1 majit, kanë qenë tepër asimetrike; ku njëri skaj, konformimi, nuk kishte ndonjë domethënie, ndërsa skaji tjetër, moskonformimi ose rebelimi, merrte domethënie totale.

    Ajo situatë nuk i ngjan fare të sotmes, ku votuesit i duhet të zgjedhë midis, bie fjala, kandidatit të PS-së dhe kandidatit të PD-së. Në një vend demokratik normal, tensioni midis skajeve të kësaj dileme është i tillë, që secili rëndon njëlloj; në një vend që dëshiron të duket si demokratik, si Shqipëria, votimi në përgjithësi nuk ka ndonjë domethënie, madje edhe mosvotimi; por në asnjë rast nuk i afrohemi dot forcës kumtuese (ilokutive) të moskonformimit në totalitarizëm.

    Kur Kadareja shkonte në Perëndim, pasi ishte afirmuar aty si shkrimtar gjatë viteve 1970 dhe 1980, shpesh gazetarët i bënin pyetje të tilla që, sikur ky t’u përgjigjej në mënyrë jokonformiste, do ta kishin arrestuar sa t’i zbriste avionit në Rinas. Gjithnjë kam pyetur veten nëse, në ato rrethana, ka qenë më shumë hipokrit Kadareja, që jepte përgjigje të gatshme nga zori, apo gazetarët vetë, të cilët e dinin se yni nuk ishte aq i lirë sa të thoshte ç’të dëshironte. Nuk ishte aq i lirë, ndër të tjera, edhe sepse regjimi ia mbante peng, në Tiranë, familjen: gruan dhe të dy vajzat. Ashtu, gazetarët perëndimorë më rezultonin ku e ku më hipokritë se shkrimtari, sepse ishin të lirë.

    Prandaj letra që Kadareja i ka shkruar Le Monde-it në 1985 ka po aq vlerë për të marrë vesh ndonjë gjë në lidhje me raportet e shkrimtarit me politikën në totalitarizëm, sa edhe një telegram urimi i presidentit të Guinesë Ahmed Sékou Touré, drejtuar Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Haxhi Lleshi, ka vlerë për të kuptuar denoncimin që ia bëri PPSH-ja, në fund të viteve 1970, teorisë maoiste të tri botëve.

    Për fat të keq, shumë aspekte të historisë së Shqipërisë totalitare jemi të detyruar t’i gjykojmë nga dokumentet që kanë mbijetuar, e që u referohen, si rregull, akteve performative, si ajo letër; të cilat nuk kishin asnjë vlerë në vetvete, përveçse që t’i lejonin autorët e akteve të merreshin me ndonjë gjë tjetër, përtej mbushjes së vagonave me mineral në Spaç.

  3. Shiko Xha Xhai,
    Une dua te permend vetem keto elemente :
    Diktaturen, modernizimin, kronikanin dhe Kadarene e letres.
    Diktatura
    Kur ishte vetem 24 – 25 vjec Kadare u kthye ne Shqiperi, nderkohe qe shume ngjarje kane ndodhur deri atehere dhe per kete nuk mund te behet me faj Kadare. Pra, kane ndodhur gjera qe nuk ka nevoje ti perserisim dhe diktatura ishte ne konsolidim e siper. Te kalosh nga ana e atyre qe e lexon kete moment si konformizem eshte gabim i rende. Jane shume arsyet qe mund te rendisim , por ajo qe une do besoja me shume dhe qe do e pranoja me shume eshte pamundesia per te lexuar , kuptuar, informuar me ato cer po ndodhnin ne ate kohe.
    E njejta gje vlen te thuhet edhe per dhjetevjecarin qe pasoi, pra me fillimin e viteve `70 kur akoma nuk kemi as nje njeri te pjekur plotesisht, as nje shkrimtar te madh ( nese pranojme qe te tjera jane veprat qe i dhane ate status jo vetem Gjenerali)
    Pra nuk mund te marre dhe eshte e padrejte t`i vesh Kadarese statusin e shkrimarit te oborrit. Cer dua t`i shtoj kesaj. Ne kete plan diskutimi dua te shtoj qe eshte shume e veshtire te thuash nese eshte plotesisht e vertete qe po kuptohej prej tij se cfare ndodhte realisht. Natyrisht qe Pleniumi i Katert do trembte cdo qenie njerezore ne Shqiperi, qe kishin pare modelet e fuqise se diktatures ne ushtri, ekonomi, arsim etj. Ketu duhet te perceptojme zhdervjelltesine e Kadarese si dhe fillimin e leximit te asaj qe po ndodhte me Shqiperine.
    Ketu do vazhdoj te ngulmoj qe nje 37-38 mudn te jete shume i talentuar por lexues jo i mire i asaj qe po ndoshte deri ne ate kohe. Dhe kjo i dashur Xha XHai nuk eshte pergjegjesi morale per ta gjykuar sot me ashpersi shembullore. Ketu une ndaloj per te fol mbi Ismailin si Shkrimatr ne diktature sepse me tej vepra e tij behet me e zgjuar , me domethenese, por me penetrim te kontrolluar c`ka une besoj qe e zhgjenjen pritshmerine tone .

    Modernizimi

    Pa dyshim qe Kadare hyn tek grupi i atyre personave qe nevojen per modernizim te vendit te tyre te prapamebetur e shikonin si perparesi ndaj dhe kontriburi i tij eshte i pashembullt. Ai shkroi shqip, solli hsitorine shqip, u dha status legal tradites shqiptare, folklorit, emancipimit shoqeror, etj etj dhe kjo e ben ate nje shqiptar te madh dhe jo vetem ai.

    Kronikani

    Po edhe si kronikan do da shikojme. Do ta shikojme si kronikan sepse ai na dha te shkruar mjeshterisht se cer ndodhte ne diktarure, ne ate pjese qe ai konstatoi dhe jetoi. Ketu i bashkohet nje merite tjeter qe nuk mund t`i mohohet dhe per kete perseri ai meriton te quhet nje shqiptar i madh.

    Kadareja i letres,

    Eshte pothuaj 50 vjec, cka me ben te besoj se nuk eshte me ai ftujaku i viteve te fundit te 50.
    Mosha , eksperienca, pjesmarrja aktive me shume se ke Lidhja ne jeten e perditeshme me bejne te besoj qe nuk ka me nje Kadare idot apo te cmendur, por nje nejri qe dijet i ka tashme te konsoliduara, pikpamjet te pjekura, informacionin edhe me te bollshem etj, Ndaj nisur nga keto fakte jam i detyruar dhe nuk mund te bej ndonje ndarje shume te madhe midis Kadarese se vitit 1985 dhe ketij qe eshte tani. Natyrisht qe ai nuk mund te ishte gjeni per te parashikuar saktesisht cer do ndodhte, por deri ne ate kohe besoj se kishte shume material ne skedat e tij per te gjykuar se makineria e diktatures ne Shqiperi nuk duhej mbrojtur. Ndaj nese nuk e shikonte ai ndryshimin dhe tendencen, si mund ta shikoja une neper metaforat e tij. Ketu ai fillon e behet pjese e kontributit te spjeguar nga Fuga ( me pelqen ta lexoj keshtu ate shkrim ) se percetimi se duhej gerryer nga brenda apo mesazhe te shumfishta per vetem nje pjese te njerezve, inkurajuan terthorazi, apo i zgjaten grafmat asaj qe ishte e pashpetim.
    Frika eshte se kjo tendece qe u shfaq ( tulatja e reagimit ) na ben shoqeri me faj, ndaj dhe ky brez qe eshte nja 1-2 dekada poshte nesh ( e kam fjalen per ty e per mua ) nuk kane shume besim ke ne.
    Sepse kane nje pyetje qe veshtire t`ja u kthejme kollaj xhevapin : Cer keni bere jy deri me sot ?

  4. Koth, tema është e gjerë dhe ndoshta Luliani do të na mallkojë që nuk po ndjekim fillin e tij të arsyetimit; por le të shpresojmë se do t’i qasemi edhe kështu.

    Ideja për të cilën unë ngul këmbë është se Kadarenë mund ta gjykojmë si të duam, por nuk mund ta gjykojmë nga gjestet e ndryshme konformuese që ka bërë, ai sikurse çdo qytetar shqiptar tjetër nga Mehmet Shehu e poshtë (me fare pak përjashtime).

    Të jap të drejtë kur thua se Kadareja nuk erdhi në kulturën shqiptare me të gjitha llampat e mendimit të ndezura, por u ndriçua gradualisht, derisa shkroi, bie fjala, edhe “Pallatin e ëndrrave”.

    Edhe unë, që ia kam ndjekur veprën hap pas hapi, e di që disa vepra të tij në vitet 1960-1970, ku i këndohej revolucionit, anti-burokratizmit, anti-intelektualizmit dhe ku glorifikohej lufta e klasave (duke përfshirë edhe poemën shumë të keqe të “Pashallarëve të kuq”), nuk duhen marrë si vepra konformimi, as si haraç që ai duhej t’i paguante të qenit person publik ose lejes për t’u botuar në Francë; por botëkuptimit të tij, që ishte ai që ishte.

    Në ato vite kur Kadareja kishte frikë nga “terrori i bardhë” dhe u këndonte barakave të pupulitit dhe oxhaqeve të fabrikave, deri edhe Sartri kishte iluzione për Maon!

    Megjithatë, asgjë nuk kuptojmë për këtë shkrimtar, duke u nisur nga reagimi i tij dërguar “Le Monde”, sikurse nuk kuptojmë dot nëse dikujt i mban erë goja apo jo, duke verifikuar nëse i lan apo jo dhëmbët çdo mëngjes.

    Jetojmë në një kohë që, nuk hap dot gazetë të Tiranës, pa ndeshur në diçka që të tjerët kanë gjetur duke rrëmuar në plehrat. Shumë nga këto gjetje janë akte formale të një regjimi, që krimet i kryente gjetiu dhe tjetërlloj.

    Më në fund, edhe një histori personale. Kur vdiq Enver Hoxha, mua s’më kishte mbetur ndonjë iluzion për regjimin, dhe vetëm shpresoja që ta merrte fuqinë Ramiz Alia, për ta zbutur pak dhunën e përgjithshme dhe idiotizmin zyrtar.
    Skenat e histerisë kolektive që shihja në TV m’u neveritën ndoshta po aq sa edhe atyre të “Le Monde-it”.

    Madje m’u neveritën saqë nuk më bënë këmbët të shkoja në varrim, edhe pse pjesëmarrja në varrim u organizua në mënyrë ushtarake, për të mos thënë matematike. U ngrita atë mëngjes, u vesha me kostum, dola deri te Rruga e Kavajës, pastaj u ktheva mbrapsht dhe e pashë ceremoninë në TV.

    Të nesërmen askush nuk më pyeti pse nuk kisha marrë pjesë në varrim; jo për gjë, por sepse askujt nuk i bëhej vonë për këtë gjë, meqë unë nuk isha askush; një milingonë më shumë, diçka e papërfillshme në çdo aspekt, kokrrizë rëre, atom i tepërt.

    Në nivelin tim, moskonformimi tolerohej.

    Përkundrazi, sikur drejtori i Institutit ku punoja të mos ishte dukur atë ditë, ca vetulla do të ishin vrenjtur, sa gabime të vjetra do t’i ishin kujtuar, ca dosje do t’ia kishin shpluhurosur.

    Më në fund, sikur vetë Ramiz Alia të mos kishte shkuar në varrim, lajmin nuk do të kish mbetur agjenci pa e përcjellë.

    E megjithatë, Alia, Kadareja dhe të tjerë njerëz publikë kishin shumë më tepër mundësi se unë, për të ndryshuar diçka në mënyrën si funksiononte diktatura. Këtë, natyrisht, do ta bënin nga brenda, jo duke më dhënë shfaqje mua, anonimit.

    Në Shqipëri mungon tradita e reformimit politik nëpërmjet protestës publike; dhe kjo nuk ka pasur gjithnjë lidhje me brutalitetin e represionit politik, besoj unë, por me faktin që për shqiptarin shteti perceptohet gjithnjë si agjenci e huaj, e përtejme; jo si produkt i vullnetit politik të qytetarëve.
    Por kjo do diskutuar gjetiu.

    • Ideja për të cilën unë ngul këmbë është se Kadarenë mund ta gjykojmë si të duam, por nuk mund ta gjykojmë nga gjestet e ndryshme konformuese që ka bërë, ai sikurse çdo qytetar shqiptar tjetër nga Mehmet Shehu e poshtë (me fare pak përjashtime).

      Xha Xha, nuk mendoj se ketu behet fjale per te gjykuar Kadarene. Mendoj se ka dicka qe nuk shkon ne kete perqasje. Perkundrazi une jam shume dakort me perqasjet e SMR dhe te Lulianit, i cili duhet thene se i ka dhene nje ngjyrim dhe shtresezim te nevojshem ketij debati.
      Ketu me shume se per te gjykuar Kadarene, behet fjale per modelin e “idiotit” ne shoqeri, ne kuptimin qe i jep L.K. (dumb .ang).
      Shoqeria post-totalitare shqiptare nuk ka modele per te ndjekur. Nderkohe modeli i Kadarese, per shkak te kompleksitetit te vet, sikurse e keni ven re ju me te drejte ne komentin e pare, eshte shume kompleks per te qene model i ‘idiotit” qe cdokush do ta kuptonte dhe do ta aplikonte. Kadareja eshte nje figure qe kur perkthehet ne termat e nje modeli shoqeror me shume krijon konfuzion sesa qarteson, e megjithate ai prape mbetet figura dominante e padiskutueshme e mendimit modern Shqiptar.
      S.M.R. i perqaset kesaj figure me nje doze moralizimi duke e lidhur ate me shthurrjen morale te shoqerise shqiptare sot. Kurse L.K. ka nje perqasje krejt tjeter,qe mua me duket me e sakte ne sensin qe na jep mundesine te kuptojme se ne kemi nevoje per te gjitha modelet, dhe nuk ka arsye t’i kundervihemi njerit apo tjetrit, persa kohe ata qendrojne ne funksionin e vet. Ajo qe dua te them eshte se nuk ka asgje te keqe qe nje shkrimtar dhe intelektual si Kadare te jete nje figure e tille komplekse, sepse ky ka qene roli i tij historik, persa kohe ai nuk synon pushtetin. Por kur dikush synon pushtetin, figura e tij duhet te jete nje figure e qarte dhe pa komplekse sepse rrjedhimisht do krijonte peshtjellim tek masa e idioteve, p.sh. parlamentareve sic i cileson L.K., apo edhe neve njerzve te thjeshte.
      Pra mendoj se shoqeria ka nevoje per modele etikeo-morale, intelektuale, dhe politike te thjeshte qe i qartesojne problemet, nuk i komplikojne ato (sepse ndryshe nuk ka zgjidhje te tyre).
      Keto modele mund te jene edhe te “cmendurit” e L.K.-se por kam frike se duhet te luajne vetem nje rol, ate te “idotit”.

  5. Xha Xha,

    une nuk ngulmoj te ndaj sa te drejta ishin zgjedhjet e individeve ne ate kohe.
    Sikurse e thashe me shume pak fjale tek pjesa e modernizimit te shoqerise shqiptare sot mund te rendisim qindra arsye qe do favorizojne , ( hajd te themi, dhe une e pranoj ) konformizmin e IK-se. ( analfebetizmin , edukimin masiv, perparimin kulturor, emancipimin e grave, te shendetesise etj ).
    Keto per mua jane te verteta pothuaj absolute.

    Por sic mund te pranoj qe jo ne pak raste IK mori dhe nje rol qe nuk e beri dhe jo aq mire; rolin e mesuesit.
    Ky rol, sic e thekson dhe ti me siper, nuk eshte rol i nje anonimi, por i nje njeriu te rendesishem, bile shume. As sot nuk e ndaj dot nese e mori me dashje kete rol apo te tjera gjera u zhvilluan jashte deshires se tij.
    Edhe sikur te pranoj kete te dyten, kunderveprimin te sjelle me klas ne vepren e tij letrare , duhet ta kishte me mesazhuese, sepse sikunder e permenda diku me siper, penetrimi ishte i kufizuar. Frikes se mesazhmarresi nuk iu shtua deshira per te reaguar, qe vete kjo do nje debat me vete.
    I dobet mesazhi apo frike kolektive ?
    Natyrisht qe ti e merr te drejten me vete kur spjegon ate historine , por pavaresisht kesaj do me duhet te te kujtoj , qe periudha e paszize ( pra ajo qe nuk duket e qe qesendisej nga Le Monde sepse nuk dukej ) u shoqerua me absurde te pashembullta. Nuk beheshin dasma me shume muziike , edhe ciftet nga Gjiu u rrallun ca kohe, sikunder u rrallu edhe konsumi i veres ke Kisha. ( per ca kohe ama , histori personale keto :P ) Pra du te them se ishte shume e thelle topitja, shume e thelle.
    Mbase jam gabim dhe i afrohem me me shume nxitim se sa duhet nevojes per shenje qe te reagonim. Mbase. Nuk e ndaj dot, por ai roli i mesuesit atje me siper pastaj me duket si rol episodik, i kufizuar dhe qe nuk shkoi atje ku duhej dhe ku ishte nevoja.
    Ty besoj te kujtohet qe ne vjeshte te atij viti erdhi nje shpure e madhe francezesh qe shoqeruar ardhjen e nje ministri . U futen nga deshen, pane cer deshen, aktivizun deshiren e cdo te riu ne ate kohe, por e cuditeshmja ishte se nuk eshte se ndodhi ndonje gje qe e vlente.
    Pra edhe shenjat e medha ( kij parasysh futjen ne ambasaden italiane ne dimrin e atij viti ) po na i benin nul, po beheshin nul, ndaj i qendroj mendimit qe nuk e ndaj dot nese u be mire me gerryerjen nga brenda apo ishte me shume se kaq dhe qe une kurrsesi nuk mund te bej fajtor IK-ne.
    Pritshmeria ? Tjeter muhabet.

  6. Koth, vërtet mendon se dikush që jetonte në atë kohë, qofshin edhe ata që kishin parë “botë”, e konsideronin pushtetin e PPSh si diktaturë?
    Unë jam i bindur që JO. Dhe kjo s’kishte të bënte as me mbylljen/izolimin dhe as me dhunën… deri në fund të viteve ’80 të gjithë ishin të bindur që po vazhdonin sakrificat për ndërtimin e një bote më të mirë… dhe rezultatet në arsim, shëndetësi, industri e bujqësi ishin të tilla që të krahasuara me ç’ishim kur e nisën, tregonte që partia po punonte dhe mendonte për popullin.
    Vetdija që sapo kishim dalë nga një gjëndje anadollake dhe kishim arritur pothuajse nivelin e vëndeve të tjera, na bënte që të mos shikonim me zili ata që shkonin në Hënë… deri sa u arrit në atë gjëndje stanjacioni ekonomik (’85-’90) ku u pa dobësia partiake e drejtimit të shtetit në kushtet e atij izolimi që vetë kishte krijuar… pjesa tjetër është histori e njohur prej të gjithve më pas ;) .

    Nëse konsiderohet Idjot Kadareja që nuk ngriti zërin kundër Enverit, atëhere si do ta konsideronim sot… që nuk flet… kur gjysma e shqiptarëve e konsiderojnë idjot Salën??

  7. “Në Shqipëri mungon tradita e reformimit politik nëpërmjet protestës publike; dhe kjo nuk ka pasur gjithnjë lidhje me brutalitetin e represionit politik, besoj unë, por me faktin që për shqiptarin shteti perceptohet gjithnjë si agjenci e huaj, e përtejme; jo si produkt i vullnetit politik të qytetarëve.
    Por kjo do diskutuar gjetiu.”

    Jo, jo, kjo eshte pikerisht ajo qe po diskutojme ketu, modeli i udheheqesit karizmatik i cili nuk eshte vullnet politik i qytetareve, por ai qe ve ne levizje forcen e masave. Sa per Kadarene ne ate leter, duhet pasur parasysh qe luan rolin moderator te idiotit ne nje moment qe ishte me se e arsyeshme qe udheheqesin karizmatik t’a konsideroje te pazevendesueshem, ne mos, rreziku i asasinimit te pasardhesit do te kishte pasoja me te renda se tranzicioni i topitur. Maks Gjerazi ka nje histori ketu ne PTF, ku flet per nje muzikant qe nuk u zgjua si duhet nga seansa e hipnozes, gje qe rezultoi ne shperberjen e orkestres. Hija e Enver Hoxhes nuk eshte shfarrosur edhe sot e kesaj dite, me shume se dy dekada nga vdekja e tij, kur behet c’behet dhe militojme ne sferat e influences se udheheqesve karizmatik. Nano ne burg te vije Berisha, e Berisha ne burg te vije Nano. Le me vetem dy jave pas vdekjes se Hoxhes. Jo vetem qe eshte i pamundur zgjimi i menjehershem, (lloj zgjimi qe e provuam ne 97en) por edhe ne u provofte, eshte traumatik. Por nuk po flas per dje. Eshte karizmatike dhe individuale cmenduria, nuk mund te funksionoje nje model per te, ashtu dhe si rendom besohet, pasi cdo model do te funksiononte si organ shqisor duke i perkitur nje logjike simbolike webberiane, nje autoriteti te ligjshem qe do e fitonte racionalitetin vetem duke ja deleguar funksionin motor idiotesise militante te burokratizuar, keshtu qe cdo model do i kishte te invertuar rolet. Dhe eshte pikerisht kjo lloj cmendurie qe nuk nje model udheheqesi qe mungon, pasi shyqyr zotit idiotet aty jane, ne parlament e ne qeveri, qe prej 85es, fale edhe orkestrimit te dhimbjes popullore per te cmendurin.

    Sa per rolin e mesuesit, jo vetem qe duhet te jete anonim, por duhet te jete edhe injorant. Perndryshe gjithcka e nxene do te ishte shabllon e nxenia pasive. Sipas Ranciere, por qe me duket i sakte, e qe meriton nje teme tjeter.

  8. “Idiotsi dhe Cmenduri” = Normal dhe Anormal.

    Tek Kadare, referuar “Normal dhe Anormal” Adoptuar; “S’jam normal, thot Kadare, por anormal.”

    Kadare ka nji profesion qe lidhet me te shkruarit mendimet ashtu si i vijne dhe si do. Ne si lexues mendojme se, c’shkruan eshte ai. Mendimi “c’shkruan eshte ai” lexohet nga lexues “Normal dhe Anormal”, ashtu si eshte Ai Normal dhe Anormal, ashtu, si edhe lexuesit. Ndryshimi eshte se ai vihet ne plan te pare dhe, lexuesi ne mes te turrmes (i pavezhguar) ashtu, si shumic shqiptare. Kur leximi qe i behet Kadares, del e tregon ate, si mendimi ordiner orientohet, si dhe atehere kur mendimi i tij lexohet si ekstraordinere, duhet bere nje ndalese dhe, te pranohet, se Ai eshte Ordinere dhe Extraordinere. Ekzaktesisht si edhe lexuesit e tij.

    S’ka as gje qe nuk i nenshtrohet ndryshimit. Pse ngel cengel, diku, dikush, dhe ankorohet e gjithe ngarkesa, nuk justifikohet, sikur edhe figura te spikatura ta bejne kete gaf (ndales).

    Tundimi me i madhe sot vjen nga perfitimi material. Nuk ka as nji “Extraordiner” qe te jete ekonomikisht i nivelit te te ardhurave te shqiptarit “Normal”, prandaj edhe Kadare nuk zgjedh edhe sote e kesaj dite te jete “Ordiner”/”Normal”/”Idiot”. Por, e justifikon, se eshte i pasur materialisht, si para edhe pas, brenda, ne te gjitha etapat e moshave te demagogjise.

    P.S.
    Po ti referohemi historikisht, mentaliteti qe ndoqi politikisht Shqiptaret qe nga formimi i mevehtesise dhe deri ne ditet tona, nuk ka ndryshuar: Brenda pisllikut eshte ushqyer/forcuar “virusi”, qe pas vdekjes se njeres politik ka dominuar, vetem per tu semurur per vdekje nga virusi i radhes brenda tij. Shpresat e nji sherimi varen se si perdoren databank e ketyre viruseve. Eshte virus i njohur tashme ai “Kadare”. Por, dhe “doktorri” i semundjes se viteve 40-te dhe 90-te “Populli” duket se gjen te njejten diagnoz, mbase ate qe ka dhe vet Ai (Populli) – ushqim per virusit. Nje te till ushqim duket se kerkon edhe luliani keto dite.

  9. Edrus shkruan :

    …”Unë jam i bindur që JO. Dhe kjo s’kishte të bënte as me mbylljen/izolimin dhe as me dhunën… deri në fund të viteve ‘80 të gjithë ishin të bindur që po vazhdonin sakrificat për ndërtimin e një bote më të mirë… dhe rezultatet në arsim, shëndetësi, industri e bujqësi ishin të tilla që të krahasuara me ç’ishim kur e nisën, tregonte që partia po punonte dhe mendonte për popullin…”

    Sa me siper me duket e sakte, ne mos per te gjithe, te pakten per ata ne kampin e realisteve, per te cilet kane vlera vetem ato cka jane te prekshme me dore. Cfare kuptimi do te kishte nje e vertet, kur pasojat konkrete, realiteti nuk i pergjigjet idese qe ajo perfaqeson?
    Si puna e dy femijeve te nje familje, te cileve babai i shtepise u le si trashegimi te njejten mase kapitali,
    20 vjeteshi i pare nen Enver Hoxhen eshte nga ana materiale shume me i sukseshem se sa 20 vjeteshi i pare i “njerezve te cliruar”. Ky lloj ndryshimi ne resultate, nen kushte te njejta, eshte dicka e jashtme, e pakontrollushme dhe e pamohueshme dot, qe qendron jashte kontekstit te perfaqjes/perballjes se koncepteve te tilla si ajo midis te drejtes, dhe te padrejtes, te mires dhe te keqes, te shtypjes dhe te lirise, totalitarizmit dhe demokracise etj, etj.
    Nese nj
    Enver Hoxha me eshte dukur me teper dishepull i Makiavelit se sa i Leninit dhe Stalinit. Dhe nen kete prizem, do te isha i gatshem ti jepja “the benefit of doubt”.

  10. “Vërtet mendon se dikush që jetonte në atë kohë, qofshin edhe ata që kishin parë “botë”, e konsideronin pushtetin e PPSh si diktaturë?
    Unë jam i bindur që JO. Dhe kjo s’kishte të bënte as me mbylljen/izolimin dhe as me dhunën… deri në fund të viteve ‘80 të gjithë ishin të bindur që po vazhdonin sakrificat për ndërtimin e një bote më të mirë… dhe rezultatet në arsim, shëndetësi, industri e bujqësi ishin të tilla që të krahasuara me ç’ishim kur e nisën, tregonte që partia po punonte dhe mendonte për popullin.”

    E dinin Edrus e dinin. Shume me teper njerez se cmund te na e prese mendja mua e ty bashke. E dinin sidomos ata qindra mijerat qe kishin nga nje anetar familjeje ne burg apo kishin ndonje njolle ne biografi e qe ju amplifikohej nga “koleget” e tyre per ti vene perposhte ne karriere. E dinin edhe ata qe ju kishte shpetuar nga goja ndonje kritike banale qofte dhe tek radha e qumeshtit me 4 te mengjesit (e kjo lista mund te vazhdoje pafundesisht). Po nejse.

    Edhe mua me duket se gjykimi me metrin e tanishem ndaj nje letre te detyruar te Kadarese qe gjithsesi mua mu duk sa per forme nuk eshte shume i drejte. Nuk besoj se Kadareja vazhdonte te besonte tek regjimi komunist. Por si prominent qe ishte ai kishte tjeter lloj presioni dhe donte apo nuk donte do te bente si i thonin. Nuk duhet te harrojme se alternativa ndaj kesi lloj letrash ne regjimin komunist nuk ishte roli i disidentit sic i njohim nga Europa Lindore, por ti bije kazmes ne Spac apo te shihje femijet e tu te fillonin me 16 vjec te shperndanin dru e qymyr 12 ore ne dite me zukthin e drunjve e qymyrit.

    Ne Shqiperi nuk ka patur asnjehere disidence per shkak te ashpersise se skajshme te regjimit. Disidenca erdhi ne Europen Lindore e Rusi vetem pas vdekjes se Stalinit. Prandaj xhaxhai ka te drejte kur thote qe mos gjykoni me vlerat e tanishme por vijeni njehere veten ne ate kohe, nen vlerat e atehereshme e mbi te gjitha nen te njejtat opsione.

  11. Ne Shqiperi ka pasur dissidence (dhe me dy S bile).
    Ismaili, kur pranoi se vete nuk kishte qene disident, na doli me kete teorine qe ne Shqiperi nuk ka pasur disidence. Po ta marrim zoterine sic rekomandon Luliani del se edhe ai e pranon disidencen. Po te mos e marrim sipas rekomandimit, si t’ja lexojme paratheniet qe ai u ben librave te disidenteve?
    Edhe ai grupi “armiqesor” thelbin e kishte te nje levizjeje disidente.

    Sa per letren, (qe ndryshe s’do kisha dashur te komentoja):
    Ne letra eshte, veshtire qe Ismaili ta kete shkruar vete ne frengjisht pa nje dore ndihme. Nese kjo ndihma ka qene minore, perkthyesi a dikush qe njihte frengjishten, Ismaili vihet ne poziten e Xha Xhait qe doli me kostum, por e tejkalon ate nga neutrale ne per keq. Gjithe gazetat do kene shkruar ligsht per ne, e nuk ishte Ismaili i ngarkuar me pergjigje e reagime. Nese ai nuk do ta shkruante letren asgje nuk do ti ndodhte, ndryshe nga mospjesmarrja ne homazhe, a varrim, a librin me kujtime.
    Por, po ta lexosh letren me pak kujdes, ve re se Ismaili, shprehet edhe ne emer te kolegeve te tij; te Lidhjes se Shkrimtareve, apo kujt? Mund te kene qene te Lidhjes a gazetes: koleget lexojne Le Monden e huajtur nga BK, revoltohen e vendosin t’ja kthejne, (keto kureshti mbase i mesojme,) por leximi i metejshem, pjesa qe flet mbi birin e mbretit e kthimin e regjimit monarkik, sikur do tu thote frengjve: hej, ne e kemi situaten nen kontroll, mos na beni ndonje te pabere. Kjo pjese te le shijen se vrulli mes kolegesh, ka marre dhe visto nga lart. Pa i pasur qejf konspiracionet, lexuar si leter e porositur nga Alia, e shkruar nga shoket dhe e firmosur nga Ismaili, edhe ky dokument (ne gjendet e zbardhet gazetave) as e ul e as e ngre Ismailin.
    Ah, … vecse e largon nga fushata e zgjedhjeve.

    • Nga nje artikull ne Panorama lexohet:

      Në një prej këtyre dokumenteve, sipas Shaban Sinanit, gjenden shënimet e Nexhmije Hoxhës për romanin “Dimri i madh”. Nuk mungojnë vërejtje të tilla si: “të mos thuhet “për të mirë” atje ku flitet për njerëz që pinë kafe në ambasadë”, “të hiqet fjala “disidente” kur përshkruhet portreti i anëtares së Byrosë Politike devijuese”, “të hiqet fjalia “shoku Enver mbante borsalinë të madhe”, “të hiqet shprehja “ne dhe ata””, etj.

      Duket si e pabesueshme, por ja ku e vertetojne kerkimet e Shabanit. Ismaili ben sot ate qe bente Nexhmija dje; ne librin e tij; per ate disidente (ne s’gaboj) vajzes te ndjere te se ciles ai i shkroi parathenien e librit. Poetja (me) e trishte shqiptare ka pasur shume te drejte kur shkruante:
      Shumë fjalë për ata që do vijnë
      Vështirë të kenë kuptim…

  12. U nisem nga Kadareja e mberritem tek shume tema e tjera;
    Siç thote Xhaxhai duhet te vleresojme reagimet e viteve 1980 duke pasur parasysh gjendjen e atehershme;
    do te kujtoja qendrimin Arshi Pipes ndaj vepres se Kadarese ne vitet 70-80, ne mos gaboj; mundohej te gjente disidence edhe ku nuk kishte, edhe kur nuk ia kerkonte askush kete “zbulim” kritik gjenial;
    sipas meje ose ishte i paafte,ose keqdashes, dhe e donte shkrimtarin e madh ne burg ne shqiperi. sigurisht qendrimi i tij ishte prove se ishte teresisht jashte “sistemit”, i paafte, nuk njihte vepren e kadarese, nuk kuptonte mesazhin e saj, demtonte autorin dhe vepren,qellimisht.
    Dhe diçka tjeter: nuk e shpetoi imazhin e Enver Hoxhes Shkrimtari I. Kadare ne France: vete aleatet, pra edhe Franca, jo vetem qe ia lane, por ia dhane pushtetin ne Shqiperi Enver Hoxhes pas luftes se dyte, dhe gjate luftes: hidh e hidh arme, veshmbathje, ushqime, florinj per partizanet shqiptare, misione, etj, e deri tek pranimi si udheheqje te Shqiperise; Vone, teper vone doli komunizmi dhe Enver Hoxha komunist ne vendin e vetem socialist ne bote, shkemb graniti,etj, etj,: si thote Mato Gruda tek “Njeriu me top”: Agush edhe te paret tane vere pinin, vone doli rakia;
    Ps
    1 Vete e ruajti Perendimi E. Hoxhen se e kishte te vetin edhe ne 1960, se ndryshe, do ta kishte shtypur traktati i Varshaves si tartabiqe; me falni per cinizmin karshi tartabiqes;
    2 edhe grurin Franca na e “shiti”: e shkroi Ismaili i shkrete tek librat e tij, po “lexuesi i tij model” ne Shqiperi shihte vetem “Pashallaret e kuq”; [Zonja nga qyteti: tha Sala* i shkrete (*kta Salat gjithmone kane qene sekretare partie neper filma, me falni per ndryshimin e regjistrit gjuhesor, por me detyroi argumenti) “vetem djemte pas meje, po kush i mbante dot çupat gjate permbytjes].
    Nipi

    • nipi,
      apliko te njejten llogjike per sa do lexosh me poshte:

      Foto Çami: për këtë nuk e akuzon dot. Ja, tani ka duruar (dorezuar – CD) në shtyp një vëllim me tregime dhe novela, por ka ngecur puna në diçka, sepse atje ka përfshirë një novelë për ngjarjet në Kosovë. Natyrisht, nuk është keq që, përveç artikujve që janë shkruar, edhe letërsia të japë përgjigje për ngjarjet, duke dhënë kontributet e saj. Edhe Ismaili, duke e ndjerë këtë detyrim si shkrimtar, ka shkruar këtë novelë, duke vënë në qendër një ngjarje konkrete dhe pikërisht klinikën ku janë mjekuar të plagosurit gjatë demonstratave, ku ka qenë doktoreshë Sadete Mekuli. Pra, bëhet fjalë për Mekulët. Ismaili i merr në mbrojtje këta nga një pozitë e drejtë dhe kritikon serbët dhe ata të tjerët. Problemi këtu është se mos u japim armë serbëve kundër këtyre, mos bëhen objekt sulmi dhe rëndohet më shumë gjendja.
      Ramiz Alia: Jo, atë armë nuk ua japim ne serbëve, se ajo është vepër letrare dhe aty flitet me gjuhën e personazheve, por është aspekti tjetër, që a duhet letërsia jonë të fusë xixa në problemin e Kosovës. Ky është problemi. Domethënë, mos na e interpretojnë ata si një zgjidhje për një frymë kundër serbëve me anë të letërsisë? Kjo duhet matur, por jo pse flitet për Mekulët. Për atë u del Hasan Mekuli atyre dhe u thotë: “Pse çdo njeri që ngjan me mua, unë jam?!” Ajo është letërsi. S’prish punë për ata, se klinika ka shumë. Bile klinikën, po të duash, e shpie që nga Gucia në Mitrovicë, ose Ferizaj, për shembull. Ajo nuk ka rëndësi, se klinika ka plot. Edhe doktoresha ka me mijëra.
      Foto Çami: Këtë problem ma ngritën shokët këtu, të shtypit dhe të kulturës, dhe ata që merren me Kosovën, të cilët nuk ishin dakord që të botohej, për atë që të mos rëndohen Mekulët.
      Ramiz Alia: Mos kini merak për ta. Ja, ne botuam fjalimin e Rexhep Qoses. Pse nuk u rëndua Rexhep Qosja! Nuk tha Rexhep Qosja “pse ma botuat”, por mirë bëtë që e botuat. Që kur e ka shkruar, ai e di si do të mbrohet. Po problemi tani është se po të botosh këtë novelë duket sikur fillon një fushatë kundër serbëve. Megjithatë, ta shikojmë njëherë dhe vendosim. Ma jepni ta lexoj dhe unë, por tani për tani, nuk mund ta botojmë, se nuk është momenti.
      Ruhet në: AQSH, Fondi 14? AP, Lista 1, dosja 104, Vitit 1985, fl. 5-10.

  13. Nipi thote:

    mundohej te gjente disidence edhe ku nuk kishte, edhe kur nuk ia kerkonte askush kete “zbulim” kritik gjenial;sipas meje ose ishte i paafte,ose keqdashes, dhe e donte shkrimtarin e madh ne burg ne shqiperi. sigurisht qendrimi i tij ishte prove se ishte teresisht jashte “sistemit”, i paafte, nuk njihte vepren e kadarese, nuk kuptonte mesazhin e saj, demtonte autorin dhe vepren,qellimisht.

    Si perfundim ke mesazh nuk kuptonte Pipa? Disidencen apo glorifikimin e sistemit? Si duhej t’i kuptonin shqiptaret shkrimet e Kadarese: si metafora apo si shkrime gazetash?
    Nese Pipa i ka lexuar si disidence, atehere gjasat jane qe t’i kete lexuar si metafora, ashtu si cdo duhej te lexohej nje veper e vertet letrare. Ndryshe, nese do duhej t’i lexonim si gazeta, do ishte nje keqkuptim vertet shume i madh.
    Ndryshimi midis Pipes dhe Kadarese si njerez, ishte se njeri ishte i lire, kurse tjetri nuk ishte i tille. Dhe Pipa e ka lexuar dhe komentuar Kadarene ashtu si cdo ta lexonte nje njeri i lire. Hamendjet se e paska dashur ne burg, nuk me duket se aplikohen tek Pipa, sepse per nga pozicioni qe fliste Pipa, ne burg ishin tre milion shqiptar, dhe jo vetem Kadare. Pra luhej fati i nje kombi dhe jo i nje individi.

    Ironia eshte se Kadare flet shume per lirine, por nuk arriti kurre ta misheronte. Edhe ky shkrim prandaj eshte sjell ketu: per dimensionin e lirise se munguar tek gjeniu shqiptar. Kurse edhe ata pak nder shqiptar qe kane qene vertet te lire, edhe sot disa nuk ngurrojne t’i quajne “te paafte” dhe “keqdashes”.

  14. E kuptoj qe Kadareja eshte figure gjigande dhe qe nga do qe te rrotullohemi, do te ndesheshim me te. Sidoqofte do iu lutesha qe mos merremi drejt per drejt me Kadarene dhe rolin e tij “si intelektual dhe shkrimtar në shoqërinë shqiptare të diktaturës”, por me rolet paradoksale te idiotit dhe te cmendurit qe mund te marre intelektuali dhe shkrimtari sot. Te pakten ne kete teme.

  15. Lulian, nuk më duket se ka ndonjë shans praktik që një shkrimtar ose intelektual sot në hapësirën shqiptare të luajë një rol sado pak të ngjashëm me atë që kishte Kadareja dje; dhe këtu përfshij edhe Kadarenë sot.

    Shkrimtarët dhe intelektualët që i kanë mbetur kësaj hapësire vazhdojnë të shkruajnë, por praktikisht nuk po lexohen më. Ata që shkruajnë në shtyp, duke iu përshtatur kritereve të botimit atje, shtyhen e pështyhen nga të gjitha anët, herë me të drejtë e herë pa të drejtë; ata që botojnë, shpesh me shpenzimet e tyre, e humbin dëshirën për të vazhduar të shkruajnë, ngaqë ndeshin në indiferencën e publikut dhe të kritikës; të tjerët dalin në TV dhe përfundojnë në klounë; të tjerë akoma i thurin lavde ekzistueses, nuk lënë banalitet pa duartrokitur, dhe përfundojnë edhe ata në klounë. Kulturës shqiptare i mungon një sistem për prodhimin e ideve, dijeve dhe metaforave të reja të fuqishme e të tilla që të ndikojnë gjerësisht në publikun; sikurse i mungon një sistem i tillë që t’u lejojë disa pak njerëzve të mbijetojnë duke shkruar libra, ose nëpërmjet fjalës së mençur dhe metaforës.

    Kështu kthehemi përsëri te Kadareja sot, të cilin unë e shoh dëshpërimisht të kacavarur pas rolit që kishte dje; edhe pse tashmë të fosilizuar në pozicionet e veta të djathta, konservatore, kombëtariste dhe elitiste; dhe praktikisht të çinteresuar ndaj zhvillimeve sociale në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare, e cila duket sikur i shërben tashmë vetëm si konfirmim i mitografisë që ka shkruar dhe glorifikuar. Ky Kadare vërtet vazhdon të botojë libra të rinj e artikuj në shtypin e përditshëm, të japë intervista në TV, të veprojë si ambasador i kulturës shqiptare në Perëndim etj., por si shkrimtar ai lexohet kryesisht nga ai publik që e kujton me nostalgji periudhën kur raportet me letërsinë i kishte më të shëndetshme, edhe pse kjo, letërsia, i vinte thellësisht e censuruar.

    Madje, në qoftë se e pranojmë se intelektuali, me përkufizim, është zëdhënës i publikut në mediat (ky është një përkufizim i pjesshëm dhe i diskutueshëm), atëherë mund të diskutohet se sa po e meriton sot Kadareja titullin e intelektualit publik më shumë se ç’mund të diskutohet për shndërrimin e tij në monument ose nen të kushtetutës shpirtërore të kombit.

    Unë besoj se hapësira shqiptare ka shkrimtarë, intelektualë, publicistë dhe artistë të mirë, madje të shkëlqyer; të cilët do të meritonin një fat shumë të mirë sesa ky i sotmi, dhe një sistem më normal të komunikimit të tyre me publikun. Një Kadare sot do ta kishte të pamundur të dilte mbi ujë, sepse vjershat do t’i duhej t’i botonte te “Peshku pa Ujë”, dhe të përballej me lexues që do t’ia komentonin duke i sjellë links me video të YouTube.

    Një Kadare që do të kishte shkruar sot diçka të barasvlershme me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, do ta kishte paguar botimin me paratë e veta, pastaj do të endej librari më librari, për ta shpërndarë vetë. Mediat nuk do të shkruanin asgjë për të; ose, po të ndodhte ndonjë mrekulli, do të gjendej një amator që do të zhgarraviste dy-tri radhë sa për të larë gojën. Ky neo-Kadare i shekullit XXI më shumë do të dhuronte libra, se ç’do të shiste.

    Kulturës së librit dhe të fjalës së shkruar në Shqipëri i është thyer shtylla kurrizore; në kuptimin që skajet e komunikimit ende ekzistojnë, por kanalet e komunikimit janë bllokuar, si lavapjatë e vjetër. Në këtë botë nuk ka vend as për të çmendur as për idiotë, por vetëm për nostalgjikë, të cilët mund të jenë edhe ashtu edhe kështu. Të tjerët fjalës së shkruar i kanë lënë shëndenë, meqë ajo nuk sjell fitime, as i shumëfishon të ardhurat.

  16. “Sidoqofte do iu lutesha qe mos merremi drejt per drejt me Kadarene dhe rolin e tij “si intelektual dhe shkrimtar në shoqërinë shqiptare të diktaturës”, por me rolet paradoksale te idiotit dhe te cmendurit qe mund te marre intelektuali dhe shkrimtari sot.”

    Shohim te njejtin shkrimtar, pozicionuar ne te njejten forme, sot, ne anen diktatoriale, dje, totalitare. Kjo, e sotmja, krijon iluzionin se I.K. nuk eshte ne lartesin e shkuar te totalitarizmit. Ai si ka qene eshte. Vetem sistemi ka ndryshuar, gje e cila nxierr ne drite idiotesi dhe cmenduri te njejte, por me vlere tjeter per trgun. Nuk eshte e rastesishme si e gjen veten ne nje te djathte shellire ky njeri, megjithse rezervoj opinionin se realitetet social-politike qe krijohen ne shqiperi jane toksikuese, te nje mase qe vetem doza boterore toksikimi si ato Amerikane apo Evropiane mund ta kthejne nga gjendja asgjesuese. Pra helmi, me helm.

    “…kanalet e komunikimit janë bllokuar…” – Xha.

    Jo vetem ne letersi dhe art e kulture, por kudo. Ato (kanalet) jane cbllokuar per cilindo qe i krijohet mundesia per korrupsion, dhe kudo e gjen.

  17. Kulturës shqiptare i mungon një sistem për prodhimin e ideve, dijeve dhe metaforave të reja të fuqishme e të tilla që të ndikojnë gjerësisht në publikun; sikurse i mungon një sistem i tillë që t’u lejojë disa pak njerëzve të mbijetojnë duke shkruar libra, ose nëpërmjet fjalës së mençur dhe metaforës.

    Llogjika ta do qe kur nje organizem normal semuret apo eshte ne krize, duhet te dalin medoems trupa mbrojtese. Ndryshe si mund te shpjegohet Rilindja, apo edhe vete Kadare? Por gjasat jane qe shoqeria shqiptare te jete kapluar tashme nga ndonje semundje kronike, qofte kjo paraja, politika apo ne fund te fundit edhe vet zvetnimi moral i elites – sepse braktisja nuk mund t’i faturohet vetem lexuesit dhe publikut.

    Nderkohe me duket absurde te thuash se ne kete gjendje te mjeruar publiku nuk eshte duke keruar dhe hapur syte per zgjidhje, dhe per njerez qe i ofrojne ato. Problemi eshte se si ne politike, ekonomi, dhe shume fusha te tjera, edhe fusha e mendimit ne Shqiperi vuan nga prezenca e theksuar e parazitizmit. Elita e sotme intelektuale ka trasheguar nga e kaluara varesine nga pushteti, dhe eshte teresisht e paafte per te qene nje elite aktiviste, qe sigurisht nuk do ishte zgjidhja por mund te ishte fillimi i saj.

  18. Lulian, kur lexojme dicka qe eshte krejtesisht kunder bindjeve tona, na lind menjehere ndjesia se ka gabime te perbindshme e shpesh leximin e leme pergjysem duke rene pre e merise.
    Kete shkrim nuk e lashe pergjysem, por e lexova 3 here, meqe e quaj veten te stervitur, dmth arrij ta kontrolloj merine.

    Per mua ke shperfytyruar plotesisht disa dije (shkenca) sociale (sidomos te ashtuquajturat ‘shkenca borgjeze’ si sociologjia e psikologjia) e meqe shperfytyrimi eshte forme dhunimi, do thoja pa frike se i ke dhunuar e duke qene se verej njefare kenaqesie nga ana jote ne kete dhunim, nota sadizmi ndaj qenies njerezore, mund te them se ky dhunim eshte pa frike, perdhunim.

    ””’se i është bindur principit të “survival of the fittest”, dhe se në një periudhë të sotshme e cila nuk është diktatoriale, na duhen më tepër idiotë që mos e marrin për bazë këtë princip primitiv e kafshëror””’

    Ai parim eshte baza e meritokracise, baza e ndarjes ne te pasur e te varfer, baza e ndarjes ne te ditur dhe te paditur, baza e hierakise ne cdo shoqeri te perparuar e mbi te gjitha ai parim ka lejuar inteligjencen njerezore te shtohet.

    Parim primitiv e kafsheror; cme cudite! Parim jetik i cdo perparimi njerezor, ku ka njerez te uritur e te etur per te dale nga mediokriteti (barazia, njesojshmeria, njevlefshmeria) aty ka edhe perparim.

    Tani ti i jep vlere pohimit :

    ””’për ata që nuk duan të jenë thjesht „The survival of the fittest”, për ata që avantazhin e homos sapiens sapiensit për të menduar, nuk e abuzojne duke e vënë në funksion të fittesit të tij personal.””

    Kush jane keta qe nuk abuzojne? Por edhe sikur te jene,nese kujtojne se jane te atille, atehere do te thote se skane kuptuar abetaren e organizimit shoqeror, se eshte pikerisht ai organizim hierarkik qe i pahnxjerr duke u bazuar tek po ai ‘parim primitiv e kafsheror’, sepse keta dalin mbi te tjeret se jane me fortet ne mendim e po keta jane te paret qe shkelin me kembe injorantin, turmen,idiotin duke u krekosur e shpalosur statusin e tyre prej te fuqishmi.

    ””’idioti është pikërisht ai që mbijeton, ndërkohë që homo sapiensi bën jetë të mirë””’

    Kjo ndarje metaforike ne homo sapiens e idiote eshte blasfemi per njerezimin qe ti aq shume ke dashur.
    Ke kundervene homo sapiensin-njeriun me idiotin-kafshen e keshtu i ke ndare njerezit e planetit ne dy kategorite qe rendom jane quajtur aristokracia e demosi, elita e masat, patrice e plebej.

    Ndryshimi i vetem eshte se ndarjet e meparshme jane njerezore/humane, ndarja jote eshte triumf i sadizmit qe mbart dija.

    ”””Në mos, do ishte thirrje e egër për çmenduri, për revolucion, teatër jakobin, gjë që, ende nuk është bërë si duhet.”””’

    Ende nuk eshte bere si duhet….. Kam menduar perhere se ti je i rrezikshem , per shkak te vegimeve ku me shpate te madhe vret e pret gjithe perbindeshin qe quhet ‘Padrejtesi’, nje lloj ‘trimi’ qe nuk e mpreh shpaten per kucedren e huaj, por per pleqte te urte e fisnikerine vendase qe nuk lejojne te vobektit te komandojne apo te behen poronike.

    ””’Kushti i vetëm i idiotësisë, është ekzistenca pavarësisht në vjen në kurriz të mosekzistencës së tjetrit””’

    Te pohosh se natyra nuk na ka pajisur me inteligjence por me idiotesi, do te thote te kesh probleme te renda me lobin ballor (frontal), ku behet sinteza e informacionit.
    Instikti i mbijeteses nuk mund te perdhunohet ne kete menyre. Duhet te kesh pasur crregullime hormonale kur shkrove kete fraze.

    ”””Nëse do flasim për një homo sapiens i cili nuk duhet të bjerë dakord me këtë rrjedhje të natyrshme të kohës, ateherë duhet pasur parasysh që alternativa e vetme përballë evolucionit është revolucioni.”””

    Njeriu nuk mund ti dale dot kunder natyres se tij e te jete psiqikisht plotesisht i shendetshem.
    Revolucioni yt prodhon njerez psiqikisht problematike.
    Ti po kerkon te ndertosh nje mit ku perkedhelet anarkia, instikti apo pulsioni i anarkise qe cdo njeri ka por qe e ndrydh per te jetuar ne shoqeri.

    “bëhu i ditur të jesh i lirë”

    Ky parim buron nga ai me antiku, behu i forte te jesh i lire, thjesht forca sot matet me dije, pra ka ndryshuar thelbi i forces, nga fuqia fizike ne fuqine mendore.
    ‘Behu i ashper te krijosh’- thote Nicja, qe eshte nje interpretim tjeter i ‘behu i forte te jesh i lire’.
    Vullneti per fuqi , fshihet edhe pas atij parimit tend.

    ””’Të mbijetosh, apo të jetosh mirë. Kjo është çështja.””’

    Ketu ska ceshtje fare, je ti qe kerkon te krijosh ‘nje ceshtje’. Te mbijetosh ne radhe te pare e pastaj te kerkosh te jetosh mire.
    Ka edhe nje dallim thelbesor logjik midis 2 koncepteve qe ke vene per krahasim;
    Mbijetesa eshte koncept absolut,instikt absolut mbi te cilin ndertohet individualizmi e socialiteti i individit, ndersa jetesa e mire eshte koncept kryekeput relativ, ska gje me relative sesa jetesa e mire.
    Ti nuk me perkufizon dot fare jetesen e mire, eshte koncept ne ajer, inferior ndaj vete moralit hipotetik universal, e po te perpiqemi ta perkufizojme do nisemi me se sben nga mbijetesa.

    ”””Kishim një byro politike që rrotullohej idiotësisht rreth pushtetit absolut të diktatorit, kemi një klasë politike që rrotullohet idiotësisht rreth vakumit absolut të shtetit. Që të shpëtojmë nga vetëvrasja, duhet që të jemi pak idiotë të besojmë se idiotët janë “members of Congress” dhe shumë të çmendur që ta shfarrosim idiotësinë prej andej.””’

    Ja edhe thirrja per dhune. Ne duhet te jemi pak idiote sa te besojme se; pastaj shume te cmendur sa te kryejme revolucion bolsheviko-jakobin te nje lloji te ri, Ai qe nuk eshte bere si duhet me pare, keshtu Ai do jete zoti yne per te cilin do shfarosim ke te dale para, me sakte si thua ti; shfarosim ata qe ne fale idiotesise besojme se jane idiotet per tu shfarosur.

    ””’Duhet dituri përballë cështjeve të së shkuarës, idiotësi përballë atrofisë burokratike dhe përballë makinës teknokratike, por duhet çmenduri përballë kalcifikimit të pushtetit vetëm në një klasë ekonomiko-politike dhe përballë makinës militare që ruan këtë klasë.”””

    Pres qe idiotesia dhe cmenduria qe po propogandon te jape frytet e veta e besoj se do jem duke pire duhan e konjak ndersa do shoh sesi makina ushtarake te thyen brinjet. Ju ruajne nga e keqja qe mund t’ju shkaktojne, se aq pak miza sa jeni mund t’ju bejne pershesh pa rrezikuar fare, jo per gje por 90% te popullit e kane me vete. Ju e merrni per dobesi. S’kthehen me kohet e 1789 e 1917, te pakten jo sa te jemi ne gjalle.

    p.s Gjynah qe con dem kohen e vrullin tat, mund te ishe i dobishem per ceshtjen kombetare.

    • Hyllin thote:

      Ai parim eshte baza e meritokracise, baza e ndarjes ne te pasur e te varfer, baza e ndarjes ne te ditur dhe te paditur, baza e hierakise ne cdo shoqeri te perparuar e mbi te gjitha ai parim ka lejuar inteligjencen njerezore te shtohet.

      Nese do kishe studiuar sado pak shkenca shoqerore, sikurse i sygjeron Lulianit, jam i sigurt qe nuk do t’i thoshe ato qe thua me lart. Qe “Survival of the fittest” nuk eshte baza e evolucionit te shoqerise njerzore ky eshte nje konkluzion i pranuar gjeresisht tashme ne keto shkenca.
      Megjithate te sygjeroj te lexosh kete permbledhje ne nje editorial te New York Times nga David Brooks
      The End of Philosophy . (nese mund te lexosh anglisht)

      Po te citoj vetem nje paragraf nga shkrimi:
      The question then becomes: What shapes moral emotions in the first place? The answer has long been evolution, but in recent years there’s an increasing appreciation that evolution isn’t just about competition. It’s also about cooperation within groups.

      Perkthimi im: “Atehere pyetja shtrohet: kush eshte shkaku i formimit te emocioneve morale? Pergjigja ka qene per nje kohe te gjate evolucioni, por ne vitet e fundit ka nje vleresim gjithnje e ne rritje se evolucioni nuk eshte vetem konkurrim. Ai eshte gjithashtu bashkepunim brenda grupit.”

      • It’s also about cooperation within groups

        Pikerisht. Kooperimi mes njerezve, emocionet dhe empatia per njeri tjetrin jane produkte te drejtperdrejta te evolucionit. Teoria moderne e evolucionit po nderthur gjithnje e me teper rendesine e grupit. Sot tek teoria e evolucionit nuk filtet me kurrsesi vetem per “survival of the fittest” por edhe per mbijetesen e grupit apo species. Ka nje ndryshim paradigme pra tek vete teoria e evolucionit nga individi egoist tek grupi i perbere nga individe kooperues. Dhe ky ndryshim ne dukje jo aq i rendesishem ka implikime shume te medha shkencore.

        Kooperimi eshte nje nga tiparet me te hershme qe evolucioni ka zbuluar ne ndihme te mbijeteses se nje specie. Kooperimin brenda species e sheh ne shkalle te ndryshme shume me shpesh sesa c’sheh psh. tipare fizike si syte, kembet etj. bile qe nga njeqelizoret deri tek gjallesat komplekse.

        Prandaj ajo shprehja “survival of the fittest” kur perdoret vetem ne kontekstin e individit nuk eshte asgje me shume sesa nje mit urban.

    • Hyllin, dhunen nuk e solla une, tha, ate e gjeta mes jush, ne Gerdec, ne meritokracine patriotike te Bashes, ne Ligjin e Lustracionit mbi te cilin Gjykata e Larte nuk mund te flase, etj. Gjej tjeter vend ku te qahesh nga dhuna, e vetem duke u qare, nuk do i shpetosh, duhet po njesoj dhuna. Nejse. Kam ne dore pjesen e dyte te ketij cikli, ndoshta sqarohesh, megjithese nuk tregon shenja kuptueshmerie, pervec nje semantike kembengulese.

      “S’kthehen me kohet e 1789 e 1917, te pakten jo sa te jemi ne gjalle.”

      Mire e ke, kohet s’kthehen me, por Oret do ndalen e do kqyrin serish nese kushtet do vazhdojne te mos ndryshojne.

  19. Gratë e K.

    Kridheshin në vaska a bënin një dush të shpejtë
    dhe baqthin ngrohnin çmpinin gjymtyrët:
    sa më pak ujë të na pikonte në rubineta
    aq më shumë zgjaste banja e tyre.

    Detajet mbivendoseshin na dehnin hollësitë:
    aroma si magjepsje? të linjtat si mënxyra?
    Kur çizme të përbaltura mbathnin brigadieret
    këllqe lakuriqe ato kqyrnin në pasqyra.

    Me melheme çudibërëse lyheshin të shlyenin
    njollat e padukshme të realitetit zgjyrë:
    sa më shumë shtoheshin nënat shamizeza
    aq më mëkatar zbardhte mishi i tyre.

    Dhe kriheshin më gjatë se Mbledhja e Byrosë
    pudër post-dekadente përhapnin në fytyra
    tek fshiheshin sakaq në një mjegull të ngrohtë
    që natyrisht i shkonte brishtësisë së tyre.

  20. Përgjithësisht ndaj mendimet e Xha xhait, vetëm se kërkesat e tij të drejta, nuk kanë për të zbritur as tek sfera e ëndrrave, e jo më të tokëzohen.
    Publiku apo shoqëria, lexuesit, etj. si këta, janë duke bërë asgjënë absolute (AA-në), në s’fut këtu ndjekjen e BB-së. Kur lexoj parazitizëm, dembelizëm, për sfera të veprimtarisë mendore, më duket se harrohet që idetë e metaforat nuk janë poçe balte e prodhohen në seri, as artikuj gazetash e programe partish, se plot nga ata prej nga pritet xheç janë shumë më shumë punëtorë se sa imagjinohen; e, i doni këshilltarë të urtë apo tellallë të zellshëm?
    Ky që bën publiku sot është venerim, si i tillë është përjashtues, pa alternativë dhe eternal. Mund të kërkoni idiotë a të çmendur, por jo aq të shkalluar sa në fshatin që nuk i qasin të shkojnë e të kërkojnë çupën e priftit për nuse. Fundja, intelektualët meritojnë fatin e shoqërisë ku jetojnë (jo banojnë).

    • CD,

      Kur flas per dembelizem dhe parazitizem, nuk kam parasysh, sasi por cilesi apo nje lloj transhendence. P.sh. kur flasim per ekonomi, te gjithe shqiptaret punojne, ca duke shitur, ca duke ndertuar. Pra nuk eshte problemi se jane dembel nga natyra, apo se jane duke ndejtur ulur gjithe diten (sigurisht qe ka edhe te tille). Diferenca eshte cilesore sepse megjithate ekonomia shqiptare mbeshtetet nga remitancat dhe ndihmat. Pra ata shesin blejne dhe ndertojne me pare qe vijne nga jashte, ne vend qe te blejne dhe ndertojne per te shitur jashte. Diferenca midis GDP dhe GNP eshte shume e madhe ne krahasim me vendet perendimore, apo larg qofte ta krahasojme me ndonje Kine apo Indi.

      E njejta llogjike vlen edhe per mendimin. Mendimi shqiptar i referohet pushtetit dhe jo shoqerise. Ai nuk merret me problemet e shoqerise por kerkon ta “urdheroj” ate, i flet per skenderbeun pershembull. Ajo i referohet koncepteve abstrakte shpesh te tejkaluara. Eshte kollaj te perbuzesh nevojen per “para”, “staus ekonomik” etj. Por na pelqen apo s’na pelqen ky eshte realiteti. Nese elita do t’i shiten librat, ndoshta eshte mire te kujdeset qe publiku te kete para t’i bleje ato, ne vend se te gjej rrugen e shkurter dhe te shpejte duke kerkuar donacione neper ministrira dhe shoqata, te cilat nga ana e vet ia lypin dikujt tjeter.

      S’me duket fare cudi qe njerzit te jene merzitur nga ky lloj trajtimi. Ti thua qe publiku ben AA, por kam frike se edhe elita po ben MM per kete publik.

      • Le te mos hapemi gjithandej. Ju sjell ne vemendje nje loje, reversi quhet, guret e bardhe kthehen te zinj, po u futen midis dy te zinjve e anasjelltas. Keshtu ndodh dhe me argumentat qe sjellim, te permbysen ne te kundert, psh. dergesat, ato jane dergesat e shqiptareve, e qe tregon se ata punojne shume.
        Dhe ate MM e mendova por se shkrova; do ta shkruaja keshtu, nje piktor duhet te zgjedhe o te shohe mizat kur i ndyjne tablote mejhaneve o te beje nje mu te madh mu mbi telajo.
        Eshte tranzicion, kalohet nga nocione komb+shtet, ku kerkohej perfaqsim, ne nocione abstarkte quaji, por jane jetesore njelloj si per shqiptaret si per gjuhen shqipe. Te gjithe e duam vendin e Kadareja behej i prekshem. Tashme kombin e shtetin i kemi me mire se kurre me pare (e me mire i pacim), por brenda tyre tashme nuk permblidhen dot gjithe problemet shqiptare.
        Ata qe mendojne e shkruajne, mjafton kaq te mos u thuash se i kini bere…

        • Aparencat (dukjet) jane 4 llojesh, thoshte Epikteti:
          -Gjerat jane ashtu sic duket se jane
          -Gjerat as nuk jane dhe as nuk duket sikur jane
          -Gjerat jane, por duket sikur nuk jane
          -Gjerat nuk jane, por duket sikur jane

          • M. Nano sot tek gazeta Shqip shkruante per “Revolucion” dhe nje revolucionare par excellence, te nje Shqiperie ashtu si duhet te jete dhe jo ashtu sic eshte.
            E vetiu me doli: Rendevouz Revolution, apo RR.
            Ilustrim per temen.

          • CD,

            Rrofsh se shkrimi i zotit Nano ia vlente te lexohej.

            Megjithate mua perseri me le shije te hidhur fakti qe ne po vazhdojme ti zevendesojme modelet sistematike dhe aktive te edukimit me modele pasive pothuajse parazitare sic eshte mundesia e edukimit nepermjet shfaqeve televizie si “Big Brother”.

            Dhe kuptohet qe ne pamje te pare te dy llojet e edukimit synojne te njejten Shqiperi – ashtu si duhet – por ne te vertet kane potencialin te prodhojne dy Shqiperi krejt te ndryshme.

            P.S. E di qe do me thuash se po hapem “gjithandej”.

  21. Një shkrimtar i madh, qoftë edhe nobelist e kolos, i kalibrit të Kadaresë nuk e bën dot kulturën.

    Duke u menduar se çfarë na mungon pikërisht, dhe keqazi, më shkoi mendja pak irracionalisht te një pjesë për piano e Chopin-it – Balada no. 4.

    Kjo është një nga pjesët e mia më të shtrenjta, për shumë arsye, disa personale; por edhe kritikët e vlerësojnë veçanërisht. Mund ta dëgjoni në këtë faqe.

    Pse pikërisht kjo baladë? Sepse duke qëmtuar për të, kam mësuar se, sipas Robert Schumann-it, Chopin e kishte shkruar pasi kish lexuar një poemë të Adam Mickiewicz-it, me titull “Tre vellezërit Budrys”.

    Poema rrëfen historinë e tre vëllezërve lituanë që u dërguan prej të jatit në vende të largëta, për të kërkuar thesare të vyera. Kaloi vjeshta, pastaj dimri. Babai mendoi se djemtë i ishin vrarë në luftë. Megjithatë, në mes të një stuhie dëbore, njëri nga djemtë kthehet, dhe sjell me vete një trofe të vetme nga ky udhëtim i vështirë – një nuse polake.

    Tani, nuk ka asgjë që ta lidhë baladën e Chopin-it drejtpërdrejt me poemën e Mickiewicz-it; përveçse që të dyja i referohen të njëjtit objekt abstrakt, ose metafore eterike. Kultura polake ekziston edhe ngaqë këto dy vepra – poema dhe balada – janë të lidhura së bashku.

    Ndoshta edhe vetë poema e Mickiewicz-it mbështetet në ndonjë legjendë folklorike, ndoshta jo; kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka si shtjellohet kultura, në hapësirë dhe në kohë.

    Poeti është i madh dhe kompozitori ndoshta edhe më i madh; por vendi ku ata takohen edhe vendi të cilit i referohet polaku i kulturuar, kur mendon për identitetin e vet.

    Dhe vini re: nuk ka këtu asgjë të tipit “populli më i lashtë”, “populli më fisnik”, “legjenda të një bukurie përrallore” dhe të tjera profka. Dy vepra arti, një metaforë që i bashkon, një dëshirë për t’u identifikuar me to.

  22. Ed,
    kur permenda rolin e mesuesit nuk kisha parasysh qe mbas viteve 76-78 Kadare te mos kishte kuptuar se ku po shkonte shoqeria shqiptare. Pra pritej vetem shfarosja e klanit Shehu per tu mbyll perfundimisht kalvari i shfarosjeve te dukshme, por nuk do bie kurre dakort qe nuk kishte nga ata qe nuk kuptonin cer po tentohej te mbrihej dhe qe Kadare nuk kishte idene se cer kishte ndodhur.
    Pra kemi nje Kadare me te vogel se ty tani. :P
    Kur thashe mori rolin e mesuesit, e kam fjalen per rolin e mesuesit te elitave te Shqiperise se asokohshme. I takonte ta bente, e kishte ate status. Ketu do bejme krahas vleresimit cilesor qe nuk mungoi, edhe ate sasior, gjithmone per eliten e shoqerise ne ate kohe
    Xhaxhai permendi nje fakt personal ( kishte shume te ngjashem te tille ne ate kohe ) dhe nuk mu duk se shkoi deri te pranimi se kishte ( kishin ) marre mesazhe te forta nga vepra e tij.

    Diskutim interesant gjithsesi . Po pse une paskam ardh kaq rralle ne debat tek Xha Xhai ?! ;)

  23. Koth, ta garantoj që ke humbur diçka që vjen rrallë këtej.

    Këtu askush nuk e ka rolin e mësuesit … ndoshta janë më të rinj se ti, por siç i thonë, nganjëherë edhe nga ferra e vogël del lepuri i madh, por këtu…edhe degët e holla e mçefin shpesh nganjë lepur të madh.

  24. Ujku i zi shkruan:
    Si perfundim ke mesazh nuk kuptonte Pipa? Disidencen apo glorifikimin e sistemit? Si duhej t’i kuptonin shqiptaret shkrimet e Kadarese: si metafora apo si shkrime gazetash?
    Nese Pipa i ka lexuar si disidence, atehere gjasat jane qe t’i kete lexuar si metafora, ashtu si cdo duhej te lexohej nje veper e vertet letrare. Ndryshe, nese do duhej t’i lexonim si gazeta, do ishte nje keqkuptim vertet shume i madh.

    une, Nipi, vazhdoj:
    Pipa nuk perdori mire ne lidhje me kadarene edhe ate segment te mesazhit qe kuptoi: kujtoj se “poezia nuk ka domethenie, poezia eshte”, [po e sjell edhe ne italishte: la poesia non significa, la poesia è]; pra letersia e Kadarese eshte art: çdo interpretim i saj eshte vetem nje pjese e saj; çfaredolloj metafore eshte nje kufizim i vleres se saj; disidenca “letrare” e Kadarese ( psh pallati i endrrave) nuk ishte vetem disidence ndaj komunizmit shqiptar, por kundervenie kunder çdo lloj totalitarizmi; perseris vete leximi si metafore disidente antikomuniste eshte nje kufizim i rrezikshem teorik ne pergjithesi nga ana letrare, dhe nje ulje e skajshme e vleres se vertete se vepres;
    kokretizimi=ne metaforen e pretenduar do te na jepte vetem nje lexim te dyte gazetaresk,

    Ujku i zi shkruan:

    Ndryshimi midis Pipes dhe Kadarese si njerez, ishte se njeri ishte i lire, kurse tjetri nuk ishte i tille. Dhe Pipa e ka lexuar dhe komentuar Kadarene ashtu si cdo ta lexonte nje njeri i lire. Hamendjet se e paska dashur ne burg, nuk me duket se aplikohen tek Pipa, sepse per nga pozicioni qe fliste Pipa, ne burg ishin tre milion shqiptar, dhe jo vetem Kadare. Pra luhej fati i nje kombi dhe jo i nje individi.

    Une, Nipi, vazhdoj:
    Pipa ishte nje njeri i lire, Kadareja: shkrimtar, jo shkrues,
    pra, edhe sikur te donte, nuk do t’ia dilte mbane te shkruante fjale jo te lira; sigurisht Pipa nuk ishte kryetar Gjykate qe ta fuste ne burg kadarene, por kur ne parathenien e botimit te perkthimit anglisht te nje libri, donte te shkruante qe domethenia e romanit ishte josocialiste, etj, ose ishte keqdashes, ose jetonte ne hene, ose, ose….

    Ujku i zi shkruan:
    Ironia eshte se Kadare flet shume per lirine, por nuk arriti kurre ta misheronte. Edhe ky shkrim prandaj eshte sjell ketu: per dimensionin e lirise se munguar tek gjeniu shqiptar. Kurse edhe ata pak nder shqiptar qe kane qene vertet te lire, edhe sot disa nuk ngurrojne t’i quajne “te paafte” dhe “keqdashes”.

    Une konfirmoj ato qe kam shkruar: A Pipa ka qene keqdashes me Kadarene,dhe doza shtohet edhe nga fakti qe ai mund te shprehej i lire;
    Kujtoj ate qe shkruan vete Kadareja.

    Nipi

    • Nipi,

      Nje interpretim nuk ka per qellim ta perkufizoje nje veper letrare (sepse nuk eshte censure) as mund te jete i rrezikshem. Po ashtu asnje interpretim nuk mund te pretendoj te jap gjithe interpretimet e mundshme. Jo rralle ato varen nga eksperiencat e lexuesit dhe jo nga qellimet e autorit, dhe larmia e tyre nuk flet per gje tjeter vecse per cilesine e vepres. Pra nese flitet per vepren Pipa e ka nderuar ate duke dhene edhe interpretimin e vet. Kurse Kadareja si individ ndoshta nuk ka pasur nevoje per te tilla ndere, perkundrazi. Dhe kjo eshte nje ceshtje qe vetem Kadareja mund ta percaktoj.

      Jo se Kadareja nuk ka te drejten t’i ver kufirin tek thana interpretimit te vepres se vet, porse interpretimi i interpretimit si dashakeqes ka shume mundesi te flasi per paranoje, qe eshte e justifikuar tek Kadare por nuk ka perse t’i percillet lexuesit.

      Shendet,
      Ujku

  25. ””’Qe “Survival of the fittest” nuk eshte baza e evolucionit te shoqerise njerzore ky eshte nje konkluzion i pranuar gjeresisht tashme ne keto shkenca.”””

    Kete e thua ti…. Po ja ta marrim ne shqyrtim edhe kete:

    “Atehere pyetja shtrohet: kush eshte shkaku i formimit te emocioneve morale? Pergjigja ka qene per nje kohe te gjate evolucioni, por ne vitet e fundit ka nje vleresim gjithnje e ne rritje se evolucioni nuk eshte vetem konkurrim. Ai eshte gjithashtu bashkepunim brenda grupit.”

    Ketu ska ndonje gje te re qe ka te beje me vitet e fundit. As tek shkrimi nuk pashe ndonje gje te re. Moraliteti nuk i ka munguar asnjehere grupeve njerezore, perndryshe sdo kish kurre shoqeri.
    1 njeri = liri natyrore , 2 njerez = moral; sepse 2 lirite meqe perplasen nuk mund te ekzistojne ne tere plotesine e tyre e aty ku gjejne piken e perbashket , kemi moral; e meqe kemi moral kemi edhe shoqeri, nese lirite sdo gjenin piken e perbashket do kishim lufte.

    Emocionet morale apo reagimet morale, vertet burojne nga ndjesia e drejtesise apo si pasoje e shkeljes se lirise, por nese nuk do shtresezoheshin ne grupin social do ngeleshin perhere te paperpunuara e anarkike. Ky shtresezim pergjate edukimit i krijon edhe individit ndjesine e moralitetit dhe eshte burim i po ketyre reagimeve morale.

    Qe morali ka sherbyer perhere si dige ndaj parimit natyror te mbijeteses se me te fortit, ketu ska aspak ndonje risi e se ka vene kurre ne dyshim as filozofia, as teologjia,as sociologjia e as Frojdi.

    Por diga, nuk e mban dot lumin, asnje barriere nuk e mban dot lumin, ai do vershoje.

    Bashkepunimi eshte forma e virtytshme e nderveprimit njerezor, qe me shume i nenshtrohet parimit te me te fortit, pasi njeriu bashkepunon o se nuk e perballon dot i vetem realitetin, pra per te mbijetuar ose per te dale mbi te tjeret.

    Njeriu nuk bashkepunon nese mund ta beje vetem apo nese ka me shume fitime nese e ben vetem, bashkepunimi eshte nderveprim midis egosh, nuk behet per kenaqesine e te bashkepunuarit, eshte nevoje. Pastaj ka edhe shenjtore,si Nene Tereza, por e kam fjalen per njerezit.

    Meqe jemi tek bashkepunimi, kush ketu ka pasur apo ka te beje me grup e i duhet te bashkepunoje e di shume mire se
    edhe aty ka konkurim/anarendje.

    Anarendja eshte biles ajo cka synojme per adiministraten, per te nxjerre me te mirin.

    ””Gjej tjeter vend ku te qahesh nga dhuna, e vetem duke u qare, nuk do i shpetosh, duhet po njesoj dhuna””’

    Une te qahem ?!
    Thjesht pahnxorra uturimen qe te kishte ngecur ne fyt.

    Cka me ngacmon eshte mendimi se pushteti duhet marre me dhune apo duhet kushtezuar nga nje grup i dhunshem.

    Ne Shqiperi, ku ti synon, ska gjasa fare te ndodhe, biles mesazhi yt apokaliptik me shume do ngacmonte turmen e Sales.
    E dime te gjithe qe pushtetin me dhune ne Shqiperi mund ta marre vetem Sala e po ashtu se per t’ja marre atij pushtetin me dhune duhet te digjet Shqiperia si ne 1997.

    Jo vetem qe thirrjet e tua per dhune do bien ne vesh te shurdher, por rrezikojne te jene kunderprodhuese per ty e per ata qe e mendojne si ti.

    Dy llafe per Kadarene. Kadareja mor Lulian trimi, e ka zene qoshene e tij ne kujtesen popullore e ndersa te gjithe te tjeret do harrohen, ai do kujtohet. Pastaj mekanizmi i mitizimit, qe eshte i pashkaterrueshem, do e ngreje ne rangun e Naimit, Fishtes, Cajupit etj.
    Ka vetem nje dallim; Kadareja ne ndryshim nga rilindasit qe ishin plot , ka krijuar midis vetes dhe te dytit nje humnere, ku cdo i dyte bie, si te thuash ka monopolizuar nje 50 vjecar te mire.

    • Hyllin,

      Po e pranoj arsyetimin per mardheniet e individit me grupin.

      Ajo qe po diskutohet ketu, sic eshte thene edhe me siper, nuk eshte individi Kadare ne vetvete, por fakti qe edhe sot ne kemi nje shoqeri ku interesi i individit per te ecur perpara nuk perputhet me interesin e shoqerise, perkundrazi qe perparimi i individit behet ne kurriz te interesave te shoqerise. Prandaj mendoj se edhe Luliani po flet per “te cmendurin”, apo “heroin”, i cili nuk e sheh interesin vetiak jashte interesit te shoqerise, perkundrazi.

      Une personalisht nuk mendoj se Kadare eshte shembulli i individit qe ka perparuar ne kurriz te shoqerise, e megjithate diferenca midis tij dhe vendit te dyte sic shprehesh ti, me shume se meritokracise, i dedikohet sistemit diktatorial i cili e kishte perzgjedhjen selektive dhe i pershtatej nivelit te konformimit me “unin” apo tekave te tij. Pra s’kishte vend as per “idote” dhe as per “heronj” sikurse eshet shprehur edhe vet Kadareja.

      Pra mund te them se nese elitat duan te vendosin sistemin e meritokracise duhet ndalojne kacavierrjen drejt pushtetit, dhe t’i provojne aftesite e tyre ne sheshin e mejdanit qe ka per te ofruar shoqeria shqiptare, qofte ky edhe llum e balte.

  26. Pavarësisht nga kuptimi i zakonshëm që i japim fjalës idiot, për të treguar dikë me aftësi të kufizuara mendore, etimologjia e asaj fjale është pak më e gjërë për tu kufizuar vetë tek opinioni i përgjithshëm.
    nga latinishtja idiòta, që vetë ajo e merr nga greqishtja e vjetër idiòtes (nga idios, particolare, e veçantë): private/personale në kundërshtim me publiken/përgjithshmen (sepse e ka të pamundur për arsye të ndryshme).

    I njijti kandzberthim idiiotik etimologjik.Mund t’guxoja dhe t’ja shpjegoja nga gjuha shqipe???.Dikush ketu nuk pranon daljen nga reshti i te pergjithshmes,ose i nivelit te pojoidit.Po dikush ket m’pare m’ka quajtur direct dhe indirekt idiot,fantazi femije,injorant.Ajo,menoj un(e) zberthehet vetem me ane te gjuhes shqipe dhe do t’thote “nje person i cili nuk di”.Eshte thjesht “i di jo”.Keta jane idiotet xha xhai,mendoj une pojoidituri.Qendrimi im eshte ne kundershtim me t’pergjithshem??Po.
    Idiotizmi te con drejt xhelozise,cmires,rrezimit te figures se tjetrit,perhapjes se injorances.Perhapja e injorances prej atyre qe dine pjesezen,gjysem,cerekun dhe eshte njesoj si te pranosh qe.idiiot vjen nga pjese.Asnjenjeri nuk ka ne dijet e tij termin plot,ose te gjitha dijet,ose teresisht,ose 100%.Rendesi merr ajo qe me aq sa kane bejne ate qe bejne,t’pa perfillshme,t’vogelshum,te vogel dhe ne fund mesatare,ose mediokre.Kush kalon pertej mediokritetit,atehere ai fillon te behet i madh.Atehere fillon te mos shikoje pjesezat idiotike te te tjerve,te cilat ne raport me pjesen tjeter gjigante,nuk e levizin peshoren nga vendi.Peshorja rri ne nje ane,andej nga eshte pesha me e madhe,ose pjesa gjigante.Kush eshte ne gjendje te kuptoje te madhen dhe i jep drejtimin pozitiv vetvetes,ka me vete mundesine te behete i madh.Perndryshe,ne pas kohen e tij ai harrohet dhe shkrihet e tretet ne hapesiren e ftohte te kohes se shkuar.

  27. mbase e kam kuptuar gabim Julianin, por besoj se ajo qe deshiron te thote ai, ose me mire ajo qe dua une te kete thene ai, eshte shume e thjeshte: kur do te fillojme t’u japim udhe emocioneve tona, qofshin keto edhe jo ne konform me ushqesat dhe simbolet ideologjike?

    Cfare do te thote se ne nje moment te caktuar, nuk vlen vetem se te udheheqimi nga ndjenja jone per drejtesi, mund te diskutojme se mos kjo ndenje eshte e mbrujtur, sikur edhe konformozimi. Porse lipset njeher ne jeten tende te besh idiotin, ne ato momente kur pyka e arsyes nuk futet gjekundi.

    Para ca vitesh Sloterdijk ka shkruajtur nje liber mbi Thymos (Zemerimin, inatin): “Zorn und Zeit”. Une nuk jam dakord per te gjitha, porse ne disa argumente te tij po. Sidomos persa i perket faktit se historia eshte shkruajtur nga njerzit e inatosur dhe “Kapitali i Inatit” (Sloterdijk flet per nje ekonomi te zemerimit/inatit).

    Sidoqofte une mendoj se ka momente te tilla kur inati zgjidh ate nyjen gordiane, dhe madje duhet ta zgjidhe. Dhe nese ky eshte idioti, ose i keshtu stigmatizuari, aq me mire, se nuk ka kush ta bej pergjegjes.

  28. Përgjigje një “budallai” eshte shkrimi me i fundit i Lubonjes i cili ne pergjigje te nje qytetatri qe e pyet:

    po nuk u mblodhën njerëzit e ndershëm e me “kokë të ndërtuar mirë” të veprojnë kjo gjendje mund të vazhdojë deri në vitin 2500. Problemi është se si mund të arrihet masa kritike e këtyre njerëzve – e atyre, pra, që nuk pranojnë përshtatjen me realitetin, por që kërkojnë ndryshimin e tij – në mënyrë që të shkaktohet reaksioni zinxhir kundër këtij degjenerimi që të kujton Sodomën dhe Gomorrën.

    pergjigjet me ne fund duke shpersuar per nje “Deux ex machina II” ne kapitullin e Shqiperise post-totalitare thote:
    kam frikë se ndryshimi, më shumë sesa nga ndërgjegjësimi i brendshëm, që për fat të keq mbetet pasiv, (por, ngulmoj, edhe për shkak të tij), do të vijë më shumë nga rënia e ndonjë “muri tjetër Berlini” ose nga ndonjë pësim tjetër traumatik.
    Por “ndergjegjsimi i bernedshem” sado masiv te jete, po nuk u shoqerua me aksion ka per te mbetur perhere pasiv. Do mjaftonte nje i pandergjegjsuar aktiv qe te permbyset gjithcka. A eshte kjo pergjigja qe i jepet qytetarit qe e sheh aksionin si te vetmen rruge per te dale nga kriza morale qe ka mberthyer shoqerine? Mos duhet te pritet qe qytetaret t’i fusin dhe humbasin edhe njehere kursimet e tyre ne firma piramidale, qe te mund te shpresohet per ndonje aksion qytetar, apo qe elita te marri persiper pergjegjsite e saj ne organizimin e tyre?

  29. Ujku shume i zi : “Mos duhet te pritet qe qytetaret t’i fusin dhe humbasin edhe njehere kursimet e tyre ne firma piramidale, qe te mund te shpresohet per ndonje aksion qytetar, apo qe elita te marri persiper pergjegjsite e saj ne organizimin e tyre?”

    Cfare flet, o burr i dheut? Pse aksion qytetar e quan ’97 ti? Cfare aksioni eshte ai qe djeg c’ti dale perpara, vret me plumba qorr dhe jo qorrr nja 3000 veta (rreth 4000 ushtare jane vrare ne Irak deri tani) dhe zevendeson nje qeveri te papergjegjshme te Berishes me nje qeveri te Metes qe e ngriti vjedhjen ne sistem?

    Elita nuk ka cfare te organizoje per sa kohe qytetaret shqiptare besojne se vjedhja e votave/fondeve eshte me e pranueshme kur e ben njera pale se sa tjetra, apo kur akoma besojne se Berisha eshte me diktator se Meta apo Rama. Ata jane te gjithe njesoj se nga i njejti popull kane dale.

    Lubonja ka humbur shpresen, si shume nga ne, ky eshte thelbi. Dhe domosdo s’ka cfare zgjidhje te ofroje. Se nuk behen pete byreku me miell misri. Po nuk e shan dot popullin, se nuk eshte korrekte politikisht.

    Dhe ketu dalim tek tema baze, idiote dhe te cmendur. Lidhja e Kadarese me situaten e intelektualeve sot, mua me kujtoi ate profesorin e biologjise tek “Kronike ne gur” qe donte te bente kapercime nga fotosinteza tek pushteti popullor, dhe thoshte “lidhe, lidhe.” Nuk lidhen dot, e shpjegoi Xhaxhai pse.

    Nuk kam shume besim tek teorizimet mbi konformizmin, me gjithe citimet e bollshme te autoreve e librave qe u sollen ketu. Sidomos kur jane selektive, tentojne drejt bardh-e zise. Jeta, realiteti eshte i mbushur me gri, me zgjidhje e zgjedhje me variable te ndryshme. Mua me mjafton nje pyetje per te matur konformizmin tim “Do isha gati te sakrifikoja veten per te luftuar nje pushtet diktatorial?” Them se po. “Do isha gati te sakrifikoja femijet ne nje lufte te tille?” Absolutisht jo.

    Ja ku shkuan vajten edhe idealet e mia. Se ajo kenga nuk thote kot “‘liria” s’eshte vecse nje fjale tjeter per ‘s’ka mbetur me gje per te humbur.'”

  30. LG.

    Pyetja ime kishte shume doza ironie, por me sa duket ka prekur edhe plagen gjersa te beri ty te reagosh.

    Une e kam perjetuar 97-en si shume qytetar qe banonin ne Shqiperi, dhe si shumica e tyre mendoj se ishte nje maskarade e vertet per te cilen sigurisht qe politika ka pergjegjesine kryesore, por edhe elita intelektuale nuk mund te mbetej jashte kesaj pergjegjesie.

    Kane kaluar kaq kohe, dhe po duket qarte se ndersa elita politke nuk ndjehet aspak fajtore, perkundrazi elita intelektuale – ajo me e pergjegjshmja – eshte e traumatizuar, dhe ndihet pergjegjse ne menyre disproporcionale. Ndonese kjo nuk thuhet hapur ajo reflektohet pikerisht ne faktin qe ajo e ka humbur aftesine per te qene aktive.

    Humbja e shpreses nga Lubonja e reflektuar ne shkrim, mua me shume se nje konkluzion logjik i pyetjes se qyetarit anonim, me duket se vjen pikerisht nga kjo. Te shpresosh per nje “Mur Berlini” te dyte jo vetem do te thote qe ta shtysh zgjidhjen ne pafundesi, por edhe t’i besh perseri ceshtjet pre e manipulimit politik nese ajo dite do te vije, sic ndodh ne cdo tronditje te madhe shoqerore apo revolucion. Prandaj edhe 97-ta ishte perdorur ne menyre ironike ne pyetjen time.

    Kurse une mendoj se aktivizmi eshte i nevojshem pikerisht ne kete moment sepse gjasat qe interesat e elites politike dhe asaj intelektuale te perputhen jane me te vogla se kurre, dhe per rrjedhoje edhe mundesia e manipulimit politik te publikut eshte me e vogel. Nese aktivizmi nuk lind dhe drejtohet nga intelektualet, nga kush do drejtohet? Nga mielli i misrt qe aq shume e perbuzim?

    Nga ana tjeter, ndersa elita politike e ka braktisur teresisht shoqerine (miellin e misrit), braktisja edhe nga elita intelektuale do ishte katastrofike.

  31. Nëse ndonjeri,fillon te udhëtoje drejte vëndit te tij te punës,privat ose public,shtetpunes apo intelektualpunes,fillimisht me dyrrotaksh dhe pas 4 vjetësh e shohim me Mercedes tipi i fundit,d’t’thote se dicka ka ngjare.Nëse mendojme Kadareja bëri gabim qe nuk lejoi ta burgosnin e ndoshta vrisnin(sa me i njohur t’ishe aq m’shumë mundësi ndodhjeje kishte vdekja) duke frenuar vetveten tek goja e pena,përse nuk mund te mendojme intelktualet aktuale me benxa te fundit(e llogarira disa mijeraqindra euro),por me rroge ose te ardhura te deklaruara deri ne aq sa te pamundur bëjne blerjen,nuk kan te perbashket t’njejtin gabim.Ketu vetëm mund te pyesim se kush eshte Idiiot me i madh.Ai që nuk saktifikon jetën e vete e t’familjes për Idene apo ai që nuk pëson dëm ne p(b)rofiti nëse e merr rolin e “Idiotit”.
    Problemi me i madh,mendoj une,qe ne qofte se dikur ishim vetem bnje bllok me nje numer te kufizuar njerezish,tashme ky bllok eshte shumefishuar shume ne numer.Mund te them me plot gojen,qe ajo qe vendos gjerat,elita politike eshte vazhdim i elites se dikurshme por qe ka marre pas vetesh edhe ish-karrieristet e niveleve te ulta te ish-administrates,per tu fshe mbrapa murit te numrit te madh te tyre.

  32. Kadarese po i nxjerrin nje leter qe ai e ka shkruar rreth 25 vite me pare ne nje kontekst shoqeror e historik te paimagjinueshem edhe per vete ata qe ate periudhe e kane perjetuar pjeserisht.

    Po ju bej nje eksperiment mendor. Imagjinoni… sikur X-i ne vitin 2050 te kete prominence ne ceshtjet e domosdoshmerise se moralit tek inteligjenca e kryqezuar (bioartificiale). Ne vitin 2052 e-revista “Kultura Cyborg” pas nje kerkimi 2 ditor ne arkivat e internetit para-kuantik verteton nepermjet analizes se perqindjes dhe struktures se gabimeve drejshkrimore qe ky prominent ka shfryer ne nje sere shkrimesh ne nje blog publik ne vitin 2009 kunder teknologjise dhe qendrave urbane dhe propozonte ne po kete vit kthimin ne komuna egalitare fshatare.

    Gjeni problemin tek eksperimenti i mesiperm :)

  33. Lulian desha thjesht te falenderoj qe e ke cituar poezine time ne artikull dhe pse mbiemrin ma ke shtremberuar. ;) nuk po hyj ne debat pasi nuk e kam ndjekur dhe as nuk kam mundesi ta ndjek. pershendetje. ARBER SHTEMBARI

  34. ”””’Kurse une mendoj se aktivizmi eshte i nevojshem pikerisht ne kete moment sepse gjasat qe interesat e elites politike dhe asaj intelektuale te perputhen jane me te vogla se kurre, dhe per rrjedhoje edhe mundesia e manipulimit politik te publikut eshte me e vogel. Nese aktivizmi nuk lind dhe drejtohet nga intelektualet, nga kush do drejtohet? Nga mielli i misrt qe aq shume e perbuzim?”””

    Elita intelektuale nuk ka vizion, ka vetem kritike, por populli terhiqet nga vizioni, qofte edhe vegim.

    Praktikisht elita intelektuale grin sallate perdite mbi te njejtat gjera, qe ne fakt masave ngaqe i degjojne shpesh nuk u bejne me pershtypje, njerezve u eshte bere lekura shuall/sholle e s’ndiejne me as kamzhik e as perkedhelje.

    Pastaj qe elita intelektuale, vdes me qene njecik elite politike apo me u marr me ceshtjet politike nga mengjesi ne darke, nuk eshte aspak sekret.
    Edhe keta ‘intelektualet e rinj’ te Mjaftit qe aq prane zemres i ka Luliani, vdesin me qene cik elite politike e ka gjasa te mire qe neser ta kene shefin e tyre minister.

    Zoti Lubonja qe permende ti ujk, nuk ofron as vizion e as model; pertej kritikes gjen vetem shpirtin e emulimit qe ashtu si tek shumica e intelektualeve mediatike udheheq ‘endrren’ per progresss.
    Jo vetem kaq, por tek rasti i te rinjve ku, kembenguli, nga njera ane se te rinjte nuk i japin shpresa se jane pleq e nga ana tjeter, se eshte faji i te rriturve, qe te rinjte jane si pleq, praktikisht ngriti duart perpjete e u dorezua.

    Kur ka kritike dhe si zgjidhje, emulimi i perendimit, i cili ka 20 vjet qe propogandohet pa ndonje sukses te dukshem, atehere nuk ka vizion.
    Populli tkurret brenda puneve private dhe ceplendiset me eliten politike. Vete elita intelektuale do-sdo, do merret me politike edhe per te mbijetuar si elite, dmth cnatyrohet per te mbijetuar, pasi duhet kuptuar njehere e mire, se nese intelektuali merret me politike, nuk ka me energji intelektuale, nga ato qe prodhojne gjera te tjera nga produktet e politikes, ato gjera qe e kane bere pjese te elites.

    Ne Shqiperi ka kaos te plote, jo vetem tek masat por edhe tek elitat,qofshin intelektuale,ekonomike,politike apo klerikale , kaos qe pasqyrohet edhe ne shtet.

    Ja meqe ke qejf aksionin, ashtu si Luliani, cfare kujton se do arrish?
    Aksion per te marre pushtetin, se nese e ben per t’ja kaluar nje force politike aktuale atehere jemi ne piken e nisjes.
    Ja ta zeme se me dhune apo me mitingje e vote e more, cdo besh ? Do futesh ne burg eliten e sotme politike per korrupsion ? Ja ta zeme edhe se e mban si mundesi.

    Kush me garanton mua, votuesit se ti sdo vjedhesh, mbase jo hapur por me lezet ? Shteti i se drejtes ?
    Une votuesi, pas 20 vjeteve nuk besoj me tek ligji. Besoja para 20 vjeteve me shume tek ligji se tek babai im, po tani besoj me shume tek macja ime se tek ligji.

    Si do ma rikthesh besimin tek ligji, kur luftes kunder korrupsionit do i duhet te beje viktima ne gjithe aparatin e drejtesise, me gjykates e me prokurore, viktima qe si ben dot ?

    Kur gjithcka eshte ne kaos, me shtet e me popull e me elita cfare vlere mendon se ka ligji ?

    Do ma kthesh besimin me propagande progresisto-revolucionare ? Kam 70 vjet qe e degjoj, demokracia popullore e lufta kunder feudalizmit dje e demokracia europiane e lufta kunder komunizmit sot.

    Do me thuash budalla, idiot, i papergjegjshem, trushkulur etj….. Po pret vote a mbeshtetje prej meje ?!!!! Mos do te te shtroj edhe nje darke qe te ridegjoj keto xhevahire e te them si ti ska ?!

    • Hyllin,

      Komenti yt ka per baze mungesen e besimit.

      Perkundrazi, komentet e mia kane per baze respektin ndaj mendimit intelektual, por edhe besimin se ata qe arrijne te formulojne ne menyre koherente dhe me kembengulje teza etike dhe morale, jane njerez qe ne te vertet i synojen ato, pa dashur te them qe i misherojne. Une e permend Lubonjen jo rastesisht, por sepse ka nje kembengulje te tille.

      E njejta gje mund te thuhet edhe per Kadarene. Ne i rilexojme ato qe ka shkruar ai 25 vete me pare pikerisht per per kete arsye. Dhe fakti eshte qe konistenca e veprave me te mira te tij ka qene e atille qe e ka bere besimin e lexuesit te palekundur perkundrejt pacavureve te shkruara ne rrethana te paqarta qe glorifikojne regjimin.

      Ty nuk te thote gje ky lloj besimi qe kane njerzit dhe lexuesit per forcen dhe karakterin e mendimit intelektual? Mua personalisht me thote shume. Ti mbase nuk e ke perjetuar te plote renien e komunizmit per shkak te moshes, por une i perjetova si adoleshent dhe sot arrij te kuptoj se nje pjese e vrullit qytetar dhe intelektual vinte edhe nga fakti qe shoqeria kishte arritur te krijonte mendime dhe modele alternative, ku Kadareja pa dyshim qe ishte modeli kryesor – ndonese ky model sot duket arkaik per shume arsye, ku me kryesorja me siguri ka te bej me faktin se ne rrethana te reja na duhen modele dhe alternativa te reja.

      Po ashtu perbuzja qe ti ke per modelin e intelektualit aktivist eshte krejt e pambeshtetur, dhe me duket se vjen nga nje keqkuptim dhe keqinterpretim. Model i intelektualit aktivist ka qene se pari modeli i intelektualit te Rilindjes Kombetare, te cilet luftonin per arsimim per te hapur shkolla apo per te organizuar njerzit ne komunitete, deri edhe ne shpallje pavaresie. Shembulli qe ti sjell me levizjen Mjaft eshte krejtesisht pa vend sepse une te pakten nuk njoh ndonje intelektual qe perfaqson Mjaft-in, apo ndonje ide koherente te gjeneruar nga Mjafti – sigurisht ne qofte se ti ke ndonje standart tjeter per intelektualin dhe per idete, ndryshe nga ai modeli qe une pershkrova me siper, ku hyjne Lubonja dhe Kadare.

  35. Ujk, miliona njerez nuk mbahen dot bashke, po nuk paten besim ne disa gjera kyce. Po ashtu nuk bashkepunojne nese nuk ka nje vizion ku te besojne, vizion qe ata do i beje me te mire, me te fuqishem.

    ””’por edhe besimin se ata qe arrijne te formulojne ne menyre koherente dhe me kembengulje teza etike dhe morale””’

    Ku jane keto tezat etike dhe morale ? Ato po kerkoj, por po gjej vetem emulim, ky eshte problemi. Nuk gjej dot teza etike dhe morale, qe modifikojne etiken e moralin shqiptar, gjej vetem teza etike dhe morale qe peshtyjne mbi etiken e moralin shqiptar.

    Ti, intelektuali, duhet te formulosh teza te atilla, qe te afrojne shqiptarin me modelin perendimor, jo qe asgjesojne shqiptarin, se nuk ka fare mundesi qe te krijohet ndonje njeri i ri, ate se beri dot Enver Hoxha per 40 vjet.

    Kur ti do besh nje statuje prej guri, ndryshe do punosh mbi mermerin e ndryshe mbi granitin, sepse guret jane te ndryshem. Skulptorit i duhet te kuptoje gurin qe do gdhende, ashtu si shkrimtarit realitetin qe do te pershkruaje.

    Une nuk shoh as te me ofrohet ndonje vizion e as perpjekje serioze per te kuptuar se ku duhet goditur mermeri me dalte e ku duhet lima.
    Une shoh me shume druvare sesa skulptore. Edhe vete Kadareja per fat te keq bie ndonjehere ne nivelin e druvarit.

    Shqiptari eshte si graniti e ka te keqen se ka edhe shume damare e rrezikon ta cash ne copa.

    Intelektuali aktivist, ku ti merr shembullin e rilindesve, eshte i nevojshem ne epoka thyerjeje, kur vete masat jane lodhur me nje sistem e duan nje vizion.

    Por ne nuk jemi ne situaten e rilindasve, ku te shkolluarit numeroheshin me gishta e ku materiali per tu perpunuar ishte ne forme ‘natyrore’.
    Sot ne e kemi nje fytyre, kembe e duar dhe mbi kete duhet perdorur lima e dalta lehte, qe ti jepen forma te bukura.

    Une keta skulptore nuk i shoh. Shoh skulptore qe duan te ndryshojne fytyren, kembet e duart, te bejne nje eksperiment tjeter, por jo nuk shoh skulptore qe punojne mbi finesen e asaj qe eshte.

    ””’Shembulli qe ti sjell me levizjen Mjaft eshte krejtesisht pa vend sepse une te pakten nuk njoh ndonje intelektual qe perfaqson Mjaft-in, apo ndonje ide koherente te gjeneruar nga Mjafti – sigurisht ne qofte se ti ke ndonje standart tjeter per intelektualin dhe per idete, ndryshe nga ai modeli qe une pershkrova me siper, ku hyjne Lubonja dhe Kadare.””’

    Ti nuk sheh ndonje pjesetar te elites intelektuale qe perfaqeson Majftin, po njerez me pedigri,kurrikulum, bagazh ka aty. Pavaresisht se sot elita intelektuale i eshte larguar deri dje e mbeshteste.
    Idete, vizionin ne fillim e kishte Mjafti, pavaresisht se sot doli te ishin iluzion.

    Elita intelektuale ne radhe te pare duhet te ofroje vizionin, pastaj aktivistet do jene ata qe jane me te afte te bejne aktivistet, qofshin intelektuale a jo.

    Duhet te ofroje rrymen e mendimit e cila ngre peshe masat, ku masat mund te besojne apo duan te besojne.
    Po nese thua se sbehet byreku me miell misri, atehere ti nuk je i dobishem, sepse nese ke miell misri do besh pershesh apo buke misri, kush te tha te besh byrek ?
    Ti meqe sben dot byrek e hedh poshte miellin e misrit, por po te ishe inteligjent aq sa thua, do e beje buke ate miell, sdo e hidhje poshte. Po mund te besh edhe krekersa me miell misri.

    Nderveprimi masa-elite ka formen e marredhenies me shume sesa te bashkepunimit apo te varesise.
    Elita drejton, jep, formon, por edhe duhet te marre.
    Jep mendimin e merr shpirtin.
    Po kjo elite qe kemi ne, eshte plotesisht e bindur qe nderveprimi masa-elite eshte vartesi . Cdo lloj elite sot ka ndertuar lidhje vartesie me masat.

    A e di ku e merr shpirtin kjo elite ?

  36. Nje komunikim i suksesshem i mendimit,kur ai realizohet,arrin te behete nje force e fuqishme e pa perballueshme.

  37. Por……si me te drejte Hyllin e kendveshtron,pas asaj qe une e quaj realizim te suksesshem midis intelektualeve(gje nuk’eshte arritur ende per shkak te dobesise s’tyre),duhet trupezimi fizik i tij.Ky trupezim realizohet ne dy rruge te nryshme:me ane te shtetit,ose me ane te masave te cilat duhet te ushtrojne presion ndaj tij demokratikisht.Pra,mendimit intelektual shqiptar i mungon forca e brndshme e vete,niveli,kuminikimi i suksesshem i mendimit i pranuar nga njeri tjetri si dhe e fundit trupizimi fizik i mendimit te pranuar.
    Per te gjet fajtoret per kete mos realizim te suksesshem te komunikimit te sukseshem te mendimit dhe nderthurjes e lidhjen me anen fizike ne finalen konkretizuese,eshte e lehte.Masat ose poltikanet,intelktualet ose ..Ndersa per te arrit paragrafin tim te pare duhet pune.Duhet separi njohur dhe pronesuar parime te larta etike dhe morale,te cilat vine pas nje edukimi jo te lehte individual te te gjitha paleve.
    Ne Shqiperi,kemi ende nivelin e mospranimit dhe te perjashtimit te mendimit,ku pergjithesisht mendimet e nje intelktuali ose injorohen,ose kundershtohen.Ne Shqiperi,se dyti kemi ende pothuajse pak intelktuale te mirefillte.
    Cdo gje deri me sot eshte bere nga komunikimi i sukseshem i mendimit prej nje mendje njerezore tek tjetra, prej intelektualeve t’bashkuar,te cilet kane ditur gjithashtu te konkretizojne fizikisht idete e tyre.

  38. Lulian,

    Ju uroj për temat interesante që shtroni, të cilat ngjallin mendime kontroversiale të dobishme për konsolidimin e një kulture të shëndoshë demokratike, të mendimit të lirë, që ka nisur të bulëzojë te ne me shembjen e diktaturës komuniste. Përgjithësisht të gjitha diskutimet në këtë blog më janë dukur të një niveli të lartë e me kulturë.

    Eseja juaj “Idiotësi dhe Çmenduri” më tërhoqi shumë, ndonëse gjej në të edhe gjëra që i shoh ndryshe, por këtu qëndron edhe vlera e debatit, të zgjojë mendime të larmishme. Në tërësi eseja është shumë origjinale dhe ka mendime të mprehta. Do të ndalem te një thënie e bukur e juaja:

    “… Kemi nevojë për idealistë, për njerëz të principeve, për njerëz që udhëhiqen nga morali…”

    Është pikërisht nocioni për “kërkesën morale” ai që më ngacmoi ta shkruaja këtë shkrim për të cilin mendoj se nuk është jashtë temës “Idiotësi dhe Çmenduri”, sepse, sipas meje, mungesa e moralit, që formon boshtin e tij, është një formë idiotësie. Nuk ka lidhje me Kadarenë, por me një diskutant në këtë blog me nofkën Xha Xhai, të cilit, ju lutem, dua të më lejoni t’i drejtohem.

    I nderuar Xha Xha,

    Në një prej diskutimeve tuaja shumë interesante, mes të tjerash, shkruani:

    “Shkrimtarët dhe intelektualët që i kanë mbetur kësaj hapësire vazhdojnë të shkruajnë, por praktikisht nuk po lexohen më. Ata që shkruajnë në shtyp duke iu përshtatur kritereve të botimit shtyhen e pështyhen nga të gjitha anët herë me të drejtë e herë pa të drejtë; ata që botojnë, shpesh me shpenzimet e tyre, e humbin dëshirën për të vazhduar të shkruajnë ngaqë ndeshin në indiferencën e publikut dhe të kritikës, të tjerë dalin në TV dhe përfundojnë në klounë, të tjerë akoma i thurin lavde ekzistueses, nuk lënë banalitet pa duartrokitur, dhe ata përfundojnë në klounë. Kulturës shqiptare i mungon një sistem për prodhimin e ideve, dijeve dhe metaforave të reja të fuqishme e të tilla që të ndikojnë gjerësisht në publik…”

    Përveç fjalisë së fundit, në këtë pasazh (dhe në të tjerë) ka mendime të drejta, të sakta, vende-vende të trishtueshme, por s’ka trishtim më të durueshëm e më fisnik, sesa ai që buron nga e vërteta.

    Do të ndalem te thënia: “Ata që shkruajnë në shtyp duke iu përshtatur kritereve të botimit shtyhen e pështyhen nga të gjitha anët herë me të drejtë e herë pa të drejtë…”

    Në këtë thënie gjej dhimbje për ata shkrimtarë që “pështyhen” pa të drejtë, dhimbje prej intelektuali që e percepton veten si pjesë integrale e një socialiteti empatik e dashamirës ndaj të tjerëve, diçka e panjohur në kohën e diktaturës te ne, kur bëheshim klounë dhe duartrokisnim atë çka urrenim dhe lëpinim atë çka donim të pështynim.

    Gjej dhimbje, por unë s’e besoj atë dhembje, se për mua ajo është e shtirë. Unë do ta besoja atë dhimbje, atë ndjenjë skrupulli moral tuajin po qe se nuk do të kisha lexuar një shkrim tjetër tuajin, ndaj çuditem se si është e mundur që ju bëni pikërisht atë që u thoni të tjerëve të mos bëjnë: pështyni shkrimtarët pa të drejtë. (Ju s’keni pse i pështyni as me të drejtë, po nejse.)

    E kam fjalën për shkrimin tuaj me titull: “Të Shpëtojmë Wikipedian Shqipe”, ku thoni: “Një takëm shkrimtarësh nisën t’i ngrenë vetes piedestalet…” … “gjej [në Wikipedia] trajtesa biografike për këta udhërrëfyes të mendjeve e të zemrave shqiptare anembanë botës. Cilët janë këta njerëz? Nga ç’libër telefoni janë nxjerrë?… Cilët janë këta vandalë kulturorë?…”

    Një tallje goxha e hidhur për këta “vandalë”, që dhe ndoshta e meritojnë. Por dua të di: i keni lexuar ju veprat e tyre dhe keni formuar bindjen se ata vërtet s’vlejnë të jenë në Wikipedia? E keni të qetë ju ndërgjegjen tuaj “intelektuale” se duhet të pështyni pa dallim një grup aq të madh shkrimtarësh, duke i përmendur edhe me emra?

    Nuk do të flas për të gjithë këta “vandalë kulturorë”, se s’i njoh, po si zor që asnjë syresh të mos jetë i denjë për në Wikipedia. Jua them me bindje se njëri, të paktën, autori i romanit me titull “Lotët e trëndafilit”, s’ka hyrë me dhunë në të, pra s’është “vandal kulturor”. Komenti fare i shkurtër për romanin e tij atje s’është i tij që të përligjë thënien tjetër tuajën se ai “i ngre vetes piedestal”, por i Klara Kodrës, një kritike dhe studiuese e njohur. Por as ajo nuk synon t’i ngrejë piedestal këtij autori, por vë në dukje disa vlera letrare të romanit. Ajo mban titullin doktor-profesore e shkencave, kurse ju, me sa di unë, s’keni ndonjë titull, përveçse nëse ju kanë dhënë titullin “Dr. Pr. Peshku” (me ujë a pa ujë s’ka rëndësi).

    Pra, duke qenë se shënimi i shkurtër në Wikipedia për autorin dhe për romanin e tij “Lotët” s’mban emrin e tij, s’e kuptoj se ku bazoheni ju për ta quajtur atë “ngritës të piedestalit të vetes”, “vandal kulturor”, “udhërrëfyes i mendjeve e i zemrave shqiptare anembanë botës”, që ka dalë nga një “libër telefoni”, etj. Ç’gjuhë është kjo, në ç’kod etik dhe në ç’provë vërtetësie mbështetet? Si mund të tallësh një autor, qoftë dhe të rëndomtë, se paska dalë nga një “libër telefoni”?! Po, ju që përdorni këto shprehje kaq të hidhura e cinike, nga keni dalë? Nga ndonjë libër i mykur bizantin parakostandinian ku dekretoheshin persekutimet e të krishterëve?

    Më shqip akoma: kush jeni ju që i jepni të drejtën vetes të vendosni se cili autor duhet qëruar nga Wikipedia e cili jo? Nga ke dalë ti, o trim i Xha (Xha) Jahos?! Mos shpreson të të thonë “Të lumtë, se na solle në kujtesë Enverin e plenumeve, të përjashtimeve e të dënimeve!” Dhe cilin dënon zotëria juaj? Një roman që dënon pikërisht ato plenume. Lexojeni njëherë atë roman, o zoti kritik, dhe nëse s’e pëlqeni, çka është normale, kritikojeni hapur, burrërisht, pasaj bëni thirrje për ta qëruar nga Wikipedia. Po jo pa e njohur. Mbi bazë ç’logjike jepni sentenca për krijime që s’i njihni?!

    Por shembulli më tipik i prepotencës së tribunalit tuaj gjykues absurd e nihilist është thënia: “Kulturës shqiptare i mungon një sistem për prodhimin e ideve, dijeve dhe metaforave të reja të fuqishme e të tilla që të ndikojnë gjerësisht në publik…”

    Sa ekspert tingëlloni në njohjen e jetës së sotme kulturore shqiptare! Mirë, po e zëmë se është kështu, meqë e thoni JU. Por ky sistem ju mungon edhe juve, apo jo? A s’bëni pjesë edhe ju në kulturën shqiptare? Atëherë pse ju qenkeni i aftë të prodhokeni ide, dije, metafora, kritika, udhëzime për dënime e përjashtime (si ato të plenumeve të PPSH-së), kurse të tjerët jo?

    O Xha Xhaxha, mos pështyni tani gjithë kulturën shqiptare, boll pështytë aq shumë shkrimtarë. Jo që në kulturën shqiptare s’mungon ai sistem për të cilin vajton zotëria juaj, por edhe tek autori i “Lotëve” ai gjen goxha vend. Lexoni qoftë një vepër të tij për të parë nëse ka, në hapësirën e tij letrare, ide, dije e metafora të reja e të fuqishme apo jo. Ndoshta për ju s’ka, se me gjithë erudicionin që keni, prapë në atë hapësirë do ta gjeni veten si një brumbull të zi të vogël, zhuzhama e mjerë e të cilit as që mund të dëgjohet. Se ajo është një hapësirë që formimi juaj si diktator kritik i frymës së vjetër s’mund ta rrokë dot.

    S’mjafton vetëm erudicioni për të qenë njeri i kompletuar, Xha Xha. Duhet edhe morali, që Luliani e shtron me të drejtë në thënien e tij që kam cituar në fillim. Duhet edhe njerëzillëku, madje është njerëzillëku që e bën njeriun.

    GeNtI_TR

  39. Pergezoj pranimin e postit te mesiperm ne blog.Edhe pse ka nje ton te ashper,mendimet e tij rrahin ne piken e ndryshueshmerise mendimore dhe na japin konluzione llogjike qe mua mu duken te nevojshme te pranoheshin ketu.Vecse,dua te shtoj,gabimi eshte ai qe na meson.Natyrisht,duhet nje kendveshtrim i ndryshem nga ai personal qe te na e veje ne dukje.
    Edisonin,e pyeten pas zbulimit te tij te famshen se si ndjehej pasi deshtoi ne 1000 prova per zbulimin e tij(duhet then shpikje ne fakt).Pergjigja ishte qe “Une nuk deshtova ne 1000 prova.Une bera zbulimin ne hapin e 1001″

  40. Ju lutem lexuesve kureshtarë për komentin e mësipërm të GeNtI_TR, t’i referohen shkrimit tim drejtpërdrejt, të cilin do ta gjejnë këtu.
    Nuk di sa aktual është ky shkrim sot, por nuk do t’i hiqja asnjë presje. Mbetem i bindur që Wikipedia shqipe është përdorur dhe po vazhdon të abuzohet nga gjithfarë amatorësh dhe provincialësh, për të afishuar aty resume-të e tyre, posterët e tyre politikë dhe veprat e kushërinjve e të bashkëfshatarëve të tyre.
    Provë për këtë është qesharakja Listë e shkrimtarëve shqiptarë. Kush ka stomak të fortë, le ta shfletojë me durim.

  41. Nejse, une kam mare nismen te jap kontributin tim modest tek Wikipedia shqip.

    Nje eksperiment i disa studenteve, te cilet ne vend te detyrave te kursit duhet te benin nje artikull tek Wikipedia shqip, besoj se doli deri diku me sukses.

    Ne fakt shume nga ato artikuj tek wikipedia ne gjermanisht, japonisht apo anglisht jane artikuj te studenteve neper disa nga universitet me te mira, sidomos artikujt mbi letersin dhe artin pamor.

    Keshtu qe kjo lloj nisme besoj se jo vetem se do te ndante shapin nga sheqeri, porse edhe do t’i bente studentet te ndiheshin te vlefshem per shoqerine dhe t’u jipte punes se tyre nje qellim me teper se marrja e notes (thene: edukimi qytetar nepermjet universitetit).

  42. I nderuar Xha Xha,

    Më duket se nuk e keni kuptuar, ose s’keni dashur ta kuptoni, thelbin e diskutimit tim. Unë nuk them se në Wikipedia s’mund të ketë autorë që s’e meritojnë të jenë në të. Është e vërtetë që për ndonjërin, apo për disa, flitet me superlativa dhe ju me të drejtë mbani qëndrim, por ama s’keni pse digjni të njomin me të thatin.

    Unë e kam me hipokrizinë tuaj: atë çka dënoni te të tjerët, e bëni vetë. Sigurisht, jo pa arsye, por arsyet i dini vetëm ju. Ju e dini përse, bashkë me ca të tjerë, keni tufëzuar edhe autorin e romanit “Lotët e trëndafilit” duke bërë thirrje nga maja e Olimpit që të flaket edhe ai nga Wikipedia, se ashtu e gjykon zotëria juaj. Pa dhënë asnjë shpjegim se përse ai qenka i padenjë të qëndrojë në të. Mirëpo arsyen e një thirrjeje të tillë duhet ta dijë edhe ai, ta di edhe unë, si dashamirës i tij, ta dijë edhe kushdo tjetër i interesuar. Kurse ju shfaqeni si lugat e ngjallni metodat e fshehta të Sigurimit të Shtetit të dikurshëm me lista e dënime… pa shpjegime publike, pa dhënë arsyet e dënimit. Pse s’denjuat ju t’i përgjigjeni pyetjes ime: nga jeni nisur për ta qëruar këtë autor nga Wikipedia? Unë pikërisht këtë ju kërkoja: arsyen e dënimit të tij! Kurse ju, si përgjigje, vini e afishoni sërish artikullin tuaj, “listën e zezë”, a thua se atje gjenden argumentet për këtë dënim konkret të një autori konkret! Jeni i sigurt ju se e dini mirë se me kë keni të bëni, se kush është ky autor i “padenjë” sipas jush?!

    Jemi në një epokë demokratike, diskutojmë në një blog me frymë demokratike, por demokraci nuk është të injorosh përgjegjësitë për deklarimet që bën, apo të bësh lakadredha. Unë po jua them shqip: padis ndërgjegjen tuaj në gjyqin e mendimit të lirë të të gjithë intelektualëve të ndershëm në përpjekje për t’ju detyruar juve të jepni shpjegim se përse e keni dënuar këtë autor. Më qartë se kaq s’kam si ta them se ç’kërkoj prej jush. Nëse ju sillni argumente bindëse për këtë dënim, ju kërkoj ndjesë. Afishimi sërish i artikullit tuaj nuk e cek fare pyetjen time. Me këtë riafishim ju s’keni bërë gjë tjetër, veçse atë që thonë anglezët: “have begged the question”. Me një fjalë, i bini pyetjes anës e anës e strukeni si urithi nën tokë.

    Por unë ju kërkoj, mor Xhajë, në emër të drejtësisë humane dhe të moralit human, të jepni arsyen e vërtetë të kësaj pështyrjeje që i keni bërë këtij autori. Por ju s’doni, se po të kishit dashur, e kishit dhënë. Dhe meqë heshtni, do të flas unë. Sipas meje, skenari i arsyes së propozimit tuaj për të nxjerrë prej bythe nga Wikipedia autorin e “Lotëve” mendoj se ka pasur një nga këto arsye:

    1) Kur keni lexuar në Wikipedia komentin e shkurtër të Klara Kodrës për romanin e tij, të cilin ju s’e kishit lexuar, mund t’ju jetë dukur shokues.

    2) Ju e kishit lexuar romanin, ose kishit dëgjuar për të, dhe opinioni juaj, i shtampuar negativisht në mendjen tuaj, binte ndesh me komentin.

    3) Ju s’kishit lexuar as romanin, as komentin, por thjesht, duke parë në Wikipedia emrin e një autori të panjohur, i frytë bilbilit dhe e nxorët jashtë me kartonin e kuq.

    Do ta dal pak nga tema e dënimit tuaj ndaj tij, por do të qëndroj brenda temës së luftës që i është bërë romanit të tij edhe nga dy të tjerë. Në një forum në internet, një lexuese anonime bërtiste në kupë të qiellit: “Mooooooooooos e lexoni këtë roman!” (Mund ta gjeni edhe sot po të klikoni vetëm te fjala e parë.) Kjo thirrje ngjethëse, e frikshme, alla-sigurimse, s’besoj se bëhej ngaqë anonimja e urrente kaq shumë këtë vepër. Kanë dalë edhe plot vepra të tjera të dobëta, (ndonëse “Lotët” s’është e tillë), por thirrje të tilla s’kam ndeshur askund. Dhe s’besoj të ketë ndeshur askush te ne. Ja si kuptohet demokracia te ne, liria e fjalës, që një vepër të luftohet me histerizëm, me çmenduri, me delir, me pështyrje, me urrejtje patologjike… Kuptohet që thirrja bëhej për ta vrarë atë vepër, se dikujt i digjte. Anonimja gjeti këtë mënyrë, se kështu e kishin porositur.

    Në atë forum (po dhe në një tjetër) unë u hodha në mbrojtje të romanit, pasi kjo anonime, por edhe njëfarë Kliton Meniku (me siguri anonim edhe ai) vazhdonin ta godisnin romanin me shprehjet më të çmendura e më denigruese. Megjithatë, shumë veta e mbronin. Nëse ju, ndryshe nga dy personat anonimë, s’e keni luftuar romanin i nxitur nga ligësia apo nga ndonjë reminishencë nostalgjike komuniste, por prapëseprapë e keni luftuar, ç’dreqin po ndodh te ne? Kush mban përgjegjësi për sulmet, përjashtimet, dënimet… që u bëhen veprave arbitrarisht? Pse një vepër, e cila goditet nga ca laro të tërbuar (pa dyshim me frymë komuniste…), të dënohet edhe nga një kritik i nderuar si ju, në vend që të shihet objektivisht, por edhe të dërrmohet objektivisht, nëse e meriton? Nëse unë s’mund t’i kërkoj dot llogari një anonimi që e sulmon çmendurisht një vepër, ç’dreqin duhet të bëj për t’i dhënë asaj vepre vendin që i takon, kur edhe ai, që s’është anonim, nuk shpjegon se ku e ka hallin që e dënon? Pse ju, që unë ju padis në gjyqin e ndërgjegjes në emër të një autori të pambrojtur, nuk paraqisni asnjë argument për veprimin tuaj? Pse nuk dilni hapur, ndershmërisht, burrërisht, që të më bindni si mua, edhe ndonjë tjetër, për drejtësinë e vendimit tuaj të marrë në tribunalin inkuizicional tuajin që edhe unë të them: Po, le të digjen në turrën e druve edhe autori, edhe vepra! Ju mund të keni të drejtë kur thoni se ka shkrimtarë të merituar që mungojnë në Wikipedia, po mos ua ka zënë vendin autori i “Lotëve” atyre? Ç’prova sillni ju se veprat e tyre qenkan më të mira, se na paskan më shumë vlera se “Lotët”? Vetëm krahasime emra autorësh mos bëni. Krahasoni veprat, se janë ato që i bëjnë emrat.

    Siç jua thashë edhe herën e kaluar, unë çështjen e shtroj në planin moral duke marrë zemër nga eseja e Lulianit. Problemi me ju qëndron në kodin etik, në ndjenjën e drejtësisë: a keni ju bindje të plotë se keni vepruar drejt? Këtu u ndalni dhe shpjegoni arsyet tuaja, mos u spërdridhni me sofizma të kota. Unë kërkoj përgjigje prej jush për pyetjen që jua kam thënë disa herë. Ju mund të mos begenisni të përgjigjeni, por unë ju bëj thirrje ta bëni jo për mua, por për hir të së vërtetës. Me heshtjen tuaj ju lini të kuptohet se ai autor as që ekziston për ju, juve s’ju intereson as lëndimi i tij, as cënimi i reputacionit të tij për shkak të arbitraritetit tuaj, që edhe pa goditjen tuaj ishte i brishtë. Por kjo padëshirë juaja për t’u shpjeguar qartë e shkurt se përse e keni “shtyrë e pështyrë” këtë autor më prek edhe mua, dashamirësin e tij, prek edhe dashamirës të tjerë. Se më duket absurde që autorin e një romani si “Lotët”, ju kërkoni ta nxirrni nga Wikipedia.

    Gjithsesi, për një autor nuk vendos një kritik, sado i zoti të jetë, por koha dhe lexuesit. Mbajeni vath në vesh: me pështyrjen që i keni bërë këtij autori nuk keni ulur vlerat e tij, por tuajat.

  43. 4) eshte lexuar edhe romani edhe komenti, dhe megjithate mendon se qe te dy autoret, edhe Pone edhe Kodra, jane medioker.

    Nje shkrimtar mund te jete i vogel, packa se perpiqet te kape tema te medha, si antikomunizmi, dhe te lodhet me copy-paste trajtimesh “filozofike.”

    Kjo lloj shpate qe ke nxjerre ti Genti_TR nuk nxirret as per Lasgush Poradecin, jo me per Stavri Ponen, te kam rixha.

  44. Sejcili ka te drejte te flase e te shkruaje reth dickaje,por snjeri nuk ka te drejte qe ti thote;mbylle gojen.Askush nuk ka te drejte te beje presion psikologjike ndaj gjithesejcilit.Nese nuk te pelqen libri i tij,menyra e tij e te shkruarit( e te menduarit) lere te gjeje udhen e vete.Do gjendet dikush tjeter qe ta pelqeje e vleresoje.Mos veproni si ai sistem qe i ndante me thike;letrsia proletare dhe ajo borgjeze revizioniste.Asaj qe ne nuk pelqejme mund ti veme cfaredo emri nga mospranimi personal.Nuk do te ishte me mire te lihej e lire dhe mos te nihilizohej?
    Vetem 15 e popullsise jane me arsim te larte dhe shume here me pak jane shkrimtare.Mos kerkoni te ulni numrin artficialisht.
    Kujtoni eksperimentin e RAI-it.Ai liber do te gje nje grup njerezish qe do tu beje pershtypje.
    Jo te gjithe kane mundesine t’lexojne libra ne gjuhe te huaj.Jo te gjithe lexojne filozofe ne origjinal.
    Do te ishte me mire dhe me morale te pranojme me shume sesa te perjashtojme.Rethi eshte i madh.Ka 360 grade.Dikush kap 10 e dikush 20,dhe dikush me shume te kendit mendimor.Po te perjashtojme vazhdimesisht shkojme drejt absolutizmit.

  45. 1% e popullsise se botes jane me arsimin e nivelit me te larte.
    Sikur pjesa e kesaj 1% ,qe i takon %-ja e shkrimtareve,te shkruante vetem per ate nivel qe e kupton plotesisht,shifra e botimeve do t’ishte shume here me e ulet dhe numri i vete shkrimatreve do te ulej dalkahdal.Nuk do te arrinin te mbanin vetveten nga mos shitja ne ate pjese te popullse qe kane nivel te ndryshem.Ndonjehere jo vetem gjuha Shqipe,por edhe gjuh te tjera jane gjuhe te huaja per nje pjese te madhe te popullsise qe e perdorin ate gjuhe.Jane shume fjale qe njerezet e mesit, edhe pse i ane degjuar mijera here,nuk arrijne t’ua marrin kuptimin e tyre te plote.
    Jeta dhe cdo gje brenda saj eshte kontradikte e tmerrshme.
    Nje filozof ka thene;”E vrame Zotin,me ndihmen e Zotit”.

  46. LG-së

    Faleminderit z. LG për replikën tuaj. Puna është se në këtë blog unë i bëj një pyetje Xha Xhait dhe e kërkoj përgjigjen prej tij. Por meqë zotëria e tij hesht, flet tellalli. I dilni ju për avokat, e jepni ju arsyen e qëndrimit të tij ndaj autorit në diskutim, se, siç duket, as juve s’ju rrihet pa marrë pjesë në pështyrjen që ai i bën një autori “mediokër”.

    Kur s’ju pyesin direkt dhe kur s’ju drejtohen direkt, mos u kruani të hapni gojë. Nëse doni të diskutoni për temën e hapur “Idiotësi dhe Çmenduri”, është e drejta juaj, madje ajo për diskutim është hapur. Nëse doni të hapni një diskutim për një roman cilindo për ta analizuar e komentuar, ose edhe për ta dërrmuar e pështyrë, bëjeni, por hapeni si temë më vete. Ku të flasin edhe të tjerë, veç jush. Unë s’kam kërkuar në këtë blog të jepet gjykim për romanin “Lotët e trëndafilit”, s’kam ftuar askënd për këtë. Unë i kërkoj hesap, me të drejtën e një qytetari, një njeriu konkret, të përcaktuar, me nofkën Xha Xhai, se përse ai pështyn një autor dhe një vepër, kërkoj argumente prej tij, jo prej jush.

    Ju, nëse jeni burrë, hapni një diskutim për këtë roman (nëse moderatori e lejon diçka të tillë në këtë blog), ftoni dhe të tjerë të diskutojnë për të, nëse kanë dëshirë, debatoni edhe me Klara Kodrën ballazi, e ftoni edhe atë në diskutim, por jo ta quani “mediokre” tinëzisht, si skuth, pa paraqitur argumente se përse është e tillë, me mungesë të hapur respekti për të, të paktën si studiuese shkencore, që ka tërë jetën që merret me studime e kritika.

    Sa për tani mund t’ju them vetëm kaq: ai roman s’është shkruar për mediokër si ju, siç quani ju autorin e tij. Mendja juaj s’arrin të kapë as një të qindtën e tij. Më vjen keq që e keni ndotur duke e prekur. Por jo atë çka përmban ai. Atje, dhe po të doni, ju s’mund të futeni dot kurrë.

    GeNtI

  47. Orakull,

    S’e kanë të gjithë fatin të jenë të tillë, se është dhunti. Është një sfidë misterioze intuitivie, e vetëlindur, që i bëhet idiotësisë dhe çmendurisë, të cilat vetëm intuitë s’mund të kenë. Është një lloj peshqeshi, thotë populli. Kjo aftësi nuk fitohet me studime e përimtime qoftë gjatë gjithë jetës, se e falin zanat që në djep.

    Ju jam mirënjohës për objektivitetin tuaj në diskutim për faktin se e keni kapur në parim shqetësimin tim, jo se keni hyrë në konkretësi, të cilën as që jua kërkoj, se s’do të ishte e drejtë. Ju mund të mos dini asgjë për romanin dhe autorin në fjalë, por jo që s’i pështyni, siç bën idiotësia, por mbani lart si një njeri me “NJ” të madhe flamurin e më të bukurit virtyt njerëzor – të modestisë e të zemërgjerësisë, të mosfyerjes qoftë edhe të një autori “mediokër”, si ai i romanit në fjalë. S’do të prekesha kurrë po ta rrëzonte romanin dhe autorin një njeri si ju, por do t’ju vlerësoja: ja një intelektual që e shpreh pa përbuzje, pa nota shkollore, por me takt, mosmiratimin e tij. Takti është shprehje e njerëzillëkut, toni i prerë i tipit të LoGaritmit (matematikor, që kupton përtej shkencës…) është formë e mendjemadhësisë më të poshtër që tregon të kundërtën e normalitetit intelektual, të kundërtën e njeriut idealist (që kërkon me të drejtë Luliani), është një lloj idiotësie që nuk kupton vetveten, se ka dhe idiotësi të zgjuara, që i dinë kufijtë dhe caqet e vetes, si idioti i Dostojevskit, që di edhe të dashurojë, edhe të sillet si fisnik, edhe të mjekohet për idiotësinë e tij.

    Gjithsesi, idotët par excellence na e larmizojnë jetën, që do të ishte shumë e mërzitshme dhe monotone pa ta. Janë ende të nevojshme dënimet dhe ndëshkimet e kohës së mykur të diktaturës së tyre për të na sjellë në kujtesë ca gjëra të harruara… se edhe neveria dhe përbuzja që kemi ne për diktatorë të tillë të mendimit kanë nevojë për pak karburant idiotësie të tyre që të rrinë në aktivitet, ndryshe ne do të vetëkënaqeshim deri në narcizizëm.

    Me sa e kapa unë esenë tuaj të shkurtër, jo të gjithë janë të aftë t’i kuptojnë ca gjëra, si fjala vjen një letërsi të vërtetë (s’e kam fjalën për romanin “Lotët”, por në parim ) apo një një shkencë (LoGaritmike) të vërtetë. Idiotësia, e lumja, mbijeton, se nuk kupton dot as vetveten, ndryshe do të vetëvritej. Idiotët janë me fat që nuk preken nga çmenduria, se çmenduria, siç thotë Luliani (në mos gabohem) ka edhe shkëlqime gjenialiteti, dhe i çmenduri, duke e kuptuar handikapatësinë mendore të vetes, edhe mund të kalonte në vetëvrasje. Sipas statistikave, asnjë idiot s’e ka vrarë veten, por vetëm të zgjuarit dhe të çmendurit. Prandaj është fat të jesh idiot… e ke mbijetesën të sigurt. Dhe të mbllaçitësh i sigurt supën e dy zotërinjve…

    Shëndet,
    GeNtI

    • GeNtI, të lutem mos e tepro me mundësinë që po të jap të flasësh këtu. Ruaj gjakftohtësinë, ose – për ta thënë shqip – mos më rokanis shumë. Çështja që ngre ti ka përparësi jashtëzakonisht të ulët në preokupimet e mia këtë moment; pavarësisht se ti vetë tregohesh histerik dhe i pagdhendur në ato që thua. Autorin që përmend unë as e mbaj mend ta kem zënë në gojë – aq i parëndësishëm është. Mund të ketë shkruar një kryevepër, nuk e përjashtoj (edhe pse vështirë të jetë ashtu, po të gjykohet nga kualiteti i përkrahësve); por kaq nuk mjafton – kryevepra duhet edhe të zërë vend në një kulturë, që të përligjë vendosjen e autorit në një enciklopedi madhore.

  48. Eshte parimi baze i demokracise Gent.Le ta shijojme dhe lejojme jetesen ne boten ashtu sic ajo eshte e ndertuar; ne unitetin e te kundertave,ne natyralitetin e saj krijues.
    Pak a shume,ti bere t’njetin gabim qe ka bere me pare xha xhai.Edhe une pjeserisht e kam bere shume here ne menyre te pavullnetshme.Ky eshte pesimi qe diku permenda.
    Prandaj doli nga njerezit e larte regulli i “lirise se mendimit”.i cili presupuzon ne radhe te pare qe mos ti kerkosh llogari xha xhait per ate qe ka shkruajtur,edhe pse ndoshta gabim e ka vleresuar.Eshte njesoj si ti kerkosh llogari nji “x”-Perke votove dhe me argumento;Pse votove per Ps,per shembull?
    Ketu ka rendesi me shume parimi sesa pozicioni individual i xha xhait,ose imi personal ose i kujdo qofte.
    Bota eshte profane,ne s’duhet ta thellojme kete profanititet.
    kjo liri e medimit ka si pasojen e saj me kryesore dhe llogjike mos ofendimin,mos kundershtimin me nje kusht baze nese te gjitha palet kemi pranuar dhe miratuar te njetin parim.Lere te rije cdo pale ne llogorene e saj kenveshtruese.Ne te kunderten do te kishim barazi ne barazi,te cilen une dikur ketu e kam quajtur “boshllek” ose nje fjale tjeter mund ta zevendesoja tani “idiotesi”.Duhet te kemi barazim ne ndryshueshmeri.Ky eshte mesimi i madh qe na na vjen nga pesimi Kishe xhamira monoiste,diktatura.Nese te dy bashke do te respektojme dhe do ndertojme themelet e nji godine me kete parim,duhet te respektojme njekohesisht parimin baze dhe pasojat respektuese te tij.Nese do te ndertojme dy godina me parime te ndryshme kuptohet qe nuk ka me mates te njete,i cil do te ishte parimi i njete i pranuar.
    Ne kete rast do te binim ne ekstremitet,i cili te con ne absolutizem.

  49. Jam kunder thelbit te atyre qe thua ne te tre postimet Orakull, por me lejo te vazhdoj lirshem.

    Eshte ai qe shkruan qe ushtron presion, lexuesi i piketuar vetembrohet; dhe ne vetembrojtje lejohen te gjitha armet, perfshi dhe nguljen ne gozhde.
    Jo vetem sistemi qe iku, por gjithe te tjeret qe prej grekeve te lashte (s’mund te mos i permendim idashur), kane pasur mekanizma (te mira e te keqia) qe kane rregulluar mardheniet e shkrimtareve (e poeteve) me publikun. Ndaj luhen sot e kesaj dite tragjedite, se publiku i mbledhur atje edhe forcerisht, e merrte me ya nje shfaqje te dobet. Dhe nje shfaqje te dobet e marrim me ya edhe sot. Pse jo letersine? Se behemi nihiliste? Po a je nihilist kur nihilizon nihilin?
    Ajo qe ofrohet pretendon te jete art. Arti do kritike, arti duhet te te kenaqe. Nje pikture e sheh nje minute e ben tutje por nje roman me 230 faqe apo 800 sa i shkruan ndonje qe i pelqen perseritja, qe i pelqejne fjalet e perbera, qe i pelqejne paragrafet e gjate, qe i pelqen retrospektiva, qe i pelqen ta tjerre si ndjese paste gjyshja e tij leshin, do jave ta lexosh. Lexuesi nuk ja ka per borxh kohen shkrimtarit, per librin e ka paguar. Shkrimtari i ka borxhe lexuesit: kenaqsine me vepren e mire, e …me falni per kohen e harxhuar per vepren jo te mire, qe s’ka rendesi ne eshte mediokre apo dobet persa mbetet tentative.
    As nuk ja vlen te shkruajne te gjithe sepse ka vend per te gjithe apo se fundja dicka do dale ne drite. Kjo skeme e perdorur nen diktatin e komunizmit, po shohim te rigjallerohet sot e te marre permasa te tilla sa lexuesi shqiptar ti kthehet serish vetem letersise se huaj, sic pat bere. Se ler nje, shkruaj nje fjale te mire per nje tjeter, nxit ate e levdo kete, keta individe sot jane grupuar, organizuar botojne libra e publikojne revista e gazeta e kur te zgjohen lexuesit kane per ti gjetur te pushtuara te 360 gradet. Ketu qendron e keqja me e madhe.
    Mire, per plot arsye ja vlen te shkruajne te gjithe. Por nuk duhet harruar se ata shkruajne per lexuesin, te sotmin, te nesermin, te pasnesermin. E nese i sotmi nuk i ve re (supozojme se jane Pesoa) le te presin sa te dale neser Saramago e t’ja kendoje Nobelit.
    Po e mbyll me dicka interesante. Autori i vargjeve: Vdiq Naimi, vdiq Naimi/ moj e mjera Shqiperi/…- u quajt poet i madh jo aq nga vargjet qe kishte shkruar se sa nga vdekja e Naimit.
    Se mos harroj: Lexuesi nuk pelqen librin (letersine). Mbrojtesi i librit (letersise) nuk pelqen mendimet e lexuesit. Keto jane te dallueshme e te ndara nga nje humnere, ndaj kujdes se nuk kalohet serbes-serbes, e nuk eshte trimeri te gjuash me gure.

  50. Genti, mendoj se nuk e ke kapur sic duhet qellimin e asaj kritike e kjo te ka cuar ne rruge te gabuar.

    Kritika ishte e pergjithshme, akuzon perqasjen e shqiptareve ndaj Wikipedise e kerkon te nxise pergjegjesine ‘qytetare’ te vullnetareve, lenien jashte te egoizmave apo adhurimeve, me qellim pasqyrimin e realitetit shqiptar e jo te realiteteve individuale apo grupore.

    Kuptohet qe ne nje kritike pergjithesuese, do digjet ndonje i njome me te thatin, eshte matematikore, gabimi ekziston edhe ne matjen me vizore e jo me ne matjen me sy.
    Por per kete arsye, kurrsesi kritika nuk del e pavlefshme.

    Persa i perket fjalorit te perdorur, vandalizmi kulturor ne Shqiperi ecen krahperkrah me prostitucionin kulturor e keto jane shenjat e qarta te anarkise kulturore ku ndodhet Shqiperia.
    Nga ana tjeter anarkia kulturore nuk lejon dot as shquarjen e te mirit, keshtu qe edhe i miri duhet te beje durim.
    Mos harro qe Shqiperia eshte nje shtet ku politikani ben artistin dhe artisti politikanin, ku secilit i duket vetja shpetimtar i dickaje shqiptare, njeri i artit, tjetri i letersise, ai matane i politikes apo ekonomise e keshtu me radhe.

    Do thoja se ne keto rrethana, njeriu eshte i prirur te shkoje drejt te sigurtes,te qendrueshmes psh letersia e huaj e me gjere autori i huaj eshte fushe e sigurte; se thonin qemotit ‘ujit te turbullt mos i shko permes’.
    Po ashtu ky qendrim mohues, do heqe qafe edhe shume autore medioker qe lindin ne kohe anarkie, ne kohet kur te gjithe mendojne se mund te dallohen mbi te tjeret.

    Kritika e xha xhait duhet pare sidomos si thirrje per te vendosur rregulla te cilat ne fillim duhet te ekzistojne ne ndergjegjen e secilit, per te qene pastaj te efektshme edhe ne ndergjegjen e perbashket.

    E kuptoj dhembjen tende, por nuk e ndaj, pasi ka shume ndikim elementi personal ne te.

  51. CD<<<Se mos harroj: Lexuesi nuk pëlqen librin (letërsinë). Mbrojtësi i librit (letërsisë) nuk pëlqen mendimet e lexuesit. Këto janë të dallueshme e të ndara nga një humnere, ndaj kujdes se nuk kalohet serbes-serbes, e nuk është trimëri të gjuash me gurë.Ndaj luhen sot e kesaj dite tragjeditë, se publiku i mbledhur atje edhe forcërisht, e merrte me ya një shfaqje të dobët. Dhe një shfaqje të dobët e marrim me ya edhe sot.>>>1.

    Nji argument mund te jete i vertete por mund te jete i pavleshmen,mund te jete i vlefshem por nuk eshte i vertete dhe,e fundit,mund te jete i vlefshem dhe i vertet njivëndmërisht.

    a.Shrimtarët janë njerëz të zgjuar.b.Lexueso-shikuesët janë njerëz të zgjuar(ose kritiket).Syllogizmi(mos ka gjë të bëjë ky term me ngjashmërinë e syve,sylonien beh..??,më duhet ta përmend i dashur ne lidhje me konceptin origjinor tim për termat greke) që “të gjithë lexuesit janë shkrimtarë” është i pavlefsheme.Nga sylogjizëmi(tani po më del edhe “gjiri”-i,të,së gruas *Shqipe apo të tokës “greke,nuk mun ta përcaktoj),syri i majtë me syrin e djathtë nuk janë të ngjashëm,bile njëri “sy” është i dëmtuar rëndë,është preferenca ime personale vleresuese.Dhe ky “sy” është publiku.Prandaj “ya” e publikut nuk ndryshon nga ajo e karocierit që nxit kuajt që t’risin çapin(jo Çapteri-n,sepse nuk nevoje per nji çap te ri,por nji çap me te s(h)pejd si te Akilit te Homerit).

    Një çfaqje mund ta japim në një fshat të humbur ku publiku të gurmazojë “ya” dhe në Tiranë,përkundrazi ti rrjepi lëkurët e para të pëllëmbëve.Po kështu dhe nji liber.

    Mund të ndodhë me te njitin shfaqje, që në Tirane 2009 publiku dogji duart,pas 1000 vjetesh ne Tirane 3000,Tironsit e se ardhmes tja bejne “ya”.”Ya” e fshatit “xx”nuk mendoj se buron nga i njejti degjimo-shikim-mendim-meditim me “ya” e pas 1000 vjeteve.

    Por çfarë duhet me i thon tash t’tri publikeve,nëse dikush na var kumborën e judge (xhaxh).Që ti ‘fshatar” të kesh turp,sepse për këtë cfaqje që ti po iao-n,Tironsit mbushën pavionin e “s’po e përmend” e djegjeve te lekures te shkalles se pare.Që ti Tirons i vitit 3000,mu bëre më keq se fshatarët e vitit 2009 me këtë “ya”-në.
    Nese kritiku synon te imponoje opinion e tij,ai synon homogjenizimin.
    Eshte e po aq e veshtire te jesh kritik i ndershem,aq sa e lehte te jesh trim me gure.

  52. Orakull,
    Une vertet e cova mendimin deri ne humneren e silogjizmave por nuk e shtyva ne te; perkundrazi terhoqa vemendje per kujdes. Qe kjo teme u rithirr me silogjizma, mbase per ngacmim, kjo nuk do te thote se mund te vazhdohet me to duke i bere krejt qesharake.
    Krahasimi im i shfaqjeve me librat ishte si krahasimi i lekurepunesit kur shkon e ble bageti te trasha e te imta. Lekurepunuesi merakoset per lekuren pa e vrare mendjen per trendelinen a jonxhen qe kane kullotur bagetia, per mishin e leshin. Lekurepunuesi e di gjithashtu se nga po i njejti kec do kete kepucet mbreti e cifciu. Keshtu, si fshatari yt si Tironsi jot kane te njejtin roman per te lexuar ndersa kane pare dy shfaqje te ndryshme te drames me te njejtin titull. Libri nuk permiresohet a perkeqesohet nga levizja fshat-qytet, shfaqja po.
    Sa per ate se pasardhesit tane do zbulojne neser gjeni qe ne i paskemi humbur, mjere ne – do na thone ku i paskan pasur syte. Por, kjo ne vetvete nuk na e cenon te drejten per te bere ya.
    Falemnderit qe me drejtohesh me i dashur, sepse qe te jem i sinqerte me idashur ju adresova atij qe shkruan ketu me kete nick; gjithsesi, edhe nje here, te falemnderit per keqkuptimin.

  53. Gen_TI,

    Mos bertit kot. Per te share, shaj sa te mundesh, se ketu ne blog ne pergjithesi sharjet i mbeten ne dere atij qe i nis.

    Une jam lexuese. Hyj ne ate kategorine qe tha dikush me lart, nuk i kam gje borxh as shkrimtarit, as kritikut qe me mashtron te blej dhe te lexoj librin medioker. Nuk te kam borxh as ty te te shpjegoj pse me duket medioker. Mundet qe aq kuptoj une, mbase s’kam aq kulture e formim qe te vleresoj talentin e madh te Stavri Pones. Ose mbase ai s’ka fare talent te madh, se ai pjesen me te madhe te jetes libra per femije ka shkruar. Tani qe u be deti kos, paprimtas u gdhi shkrimtar i qametshem. Ose ti ke nje lidhje personale me te dhe nuke je objektiv e te dhemb me shume se te tjereve shkrimi i Xha-xhait.

    Sic e sheh, ka shume te panjohura ne kete diskutim. E njohur nga te gjithe eshte e drejta per te patur mendim dhe per ta shprehur lirisht ate. Po te lexosh me kujdes, do shohesh qe askush nga ne ketu nuk u hodh te te shante me liber shtepie, sic po ben ti. Thjesht rame ose jo dakord me vleresimin tend.

    Tani, nese ti pret qe ne te vihemi ne rresht me pankarta e te brohorasim “Rrofte Stavri Pone shkrimtari i shquar” “Rrofte Klara Kodra kritike e shquar” mos prit kot.

    Dhe e fundit. Ti vertet mund te pandehesh se po bisedon me Xhaxhain dhe e do pergjigjen nga ai. Por kete mund ta besh privatisht, jo ketu ne blog. Po e hape lojen ketu, je “fair game” per te gjithe.

  54. Xha Xha,

    Në replikën tuaj, ju thoni: “Genti, të lutem mos e tepro me mundësinë që po të jap të flasësh këtu. Ruaj gjakftohtësinë, ose – për ta thënë më shqip – mos më rokanis shumë. Çështja që ngre ti ka përparësi jashtëzakonisht të ulët në preokupimet e mia në këtë moment; pavarësisht se ti vetë tregohesh histerik dhe i pagdhendur në ato që thua. Autorin që përmend unë as e mbaj mend ta kem zënë në gojë – aq i parëndësishëm është. Mund të ketë shkruar një kryevepër, nuk e përjashtoj (edhe pse vështirë të jetë ashtu, po të gjykohet nga kualiteti i përkrahësve); por kaq nuk mjafton – kryevepra duhet të zërë vend në një kulturë që të përligjë vendosjen e autorit në një enciklopedi.”

    Kjo përgjigje e vrazhdë, kur etika më elementare e lyp që një çështje të diskutohet me argumente e jo me tone autoritare, më duket paradoksale. Ajo flet për një megallomani të sëmurë, e cila ju paska pllakosur keq. Me atë ton të pahijshëm “mos më rokanis shumë” drejtojuni servilëve tuaj, jo mua. “Rokanis” do të thotë t’i biesh më qafë dikujt pa të drejtë, çka s’e kam bërë asgjëkundi në këtë blog. Nëse po, më tregoni se ku. Edhe gjakftohtësinë e kam ruajtur në çdo diskutim dhe dua të më thoni se ku s’e kam ruajtur. Kam thënë të vërtetën, çka duket se ju ka djegur, por të thuash të vërtetën nuk është aspak është baras me “të humbësh gjakftohtësinë”. Mos pandehni se do të ndërroj tonin e qetë, të matur dhe argumentues të diskutimit tim nga ky paralajmërim kërcëllues juaji. Kur mbroj një bindje, me mua s’ju shkon kungulli mbi ujë, Xha Xha. Gjeni ndonjë tjetër për ta trembur.

    Ju më thoni: “Mos e tepro me mundësinë që po të jap të flasësh këtu.” E di, z. “Profesor Doktor”, që e zotëroni këtë katedër dhe mund të ma hiqni të drejtën e fjalës. E di që jeni drejtuesi kryesor i “Peizazhe të Fjalës” dhe mund të ma ndërprisni diskutimin në çdo kohë. Por s’do të ma mbyllni dot gojën, se ka katedra të tjera vërtet demokratike, ku do të më jepet mundësia ta godas qëndrimin tuaj të padrejtë siç e meriton, që i trembeni së vërtetës dhe diskutimit të lirë.

    Ju më thoni: “Çështja që ngre ti ka përparësi jashtëzakonisht të ulët në preokupimet e mia në këtë moment… “ Ç’gallatë. Ç’pandehni ju, se unë paskam qejf të trajtoj këtu çështje që kanë përparësi për ju, të ulëta a të larta?! Mos jam sekretari juaj, që të merrem me përparësitë tuaja?! Ç’më duhen mua përparësitë tuaja? Ajo që nuk kuptoni, mor zotëri, është se çështja, që unë ngre, vërtet lidhet me ju, por ka rëndësi parimore, jo utilitare. Më duket habi që s’kuptoni, apo bëni sikur s’kuptoni, se thjesht puna është se unë ju kërkoj llogari në një debat mendimesh të lira se përse keni fyer pa të drejtë një autor. Këtu u ndalni dhe mos nxirrni si alibi agjendën tuaj të ngjeshur me preokupime! Këto lloj bishtnimesh ndaj thelbit të problemit ngecjani ndonjë tjetri, jo mua. Unë ju kam sfiduar në një debat për një problem etik, kurse ju flisni kodra pas bregut, a thua se më interesojnë preokupimet tuaja private. Nëse fyerja që ju u bëni të tjerëve s’përbën preokupim për ju, aq më keq për ju, për moralin tuaj.

    Ju më thoni: “… pavarësisht se ti vetë tregohesh histerik dhe i pagdhendur në ato që thua.” Jo, Xha Xha. Jo. Histerik dhe i pagdhendur, tej mase bile, po tregoheni ju me këtë lloj hakërrimi të egër e të pasjellshëm. Lexojini prapë diskutimet e mia, aty i keni. Por arroganca juaj, kur e vërteta që ju thonë s’ju pëlqen, qenka e përbindshme. Më i pagdhendur se ç’po tregoheni ju, duke më fyer pa të drejtë, s’ka ku të vejë. Më tregoni se në cilat shprehje apo në cilin qëndrim jam treguar i pagdhendur. Ju ngatërroni vendosmërinë për t’i thënë gjërat troç, për ta thënë të vërtetën siç është, me të qenit i pagdhendur. Unë ju kam kërkuar dhe ju kërkoj llogari hapur, me qetësi, në bazë të së drejtës së mendimit të lirë, se përse ju pështyni një autor, kurse ju dridheni e spërdridheni, sepse s’doni t’i dilni ballazi së vërtetës.

    Ju më thoni: “Autorin që përmend, unë as e mbaj mend ta kem zënë në gojë – aq i parëndësishëm është. Mund të ketë shkruar një kryevepër, nuk e përjashtoj (edhe pse vështirë të jetë ashtu, po të gjykohet nga kualiteti i përkrahësve); por kaq nuk mjafton – kryevepra duhet të zërë vend në një kulturë që të përligjë vendosjen e autorit në një enciklopedi.”

    Do të isha futur kot në temën e hapur në këtë blog: “Idiotësi dhe Çmenduri” nëse do të lija pa denoncuar moralin tuaj me dy standarde, hipokrizinë tuaj, gënjeshtrën tuaj ditën për diell. Nëse nuk e mbani mend autorin, pse e riafishuat artikullin tuaj, ku midis autorëve të tjerë të pështyrë prej jush është edhe Stavri Pone? Për çfarë e riafishuat, për të përligjur drejtësinë e gjykimit tuaj në botimin e tij? Megjithatë, me që s’e mbakeni mend atë autor, do t’ju them unë dy fjalë për të. Se është pikërisht për dinjitetin e tij që kam marrë mundimin t’i hyj debateve në këtë temë “Idiotësi dhe Çmenduri”.

    Diskutimin në këtë blog e fillova i nxitur nga prononcimi juaj, ku midis të tjerash, thoni: “ka autorë që shtyhen e pështyhen…” (etj.) Këtu qëndron thelbi i vajtimit tuaj fals për ta. Hiqeni sikur ju vjen keq për ta, shisni moral duke u qarë hallin autorëve që “shtyhen e pështyhen”, kurse jeni ju vetë që bëni të kundërtën, që i shtyni e i pështyni, çka jua kam vënë në dukje. Autori Stavri Pone, mor zotni, që ju e injoroni, siç ju citova më sipër, ka fituar “Pendën e Argjendtë” dhe çmime të tjera kombëtare në letërsinë për fëmijë. Është marrë me përkthime, ka shkruar skenarë, ka botuar romane, etj. Kurse ju thoni “është aq i parëndësishëm…”. Po pse, ç’po kërkoj unë, çmim kombëtar për të, që ju skandalizoheni aq shumë?! Unë thjesht ngul këmbë se ai e meriton të jetë në Wikipedia. Jo, thoni ju, ai s’e ka vendin atje, se është autor “i parëndësishëm”. Po mirë kush jeni “JU” që keni të drejtë të vendosni (në fakt, vetëm sa përgojoni të tjerët para publikut, se s’vendosni gjë!) se cili shkrimtar duhet konsideruar i rëndësishëm e cili jo? Ju mbase njihni vetëm autorët që keni bërë në shkollë, ndoshta dhe ca të tjerë, që sipas jush vlejnë për në Wikipedia, po njohja juaj e ngushtë mos është kriter për të përcaktuar rëndësinë e këtij apo atij shkrimtari?

    Ju më thoni: “Mund të ketë shkruar një kryevepër, nuk e përjashtoj (edhe pse vështirë të jetë ashtu, po të gjykohet nga kualiteti i përkrahësve); por kaq nuk mjafton – kryevepra duhet të zërë vend në një kulturë që të përligjë vendosjen e autorit në një enciklopedi.”

    Po, Xha Xha, kryevepër ka shkruar, edhe pse juve s’jua rrok mendja këtë. Ju kujtoni se kryeveprat mund t’i shkruani vetëm ju apo të njohurit tuaj, se janë monopol i një kategorie të caktuar. Fakti është se romani “Lotët e trëndafilit” pëlqehet në mënyrë të veçantë nga lexuesit. Këtu s’është vendi t’ju dokumentoj komentet e tyre, vlerësimet që shprehin ata, disa nga të cilat i kam lexuar në emailat që më ka dërguar autori. Pavarësisht se LG-ja e konsideron atë roman “mediokër” dhe e quan me tallje “copy-paste”, çka është e drejta a tij, është edhe e drejta ime të them se s’është ashtu. Ai është një roman, ku vetëm një ese e protagonistit vlen më shumë se ç’ka shkruar gjithsej z. LG. Ky zotëri e quan mediokre edhe studiuesen Klara Kodra, po atij aq ia pret. Gjithsesi, është e drejta e tij ta quajë atë roman edhe më pak se mediokër, fundërrinë letrare, antiroman, ç’të dojë… Dhe nëse tani u prononcova për këtë roman, e bëra për dy arsye: e para, t’ju kundërshtoj juve, z. Xha Xha, që talleni kur dëgjoni që z. Pone mund të shkruajë një kryevepër; dhe e dyta, për t’i dhënë përgjigje LG-së se romani “Lotët e trëndafilit” s’është ashtu si thotë ai. Më parë, në këtë blog, s’kam folur në asnjë vend për meritat e këtij romani, s’kam vënë në dukje asnjë veçori të tij, s’e kam lavdëruar në asnjë diskutim timin.

    Por kur ju, z. Xha Xha, ironizoni me cinizëm aftësinë e një autori si z. Pone për të shkruar një kryevepër, s’ka si të mos ju them se ai jo vetëm është i aftë ta shkruajë, por e ka shkruar. Sa për LG-në kam dyshimin se ia fut katundit pa e ka lexuar fare romanin, thjesht për t’i mbajtur iso tezës suaj të nulitetit të këtij autori, që paska dalë nga një “libër telefoni”.

    Po e zëmë se ky autor ka dalë vërtet nga një “libër telefoni”, pra, është një hiç. Po ju, Xha Xha, nga keni dalë? Nga literatura komuniste, siç thotë Mërgim Korça në një shkrim të tij, ku jua ndreq samarin për pështyrjen që i bëni poetit tonë të madh kombëtar, Gjergj Fishtës? Por në këtë debat s’e kam fjalën për poetin tonë të madh, se e keni marrë përgjigjen për të, por për një autor tjetër, që edhe ai nuk është pa vlera letrare të vetat.

    S’më vjen keq pse juve, Xha Xha, ju duket e pamundur që romani “Lotët e trëndafilit” të jetë një kryevepër, është e drejta juaj të mendoni si të doni. Por më vjen vërtet keq kur thoni se s’ka si të jetë kryevepër një roman që pëlqehet nga “kualitete të dobëta”, domethënë nga lexuesit e thjeshtë. Kurse ju, me demek jeni “kualitet i lartë”. Më shumë se autorin, ju fyeni mijëra lexues të thjeshtë. Por ai që fyen, ka fyer veten. Ai libër Xha Xha, ka aq vlera letrare, sa mendja juaj prej intelektuali mendjemadh nuk i rrok dot. Njerëzit e thjeshtë, po.

    Megjithëse është amorale të injorosh një autor thjesht për faktin se s’di asgjë për të, ky autor, për të cilin thoni se “as e mbaj mend ta kem zënë në gojë – aq i parëndësishëm është…”, këtë shumëzim me zero që i bëni jua shpërblen me një mësim morali të atillë, që do t’ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë. Dhe jam i sigurt se pasi të njiheni me këtë mësim, ky autor s’do t’ju duket më “aq i parëndësishëm…”

    Me finesë e lezet, siç e ka stilin, në romanin e tij “Armiku i Shtetit” ai ka sajuar një personazh karagjoz e mendjetrashë me nofkën Xha Xhai, që nuk di a është kipci juaj artistik apo jo, sepse s’ju njoh. Xha Xhai i romanit është i moshuar, ju mbase jeni i ri; ai është “Kryetar i Shoqatës së Qenve”, kurse për ju s’di ç’kryetar mund të jeni; ai është i patalentuar dhe këtu ndoshta përkoni me të, por meqë s’ju njoh, s’kam pse hyj në hollësira. Diku ai thotë: “kritikët janë si qentë, të panjohurve u lehin, të njohurve u lëpihen.” Ndryshe nga ai, ju i lehni edhe një poeti madhor të njohur, Gjergj Fishtës. Por me Xha Xhain e romanit takoheni në thënien: “të panjohurve u lehin”, siç bëni ju kundër Stavri Pones.

    A jeni është kipci juaj ky personazh i këtij romani apo jo, këtë mund ta vendosë gjyqi nëse ju e paditni autorin me akuzën se “ka nxirë realitetin”, domethënë personin tuaj. Po zor se ju pi ujë, se autori thotë: “Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona realë është krejt e rastit.” Pra, ligjërisht ai është i mbrojtur. Megjithatë, nëse gjeni te Xha Xhai i romanit ndonjë aluzion për pasqyrim të pasaktë të portretit tuaj, e kam fjalën për atë të brendshëm, do t’ju duhet të zini një avokat të zotin për të bindur gjyqin se është kështu. Është e drejta juaj të mbroni integritetin moral të figurës suaj, që autori të dënohet.

    Gjyqi mund t’ju pyesë juve se përse ju, përpara se autori Stavri Pone të krijonte një personazh që deformon shëmbëlltyrën tuaj të kulluar, keni krijuar edhe ju një shëmbëlltyrë të shtrembër për atë autor përpara një auditori prej miliona njerëzish, siç është interneti, duke përdorur shprehje tallëse të tilla si “udhërrëfyes i mendjeve e i zemrave shqiptare anembanë botës…”, “i ngre vetes piedestal…”, “ka dalë nga një libër telefoni…”, është “vandal kulturor”, “ “i parëndësishëm”, “s’ka zënë vend në kulturë” etj.

    Unë nuk di se do t’i përgjigjeni ju kësaj pyetjeje të gjyqit. Sa për avokatin e autorit them ai mund ta mbrojë autorin me këto argumente:

    Si s’ka zënë vend në kulturë një autor që ka fituar “Pendën e Argjendtë” dhe çmime të tjera kombëtare?! Që ka krijuar një personazh si “Kokëkashta” që ka qëndruar në emisionet e fëmijëve në TV për 10 a 15 vjet? Që është skenarist i mbi 25 filmave të animuar? Që ka përkthyer mbi 30 vepra të mëdha? Që romani i tij “Lotët e trëndafilit” është vlerësuar lart si nga kritika, edhe nga lexuesit?!

    Megjithatë, megjithë mbrojtjen e avokatit të tij, kushedi ju e fitoni gjyqin, Xha Xha. Romani do të ndalohet, si në kohën e diktaturës suaj komuniste, dhe zemra juaj të gufojë nga kënaqësia e fitores.

    Edhe pse kam përsiatur gjatë, prapë çuditem se përse u bini më qafë krijuesve të aftë. Ndoshta kjo ndodh nga njëra prej dy arsyeve: nga padijenia ose ligësia. Padijenia është e falshme dhe i painformuari i ndërgjegjshëm kërkon falje. Ligësia është e pafalshme dhe që të dalë e palagur fshihet prapa hakërrimave, fyerjeve, rokanisjeve të kokës apo heqjes së të drejtës së fjalës…

    Jeni kruar më kot me një “dark horse”, Xha Xha. Megjithatë, nëse doni, vazhdoni ta quani “të parëndësishëm” një autor si Stavri Pone, është puna juaj. Por nguleni mirë në mendje: ai nuk është nga ata që thjesht nxjerr shaminë nëse e pështyn dikush, por bën më shumë se aq, madje shumë më shumë.

    Sa për LG-në, që dashka t’i referohem, po i them ta mbajë pak gjuhën për respekt të debatit, se është Xha Xhai që shan me “libër telefoni”, ku janë miliona njerëz, nga i cili “ka dalë” dhe autori Pone, çka është një fyerje e rëndë. Një libër shtëpie s’është më shumë se një forum ose blog. Dhe mos shpifni, se nuk ju ka hije, se nuk kam sharë njeri me libër shtëpie. Askush s’po kërkon himne për Stavri Ponen, por kërkon të mos pështyhet. Himne kërkoni ju për njerëz mediokër, ju, që nuk lini personalitet të shquar pa sharë nëse s’është dakord me mendimet tuaja. Ju s’i afroheni as te maja e këmbës Klara Kodrës. Dil me një artikull dhe dërrmoje romanin e Pones, dil e debato me Klara Kodrën, se i gjen shkrimet e saj të botuara, nëse keni aq zotësi sa ç’po e hiqni veten, dhe mos bëni thirrje patetike, se s’më stepni dot.

    GeNtI_TR

    • GeNtI_TR, ma ke keqkuptuar metaforën e Librit të Telefonave. Në qoftë se të ka qëlluar ta shfletosh ndonjëherë atë libër, do të kesh vënë re se veçori e listës së personave atje nuk është anonimiteti, por gjithëpërfshirja; ose mungesa e një kriteri përzgjedhës. Mjafton të kesh telefon dhe të del emri. Kam njohur një herë një shqiptar, shpirt njeriu, që i bëhej zemra mal sa herë që e shihte emrin e vet në librin e telefonave të Bronx-it.
      Kur e krahasoja listën e shkrimtarëve shqiptarë e një listë emrash të nxjerrë kuturu nga një libër telefoni, këtë kisha parasysh; mungesën e kriterit përzgjedhës. Jam i sigurt se përfshirja e një autori shqiptar në Wikipedia nuk do të thotë, vetvetiu, se vepra e tij është pa vlerë; por, për fat të keq, nuk do të thotë as se vepra e tij është me vlerë. Thjesht dikur ka dëshiruar ta futë atje, dhe ka përfituar nga sistemi i hapur i botimit të materialit. Në librin e telefonave ka edhe njerëz të shquar, madje të mëdhenj e të papërsëritshëm në fushat e tyre. Çështja është që libri i telefonave, në vetvete, nuk të ndihmon për t’i identifikuar.
      Mbaj mend që, në vitet e largëta 1960, shkronja C e Librit të Telefonave të Tiranës përmbante vetëm tri hyrje, por njëra prej tyre i përkiste ama ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë, dr. Ciril Pistolit. Po më kujtohet edhe një batutë e një komiku italian, i cili thoshte se “qëkur mora vesh se fjalët në fjalor janë të renditura alfabetikisht, e kam shumë më të lehtë që t’i gjej.”
      E kam të vështirë të marr vesh se ç’kriter është përdorur për listën e shkrimtarëve shqiptarë në Wiki, përveç simpative personale të bashkëpunëtorëve vullnetarë të asaj enciklopedie. Meqë romanin e Pones nuk e kam lexuar, nuk di ç’të them për atë autor; mund ta kem gabim dhe ai të jetë vërtet i madh, meqë s’e paragjykoj dot; por ia ruaj vetes të drejtën të them se prania e këtij autori në Wiki më është dukur e papërligjur, veçanërisht në kontekstin e asaj liste, në të cilën nxijnë emrat mungues, ose të të gjithë atyre shkrimtarëve që – gjithnjë për mendimin tim – duhej të figuronin atje para Pones. E përsëris, është çështje kriteresh.
      Do të më thonë që shijet letrare janë gjithnjë subjektive, por kjo nuk më pengon të jem i bindur se, bie fjala, Gjergj Fishta është më i madh se Kolë Jakova; edhe pse për disa “Fshati midis ujërave” mund të rezultojë më i këndshëm për t’u lexuar se “Lahuta e malësisë”.

  55. Kam pershtypjen se Gent_TR po na luan ndpnje reng e po ben gallate mbas ekranit, atje ku eshte. Si puna e atij qe mori ne telefon nje restorant kinez me emrin “City restaurant”, dhe porositi “city salad”, “city chicken” dhe “city noodle”, me kinezin qe i perseriste fjalet e tij nje mbas nje.

    Por po qe se e ka serizisht, atehere fjale e Servantesit me dalin parasysh, kur pershkruante Kishotin e tij se …”ai kaq shume u zhyt ne keto romanca sa qe ai shpenzoi dite e nate te tera mbi librat e tij, dhe keshtu, me pak gjume dhe shume lexim truri i tij u tha deri ne ate pike sa ai humbi perdorimin e arsyes se tij;….
    …ai ishte i shpuar nga bindja se bota kishte nevoje per pranine e tij imediate..,

    …me tere mend une kishta lindur qe te isha nje shembull i fatkeqesise, dhe nje shenjester ne te cilen shigjetat e kundershtareve jane te drejtuara…” – tha

  56. Nje enciklopedi ku njefare Kardashi ze nje faqe, ndersa Gjon Buzuku, babai i shkrimit shqip ska as gjysmen e Kardashit, duhet te kete patjeter probleme te medha.

    Shpresoj mos te vije edhe poeti i famshem Kardash me kete vrullin e Gentit, se pastaj do kthehet ne ceshtje bagetish.

  57. Se c’lidhje kane keto terkuzat e gentiterimes me pjesen me larte, po e le vete t’a kuptoje, gjithsesi heshtjes dhe citimit te atribuar gabuar. Nese mendon kush se mund te perdore si me larte shpullat e mia per spond moral, si eshte perdorur gabim hyrja e gentit; me gjithe fodullesken iu them qe jam kelysh i amoralshem i Nitzschishit: fis juglindor i hershem ne fuci te barutit; nuk e lejoj. Oborrtaria ketu eshte aq e larte sa qe merret me shkelma.

    Perndryshe Gento kur thua:

    “Ç’më duhen mua përparësitë tuaja? Ajo që nuk kuptoni, mor zotëri, është se çështja, që unë ngre, vërtet lidhet me ju, por ka rëndësi parimore, jo utilitare.”

    Eshte direkt pergjigje e pyetjes qe ngre:

    ““Rokanis” do të thotë t’i biesh më qafë dikujt pa të drejtë, çka s’e kam bërë asgjëkundi në këtë blog. Nëse po, më tregoni se ku.”

    Pasi nje ceshtje parimore, si pretendon, nuk mund te perdore metoda utilitare si keto komente rrokanisese.

    Megjithe respektin absolut, apo demokratik qofte Xhaxha, keto komente mund te arkivohen fare mire diku ku mund te monitorohet me kollaj, ne dac e moralshmja, ne dac amoralja. Jo se m’u ndye tema/komenti, por sinqerisht do ndahej shapi nga sheqeri me kollaj.

    p.s. Arber, me fal per lapsusin.

  58. Lulian Kodra ka të drejtë: ky diskutim për Wiki-n nuk e ka vendin këtu.
    Ju lutem komentuesve ta vazhdojnë tek tema përkatëse:

    http://xhaxhai.wordpress.com/2007/07/29/wiki-wiki/

    Tash e tutje, komentet e vazhduara nën temën e Lulianit do të fshihen pa paralajmërim, nëse i përkasin shqetësimit të z. GeNtI_TR.
    Megjithatë, Lulian, titulli i temës sate, “Idiotësi dhe cmenduri”, do t’u përshtatej ndoshta të gjitha shkrimeve dhe temave të këtij blogu… Por kjo le të mbetet mes nesh, doemos.

  59. ,,,Megjithe respektin absolut, apo demokratik qofte Xhaxha, keto komente mund te arkivohen fare mire diku ku mund te monitorohet me kollaj, ne dac e moralshmja, ne dac amoralja. Jo se m’u ndye tema/komenti, por sinqerisht do ndahej shapi nga sheqeri me kollaj….
    Lulian!
    Ju nuk kuptoni qe dhenia e komentit te Gentit e nderon Xha Xhane dhe blogun e tij.Mos u anesoni Lulian.
    Genti(po ashtu edhe xha xhai) shpreh nji problem reth nje Wikipedia e reth nji shkrimtari,me nji aftesi te larte t’admirueshme gjuhesore,formale dhe llogjike.Une s’mbaj anen e tij,as anen e Xha Xhait.Une mbaj anen e parimit dhe ndjej kenaqesine e te lexuarit te dy paleve.Kenaqem me hapesiren dhe gjeresine qe jep njohja nga kjo mundesi.Eshte debat.Eshte pjese e jetes.
    Ne pikerisht ate duhet ta kuptojme;qe ndoshta jemi “pak te semure si komb” ne menyren e trajtimit te debatit midis paleve me pikepamje te kunderta.Dhe kjo semundje eshte mbyllja e gojes qe JU,ndoshta nga padija reth ketij koncepti te thjeshte,ndoshta qellimisht nga deshira jote negative,kerkoni ne menyre te vazhdueshme “Qelite e mendimit njerezor”
    Dihet qe nese do te besh inferior dike(seshte i pari rast ne kete blog),duke hequr qofte edhe komentin e tij(dhe kjo nuk eshte hera e pare dhe personi i pare),ne te njeten kohe je ne rrezikun e e berjes se gabimit “te te ndjerit superior”,qofte edhe pse ke celsat e kashtes te nevojtores se arkivimit te jashteqitjeve qe mendon se te permuten temen.
    Duhet te heqim dore nga praktikat ortodokse-aziatike.Jemi ne mes te Europes,Lulian.Ndoshta dikur kemi qene NE zemra e saj.Ndersa sot kemi ngelur vetem gjeografikisht sepse kemi mare gabimisht anen e kulturave te gabuara dhe vazhdojme ti ruajme pa i kuptuar(dhe jo vetem ne,ne kete pjese qe quhet “ballkan”,e cila fatkeqesisht ka perfundar ne “bythkan”).Ato jane per tu vendosur,derisa te konsumohen,ne vend te letres Higjenike.
    Sa then me lart,mbahen si te “thjeshta”,por fatekeqesiht nuk jane te tilla.
    Une s’kerkoj te imponoj.Une kerkoj reflektimin ndaj vetvetes ,ku nuk perjashtoj aspak edhe qenien time ne kete proces te panderprere te pafundem nxenie dhe mesimi.
    Leri palet ti hapin sheqerin dhe shapin,sepse perndryshe nuk ndajme dot shapin nga sheqeri.

    • Orakull, mua m’u duk se Luliani vetëm sa kërkoi që debati të bëhet në një vend tjetër, meqë nuk lidhet me temën e tij; jo që të fshihen ose censurohen mesazhet. Për atë i jap të drejtë, aq më tepër që tema e Wikipedia-s ekziston në blog dhe pranon komente.

  60. Une nuk pelqeva kryesoren e nje performance kuptimore te mundshme qe jep shprehja “jo se mu ndy tema”,dhe n’dytesoren e ngaterreses se pronaritetit te temes me pronaritetin e posteve,ose ndryshe e mendimeve te lrishme pas temes.Besoj se vetem titulli i saj le shume mundesi pergjigjeje dhe pergjegjesish ndaj atyre qe shkruhen,shkruajme e pergjigjemi.Pergjigjja eshte njekohesit nje lloj pergjegjesie ndaj vetse,temes si dhe ndaj pergjigjeve dhe pergjegjesive te tjereve.
    Ka pare shume site qe,pas nje teme te dhente,te luten te japesh nji koment.
    Nese behet fjale ndershmerisht per organizim blogur,kerkoj falje mbi keqkuptimin.

  61. LG,

    Kisha vendosur të mos angazhohesha më në diskutim, por thënia që ju më drejtoni: “Ti e hape lojën, je “fair game” për të gjithë”, ishte një nxitje që t’ju drejtohem siç dëshironi, drejtpërdrejt, për të respektuar dëshirën tuaj, që më duket e drejtë. Nuk di nëse redaksia do të pranojë që ky shkrim të postohet këtu, pasi ka dhënë udhëzim të postohet gjetkë. Nëse s’më pranohet, dhe me të drejtë, do ta postoj atje ku duhet. Dëshira ime është të diskutoj me ju në këtë blog, por nëse rregulli është i prerë dhe i parevokueshëm, këtë diskutim timin do ta gjeni atje ku thotë udhëzimi. Gjithsesi, i lutem redaksisë se mbase mund të bëjë përjashtim të postohet këtu, meqë është vazhdim i diskutimeve të mëparshme, të cilat lidhen nga një bosht. Por edhe për një arsye tjetër: në këtë shkrim diskutoj konkretisht edhe rreth temës “Idiotësi dhe Çmenduri”.

    Znj. apo zj. LG, së pari, nuk arrij të kuptoj se ç’doni të thoni saktësisht me shprehjen “je fair game për të gjithë”. Në anglisht “fair game” do të thotë a) një kafshë e egër e lejueshme nga ligji për t’u vrarë në gjueti; b) një veprim a mendim që meriton të tallet e të goditet, një gomarllëk, etj. Kështu, ju ose keni njohje të cekët të anglishtes, ose e njihni shumë mirë këtë gjuhë dhe më fyeni qëllimisht. Unë s’jam as kafshë e egër, as di të kem bërë ndonjë gomarllëk që të jem objekt goditjeje për të gjithë. Nëse e keni fjalën për “fair play”, është tjetër gjë, por sintaksa çalon. Fjalia pak a shumë duhej të ishte “Duhet të luani “fair play”, si të gjithë”, a diçka e tillë.

    E dyta, duke mos iu drejtuar tjetrit me formën respektore “ju”, siç e lyp etika, por me një “ti” primitive, kam frikë se edhe këtë e bëni për më të treguar se çfarë “kualiteti” jam.

    Para se të diskutoj me ju, do të futem në temën e blogut “Idiotësi dhe Çmenduri” që ka hapur Luliani, se duhet respektuar tema, pasi deri tani kam qenë disi jo brenda saj, jam marrë me një temë që e ka vendin gjetkë, siç thotë Xha Xhai me të drejtë. Nuk do të merrem me përkufizimin e idiotësisë apo të çmendurisë, pasi diskutantët e kanë trajtuar, por dua të sjell dy thënie: “Edhe idiotësia është produkt i materies së organizuar në shkallën më të lartë.” (Milan Kundera). Tjetra: “Nëse pushon së qeni i çmendur, thjesht bëhesh idiot. Ka sëmundje që s’duhet të kërkojmë t’i shërojmë, sepse janë të vetmet që mund të na mbrojnë prej të tjerave akoma më serioze.” (Marsel Prust)

    Tema është përqendurar te Kadareja për të cilin kam mendimin se është një artist i madh fjalës dhe them se bëri mirë që s’u tregua idiot për t’i rënë me kokë murit të diktaturës, ndonëse ndonjëherë edhe i binte atje ku gjente ndonjë pjesë muri të kalbur, ose vinte në kokë një kokore mbrojtëse. A ishte disident apo jo, them se jo, çka e pranon dhe ai vetë. A ka pasur në krijimtarinë e tij shenja të disidencës, të kundërshtimit ndaj regjimit, them se po. Kjo duket më fort në alegoritë dhe metaforat e tij, te Pallati i ëndrrave” e gjetkë. Them se ka qenë një gjeni i aktrimit skenik, i ngjashëm me një magjistar iluzionist, prestitigjitator quhet, siç ka qenë një person i quajtur Houdini dhe një tjetër David Koperfild, të dy të famshëm. Këta magjistarë nxjerrin lepurin nga kapelja, e ndajnë njeriun më dysh me shpatë para spektatorëve, ia marrin orën dikujt dhe e bëjnë copa-copa me çekiç, por pastaj e nxjerrin të pacënuar dhe ia japin të zotit. Kadareja këto i bënte në letërsi, i habiste të gjithë me zotësinë e tij në kësi lloj marifetesh dhe, përderisa ato s’e dëmtonin regjimin, ai s’e vuri kokën në rrezik. Por kur ndonjë marifet i zbulohej, hante dru. Si për shembull për “Pashallarët e Kuq”, por jo se ishte disident në të, por se s’ishte aq revolucionar sa donte kritika zyrtare, se nga kapelja s’kishte nxjerrë një lepur, por një iriq, gjembat e të cilit ua shponin duart burokracisë dhe partiakëve. A bëri mirë që shpëtoi kokën e vet dhe të familjes së vet, them se po. Nganjëherë thjesht hiqej si idiot, bënte sikur e kishte shkelur padashur një normë të Partisë së Punës, kurse sa për i çmendur, s’është shtirur kurrë. Dhe i çmendur s’ishte. Çmenduria kufizon me gjenialitetin dhe gjeniu kalon lehtë në çmenduri, dhe shumë autorë gjenialë kanë vrarë veten si Xhek Londoni, Hemingueji, Sylvia Plath, Esenini etj. Por ai ishte aq i zgjuar saqë ndonjë “lajthitje”, me dashje a pa dashje, e kompensonte me vepra që shquheshin nga një frymë e lartë partishmërie si “Shqiponjat fluturojnë lart”, “Dimri i madh” etj.

    E nderuar, LG, para se të diskutoj me ju, më lejoni, ju lutem, t’i them dy fjalë edhe Xha Xhait.

    Xha Xha, nuk jam keqkuptuar aspak për “librin e telefonit” dhe në parim jam plotësisht dakord me ju që për Wikin të ketë kritere zgjedhëse, çka jua kam thënë edhe më parë. Por pavarësisht në e besoni ju apo jo, autori S. Pone s’është marrë nga ndonjë “libër telefoni”, me një fjalë, s’është zgjedhur kuturu apo me hatërllëk. Ju pohoni se s’keni lexuar asgjë prej tij, pra s’dini nëse ka apo s’ka vlera, megjithatë i qëndroni mendimit tuaj se ai nuk meriton të jetë në Wiki, se ka të tjerë më të mirë se ai, të cilët mungojnë atje, pra shtroni një ekuacion të tillë: X (njësi e njohur) ka më shumë vlerë se S. Pone (njësi e panjohur), dhe X-i s’ka pse të jetë jashtë Wikit, kurse S. Pone duhet të jetë. Por s’ka kuptim të krahasohet një gjë e njohur me një gjë të panjohur, sepse s’ka si të dihet që e panjohura, vetëm pse është e panjohur, të ketë më pak vlera sesa e njohura, kur mund të jetë dhe e kundërta.

    Sa për Lulianin do t’i kërkoja miqësisht të mos m’i shtrembëronte thëniet, të mos i “rokanisë” të tjerët (duke përdorur fjalën që përdor ai). Kur i them Xha Xhait se diskutimi im me të është “parimor, jo utilitar”, Luliani e komenton gabim. Me atë thënie unë sqaroj si pozitën time, ashtu edhe atë të Xha Xhait: se as unë as Xha Xhai s’kemi leverdi apo humbje materiale nga ky diskutim, pra debati në fjalë s’është “utilitar”, por parimor.

    Znj. apo zj. LG, tani po ju drejtohem juve. Ju kisha pandehur të gjinisë tjetër, por më thatë se jeni lexuese, femër. Më vjen keq që si në tonin tuaj, edhe në mënyrën tuaj të komunikimit, mungon finesa me atë “ti”-në urdhërore që përdorni ju ndaj një të panjohuri. Që në krye të shkrimit tuaj më thoni: “Mos bërtit, shaj sa të mundësh, por veç mos bërtit…” Po e lë mënjanë tonin tuaj, dhe do të merrem me faktin: ajo çka thoni ju, është gënjeshtër. Aty i keni diskutimet mia, gjeni vendin apo vendet se ku kam bërtitur e ku kam sharë, dhe m’i tregoni.

    Ju flisni me mllef për “një kritik që ju ka mashtruar dhe ju ka bërë të bleni librin mediokër “Lotët e trëndafilit”… E keni fjalën për Klara Kodrën. Një kritik, që mburr një vepër të dobët kundër bindjeve të tij, është maskara. Por nëse do të mburrte një vepër që vërtet e gjykon të mirë, nuk është maskara. Në rastin e romanit “Lotët e trëndafilit” unë dyshoj fort se ju gënjeni kur thoni se jeni mashtruar nga një artikull pozitiv i Klara Kodrës për atë roman, artikull të cilit i besuat, e bletë romanin, e lexuat dhe u zhgënjyet.

    Zonjë e nderuar, një roman i dobët lihet që në faqet e para, e shumta në çerekun e tij. Unë s’di ndonjë njeri që të lexojë me zor, pa e detyruar kush, një vepër të dobët, përveçse nëse e ka për detyrë shkollore. Unë edhe filmin që s’më pëlqen në TV e lë, ndërroj kanalin që në minutat e para. Kurse ju e paskeni lexuar “Lotët e trëndafilit” ngaqë keni rënë viktimë e kritikës! A thua se ju detyroi kritika ta lexonit! Leximin ta dikton vetëm vepra.

    Megjithatë, po e zëmë se, me durim, e keni lexuar vërtet deri në fund këtë roman shumë të gjatë prej 560 faqesh dhe ju është neveritur. Por kjo nuk ju përligj, nuk keni të drejtë të fyeni autorin ngaqë s’ju ka pëlqyer romani i tij. Unë s’e kuptoj se si i lejoni vetes ju, zonjë apo zonjushë e nderuar, të përdorni shprehje të tilla tallëse si “talenti i madh i S. Pones…” … “shkrimtar i qametshëm…” “të nxjerrim pankarta “Rroftë Stavri Pone”, etj. Nga ç’bazë morale niseni ju që talleni me sarkazëm me një autor, qoftë dhe i dobët? O njerëz, a ka njeri në këtë blog të mbajë qëndrim ndaj talljes dhe ironisë kundër një tjetri, qoftë ky edhe një autor idiot, siç mund të jetë Stavri Pone? Zonjë apo zonjushë e nderuar, kush ju ka kërkuar juve të nxirrni pankarta për Stavri Ponen? Kam thënë unë, ose kam lënë të nënkuptohet, se Stavri Pone është “talent i madh”, është shkrimtar “i qametshëm”? Vajzë apo zonjë, s’është e hijshme t’i vishni tjetrit fjalë që as i ka thënë, as i ka lënë të nënkuptuara. Unë kam thënë vetëm kaq: romani “Lotët e trëndafilit”, sipas mendimit tim, është një kryevepër. Sepse ashtu mendoj për të dhe s’më duket e drejtë që autorin e tij ta flakin nga Enciklopedia, se ua paska zënë vendin të tjerëve, se është i panjohur, çka barazohet me “i pavlerë”. A s’kam të drejtë unë të kem mendimin tim për një vepër dhe një autor, mendim që s’ia imponoj askujt, por e them publikisht, hapur, dhe, kush të dojë, le të dalë e ta kundërshtojë, të thotë, “Mor zotni, romani i z. Pone jo vetëm që s’është kryevepër, po s’është as vepër. Është zero. Fundërrinë.” Le të thotë, është e drejta e tij. Por ju nuk flisni kështu, me këtë gjuhë, çka do të ishte normale. Ju flisni me sharje, me qesëndi. Edhe në hedhjen poshtë të një autori apo të vepre lypsen norma etike, lypset dinjitet e korrektesë, jo bërtitje e shprehje ironike. Apo këto bërtitje do të m’i vishni mua?

    Zonjë apo zonjushe e nderuar, ç’ “fair play” kërkoni ju prej meje, kur te ju mungon vërtetësia e pohimit? Ku e paskam sharë unë blogun me “libër shtëpie”, siç thoni ju?! Pse s’jam dakord me mendimin e Xha Xhait për S. Ponen më vërsuleni në atë mënyrë?! Pandehni se e drejta qëndron te forca, te britma, dhe jo te arsyetimi, te diskutimi pa trillime, te kundërshtimi i njerëzishëm e i sjellshëm?

    Ka plot shprehje jofyese që mund të përdorë dikush kur s’pëlqen një vepër a një autor. Kurse ju kaloni në ekstrem, në një përçmim patologjik kundër këtij autori, në tallje, por a është normale kjo, nëse jeni vërtet një “kualitet i lartë”, siç thotë Xha Xhai për njerëzit e ngritur? Me këtë lloj demonstrimi publik, tregoni që s’jeni. Ose niseni nga arsye aspak letrare kundër këtij shkrimtari.

    Dikush hodhi idenë se ky “Genti po luan ndonjë rreng prapa ekranit…” Për t’i shuar kureshtjen kësaj zonjusheje apo zonje, por, ca më shumë, që t’ju tregoj juve, LG, se si është puna që e kam marrë kaq për zemër romanin “Lotët e trëndafilit” (që juve ju vret veshin), po jua tregoj enigmën që ju mundon. Së pari dua t’ju them dy fjalë për veten time: jam nga Tirana, por jetoj e punoj në Angli, ku kam emigruar prej vitesh.

    Një ditë në verën e vitit 2005, ndërsa prisja një shok të vinte të më merrte me makinë, se do të shkoja në Vlorë me pushime, rrija në trotuar pranë një librarie të vogël te 21 Dhjetori në Tiranë, pranë klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”. Tabela e dyqanit, për çudi, lexonte “Videotekë”, por në vitrinë kishte libra. Hyra për të blerë dy a tre, ndonjë për ta lexuar në plazh, të tjerët për t’i marrë në Angli. Shitësi, një burrë rreth 65 vjeç, shumë i sjellshëm e i kulturuar, që kishte qenë mësues biologjie në Kukës, së pari fare më sugjeroi romanin “Lotët e trëndafilit”. E pashë, kishte një kopertinë për faqe të zezë dhe meqë ishte dhe shumë i trashë, mendova se bënte dhe shumë lekë, por çmimi ishte relativisht normal, 8.000 lekë, po të keni parasysh se atje kishte libra sa gjysma e tij që bënin po aq ose dhe më shumë. Shkurt, s’ma mbushi syrin, por jo nga çmimi. Shitësi më tha: “E kam lexuar edhe vetë, merreni dhe po s’ju pëlqeu, ejani të merrni paratë, kurse librin mbajeni, hidheni në kosh ose bëni ç’të doni me të.” U habita, s’më kishte ndodhur që një librashitës të ma thoshte këtë. M’u duk njeri serioz, s’dyshova se e kishte me hile, të mohonte më pas ç’kishte thënë. E bleva librin dhe nisa ta lexoja në plazh, nën çadër, dhe më befasoi. Ndoshta më pëlqeu se jam “kualitet i dobët”, nuk e di. Ju s’keni si të më besoni, përderisa keni mendimin se është libër “mediokër”. Por mbase ndonjë tjetër, që i lexon këto radhë në këtë blog, e beson që nuk gënjej kur them se vërtet më befasoi. Por a është vërtet romani ashtu si mendoj unë, s’kam si ta di. Pas plazhit u ktheva në Tiranë e shkova te shitësi, Ali Hasani e quajnë. Kam dëgjuar se e ka edhe sot në atë librarinë e tij të vogël. S’më mbante mend, por sapo i thashë se isha blerësi i librit në fjalë, u kujtua dhe pandehu se shkova të merrja lekët, që u bë gati të m’i jepte. Jo, i thashë, nuk erdha për lekët, se libri më pëlqeu. Por dua t’ju pyes: “Vetëm me mua e përdorët këtë metodë shitjeje?” “Jo,” më tha. “Edhe me të tjerët. Kam shitur mbi 400 kopje të këtij romani dhe asnjë njeri s’ka ardhur të marrë paratë. Këtë metodë e kam përdorur vetëm për këtë libër, sepse më ka pëlqyer shumë.” Dhe zuri të fliste për vlerat e librit me shumë pasion dhe u çudita se si ishte e mundur që gjithçka që thoshte, përputhej me mendimet e mia.

    Pashë në numerator, gjeta emrin e autorit ta uroja, por s’më dilte. Kur shkova në Angli, i dërgova një email, se në botimin e parë të atij romani, për çudi, ishte vënë adresa e emailit, ç’ka s’e kisha parë në asnjë libër. Nisëm të këmbenim emaile dhe vitin tjetër, në verë, u takova me të dhe pimë kafe (i vetmi takim imi me të) dhe e pyeta se pse e kishte vënë adresën e emailit në kopertinë. “E ka vënë gabimisht shtypshkronja”, më tha i hidhëruar, “një kompjuterist me emrin Besnik. Por që të ndërrohej kopertina, ky Besniku duhej të paguante goxha para, ndaj i pranova kopjet e romanit, 500 copë, me atë kopertinë.” Më tha se e kishte financuar librin vetë dhe kishte hequr keq me shpërndarjen, se s’ia pranonin librin në asnjë librari, përveç Ali Hasanit, që për fat e kishte pëlqyer dhe ia mori të gjithë tirazhin. Botimi i dytë pati kopertinë më të mirë dhe s’kishte atë idiotësinë e adresës së emailit.

    Nëse dyshoni në këto fjalë dhe nëse jeni në Tiranë, mund të shkoni te libraria e Ali Hasanit, që besoj se është ende atje, dhe ta pyesni a është e vërtetë që ai e ka shitur këtë roman me këtë mënyrë. Po deshët pyeteni edhe se a kishte mbetur i mahnitur vërtet nga ai roman, apo unë gënjej.

    Në njëfarë mënyre u bëmë miq virtualë me autorin, megjithëse ai është në moshë sa babai im, dhe në emaile më thotë se lexues të ndryshëm e marrin në telefon dhe i dërgojnë emaile, disa nga të cilët ia kam kërkuar e m’i ka dërguar. Është e vërtetë se ata lexues janë “kualitet i ulët”, janë pikërisht ata që pëlqejnë romanin e Kolë Jakovës “Fshati midis ujërave”, që unë s’e kam dëgjuar fare. Kështu është ndarë kjo botë: në njerëz elitarë e në njerëz të rëndomtë. Njerëzit e rëndomtë, populli, masat, turmat, janë idiotë. Elita, njerëzit e zgjedhur nga Zoti janë të gjithëdijshëm, gjykatës të mëdhenj, “sagacious”, siç thotë anglezi. Ju, me sa duket, keni nderin të bëni pjesë në këtë kategori.

    Këto janë argumentet e mia për atë libër, por edhe në dobi të tezës sime se s’duhet folur me përçmim për diçka apo për dikë që s’e njeh.

    Ky besoj është diskutimi im i fundit në këtë blog (nëse do të më pranohet këtu), një diskutim në të cilin, si dhe në të tjerët, as kam bërtitur dhe as jam përpjekur të imponoj mendimin tim, por thjesht të mbroj autorin e një vepre për hir të bindjes sime për vlerat e saj. Kushedi, për një njeri shumë të ngritur nga ana letrare, vepra mbase vërtet s’ka vlera. Se as unë, as Ali Hasani, as shumë të tjerë, përveç Klara Kodrës e ndonjë kritiku tjetër (por që janë “mediokër”), s’jemi specialistë letrarë, por lexues të thjeshtë. Por edhe nëse libri është pa vlera, ajo që bëni ju, LG, duke e denigruar një autor me sarkazëm, s’është e drejtë. Po t’i mbledhësh bashkë të gjitha fyerjet direkte dhe indirekte që i janë bërë këtij autori në këtë blog, më duket se janë kaluar caqet e një kritike objektive dhe të ndershme. Unë s’besoj se ka ndonjë autor, i cili të jetë bërë objekt talljesh të pathemelta nga njerëz që s’e kanë lexuar fare. Më duket absurde të shash dikë apo diçka me hamendje, është kundër etikës elementare të moralit njerëzor.

    Desha t’i dërgoj një përshëndetje miqësore të veçantë Orakullit, i vetmi që ka mbajtur paanshmëri në diskutime, të paktën s’më ka fyer as mua, as autorin që unë mbroj (me të drejtë a pa të drejtë, koha do ta tregojë).

    Gjithsesi, ju uroj të gjithëve gjithë të mirat, kudo ku jeni.

    GeNtI_TR.

  62. Gen_TI,

    Fjalori im thote qe ‘fair game’ is a legitimate or likely object of attack, mockery etc. Kaq per anglishten time dhe tenden.

    Te siguroj qe te kam dhene me shume respekt sec meriton.

    Ne pergjigjen e dates 23, ke perdorur keto shprehje ne pergjigjet tuaja “mos u kruani të hapni gojë” “tinëzisht, si skuth,” “ai roman s’është shkruar për mediokër si ju, siç quani ju autorin e tij. Mendja juaj s’arrin të kapë as një të qindtën e tij. Më vjen keq që e keni ndotur duke e prekur. Por jo atë çka përmban ai. Atje, dhe po të doni, ju s’mund të futeni dot kurrë.” “toni i prerë i tipit të LoGaritmit (matematikor, që kupton përtej shkencës…) është formë e mendjemadhësisë më të poshtër që tregon të kundërtën e normalitetit intelektual, të kundërtën e njeriut idealist (që kërkon me të drejtë Luliani), është një lloj idiotësie që nuk kupton vetveten, se ka dhe idiotësi të zgjuara,”

    Une nuk di se cfare standardi ke per sjelljen e qyeteruar, finesen a ku di une c’jane ato te tjerat qe te duket se i ke. Po ta perseris prape, asnje respekt nuk meriton pasi ke perdorur fjale si ato qe te kam cituar me lart. I prishe pune edhe Stavri Pones, se me mbrojtes te nivelit tend, vetem dem ke, asnje te mire.

Komentet janë mbyllur.