FJALA DHE LIGJI 34

Pak ditë më parë, Papa Benedikt ua revokoi shkishërimin katër peshkopëve ultra-tradicionalistë, lajm ky që do të ishte pritur nga publiku jokatolik me indiferencë të plotë, sikur një prej këtyre katër peshkopëve, Richard Williamson, të mos njihej edhe si “mohues i Holokaustit”, për shkak të deklaratave të tij të përsëritura se kampet naziste të përqendrimit nuk kanë shërbyer si qendra të shfarosjes në masë të hebrenjve.

Siç mund të pritej, ky lajm u shoqërua me protesta në shtyp, nga mbarë shoqëria civile dhe politikanët europianë, por edhe nga disa rabinë; të tjerë vunë në dukje se një gjest i tillë nga Papa i vinte në rrezik marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Izraelit; ndërsa të tjerë akoma përfituan nga konteksti për të rihapur debatin në lidhje me mënyrën si trajtohen sot “mohuesit e Holokaustit” në Bashkimin Europian dhe gjetiu në botë.

Dihet se parlamentet në shumë vende të Europës kanë miratuar ligje që i dënojnë të gjithë ata që, haptazi në publik, e mohojnë genocidin e hebrenjve europianë gjatë Luftës II Botërore, si edhe ata të tjerët që, pa e mohuar krejt këtë Holokaust, vënë në dyshim shifrat ose logjistikën (të ashtuquajturit revizionistë të Holokaustit). Kohët e fundit, një historian revizionist, David Irving, vuajti dënimin me burg në Austri, për këtë krim; por edhe të tjerë revizionistë kanë dalë para gjyqeve.

Zellin e Bashkimit Europian për të marrë poza të epërsisë morale e konfirmon edhe miratimi, kohët e fundit, nga disa parlamente europiane, i ligjeve që praktikisht kriminalizojnë mohimin e genocidit turk ndaj armenëve, në fillim të shekullit XX.

Si në një rast, ashtu edhe në tjetrin, ligjet drejtohen kundër të ashtuquajturve “mohues” të kësaj apo asaj të vërtete historike; ironikisht duke ua mohuar këtyre të drejtën e fjalës.

Ne që jetojmë në Perëndim jemi mësuar madje rehatuar të mendojmë se liria e shprehjes është një nga ato të drejta themelore të cilat burojnë nga qenia jonë individuale dhe kanë nevojë për autoritetin e ligjit vetëm e vetëm për t’u mbrojtur nga shkelja, jo për t’u njohur si të tilla. Për këtë arsye, kufizimet në të drejtën e fjalës dhe ndëshkimin penal të disidentëve ose të gjithë atyre që vënë në dyshim të vërtetat “zyrtare” i shoqërojmë zakonisht me regjime autoritare dhe totalitare, krejtësisht të huaja për mendësinë dhe kulturën liberale dhe pluraliste të Perëndimit.

Kështu, na ngrihen zemrat peshë kur intelektualët perëndimorë firmosin peticione, në mbrojtje të kolegëve të tyre kinezë të cilët regjimi autoritar në Pekin i ka plasur në burg; si në rastin e arrestimit, kohët e fundit, të shkrimtarit Liu Xiaobo.

Të drejtat e njeriut nëpërkëmben rregullisht nga regjime teokratike dhe autoritare, anembanë botës; madje qëndrimi ndaj këtyre të drejtave, duke përfshirë edhe lirinë e fjalës dhe të shprehjes, shërben si letër lakmusi ose gur prove për t’i gjykuar moralisht këto regjime.

Po a nuk tregohen hipokrite vendet europiane, kur nga një anë dhe me të drejtë denoncojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në vende si Koreja e Veriut, Kuba, Irani, RP e Kinës, Arabia Saudite, Burma, Turqia dhe Bjellorusia; ndërsa më anë tjetër ndëshkojnë deri edhe me burg historianët “mohues”, ose të gjithë ata që vënë në dyshim një numër të vërtetash historike të gjykuara, politikisht, si me rëndësi të veçantë?

Një numër intelektualësh publikë britanikë, pesha të rënda si Timothy Garton Ash dhe Frank Furedi, me të drejtë e kanë kritikuar këtë prirje për ta rregulluar me ligj të drejtën e fjalës, si orvatje të pushtetit për të pretenduar dhe legjitimuar pronësinë ndaj qytetarëve. Natyrisht, këtu nuk është fjala për të drejtën e korporatave për t’u telefonuar njerëzve të panjohur me oferta paketash turistike, ose për të reklamuar ditë e natë në TV barna të shtrenjta dhe me efektshmëri të dyshimtë; por për të drejtën e fjalës të atyre personave dhe institucioneve, me të cilat shoqëria përgjithësisht nuk pajtohet.

Kjo vlen veçanërisht për mohuesit dhe revizionistët e Holokaustit; të cilët, me deklarimet e tyre publike dhe veprimtarinë e tyre kërkimore, duan të rishkruajnë një faqe të turpshme të historisë së Gjermanisë dhe të mbarë Europës kontinentale; por edhe prekin ndjeshmëritë kolektive të një populli dhe të një kulture – hebrenjve – të cilët gjatë Luftës II ishin objekt i një orvatjeje shumë serioze dhe të organizuar për shfarosje.

A duhen hedhur në burg këta historianë, shpesh pleq dhe minj bibliotekash, vetëm e vetëm sepse duan të vënë në diskutim një të vërtetë mbi të cilën, praktikisht, ngrihet krejt rendi politik i Europës pas Luftës II Botërore?

Në vitet 1990, historiani britanik David Irving, një prej më të njohurve revizionistë të Holokaustit, e hodhi në gjyq për fyerje (libel) historianien hebreo-amerikane Deborah Lipstadt, e cila e kishte përmendur në një libër të sajin kushtuar mohimit të genocidit nazist kundër hebrejve. Gjyqi, që vazhdoi gjatë, i shërbeu Lipstadt edhe si tribunë për të denoncuar me argumente tezat e kolegut të vet Irving, dhe në përfundim i dha të drejtë historianes ebreo-amerikane.

Megjithëse Lipstadt ka qenë jashtëzakonisht aktive në frontin e debatit publik dhe të kundërshtimit të “mohuesve” dhe revizionistëve të Holokaustit (siç duket edhe nga çfarë shkruan në blogun e saj), ajo nuk e ka miratuar, në parim, dënimin me burg të historianit Irving në Austri, duke argumentuar se mohimi i genocidit të hebrenjve nga Nazistët “duhet mposhtur me fakte, jo me ligje”.

Lipstadt e arsyeton mospajtimin e saj kështu:

së pari, ngaqë e drejta e fjalës është e shenjtë, edhe në kuptimin që është më mirë të dëgjosh njerëz të thonë poshtërsi dhe budallallëqe, sesa të shohësh qeverinë t’i persekutojë njerëzit për ato që thonë;

së dyti, ngaqë ligjet kundër “mohuesve” janë kundërprodhuese, dhe i shndërrojnë objektet e tyre në martirë, duke ngjallur edhe simpati për ta e nga ana tjetër duke u dhënë temave përkatëse statusin e “frutit të ndaluar”, çka i bën pastaj tërheqëse për disa grupe sociale të emargjinuara (p.sh. të rinjtë ose imigrantët);

së treti, dhe sidomos, ngaqë miratimi i ligjeve kundër mohimit të genocidit lë të kuptohet se faktet dhe dokumentimi për t’i demaskuar mohuesit si gënjeshtarë mungojnë. Në të vërtetë, thotë Lipstadt, ne e mposhtëm Irving-un në gjyq me fakte, jo duke i tundur para syve ligjin.

Propozimi i tanishëm, që po shqyrtohet nga vendet e Bashkimit Europian, për ta kriminalizuar mohimin e genocideve dhe të krimeve të luftës bashkëkohore është sulm ndaj debatit historik serioz, thotë Lipstadt.

Burokracitë dhe teknokracitë, që shoqërojnë pashmangshëm lëvizjet imperializuese dhe globalizuese, e kanë shpesh të pamundur ta tolerojnë të drejtën e fjalës. Edhe pse në SHBA nuk i ndesh ato kufizime të fjalës së lirë që në vendet e Europës Perëndimore konsiderohen si normale dhe krejtësisht etike, përsëri prirjet janë të forta edhe këtu për t’u mbyllur gojën të gjithë atyre që, për arsye të ndryshme dhe me argumente të ndryshme, kërkojnë të sfidojnë dijen zyrtare.

Prej kohësh është vënë në dukje se e ashtuquajtura korrektesë politike, së bashku me triumfin e politikave të identitetit, përbën atentat të hapur ndaj lirisë së shprehjes, veçanërisht në mjediset universitare, ku një lapsus që mund të interpretohet si kundër pakicave çfarëdo, mund t’i kushtojë një profesori vendin e punës dhe më tej. Edhe në mjediset e administratës dhe të mediave ka pasur raste të shumta kur folës të ndryshëm publikë janë denoncuar dhe mbuluar me pështymë, për shkarje të vogla të gojës (David Howard dhe Don Imus janë dy shembuj që po më kujtohen tani; por ka me mijëra të tillë).

Këta shembuj sugjerojnë se kufizimet e lirisë së fjalës, edhe kur nisen nga qëllime të lavdërueshme, rregullisht përdoren për të krijuar tabu dhe mbytur disidencën, larë hesapet personale, përndjekur individë dhe grupe që i kundërvihen establishment-it, eliminuar pluralizmin, kriminalizuar diversitetin. Në këtë kuptim, temat tabu në debatin publik funksionojnë si ikona për ushtruesit dhe idhujtarët e pushtetit.

Nuk është rastësi që sot dëgjon thirrje për të kriminalizuar deri edhe kundërshtarët e ngrohjes globale!

Në një artikull që meriton të lexohet, Frank Furedi i analizon në thellësi shkaqet e këtij tundimi antipluralist për t’i vënë fre fjalës së lirë, duke vënë në dukje edhe lidhjet midis kësaj dukurie dhe konceptimit mekanik të demokracisë si tirani të shumicës. Në të vërtetë, disidentët dhe sfiduesit e “rendit të sendeve”, antikonformistët dhe novatorët, thyesit e akullit dhe kasnecët e të vërtetave të parehatshme janë gjithnjë në pakicë; madje demagogët jo rrallë sigurojnë mbështetjen e masave (ose të turmave) duke i nxitur kundër këtyre pakicave. Vetë doktrinat demagogjike – qofshin nacionaliste ose klasiste – shpesh themelohen mbi identifikimin e një padrejtësie ose një fyerjeje, e cila “nuk duhet lejuar më”. Kështu, në sferën e ligjërimit publik, autoritarizmi nuk mund të shprehet veçse nëpërmjet ndalimit të disidencës edhe me dhunë, po të jetë nevoja.

Duke u përpjekur të kontrollojë njëfarësoj dëmet që i sollën imazhit publik të Vatikanit deklaratat e peshkopit Williamson dhe pak më vonë edhe të një prifti tjetër lefebvrian në Treviso (don Floriano Abrahamowicz), zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi deklaroi tani se “kush mohon Holokaustin nuk di asgjë as për misterin e Zotit, as për Kryqin e Krishtit.” Një deklaratë e tillë, edhe kjo me qëllime të mira, nuk u tingëlloi mirë të gjithë atyre hebrenjve, duke përfshirë edhe rabinët, që nuk pyesin shumë as për kryqëzimin e Krishtit as për Krishtin vetë… Megjithatë, ky pozicionim i tanishëm i Vatikanit të paktën do të shërbejë për të na kujtuar, të gjithëve, se ka qenë një kohë kur në Europë dënohej, madje deri edhe djegie në turrë të druve, pikërisht sfida ndaj Kishës dhe doktrinës së krishterë, sikurse dëshmon, ndër të tjera, fati i Giordano Bruno-s.

Besohet se ky i fundit, kur dëgjoi se ç’dënim i kishte dhënë Inkuizicioni, u tha gjykatësve: “Keni më shumë frikë ju që e shqiptoni këtë vendim, sesa unë që e dëgjoj” (Maiori forsan cum timore sententiam in me fertis quam ego accipiam).

  1. Unë së pari po shtroj një pyetje filozofike që po më bren mendjen këto kohë:

    – A mundet të përballohet (kundërshtohet, kundërargumentohet) iracionalja me mjete racionale?

    A është demokratike të pranohet një ligj në të cilin shumica voton se nuk duhet të ketë demokraci?

    Për humor:

    • Julius pyet:

      - A mundet të përballohet (kundërshtohet, kundërargumentohet) irracionalja me mjete racionale?

      Për fat të keq, jo. Për këtë arsye, shumë vende dhe shoqëri, anembanë botës, jetojnë në obskurantizëm dhe tirani të turpshme, edhe pse kanë në gjirin e tyre njerëz me mendje të ndritura.

      A është demokratike të pranohet një ligj në të cilin shumica voton se nuk duhet të ketë demokraci?

      Julius, kam përshtypjen se rendi demokratik, sikurse liria e fjalës dhe në përgjithësi të drejtat e njeriut garantohen me kushtetutë, dhe nuk mund të cenohen lehtë. Dihet edhe se demokracia, për vende të cilave u mungojnë institucionet, funksionon shpesh si tirani e shumicës – këtë e tregon qartë edhe Shqipëria e sotme. Mua vetë shteti ligjor dhe parimi i mbrojtjes së pluralizmit më duket më i rëndësishëm sesa demokracia; sidomos kur është fjala për çështje që kërkojnë nivel të lartë intelektual dhe etik për t’u gjykuar – mjaft të përmend këtu ç’do të ndodhte, sikur të bëhej një referendum për të shfuqizuar të gjitha taksat… Këmbëngulja gjatë viteve nëntëdhjetë për zgjedhje të lira ka dhënë ndonjëherë rezultate katastrofike. Ka në botë regjime teokratike, të prapambetura, të dhunshme, të trasha dhe të egra, të cilat gëzojnë mbështetjen e pakufishme të popullit të tyre. Zgjedhjet e lira në Palestinë, të cilat u zhvilluan me ndihmën dhe këmbënguljen e Perëndimit, sollën në fuqi grupin Hamas, i cili rezultoi pastaj i papranueshëm nga sponsorët e zgjedhjeve!

  2. Ja edhe një histori e verës që shkoi që të bën të mendosh se sa poshtë ka rënë katundi me lirinë e fjalës në Europë:
    Kur Jean Sarkozy, djali i presidentit francez, njoftoi se po fejohej me një hebreo-franceze jashtëzakonisht të pasur (Jessica Sebaoun Darty), një karikaturist francez, 79-vjeçari Maurice Sinet (i njohur me pseudonimin Siné) botoi një karikaturë ku, ndër të tjera, thuhej se Jean Sarkozy “sapo ka thënë se ka ndërmend të konvertohet në Judaizëm para se të martohet me të fejuarën e vet, që është hebreje, dhe trashëgimtare e pasurisë Darty. Ky djalë do të bëjë përpara në jetë”.
    Dy ditë më pas, një Claude Askolovitch e denoncoi këtë karikaturë si antisemite, meqë mbështetej në stereotipin që e sheh hebreun si të suksesshëm dhe të pushtetshëm.
    Botuesi i revistës ku ishte botuar karikatura i kërkoi Siné-së që të shkruante një letër ku të kërkonte të falur, por Siné refuzoi kategorikisht…
    Kështu, pak ditë më vonë, Siné u pushua nga puna.
    Ironikisht, revista ku u botua karikatura, Charlie Hebdo, u bë e njohur në botën mbarë ngaqë i ribotoi karikaturat e profetit Muhamed, të botuara fillimisht nga një gazetë në Danimarkë. Në atë kohë, i njëjti botues nënshkroi një peticion, ku paralajmëronte botën ndaj rrezikut të totalitarizmit islamik.
    Më pas, një koment i Roger Cohen në NYT e krahasoi këtë çështje me Çështjen Dreyfuss, dhe e quajti karikaturën e Siné-së “hate speech”.
    Në Francë, 20 intelektualë të shquar, (mes tyre edhe Bernard-Henry Lévy, Elie Wiesel, Alexandre Adler, Claude Lanzmann dhe Bertrand Delanoë) i shkruan gazetës “Le Monde” për të mbështetur vendimin e pushimit nga puna të karikaturistit plak. “Edhe një herë tjetër, Siné e ka shkelur kufirin që ndan humorin nga fyerja, karikaturën nga urrejtja,” thanë ata.
    Përkundrazi, Sinet, në një letër që i shkroi gazetës “Libération” tha se “më vjen keq, por unë s’jam autori as i Mein Kampf, as i Protokolleve të Pleqve të Zionit. Unë vetëm kam qenë, gjatë 60 vjetëve të fundit, një anti-imbecil i dorës së parë (këtë e them si eufemizëm, për të parandaluar ndonjë orvatje të mundshme refuzimi për të ma botuar këtë letër).”
    Ndërkohë, vetë Sinet ka denoncuar një organizatë të quajtur Jewish Defense League, meqë në faqen e saj në Internet e kishin kërcënuar me vdekje.
    Këto ditë Sinet ka dalë para gjyqit për t’u mbrojtur ndaj akuzës për anti-semitizëm.
    Unë nuk kam asnjë eksperiencë me anti-semitizmin, dhe nuk jam në gjendje të gjykoj nëse karikatura e Sinet, për publikun francez të cilit i është drejtuar, është anti-semite apo jo. Por mua më duket e papranueshme që një karikaturist të censurohet për satirën e vet, në një vend si Franca, e cila i ka dhënë botës Voltaire-in, dhe ndoshta vetë konceptin e të drejtave dhe lirive të individit.

  3. Xha xha, përgjigjia juaj e pyetjes time të parë, mund të përdoret shumë mirë si alibi si shpjegim për ndalimet në fjalë. Dmth nëse besimi se Holokausti nuk ka ndodhur konsiderohet si iracional (që normalisht është), atëherë ndërhyhet në sistem me një ligj iracional për të ndaluar shpërhapjen.

    Ndërsa te pika nr 2 e znj. Lipstadt

    “”””së dyti, ngaqë ligjet kundër “mohuesve” janë kundërprodhuese, dhe i shndërrojnë objektet e tyre në martirë, duke ngjallur edhe simpati për ta e nga ana tjetër duke u dhënë temave përkatëse statusin e “frutit të ndaluar”, çka i bën pastaj tërheqëse për disa grupe sociale të emargjinuara (p.sh. të rinjtë ose imigrantët);””””

    Kjo më duket si argument shmangës ndaj problemeve kryesore. Problem kryesor dhe parësor ngelet pengimi i margjinalizimit dhe shtytja për integrim në shoqëri të këtyre shtresave, sepse në mos mohofshin Holokaustin… do gjejnë diçka tjetër. Megjithatë ligji del në bazë të vlerësimit të dinamikës shoqërore. Nëse prodhon kundërefekte atëherë hiqet, apo modifikohet.

    Edhe njëherë duket qartë se edhe Evropa, ka ligje ndaluese për të gjitha idetë të cilat cënojnë integritetin e saj. Unë këtë mendim, nuk kam pse të mos e lidh me reagimin ndaj librit dhe teorive të Shmitit prej insticucioneve dhe personaliteteve zyrtare të shtetit shqiptar. Diversitet pa siguri nuk ka. Po ndoshta kam përshtypjen se ju ndikoheni shumë e kaluara komuniste e Shqipërisë për të patur këtë mendim parësor. Meqë edhe e keni jetuar…

    Në një vend si Palestina, do duhej vendosur së pari një tutor që të kontrollonte mbarëvajtjen dhe themelimin e institucioneve, më pas zbatimin e demokracisë. Ndryshe populli gënjehet. Po përsëri, Hamasi nuk përdor dhe mjetet më demokratike të mundshme… sado i zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Unë përsëri i qëndroj idesë së shprehur nga peshku se do duhet të interesohemi më shumë për shtetet në të cilat nuk ka fare liri shprehjeje, sepse një efekt domino i buruar nga ato, prodhon të tilla simptoma që ndihen deri në Evropë. Nëse ngushtohet spektri i abuzimit me lirinë e fjalës, atëherë do minimizohen kufizimet rreth saj.

    • Julius shkruan:

      kam përshtypjen se ju ndikoheni shumë e kaluara komuniste e Shqipërisë për të patur këtë mendim parësor. Meqë edhe e keni jetuar…

      E kam jetuar, dhe pikërisht në periudhën kur njeriut liria e fjalës i duhet më shumë se kurrë – në rini; jo për të folur vetë, por për të dëgjuar e lexuar ç’kanë thënë e ç’thonë të tjerët; për të mësuar nga të tjerët; për t’u formuar si njeri. Ajo traumë e mendimit nuk mund të shlyhet dot, në të gjithë ata që e kanë përjetuar (ose që kanë përplasur kokën pas murit, derisa ndonjëherë u ka marrë edhe formën e murit).

      Disa vende si Gjermania dhe Austria e arsyetojnë ligjin që dënon “mohuesit” e Holokaustit me historinë e tyre; meqë aty anti-semitizmi mori trajtat e përbindshme të genocidit. Unë nuk gjykoj dot për këtë; por mund ta përdor si analogji, për të mbështetur idenë time se në një vend si Shqipëria, ku tirania e mendimit mori trajta të përbindshme për gati gjysmë shekulli, e drejta e fjalës tash e tutje duhet konsideruar e shenjtë dhe e paprekshme.

  4. Xh2 te pershendes ne kete vizite te pare timen (jo vetem si lexues) ne blogun tend.

    E gjej shume me vend idene qe percon tere ky shkrim realist. Menyra se si jane trajtuar nga legjislacionet e vendeve perendimore (qe predikojne nivele shume te larta demokratizimi te Fjales se Lire) historiani David Irving dhe botuesi Ernst Zundel jane deshmi se Fjala e Lire nuk eshte akoma e lire edhe ne ne vende me nivel shume te larte te demokracise.
    Eshte rast i paster i burgosjes se ndergjegjes ne demokraci. Pa frike do e quaja Holokausti i Fjales se Lire- me permasa shume here me vrastare se sa permasat e Holocaustit te pretenduar te hebrenjve.
    I kam lexuar prej kohesh gjyqet dhe peripecite e tyre qe zene fill qe nga SHBA, Kanada, Angli, Gjermani e mbarojne ne qelite e Austrise e te Gjermanise…
    Po ashtu edhe fshehja e genocidit armen…Po ashtu edhe plot raste te tjera kur fjala e lire i nenshtrohet ligjeve qe per ironi i kane bere fitimtaret dhe jo nje pale e trete asnjanjese sic normalisht duhet te ndodhe ne cdo perplasje mes dy paleve.
    Ne rastin e revizionisteve te Holokaustit hebre faktet qe ata sollen ne publik jane kokefortesisht bindese dhe vertet rrezojne mitin e hiperbolizuar te atij holokausit, duke filluar qe nga shifra qesharake e 6 milion hebrenjve te vrare ne kampet gjermane, nga dhomat e gazit (nje shpikje diabolike e qellimte per te perligjur mitin e persekucionit ekstrem te hebrenjve ne ate lufte, efekti ZyklonB, dhe paraqitja e genjeshtert dhe e pa vertetuar me asnje fakt apo prove dokumentare e “final solution” si nje plan i dokumentuar i shfarosjes asgjesuese te hebrenjve mbi toke (!)’ e po ashtu edhe vete qendrimet holokaust-mohuese te disa instituteve dhe eksponenteve te njohur te botes hebraike. Te gjitha keto prova dhe fakte te dokumentuara historike u hodhen poshte LIGJERISHT nen shtysat emocionale te lobeve sioniste qe sundojne boten perendimore dhe mediat e tyre me te fuqishme….
    Dhe per turpin e vete demokracise revizionistet e holokaustit u burgosen qelive me ane gjyqesh farsa dhe ligjesh po aq te pandershem dhe te njeanshem sa edhe ato te Nurembergut…Gjyqe pa asnje kredibilitiet dhe moral juridik, te krahasueshme gjyqet e famshme te Rusise Sovjetike ne ato vite…

    ps. Dhe dicka tjeter, Xh2: ndoshta te habit qendrimi im prej “cmitizuesi” ne kete rast. Mos u habit, sepse ne kete rast behet fjale per nje periudhe shume te afert historike dokumentacioni i se ciles gjendet kudo i shkruar e zeze mbi te bardhe dhe si i tille nuk le vend per shume ekuivoke apo hamendesime subjektive personale qe me vone cojne ne perplasje te pavlere shumepaleshe emocionale nga te cilat kurrsesi nuk i sherbehet TE VERTETES HISTORIKE…
    Jane dokumenta zyrtare dhe jo rrefime historianesh apo studiuesish, e si te tilla nuk lene shume vend per interpretime te dyshimta subjektive.
    Jane shifra, data, emra konkrete vendesh, procesverbale seancash gjyqesore dhe deshmi viktimash, “viktimash”, xhelatesh e “xhelatesh” me te cilat duhej te perballej bota Akademike e Historianeve dhe studiuesve profesioniste te Historise dhe jo gjykatat, gardianet dhe policet.

  5. Unë ju kuptoj Xha xha, edhe ju mirëkuptoj madje. Nuk ndaj ama të njëjtin mendim me ju. E pashë dhe te një temë tjetër, GH i drejtohet Hyllinit “nuk kaluam 50 vjet komunizëm që të sillesh ti si fashist”. Unë nuk besoj te teoria e transmetimit të fajit, apo të borxhit historik. As duhet të qëndrojë si “shenjë”, apo njollë për gjykim. Te trashëgimi i fajit ka një diçka jo të shëndetshme. E ka zanafillën që te injektimi i mëkatit të parëlindurve (Adami dhe Eva) e shkon deri te sadizmi.

    Brezi i ri nuk ka lidhje (si në veprime apo gjykime) me periudhën e komunizmit, unë psh as e marr parasysh fare. Gjykoj çdo situatë sipas veçantisë që ka.

    Gjendja aktuale e Shqipërisë, kam përshtypjen se nuk e pranon dot të njëjtën analogji…

    Pastaj Xha xha, kam përshtypjen se vlerat ndërtohen edhe institucionalizohen me ndërgjegjie. Liria e fjalës duhej konsideruar si e shenjtë që në fillim vitet 90’. Do duhej investuar mbi këtë gjendje, I duhej ngulitur në ndërgjegjie popullit se kjo ishte vlerë që meriton të mbrohet. Po çfarë kemi gjatë kësaj kohe? Televizionet e para private u liçensuan në vitin 97’. Deri në atë vit selitat e gazetave digjeshin, sot po u faturohen gjoba dhe shumica janë të kapur prej bizneseve. Pra liria e fjalës kurrë nuk u përmbush si vlerë. Nuk u institucionalizua. Dmth tanimë jemi në një gjendje të tillë sa po përpiqemi të mbrojmë në emër të diversitetit një vlerë të dyshimtë për nga mënyra e transmetimit. Sa është vlera e vërtetë e fjalës së lirë sot? A ka ndonjë kuptim, diku, nga dikush, a e ka respektuar kush aq sa vërtet të meritojë respekt përmendja si “fjalë e lire”?

  6. Nuk e gjykoj dot me siguri nese, per hir te nje kauze te dhimbshme per nje komb te caktuar, duhet censuruar fjala e lire. Megjithate jam ndjere vete disa here ne pozicion te veshtire teksa me eshte dashur tu kerkoj administratoreve/moderatoreve te ndonje forumi interneti te fshinin komente te anetareve te ndryshem (kryesisht nga Kosova) teksa propagandonin me te madhe idete komuniste dhe Enveriste ne tema te ndryshme. Kush eshte nga Shqiperia dhe i ka ndjere pasojat e atij rregjimi ne jeten e tij, e di fare mire cdo te thote te kesh perballe nje bashkebisedues (qe per me pak nuk ka jetuar ne ato rrethana te njejta me ty) te insisitoje dhe te insisitoje fuqishem mbi “te mirat” dhe “fatin e bardhe” qe Enver Hoxha ishte udheheqes i yni (Shqiptareve te Shqiperise). Pra pyetja shtrohet llogjikshem: Sa eshte kufiri ku fjala e lire mund te tolerohet dhe te mos kthehet ne nje ankth te vertete per pjesen tjeter e cila rastis te jete ne pozicionin e viktimes?!

  7. Edhe une ,por disi me pak se xhaxhai, e kam provuar mbi kurriz shtypjen e regjimit dhe marrefrymjen e atyre viteve. Bashkohem teresisht me mendimin e tij per shenjterine e lirise se fjales por duhet me pare te biem dakort se ku perfundon liria dhe ku fillojne shpifjet . Nese Irving ka folur diçka ndersa me argumenta eshte i paafte ta mbroje ate qe thote me te drejte kjo thenie do te konsiderohet si shpifje dhe ligjeruesi i saj duhet te mbaje pergjegjesite perkatese. Ama nese dikush shkencerisht perpiqet qe te mohoje pjeserisht holokaustin nuk ka asgje te keqe po qe i afte le ta beje. Me duket se Evropa persa i perket lirise se fjales perdor dopjo standartin dhe dy rastet me flagrante jane karikaturisi freng dhe ai danez . I pari perdor hebreun ndersa i dyti profetin Muhamed(arabin). Hebrenjt dhe arabet edhe pse aktualisht ne lufte , ne te vertete jane “vellezer” dhe rrjedhimisht SEMITE sepse sipas Bibles dhe Kuranit qe te dy keta popuj e kane prejardhjen nga djemte e Abrahamit, hebrenjte respektivisht prej Is’hakut ndersa arabet prej Ishmaelit. Sot e dashka fati qe njeri prej vellezerve te jete i kamur e i fuqishem me boll miq e shoke ,te gjithe e respektoje dhe i heqin kapelen ,ndersa vellai tjeter i varfer e ne pike te hallit me njemijeenje probleme ne kerkim te krenarise se humbur sapo e shohin rrugeve e perbuzin e shtyjne dhe e peshtyjne .
    Pra kush ngacmon te fortin qenka antisemit ndersa kur vjen fjala per me te dobtin ketu paskemi liri te fjales anipse edhe ky tjetri eshte semit dhe po peson fyerje te njemendte.
    Julius me vjen keq ta them por mendimi yt mbi vedosjen e nje mandati mbi Palestinen per ti mesuar atyre abc-e e demokracise eshte kryekeput Orientalist , sipas kuptimit qe i jep kesaj fjale i ndjeri E.W.Said ne kryelibrin e tij ORIENTALISM, (te cilit Pirro Misha ia ka botuar kritiken qe i ben B.Lewis ende pa u botuar ky si liber ne shqippolitike botuese te cilin pa dorashka mund ta quajme turp , mohim te fjales se lire e jo te rehatshme ). Kjo gjendje ne te cilen ndodhen sot vendet e Lindjes se Mesme eshte pasoje e kolonializmit mese 200 vjeçar te fuqive evropiane mbi to. Ne shumicen e tyre pushtetin e zoterojne diktaturat vasale te njeres apo tjetres supefuqi ndersa Irani dha A.Saudite jane diktatura pseudo teokratike qe fene e perdorin si fasade per justifikimin e pushtetit te shfrenuar ndersa zerat kritike burgosen madje edhe vriten. Per mendimin tim liria e vertete ne keto vende nuk i intereson askujt . Ato shihen vetem si burime hidrokarburesh qe duhen shfrytezuar deri ne piken e fundit me pas vafshin ne djall. Pas deshtimit te plote te nacionalizmit te korruptuar arab(per me shume shfleto edhe librin interviste me Chomsky-n Common good), Islami ne keto vende eshte kthyer ne nje faktor determinues ne qendresen anti imperialiste dhe neokolonialiste. Edhe stigmatizimi i kesaj feje neper media apo edhe nga forca te ndryshme politike ne perendim vjen si pasoje e kesaj perplasje, te pakten ne amerike ,pasi ne Evrope jehona e saj na vjen qe nga koha e kryqezatave te cilat e shihnin fene e Muhamedit jo vetem si heretike por edhe konkurente te denje ne çdo aspekt ndaj krishterimit. Orientalisti i njohur Norman Daniel pohon pa iu dridhur syri se nese Kleri i krishtere nuk do te shpifte dhe tregonte armiqesi ndaj kesaj feje sot evropa do te ishte Islame ndersa gjuhe zyrtare do te ishte arabishtja ,arsyet dhe argumentimet qe ai jep jane te shumta por qe une spo i permend per arsye te kuptueshme vendi dhe kohe.
    Per tiu kthyer edhe nje here lirise se fjales mund te themi se ajo ne vetvete nuk perben kurrefare problemi mjafton te jete e vertete.

    p.s . Shpresoj qe ti jem permbajtur temes dhe te mos perceptohem si provokator.

  8. Whisper, përshëndetje dhe mirësevjen në blog.
    Në komentin tënd u referohesh pikëpamjeve të historianëve të ashtuquajtur revizionistë të Holokaustit; besoj se je dakord me mua që, vetë mundësia që kemi unë dhe ti për t’i lexuar këto materiale nëse dëshirojmë na jepet vetëm ngaqë disa vende, me SHBA në krye, ende e respektojnë lirinë e fjalës si të shenjtë.
    Nuk jam dakord me ty kur e quan këtë “Holokausti i Fjales se Lire – me permasa shume here me vrastare se sa permasat e Holokaustit te pretenduar te hebrenjve,” meqë nuk ka nevojë të familjarizohesh me hollësi të krematoriumeve dhe të arkivave, për t’u bindur se hebrenjtë u persekutuan egërsisht prej nazistëve vetëm e vetëm si hebrenj (nga gjaku), dhe se kjo hata është njollë e madhe turpi për të gjithë Europën që e lejoi të ndodhte. Për fat të keq, ndalimi me ligj i diskutimit dhe i debatit për Holokaustin nuk do ta kthejë dot mbrapsht padrejtësinë që iu bë hebrenjve në atë kohë.
    Unë e admiroj një autore si Lipstadt jo për argumentet që ka sjellë kundër David Irving (të cilat nuk i njoh), por ngaqë nuk i është trembur debatit me të, madje është shprehur publikisht kundër arrestimit të tij. Jam kategorikisht i bindur se gjyqet dhe ligjet nuk kanë punë me të vërtetën historike, të cilës mund t’i qasemi vetëm nëpërmjet dialogut dhe krahasimit të argumenteve që sjellin palët kundërshtare.
    Ngjarjet e fundit në Gaza, dhe veçanërisht fëmijët palestinezë të vrarë prej makinës ushtarake izraelite, e kanë futur ndërgjegjen europiane në pështjellim; dhe gjithnjë e më shumë njerëz po binden se kritika madje stigmatizimi i politikave që ndjekin qeveritë izraelite nuk duhen ngatërruar me anti-semitizmin. Nga ana tjetër, disa kritika dhe analiza të mprehta që lexon në “Haaretz” nuk do t’i shihje kurrë të botuara nga The New York Times ose The Guardian…
    Siç e thoshja edhe më lart në shkrim, liria e mendimit përballet gjithnjë me tabutë. Ç’janë këto tabu, kush i vendos dhe pse? Unë jam i bindur se një analizë e tabuve të lejon të kuptosh se kush e ka vërtet pushtetin në një moment të caktuar. Prandaj më bëri përshtypje që Papa Benedikt e krahasonte Shoah-un hebraik me besimin në Krisht; meqë këtij gjesti mund t’i jepen dhe në fakt po i jepen interpretime nga më të ndryshmit, sidomos po të kihet parasysh se mohimi i dogmës së krishterë, deri vonë në Mesjetë, të çonte në turrën e druve!

  9. Xhaxhai,

    ketu me poshte (pa dashur aspak te deformoj kuintesencen e temes qe po diskutohet) po sjell nje link ku shume qarte dallohet qe nuk kemi te bejme vetem me raste sporadike (Irving apo Zundel), por me nje sere personash qe kane qene dhe jane aktualisht viktima te nje strategjie fjale e lire-mohuese.
    Shumica e ketyre personave jane historiane, gazetare, studiues, doktore e profesore, lektore universitetesh, avokate,juriste, me fjale te tjera njerez te sferes intelektuale. Njerez me reputacion profesional dhe aspak guerrilas. Kur sheh se 13 vende europiane te fusin ne qeli nese guxon te vesh ne dyshim ekzistencen e holokaustit, kur sheh se 26 vende te botes se qyteteruar me ligj te vecante kane te drejte te te perzene nese mohon holokaustin dhe nese nuk e pranon ate si nje te vertete absolute te perjetshme, kur sheh se edhe ne vende si US ku me amedament te vecante liria e fjales eshte e shenjte e pacenueshme e kujtdo te ekstradojne (ligjerisht apo paligjshmerisht), kur sheh se cfare kane pesuar revizionistet e holokaustit, disa edhe me jeten e tyre e te tjere me burgime te renda dhe shkaterrim total te karrieres dhe jetes se tyre, rrenim total ekonomik si pasoje e gjobave dhe ndeshkimeve te tjera financiare, pra kur sheh te gjithe keto fakte valle nuk mund te mendosh qe ndodhemi perballe nje plani te mireorganizuar hebre per te siguruar perjetesine e mitit te holokaustit dhe beneficeve qe Izraeli dhe hebrenjte gezojne sot kudo? Sigurisht eshte nje Holokaust i fjales se lire perderisa denohen, burgosen, vriten dhe perndiqen nje kategori e caktuar njerezore- revizionistet e holokaustit. Nese antisemitizmi ne shekuj ka paur nje teori raciale ne thelb, nese vete racizmi anglosakson ndaj te zinjve ka pasur elementin racial ne thelbin e vet (plus darvinizmin), nese Hitleri nxorri nje ekstrakt te te gjitha teorive antisemite te shekujve e me te mbarsi teorine e tij te “final solution” ( e cila sigurisht nuk eshte provuar me asnje dokument se ishte program i asgjesimit fizik te hebrenjve), po kjo lufte e pameshirshme e programuar dhe afatgjate kunder tashme jo nje race njerezore, por kunder MENDIMIT TE LIRE, FJALES SE LIRE cfare emri mund te kete vec atij te Holokaustit te Fjales se Lire? Shprehja e mendimit te lire dhe fjales se lire jane emruesi i perbashket i shoqerise demokratike pavaresisht racave, kontinentit apo nivelit te te zhvillimit te demokracise. Eshte tipar thelbesor i races NJEREZORE, E DREJTA THEMELORE E NJERIUT, dhe kur ky tipar dhe kjo e drejte universale shkelet kaq brutalisht nga legjislacioni i vendeve me te ndritura perendimore atehere kjo deshmon qe ne realitet NUK JEMI TE LIRE DHE DEMOKRACIA E FJALES SE LIRE ESHTE NJE GENJESHTER E MADHE.

  10. Bim bash, i përmendi dikush më lart dy standartet e gjykimit të Evropës. Veç më duket se po harrojmë duke neglizhuar standartet e vlerave dhe fjalës së lirë nëpër vendet e Lindjes së Mesme, po përdorim edhe ne një gjykim dy standartesh.

    Më thoni sinqerisht, a nuk duket e tepërt që të gjykojmë standartet mbi Holokaustin në Evropë dhe të harrohet fare liria e fjalës aty ku mungon më tepër?

    Pararoja e mendimit grek, qan dhe sot e kësaj dite shkëputjen historike prej vlerave Evropiane. Demokracia dhe liria e fjalës, janë vlera evropiane të institucionalizuara, të respektuara të vendosura me gjak e luftë idesh ndër vite. Janë frytet e një procesi të gjatë dhe të ndërgjegjshëm historik. Merren si të dhëna, po nuk janë aspak të tilla. Sot jemi tepër me fat që ndodhemi në një kohë të tillë ku mund të shprehemi lirisht për çka mendojmë! Vetëm po të mendojmë mundësitë teknike që na ofrohen për ta bërë këtë, e jo më të tjerat.

    Palestinezët, kanë vërtet nevojë një udhërrëfyes drejt këtyre vlerave. Pasi të shkëputur prej tyre, nuk i njohin. Ju duket e thjeshtë, po ja mendojeni… çfarë marrëdhëniesh të mundshme do ketë një shtet që respekton demokracinë dhe vlerat e saj, qoftë relativisht, prej një vendi që NUK I NJEH si vlera fare!

    Palestinezët sipas mendimit tim, po përdoren si mish për top, për të mbrojtur interesa që nuk janë të tyret. Po i ndërsejnë sa andej këtej për ta mbajtur atë gjendje të bllokuar dhe nën presion. Çtë keqe ka të edukohen, të arsimohen, të kenë integritet dhe të mbrojnë kulturën e tyre në mënyrë të denjë duke i ndihmuar?

    Ne këtu jemi në mes të Evropës dhe pranuam menaxhimin e Kosovës (me shumë pasoja) prej EULEX-it dhe të tjerëve. Po në fund të fundit, nëse do u ndërpriten ndihmat nga jashtë, palestinezët nuk kanë asnjë mundësi zhvillimi. Unë kam dëgjuar për Said, librin e tij nuk e kam lexuar, nuk di çtë them për përkufizimin, derisa ti të propozosh ndonjë zgjidhje më të mirë.

    Nuk e di nëse jam brenda kontekstit të temës, unë kam dëshirë ta shikojmë ca në mënyrë më të përgjithshme (apo globale) krahasuese, sepse liria e fjalës është vlerë relative, nuk kuptohet pa u krahasuar në dy apo më shumë sisteme të tjera. Edhe normal përderisa është relative, nuk mund të kuptohet si e pavarur. Me një fjalë, mungesa e lirisë së fjalës në Iran, ka impakt të drejtëpërdrejtë me lirinë e fjalës në Evropë apo Amerikë. Sidomos kur këto dy sisteme përplasen me njëri-tjetrin. Në këtë kuptim mund të shpjegoj edhe Guantanamon, edhe luftën në Irak, edhe frikën prej pasagjerëve arabë (si temë e trajtuar në këtë blog)

  11. Whisper, siç e vëren edhe ti vetë, tema e shkrimit tim është liria e fjalës, jo vërtetësia e versionit zyrtar të Holokaustit nazist kundër hebrenjve. Me çështjen e parë ndeshem sa herë që ulem të shkruaj dhe të botoj diçka; çështja e dytë është krejt jashtë kompetencave të mia, edhe pse, siç të thashë, më duket e papranueshme madje mesjetare që historianët të persekutohen penalisht për pyetjet që bëjnë ose çështjet që duan të debatojnë.

    Julius, ti pyet: “nuk duket e tepërt që të gjykojmë standartet mbi Holokaustin në Evropë dhe të harrohet fare liria e fjalës aty ku mungon më tepër”; çështja këtu është se askush nuk i sheh Iranin, Korenë e Veriut ose Arabinë Saudite si pishtarë të iluminizmit dhe kalorës të të drejtave të njeriut. Përkundrazi, kur një shkrimtar kinez plaset në burg për një crimethought, të gjithë presin prej Europës ose prej Amerikës të reagojë.

    Prandaj edhe unë shqetësohem më shumë kur të drejtat e njeriut shkelen në Francë sesa kur shkelen në Iran; sepse Francën unë jam mësuar ta kem si model të vendit të qytetëruar dhe të pushtetit të arsyes, ndërsa Iranin jo; dhe si unë ndoshta edhe shumë të tjerë, në Shqipëri, në Iran, në Vietnam dhe në Kongo.

    Po ashtu, shumica e vendeve të botës i torturojnë rëndom të burgosurit e tyre; po kur torturën e toleron administrata amerikane, atëherë bie alarmi, sepse të gjithë shpresojnë te Amerika si vend lider i botës perëndimore dhe si mbështetëse e konventave ndërkombëtare.

    Në Perëndim liria e fjalës është e kërcënuar; vetëm sot lexoja në një gazetë italiane që një politikan të pavarur të së majtës, të famshmin gjykatës Di Pietro, duan ta hedhin në gjyq vetëm e vetëm sepse ka akuzuar presidentin e republikës italiane Napolitano për mungesë paanësie. Në Mbretërinë e Bashkuar ligjet e libel-it po shfrytëzohen gjithnjë e më shpesh nga të fuqishmit për t’u mbyllur gojën të tjerëve; deri edhe Salman Ruzhdie, i Vargjeve Satanike, fitoi një gjyq dhe arriti të çojë në karton një libër kundër tij që përmbakësh “shpifje” (proceset gjyqësore të libel-it kushtojnë jashtëzakonisht). SHBA njihet për betejat groteske rreth ndonjë fjale politikisht jokorrekte që u shpëton personaliteteve të mediave. Shto këtu edhe hipokrizinë e zbatimit të kritereve të ndryshme (si ai i shembullit që solla, për trajtimin hipokrit që iu bë Piné-së)…

  12. Siné është një nga karikaturistët më të famshëm në Francë. Me humorin e tij francezët janë familjarizuar tashmë, por kur vjen fjala për të botuar një artikulli mbi djaloshin bjond të presidentit tout puissant N. Sarkozy, dhe mbi të gjitha hebraizmin, gjërat ndryshojnë. Aty nuk lejohet, lobi hebré në Francë qohet zgupthi dhe vë dorën mbi Toran dhe akuzon humoristin plak për antisemit.

    Nuk mund të karikaturosh disa gjëra, nuk mund të përdorësh humorin për njerëz që janë të zymtë, të pa korrigjueshëm në atë që bëjnë. Po liria e fjalës e tillë është, karikatura ka të njëjtin efekt nëse Siné do të ksihte karikaturuar Papën apo priftërinjtë pedofilë.

    Disa bëjnë viktimën dhe akuzojnë tjetrin për fjalën e lirë, për mendimin e lirë, ndërsa disa nuk mund të akuzohen kur predhat me fosfor shpojnë mishin e foshnjave dhe nënave shtatzëna. Imazhet të gjitha i kemi mu përpara syve. 1300-14 është një disproporcion i madh duke patur parasysh se një shtet demokratik nuk vret në këtë mënyrë barbare. Këto skena nuk janë humor, por krime që mediat nuk u lanë të bënin punën e tyre, pra fjala e lirë u gropos vetëm për interesa ushtarake. Ushtria zaptoi Gazën dhe bëri ç’të donte, pra vrau pa i hy therra në këmbë, pa iu trembur OKB-së, pa përfillur Ban Ki-Mon, dhe pa u trazuar nga protestat mbarë botës. Këto nuk janë krime për Izraelin, shfarosja e 1300 përsonave (gjysma e më shumë civilë të pafajshëm sepse ishin gra, foshnja, të moshuar) nuk është krim kundra njerëzimit.

    Siné gëzon shëndet të plotë. Ai tashmë ka blogun e tij. Por edhe një herë shohim se liria e fjalës nuk është një e drejtë për të gjithë.

    Më vjen mirë që Bryan Singer realizoi filmin Walkyrie (edhe pse presenza e T. Cruise dhe gjuha në anglisht mund të ishin evituar, por ky është Hollywood-i, s’ke çfarë i bën). Sepse një Gjermani tjetër na paraqitet në film, dhe jo ajo që jemi mësuar ta shohim kur bëhet fjalë për problemin e hebrenjve (siç e ka trajtuar me aq mjeshtëri hebreu Spielberg me Schindler List).

  13. Per demokracite Europiane, “liria e te shprehurit” merr ngjyra te ndryshme.Ngjyren baze percaktohet nga ngjyra e atij qe ka pushtetet,para ose prapa perdes,te cilet po t’i mberthejme (te bejme shumatoren e vktoreve te cante pushtete) na jep vektorn rezultant me emrin e dallueshem; “pushteti ekonomik”.
    Liria e te shprehurit eshte nje iluzion i hedhur ne skenen e maredhenieve grup-kundershtuese njerezore,per te kenaqur deshiren e perjeshtme te utopisteve-idealiste popullore.Kur ky iluzion kerkohet te behet realietet,gershera kalkaleruar drejton tehet e saj ne njesine ne trupezim e siper te kesaj krijese delikate virtuale.
    Ky iluzion kerkon te trupezohet:duke detyruar “fjalet” te marin vendin e tyre,neutrin e berthames vleresuese.Kur barazia e paleve te “disa prej tyre” te jete e njejte per me shume anetarsen “te gjithe ata ne grupet kundershtuese” atehere mund te themi qe +/_ eshte eleminuar.

  14. …”ë një vend si Franca, e cila i ka dhënë botës Voltaire-in, dhe ndoshta vetë konceptin e të drejtave dhe lirive të individit…”

    Koncepti i te drejatve te njeriut fillon me Ulpianin ne shek. 3 – ius suum cuique.
    ( me duket se ka nje paralele te frikeshme e jo te rastesishme midis epokes se tij dhe kesaj te sotmes)

    Koncepti i liberte, fraternite, egalite eshte kristian, dhe i ka renjet ne mbreterin e Zotit, qe lindi ne Jerusalem mbas kryqesates se pare.

  15. idashur, ke kapur pikerisht fillesen, ate qe asnje ateist ska per ta pranuar. Kjo liberte,fraternite e egalite e revolucionareve, po te pyesesh provencalet ( jug-mesdhe ) e Frances nuk u sjell asnje kujtim te mire, meqe per ta nuk vlente e te shumte ishin provencalet qe perfunduan ne gijotine pse mohonin identitetin e gjuhen frenge, qe ne te vertete nuk e kishin.
    Ne emer te kesaj tresheje jane gijotinuar e varur aq shume te pafajshem ne France, saqe mua me duket treshe e pergjakur.

    Koncepti kristian i kesaj tresheje buronte nga altruizmi e filantropia e moralit kristian, ky francez nga hakmarrja dhe eshte parim baze i imperializmit demokratik.

    Volteri ishte me skarcoja i iluministeve, fama e tij lidhet me faktin qe Monteskje e Ruso , te cilet ne ndryshim nga Volteri permenden ne cdo liber me vlere qe merret me probleme socio-politike, nuk ishin aspak komuniste apo ‘baballare shpirterore’ te komunizmit e se majtes moderne ne pergjithesi sikunder Volteri.
    Vetem pasi i njoha me mire keta te tre, kuptova pse Nicja thoshte se Volteri ishte nje idiot.

    Problemi i te drejtes se fjales si e kam shprehur ne nje teme tjeter eshte se ne fakt eshte liri e ankimit, meqe askush sta ndalon lirine e lavderimit.

    Si liri ankimi, arrihet te kuptohet pse ne disa raste kjo e drejte shkelet. Te gjithe ne e dime se ankimi ka nje kufi, pertej te cilit nuk lejohet me, keshtu edhe e drejta e fjales ka nje kufi pertej te cilit nuk lejohet.

    Ne rastin e mohimit te holokaustit, kemi te bejme me ndalimin e ankimit kunder vlerave te pranuara. Holokausti pervec qe sjell nje ndjenje te forte faji, tek e cila meshon shantazhi hebraik, perfaqeson edhe shembullin e persosur te nje bote ku vlerat demokratike mbi te cilat bazohet Europa, jane shkelur ne menyren me barbare.

    Pra duhet ngritur nje mit qe eshte ne gjendje te munde friken nga humbja e vlerave dhe pikerisht meqe mitet krijuese te nje shoqerie si ruajtese e percuese te vlerave mbi te cilat kjo shoqeri eshte ndertuar, jane te paprekshme, me te paprekshme se e drejta e ankimit kunder miteve, dmth vete e drejta e fjales.

    Keshtu regjimet totalitare ndertojne me shume mite, meqe kane me shume frike nga humbja e pushtetit, pasi zakonisht pushteti totalitar nuk gezon legjitimitet te plote e te paprekshem, prandaj edhe ne keto regjime e drejta e ankimit eshte me e kufizuar se ne regjimet demokratike.

    Liri te plote te fjales nuk ka pasur ndonjehere e nuk do kete kurre e besoj se vjen nga vete origjina e shoqerise njerezore, dmth mohimi i pjesshem i lirive vetjake natyrore per hir te sigurise.
    Sapo siguria tronditet e shoqerine e pushton pasiguria, menjehere lirite natyrore te njeriut kufizohen e fillojne ato qe quhen gjendje shtetrrethimi.
    Prandaj edhe ushtria qe eshte institucion tipik qe vepron ne situata kritike pasigurie, nuk i njeh shume nga te drejtat e njeriut e aq me pak te drejten e ankimit apo te fjales.

    Per mua liria e plote e fjales i takon shpirtit anarkik, sigurisht qe kjo nuk do te thote qe sa me shume hapesire ndodhet brenda kufijve te caktuar per lirine e fjales, aq me keq eshte, perkundrazi.

    Julius, nese shumica e popullit nuk e do demokracine nuk ka asgje ne bote qe e ndalon, as kushtetute e aq me pak ligj.
    Demokracia kerkon sforco te madhe per tu mbajtur ne jete, pasi duke mos qene produkt natyror si monarkia, por produkt kultural ka nevoje per stimulim te vazhdueshem dhe energji te medha.
    Jo te gjithe popujt kane kulturen gati per te pranuar demokracine.
    Mendoj se rreziku demokracise i vjen nga veshja ekonomike qe i kane qendisur ideologe te ndryshem, keshtu qe do varet nga mireqenia qe garanton.
    Po te lihet sic eshte ne parim, dmth produkt kulturor qe lidhet me perqasjen ndaj pushtetit, atehere kultura perendimore ska pse te kete kurre frike e te ngreje pyetjen tende.

    ””Dmth nëse besimi se Holokausti nuk ka ndodhur konsiderohet si iracional (që normalisht është), atëherë ndërhyhet në sistem me një ligj iracional për të ndaluar shpërhapjen.””’

    Morali mund te rroje ne perjetesi si irracional, ndersa ligji absolutisht jo. Kalimi nga morali tek ligji eshte pikerisht pasoje e nevojes per racionalizmin qe ligji ka dhe shpreh.

    Une do thoja qe ai ligj eshte racional, nese holokausti eshte i domosdoshem per te ardhmen e Europes, sigurisht qe behet irracional nese nuk eshte me i domosdoshem, dmth nese Europa nuk i njeh me holokaustit asnje vlere si dhe nuk mbart me ndjenjen e fajit.

    Personalisht nuk i njoh holokaustit asnje vlere ne ardhmerine e shqiptareve dhe nuk kam ndonje ndjenje faji si shqiptar, keshtu qe per mua ai ligj eshte irracional, nese vepron ne Shqiperi e meqe irracional, atehere i papranueshem si ligj.

  16. Ndalimi i mohimit te holokaustit te pakten ne Gjermani ka te beje me ndjenjen e fajit te shoqerise gjermane per krimet e nazizmit. Kjo ndjenje faji mbizoteron ketu akoma sot pas rreth 60 vjetesh. Megjithate pasojat e nje ndalimi te tille jane te dyaneshme.

    Nga njera ane kemi institucione dhe media qe merren me mbledhjen e paraqitjen e rregullt te fakteve historike. Televizionet shteterore dhe deri diku ato private gjermane te bombardojne me dokumentare ku tregohen krimet naziste.

    Nga ana tjeter kemi nje mungese totale te diskutimit ne sferen private. Une akoma pas kaq vitesh ketu nuk kam takuar ndonje njeri te ri apo te vjeter qe te flase lirshem per ate kapitull te historise gjermane. Askush nuk flet. Kur bie fjala qofte dhe rastesisht mbi periudhen e nazizmit dhe holokaustin tema ndryshohet si pa e kuptuar.

    Kjo ndrydhje e pergjithshme con pastaj ne nje problem te madh te identitetit. Nje gjerman, 60 vjet pas holokaustit nuk mund te thote kollaj se e do flamurin dhe eshte krenar per vendin e tij (gje kjo qe cdo anglez, amerikan apo shqiptar me ose pa te drejte mund ta thote pa teklif) pasi damkoset si fashist. Ka pra nje ndrydhje artificiale te identitetit nacional qe vjen pikerisht nga mungesa e diskutimit. Kjo ndrydhje e identitetit con nder te tjerash ne reagime ekstreme si psh. ushqimin e prirjeve neonaziste tek pjese te caktuara shoqerore etj.

    Per mendimin tim ajo qe nuk ka funksionuar ketu ne Gjermani keto 60 vjet ka qene diskutimi e dialogu ndermjet brezave. Brezi i vjeter heshtte dhe bashke me heshtjen i trashegonte brezit te ri ne njefare mase dhe ndjenjen e fajit. Ky mekanizem heshtjeje sic duket ka funksionuar per tre-kater breza me radhe deri ne piken qe edhe sot nje 20 vjecar gjerman e ka te veshtire te flase per holokaustin.

    Per te ardhur tani serisht tek tema, ndalimi i atyre qe mohojne holokaustin nuk e ndihmon diskutimin dhe ne kete menyre perpunimin e vertete te se kaluares. Perkundrazi ne kete menyre diskutimi ndrydhet e sterilizohet duke ndaluar ndergjegjesimin per ate pjese se historise tek brezat e ri. Diskutimi i nje teme eshte shume i rendesishem per ndergjegjesimin e saj e nenkupton dhe mundesine e shtjellimit te pyetjeve sado naive qofshin ato. Prandaj eshte shume me produktive qe ndaj mohuesve te holokaustit nuk duhet nxjerre ligji por faktet.

  17. “Kjo gjendje ne te cilen ndodhen sot vendet e Lindjes se Mesme eshte pasoje e kolonializmit mese 200 vjeçar te fuqive evropiane mbi to. Ne shumicen e tyre pushtetin e zoterojne diktaturat vasale te njeres apo tjetres supefuqi ndersa Irani dha A.Saudite jane diktatura pseudo teokratike qe fene e perdorin si fasade per justifikimin e pushtetit te shfrenuar ndersa zerat kritike burgosen madje edhe vriten.”
    I nderuar Julius ne komentin tim te meparshem jam treguar fare qarte kritik ndaj mungeses se lirise ne Lindjen e Mesme. Edhe teza jote per mandatimin e Palestines bie poshte sepse kolonizatoret e demokratizuar kane 200 vjet qe rrine kembekryq ne ato vende pa pasur deshiren me te vogel per ti “emancipuar”. “Elitat” e atyre vendeve qe ne vegjeli merren dhe edukohen ne vendet perendimore por me qellime te mbrapshta, per tu bere vasale te zellshem te mentoreve te tyre. Shembull kemi mbretin e Jordanise , princat arabe,Marokun,Tunizine etj,etj.
    Une nuk jam ekspert ekonomie qe te jap zgjidhje zhvilluese per Palestinen por per nje gje jam i sigurt : nese nje vend do te lihet i lire me nje klase te shendetshme politike dhe pa korrupsion zhvillimi ekonomik do te vije gradualisht.
    Shteti Sionist nuk e ka dashur kurre nje Bote Arabe te lire e te zhvilluar pasi e sheh kercenim per ekzistencen e tij dhe per kete arsye edhe lobon fuqishem qe ne kete rajon te kete vetem konflikte. Per sa i perket Kosoves po pate kohe hidhi nje sy linkut te meposhtem:

    http://saktivista.blogspot.com/2009/01/kolonializem.html

  18. Xha xha, unë kam mendimin se siç thashë, liria e fjalës duke qënë koncept relativ është e ndërvarur nga sistemi në sistem. Meqë koncepti absolut i saj nuk ekziston. Dhe përsëri them: vendet në të cilat mungon liria e fjalës, ndikojnë negativisht edhe në lirinë e fjalës në Evropë.

    Nëse marrim Holokaustin, hebrenjtë si popull janë të importuar në Evropë me një identitet shumë të ndryshëm prej atij evropian. Kjo solli përndjekjen dhe dëbimin e tyre nisur kryesisht për shkaqe kulturore-fetare, por shumë të dallueshme nga pjesa tjetër e popullsisë. Pra brenda Evropës si sistem, hyri një “trup” i huaj, edhe gjithë sistemi e abortoi në të kaluarën. Evropa e përparuar, iluministe, demokratike etj etj u ndje e kërcënuar prej diversitetit kulturor. Hebrenjtë në këtë mënyrë u shndërruan në shënjestër të lehtë. Ligji për Holokaustin, është antitrup, antibiotik kundër përsëritjes të së njëjtës situatë.

    Sot nëse do bënim një paralelizim, do ishin në vend të hebrenjve emigrantët myslymanë të ardhur prej vendeve të lindjes. Këta konsiderohen si trup i huaj përsëri, kanë identitet kulturor shumë të diferencuar prej pjesës tjetër dhe në këtë mënyrë shndërrohen në shënjestër të lehtë, si hebrenjtë e dikurshëm. Që të përballojë këtë ndërhyrje nga jashtë sistemi Evropë duhet të implementojë vaksinat përkatëse. Problemi është se epiqendra referuese dhe kulturore e këtyre emigrantëve, janë vende me liri fjale të kufizuar. Kjo gjë e bën të vështirë demokratizimin e Evropës. Për tiu përgjigjur situatës i duhet të implementojë ligje jo dhe aq demokratike. Po pikërisht rrënja e kësaj avarie është mungesa e lirisë së fjalës në vendet e Lindjes. Dmth për mua, nëse realisht duam të mbrojmë institucionin e lirisë së fjalës së lirë nga ana parimore, do duhet të reagojmë aty ku kjo cënohet më shumë…

    Është e njëjta situatë me gjendjen ekonomike: A mundet një vend i zhvilluar të ketë fqinj kufitar një vend të botës së tretë? Nëse po, më thoni një vend të tillë.

    I bukur koncept kristian o Hyllin, sidomos ai “liberte”, po flasim në një kohë kur kishte skllevër. Një pagani si ty nuk i lejohet të quajë altruizmin koncept kristian, sepse gjendet në natyrë.

    Më tej, nëse unë them se mendoj që Palestina duhet të kthehet në demokratike, ia njoh apriori superioritetin demokracisë, po gjithashtu nuk e hedh për diskutim këtë parim, për mua është i padiskutueshëm.

    Por ama ka diçka për ty këtu: Nëse ti ia jep të drejtën popullit të vendosë, atëherë përgjegjësinë e merr populli gjithashtu…

    Bim bash, kam përshtypjen se parimi “ta lëmë popullin të zhvillohet vetë”, është shumë utopik. Në thelb përmban: ta lëmë popullin të zhvillohet ashtu si duam ne. Parimi i zhvillimit vetë, është utopik sepse asnjë popull nuk qëndron i izoluar. Normalisht shkëmben, merr dhe jep njohuri, dije, mallra, burime njerëzore etj.

    Atë artikull e kam lexuar, jam kundër kolonializimit, por ama e dhashë si shembull i një të keqeje të domosdoshme, për ne të paktën. Nuk kishim mundësi të bënim ndryshe. Strategjitë që duhen ndjekur për t’i shpëtuar kolonializimit i kam shkruar nga peshku gjithashtu etj.

  19. Bim-Bashi thote: “ Bashkohem teresisht me mendimin per shenjterine e lirise se fjales, por duhet me pare te biem dakort se ku perfundon liria dhe ku fillojne shpifjet”.

    Jam sefte ne këtë blog dhe se pari dua të shpreh konsiderata për autorin dhe kontribuesit. Gjithshka më duket xhenuine dhe cilësore. Dëshiroj të shtoj diçka për argumentin e mësipërm, sepse mendoj që ja vlen. Për fat të keq në realitetin shqiptar shpifja ka marrë vlera qytetarie dhe publiku i shkretë nuk po di të ndajë miellin nga krundet. Mjeshtra dhe pseudo-mjeshtra të fjalës po lozin si me Yo Yo me gjithshka dhe me këdo dhe se kanë problem të përdhunojnë dhe vetë fjalën e lirë (gjynah se është vetëm 17 vjeçe…). E mira dhe e keqja, virtyti dhe vesi, paqja dhe lufta, etj., janë koncepte që kanë lindur bashkë me shoqërinë njerëzore dhe për pasojë janë të mirënjohura. Kuptohet që këto koncepte kushtëzohen nga vlerat që adapton çdo sistem dhe që janë ndryshe në demokraci, ndryshe në liberal demokraci, ndryshe në totalitarizëm, etj. Sidoqoftë ekzistenca e të drejtave te njeriut, ku fjala e lirë është ingredienti kryesor, përbëjnë thelbin e diferencës midis një shoqërie të lirë ose jo. Nuk është se dua të bëj filozofira në këto rreshta. Desha vetëm të introduktoj terrenet në të cilat fjala gërmëzohet, debatohet dhe marrin formë idetë. Në këto terrene fatkeqësisht bubrojnë dhe mashtruesit ose shpifësit. Për ata nuk ka vlerë fare filozofia e sistemit. Ata janë aty (në pazarin e Rrogozhinës) për shitur, blerë dhe nxjerrë ndonjë fitim të çastit duke shitur e blerë fjalë. [...]

    [Komenti prerë këtu; blogut nuk i interesojnë argumente që kanë të bëjnë me personin. Xh2]

    • Ju lutem t’i përmbaheni temës në komentet tuaja. Tema e “Skënderbeut” të Schmitt-it dhe tema e interpretimit të pikturës së Trenit janë trajtuar veçan në blog, prandaj komentet tuaja për këto tema mund t’i çoni atje. Kjo e tanishmja merret me çështje të tjera: perceptimi i raportit midis dijes shqiptare dhe dijes së huaj dhe paranoja e publikut. Gjithashtu, komente që kanë të bëjnë me çështje personale midis z. Tare dhe z. Korkuti nuk do të kalojnë, sepse nuk na interesojnë.

  20. Pershendetje Julius!
    Nuk kisha ndermend ta vazhdoja me kete bisede por ndersa lexova tezen qe ti propozon :
    ” Parimi i zhvillimit vetë, është utopik sepse asnjë popull nuk qëndron i izoluar. Normalisht shkëmben, merr dhe jep njohuri, dije, mallra, burime njerëzore etj.”
    mendja me blojti disa gjera qe kam deshire te ti shpreh.
    Une , idene e ecjes me kembet e veta te nje populli nuk e kisha ne kuptimin enveristo-stalinist “te bejme gjithcka me forcat tona pa ja shtrire doren armikut” .Ajo qe une propozova eshte vetem esenca apo baza e shendoshe per ecjen perpara dhe zhvillimin intelektual,ekonomik dhe kulturor te kujtdo vendi. Kulturat dhe qyteterimet padyshim qe gjithmone ne rrjedhen e historise i kane dhene dhe marre njera-tjetres dhe as kjo Evrope apo Amerike e kamur dhe relativisht e lire qe shohim ne sot nuk eshte produkt i vetvetes dhe pjesen e luanit ne te e luan ndikimi arabo-islam ne Spanje e Sicili me ane te te cilit Evropa rigjeti tekstet filozofike dhe zhvillimet shkencore te cilat me pas nga arabishtja u perkthyen ne latinisht. Pasojat e izolimit kulturor dhe ekonomik ne si shqiptare i kemi provuar mbi kurriz dhe shiko ku jemi.
    Une gjithmone e kam theksuar se prapambeja e Vendeve te Lindjes dhe mbajtja e tyre ne konflikte eshte e stisur nga faktore te jashtem te cilet ja kane friken rizgjimit te ketyre vendeve .
    Fundja kur kultura e tyre konsiderohet inferiore pse i sulmojne aq shume kulturalisht ?Kush eshte ai ” deficent” qe mund te kaloje nga nje kulture e “larte” ne nje me te “ulet”??!! Te vazhdosh e te godasesh nje shtepi te rrenuar eshte pak absurde.

    Ndersa ti nuk e ve ne diskutim demokracine dhe vlerat e saj por mendimtari freng Rene Guinon tek “Krizat e Botes Bashkekohore” seç ka per te thene diçka…

  21. Ndalimi që i bëhet me mjete shtrënguese pohimeve publike që mohojnë Holokaustin në thelb janë masa mbrojtëse profilaktike personale të kulturës evropiane. Veprimet e shteteve evropiane në këtë drejtim nuk kanë për qëllim të mbrojnë një elementë të huaj për Evropën, por një pjesë të vetes. Mendësia që çoi në dallimin në evropianë (apo “arianë”) dhe hebrenj ishte e gabuar dhe pruri më vete një fatkeqësi të tmerrshme. Në kuptimin direkt fatkeqësia preku në dukje vetëm hebrenjtë por në të vërtetë ajo ishte një vetëgjymtim i shoqërive evropiane, i etikës së tyre dhe bashkë më to edhe i efikasitetit të ekonomive kombëtare të shteteve shumë të rëndësishme për kontinentin.

    Shpronësimi i hebrenjve dhe më pas shfarosja e tyre tronditën në themel marrëdhëniet e pronësisë dhe respektimin e të drejtës së pronësisë, që në fakt është shtylla kurrizore e etikës së një shoqërie. Dobësimi i të drejtës së pronësisë bie me vete regres ekonomik.

    Kultura e komunitetit të hebrenjve në Evropë ishte një pjesë mbimesatarisht e rëndësishme e kulturës evropiane dhe shfarosja fizike e tyre ishte sigurisht një vetëgjymtim fatal për Evropën.

    Gjermania sot e vuan në mënyrë të heshtur mungesën e komponentit hebre si në ekonomi ashtu edhe në kulturë dhe për këtë gjë nuk flitet publikisht, pasi për shkak të korrektësisë politike rrezikon të bësh gabim edhe sikur të veçosh për shembull cilësi të mira të këtij komuniteti, pra edhe kur ato janë pozitive, pasi edhe këto vlejnë si stigmatizime. Madje edhe kjo gjendje vetë tregon se çfarë ngërçe e mbajnë të mbërthyer ndonjëherë realitetin evropian.

    Si e vuri në dukje edhe Xhaxhai Holokausti është një element, i cili për nga mënyra se si ai trajtohet nga realiteti evropian sot, qëndron ne themel të shoqërive evropiane vetë. Në një farë mënyre qëndrimi nga tij është përcaktues për Evropën e sotme, e cila një herë për një herë nuk ka se pse të ndryshojë. Çdo sulm që ndërmerret karshi tij konsiderohet si një sulm ndaj realitetit evropian, pra merret në konsideratë automatikisht si një rrezik.

    Evropa mbron bindjen e vet për Holokaustin në plan të parë për të mbrojtur veten e vet, e më pas ndoshta rastësisht edhe atë të komuniteteve hebreje nëpër botë, kudo ato qofshin.

    Çdo qëndrim tjetër për këtë çështje bie me vete përfytyrimin e Evropës së përgjakur e të shkatërruar dhe në këtë moment thjeshtë për arsye pragmatike në Evropë është e ndaluar loja me këtë temë, njësoj sikur është e ndaluar edhe loja me zjarrin.

    Holokausti është si Krishti ne Gozhdë një lloj feje, është një bindje, të cilën kush nga halli e kush nga frika e merr në konsideratë si një lloj besimi evropian. Sigurisht që mund të hapet edhe diskutimi, nëse Krishtin vërtetë e ngulën në atë kryq, e a u ngrit ai pas tre ditësh, shkoi në qiell, e a u kthye ai pas 40 ditësh, madje mund të ngrihet edhe një këshill mjekoligjorësh që të provojnë dot të kundërtën, siç del herë pas here ndonjë fizikan i cili llogarit shpërndarjen e peshës nëpër gozhda, për të konkluduar se të gjitha realizimet ne dymijë vjetët e më pasme të skenës së kryqëzimit nuk përputhen me atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë, sikur Krishti të kishte ekzistuar vërtetë e dikush ta kishte ngulur në atë kryq. Por kush është ai i marrë, që do t’i kushtonte qoftë edhe një çast të vetëm vëmendje këtij, vetëm për të mohuar ekzistencën e Krishtit në këtë mënyrë?

    Holokausti dhe lufta e Izraelit ne Rripin e Gazës janë dy gjëra të ndryshme dhe nuk do të duhej të kishte asnjë arsye për t’i përzier. Sigurisht që shtetet Evropiane heshtin në mënyrë sistematike në rastin e krimeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, por ky qëndrim buron jo nga respekti për të të helmuarit në dhomat e gazit ne Auschwitz, por thjeshtë se të paktën për momentin çdokush i pushtetshëm në Perëndimin e krishterë jeton rehat me përfytyrimin që dikush po i bie kokës Hamas-it.

    Pastaj e fundit që mund të shtohej për këtë çështje, pra për kufizimin e të drejtës së fjalës. Natyrisht që kjo është e pakufishme në shtetet demokratike, por me këtë kihet parasysh se ajo është e pakufishme brenda një hapësire të kufizuar, e cila mbaron pikërisht atje ku fillon të fitojë konsistencë integriteti moral i subjektit tjetër të të drejtës.

    Edhe në demokraci kodet penale përmbajnë dispozita që kufizojnë të drejtën e fjalës, si fyerja, shpifja, përgojimi i Zotit, përhapja e panikut (në rast lufte), ngaqë shoqëria e ka të nevojshme që herë pas herë të mbyllë gojë, që prishin ekuilibrin etik brenda saj. Dallimi midis demokracisë dhe diktaturës konsiston jo në faktin se në njërën paska liri të pakufizuar dhe në tjetrën gjendja është e kundërt, por në faktin se kufizimet e shprehjes së lirë bëhen për një interes madhor që prek shumicën në përgjithësi, ato bëhen tepër përjashtimisht dhe se konsekuencat janë në një lloj raporti të parashikuar paraprakisht me vëllimin e të drejtës së lënduar nëpërmjet shprehjes së lirë.

    Kjo e fundit është edhe ajo që mua më duket si më e rëndësishmja që doja të thosha, pra ruajtja e raportit midis masës shtrënguese dhe të drejtës publike a po private të lënduar.

  22. Shoqeria moderne,sic eshte ndertimi i gjithe gjithesise,shfaq gjithmone gjate rritjes se saj parodoksin ndertimor.Ky ndertim shpesh here i aferprekshem perbehet nga kontradiktat ndermjet butesise dhe pameshirmerise njerezore,lirise dhe skllaverise individuale,ndertimit dhe shkaterrimit,vellazerimit dhe racizmit..etj.Te gjitha keto jane raporte te barazise dhe pabarazise.
    Shoqeria moderne,si gjithe shoqerite para saj,nuk pranon ndryshueshmerine njerezore.Ndryshueshmerine njerezore kapacitetative ka pasur,ne çdo shoqeri ne rrugen evolutive,rezitence pasive dhe aktive si dhe çfaqje gjendjesh e nivelesh te te jetuarit te ndryshem.Kjo fillon qe prej te bindurit te pare i cili detyrohet te pranoje(druri) qe kryetari i fisit duhet te marri me shume mishgjahu nga te tjeret deri tek Hitler&Enveri (ku,ne rastin tone,burgu i spacit&te tjere burgje nuk ishin me te manget se Holokausti)
    Po ashtu,moderni sistemi aktual nuk i shpeton dot ketij paradoksi.Ai ka ne perberje te tij tendencen e “holokaustit”.Kur kundershtojme dike,i cili gjithashtu kundershton,por tjeter ane perberese te paradoksit,holokaustin,nuk bejme gje tjeter veçse shfaqim vete holokaustin.Ndryshueshmeria mendimore njerezore prodhon objektivisht holokausta,te cilat do te na shoqerojne edhe kushedi per sa kohe te ardhme.Ndryshueshmeria e pa+barazise brenda grupeve hirarkike te shoqerise sjell edhe pa+barazine e lirise se fjales ne nje paradoks si ai i mesipershkruar ne artikull.

  23. ””I bukur koncept kristian o Hyllin, sidomos ai “liberte”, po flasim në një kohë kur kishte skllevër. Një pagani si ty nuk i lejohet të quajë altruizmin koncept kristian, sepse gjendet në natyrë.””’

    Julius , kur flas per moral kristian e kam fjalen per ungjijte te cilet me siguri i njeh, mbase me mire se une, biles pa mbase fare.
    Ti harron padashje se kristianizmi nuk bazohet vetem tek morali kristian por edhe tek morali i kohes e i vendit, prandaj edhe ka 7 a 8 lloje kristianizmi.
    Ci bashkon eshte morali i Krishtit, ci ndan eshte morali i kohes e vendit.

    Sklleverit bejne pjese tek morali i kohes e vendit por megjithate kisha ka punuar gjate ne Europe per ndalimin e skllaverimit te besimtareve, sidomos pasi mori pushtetin.
    Te kujtoj se ne Amerike skllaveria ligjerisht eshte zhdukur ne 1865 ndersa ne moralin publik amerikane rreth vitit 1965 a me vone akoma.

    ”””Dhe përsëri them: vendet në të cilat mungon liria e fjalës, ndikojnë negativisht edhe në lirinë e fjalës në Evropë. ””

    Kjo eshte nje linje logjike qe con perhere ne ekspansion.
    Qe une te jem i sigurte per vlerat e mia atehere kam nevoje te godas atje ku antivlerat sundojne sepse mund te japin shembull negativ e keshtu rrezikohen vlerat e mia.

    Romaket e vjeter republikane thoshin se po hyne ne lufte jo kunder popullit te sulmuar, por kunder mbretit te tyre tiran per ti cliruar keta popuj nga tirania e jo vetem kaq por edhe sepse keto mbreteri tiranike ne kufi perbenin rrezik per paqen romake dhe per vlerat republikane te saj.

    Ky ishte huazim nga lufta midis aristokrateve dhe demokrateve ne mbare boten greke, ku demokratet qe sundonin ne nje polis thonin te njejtat gjera per te justifikuar goditjen e nje polisi ku sundonte aristokracia.

    Ky imperializem demokratik u injektua tek Franca e revolucionit dhe e Napoleonit, pastaj prej aty u infektuan mbare demokracite moderne perfshire sulmin ne Irak, motive lufte identike, clirojme popullin iraken nga tirani Sadam dhe eksportojme demokracine qe aty te mos pillen me antivlera dhe terroriste. Pax Americana =Pax Democratica.

    Praktikisht ti po perdor nje nga parimet baze te imperializmit demokratik.
    Te pelqen me shume akuza si imperialist apo si social-imperialist :D

    Po edhe ti ske faj, se problemi i vlerave dhe te drejtave eshte nje oqean aq i gjere e i thelle, saqe ska rob qe lundron dot gjate, superior eshte vetem Zoti.(Hidhi nje sy shkrimit Dogma dhe vlera, andej)

    Dobesia e atij parimi bazohet tek vete dobesia njerezore, instikti i veteruajtjes qe injektohet qysh ne kalimin nga njeriu natyror ne njeriun kulturor.

    Kultura e ka ndare njeriun shume me teper sesa natyra. Dallimi mes nje te bardhi e nje zezaku qendron ne rreth 50 gjene, por ndryshimi mes kultures perendimore dhe nje kulture afrikane eshte i llahtarshem.

    Keto kultura kane instiktin e veteruajtjes, imagjino cfare genocidesh nevojiten per te arritur monokulturen boterore e keshtu te arrijme barazine e vlerat universale kulturore te njeriut.

    Parimi jot supozon agresivitetin ndaj nje kulture tjeter me qellim ruajtjen e tendes ,specifikisht te drejten e fjales, nderkaq nga ana tjeter ti je i pari qe pranon heterogjenitetin kulturor, racial, gjuhesor brenda te njejtes bashkesi. Mblidh mendjen e zgjidh se te dyja bashke nuk mund ti kerkosh dot.

    Mendoj se ne kete drejtim vetem shqiptaret dhe hebrejte kane arritur ne kohet e vjetra nje urtesi te atille, qe i ka lene jashte ketij konflikti te brendshem qe gerryen cdo bashkesi qe infektohet nga agresioni kulturor e po sot e kesaj dite jane keto 2 bashkesi qe edhe pse demokratike po i bejne rezistence te forte terheqjen magnetike te agresionit kulturor si menyre per te ruajtur kulturen vendase.

    Ka ne te dyja vendet shume individe qe terhiqen nga ideja e agresionit kulturor, megjithate sfocimi neper mijevjecare per te mbrojtur kulturen vendase nga agresioni i kulturave te tjera i ka stervitur keta popuj dhe i kane ende te fuqishem antitrupat ndaj ketij infeksioni qe con drejt vdekjes kulturen e dobet.
    Forca ka qendruar perhere tek bindja e superioritetit moral ndaj kultures agresive, bindje qe duhet ushqyer perndryshe do vyshket si lulja pa uje e do mjaftoje nje ere e lehte ta shkule vendit.

    Parimi jot mbi ruajtjen e se drejtes se fjales, eshte shume i rrezikshem.
    Personalisht e quaj te papranueshem si kunderprodhues ekspansionin kulturor si ne formen mbrojtese te sulmit preventiv ashtu edhe ne ate sulmuese te ekspansionit per clirimin e te tjereve nga injoranca e tirania.
    Kultura e nje bashkesie duhet te garantoje mbijetesen e bashkesise pra produkt egoist, perndryshe do jete nje nga shume kulturat superiore qe kane ndihmuar boten por jo popullin qe e krijoi dhe zhvilloi.
    Keto jane kultura vetevrasese e vetevrasja nuk eshte as racionale e as instiktive, por mekazimen per te zhdukur te dobetit. Ne cfare duam te jemi, te forte apo te dobet ?
    Pilula e kuqe apo pilula blu ? Zgjidh e merr, e mos impono zgjedhjen time.

  24. Hyllin .
    Retorika jote eshte perplot Eurocentrizem.
    Zhak Derrida babai i dekonstruksionit eshte i mendimit se filozofia perendimore eshte e paafte ta perceptoje ,perpunoje dhe ne fund ta komentoje realitetin thjesht per fakt te gjuhes.Ndersa ne gjuhet perendimore, gjithmone sipas Derridas, fjala rreket te riprodhoje tingullin e sendit ne gjuhet lindore ajo rreket te riprodhoje formen . Forma na jep pershkrim me te plote se tingulli per dicka te caktuar .E keshtu rrjedhimisht,gjithmone sipas te ndjerit ne fjale, mendimi filozofik lindor eshte me i plote dhe me i sakte se mendimi perendimor.
    Krishti gjithashtu eshte lindor, apo jo?

  25. Bim-basho, ja cila eshte nje nga arsyet qe ne shkrim tjeter kam shkruar dicka mbi bimbashet e myftijte, ky posti jot.

    Ne radhe te pare nuk e di se ku qendron retorika ne shkrim, vec nese me retorike ti mendon gje tjeter nga retorika, jo per gje po as jam duke bere oratori e as du me kap ndjenjat e ndokujt. Me kap ndonje pjese te tille se do bej menjehere mea culpa. Me bej vec hallall pjesen ku fus shqiptaret se i kam pike te dobet.

    Eurocentrizmin nuk e pashe, aty u lavderuan vec shqiptare dhe hebrej, ndersa per kulturen perendimore varet si lexohet, po thashe se eshte duke kaluar ne fazen e kultures vetevrasese.

    Nderkaq , mendoj se per arsye te tjera, aziatiket kane qene superiore ne teologji dhe jane mjeshtra te moralit e mbase nje dite do e zhdukin racen e bardhe nga faqja e dheut, por sa per filozofine, mendoj se kjo eshte e lidhur me teper me kuocientin e inteligjences dhe nevoja e kushte te caktuara.
    Mbase rreshtimi i disa filozofeve joprofete lindore do ndihmonte me shume ne kuptimin e domethenies qe ka mendimi filozofik lindor, por kam frike se nenkupton mendimin teologjik lindor.

    Krishti eshte lindor deri ne qelizat e apandesitit dhe une nuk e ve ne dyshim aspak ndikimin e forte te lindjes ne civilizimin e popujve te perendimit.

    p.s Shkrimi im ‘eurocentrist’ mbron te drejten e islamit per te vrare e prere ne vendet islamike dhe i mohon te drejten te vrase e prese jashte vendeve islamike.

  26. Përshëndetje Bimbash, doja të të ndiqja në diskutim, po të humba aty te pjesa e luanit…

    Hyllin, veç kuptimi i atij parimi kishte tjetër vlerë sipas kohës dhe vendit. Tjetër vlerë në revolucionin francez.
    Shumë u përpoq kisha të luftonte skllavërinë (kur vetë Krishti i jepte të tijën Cezarit, edhe Pali kritikonte skllavin se nuk i bindej të zot) Do të më pëlqente ta trajtoja Krishtin si filozof, edhe është goxha filozof me vlera, po çe do që ia shkruajtën të tjerët predikimet, e si të mos mjaftonte e quajtën dhe Bir të Zotit.

    Ajo llogjikë mund të të çojë kudo, unë u nisa prej premisave të autorit të shkrimit ( xha xhait) që nëpërmjet artikullit kërkon më shumë liri fjale…

    Nëse ka ndonjë gjë të pavlefshme në shtjellimin tim, ma konfirmo, se kështu si e shpjegon ti, më duket sikur tenton të më hack-osh mendimet. :D Megjithatë, të njëjtin parim e shpjegon Makiaveli – duke e quajtur të suksesshëm madje – për pushtimin e popujve të tjerë. Në këtë mënyrë shpjegon pse Aleksandri i Madh e pati të lehtë që të pushtonte dhe mbante nën të Persinë. Sepse solli një sistem më të civilizuar se ai që kishin persët vetë. Kështu populli e deshi.

    Po edhe ti e njeh këtë parim (jo në këtë temë veç :P) kur thua se kultura kristiane kulturoi barbarët, nordikët etj.
    Me ca besim në evolucion më tepër, ndoshta ia del ta pranosh edhe këtu.

    Që të jemi korrektë ama, nuk e di nëse e ke vënë re, kryesisht mendimet e mia janë shqiptaro-centrike. Me një fjalë, unë besoj se shqiptarët munden edhe të ruajnë kulturën e tyre, por edhe të përfshijnë brenda kësaj kulture elementët e të drejtës evropiane. Deri këtu jam korrekt.

    Po kam dhe shtrat të përshtatshëm ku mundem të bazoj këtë bindje. Ne psh kemi marrë fetë, tre të tilla e nuk kemi pësuar gjë, çfarë tjetër mund të na “prishë?”

    Më tej nuk shkoj dot, se skam ndërmend të shpëtoj botën.

  27. …”Gjermania sot e vuan në mënyrë të heshtur mungesën e komponentit hebre si në ekonomi ashtu edhe në kulturë dhe për këtë gjë nuk flitet publikisht,…”

    Argument i vjeter ky.
    I perdorur qe ne kohen e Ferdinandid dhe Isabelles katolike. Dhe besoj se edhe kete here eshte po aq i vertet sa dhe heren e pare.

  28. Qe te kemi te qarte c’fare dyshuesit e Holokaustit mendojne,po jap disa detaje te qendrimit te tyre.Njeri nga peshkopet e Papes ishte peshkopi britanik Richard Williamson. Richard Williamson,njeri prej kater puçisteve te grupit antiparti ne ushtrine popullore(a ishte vertet grup armik i Enverit??),ka mohuar ekzistencen e Holokaustit.Dihet,ashtu si puna e Skenderbeut,Holokausti eshte pranuar si i vertete nga shumica e Historianeve te sotem.
    Ne televizionin suedez, Richard Williamson ka thene: “Besoj qe dhomat me gaz nuk kane ekzistuar” dhe “Ne kampet naziste te perqendrimit kane vdekur vetem 300 mije çifute dhe jo 6 milionë”.
    Une mendoj qe Williamsonera dhe Shmidra do te kete persa kohe do te kete nje version zyrtar profesional gjithmone te paverifikueshem nga te gjithe gazetat,forumet,blloqet.. dhe lexuesit e tyre.

  29. ””’Po edhe ti e njeh këtë parim (jo në këtë temë veç :P ) kur thua se kultura kristiane kulturoi barbarët, nordikët etj.
    Me ca besim në evolucion më tepër, ndoshta ia del ta pranosh edhe këtu. ””’

    Sigurisht qe ja njoh pozitivitetin ne rast se flasim per kishen dhe ndikimin e saj ne civilizim. Por nje gje eshte njohja ne kete rast e tjeter gje nese diskutohet parimisht per instiktin e veteruajtjes e rolin e nje kulture.

    Ai parim ka bere te mundur perhapjen e civilizimit, perhapje qe ka ndodhur shume shpejt ne rast se nje perandori e sukseshme e praktikon( shih kolonizimin e shek 19 apo ndikimin romak ne perhapjen e civilizimit), pra eshte mjet qe ndihmon civilizimin ne pergjithesi, por jo kulturat vendase.

    Duke qene se shqetesimi im lidhet me kulturen shqiptare, ky parim me del i gabuar si ne rast se e perdorim (Kadare i ka dhene botes filan liber, Skenderbeu idene e lirise) ashtu edhe ne rast se perdoret kunder nesh (ce dua te studioj kanunin kur studioj kodin e justinianit, biblen apo kuranin).

    Pra, ai parim meqe per mua mbart ne vetvete kodin e veteshkaterrimit kulturoro-kombetar apo etnokulturor, eshte i papranueshem.

    Nga ana tjeter eshte shume i dobishem per te kuptuar sesi bota ka ardhur ketu ku eshte,pasi eshte praktikuar gjeresisht si nga imperializmi demokratik ashtu edhe nga ai fetar, ndryshe nga imperializma te tjere si ai nazist qe bazohej tek raca.

    Shoh si te demshem per nje popull e kulturen e tij cdo lloj imperialzmi, pasi eshte shprehje e nje devijimi te instiktit te veteruajtjes, devijim i forte qe buron nga nje falsitet logjik shume i perhapur, se superioriteti eshte shfaqje e madheshtise materiale, nderkaq ne dhe hebrejte deshmojme qarte se superioriteti eshte shfaqje e madheshtise moralo-spirituale, qe nje popull njeh tek vetja, pa qene aspak nevoja t’ja njohin te tjeret.
    Arabet do jene popull tjeter i perjetshem, kineze e indiane padyshim ndersa nder europianet te paret qe po zhduken jane francezet, ne sensin e vjeter te francezit, te atyre qe i dhane botes Monteskjen e Rusone, Deskartin e Paskalin, Stendalin e Balzakun etj, jo ne sensin e Zidaneve, Henrive e pse jo Sarkozive.

    ”’Që të jemi korrektë ama, nuk e di nëse e ke vënë re, kryesisht mendimet e mia janë shqiptaro-centrike.””

    Sigurisht qe e kam vene re, prandaj edhe ky eshte klubi i trete internetor ku bejme lemshe neper tema :D Ti e di qe te njoh si miresist. (Tani mungon vetem qe te ngre nje dolli per shendetin tend :D )

    ”””Me një fjalë, unë besoj se shqiptarët munden edhe të ruajnë kulturën e tyre, por edhe të përfshijnë brenda kësaj kulture elementët e të drejtës evropiane. Deri këtu jam korrekt.””’

    Shume korrekt importojme vetem cna duhet, jo cdo gje qe shkelqen.

    ””’Po kam dhe shtrat të përshtatshëm ku mundem të bazoj këtë bindje. Ne psh kemi marrë fetë, tre të tilla e nuk kemi pësuar gjë, çfarë tjetër mund të na “prishë?” ””’

    Gjera kemi pesuar edhe plot, vecse plaget mund te sherohen, kockat mund te ngjiten por shtylla kurrizore po u thye nuk ngjitet me. Te ruajme shtyllen kurrizore derisa….
    Me dy huazime nga filmi im i parapelqyer:

    Do vije edhe ora jone, por ende jo.
    Ne fund te fundit jemi vec hije dhe pluhur.

  30. Hyllin, e ktheve e rrotullove nëpër të, po nuk më the gjë. Megjithëse kam bindjen, këtë replikë e bëre për arsye utilitare, dmth si predikim të veçantisë dhe kulturës së një populli. Për atë bie dakort dhe unë e ndoshta është temë që ia vlen të trajtohet veç, po gjithsesi besoj te integrimi dhe njohja e vlerave evropiane.

    Pastaj nëse shikojmë hebrenjtë e para L2B, këta ndiheshin kozmopolitë, përpara se të ndjeheshin hebrenj ndiheshin francezë, gjermanë e anglezë, në këtë mënyrë kaluan nga përthithja e kulturës në të cilën ndodheshin, në kalitjen e saj. Nuk është e rastësishme që mendimtarët dhe ideologët kryesorë të Evropës së para luftës ishin hebrenj.

    Për të mbështetur atë që shkruan Idashur, mu kujtua ky artikull, që e kisha lexuar para ca kohësh.

Komentet janë mbyllur.